Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rubrika-Kuriozitete -2

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Shko poshtë

Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Empty Rubrika-Kuriozitete -2

Mesazh nga Rifat Sat Nov 24, 2012 2:00 pm

First topic message reminder :


Rubrika-Kuriozitete -2


Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Images?q=tbn:ANd9GcQaAq6WZcqZqJZ3t0fDMYx4LYNViu0tLWDkLLj-6r_v4DSNxQ5I


Perse ju nuk duhet te perdorni sun-bed - Solar - ose sic njihet ndryshe nxirje artificiale




Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Sunbed

Deshira per te marre nje rrezatim artificial apo per qellime kozmetike ka cuar ne nje rritje te madhe te perdorimit te sunbeds(solareve artificial). Perdorimi i rezeve artificiale vazhdon te rritet sidomos ne mesin e vajzave te reja. Solaret e perdorura dhe llambat rrezatuese mendohet nga shume te rinj si alternative efektive te shpejte dhe te pa demshme. Gjithsesi mendja e njeriut dhe injorimi i rreziqeve qe sjellin rrezet ultra-violet te solareve ka bere qe shume perdorues sidomos femrat, te kene provuar nje demtim serioz te lekures se fytyres.

Femrat qe jane te ekspozuara me shume ne rrezet artificiale ultra-violet, jane ato (bjonde) por kjo nuk do te thote qe brunet jane te pa rrezikuara, sepse shkalla e rrezikshme eshte e njete nga te dyja palet por me nje ndryshim teper te vogel. Kohet e fundit eshte perhapur ne menyre extreme kanceri i lekures sidomos tek femrat, dhe % me e madhe e ketyre rasteve kane pasur te bejne me rrezet e mara neper solaret artificiale, pra sunbeds. Shumica e kancereve te lekures jane rezultat i mbi-ekspozimit ndaj rrezatimit Ulta-Violet artificial.

Duhet te keni parasysh se perpara shume koheve ishte perdorimi i duhanit i cili thuhesh qe nuk ka rrezik por tani cdo doktor e konfirmon qe ne nje pike te jetes tuaj do te keni pasoja te medha per shkak te duhanit. Ne ndryshim me duhanin rrezet ultra violet jane ne gjendje te shkaterrojne komplet qelizat e gjakut ne lekuren e fytyres tuaj. Per te vene re ndryshimin e nje femre natyrale dhe asajt qe perdor rreze artificiale ju duhet vetem pak vemendje. Shenjat e para te ekspozimit dhe demtimit te lekures eshte kur ne fytyre verehen disa linja super-te-kuqe qe ne gjuhen tjeter mund ta pershkruaj si Stretch Marks, por ne ndryshim me kete te fundit keto linja jane te super ekspozuara nen rrezatimin ultra-violet, dhe ajo eshte pjesa e fytyres ku lekura ka humbur betejen me rrezatimin artificial.

Çdo ekspozim i tepruar nen rrezet ultra-violet rezultojn ne dëmtime strukturore ne lekuren e njeriut. Ne afat te shkurter ky demtim mund ndodhe per shkak te djegies, irritimit te lekures dhe njollave, kurse ne afat me te gjate ky demtim vjen me nje pamje shume te egzagjeruar moshe. Pershembull: Nese ju do ekspozoheni per nje kohe te konsiderueshme nen rrezet ultra violet neper solaret artificiale , athere ndryshjimi drastik i fytyres tuaj do jete aq i madh sa qe , nese ju do ishit ne moshen 30 vjecare , fytyra juaj e demtuar dhe pjeset e demtuara te fytyres do tiu tregonin me shume se 10 vite me te vjeter se sa moshe reale. Keto qe them nuk jane egzagjerime jane realitet i hidhur i cili injorohet shume nga te rinjte dhe sidomos te rejat e sotme.

Solaret leshojne kryesisht rreze Ultra-Violet/A dhe Ultra-Violet/B te cilat te dyja sjellin demtimin e ADN-se ne qelizat e lekures. Megjithate, në vitet e fundit, llambat e solareve qe prodhojne nivele te larta te rrezeve Ultra-Violet/B jane te njejta me ate spektrin diellor dhe pershpetojne procesin e nxirjes. Ndersa Ultra-Violet/B njihet si rreze kancerogjene ne ekspozimin e tepert ndaj tyre per te cilin eshte i njohur ne zhvillimin e kancerit te lekures. Studimet e fundit shkencore tregojne se ekspozimet e larta ndaj rrezeve Ultra-Violet/A me vale te gjata gjithashtu ka ndikim ne shfaqjen e kancerit te lekures.

Disa llampa solaresh kane kapacitet per te leshuar nivele te rrezeve Ultra-Violet, shume here me te forta se sa dielli veror i mesdites. Perdorimi i perditshem i solareve eshte nje rrezik i madh per lekuren e fytyres tuaj. Sa here qe te merni -(e mira eshte mos shkoni fare)- rreze artificiale ju duhet te beni pushim te domosdoshem per 48 ore pa nderprerje perpara se te shkoni dhe te merni rrezatime artificiale perseri. Rrezet e solareve artificial depertojne shume here me thell se sa rrezet e diellit.

Ja tju jap nje shembull te thjesht..
Imagjinojeni veten tuaj sikur tju godasi dikush me pallask mizash cdo 5 minuta ne fytyre.... Normalisht qe fytyra juaj do skuqet por ne te njejten kohe ajo e mer veten sepse distanca e goditjeve eshte cdo 5 minuta dhe lekura arrin te riparoje veten per aq kohe sa nuk godiet (deri ne goditjen tjeter). Pra ky ishte shembulli i rrezatimeve te Diellit ---- duke pasur parasysh se ne diell ne levizim koken gjithmon, ulemi ne shazllone, kthehemi ne krahun tjeter , dikush mund te dali perpara nesh, apo dhe dielli mund te fshihet nga rete.... Pra rrezet e diellit nuk depertojne aq shume ne fytyren tone sepse jane disa faktore qe bejne te mundur ndalimin e tyre per te depertuar thelle ne lekuren tone.

Shume nga ju mund te jeni skeptik per sa i perket rrezeve sepse te krahasosh 8 ore ne plazh me 15 minuta apo 20 minuta solar juve ju duket teper e egzagjeruar, por ne te vertete nuk eshte aspak. Ato rreze qe ju merni per 20 minuta ne nje solar artificial jane te barabarta me 8 ore te diellit natyral. Arsya qe jane shume eshte sepse rrezatimet artificiale vijojne bombardimin e tyre ne menyre konstante duke mos i lene kohe lekures te mari veten dhe te jete ne bombardim te vazhdueshem.

Tani me leni tiu jap shembullin tjeter (ky i rrezeve artificiale neper solare)
Imagjinoni nje njeri super te shpejt qe eshte ne gjendje tiu godasi ne fytyre me nje pallask mizash cdo 1 sekond per 20 minuta pa ndaluar. Pra gjuajtja e vazhdueshme pa nderprerje do beje te mundur qe lekura e fytyres tende te demtohet ne menyre extreme. Nje ore ka 60 minuta , dhe 60 minuta kane 12/5 minutshe --- 8 ore jane te barabarta me 96/5 minutshe. Pra mendoni 96 goditje me pallasak cdo 5 minuta, gje qe e cila do tiu sjelli irritim te lekures apo dhe demtim, por jo ne nivelin e 20 minutave duke u goditur pa ndaluar cdo 1 sekonde.

Gjithsesi jeta eshte e juaja jetojeni si te keni qefe dhe si tiu vije me mbare. Keto qe sapo sqarova nuk jane te bazuara ne koken time por te bazuara ne shkence dhe fakte te mbledhura me kujdes. Ne te ardhmen nese do shikoni ndryshim drastik te lekures tuaj dhe ndryshim drastik te pamjes tuaj ne nje moshe jo-reale nga origjinalja ---- athere e dini arsyen se perse...


Edituar për herë të fundit nga Estilen në Mon Dec 08, 2014 9:48 am, edituar 1 herë gjithsej
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Empty Re: Rubrika-Kuriozitete -2

Mesazh nga Rifat Tue Mar 19, 2013 9:06 am


Rishfaqet qyteti i zhdukur në Argjentinë


Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 F1_18-qyteti1-jpg1363635149

Mbeti i fshehur nën ujë për gati 25 vjet, por ngadalë uji u tërheq dhe filluan të shfaqen gërmadhat e një “qyteti të fundosur”.Qyteti në jug të Buenos Aires, Epecuen ishte fundosur rreth 30 dekada pa ndonjë paralajmërim, duke zhdukur çdo pjesë të qytetit.

Prej vitit 2009 niveli i ujit kishte filluar të zbriste duke ekspozuar gërmadhat e qytetit dikur shumë të vizituar shkaku i liqenit që kishte.

Qyteti vizitohej nga 20 mijë njerëz në vit. Qyteti kishte 180 biznese, përfshirë këtu hotele, dyqane, qendra tregtare dhe kishe mbi 1500 banorë.

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Empty Re: Rubrika-Kuriozitete -2

Mesazh nga Rifat Tue Apr 02, 2013 7:16 am


Gjendet peshkaqeni me 2 kokë


Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Peshkaqen

Një studim nga ekspertët e Universitetit të Michiganit ka konfirmuar se peshkaqeni kishte vetëm një trup mirëpo me dy kokë. “Ky është një fenomen që ndodhë shumë rrallë dhe është shumë interesante”, ka thënë profesori Michael Ëagner. “Është mirë, pasi që kemi futur peshkaqenin në historinë e natyrës botorëve”, shtoi ai. Profesori Ëagner dhe ekipi i tij erdhën në përfundim se peshkaqeni kishte dy kokë të ndryshme, dy zemra dhe dy stomakë por në një trup të vetëm. Peshkaqeni me dy kokë ishte gjetur në gjirin e Meksikos nga një peshkatar.

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Empty Re: Rubrika-Kuriozitete -2

Mesazh nga Rifat Sun Apr 07, 2013 7:22 am


Violina e Titanikut ne shtëpine e ankandit “Hendry Aldrige and Son”


Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Violina-e-titanikut


Zbulohet në Londër violina e drejtuesit të orkestrës së Titanikut, të cilët luajtën derisa gjiganti u fundos. Të mbijetuarit e tragjedisë pranojnë se u kujtohet një bandë muzikore, e cila luante në direkun e Titanikut, ndonëse pasagjerët ngarkoheshin në barkat e shpëtimit, pasi transoqeaniku u përplas tek ajsbergu.

Violina e Hartlit konsiderohej si e humbur që prej tragjedisë së vitit 1912, por shtëpia e ankandit “Henry Aldridge and Son” shprehet se e ka zbuluar instrumentin në vitin 2006 dhe se që atëherë e deri më sot ata kanë bërë testime të shumta për ta vërtetuar teorinë e tyre. “Ishte një rrugë e gjatë”, – shprehet Andre Aldridge, i cili më pas shpjegon se ajo që u ndodhi atyre ishte shumë e bukur për të qenë e vërtetë.

Shtëpia e ankandit ka shpenzuar shtatë vjet dhe shumë para për të arritur një përfundim të saktë për violinën, e cila mendohet t`i ketë përkitur drejtuesit të orkestrës së Titanikut. Instrumenti është analizuar nga shumë ekspertë të qeverisë, madje edhe nga shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit.

Shtëpia e ankandit thotë se violina e kuqe prej druri ka dy të krisura në trup, por është një mrekulli që ka arritur të ruhet në një gjendje aq të mirë pavarësisht kalimit të kaq shumë viteve dhe ekspozimit të gjatë në det. Violina vlerësohet të ketë një çmim me gjashtë shifra. Hartlej, pronari i violinës ishte një prej 1.517 personave që humbën jetën kur Titaniku përplasi ajsbergun e gjatë 565 kilometra, pranë Njufoundland më 15 prill 1912.

Raportet e asaj kohe tregojnë se kufoma e Hartleit u gjend së bashku me instrumentin, të cilin e mbante përqafuar. Një tjetër version tregon se violina lundroi tutje dhe u fundos nën det. “Henry Aldridge and Son” shprehet se ata e studiuan historinë e violinës së Hartleit nga një biograf i tij, teksa vetë instrumenti i nënshtrohej analizave të hollësishme dhe dokumenteve që zbulonin se Hartlei u gjend së bashku me një valixhe lëkure që mbante brenda violinën. Në atë kohë instrumenti iu rikthye të fejuarës së tij të pikëlluar dhe më vonë përfundoi në duart e një ushtrie kristiane, më pas u mor nga një mësues violine e së fundmi nga shtëpia e ankandit “Hendry Aldrige and Son”.

Violina u testua nga Shërbimi Shkencor i Mbretërisë së Bashkuar, ku u vërtetua se ajo ishte zhytur për shumë kohë në ujë të kripur deti. Një pllakë në qafën e violinës u studiua nga një ekspert, i cili duhet të nxirrte përfundime në lidhje me kohën e prodhimit të pjesëzës. Shtëpia e ankandit deklaroi se violina do të ekspozohej për publikun në fund të muajit në qytetin Belfast Hall, rreth një milje larg nga vendi ku u ndërtua Titaniku.

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Empty Re: Rubrika-Kuriozitete -2

Mesazh nga Rifat Sun Apr 07, 2013 10:32 am



Azzam, yahti më i madh në Botë


Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 116031

Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 116035

Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 116032

Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Pic4


Falë dy turbinave me gaz dhe dy motorëve diesel prej 94 mijë kuaj fuqi, ‘Azzam’ mund të arrijë shpejtësinë deri në 16 metra për sekondë. Serbatori mund të mbajë deri në 1 milion litra karburant.

Ai eshte ndërtuar në tre vjet nën drejtimin e inxhinjerit Mubarak Saad al Ahbabi. Sipërfaqja e brendshme është dizenjuar nga francezi Christophe Leoni.

Brenda Yahtit ndodhet edhe një waterline krijuar nga studio milaneze Nauta Yachts. ‘Azzam’ në arabisht do të thotë përcaktim. Yahti luksoz ka lënë kantierin gjerman të ndërtimit Lurssen, Breme, të premten.

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Empty Re: Rubrika-Kuriozitete -2

Mesazh nga Rifat Tue Apr 09, 2013 10:16 am


Messi mposhtet nga portier robot....
(Video)

Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Mesi-dhe-roboti-320x186

Kjo është ndoshta e para dhe e vetmja mënyrë për të mposhtur uraganin mbinjerëzor Lionel Messi…përmes një portieri robot.

Messi është vënë përballë ‘makinës’ japoneze pasi ka realizuar pa gabimin më të vogël 57 gola vetëm këtë sezon.

Talenti argjentinas, që konsiderohet një nga futbollistët më të mirë në histori dhe si një fenomen i pakrahasueshëm me asnjë tjetër u vu përballë portierit robot gjatë një ndeshjeje bamirësie në një TV japonez dhe çuditërisht për të, iu desh të humbte dy penallti përpara se të shënonte.


Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Empty Re: Rubrika-Kuriozitete -2

Mesazh nga Rifat Thu Apr 11, 2013 11:16 am


Shitet ishulli ku martua Onassis me Jackie Kennedy

Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 5166611c3d903

Ishulli grek ku Aristotle Onassis u martua me Jackie Kennedy është shitur nga trashëgimtarja e vetme e mbetur gjallë për 100 milionë paund. Athina Onassis Roussel, mbesa e manjatit të anijeve greke tha se ka rënë dakord për t'i shitur ishullin Skorpios në detin Jon një miliarderi rus. Sipas medias greke, identiteti i biznesmenit nuk bëhet i ditur.

Ishulli në brigjet perëndimore të Greqisë ishte blerë nga Onassis në vitin 1962. Në atë kohë ka kushtuar vetëm 3.5 milionë dhrahmi (ish leku grek), e barabartë me 10 mijë paund sot. Gjashtë vjet më vonë ai bëri në ishull dasmën e tij me Jachueline Kennedy, e veja e presidentit të ndjerë amerikan John Kennedy i cili u vra në 1963. Psa vdekjes së tij ishulli Skorpio i kaloj të bijës, Christina, e cila gjithashtu vdiq e re nga një atak në zemër në moshën 37-vjeçare në vitin 1988, dhe më pas ishulli u trashëgua nga Athinaja.

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Empty Re: Rubrika-Kuriozitete -2

Mesazh nga Rifat Thu Apr 11, 2013 11:26 am


Shitet për 6 milion dollarë letra e zbuluesit të ADN-së


Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 516656440ae0d

New York - Letra e laureatit të çmimit Nobel Francis Crick dërguar të birit ku i përshkruan zbulimin e tij të ADN është shitur të mërkurën në New York për 6 milion dollarë, në shtëpinë e ankandeve Christie's. Biologu i kishte shkruar letrën djalit të tij 12 vjeçar Michael Crick në vitin 1953, vetëm pak ditë para se të bënte publik zbulimin e tij të ADN-së, i cili i solli atij dhe partnerit të tij James Watson çmimin Nobel në vitin 1962.

Në letër Crick i shpjegon të birit se për të parën herë dikush po dokumenton se "si jeta vjen nga jeta" dhe i vizaton atij, tani të famshme, strukturën e dyfishtë spirale të ADN-së. Letra është shitur tri herë më shtrenjtë sesa ishte parashikuar.

Ishte letra e Abraham Lincoln ajo që deri të enjten ka mbajtur rekordin, kur në vitin 2008 ishte shitur për 3.4 milion dollarë.

Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 51667c1c18893

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Empty Re: Rubrika-Kuriozitete -2

Mesazh nga Rifat Mon Apr 15, 2013 2:18 pm


Pajisje teknologjike qe jane me te vjetra se sa mendohet


1. Sizmografi

Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Spot9146-12156-keto_teknologji_jane_me_te_lashta_nga_c_

Mjeti i parë për regjistrimin e fenomeneve sizmike daton që në vitin e largët 132 pas Krishtit dhe ka si autor kinezin Zhang Heng.


2. Makina llogaritëse


Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 2_%20makina%20llogaritese

Në vitin 1623 Vilhelm Shikard ndërtoi prototipin e parë të makinës llogaritëse, i quajtur Ora Llogaritëse. 20 vjet më pas, matematikani francez Blez Paskal shpiku një tjetër pajisje, të quajtur Paskalina, që kryente vetëm veprimin e mbledhjes. Me kalimin e viteve makina llogaritëse evoluoi deri në formën që ka sot.

3. Lentet e kontaktit

Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 3_%20lente%20kontakti

Lentet e kontaktit moderne u shpikën nga Adolf Gaston Eugen Fik, por krijimet e para të tyre gjenden që në kohët e Leonardo Da Vinçit, në 1508-ën e largët. Duke e zhytur syrin në një sferë me ujë vihej re bashkëveprimi i vazhdueshëm mes sipërfaqes së brendshme të sferës së qelqtë dhe sipërfaqes së jashtme të kornesë së syrit.


4. Faksi

Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Faksi

Faksi u shpik qysh para Luftës Civile në SHBA, në vitin 1843. Një instrument i rëndësishëm për transferimin e dokumenteve edhe në ditët e sotme.

5. CD


Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 5_%20CD

Datëlindja e CD-ve (Compact Disc) është në vitet ’80, kur Xhon Logie Baird krijoi të parat forma të kësaj teknologjie, e cila u zhvillua me kalimin e kohës dhe vazhdon të përdoret akoma edhe sot.

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Empty Re: Rubrika-Kuriozitete -2

Mesazh nga Rifat Tue Apr 16, 2013 9:00 am


Libri më i shtrenjtë në botë që kushton 30 milionë dollarë


Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 1640_bay_psalm_book_copy_stated_to_become_the_most_expensive_book_ever_sold_govda_310x174

Pjesëtarët e kishës së Bostonit “Boston`s Old South Church” kanë vendosur që ta hedhin për shitje në ankand një ekzemplar të rrallë të Lirit të Psalmeve nga viti 1640.

Dhe ata nuk janë fare modest: shpresojnë që nga kjo shitje të fitojnë 30 milionë dollarë!Sidoqoftë, bëhet fjalë për njërin ndër librat më të vjetër, të shtypur, të Amerikës së Veriut.

Është botuar vetëm 20 vjet pasi që kishin zbarkuar në Plymouth misionarët e parë të kishës. Ndërsa vetë kisha “Boston`s Old South Church” është themeluar në vitin 1669. Nga 1700 ekzemplarët që ishin shtypur atëbotë, kane mbetur vetëm 11 sish.

Pesë i posedonte vetë kisha dhe ekzemplarët tjerë ia kishte dhuruar bibliotekave të universiteteve kryesore amerikane. Përmbajtja e librit është një përkthim i psalmeve hebraike në gjuhen angleze.

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Empty Re: Rubrika-Kuriozitete -2

Mesazh nga Rifat Fri Apr 26, 2013 9:16 am


Bota pa njerzimin



Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Gpot9826-13091-rreth_qyteterimit_tone_pas_100_vitesh_

Fotot në vazhdim tregojnë një vizion se çfarë do të ndodhte me pajisjet e kohës tonë nëse qytetërimi ynë do të zhdukej. Artistja japoneze, Maiko Akiba, ka krijuar një ekspozitë që tregon se si do të dukeshin pajisjet tona të përditshme pas 100 vitesh. Artistja përdori një shtresë boje duke vjetëruar objekte si “iPhone”-i, kamera, “iPod”-i dhe tastiera e kompjuterit që i bën ato të duken nga një epokë tjetër.

Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Gpot9826-13092-rreth_qyteterimit_tone_pas_100_vitesh_ Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Gpot9826-13093-rreth_qyteterimit_tone_pas_100_vitesh_

Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Gpot9826-13096-rreth_qyteterimit_tone_pas_100_vitesh_ Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Gpot9826-13098-rreth_qyteterimit_tone_pas_100_vitesh_

Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Gpot9826-13099-rreth_qyteterimit_tone_pas_100_vitesh_ Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Gpot9826-13100-rreth_qyteterimit_tone_pas_100_vitesh_

Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Gpot9826-13101-rreth_qyteterimit_tone_pas_100_vitesh_ Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Gpot9826-13106-rreth_qyteterimit_tone_pas_100_vitesh_
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Empty Re: Rubrika-Kuriozitete -2

Mesazh nga Rifat Thu May 16, 2013 3:32 pm


Anija gjigante me punëtorë të mjeruar


Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Article-0-19C504F1000005DC-327_964x1158

Kjo është një “anije varrezë”, ndër më të mëdhatë në botë, e cila ndodhet në Pakistan.

Brenda saj gjen kamionë me cisterna, anije që ndahen në pjesë të vogla dhe shiten si skrap.
Në anije prodhohet rreth 1 milionë ton çelik, që përmbush kërkesën për metal në sektorin e ndërtimit në vend.
Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Article-2324339-19C51264000005DC-849_964x643
Punëtorët punojnë për një lëmoshë prej 2 paundësh në kushte të papastra dhe të rrezikshme për jetën.”Ka njerëz që vdesin, thyejnë këmbët por puna nuk ndalet ", thotë punëtori 30-vjeçar, Muhamed Shakeel.Anija “Gadani 65K” është e vendosur në jug-perëndim të Pakistanit, në një shtrirje të vetmuar të bregdetit.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Empty Re: Rubrika-Kuriozitete -2

Mesazh nga Rifat Wed Aug 07, 2013 8:54 am


Miliarderi i parë në Shqipëri, Presidenti i Balfin Group


Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Miliarderi-i-pare-ne-shqiperi-presidenti-i-balfin-group

Organizata e njohur britanike e vlerësimit të pasurive ka zbuluar sot se cili është i pari miliarder në Shqipëri.

Ai është Samir Mane, President dhe CEO i Balfin Group, kompania më e madhe në pronësi private në Shqipëri. Ai hapi në vend të parën qendër tregtare dhe park logjistik. Pasuria e tij mendohet se shkon në 1.2 miliard dollarë.

Presidenti i Wealth- X tha se një zbulim i tillë tregon se organizata e tyre ka aftësi, që nuk mund të rivalizohen në këtë fushë.

Miliarderi i parë shqiptar u largua nga Shqipëria për në Austri në vitin 1991 kur ra komunizmi.

Ai nisi punë fillimisht si përkthyes përpara se të krijonte Albatrade në vitin 1993, një firmë për të shitur televizorë dhe regjistrues videonjë rrjet dyqanesh në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.

Mane si president i Balfin Group, hapi Qendrën Tregtare Univers, të parën qendër tregtare në Shqipëri me sipërfaqe 47 000 metro katrorë. Në vitin 2011 ai investoi 48 milion euro për të ndërtuar Tirana East Gate, që është qendra më e madhe tregtare në vend me 90 mijë metra katrorë.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Empty Ndërtesa në Londër “shkrin” makinat

Mesazh nga Rifat Tue Sep 10, 2013 9:07 am


Ndërtesa në Londër “shkrin” makinat





Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Walkie-Talkie-building-in-010



Një rrokaqiell në zemër të qarkut financiar të Londrës është duke u fajësuar nga pronarët e makinave për dëmtimin e automjeteve të tyre. Kulla, e mbuluar me xhama qelqi, reflekton rrezet e diellit në atë intensitet saqë arrijnë të shkrijnë pjesë të makinave. Ndërtesa, e quajtur Ëalkie Talkie, është fajësuar këtë javë për deformimin e një pasqyre anësore, të xhamave dhe të shenjës dalluese të një makine Jaguar, të parkuar në rrugën nën ndërtesën 37-katëshe, e cila vazhdon ende të ndërtohet.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Empty Re: Rubrika-Kuriozitete -2

Mesazh nga Rifat Tue Sep 10, 2013 9:10 am


“Macja-ciklop”, me një sy dhe pa hundë




Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Cat_ciklop


Veterinerët janë habitur kur kanë parë një mace me një sy dhe pa hundë. Ngjarja ka ndodhur në Kinë dhe kafsha nuk ka jetuar gjatë, megjithatë i janë bërë foto gjatë kontrollit në ambulancën e veterinare. Banorët e qytetit Neijiang në provincën Siçuan e kanë quajtur kafshën e rrallë më ermin “mace-ciklop”, transmeton gazetën “Huaxi Metro Daily”. Kjo mace është lindur bashkë me dy mace të tjera, të cilat janë normale. Veterineri që e ka kontrolluar këtë mace të pazakontë ka theksuar se kurrë në jetën e tij nuk ka hasur një deformim të tilla tek kafshët.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Empty Re: Rubrika-Kuriozitete -2

Mesazh nga Rifat Fri Sep 20, 2013 4:49 pm


Kulla gjigante që “zhduket” nga syri i njerëzve



Këtë iluzion arkitekturor do ta kishe zili edhe vet magjistar i famshëm David Koperfilld.

Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Spot14778-19149-kulla_gjigante_qe_zhduket_nga_syri_i_nje



Bëhet fjalë për një kullë që pritet të ngrihet në Korenë e Jugut, e cila mund të “zhduket” nga syri i njerëzve përreth.


Sipas arkitektit, kulla “Infinity” do të përdor dritën LED dhe kamerat, për të krijuar një “lëkurë pasqyruese” në pjesën e jashtme të ndërtesës, çka e bën atë të “zhduket”, të paktën si një iluzion optik.


Arkitektët “GDS” filluan projektimin e kullës në vitin 2004, por vetëm së fundmi u dha drita jeshile për të filluar ndërtimin e saj.


Qiellgërvishtësi është projektuar vetëm për qëllime argëtuese.


Në të do të ketë suita, parqe artificiale ujore, restorante, ambiente dasme, dhe kopshte me peizazhe të gjelbërta.



Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Kulla%201

Ndërtesa nuk do të mbahet mend vetëm si “kulla e padukshme” por ajo do të jetë në mesin e 10 ndërtesave më të larta në botë, sipas faqes arkitekturore në internet “Inhabitat”.


Ajo do të jetë 450 metra e lartë, gati 5 herë më e lartë se sa “Statuja e Lirisë”, të cilën me mjeshtërinë e tij e bëri të “zhdukej” Koperfilldi i famshëm në vitin 2009.


Kulla, jo pa qëllim do të vendoset në zemër të aeroportit ndërkombëtar “Yongsan”, për të tërhequr vizitorët që sapo shkelin në tokën Koreano-jugore

Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Empty Imazhi i filantropit indian, Gandhi shihet ne Mars

Mesazh nga Rifat Sun Jan 19, 2014 12:50 pm



Imazhi i filantropit indian, Gandhi shihet ne Mars


Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 44054

Ne fotot e derguara nga Sateliti Europa qe orbiton ne Mars, pritet te gjenden fotot e kratereve dhe kanioneve.

Por, kurre nuk do te mendohej te gjendej profili i Mahatma Gandhi, gje qe u gjet prej italianit te apasionuar mbi hapesiren Matteo Lanneo.
Ai ishte duke skanuar nje prej imazhve te medha te derguara nga sateliti, kur vuri re se imazhi kishte nje ngjashmeri te jashtezakonshme me babain e kombit Indian.

Koka duket se ka mustaqe dhe eshte teresisht e rruar dhe me vetulla te trasha, njelloj si lideri politikan.

Kjo nuk eshte hera e pare qe nje fytyre dallohet ne siperfaqen e marsit. Edhe me pare eshte fotografuar nje imazh i tille i ngjashem me nje fytyre njeriu, por qe me pas u konceptua sin je iluzion optik.

Dallimi i fytyrave ne Mars eshte nje raste pareidolia, ku nje stimul i rastesishem perceptohet me nje kuptim, si forma e reve apo format e djeguara te buka e thekur.


Sateliti ESA Mars ekspres sapo festoi tete vjetorin e hedhjes se tij ne hapsire. Sateliti merr foto me rezolucion te larte, dhe shkruan hartat e mineraleve mbi siperfaqe. Ai eksploron gjithashtu siperfaqen me ane te nje radari te inkorporuar.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Empty Grabitqaret e Epokes se Akullnajave nuk u zhduken nga uria

Mesazh nga Rifat Sun Jan 19, 2014 12:56 pm


Grabitqaret e Epokes se Akullnajave nuk u zhduken nga uria




Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Ice_age_cat

Grabitqaret e Epokes se Akullnajave, nuk jane zhdukur nga mungesa e ushqimit, ndryshe nga si eshte menduar ne teorite e meparshme. Sipas nje studimi te fundit ato ishin te ushqyer mire dhe te fuqishem pak perpara se te zhdukeshin.
 
Ky zbulim, nga nje studim i dhembeve te ketyre kafsheve, e thellon edhe me shume misterin qe rrethon ‘zhdukjen e madhe’.
Me pare eshte supozuar qe ndryshimi i klimes ka luajtor faktorin kryesor ne zhdukjen e ketyre kafsheve. Nderkohe qe speciet qe ishin pre si per shembull mamuthet dhe bizonet zhdukeshin, do te kishte qene shume e veshtire per mishngrenesit e medhenj qe te gjenin ushqim mjaftueshem.

Megjithate zbulimet e reja tregojne qe dy grabitzaret me te njohur, ‘macja sabre-toothed’ dhe luani Amerikan, nuk kane qene aspak te uritur ne vitet perpara renies se tyre. Ne fakt e verteta eshte komplet e kunderta. Sipas kerkimeve te fundit shfaqet qe ata kane patur me shume nga sa kishin nevoje ushqim.

Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 2Q==

macja sabre-toothed

Shkencetaret perdoren nje teknike shume te sakte kompiuterike per te studjuar imazhe 3D te zmadhuara te siperfaqeve te dhembeve.
U studjuan 15 dhembe te seciles nga ketyre kafsheve.


Speciet datonin nga 35.000 deri ne 11.500 mije vjet me pare, vetem pak para zhdukjes se madhe. Ekspertet e dine qe kur ushqimi eshte i paket, mishngrenesit evitojne cuarjen dem te tij. Ata konsumojne me shume nga viktimat e tyre dhe ekzoston tendenca e pertypjes se me shume kockave, gje qe le shenja tek dhembet e tyre.

Kerkuesit nuk gjeten shenja te konsumimit me te madh te kockave ne dhembet e tyre nderkohe qe macet e medha i afroheshin zhdukjes.
Drejtuesja e studimit, Dr Larisa DeSantis, nga Vanderbilt University ne Nashville ne Shtetet e Bashkuara, tha: ‘Rezultatet e studimit tone vene ne pikepyetje hipotezen mbizoteruese qe mungesa ne ushqim kontribuoi ne zhdukje graduale te misngrenesve te medhenj.”

“Nderkohe qe ne nuk mundemi te percaktojne arsyen ekzakte te zhdukjes, nuk ka shume mundesi qe zhdukja e ketyre maceve te jete rezultat i zvogelimit te numrit te preve, pasi dhembet e tyre na tregojne qe nuk eshte ashtu si ne mendonim.”

Zbulimi eshte publikuar ne Public Library of Science One. Ky studim eshte ne kontradikte me nje studim te meparshem ne lidhje me dhembet e grabitqareve te gjetur ne te njejten zone ne La Brea ne Kaliforni. Ne vitin 1993 nje grup studiuesish gjeten nje nume te madh dhembesh te thyera neper keto specie. Dr DeSantis mendon qe keto dhembe mund te jene thyer lehtesisht gjate gjuetise. Ato kishin me shume dhembe qeni te thyera se sa dhemballa.

“Speciet si hienat qe thyejne zakonisht kocka, i thyejne dhembet e pertypjes po aq sa edhe dhembet e qenit.” – vuri ne dukje Dr DeSantis. Nga ana tjeter ajo shpjegoi qe gjuetare te tjere aktive, qe i evitojne kockat ne ushqimin e tyre, ishin dy here me t eprirur per te demtuar dhembet e tyre te qenit gjate nje gjuetie.

Keshtu qe sipas ketij studimi, nuk ka qene mungesa e ushqimit, ashtu si eshte menduar deri tani, ajo qe ka zhdukur keto kafshe grabitqare.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Empty Re: Rubrika-Kuriozitete -2

Mesazh nga Rifat Fri Mar 21, 2014 2:25 pm

Historia e fjalëkryqit, ja kush e shpiku

Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 A-woman-solving-a-crossword-761242


Ato janë të përhershme në gazetat ditore, që ndryshojnë në vështirësi dhe kompleksitet. Fjalëkryqet variojnë nga ato më të thjeshtat që zakonisht ofrojnë dëfrim gjatë pushimeve të shkurtra e deri te testet e inteligjencës që janë përdorur edhe në Luftën e Dytë Botërore nga kod-zbuluesit. Por cila është origjina e fjalëkryqeve moderne?


Loja me gjetjen e fjalëve daton mbrapa në shekuj. Shembulli i njohur më i hershëm ka të bëjë me sheshin Sator, ku një shprehje latinisht është gjetur e gërvishtur në murin e qytetit të djegur roman, Pompei. Fjalë-formues të të gjitha llojeve janë gjetur në shekullin 19 në artikujt britanikë.

Por zanafilla e fjalëkryqit modern përkon me edicionin e së dielës së “New York World” të publikuar më 21 dhjetor 1913. Arthur Wynne një violinist që më pas u bë gazetar, krijoi lojën fjalë-formuese, të quajtur “Fjalë-Kryq” për faqen e suplementit “Argëtim”. Ai është babai i të gjithë fjalëkryqeve modernë. Ai ndryshonte ato në mënyra të ndryshme.

Preferonte fjalëkryqet në formën e diamantit në vend të asaj në formë katrore. Ndryshe nga shumica e fjalëkryqeve moderne, nuk fjalëkryqet e tij nuk përmbanin katrorë të zinj. Sistemi i tij numerik gjithashtu është i panjohur: për shembull në vend të “2-shi horizontal, ai përdorte numrat në katrorin e parë dhe të fundit në të cilat duhet të shënohet përgjigja.”


Fjalëkryqi i Wynne-it u bë i përjavshëm në mënyrë të rregullt dhe shumë popullor. Emri i lojës ndryshoi nga “Fjalëkryq” (Word-Cross)  në “Cross-Word” si pasojë e një gabimi tipografik.

Gazeta të tjera amerikanë e kopjuan shumë shpejt formatin, dhe fjalëkryqet u bënë një mani kombëtare në fillim të viteve 1920. Popullariteti i tyre shkaktoi debat mes doktorëve për efektin që ato kishin: “A ishte akti i të zgjidhurit një fjalëkryq qetësues dhe zbavitës, apo të ç’ekuilibron mendjen kur nuk arrin ta zgjidhësh atë?”. Londinezja “The Times” shkroi një artikull mbi maninë e fjalëkryqit duke e titulluar “Një Amerikë e skllavëruar”.

Por fjalëkryqet u përhapën edhe në vende të tjera në vitet 1920, dhe vetë ‘The Times’ e publikoi fjalëkryqin e parë në vitin 1930. Loja që Wynne krijoi kishte të bënte me përgjigje të shpejta konceptesh për shembull: “Çfarë ujdie pranojnë gjuetarët?” dhe përgjigja ishte “SHITJET”. Në Britani dhe në kolonitë e saj, të ashtuquajturit “fjalëkryqet e fshehta” u bënë shumë popullore. Ato përfshijnë të dhëna që zakonisht miksojnë konceptin e saktë me një të fshehur dhe mbështeten shumë në homonime, shkurtime dhe forma të tjera të fjalëve. Tradicionalisht, fjalëkryqet e fshehta të publikuara në gazetat ditore vështirësoheshin me kalimin e javëve. S

ot ka shumë variacione fjalëkryqesh kombëtare dhe kulturore, forma e të cilave ndryshon nga një vend në tjetrin. Për shembull, The Economist njihet për publikimin e fjalëkryqeve të llojit të vet. Por, forma e fjalëkryqit me fjalë të mbivendosura është më i kënaqshëm, sepse nëse gjen një fjalë atëherë e ke më të lehtë për të zgjidhur tjetër.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Empty Re: Rubrika-Kuriozitete -2

Mesazh nga Rifat Mon Mar 24, 2014 8:15 am

Fakte për të shkuarën e jashtëzakonshme të Putinit


Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Putin2
Presidenti rus, Vladimir Putin ka qëndruar në krye të politikës ruse që prej vitit 1999, duke lëvizur midis presidencës dhe zyrës së kryeministrit. Mirëpo, para ngritjes së tij të shpejtë në pushtet, Putini e kalonte pjesën më të madhe të jetës së tij shumë larg dritave të politikës. Tani që Putini është në qendër të disa krizave botërore, nga Siria në Ukrainë, “The Huffington post” e kthen vështrimin pas për të parë të shkuarën e habitshme të liderit.

 1. Vladimir Putin u rrit në një apartament të përbashkët, të ndarë midis tre familjeve, në Shën Pjetërsburg (asokohe i njohur si Leningrad) dhe thotë se mban mend të ketë gjuajtur minj.

2. Gjyshi i Putinit punonte si shef kuzhine në shtëpunë e Leninit dhe më vonë gatoi për Stanilin disa herë.

3.  Putini fitoi një rrip të zi në xhudo kur ishte 18 vjeç dhe ende i praktikon artet marciale, që i përshkruan si një filozofi jete. 
4. Putini i dashuron romanet me spiunazh dhe njëherë ka thënë se “ajo që më mahniti më shumë ishte sesi përpjekjet e një burri mund të arrinin atë që ushtri të tëra nuk mundeshin”.

5. Ai u bashkua me KGB-në menjëherë pas universitetit dhe i kaloi vitet 1980 duke ndihmuar policinë sekrete sovjetike për të rekrutuar spiunë në Perëndim.

6. Putini i dashuron qentë dhe i merr ata edhe në bisedimet politike, siç sugjerojnë disa, për të trembur liderët e rinj të botës. 
7. Ai flet rrjedhshëm gjermanisht, por nuk është shumë i zoti në anglisht.

8. Putini dhe gruaja e tij shpallën divorcin në vitin 2013, gjatë intervalit të një baleti. 
9. Putini ka dy vajza, por jeta e tyre është mbajtur sekret. Ato kanë shkuar në universitet me emra të tjerë. Profesionet dhe vendet ku ato qëndrojnë janë të panjohura.

10. Ai është një i krishterë ortodoks dhe e shpreh besimin e tij në terma kontradiktore, për shembull, duke e vendosur martesën brenda të njëjtit seks në të njëjtin nivel me besimin te Djalli.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Empty Telefonat qe përdorin liderët botërorë dhe ata shqiptarë

Mesazh nga Rifat Tue Apr 01, 2014 9:53 am

Telefonat qe përdorin liderët botërorë dhe ata shqiptarë

Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Celular-samsung-galaxy-s4-gt-i9500-libres-8-nucleos-nuevos-5555-MLA4482082184_062013-F

Nga Obama, Merkel, Putin e deri tek Rama, Berisha dhe Meta


Prej vitesh politikanët më të fuqishëm botëror përdornin si telefon vetëm markën “BlackBerry”, por së fundmi shumica liderëve botëror e kanë braktisur këtë telefon për smartphonet më të fundit. Por i vetmi që i mbetet ende besnik këtij telefoni është Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama. Obama është i lidhur me “BlackBerry-n” që prej 2009-s. Një ngushëllim i vogël ky për një kompani, e cila prej disa kohësh ndodhet në një gjendje kritike. Obama luftoi për të mbajtur telefonin e tij “BlackBerry”, pas ardhjes në Shtëpinë e Bardhë, në vitin 2009. Ai tha se vetëm dhjetë persona e kishin adresën e tij personale të e-mail-it. As George W. Bush dhe as Bill Clinton, nuk e përdornin e-mail-in përgjatë kohës që ishin president. Sipas gazetës “The Guardian” (që ka zbuluar telefonat që përdorin liderët botërorë), edhe pse Shërbimi Sekret i këkron Obamës të heqë dorë nga ky telefon ai vazhdon ta përdorë atë, por ama me të modifikuar nga NSA që ai të mos përgjohet kurrë. Dhe duket se Obamën e kanë “kopjuar” shumica e liderëve të politikës shqiptare, si kryeministri Edi Rama dhe lideri i opozitës, Lulzim Basha që përdorin “BlackBerry”-n. I vetmi që nuk përdor telefon nga liderët botëror është presidenti rus, Vladimir Putin.


Barak Obama


Barak Obama mbajti BlackBerry-n e tij të çmuar kur u bë president, pavarësisht kundërshtimit të shërbimit sekret. Për vite, presidenti i Shteteve të Bashkuara përdor një BlackBerry të modifikuar nga NSA. Megjithatë Agjencia e Komunikimit të Shtëpisë së Bardhë po teston celularë të tjerë ku përfshihen modele nga Samsung dhe LG.


Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin, është i njohur për pretendimet që ka se nuk përdor një telefon, ndryshe nga kryeministri Dmirty Medvedev, i cili është i njohur për dashurinë ndaj Apple dhe u bë nga blerësit e parë të iPhone 4 kur Steve Jobs ia dha atij sapo ishte prodhuar. Ndërsa Putin është shprehur se ai shumë telefona, por nuk përdor asnjë nga ata, sepse nuk ka kohë të përgjigje dhe se pëlqen të përdorë të tjera mënyra komunikimi, në 2010 ai deklaroi se nuk kishte asnjë telefon: “Nëse do të kisha një telefon, atij do t`i binte zilja gjithë kohës”.


Anxhela Merkel

Celulari i Anxhela Merkel u bë më i njohuri në botën politike tetorin e shkuar, kur u mor vesh lajmi për përgjimet nga NSA mbi telefonatat e kancelares. Ajo përdor të paktën dy celularë, një Nokia 6260 Slide dhe një BlackBerry Z10. Ajo e përdor telefonin Nokia 6260 Slide për çështjet e partisë, ndërsa “BlackBerryn Z10” për çështjet botërore, dhe së fundmi shërbimi sekret gjerman i kanë vënë një çip që mos të përgjohet.

Fransua Hollande

Presidenti francez, Fransua Hollande, është i pandashëm nga iPhone 5-a i tij. Ai e përdor atë për përdorim vetjak, sepse që nga gushti i vitit të shkuar, shërbimet sekrete i kanë dhënë një celular Teorem shumë të siguruar. Këtë markë telefonash Sarkozy refuzoi ta përdorë sepse iu duk kohë e gjatë të priste 30 sekonda për të filluar një telefonatë. Ndaj Sarkozy përdorte gjithnjë BlackBerryn dhe sipas Shërbimeve Sekrete atij nuk i bëhej dhe aq vonë nëse do ia përgjonin telefonin.



Kryeministri i Italisë, Mateo Renci

Kryeministri i Italisë, Mateo Renci është më shumë se një përdorues i iPhone-it. Ai është një klient i devotshëm i Apple në selinë e së cilës i bëri vetes edhe një foto. Kur vdiq Steve Jobs, Renzi shkruajti në faqen e tij në Facebook se ai ishte Leonardo da Vinci i kohërave tona.


Edi Rama

Kryeministri shqiptar Edi Rama është i dashuruar pas markës “Blackberry”. Rama dhe kur ishte në opozitë përdorte këtë model telefoni. Kryeministri disponon dy telefona “Blackberry”, njërin për çështje personale, ndërsa “Blackberry”-n tjetër për çështje shtetërore.

Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur publikisht ai është shprehur se është përdorues i iPad-it dhe telefonit BlackBerry. Mësohet se Berisha iPad-in e përdor vetëm për të naviguar në internet, duke lexuar mediat e huaja dhe duke azhurnuar profilin e tij në Facebook me statuse politike. Ndërsa BlackBerryn e përdor për çështje politike dhe personale.


Lulzim Basha

Së fundmi edhe kryetari i Partisë Demokratike dhe i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, është i dashuruaar pas markës së BlackBerryt. Lideri i opozitës përdor një model të fundit të këtij telefoni , një BlackBerry Z10.


Ilir Meta

Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, nuk njihet për ndonjë dashuri të madhe ndaj teknologjisë, duke ruajtur staturën e politikanit tradicional. Një fakt ky që ai ende nuk ka një profil të tij zyrtar në rrjetet sociale. Kreu i LSI-së, përdor një telefon Nokia të thjeshtë, por që e përdor shumë. Sipas bashkëpunëtorëve të tij, Meta dërgon më shumë 200 sms në ditë.


Gramoz Ruçi

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, përdor një telefon Samsung (jo Galaxy). Edhe Ruçi nuk njihet për ndonjë dashuri ndaj telefonave të teknologjisë së fundit.

Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Empty NJE SHPIKJE QE KURSEN MILIONA DOLLARE

Mesazh nga Rifat Wed Apr 02, 2014 10:02 am

Një nxënës 14-vjeçar nga Pensilvania mund të ndihmojë qeverinë amerikane që të kursejë gati 400 milionë dollarë në vit, me anë të një zbulimi të tij në fushën e shkencës

Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Spot21769-27187-ndryshoni_fontin_ne_word_kurseni_miliona

Bëhet fjalë për ndryshimin e fonteve në Word për dokumentet e printuara. Djaloshi Suvir Mirchandani ka zbuluar se “Garamond” është opsioni më efikas për printim dhe ky font sipas tij duhet të përdoret nga administrata.


Nëse hiqet dorë nga përdorimi i “Times New Roman” dhe “Century Gathic”, dhe përdoret “Garamond” mund të kursehet më shumë se 29% nga boja e printerit dhe miliona dollarë.


Studimi i Mirchandani-t është cilësuar “i mrekullueshëm” nga Zyra e Qeverisë për Printimin, por ajo ka thënë se për momentin nuk do të investohet mbi këtë ide të re.


 “Ink është dy herë më e shtrenjtë se sa një parfum francez nga vëllimi”, ka thënë Suvir për “CNN”.


Ky zbulim, përveç kursimit të bojës dhe parave, do të kursejë edhe letrat.


Rruga që e çoi drejt zbulimit:


Ai mblodhi letrat e shtypura nga mësuesit e tij dhe ka numëruar shkronjat (e, t, a, o, dhe r) që ishin përdorur më shpesh në një faqe. Pas kësaj ai ka matur madhësinë e shkronjave dhe ka arritur të llogarisë se sa bojë është shpenzuar për secilën faqe.


Për t’u siguruar edhe njëherë për idenë e tij, 14-vjeçari i ka rritur shkallën e zmadhimit të shkronjave në letër, dhe më pas i ka shtypur ato në karton, për të matur sasinë e bojës.


Pas disa testimeve të vazhdueshme ai ka arritur në përfundim se vetëm shkolla e tij do të kursente mbi 21 mijë dollarë çdo vit, nëse do ta ndryshonte llojin e shkronjave të shtypura. Kjo mënyrë do të kursente deri në 29 për qind më shumë bojë.


Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Empty Re: Rubrika-Kuriozitete -2

Mesazh nga Rifat Fri Apr 04, 2014 9:23 am

Njeriu qe ha tulla

Indiani Pakkirappa Hunagundi vuan nga një çrregullim në ushqyerje, që e bën atë të varur nga ngrënia e tullave, zhavorrit dhe baltës. 

Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Spot21874-27325-njihuni_me_njeriun_qe_ha_tulla

“Më pëlqejnë tullat dhe balta, asgjë tjetër. I ha përditë, sepse kam nevojë. Nuk ndalem dot. Ime më më thotë të mos i ha, por nuk mund të ndaloj. Edhe nëse me shtroni përpara pulë të pjekur, dua baltë me çdo kusht”, thotë 30-vjeçari.
Ai e ka këtë zakon të çuditshëm qysh kur ishte 10 vjeç, dhe tani ha një tullë dhe tre kilogramë baltë e zhavorr çdo ditë për të shuar urinë.
Besohet se Hunagundi vuan nga një çrregullim i njohur si “Pica”, ose ngrënia e vazhdueshme e elementëve jo-ushqimorë pa asnjë vlerë ushqyese.
“Na duket ekstremist e çuditshme”, shprehet një banor i fshatit.
Z. Hunagundi i ka shpërfillur lutjet e miqve dhe të afërmve për të ndryshuar dietën, madje ka ndërmend të udhëtojë nëpër Indi për të shfaqur aftësitë e tij tullë-ngrënëse.
Ai thotë se deri tani nuk ka pasur ndonjë pasojë shëndetësore nga dieta e pazakontë.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Empty Re: Rubrika-Kuriozitete -2

Mesazh nga Rifat Fri Apr 04, 2014 9:28 am

E dini pse këndojnë gjelat në mëngjes?


Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Spot21810-27250-e_dini_pse_kendojne_gjelat_ne_mengjes_

Është zbuluar se gjelat zotërojnë një ritëm biologjik 24-orësh


Sujoshi Shimura dhe Takashi Joshimura nga Universitetit Nagoja në Japoni kanë bërë një studim rreth mënyrës së përcaktimit të kohës së këndimit të gjelit në agimin e Gjatë studimit të publikuar në revistën “Current Biology”, një grup gjelash u vendosën në një dhomë të errët në të cilën ishte vendosur dhe një kamera. Megjithëse gjelat mund të këndojnë edhe në orare të tjera të ditës, pjesa më e madhe e tyre  këndoi në zbardhje të ditës.


Gjelat të cilët u mbajtën në dhomën e errët, pa parë dritën e diellit për 2 javë rresht, patën një çrregullim të orës biologjike dhe filluan të këndojnë kohë pa kohë.


Pasi u mbajtën edhe 2 javë të tjera, gjelat e harruan fare orën biologjike dhe kështu nuk arritën të dallojnë zbardhjen e ditës. Pas 4 javësh gjelat e humbën plotësisht ritmin e tyre biologjik dhe kishin nevojë për dritë për ta rifituar atë.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Empty Re: Rubrika-Kuriozitete -2

Mesazh nga Rifat Sat Apr 05, 2014 2:11 pm

Përse zebrat kanë vija të zeza?




Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Az_zebras-320x181

E keni pyetur ndonjëherë veten përse zebrat kanë vija? Shkencëtarët kanë bërë të njëjtën pyetje dhe kanë zbuluar një përgjigje të mundshme.

Kërkuesit, duke shkuar pas deri tek Çarls Darvini kanë ofruar një numër të madh teorish rreth arsyes përse zebrat mund të përfitojnë prej vijave të tyre. A janë kamuflazh ndaj grabitqarëve? A janë për t`u mbrojtur nga dielli afrikan? A i ndihmojnë vijat zebrat që të identifikojnë njëra-tjetrën? Një studim i ri i hedh poshtë të gjitha teoritë dhe lë vetëm njërën: mesa duket vijat i ndihmojnë zebrat të mbajnë larg insektet.

Kërkuesit e Universitetit të Kalifornisë e dinë se disa insekte i shmangin sipërfaqet bardhezi, ndaj ata pyetën veten: “A mund të shërbejnë vijat e zebrave për t`i ruajtur ato nga kafshimet e insekteve që mund të mbartin sëmundje fatale?”

Studimet anuan nga konfirmimi i këtij dyshimi, madje edhe për kafshë të tjera të familjes së kuajve, të cilët kanë vija në zona të caktuara të trupit. Mesa duket insektet preferojnë të shumohen dhe t`i lëshojnë vezët në vija të shtrira horizontalisht. Zebrat nga ana tjetër i kanë vijat e zeza në mënyrë vertikale.

Kërkuesit po vazhdojnë kërkimet për ta vërtetuar teorinë e tyre të insekteve me prova më bindëse në natyrën e egër.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Empty Re: Rubrika-Kuriozitete -2

Mesazh nga Rifat Tue Apr 29, 2014 11:22 am

8 gjëra që ndodhin në çdo një minutë

Herët a vonë, çdokush nga ne duhet të di se sa gjëra ndodhin në botë, në kohën që ne e konsiderojmë shpesh një minutë të “vogël”! A jeni gati për të zbuluar 8 gjërat që ndodhin në çdo një minutë?!



8. Çdo minutë lindin 250 fëmijë
Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 87


7. Çdo minutë personat e shtresës së mesme fitojnë 0,013 dollar
Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 711


6. Çdo minutë në Shtet e Bashkuara të Amerikës ndodhin tre krime të dhunshme
Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 610


5. Çdo minutë përdoren 55.757 pika karburanti
Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 59


4. Çdo minutë  rrufetë godasin tokën 360 herë
Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 49


3. Çdo minutë verifikohen 5 tërmete
Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 39


2. Çdo minutë në SHBA hidhen rreth 50 kg ushqim i ngrënshëm
Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 210


1. Çdo minutë vdesin 107 persona
Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 116
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Empty Re: Rubrika-Kuriozitete -2

Mesazh nga Rifat Thu May 01, 2014 4:37 pm

Mënyrat për ta shpejtuar metabolizmin pa ushtruar


Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 HEEE

Ju sugjerojmë disa mënyra të thjeshta për të shpejtuar metabolizmin tuaj, pa pasur nevojë për ushtrime apo dietë.
Dy gota me ujë të ftohtë

Kur të zgjoheni, pini dy gota ujë të ftoftë. Uji i ftohtë do të detyrojë organet e brendshme për të dëbuar ujin në muskujt periferik, gjë e cila përmirëson qarkullimin dhe rrjedhën e gjakut. Uji është më i rëndësishmi për funksionimin e trupit të njeriut dhe shumë njerëz janë të dehidratuar në një farë mase për çdo ditë. Nëse gjatë vitit aplikoni shprehinë për të pirë ujë në mëngjes, ju do të humbni 2.5 kg.

Pulti adekuat
Mbani laptop-in në pultin adekuat. Përderisa jemi ulur, nuk kemi nevojë fare për të përdorur muskujt. Kjo nuk do të thotë se duhet të qëndrojmë gjatë gjithë ditës, por një deri në dy orë të jo-produktivitetit në ditë, do të përmirësojë metabolizmin tuaj.

Dush me ujë të nxehtë-ftohtë
Kur filloni një dush me ujë të nxehtë prej 2 deri 3 minutash, pastaj bëni dush me ujë të ftohtë për 30 deri në 45 sekonda. Kjo ndikon në relaksimin e enëve të gjakut kur është uji i nxehtë dhe tkurrja e tyre kur uji është i ftoftë. Pas këtij dushi, ju do të ndjeni qarkullimin më të shpejtë të gjakut.

Gjumë të rregullt
Gjumi i rregullt dhe i mjaftueshëm ndihmon gjithashtu në rregullimin e proceseve metabolike. Trupi i njeriut është si një makinë, e cila ka nevojë për një pushim që të këndellet, kurse gjumi është mënyra më e mirë për të bërë këtë. Sipas shumë studimeve që janë zhvilluar në lidhje me atë se sa duhet të flejë një person brenda 24 orëve, rezultatet kanë treguar se mesatarisht një person duhet të flejë mes 7 dhe 9 orë, edhe pse mund të ketë një dallim plus-minus një orë.

Ushqimi
Merrni ushqim gjatë një periudhe të shkurtër ditore. Ekspertët rekomandojnë që racioni juaj i fundit të jetë rreth orës 18:00 dhe në pjesën tjetër të mbrëmjes të konsumoni vetëm ujë. Në mëngjes, pasi të pini ujë të ftohtë, konsumoni pak mëngjes, vetëm sa për të mashtruar urinë dhe filloni të konsumoni ushqimin në kohën drekës. Nevojitet pak kohë derisa të mësoheni me këtë ritëm.

Piperi djegës
Është e njohur se specat djegës shërbejnë për të reduktuar obezitetin, për shkak se nxisin shpenzimet e energjisë dhe oksidimin e yndyrës. Speci djegës përmirëson tretjen, qarkullimin dhe rrit nivelet e energjisë. Përveç kësaj, përmban një nivel të lartë të vitaminës C, A, dhe mineralet esenciale. Por, merrni piper në sasi të vogla, pasi dozat e mëdha të piperit djegës mund të kenë efekte negative për shëndetin tuaj.

Vaji i kokosit
Përgatisni ushqimin në vaj kokosi, duke përdorur atë ekstra të virgjër, e cila është forma më e pastër e çdo vaji. Vaji i kokosit përmban shumë acide që treten lehtë dhe absorbohen me shpejtësi, që do të thotë se shpejt konvertohen në energji, në vend që të depozitohen si shtresa yndyrore. Në të kundërtën,vaji vegjetal përmban acide yndyrore të pangopura, ku për tretjen e tyre janë të nevojshme enzimat nga mëlçia.

Ushqimi i pasur me fibra
Ushqimet e pasura me fibra janë të mira për shkak se nuk marrin shumë energji për tretje, që do të thotë se do të shpenzoni më shumë kalori. Rekomandohet orizi i egër, i cila përmban pothuajse dy herë më shumë fibra sesa orizi ngjyrë kafe, si dhe makarona nga kokrra e plotë.

Çaji jeshil
Çaji jeshil përmban përbërësit shumë të shëndetshëm. Studimet tregojnë se katehina në çajin jeshil është përgjegjëse për përshpejtimin e metabolizmit dhe shkrirjen e kilogramëve të tepërt. Nëse pini dy gota çaj në mëngjes, do të merrni katehinën dhe kafeinën, të cilat përshpejtojnë proceset metabolike në trup.

Kosi
Proteinat dhe kalciumi janë përbërësit që bëjnë mrekulli për metabolizmin tuaj. Kosi grek përmban dy herë më shumë proteina se sa kosi i rregullt dhe është një burim i shkëlqyer i kalciumit. Për një rostiçeri të pasdites, merrni një gjysmë gote me kos grek, gjysmë filxhani ananas dhe një lugë çaji ëmbëltues natyral nga bima stevia.

Këshilla 1
Çaji jeshil përmban përbërësit shumë të shëndetshëm. Studimet tregojnë se katehina në çajin jeshil është përgjegjëse për përshpejtimin e metabolizmit dhe shkrirjen e kilogramëve të tepërt

Këshilla 2
Është e njohur se specat djegës shërbejnë për të reduktuar obezitetin, për shkak se nxisin shpenzimet e energjisë dhe oksidimin e yndyrës. Speci djegës përmirëson tretjen, qarkullimin dhe rrit nivelet e energjisë.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Empty Re: Rubrika-Kuriozitete -2

Mesazh nga Rifat Sun May 04, 2014 8:38 am

HemisFair 68

Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Hf103


HemisFair '68 ishte panairi i parë botëror i mbajtur në Jugperëndimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. San Antonio organizoi panairin i cili zgjati nga 6 prilli deri në 6 tetor, 1968. Më shumë se tridhjetë shtete kishin pavjone në panair. Panairi i uzhvillua njëkohësisht me 250 vjetorin e krijimit të qytetit të San Antonio-s. Tema e panairit ishte "Bashkësia e Civilizimeve në Amerikat".

Trupi kryesor organizues i panaireve botëror, Bureau International des Expositions (BIE) e njohu HemisFair '68 në 17 nëntor, 1965. Ky aktivitet që kishte një kosto prej rreth 156 milionë $ u financua nga një kombinim i fondeve publike (ShBA, San Antonio, Texas-i) dhe private (Kodak, Ford, General Electric, General Motors, Humble Oil, IBM, RCA, Southëestern Bell, Frito Lay, Pepsi-Cola, Coca-Cola dhe të tjerë).

Panairi u ndërtua në një tërren prej 96.2 hektarësh (389,000 m²) në cepin juglindor të qëndrës së San Antonio-s. Shumë struktura historike u shkatërruan për të krijuar vënd për panairin. Vetëm 20 ndërtesa ekzistuese u ruajtën, njëkohësisht pjesa më e madhe e banorëve të zonës u zhvendosën nga shteti.

Struktura kryesore tematike ishte një kulle 190 metra e gjatë e quajtur "Kulla e Amerikave" e cila mbeti aty edhe pas mbylljes së panairit. maja e kullës kishte një restorant rrotullues, një lozhë, dhe një pikë observimi.

 Pavjoni më i madh i panairit i përkiste Shtetit të Texasit. Edhe kjo strukture gjigande mbeti aty pas mbylljes së panairit dhe u transformua në "Institutin e kulturave Texane" i cili sot përdoret si muze nga Universiteti i Texas-it në San Antonio. Qyteti e zgjati rrugën e tij të famshme pranë lumit (Paseo del Rio) një çerek milje që ta lidhte me terrenin e panairit.

Numri i vizitorëve nuk arriti ta barazojë numrin e planifikuar dhe panairi humbi rreth 7.5 milionë $. Panairi tërhoqi rreth 6.3 milionë vizitorë dhe solli vëmëndje ndërkombëtare tek San Antonio dhe Texasi. Një pjesë e panairit sot është transformuar në parkun e quajtur Parku HemisFair, një park prej 15 hektarësh (61,000 m²) me ujvara dhe shatrëvane, gjelbërim dhe ndërtesa historike të restauruara.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Empty Fisi ku mardheniet seksuale jane te lira

Mesazh nga Rifat Wed May 14, 2014 8:19 pm


Fisi ku mardheniet seksuale jane te lira


Njihuni me fisin Triobrand, në Triobrand Islands në Paqësorin Jugor, ku femrat mund të ndërrojnë të dashurit sa herë të duan.


Në një vend ku dominon dashuria dhe seksi i lirë dhe me kë të duash, mosmarrëveshjet zgjidhjen me një ndeshje kriketi, ku mund të marrin pjesë edhe vajzat.


Fotografi Eric Lafforgue thotë se ata kanë një qasje jashtëzakonisht liberale ndaj seksit, para dhe pas martesës.


Vajzat mësojnë për kontracepsionin shumë herët dhe virgjëria nuk ka asnjë vlerë.


Shumë fshatra kanë një kasolle speciale, të quajtur bukumatula, që përdoret për të bërë seks jashtëmartesor.


Bebet mendohet se lindin si rezultat i magjisë dhe nuk ka asnjë lidhje mes seksit dhe shtatzënisë.


Por zakoni i tyre nuk shtrihet tek të huajt. Ata e konsiderojnë lëkurën e bardhë të shëmtuar.


Fisi përdor zhardhokët dhe gjethet e bananeve si monedha.


fisifisi1

In charge: Girls are encouraged to take part in 'battles' and dance topless, with most choosing to wear red grass skirts, shells, feathers and fresh flowersIn charge: Girls are encouraged to take part in 'battles' and dance topless, with most choosing to wear red grass skirts, shells, feathers and fresh flowersElaborate: The skirts worn by the women are made from dried grass, while necklaces and bracelets are made from shells. Men wear cockatoo feather headdressesElaborate: The skirts worn by the women are made from dried grass, while necklaces and bracelets are made from shells. Men wear cockatoo feather headdressesColourful: A woman from the Trobriand IslandsColourful: A woman from the Trobriand IslandsLove shack: Each village has a special hut for teenagers who want to make love to their boyfriends and girlfriends - the doors are plastered with safe sex stickersLove shack: Each village has a special hut for teenagers who want to make love to their boyfriends and girlfriends - the doors are plastered with safe sex stickersChief's family: The house of the chieftain is recognisable by its height, shell decorations and the presence of a malagan - a carved, painted totem poleChief's family: The house of the chieftain is recognisable by its height, shell decorations and the presence of a malagan - a carved, painted totem poleRelaxed: While the islanders have tried hard to cling to their traditions, some have embraced parts of modern life such as instrumentsRelaxed: While the islanders have tried hard to cling to their traditions, some have embraced parts of modern life such as instrumentsPet: Pigs are eaten but they are considered to be pets and are treated like dogsPet: Pigs are eaten but they are considered to be pets and are treated like dogsIs that a googly? Cricket is hugely popular and was introduced by colonial authorities. Banned from going to war, the Trobriand Islanders settle their differences with a gameIs that a googly? Cricket is hugely popular and was introduced by colonial authorities. Banned from going to war, the Trobriand Islanders settle their differences with a gameHome sweet home: In Obweria village, the many thatched huts are built on stilts around a central square, which is known to locals as the BukaHome sweet home: In Obweria village, the many thatched huts are built on stilts around a central square, which is known to locals as the BukaBig dreams: Seven-year-old Salome hopes to one day become a teacherBig dreams: Seven-year-old Salome hopes to one day become a teacherMagic: According to the Trobriand Islanders, conception isn't linked to sex but instead to magicMagic: According to the Trobriand Islanders, conception isn't linked to sex but instead to magicPretty: Teenagers wear earrings made from tortoiseshell - keeping them in until they have a daughter of their ownPretty: Teenagers wear earrings made from tortoiseshell - keeping them in until they have a daughter of their ownJewellery: Most of the Trobriand Islanders sport elaborate bracelets and necklaces, all of which are made from natural materials such as shells, stones and feathersJewellery: Most of the Trobriand Islanders sport elaborate bracelets and necklaces, all of which are made from natural materials such as shells, stones and feathersExcitement: The weekly flight from Port Moresby, capital of Papua New Guinea, is the most exciting moment of the week for many and draws huge crowdsExcitement: The weekly flight from Port Moresby, capital of Papua New Guinea, is the most exciting moment of the week for many and draws huge crowdsRemote: The idyllic islands are home to the Trobriand Islanders, who still live in much the same way as they always have - including fishing from wooden canoesRemote: The idyllic islands are home to the Trobriand Islanders, who still live in much the same way as they always have - including fishing from wooden canoesParadise: The remote Trobriand Islands are a tiny knot of coral atolls sitting within the Solomon Sea and are part of Papua New GuineaParadise: The remote Trobriand Islands are a tiny knot of coral atolls sitting within the Solomon Sea and are part of Papua New Guinea


Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Empty Re: Rubrika-Kuriozitete -2

Mesazh nga Rifat Tue May 27, 2014 3:00 pm

Ndërron jetë njeriu në i shëndoshë në botë

Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 10358738_10152910762184832_363902794759320818_n

Ndërron jetë njeriu në i shëndoshë në botë. Meksikani Manuel Uribe në vitin 2006 peshonte 560 kg. 48-vjeçari, arriti të humbasë 200 kg, por problemet e mëdha shëndetësore që i ishin krijuar nga pesha e madhe, ia vështirësuan jetën dhe ai nuk mundi t’i mbijetojë komplikacioneve të kurave me zemrën.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Empty Manitë dhe preferencat ushqimore të politikanëve të famshëm në tavolinë

Mesazh nga Rifat Tue Dec 09, 2014 9:35 am

Manitë dhe preferencat ushqimore të  politikanëve të famshëm në tavolinë



Recetat e preferuara të Barack Obamas

Barack Obama është me siguri mes presidentëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës më në formë. Të paktën për aq sa mund të na kujtohet. Është e njohur dashuria e tij për basketbollin, kohë më parë hoqi dorë nga cigarja dhe mbi të gjitha pëlqen ushqimin e thjeshtë: ushqehet pa e tepruar dhe i beson gjithmonë recetave të përgatitura nga gruaja e tij Michelle, e cila për të “është kuzhinierja më e mirë në botë”. Por çfarë ha Barack Obama? Cilat janë ushqimet e tij të preferuara? Po ato që nuk i pëlqen aspak dhe nuk i fut kurrë në gojë? Në mëngjes, Presidenti thotë se në tryezë nuk mungojnë kurrë disa lloj frutash të thata (arra, lajthi dhe rrush): një bombë e vërtetë plot energji me efekte shumë pozitive për shëndetin e mbi të gjitha, për lëkurën.

Jo më kot, Barack Obama duket aq shumë në formë dhe nuk e tregon aspak moshën që ka dhe në fytyrë nuk i dallohet asnjë rrudhë. Edhe bajamet dhe kikirikët janë pjesë e mëngjesit “presidencial” të Barack Obama-s, por në këtë rast Presidenti duhet të jetë më i kujdesshëm ndaj sasisë, duke parë kaloritë që përmbajnë këto ushqime, sidomos të karamelizuara. Ndryshe nga amerikanët e tjerë, shumë fanatikë ndaj pijeve të gazuara dhe me sheqer, Obama preferon të pijë shumë ujë mineral. Një zgjedhje shumë e mirë kjo, sepse ashtu siç studimet tregojnë të ashtuquajturat “soft drinks” me sheqer të shtuar, kaq të përhapur në SHBA, janë një ndër shkaqet kryesore të obezitetit andej. Edhe perimet e freskëta, mbi të gjitha brokoli dhe spinaqi, janë shumë të pëlqyera nga Barack Obama. Nuk është rastësi që Zonja e Parë, Michelle, ka këmbëngulur kaq shumë për ta mbjellë një pjesë të kopshtit në Shtëpinë e Bardhë me ushqime biologjike, për të cilin kujdeset personalisht dhe që ka qenë një kartë fituese në komunikimin për të përhapur një mesazh pozitiv mbi rëndësinë e ushqyerjes së shëndetshme.

Por nuk duhet lënë në harresë ai fakt, se Barack Obama është demokrat i vërtetë. Ai përpiqet ta demonstrojë këtë duke u ushqyer në mënyrë demokratike. Për shembull, gjatë kohës së vizitës së paradokohshme të Presidentit Dimitri Medvediev në SHBA, pas negociatave zyrtare në Shtëpinë e Bardhë, Obama e çoi homologun e vet rus në një nga lokalet më demokratike të ushqimit social amerikan – në kafe Ray’s Hell Burger, ku përgatisin ushqimin e shpejtë (fast food) më demokratik. Vetë Barack Obama zgjodhi burger me dhjathë chedder, qepë, sallatë, domate dhe kastraveca turshi.

E çuditshme edhe lista e ushqimeve që Presidenti amerikan nuk preferon të hajë (për të cilat kujdeset stafi i tij kur është i ftuar në ndonjë drekë apo darkë zyrtare). Ato që kërkon të shmangë domosdoshmërisht janë majoneza, patatet e skuqura, asparagët dhe rrepat. Në fund, ushqimi italian është një pasion i madh për Barack Obama-n. Duke filluar që nga pica. Piceria “Italian Fiesta” në Uashington e klasifikon Presidentin mes klientëve të saj më besnik. Po kuzhina amerikane? Pëlqehet shumë nga të bijat Sasha dhe Malia, të cilat çmenden për pulën e skuqur dhe makaronat me djathë.

***

Winston Churchill: Puro, uiski dhe guackat e detit

Është vështirë të përfytyrohet figura e kryeministrit britanik Winston Churchill pa puron e tij të famshme. Por bile dhe më shpesh se me puron havaiane Churchill-i dilte me gotën e uiskit në dorë. Politikani Anthony Eden në shënimet e veta kujton atë fakt, se si Churchill-i pinte uiski me soda (tonik) në orën 8:45 të mëngjesit. Uiskin ai mësoi ta pijë që në rini e vet, gjatë kohës së luftës anglo-boere. “Kur isha nënoficer gjatë luftës në Afrikën e Jugut uji atje ishte i papijshëm, – tregonte Churchill-i. – Që të mund ta pije atë duhej ta përzije me uiski”. Dhe pasionin pas kësaj pijeje ai nuk e tradhëtoi gjatë gjithë jetës së vet të gjatë. Mazordomi i tij Norman McGowan kujtonte: “Afërsisht një orë pasi kishte ngrënë mëngjesin unë i vija përpara atij gotën e parë të uiskit me soda. Gjatë gjithë ditës ajo nuk ishte kurrë bosh, por e pinte Churchill-i uiskin shumë ngadalë, duke e tërhequr me lezet i shpërqendruar e në mejtime pijen, dhe e shtynte me një gotë dy orë”. Gjatë kësaj duhet thënë, se uiski ishte shumë i holluar me soda, ndërsa kubat e akullit arrinin të shkriheshin plotësisht. Kështu që uiski i binte të ishte tejet i holluar. Vetë Kryeministri britanik e quante këtë përzierje “solucion për shpëlarjen e gojës”. Pas të ngrënit Churchill-i preferonte të pinte verë porto dhe brendi. Praktikisht çdo ditë ai i bënte nderimet e merituara shampanjës së preferuar. Gjatë kohës së takimeve të “Treshes së Madhe” në vitet e Luftës së Dytë Botërore Winston Churchill-i provoi konjakun armen dhe atë gjeorgjian. Tregojnë, se më pas Churchill-i ia porosiste Stalinit këtë konjak me arka. Po, vërtet, Winston Churchill pinte shumë dhe personat që e njihni nga afër atë dëshmojnë: “Për atë të ngrënit pa pije nuk quhej e ngrënë”. Por zor se do të gjendet ndonjë njeri i cili ta ketë parë gjatë kësaj të dehur ndonjëherë atë.

Në qoftë se Churchill jetoi deri në moshën 90-vjeçare, atëherë lind natyrshëm pyetja: në se duhet vallë sqima, moderimi dhe të përmbajturit në ushqim? Pa përmendur fare këtu cigaret dhe pijet? Thonë, se 20 vitet e fundit të jetës së vet ai e la megjithatë pijen dhe duhanin, megjithëse vazhdonte të pozonte për fotografët me puron e famshme havaiane në dorë. Në të vërtetë, gjendja shëndetësore e këtij jetëgjati linte shumë për të dëshiruar. Ndërsa të ngrënit sir Winstoni e kishte me qejf të madh. Për mëngjes atij zakonisht i servirnin pjepër, omëletë ose vezë të skuqur me proshutë, qofte me mish viçi ose pulë të pjekur, bukë të thekur me marmelatë. Dhe pinte ai gjatë kësaj shumë kafe me kajmak qumështi. Për drekë ai mund të hante fillimisht file peshku (gjuhëz deti), salmon të tymosur dhe karkaleca deti, më pas mish të pjekur dreri të mbushur me pure mishi me dhjamë, mëlçish pate, me salcë prej zhardhok këpurdhash (truffle, tartufo). I pëlqenin shumë Churchill-it edhe guaskat e detit (ai, në përgjithësi, kishte dobësi të madhe për produktet, frutat e detit), roston e viçit të përgatitur me puding Jorkshiri dhe perime.

Në moshën 88-vjeçare Churchill-i mund ti lejonte vetes, për shembull, një drekë të tillë në hotel “Savoy”: në fillim guaska deti me shampanjë, më pas supë-pure me bizele të njoma dhe një gotë sherry. Pastaj atij i servirej në tavolinë file peshku shojzë të Atlantikut Verior me salcë të bardhë dhe verë Puyn Fyuis. Më tej vijonte mishi i viçit ala-Wellington me karrotë dhe patate të skuqura e të përzhitura me verë Bourgogne. Për ëmbëlsirë ai merrte Creme Brulee dhe një gotë verë Madeira. Në fund fare porosiste djathë Stilton me një gotë verë Porto të stazhionuar mirë. Pas kafes degustimi i të gjitha këtyre mrekullive të artit të kuzhinës kurorëzohej nga ai me puron havaiane dhe një gotë konjak.

Por gjellë kryesore në banketet e veta Winston Churchill-i quante megjithatë bisedën e mirë, ndërsa bashkëbiseduesin më interesant veten e vet.

*****

Silvio Berlusconi: Mbrojtës i flaktë i kuzhinës italiane

“Unë e zotëroj kaq mirë latinishten, saqë mund të drekoja bile dhe me vetë Jul Cezarin”, – deklaroi njëherë para gazetarëve Berlusconi. Drekat e darkat e ish-kryeministri italian preferon ti shtrojë me salltanete e luks të madh.

Si çdo italian Silvio Berlusconi krenohet pa masë me kuzhinën e vendit të vet. Dhe thekson me kënaqësi të madhe avantazhet e saj. Vërtet, e bën ngandonjëherë ai këtë në mënyrë pak fyese, pa takt kundrejt vendeve të tjera. “Finlandezët? Po ata nuk dinë as se ç’është proshuta (prosciutto)”, – kështu e argumentoi disa vite më parë Berlusconi faktin se përse duhet hapur selia e Agjencisë Europiane të Sigurisë Ushqimore në Parma të Italisë dhe jo në Finlandë. Ish-kryeministri italian siguronte, se Parma është bërë e famshme që prej kohësh me gjellët e saj më të mira të kuzhinës italiane, kështu që selia e Organizatës duhet të vendoset pikërisht atje.

Kjo temë u mbyll përfundimisht në mars të vitit 2011, kur gjatë kohës së takimit të krerëve konservatorë të Bashkimit Europian në Helsinki Silvio Berlusconi shpjegoi, se sulmet e tij kritike në adresë të kuzhinës finlandeze u kushtëzuan nga lufta për të drejtën e selisë së Agjencisë Ushqimore Evropiane. Kurse darkën në Helsinki Berlusconi e karakerizoi si “të mrekullueshme” dhe bile kërkoi një racion të dytë “fileto jashtëzakonisht të shijshme mishi dreri verior,

Ndërsa vetë Berluskoni me gjithë dashurinë e tij të madhe ndaj kuzhinës italiane (ndërkohë që pjata më e preferuar për të thonë se është mishi i viçit i gatuar ala-kaliforniançe – gjellë e kuzhinës italiane kjo pavarësisht nga emri i vet), hedh poshtë, shkatërron një nga stereotipet parimore mbi të – ai nuk suporton dot fare hudhrën. Edhe nga njerëzit që e rrethit të vet të ngushtë kërkon që të mos u ndihet kurrsesi era e hudhrës në frymëmarrje.

*****

Josif Broz Tito, i dashuruar pas kuzhinës boshnjake

Lideri jugosllav Josif Broz Tito, i cili u përballua jo me pak vuajtje gjatë viteve të luftës partizane, pasi u bë udhëheqës i Jugosllavisë Socialiste mori nam të madh për dashurinë e vet ndaj mënyrës së të jetuarit në bollëk e luks të madh. Zakonisht në mëngjes Tito pinte kafe me çyrek të vogël apo simite, ngandonjëherë hante omëletë, në drekë dhe në darkë preferonte gatime të kuzhinës së zonës së Europës Qendrore, të cilat i alternonte jo rrallëherë me gjellë tipike për vendlindjen e tij, që i gatuante njëherë e një kohë e ëma.Dobësi të madhe kishte ai në veçanti për çorbën me mish pule – supën e trashë me kajmak qumështi (smetanë) përsipër dhe “shtruklet” – biskota shtëpie me dhjathë. Gjatë të ngrënit ai nuk pinte shumë – një gotë birrë ose një gotë verë jugosllave. Mysafirët e vet të famshëm Josif Broz Tito i priste me bujari të madhe. Kur erdhi në Jugosllavi Mbretëresha britanike Tito vendosi ta habisë atë me gostitjen e vet – kaviarin Elizabeth II ia servirën mbi një bllok akulli të skalitur në formën e kurorës mbretërore. Në fillim të viteve ‘70-të në Jugosllavi shkuan yjet e Holivudit Elizabeth Taylor dhe Richard Burton, të cilit do të xhironin atje një film mbi Luftën e II-të Botërore. Burton luante në këtë film rolin e vetë Titos, prandaj nuk të habit aspak fakti se Lideri jugosllav i ftoi aktorët të pushojnë në rezidencën e tij. Atje Elizabeth Taylor dhe Richard Burton patën mundësinë të provonin çorbën e famshme boshnjake, shishqebapin, patatet e pjekura, biftekun tartar të gatuar me mish të copëtuar të freskët viçi e të shoqëruar me angjinare (artichoke) në vaj ulliri. Ka qenë shpesh herë mysafire e Titos edhe Sophia Loren, e cila e kishte me pasion të madh punën e të gatuarit. Ngandonjëherë atë e ndihmonte në kuzhinë edhe vetë Tito. Në një nga drekat Tito me bashkëshorten dhe Sophia Loren me të shoqin provuan disa lloje stageti, çorbën serbe me fasule, musakanë me patëllxhana të gatuar nga Sophia Loren dhe speca të mbushur.

***

Josif Stalin, kënaqësia e diktatorit kur dehte me vodka të ftuarit

Qefli të ngrënash Josif Stalini nuk mund të quhej kurrsesi. Kur Stalini nuk kishte mysafirë në shtëpi tryeza ishte shumë e thjeshtë. Atij i pëlqente shumë supa e quajtur “shi” me lakër arme, mishi i zier. Ndërsa në qoftë se kishte të ftuar, në tavolinë atëherë servireshin gatime të ndryshme të kuzhinës gjeorgjiane. Për shembull, pjata e quajtur sacivi (pulë e gatuar me arra, beharna e erëza). Dobësi të madhe kishte ai me reçelin (likonë) me arra të papjekura, jeshile, të cilin ia sillte e ëma nga Gjeorgjia.

Stalinit i pëlqente të organizonte gosti në daçën Blizhniaja – rezidencën e vet në periferitë e Moskës. Në fillim të viteve 30-të Stalini jo rrallëherë drekonte atje, zakonisht vetëm, ndërsa në verë tryezën ia shtronin në verandë. I sillnin çorbë ruse, poçen me vodkë dhe kanën me ujë. Pas vdekjes së bashkëshortes së Stalinit drekat e tij u bënë më të bollshme, të përbëra nga shumë më tepër gatime të ndryshme. Nga fundi i viteve 30-të në shtëpinë e Stalinit filloi të ketë më shumë mysafirë, të cilët uleshin në tavolinë në mbrëmje dhe rrinin deri në orën 3-4 të mëngjesit.

Siç dëshmon në kujtimet e veta Hrushovi, erdhi një kohë e tillë kur të ftuarit në banketet dhe gostitë e Stalinit i dehnin enkas. “Njerëzit bëheshin xurxull në kuptimin e plotë të fjalës. Dhe sa më i dehur të ishte njeriu, aq më shumë kënaqësi i sillte kjo skenë Stalini, – konfirmonte Hrushovi. Udhëheqësi i detyronte të pinin me zor të gjithë të pranishmit në tavolinë. Duke ngritur, për shembull, dolli të tilla, për të cilat po të mos pihej kupa me fund do të ishte diçka fyese. Dhe rrallë kush mund të merrte guximin ta bënte një gjë të tillë”.

Njëri prej liderëve të komunistëve jugosllavë Milovan Gjilas kujtonte më pas gostitë e Stalinit në Moskë. Stalini, sipas fjalëve të tij, nuk rrinte kurrë në krye të tryezës, por ulej gjithmonë në karrigen e parë në të majtë nga vendi në krye të sofrës. Tavolina ishte jashtëzakonisht e pasur me gatime të shumëllojshme dhe pije të ndryshme. Dominonin pjatat me mish dhe lloje të ndryshme vodke. Gjithçka ishte e thjeshtë, pa salltanete të mëdha. Çdo njeri hante atë që dëshironte dhe sa të donte. Të propozonin dhe të detyronin vetëm të pije me zor. Një darkë e tillë zgjaste zakonisht nga 6 orë e më shumë – nga ora 22.00 e mbrëmjes e deri në 4-5 të mëngjesit. Në darka të tilla, të cilat kalonin në atmosferë joformale, tregonin fytyrën e tyre të vërtetë një pjesë e mirë e politikanëve të njohur sovjetikë. Po ata ishin dhe objektet më të shpeshta të argëtimit, talljes dhe, mund të thuhet, i vetmi luks në jetën e Stalinit. Sipas dëshmive të Milovan Gjilas-it, Stalini hante shumë, jashtë mase shumë bile edhe për një njeri më të bëshëm, më shtatmadh se ai. Në tavolinë dominonin kryesisht pjatat me mish, gjë kjo që dëshmonte qartë mbi prejardhjen malësore të zotit të shtëpisë.

Stalini pinte me masë, duke u dhënë preferencë verërave gjeorgjiane. Tregojnë, se udhëheqësit i sillnin me aeroplanë nga fshati gjeorgjian Ateni verë shtëpie.

***

Margaret Thatcher: Grabitësja e qumështit dhe dieta me vezë

“Gruaja e hekurt” është pseudonimi më i njohur i Margaret Thatcher, gruas së parë në Europë e cila kryesoi qeverinë dhe qëndroi në postin e kryeministres së Mbretërisë së Bashkuar plot 11 vjet. Por ka patur ajo edhe një pseudonim (nofkë) tjetër më sarkastike me ngjyrim gastronomik, të cilën britanikët ia ngjitën Margaret Thatcher-it shumë kohë para se ajo të kryesonte kabinetin e ministrave. “Maggie Thatcher-grabitësja e qumështit”, – kështu e quajtën atë. Në gjuhën angleze kjo tingëllon në rimë në këtë mënyrë “Maggie Thatcher, milk snatcher”. Me këtë nofkë atë e “graduan” pas asaj, kur në vitin 1970 konservatorët erdhën në pushtet në Britaninë e Madhe dhe Thatcher kryesoi Ministrinë e Arsimit. Një nga hapat e parë që ajo ndërmori në postin e ri u bë rritja deri në 1/3 e çmimit të të ngrënit në mensat e shkollave dhe anulimi i dhënies së qumështit falas po në këto shkolla. Me sa duket, “pasioni” ndaj prodhimeve të qumështit i lindi Thatcher-it që në kohërat e kaluara kur ajo merrej me punë shkencore. Kimiste e diplomuar, Maggie Roberts (ky ishte mbiemri i saj i vajzërisë) pas mbarimit të Universitetit të Oxford-it filloi të punojë pikërisht në grupin, i cili përpunoi për herë të parë akulloren e butë. Por bile as preokupimet e lidhura me përpunimin e kësaj ëmbëlsire freskuese për fëmijët nuk mundën të shkëpusin dot vëmendjen e Margaret-ës së re nga bota e nxehtë e politikës. Në zgjedhjet e vitit 1950 Maggie u bë kandidatja më e re femër e paraqitur nga konservatorët. Në atë periudhë i gjithë rregulli i ditës i Margaret-it i nënshtrohej vetëm punës dhe agjitacionit në favor të Partisë Konservatore. Për kënaqjen e vetes me të mira gastronomike kohë asaj nuk i mbetej fare. Darkën e Margaret jo rrallëherë e përbënin konservat e peshkutMë vonë Margaret Thatcher u zgjodh drejtuese e Partisë Konservatore, kurse në vitin 1979 u bë Kryeministre e Britanisë së Madhe.

Dy javë përpara zgjedhjeve Thatcher vendosi të mbajë një dietë speciale dhe për 14 ditë arriti të dobësohet deri në 9 kilogramë. Dieta paraelektorale e Thatcher-it përbëhej nga vezët dhe grejpfrutat. Çdo ditë mëngjesin Margaret Thatcher e fillonte me dy 2 kokrra vezë dhe 1 grejpfrut, plus një filxhan kafe ose çaj. Në drekë, sipas recetës së dietës, ajo duhej të hante po 2 kokrra vezë dhe 1 grejpfrut – këtë të fundit ajo mund ta zëvendësonte me domate ose spinaq. E shtynte këtë drekë modeste ajo me kafe. Darka në sfondin e produkteve të përshkruara më sipër ishte disi më e larmishme. Edhe në ditët e fundjavës kërkesat e dietës ishin pak më të buta. Ajo mund të hante më shumë biftek, mish të ftohtë pule dhe sallatë me fruta. Sigurisht që nuk ishte dieta ajo që luajti rolin kryesor në suksesin politik të Margaret Thatcher-it, por mendohet se edhe ajo e ndihmoi jo pak atë për ta mbajtur veten në formë të mirë.

Në kanalet televizive zgjedhësve i demonstronin reklamën propagandistike në të cilën Thatcher gatuante në kuzhinën e vet kulaçë dhe lante enët. Në të vërtetë për t’u marrë me gatime asaj, thjesht, nuk i mjaftonte koha. Thatcher gatuante shpejt e shpejt për veten mëngjesin ose bile ngandonjëherë edhe drekën, e cila përbëhej nga sallata, vezët e ziera në ujë pa lëvozhgë dhe proshuta. Edhe kur çifti Margaret e Denis Thatcher u vendosën me banim në Downing Street 10, jetesa e tyre vazhdoi të mbetet mjaft modeste. Mëngjesi, kur e gjithë familja mblidhej tok, u bë tryezë jashtëzakonisht e rëndësishme e ditës për Margaret Thatcher. E zënë gjithë ditën me punë asaj nuk i mbetej fare kohë për të ngrënë me gjithë pjesëtarët e familjes bashkarisht. Vetëm pasi mbaronte punën natën vonë, Thetcher kishte mundësi, më në fund, të shkonte në kuzhinë e të përgatiste për veten ndonjë gjë për të ngrënë.

***

Mao Ce Dun, dobësi të madhe për specin e kuq djegës

Kuzhina kineze me meritë të plotë gëzon namin e një prej më të mirave në botë. Ndërsa kinezi më i famshëm është, sigurisht, themeluesi i Republikës Popullore të Kinës, Mao Ce Dun. “Prijësi i Madh” ia thekte mirë jo vetëm në politikë, por ia njihte edhe ushqimet e mira gjithashtu, pavarësisht se parapëlqente të hiqej si njeri jo nazeli në të ngrënë, si i tillë që mjaftohej me pak. Por në fund të fundit ai ishte revolucionar. “Revolucioni nuk është drekë me të ftuar”, – konfirmonte në vitin 1927 Mao Ce Duni. Në librin e vet “Kujtime të së kaluarës” shkrimtari kinez Zhou Erfu tregon se Mao pëlqente jashtë mase specin e kuq djegës. Gjellët jo pikante nuk ishin aspak për shijen e tij. Bile edhe kur në jetë mjaftonte mprehtësia, për shembull, në vitet e rënda të luftës, Mao nuk mund të bënte dot kurrsesi pa specin e kuq djegës. Vetë Mao u mësonte të tjerëve artin e të ngrënit të specit të kuq: sipas tij, speci nuk vihet mbi gjuhë por shumë më thellë në grykë dhe më pas gëlltitet. Autori i librit gjerësisht të njohur “Rajoni i veçantë i Kinës” Pjotër Vladimirov, i cili në vitet e Luftës së Dytë Botërore pati punuar në Kinë, kujton: “Mao Ceduni gëlltiste specin e kuq djegës dhe duke u shtriqur në shezlong përpiqej të merrte vesh duke më pyetur mua në mënyrë disi provokuese: “Stalini është revolucionar? Po specin e kuq djegës a e pëlqen? Sepse revolucionari i vërtetë duhet ta hajë medoemos atë…”.

Gjella më e preferuar e Mao Ce Dunit ka qenë mishi i kuq i derrit i zier me pak zjarr: mishi i prerë kuba-kuba me sheqer të karamelizuar dhe aromën e verës së Shaoxing-ut… Sipas dëshmive të is-truprojës personale të Maos, i cili në kohërat e marshimeve revolucionare detyrohej ngandonjëherë të bënte edhe punën e kuzhinierit të Prijësit, ndër ushqimet më të preferuara të Mao Cedunit ishin mishi i viçit, specat dhe gjizë soje e skuqur-tofu. Por, në përgjithësi, Mao nuk ishte nazeli në të ngrënë. Mjaftohej me gjellë jo të sofistikuara, për shembull, me gjokse pule të gatuara në avull, peshk të tymosur me chilli, me gjizë soje të skuqur-tofu me lakër dhe çorbë prej kokrrash drithi të parrahura. Në përgjithësi, shumë persona nga rrethi i afërt i tij vinin në dukje, se Mao demonstronte një shije primitive në të ngrënë. Atij i pëlqenin gjellët e thjeshta, për shembull, kallinjtë e pjekur të misrit, mishi i derrit i gatuar si në fshat. Autorja e librave të kuzhinës kineze Fuchsia Dunlop shkruan: “Duke gjykuar nga preferencat e gjellëve mund të thuhet me plot gojën se Mao Ce Duni deri në ditët e fundit të jetës së vet mbeti fshatar pikant. Ai vdiste për gatime pikante. Njihet fort mirë reagimi i tij i ashpër ndaj doktorit, i cili kur Mao ishte tashmë në moshë shumë të thyer, i rekomandoi atij të reduktojë përdorimin e gjellëve pikante: “Në qoftë se ke frikë bile edhe specin e kuq djegës në stomakun tënd, nga do ta marrësh atëherë guximin për të luftuar me armiqtë?”.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Empty Re: Rubrika-Kuriozitete -2

Mesazh nga Rifat Tue Dec 09, 2014 9:49 am

30 kuriozitete dhe fakte shëndetësore që nuk i dini rreth birrës



Nga përfitimet që sjell në shëndet tek rekordet, historia e një ndër pijeve më të dashura dhe më …antike


Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Beer


Birra është pija e parë alkoolike më e konsumuar në botë dhe e treta pije normale, pas ujit dhe çajit. Në librin e rekordeve Guinness thuhet se një njeri (John Evans) arrin të mbajë në ekuilibër mbi kokë deri në 237 gota birre duke ecur. Por historia e birrës është një histori pa fund, ku rekordet janë vetëm një pjesë e saj. Për shembull e dini se:
 
1. Në vitin 1814 Londra u godit nga tsunami birre
Ngjarja është e njohur si London Beer Flood. Më 16 tetor të 1814 u thye një cisternë e fabrikës Meux që kishte 1 milion e 470 mijë litra birrë. Pija e lëngshme pushtoi rrugët duke shkatërruar disa shtëpi në lagjen e varfër të St Giles. Madje humbën jetën edhe 9 persona. Fabrika në fakt rezistoi edhe 100 vite të tjera (u mbyll në vitin 1922).
2. Në Gjermani ka tubacione vetëm për të kaluar birrën
Jemi mësuar që tubacionet përdoren për kalimin e naftës, ujit, etj, por ka edhe tubacione për kalimin e birrës. Ndodh në Gelsenkirchen, ku baret rreth stadiumit janë të lidhur me një cisternë të madhe prej 5 km me tuba ku kalon birra. Një model ky që po e shikojnë me interes edhe qytete të tjera.

Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Obama-drinking-beer-2-300x216



3. Presidenti Barack Obama ka birrën e tij personale
Është “White House Honey Ale”, dhe e ka bërë debutimin në një darkë presidenciale të vitit 2011. E prodhojnë vetë kuzhinierët e Shtëpisë së Bardhë, por Obama – për të mos rënduar buxhetin – paguan personalisht për përbërësit e duhur për të fermentimin e pijes. Receta – mbeti sekrete për disa kohë – përfshin edhe mjaltin e prodhuar nga kosheret e kopshtit të Shtëpisë së Bardhë.
4. Birra u shpik në Mesopotaminë antike, ku tani është e ndaluar
Shkenca duke analizuar kanat qeramike ka arritur të zbulojë se fermentimi i parë i drithërave daton 7.000 vite më parë në territoret ku sot ndodhet Irani, vendi ku birra është e ndaluar dhe nëse të kapin të pish atë dënohesh dhe përfundon në burg. Por në vende të tjera birra ka festa kombëtare: Si në Myhih të Bavarisë deri në Qingdao në Kinë.
5. Në Mesjetë ishte pija më e preferuar
Në Mesjetë birra bënte pjesë në dietën e disa vendeve për kaloritë e saj të shumta dhe vlerat ushqyese. Ishte e përhapur sidomos në veriun e Europës. Në disa vende preferohej në vend të ujit, pasi ishte e vështirë të garantoje ujë të pastër.
6. Vendi që pi më shumë birrë? Çuditërisht është …Kina
Në vitin 2011 tregu vendas kinez kërkoi prodhimin e 490 milionë hektolitra birre (për një vlerë prej 55 miliardë eurosh). Dhe firmat më të mëdha të birrave prej kohësh prodhojnë birra speciale vetëm për kinezët. Por rekordi i pirjes së birrës për frymë i përket Republikës Çeke me 159 litra për person kundër 36 litra për person në Kinë.
7. Receta më e vjetër
Receta më e vjetër e birrës është 5000-vjeçare dhe është bërë nga sumerët. Ajo është shkruar në formën e një kënge në gur.
8. Reklama më e lashtë
Reklama më e lashtë e birrës daton 4000 vjet më parë në një pllakë argjile. Ajo paraqet një grua që mban në duar dy shishe birre dhe si diçiturë ka fjalinë: “Pini birrë Ebla, birrë me zemër luani”.
9. Piramidat dhe birrat
Punëtorët egjiptianë pinin rreth katër litra birrë në ditë, teksa ndërtonin piramidat e famshme të Egjiptit, pohon arkeologu Patrick McGovern nga Universiteti i Pensilvanisë.
10. Incidenti i parë prej birrës
Në vitin 2000 përpara Krishtit, është shënuar incidenti i parë i shkaktuar nga një i dehur. Një burrë ia mbathi së bashku me një murgeshë, por më pas u kap dhe u kryqëzua në portën e lokalit ku ai u deh.
11. Ekzistojnë 400 lloje birrash
Ekzistojnë rreth 400 lloje birrash në të gjithë botën. Belgjika ka llojet më të individualizuara. Në Britaninë e Madhe, mendohet se çdo vit, 93.000 litra birrë mbeten në mustaqet e atyre që i konsumojnë.
12. Shkenca që merret me birrën
Zithoulogjia është shkenca që merret me studimin e birrës dhe procesin e përgatitjes së saj. Bima që përdoret për përgatitjen e birrës ka lidhje të largët me marijuanën. Kenosillikafobia është frika nga një gotë e zbrazët birre.
13. Birra më e shtrenjtë
“Vieille Bon Secours” është birra më e shtrenjtë. Kushton 1000 dollarë një shishe dhe shitet vetëm në një bar në Londër.
14. Fabrika më e vjetër
Mendohet se bujqësia filloi të revolucionarizohet, atëherë kur njeriu ndjeu nevojën për të prodhuar më shumë birrë. Fabrika më e vjetër funksionale e birrës gjendet në Mynih, e krijuar në vitin 1040.

Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Oktoberfest_beer-girl



15. Birra bën të zgjuara….femrat
Një studim ka provuar se femrat që pinë birrë në sasi të kontrolluar janë më të zgjuara sesa ato që nuk konsumojnë birrë. Kjo, falë kolesterolit HDL, që rrit aftësinë njohëse. Femrat e para që janë lejuar të pinë birrë duhej të përmbushnin dy kushte: ose të ishin fisnike ose shumë të bukura. Në shekullin e 19, në Gjermani besohej se nënat që ushqenin fëmijët me gji duhej të konsumonin birrë që të kishin mjaftueshëm qumësht.
16. Birra me ligje
Mbreti babilonas Hamurabi kishte shkruar në kodet e tij edhe sasinë ditore të birrës që duhej të konsumonte çdo njeri, në varësi të klasës shoqërore së cilës i përkiste.
17. Importuesi më i madh i birrës
Importuesi më i madh i birrës është SHBA-ja, me 37 për qind, ndërsa eksportuesi më i madh është Meksika me 21 për qind të eksportit botëror.
18. Rekordi për konsumimin e birrës
Koha më e shpejtë për konsumimin e një birre një litër është 1.3 sekonda. Ky rekord është vendosur nga Steven Petrosino në vitin 1977. Sasia më e madhe e birrave që mund të mbajë një person është 20 shishe. Këtë rekord e ka vendosur një australian, i cili i ka mbajtur birrat për 40 metra.
19. Pirja e tepërt e birrës
Pirja e tepërt e birrës mund të shkaktojë probleme në mëlçi dhe në zemër, nëse kjo pije konsumohet me masë, ka përfitime për shëndetin.
20. Përbërësit e birrës
Birra është një pije e lehtë alkoolike që prodhohet nga uji, malto (elb i përpunuar), kulperi dhe tharmi. Si lëndë plotësuese të maltos, përdoren gruri, misri, orizi, sheqeri etj. Këta përbërës nuk kanë yndyrë dhe përmbajnë minerale dhe elementë ushqyes përfshi fibra, magnez, selen, kalium, fosfor, biotinë, dhe vitaminë B6, vitaminë B12 dhe acid folik.
21. Birra ul rrezikun për sëmundje kardiovaskulare
Sipas Shkollës së Harvardit të Shëndetit Publik, birra mund të ulë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare nga 20% – 40%. Hulumtuesit nga Universiteti Harokopio në Athinë kanë gjetur gjithashtu se konsumi i moderuar i birrës ul riskun për sëmundje të zemrës.  Kjo falë fibrave prezente tek birra që ndihmojnë në reduktimin e kolesterolit të keq në gjak. Pra nëse konsumoni birrë përditë, por në sasi të vogël, do të rritet niveli i kolesterolit të mirë në gjak, që redukton shancet e trashjes së gjakut apo bllokimit të arterieve, dy shkaqet kryesore të atakut. Tek birra gjenden gjithashtu polifenole, antioksidantë të fuqishëm për shëndetin e zemrës.
22. Ul rrezikun e formimit të gurëve në veshka
Birra njihet gjithashtu si një pije që ul riskun për krijimin e gurëve në veshka. Sipas një studimi në Finlandë thuhet se konsumi i moderuar i birrës çdo ditë mund të ulë riskun e krijimit të gurëve në veshka deri me 40%. Sasia e lartë e ujit (rreth 93%) tek birra ndihmon në ruajtjen e veshkave dhe mundëson që ato të punojnë si duhet duke nxjerrë toksinat jashtë organizmit. Gjithashtu, efekti diuretik tek birra nuk do të shkaktojë dehidratim, një nga shkaqet kryesore për formimin e gurëve në veshka. Sipas Akademisë së Elementeve Ushqyese dhe Dietës, substancat që gjenden tek lëndët e para të birrës ndihmojnë në çlirimin e kalciumit nga kockat dhe parandalojnë humbjen e kalciumit në veshka në formën e gurëve.
23. Birra përmirëson shëndetin e trurit
Kërkimet nga Universiteti Rush kanë treguar se birra redukton riskun e zhvillimit të problemeve me kujtesën në moshën e tretë me deri në 23%. Gjithashtu, konsumi i moderuar i birrës ul riskun për prekje nga sëmundja e Alzheimer-it dhe dementia-s, pasi birra nxit rritjen e qelizave të reja të trurit. Birra gjithashtu lejon trurin të ketë një fokus më të lartë, duke përmirësuar kujtesën, forcën e arsyes dhe përqendrimin.
24. Birra kundër apopleksisë (sulmeve në tru)
Shumë studime të Shoqatës Amerikane të Apopleksisë kanë treguar se konsumi i moderuar i birrës ul rrezikun e sulmeve në tru me deri në mbi 50%, krahasuar me ata që nuk konsumojnë birrë. Sipas studimeve konsumi i moderuar i birrës çdo ditë parandalon mpiksjet e gjakut. Mpiksjet e gjakut mund të shkaktojnë ishemi, e cila ndodh në momentin kur një arterie në tru bllokohet. Sidoqoftë, pas konsumit të birrës, arteriet bëhen më fleksibël dhe qarkullimi i gjakut përmirësohet ndjeshëm.
25. Birrat forcon kockat
Birra përmban nivel të lartë silici, një përbërës që ndihmon në shëndetin e kockave. Sipas një studimi të vitit 2009, kryer nga Universiteti Tufts, të moshuarit që kanë zakon pirjen e birrës në sasi të moderuar kanë densitet më të lartë kockash. Megjithatë, birra në sasi të lartë rrit riskun për frakturë në kockë.
26. Parandalon kancerin e prostatës
Konsumi i moderuar i birrës mund të sjellë përfitime kundërkanceroze. Birra përmban xanthohumol, një antioksidant i fuqishëm, që lufton kancerin. Birra bllokon reaksionin kimik që mund të çojë në zhvillimin e kancerit të prostatës tek meshkujt. Gjithashtu, mund të ulë rrezikun e shfaqjes së kancerit të gjirit tek femrat.
27. Birra ul riskun për diabet
Shumë studime kanë treguar se konsumi në masë të moderuar i birrës mund të reduktojë rrezikun e shfaqjes së diabetit. Sipas një studimi të Harvardit në vitin 2011, morën pjesë rreth 38 mijë meshkuj të moshës së mesme, ata të cilët konsumuan 1-2 birra në ditë reduktuan rrezikun për prekjen me diabet të tipit 2 në masën e 25%. Megjithatë, nëse vuani nga diabeti duhet të zgjidhni birrë që ka nivel të ulët karbohidratesh, pasi ato shndërrohen në sheqer. Birra është një burim i mirë fibrash dietike, pjesë e rëndësishme në dietën e diabetikëve.
28. Ul rrezikun për Alzheimer
Shkencëtarët e Universitetit Loyola në Chicago, pas shumë kërkimesh arritën në përfundimin se konsumi i moderuar i birrës ul me 23 për qind zhvillimin e sëmundjes së dementia-s.  Ky përfundim i atribuohet përmbajtjes së silicit tek birra, i cili ndihmon për të mbrojtur trurin nga ndikimet negative të aluminit. Nivelet e larta të aluminit në trup janë një nga shkaqet më kryesore të shfaqjes së Alzheimer-it. Megjithatë, kjo nuk nënkupton se ata të cilët nuk konsumojnë birrë, të nisin pirjen e birrës vetëm për shkak të uljes së rrezikut për zhvillimin e Alzheimer-it.
29. Birra hidraton lëkurën
Birra hidraton lëkurën nga brenda. Në fakt, pirja e birrës pas punës hidraton trupin më mirë se uji. Është zbuluar gjithashtu se egjiptianët e lashtë laheshin me birrë për të hidratuar lëkurën kur ishin në shkretëtirë. Gjithashtu, niveli i lartë i ujit tek birra ndihmon në nxjerrjen e toksinave jashtë trupit dhe lëkurës, duke i dhënë fytyrës suaj një shkëqim natyral.
30. Trajton zbokthin
Birra ka përmbajtje të lartë të vitaminës B dhe konsiderohet si një mëlmesë natyrale për trajtime kundër zbokthit. Shplajini flokët tuaj me birrë 2-3 herë në javë dhe problemi që keni me zbokthin do të jetë ngjarje e së kaluarës.  Megjithatë, pasi ta bëni këtë shplajini mirë flokët. Ky lloj trajtimi do ua bëjë flokët më të butë e më të shkëlqyeshëm.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Empty Re: Rubrika-Kuriozitete -2

Mesazh nga Rifat Wed Dec 10, 2014 8:51 am

Stacionet e autobusëve më të çuditshëm në botë




Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Foto2-230x130



Kompani të shumta nëpër botë përdorin stacionet e autobusëve për të reklamuar produktet e tyre.
Bëni një xhiro nëpër botë dhe shikoni se cilat janë vendet më absurde ku qëndrojnë pasagjerët e linjave urbane dhe metrove gjatë pritjes.
 
 
Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Foto4
 
 
Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Foto0
 
 
 
Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Foto8
 
 
 
Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Foto5
 
 
Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Foto1
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rubrika-Kuriozitete -2 - Faqe 3 Empty Re: Rubrika-Kuriozitete -2

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi