Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ne trurin e Ainshtajnit zbulohen të dhëna Gjeniu

Shko poshtë

Ne trurin e Ainshtajnit zbulohen të dhëna Gjeniu Empty Ne trurin e Ainshtajnit zbulohen të dhëna Gjeniu

Mesazh nga Rifat Tue Nov 20, 2012 9:29 am



Ne trurin e
Ainshtajnit zbulohen të dhëna Gjeniu


Ne trurin e Ainshtajnit zbulohen të dhëna Gjeniu Brain-480x238

Truri Ainshtajnit kishte modele të jashtëzakonshme modelimesh në disa rajone, të cilat po ndihmojnë shkencetaret për të shpjeguar gjenialitetin e tij, fotografitë sapo kane zbuluar rishtazi kete fakt misterioz.

Fotografitë e publikuara me 16 nëntor në revisten ''Truri'', zbulojne se fizikanti i shkëlqyer kishte palosje shtesë në sektorin gri trurit të tij, sektori me i rendesishem i menduarit dhe i ndërgjegjes. Në veçanti, lobi frontal i trurit, rajon qe eshte i lidhur me aftesine e mendimit abstrakt dhe te planifikimit, kishte palosje jashtëzakonisht të përpunuara, sugjerojne analizat.

"Ky është një rajon me të vërtetë i sofistikuar i trurit të njeriut", thote Dean Falk, studiues dhe bashkë-autor me një antropolog në Universitetin Shteteror te Floridas, duke iu referuar gjithmone rajonit gri te trurit. "Dhe nisur nga keto zbulime te reja themi qe Ai[Einstein] ka qene i jashtëzakonshëm."

Madheshtia e një gjeniu

Albert Einstein ishte fizikanti më i famshëm i shekullit të 20-të;ku teoria e tij e përgjithshëme novatore e Relativitetit, shpjegoi se si drita lakohet për shkak të deformimit hapësirë-kohë.

Kur shkencëtari vdiq në vitin 1955 në moshën 76 vjecare,patologu Thomas Harvey, i cili i beri autopsine atij, mori trurin e Ajnshtajnit dhe ruajti atë per shume vite. Harvey preu qindra feta ose seksione te holla te indeve të trurit për ti vendosur në diapozitivin e mikroskopit dhe beri 14 foto te trurit nga kënde të ndryshme.

Harvey paraqiti disa nga diapozitivet, por mbajti sekret fotot në mënyrë që të shkruaj një libër për trurin fizikantit te madh.Vdekja patologjike e papritur e Thomas Harveyt para mbarimit te librit te tij, benë qe fotot te mbeten te fshehura për dekada.

Por në vitin 2010, pas arritjes se një miqësie me një nga studiuesit dhe bashkë-autorët e rinj, familja e Harveyt i dhuroi fotot në Muzeun Kombëtar të Shëndetit dhe Mjekësisë,në Uashington DC dhe ekipi i Dean Falkut filloi analizimin e fotove në vitin 2011.

Ne trurin e Ainshtajnit zbulohen të dhëna Gjeniu Fig4-right-einstein-brain

Ne trurin e Ainshtajnit zbulohen të dhëna Gjeniu Original
Shih pamjen e trurit te Einstein

Lidhjet misterioze te trurit te Ajnshtajnit

Ekipi gjeti se, në përgjithësi, truri Eintseinit kishte palosje shumë më të komplikuara ne të gjithë lëvoren cerebrale,pikerisht ne materien gri,qe eshte në sipërfaqen e trurit përgjegjëse për mendim të ndërgjegjshëm. Në përgjithësi, materia gri është e lidhur me IQ(inteligjenc) të larte.

Shumë shkencëtarë besojnë se,sa më shumë lidhje shtesë të krijohen ne sipërfaqen e trurit,aq më shumë lidhje krijohen mes qelizave ne tersi të trurit,thote Falk. Sa me shume lidhje ndërmjet pjesëve më të largëta të trurit,me materien gri,atehere ai person eshtë në gjendje të zgjidh shume probleme te nderlikuara

Korteksi paraballor, i cili luan një rol kyç në mendimet abstrakte, duke bërë parashikime dhe planifikime, ka pasur një model hapsire jashtëzakonisht të përpunuar tek Ajnshtajni.

Ky mdelim i zgavres se kortexit praballor te trurit tek Ajnshtajni, mund të ketë ndihmuar fizikanin qe te zhvilloje teorinë e Relativitetit. "Ai ka menduar eksperimente duke imagjinuar vehten te hipur në një rreze drite, dhe pikërisht kjo është pjesa e trurit që të eshtë shumë aktive'' që zhvillon eksperimente dhe mendime novative të tilla",thote Falk per LiveScience.

Përveç kësaj, lobi oksipital i Ajnshtajnit, që kryen përpunimin vizuale,rezulton disa rrudha shtesë .

Lobet parietale te djathta dhe të majta,kane nje pamje shumë asimetrike,thote Falk. Kjo nuk është e qartë se si këto tipare kanë kontribuar tek gjenialiteti i Einsteinit, por është ky rajon i trurit,që është çelësi për detyrat hapësinore dhe arsyetimin matematik,thote Falk.

Shume nga studiuesit dhe biologet qe merren me studimin e trurit te Ajnshtajnit,ende nuk jane te sigurte në se truri i tij ishte i jashtëzakonshëm qe nga lindja,apo truri i tij u bë i veçantë ne vitet e zhvillimit të meditimit per fizikën.

Falk beson se te dyja kane luajtur një rol.

"Ishte natyra qe e edukoi ate," thote ai. "Ai ka lindur me një tru shumë të zhvilluar, dhe ai kishte ne koke idet e përvojave që do e lejonin atë për të zhvilluar ate potencial që ai zoteronte."

Por shumica e aftësisë te para te Ajnshtajnit,ndoshta erdhi nga një mashtrim i natyrës,se sa nga një jetë pune e vështirë, thote Sandra Witelson, e Shkollës së Mjekësisë në Universitetin McMasters,e cila ka bërë studime te mepaseshme te trurit te Ajnshtajnit. Në vitin 1999, puna e saj zbuloi se lobi parietal i Einsteinit kishte një pjese shtesë, diçka që ishte e integruar ose mbartej nga gjenet e tij, qe mumnd te kete ndodhur, ndërsa Ajnshtajni ishte ende në barkun e nënës.

"Nuk është e rendesishme ne se kjo pjese shtese e trurit është e madhe apo e vogël,i rendesishme është fakti se modeli aktual i trurit është i ndryshëm," thote Witselson. "Anatomia e trurit te Ajnshtajnit është unike në krahasim me çdo tru tjeter te fotografuar ose vizatuar,që eshtë regjistruar ndonjëherë ."

http://www.livescience.com/24896-einstein-amazing-brain-photos.html
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi