Shkenca dhe gjallesat
2 posters
Faqja 4 e 4
Faqja 4 e 4 • 1, 2, 3, 4
Shkenca dhe gjallesat
First topic message reminder :
''Ngjitesi'' i hardhuces
Shkencetaret i mrekullon aftesia qe ka hardhuca e mureve te ngjitet ne siperfaqe te lemuara,madje te levrije neper tavan,pa rreshqitur.Si arrin ta beje kete kjo hardhuce e vogel e jashtezakonshme.
Kembet e saj jane vertet si duar dhe kapen fort ne siperfaqet e lemuara me nje zhdervjellesi mahnitese.Cdo gisht ka kreshta qe kane mijera zgjatime si qime.Nga ana tjeter,cdo zgjatim ka qindra fijeza mikroskopike.
Forcat ndermolekulare ( te quajtura forcat e Van der Valsit) qe krijohen nga keto fijeza,jane te mjaftueshme per te mbajtur peshen e hardhuces,edhe kur ja mbath me te katra kokeposhte ne xham.
Studiuesit duan te bejne ngjites,ashtu si kembet e hardhuces se mureve,te kapen fort ne siperfaqet e lemuara.Sic thote revista SCIENCE NEWS,nder te tjera keta ngjites mund te kene ''lloj-lloj perdorimesh ne mjekesi,duke filluar nga fashat qe nuk luajne nga vendi kur lagen e deri te nje shirit qe do te zevendesoje penjte e operacionit''.
( shkencetaret po analizojne edhe proteinat qe sekretojne midhjet,e cila u jep ketyre krijesave nenujore aftesine per tu kapur fort ne siperfaqet e lagura.)

SHKELBA- Moderator
- Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012
Re: Shkenca dhe gjallesat
Sensoret e brumbullit te zi te zjarrit
Brumbulli i zi i zjarrit
Sensorët e brumbullit të zi të zjarrit
Kur bien zjarre në pyje, shumica e kafshëve ia mbathin të trembura, kurse brumbujt e zinj të zjarrit i tërheq kjo. Përse? Sepse, për këto insekte, pemët e sapodjegura janë vend ideal ku shtrojnë vezët. Veç kësaj, zjarri përzë grabitqarët, kështu që brumbulli është i lirë të hajë, të çiftohet dhe të shtrojë vezët i sigurt. Por, në radhë të parë, si i gjejnë këta brumbuj zjarret e pyjeve?
Receptorët infra të kuq të brumbullit të zi të zjarrit
Ngjitur me këmbët e mesme, brumbulli i zjarrit ka sensorë të quajtur organe-gropëz, të cilët mund të diktojnë rrezatimin infra të kuq që lëshon zjarri i një pylli. Organet-gropëz e diktojnë nxehtësinë e çliruar nga rrezatimi dhe e çojnë brumbullin drejt flakëve.
Por, në çantën e veglave që përdorin për të zbuluar zjarret, këta brumbuj kanë edhe sensorë të tjerë. Kur digjen pemët e tyre të preferuara, brumbujt diktojnë me anë të antenave sasi fare të vockla të disa lëndëve që përhapin në ajër zjarret. Sipas disa studiuesve, nëpërmjet antenave që veprojnë si detektorë tymi, brumbujt e zinj të zjarrit mund të zbulojnë edhe një pemë të vetme që po digjet nga brenda më shumë se 800 metra larg. Si rrjedhojë e ndërthurjes së aftësive të tyre, këta brumbuj duket se i ndiejnë dhe i zbulojnë zjarret e pyjeve nga një largësi prej më shumë se 48 kilometrash.
Studiuesit po hulumtojnë organet-gropëz dhe antenat e brumbullit të zi të zjarrit, për të përmirësuar pajisjet që diktojnë rrezatimin infra të kuq dhe zjarrin. Sensorët e sotëm me rezolucion të lartë duhen ftohur, ndaj brumbulli mund t’i ndihmojë shkencëtarët të bëjnë sensorë më të mirë që funksionojnë në temperaturën e dhomës. Antenat e brumbullit i kanë frymëzuar inxhinierët të ndërtojnë sisteme për diktimin e zjarreve që janë më të ndjeshme dhe që bëjnë dallimin mes lëndëve të lëshuara nga zjarret e pyjeve dhe lëndëve të tjera kimike.
Studiuesit i mahnit mënyra e pashoqe e brumbullit të zi të zjarrit për të gjetur një vend ku të shtrojë vezët. «Si arritën këta brumbuj të zhvillonin aftësinë për t’i shtruar vezët në këtë mënyrë?—pyet E. Riçard Hobeke, specialist i brumbujve në Universitetin ‘Kornell’, SHBA.—Mendoni sa pak dimë për insektet e pajisura me sensorë tejet të ndjeshëm dhe kompleksë.»Receptoret infra te kuq te brumbullit.

Ngordhje misterioze e mbi 40 balenave
Më shumë 'se 40 balena janë gjetur të ngordhura në afërsi të Gjirit Elizabeth, në bregun perëndimor të ishullit Andaman,ne Bengali më 25 tetor,nga departamenti për mbrojtjen e jetës detare
Shkencëtarët janë ende duke u përpjekur për të kuptuar ''pse-ne ", thote Said Samir Acharya, kryetar i departamentit.
Të 41 balenat u gjetën në afërsi të Gjirit Elizabeth, në bregun perëndimor të ishullit Andaman ,nga një grup i peshkatarëve te zones të cilët menjëherë dhane alarmin prane organeve te predispozuara.Balenat ishin të mëdha 4-6 metra dhe peshonin te pakten 4 ton secila.
Nuk u gjetën shenja sëmundjeje tek mostrat e analizuara ne laboratore.Këta individë zakonisht lëvizin në grupe, dhe gjatë kësaj periudhe migrojnë nga ujërat e ftohta të Antarktidës për të shkuar në zona me më shumë ujë te ngrohte të këtij sezoni.
Gjithnjë e më shpesh keto vitet e fundit po ndodhin ngordhje masive kafshesh të klases se cetaceve.Nuk është e qartë pse ndodh ky fenomen,por besohet se sistemi i tyre hodrolokator i lundrimit,mund të kete pesuar nje crregullim nga faktore te ndryshem,dhe kafshet e gjora kane kaluar konfuzion dhe kane perfunduar ne ujë të cekët.
Por ka pasur edhe raste të tjera, kur një balenë e sëmurë ose e plagosur niset për në bregun renor,per tu qetsuar dhe pjesa tjetër e grupit e ndjek deri ne vetflijim.Por provat mbi sistemin hidrolokator,duke emetuar burime të tjera valësh elektromagnetike kane shkaktuar crregullime te theksuara ne orientim gjate lundrimit te balenave. Në fakt,kjo eshte vertetuar menjëherë pasi hidrolokatoret ushtarake janë përdorur në këtë zonë.
Hipotezat e tjera në vend e lidhin këtë fenomen me ndryshimet në fushën magnetike të Tokës në zona të caktuara të planetit,ku difektin e ketyre ndryshimeve e ndjejne shume balenat,zogjte shtegtare dhe pilotet e avioneve, ne sistemin e tyre të navigimit.
Re: Shkenca dhe gjallesat
Nga mbretëria e kafshëve,kanë zbuluar sekretin e jetës së përjetshme!
Emri i tij eshte nutricula Turritopsis! Ky zbulim ka te beje me nje gjallese detare,qe është një lloj kandil deti që kur arrin fazën rritur te pjekurise, ai perseri mund të kthehet në polip,pra në fillimet e jetës!
Ky fenomen në thelb do të thotë se ai ka "fituar" mbi vdekjen, pasi vdekja shkaktohet pothuajse gjithnje ne "moshën e vjetër"!
Shkencëtarët besojnë se ky kandil deti është e vetmja specie e njohur,që jetën mund ta kthej ne menyre te vazhdueshme që nga fillimi! Duke kërkuar sekrete,studiuesit kanë arritur në përfundimin se ato janë fshehur në "procesin e redifferencimit te vazhdueshëm."
Pra kandili i detit nutricula Turritopsis ka aftësinë për të rilindur vazhdimisht, trupi i saj gjithmonë eshte i ri!
Siç mund ta imagjinoni, kjo ka shtangur shkencëtarët në të gjithë botën të cilët shpresojnë se nutricula Turritopsis, mund ti ndihmojë ata të zbulojnë eliksirin e rinisë apo të jetës së përjetshme për njerëzimin!
Re: Shkenca dhe gjallesat
Krahu frenues i mizes
Si arrin miza të bëjë lëvizje akrobacie aq të vështira e të sakta në ajër?Si arrin të mbajë pozicionin e të ruajë drejtimin kur goditet nga një
shkulm ere? Arsyeja pjesërisht lidhet me dy zgjatime të vockla që shërbejnë si frena, të vendosura poshtë secilit krah të saj.
Krahu frenues është si njëshkop i vockël daulleje me një topth në fund. Gjatë fluturimit, këta krahë të vegjël lëkunden lart e poshtë me të njëjtën frekuencë që lëkunden edhe krahët, por në drejtim të kundërt.
Shkencëtarët kanë zbuluar se krahët frenues shërbejnë si një xhiroskop gjenial, se e ndihmojnë mizën të mbajë ekuilibrin gjatë fluturimit.Me topthin në fund të tij, krahu frenues «rreh në një drejtim të caktuar, si lavjerrësi i orës»,—thotë Encyclopedia of Adaptations in the Natural World. Nëse miza kthehet rrëmbimthi gjatë fluturimit, qoftë me qëllim, qoftë nga një rrymë e fortë ere, ky krah frenues përdridhet.
Kjo enciklopedi thotë se «një tufë e dendur me funde nervash që ndodhen në krahun frenues e dikton këtë përdredhje dhe ia përçon mesazhin trurit. Kështu miza merr masat e duhura për të mbajtur .. . drejtimin». Ja përse mizat janë aq të zhdërvjellëta dhe të vështira për t’u kapur.Inxhinierët mendojnë se modeli i krahut frenues ka aplikime të panumërta, si për shembull në ndërtimin e robotëve, e insekteve mikromekanike fluturuese dhe e anijeve kozmike.
«E kush do ta kishte menduar se një krijesë kaq e vogël dhe e bezdisshme sa miza, mund të na mësonte kaq shumë?!»—shkroi studiuesi në
fushën e aeronautikës Rafal Zbikovski.Insektet dykrahëshe si, mushkonjat, harrjet dhe mizat e tjera kanë krahë frenues.
Xhiroskopi zakonisht përbëhet nga një skelet që mban një disk, i cili rrotullohet me shpejtësi rreth boshtit. Disku e mban boshtin të palëvizur
pavarësisht nga lëvizjet e jashtme, fusha magnetike ose graviteti. Prandaj xhiroskopi përdoret për të bërë busulla tejet të efektshme.
SHKELBA- Moderator
- Numri i postimeve : 615
Join date : 03/01/2012
Re: Shkenca dhe gjallesat
Karavidhe e rralle dy koloreshe.
Pasi i u kap rreth nje vit me pare ne brigjet e Massachusetit,u cua me nje here ne New England Aquarium per nje ekzaminim dhe studim te metejshem.Karavidhja legjendare qe shihni ne foto,eshte nje nga krijesat me te rralla dhe me te cuditeshme te detit...thote biologu Billi Murphy.
Viti 2012 ka qene nje vit historik ne gjuetine e karavidheve dyngjyreshe te habiteshme.Princy dy ngjyresh(sic u emertua nga biologet e Akuariumit)perben nje rast teper te rralle, 1 ne 100 milion.Ajo ka ngjyra te ndara simetrikisht ne portokalli dhe te zeze,dhe besohet se kjo pamje 2 koloreshe vjen si rezultat i nje mutacioni gjenetik,duke i dhene asaj nje pamje sikur te ishte pjekur ne zgare,e gateshme per konsum e shoqeruar me vere....
Shumica e karavidheve 2 ngjyreshe kane nje vecanti tjeter te rralle,ato jane hermafrodite,pra ato i kane te dyja organet seksuale ne nje organizem,pra mahkullore/femerore.Ndersa Pinchy yne 2 ngjyresh qe po trajtojme me lart,eshte akoma me i vecante,ajo eshte nje karavidhe femer,qe ben ate akoma me te rralle kete indivd kaq te bukur.Nje tjeter vecanti e saj eshte se ajo eshte e pakonsumueshme per popullaten.
Re: Shkenca dhe gjallesat
Karavidhja ngjyre blu
Ngjyra blu intensifikohet kur karavidhja maturohet,ose arrin pjekurine seksuale. Për shkak të mbarështimit te tyre selektiv, ata asnjehere nuk e humbin ngjyrën e tyre.E vecanta e kësaj karavidheje,qe nuk ndodh tek asnje lloi tjeter,eshte se kjo e ndryshon ngjyren nga blu ne kafe,dhe kjo ndodh kur ajo peson një stres te madh,si psh kur ajo ndigjet nga nje grabitqar me i fuqishem se vetja,ose kur kapet nga peshkataret dhe gjate transportit ajo ben ndryshim ngjyre,por në fund ajo e rifiton ngjyren e saj blu.
Karavidhe blu është një kafshe shume grykese,ajo ha të gjitha mbeturinat e ushqimit te peshqeve,si dhe mbeturina nga thellësia e Akuariumeve.Kjo karavidhe ushqehet me peshk të ngordhur ose peshq duke ngordhur dhe zakonisht është shumë i ngadalëshme për të kapur peshk të gjalle.
Për shkak të variacioneve natyrore të saj , individe të caktuara mund të ndryshojnë pak nga foto e treguar.
Re: Shkenca dhe gjallesat
Merimanga qe ha zogj
Një merimangë e madhe ka ngrënë zogje. Ngjarja e çuditshme ka ndodhur në Australi ku sipas një lajmi të Daily Mail, merimanga, pasi ka hedhur në rrjetën e saj zogun që fluturonte përreth, e ka asgjësuar atë.
Pamjet janë xhiruar me një kamera amatore. Një punonjës i parkut, shprehet se e kishte parë edhe më parë merimangën teksa hante buburreca apo miza të ndryshme që binin në rrjetën e saj, por ngrënia e zogut, ishte mjaft e çuditshme.
Re: Shkenca dhe gjallesat
E dini se cfare kafshe eshte kjo..?
Kafsha e këndshme në foto quhet axolotl (Ambystoma mexicanum), dhe është një salamandër neotenice, e cila ka privilegjin e rrallë qe tërë ciklin e saj jetesor ta kaloj në fazën e vemjes. Jeton vetëm në ujërat e liqenit Xochimilco, afër Mexico City, dhe është konsideruar si një specie në rrezik zhdukje.
Një kuriozitet:Ka aftësi të për të rigjeneruar pjesë të vdekura ose te demtuara nga faktore biologjik apo fizik të trupit te saj. Axolotls-sit janë një nga salamanderat më të studiuara në botë për qëllime shkencore.
Re: Shkenca dhe gjallesat
Karkalecat e qytetit ngrenë me forte zërin e tyre
Sipas një studimi,insektet meshkujt që jetojnë në skajet e rrugëve urbane ose prane qyteteve, lëshojnë një tingull zanor shumë më te larte se zhurma e trafikut
Pra karkalecat urbane ndryshojne muzikën tyre: sipas një studimi të publikuar në revistën Functional Ecology, meshkujt që jetojnë përgjatë rrugëve i bien "pompës bas" ne këngët e tyre flirtuese(thirrje per ciftim) qe të kalojnë zhurmën e trafikut.
Në të kaluarën, hulumtime të tjera kanë treguar tashmë se tingujt e prodhuar nga njerëzit ndikojnë tek thirrjet e kafshëve të tilla si zogjtë, balenat apo dhe bretkosat. Ky studim tregon se nuk ka imunitet ndaj këtij fenomeni.
Ekolog Ulrike Lampe së bashku koleget ne Universitetin Bielefeld në Gjermani kanë mbledhur më shumë se 188 meshkuj të karkalecave melodioz (), dhe gjysma ishin nga zonat e qeta, gjysma tjetër nga zonat pranë një rrugë dhe jane vën ne studim në krahasim me kakalecat femra. Ata vunë në dukje se kur karkalecat e rrugës kendonin dy sekonda të "kënges" e tyre, frekuencat e ulëta janë rritur.
Kushërinjtë e tyre të fshatit nuk e cfaqnin fenomenin e ndryshimit te frekuences(dihet qe frekuencat e ulta jane me te forta). Ekolog Ulrike Lampe argumenton se rritja e frekuencave të ulëta ndihmon këta insekte prane qendrave urbane të ''ulerasin'' mbi zhurmën e trafikut, nje faktor që ndërhynë në shkëmbimin e sinjaleve të insekteve,para çiftëzimit.Për më tepër, fakti që këto meshkujt këndojnë fortë edhe në laboratorin e qete, tregon se ky ndryshim "nuk është një sjellje spontane e përshtatjes me zhurmën", por një efekt afat-gjatë.
Muzikë për karkalecat
Ulrike Lampe nuk është në gjendje të thotë nëse specie të tjera të insekteve janë zhvilluar në të njëjtën mënyrë, por konsideron se edhe lloje të tjera të zhurmave të prodhuara nga njeriu kanë të njëjtin efekt në karkalecat.
Cortippi(karkaleci) melodioz është një specie e përhapur në të gjithë Europën qendrore e veriore, madhesia e tij arrin 1,5-2 cm, si dhe ngjyra e tyre është nga e gjelbër në të kuqe-kafe dhe vjollcë. Meshkujt "këndojnë" duke fërkuar këmbët e para, dhe shpesh thirrjet e tyre nuk janë të perceptueshme për veshin e njeriut.
Re: Shkenca dhe gjallesat
Filmohet leopardi Amur,me i rralli në botë
Një video e WWF portretizon kete felin në Rusi.Ka një shenjë optimizmi për ruajtjen e shumimin e një nga leopardeve më të rrezikuar,te familjes së felineve(maceve) në botë. Gjithashtu zbulohet leopardi i rralle i borës ne Afganistan.
Disa specie leopardi janë rreth zhdukjes. Filmi i bere ne Rusi është një dëshmi e jashtëzakonshme per ruajtjen e kesaj specie. Ky është leopardi me i rrallë, Amur, një nga speciet më të rrezikuara në botë. Gjatë 6 viteve të fundit janë identifikuar vetëm 7-9 ekzemplare te kësaj specie dhe sipas vlerësimeve zyrtare janë vetëm rreth 50 mostra në te gjithe botën.
Re: Shkenca dhe gjallesat
Bleta e dehur debohet nga zgjoi
Nga çudirat e bletës është edhe ajo që shkencëtaret e quajnë “Fenomeni i dehjes tek Bleta”. Disa bletë gjatë thithjes së nektarit të luleve hasin edhe në disa lëndë dehëse si Etanoli, e cila gjendet në disa fruta të pjekur në natyrë.
Bleta me gjuhen e saj thith diç nga ky element dhe mu ashtu siç dehet njeriu, dehet edhe ajo, madje ndodhë të jetë nën ndikimin e asaj lënde plot 48 orë. Gjestet e saj pas konsumimit janë identike me ato të një njeriu të dehur; ajo bëhet armiqësore, e vrazhdë dhe agresive. Ajo mund te prish mjaltin duke hedhur këtë lëndë në të, që shpie në helmimin e tij.
Kjo gjë shtyu shkencëtarët në studime konkrete për 30 vite me radhë.Gjatë këtyre studimeve bleta ishte nën vëzhgim të rreptë dhe pas një kohe të gjatë vërejtën se në çdo zgjua të bletës ka bletë të tjera që janë sikur një pjesë alarmuese dhe të cilat ndiejnë erën e bletës së dehur të cilën e luftojnë dhe e largojnë nga zgjoi.
Ta analiopjmë bashkërisht urtësinë me të cilën disponon bota e bletëve. Ato jo vetëm që nuk pranojnë në shoqërinë e tyre një bletë të tillë, por edhe e përzejn dhe ndëshkojnë, ndaj, me plot keqardhje duhet shtruar pyetjen: A nuk janë bletët më të mençura se shumë njerëz?!
Bletët që identifikohen me këtë gjest, fitojnë një imazh të keq në shoqëri megjithëqë prapë, pas kthjelljes totale dhe pastrimit të plotë nga ajo lëndë, i lejohet të hyjë në zgjua.
Bletët për të mbajtur gjendjen nën kontroll dhe për të pastruar zgjoin prej shembujve të kësaj blete të dehur, vendosin “bee bouncers”, ose thënë, pakëz si humor me këtë gjuhën e perditsheme, “Bodigarde” të zgjoit. Nëse ajo nuk largohet dhe insiston te hyj tek vendi i mbledhjes së mjaltit, atëherë detyra e bletëve mbrojtëse është që t’ia thyejnë këmbët për të parandaluar kështu rimarrjen e kësaj lënde dehëse.
Re: Shkenca dhe gjallesat
Papagalli Makau
Ndoshta keni lexuar se papagalli makau ushqehet në shkëmbinj që përmbajnë argjilë. Nëse do ti shihnit ne shkembij papagajt do tu cudiste sjellja e tyre dhe ndoshta s'do ta kishit kuptuar se cfar po bejne. Ato brejne shkembijt dhe hane argjil.
Pse e bejne kete?..E dime se disa bime kane fara helmuese.Perderisa krijesa te tjera as qe mund t'ju afrohen ketyre bimeve,papagajt makau qe vazhdimisht ushqehen me keto bime nuk ndikohen aspak.
Fakti se ky lloj papagalli, i quajtur makau, nuk helmohet nga bimë të tilla ka tërhequr edhe vëmendjen e shkencëtarëve. Ata kanë vëzhguar papagajtë makau dhe kanë qenë dëshmitarë të një mënyre të jashtëzakonshme përshtatjeje.
Pasi ushqehen me këto fara helmuese, papagajtë makau fluturojnë drejt një vendi shkëmbor. Atje ata brejnë shkëmbin dhe hanë pak argjilë që përmban edhe gurishte. Kjo nuk është një sjellje e zakonshme. Në të vërtetë, gurishtet që ndodhen në argjilë tresin helmin e farave. Kështu, këta papagaj mund të bluajnë farat pa pësuar asgjë.
Si është e mundur që ky zog zotëron njohuri të tilla për të mënjanuar efektin helmues të farës? Si mund të dijë ai se si mënjanohet ndikimi i helmit? A është e mundur që ai ta ketë zbuluar vetë se substanca që neutralizon ndikimin e helmit gjendet në shkëmbinjtë që përmbajnë argjilë? Patjetër që jo.
Një njeri mund të kuptojë nëse një farë është helmuse apo,jo vetëm nëpërmjet shikimit. Ai nuk është në gjendje të zbulojë si të neutralizojë ndikimin e helmit, pa u konsultuar me njerëzit kompetentë në këtë fushë. Po ne keto shpend si eshte e mundur dicka e tille..?
Evolucioni i te ushqyerit i ka bere keto shpend te vetedijshme ne konsumin e farerave te helmuara dhe vetmbrojtjen me mjetet dhe lendet natyrale,por qe gjate kesaj 'experience' ka pasur shume demtime deri ne konsolidimin e nje organizmi qe ti rezistoji helmimit
Re: Shkenca dhe gjallesat
Cudite e merimages
Rrjeta e merimangës është njëri prej argumenteve më mahnitës dhe të çuditshëm të krijesave të natyres. Përbëhet prej fijeve të mëndafshta tejet të ndjeshme të cilat formohen nga sekretimi i gjëndrave të merimangës. Në fijet e merimangës ekzistojnë mrekulli të veçanta.
Fija e merimangës me diametër më të vogël se një e mijta pjesë e milimetrit është pesë herë më e fortë se fija e çelikut, më e fortë dhe më elastike se fija e mëndafshit. Çeliku special i cili prodhohet në industri, është një prej materialeve më të fuqishme. Por, megjithatë merimanga, në trupin e saj edhe pse në dukje insekt i vogel, mund të prodhojë fije më të forta se çeliku.
Po një shkencëtar biolog thotë: “… e sikur ta dinin ata, më e dobëta nga shtëpitë,është shtëpia e merimangës.”
Këtu fshihet një mister biologjik. Sot eshte zbuluar se merimanga femër është ndërtuese e shtëpisë së saj. Ajo ndërton rrjetin e saj dhe dominon në rrethin ku jeton.
Pas ciftimit merimanga mbasi pjell vezët e mbyt menjëherë merimangen mashkull dhe ushqehet me të. Të vegjlit, posa dalin nga vezët, mund te hanë njëri-tjetrin. Per këtë nuk thuhet se fija e rrjetës së merimanges eshte e dobet por shtepia e merimanges eshte pa''themel'' pasi ne ket shtepi nuk punohet me 'drejtesi' dhe familja e kesaj shtepie e ka jeten e shkurter.
Fijet e merimangës nga aspekti i saj janë të fuqishme, por nga perballe njeriut ato janë të dobëta të cilat fare lehtë i bartë era. Kështu është edhe me fuqinë njerëzore kur bazohen në mjetet materiale, të cilat sado që në pamje të parë duken të bukura dhe të sofistikuara në pikëpamje relative,nuk paraqesin asgjë.
Re: Shkenca dhe gjallesat
Merimange që krijon ''merimange karrem'' për të tërhequr viktimat e saj
Merimangat janë të njohura për krijimin e rrjeteve komplekse dhe shpesh të bukura, me të cilat kapin insektet, por një merimangë në Amazonen Peruane ka ndërmarrë një hap shumë më përpara.Kjo specie përdor mbeturinat dhe insektet e ngordhura ne rrjeten e saj dhe me to nderton nje karrem merimange te vdekur,per te terhequr prene e saj .Vet qendron ne krye te rrjetes dhe me kembet e saj e tund rrjeten per te krijuar imazhin e nje insekti brenda rrjetes.
Ben pjese tek gjinia e merimagave genus Cyclosa
Është hera e parë që një sjellje e tillë është vërejtur në merimangat. "Duke marrë parasysh se merimangat tashmë mund të bëjne disa dizajne gjeometrike vërtetë mbresëlënëse me rrjetat e tyre, kjo nuk është për t'u habitur që ato të mund të marrin atë hap për të bërë një dizajn perfekt me mbeturinat dhe gjëra të tjera", thote biologu Phil Torres.
Shkencëtarët dyshojnë se merimaga e rreme shërben si dekor,apo pjesë e një mekanizmi mbrojtës me qëllim për të ngatërruar ose të shkëputur grabitqarët. "Ajo duket si një sjellje vërtetë mirë e evoluar dhe shumë e specializuara," tha Phil Torres, i cili eshte drejtusi i nje ekspedite ne pyjet e Amazones.
Re: Shkenca dhe gjallesat
Njeriu dhe pitoni
Burri në foto shfaqet i rrethuar në mënyrë të rrezikshme nga pitonët, përfshirë edhe pitonin e njohur birmanez Albino.
Pitonët birmanezë janë në mesin e gjarpërinjve më të mëdhenj në Tokë, dhe janë të njohur për faktin se arrijnë gjatësinë deri në 7 metër. Pesha e tyre përllogaritet se arrin deri në 90 kilogramë.
Gjarpërinjtë e fillojnë jetën e tyre si banorë në pemë. Teksa rriten ata kalojnë në tokë. Ata janë gjithaq notarë shumë të mirë dhe mund të rrinë nën ujë deri në 30 minuta.
Re: Shkenca dhe gjallesat
Fokat arktike – ushtarë komando!
Në pjesën ruse të arktikut, në gjirin Kolski, u realizuan stërvitjet e skuadrës së zhytësve të marinës luftarake.
Ushtarakët, testuan këtë herë kursant/rekrut të pazakontë – fokat arktike!Pikërisht, aty ku aftësitë e njeriut dhe të pajisjeve ushtarake janë të kufizuara, vijnë të ndihmojnë njerëzit fokat e trajnuara në mënyrën më speciale.
Është shumë e vështirë të imagjinoj ndokush, që këto qenie të gëzueshme janë të afta dhe fuqi potenciale për të ruajtur baza ushtarake detare, ndërsa në situatë emergjente mund të neutralizojnë apo asgjësojnë lehtë armikun…!Kanë aftësi, jo vetëm që të zbulojnë nëndetëse armike si dhe objekte nënujore, por edhe të përcaktojnë se çfarë lloji është objekti armik.
Komandot ushtarake këmbë-flatra, munden gjithashtu të nxjerrin në sipërfaqe objekte të mbytura nga thellësi shumë të mëdha, të diktojnë derdhje gazi, si dhe të shpëtojnë marinarë të ndodhur në rrezik.
Të gjitha këto sëbashku dhe shumë të tjera shkencëtarët e marinës luftarake ruse dhe jo vetëm, u’a mësojnë fokës grilandeze dhe asaj gri, thotë Genadi Matisof, drejtor i Institutit të Biologjisë Detare në qytetin Murmansk, si dhe Akademik i Akademisë së Shkencave ruse.
Lakuriqi i natës,gjitari fluturues më i rrezikshëm
Lakuriqi i natës,gjitari fluturues më i rrezikshëm
Gjitari fluturues është cilësuar nga specialistët si një nga më të rrezikshmit për shkak të kontaktit që ai ka me kafshët e tjera.
Sipas këtij studimi, lakuriqi i natës është në gjendje të transmetojë tek të gjitha kafshët e tjera me të cilat ka kontakt viruset që merr.
Nga studimet e bëra është arritur në përfundimin se lakuriqi i natës mund të transmetojë virusin e tërbimit dhe virusin e etheve hemorragjike, gjatë kafshimit që u bënë kafshëve të tjera, si lopët apo delet. Më pas nga këto kafshë virusi transmetohet tek njerëzit.
Re: Shkenca dhe gjallesat
Lopa me dy pallto leshi
KUR sheh brirët e harkuar, cullufet e gjata mbi sy dhe gëzofin e dendur e të shpupuritur që i mbulon trupin e lidhur, e kupton menjëherë se ke para lopën e malësisë.
Kjo kafshë e fortë njihet si një nga racat më të hershme të gjedhëve. Për shekuj është rritur më së miri në motin e ashpër të malësisë dhe të ishujve të Skocisë. Në fillim, gjedhët që kullotnin thellë në zonat malore ishin më të mëdhenj e qimekuq, kurse ata në ishujt e bregut perëndimor ishin më të vegjël e zakonisht të zinj. Sot, lopa e malësisë konsiderohet si një racë e vetme dhe ka ngjyra të larmishme: e kuqe, e zezë, kafe e çelët, e verdhë e deri në të bardhë.
Balluket e saj të dendura e thuajse qesharake luajnë rol jetik. Në dimër e mbrojnë nga bora, shiu dhe era e furishme. Në verë mbajnë larg insektet fluturuese që mund t’i shkaktojnë infeksion.
Një grup gjedhësh zakonisht e quajmë tufë, mirëpo tufat e lopëve të malësisë quhen vathë. Ky term vjen nga kohët e hershme kur fermerët skocezë i futnin natën gjedhët në një strehë të rrethuar nga tri anë me mur guri që e quanin vathë. Kështu i mbronin nga moti i
egër dhe nga ujqërit.
Pallto për t’u pasur zili
Lopa e malësisë është unike mes gjedhëve. Me atë gëzof që ka, ngjan sikur ka veshur dy pallto leshi. Palltoja e sipërme ka qime të dendura e të gjata që ndonjëherë arrijnë në 33 centimetra. Nëkëtë pallto të leshtë e të yndyrshme nuk depërton as shiu, as bora. Nën të, palltoja e poshtme prej leshi është e butë dhe e mban ngrohtë.
Xhimi, që prej shumë vitesh punon me këtë racë lopësh, shpjegon: «T’i shkumosh ato është tepër e vështirë, sepse është gati e pamundur që uji të hyjë në brendësi.» Falë gëzofit, lopa e malësisë rritet mbarë e shumohet në terren malor ku e rrahin shirat e
rrëmbyer dhe erërat e acarta, atje ku asnjë racë tjetër gjedhësh nuk do të mbijetonte.
Edhe kur vera është tepër e nxehtë dhe e thatë, lopa e malësisë përshtatet: i bien qimet e palltos së sipërme të trashë.Më vonë, kur kthehen ditët e ftohta e të lagështa, bën pallto të re.
Një pasuri e pashoqe
Ndryshe nga delet që zakonisht e shkatërrojnë bimësinë sepse hanë rrënjë e bisqe, lopët—përfshirë edhe ato të malësisë—nuk
i dëmtojnë bimët. Në fakt, lopa e malësisë i përmirëson kullotat e varfra. Si? Me brirët e gjatë e të fuqishëm dhe turirin e gjerë pastron
shkurret që s’duhen, të cilave shumica e gjedhëve të tjerë as nuk u afrohen. Ky pastrim i përtërin bimët dhe pemët.
Dy palltot e leshta të lopës së malësisë kanë edhe një të mirë tjetër të madhe. Meqë lopa nuk ka nevojë për shtresë tjetër dhjami që ta mbaj ngrohtë, mishi i saj ka më pak yndyrna e kolesterol dhe më shumë proteina e hekur se mishi i gjedhëve të tjerë. Ky mish me cilësi të lartë sigurohet pa harxhuar shumë për t’i ushqyer.
Pak kujdes!
Lopët e malësisë kanë jetuar afër njerëzve prej sa e sa kohësh. Dikur skocezët i mbanin në katin përdhes të shtëpisë. Kështu, kati i sipërm ku jetonte familja ishte më i ngrohtë.
Edhe pse në përgjithësi gjedhët e zbutur janë të urtë e të bindur, me raste disa lopë të malësisë mund të bëhen të rrezikshme. Për shembull, nëna e një viçi rri gati ta mbrojë të voglin e saj. Gjithashtu, duhet të kesh kujdes e t’i biesh përqark një vathe me lopë të malësisë, jo t’i kalosh përmes.
Lopa e malësisë përshtatet kollaj, prandaj ështënjë racë e kërkuar në mbarë botën. Ajo rritet për bukuri në veriun e largët, deri në Alaskë e Skandinavi, dhe mund të kullotë edhe 3.000 metra lart në vargmalet e Andeve. Por, në të njëjtën kohë, ia del mbanë edhe në zona të ngrohta.
Skocia është e njohur jo vetëm për tartanin, stofin tradicional skocez, për fundin karakteristik dhe për gajden, por edhe për lopën e bukur të malësisë që s’ka të dytë. A ka lopë me dy pallto leshi në vendin tënd?
SHKELBA- Moderator
- Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012
Re: Shkenca dhe gjallesat
Sistemi i orientimit i gjelëzës së vogël bishtvijëzuar
SHTEGTIMI i gjelëzës së vogël bishtvijëzuar është një nga më mahnitësit që ka parë njeriu. Udhëtimi i saj prej 11.000 kilometrash mund të zgjatë më shumë se tetë ditë.
Hulumtuesit mendojnë se disa lloje zogjsh orientohen me anë të fushës magnetike të tokës, sikur të kenë një busull brenda trurit. Ka të ngjarë që, veç kësaj, gjelëza orientohet ditën me anë të diellit dhe natën me anë të yjeve.
Duket se ajo ndien edhe afrimin e stuhive, e kështu mund të shfrytëzojë erërat shoqëruese. Por, kur vjen puna te hollësitë se si e bën ky zog këtë udhëtim të pabesueshëm, ekspertët mbeten pa fjalë. Biologu Bob Gill thotë: «Kam 20 vjet që i studioj dhe prapë më lënë gojëhapur.»
SHKELBA- Moderator
- Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012
Re: Shkenca dhe gjallesat
Bishti i hardhucës agama
AGAMA kërcen me lehtësi nga një sipërfaqe horizontale në një mur vertikal. Nëse sipërfaqja është e rrëshqitshme, hardhuca e humb disi ekuilibrin, por prapë ia del për bukuri të kërcejë te muri. Si? Sekreti qëndron te bishti i hardhucës.
Kur agamat kërcejnë nga një sipërfaqe e ashpër, ku mund të mbahen, në fillim fiksojnë mirë trupin dhe e mbajnë bishtin poshtë. Kjo i ndihmon të kërcejnë në këndin e duhur. Mirëpo, në sipërfaqe të rrëshqitshme, hardhucave zakonisht u merren këmbët dhe kërcejnë në këndin e gabuar. Megjithatë, kur janë në ajër, e ndreqin këndin e trupit duke e ngritur bishtin lart.
Ky është një proces i koklavitur. «Hardhucat duhet të kujdesen ta çojnë bishtin tamam në këndet e duhura, që të rrinë vertikalisht»,—thuhet në një artikull nga Universiteti i Kalifornisë, Berkli. Sa më e rrëshqitshme të jetë platforma, aq më shumë duhet ta ngrejë bishtin hardhuca, që të bëjë një ulje të sigurt.
Bishti i agamës mund t’i ndihmojë inxhinierët të projektojnë automjete robotike më të zhdërvjellëta, që mund të përdoren për të gjetur të mbijetuarit pas një tërmeti a katastrofe tjetër. «Robotët nuk janë aq të zhdërvjellët sa kafshët,—thotë hulumtuesi Tomas Libi,—prandaj, çdo gjë që mund ta bëjë një robot më të qëndrueshëm, është një hap para.»
SHKELBA- Moderator
- Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012
Re: Shkenca dhe gjallesat
Shikimi i mjegullt i merimangës kërcimtare
MERIMANGA kërcimtare ka një sistem shikimi të
veçantë që e ndihmon të llogaritë saktë në çfarë distance duhet të
kërcejë. Si e arrin këtë?
Për të matur
distancën nga një objekt, merimanga kërcimtare shfrytëzon një veçori
unike të dy syve të saj kryesorë. Secili prej tyre ka një retinë «me
shkallë», me disa shtresa. Dy nga shtresat janë të ndjeshme ndaj dritës
së gjelbër. Pamja që formohet te njëra shtresë është gjithmonë tepër e
qartë, kurse pamja që formohet te shtresa tjetër është gjithmonë e
mjegullt. Sa më e turbullt të dalë pamja te kjo shtresë, aq më afër
syrit të merimangës është objekti. Ky fakt i thjeshtë i jep mundësi
merimangës të llogaritë me saktësi në ç’distancë duhet të kërcejë për të
kapur prenë.
Hulumtuesit duan ta imitojnë teknikën e merimangës
kërcimtare që të shpikin kamera 3D e madje edhe robotë që mund të matin
sa larg është një objekt. Sipas sitit informativ ScienceNOW, shikimi
i merimangës kërcimtare është «një shembull mbresëlënës se si një
gjallesë gjysmë centimetri, me tru më të vogël se ai i mizës është e
zonja të mbledhë informacione pamore komplekse dhe të veprojë sipas
tyre».

Skeleti «me sy» i yllit të brishtë
YLLI i brishtë i brigjeve koralore ka një koracë mbresëlënëse në shtresën e sipërme. Kjo pjesë e skeletit të tij është e mbuluar me thjerra mikroskopike që e kthejnë koracën në një sy të përbërë.
Gungat e kristalta të skeletit shërbejnë si mikrothjerra të cilësisë së lartë
Siç thuhet në revistën Natural History, kur shkencëtarët studiuan pllakëzat e skeletit të yllit të brishtë, vunë re «një strukturë të pazakontë me gunga të kristalta, ngjeshur njëra pas tjetrës, secila më e hollë se një fije floku». Këto gunga të kristalta, prej karbonat kalciumi (kalciti), janë mikrothjerra të cilësisë së lartë. Nëpërmjet tyre drita fokusohet me sa duket tek nervat fotosensibël që ndodhen poshtë pllakëzave. Gjithashtu, thjerrat kanë formën e duhur që të prodhojnë pamjen e dëshiruar.
Sipas kimistes Joana Izenberg, koraca e yllit të brishtë që shërben për dy qëllime «tregon një parim të rëndësishëm: në biologji, materialet shpesh janë të përshtatura për shumë funksione.»
Duke mësuar nga biologjia e yllit të brishtë, studiuesit kanë krijuar një metodë të thjeshtë e me kosto të ulët për të prodhuar radhë mikrothjerrash prej karbonat kalciumi. Përdorimet e shumta të këtyre radhëve i ndesh në telekomunikacion, ku përdoren për të përcjellë sinjalet e dritës me anë të fibrave optike.

Penda notuese e balenës me gungë
BALENA me gungë bëhet më e madhe dhe më e rëndë se një autobus urban. Megjithatë, ky gjitar i stërmadh zhytet dhe kthehet me shkathtësi të paparë. Si e arrin këtë zhdërvjelltësi? Një nga sekretet qëndron te pendët e dhëmbëzuara.
Shumë balena dhe cetace të tjera e kanë të lëmuar skajin e përparmë të pendëve. Por balena me gungë është ndryshe. Ka dhëmbëzime tepër të mëdha (të quajtura gungëza) në skajin e përparmë të pendëve. Ndërsa noton, uji kalon te dhëmbëzat dhe kanalizohet duke krijuar mijëra shtjella. Ky efekt i gungave i jep balenës forcë ngritëse duke e lejuar ta kthejë pendën me kënd të gjerë pa humbur shpejtësi. Sa më i gjerë të jetë këndi, aq më shumë dhëmbëzimet sfidojnë rezistencën e ujit, dhe kjo i favorizon mjaft pendët e gjata të balenës që janë gati sa një e treta e gjatësisë së saj.
Studiuesit po e shfrytëzojnë këtë koncept për të bërë më cilësorë timonët e anijeve, turbinat me ujë e me erë dhe fletët e helikës së helikopterit.

Truri rezistent i ketrit arktik të nëntokës
Truri rezistent i ketrit arktik të nëntokës
KUR një kafshë nis gjumin letargjik, temperatura e trupit i bie. Sa bie? Në një studim me 12 ketra arktikë të nëntokës, duket se u vendos një rekord kur temperatura e trupit të tyre ra deri në minus 2,9 gradë celsius. Në këtë temperaturë, do të pritnim që truri t’u ngrinte. Si mbijeton ky ketër?
Çdo dy ose tri javë gjatë gjumit dimëror, ketri arktik i nëntokës dridhet që të rritë sërish temperaturën normale të trupit, 36,4 gradë celsius, dhe nuk i ulet më për afro 12 deri 15 orë. Studiuesit thonë se kjo periudhë ngrohjeje, megjithëse e shkurtër, luan rol për mbijetesën e trurit. Për më tepër, gjatë gjumit dimëror koka e ketrit arktik duket se mbetet pak më e ngrohtë se pjesa tjetër e trupit. Gjatë eksperimenteve në laborator, temperatura e qafës së ketrave të përmendur më sipër, nuk ra kurrë më poshtë se 0,7 gradë celsius.
Kur ketri zgjohet nga gjumi dimëror, truri kthehet në aktivitetin normal për rreth dy orë. Në fakt, një studim tregon se truri i ketrit punon edhe më mirë pas gjumit dimëror! Ekspertët befasohen sa shpejt e merr veten ketri. Ata e krahasojnë me bimësinë e re që del brenda pak ditësh nga toka e shkrumbuar e një pylli të djegur.
Studiuesit shpresojnë që studimi i tyre për ketrin arktik t’i ndihmojë të kuptojnë më mirë potencialin e trurit të njeriut. Synimi i tyre është të mësojnë më shumë si të parandalojnë ose të prapësojnë dëmtimin e qelizave nga sëmundjet e trurit, si sëmundja e Alcajmerit.

Fluturimi kursimtar i albatrosit endacak
Fluturimi kursimtar i albatrosit endacak
ZOGJTË që fluturojnë lart mund të qëndrojnë në ajër me fare pak përpjekje. Albatrosi endacak është ndër rastet më tipike. Me një shtrirje krahësh 3,4 metrash dhe peshë afro 8,5 kilogramësh, ky zog fluturon mijëra milje pa harxhuar shumë energji. Sekreti gjendet në anatominë dhe teknikën e fluturimit.
Gjatë fluturimit, albatrosi vë në punë deje të veçanta që ia fiksojnë krahët krejtësisht të hapur, e kështu muskujt shtendosen. Sekreti tjetër i zogut, pra që fluturon për një kohë kaq të gjatë, ka të bëjë me mënyrën si i shfrytëzon erërat oqeanike.
Në oqean albatrosi ngrihet, rrotullohet dhe zbret duke bërë kurbatura të vazhdueshme, taktikë me anë të së cilës nuk humbet shpejtësinë nga rezistenca e ajrit. Vetëm kohët e fundit, shkencëtarët e kuptuan si arrin ta bëjë këtë. Me anë të pajisjeve gjurmuese me rezolucion të lartë dhe programeve të veçanta kompjuterike, ata kuptuan se albatrosi e fiton energjinë e nevojshme kur, në pikën më të lartë të ngjitjes, kthehet nga pozicioni kundër erës në drejtim të saj. Shkencëtarët thonë: «Harxhimi i energjisë është i njëtrajtshëm dhe i vazhdueshëm.» Cili është rezultati? Zogu rri në ajër për orë të tëra, pa i rrahur fare krahët!
Këto zbulime mund t’i ndihmojnë inxhinierët të projektojnë mjete fluturuese që kursejnë më tepër lëndë djegëse, mbase edhe të ngrihen në ajër pa fuqi motorike.

Shtresa e puplave e pinguinit perandor
Shtresa e puplave e pinguinit perandor
PINGUINI perandor mund të rrëshqasë në ujë e të kërcejë në pllaka akulli me shpejtësi mahnitëse. Si e bën këtë?
Pupla e pinguinit perandor
Pinguini perandor e mban ajrin në pupla. Kjo jo vetëm e mbron zogun nga i ftohti ekstrem, por edhe i jep mundësi të lëvizë dy ose tri herë më shpejt. Si lëviz kaq shpejt? Biologët e detit kanë sugjeruar se pinguini e arrin këtë duke lëshuar flluska të vockla ajri ndërmjet hapësirave të puplave. Ndërsa flluskat lëshohen, në sipërfaqen e puplave të pinguinit ulet fërkimi, e kjo e lejon ta rritë shpejtësinë.
Është interesante se inxhinierët po studiojnë si t’i bëjnë anijet të ecin më shpejt duke përdorur flluskat që të ulin fërkimin e trupit të anijes. Gjithsesi, studiuesit e pranojnë se është e vështirë për ta hetuar më tej këtë çështje, sepse «ndërlikimi i shtresës së puplave të pinguinit e bën të vështirë që njeriu të rikrijojë një membranë aq poroze».

Dëgjimi i mprehtë i karkalecit të blertë
Dëgjimi i mprehtë i karkalecit të blertë
KARKALECI i blertë i shkurreve i Amerikës së Jugut (Copiphora gorgonensis) i ka veshët më pak se një milimetër të gjatë, e megjithatë ngjajnë shumë me mënyrën si punojnë veshët e njeriut. Ky insekt kap një gamë të gjerë frekuencash nga goxha largësi. Për shembull, bën dallimin mes tingujve të një karkaleci tjetër si ai dhe ultratingujve të lakuriqit të natës kur gjuan prenë.
VESHI I KARKALECIT TË BLERTË
Veshët e këtij karkaleci ndodhen te dy këmbët e parme. Ashtu si ndodh me veshët e njeriut, edhe veshët e karkalecit e kapin tingullin, e përpunojnë dhe përcaktojnë frekuencën. Por shkencëtarët kanë zbuluar një organ të veçantë brenda veshit të këtij insekti—një zgavër të mbushur me lëng të ngjeshur, e cila ngjan me një tullumbace të zgjatur. Ky organ, i cili quhet edhe flluska akustike, vepron si kërmilli i veshit te gjitarët, por është shumë më i vogël. Falë flluskës akustike, karkaleci i blertë ka dëgjim të mprehtë.
Profesor Daniel Roberti i Universitetit të Bristolit, në Shkollën e Shkencave Biologjike të Mbretërisë së Bashkuar, thotë se ky zbulim do t’i ndihmojë inxhinierët «të krijojnë pajisje më të vogla e më cilësore për kapjen e tingujve në imitim të gjallesave». Gjithashtu, studiuesit mendojnë se kjo do të ndihmojë teknologjinë inxhinierike të ultratingujve në të ardhmen, përfshirë sistemet e imazherisë në spitale.

Kapaciteti ruajtës i ADN-së
Kapaciteti ruajtës i ADN-së
PËRDORUESIT e kompjuterëve krijojnë një sasi marramendëse me të dhëna dixhitale që duhen ruajtur për më vonë nëse u nevojiten. Shkencëtarët shpresojnë të revolucionarizojnë metodat e tanishme për ruajtjen e informacioneve dixhitale, duke imituar një sistem shumë më të sofistikuar për ruajtjen e të dhënave, që gjendet në natyrë—ADN-në.
ADN-ja, që gjendet në qelizat e gjalla, përmban miliarda pjesëza me informacion biologjik. Nik Goldmani nga Instituti Evropian i Bioinformatikës thotë: «Mund ta nxjerrim nga eshtrat e mamuthëve leshtorë . . . dhe ta deshifrojmë.» Pastaj shton: «Është gjithashtu tmerrësisht e vogël, e ngjeshur dhe nuk ka nevojë për energji që të ruhet, prandaj është kollaj të transportohet dhe të mirëmbahet.» A mund të ruajë ADN-ja të dhëna që krijojnë njerëzit? Studiuesit thonë se po.
Shkencëtarët kanë sintetizuar ADN-në dhe kanë koduar në të tekste, pamje dhe audio, pak a shumë si i ruajnë të dhënat në median dixhitale. Më vonë, studiuesit arritën ta deshifronin informacionin me 100 për qind saktësi. Shkencëtarët besojnë se me kalimin e kohës, duke përdorur këtë metodë, 1 gram ADN artificiale mund të ruajë të dhënat e 3.000.000 CD-ve dhe gjithë ky informacion mund të ruhet për qindra, në mos për mijëra vjet. Ky sistem mund të ketë kapacitet të ruajë arkivin dixhital të të gjithë botës. Prandaj ADN-ja është quajtur «hardisku ideal».

Ngjitësi i hatashëm i merimangës
Ngjitësi i hatashëm i merimangës
MERIMANGA amerikane e shtëpisë (Parasteatoda tepidariorum) ndërton një rrjetë që ka aftësi ngjitëse aq të fortë sa të fiksohet në mur ose aq të dobët sa të shkëputet kollaj nga toka dhe të shërbejë si çark që shkrehet dhe kap prenë që çapitet përdhe. Por, si arrin merimanga të ndërtojë një rrjetë me fiksues edhe të fortë, edhe të dobët me të njëjtin lloj ngjitësi?
Mëndafsh me ngjitje të fortë
Merimanga e ankoron rrjetën e saj në mur, në tavan ose në sipërfaqe të ngjashme duke endur pllakëza mëndafshi me aftësi ngjitëse të jashtëzakonshme. Këto pllakëza janë aq të forta sa i bëjnë ballë forcës goditëse të presë në fluturim e sipër. Nga ana tjetër, studiuesit në Universitetin e Akronit në Ohajo, SHBA, kanë zbuluar se pllakëzat e mëndafshit që fiksohen përtokë kanë një arkitekturë ose ndërtim krejt tjetër. Në krahasim me rrjetën që ngjitet në mur, kjo e dyta fiksohet në shumë pak pika lidhjeje, e falë kësaj rrjeta shkëputet kollaj dhe e mbërthen prenë që është futur në të.
Mëndafsh me ngjitje të dobët
Sipas një lajmi nga Universiteti i Akronit, studiuesit që zbuluan këtë mrekulli të natyrës «i janë përveshur punës për të krijuar një ngjitës sintetik në imitim të kësaj strategjie inteligjente të merimangës së shtëpisë». Shkencëtarët shpresojnë të krijojnë një ngjitës që mund të përdoret edhe për fashat, edhe për kockat e thyera.

Llambushka e xixëllonjës
Llambushka e xixëllonjës
LLAMBUSHKA ose organi ndriçues i një xixëllonje të veçantë e gjinisë Photuris mbulohet nga një shtresë luspore që rrit tmerrësisht intensitetin e dritës së prodhuar nga ky insekt. *
Luspat e valëzuara
Studiuesit kanë zbuluar se luspat e vockla mbi sipërfaqen ndriçuese të disa xixëllonjave formojnë një shtresë të valëzuar, të ngjashme me tjegullat e vendosura mbi njëra-tjetrën. Në njërën anë, luspat janë të pjerrëta vetëm 3 mikrometra, më pak se një e njëzeta e trashësisë së fijes së flokut të njeriut. Pikërisht kjo pjerrësi e vockël bën të mundur që drita e xixëllonjës të jetë afro 50 për qind më e fortë sesa po të formonin luspat një sipërfaqe të njëtrajtshme!
A mund të imitohet ky model për t’i bërë edhe më të efektshme diodat ndriçuese (LED-ët) që përdoren në pajisjet elektronike? Për ta vërtetuar, shkencëtarët i veshën diodat me një shtresë të valëzuar të ngjashme me shtresën e llambushkës së xixëllonjës. Cili ishte rezultati? Ato bën 55 për qind më shumë dritë. Fizikania Anika Bei thotë: «Gjëja më e rëndësishme e punës sonë është se sa shumë mësojmë nga studimi i kujdesshëm i natyrës.»

Lëkura e gjarprit
Lëkura e gjarprit
GJARPËRINJTË nuk kanë gjymtyrë për të lëvizur, prandaj u duhet një lëkurë e fortë që t’i bëjë ballë forcës së vazhdueshme të fërkimit. Disa lloje ngjiten në trungje të vrazhda pemësh, kurse lloje të tjera e gërmojnë strofullën në rërë të ashpër. Çfarë e bën lëkurën e gjarprit kaq rezistente?
Lëkura e gjarpërinjve mund të ndryshojë në trashësi dhe strukturë nga njëri lloj në tjetrin. Gjithsesi, lëkura e të gjithë gjarpërinjve ka një të përbashkët: është e fortë nga jashtë dhe sa vjen e bëhet më e butë nga brenda. Çfarë dobie sjell kjo? «Materiali që është i fortë nga jashtë, por që gradualisht bëhet më elastik nga brenda, është në gjendje ta shpërndajë forcën goditëse në një zonë edhe më të madhe»,—thotë studiuesja Mari-Kristin Klajn. Struktura unike e lëkurës së gjarprit krijon një fërkim të mjaftueshëm ndërmjet trupit dhe tokës, që e lejon gjarprin të lëvizë. Në të njëjtën kohë, e shpërndan njëtrajtësisht presionin nga gurët e mprehtë, që ta dëmtojë sa më pak lëkurën. Rezistenca është jetësore, pasi gjarpërinjtë e ndërrojnë lëkurën vetëm çdo dy ose tre muaj.
Materialet me karakteristikat e lëkurës së gjarprit mund të jenë të dobishme në fushën e mjekësisë, për shembull, në prodhimin e implanteve artificiale jo të rrëshqitshme dhe tejet rezistente. Gjithashtu, makineria e konvejerit që imiton strukturën e lëkurës së gjarprit, mund të kërkojë më pak lubrifikues ndotës për ambientin.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi