Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji
2 posters
Faqja 2 e 3
Faqja 2 e 3 • 1, 2, 3
Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji
First topic message reminder :
Arkeologji,histori,antikitet,mistere dhe paleontologji
Monedhat britanike jane prodhuar nga ari Meksikan
Arkeologji
Studimet kimike te monedhave të vjetra britanike po ndihmojnë për të zbuluar një mister të lashtë: Çfarë ndodhi me tërë argjendin që spanjollet kishin gërmuar në Botën e Re(kontinetin jugo-amerikan)?
Argjendi nga minierat meksikane filloi të përfshihet në monedhën britanike rreth mesit të 1550, siç tregohet nga një studim i ri. Por me argjendin nga minierat legjendare te Potosit, në ato rajone që sot është Bolivia,askush nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur deri gati një shekull më vonë.
Studimet e reja zbulojne te dhëna të vështira të teorive që bejne nje lidhje me ate se nje pjese e argjendit ka rrjedhur per te shkaktuar inflacion të çmimeve në të gjithë Evropën rreth viteve 1515-1650.
Minerale të tilla si ari dhe argjendi përmbajë gjurmë kimike me të cilat keto kanë 'lindur',si për shembull, në to gjenden përbërje bakri dhe plumbi. Anne-Marie dhe Francis Desaulty Albarède te leauruar në Lion, Francë, kane analizuar 15 monedha angleze,qe datojne në mes të viteve 1317 dhe 1640, me variacionet e tyre te bakrit ne argjend dhe ar.
Plumbi në të gjitha monedhat e arit përpara mbretërimit te Mari-as se I, e cila filloi mbreterimin në vitet 1553, tregon se mineral ishte të paktën 220 milion vjet, duke sugjeruar që të dy mineralet kanë ardhur nga shkëmbinjtë e lashtë të Europës Qendrore apo Anglise. Plumbi në monedhat e mëvoneshme tregoi një kontribut shumë më të lartë te argjendit,nën moshën 50 milion vjecare - duke na dhene detaje, se vinte nga minierat e Meksikës.
Monedhat tregojnë përmbajtje shumë te paket te argjendit te Potos-it, i cili ka karakteristika të ndryshme te dukshëme të plumbit nga ajo e minerave meksikane. Është e mahnitshme, sepse minierat e Potoso-it(Bolivise) kanë prodhuar me shume argjend se sa ato në Evropë.
Gjeografia mund ta shpjegojë këtë, thotë Desaulty:Ka qenë më e lehtë për të dërguar argjendin meksikan drejt lindjes,në Evropë,se sa ta shpërndanin ne rruge tokësore në Amerikën e Jugut nëpërmjet Brazilt. Në vend të kësaj, argjendi Potosit i cili shkoi në perëndim,shkoi se pari nëpër Acapulco,Lima dhe pastaj në tregjet e Kinës.
Dijetarët e dinin rrugën tregtare në perëndim para shume kohesh, por qe nuk bë e rëndësishme deri në fillim të 1700, thotë John Munro, një ekonomist në Universitetin e Torontos.
Kjo nuk është ende e qartë nëse këto monedha të veçanta britanike pasqyrojnë një tendencë të fuqishme në te gjithe Europën. Në punën e botuar vitin e kaluar, Desaulty ka analizuar monedha të ndryshme spanjolle dhe gjeti se ato përmbanin shumë pak argjend te Potosi-t dhe Meksikan deri në shekullin e 18-të.
Por Maria Filomena Guerra,e Qendres se kerkimeve dhe Restaurimeve Muséale në Paris, përdori një teknikë të ndryshme për të analizuar gjurmët e elementeve kimike që shfaqen në monedhat spanjolle,frënge dhe italiane. Ajo gjeti se argjendi i Potosit ka arritur ne Spanjë rreth viteve 1570, dhe ne France e Itali në vitin 1575.
"Spanja merr argjendin direkt nga Potosi,'' thotë Maria Filomena Guerra, "dhe kështu është e qartë se para se të arrijnë në vendet e tjera evropiane minierat argjendi në Meksikë duhet te kalonin nga Spanja."
http://www.sciencenews.org/view/generic/id/346607/description/Mexican_silver_made_it_into_English_coins
Arkeologji,histori,antikitet,mistere dhe paleontologji
Monedhat britanike jane prodhuar nga ari Meksikan
Arkeologji
Studimet kimike te monedhave të vjetra britanike po ndihmojnë për të zbuluar një mister të lashtë: Çfarë ndodhi me tërë argjendin që spanjollet kishin gërmuar në Botën e Re(kontinetin jugo-amerikan)?
Argjendi nga minierat meksikane filloi të përfshihet në monedhën britanike rreth mesit të 1550, siç tregohet nga një studim i ri. Por me argjendin nga minierat legjendare te Potosit, në ato rajone që sot është Bolivia,askush nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur deri gati një shekull më vonë.
Studimet e reja zbulojne te dhëna të vështira të teorive që bejne nje lidhje me ate se nje pjese e argjendit ka rrjedhur per te shkaktuar inflacion të çmimeve në të gjithë Evropën rreth viteve 1515-1650.
Minerale të tilla si ari dhe argjendi përmbajë gjurmë kimike me të cilat keto kanë 'lindur',si për shembull, në to gjenden përbërje bakri dhe plumbi. Anne-Marie dhe Francis Desaulty Albarède te leauruar në Lion, Francë, kane analizuar 15 monedha angleze,qe datojne në mes të viteve 1317 dhe 1640, me variacionet e tyre te bakrit ne argjend dhe ar.
Plumbi në të gjitha monedhat e arit përpara mbretërimit te Mari-as se I, e cila filloi mbreterimin në vitet 1553, tregon se mineral ishte të paktën 220 milion vjet, duke sugjeruar që të dy mineralet kanë ardhur nga shkëmbinjtë e lashtë të Europës Qendrore apo Anglise. Plumbi në monedhat e mëvoneshme tregoi një kontribut shumë më të lartë te argjendit,nën moshën 50 milion vjecare - duke na dhene detaje, se vinte nga minierat e Meksikës.
Monedhat tregojnë përmbajtje shumë te paket te argjendit te Potos-it, i cili ka karakteristika të ndryshme te dukshëme të plumbit nga ajo e minerave meksikane. Është e mahnitshme, sepse minierat e Potoso-it(Bolivise) kanë prodhuar me shume argjend se sa ato në Evropë.
Gjeografia mund ta shpjegojë këtë, thotë Desaulty:Ka qenë më e lehtë për të dërguar argjendin meksikan drejt lindjes,në Evropë,se sa ta shpërndanin ne rruge tokësore në Amerikën e Jugut nëpërmjet Brazilt. Në vend të kësaj, argjendi Potosit i cili shkoi në perëndim,shkoi se pari nëpër Acapulco,Lima dhe pastaj në tregjet e Kinës.
Dijetarët e dinin rrugën tregtare në perëndim para shume kohesh, por qe nuk bë e rëndësishme deri në fillim të 1700, thotë John Munro, një ekonomist në Universitetin e Torontos.
Kjo nuk është ende e qartë nëse këto monedha të veçanta britanike pasqyrojnë një tendencë të fuqishme në te gjithe Europën. Në punën e botuar vitin e kaluar, Desaulty ka analizuar monedha të ndryshme spanjolle dhe gjeti se ato përmbanin shumë pak argjend te Potosi-t dhe Meksikan deri në shekullin e 18-të.
Por Maria Filomena Guerra,e Qendres se kerkimeve dhe Restaurimeve Muséale në Paris, përdori një teknikë të ndryshme për të analizuar gjurmët e elementeve kimike që shfaqen në monedhat spanjolle,frënge dhe italiane. Ajo gjeti se argjendi i Potosit ka arritur ne Spanjë rreth viteve 1570, dhe ne France e Itali në vitin 1575.
"Spanja merr argjendin direkt nga Potosi,'' thotë Maria Filomena Guerra, "dhe kështu është e qartë se para se të arrijnë në vendet e tjera evropiane minierat argjendi në Meksikë duhet te kalonin nga Spanja."
http://www.sciencenews.org/view/generic/id/346607/description/Mexican_silver_made_it_into_English_coins
Edituar për herë të fundit nga Enigma-Explorer në Mon Nov 26, 2012 3:45 pm, edituar 3 herë gjithsej
Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji
Sekrete nga kohë të hershme,dy qytete të varrosura në deltën e Nilit
Në bregun verior të Egjiptit, aty ku delta e Nilit takon detin, qëndronin një herë e një kohë dy qytete me një pasuri dhe madhështi të tillë, saqë ishin shumë të famshëm në të gjithë botën e lashtë. Sot, ajo çfarë ka mbetur prej tyre qëndron e varrosur poshtë një cekëtine.
Rreth vitit 500 para Krishtit, portet e Heraklionit dhe Kanopusit Lindor ishin qendra tregtare të lulëzuara, portat hyrëse për në Egjipt për anijet greke që kalonin poshtë në Nili. Këto qytete ishin gjithashtu qendra shumë të rëndësishme fetare, me tempujt e tyre që joshnin mijëra pelegrinë çdo vit.
Franck Goddio i zhytur ne kerkim te antikiteteve
Megjithatë, deri kohët e fundit, pothuajse çdo gjë që dihej në lidhje me ta vinte prej teksteve të lashtë. Historiani grek, Herodoti shkruante në shekullin e pestë para Krishtit se ata dukeshin si ishujt e Egjeut, por ishin ngritur në mes të një kënete.
I frymëzuar nga këto rrëfime, biznesmeni dhe arkeologu francez, Franck Goddio, nisi të vëzhgojë zonën disa pak kilometra në perëndim të Deltës së Nilit, e quajtur gjiri i Abu Kir. Goddio ka kryer gërmime nënujorë në Aleksandrinë aty pranë që nga fillimi i viteve nëntëdhjetë. Por Abu Kir mund të sjellë rezultate edhe më entuziasmues.
Në vitin 2000, Goddio bëri të ditur zbulimin e dy grupeve rrënojash, duke përfshirë mure, tempuj etj. Ekipi identifikoi gjithashtu dy tempuj, që i dedikoheshin heroit grek, herakliut, si dhe perëndisë Amon (versioni grek i hyjit egjiptian, Amun). Pak më në veri të tempullit të Herakliut, zhytësit zbuluan shumë objekte bronzi, të cilët me siguri janë hedhur si dhurata në një lumë të lashtë. “Kemi gjetur depozita ritualësh që ishin bërë prej priftërinjve në vende që vetëm ata vetë i dinin”, thotë Goddio. “Ndihemi sikur jemi duke penetruar në zemër të liturgjisë së lashtësisë”.
Disa kilometra më tutje, grupi i dytë i rrënojave janë identifikuar si Kanopusi Lindor. Aty, zhytësit kanë zbuluar qeramikë, pjesë dyersh të tempujve, monedha me profilin e Kleopatrës, e cila sundoi Egjiptin në shekullin e parë para Krishtit, si dhe një faltore graniti ngjyrë të zezë nga shekulli 4 para Krishtit, dedikuar nga Nektanebo I, e cila përmban një seri mbishkrimesh astronomikë dhe kalendarikë.
Të dy qytetet ishin të lidhur nga një rrjet kanalesh dhe lumenjsh me një degëzim sot të palundrueshëm të Nilit. Ndërtesat e mëdha prej guri të qytetit kishin zënë vend në mbetjet e lumit, të varrosura nën rërë, të ndërtuara mbi baltë dhe rërë, pa patur një themel solid.
Kur Nili kishte përmbytje shumë të mëdha, pesha e shtuar e ujit do të ketë shkaktuar shembjen e terrenit nën ndërtesa. Dëmi mund të mos kish qenë kaq i rëndë në fillim. Të çara të mëdha nën disa prej ndërtesave në Kanopusin Lindor ishin mbushur qëllimisht me rërë, dhe sendet e gjetura, si dhe monedhat e gjetura në këtë vend datojnë që nga viti 740.
Megjithatë, kolona dhe statuja të shembura, si dhe skelete njerëzore bashkë me sende të vyera të gjetura nën muret e shembur, tregojnë se fundi ka ardhur shumë shpejt. Pas vitesh të tërë përpjekjesh me rrëshkitjen, një vërshim shumë dramatik që mendohet të ketë ndodhur në 741 apo 742 solli fundin e qytetit.
Gjatë po këtij vërshimi, kjo degë e Nilit mund të jetë zhvendosur në lindje. Për banorët e qyteteve, avantazhet ekonomike të ndërtimit në një vend kaq me rrezik ndoshta kanë eklipsuar gjykimet afatgjatë mbi sigurinë, një paralajmërim ky për qytetet bregdetarë të kohëve të sotme.
Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji
Zbulohet misteri 3000 vjecar
Shkencetaret kane zbuluar misterin mijravjecare per vdekjen e Ramses i III,nje nga faraonet e Egjiptit te lashte
Bazuar në studimin e publikuar në revistën “British Medical Journal", bëhet e ditur se në fytin e faraonit Ramses të tretë është gjetur një prerje vdekjeprurëse.
Dr. Albert Zink, paleipatolog nga Institui i Mumjeve në Itali pohoi se kanë analizuar trupin e Ramsesit të tretë të gjendur në një varr në afërsi të Luginës së Mbretërve dhe të djalit të Ramsesit princit Pentavere.
Trupat e ruajtur në muzeun e Kajros janë analizuar dhe u janë bërë analizat e ADN-së. Nga analizimi CT është parë se në fytin e faraonit Ramses ndodhej një e prerë e thellë në gjatësinë 7 cm.
Kjo prerje e cila mund të shkaktohet vetëm nga një thikë e mprehtë mund të shkaktojë vdekjen e personit brenda disa minutave. Dr. Zink gjithashtu theksoi se kanë gjetur edhe një nuskë ‘syri i Horusit’ e vendosur brenda prerjes.
Syri i Horusit në Egjiptin e lashtë ka simbolizuar perëndinë e Diellit nga syri i të cilit nuk shpëton gjë dhe që tregonte se çdo qëllim i brendshëm apo i jashtëm i njeriut dihet nga Perëndia./Start/A. K/
Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji
Historia e vërtetë e popujve të majave,nga fillesat e tij dhe deri sot
mayaMajat, të cilët edhe sot jetojnë në varësi robërie si fuqi punëtore në pronat bujqësore të fermerëve, janë të goditur edhe për shkak të projekteve të korporatave të mëdha: hidrocentraleve, eksploatimi i pasurisë së minierave dhe plantazheve të mëdha. Familjet që posedojnë tokë, kërcënohen me dëbim dhe shpronësim.
Ndryshimi i epokave që ndodhi, me përfundimin e ciklit të gjatë 5200 vjet sipas kalendarit të majave, që sensacionalistët e kanë shpallur si fundin e botës, ka tërhequr vëmendjen tek populli, i cili ka arritur shkallë të lartë të civilizimit të Amerikës parahispanike, ndërsa sot jetojnë në varfëri ekstreme, pothuajse skllavëri, të diskriminuar dhe shfrytëzuar.
Pasardhësit modern të popullit maja në shekullin XX kanë qenë viktimë e gjenocidit në Guatemalë, shtetin e vogël të Amerikës së Mesme, ku autoktonët përbëjnë gjysmën e popullsisë. Majat arritjet më të larta të civilizimit të tyre i kanë pasur në mes viteve 250 dhe 900 pas Krishtit në Amerikën e Mesme dhe në Meksikë, ndërsa në dekadencë janë zhytur në shekullin XIII.
Rënien e tyre e kanë përshpejtuar pushtuesit spanjollë, të cilët i kanë bërë robër dhe i kanë shfrytëzuar pa mëshirë, theksojnë historianët. Nga kolonizatorët spanjollë “populli lokal maja është konsideruar fuqi e lirë e punës, mjet për prodhim dhe janë përjashtuar nga jeta publike”, thotë antropologu i Guatemalës, Alvaro Pop. Gjendja nuk është shumë më mirë as sot në Guatemalë, ku jeton komuniteti më i madh i majave. E kanë të kufizuar qasjen në arsim, kujdes shëndetësor dhe shërbime bazike. Gjuhët e autoktonëve nuk janë të pranuara zyrtarisht.
Majat
Majat përbëjnë 42 për qind nga 14,3 milionë banorë të Guatemalës, ndërsa shkalla e varfërisë tek ata është 80 për qind. Sipas programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), 58,6 për qind e fëmijëve indigjenë janë të paushqyer kronikisht, me vdekshmëri alarmuese prej dyzet fëmijë në 1000 të porsalindur. Mjerimi social dhe eksploatimi kanë shkaktuar përfshirjen e Ushtrisë Zapatiste për Çlirim Kombëtar (EZLN) në shtetin Çipasu të Meksikës Jugore në vitin 1994. Lëvizja me orientim majtist ka luftuar për të drejtat e popujve indigjenë, mbrojtjen e tyre nga eksploatimi i qeverisë meksikane dhe përmirësimin e arsimit dhe zhvillimit të tyre.
Në Guatemalë, Majat kanë paguar çmim të lartë në periudhën e luftës qytetare prej vitit 1960 deri 1996. Njësitë ushtarake kanë fshirë nga harta fshatra të tëra duke zbatuar politikën e tokës së djegur në fillim të viteve 1980 në luftën kundër gueriljes marksiste. Gjatë këtij konflikti janë kryer më shumë se 600 masakra në popullatën indigjene, çka ka shkaktuar që dhjetëra e mijëra njerëz të kërkojnë shpëtimin në jug të Meksikës.
Përfaqësuesja e tyre më e njohur është Rigoberta Menchu, fituese e çmimit “Nobel” për paqe në vitin 1992. “Konflikti i armatosur është përdorur si pretekst që të zhduken fizikisht dhe shpirtërisht bashkësitë indigjene”, – akuzon Menchu. Me pretekstin që dëshirojnë të homogjenizojnë popullatën, qeveritë kanë zhdukur shpirtin e Majave ashtu që priftërinjtë e tyre i kanë zgjedhur për viktima. Sot në ato zona të Guatemalës është e pranishme shumë ushtria, në kuadër të luftës kundër trafikut me drogë në Shtetet e Bashkuara.
Majat, të cilët edhe sot jetojnë në varësi robërie si fuqi punëtore në pronat bujqësore të fermerëve, janë të goditur edhe për shkak të projekteve të korporatave të mëdha: hidrocentraleve, eksploatimi i pasurisë së minierave dhe plantazheve të mëdha. Familjet që posedojnë tokë kërcënohen me dëbim dhe shpronësim. Nga viti 2009, në Honduras zhvillohet konflikti i ashpër për tokë, për shkak të apetiteve të kultivuesve të mëdhenj të palmës afrikane, e cila përdoret në industrinë kozmetike dhe në bujqësi. Sot ndikimi i kulturës së Majave është ruajtur në jug të Meksikës, Guatemalë, Belize, Salvador dhe Honduras.
Loja se kur do të jetë fundi i botës vazhdon
Bota i shpëtoi fundit të saj, por të fiksuarit pas apokalipsit thonë se ka një datë tjetër.
Sipas tyre, apokalipsi do të ndodhë pas katër vitesh. Pasuesit e një kulti të quajtur “Shpata e Vëllazërisë së Zotit” thonë se fundi i botës do jetë më 1 janar 2017. Ata besojnë se profeti Gabriel u ka thënë atyre se koha e vdekjes do jetë në këtë datë dhe vetëm anëtarët e këtij kulti do mbijetojnë, ndërkohë që të tjerët do të zhduken në ferr. Shumë gazetarë ishin angazhuar dje për të raportuar për fundin e botës, por në ato vende ku pritej të kishte pelegrinë, siç është mali i shenjtë Bugarash në Francë, nuk pati atë dyndje njerëzish që pritej.
Çfarë ndodhi në 21 dhjetor?
Autoritetet kineze kanë arrestuar 1000 anëtarë të një sekti fetar, të cilët përhapnin panik për fundin e botës në disa provinca në këtë shtet. Sekti i quajtur “Almighty God” (Zot i Plotfuqishëm) prej disa ditësh ishte bërë “zëdhënës” i fundit të botës dhe mbarimit të jetës në tokë, duke shkaktuar panik të banorët. Sipas autoriteteve kineze, disa banorë në provincat ku ishin aktiv anëtarët e sektit kanë vrarë veten.
Reagimi i autoriteteve, veç panikut, duket se ka pasur edhe një tjetër motiv. Anëtarët e sektit kërkonin përmbysjen e regjimit aktual komunist dhe bënin thirrje për protesta masive kundër drejtuesve të partisë në rajonet e veçanta. Një zyrtar i policisë tha se sekti besonte tek djalli dhe anëtarët e tij thoshin se pas datës 21 dhjetor do të kishte tre ditë natë, ku do të shfaqej dhe i dërguari djallit. Thashethemet për fundin e botës kanë gjetur më shumë vend se kudo tjetër në Kinë. Sipas të dhënave zyrtare, filmi “2012”, i cili është një prodhim amerikan ku flitet për fundin e botës, është më i pari në kinema gjatë këtij viti në Kinë. Ndërkohë që në provincën Hebei, një fermer e kishte marrë më shumë se seriozisht fundin e botës dhe nis prodhimin e dhjetëra bunkerëve për t’i “paraprirë të keqes”.
Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji
Zbulohet fosili i dinosaurit me te madh ne bote
Rodolfo Garcia nga universiteti kombëtar Rio Negro pohon se Sauropodët kanë qenë shumë të gjatë dhe me bisht, kanë ngrënë bimë dhe se dhëmbi në fjalë i përket Titanozaurës, llojit më të zhvilluar të dinozaurëve.
Në lajmin e publikuar në revistën shkencore "New Scientist" Garcia thekson se gjatësia e Titanozaurëve arrinte në 30 m ndërsa pesha e tyre në 80 ton.
Duke pohuar se ky dhëmb mund t’i përkasë një koke shumë të madhe dhe një trupi gjigant, Garcia thekson se dinozauri në fjalë mund të jetë kafsha më e madhe e të gjitha kohërave.
Ndërsa Philip Mannion nga Universiteti Imperial i Londrës pohon se deri më sot nuk janë gjendur fosile të cilat mund t’i përkasin Titanozaurit më të madh por dhëmbi i gjetur mund të jetë i tij.
Në vendin ku është gjetur dhëmbi duhen zhvilluar kërkime më të hollësishme. Gjetja e një dhëmbi të tillë tregon se paleontologët duhet të kërkojnë një emër të ri për këtë lloj.
Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji
Me se ushqeheshin paraardhësit tanë para 3.5 milionë vjetësh?
Menyja e stërgjyshërve tanë të lashtë para tre milionë e gjysmë vjet është përbërë kryesisht nga barishtet tropikale dhe kallami, ka zbuluar hulumtimi i ri i udhëhequr nga ekspertët e Universitetit të Oxfordit.
Rezultatet e publikuar në numrin e ri të revistës “Proceedings of the National Academy of Sciences” kanë befasuar shkencëtarët sepse tregojnë që hominidët e lashtë shumë më herët se sa është menduar kanë ndryshuar mënyrën e ushqimit të zakonshëm për majmunët antropomorf, çka u ka mundësuar levizshmeri të madhe dhe pavarësi nga pyjet.
Ekipi ndërkombëtar i ka mbledhur të dhënat duke hulumtuar dhëmbët e fosilizuar të tre pjesëtarëve të llojit Australopithecus bahrelghazali, hominidëve të hershëm, mbetjet e të cilave janë gjetur në dy vende në Çad. Profesoresha Julia Lee-Thorp nga Universiteti i Oxfordit së bashku me ekspertët nga Çadi, Franca dhe SHBA-ja kanë analizuar izotopet e karbonit në dhëmbët e tyre dhe kanë zbuluar që menyja e tyre ishte e pasur me bimët e grupit, i cili sipas llojit të fotosintezës është i njohur si C4.
“Kemi zbuluar që hominidët e hershëm, të paktën në Afrikën qendrore kanë ngrënë ushqim i cili kryesisht është përbërë nga barishtet tropikale dhe kallami”, ka thënë Lee-Thorp, eksperte për analizat izotopike të fosileve nga Research Laboratory for Archaeology and the History of Art dhe ka shtuar: “Asnjë majmun humanoid afrikan, duke përfshirë edhe shimpanzenë, nuk hanë këtë lloj ushqimi pavarësisht asaj që gjendet me bollëk në vendet tropikale dhe subtropikale. Një përjashtim i vetëm janë babunët e savanës që edhe sot e hanë këtë lloj ushqimi. Kemi qenë të befasuar kur kemi zbuluar që hominidët e hershëm madje e kanë ngrënë në sasi më të mëdha se sa babunët.”
Hulumtimi i ri tregon që hominidët e hershëm kanë mundur të mbijetojnë në habitatet pa drunj, çka u ka mundësuar të braktisin pyjet dhe të hulumtojnë vise më të largëta. Më herët ekspertët kanë konsideruar që paraardhësve tanë të hershëm për këtë lloj ushqimi u janë dashur dhëmbë dhe muskuj më të fortë. Autorët supozojnë që me siguri nuk janë ushqyer me gjethet e bimëve tropikale por me rrënjët, bërthamat frytin e tyre, sepse gjethet shumë më shpejt shpenzojnë dhëmbët dhe janë më vështira të treten. Ekspertët nuk përjashtojnë mundësinë që Australopithecus bahrelghazali ka ngrënë edhe disa kafshë që janë ushqyer me barishte tropikale.
“Megjithatë, pasi që as njerëzit e as primatët tjerë nuk hanë shumë ushqim të kafshëve, ndërsa homonidët përveç kësaj nuk janë, sikurse mishngrënësit, të pajisur me dhëmbë të mprehtë, mund të supozojmë që kanë ngrënë direkt barishte tropikale dhe kallam”, ka shpjeguar prof. Lee-Thorp.
Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji
Zbulohet skeleti i anijes se peshkimit me te vjeter ne bote.Daton 8000 vjet me pare
Publikohet nje nga konstatimet që konsiderohet nga më i rëndësishmi qe kane ndodhur në vitin 2012.Zbulohet skeleti i anijes se peshkimit me te vjeter ne bote.
Arkeologët në Uljin, Korea e Jugut, kanë gjetur mbetjet e një anije peshkimi që ata besojnë se mund të jetë 8000 vjet e vjetër.
Ne ishim në gjendje për të identifikuar saktësisht se çfarë këto objekte ishin.Mbetjet e anijes janë ndoshta më te vjetra në llojin e vet, dhe ka ende për t'u zbuluar.Instituti ka botuar, ndër të tjera, imazhet pa te dhena,te një copë druri, pjesë e nje anijeje neolitike .
"Ne ishim në gjendje për të identifikuar saktësisht se çfarë janë këto artifakte, kur ato i kemi trajtuar për ruajtje", thote kreu i agjencise shtetërore te lajmeve Yonhap, Ku Kim Geun.
Forma e fragmentit të varkës se gjetur ,fillimisht ishte të vështire për të dalluar, se ata janë gjetur si një pjese e tokës në vendin e zbulimit.
Fragmenti i varkës së vogël është bërë nga druri kamfur.Lopata është bërë nga dru lisi.
Mbjetjet u gjeten gjate gërmimeve në dy metra nentokë, germime te cilat kishin filluar shtate vjete me pare.
Sipas njoftimeve,mbetjet skeletore te anijes janë gjetur në shtresën e katërt të germimit, duke na treguar se ato datojnë që në periudhën e Neolitit.
Arkeologët kanë zbuluar një total prej 5 shtresash, që përmbajne shume sedimente e mbetje,duke nisur qe nga mbetje kockash e skeleti peshku,qeramika dhe grepa peshku prej kockash, per peshkimi,te cilat datojne 8000 vjet me pare
Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji
Etruskët, popujt më enigmatikë të historisë
Janë një prej popujve më enigmatikë të historisë sonë. Gjuha e tyre dhe origjina e tyre mbeten edhe sot, një rebus i padeshifrueshëm. U shfaqën në brigjet tokësore pothuajse 3 mijë vite më parë. Po nga vinin? Dhe mbi të gjitha, si u zhdukën etruskët, qytetërimi më i lashtë i Italisë? Ndërkohë dokumentar italian i grupit “ECLISSIA”, il viaggio nel mistero” hedh hipotezën se ndoshta gjuha shqipe mund të deshifrojë gjuhën etruske.
Një hipotezë e re mund të hapë sot një të çarë në misterin e tyre të lashtë dhe të padepërtueshëm. Një e çarë e thellë tridhjetë metra, në thellësi të asaj toke që etruskët e konsideronin të shenjtë.
Bëhet fjalë për të famshmet “rrugë minerare” ciklopike të tyre, gërmime shumë të thellë të fshehur në vegjetim dhe të gërmuar vetëm me ndihmën e daltave dhe çekiçëve të vegjël. Studimi i rrugëve minerare nxjerr megjithatë në pah pikëpyetje trazuese: Për çfarë mund të shërbenin këto vepra kolosale? Përse çdo rrugë minerare kalon për një nekropol? Përse nga muret e lartë dalin në mënyrë të vazhdueshme hapje të varreve të lashtë? Përse kisha templare dhe ndërtesa të tjera si këto janë ngritur në afërsi?
Dhe si është e mundur që disa besojnë se, edhe sot, këto vende kanë një fuqi të veçantë, aq sa të celebrojnë në brendësi të tyre me rite spirituale? Shpjegimi i misterit duhet të kërkohet në ritet dhe në mitet etruskë. Perëndesha e Krijimit për etruskët ishte Uni, toka Mëmë. Fuqia e saj e shenjtë frymëzon në mënyrë të thellë të gjithë artin etrusk, tokësor dhe përtej tokësor.
Sipas legjendës, ishte mbreti i parë, Tarkun, që mori udhëzimet e shenjtë drejtpërdrejtë nga një qenie mbinjerëzore, Tages, një djalosh me zë plaku, i cili doli që nga dheu. Tages, përpara se të rikthehej sërish në nëntokë u dha Tarkunit dhe dymbëdhjetë priftërinjve etruskë (Lukumonët) Librat Akerontikë: tekste të shenjtë që flisnin për udhëtimin e shpirtërave përtej lumit të Adilës, drejt mbretërisë së nëndheshme të Hadit dhe Persefonit.
Është libri etrusk i të vdekurve, rruga drejt fundit. Pra, për etruskët ekzistonte në nëntokë një hyjni shpërndarëse e forcës dhe dijes. Gjithë kulti i tyre i Tokës është penetrimi fizik dhe ritual i botës së nëndheshme, në kërkim të dijes dhe të fuqisë së shenjtë. Por është edhe një tjetër qytetërim arkaik që nderon të njëjtin kult: janë inkasit e Perusë së lashtë. Mbretëria e nëndheshme e Ukupaçës është analoge me etruskët dhe zoti i tyre, Uasharinka, kur evokohet nga priftërinjtë inkas shfaqet ashtu si Tages, si një perëndi që shpërndan fuqi dhe dije.
Por nuk është kjo e vetmja analogji mes dy qytetërimeve…
Rrugët minerare duhet të jenë në këtë mënyrë shtigje të shenjtë, pasazhe ritualë që lidhnin qytetet e të gjallëve me ata të të vdekurve. Thellësia e tyre duhet të ketë shërbyer për t’i bërë më të afërt me nëntokën, në kontakt me atë që etruskët e konsideronin burimi i drejtpërdrejtë i fuqisë së shenjtë. E në çfarë mënyre kjo hipotezë duhet të jetë ende e lidhur me zhdukjen e etruskëve? Harta e rrugëve të shenjta të zbuluara deri sot tregon se si shpërndarja e tyre dukej se i bindej një projekti të madh gjeometrik. Duket se të gjithë këto rrugë të nëndheshme shkonin drejt një qendre precize gjeografike: liqeni i Bolsenës.
Velzna ishte emri i lashtë i Bolsenës, liqeni më i madh vullkanik i Evropës. Përreth liqenit ngrihej Fanum Voltumnae, pylli i shenjtë më i rëndësishëm i Etrurias, që i kushtohej perëndeshës së ujit. Liqeni u zgjodh nga priftërinjtë si omfalos, domethënë kërthizë e shenjtë e të gjithë qytetërimit etrusk. Këtu, një herë në vit, dymbëdhjetë Lukumonët mblidheshin për të festuar bashkimin shpirtëror të popullit etrusk. Në qendër të liqenit dalin dy ishuj: Martana dhe Bizentina.
Ky i fundit konsiderohej nga etruskët si një ishull i shenjtë, zemra e vërtetë gjeografike dhe shpirtërore e të gjithë “kombit” etrusk. Tempulli i madh e i shenjtë nuk është gjendur asnjëherë dhe tekstet e lashtë të bëjnë të mendosh se ndoshta u fsheh nga vetë priftërinjtë bashkë me kullat e tij, si dhe me thesaret e tyre të fshehtë. Bolsena ka megjithatë një ngjashmëri mbresëlënëse me Titikakën e Andeve, që ishte liqen i shenjtë dhe qendër spirituale e qytetërimit inkas.
Edhe në Titikaka dalin dy ishuj dhe edhe atje, inkasit zgjodhën njërin si kërthizën e tyre të shenjtë. Priftërinjtë thoshin se poshtë këtyre ujërave banonte shpirti i Uasharinkës. Pra për të dy qytetërimet, ishulli në liqen përfaqësonte portën e komunikimit me botën e shenjtë dhe të fshehtë të nëntokës.
Tamam ashtu si për inkasit, disa mendojnë se një pjesë e popullit etrusk mund të ketë vendosur të zhduket duke shkuar drejt nëntokës. Në këtë hipotezë, që më shumë ka elementë të fantazisë, ishulli i shenjtë bizentin përfaqëson një prej hyrjeve në mitiken dhe të mrekullueshmen Agartë. Agarta është bota imagjinare nëntokësore ku, sipas besimeve ezoterikë, jetojnë zotat e mëdhenj antikë, njerëz që mbajnë sekrete arkaikë dhe që në fshehtësinë e saj mund të mbajë edhe priftërinjtë e zhdukur etruskë.
Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji
Kisha ''Scientologe'' ka ndertuar nentoke nje ''Katedrale per alienet e hapsires''
Një gazetar britanik ka zbuluar një vend te fshehtë të kishes ''Scientology'',ku eshte pjestar i saj dhe Tom Cruise dhe thotë se është një "katedrale per alienet e hapësirës" që përfshin një mesazh masiv për UFO-t.
Siti, i vendosura në verilindje të New Mexicos,që eshte shtëpia e themeluesit të fesë së fshehtë, L. Ron Hubbard, në një bunker titani te mbyllur,te ndërtuar për t'i bërë ballë një shpërthim bërthamor,shkruan John Sweeney i BBC ne librin e tij të ri Panorama.
Dy simbole të mëdha shfaqen ne shkretëtirën e New Mexico dhe thuhet se eshte shënuar vendi i një bunkeri të fshehtë.
Kompleksi është i vendosur në afërsi te Mesa Huerfanita, tri orë në veri të Roswellit. John Sweeney thote se ne kete territor ështe një strehë e sigurt me një bunker nëntokësor në gjendje të përballojnë një holokaust bërthamor. Një pistë zbritjeje në sipërfaqe ofron qasje per aeroplane, ndërsa simbolet në siperfaqen e shkretëtirës janë të dizajnuara dhe dyshohet të jenë të dukshme nga hapësira.
Brenda kompleksit bunker është thënë se gjendet një kasafortë në të cilën janë ruajtur disqe ari te gdhendur me tekstet origjinale të themeluesit te 'Scientology', L. Ron Hubbard.Kisha Scientology as ka konfirmuar e as ka mohuar lidhjen e tyre me vendin e fshehte dhe deri më tani nuk kanë qenë në dispozicion për komente.
Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji
Si eshte qeverisur bota dhe nga kush ...?
Na ishte një herë një mbret… Madje, ishin tre: një mbret-prift, një mbret-luftëtar dhe një mbret-perëndi. Janë modelet bazë të monarkisë, ndoshta forma më e lashtë e qeverisjes. Por fytyrat e kësaj figure paraprirëse të historisë kanë qenë në fakt shumë më tepër. Nuk dimë se si quhej i pari njeri i kurorëzuar. Por dimë që qytetet e lindur mes Nilit dhe Mesopotamisë më shumë se 6 mijë vite më parë qeveriseshin nga sovranë. Dhe që ai monarku i parë (nga greqishtja, “ai që qeveris i vetëm”) ka qenë ndoshta një shaman apo një prift.
Paraardhësi i faraonëve egjiptianë, “Mbreti Akrep” i kronikave gjysmëlegjendare të Luginës së Nilit i njihte sekretet e vërshimeve të Lumit të shenjtë, të cilat dinte t’i parashikonte dhe si rrjedhim edhe ti shfrytëzonte. Kontrolli mbi rubinetin e prosperitetit egjiptian i siguroi atij një vend në majën e piramidës sociale. Ishin ata si ai që nisën të përdorin një prej shenjave më të lashta dhe më të përhapura të pushtetit: skeptrin, në formën e shkopit apo bastunit të komandës. Një shkop magjik që bashkën tokën dhe qiejt.
Dinastitë
Mbreti Luan ishte edhe paraardhësi i parë i asaj që disa egjiptologë e quajnë “dinastia zero”. Dhe nuk ka monarki pa dinasti. “Edhe monartkitë siç i kemi njohur prej shekujsh në perëndim bazoheshin në norma shumë të ngurta të linjës së vazhdimësisë”, pohon Maqria Antonetta Visceglia, docente e historisë moderne në Universitetin La Sapienza të Romës dhe autore e librit “Rite të oborrit dhe simbole të mbretërive”.
“Vdekja e mbretit shënonte gjithmonë një moment pasigurie. Funerali mbretëror shërbente pikërisht për të projektuar në mënyrë publike sovranin e ri dhe për të shpallur vazhdimësinë e pushtetit”. Shpallja që në Francë shënonte kalimin nga një sovran tek tjetri (“Mbreti vdiq! Rroftë mbreti”) ishte në fund të fundit një shmangie e atij boshllëku të pushtetit. Sepse të mbeteshe pa monark ishte pak si të mbeteshe pa perëndi.
Hyjnorë
Gjithmonë në zonën mes Egjiptit dhe Mesopotamisë ndodhi që mbreti-prift u ngrit nga një ndërmjetës mes njerëzve dhe hyjnive, në një perëndi në vetvete. Shumë shpejt edhe tek popujt që udhëhiqeshin nga luftëtarë, si ititët dhe persët, mbreti luftëtar i origjinës u shndërrua në një lloj perëndie.
E madje edhe në Romë ku nga monarkia e kohëve të hershme (ndoshta me prejardhje etruske) ishte kaluar në qeverisje republikane, në fund të fundit ngrihej në qiell imperum (e drejta për të komanduar) duke u frymëzuar nga shembulli lindor. Hapin e madhe bëri Oktavian Augu=sti i hyujnizuar si Jul Cezar në vitin 42 para Krishtit. Por, prototipi ishte io mëhershëm: Aleksandri i Madh (356-323 para Krishtit). NJë model shumë efikas sepse lejonte, falë karizmës perandorake dhe ceremonive publike, që të mobilizoheshin masa të mëdha njerëzish.
“Aleksandri ishte në të vërtetë pasardhësi i tiranëve grekë të shekullit IV para Krishtit, që ndoshta përfaqësonin eksperimentin politik me sukses më të madh pas krizës së demokracive (Athinë) dhe oligarkive (Sparta)”, shpjegon Mario Vegetti, një prej historianëve italianë më autoritarë sa i përket historisë së botës së lashtë. “Kishte hipur në fron si një pasardhës i ligjshëm i mbretit të Maqedonisë, por prestigji dhe pushteti i tij buronin nga pushtimet ushtarake dhe nga efikasiteti i qeverisjes.
Për t’u bërë i pranueshem për popujt lindorë që kishte pushtuar kërkoi mbështjellën fetare, duke u prezantuar në Egjipt si bir i perëndisë Amon, ndërsa në Persi si mbret i hyjnizuar”.
Pa mbret?
Megjithatë, jo të gjithë shtetet e lashtësisë kishin sovranë. “Greqia, përpara Aleksandrit të Madh nuk njihte regjime monarkikë”, vazhdon Vegetti. Ndonëse dallimi mes mbretit (i legjitimuar nga prejardhja dinastike) dhe tiranit (mbajtës i një pushteti të paligjshëm) ishte i njohur në epokën klasike, gjuha e zakonshme shpesh herë nuk bënte dallim mes basileus (sovran) dhe tyrannos.
Monarku absolut që nuk prekej fare prej ligjit konsiderohej si karakteristik në botën orientale. Aristoteli thoshte se të gjithë vartësit e Mbretit të Persisë gjendeshin në kushte skllavërie dhe tmerri e frika nga tirania ishin kaq të forta saqë vetë Perikliu (shekulli V para Krishtit) u akuzua për sjellje despotike nga ana e athinasve. Historiiografi Tucididi e përcaktonte regjimin e tij si “në teori një demokraci, por në fakt qeverisja e njeriut më të mirë”. Por Perikliu duhej të kishte gjithmonë kujdes sa i përket sjelljeve të tij në ansamblenë e qytetarëve, reagimeve të së cilës i druhej shumë”.
Po ç’mund të thuhet për mbretërit që takojmë tek Iliada dhe tek Odisea? Agamemnoni, Nestori apo Uliksi ishin trashëgimi të një epoke në të cilën demokracia, në Greqi, ashtu sikurse kudo tjetër, nuk njihej ende. “Ishin mishërimi i fundit i wanax, mbreti i qytetërimit Mikenas (shekulli XVII-XII para Krishtit): një replikë, në shkallë të zvogëluar e sovranëve lindore”, vazhdon Vegetti. “Wanax mbretëronte në një shoqëri ku burokracia mbretërore kontrollonte veprimtarinë ekonomike, administronte drejtësinë, dominonte rrethinat. Por pushteti i saj ishte i kufizuar nga një klasë priftërinjsh nga e cila me shumë gjasa varej pushteti dhe ligjshmëria e saj”.
Të parazgjedhur
Pra, pak a shumë kuptimi i mbretërisë ka qenë gjithmonë i shoqëruar me shpjegimin: ruajtje e traditës dhe vazhdimësi e dinastisë. Në fakt nuk kishte mbret pa ritin që e shoqëronte në legjitimimin e tij dhe ku vihej theksi sidomos në karakterin e shenjtë të tij. Më i rëndësishmi i këtyre riteve, me origjinë shumë të largët, por i perfeksionuar në Mesjetë, ishte ai i konsakrimit: “Artikulohej në faza të ndryshme: veshja, betimi, dorëzimi i flamurit dhe kurorëzimi”, thotë Maria Antonetta Visceglia.
“Ishte një rit kalimi të pushtetit që transformonte protagonistin (princin zakonisht) duke e shndërruar në persona mixta¨ një njeri që kishte diçka hyjnore në vetvete”. Shumë rite konsakrimi parashikonin, përpara dorëzimit të simboleve, vajimin: një lloj pagëzimi mbretëror. “Që atëherë, mbretërit “barbarë” visigotë vajiseshin përpara se të hipnin në fron, por riti e ka origjinën që në konsakrimin e Pipinit të Shkurtër, 791”.
Sovranët e Francës dhe të Anglisë pas vajimit thuhej se përftonin edhe fuqinë e shërimit, me prekjen e tyre, nga disa sëmundje. “Nga ana tjetër, jo të gjithë “vajiseshin”: nuk bëhej kjo me mbretërit e Kastijës dhe Aragonës, as edhe ata të Spanjës. Në çdo rast, mbretërit perëndimorë nuk bëheshin asnjëherë mbretër-priftërinj si homologët e tyre bizantinë”. Edhe sepse në Evropë ekzistonte tashmë një sovran absolut, i cili bashkonte pushtetin spiritual dhe atë tokësor: Papa.
Kundërfuqi
Hyjnor apo gjysmëhyjnor, po të vëresh me kujdes asnjë mbret nuk ka qenë me të vërtetë “i vetmi në komandë”. Pushteti mbretëror duhej të bënte llogaritë edhe me kundërpushtetet apo kundërfuqitë, të forta në një slalom mes komplotesh dhe uzurepatorësh. Faraonëve u kundërvihej kleri i qyteteve të shenjtë (Menfi, Abidos, Karnak). Perandorëve romakë u kundërvihej aristokracia e senatorëve. Ata bizantinë kishin të bënin me peshkopët.
Nga ana tjetër, Papa (i vetmi monark absolut që është ende në fuqi në perëndim) që me fillimin e viteve një mijë ngriti një kurth të suksesshëm ndaj sovranitetit të perandorëve gjermanë. Ndërsa në Angli, ishin baronët që vunë në frerë pushtetin e mbretit me anë të Magna Carta-s (1215), që është praktikisht embrioni i monarkisë kushtetuese. Madje edhe sovranët e Francës (të paktën deri në “revolucionin absolutist”) të Luigjit XIV kishin të bënin shumë me eminencat gri, si kardinalët Richelieu dhe Mazarino.
“Sipas disa historianëve, absolutizmi është një mit, një legjendë”, shpjegon Visceglia. “Pushteti i sovranit ishte i kufizuar nga ai i rendeve të tjerë shoqërorë: privilegjet e fisnikërisë, gjykatat e drejtësisë, të drejtat e profesioneve, ushtrisë dhe bashkimeve të qytetarëve, instancave të parlamenteve”. As edhe ancien regime nuk ishte monolit: ishte një shoqëri komplekse, e përfshirë nga konfliktet.
“Prej këtyre konflikteve, institucioni monarkik pësoi ndryshime gradualë: e demonstruan në mesin e viteve 600 revolta kundër absolutizmit e dinastisë Stuart në Angli (Karli I kishte shpërndarë Parlamentin), Fronda franceze dhe revolucioni i vitit 1789”. Përplasje që transformuan, në një periudhë afatgjatë shumë mbretëri në monarki parlamentare dhe sovranët e tyre në krerë “të thjeshtë” shteti. E megjithatë, miti i “Mbretit të Madh” vazhdon të ekzistojë edhe sot e kësaj dite në atributet që ne i japim persait Kir, “i Madhi”, Aleksandrit dhe Karlit “të Madh”, Frederikut dhe Pietrit “të Madh”.
Modele
“Të mëdhenj” ishin një kohë sovranët që shndërroheshin në modele për t’u ndjekur nga pasardhësit e tyre”, shpjegon eksperti. “Si mbretërit-ptofetë të Testamentit të Vjetër, “të drejtët” David dhe Solomon, apo themeluesi i perandorisë së parë që bashkoi Lindjen dhe Perëndimin, Aleksandri i Madh. Nga figurat e tyre të idealizuara burojnë tiparet kryesorë të sovranitetit të bazuar në parimin e madhërisë dhe mbi virtytet e drejtësisë dhe barazisë, por edhe ata të shenjtërisë”.
Pushtimet ushtarakë dhe diplomatikë kishin rëndësi, por fatin e një monarku të mirë e bënte mbi të gjithë shenja e mirë që kish lënë pas për pasardhësit. “Madhështia në arkitekturë ishte tashmë shenjë madhështie”, pohon Visceglia. “Por të lëvdoje dhe ngrije lart një mbret si të shenjtë, kjo qe një shenjë që po lartësonte të gjithë dinastinë. Kështu, fama e një monarku ndërtohej pas vdekjes së tij, duke i atrubuar kronaka dhe portrete, apo edhe episode çudibërës.
Sovranët e të tjerëve, nga Amerika në Kinë
Figura e mbretit është universale. Bëjnë përjashtim popujt nomadë (që megjithatë kanë pasur edhe ata mbretër-luftëtarë të mëdhenj, si huni Atila apo mongoli Genghis Khan). Përtej oqeanit, në perandorinë e Inkasve në Ande mbreti, Qhapaq Inca konsiderohej me origjinë hyjnore dhe si i tillë edhe nderohej. Pak a shumë në të njëjtën periudhë në Meksikë mbretëronte një tjetër perandor, ai i Aztekëve.
Ndërsa Majat ishin të organizuar në qytete-shtete që përgjatë historisë së tyre mijëvjeçare qeveriseshin nga sovranë të dinastive. Edhe në Azi, monarkitë me trashëgim kanë qenë gjithmonë në plan të parë: nga India e perandorisë Moghul tek Kina, mozaik etniko-politik i “homogjenizuar” vetëm nga centralizimi prej figurës gjysmë hyjnore të perandorit, deri tek mbretëria Khmer në Kamboxhia. Mbreti-luftëtar i stepave orientale ishte në fakt Khani i Madh i perandorisë mongole. Absolutizmi i tij i bazuar në forcën ushtarake shërbeu si model për carët rusë dhe perandorinë e tyre centraliste.
Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji
Ne nje kungull të thatë ruhej gjaku i Louis te XVI?
Shkencëtarët kanë konfirmuar vërtetësinë e një mostër të gjakut,qe thuhet të jetë ajo e mbretit francez.
Mbreti Louis XVI i Francës u dënua me vdekje me prerjen e kokës në Paris, më 21 janar 1793. Pas ketij akti te prerjes se kokes,disa nga njerëzit qe ishin te pranishem ne ekzekutim kane zhytur shamite e tyre në gjakun e tij. Tani shkencëtarët besojnë se kanë identifikuar një mostër te këtij gjaku, i cili kishte qenë mbajtur për shekuj si një suvenir brenda një kungulli të thate.
Për të provuar origjinën e gjakut, shkencëtarët kane nxjerrë ADN nga kjo 'mbeurine' gjaku te ruajtur ne frutin e kungullit per ta krahasuar me ADN-ne e njerit nga linja mbreterore e tij. Për ta çimentuar kete bindje, ekipi i shkencetarve ka krahasuar ADN-ne e Mbretit Louis XVI me ADN që u mor nga koka e mummifikuar e Henri IV,i cili ishte paraardhësi i Louis XVI qe kish jetuar ne shekullin e 16."Ky studim tregon se (pronarët e ADN-s) ndajnë një trashëgimi gjenetike te kaluar përmes linjës atërore," thote mjeku-ligjore,patologu Philippe Charlier.
Pra si si rezultat i ballafaqimit te ADN-s,rezulton se gjaku i ruajtur ne frutin e kungullit i perket trupit te Mbretit Luois te XVI te Frances.Gjithashtu keto te dhena te ADN-s mund të përdoren për të deshifroj kodin gjenetik te monarkut te fundit absolut të Francës dhe të afërmit e tij.
Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji
Të varroset apo te qendroi i balsamosur..?Polemika per Leninin në Rusi
Mauzoleumi i Leninit është mbuluar nga një kupolë e madhe e bardhë dhe është mbyllur për publikun për riparime, por edhe më shumë njerëzit në Moskë këto ditë kanë debatuar nëse udhëheqësi i parë sovjetik më në fund duhet të varroset apo jo.
Varri, i cila vazhdon të jetë një destinacion turistik, është mbyllur për katër muaj e i është nënshtruar restaurimit, kohë gjatë të cilës trupi i liderit revolucionar do të qendrojë i palëvizur, por jashtë syve të publikut siç raportojnë media ruse.
Shumë në Moskë, megjithatë, janë të mendimit se ka ardhur koha që Rusia të mbyllë një kapitull të mbetur të paktën simbolikisht ende hapur.
"Sigurisht, është koha për ta varrosur (Leninin), sepse gjenerata moderne praktikisht nuk e di se kush apo çfarë është Lenini"- thotë Klavdia, banore e Moskës.
Babai i Bolshevizmit ka qëndruar i ekspozuar në një varr graniti të kuq që pas vdekjes së tij më 1924. Anëtarët e pakësuar të partisë së vjetër komuniste ende e konsiderojnë atë si një simbol të Rusisë dhe të kaluarës të Bashkimit Sovjetik.
Por një sondazh online në vitin 2011 morri më shumë se 200.000 përgjigje, e zbuloi se 69 përqind e të anketuarve mendonin se ishte koha për të varrosur Leninin dhe trashëgiminë e tij. Megjithatë ende asnjë propozim ligjor nuk ka mbërritur në Dumën ruse.
Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji
Misteri i reres qe bene muzike
Kur Marco Polo i degjoi ne Kine, ai dyshoi per shpirtra te keqinj. Kur banoret e Copiapo, ne Kili i degjuan ato te vinin prej nje kodre rere, ata fajesuan majen El Bramador.
Shkencetaret ne ditet e sotme e quajne “rera qe kendon” por megjithate ato i referohen te njejtes gje: kur grimcat e reres rreshkasin neper slopet e disa lloje dunash rere, ato prodhojne nje zhurme te thelle qe eshte e degjueshme qe shume milje larg.
Por se si keto duna prodhojne ‘muziken’ e tyre mbetet ende nje mister i madh. Nje mister tjeter dhe nje pyetje tjeter ende e mbetur pa pergjigje eshte se si duna te ndryshme prodhojne melodi te ndryshme, dhe se si disa prej tyre mund te kendojne edhe me shume se nje note ne te njejten kohe.
Tre biofizikante mendojne se ata e kane mesuar pergjigjen. Nuk eshte patjeter levizja e oqeanit me rere qe e percakton noten; por eshte madhesia e grimcave, megjithese se perse eshte kaq e rendesishme madhesia eshte ende e panjohur.
Kerkuesit fillimisht gjurmuan disa duna kenduese, nje ne Marok dhe tjetren ne Oman. Ata zbuluan qe kodra Marokene kendonte ne nje 105 Hz te qendrueshem, ndersa dunat ne Oman kendonin ne nje game qe shkonte nga 90 deri ne 150 Hz.
Me identifikimin e tingujve, ekuipazhi mori me vete 50 kg nga rera ne Marok dhe 100 kg nga rera ne Oman dhe i cuan ne laboratorin e tyre ne Paris ne Diderot Unoversity.
“Nese deshiron qe ta hedh te kendoje, do te te duhet shume.” – vuri ne dukje drejtuesi i studimit, Simon Dagois-Bohy.
Berja e mini-ortekeve.Ne laborator, ekipi rikrijoi orteket ne nje miniature, duke analizuar keshtu shpejtesine, thellesine dhe perberjen e kaskadave. Sipas rezultateve, u zbulua qe grimcat e reres se Marokut jane pothuajse te gjitha e te njejten madhesi – 160 e milionta e nje metri apo mikronesh, ndersa grimcat e rerave te zhurmshme te Omanit, variojne nga 150 dhe deri ne 300 mikrone.
Por kur rerat e zhurmshme ishin situr ne 200 deri ne 250 thermiash mikrone, tonet qartesoheshin ne nje ton te vetem.
“Edhe ne ngelem te habitur kur mbas shume eksperimentesh arritem ne kete rezultat. Ne fakt eshte madhesia e grimces qe kontrollon tingullin qe leshohet.” – tha Dagois-Bohy.
Se perse ndodh kjo saktesisht, dhe se si eshte krijuar tingulli eshte ende e paqarte. Do te nevojiten ndoshta edhe shume eksperimente apo kerkime te tjera per te zbuluar dicka.
Megjithate shkencetaret mendojne qe gjate nje orteku, grimcat e reres levizin se bashku me secilen prej tyre qe perplaset dhe rrotullohet rreth fqinjes dhe krijuar keshtu nje sasi te madhe perplasjesh. Grimcat me te medha te reres levizin rreth njera tjetres me ritme me te ngadalta, dhe e kunderta ndodh me grimca me te vogla.
“Cdo perplasje krijon nje tronditje qe te ishte vetem,m do te ishte e padegjueshme. Por duke i shtuar ato te gjitha se bashku dhe ne kushtet e duhura dhe atehere krijohet tingulli i miliona tronditjeve te vogla.” – tha ai.
“Tani ne jemi duke punuar per te zbuluar se kush jane keto kushte.”
Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji
Histori.Kur njerëzit zbuluan djathin...?
Më shumë se 7,000 vjet më parë, njerëzit prehistorike në Saharane afrikane kishin bërë produktet e qumështit, të tilla si kos, gjalpë dhe djathë.
Zbulimi, bazuar në identifikimin e yndyrave të qumështit në enet qeramike antike të gjetura në Libi, është i pari zbulim që siguroi një datë përfundimtare për bujqësinë e qumështit te hershme në Afrikë. Shtimi në gjetjet nga Evropa dhe Lindja e Mesme, pikat e studimi për produktet e qumështit si një arsye kryesore pse njerëzit në shumë vende mund të kenë zgjedhur të heqin dorë nga jetesa gjahtar-mbledhës në favor të një ekzistence më të vendosur per prodhime nga vete njeriu.
Shkencëtarët mund të jenë pranë zbulimit të origjinës së prodhimit të djathit, pas gjetjes së provave të reja mbi këtë aktivitet mijëvjeçar. Por çfarë shijeje mund të ketë pasur djathi neolitik? Në të vërtetë askush nuk e di se kur njerëzimi filloi për herë të parë të prodhojë djathë duke përdorur qumësht, megjithëse është e kuptueshme se djathi mund të jetë shpikur si një formë konservimi kalorish për të mos lejuar qumështin të prishej dhe të shkonte dëm. Por së fundmi, 34 enë me vrima që mund të jenë përdorur për kullimin e qumështit të thartuar, me moshë mbi 7500-vjeçare, u zbuluan në Poloni.
Është një provë e qartë se prodhimi i djathit në Europë ka ekzistuar të paktën nga koha neolitike dhe zbulimet u publikuan në gazetën shkencore “Nature”.
“Ne analizuam disa fragmente të poçeve nga rajoni i Kujavias në Poloni, të cilat kishin vrima të vogla të ngjashme me enët që vijojnë edhe kësaj dite të përdoren për prodhimin e qumështit”. thotë Melanie Salque nga departamenti i kimisë në Universitetin e Bristolit. Sipas saj, ka shumë gjasa që këto enë të jenë pikërisht për prodhimin e djathit, pavarësisht se mund të jenë përdorur edhe si kapakë për prodhim birre apo për gatime të tjera. Për më tepër, duke analizuar mbetjet në fund të poçes, u zbuluan gjurmë qumështi, gjë që vërteton hipotezën e parë.
Por shkencëtarët sërish shtrojnë pyetjen se si mund të ketë qenë shija e një djathi të prodhuar në enë të tilla. A është e mundur që njerëzit prehistorikë kanë prodhuar djathë edhe 7500 vjet më parë?
“Lënda e parë për prodhimin e djathit është qumështi dhe vetëm kafshët e zbutura për përdorim familjar mund të milen. Kështu, ka pak gjasa që prodhimi i djathit të ketë filluar më herët se kaq”, thotë Salque.
Shembuj të tjerë të enëve të përdorura për rrjedhjen e ujit të djathit, janë zbuluar në Lindjen e Afërt dhe kanë qenë 8 mijë vjet të vjetra, por nuk ka prova që të sugjerojnë se ato qenë përdorur pikërisht për këtë qëllim.
Prova e vetme e shkruar mbi prodhimin e djathit në histori vjen nga 5 mijë vjet më parë, pra shumë më vonë sesa provat e reja të zbuluara në periudhën arkeologjike.
“Pyetja është se sa kohë iu desh njerëzve të zbulojnë teknologjinë e transformimit të qumështit në një produkt të fermentuar dhe në fund, në djathë. Kjo është vështirë të zbulohet”, thotë dr. Peter Bogucki nga Universiteti Princeton.
“Por ajo që mund të themi është se kjo qe një shpikje e madhe e periudhës neolitike, pasi krijoi një produkt të magazinueshëm nga një lëndë shumë e rrezikuar nga prishja si qumështi. Kjo gjë duhet të ketë ndodhur pak mijëvjeçarë pas zbutjes së parë të kafshëve si gjedhi, delet dhe dhitë”.
Popullata në atë kohë e kishte shumë të nevojshme një shpikje që do t’i lejonte të ruanin sasi të mëdha qumështi për konsum gjatë muajve të dimrit apo për ta pasur më të lehtë transportin, besojnë shkencëtarët. Ata besojnë gjithashtu se njerëzit në atë kohë nuk kishin tolerancë ndaj laktozës.
“Përpunimi i qumështit në djathë pakëson sasinë e laktozës. Studime gjenetike kanë treguar se organizmi i njeriut në atë kohë nuk kishte tolerancë ndaj laktozës”, shpjegon Salque. Në këtë mënyrë, prodhimi i djathit i lejonte ata të konsumonin bulmet pa efekte negative shëndetësore. Prodhimi i djathit tregon gjithashtu se njerëzimi nuk është se thjesht po vriste kafshët për konsum, por po i mbarështonte ata për qumësht. Prodhimi i djathit besohet se qe një mënyrë shumë më ekonomike e bujqësisë në kohën neolitike, pasi kafshët u zbutën për herë të parë në Lindjen e Mesme.
“Ti mund të marrësh qumësht, por nuk mund ta magazinosh atë pra është një shpikje shumë e rëndësishme të vendoset në raft vlera ushqimore e qumështit duke e bërë atë djathë”, thotë Andrew Dalby, një historian që ka shkruar një libër të posaçëm për djathin. Zbulimi i djathit mund të ketë qenë edhe aksident, pasi njerëzit filluan të magazinonin qumësht në stomakë kafshësh për transportim.
“Vendosja e kripës në djathë mund të jetë shfaqur bashkë me vetë djathin… ndoshta në mënyrë të pandërgjegjshme për shkak se ti ke nevojë për renet [një kompleks enzimash] për të mpiksur djathin”, thotë Dalby. Për shpikjen e djathit duhet të ketë pasur nxitje të madhe, veçanërisht në Azinë e Afërt, ku temperaturat e larta e bëjnë të shkurtër jetesën e qumështit.
Studime mbi kockat e kafshëve të gjetura në vende arkeologjike, tregojnë se gjedhi ka qenë kafsha më e përdorur që në kohët e vjetra. Kjo të krijon idenë se djathi nga qumështi i lopës mund të jetë shfaqur në fillim.
Sot bota ka me mijëra lloje të ndryshme djathi në të gjitha kontinentet.
Historia e djathit
Parmixhani e ka origjinën në shekullin e 13 dhe është përmendur te Dekameroni i Xhovani Bokaçios ku ai përshkruan “një mal të prodhuar nga djathi parmixhan”. Parmixhani u bë popullor në Britani në shekullin e gjashtëmbëdhjetë kur Papa Juli i Dytë i ofroi Mbretit Henry VIII si dhuratë njëqind rrota me parmixhan.
Brie qe djathi i monarkëve në Francë gjatë shekullit të 14. Një autor anonim shkroi në ditarin e tij se ashpërsia e luftës mund të matet me sasinë e djathit brie që arrinte në Paris.
Çeshairi është pothuajse djathi më i vjetër i Britanisë, njihet si i prodhuar së paku nga shekulli i 12-të. Variacionet e djathit nisën pikërisht në këtë periudhë.
Origjina e bujqësisë
Bujqësia shpesh konsiderohet si një nga ndryshimet më të mëdha në historinë njerëzore, si pika kur njerëzit filluan të prodhojnë ushqim në vend që thjesht të mblidhnin çfarë bënte natyra e të vrisnin kafshët e egra.
Bujqësia mendohet se është shfaqur në Siri dhe Irak mes viteve 11 mijë dhe 9 mijë para Krishtit.
Hannah Briggs, BBC
Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji
Tennessee (USA): ende ngordhje misterioze e shpendeve
Një skenë tmerrshme eshte 'paraqitur para syve të banorëve të një qyteti të vogël në Tenesi ditën e fundit të 2012, ku dhjetra shpendëve të pajetëbinin ne nje në një korsi të autostrades Creek Boyd Highway.Shpendet e gjore ishin përhapur edhe në një fushë në anët e rrugës dhe shumë prej tyre ishin ende duke u perpelitur per ngordhje kur këto foto janë marrë.
Sipas një dëshmitari okular "ishte një skenë e tmerrshme për të parë të gjitha ato shpendë duke ngordhur'', sikur ishin goditur papritur nga një forcë misterioze dhe e bënin ato të bien në tokë të pajete.
Ekspertët kanë mbledhur disa mostra për testim laboratorik.Por nuk eshte hera e parë që ata merren me këtë fenomen, që në shumicën e rasteve nuk kanë dhenë asnjë shpjegim shkencor.
Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji
Meksikë: Petroglifet misterioze në Las Labradas
Pesëdhjetë kilometra në veri të Mazatlanit Sinaloa,në Stao, në veri-perëndim të Meksikës, është një plazh i njohur si Las Labradas ku ka shumë gurë në të cilën u zbuluan më shumë se 600 petroglyphes. Tani hetuesit meksikanë kanë zbuluar vende të tjera arkeologjike në zonë, që datojnë në periudhën Arkaike (2500-1000 pes), së bashku me një tjetër vend qe mund të sigurojnë të dhëna për krijuesit e petroglyphs në Las Labradas.
Sitet arkeologjike që janë identifikuar në këtë zonë janë rreth 22 dhe janë të gjitha shenja të qarta të veprimtarisë njerëzore. Nga këto 22 vende janë studiuar katër në mes të viteve 2010 dhe 2012.Arkeologu Joel Santos Ramirez, i Institutit Kombëtar të Antropologjisë dhe Historise (INAH) dhe ekipi i tij kanë zbuluar qeramika varrimi të shumta nga pesë individë, dy meshkuj të rritur, dy adoleshencë (një mashkull dhe një femër) dhe një fëmijë ku të gjithë,përveç fëmijës,kane gjymtime dentare: dhëmbët janë lemuar për të formuar një "V". Dy prej individëve, kishin një deformim të kafkës, një praktikë e zakonshme në mesin e popullit të Sinaloas.
Karakteristikat fizike të varrimeve kane lejuar arkeologun Santos Ramirez për të dhënë spiegime për kulturën perëndimore të Aztatlànit,qe kane qene aktiv në mes të viteve 750 dhe 1250 pas Krishtit. Në mesin e qeramikave u zbulua një copë, e zbukuruar me rrathë koncentrikë, të cilat janë tipare kryesore në shumë petroglyphes te Las Labradas,por edhe ne mjaft petroglyphes në vendbanimet e Sinaloas dhe kulturës e quajtur Chicayota. Ramirez mendon se është vetëm kultura Chicayota që ka prodhuar petroglyphes ne fjale
Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji
Mistere qe nuk njihen nga kushdo
Udhëtimet kanë bukurinë e tyre jo vetëm sepse shikon vende të panjohura më parë por edhe për faktin që mëson më shumë. Madje edhe nga ato që ndoshta nuk i ke mësuar më pare. Bëhet fjalë për kuriozitete, gjëra interesante dhe çudira që ndesh teksa udhëton në katër anët e botës. Janë pikërisht këto aspekte të një vendi që joshin vazhdimisht turistët të cilët mendojnë se dicka fjala vjen rreth Meksikës, por kur mësojnë se atje i pret një qytet që po fundoset me kalimin e kohës, nguten më shumë për ta vizituar. Por nuk është vetëm Meksika. Si ajo ka edhe disa vende të tjera mjaft të njohura që urajnë të tilla cudi dhe kureshti për turistët.
Mali Everest rritet vazhdimisht
Mali Everest së fundmi mjaft popullor për shqiptarët për faktin se ekspedita e parë Ia doli mbanë të ngjitej deri në maj, pak kohë më parë, ka kureshtinë e tij. Me 8850 metrat e tij Everesti është me të vërtetë catia e botës, por me sa duket kjo nuk i mjafton.
Gjeologët, janë duke bërë matje të vazhdueshme sipas të iclave mali vazhdon të rrite me një ritëm prej 4 milimetrash në vit dhe kjo për shkak të presionit të lartë të pllakave tektonike. Rritja vit pas viti sigurisht që nuk përbën problem për alpinistët, por as edhe për turistët të cilët kanë si destinacion përfundimtar, Kampin bazë në Nepal. Kjo është një nga përvojat më të paharrueshme në jetën e një njeriu, një nga ato gjëra që këshillohet të bëhen një herë në jetë.
Qyteti i Meksikos, qyteti që fundoset
Sikundër e thamë më lart, qyteti I Meksikos fundoset me një shpejtësi prej 10 centimetrash në vit. Kjo shumë shpejt nga sa rritet Everest dhe dhjetë herë më shpejt nga sa fundoset Venecia. Arsyeja e kësaj fundosjeje është se qyteti është ngritur mbi shtratin e një liqeni antik.
Sigurisht që kjo nuk ka qenë aspak një ide e mire. Fenomeni bëhet i dukshëm në rast vështrohen dyshemetë e disa ndërtesave por mund të vihet re edhe duke numëruar shkallët që duhet të ngjitësh për të shkuar deri në monumentin e pavarësisë... Qyteti po fundoset me të vërtetë!
Los Angeles, joshja nga emri antik
Emir antik i metropolit kalifornian është El Pueblo de Nuestra Senora la Reina de Los Angeles. Ky emër duket shumë elokuent sesa aktuali që gjithsesi mbetet joshës. Los Angeles,tregon për komunitetin që në vitin 1781 jetonte prane Monumentit historic El Pueblot.
Sot në këto anë gjenden muze të shumtë, sheshe të vjetra,tregje dhe atmosfera që të kujtojnë paksa qytetin e shekullit XIX. Por ka edhe një shpjegim pak më modern emri i qytetit duke iu referuar sidomos origjinës linguistike. L.A. mendohet se vjen nga Katedralja “Our Lady of the Angels”. Kjo strukturë innovative ka plot 11 kate që janë të dekoruar me mozaikë alabaster dhe krijojnë një atmosferë me të vërtetë ëngjëllore.
Metropolitana e Londrës: më e vjetra në botë
Në fakt nuk është plotësisht një mister, por ndoshta jo të gjithë e dinë. Dhe meqë jemi tek Lojërat Olimpike përse të mos e kujtojmë që metropolitana e Londrës është më e vjetra në botë? Gjashtë kilemtrat e saj të parë u inaguruan në vitin 1863, mes Paddington e Farringdon, edhe pse trenat e vjetër me avull I mbushnin plot me tym galeritë.
Duke përshkruar Circle Line mes Paddington e Covent Garden ose duke bërë një kalim nga London Transport Museum do të rifitoni shijen e tyre kohërave, por sigurisht pa thithur tymin e avullereve. Metroja e dytë për nga koha e ndërtimit ishte e Budapestit (1896), e pasuar nga metroja e Parisit.
Buenos Aires dhe mbrojtësja e lundërtarëve
Edha Amerika e Jugut ka cuditë e saj të lidhur fort me kohën e eksplorimeve europiane. Flasim për emrin e vjetër të Buenos Aires, që nuk ka asgjë për t’i pasur zili atij të L.A. dhe ky është Nuestra Señora Santa María del Buen Aire. Ky emër është zgjedhur jo rastësisht pasi Virgjëresha ishte konsideruar si mbrojtësja e marinarëve.
Venecia dhe miniature e qytetit në gondola
Gondola e lagunës nuk janë vetëm një simbol I Venecias nëpër botë. Ato mbajnë në vete edhe një miniaturë të vogël të qytetit. Por duhet mësuar që gondola është e formuar nga rreth 280 pjesë të 8 tipeve të ndryshme drurësh dhe secili prej tyre ka një domethënie që mund ta zbuloni kur të udhëtoni me gondola.
Muri i madh kinez, një mit i rindërtuar
Nëse mendoni se Muri i Madh kinez shihet nga Hëna atëherë bëni mirë të mendoni të kundërtën pasi është e vërtetë edhe pse po flasim për një nga ndërimet më të mëdha ushtarake që janë realizuar ndonjëherë në historinë e njerëzimit.
Por edhe pse kjo legjendë nuk ekziston ia vlen të përmendet fakti se është një punë madhështore sot nga lashtësia ekzistojnë vetëm 2.000 prej 7.300 kilometrave origjinalë të ndërtuar mes shekujve VII e IV para Krishtit. Jo të gjithë e dinë që pjesa tjetër e mureve janë rindërtuar në epokën e Ming (XIV-XVII pas Krishtit).
Table Mountain ose mali tryezë
Ky mal që dominon në Cape Toën meriton me gjithë kuptimin e saj, fjalën tavolinë dhe jo vetëm sepse është i sheshtë në majë por edhe sepse ka një mbulesë të krijuar nga retë që shpesh mbulojnë majën e tij. Mrekullinë e “tablecloth”, mund ta prekni duke bërë trekking.
Uluru, si do të ishte pa ndryshkun?
Australia është kontinenti i kuq dhe e kuqja padyshim që është simboli i saj më i njohur më i fotografuar, më i dashur dhe i ndjekur nga udhëtarët e trekker në mbarë botën. I referohemi Uluru, në Northern Territory, atij që mund të konsiderohet monoliti më i madh në planet. Ngjyra e tij e kuqe ndoshta nuk do të ishte aq e fortë po të mos ishin në sipërfaqe të saj ndryshku. Meritë e oksidimit që provokohet nga agjentët atmosferikë.
Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji
"40 Shenjtorët” manastiri që ruan legjenda dhe histori
Arkeologët kane zbuluar një varr me eshtrat e një fëmijë që mendohet se i përket periudhës së mesjetës.
Specialistë të Institutit të Arkeologjisë,në manastirin ‘40 Shënjtorët’, rreth 4 kilometra larg qytetit të Sarandës, kanë zbuluar një varr që mendohet se i përket periudhës së mesjetës. “Ky varr i përket një fëmije, por është ende herët të japësh një version të saktë se në cilën periudhe të mesjetës ka ndërruar jetë”, tha arkeologu Skënder Muça, ndërsa shton se tashmë nga ekspedita dy mujore në këtë objekt ka mbetur tashmë vetëm një ditë.
Varri u zbulua një ditë më parë, pranë mureve të manastirit ’40 Shenjtorët’, një objekt kulti që daton në vitet 323-324 dhe sipas arkeologut Muca fjalën e fundit për të (varrin) do ta thonë specialistët e Institutit Albanalogjik, pasi të studiojnë me hollësi eshtrat e fëmijës
Duke dashur të jetë i saktë me variantin e tij shkencor, profesor Muça saktëson se gjatë periudhës së mesjetës, në zonën e Sarandës evidentoheshin disa sëmundje, ndër të cilat dhe talasemia, një sëmundje që në atë kohë ishte e pashërueshme.
Njerëzit vazhdimisht i sillnin të afërmit e tyre që vuanin nga talasemia pranë këtij objekti të shenjtë. Kërkonin të gjenin shërim dhe nëse ata ndërronin jetë pranë manastirit, varroseshin pranë mureve të tij, sipas traditës së asaj kohe, për të mos prekur të vdekurit që kishin ndërruar jetë në mënyrë natyrale”, thotë Muça. Sipas tij, në manastirin “40 Shenjtorët’ fshihen mistere të mëdha.
“Gërmimet arkeologjike në këtë monument kulture kanë filluar në vitin 2002. Ajo që deri tani kemi zbuluar është vetëm fillimi, pasi në këtë monument fshihen histori dhe legjenda”, shton arkeologu. Restaurimi tashmë ka nisur, me qëllimin që manastiri të kthehet në një objekt të vizitueshëm.
Këtë e ndihmon edhe gjendja mjaft e mirë e ruajtjes së pjesës së poshtme të objektit. Duke vlerësuar vlerat që i shtojnë turizmit kulturor "40 Shenjtorët", në restaurimin e tij janë angazhuar forcat më të kualifikuara në këtë fushë nga Instituti i Monumenteve të Kulturës. Prof. dr. Skënder Muça, thotë se objekti është bombarduar nga forcat italiane në përfundim të Luftës së Parë Botërore kjo sipas tij është vërtetuar shkencërisht.
Gjatë ekspeditës dymujore të vitit 2004, vijon ai, arkeologët nxorën nga ky objekt mbi 60 predha që i përkisnin Luftës së Parë Botërore. Gjithashtu, në kubenë e manastirit evidentohet qartë një vrimë e madhe, e shkaktuar nga predhat. Ndërsa, gjatë regjimit komunist, ky objekt u kthye në zonë ushtarake dhe kërkimet arkeologjike pothuajse nuk u lejuan, përveç disa rasteve të veçanta.
Legjendat dhe historia e një manastiri
Arkeologët thonë se ky objekt kulti është unikal për stilin e ndërtimit. Bazilika dhe manastiri i ‘40 Shenjtorëve’ që ndodhet në majën e kodrës qëndron përballë kalasë së Lëkurësit. Manastiri ndodhet vetëm 4 kilometra larg qytetit bregdetar, por rruga për të shkuar deri atje është mjaft e amortizuar, gjë që ka penguar disi vizitorët, sidomos turistët e huaj, për ta “prekur” këtë vlerë historike.
Sipas specialistëve, ky objekt ka një legjendë që lidhet me 40 ushtarë të arrestuar kristianë, të cilët i përkisnin Legjionit 12-të Rrufeja. Atyre u kishin vënë alternativën: o të ndërronin fenë, o të pranonin vdekjen në kushtet e të ftohtit. Pranë vendit të martirizimit nuk mungonte dhe një banjë e ngrohtë në dispozicion të atij që do të ndërronte mendje.
Por ata refuzuan dhe u dënuan me torture, duke i detyruar të qëndronin lakuriq në të ftohtin e dimrit dhe të qelive. Gojëdhëna e mbetur në Sarandë thotë se 30 ishin të shenjtë dhe 10 demonë, të cilëve u përket nga një dhomë e nëndheshme.
Në qelitë janë zbuluar piktura murale, mes të cilave ajo e një dishepulli që vlerësohet si një nga më të vjetrat e periudhës bizantine. Manastiri duhet të jetë ndërtuar si qendër e rëndësishme pelegrinazhi për të tërhequr besimtarët kristianë nga gjatësia e Adriatikut dhe thellësia e Ballkanit.
Mendohet se kisha ka qenë funksionale deri në mesin e shek.19-të, falë kujdesjes së një komuniteti të vogël murgjish. Më past bazilika u braktis. Në kishën ‘40 Shenjtorët’ faltoret e ndryshme nëntokësore zgjaten në një korridor oval dhe mendohet se ato duhet të kenë shërbyer si zëvendësuese individuale për vendet e shenjta, të cilat ndodheshin larg, përtej detit.
Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji
Ilaç 2000-vjeçar i gjetur në anijen e fundosur
Ilaxhi 2000 vjecar. ...Shkencëtarë italianë ia dolën të deshifronin sekretin e ilaçit për sy të vjetër më shumë se 2.000 vjet. Ilaçi i gjetur në një enë në anijen e fundosur përmban shumë përmbajtës bimorë e me të lyheshin kapakët e syve.
Bëhet fjalë për barin e gjetur në mes të anijes e cila para dy mileniumesh u fundos afër brigjeve të Toskanës.
Ilaçi shfrytëzohej për lyere të kapakëve të syrit e përbëhej nga zinku e preparati ngjante si tabletë yndyrore kishte në vete edhe oksid hekuri dhe dyllë.
Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji
Dera sekrete e zbuluar në Machu Picchu
Arkeologu Thierry Jamini ka gjetur atë që duket të jetë një derë e fshehur në rrënojat e qytetit Incan.
Zbulimi u bë në sajë të punes se inxhinerit frances David Crespy cili përshkroi një "strehë" që gjendet në qendër të rrënojave. Në vizitat e mëvonshme, Thierry ishte në gjendje që të gjej dhe të konfirmoi gjetjen e një dere të mbyllur në vend. Një studim i kryer me vale elektromagnetike në atë vend,zbuloi praninë e disa dhomave nëntokësore, një shkallë dhe nje depozite të arit dhe argjendit. Dukej se Thierry dhe ekipi i tij kishte ardhur për të gjetur thesarin e humbur.
Projekti i quajtur "Machu Picchu 2012 ", është zgjeruar, ndërsa kërkohet leja nga autoritetet peruane për të hapur derën e mbyllur dhe të eksplorojnë atë që është brenda. Nëse ekipi i Thierry merr viston atëherë ajo mund të çojë në një nga zbulimet më të rëndësishme ne Machu Picchun e Incansve ,qe nga zbulimi i Hiram Binghamit në vitin 1911.
Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji
Zbulohen 35 Piramida te lashtësise në nekropolin Sudanez
Të paktën 35 piramida të vogla, me gjith varre, të grumbulluara së bashku janë zbuluar në një vend të quajtur Sedeinga,në Sudan.
Zbuluar në mes të viteve 2009 dhe 2012, studiuesit janë të habitur nga denduria e piramidat,në vendin ndertimit. Në sezonin e vitit 2011, ekipi hulumtues zbuloi 13 piramida te ndertuara afërsisht 5381 kembe katror (ose 500 metra katror),pak më të mëdha ose afersisht sa një fushe basketbolli te NBA.
Ato datojnë rreth 2.000 vjet me pare,në një kohë kur një mbretëri e quajtur 'Kush' lulëzoi në Sudan.Mbreteria 'Kush' ndahej me një kufi me Egjiptin dhe, më vonë, me Perandorinë Romake. Dëshira e njerëzve të mbretërisë për të ndërtuar piramidat u ndikua me sa duket nga arkitektura funerare egjiptiane.
Në Sedeinga, studiuesit thonë se, ndërtimi i piramidës vazhdoi për shekuj me radhë. "Densiteti i piramidave është i madh," tha hulumtuesi Vincent Francigny, një bashkëpunëtor hulumtimi me Muzeun Amerikan të Historisë Natyrore në Nju Jork, në një intervistë me LiveScience. "Për shkak se ndertimi zgjati për qindra vjet,ata kanë ndërtuar më shumë piramida dhe pas shekujsh ata filluan të plotësoni të gjitha hapësirat që ishin ende në dispozicion në nekropolit."
[Shih fotot e piramidave zbuluar rishtazi]
Atje u gjeten dhe piramida me te vogla me rret 7 m ne baze, të ndërtuara qe ka gjasa për varrime fëmijesh.Majat e piramidave janë demtuar, si nga kalimi i kohës,por edhe nga prania e një rruge karvani devesh,qe ka rezultuar në dëmtimin e monumenteve. Francigny thte se në krye,piramidat kane qenë dekoruar me një Capstone,qe perfaqsoheshin nga një zog apo një lule lotusi,dhe në maje një rruzull diellor.
Francigny është drejtor Gërmimi i Misionit Arkeologjik Francez në Sedeinga, ekipi që ka bëre zbulimet. Ai dhe udhëheqësi i ekipit Claude Rilly botoi një artikull të detajuar të rezultateve të vitit 2011, në terren në edicionin më të fundit të revistës Sudanit ,''Nubia''.
Rrethi i brendshëm
Ndër zbulimet interesante ishte,se disa piramida ishin të dizajnuara me një kupolë të brendshme (struktura rrethore) të lidhur në qoshet piramidale përmes me nje krah te kryqezuar. Rilly dhe Francigny vene në dukje në shkrimin e tyre,se dizajni i piramides ngjan një "Kopshti formal francez".
Vetëm një piramidë, jashtë Sedeingas,njihet të ketë qenë ndërtuar në këtë mënyrë, dhe kjo është një mister se pse njerëzit e Sedeingas e donin ketë menyre te projektimit.-'' Ajo nuk shquhet as ne fortësi dhe as në aspektin e bukurise se jashtëme te monumentit,"shkruajne Rilly dhe Francigny
Një zbulim i bërë në vitin 2012 mund të sigurojë një çelës,thote Francigny në nje intervistë. "Ajo që kemi gjetur këtë vit është shumë intriguese," deklaron ai. "Ne një varr fëmije verejtem se varri ishte i mbuluar me tulla,në forme rrethi, pothuajse të plotë." Është e mundur, thote ai,se që kur hyne në ndërtesën piramidale në Sedeingas,ajo ishte e kombinuar me një traditë lokale rrethore te ndërtimit,të quajtura tuma.
Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji
Veze misterioze që lëshojnë tinguj në shkretëtirë
Banorët e Tuskonit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetën të habitur nga zbulimi i dhjetëra vezeve ngjyrë lejla në mes të shkretëtirës. Zbulimi u bë nga Geradine Vargas dhe bashkëshorti i saj të cilët ndodheshin në zonë për të shkrepur disa foto, kur krejt papritur hasën vezet e rralla.
“Ishim duke bërë foto, kur papritur pamë vezett. Si mund të na humbte diçka e tillë? Për në ishte si një rrufe në qiell të hapur. Nuk është diçka që të ndodh përditë”, tha Vargas për mediat amerikane. Kureshtja dhe habia e tyre përfshiu edhe banorët e tjerë të Tuskonit.
Disa prej vezeve janë transparente, të tjera janë me ngjyra më të theksuara. Shumë kanë ngritur pyetjet, çfarë janë dhe kush i polli ato në mes të shkretëtirës. Për momentin askush nuk di të shpjegojë me saktësi nëse vezet janë produkt i një procesi natyror apo diçka tjetër.
Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji
Shfryrje nënujore zbulohen ne fund te detit
Shkencëtarët kane eksploruar ne Karaibe dhe kanë identifikuar shfryrje termike ne thellësi kudo në botë.
E vendosur 5km nën sipërfaqe, shfryrjet janë gjetur brenda rajonit Cayman Trough. Duke përdorur një mjet të veçantë,shkencëtarët kanë qenë në gjendje që të marrin një pamje të ngushtë në peisazhin e fshehte në fund të detit të errët, i cili përmban oxhaqe te hollë gazrash deri në të lartë 10 metra që shkulmojne nga uji në temperatura deri ne 400 Celsius.Vendi është një nga 200 me të njohurit që shfryjne në det të thellë,te quajtura hidrotermale.
"Bukuria për të punuar në oqeane të thella qëndron ne faktin se studion dhe vezhgon mbi gjërat që janë krejtësisht të reja," komenton Dr Jon Copley. "Është e vertete,se sa pak dimë per keto mistere ne fund te detit, dhe vetem për disa minuta nepermjet teknologjise televizive lidhemi me çudit e planetit,fakte që kanë qenë te fshehura për kaq shumë kohë."
Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji
Zbulohet kontinenti i lashtë nën oqean
Bota ka pasur dikur vetëm një kontinent të stërmadh të njohur si Rodinia, të paraqitur në këtë foto ndërsa qe në fazën e ndarjes 750 miliardë vjet më parë. Tashmë, shkencëtarët besojnë se kanë gjetur një fragment të ri të superkontinentit që besohet se është zhytur në Oqeanin Indian
Shkenca
Fragmentet e një kontinenti të lashtë janë zhytur nën tabanin e detit në Oqeanin Indian, kjo është hipoteza e një studimi të ri. Shkencëtarët kanë zbuluar provat e një masivi tokësor që duhet të ketë ekzistuar mes 2 mijë dhe 85 milionë vitet më parë.
Rripi i tokës që besohet të ketë ekzistuar, u quajt nga shkencëtarët Mauritia. Ai mendohet se është një kontinent i vogël që u fragmentarizua dhe u zhduk nën dallgët e detit, ndërsa bota moderne filloi të marrë formën siç ne e kemi sot. Studimi është publikuar në gazetën e Gjeoshkencës Natyrore.
Superkontinenti
Deri rreth 750 milionë vjet më parë, e gjithë masa tokësore e Tokës qe e mbledhur në një kontinent të vetëm të stërmadh të quajtur Rodinia. Dhe megjithëse sot kontinentet janë të ndara nga mijëra kilometra oqean, India në atë kohë ndodhej pranë Madagaskarit.
Tashmë shkencëtarët besojnë se kanë gjetur prova për një pjesë të këtij kontinenti, të njohur si mikrokontinent – që dikur ka qenë i ngucur mes të dyve.
Skuadra e shkencëtarëve doli në këtë konkluzion, pasi studioi grimca rëre nga plazhet e Mauritusit të sotëm. Megjithëse grimcat i përkisnin një shpërthimi vullkanik që ndodhi rreth nëntë milionë vjet më parë, ata përmbanin minerale që qenë shumë më të vjetra.
Profesori Trond Torsvik, nga Universiteti i Oslos në Norvegji, tha: “Ne gjetëm zirkone që i nxorëm nga grimcat e rërës së plazheve dhe kjo është diçka që ne zakonisht e gjejmë në koren e kontinenteve. Ato janë shumë të vjetra në moshë”.
Zirkoni besohet se është mes 1970 dhe 600 milionë vjet më parë dhe skuadra kërkimore doli në konkluzionin se ato janë mbetje të një cope toke të lashtë që është nxjerrë në sipërfaqe të ishullit nga një shpërthim vullkanik.
Prof. Torsvik tha se ai besonte se copat e Mauritias mund të gjenden rreth 10 kilometra poshtë arkipelagut Mauritius në Oqeanin Indian. Ky kontinent duhet të ketë jetuar për miliona vite histori, nga epoka Prekambriane, kur toka qe e shkretë dhe pa jetë deri në epokën kur dinozaurët qenë specia dominuese.
Por rreth 85 milionë vjet më parë, ndërsa India filloi udhëtimin e vet larg Madagaskarit dhe drejt përplasjes me Euroazinë ku gjendet edhe sot, mikrokontinenti duhet të jetë fragmentarizuar dhe në fund është zhdukur nën det.
Gjithsesi, një pjesë e vogël mund të ketë mbijetuar.
“Aktualisht, ishulli i Sejçeles është një copë granit, apo një kore kontinenti, e cila gjendet praktikisht në mes të Oqeanit Indian”, shpjegon prof. Torsvik.
“Por dikur në kohët e vjetra, ky ishull gjendej në veri të Madagaskarit. Dhe ajo që ne po themi është se ndoshta qe shumë më i madh dhe se ka shumë nga fragmentet e kontinentit që janë të përhapur nëpër oqean”.
Kërkime të mëtejshme janë të nevojshme për të hetuar atë çfarë ka mbetur nga ky kontinent i humbur. Prof. Torsvik shpjegoi: “Ne kemi nevojë për të dhëna sizmike, të cilat mund të japin pamjen e strukturës… kjo mund të jetë prova vendimtare e ekzistencës së kontinentit. Ose mundemi të shpojmë në thellësi, por kjo gjë është një procedurë shumë më e kushtueshme”
Deklarata-.“Ne kemi nevojë për të dhëna sizmike, të cilat mund të japin pamjen e strukturës… kjo mund të jetë prova vendimtare e ekzistencës së kontinentit”.
http://www.bbc.co.uk/news/science-environment-21551149
Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji
Arkeologji:Zbulohet në një hippokampus në Turqi mozaiku i figures mitike Eros.
Një mozaik i çmuar i epokës romake, ose fillimi bizantin,na përshkruan midis te tjerash Erosin e ri e te vjeter te hipur në kuaj,në një hippokampus,u zbulua nga një ekip arkeologësh turq ne Yumurtalik, pranë Adana, në afërsi të kufirit me Sirinë, raportohet ne shtypin e Ankarasë.
Bërë prej qelqi, mermeri dhe suvaje, moasaiku eshtë "unik ne bote" i këtij lloji sipas gazetes Hurriyet online.Zbulimi është bërë gjatë gërmimeve në një vilë të vjetër të zbuluar në kohët e fundit,ne Yumurtalik, tregon nënkryetari i qytetit, Erden Erdöl.
"Ne kemi gjetur përfaqësimin e Erosit të ri dhe Erosit të vjetër në vile," thote Erden. Sipas ekspertëve, shtoi ai, "këto figura janë unike në botë."
Burimi: ANSA
Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji
Misteri dhe mrekullia e liqenit të trëndafiltë
Liqeni Hiller, i cili gjendet në mes të një ishulli në Australinë perëndimore konsiderohet si një nga mrekullitë e natyrës me pamje të rrallë. Edhe pse gjendet vetëm disa metra larg oqeanit, ky liqen ka ngjyrë rozë të theksuar, misterin e të cilës shkencëtarët ende sot e kësaj dite nuk kanë arritur ta shpjegojnë dot.
Liqeni është i kripur, me gjatësi rreth gjashtëqind metër dhe një rrip i ngushtë toke i përbërë nga dunat e rërës të mbuluara me bimësi e ndan atë nga oqeani.
Arsyeja për ngjyrën e liqenit është ende duke u studiuar, dhe deri tani askush nuk ka dalë me një shpjegim të arsyeshëm. Megjithatë, shpjegimi më i mundshëm, sipas disa shkencëtarëve lidhet me përqendrimin e ulët të përbërësve ushqyes dhe llojet e ndryshme të baktereve dhe algave që janë përgjegjës për ngjyrën e trëndafiltë të liqenit, por në mostrat e ujit të marrë nga liqeni nuk ka asnjë gjurmë algash.
Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji
Neandertalët nuk kishin miq,me te cilet te mbroheshin
Studiuesit zbuluan se neandertalët në krahasim me paraardhësit e njeriut bashkëkohor – Cro-Magnon – kishin shikim më të mprehtë dhe strukturë trupore më të madhe. Ndoshta kjo çoi dhe në zhdukjen e tyre.
Zonat kryesore të trurit të neandertalëve përgjigjeshin për shikimin dhe lëvizjen e muskujve. Neandertali nuk ishte në gjendje për një nivel më të lartë të të menduarit, i cili është i nevojshëm për formimin e grupeve të mëdha sociale.
Shkencëtarët mendojnë se jeta në komunitete të vogla ishte pikërisht ajo që i vrau neandertalët. Rrethi i miqve të tyre ishte i ngushtë, dhe ishin të pakët atë që mund të vinin për ndihmë në rast rreziku.
Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji
Vrasësi i dinozaurëve ishte një kometë
Goditja nga hapësira 65 milionë vjet më parë vrau 70 për qind të specieve në Tokë, përfshirë dinozaurët. Se çfarë lloji dhe çfarë përmasash kishte shfarosësi, mbetet ende një debat i hapur
Apokalipsi
Shkëmbi ajror që goditi tokën 65 milionë vjet më parë dhe që solli fundin e epokës së dinozaurëve me shumë gjasa ka qenë një kometë e shpejtë.
Ky është konkluzioni i një kërkimi që sugjeron se krateri Chinxulub në Meksikë u krijua nga një objekt më i vogël nga sa mendohej më herët. Shumë shkencëtarë mendojnë se një asteroid i madh dhe me shpejtësi relativisht të vogël ka qenë ai që i dha fund një epoke në historinë e Tokës.
Detajet e studimit u zbuluan në Konferencën e 44 të Shkencës Hënore dhe Planetare. Por shkencëtarë të tjerë u shprehën me dyshime mbi rezultatet.
“Synimi i përgjithshëm i projektit tonë është që t’i japim karakteristika sa më të sakta objektit që prodhoi kraterin në gadishullin Jukatan në Meksikë”, tha Jason Moore, një shkencëtar britanik.
Shkëmbi hapësinor solli rritjen e një shtrese pluhuri mbi botë, i pasur me një element kimik, iridium, me shkallë përqendrimi shumë më të lartë nga sa ndodh zakonisht. Besohet se shkëmbi ka ardhur nga jashtë atmosferës së Tokës.
Kimi ekstra-tokësore
Gjithsesi, në pjesën e parë të punës së tyre, skuadra sugjeron se vlerat e iridiumit të raportuara zakonisht ndoshta janë të gabuara. Duke përdorur krahasime me një element tjetër jashtëtokësor që u depozitua në Tokë nga përplasja – osmium – ata janë në gjendje të dalin në konkluzionin se përplasja shkaktoi më pak pluhur nga sa është sugjeruar më parë.
Vlera e rillogaritur e iridiumit sugjeron se një objekt më i vogël e ka goditur Tokën. Kështu, në pjesën e dytë të punës së tyre, kërkuesit u bazuan te shifra e re dhe e vendosën përballë cilësive fizike të njohura të kraterit.
Por që një shkëmb hapësinor më i vogël të krijojë një krater me diametër 180 kilometra, duhet që të udhëtojë relativisht shpejt. Skuadra zbuloi se një kometë e shpejtë me periudhë të gjatë ishte shumë më shpjeguese si aludim për vlerat e iridiumit.
“Një asteroid me diametër prej 5 kilometrash është i mjaftueshëm që të krijojë iridiumin e osmiumin e vëzhguar. Por një asteroid me këto përmasa nuk mund të krijojë një krater me diametër gati 200 kilometra”, tha Moore.
“Kështu ne thamë: si mund të krijohet diçka që ka energji të mjaftueshme për të krijuar një krater të këtyre përmasave, por ka material shkëmbor shumë më të paktë? Kjo na bën ne të mendojmë për një kometë”.
Kolegu i Moore, Mukul Sharma thotë: “Nevojitet që një asteroid të lëvizë shumë shpejt që të shkaktohet një krater i tillë – megjithëse edhe kjo është e mundur. Por mes kometave dhe asteroideve që ne kemi vështruar në qiell, janë kometat ato që lëvizin me të vërtetë shpejt”.
Kometat me kohë të gjatë janë topa pluhuri, shkëmbi dhe akulli dhe kanë trajektore ekscentrike përreth diellit. Atyre u nevojiten deri në qindra apo mijëra vjet që të kompletojnë një orbitë.
Ngjarja shfarosëse e 65 milionë viteve më parë besohet gjerësisht se është e shkaktuar nga goditja hapësinore që ra në Meksikë. Ajo vrau rreth 70 për qind të të gjitha specieve në Tokë brenda një periudhe të shkurtër, por veçanërisht vrau dinozaurët jofluturues.
Përplasja e madhe duhet të ketë shkaktuar zjarre, tërmete dhe cunami të mëdhenj. Gazi dhe pluhuri që u hodh në atmosferën e Tokës besohet se e ka ulur temperaturën për shumë dhe shumë vite.
Të humbur në hapësirë
Dr. Gareth Collins, i cili kërkon mbi krateret e objekteve hapësinore në Kolegjin Imperial në Londër, e përshkroi studimin e fundit “një punë të mirë” dhe “disi provokuese”. Por ai i tha BBC: “Unë nuk mendoj se është e mundur të përcaktohet me saktësi përmasa e objektit goditës duke përdorur gjeokiminë. Gjeokimia mund të të tregojë – me goxha saktësi – vetëm masën e materialit meteroik që është shpërndarë në botë, jo masën totale të goditësit. Për të vlerësuar goditësin, kërkuesi duhet të zbulojë se sa pjesë të tij u shpërndanë nëpër botë nga ajo që hyri në atmosferë por ra në vende të ndryshme afër apo larg kraterit”.
Autorët e pranojnë këtë kundërargument.
Gjatë viteve të fundit, shumë objekte hapësinore i kanë kapur astronomët në befasi, duke sugjeruar se lagjja jonë kozmike mbetet një vend shumë i zhurmshëm.
Më 15 shkurt të këtij viti, DA14 – një asteroid i madh sa një pishinë olimpike – kaloi pranë Tokës në një distancë prej vetëm 28 mijë kilometrash. Ky objekt ishte vëzhguar vetëm një vit më parë. Dhe në të njëjtën ditë, një shkëmb hapësinor me diametër 17 metra shpërtheu në malet Urale në Rusi, me energji prej rreth 440 kilotonë TNT. Rreth 1 mijë njerëz u plagosën nga vala goditëse.
Rreth 95 për qind e objekteve pranë Tokës me diametër më të madh se 1 kilometër janë zbuluar. Por vetëm 10 për qind e rreth 20 mijë asteroideve me përmasa më të mëdha se 140 metra po monitorohen aktualisht.
shqip.com
Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji
Zbulohet në Norvegji bluza me e lashte
Në vitin 300 para Krishtit, një njeri i lashtë hoqi bluzën e tij prej leshi mbi një akullnajë, ku ajo u konservua për shumë shekuj, deri sa ngrohja globale e ktheu në dritë
Ngrohja globale
Një bluzë leshi e epokës para Vikingëve u zbulua pranë një akullnaje në shkrirje në Norvegjinë e Jugut, duke treguar se ngrohja globale po sjell disa zhvillime pozitive për arkeologjinë, thanë shkencëtarët këtë javë.
Bluza jeshile në kafe, e përshtatshme për t’u veshur nga një njeri 176 centimetra i gjatë, u zbulua 2 mijë metra mbi nivelin e detit, në atë që mund të ketë qenë një rrugë tregtie e epokës së Romës së lashtë në Norvegjinë e Jugut.
Testi i karbonit zbuloi se ajo është prodhuar rreth vitit 300 pas Krishtit.
“Është shqetësuese që akullnajat po shkrihen, por është shumë interesante për ne arkeologët”, tha Lars Piloe, një arkeolog danez që punon në akullnajat e Norvegjisë. Ai e prezantoi bluzën për herë të parë në publik këtë javë, pasi e pati studiuar atë që kur e zbuloi më 2011-n.
Një dorashkë Vikinge e viteve 800 pas Krishtit, një shkop për ecje i zbukuruar, si dhe një këpucë lëkure e epokës së Bronzit, krahas majave të shigjetave dhe mbetjet e harqeve antike të përdorura për të gjuajtur drerë, janë mes 1600 objekteve të zbuluara në malet në Norvegjinë e Jugut që nga viti 2006, kur shkrirja e akujve filloi të përshpejtohet.
“Ky është vetëm fillimi”, tha Piloe, duke parashikuar se do të ketë zbulime të tjera. Një shigjetë e lashtë prej druri me një majë të përgatitur nga një guaskë deti e zbuluar në zonë tregon për aftësi të konsiderueshme artizanale.
Akullnaja në shkrirje
Zbulimi i njeriut te akullit,ose ndryshe Otzit më 1991-shin, një njeri prehistorik që bridhte rreth 5300 vjet më parë në alpet mes Austrisë dhe Italisë, është zbulimi më i famshëm nën akull. Por përgjatë viteve të fundit, zbulime të tjera janë gjetur nga Alaska në Ande dhe shumë prej zbulimeve janë kryer, për shkak se akullnajat po tërhiqen.
Rënia e përmasave të akullnajave besohet se janë shkaktuar nga ndryshimet klimaterike të sjella nga çlirimi i gazrave me efekt serë përmes djegies së energjisë fosile.
Arkeologët thanë se tunika e zbuluar tregon se akullnaja Lendbreen në Norvegji, ku ajo u zbulua, nuk ka qenë asnjëherë më parë kaq e vogël sa sot, së paku që nga viti 300 pas Krishtit. Rrobat antike mund të dezintegrohen brenda pak javëve, kur janë të ekspozuara ndaj ajrit, për shkak të sulmeve nga insektet dhe bakteret. Fakti që ajo është në gjendje origjinale, tregon se ka qëndruar nën akull për shumë shekuj pa e parë dritën e diellit.
“Tunika ishte shumë e përdorur; ajo qe riparuar shumë herë”, tha Marianne Vedeler, një eksperte konservuese në Muzeun Norvegjez të Historisë Kulturore.
Tunika është bërë me lesh deleje dhe është punuar në formë diamanti, të cilat janë errësuar me kalimin e kohës. Shumë pak tunika të tilla kanë mbijetuar për kaq shumë kohë në Europë.
Ngrohja klimaterike po ka impakt kudo tjetër.
Patrick Hunt, një ekspert i Universitetit të Stanfordit që po përpiqet të gjejë rrugën e harruar që Hanibali përshkoi përmes alpeve me elefantë në një invazion të dështuar të Italisë në vitin 2018 para Krishtit, tha se alpet qenë në mënyrë të çuditshme pa dëborë deri në lartësinë 2500 metra verën e kaluar.
shtegu nga mendohet se kaloi Hanibali
Dëbora më e paktë e ka bërë kërkimin më të lehtë.
“Unë mendoj se rruga e Hanibalit ishte ajo Clapier-Savine (mbi alpe), pasi kam shkelur me këmbë së paku 25 shtigje”, tha ai për “Reuters”. Ekspertët në Oslo thanë se po vrasin mendjen se pse një njeri i lashtësisë ka hequr bluzën e vet të ngrohtë, ndërsa gjendej mbi një akullnajë.
Një shpjegim i mundshëm është se pronari ndoshta po vuante nga i ftohti në një stuhi dëbore dhe u hutua nga hipotermia, e cila në disa raste i shtyn viktimat të heqin rrobat, sepse gabimisht ata ndihen të nxehtë.
Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji
Ekspozohet veza prehistorike, 100 herë më e madhe se ajo e një pule
Është 100 herë më e madhe se veza e një pule dhe është zbuluar në Madagaskar.
Në mënyrë absolute është veza më e madhe e një zogu që ka ekzistuar ndonjëherë; ajo është veza e një ‘zogu elefant’, një specie e zhdukur, me lartësi 3 metra, që ka jetuar mes shekullit të 14-17 në Madagaskar.
veza me e madhe ne bote
Veza e pazakontë prehistorike me lartësi 30 cm dhe diametër 21 cm, që është më e madhe edhe se veza e një dinozauri, do të dalë në ankand në Londër nga shtëpia e ankandeve ‘Christie’s’ me një çmim që nis nga 20 mijë sterlina.
Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji
Ne shkretetiren e Saharase zbulohen skelete te Epokes se Gurit
Skeletet e gjetur datojne ndermjet 8000 dhe 4200 vjet me pare, qe do te thote qe ky vend varrimi eshte perdorur per mijevjecare.
"Duhet te kete qene nje vend kujtimi." - tha bashkeautorja e studimit Mary Anne Tafuri, nje arkeologe ne Universitetin e Kembrixh.
"Njerezit e kane mbajtur kete vend eshe me kalimin e kohes, dhe kane varrosur atje njerezit e tyre, gjenerate pas gjenerate."
Rreth 15 gra dhe femije ishin varrosur ne strehimin prej guri, ndersa pese burra dhe te rinj ishin varrosur nen ngrumbuj gjigande guresh te quajtur tumuli qe ndodheshin jashte strehimit gjate nje persiudhe me te vone, kur ky rajon u kthye ne nje shkretetire.
Studimi dhe zbulimi i bere, sugjerojne qe edhe kultura ka ndryshuar me ndryshimin e klimes ne kete vend.
"Qe nga 8000 deri ne 6000 vjet me pare, rajoni i shkretetires se Saharase, i quajtur Wadi Takarkori, ishte i mbushur me vegjetacion. Arti ne gur tregon per kafshet antike, si lopet, te cilat kerkojne shume me shume uje nga sa do te mund te merrnin mjedisin aktual." - tha tafuri.
Tafuri dhe kolegu i saj Savino di Lernia filluan te germonin vendin arkeologjik ndermjet viteve 2003 dhe 2006. Ne te njejtin vend arkeologet zbuluan gjithashtu kocka kafshesh, shtepiza, dhe poce me gjurme te atyre qe jane prodhimet me te hershme te fermentuara bulmeti ne Afrike.
Per te percaktuar vjetersine e skeleteve, Tafuri mati mbetjet per perqendrimet e izotopeve, apo molekulave te elementeve te njejte me peshe te ndryshme.
Ekipi arriti ne perfundimin qe skeletet ishin varrosur me shume se 4 mije vjet me pare, me shumicen e skeleteve qe ishin varrosur ndermjet 7300 dhe 5600 vjet me pare.
"Ndersa meshkujt dhe te rinjte nen grumbujt e gurit ishin te varrosur duke filluar nga 4500 vjet me pare, kur rajoni u be me i thate. Edhe arti neper gure e konfirmon, pasi pikturat neper shpella filluan te pershkruanin dhite, te cilat kane nevoje per me pak uje se lopet." - tha Tafuri.
Zbulimet sugjerojne qe vendi i varrimit eshte perdorur per mijevjecare nga i njejti grup njerezish. Gjithashtu tregoi nje shoqeri te ndare.
"Perdorimi ekskluziv i strehimit te gurte per varrosjen e grave dhe femijeve, tregon nje ndarje te vazhdueshme te bazuar tek gjinia." - shkroi Marina Gallinaro, e cila nuk ishte e perfshire ne studim, nje kerkuese ne studimet Afrikane ne Univeristetin Sapienca ne Rome.
"Nje mundesi eshte qe gjate periudhes me te hershme, grate te kene patur nje rol me kritik ne shoqeri. Por kur Saharaja filloi zgjerimin e paepur neper rajon rreth 5.000 vjet me pare, kultura ndryshoi, dhe mbizoterimi i meshkujve mund te jete ngritur si rezultat i kesaj." - shkroi Gallinaro.
Rajoni eshte i mbushur me qindra vende qe duhet te germohen.
Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji
Zbulohet kufoma 2 mijë e 400 vjeçare
Njeriu Tollund, i cili supozohet se ka jetuar në Epokën e Hekurit, është një trup njeriu i mumjëzuar në mënyrë natyrale.
Trupi i Njeriut Tollund është gjetur në vitin 1950 në një moçal në Danimarkë ndërsa emrin Tollund e ka marrë nga fshati ku u gjet, Tollund.
Shkencëtarët thonë se Njeriu Tollund është mbytur me litar lëkure në qafë ndërsa ka qenë 40-vjeçar kur ka ndërruar jetë. Gjatësia e trupit të mumjëzuar është 1.61 cm. Fotografia që shikoni është e Njeriut Tollund.
Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji
Projektimi dhe aftësitë çudibërëse të piramidave
Piramidat egjiptiane janë një nga çudirat më të mëdha botërore dhe ndërtesat më misterioze që ekzistojnë në Tokë. Enigma e ndërtimit të tyre si dhe efektet e tjera rrezatuese që shkaktojnë ato, edhe sot e tërë ditën, mbetet një sfidë që seriozisht e vënë në sprovë njohurinë tonë të pakontestueshme materialiste e quajtur shkencë.
Vërtet shkencëtarët mbeten të mahnitur jo vetëm nga mënyra e vetë projektimit dhe aftësisë së ndërtimit të këtyre piramidave gjigante, por edhe nga efektet e ndryshme misterioze që krijohen nga hapësirat labirinte të korridoreve të tyre, duke shkaktuar ndryshime kualitative në përbërjen materiale të disa substancave.
Nga tri piramidat më të njohura të faraonëve të Egjiptit të lashtë të cilat gjenden në rrafshinën shkretinore të Gizit, afër Kajros (Keopsit, Kefrenit dhe Mikerinit), si më e madhe dhe më atraktive konsiderohet ajo e Keopsit.
Ka një sipërfaqe prej 1300 m3, ndërsa perimetri i themeleve është 910 metra. Lartësia nga bazamenti e deri në majë të saj është 138 metra dhe hyn në grupin e shtatë çudive më të mëdha botërore. I tërë konstruksioni i saj piramidal, është i ndërtuar prej blloqeve të mëdha guri dhe secila prej tyre peshon 55 tonë.
Të gjitha këto blloqe janë të vendosura me një renditje tejet precize, gjë që edhe i habit shkencëtarët tanë, duke u krijuar shumë dyshime: nga kanë ardhur këto blloqe kolosale guri, kur dihet se i tërë regjioni aty afër është një hapësirë shkretinore prej qindra kilometrash? Nëse janë marrë diku tjetër, atëherë si janë transportuar deri aty?
Si kanë mundur këto masa 55 tonësh të ngrihen në lartësira më të larta murale të konstruksionit të piramidës, pa pasur një teknologji të përsosur ndërtimore sikurse e kemi ne sot? Forma piramidale dhe dimensionet e saj të caktuara precize gjeometrike, tek hulumtuesit tanë bashkëkohorë shkaktojnë mëdyshje për mënyrën e ndërtimit të tyre, por edhe efektet mrekulluese që shkaktohen në hapësirën e brendësisë së saj. Kjo dukuri i ka sfiduar shumë shkencëtarë.
Efekti çudibërës
Pranimi zyrtar i efektit çudibërës të piramidave së pari është regjistruar me rastin e njohur si “rasti Dërbal”. Në Entin Çekosllovak të Patentave, nën numrin 91304, gjendet i regjistruar një zbulim i inxhinierit nga Praga Karel Dërbal. Ai një kohë të gjatë interesohej për parapsikologjinë dhe fenomenet jashtëshqisore dhe nga shumë hulumtime të veta të bëra nga kjo lëmi, më në fund zbuloi se piramida ka një forcë mahnitëse, e cila transformon një lloj të energjisë kozmike për ne ende të panjohur.
Po ashtu, ai vërtetoi se dhoma ku ishte vendosur kufoma e balsamuar e faraonit, gjendej në 1/3 e lartësisë, nga pika e mesit të konstruksionit të piramidës, gjë që, jo rastësisht, mu aty ishte qendra e veprimit më të koncentruar të kësaj energjie specifike. Kështu, më tej, ai zbuloi se modeli me dimensionet e njëjta gjeometrike të piramidës së Keopsit, i mpreh zhiletët e topitur.
Ideja për këtë zbulim i rrodhi kur kishte vërejtur në brendinë e hapësirës së piramidave, një trup maceje të ngordhur, i cili nuk qe shndërruar në skelet, por ishte i mumifikuar në mënyrë fantastike, pa asnjë gjurmë qelbësire. Me t’u kthyer në shtëpi, punoi një model të kopjuar të piramidës dhe eksperimentoi.
Fenomeni i njëjtë u përsërit edhe në piramidën e improvizuar. Dëbali mendonte se energjia e grumbulluar në piramidë mund të jetë bazë veprimi ndaj proceseve fizike, kimike dhe biologjike. Tehu i zhiletës ka përbërje “gjalpi” (disa yndyrore). Pas përdorimit, kjo mprehtësi topitet, mirëpo jo gjithmonë.
Disa sende mund t’i kthejmë në gjendje të mëparshme pas një kohe të caktuar, madje edhe përmbajtjen e tyre kristalore. Dëbali logjikonte teorikisht: po qe se tehu i zhiletës është bërë prej çeliku cilësor, përderisa nuk dëmtohet mekanikisht, atij mund t’i kthehet mprehtësia e mëparshme. Ai, me disa zhiletë të deponuar nën piramidën prej kartuçi, mund të kryente numër të pacaktuar rrojash.
Ja udhëzimi praktik se si konstruktohet piramida e improvizuar nga kartuçi me dimensionet gjeometrike të modelit të piramidës së Keopsit. Në qoftë se doni të bindeni në këto efekte të piramidës, punojeni një model nga kartuçi, i cili duhet të jetë nga llojet e kartuçit të rrafshët, e jo valor. Pritni katër trekëndësha me dimensionet e bazës 23,4 cm dhe të dy brinjëve me 22,3 cm.
Të gjithë trekëndëshat i ngjitni me ngjitës duke përfituar formën e piramidës. Piramida e fituar nga baza e deri në majë, patjetër duhet të jetë me lartësi prej 15 cm. Pas ngjitjes së katër krahëve të trekëndëshit dhe përfitimit të konstruksionit të piramidës, në një kartuç të njëjtë kopjojeni bazën nga forma e piramidës së përfituar dhe këtë katërkëndësh ndajeni në katër pjesë të barabarta. Me ndihmën e busullës saktësisht caktojeni drejtimin veri-jug.
Mbajtësin vendoseni në lartësinë prej 5 cm. (një e treta e lartësisë së piramidës) dhe atë mu në mes të boshtit. Tehun e topitur të zhiletës vendoseni ashtu që anët e zhiletës të jenë të kthyera kah drejtimi veri-jug. Kjo është e detyrueshme, përndryshe, në të kundërtën, nuk do ta kemi efektin e dëshiruar. Piramida, në asnjë mënyrë, nuk guxon të vendoset në afërsinë e ndonjë hapësire ku veprojnë fushat e caktuara magnetike. Zhileti duhet të qëndrojë në piramidë së paku gjashtë ditë.
Pas kësaj kohe, mund të përdorohet për rruajtje me kusht që, pas përdorimit, sërish të kthehet në piramidë. Kjo që e përmendëm si shembull me zhilet, nuk është e vetmja mënyrë ku mund të vërehet veprimi i fushës misterioze magnetike nga hapësira piramidale. Ju mund të bëni eksperimente të njëjta edhe me shumë artikuj tjerë. P.sh. nëse në brendi të piramidës futen zarzavatet e ndryshme, ato nuk prishen fare, veçse e humbasin sasinë e konsiderueshme të ujit. Kafeja, çaji, mëlmesa të ndryshme dhe birra, pas 10-15 ditëve, shndërrohen në artikuj të cilësisë së lartë.
Mjafton që njeriu në një piramidë të improvizuar sipas formës dhe dimensioneve të asaj që e prezantuam (premisa të njëjta, por madhësi më të madhe), të qëndrojë vetëm 15 minuta në ditë, dhe, pas disa dite, do të vërejë përmirësimet e dukshme të procesit të të mbajturit në mend dhe rritjen e shkallës së inteligjencës. Qëndrimi nën piramidë në rrethanat e njëjta shkakton, po ashtu, edhe humbjen e kilogramëve të tepërt nga trupi, tek tullacët – rritjen e flokëve, si dhe ka pasur raste të shërimit të mrekullishëm të sëmundjeve të ndryshme.
Por, çfarë efekti duhet të ketë piramida nëse ajo kthehet mbrapsht (me majë poshtë)? Pas shumë eksperimenteve të bëra, përgjigjen na e jep shkencëtari bullgar V. Litvinov. Rezultatet e tij të arritura tejkalonin çdo parashikim. Piramida e kthyer mbrapsht, jo vetëm që nuk i humb efektet e veta të theksuara, por ato, përkundrazi, rriten dhe shumëfishohen. Ta zëmë: virusi i gripit dhe antibiotikë të ndryshëm arrijnë imunitet të shumëfishuar.
Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji
Guri i “shenjtë” ne Jeruzalem që qëndron në ajër!
Ky gur që ekziston në Jeruzalem pranë Kibla-e-AWAL, në Xhaminë-e-Aksa,kurrë nuk është shpallur nga mediat per fuqine e tij. Eshte me peshe multi tonësh dhe se qëndron mbi tokë që nga koha e Profetit ti Shenjtë Muhamed SAWW,qe udhëtoi në qiell.
Guri qëndron në ajër një herë në vit i shkëputur nga sipërfaqja e tokës 11 cm. Kjo dukuri ndodh një herë në vit në muajin prill dhe qëndron për të paktën 30 minuta në ajër.
Thuhet se para shumë vitesh, një terrorist u vra pas këtij shkëmbi, ndërsa ishte fshehur aty. Incidenti ndodhi në muajin prill në vitin 1989.
Gjithashtu, ende mbetet mister gjaku i cili duket qartë mbi gur, edhe pse kanë kaluar të paktën tre dekada që nga disa e ngjarjes, madje misteri bëhet edhe më i habitshëm, pasi në të njëjtin moment që guri qëndron në ajër, gjaku bëhet i lëngshëm.
Edhe pse njollat e gjakut janë fshirë shumë herë, ato rishfaqen përsëri. Ligjet e Islamit nuk lejojnë që të zbulohet misteri i këtij guri, e aq më shumë të mësohet “fluturimi” misterioz i këtij guri!
Re: Arkeologji,histori,antikitet,mistere paleontologji
Qyteti indian antik në xhungël gati i paprekur
Thellë në territorin e Indisë, në kufi me Nepalin, nga arkeologët evropianë, u gjet një qytet në xhungël gati i paprekur nga kushtet e jashtme atmosferike dhe nga dhëmbi i kohës. Aty tani nuk jetonte më askush dhe zbulimi i tij ishte fare i rastësishëm
Aventurierët nga të gjitha anët e botës e po ashtu edhe arkeologët, gjeologët dhe profile të ndryshme të shkencëtarëve, shpesh kanë rënë në gjurmë të gërmadhave të qyteteve të lashta, pallateve mbretërore, varrezave katakombe dhe shumë e shumë gjërave të tjera të cilat koha dhe dheu i ka mbajtur të fshehura.
Azia është një kontinent ku civilizimet e lashta kanë ekzistuar dhe janë zhvilluar si askund tjetër më parë. India po ashtu paraqet një nga pjesët e mozaikut të civilizimeve të vjetra, e cila ende në vete mban sekrete të pasqaruara dhe mirë të analizuara. Thellë në territorin e Indisë, në kufi me Nepalin, nga arkeologët evropianë, u gjet një qytet në xhungël gati i paprekur nga kushtet e jashtme atmosferike dhe nga dhëmbi i kohës.
Aty tani nuk jetonte më askush dhe zbulimi i tij ishte fare i rastësishëm. Pallatet dhe ndërtesat që ndodheshin në qytet ishin të mbuluara me gjethe dhe bimë tropikale të xhunglës, gjë që kishte bërë që qyteti të konservohet. Në qytet u zbulua edhe një tunel i gjatë 1.6 km, e që shpinte në një vend të fshehur, në afërsi të malit aty afër.
Me të mbërritur në pikën tjetër të tunelit, u shfaqë një hapësirë e madhe nëntokësore, që ishte ndërtuar me një mjeshtëri arkitektonike të paparë gjer më atëherë dhe në të cilën ndodheshin objekte dhe gjëra të çuditshme që nuk dihej se çfarë destinimi kishin. Ky vend i ngjasonte shumë një laboratori të madh shkencorë, por mjetet e vendosura aty ishin të panjohura dhe nuk dihej principi i punës së tyre.
Në muret e këtij vendi u gjetën mbishkrime të vjetra hinduse, por deshifrimi i tyre ishte pak i vështirë, sepse në to ishin të përziera edhe terma të vjetra kineze, e që ishte një gjë e pazakonshme. Nga mbishkrimet e deshifruara u kuptua se vendi të cilin e kishin zbuluar quhej Mohenjo Daro
Por këtë qytet flitej vetëm në mitet e vjetra dhe në legjenda. Njerëzit dhe banoret e hershëm të atij qyteti vetën e quanit Moh. Lidhur me këtë emër ka pasur të dhëna edhe nga mitologjia e vjetër indase dhe sidomos tek kinezët e vjetër. Nga legjendat kuptohej se mohasit ishin një civilizim i vjetër që shtriheshin nga lindja e Azisë e gjerë tek India e sotme. Mbishkrimet aty tregonin se vendi në të cilin ndodheshin arkeologët ishte vetëm njëri nga kompleksi i gjerë i ndërtesave nëntokësore që ndodheshin në afërsi.
Dhe, në të vërtet, në diapazon prej 3 km u zbuluan edhe dy vende të tjera të ngjashme. Mirëpo, befasia më e madhe ishte se në ato dy objekte të tjera nuk u zbuluan gjërat e njëjta si në të parën, por aty u zbulua diçka që për kohën kur kanë ekzistuar civilizimet e lashta, ky zbulim fare nuk duhet të ekzistonte – pra ishte fjala për bomba atomike, siç quhej nga mohasit – shatagni!
Mohasit kanë qenë një civilizim që kishte një nivel të lartë të njohurive. Ata kishin zbuluar, siç shkruhej në mbishkrimet, sekretin e jetës, gjërat e vdekura mund t’i ringjallnin, zbërthimin e dritës, dhe kishin pasur një shkallë të lartë të zhvillimit, çka shihet edhe nga mënyra e ndërtimit të qytetit dhe nga vet fakti se më mijëra vjet para erës së re, dikush paska ditur të përdor energjinë atomike.
Më tutje nga mbishkrimet merret vesh se në një vend tjetër të botës ekzistonte edhe një civilizim i lashtë, i cili u afrohej shumë mohasve për nga shkalla e zhvillimit, kjo pra ishte Atlantida. Edhe këta kishin zbuluar sekretin e atomit dhe të dritës, kishin pra njohuri të larta teknike dhe teknologjike. Për dallim nga mohasit, të cilët njiheshin si sundues të tokës, atlantidasit, njiheshin si sundues të detit.
Mohasit për aleat të tyre kishin paraardhësit e kinezëve të sotëm, gjersa atlantidasit kishin për aleatë paraardhësit e Majëve, Astekëve dhe Inkëve që jetonin në Amerikë. Rivaliteti i tyre sa vinte e shtohej, për shkak të dominimit të njërës anë në tjetrën, gjersa në një periudhë të lashtë kohore, me mijëra vjet para erës së re, kjo gjë u bë edhe kritike. Luftimet e tyre filluan më gjithë intensitetin që kishin dhe me gjithë potencialin e mundshëm të armatimit që në atë kohë dispononin ata.
Se sa ka zgjatur kjo, është vështirë të konkludohet, sepse faktet tregojnë rezultate të ndryshme, që do të thotë se është e mundur që luftimet të mos jenë bërë të gjitha në të njëjtën kohë. Lidhur me këto luftëra mitologjike, është shkruar edhe nëpër libra të vjetër, siç janë: “Ramajana”, “Mahabharata”, “Epi i Gilgameshit”, “Suria panati” ose “Njohja e diellit” etj. Në to përshkruhet fshehtësia e energjisë së Diellit, si dhe bëhet e ditur se mjete me të cilat kishin luftuar mohasit dhe atlantidasit u përkisnin perëndive që ata i adhuronin dhe prej të cilëve kishin marrë njohuri se si t’i përdorin ato!
Në këto libra tregohet se qytete të shumta të asaj kohe u zhdukën nga faqja e dheut, e ndër to përmenden: Dundaik – Kështjellë e shkrirë me themel; Nan-madol -dëshmi e energjisë kolosale që është përdorur këtu; Sodoma dhe Gomora – dëshmi e konfliktit nuklear; Jerihon II – një nga shtat shtresat, e shkatërruar me energji të madhe të një “zjarri” të paidentifikuar. Prej armëve që kanë përdorur në këto luftëra, përmendën këto: Darpana, sandagara, pashupati, pinaka, tvashar etj. disa nga këto armë shfrytëzonin energjinë nukleare e disa nga këto shfrytëzonin edhe dritën me anë të së cilës shkriheshin edhe gurët, pra është e mundur të janë përdorur laser shumë të fuqishëm.
Nga ana tjetër, përmendën edhe disa armë të tjera, e ndër to është edhe parashu-rama e cila paraqiste një lloj të armës që punonte në principin e ultrazërit. Siç duket kjo armë ka qenë e përdorur nga ana e atlantidasve. Kjo gjë shpjegohet me faktin se në kohën kur është bërë sulmi me to, janë shkatërruar pjesët e epërme të shtëpive dhe ndërtesave të atëhershme, pra kulmet, prandaj është për t’u çuditur se kinezët në atë kohë i kanë ndërtuar shtëpitë me kulme harkore, duke e ditur se kjo gjë i bënë valët që të kthehen përsëri nga kanë ardhur.
Edhe sot e kësaj dite, kinezët i ndërtojnë shtëpitë në po të njëjtën mënyrë. Në mbishkrime të qytetit të vjetër u gjet edhe një pjesë e tekstit e shkruar në kinezishte të vjetër, me ç’rast përmendën ushtarët prej balte. Këta ushtarë kanë pasur për detyrë që kur të vijë koha të aktivizoheshin dhe të mbronin perandorinë e atëhershme Muh.
Këta ushtarë janë gjetur gjithashtu edhe në kinë, në vargmalet e Kuen Lunit, dhe të gjithë ishin të ruajtur mirë. Se sa ka zgjatur lufta legjendare ndërmjet këtyre dy palëve, është vështirë të vërtetohet nga vet fakti se shumica e qyteteve që përmenden në legjenda dhe në mite, sot nuk ekzistojnë më. Mohengjo-Daro është një thesar i vërtet i së kaluarës sonë të hershme. Në këtë qytet ende ka gjëra të cilat njeriu ende nuk i di se çfarë janë dhe për çfarë shërbejnë. Prandaj, ashtu historia e njerëzimit po përsëritet?
Faqja 2 e 3 • 1, 2, 3
Similar topics
» Disa mistere të pashpjeguara…
» Mistere te pazgjidhura
» 10 aksidentet më të kushtueshme në histori
» Zhdukjet më misterioze të aeroplanëve në histori
» Mëngjarashët më të famshëm në histori
» Mistere te pazgjidhura
» 10 aksidentet më të kushtueshme në histori
» Zhdukjet më misterioze të aeroplanëve në histori
» Mëngjarashët më të famshëm në histori
Faqja 2 e 3
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi