Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji
2 posters
Faqja 3 e 3
Faqja 3 e 3 • 1, 2, 3
Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji
First topic message reminder :
Arkeologji,histori,antikitet,mistere dhe paleontologji
Monedhat britanike jane prodhuar nga ari Meksikan
Arkeologji
Studimet kimike te monedhave të vjetra britanike po ndihmojnë për të zbuluar një mister të lashtë: Çfarë ndodhi me tërë argjendin që spanjollet kishin gërmuar në Botën e Re(kontinetin jugo-amerikan)?
Argjendi nga minierat meksikane filloi të përfshihet në monedhën britanike rreth mesit të 1550, siç tregohet nga një studim i ri. Por me argjendin nga minierat legjendare te Potosit, në ato rajone që sot është Bolivia,askush nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur deri gati një shekull më vonë.
Studimet e reja zbulojne te dhëna të vështira të teorive që bejne nje lidhje me ate se nje pjese e argjendit ka rrjedhur per te shkaktuar inflacion të çmimeve në të gjithë Evropën rreth viteve 1515-1650.
Minerale të tilla si ari dhe argjendi përmbajë gjurmë kimike me të cilat keto kanë 'lindur',si për shembull, në to gjenden përbërje bakri dhe plumbi. Anne-Marie dhe Francis Desaulty Albarède te leauruar në Lion, Francë, kane analizuar 15 monedha angleze,qe datojne në mes të viteve 1317 dhe 1640, me variacionet e tyre te bakrit ne argjend dhe ar.
Plumbi në të gjitha monedhat e arit përpara mbretërimit te Mari-as se I, e cila filloi mbreterimin në vitet 1553, tregon se mineral ishte të paktën 220 milion vjet, duke sugjeruar që të dy mineralet kanë ardhur nga shkëmbinjtë e lashtë të Europës Qendrore apo Anglise. Plumbi në monedhat e mëvoneshme tregoi një kontribut shumë më të lartë te argjendit,nën moshën 50 milion vjecare - duke na dhene detaje, se vinte nga minierat e Meksikës.
Monedhat tregojnë përmbajtje shumë te paket te argjendit te Potos-it, i cili ka karakteristika të ndryshme te dukshëme të plumbit nga ajo e minerave meksikane. Është e mahnitshme, sepse minierat e Potoso-it(Bolivise) kanë prodhuar me shume argjend se sa ato në Evropë.
Gjeografia mund ta shpjegojë këtë, thotë Desaulty:Ka qenë më e lehtë për të dërguar argjendin meksikan drejt lindjes,në Evropë,se sa ta shpërndanin ne rruge tokësore në Amerikën e Jugut nëpërmjet Brazilt. Në vend të kësaj, argjendi Potosit i cili shkoi në perëndim,shkoi se pari nëpër Acapulco,Lima dhe pastaj në tregjet e Kinës.
Dijetarët e dinin rrugën tregtare në perëndim para shume kohesh, por qe nuk bë e rëndësishme deri në fillim të 1700, thotë John Munro, një ekonomist në Universitetin e Torontos.
Kjo nuk është ende e qartë nëse këto monedha të veçanta britanike pasqyrojnë një tendencë të fuqishme në te gjithe Europën. Në punën e botuar vitin e kaluar, Desaulty ka analizuar monedha të ndryshme spanjolle dhe gjeti se ato përmbanin shumë pak argjend te Potosi-t dhe Meksikan deri në shekullin e 18-të.
Por Maria Filomena Guerra,e Qendres se kerkimeve dhe Restaurimeve Muséale në Paris, përdori një teknikë të ndryshme për të analizuar gjurmët e elementeve kimike që shfaqen në monedhat spanjolle,frënge dhe italiane. Ajo gjeti se argjendi i Potosit ka arritur ne Spanjë rreth viteve 1570, dhe ne France e Itali në vitin 1575.
"Spanja merr argjendin direkt nga Potosi,'' thotë Maria Filomena Guerra, "dhe kështu është e qartë se para se të arrijnë në vendet e tjera evropiane minierat argjendi në Meksikë duhet te kalonin nga Spanja."
http://www.sciencenews.org/view/generic/id/346607/description/Mexican_silver_made_it_into_English_coins

Edituar për herë të fundit nga Enigma-Explorer në Mon Nov 26, 2012 3:45 pm, edituar 3 herë gjithsej
Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji
Neandertalët nuk kishin miq,me te cilet te mbroheshin
Studiuesit zbuluan se neandertalët në krahasim me paraardhësit e njeriut bashkëkohor – Cro-Magnon – kishin shikim më të mprehtë dhe strukturë trupore më të madhe. Ndoshta kjo çoi dhe në zhdukjen e tyre.
Zonat kryesore të trurit të neandertalëve përgjigjeshin për shikimin dhe lëvizjen e muskujve. Neandertali nuk ishte në gjendje për një nivel më të lartë të të menduarit, i cili është i nevojshëm për formimin e grupeve të mëdha sociale.
Shkencëtarët mendojnë se jeta në komunitete të vogla ishte pikërisht ajo që i vrau neandertalët. Rrethi i miqve të tyre ishte i ngushtë, dhe ishin të pakët atë që mund të vinin për ndihmë në rast rreziku.
Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji
Vrasësi i dinozaurëve ishte një kometë
Goditja nga hapësira 65 milionë vjet më parë vrau 70 për qind të specieve në Tokë, përfshirë dinozaurët. Se çfarë lloji dhe çfarë përmasash kishte shfarosësi, mbetet ende një debat i hapur
Apokalipsi
Shkëmbi ajror që goditi tokën 65 milionë vjet më parë dhe që solli fundin e epokës së dinozaurëve me shumë gjasa ka qenë një kometë e shpejtë.
Ky është konkluzioni i një kërkimi që sugjeron se krateri Chinxulub në Meksikë u krijua nga një objekt më i vogël nga sa mendohej më herët. Shumë shkencëtarë mendojnë se një asteroid i madh dhe me shpejtësi relativisht të vogël ka qenë ai që i dha fund një epoke në historinë e Tokës.
Detajet e studimit u zbuluan në Konferencën e 44 të Shkencës Hënore dhe Planetare. Por shkencëtarë të tjerë u shprehën me dyshime mbi rezultatet.
“Synimi i përgjithshëm i projektit tonë është që t’i japim karakteristika sa më të sakta objektit që prodhoi kraterin në gadishullin Jukatan në Meksikë”, tha Jason Moore, një shkencëtar britanik.
Shkëmbi hapësinor solli rritjen e një shtrese pluhuri mbi botë, i pasur me një element kimik, iridium, me shkallë përqendrimi shumë më të lartë nga sa ndodh zakonisht. Besohet se shkëmbi ka ardhur nga jashtë atmosferës së Tokës.
Kimi ekstra-tokësore
Gjithsesi, në pjesën e parë të punës së tyre, skuadra sugjeron se vlerat e iridiumit të raportuara zakonisht ndoshta janë të gabuara. Duke përdorur krahasime me një element tjetër jashtëtokësor që u depozitua në Tokë nga përplasja – osmium – ata janë në gjendje të dalin në konkluzionin se përplasja shkaktoi më pak pluhur nga sa është sugjeruar më parë.
Vlera e rillogaritur e iridiumit sugjeron se një objekt më i vogël e ka goditur Tokën. Kështu, në pjesën e dytë të punës së tyre, kërkuesit u bazuan te shifra e re dhe e vendosën përballë cilësive fizike të njohura të kraterit.
Por që një shkëmb hapësinor më i vogël të krijojë një krater me diametër 180 kilometra, duhet që të udhëtojë relativisht shpejt. Skuadra zbuloi se një kometë e shpejtë me periudhë të gjatë ishte shumë më shpjeguese si aludim për vlerat e iridiumit.
“Një asteroid me diametër prej 5 kilometrash është i mjaftueshëm që të krijojë iridiumin e osmiumin e vëzhguar. Por një asteroid me këto përmasa nuk mund të krijojë një krater me diametër gati 200 kilometra”, tha Moore.
“Kështu ne thamë: si mund të krijohet diçka që ka energji të mjaftueshme për të krijuar një krater të këtyre përmasave, por ka material shkëmbor shumë më të paktë? Kjo na bën ne të mendojmë për një kometë”.
Kolegu i Moore, Mukul Sharma thotë: “Nevojitet që një asteroid të lëvizë shumë shpejt që të shkaktohet një krater i tillë – megjithëse edhe kjo është e mundur. Por mes kometave dhe asteroideve që ne kemi vështruar në qiell, janë kometat ato që lëvizin me të vërtetë shpejt”.
Kometat me kohë të gjatë janë topa pluhuri, shkëmbi dhe akulli dhe kanë trajektore ekscentrike përreth diellit. Atyre u nevojiten deri në qindra apo mijëra vjet që të kompletojnë një orbitë.
Ngjarja shfarosëse e 65 milionë viteve më parë besohet gjerësisht se është e shkaktuar nga goditja hapësinore që ra në Meksikë. Ajo vrau rreth 70 për qind të të gjitha specieve në Tokë brenda një periudhe të shkurtër, por veçanërisht vrau dinozaurët jofluturues.
Përplasja e madhe duhet të ketë shkaktuar zjarre, tërmete dhe cunami të mëdhenj. Gazi dhe pluhuri që u hodh në atmosferën e Tokës besohet se e ka ulur temperaturën për shumë dhe shumë vite.
Të humbur në hapësirë
Dr. Gareth Collins, i cili kërkon mbi krateret e objekteve hapësinore në Kolegjin Imperial në Londër, e përshkroi studimin e fundit “një punë të mirë” dhe “disi provokuese”. Por ai i tha BBC: “Unë nuk mendoj se është e mundur të përcaktohet me saktësi përmasa e objektit goditës duke përdorur gjeokiminë. Gjeokimia mund të të tregojë – me goxha saktësi – vetëm masën e materialit meteroik që është shpërndarë në botë, jo masën totale të goditësit. Për të vlerësuar goditësin, kërkuesi duhet të zbulojë se sa pjesë të tij u shpërndanë nëpër botë nga ajo që hyri në atmosferë por ra në vende të ndryshme afër apo larg kraterit”.
Autorët e pranojnë këtë kundërargument.
Gjatë viteve të fundit, shumë objekte hapësinore i kanë kapur astronomët në befasi, duke sugjeruar se lagjja jonë kozmike mbetet një vend shumë i zhurmshëm.
Më 15 shkurt të këtij viti, DA14 – një asteroid i madh sa një pishinë olimpike – kaloi pranë Tokës në një distancë prej vetëm 28 mijë kilometrash. Ky objekt ishte vëzhguar vetëm një vit më parë. Dhe në të njëjtën ditë, një shkëmb hapësinor me diametër 17 metra shpërtheu në malet Urale në Rusi, me energji prej rreth 440 kilotonë TNT. Rreth 1 mijë njerëz u plagosën nga vala goditëse.
Rreth 95 për qind e objekteve pranë Tokës me diametër më të madh se 1 kilometër janë zbuluar. Por vetëm 10 për qind e rreth 20 mijë asteroideve me përmasa më të mëdha se 140 metra po monitorohen aktualisht.
shqip.com
Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji
Zbulohet në Norvegji bluza me e lashte
Në vitin 300 para Krishtit, një njeri i lashtë hoqi bluzën e tij prej leshi mbi një akullnajë, ku ajo u konservua për shumë shekuj, deri sa ngrohja globale e ktheu në dritë
Ngrohja globale
Një bluzë leshi e epokës para Vikingëve u zbulua pranë një akullnaje në shkrirje në Norvegjinë e Jugut, duke treguar se ngrohja globale po sjell disa zhvillime pozitive për arkeologjinë, thanë shkencëtarët këtë javë.
Bluza jeshile në kafe, e përshtatshme për t’u veshur nga një njeri 176 centimetra i gjatë, u zbulua 2 mijë metra mbi nivelin e detit, në atë që mund të ketë qenë një rrugë tregtie e epokës së Romës së lashtë në Norvegjinë e Jugut.
Testi i karbonit zbuloi se ajo është prodhuar rreth vitit 300 pas Krishtit.
“Është shqetësuese që akullnajat po shkrihen, por është shumë interesante për ne arkeologët”, tha Lars Piloe, një arkeolog danez që punon në akullnajat e Norvegjisë. Ai e prezantoi bluzën për herë të parë në publik këtë javë, pasi e pati studiuar atë që kur e zbuloi më 2011-n.
Një dorashkë Vikinge e viteve 800 pas Krishtit, një shkop për ecje i zbukuruar, si dhe një këpucë lëkure e epokës së Bronzit, krahas majave të shigjetave dhe mbetjet e harqeve antike të përdorura për të gjuajtur drerë, janë mes 1600 objekteve të zbuluara në malet në Norvegjinë e Jugut që nga viti 2006, kur shkrirja e akujve filloi të përshpejtohet.
“Ky është vetëm fillimi”, tha Piloe, duke parashikuar se do të ketë zbulime të tjera. Një shigjetë e lashtë prej druri me një majë të përgatitur nga një guaskë deti e zbuluar në zonë tregon për aftësi të konsiderueshme artizanale.
Akullnaja në shkrirje
Zbulimi i njeriut te akullit,ose ndryshe Otzit më 1991-shin, një njeri prehistorik që bridhte rreth 5300 vjet më parë në alpet mes Austrisë dhe Italisë, është zbulimi më i famshëm nën akull. Por përgjatë viteve të fundit, zbulime të tjera janë gjetur nga Alaska në Ande dhe shumë prej zbulimeve janë kryer, për shkak se akullnajat po tërhiqen.
Rënia e përmasave të akullnajave besohet se janë shkaktuar nga ndryshimet klimaterike të sjella nga çlirimi i gazrave me efekt serë përmes djegies së energjisë fosile.
Arkeologët thanë se tunika e zbuluar tregon se akullnaja Lendbreen në Norvegji, ku ajo u zbulua, nuk ka qenë asnjëherë më parë kaq e vogël sa sot, së paku që nga viti 300 pas Krishtit. Rrobat antike mund të dezintegrohen brenda pak javëve, kur janë të ekspozuara ndaj ajrit, për shkak të sulmeve nga insektet dhe bakteret. Fakti që ajo është në gjendje origjinale, tregon se ka qëndruar nën akull për shumë shekuj pa e parë dritën e diellit.
“Tunika ishte shumë e përdorur; ajo qe riparuar shumë herë”, tha Marianne Vedeler, një eksperte konservuese në Muzeun Norvegjez të Historisë Kulturore.
Tunika është bërë me lesh deleje dhe është punuar në formë diamanti, të cilat janë errësuar me kalimin e kohës. Shumë pak tunika të tilla kanë mbijetuar për kaq shumë kohë në Europë.
Ngrohja klimaterike po ka impakt kudo tjetër.
Patrick Hunt, një ekspert i Universitetit të Stanfordit që po përpiqet të gjejë rrugën e harruar që Hanibali përshkoi përmes alpeve me elefantë në një invazion të dështuar të Italisë në vitin 2018 para Krishtit, tha se alpet qenë në mënyrë të çuditshme pa dëborë deri në lartësinë 2500 metra verën e kaluar.
shtegu nga mendohet se kaloi Hanibali
Dëbora më e paktë e ka bërë kërkimin më të lehtë.
“Unë mendoj se rruga e Hanibalit ishte ajo Clapier-Savine (mbi alpe), pasi kam shkelur me këmbë së paku 25 shtigje”, tha ai për “Reuters”. Ekspertët në Oslo thanë se po vrasin mendjen se pse një njeri i lashtësisë ka hequr bluzën e vet të ngrohtë, ndërsa gjendej mbi një akullnajë.
Një shpjegim i mundshëm është se pronari ndoshta po vuante nga i ftohti në një stuhi dëbore dhe u hutua nga hipotermia, e cila në disa raste i shtyn viktimat të heqin rrobat, sepse gabimisht ata ndihen të nxehtë.
Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji
Ekspozohet veza prehistorike, 100 herë më e madhe se ajo e një pule
Është 100 herë më e madhe se veza e një pule dhe është zbuluar në Madagaskar.
Në mënyrë absolute është veza më e madhe e një zogu që ka ekzistuar ndonjëherë; ajo është veza e një ‘zogu elefant’, një specie e zhdukur, me lartësi 3 metra, që ka jetuar mes shekullit të 14-17 në Madagaskar.
veza me e madhe ne bote
Veza e pazakontë prehistorike me lartësi 30 cm dhe diametër 21 cm, që është më e madhe edhe se veza e një dinozauri, do të dalë në ankand në Londër nga shtëpia e ankandeve ‘Christie’s’ me një çmim që nis nga 20 mijë sterlina.
Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji
Ne shkretetiren e Saharase zbulohen skelete te Epokes se Gurit
Skeletet e gjetur datojne ndermjet 8000 dhe 4200 vjet me pare, qe do te thote qe ky vend varrimi eshte perdorur per mijevjecare.
"Duhet te kete qene nje vend kujtimi." - tha bashkeautorja e studimit Mary Anne Tafuri, nje arkeologe ne Universitetin e Kembrixh.
"Njerezit e kane mbajtur kete vend eshe me kalimin e kohes, dhe kane varrosur atje njerezit e tyre, gjenerate pas gjenerate."
Rreth 15 gra dhe femije ishin varrosur ne strehimin prej guri, ndersa pese burra dhe te rinj ishin varrosur nen ngrumbuj gjigande guresh te quajtur tumuli qe ndodheshin jashte strehimit gjate nje persiudhe me te vone, kur ky rajon u kthye ne nje shkretetire.
Studimi dhe zbulimi i bere, sugjerojne qe edhe kultura ka ndryshuar me ndryshimin e klimes ne kete vend.
"Qe nga 8000 deri ne 6000 vjet me pare, rajoni i shkretetires se Saharase, i quajtur Wadi Takarkori, ishte i mbushur me vegjetacion. Arti ne gur tregon per kafshet antike, si lopet, te cilat kerkojne shume me shume uje nga sa do te mund te merrnin mjedisin aktual." - tha tafuri.
Tafuri dhe kolegu i saj Savino di Lernia filluan te germonin vendin arkeologjik ndermjet viteve 2003 dhe 2006. Ne te njejtin vend arkeologet zbuluan gjithashtu kocka kafshesh, shtepiza, dhe poce me gjurme te atyre qe jane prodhimet me te hershme te fermentuara bulmeti ne Afrike.
Per te percaktuar vjetersine e skeleteve, Tafuri mati mbetjet per perqendrimet e izotopeve, apo molekulave te elementeve te njejte me peshe te ndryshme.
Ekipi arriti ne perfundimin qe skeletet ishin varrosur me shume se 4 mije vjet me pare, me shumicen e skeleteve qe ishin varrosur ndermjet 7300 dhe 5600 vjet me pare.
"Ndersa meshkujt dhe te rinjte nen grumbujt e gurit ishin te varrosur duke filluar nga 4500 vjet me pare, kur rajoni u be me i thate. Edhe arti neper gure e konfirmon, pasi pikturat neper shpella filluan te pershkruanin dhite, te cilat kane nevoje per me pak uje se lopet." - tha Tafuri.
Zbulimet sugjerojne qe vendi i varrimit eshte perdorur per mijevjecare nga i njejti grup njerezish. Gjithashtu tregoi nje shoqeri te ndare.
"Perdorimi ekskluziv i strehimit te gurte per varrosjen e grave dhe femijeve, tregon nje ndarje te vazhdueshme te bazuar tek gjinia." - shkroi Marina Gallinaro, e cila nuk ishte e perfshire ne studim, nje kerkuese ne studimet Afrikane ne Univeristetin Sapienca ne Rome.
"Nje mundesi eshte qe gjate periudhes me te hershme, grate te kene patur nje rol me kritik ne shoqeri. Por kur Saharaja filloi zgjerimin e paepur neper rajon rreth 5.000 vjet me pare, kultura ndryshoi, dhe mbizoterimi i meshkujve mund te jete ngritur si rezultat i kesaj." - shkroi Gallinaro.
Rajoni eshte i mbushur me qindra vende qe duhet te germohen.
Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji
Zbulohet kufoma 2 mijë e 400 vjeçare
Njeriu Tollund, i cili supozohet se ka jetuar në Epokën e Hekurit, është një trup njeriu i mumjëzuar në mënyrë natyrale.
Trupi i Njeriut Tollund është gjetur në vitin 1950 në një moçal në Danimarkë ndërsa emrin Tollund e ka marrë nga fshati ku u gjet, Tollund.
Shkencëtarët thonë se Njeriu Tollund është mbytur me litar lëkure në qafë ndërsa ka qenë 40-vjeçar kur ka ndërruar jetë. Gjatësia e trupit të mumjëzuar është 1.61 cm. Fotografia që shikoni është e Njeriut Tollund.
Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji
Projektimi dhe aftësitë çudibërëse të piramidave
Piramidat egjiptiane janë një nga çudirat më të mëdha botërore dhe ndërtesat më misterioze që ekzistojnë në Tokë. Enigma e ndërtimit të tyre si dhe efektet e tjera rrezatuese që shkaktojnë ato, edhe sot e tërë ditën, mbetet një sfidë që seriozisht e vënë në sprovë njohurinë tonë të pakontestueshme materialiste e quajtur shkencë.
Vërtet shkencëtarët mbeten të mahnitur jo vetëm nga mënyra e vetë projektimit dhe aftësisë së ndërtimit të këtyre piramidave gjigante, por edhe nga efektet e ndryshme misterioze që krijohen nga hapësirat labirinte të korridoreve të tyre, duke shkaktuar ndryshime kualitative në përbërjen materiale të disa substancave.
Nga tri piramidat më të njohura të faraonëve të Egjiptit të lashtë të cilat gjenden në rrafshinën shkretinore të Gizit, afër Kajros (Keopsit, Kefrenit dhe Mikerinit), si më e madhe dhe më atraktive konsiderohet ajo e Keopsit.
Ka një sipërfaqe prej 1300 m3, ndërsa perimetri i themeleve është 910 metra. Lartësia nga bazamenti e deri në majë të saj është 138 metra dhe hyn në grupin e shtatë çudive më të mëdha botërore. I tërë konstruksioni i saj piramidal, është i ndërtuar prej blloqeve të mëdha guri dhe secila prej tyre peshon 55 tonë.
Të gjitha këto blloqe janë të vendosura me një renditje tejet precize, gjë që edhe i habit shkencëtarët tanë, duke u krijuar shumë dyshime: nga kanë ardhur këto blloqe kolosale guri, kur dihet se i tërë regjioni aty afër është një hapësirë shkretinore prej qindra kilometrash? Nëse janë marrë diku tjetër, atëherë si janë transportuar deri aty?
Si kanë mundur këto masa 55 tonësh të ngrihen në lartësira më të larta murale të konstruksionit të piramidës, pa pasur një teknologji të përsosur ndërtimore sikurse e kemi ne sot? Forma piramidale dhe dimensionet e saj të caktuara precize gjeometrike, tek hulumtuesit tanë bashkëkohorë shkaktojnë mëdyshje për mënyrën e ndërtimit të tyre, por edhe efektet mrekulluese që shkaktohen në hapësirën e brendësisë së saj. Kjo dukuri i ka sfiduar shumë shkencëtarë.
Efekti çudibërës
Pranimi zyrtar i efektit çudibërës të piramidave së pari është regjistruar me rastin e njohur si “rasti Dërbal”. Në Entin Çekosllovak të Patentave, nën numrin 91304, gjendet i regjistruar një zbulim i inxhinierit nga Praga Karel Dërbal. Ai një kohë të gjatë interesohej për parapsikologjinë dhe fenomenet jashtëshqisore dhe nga shumë hulumtime të veta të bëra nga kjo lëmi, më në fund zbuloi se piramida ka një forcë mahnitëse, e cila transformon një lloj të energjisë kozmike për ne ende të panjohur.
Po ashtu, ai vërtetoi se dhoma ku ishte vendosur kufoma e balsamuar e faraonit, gjendej në 1/3 e lartësisë, nga pika e mesit të konstruksionit të piramidës, gjë që, jo rastësisht, mu aty ishte qendra e veprimit më të koncentruar të kësaj energjie specifike. Kështu, më tej, ai zbuloi se modeli me dimensionet e njëjta gjeometrike të piramidës së Keopsit, i mpreh zhiletët e topitur.
Ideja për këtë zbulim i rrodhi kur kishte vërejtur në brendinë e hapësirës së piramidave, një trup maceje të ngordhur, i cili nuk qe shndërruar në skelet, por ishte i mumifikuar në mënyrë fantastike, pa asnjë gjurmë qelbësire. Me t’u kthyer në shtëpi, punoi një model të kopjuar të piramidës dhe eksperimentoi.
Fenomeni i njëjtë u përsërit edhe në piramidën e improvizuar. Dëbali mendonte se energjia e grumbulluar në piramidë mund të jetë bazë veprimi ndaj proceseve fizike, kimike dhe biologjike. Tehu i zhiletës ka përbërje “gjalpi” (disa yndyrore). Pas përdorimit, kjo mprehtësi topitet, mirëpo jo gjithmonë.
Disa sende mund t’i kthejmë në gjendje të mëparshme pas një kohe të caktuar, madje edhe përmbajtjen e tyre kristalore. Dëbali logjikonte teorikisht: po qe se tehu i zhiletës është bërë prej çeliku cilësor, përderisa nuk dëmtohet mekanikisht, atij mund t’i kthehet mprehtësia e mëparshme. Ai, me disa zhiletë të deponuar nën piramidën prej kartuçi, mund të kryente numër të pacaktuar rrojash.
Ja udhëzimi praktik se si konstruktohet piramida e improvizuar nga kartuçi me dimensionet gjeometrike të modelit të piramidës së Keopsit. Në qoftë se doni të bindeni në këto efekte të piramidës, punojeni një model nga kartuçi, i cili duhet të jetë nga llojet e kartuçit të rrafshët, e jo valor. Pritni katër trekëndësha me dimensionet e bazës 23,4 cm dhe të dy brinjëve me 22,3 cm.
Të gjithë trekëndëshat i ngjitni me ngjitës duke përfituar formën e piramidës. Piramida e fituar nga baza e deri në majë, patjetër duhet të jetë me lartësi prej 15 cm. Pas ngjitjes së katër krahëve të trekëndëshit dhe përfitimit të konstruksionit të piramidës, në një kartuç të njëjtë kopjojeni bazën nga forma e piramidës së përfituar dhe këtë katërkëndësh ndajeni në katër pjesë të barabarta. Me ndihmën e busullës saktësisht caktojeni drejtimin veri-jug.
Mbajtësin vendoseni në lartësinë prej 5 cm. (një e treta e lartësisë së piramidës) dhe atë mu në mes të boshtit. Tehun e topitur të zhiletës vendoseni ashtu që anët e zhiletës të jenë të kthyera kah drejtimi veri-jug. Kjo është e detyrueshme, përndryshe, në të kundërtën, nuk do ta kemi efektin e dëshiruar. Piramida, në asnjë mënyrë, nuk guxon të vendoset në afërsinë e ndonjë hapësire ku veprojnë fushat e caktuara magnetike. Zhileti duhet të qëndrojë në piramidë së paku gjashtë ditë.
Pas kësaj kohe, mund të përdorohet për rruajtje me kusht që, pas përdorimit, sërish të kthehet në piramidë. Kjo që e përmendëm si shembull me zhilet, nuk është e vetmja mënyrë ku mund të vërehet veprimi i fushës misterioze magnetike nga hapësira piramidale. Ju mund të bëni eksperimente të njëjta edhe me shumë artikuj tjerë. P.sh. nëse në brendi të piramidës futen zarzavatet e ndryshme, ato nuk prishen fare, veçse e humbasin sasinë e konsiderueshme të ujit. Kafeja, çaji, mëlmesa të ndryshme dhe birra, pas 10-15 ditëve, shndërrohen në artikuj të cilësisë së lartë.
Mjafton që njeriu në një piramidë të improvizuar sipas formës dhe dimensioneve të asaj që e prezantuam (premisa të njëjta, por madhësi më të madhe), të qëndrojë vetëm 15 minuta në ditë, dhe, pas disa dite, do të vërejë përmirësimet e dukshme të procesit të të mbajturit në mend dhe rritjen e shkallës së inteligjencës. Qëndrimi nën piramidë në rrethanat e njëjta shkakton, po ashtu, edhe humbjen e kilogramëve të tepërt nga trupi, tek tullacët – rritjen e flokëve, si dhe ka pasur raste të shërimit të mrekullishëm të sëmundjeve të ndryshme.
Por, çfarë efekti duhet të ketë piramida nëse ajo kthehet mbrapsht (me majë poshtë)? Pas shumë eksperimenteve të bëra, përgjigjen na e jep shkencëtari bullgar V. Litvinov. Rezultatet e tij të arritura tejkalonin çdo parashikim. Piramida e kthyer mbrapsht, jo vetëm që nuk i humb efektet e veta të theksuara, por ato, përkundrazi, rriten dhe shumëfishohen. Ta zëmë: virusi i gripit dhe antibiotikë të ndryshëm arrijnë imunitet të shumëfishuar.
Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji
Guri i “shenjtë” ne Jeruzalem që qëndron në ajër!
Ky gur që ekziston në Jeruzalem pranë Kibla-e-AWAL, në Xhaminë-e-Aksa,kurrë nuk është shpallur nga mediat per fuqine e tij. Eshte me peshe multi tonësh dhe se qëndron mbi tokë që nga koha e Profetit ti Shenjtë Muhamed SAWW,qe udhëtoi në qiell.
Guri qëndron në ajër një herë në vit i shkëputur nga sipërfaqja e tokës 11 cm. Kjo dukuri ndodh një herë në vit në muajin prill dhe qëndron për të paktën 30 minuta në ajër.
Thuhet se para shumë vitesh, një terrorist u vra pas këtij shkëmbi, ndërsa ishte fshehur aty. Incidenti ndodhi në muajin prill në vitin 1989.
Gjithashtu, ende mbetet mister gjaku i cili duket qartë mbi gur, edhe pse kanë kaluar të paktën tre dekada që nga disa e ngjarjes, madje misteri bëhet edhe më i habitshëm, pasi në të njëjtin moment që guri qëndron në ajër, gjaku bëhet i lëngshëm.
Edhe pse njollat e gjakut janë fshirë shumë herë, ato rishfaqen përsëri. Ligjet e Islamit nuk lejojnë që të zbulohet misteri i këtij guri, e aq më shumë të mësohet “fluturimi” misterioz i këtij guri!
Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji
Qyteti indian antik në xhungël gati i paprekur
Thellë në territorin e Indisë, në kufi me Nepalin, nga arkeologët evropianë, u gjet një qytet në xhungël gati i paprekur nga kushtet e jashtme atmosferike dhe nga dhëmbi i kohës. Aty tani nuk jetonte më askush dhe zbulimi i tij ishte fare i rastësishëm
Aventurierët nga të gjitha anët e botës e po ashtu edhe arkeologët, gjeologët dhe profile të ndryshme të shkencëtarëve, shpesh kanë rënë në gjurmë të gërmadhave të qyteteve të lashta, pallateve mbretërore, varrezave katakombe dhe shumë e shumë gjërave të tjera të cilat koha dhe dheu i ka mbajtur të fshehura.
Azia është një kontinent ku civilizimet e lashta kanë ekzistuar dhe janë zhvilluar si askund tjetër më parë. India po ashtu paraqet një nga pjesët e mozaikut të civilizimeve të vjetra, e cila ende në vete mban sekrete të pasqaruara dhe mirë të analizuara. Thellë në territorin e Indisë, në kufi me Nepalin, nga arkeologët evropianë, u gjet një qytet në xhungël gati i paprekur nga kushtet e jashtme atmosferike dhe nga dhëmbi i kohës.
Aty tani nuk jetonte më askush dhe zbulimi i tij ishte fare i rastësishëm. Pallatet dhe ndërtesat që ndodheshin në qytet ishin të mbuluara me gjethe dhe bimë tropikale të xhunglës, gjë që kishte bërë që qyteti të konservohet. Në qytet u zbulua edhe një tunel i gjatë 1.6 km, e që shpinte në një vend të fshehur, në afërsi të malit aty afër.
Me të mbërritur në pikën tjetër të tunelit, u shfaqë një hapësirë e madhe nëntokësore, që ishte ndërtuar me një mjeshtëri arkitektonike të paparë gjer më atëherë dhe në të cilën ndodheshin objekte dhe gjëra të çuditshme që nuk dihej se çfarë destinimi kishin. Ky vend i ngjasonte shumë një laboratori të madh shkencorë, por mjetet e vendosura aty ishin të panjohura dhe nuk dihej principi i punës së tyre.
Në muret e këtij vendi u gjetën mbishkrime të vjetra hinduse, por deshifrimi i tyre ishte pak i vështirë, sepse në to ishin të përziera edhe terma të vjetra kineze, e që ishte një gjë e pazakonshme. Nga mbishkrimet e deshifruara u kuptua se vendi të cilin e kishin zbuluar quhej Mohenjo Daro
Por këtë qytet flitej vetëm në mitet e vjetra dhe në legjenda. Njerëzit dhe banoret e hershëm të atij qyteti vetën e quanit Moh. Lidhur me këtë emër ka pasur të dhëna edhe nga mitologjia e vjetër indase dhe sidomos tek kinezët e vjetër. Nga legjendat kuptohej se mohasit ishin një civilizim i vjetër që shtriheshin nga lindja e Azisë e gjerë tek India e sotme. Mbishkrimet aty tregonin se vendi në të cilin ndodheshin arkeologët ishte vetëm njëri nga kompleksi i gjerë i ndërtesave nëntokësore që ndodheshin në afërsi.
Dhe, në të vërtet, në diapazon prej 3 km u zbuluan edhe dy vende të tjera të ngjashme. Mirëpo, befasia më e madhe ishte se në ato dy objekte të tjera nuk u zbuluan gjërat e njëjta si në të parën, por aty u zbulua diçka që për kohën kur kanë ekzistuar civilizimet e lashta, ky zbulim fare nuk duhet të ekzistonte – pra ishte fjala për bomba atomike, siç quhej nga mohasit – shatagni!
Mohasit kanë qenë një civilizim që kishte një nivel të lartë të njohurive. Ata kishin zbuluar, siç shkruhej në mbishkrimet, sekretin e jetës, gjërat e vdekura mund t’i ringjallnin, zbërthimin e dritës, dhe kishin pasur një shkallë të lartë të zhvillimit, çka shihet edhe nga mënyra e ndërtimit të qytetit dhe nga vet fakti se më mijëra vjet para erës së re, dikush paska ditur të përdor energjinë atomike.
Më tutje nga mbishkrimet merret vesh se në një vend tjetër të botës ekzistonte edhe një civilizim i lashtë, i cili u afrohej shumë mohasve për nga shkalla e zhvillimit, kjo pra ishte Atlantida. Edhe këta kishin zbuluar sekretin e atomit dhe të dritës, kishin pra njohuri të larta teknike dhe teknologjike. Për dallim nga mohasit, të cilët njiheshin si sundues të tokës, atlantidasit, njiheshin si sundues të detit.
Mohasit për aleat të tyre kishin paraardhësit e kinezëve të sotëm, gjersa atlantidasit kishin për aleatë paraardhësit e Majëve, Astekëve dhe Inkëve që jetonin në Amerikë. Rivaliteti i tyre sa vinte e shtohej, për shkak të dominimit të njërës anë në tjetrën, gjersa në një periudhë të lashtë kohore, me mijëra vjet para erës së re, kjo gjë u bë edhe kritike. Luftimet e tyre filluan më gjithë intensitetin që kishin dhe me gjithë potencialin e mundshëm të armatimit që në atë kohë dispononin ata.
Se sa ka zgjatur kjo, është vështirë të konkludohet, sepse faktet tregojnë rezultate të ndryshme, që do të thotë se është e mundur që luftimet të mos jenë bërë të gjitha në të njëjtën kohë. Lidhur me këto luftëra mitologjike, është shkruar edhe nëpër libra të vjetër, siç janë: “Ramajana”, “Mahabharata”, “Epi i Gilgameshit”, “Suria panati” ose “Njohja e diellit” etj. Në to përshkruhet fshehtësia e energjisë së Diellit, si dhe bëhet e ditur se mjete me të cilat kishin luftuar mohasit dhe atlantidasit u përkisnin perëndive që ata i adhuronin dhe prej të cilëve kishin marrë njohuri se si t’i përdorin ato!
Në këto libra tregohet se qytete të shumta të asaj kohe u zhdukën nga faqja e dheut, e ndër to përmenden: Dundaik – Kështjellë e shkrirë me themel; Nan-madol -dëshmi e energjisë kolosale që është përdorur këtu; Sodoma dhe Gomora – dëshmi e konfliktit nuklear; Jerihon II – një nga shtat shtresat, e shkatërruar me energji të madhe të një “zjarri” të paidentifikuar. Prej armëve që kanë përdorur në këto luftëra, përmendën këto: Darpana, sandagara, pashupati, pinaka, tvashar etj. disa nga këto armë shfrytëzonin energjinë nukleare e disa nga këto shfrytëzonin edhe dritën me anë të së cilës shkriheshin edhe gurët, pra është e mundur të janë përdorur laser shumë të fuqishëm.
Nga ana tjetër, përmendën edhe disa armë të tjera, e ndër to është edhe parashu-rama e cila paraqiste një lloj të armës që punonte në principin e ultrazërit. Siç duket kjo armë ka qenë e përdorur nga ana e atlantidasve. Kjo gjë shpjegohet me faktin se në kohën kur është bërë sulmi me to, janë shkatërruar pjesët e epërme të shtëpive dhe ndërtesave të atëhershme, pra kulmet, prandaj është për t’u çuditur se kinezët në atë kohë i kanë ndërtuar shtëpitë me kulme harkore, duke e ditur se kjo gjë i bënë valët që të kthehen përsëri nga kanë ardhur.
Edhe sot e kësaj dite, kinezët i ndërtojnë shtëpitë në po të njëjtën mënyrë. Në mbishkrime të qytetit të vjetër u gjet edhe një pjesë e tekstit e shkruar në kinezishte të vjetër, me ç’rast përmendën ushtarët prej balte. Këta ushtarë kanë pasur për detyrë që kur të vijë koha të aktivizoheshin dhe të mbronin perandorinë e atëhershme Muh.
Këta ushtarë janë gjetur gjithashtu edhe në kinë, në vargmalet e Kuen Lunit, dhe të gjithë ishin të ruajtur mirë. Se sa ka zgjatur lufta legjendare ndërmjet këtyre dy palëve, është vështirë të vërtetohet nga vet fakti se shumica e qyteteve që përmenden në legjenda dhe në mite, sot nuk ekzistojnë më. Mohengjo-Daro është një thesar i vërtet i së kaluarës sonë të hershme. Në këtë qytet ende ka gjëra të cilat njeriu ende nuk i di se çfarë janë dhe për çfarë shërbejnë. Prandaj, ashtu historia e njerëzimit po përsëritet?
Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji
Skutave te pashkelura prej 2000 vjetësh në Piramidën e Diellit
"TlalocII-TC"
Një robot i vogël ka bërë një zbulim shumë të rëndësishëm arkeologjik në thellësi të Tempullit të famshëm të Quetzalcoatl-it, në Piramidën e Diellit në Meksikë.
Arkeologët shpresojnë që në fund të këtyre rrugëve të pashkelura prej 2 mijë vitesh të tunelit të Teotihuacan të mbërrijnë të paktën në një dhomë antike, ndërkohë që pajisja super e specializuar ka sjellë tashmë pamje nga tre shpella të panjohura dhe eksploruara më parë.
Pamjet e para të marra nga roboti në brendësi të tempullit të panjohur
Roboti ivestigator i pagëzuar me emrin Tlaloc II-TC, sipas emrit të perëndisë azteke të shiut, është i pajisur me një krah të automatizuar që e ndihmon atë të pastrojë pengesat që mund të hasë gjatë kërkimit në mënyrë që ta bëjë të kalueshme rrugën për qeniet njerëzore si dhe me një kamerë që regjistron gjithçka ai sheh brenda ambienteve të pashkelura nga njeriu modern.
Roboti ka kaluar muaj të tërë duke eksploruar tunelet brenda tempullit të njohur, ndërkohë që ditën e hënë ai ka regjistruar pamje nga tre dhoma antike brenda piramidës që i përket qytetërimit mesoamrikan.
Piramida e Diellit është një zonë e rëndësishme arkeologjike tashmë prej 100 vjetësh, megjithatë, arkeologët shumë pak gjëra dinë rreth saj dhe tempulli qëndron ende i mbuluar nga misteri.
Zona antike përfshin Piramidën e Diellit dhe atë të Hënës. Kompleksi i piramidave, shesheve, tempujve mendohet të jenë qendra e një qyteti prej më shumë se 100 mijë banorësh, që mund të ketë qenë kryeqendra e Amerikës Veriore dhe asaj Qendrore para rënies në dorë të aztekëve e më pas të kolonizuesve spanjollë.
Por afërsisht 2500 vjet përpara se qyteti të zbulohej dhe rreth 2100 vjet pasi kultura Teotihuacan njohu lulëzimin më të madh atje shumë pak dihet për vlerat kulturore dhe të identitetit të banorëve të hershëm.
Ky vend ka qenë gjithmonë i mbuluar nga misteri pasi nuk është arritur të gjenden përshkrime apo të dhëna për varre të sundimtarëve apo udhëheqësve dhe arkeologët meksikanë mendojnë se zbulimi i realizuar së fundmi nga mikro-roboti i përket pikërisht një ndërtese të ngritur në nder të një udhëheqësi indigjen, rreth 2500 vite më parë.
“Unë mendoj se tuneli ishte element qendror, elementi kryesor rreth të cilit u ndërtua pjesa tjetër e qendrës ceremoniale, – tha njëri nga arkeologët. – Ky ishte vendi më i shenjtë. Ka shumë mundësi që në këtë vend, duke kaluar në rrugët e pashkelura prej më shumë se 2000 vjetësh, në dhomën qendrore, ne mund të gjejmë për herë parë eshtrat e atyre që sunduan Teotihuacan”, – përfundojnë historianët.
Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji
Misteret e burgut te Alkatrazit dhe arratia e fameshme e 11 qershorit 1962
Alkatrazi ishte një prej burgjeve më të frikshëm të Amerikës, një fortesë e ngritur në një ishull shkëmbor në Gjirin e San Franciscos. Uji i akullt i Gjirit ishte garancia më e mirë që askush nuk do të mund të arratisej. Dhe askush nuk arriti... deri në 11 qershor 1962. Atë natë, tre burra arritën të ikin nga qelia e tyre dhe u zhdukën në Gji, me një trap të ndërtuar vetë.
Frank Morris, truri i arratisjes si dhe John Anglin dhe vëllai i tij, Clarence, nuk u panë kurrë më.Më vonë, autoritetet zbuluan copa të trapit. Ishte shpërbërë në det. Të tre të dënuarit me sa duket kishin notuar. A ia kishin dalë mbanë? Debati vazhdon.Philip Bergen, Kapiten i Rojeve në Alkatraz nga viti 1946 deri në 1955, beson se mbijetesa ishte e pamundur:
"Nëse do të hynin në ujë, do të mbyteshin për 30 minuta. Me siguri i ka kapur hipotermia dhe janë fundosur". Por Patrick Mahoney, i cili drejtonte motobarkën që udhëtonte mes Alkatrazit dhe Steresë ka disa dyshme. "Ndieja që nuk do t'ia kishin dalë mbanë, por mendova se do të gjenim ndonjë trup. Ne nuk gjetëm asnjë kufomë".Në shumë vite që kanë kaluar që nga ajo natë qershori 1962, askush nuk ka raportuar që të ketë parë Frank Morrisin, John Anglinin, apo Clarence Anglinin.
Clarence Carnes
Ata mund t'i kenë mbijetuar Alkatrazit. Don De Nevi, një profesor në Kolegjin Merritt në Oakland, ka shkruar një raport në lidhje me arratinë bashkë me Clarence Carnes, një i burgosur në Alkatraz. Carnes mbërriti në Rock kur ai ishte vetëm tetëmbëdhjetë vjeç dhe kaloi afro 20 vjet aty. Ai ishte një njeri i besuar i tre të dënuarve që u arratisën.
Don De Nevi shkruan: "Carnes ishte i burgosuri më i rëndësishëm në Alkatraz. Ai kishte fituar respektin e pothuaj të gjithë të burgosurve të tjerë, sepse ai e dinte se si ta mbante gojën mbyllur. Ai ishte, në një kuptim, Padrino i Alkatrazit".
Carnes i tha De Nevit se plani për t'u arratisur filloi me një të burgosur që quhej Allen West, i cili ishte caktuar për të lyer tavanin e qelive.Ndërsa punonte, West zbuloi se me punë, ai ndoshta mund të kalonte përmes tavanit të qelisë deri në sistemin e ventilimit.
Tubi i ventilimit ishte ndërtuar me shtylla të tërthorta brenda. Ishte e pamundur që të priteshin. Por West mendoi se, në qoftë se ai do të shkëpuste të gjithë tubin nga mbështetësja e tij, mund të mbërrinte me lehtësi në çati. West kërkoi ndihmën e John dhe Clarence Anglin, të dy të dënuar për vjedhje banke dhe që kishin një histori arratish nga institucionet e tjera. Sipas De Nevit, vëllezërit Anglin kishin disa aftësi të tjera të dobishme: "Anglinët qenë ekspertë në ndërtim trapesh, sepse ishin rritur në moçalet e Floridas.
Ata dinin si t'i ndërtonin, si t'u manovronin rrymave dhe ishin ekspertë në not".Figura qendrore në planin e arratisë ishte një i burgosur me emrin Frank Morris. Ish-kapiteni i rojave në Alkatraz, Philip Bergen, e përshkroi me një farë respekti: "Ai ishte një mendimtar. Çdo gjë e lidhur me këtë arrati ka dalë nga mendja e Frank Morris".Carnes i kishte treguar Morrisit për një korridor që përshkonte bllokun e qelive. Tupat e ngrohjes dhe ujit brenda korridorit formonin një shkallë drejt kullës së ajrosjes.
Morris besonte se ai dhe të tjerët mund të gërmonin tejpërtej mureve të qelive të tyre drejt këtij korridori të fshehtë, gjatë "orës së muzikës". Bergen kujton këtë pjesë të përditshme rutinore në Alkatraz dhe shpjegon se si të arratisurit e shfrytëzuan atë: "Në pjesën e parë të mbrëmjes, ishte ajo që quhej 'ora e muzikës'. Kushdo që kishte një instrument me tela mund të luante.
Dhe kur luhej muzika, ajo kishte një efekt shurdhues tek oficeri që bënte inspektimin".Anglinët, West, Morris hapën secili nga një vrimë në mur në qelitë respektive. Të dënuarit menduan edhe një tjetër dredhi të shkëlqyer në mënyrë që të mos ndihej mungesa gjatë apelit. Don Eberle, i cili kryesoi hetimin e FBI për arratisjen, e përshkroi kështu këtë mashtrim: "Ata vendosën se duhej të bënin koka false, në rast se ndonjëri prej tyre nuk do të ishte kur të kalonte roja.
Kjo do të ndodhte në një kohë kur dritat ishin të ulura dhe kur do të qe e vështirë të shihje gjë tjetër përveç kokës".Leon Whitey Thompson ishte një nga shumë të burgosurit që ndihmuan të arratisurit: "Morris më pyeti si bëhej si përzierje boja që ka mishi, pasi unë jam një artist, kam bërë shumë piktura me vaj në Alkatraz. Unë nisa të pyes veten, pse është kaq i interesuar në ngjyrën e mishit dhe atëherë fillova ta kuptoj, pasi e donin për kokat false". Ato i bënë nga sapun, pluhur betoni dhe bojë të vjedhur.
Një nga Anglinët kish punuar në një berberanë dhe hoqi disa flokë për t'ia vendosur këtyre kokave.Për tetë muaj, Morris dhe vëllezërit Anglin linin qelitë e tyre natën për të shpuar në kullën e ventilimit dhe të mblidhnin gjërat që u duheshin për arratinë. Clarence Carnes, që pa shumë gjatë 18 viteve të tij në Alkatraz, ishte i impresionuar me përpjekjet e tyre: Në dorëshkrimin e tij, Clarence Carnes shkruante, "... shumë herë gjatë viteve kisha takuar njerëz, të cilët ishin përpjekur të arratiseshin. Por e meta e tyre kish qenë se kishin planifikuar shumë pak dhe kishin qenë shumë të nxituar.
Ata nuk kishin qenë të matur në planifikim dhe kjo i kish mposhtur. Por jo këtë herë".Për rojet që patrullonin gjatë pranverës së 1962, numërimet, rutina, mërzia, nuk ishin të ndryshme nga herët e tjera. Por të burgosurit e tjerë kishin gjëra të tjera në kokë. Gjatë ditëve, mu nën hundën e rojave, ata ndihmuan të katër të arratisurit në përgatitjet e tyre.
Një nga punët më të rëndësishme ishte t'u kalonin fshehurazi mushamatë. Duke punuar në qelitë e tyre natën, katër të burgosurit i përdornin mushamatë për të grumbulluar ushqim, të cilin ata më pas e vendosën në tunelet e arratisë. Në një vend të fshehtë pune, të mbuluar me batanije, Anglinët dhe Morris me radhë montuan një trap, duke përdorur edhe mushamatë e vjedhura. Kish ardhur më në fund koha e arratisë.
Krejt në heshtje, të burgosurit u larguan nga qelia për herë të fundit. Por menjëherë hasën problemin e parë... Allen West nuk ishte në gjendje të rrëshkiste përtej gropës që kish hapur në murin e qelisë së tij. Të tjerët nuk ishin të gatshëm që të prisnin. Allen West, njeriu që kish përgatitur planin që në krye të herës, ishte lënë pas. Frank Morris dhe vëllezërit Anglin arritën të kalojnë të sigurtë përtej qelive të tyre dhe të dilnin në korridor. Që aty, u ngjitën nëpër tubat e ngrohjes drejt tavanit, hoqën tubat e ajrosjes që kishin përgatitur gjatë tetë muajve të fundit dhe dolën në tarracë.
Ende të papikasur, ata rendën në anën tjetër të tarracës dhe u kacavorrën poshtë, përjashta burgut. U drejtuan për nga deti. Një prej shumë problemeve që hasën të arratisurit ishte se si të frynin mushamatë e të nxirrnin në det mjetin e madh. Frank Morrisit i kish ardhur një ide gjeniale në mendje. Ai kish marrë një fizarmonikë të vogël të njohur si koncertina, që e përdorte gjatë orës së përditshme të muzikës. Don Eberle, hetuesi i FBI, përshkroi më vonë se si qe përdorur instrumenti gjatë arratisë: "Ata kishin nxjerrrë tastat janë koncertinës dhe kështu mund të fusje dorën në njërën anë të saj dhe ta shtyje lartë e poshtë. Kështu do të funksiononte tamam si një gjyryk".Edhe pse ngadalë, trapi nisi të fryhej.
Kur ishte gati, të tre burrat e shtynë atë në ujë në bregun e Alkatraz dhe i hipën. Frank Morris, John Anglin, dhe Clarence Anglin kishin arritur të iknin nga ishulli. Brenda në burg, kokat false që kishin lënë prapa gënjyen rojat që hidhnin nga një sy brenda qelive. Kur arratia u zbulua më në fund, ajo shkaktoi një prej kërkimeve më të mëdhaja që kanë ndodhur ndonjëherë.
Patrick Mahoney, një ish-roje në Alkatraz, ishte mes atyre që morën pjesë në kërkim: "Ne na urdhëruan të dilnim në gji dhe natyrisht, të fillonim të shikonim rreth ishullit. Dhe pastaj mbi Ishullin Angel, të kontrollonim plazhet për të parë nëse ndonjë gjë që u përkiste atyre kish dalë në breg. Që në fillim u bë e qartë se nuk do t'i gjenim. Ia kishin dalë apo jo, këtë askush nuk e dinte me siguri".Gjatë 24 orëve të para, ekipet e kërkimit u kthyen duarbosh. Pastaj, filluan të gjejnë copa të trapit të të arratisurve.
Përveç kësaj, një rremë e bërë vetë u zbulua tek lundronte midis Alkatrazit dhe Ishullit Angel. Kjo përputhej me një tjetër që të dënuarit kishin lënë pas në qeli. Dy ditë pas arratisë, një qese e mbështjellë me llastik u gjet pranë Ishullit Angel. Në të ndodhej një bllok adresash, 80 fotografi familjare dhe sasi të hollash që i përkisnin një prej të arratisurve. Disa, si hetuesi i i FBI Don Eberle, filluan të dyshojnë që të arratisurit kishin mundur të mbijetojnë: "Ndoshta koha më e hershme që kanë hyrë në ujë ka qenë 10:30. Zbatica filloi atë natë në ora dhjetë.
Dhe ajo është shumë e fortë. Dhe unë jam i bindur që ata i ka marrë rryma drejt Oqeanit Paqësor".Veç kësaj, një anije norvegjeze pikasi një trup që pluskonte 20 milje përtej urës së Portës së Artë ditën e arratisë. Ndonëse nuk mundi ta arrijë, përshkrimi që ata bënë i përshtatej Frank Morrisit. Por nga ana tjetër, ka disa prova që tregojnë se të paktën një prej të arratisurve ka mbijetuar. Një ditë pas arratisë, një burrë që pretendonte se ishte John Anglin, i kish telefonuar një kompanie ligjore në San Francisco që njihej se përfaqësonte të burgosurit e Alkatrazit. Eugenia McGoëan ishte avokate në kompaninë ligjore. Ajo mori telefonatën: "Dhe ai më tha, unë jam John Anglin.
Dua të kontaktoj me zyrën e Marshallit të SHBA. I thashë: Nuk e bëj këtë nëse nuk marr vesh kush je. Ai më tha: a e di kush jam? Dhe unë i thashë: Jo. Më tha: atëherë lexo gazetën, dhe e mbylli telefonin".I burgosuri i Alkatrazit, Clarence Carnes, pretendoi se disa javë pas arratisë, mori një kartolinë nga të arratisurit. Në të kishin shkruajtur mesazhin e koduar, për të cilin ishin marrë vesh dhe që konfirmonte arratinë. Ai thoshte: "Kemi ikur të peshkojmë". Carnes besonte se Morris dhe vëllezërit Anglin kishin patur ndihmë nga jashtë, që ua kish mundësuar një i burgosur brenda.
Ai pretendonte se Eellsworth Johnson, mbreti i Harlemit, kish bërë të mundur që një varkë të merrte të burgosurit. Sipas Carnes, më pas varka i çoi të burgosurit në lagjen Hunter Opint të San Franciscos. Philip Bergen, ish-kreu i rojave në Alkatraz, ka dyshime për këtë histori: "Mendoj se kjo ishte një ëndërr e Carnes dhe se nuk ka pikë të vërtetë në të".
Allen West u mor disa herë në pyetje në lidhje me Bumpy Johnson. Ai gjithashtu u shtrëngua të zbulonte ndonjë kontakt tjetër që mund të kish ndihmuar të burgosurit. Ai mohoi gjithçka. I burgosuri tjetër në Alkatraz, Leon Thompson, ka rrëfyer: "Besoj se West nuk u ka treguar asgjë atyre, ai qe një njeri besnik". Historitë që treguan të burgosurit në Alkatraz nuk impresionuan aspak FBI-në dhe hetuesit si Philip Bergen. Ai ende beson se të tre burrat u mbytën vetëm pak minuta pasi hynë në ujë.
"Sigurisht, asnjëherë nuk mund të thuhet me siguri totale, por jemi goxha të sigurtë se janë të vdekur pasi nuk pati më asnjë gjurmë prej tyre. Megjithatë, ata u vunë në listën e të humburve dhe jo në atë të të vdekurve".Ndonëse burgu i Alkatrazit u mbyll disa vite më parë, arratia e famshme e qershorit 1962 vazhdon të mëdyshë hetuesit. Në fakt, me kalimin e viteve janë investiguar me mijëra pista, por më kot. A do të zgjidhet ndonjëherë kjo çështje legjendare? Për momentin, mandatet e arrestit për të tre të arratisurit mbeten aktivë dhe kërkimi për përgjigje vazhdon.
Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji
Qindra sfera të verdha zbulohen brenda tempullit meksikan 2500-vjeçar
Arkeologët kanë zbuluar disa qindra sfera misterioze në ngjyrë të verdhë në brendësi të tempullit të Piramidës së Diellit në Meksikë.
Sferat janë gjetur në dhomat jugore dhe veriore të tunelit të eksploruar së fundmi përmes një mikro-roboti të quajtur Tlaloc II-TC sipas emrit të perëndisë azteke të shiut.
“Ato duken si sfera të verdha, por ne ende nuk e dimë kuptimin e tyre, – thotë Jorge Zavala, një arkeolog i institutit kombëtar meksikan të antropologjisë dhe historisë. Ky është një zbulim i paprecedentë për ne”, përfundoi ai.
Sferat me diametër 3.8 cm deri në 12.7 cm janë të bëra prej balte dhe të lyera me një lloj piriti të oksiduar, çka i bën ato të duken si të arta. Sipas arkeologëve, në kohën kur tempulli ka qenë funksional sferat duhet të dukeshin sikur ishin të bëra nga floriri.
Edhe pse historia lashtë e tempullit të Teotihuacan është ende shumë e paqartë, disa prej dhomave të zbuluar në tunelin e eksploruar për herë të parë pas 2500 vjetësh nga miko roboti, mendohet të kenë qenë përdorur nga prijësit Teotihuacan për rituale dhe varrime. Si të tilla, sferat e zbuluara mund të kenë pasur lidhje me këto procedura të ceremonialeve të ndjekura prej tyre.
Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji
Qyteti që jeton nën shkëmb
Mund të duket si një qytet imagjinar por është një qytet i vërtetë që ndodhet në Spanjë dhe është i vendosur poshtë një shkëmbi.
Në qytetin Setenil Bodegas de las jetojnë rreth 3 mijë njerëz , mbi të cilët qëndron si hije shkëmbi i stërmadheNdërtimi i shtëpive në këtë vend lidhet me një traditë që daton qysh në kohët parahistorike.
Jeta nën shkëmb është perfekte, qoftë kur ka temperatura të larta dhe të ulta.Qyteti shquhet edhe për baret, restorantet, dyqanet ushqimore që janë konsideruar gjerësisht si më të mirat në rajon.
Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji
Selca nje nga qytetet prehistorike..!
Fakte që të fusin në mendime!
Janë padyshim fakte të lënë në harresë, por falë këmbënguljes së njerëzve me vullnet të pashtershëm dhe me një dashuri të lartë për vendi e shenjtë e të lashtë të Shqiponjave, këto fakte vërtet të tronditin kur thyejnë heshtjen dhe “hermetiken” e hekurt të arkeologëve të heshtur e të ngujuar nga ideologji mesjetare!|
Varret monumentale të Selces kanë bërë xhiron e botës dhe njihen kudo...
Ndërsa historia e saj mbetet një enigmë e paqartë dhe e trilluar ashtu si çdo qytet para grekë në truajet aktuale shqiptare.
Me miqtë e mi; Petrit Laze, Gjergj Zoga e Altin Bogdani, ne sot vizituam Selcen për të parë nga afër varret monumentale edhe çdo gjë përreth tyre.
...Ngelem te mahnitur kur shkelëm çdo pjesë të kodrës me mbrojtje të theksuar natyrale -prototip i qyteteve të mijëvjeçarit të 2 p e s...
Duke shkelur çdo pjesë të saj, edhe dikush që nuk ka njohurit elementare, e kupton se aty fle një qytet gjigandë i mbrojtur nga një mburojë natyrale... por përse arkeologjia shqiptare bënë fjalë se "nuk e dinë se ku mundë të jetë qyteti"?
Aq më shumë arkeologjia shqiptare e lidh këtë qytet me epokën e ellenistikes në mënyrë krejt të palogjikshme, pasi ne përveç varreve e disa gërmimeve 000,01 % të trupit të saj asgjë tjetër nuk është gërmuar.
Ne vumë re se rëndom në të gjithë pjesën e sipërme gjendej rëndom një qeramikë e zezë drejt të murrmes gjë që është tregues i epokës së neolitit e në vazhdim.
Ndërtimi i qytetit në kodër të mbrojtur nga natyra edhe lumi Shkumbin aty pranë, janë tregues të epokës së mezolitit që shkon drejt epokës së bakrit e bronxit si më poshtë:
http://sq.wikipedia.org/wiki/Neoliti
Qeramika me dekorativ kuq e zi mbi vazo me punim të hollë artistik është tregues i vazhdimësisë nga mezoliti ne shekujt e pare para erës sonë...
Vallë përse nuk gërmohen qytetet ilire që vijnë nga prehistoria në ditët tona?
Ashtu si kodra përballë akropolit të Apollonis, Kryegjata, e cila ka dhënë dokumente nga paleoliti e deri në epokën e brunxit, po kështu edhe Selca duket të jetë një qytet që vjen nga lashtësia dhe banohet ne epokën e njohur historike.
Por ashtu si Kryegjata edhe Selca janë lënë qëllimisht nëharrës... këtu ka një dorë të errët që merret vetëm me gërmimet e gjithçkaje që lidhet me grekët e mëvonshëm në këto troje. Cilët janë këta arkeologë bashibozuke që e çnderojnë dhe e poshtërojnë kaq shumë këtë vend ???
Nga Altin Kocaqi
Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji
Kufoma qe rezistoi pa u tretur plot 5 shekuj
Një trup femre e ruajtur në mënyrë të pazakonshme e varrosur para 500 vjetësh është zbuluar në një mal të Aregjentinës. Trupi i saj ishte aq i ruajtur mirë sa është vështirë të besosh se ajo vajzë ka vdekur para më shumë se 500 vjetëve.
Por më befasuese është se shkencëtarët kanë qenë në gjendje të mësojnë sekretet për vdekjen e saj, duke analizuar flokët e vajzës. Vajza inke, 13 vjeçare, kishte marrë mbidozë të alkoolit dhe gjethe të kokës, të cilat formojnë kokainën.
Pastaj ishte lënë e ekspozuar në Ande si sakrificë për mbretin. E njohur si Ice Maiden, ajo është njëra nga tre fëmijët e gjetur në varr të gurte në një mal në Argjentinë.
Vajza, më e madhja nga të tre, ishte gjetur me këmbë të kryqëzuara, ndërsa fëmijët ishin zbuluar në vitin 1999. Ata besohet se janë sakrifikuar në një ceremoni të quajtur “capacocha”, një ritual përmes të cilit është rrënjosur frikë nga perandori i Inkës.
Analizat nga flokët e fëmijëve tregojnë se të tre ishin droguar dhe u kishin dhënë alkool për të nënshtruar ata pak muaj para se të vdisnin
Zbulohen gjurmët e këmbëve të njeriut 800 mijë vjecare në Angli
Zbulohen gjurmët e këmbëve të njeriut 800 mijë vjecare në Angli
Janë gjetur në Angli gjurmët më të vjetra të njeriut të zbuluara ndonjëherë në Evropë . Këto janë gjurmët e para njerëzore jashte nga kontinenti Afrikan .Keta njerz kane jetuar rreth 800 mije vjet më parë , duke lene gjurme me këmbët e tyre në baltën e bregut te grykëderdhjes se gjerë e te lashtë te Happisburghut , në verilindje të Norfolkut .
Zbulimi eshte bërë nga një ekip shkencëtarësh të Quen Mary College, Muzeut Britanik dhe Muzeut te Historisë Natyrore te Londres.Ndoshta ishin gjurme vetëm te një familjeje britanike te cilat ngelen ne baltovine 800 mije vjet më parë .
Në fakt , ato janë gjurmët më të vjetra të njeriut të gjetura ndonjëherë në Evropë, provat më të hershme të jetës njerëzore në kontinentin e vjetër , dhe i pari gjetur ndonjëherë jashtë Afrikës .
Zbuluesit i identifikuan gjurmët e lena nga një maksimumi prej pesë njerëzve të cilet kishin shkelur në baltën e një grykëderdhje të lashtë të Happisburgh , në bregdet në lindje të vendit .
" Në fillim ne nuk e dinim se çfarë ishim duke parë , " thotë Dr Nick Ashton i Muzeut Britanik . " Por,pasi kemi hequr mbetjet nga rëra , ishte e qartë se zgavrat ngjanin me gjurmët e këmbëve dhe se ishte e domosdoshme për ti analizuar në sipërfaqe,sa më shpejt të ishte e mundur,mbasi rrezikoheshin nga batica . "
Sipas perfundimeve të Dr Nick Ashton , zbulimi i cili eshte reklamuar në revistën PLoS ONE,na tregon lidhjet e prekshme me të afërmit e hershem te njeriut tonë .
" Koha ishte shumë e rëndësishme , " thotë Dr Simon Lewis i Shkollës së Gjeografisë në kolegjin Queen Mary. " Pozicioni i gjurmëve u zbulua në momentin në të cilin shkencetaret ishin në ate vend . Sikur të kishim qenë me vonë se dy javë , batica do të dëmtonte dhe fshinte gjurmët. Zbulimi i këtyre gjurmëve është i nje rëndësie te vecante dhe te rralle" .
Zbulimi
Per gazeten Telegraph, Dr Martin Bates ,nje gjeo-archaeologist në Universitetin e Uellsit . thote-" Ne ishim duke bërë disa sondazhe gjeofizike në ate zonë , kur kemi pare të gjithë një seri gjurmesh në baltë . "
" Ne kemi gjetur vetem në këtë sipërfaqe disa forma të çuditshme. Për më tepër , një vit më parë kisha bërë disa punime per kerkim në disa gjurmë të neolitit në sedimente të ngjashme në bregun perëndimor të Uellsitpor,por nuk hasem ne te tilla shenja,vetem tashti rame ne gjurmët e këmbëve të njeriut 800 mije vjecar. "
Ghjurmet ishin vetëm pak metra nga mbrojtjet e lashta artificiale te instaluar në vitin 1953 për të ndalur përmbytjet dhe erozionin bregdetar .
" Mbrojtjet janë ndërtuar pothuajse afër gjurmëve , me rrezikun e shfarosjen se tyre ne menyren me të lehtë , " spiegon Bates . " Në kete vend mbrojtjet e kanë mbrojtur në masë të madhe zonen." Shenjat e gishtave , në fakt , janë ruajtur nga një shtresë balte dhe rërë për qindra e mijëra vjet përpara se të ekspozoheshin ndaj valës .
Para se shenjat e gishtave te ishin shkatërruar nga deti , ekipi përdori disa pajisje të përparuara të imazhit për të kapur fotografi tre- dimensionale dhe nje scaner-gjurmësh në shkëmb .
Shkencëtarët kanë frikë se shumë gjurmë arkeologjike kanë humbur në mënyrë të pakthyeshme në dy muajt e fundit për shkak të stuhive të rënda dhe shterngatat që kanë shkatërruar brigjet e Norfolk .
Por cfare ishin ato gjurmë këmbësh ?
Gjurmet e gishtave të hapur te kalcifikuar ne baltovine e grykderdhjes,me kalimin e kohës, na lejuan për të parë 'live ' gjurmët e paraardhësit tanë më të hershme . Ndoshta , ato u lanë nga një grup njerëzish,të paktën dy fëmijë dhe një i rritur mashkull . Ajo mund të ketë qenë një familje e angazhuar në proçesin e grumbullimit të bimëve pranë lumit .
Ashton thote se shenjat e gishtave mund të jenë në mes të një milion deri ne 800 mijë vjet me per, të paktën 100 mijë vjet me para para se c'ishin percaktuar e propozuar nga shkencëtarët për shfaqjen e parë të njeriut në Britani . Kjo është një gjetje e rëndësishme sepse na tregon se Britania e 700-800 mijë vjet më parë kishte një klimë mesdhetare
Hulumtuesit mendojnë se shenjat e gishtave janë të lidhura me Homo Antecessor-in , një specie e zhdukur Hominidi,qe datonë në mes të 2 milionë deri 800 mijë vjet më parë ,dhe konsiderohet si një fazë e ndërmjetme mes Homo Heidelbergensis dhe Homo georgicus..
" Ky është një zbulim jashtëzakonisht I rëndësishëm , " tha Clive Gamble , profesor i arkeologjisë në Universitetin e Southampton , i cili nuk ishte i përfshirë në hulumtim . " Kjo është prova më konkrete që ne kishim për të vëzhguar këta njerëz kaq te vjetër . "
Hulumtimi do të vazhdojë në Happisburgh dhe shkencëtarët shpresojnë të gjejnë edhe mbetjet fosile të njerëzve të lashtë , ose gjurmët e shtëpive të tyre, kështu që mund të ndërtohet një tablo më e plotë të mënyrës së tyre të jetës . Gjetja do të jetë pjesë e një ekspozite të organizuar nga Muzeu i Historisë Natyrore ne Britani i titulluar: një milion vjet të historisë njerëzore .

Shpella misterioze e Blombos..
Shpella misterioze e Blombos..
Rruga e evolucionit të njeriut është shume më pak lineare se sa besohej deri më tani . Zbulimet e shumta nga paleontologët dhe arkeologët kanë detyruar evolucionistët që të rishqyrtojnë disa nga fazat ,qe sipas teorisë ,kanë çuar në zhvillimin e species sonë .
Disa zbulime interesante janë bërë në shpellën Blombos , një vend parahistorik i vendosur në Cape Agulhas , Afrika e Jugut , rreth 300 kilometra në lindje të Cape Town .
Kjo është një zgavër e gdhendur në një shkëmb gëlqeror që mbikëqyr Oqeanin Indian .
Sipas studiuesve ,gjetjet e reja në shpellë po hedhin dritë mbi evoluimin kompleks dhe aftësite njohëse të specieve njerzore,qe me sa duket ,kane ndodhur shumë kohë para se teorizohej nga evolucionistet .
Shpella Blombos u frekuentua nga njerëzit e Epokes se Gurit për rreth 140.000 vjet , në mënyrë të shkëputur . Shpella u bë e famshme në vitin 1993 ,kur Dr Christopher Henshilwood i Muzeut të Afrikës së Jugut , ka zbuluar disa objekte guri të tilla si maja shtize simetrike me nje moshe qe arrinte në rreth 20 mijë vjet më parë . Gërmimet e mëvonshme kanë zbuluar disa objekte që kanë bere të çuditen studiuesit .
Shtiza 20 mije vjecare te gjetura ne shpellen Blombos
Brenda zgavrës , Henshilwood dhe ekipi i tij kanë gjetur disa ene guaska, të përdorura si enë për përzierje ngjyrash me baze okër(nje lloi drithi) , që datonë rreth 100 mijë vjet më parë ! Në guaska u gjet një shtresë pluhuri e ndritshme e kuqe , eshtra te thara,një përzierje e ngjyrosur të bërë nga përzierja okër i kuq,eshtra fokash,qymyr,hi dhe pluhur , fragmente të qelqeta dhe një lëng,ndoshta ujë.
Së bashku me guaskat , studiuesit gjetën edhe nje vater,mbetje eshtrash të kafshëve, ndoshta te përdorura për të mbledhur ngjyrën nga vatra . Sipas autorëve, ne artikullin e tyre ne revisten 'Shkencë' , ''zbulimi na detyron për të rishikuar disa ide të shprehura në teorinë evolutive,per aftësite njohëse të Homo sapiensit .
Së pari , gjetjet e shpellës Blombos tregojnë se njeriu ishte tashmë i aftë të mendonte ne menyre abstrakte, që e ben atë për të dekoruar objekte dhe trupin e tij . Në qoftë se ky interpretim i ofruar nga studimi është i saktë , ne duhet të pranojmë se paraardhësit tanë e 100,000 vjeteve më parë ishin tashmë në zotërim të aftësive njohëse komplekse si i yni .
" Ky zbulim përbën një pikë referimi të rëndësishëm në evoluimin e aftësive njohëse të njeriut , " shpjegon Henshilwood . Sipas teorive aktuale , kjo aftësi njihej per spesiet njerzore qe kishin jetuar 40.000 vjet me pare .
Por surpriza e zbulimit ishte se njerëzit parahistorikë 100.000 vjecare te shpellës Blombos ishin në posedim të njohurive rudimentare te kimisë . " Ajo duket tek ata,per njohurite qe kishin mbi kockat,se ato janë të pasura me vaj dhe yndyrë , komponente thelbësore për të marrë një substancë të ngjashme me ate te vajit te naftës , " thotë Henshilwood . "Ata gjithashtu dinin se shtimi i karbonit sherbente për të stabilizuar përzierjet . "
Përbërësit e përdorur ishin të pakta , por ato të gjitha e kishin një funksion të veçantë dhe kishte nevojë për një mjeshtëri të saktë . Këto rezultate tregojnë se njeriu ishte tashmë në zotërim të aftësive të përparuara konceptuale , falë së cilës ai mund të nxjerrë kombinimin e përbërësve,ngjyrave dhe magazinimin e përdoruesve artistike të përzierjeve : një e vërtetë e planifikimit afatgjatë .
" Në një prej guaskave , " thotë Henshilwood , "është gjetur një mineral i verdhë,qe shtohej per te përshtatur ngjyren përfundimtare . " Siç shpjegon ai, keto aftesira te kapaciteteve njerzore te lashta,para këtij zbulimi, jane njohur per njerzit qe kane jetuar rreth 60 mijë vjet më parë.Kurse tashti me zbulimin e ri keto periudha kohore shkojne pas ne kohe,deri ne 100.000 vjecare

Similar topics
» Disa mistere të pashpjeguara…
» Mistere te pazgjidhura
» 10 aksidentet më të kushtueshme në histori
» Zhdukjet më misterioze të aeroplanëve në histori
» Mëngjarashët më të famshëm në histori
» Mistere te pazgjidhura
» 10 aksidentet më të kushtueshme në histori
» Zhdukjet më misterioze të aeroplanëve në histori
» Mëngjarashët më të famshëm në histori
Faqja 3 e 3
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi