Perse kaq jehone shvarrosjes se ushtarve greke ne trojet shqiptare..?
Faqja 1 e 1
Perse kaq jehone shvarrosjes se ushtarve greke ne trojet shqiptare..?
Perse kaq jehone shvarrosjes se ushtarve greke ne trojet shqiptare..?
Ushtarët grekë erdhën në Shqipëri si pushtues
Harta Iliro-pellazge
Ne kete material me fakte dhe dokumente autentikë, do të mundohemi të hedhim dritë mbi zhvillimet e ngjarjeve që pasuan luftën italo-greko dhe që përfshiu edhe vendin tonë. Ndryshe nga shqiptarët që refuzuan të luftojnë kundër Greqisë, grekët ushqenin qëllime aneksioniste.
Ata pushtuan Korçën e Gjirokastrën, duke nxitur një lëvizje progreke të popullsisë ortodokse, për të kërkuar bashkimin me Greqinë. Musolini në takim me Hitlerin ua hodhi fajin shqiptarëve për disfatën e ushtrisë italiane.
Më 25 tetor 1940, Italia fashiste sulmoi pa provokim Greqinë. Në këto momente vendimtare, Greqia nuk mungoi të sulmonte publikisht Shqipërinë , si “bashkëfajtore” për sulmin fashist. Greqia pretendonte se Shqipëria e okupuar nga Italia fashiste kishte shpallur luftë. Për këtë qeveria greke i referohej Dekretit Mbretëror (të Vittorio Emanuele II) sipas të cilit:
“Mbretëria e Shqipërisë(!) e konsideron veten në gjendje lufte me ata shtete me të cilat Mbretëria Italiane do të jetë në gjendje lufte”. Prej 6-11 nëntor 1940, në betejën e Metzovës, italianët u thyen për të mos u ngritur përsëri dhe grekët pushtuan Prefekturat e Korçës dhe Gjirokastrës. Në takim me kancelarin gjerman A.Hitler, Musolini ua vuri fajin shqiptarëve.
Në të vërtetë, shqiptarët treguan një mungesë të theksuar entuziazmi për të dyja palët. Forcat e armatosura shqiptare luajtën një rol jo të vogël në mbështetje të italianëve. Musolini deklaronte se dy batalione shqiptare i ishin ngjitur çdo divizioni italian që invadonte Greqinë. Ndërsa kjo është padyshim një ekzagjerim. Të paktën dy batalione të milicisë fashiste shqiptare, “Tomorri” dhe “Dajti”, luftuan kundër grekëve në zonën e Korçës. Sipas dokumentave diplomatike britanike. Prof. B. J. Fischer shpjegon:…
“Partia fashiste shqiptare ka qenë një grup oportunistësh që shpresonin të përfitonin materialisht nga lidhjet e tyre me okupatorin fashist. Kur ata u gjendën në kondita të vështira dhe në fushatë malore kundër një armiku të vendosur, njësitë shqiptare ose dezertuan, ose kaluan në masë në anën tjetër. Ata që mbeten luftuan kaq keq sa më në fund u tërhoqën dhe u mbajtën në kampe përqëndrimi në Shqipërinë qëndrore”. Pse shqiptarët refuzuan të ndihmojnë Italinë ështa e qartë. Italianët shikoheshin si okupatorë dhe irredentizmi tek ata nuk ishte aq i gjerë sa mendonte Conte Ciano.
Ky qëndrim vërtetohet nga raporti i ministrit gjerman në Tiranë, Panitz, sipas të cilit, “…shpresat e Italisë se do të ketë përkrahjen e shqiptarëve janë krejtësisht të pabaza dhe të paplotësuara”. Natyrisht shqiptarët nuk mund të ndihmonin Greqinë, meqënëse pozicionimi zyrtar grek kundër Shqipërisë në të ardhmen nuk u sqarua asnjëherë. Historiania e njohur britanike Miranda Vickers, komenton: “Në fillim, opinioni popullor shqiptar përshëndet fitoret greke (kundër italianëve), por ky qëndrim ndryshoi kur Athina tregoi shenjat që qëllimi i saj ishte aneksimi i Shqipërisë së Jugut…”.
Kur më 28 Nëntor 1940, seksioni shqip i BBC-së (Londër) transmetoi se “Grekët nuk luftojnë për ndonjë zgjerim (tokësor) në kurriz të një vendi tjetër”, qarqet britanike u shqetësuan shumë. Ambasadori britanik në Athinë, Palairet, deklaronte më 14 dhjetor 1940 : “Ka pak dyshim në mendjen time se ata (grekët) nuk i kanë sytë të drejtuar nga Epiri i Veriut”. Kaq e thellë u bë ndienja armiqësore kundër Shqipërisë saqë “shumë shqiptarë filluan të shprehnin frikën se po të humbte Italia fashiste, Greqia do të përpiqej të mbante Korçën dhe pjesën tjetër të Shqipërisë Jugore”.
“Për mendimin tim grekët duhet të jenë të mençur të heqin çdo dyshim të një natyre të këtillë menjëherë, sepse në betejën e tyre të pabarabartë ata mund të fitojnë ndihmën e shqiptarëve mbrapa vijave italiane dhe, madje, edhe gjatë vijës së forcave greke, gjë që është shumë e çmueshme”, -shkruante ambasadori Mac Veagh. Parashikimi i këtij ambasadori u vërtetua.
Shqiptarët refuzuan të luftojnë kundër Greqisë. Në një letër dërguar më 22 nëntor 1940 nga Musolini për kancelarin gjerman A.Hitler, ai shkruante se “njëra nga tri arsyet e disfatës italiane në front ka qenë edhe dezertimi pothuajse i plotë i forcave shqiptare, të cilat u rebeluan kundër reparteve tona. Për shembull, vetëm një division i yni çarmatosi 6000 shqiptarë dhe i dërgoi në zonat larg frontit të luftës.” Ndërsa Mareshalli Baoglio, shef i shtatmadhorisë italiane shkruante: “repartet shqiptare, ose dezertuan, ose refuzuan të luftojnë”.
Në studimin e tij mbi marrëdhëniet shqiptaro-greke, Nuci Kotte tregon: “dezertorët shqiptarë u trajtuan keq, si robër lufte, nga grekët dhe u dërguan në Kretë. Kur gjermanët invaduan ishullin, komandanti britanik i riarmatosi ata që kishin mbijetuar përmes vuajtjeve të mëdha, afërsisht 700 veta, të cilët luftuan deri në fund që të lejonin tërheqjen e anglezëve nga ishulli, në maj 1941.
” Sipas këtij oficeri britanik, shqiptarët treguan një guxim të rrallë dhe në raportin e dhënë u lavdëruan shumë. Por sipas të njëjtit burim, “Ministria e Luftës dhe Ministria e Jashtme (britanike) nuk e quajtën të nevojshme të zihej me gojë sakrifica e 700 shqiptarëve, për të mos kundërshtuar grekët…”
Shkrimtari i shquar Petro Marko, antifashist i internuar nga Italia tregon se “ …hetuesit italianë, antifashist dhe njerëz që u sollën mirë me ne, më kishin thënë një ditë para marsit 1942, se afër 30000 procese janë bërë kundër shqiptarëve me akuzën “ndihmë Greqisë në luftën e saj kundër Italisë”. Më 20 dhjetor 1940, ambasadori Mac Veagh informohet që “shqiptarët janë të pakënaqur nga grekët e britanikët, sepse ata nuk deklarojnë që luftojnë edhe për çlirimin e Shqipërisë”.
“Dyshohet shumë në qëllimet greke…thotë ambasadori. Unë fola me zotërinjtë Mavroudis, Delmonzo dhe Kontin Merkato (zyrtarë të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë) disa herë në lidhje me faktin se mund të ishte një ide e dobishme që Greqia të paraqitet si çliruese dhe të fitohet kështu bashkëpunimi i tyre (shqiptarëve), por zoti Delmonzo më tha: Nuk fitohet gjë nga bashkëpunimi me shqiptarët, ata janë të përçarë në mes vetes në grupe, të armatosur keq dhe japin një kontribut shumë të vogël.
Merkati më tha shprehimisht: “sa të pabesë janë ata !”. Zyrtari më foli për dëshirën e shqiptarëve të kenë një “qeveri shqiptare në Korçë”, si provë të qëllimeve të mira greke… . Por sigurisht (grekët) nuk mund të lejojnë një administratë të huaj mbrapa vijave të frontit të tyre…”. Ky qëndrim negativ grek u shfaq me hyrjen e ushtrisë greke në Korçë, më 23 nëntor 1940. “Të gjitha manifestimet publike shqiptare u ndaluan dhe okupatorët e rinj u përpoqën të krijojnë një lëvizje progreke në mes të popullsisë ortodokse. Por kur grekët filluan të flasin për bashkim të mundshëm me Greqinë të Prefekturave të Korçës dhe Gjirokastrës, shqiptarët protestuan.
Ky dështim i zhgjënjeu grekët që, për ndëshkim filluan burgosjen dhe internimet në thellësi të Greqisë të një numri të madh shqiptarësh, nga të cilat shumë ishin miq të tyre”. Në zonën e okupuar, grekët nuk lejuan asnjë ndihmë të jashtme për popullsinë shqiptare dhe refuzuan vullnetarë shqiptarë të luftonin kundër Italisë.
Qëllimi kryesor ishte të mohohej krejtësisht kontributi shqiptar në këtë konflikt. “Grekët ndoshta ishin të shqetësuar (nga pjesëmarrja shqiptare) për efektin afatgjatë të mendimit politik dhe nuk pranuan faktorin ushtarak (të dobishëm) me afat të shkurtër”.
Nëntë ditë pas bisedës me ambasadorin amerikan, z.Delmonzo i Ministrisë së Punëve Punëve të Jashtme greke, deklaronte hapur për S’en Alland, diplomat suedez në Athinë, se… “qëndrimi i Greqisë është të nxjerrë Italinë jashtë Shqipërisë, për hir të të gjithë Ballkanit. Ai shpreson të mbajë Shqipërinë e Jugut për vete dhe të rifitonte Dodekanezin. Pjesa tjetër e Shqipërisë do të mbetej e pavarur.”
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi