Rubrika-Kuriozitete -2
Faqja 2 e 3
Faqja 2 e 3 • 1, 2, 3
Rubrika-Kuriozitete -2
First topic message reminder :
Rubrika-Kuriozitete -2
Perse ju nuk duhet te perdorni sun-bed - Solar - ose sic njihet ndryshe nxirje artificiale
Deshira per te marre nje rrezatim artificial apo per qellime kozmetike ka cuar ne nje rritje te madhe te perdorimit te sunbeds(solareve artificial). Perdorimi i rezeve artificiale vazhdon te rritet sidomos ne mesin e vajzave te reja. Solaret e perdorura dhe llambat rrezatuese mendohet nga shume te rinj si alternative efektive te shpejte dhe te pa demshme. Gjithsesi mendja e njeriut dhe injorimi i rreziqeve qe sjellin rrezet ultra-violet te solareve ka bere qe shume perdorues sidomos femrat, te kene provuar nje demtim serioz te lekures se fytyres.
Femrat qe jane te ekspozuara me shume ne rrezet artificiale ultra-violet, jane ato (bjonde) por kjo nuk do te thote qe brunet jane te pa rrezikuara, sepse shkalla e rrezikshme eshte e njete nga te dyja palet por me nje ndryshim teper te vogel. Kohet e fundit eshte perhapur ne menyre extreme kanceri i lekures sidomos tek femrat, dhe % me e madhe e ketyre rasteve kane pasur te bejne me rrezet e mara neper solaret artificiale, pra sunbeds. Shumica e kancereve te lekures jane rezultat i mbi-ekspozimit ndaj rrezatimit Ulta-Violet artificial.
Duhet te keni parasysh se perpara shume koheve ishte perdorimi i duhanit i cili thuhesh qe nuk ka rrezik por tani cdo doktor e konfirmon qe ne nje pike te jetes tuaj do te keni pasoja te medha per shkak te duhanit. Ne ndryshim me duhanin rrezet ultra violet jane ne gjendje te shkaterrojne komplet qelizat e gjakut ne lekuren e fytyres tuaj. Per te vene re ndryshimin e nje femre natyrale dhe asajt qe perdor rreze artificiale ju duhet vetem pak vemendje. Shenjat e para te ekspozimit dhe demtimit te lekures eshte kur ne fytyre verehen disa linja super-te-kuqe qe ne gjuhen tjeter mund ta pershkruaj si Stretch Marks, por ne ndryshim me kete te fundit keto linja jane te super ekspozuara nen rrezatimin ultra-violet, dhe ajo eshte pjesa e fytyres ku lekura ka humbur betejen me rrezatimin artificial.
Çdo ekspozim i tepruar nen rrezet ultra-violet rezultojn ne dëmtime strukturore ne lekuren e njeriut. Ne afat te shkurter ky demtim mund ndodhe per shkak te djegies, irritimit te lekures dhe njollave, kurse ne afat me te gjate ky demtim vjen me nje pamje shume te egzagjeruar moshe. Pershembull: Nese ju do ekspozoheni per nje kohe te konsiderueshme nen rrezet ultra violet neper solaret artificiale , athere ndryshjimi drastik i fytyres tuaj do jete aq i madh sa qe , nese ju do ishit ne moshen 30 vjecare , fytyra juaj e demtuar dhe pjeset e demtuara te fytyres do tiu tregonin me shume se 10 vite me te vjeter se sa moshe reale. Keto qe them nuk jane egzagjerime jane realitet i hidhur i cili injorohet shume nga te rinjte dhe sidomos te rejat e sotme.
Solaret leshojne kryesisht rreze Ultra-Violet/A dhe Ultra-Violet/B te cilat te dyja sjellin demtimin e ADN-se ne qelizat e lekures. Megjithate, në vitet e fundit, llambat e solareve qe prodhojne nivele te larta te rrezeve Ultra-Violet/B jane te njejta me ate spektrin diellor dhe pershpetojne procesin e nxirjes. Ndersa Ultra-Violet/B njihet si rreze kancerogjene ne ekspozimin e tepert ndaj tyre per te cilin eshte i njohur ne zhvillimin e kancerit te lekures. Studimet e fundit shkencore tregojne se ekspozimet e larta ndaj rrezeve Ultra-Violet/A me vale te gjata gjithashtu ka ndikim ne shfaqjen e kancerit te lekures.
Disa llampa solaresh kane kapacitet per te leshuar nivele te rrezeve Ultra-Violet, shume here me te forta se sa dielli veror i mesdites. Perdorimi i perditshem i solareve eshte nje rrezik i madh per lekuren e fytyres tuaj. Sa here qe te merni -(e mira eshte mos shkoni fare)- rreze artificiale ju duhet te beni pushim te domosdoshem per 48 ore pa nderprerje perpara se te shkoni dhe te merni rrezatime artificiale perseri. Rrezet e solareve artificial depertojne shume here me thell se sa rrezet e diellit.
Ja tju jap nje shembull te thjesht..
Imagjinojeni veten tuaj sikur tju godasi dikush me pallask mizash cdo 5 minuta ne fytyre.... Normalisht qe fytyra juaj do skuqet por ne te njejten kohe ajo e mer veten sepse distanca e goditjeve eshte cdo 5 minuta dhe lekura arrin te riparoje veten per aq kohe sa nuk godiet (deri ne goditjen tjeter). Pra ky ishte shembulli i rrezatimeve te Diellit ---- duke pasur parasysh se ne diell ne levizim koken gjithmon, ulemi ne shazllone, kthehemi ne krahun tjeter , dikush mund te dali perpara nesh, apo dhe dielli mund te fshihet nga rete.... Pra rrezet e diellit nuk depertojne aq shume ne fytyren tone sepse jane disa faktore qe bejne te mundur ndalimin e tyre per te depertuar thelle ne lekuren tone.
Shume nga ju mund te jeni skeptik per sa i perket rrezeve sepse te krahasosh 8 ore ne plazh me 15 minuta apo 20 minuta solar juve ju duket teper e egzagjeruar, por ne te vertete nuk eshte aspak. Ato rreze qe ju merni per 20 minuta ne nje solar artificial jane te barabarta me 8 ore te diellit natyral. Arsya qe jane shume eshte sepse rrezatimet artificiale vijojne bombardimin e tyre ne menyre konstante duke mos i lene kohe lekures te mari veten dhe te jete ne bombardim te vazhdueshem.
Tani me leni tiu jap shembullin tjeter (ky i rrezeve artificiale neper solare)
Imagjinoni nje njeri super te shpejt qe eshte ne gjendje tiu godasi ne fytyre me nje pallask mizash cdo 1 sekond per 20 minuta pa ndaluar. Pra gjuajtja e vazhdueshme pa nderprerje do beje te mundur qe lekura e fytyres tende te demtohet ne menyre extreme. Nje ore ka 60 minuta , dhe 60 minuta kane 12/5 minutshe --- 8 ore jane te barabarta me 96/5 minutshe. Pra mendoni 96 goditje me pallasak cdo 5 minuta, gje qe e cila do tiu sjelli irritim te lekures apo dhe demtim, por jo ne nivelin e 20 minutave duke u goditur pa ndaluar cdo 1 sekonde.
Gjithsesi jeta eshte e juaja jetojeni si te keni qefe dhe si tiu vije me mbare. Keto qe sapo sqarova nuk jane te bazuara ne koken time por te bazuara ne shkence dhe fakte te mbledhura me kujdes. Ne te ardhmen nese do shikoni ndryshim drastik te lekures tuaj dhe ndryshim drastik te pamjes tuaj ne nje moshe jo-reale nga origjinalja ---- athere e dini arsyen se perse...
Rubrika-Kuriozitete -2
Perse ju nuk duhet te perdorni sun-bed - Solar - ose sic njihet ndryshe nxirje artificiale
Deshira per te marre nje rrezatim artificial apo per qellime kozmetike ka cuar ne nje rritje te madhe te perdorimit te sunbeds(solareve artificial). Perdorimi i rezeve artificiale vazhdon te rritet sidomos ne mesin e vajzave te reja. Solaret e perdorura dhe llambat rrezatuese mendohet nga shume te rinj si alternative efektive te shpejte dhe te pa demshme. Gjithsesi mendja e njeriut dhe injorimi i rreziqeve qe sjellin rrezet ultra-violet te solareve ka bere qe shume perdorues sidomos femrat, te kene provuar nje demtim serioz te lekures se fytyres.
Femrat qe jane te ekspozuara me shume ne rrezet artificiale ultra-violet, jane ato (bjonde) por kjo nuk do te thote qe brunet jane te pa rrezikuara, sepse shkalla e rrezikshme eshte e njete nga te dyja palet por me nje ndryshim teper te vogel. Kohet e fundit eshte perhapur ne menyre extreme kanceri i lekures sidomos tek femrat, dhe % me e madhe e ketyre rasteve kane pasur te bejne me rrezet e mara neper solaret artificiale, pra sunbeds. Shumica e kancereve te lekures jane rezultat i mbi-ekspozimit ndaj rrezatimit Ulta-Violet artificial.
Duhet te keni parasysh se perpara shume koheve ishte perdorimi i duhanit i cili thuhesh qe nuk ka rrezik por tani cdo doktor e konfirmon qe ne nje pike te jetes tuaj do te keni pasoja te medha per shkak te duhanit. Ne ndryshim me duhanin rrezet ultra violet jane ne gjendje te shkaterrojne komplet qelizat e gjakut ne lekuren e fytyres tuaj. Per te vene re ndryshimin e nje femre natyrale dhe asajt qe perdor rreze artificiale ju duhet vetem pak vemendje. Shenjat e para te ekspozimit dhe demtimit te lekures eshte kur ne fytyre verehen disa linja super-te-kuqe qe ne gjuhen tjeter mund ta pershkruaj si Stretch Marks, por ne ndryshim me kete te fundit keto linja jane te super ekspozuara nen rrezatimin ultra-violet, dhe ajo eshte pjesa e fytyres ku lekura ka humbur betejen me rrezatimin artificial.
Çdo ekspozim i tepruar nen rrezet ultra-violet rezultojn ne dëmtime strukturore ne lekuren e njeriut. Ne afat te shkurter ky demtim mund ndodhe per shkak te djegies, irritimit te lekures dhe njollave, kurse ne afat me te gjate ky demtim vjen me nje pamje shume te egzagjeruar moshe. Pershembull: Nese ju do ekspozoheni per nje kohe te konsiderueshme nen rrezet ultra violet neper solaret artificiale , athere ndryshjimi drastik i fytyres tuaj do jete aq i madh sa qe , nese ju do ishit ne moshen 30 vjecare , fytyra juaj e demtuar dhe pjeset e demtuara te fytyres do tiu tregonin me shume se 10 vite me te vjeter se sa moshe reale. Keto qe them nuk jane egzagjerime jane realitet i hidhur i cili injorohet shume nga te rinjte dhe sidomos te rejat e sotme.
Solaret leshojne kryesisht rreze Ultra-Violet/A dhe Ultra-Violet/B te cilat te dyja sjellin demtimin e ADN-se ne qelizat e lekures. Megjithate, në vitet e fundit, llambat e solareve qe prodhojne nivele te larta te rrezeve Ultra-Violet/B jane te njejta me ate spektrin diellor dhe pershpetojne procesin e nxirjes. Ndersa Ultra-Violet/B njihet si rreze kancerogjene ne ekspozimin e tepert ndaj tyre per te cilin eshte i njohur ne zhvillimin e kancerit te lekures. Studimet e fundit shkencore tregojne se ekspozimet e larta ndaj rrezeve Ultra-Violet/A me vale te gjata gjithashtu ka ndikim ne shfaqjen e kancerit te lekures.
Disa llampa solaresh kane kapacitet per te leshuar nivele te rrezeve Ultra-Violet, shume here me te forta se sa dielli veror i mesdites. Perdorimi i perditshem i solareve eshte nje rrezik i madh per lekuren e fytyres tuaj. Sa here qe te merni -(e mira eshte mos shkoni fare)- rreze artificiale ju duhet te beni pushim te domosdoshem per 48 ore pa nderprerje perpara se te shkoni dhe te merni rrezatime artificiale perseri. Rrezet e solareve artificial depertojne shume here me thell se sa rrezet e diellit.
Ja tju jap nje shembull te thjesht..
Imagjinojeni veten tuaj sikur tju godasi dikush me pallask mizash cdo 5 minuta ne fytyre.... Normalisht qe fytyra juaj do skuqet por ne te njejten kohe ajo e mer veten sepse distanca e goditjeve eshte cdo 5 minuta dhe lekura arrin te riparoje veten per aq kohe sa nuk godiet (deri ne goditjen tjeter). Pra ky ishte shembulli i rrezatimeve te Diellit ---- duke pasur parasysh se ne diell ne levizim koken gjithmon, ulemi ne shazllone, kthehemi ne krahun tjeter , dikush mund te dali perpara nesh, apo dhe dielli mund te fshihet nga rete.... Pra rrezet e diellit nuk depertojne aq shume ne fytyren tone sepse jane disa faktore qe bejne te mundur ndalimin e tyre per te depertuar thelle ne lekuren tone.
Shume nga ju mund te jeni skeptik per sa i perket rrezeve sepse te krahasosh 8 ore ne plazh me 15 minuta apo 20 minuta solar juve ju duket teper e egzagjeruar, por ne te vertete nuk eshte aspak. Ato rreze qe ju merni per 20 minuta ne nje solar artificial jane te barabarta me 8 ore te diellit natyral. Arsya qe jane shume eshte sepse rrezatimet artificiale vijojne bombardimin e tyre ne menyre konstante duke mos i lene kohe lekures te mari veten dhe te jete ne bombardim te vazhdueshem.
Tani me leni tiu jap shembullin tjeter (ky i rrezeve artificiale neper solare)
Imagjinoni nje njeri super te shpejt qe eshte ne gjendje tiu godasi ne fytyre me nje pallask mizash cdo 1 sekond per 20 minuta pa ndaluar. Pra gjuajtja e vazhdueshme pa nderprerje do beje te mundur qe lekura e fytyres tende te demtohet ne menyre extreme. Nje ore ka 60 minuta , dhe 60 minuta kane 12/5 minutshe --- 8 ore jane te barabarta me 96/5 minutshe. Pra mendoni 96 goditje me pallasak cdo 5 minuta, gje qe e cila do tiu sjelli irritim te lekures apo dhe demtim, por jo ne nivelin e 20 minutave duke u goditur pa ndaluar cdo 1 sekonde.
Gjithsesi jeta eshte e juaja jetojeni si te keni qefe dhe si tiu vije me mbare. Keto qe sapo sqarova nuk jane te bazuara ne koken time por te bazuara ne shkence dhe fakte te mbledhura me kujdes. Ne te ardhmen nese do shikoni ndryshim drastik te lekures tuaj dhe ndryshim drastik te pamjes tuaj ne nje moshe jo-reale nga origjinalja ---- athere e dini arsyen se perse...
Edituar për herë të fundit nga Estilen në Mon Dec 08, 2014 9:48 am, edituar 1 herë gjithsej
Re: Rubrika-Kuriozitete -2
Një superkometë do te vijë në fund të vitit 2013
'Profetët' e dëshpëruar te "Mayave" do të kene një llaç te ri për Krishtlindjet e 2013: një super-kometë. Nëse do jeni ne pritje, kometa e Krishtlindjeve të vitit 2013 (C/2012 S1 ISON) mund të jetë një shfaqje epike, një ngjarje që ndodh "një herë në historinë e qytetërimit."
Eksperti i kometave John E. Bortle ka krahasuar tashmë kalimin e ISON me atë të kometës së Madhe të vitit 1680. Me atë rast banorët e Manhattanit u tmerruan aq sa u imponuan ne një agjërimin publik dhe akte përulësie "për të qetësuar zemërimin e Perëndisë."
Edhe kometa ISON do të jetë aq e madhe ne ndricim sa që mund të eklipsojë Hënën edhe në mes te dites. Ajo u diktua shtatorin e kaluar dhe pritet të sillet rreth Diellit në nëntor 2013, duke dhënë një performancë të barabartë me atë të kometës Hale Bopp-në vitin 1997.
Per ISON-in do të jetë vizita e parë në sistemin diellor dhe rreth Diellit dhe zemra e saj nuk ka do të coptohet deri në ate kohe , dhe kur te lëviz rreth Diellit do të shpërndaje për herë të parë copa akull së bashku me gazra qe jane te lidhur,dhe shkencëtarët presin ti shqyrtojne.
Në fakt, ata mund të mësojnë në lidhje me përbërjen e materies në sistemin diellor,në lindje të saj, rreth 4.6 miliard vjet.Kometa ISON e cila vjen nga mjegullnaja 'Cloud Oort', astronomët parashikojnë se ajo do të jete larg nga Dielli vetëm 116.0000.000 milje,do te lëshoje një masë gazi,me te cilen do të formoje një bisht,qe nuk eshte parë kurrë në kujtesën e njerzimit.
Shfaqja do të jetë e dukshme në hemisferën veriore, por ne duhet të kujtojme se kometat nuk arrijne te cfaqen gjithmonë, se ato mund të perthithithen nga Dielli, duke pasur parasysh afërsinë relative, ose dështojnë për të zhvilluar bishtin ashtu sic shkencëtarët presin. Ne vetëm mund të shpresojmë se një ngjarje e tillë mund të ndodhë.
Re: Rubrika-Kuriozitete -2
Florida: mijëra ton të peshq të ngordhur kane pushtuar plazhet!
29 dhjetor 2012 - Sarasota County, Florida - Aroma irrituese e peshqve të ngordhur dhe të ujit të ndotur nga prania e detit te kuq ka bërë të pamundur për të marrë pjesë ne disa te plazhe te Floridas kete jave. Autoritet kane raportuar ngordhjen e mijëra ton peshqeve përgjatë bregdetit në plazhet e Manasota Beach,Sarasota County Englewood dhe Charlotte County.
Plazhet janë shndërruar në një qilim te madh me peshq,që i kanë bërë turistët të largohen nga keto zona te frekuentuara.Shume punonjes janë duke punuar për të hequr kufomat e kafshëve.Deklarohet se një toksina e cliruar gjate lulëzimit te algave te kuqe eshte është shkaku i ketyre ngordhjeve te jashtëzakonshme.
George Tatge, drejtor i parqeve dhe rekreacionit për qarkun e Sarasota,thote: "Kjo është një ngjarje e rëndë." Çfarë e bën këtë ngjarje më te pazakontë,është se shumica dërrmuese e peshkut ështe e të njëjtës specie.Në tetor 2013, një lulëzim i madh i algave të kuqe në jug-perëndim të Floridës, sipas autoriteteve " kishte vrarë shtatë ton peshk në dy ditë përgjatë plazhit te Sarasota County.Po e njenjta gje ndodhi edhre keto 2 ditet e fundit ku sasia e peshkut te ngordhur eshte qindra here me e madhe.
Re: Rubrika-Kuriozitete -2
Dashuria prekëse e dy qenve
Një qen ka qëndruar plot gjashtë orë pranë një qeni tjetër të pajetë, duke u përpjekur ta ngjallë.
Pamjet që shihni, të prekin në zemër dhe janë xhiruar në Çangçou të provincës Fuxhian të Kinës, të cilat tregojnë qenin i cili lëpin miken e tij të ngordhur, pasi e kishte goditur një automjet.
Ndonëse nuk ia doli ta ringjallë, ai u shtri pranë trupit të saj dhe aty qëndroi plot gjashtë orë, raportojnë mediet.
Ata i fotografoi një kasap, i cili e kishte ushqyer më parë kudrën e ngordhur. Ai ka treguar se qentë ishin miqësuar ditë më parë dhe që atëherë s’ishin ndarë.
Re: Rubrika-Kuriozitete -2
Percaktohet aroma e re të cilën nuk e ka nuhatur askush
Është izoluar aroma “e bardhë olfaktorike” (olfactory white) të cilën e përbëjnë përzierja e më shumë se 30 aromave të ndryshme me intensitet të ulët, ndërsa të testuarit e kanë cilësuar si goxha të këndshme dhe mesatarisht të ngrënshme.Aroma e re tani për tani mund të nuhatet vetëm në laborator, ndërsa shkencëtarët nga Instituti izraelitWeizmann pohojnë që “aroma e bardhë olfaktorike” të cilën kanë arritur ta izolojnë është ekuivalente e shushurimave të bardha, përzierjes së zhurmës së prapavijës me frekuencë të ulët, shkruan The Examiner.
Fshehtësia e aromës së bardhë nuk është në përbërsit e saj, por në faktin që përbërës të tillë ka shumë, theksuan shkencëtarët. Pothuajse secila aromë në botë krijohet si rezultat i bashkimit të disa aromave, ndërsa njerëzit janë shumë të mirë në dallimin e komponenteve individuale të këtyre aromave.
Shkencëtarët deri tek zbulimi i aromës së bardhë erdhën duke ekspozuar vullnetarët ndaj qindra aromave të ndryshme, prej të cilave disa përbëheshin nga disa qindra, e disa edhe nga vetëm deri 43 përbërës.
Ata zbuluan që dy aroma të ndryshme të cilat kishin më shumë se 40 përbërës të ndryshëm prej të cilëve asnjëri nuk ishte identik, i gjasojnë shumë njëra-tjetrës më shumë se aromat me më pak përbërës prej të cilëve disa janë identikë. Këtë kombinim të shumë përbërësve aromatikë e kanë quajtur aromë të bardhë. Për disa ditë me radhë vullnetarëve u kanë thënë që në mesin e shumë aromave të identifikojnë aromën e bardhë, dhe ata e kanë bërë këtë me saktësi shumë të madhe.
Kështu ata përfunduan që aroma e bardhë është e vërtetë dhe që përbëhet nga aroma të cilat gjenden në cepin e spektrit olfaktorik, si përzierje e më shumë se 30 aromave të intensitetit të ulët. Të testuarit e kanë përshkruar aromën mestaraisht të këndshem dhe mesatarisht të “ngrënshme”.
Re: Rubrika-Kuriozitete -2
Çel në Brazil lulja më gjigante në botë
Në Brazil ka çelur lulja më e madhe dhe me erë më të keqe në botë, l'Amorphophallus Titanum, i quajtur si lulja- kufomë. Në kopshtin botanik të Inhotim, në juglindje të Brazilit lulja ka mbledhur admirues, që përveçse nga kurioziteti, duhet të durojnë dhe erën e mishit të kalbur që ajo lëshon për të tërhequr insektet për pllenim. Lulja gjigante, me origjinë nga Indonezia, është e gjatë 1 metër dhe 67 centimetra dhe do të jetojë maksimumi për 72 orë.
Re: Rubrika-Kuriozitete -2
Supergjyshja që u kthye nga bota e përtejme
Një gjyshe në Rusi është kthyer dy herë në jetë dhe ka mbijetuar për tri ditë në morg. 61-vjeçarja, siç shkruan "Daily Mail", ishte deklaruar dy herë e vdekur nga mjekët, megjithatë, të dyja herët si për çudi, ishte zgjuar, vetëm pak minuta para nisjes së autopsisë. Lyudmila Steblitskaya qëndroi për 3 ditë në morgun e akullt e familjarët prisnin ngushëllime për ndarjen e saj nga jeta.
Por "qëndrimi" i saj mes jetës e vdekjes i ka lënë të gjithë të shqetësuar. Familjarët e miqtë e saj frikësohen se ajo mund të largohet në çdo moment, e po kështu edhe mjekët. Ajo ka vdekur e është ringjallur dy herë, nëntorin e vitit të shkuar dhe këtë tetor dhe ç'është më e keqja, sa herë që ka "ndërruar jetë", familjarët kanë organizuar ceremoninë mortore e më pas është anulluar çdo gjë. Nëna e saj nuk mban mend asgjë nga ato që kanë ndodhur. Asaj i kujtohet vetëm që shkoi në spital sepse nuk ndihej mirë, e më pas u zgjua në morg.
Zonja Ludmilla nuk është i vetmi person të cilit i është dhënë një mundësi e dytë në këtë jetë. Në fillim të këtij viti, 28-vjeçari nga Egjipti, Hafez al-Nubi ndërroi jetë si pasojë e një ataku kardiak teksa ishte në punë e u zgjua në momentin e varrimit. Në muajin prill, një 95-vjeçare kineze u zgjua pas 6 ditësh pasi ishte ndarë nga jeta. Një ditë para ceremonisë mortore, miqtë e familjarët panë se arkivoli ishte bosh e Li Xiufeng po gatuante në kuzhinë.
Re: Rubrika-Kuriozitete -2
Ishulli fantazem i Krakatoas
Krakatau ose Krakatoa dikur ka qenë një ishull i vogël me bukuri të rrallë në Indonezi. Ky ishull ka qenë me prejardhje vullkanike. Ishulli është shkatërruar nga eksplodimi në vitin 1883. Ky erupcion vullkanik ishte njëri ndër më të njohurit në të gjitha kohërat.
Nga ujdhesa ka mbetur vetëm Rakatu. Krisma e eksplodimit është dëgjuar edhe në Australi në një largësi prej 3500 km. Ishulli nga eksplodimi është shëndrruar në pluhur .
Retë e pluhurit janë ngritur në 80 km lartësi, mandej disa vite janë rrotulluar rreth Tokës, duke shkakatuar ulje të temperaturave verore. Erupsioni nuk ishte aq vdekjeprues, por valët e larta te tsunamit, të cilat kanë qenë të larta mbi 40 m kane shkatërruar 163 fshatra dhe kane marre jetën e 36 000 njerëzve rreth bregdetit të ujdhesave Java dhe Sumatra.
Re: Rubrika-Kuriozitete -2
Ure trampoline
Një urë e re krejtësisht e veçantë u inaugurua të premten në kryeqytetin e francez, Paris.
Një urë trampolinë, ajo lejon të gjithë ata që do të dëshirojnë, që të kalojnë lumin Sena në një mënyrë krejtësisht origjinale.
E ndërtuar me rastin e një aktiviteti sportiv, ura do të jetë në dispozicion për të gjithë parisienët për disa ditë me radhë gjatë tetorit.
E ndodhur pranë qendrës dhe Kullës Eiffel, trampolina do të qëndrojë mbi disa platforma gome të palëvizshme, ndërsa do të ketë një diametër prej 30 metrash, përreth kalimit qendror.
Për projektuesit, aventura nuk do të përbëjë asnjë rrezik, pasi nuk ka asnjë gjasë që kalimtarët të bien në lumë.
Shihni videon
Re: Rubrika-Kuriozitete -2
A ekziston stresi pozitiv?
Mjeku vjenez Frank Selye, të cilit i atribuohen shumë studime të ndryshme në lidhje me çështjen, pohoi dikur se “stresi është kripa e jetës”. Stresi është përgjigja e natyrshme e organizmit ndaj lodhjes dhe punës së tepërt që sfidojnë aftësitë tona psiko-fizike.
Angazhimi për një detyrë të caktuar, për një provim, për të tejkaluar një sfidë që përfshin ndjesitë dhe mendimet tona, përballimi i një mjedisi social apo kapërcimi i një të papriture krijojnë tek ne stres.
Bëhet fjalë për një përgjigje të organizmit të nevojshme për ta përgatitur atë për një angazhim të tillë fizik dhe mendor, duke u lejuar të veprojnë në mënyrë efikase.
Një nivel i caktuar emocionesh dhe stresi ndonjëherë të ndihmon për ta bërë detyrën me më shumë efikasitet dhe për të vënë në përdorin të gjithë kapacitetin dhe përqëndrimin për arritjen e rezultateve.
Por, ky lloj stresi ndihmës duhet të veçohet nga ai i tepruar që cënon dhe dëmton tej mase përgatitjen dhe performancën e një njeriu. Toleranca ndaj stresit varion dhe varet nga personaliteti, por edhe nga gjendja specifike.
Re: Rubrika-Kuriozitete -2
Çfarë kanë qenë kumbarët?
Kumbaria është një zakon i lashtë që shërbente për forcimin e fisit, duke zgjeruar rrethin miqësor. Kumbaria përftohej duke thirrur një njeri nga një familje tjetër si dëshmitar në martesë, në pagëzim ose për t’i prerë flokët për herë të parë fëmijës së vogël. Njeriu që i priste flokët fëmijës quhej kumbar ose nun (po të ishte grua, ndrikull ose nuna).
Flokët e fëmijës priteshin në tri vende me gërshërë ose me biçak. Forma më e vjetër e përdorur në malësitë veriore ishte përcëllimi i flokëve me një pishë të ndezur.
Shoqërohej me një ceremoni familjare dhe ka vijuar deri në vitet e para pas Çlirimit. Ky institucion me prejardhjenga kohët pagane, ka qenë i përhapur në tërë Shqipërinë.
Njerëzit që lidhnin kumbarinë dhe pasardhësit e tyre bëheshin “shtëpi” me njëri-tjetrin, nderoheshin si të ishin të një gjaku, aq sa ndaloheshin martesat midis tyre. Kumbarët dhe ndrikullat zinin vend të nderuar midis njerëzve të shtëpisë, fjala e tyre kishte peshë.
Re: Rubrika-Kuriozitete -2
Kodikët e Esnafeve
Kodikët e Esnafeve janë regjistra që përmbajnë dokumentimin e shkruar për veprimtarinë kryesore ekonomiko-shoqërore të esnafeve, si dhe ngjarjet kryesore të jetës së tyre. Kodikët e esnafeve shërbenin si evidenca për emrat e anëtarëve të esnafeve, të mjeshtrave dhe personave të tjerë me përgjegjësi, si dhe të kallfëve e çirakëve që kishin marrë testirin (diplomën) e mjeshtrit.
Aty shënoheshin kapitalet dhe shpenzimet e esnafit, procesverbalet mbi pasurinë dhe gjendjen vjetore të arkës, si dhe rregullat kryesore që drejtonin jetën e këtyre organizatave. Kodikët e esnafeve janë burime dokumentare me vlerë për studimin e jetës qytetare të vendit.
Më të vjetër dhe më të pasur me të dhëna faktike janë Kodikët e esnafeve të argjendarëve (1662-1900), të gëzoftarëve (1669-1884) dhe bojaxhinjve (1689-1895) të Elbasanit. Më të thjeshtë dhe më të rinj janë të terzinjve, bravarëve, bakejve, kondakçinjve, kovaçëve dhe kazanxhinjve. Më i rëndësishmi është kodiku i argjendarëve të Elbasanit, i cili për dy shekuj e gjysmë me radhë regjistroi një dokumentacion të pasur esnafor.
Re: Rubrika-Kuriozitete -2
Cudite e nje liqeni misterioz
Eshtë një tjetër liqen Viktoria, i cili shtrihet në Afrikë. Një vend i çuditshëm ku natyra gërshetohet me misterin.
Liqeni Viktoria shtrihet në 70.000 kilometra katrorë ndërmjet Ugandës, Tanzanisë dhe Kenias, paraqet burimin e dytë më të madh të ujit të freskët të pijshëm në botë dhe është më i madhi i këtij lloji në Afrikë, ndërkohë që njëkohësisht është edhe rezervuari kryesor i lumit Nil.
Në kuadër të liqenit me pamje jashtëzakonisht të bukura gjendet edhe një arkipelag me mbi 80 ishuj. Mirëpo, ai paraqet edhe risk të madh, pasi sipas zyrtarëve lokalë brenda një viti në të humbin jetën rreth 5 000 persona, qoftë si pasojë e rrethanave të çuditshme klimatike, qoftë rrugëve të këqija.
“Është shumë i rrezikshëm. Gjendeni në sipërfaqe e nuk e dini thellësinë e vendit mbi të cilin gjendeni. Madje edhe nëse dini mirë not, kjo nuk mund t’ju ndihmojë shumë”, – thotë Sem Kabonga, një peshkatar nga vendi Bugala.
Ai shton se secili peshkatar nuk ka mundësi të pajiset me rrip apo jelek adekuat për shpëtim, kurse barkat e vogla mund të zhduken lehtë në valët që formohen në liqe shkaku i mikroklimës së tij të çuditshme.“Ka raste që kur hyni në liqen koha është e mirë, por kur arrini në mes të liqenit përnjëherë fillon era e fuqishme, shiu, retë e dendura”, – sqaron Kabonga.
Meteorologu nga Uganda, Kalid Muëembe flet për arsyet për shkak të të cilave ky liqen është aq i rrezikshem.
“Për arsye se liqeni është kryesisht i ngrohtë dhe ka mjaft lagështi, prodhohet një sasi e madhe e energjisë potenciale konvektive, që prodhon re shiu dhe stuhi me bubullima dhe vetëtima, që mund të paraqesin rrezik shumë të madh”, – thotë ky meteorolog.
Me qëllim të mbrojtjes së njerëzve, para pak kohësh këtu ka filluar aksioni provues për informimin me SMS të popullatës lokale të paktën një herë në ditë lidhur për kushtet e motit, që iu dërgohen në telefonat e tyre celularë.
Një aeroplan në të cilin ndodheshin shtatë vetë u rrëzua në liqenin Viktoria menjëherë pas fluturimit nga aeroporti Entebe në afërsi të Kampalës, kryeqendra e Ugandës.
Sipas autoriteteve lokale nuk pati të mbijetuar në këtë aksident. Zëdhënësi i armatës së Ugandës deklaroi se midis viktimave ka shtetas të Burundit, Ugandës dhe Afrikës Jugore. Kombësitë e katër anëtarëve të ekuipazhit tani për tani janë të panjohur. Dëshmitarët okularë konfirmuan se aeroplani ka shpërthyer në ajër, dhe më pas është rrëzuar në liqen dhe është fundosur. Aeroplani ka transportuar dërgesa për forcat paqeruajtëse në Ugandë, që janë stacionuar në Somali.
Të paktën 30 persona kanë humbur jetën kur një anije është përmbytur në liqenin e Viktorias në Ugandë. Anija ishte fundosur, rreth 6 km larg destinacionit të saj, ishullit Kjata në liqenin Viktoria. Sipas dëshmitarëve okularë, anija është mbytur në mënyrë krejt të çuditshme. Fillimisht i janë fikur motorët dhe më pas ka filluar animi në krahun e djathtë. Autoritet lokale ende e kësaj dite nuk i kanë shpjeguar arsyet se përse u mbyt anija.
Re: Rubrika-Kuriozitete -2
Ndodh dhe keshtu..!
Ky ishte një rastësi që u kap në kamera gjatë filmimint te Top Gearit te Koresë. Fatmirësisht askush nuk u plagos rëndë
Sfida origjinale vuri përballë prezantuesin Kim Jin Pyo në një veture Corvette ZR1 kundër një helikopteri Cobra AH1 në stilin e vërtetë Top Gear.
Re: Rubrika-Kuriozitete -2
Pullat belge te bëra me çokollatë
Zyra postare belge, BPO, ka nisur një seri të re të pullave të veçanta me erë dhe shije e çokollatë.
Më shumë se 500.000 pulla u shtypën në letër të veçantë te 'mbarsura' me arom kakao e çokollate dhe e mbuluar me një varnishe te vecante.
Pesë Pulla me çokollatë u reklamuan në një edicion të kufizuar ne Belgjike,me të gjitha format e tyre.
Një ekip i ekspertëve degustive te aromës nga Belgjika, Gjermania, Holanda dhe Zvicra kanë marrë pjese në krijimin e koleksionit.
BBC News ka vizituar , makinen e prodhimit te pullave aromatike, për të pare se si shkoi prodhimi.
Re: Rubrika-Kuriozitete -2
Hapet aeroporti më gjigand në botë
Një aeroport gjigand i ri është hapur në Dubai, aq sa një aeroplan Airbus A380 super-jumbos mund të ulet në tokën arabe. në vendin arab.
Hapja e 20 portave të reja në aeroportin ndërkombëtar janë pjesë e planeve të qytet-shtetit që ky aeroport të jetë më i ngarkuari apo i populluari në botë deri në vitin 2015.
A380 për herë të parë preku tokën në 2 janar, por zyrtarish aeroporti u hap dje. Në total pritet që projekti të kushtojë rreth 8 billion dollarë dhe aftësinë për ulje të 525 avionësh shihet si një nxitje e madhe për konsorciumin e Airbus Evropian.
Re: Rubrika-Kuriozitete -2
Shpiket kompjuteri që riparon vehten
Hulumtuesit në Universitin College në Londër kanë krijuar një kompjuter që mund të riparoi dhe riprogramoje vetë.
I njohur si një kompjuter "sistemike", makina elastik është e aftë për të mbajtur ne gjendje 'te afte' punen e sistemeve te kompjuterit nepermjet vetë-riparimit, sa herë që ka dëme në sistemet e tij ose fotografit e tij bëhen te 'korruptuara'.
Ndryshe nga një kompjuter standart i cili ekzekuton një mësim sekuenciale në një kohë, kompjuteri sistemik është i ndarë në sisteme që përmbajnë të dhëna sensitive kontenstuese që mund të funksiojnë në të njëjtën kohë, pa mbështetjen e asnjë sistemi tjetër ekzekutiv.
"Grupet e sistemeve ndërveprojnë në mënyrë paralele dhe ne menyre rastësore, dhe rezultati i një llogaritje te thjesht del nga këto ndërveprime," thote shkencëtari Peter Bentley i UCL kompjuter . Në te ardhshme të tillë kompjutera të paçmuar mund të provohen në sistemet robotik te anijeve kozmike që ju duhet të riprogramojne vehten për të kompensuar dëme apo probleme të tjera të përjetuara gjatë fluturimeve.
Re: Rubrika-Kuriozitete -2
Plazhe ne mes te bores...Gjermani
Me plazhe me rërë, ujë blu të kthjellët dhe palma, ky duket si një resor tropikal luksoz i rrahur nga dielli. Por jo gjithçka është siç duket në “Tropical Islands”.
Në fakt, resori (nëse vërtet mund ta quajmë të tillë), ndodhet në tokën ku dikur ngrihej një bazë ushtarake ajrore sovjetike në Krausnik të Gjermanisë.
“Tropical Islands” është ndërtuar brenda një hangari që më herët strehonte aeroplanë të cilët transportonin ngarkesa në distanca të mëdha. Hangari është 360 metra i gjatë, 210 i gjerë dhe 107 i lartë.
Edhe pse përmes çatisë mund të duket se temperaturat janë si në tropik, në fakt jashtë hangarit gjigant bie borë.
Sikurse duket në këto foto të pabesueshme, resori ka një plazh, një lagunë dhe plot ambiente argëtimi.
Turistët mund të shijojnë restorantet e shumtë, të kënaqen me shfaqjet e mbrëmjes apo të çlodhen në sauna.
Mundësitë e zgjedhjes janë të shumta, nga të baziket deri te luksi. Akomodimi është i mundur në kasolle të veçanta dhe në tenda plazhi.
Sikurse në plazhet e vërteta tropikale, edhe në “Tropical Islands” fluturojnë lloj-lloj zogjsh, nga flamingot te kanarinat.
Kapaciteti i resorit është 6 000 vizitorë në ditë dhe në vitin e parë (2004) atë e vizituan 975 000 njerëz. Rreth 500 persona punojnë çdo ditë për mirëmbajtjen e tij.
Re: Rubrika-Kuriozitete -2
Sikur edhe kafshet te ushqeheshin me fast-food..?!
Në uebsajtin “LiveLeak” është postuar një video ku tregohet me animacion dhe sarkazëm se çfarë do të ndodhte në qoftë se edhe kafshët do të konsumonin fast-food-e si njerëzit, tek të cilët obeziteti është kthyer në problemin e shekullit.
Në këtë video shfaqen lejlekë me bark të fryrë që nuk lëvizin vendi edhe pse afrohet krokodili, por që edhe ky i fundit nuk është i zoti të kafshojë lejlekët pasi është kthyer në obez.
E njëjta gjë mund të thuhet edhe për kafshë të tjera, që jo vetëm nuk janë në gjendje të ndjekin gjahun e tyre, por nuk janë të zonjat as të marrin frymë thellë në majë të pemës...
Më poshtë videoja:
Re: Rubrika-Kuriozitete -2
Nis “klonimi” i Titanic
Miliarderi australian, Clive Palmer nisi nga puna “klonimin” e Titanic, anijes gjigante trans-atlantike që u fundos tragjikisht në vitin 1912, në udhëtimin e parë të saj nga Anglia drejt Amerikës.
Palmer punësoi dhjetra inxhinierë që pasi studiuan imtësisht skicat e ndërtimit të Titanic, dorëzuan projektin. Ky projekt po jetësohet në Kinë nga CSC Jinling Shipyard. Miliarderi australian thotë se puna për ndërtimin e anijes e shndërruar në mit edhe falë filmit të 1997 të James Cameron, do të përfundojë në vitin 2016.
Ai shprehet optimist se në muajt e fundit të po këtij viti, Titanic II do të niset nga Sauthemptoni drejt Nju Jorkut, i njëjti udhëtim i “binjakes” së saj, por me ndryshimin e vetëm që Titanic II do të mbërrijë në destinacion, nuk do të fundoset.
Sipas raportimit të mediave në anije nuk do të ketë internet, as televizor, as celularë…dhe e sigurtë është që nuk do të jetë as Leonardo Di Caprio dhe Kate Winslet.
Re: Rubrika-Kuriozitete -2
Shkruan me të dyja duart në të njëjtën kohë dhe dy gjuhë të ndryshme
Njëzetekatërvjeçarja kineze Chen Siyuan ka një talent të pabesueshëm. Ajo në të njëjtën kohë mund të shkruajë me të dyja duart dhe atë në dy gjuhë të ndryshme. Derisa me njërën dorë shkruan në gjuhën kineze, me tjetrën shkruan në gjuhën angleze.
Siyuan po ashtu mund të shkruajë në drejtime të ndryshme, ndërsa është në gjendje që t’i shkruajë dy fjali të ndryshme kur shkruan ndonjë tekst apo poezi.
Talentin e saj ajo e zbuloi rastësisht, teksa mundohej të kryente më shpejt detyrat e shtëpisë në gjuhën angleze. “Kur isha në shkollë të mesme, pa vetëdije nisa të shkruaja me të dyja duart, teksa synoja t’i bëja më shpejt detyrat e shtëpisë suaj. Shokët e mi u befasuan dhe u përpoqën të më kopjonin, por asnjëri nuk ia doli”, – tha Siyuan.
Re: Rubrika-Kuriozitete -2
Macja Toldo që i shkon të zotit me dhurata përditë te varri
Që kur i ka vdekur i zoti, pak më shumë se një vit më parë, Toldo, macja 3-vjeçare në ngjyrë bardhegri, çdo ditë i shkon tek varri. Siç tregon “Corriere della Sera”, merr me vete peceta, degë dhe shkopinj, gota plastike, si dhurata të vogla, dhe i çon tek varri i Renzo Iozzellit, i cili vdiq në 22 shtator 2011, në moshën 71-vjeçare.
Renzo ishte shumë i lidhur me Toldon, e pati marrë atë në një karvan macesh, kur macja ishte 3-muajshe. Nëse nuk do të kishte shumë dëshmitarë, që përditë vërejnë macen se ç’bën, kjo do të dukej si një histori e dalë nga imagjinatat e “Walt Disney”. Por, në fakt, gjithçka është e vërtetë.
E tregon këtë edhe vejusha e Iozzellit, zonja Ada, dhe e pohojnë edhe shumë të tjerë. “Edhe sot, – rrëfen zonja Ada, – kam shkuar te varri dhe Toldo më erdhi nga pas. Rrugës, një njeri që njoh, më tha se atë ditë, herët, macja kishte qenë dhe një herë aty”.
Re: Rubrika-Kuriozitete -2
E pabesueshme, shfaqet nën lëkurë fytyra e fëmijës së palindur
Shtatzëna Karen McMartin mund të këtë një ide të mirë se si do të duket bebi i saj kur të vijë në jetë, pasi fytyra e tij ‘u shfaq’ papritur në barkun e saj të fryrë.
Sipas ‘The Sun’, pamja e mrekullueshme ishte shfaqur teksa Karen 25 javëshe shtatzënë ishte duke i treguar barkun kolegeve të saj në një sallon bukurie ku ajo punon.
“Ishim duke pushuar dhe shoqet e mia po shihnin barku e fryrë dhe po ndiqnin lëvizjet e bebit brenda atij, kur në një moment mund të dallonim fytyrën e bebit përmes barkut, dukej gjithçka hunda, goja, sytë madje edhe faqet”, rrëfen Karen.
Ndërkohë, sipas një eksperti të mjekësisë,në fakt ‘fytyra’ e bebit është një iluzion i krijuar nga barku i Karen dhe kërthiza; pjesa që të jepte përshtypjen e fytyrës së bebit në fakt mund të ketë qenë kurrizi i tij, thotë mjeku
Re: Rubrika-Kuriozitete -2
Humb unazën e martesës dhe e gjen pas 16 vitesh në një karrotë
Një grua suedeze ka zbuluar unazën e saj të martesës në një karotë që rritej në kopshtin e saj, 16 vjet pasi ajo humbi atë, thotë një gazetë.
Lena Paahlsson kohë më parë kishte humbur shpresën për të gjetur unazën, të cilën ajo e projektoi vetë, raporton Dagens Nyheter.
Flori i bardhë me shtatë diamante të vogla, janë zhdukur në kuzhinën e saj në vitin 1995, i tha ajo gazetës.
Edhe pse unaza nuk i përshtatet më, ajo shpreson që ta rregullojë dhe ta vendosë përsëri në gisht.
Mrs Paahlsson dhe familja e saj jetojnë në një fermë pranë Mora në Suedi.
Ajo hoqi unazën për të bërë disa pjekje me rastin e Krishtlindjeve me bijat e saj, por ajo u zhduk nga sipërfaqja e punës ku ajo e kishte lënë.
Familja kontrolloi kudo dhe vite më vonë ajo i bëri rikonstruksion dhe shtëpisë me shpresën për të gjetur unazën.
Por ajo nuk e gjeti përsëri dhe vetëm pas 16 vjetësh, kur Znj Paahlsson shkuli disa karrota në kopshtin e saj ajo pa një karrotë me një këllëf të artë që i qëndronte karrotës si varëse në qafë. Ishte e pabesueshme.
Çifti beson se unaza ra në lavaman në vitin 1995 dhe ka humbur me lëkurat e qëruara të perimeve të cilat u shndërruan në përzierje plehrash ose për të ushqyer delet e tyre.
"Tani që unë kam gjetur unazën përsëri unë dua ta përdor atë përsëri" tha ajo.
Re: Rubrika-Kuriozitete -2
Nga cila sëmundje kanë vdekur më shumë njerëz?
Në botë ka qindra-mijëra sëmundje të diagnostikuara dhe po aq të pa diagnostikuara. Sëmundje që kanë marrë në qafë plot jetë të pafajshme njerëzish. Dhe pas gjithë këtyre goditjeve vjen një çast ku vetëpyetesh, për kuriozitet më shumë, se cila prej tyre ka “korrur” më shumë jetë.
Ma merr mendja se shumica do të përmendte kancerin. Deri diku e logjikshme do të më tingëllonte përgjigjia, pasi kohët e fundit kjo sëmundje e tmerrshme po bën kërdinë anembanë botës, pa dallim grupmoshash.
Mirëpo, në vendin e parë të listës nuk shënohet kanceri po lija (variçela), për më shumë se 12.000 vjet ajo ka vrarë miliona njerëz. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në vitin 1967 u infektuan më shumë se 15 milionë njerëz, prej të cilëve 2 milionë vdiqën. Pas një fushate të suksesshme për vaksinim masiv, lija u zhdukë në vitin 1970
Re: Rubrika-Kuriozitete -2
Rishfaqet qyteti i zhdukur në Argjentinë
Mbeti i fshehur nën ujë për gati 25 vjet, por ngadalë uji u tërheq dhe filluan të shfaqen gërmadhat e një “qyteti të fundosur”.Qyteti në jug të Buenos Aires, Epecuen ishte fundosur rreth 30 dekada pa ndonjë paralajmërim, duke zhdukur çdo pjesë të qytetit.
Prej vitit 2009 niveli i ujit kishte filluar të zbriste duke ekspozuar gërmadhat e qytetit dikur shumë të vizituar shkaku i liqenit që kishte.
Qyteti vizitohej nga 20 mijë njerëz në vit. Qyteti kishte 180 biznese, përfshirë këtu hotele, dyqane, qendra tregtare dhe kishe mbi 1500 banorë.
Re: Rubrika-Kuriozitete -2
Gjendet peshkaqeni me 2 kokë
Një studim nga ekspertët e Universitetit të Michiganit ka konfirmuar se peshkaqeni kishte vetëm një trup mirëpo me dy kokë. “Ky është një fenomen që ndodhë shumë rrallë dhe është shumë interesante”, ka thënë profesori Michael Ëagner. “Është mirë, pasi që kemi futur peshkaqenin në historinë e natyrës botorëve”, shtoi ai. Profesori Ëagner dhe ekipi i tij erdhën në përfundim se peshkaqeni kishte dy kokë të ndryshme, dy zemra dhe dy stomakë por në një trup të vetëm. Peshkaqeni me dy kokë ishte gjetur në gjirin e Meksikos nga një peshkatar.
Re: Rubrika-Kuriozitete -2
Violina e Titanikut ne shtëpine e ankandit “Hendry Aldrige and Son”
Zbulohet në Londër violina e drejtuesit të orkestrës së Titanikut, të cilët luajtën derisa gjiganti u fundos. Të mbijetuarit e tragjedisë pranojnë se u kujtohet një bandë muzikore, e cila luante në direkun e Titanikut, ndonëse pasagjerët ngarkoheshin në barkat e shpëtimit, pasi transoqeaniku u përplas tek ajsbergu.
Violina e Hartlit konsiderohej si e humbur që prej tragjedisë së vitit 1912, por shtëpia e ankandit “Henry Aldridge and Son” shprehet se e ka zbuluar instrumentin në vitin 2006 dhe se që atëherë e deri më sot ata kanë bërë testime të shumta për ta vërtetuar teorinë e tyre. “Ishte një rrugë e gjatë”, – shprehet Andre Aldridge, i cili më pas shpjegon se ajo që u ndodhi atyre ishte shumë e bukur për të qenë e vërtetë.
Shtëpia e ankandit ka shpenzuar shtatë vjet dhe shumë para për të arritur një përfundim të saktë për violinën, e cila mendohet t`i ketë përkitur drejtuesit të orkestrës së Titanikut. Instrumenti është analizuar nga shumë ekspertë të qeverisë, madje edhe nga shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit.
Shtëpia e ankandit thotë se violina e kuqe prej druri ka dy të krisura në trup, por është një mrekulli që ka arritur të ruhet në një gjendje aq të mirë pavarësisht kalimit të kaq shumë viteve dhe ekspozimit të gjatë në det. Violina vlerësohet të ketë një çmim me gjashtë shifra. Hartlej, pronari i violinës ishte një prej 1.517 personave që humbën jetën kur Titaniku përplasi ajsbergun e gjatë 565 kilometra, pranë Njufoundland më 15 prill 1912.
Raportet e asaj kohe tregojnë se kufoma e Hartleit u gjend së bashku me instrumentin, të cilin e mbante përqafuar. Një tjetër version tregon se violina lundroi tutje dhe u fundos nën det. “Henry Aldridge and Son” shprehet se ata e studiuan historinë e violinës së Hartleit nga një biograf i tij, teksa vetë instrumenti i nënshtrohej analizave të hollësishme dhe dokumenteve që zbulonin se Hartlei u gjend së bashku me një valixhe lëkure që mbante brenda violinën. Në atë kohë instrumenti iu rikthye të fejuarës së tij të pikëlluar dhe më vonë përfundoi në duart e një ushtrie kristiane, më pas u mor nga një mësues violine e së fundmi nga shtëpia e ankandit “Hendry Aldrige and Son”.
Violina u testua nga Shërbimi Shkencor i Mbretërisë së Bashkuar, ku u vërtetua se ajo ishte zhytur për shumë kohë në ujë të kripur deti. Një pllakë në qafën e violinës u studiua nga një ekspert, i cili duhet të nxirrte përfundime në lidhje me kohën e prodhimit të pjesëzës. Shtëpia e ankandit deklaroi se violina do të ekspozohej për publikun në fund të muajit në qytetin Belfast Hall, rreth një milje larg nga vendi ku u ndërtua Titaniku.
Re: Rubrika-Kuriozitete -2
Azzam, yahti më i madh në Botë
Falë dy turbinave me gaz dhe dy motorëve diesel prej 94 mijë kuaj fuqi, ‘Azzam’ mund të arrijë shpejtësinë deri në 16 metra për sekondë. Serbatori mund të mbajë deri në 1 milion litra karburant.
Ai eshte ndërtuar në tre vjet nën drejtimin e inxhinjerit Mubarak Saad al Ahbabi. Sipërfaqja e brendshme është dizenjuar nga francezi Christophe Leoni.
Brenda Yahtit ndodhet edhe një waterline krijuar nga studio milaneze Nauta Yachts. ‘Azzam’ në arabisht do të thotë përcaktim. Yahti luksoz ka lënë kantierin gjerman të ndërtimit Lurssen, Breme, të premten.
Re: Rubrika-Kuriozitete -2
Messi mposhtet nga portier robot....
(Video)
Kjo është ndoshta e para dhe e vetmja mënyrë për të mposhtur uraganin mbinjerëzor Lionel Messi…përmes një portieri robot.
Messi është vënë përballë ‘makinës’ japoneze pasi ka realizuar pa gabimin më të vogël 57 gola vetëm këtë sezon.
Talenti argjentinas, që konsiderohet një nga futbollistët më të mirë në histori dhe si një fenomen i pakrahasueshëm me asnjë tjetër u vu përballë portierit robot gjatë një ndeshjeje bamirësie në një TV japonez dhe çuditërisht për të, iu desh të humbte dy penallti përpara se të shënonte.
Re: Rubrika-Kuriozitete -2
Shitet ishulli ku martua Onassis me Jackie Kennedy
Ishulli grek ku Aristotle Onassis u martua me Jackie Kennedy është shitur nga trashëgimtarja e vetme e mbetur gjallë për 100 milionë paund. Athina Onassis Roussel, mbesa e manjatit të anijeve greke tha se ka rënë dakord për t'i shitur ishullin Skorpios në detin Jon një miliarderi rus. Sipas medias greke, identiteti i biznesmenit nuk bëhet i ditur.
Ishulli në brigjet perëndimore të Greqisë ishte blerë nga Onassis në vitin 1962. Në atë kohë ka kushtuar vetëm 3.5 milionë dhrahmi (ish leku grek), e barabartë me 10 mijë paund sot. Gjashtë vjet më vonë ai bëri në ishull dasmën e tij me Jachueline Kennedy, e veja e presidentit të ndjerë amerikan John Kennedy i cili u vra në 1963. Psa vdekjes së tij ishulli Skorpio i kaloj të bijës, Christina, e cila gjithashtu vdiq e re nga një atak në zemër në moshën 37-vjeçare në vitin 1988, dhe më pas ishulli u trashëgua nga Athinaja.
Re: Rubrika-Kuriozitete -2
Shitet për 6 milion dollarë letra e zbuluesit të ADN-së
New York - Letra e laureatit të çmimit Nobel Francis Crick dërguar të birit ku i përshkruan zbulimin e tij të ADN është shitur të mërkurën në New York për 6 milion dollarë, në shtëpinë e ankandeve Christie's. Biologu i kishte shkruar letrën djalit të tij 12 vjeçar Michael Crick në vitin 1953, vetëm pak ditë para se të bënte publik zbulimin e tij të ADN-së, i cili i solli atij dhe partnerit të tij James Watson çmimin Nobel në vitin 1962.
Në letër Crick i shpjegon të birit se për të parën herë dikush po dokumenton se "si jeta vjen nga jeta" dhe i vizaton atij, tani të famshme, strukturën e dyfishtë spirale të ADN-së. Letra është shitur tri herë më shtrenjtë sesa ishte parashikuar.
Ishte letra e Abraham Lincoln ajo që deri të enjten ka mbajtur rekordin, kur në vitin 2008 ishte shitur për 3.4 milion dollarë.
Re: Rubrika-Kuriozitete -2
Pajisje teknologjike qe jane me te vjetra se sa mendohet
1. Sizmografi
Mjeti i parë për regjistrimin e fenomeneve sizmike daton që në vitin e largët 132 pas Krishtit dhe ka si autor kinezin Zhang Heng.
2. Makina llogaritëse
Në vitin 1623 Vilhelm Shikard ndërtoi prototipin e parë të makinës llogaritëse, i quajtur Ora Llogaritëse. 20 vjet më pas, matematikani francez Blez Paskal shpiku një tjetër pajisje, të quajtur Paskalina, që kryente vetëm veprimin e mbledhjes. Me kalimin e viteve makina llogaritëse evoluoi deri në formën që ka sot.
3. Lentet e kontaktit
Lentet e kontaktit moderne u shpikën nga Adolf Gaston Eugen Fik, por krijimet e para të tyre gjenden që në kohët e Leonardo Da Vinçit, në 1508-ën e largët. Duke e zhytur syrin në një sferë me ujë vihej re bashkëveprimi i vazhdueshëm mes sipërfaqes së brendshme të sferës së qelqtë dhe sipërfaqes së jashtme të kornesë së syrit.
4. Faksi
Faksi u shpik qysh para Luftës Civile në SHBA, në vitin 1843. Një instrument i rëndësishëm për transferimin e dokumenteve edhe në ditët e sotme.
5. CD
Datëlindja e CD-ve (Compact Disc) është në vitet ’80, kur Xhon Logie Baird krijoi të parat forma të kësaj teknologjie, e cila u zhvillua me kalimin e kohës dhe vazhdon të përdoret akoma edhe sot.
Re: Rubrika-Kuriozitete -2
Libri më i shtrenjtë në botë që kushton 30 milionë dollarë
Pjesëtarët e kishës së Bostonit “Boston`s Old South Church” kanë vendosur që ta hedhin për shitje në ankand një ekzemplar të rrallë të Lirit të Psalmeve nga viti 1640.
Dhe ata nuk janë fare modest: shpresojnë që nga kjo shitje të fitojnë 30 milionë dollarë!Sidoqoftë, bëhet fjalë për njërin ndër librat më të vjetër, të shtypur, të Amerikës së Veriut.
Është botuar vetëm 20 vjet pasi që kishin zbarkuar në Plymouth misionarët e parë të kishës. Ndërsa vetë kisha “Boston`s Old South Church” është themeluar në vitin 1669. Nga 1700 ekzemplarët që ishin shtypur atëbotë, kane mbetur vetëm 11 sish.
Pesë i posedonte vetë kisha dhe ekzemplarët tjerë ia kishte dhuruar bibliotekave të universiteteve kryesore amerikane. Përmbajtja e librit është një përkthim i psalmeve hebraike në gjuhen angleze.
Faqja 2 e 3 • 1, 2, 3
Similar topics
» Rubrika e Kurioziteteve
» Kuriozitete të ndryshme
» Disa kuriozitete për kokainën
» 20 kuriozitete që nuk i keni ditur
» 50 kuriozitete të rralla nëpër botë
» Kuriozitete të ndryshme
» Disa kuriozitete për kokainën
» 20 kuriozitete që nuk i keni ditur
» 50 kuriozitete të rralla nëpër botë
Faqja 2 e 3
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi