Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Intelekti dhe dija janë pushtet

Shko poshtë

Intelekti dhe dija janë pushtet Empty Intelekti dhe dija janë pushtet

Mesazh nga Rifat Tue Nov 13, 2012 11:55 am



Intelekti dhe dija janë pushtet.


Intelekti dhe dija janë pushtet Knowledge-is-power


Shfrytëzimi i njerëzve është shumë i thjeshtë kur ti ke pak më tepër njohuri nga sa kanë ata. Edhe pse sot njohurit tona janë të shumta, ekzistojnë zonat ku ne nuk dimë asgjë. Kjo ndodh, pikërisht, pse ne nuk e kuptojmë se sa të rëndësishme janë emocionet dhe se jemi gjithnjë nën kontrollin e emocioneve të shtypura.

Kjo ndodh për shkak se pjesa më e madhe e njerëzve nuk dinë atë që dinë një pjesë e vogël, pra faktin se gjërat e mëdha kontrollohen nga gjërat e vogla.Nëse shikojmë historinë e Perëndimit dhe të disa personaliteteve të rëndësishme (që nga Pitagora deri tek Njutoni), do të shohim se gjithë ata ishin të mrekulluar nga OKULTIZMI.

Fjala okultizëm e shpjeguar fare thjesht do të thotë “e fshehtë” dhe pjesa më e madhe e njohurive misterioze fshihen në tekstin dhe simbolikën e librave më të famshëm fetar të botës, përfshirë edhe Biblën dhe Kur’an-in.
Shumë principe të përgjithshme nga këto vepra, janë të kuptueshme dhe të pranuara nga masat, por në to ka mjaft gjëra që mbeten të fshehta dhe të cilat ne nuk i dimë. Këtë dikush e shfrytëzon tejet mirë…janë ATA…

Ne, vazhdimisht jemi të ushqyer me propagandë, lajme te këqija, gënjeshtra, opsione dhe një tufe me sekrete te pathëna. Jetën e bëjmë shume të përcaktuar: duhet të sigurojmë jetesën, kemi frike se mos humbasim punën. Mbijetesa jone është e rrezikuar ditë përditë dhe energjitë e te menduarit tonë konsumohen në pjesën më të madhe ne ketë drejtim.

Çfarë është qe krijon kaq frike dhe pasiguri në jetën tonë? A thua jeta është kaq e frikshme apo është dikush dhe diçka që e krijon qëllimisht një ndjesi të tillë? Pjesa më e madhe e frikës dhe e terrorit shpërndahet nga media e cila zotërohet nga një pjese e vogël njerëzish ne majat më të larta dhe qe natyrisht kane agjendën e tyre…janë, pra, ATA…

“Nëse dëshirojmë që të gjitha civilizimet njerëzore t’i nënshtrojmë për disa qëllime më të “LARTA”, së pari do t’ua marrim fuqinë e mendimit të lirë, duke i ndarë kështu nga natyra e vërtetë që kanë. Me shkurtimin e krahëve të fuqisë së tyre të lirë mendore dhe shpirtërore, vëmendjen do t’ua fokusojmë në gjërat e parëndësishme sporadike”.

Ky është parimi i përgjithshëm i super klasës botërore që veten e konsideron si shtresë më e lartë dhe më e privilegjuar konspirative që sundon me tërë njerëzimin-ELITA. Andaj, asnjë luftë dhe krizë e madhe botërore, marrë së bashku edhe me konfliktin aktual të gjoja dy civilizimeve të kundërta (Lindjes-islame dhe Perëndimit-krishterë), nuk është aspak realitet i rrethanave të caktuara shoqërore, por është ELITA ajo, që përmes këtij koncepti dhe me një mënyrë tejet të sofistikuar manipulon me shumicën.

Nëse provizorisht shëtisim në kalendarin e ngjarjeve të rëndësishme historike që kanë pasur përmasa botërore, si arsyetim i ndodhjes së tyre zakonisht do të kemi shpjegimin sipas një logjike botërisht të pranuar akademike, e cila përmes propagandës së fuqishme masive, nga njëra anë, dhe procesit të organizuar mirë të arsimimit dhe ndikimit të fuqishëm medial, nga ana tjetër, vazhdimisht na është imponuar si e vërtetë.

Por, a kemi menduar ndonjëherë se karshi këtij realiteti, për të cilin jemi të bindur se është ashtu, mund të ekzistojë edhe ndonjë e vërtetë tjetër alternative?

A ka mundësi që të gjitha këto realitete historike me ndikime dhe përmasa të gjera shoqërore, të jenë të shkaktuara artificialisht dhe nga ndonjë qendër e madhe e fuqisë botërore?
Nëse përgjigja është pozitive, atëherë kush mund të janë ata që na imponojnë realitetin kolektiv të bindjeve tona që ne i kemi?

Janë ata, -elita shoqërore, që kontrollon të gjitha nivelet globale me përmasa botërore.Janë ata, sundimi i disa më të zgjedhurve, që ne nuk jemi mësuar t’i shohim në opinion, sepse rolin e tyre medial gjithmonë e luajnë aktorët tjerë të kurdisur.

Janë ata, të cilët për vete mendojnë se në botë ekzistojnë vetëm “NE dhe “të tjerët”! Janë mu ATA që ndoshta dikush i ka emërtuar si “Masonë”, “Muratorët e lirë” e kushedi si tjetër. Por, sido që t’i kemi emërtuar, ATA thjesht janë elita.

Sikur na del, ata, vërtet janë të padukshëm, por tejet të fuqishëm. Disponojnë, jo vetëm me ushtri më të sofistikuar për “lojëra me zjarre”, por gjatë paqes, gjithnjë në veprim, kanë në dorë: propagandën, mediat, paratë, bankat…Ata janë zotërues të luftërave dhe ''ideatorë'' të paqes. Krijues të krizave dhe pushtuesit e tyre. Përzgjedhësit të politikave dhe kryetarëve tanë ..

Ata janë arkitektë të “RENDIT TË RI BOTËROR”, e obligimi ynë është vetëm t’ju nënshtrohemi si shpëtimtarë dhe këtë punë po e bëjmë me krenari…
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi