Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkenca dhe gjallesat

2 posters

Faqja 2 e 4 Previous  1, 2, 3, 4  Next

Shko poshtë

Shkenca dhe gjallesat - Faqe 2 Empty Shkenca dhe gjallesat

Mesazh nga SHKELBA Thu Jan 05, 2012 4:24 pm

First topic message reminder :


''Ngjitesi'' i hardhuces


Shkenca dhe gjallesat - Faqe 2 Images?q=tbn:ANd9GcQ7_vWXxcU4pG5N6QmkDxPsvMj0OhkZYm0pj7qHKsw0fE8fZ4J0KA

Shkencetaret i mrekullon aftesia qe ka hardhuca e mureve te ngjitet ne siperfaqe te lemuara,madje te levrije neper tavan,pa rreshqitur.Si arrin ta beje kete kjo hardhuce e vogel e jashtezakonshme.
Kembet e saj jane vertet si duar dhe kapen fort ne siperfaqet e lemuara me nje zhdervjellesi mahnitese.Cdo gisht ka kreshta qe kane mijera zgjatime si qime.Nga ana tjeter,cdo zgjatim ka qindra fijeza mikroskopike.

Shkenca dhe gjallesat - Faqe 2 Images?q=tbn:ANd9GcT__dxrNbFTBRHnwrFT_wnpZwNmykOCoXpM4ITyEHFbnbgbauq8Dw

Forcat ndermolekulare ( te quajtura forcat e Van der Valsit) qe krijohen nga keto fijeza,jane te mjaftueshme per te mbajtur peshen e hardhuces,edhe kur ja mbath me te katra kokeposhte ne xham.
Studiuesit duan te bejne ngjites,ashtu si kembet e hardhuces se mureve,te kapen fort ne siperfaqet e lemuara.Sic thote revista SCIENCE NEWS,nder te tjera keta ngjites mund te kene ''lloj-lloj perdorimesh ne mjekesi,duke filluar nga fashat qe nuk luajne nga vendi kur lagen e deri te nje shirit qe do te zevendesoje penjte e operacionit''.

( shkencetaret po analizojne edhe proteinat qe sekretojne midhjet,e cila u jep ketyre krijesave nenujore aftesine per tu kapur fort ne siperfaqet e lagura.)
SHKELBA
SHKELBA
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Shkenca dhe gjallesat - Faqe 2 Empty Re: Shkenca dhe gjallesat

Mesazh nga SHKELBA Tue Feb 21, 2012 10:06 pm


Instikti inxhinierik i Grerezes se letres



Shkenca dhe gjallesat - Faqe 2 181654_171603292886430_125745944138832_371814_6091569_n

Grerezat e letres jane pershkruar si mjeshtre te inxhinierise.Pse shkon per shtat ky pershkrim?

Sic tregon edhe vet emri,grereza e letres e nderton dhe e miremban folen e saj te perbere me nje lloj letre te vecante qe e prodhon vet.Ajo mbledh fibra bimesh dhe druresh te thare kudo qe te jene,ne trungjet e prera,ne hunjte e gardheve,ne shtyllat e telefonit dhe ne materialet e ndertimit.Pastaj i pertyp fibrat e pasura me celuloze duke shtuar peshtymen ngjitese dhe me permbajtje te larte proteinike.Pas ketij procesi,brumi i perftuar thahet e keshtu formohet nje leter e lehte,e forte dhe rezistente.Peshtyma e saj ka veti te vecante qe e bejne letren te atille qe te thithe nxehtesi dhe ta cliroje,duke ruajtur keshtu brenda hojezave temperaturen e duhur ne dite te fresketa.

Grereza e nderton folen ''kafshate pas kafshate''.Rezultati perfundimtar eshte nje grumbull hojezash gjashtekendore qe formojne nje si cader prej letre ku nuk deperton uji.Forma gjashtekendore ndihmon qe hojeza te jete e forte dhe me hapesire te bollshme.Grerezat qe jetojne ne vende te lageshta thjesht shtojne sasine e peshtymes ngaqe ka veti kunder ujit.Megjithate,ajo zgjedh vende qe ofrojne njefare strehe mbrojtese.Poshte tyre e var folen me koke poshte ne nje si bisht.Gjithashtu,ndryshe nga proceset e prodhimit te letres qe ndotin ajrin,ujin e dheun,keto grereza nuk e ndotin mjedisin.

Kuptohet,arkitektet dhe kerkuesit po studiojne lenden qe prodhon grereza me synimin per te krijuar materiale ndertimi me cilesore qe jane te lehta,te forta,me elastike dhe te dekompozueshme.

SHKELBA
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 615
Join date : 03/01/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkenca dhe gjallesat - Faqe 2 Empty Re: Shkenca dhe gjallesat

Mesazh nga Rifat Fri Mar 02, 2012 8:18 pm



Perbindeshi 'jashtetokesore' i thellesive





Shkenca dhe gjallesat - Faqe 2 51729


Shkencëtarët pohojnë që organizma të vegjël nga thellësitë e detit, që të kujtojnë përbindëshat e vegjël jashtëtokësorë që kemi parë në filmat artistikë. Këto zbulime po ndryshojnë pikëpamjet e komunitetit shkencor për jetën në fundin e oqeaneve më të thella botërore.

Krimbat me luspa, apo Polychaete, kanë evoluar në atë mënyrë që mund të durojnë presionin e madh në thellësitë e detit më të mëdha se 1.000 metra, ku rrezet e diellit nuk arrijnë asnjëherë.

Bëhet fjalë për organizmat që janë vetëm dy ose tre centimetra të mëdhenj dhe të cilët formojnë një ekosistem të panjohur për shkencën deri para rreth 40 vjetësh, bën të ditur “Daily Mail”. Por, që nga vitet ‘70 të shekullit të kaluar, zhvillimi teknologjik ka mundësuar hulumtimin e thellësive gjithnjë më të mëdha të detit.

Në vend të një shkretëtire në fund të detit, shkencëtarët kanë filluar të zbulojnë që atëherë bashkësi të tëra të qenieve, të cilat jetojnë pranë burimeve hidrotermale në fund të oqeaneve. Ato burime lëshojnë në det ujin super-të nxehtë dhe një koktej kimikatesh, të cilat mundësojë kushtet jetësore për këta organizma.

“Jeta në fund të oqeanit është një nga më të shumëllojshmet në tokë, por pavarësisht asaj, të kuptuarit tonë për këtë është ende në fillimet e veta”, ka theksuar Daniel Desbruyeres, studiues në Institutin francez për kërkimet në det.

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkenca dhe gjallesat - Faqe 2 Empty Re: Shkenca dhe gjallesat

Mesazh nga SHKELBA Fri Mar 16, 2012 11:00 pm


Siperfaqja e krahut te flutures

Shkenca dhe gjallesat - Faqe 2 4834660_orig

Ngjyrat e bukura metalike mbi krahet e disa fluturave ndryshojne ne varesi te kendit te shikimit.Ngjyra e krahut te nje lloj fluture eshte kaq e qarte dhe e forte,sa mund te shihet nga 805 metra larg.Cfar e ben krahun e flutures kaq te jashtezakonshem?

Krahu i flutures bisht dallandyshe (Papilio blumei) perbehet nga shume rreshta me pjeseza te lugeta te cilat e reflektojne driten ne menyra te ndrushme.Per shembull,ne qender te cdo pjeseze te luget drita reflektohet ne ngjyre te verdhe ne te gjelbert, kurse ne pjeset anesore reflektohet ne ngjyre blu.Gjithashtu,drita ne qender te siperfaqes te luget reflektohet drejte perdrejte,kurse drita qe bie ne pjeset anesore,ne fillim kalon permes nje siperfaqeje prej shume shtresash qe i amplifikon dhe pjeserisht i polarizon ose rrotullon valet e drites.Perzierja perfundimtare quhet ngjyre strukturore per shkak te menyres komplekse ne te cilen prodhohet.

Studiuesve iu deshen 10 vjet qe te benin nje kopje te thjeshtuar te siperfaqes se krahut te flutures.Ata shpresojne se kjo teknologji do te coje ne prodhimin e kartemonedhave dhe te kartave te kreditit te veshtira per tu fallsifikuar dhe te paneleve diellore me te efektshme ne grumbullimin e energjise diellore.Por,kopjimi i siperfaqes se krahut te nje fluture eshte mjaft i veshtire.''Me gjithe kuptueshmerine e detajuar shkencore te optikes,-shkruan profesori Ulrik Shtajner i Qendres Nanoshkencore te Universitetit te Kembrixhit,-shumellojshmeria marramendese e ngjyrave qe gjenden ne natyre,shpesh ua kalon efekteve optike qe mund te prodhoje teknologjia.''

SHKELBA
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 615
Join date : 03/01/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkenca dhe gjallesat - Faqe 2 Empty Re: Shkenca dhe gjallesat

Mesazh nga Rifat Sat Mar 17, 2012 8:55 am


Kallamari gjigand,sa sy të mëdhenj që ka.!


Shkenca dhe gjallesat - Faqe 2 131441387-5e2c0c46-7646-42ad-a711-f8c4fefd7636


Hulumtimi i ri shpjegon pse molusqet kane sy mëdhenj sa nje top basketbolli
Kallamaret gjigand qe kanë sy te madhenj sa nje top, jane ne një proces studimi në Universitetin ''Duke'' dhe specialistet mendojnë se kanë zbuluar pse-ne e ketij fenomeni. "Nga të gjitha gjasat ata shërbejnë për të identifikuar dhe për t'i shpëtuar grabitqarëve te tyre,si balenave," thotë biologu Sönke Johnsen.

Johnsen ka punuar me një grup biologësh për të zhvilluar një model që mund të riprodhojnë kushtet fizike dhe biologjike ku kallamaret përdorin syte e medhenj.Ekipi zbuloi se forma e tyre dhe madhësia lejojë kallamarin për të lokalizuar balenat qe ju afrohen,kur keto te fundit me aftesine qe kane per te çrregulluar ambjentin ndaj organizmave biolumineshent.Studimi është publikuar në revistën''Current Biology''.

Gjigantët e Detit

Ka dy lloje të mëdha:Kallamari Ggjigand dhe ai kolosal. Të rriturit e te dy llojeve,kane nje madhesi sa peshku i madh shpat por ne ndryshim nga peshku shpat,syte i kanë me një diametër rreth 9-10 cm.
Atehere ngelet enigme "Pse kane kane sy kaq te medhenj ne ndryshim nga peshku shpat."


Së pari,per te nxjerr nje konkluzion te sakte per kete fenomen, Johnsen dhe kolegët e tij maten sytë e perbindshave te kallamarit gjigand dhe atij kolosale nëpërmjet fotografive ose direkt mbasi ishin kapur. Ata gjithashtu gjetën të dhëna për dukshmërine e ujit si dhe sasinë e dritës në thellësitë ku jeton kallamar gjigand, nga 300 deri në 1000 metra. Bazuar në këtë informacion, studiuesit kanë filluar të llogarisin modelin matematikor,se si do të funksionojnë si sytë e kafshës dhe çfarë ata mund të shohin.

Hulumtuesit gjetën se sytë e mëdhenj të kallamarit janë në gjendje për të kapur më shumë dritë se kafshët e tjera të madhësisë së ngjashme, por me sytë me të vegjel. Ky ndryshim rrit aftësinë e cephalopodit(kallamarit)per kapur dallime të vogla në errësirën e detit të thellë në krahasim me kafshet e tjera me sy te vegjel.

Sipas Johnsen, kjo aftësi nuk është e rëndësishme për krijesat e tjera te medha të detit, ndërsa ajo është vendimtare për kallamarin gjigand për shkak se ajo lejon atë që të kuptojnë biolumineshencen e stimuluar nga lëvizja e kafshëve të mëdha të tilla si balena.

Dritat dhe tingujt

Ekipi studiues ka vërejtur se balenat kur jane duke notuar dhe kur zhyten ne thellesi , lëshojnë sinjale të fuqishme për të gjetur kallamaret. Cephalopodet nuk degjojne, ndërsa lëvizjet e balenës shkaktojne ndryshimin e sasise se dritës tek planktonet rreth e qark saj. Fal karakteristikave të ndertimit te syve të tij, kallamaret jane në gjendje të kuptojnë këtë dobësim te dritëzes ne "distanca krahasimisht te mëdha" qe ndodh tek planktonet,deri rreth 120 metra, thotë Johnson.

Kontrasti është minimal, sepse uji absorbon dhe shpërndan dritën që udhëton nga planktoni deri tek syri biolumineshent i kallamarit. Sytë e mëdhenj nënkuptojne një aftësi të madhe për të kapur një levizje drite mjaft te dobët,duke nenkuptuar dhe parashikuar ardhjen e grabitqarit ne nje distance deri ne 120 metra largesi ,pra i lejon kallamarit te fitoje kohë per vetmbrojtje.

http://www.nationalgeographic.it/natura/animali/2012/03/15/news/calamaro_gigante_che_occhi_grandi_hai-907797/

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkenca dhe gjallesat - Faqe 2 Empty Re: Shkenca dhe gjallesat

Mesazh nga SHKELBA Fri Apr 06, 2012 9:36 pm

Fecka e elefantit

Studiuesit po ndertojne nje krah robotik me te zhdervjellet e me elastik.Drejtuesi i projektit te perbashket ne kompanine qe po krijon paisjen,thote se ky krah robotik ''ia kalon cdo gjeje qe ka vene ne dispozicion sot automatizimi industrial''.C'fare i frymezoi studiuesit? ''Vecorite e feckes se elefantit''-thot ai.
Fecka e elefantit,qe peshon rreth 140 kg,eshte quajtur ''gjymtyra me e shumanshme dhe me e dobishem ne planet''.Ky mjet me shume perdorime sherben si hunde,si pipez,si krah ose si dore.Me te elefanti merr fryme,nuhat,pi,kap objekte te ndryshme e madje leshon nje bucime shurdhuese si trumbete.
Por smbaron me kaq.Fecka e elefantit ka rreth 40.000 fije muskulore fale te ciave mund te levize ne cdo drejtim.Me majen e feckes,elefanti mund te kape nje monedhe te vogel.Nderkaq,ai mund te ngreje me fecken e tij pesha qe shkojne deri ne 270 kg.
Studiuesit shpresojne se duke imituar zhdervelltesine dhe vecorite e feckes se elefantit,te arrijne te krijojne robote me te afte per perdorim shtepiak dhe industrial.Nje perfaqesues i kompanise se permendur me siper thote.''Ne kemi krijuar nje paisje ndihmese krejt te re krahasuar me robotet e zakonshem.Per here te pare,njerezit dhe makinerite kane mundesi te punojne se bashku me rendiment dhe pa rreziqe''.



Edituar për herë të fundit nga SHKELBA në Tue Sep 11, 2012 9:41 pm, edituar 1 herë gjithsej

SHKELBA
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 615
Join date : 03/01/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkenca dhe gjallesat - Faqe 2 Empty Re: Shkenca dhe gjallesat

Mesazh nga Rifat Fri Apr 13, 2012 8:25 pm


Nje zbulim mbi misteret e evoliumit te dinosaureve


Shkenca dhe gjallesat - Faqe 2 Bonapartenykus-Ultimus_13412

Një nënë dinozaur gjendet në Argjentinë e cila ''vdiq'' ashtu si ajo lindi,një specie krejtësisht të re dinosauri, që i ngjante zogjve jo fluturues.

Fosili 70-milion-vjeçar, ishte i rrethuar me vezë - të cilat ishin fekonduar dhe zhvilluar shumë, dhe zbulimi mund të jetë çelësi për të kuptuar se si dinozaurët evoluan në zogj.Dinozauri, Bonapartenykus ultimus, do të kishte qenë rreth tetë metra i gjatë.

Shkenca dhe gjallesat - Faqe 2 Bonapartenykus-Ultimus_2_13412

Paleaontologu Fernando Novas tha se hulumtimi i fundit lejon palaeontologët për të gjetur një linjë nga ky dinosaur ndaj 'dinosaurve që jetojnë' sot dhe që janë shpendët.

Shkenca dhe gjallesat - Faqe 2 Bonapartenykus-Ultimus-egg_1_13412
Nje veze fosile e Dinozaurit Bonapartenykus ultimus

"Me kalimin e kohës, krahët e tyre kanë filluar të zgjaten. Këmbët e tyre ishin përshtatur posaçërisht për të lëvizur me shpejtësi të lartë. Krahët fillimisht kanë shërbyer për futjen në kurth të presë së tyre, por ata përfunduan duke u shndërruar në krahë, sepse lëkura e këtyre dinozaurëve peshonte shumë dhe ngadalë u kthyen në pupla duke i mbuluar këto krahë.

Tani shkencëtarët do të marrin më shumë informacion pas çeljes dhe rritjes së zogjve.
Pra, ne kemi një histori që shkon nga 230 milionë vjet më parë deri tani. Zogjtë si pëllumba, apo shqiponje dhe të tjerë mund të jenë dinozaurë.

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkenca dhe gjallesat - Faqe 2 Empty Re: Shkenca dhe gjallesat

Mesazh nga Rifat Sat Apr 14, 2012 7:43 am


Një specie e re peshku mace e koracuar, është zbuluar në Ekuador.






Shkenca dhe gjallesat - Faqe 2 075212212-64c3a2fb-070c-4544-b733-7f787465585d



Një specie re e blinduar mustaku(peshku) që i përket familjes së mustakeve, është zbuluar në Ekuador.

Në vitin 2011 Windsor Aguirre ,te Universitetit De Paul, ka identifikuar pesë mostra krijesash të çuditshme në lumin Santa Rosa, duke i dërguar ata në Universitin Auburn, për t'u identifikuar.





Shkenca dhe gjallesat - Faqe 2 075246744-40f69057-92db-40df-9422-4450beeb597f



"Kjo familje mustakesh vazhdon të zgjerohet çdo vit", thotë Milton Tan, doktor në biologji në Auburn.

Çfarë ështe intriguese ne keto specie,thote Tan dhe kolegët,është fakti se speciet 7 cm të gjatë,nuk jane të blinduara në anët e kokës.





Shkenca dhe gjallesat - Faqe 2 075318695-7df4b057-5091-464f-84f4-38180b215c3a



Mungesa e kësaj shtrirje sugjeron se specia është një lloj i "Lidhjes së humbur" në mes të llojeve të tjera të gjinise Cordylancistrus Chaetostoma dhe atyre që kanë vetëm një pamje të lirë të pllakave, thote Tan, studimi i të cilit është publikuar në revistën Zootaxa .

Kjo e bën specien Cordylancistrus "shumë te pazakontë'' dhe qe eshte pagëzuar në emrin e lumit ku u gjet, thotë Tan. "Në Ekuador ka diversitet të madh në gjinite e peshqeve, dhe kjo është e rëndësishme të dijme se midis tyre ekziston një specie unike,qe gjendet vetëm aty."

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkenca dhe gjallesat - Faqe 2 Empty Re: Shkenca dhe gjallesat

Mesazh nga Rifat Sat Apr 21, 2012 7:29 am


Shkencetaret krijojne ADN-n alternative


Shkenca dhe gjallesat - Faqe 2 Images?q=tbn:ANd9GcSZdy7M5nrxLE12UYNCuLRCva6_Frkv-s0jnQdSInrR5hmXJ5j3_Q

Krijimi i materialeve të reja gjenetike tashmë është realitet dhe polimerët RNA dhe ADN nuk janë më të vetmit të cilët janë në gjendje të magazinojnë e transmetojnë informacione, dmth të evoluojnë.

Një hap i madh përpara është bërë pikërisht kohët e fundit me arritjen e krijimit të materialit të ri gjenetik, në laboratorin e Mjekësisë Molekulare në Cambridge. Philipp Holliger është shkencëtari britanik përgjegjës për arritjen i cili sëbashku me kolegë të tjerë europianë dhe amerikanë, ja ka dalë të prodhojë materialin e ri të cilin e ka pagëzuar XNA (xeno nucleic acid) ngjashëm me RNA dhe DNA. Nga bashkëveprimi i këtyre dy të fundit varet, prej miliona vjetësh, jeta në Tokë.

Eksperimentet e këtij lloji, në teori mund të krijojnë origjinën për forma të reja jete, edhe më shumë se sa mund të mendohej duke modifikuar ADN, apo duke krijuar pjesë të saja me material gjithsesi egzistent.

Ekspertët thonë se zbulimi është shumë i rëndësishëm, sepse tregon se egzistojnë polimere të tjera, përveç ADN dhe RNA që mund të përdoren për transmetimin e informacionit gjenetik.

Materialet e reja mund të jenë të dobishme në shumë fusha të shkencës si mikrobiologjia, mjekësia, bioteknologjia etj.
Por sipas ekspertëve është ende e largët dita për të folur për forma të reja jete të cilat do të mund të lindnin prej këtyre materialeve të reja gjenetike.

http://www.rawstory.com/rs/2012/04/20/scientists-create-artificial-genetic-material-xna/

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkenca dhe gjallesat - Faqe 2 Empty Re: Shkenca dhe gjallesat

Mesazh nga Rifat Thu Apr 26, 2012 2:45 pm


Zogjte qe bejne lulishtarin

Shkenca dhe gjallesat - Faqe 2 Uccellogiardiniere

Kultivimi i luleve dhe bimëve dekorative nuk është një prerogativë vetem e njeriut:kete praktikë e aplikojne edhe disa zogj, të cilat bëjnë rolin e kopshtarëve për tërheqjen e femrave. Është e vetmja specie jo-njerëzore qe eshte në gjendje të rrise bimë specie për qëllime dekorative . Zbulimi, i publikuar në revistën ''Biologjia aktuale'', është i një ekipi kërkimor ndërkombëtar i koordinuar nga Universiteti Exeter, Britani të Madhe. Zogjtë i kultivojne disa bimë ne mynyre te pavullneteshme.


Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkenca dhe gjallesat - Faqe 2 Empty Re: Shkenca dhe gjallesat

Mesazh nga Rifat Tue May 01, 2012 2:09 pm


Paraardhësi i gjallë me i vjeter


Shkenca dhe gjallesat - Faqe 2 5443f62a9e7fabe61d0234a5dd0fcd87


Ai nuk i përket asnjë prej mbreterise së jetës qe njohim dhe jeton vetëm në një liqen të vogël në Norvegji. Është quajtur ​​Collodictyon dhe eshte me i vjetri i të gjallëve, dhe mund të jetë 'ndarë' nga format e tjera të njohura të jetës një miliard vjet më parë.Zbulimi u njoftua direkt nga hulumtuesit në Universitetin e Oslos, të cilët kanë analizuar sekuencat gjenetike.

(ANSA).
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkenca dhe gjallesat - Faqe 2 Empty Re: Shkenca dhe gjallesat

Mesazh nga Rifat Tue May 01, 2012 3:21 pm


Në trungjet mijravjecarë janë gjurmët e historisë sonë

Shkenca dhe gjallesat - Faqe 2 12683


Trungjet e pemëve antike te gjetura në pyjet e Trentinos,Itali, do të zbulonin misteret e klimës së koheve te kaluara,në jug të Alpeve, deri në 9000 vjet më parë.Se c'ka ndodhur rreth 9000 vjet me pare me klimen, percaktohen me saktësi të madhe, nga viti në vit, për shkak se jane unazat e rritjes vjetore së këtyre trungjeve, të ruajtura mirë, që sigurojne nje informacion në lidhje me të kaluarën.

"Gjithçka fillon me trungun e nje bredhi te kuq (Picea Abies) gjetur gjatë një gërmimi në një bog torfe në zonen Tonale", thotë Mauro Bernabei i Institutit për shfrytëzimin e drurit dhe fidaneve të San Michele Adige, i cili udhëhoqi hulumtimin së bashku me shërbimin e pyjeve , të provincës së Trentos.

MOSHA -. "Në fillim ajo dukej si një pemë e vdekur dhe e varrosur disa vjet më parë,mbasi ishte ruajtur shume mirë.Vetëm kur kemi dashur për të zbuluar më tej për moshën e kesaj peme, ne kemi gjetur se numri i unazave kronologjikale nuk korrespondonin me ndonjë nga ato të njohura për 1500 vitet e fundit. Me metodën e karbonit radioaktiv (C-14percaktuam) që trungu ishte në fakt 6,700 vjet. "Që atëherë ka pasur zbulime të tjera, që gjenden ne Tonale dhe në vende të tjera në Trentinos perëndimore.

Dendrokronologjia - "Kjo nuk është një gjetje sporadike", thotë studiuesi. "Tani ne kemi 360 mostra - pasi në shumë në rajone jane gjetur materiale drusore qe datojne për mbi 8000 vjet më parë deri tani dhe në serinë dendrokronologjikave,ne kemi zbuluar trungje deri në 1500-2000 vite me pare, të cilat janë të kufizuara për Trentino,ne tre lloje kryesore: bredh, hilqe dhe pisha ".

Unazat e drurit - Unazat vjetore te pemëve janë si një ditar që regjistron të gjitha ndryshimet klimatike, rrëshqitjen e dheut, lëvizjet akullnajore, ekologjinë e specieve. Në mot të ftohtë ose me ngjarje negative,rritja ngadalësohet. "Këto trungje janë aq të ruajtur mirë, sidomos për shkak të mungesës së oksigjenit që karakterizon bogat,ashtu si mumiet e gjetur në kushte të ngjashme mjedisore", shpjegon studiuesi i CNR.

Shkenca dhe gjallesat - Faqe 2 Cnr%20tronchi%202

"Gjëja më e rëndësishme", vazhdon ai, "është se deri më tani ka ekzistuar seria Dendrokronologjike e Europes qendrore dhe veriore,me nje percaktim të gjatë moshe me mbi 12 mijë vjet (si në liset e Gjermanisë) dhe rreth 9000 vjet për coniferet (dellinj, pisha dhe bredh), por vetëm në anën veriore të Alpeve dhe pak ne jug të Alpeve, dhe informatat ndalojne për 1500 vjet më parë. Tani ne do të kemi një mjet te fuqishëm,duke krahasuar unazat e rritjes,per te na furnizuar me nje informacion me interes arkeologjik. "
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkenca dhe gjallesat - Faqe 2 Empty Re: Shkenca dhe gjallesat

Mesazh nga Rifat Sat May 05, 2012 2:38 pm


Krokodili


Shkenca dhe gjallesat - Faqe 2 07eca452-2c63-46f5-9af7-c6e286896b49-444x333


Krokodili është zvarranik që bën pjese në rendin Crocodilia në familjen Crocodylidae ku si përfaqësues kryesor është Krokodili i Nilit ose Crocodylus niloticus. Është i përhapur në Afrikë, në jug të Saharës, përgjatë Nilit dhe në Madagaskar. Është në gjendje të jetojë në të gjithë ambientet ku është i pranishëm uji, qoftë në pellgje apo dhe në dete të hapur.

Krokodili i Nilit është një nga 13 llojet e familjes Crocodilidi, që janë krokodilët e vërtetë. Nga të afërmit e tij janë aligatorët dhe kaimanët. Këta zvarranikë jetojnë në zonat tropikale dhe nëntropikale të Azisë, Australisë dhe Amerikës. Besohet se krokodilët janë rreth 200 milion vite të vjetër dhe se kanë mbijetuar gjatë tërë kohës edhe përkundër zhdukjes së dinozaurëve rreth 65 milion vite më parë.

Është zvarraniku më i madh në Afrikë. I gjatë deri në 6 metra nga maja deri në bisht, dhe peshon mbi 900 kg. Me nofullat e tij të fuqishme, krokodili është një rrezik vdekjeprurës për kafshët që jetojnë në të njëjtin ambient me të. I fshehur nën ujë, pret vetë momentin e duhur për të sulmuar. Është në gjendje të rrijë i zhytur për më shume se një orë ne pritje të gjahut.

Me fuqinë e madhe që ka, është në gjendje të tërheqi një zebër të rritur në ujë në pak sekonda. Dhëmbët e fortë e të mëdhenj i japin mundësinë të shkëpusë copa të mëdha mishi nga gjahu. Dhëmbët i rriten vazhdimisht dhe ata më të konsumuar hiqen vetë kur dalin dhëmbët e rinj. Sytë janë të vendosur në lartësi të kokës, në mënyrë që krokodili të vëzhgojë arritjen e gjahut kur ai ndodhet i zhytur nën ujë.

Flegrat e hundës, të ndodhura në lartësi të nofkave, i bëjnë të mundur krokodilit të marri frymë kur trupi është i zhytur. Një shtresë e hollë lëkure i mbyll flegrat për të mos lejuar futjen e ujit. Me ndihmë e këmbëve të fuqishme e të kthetrave, krokodili zvarritet në brigjet e lumit me një shpejtësi të mahnitshme.

Femra përdor thonjtë e fortë edhe për të hapur një vrimë në tokë ku do të depozitojë vezët. Bishti muskulor ka një rol shtytës por dhe drejtues në ujë. Është dhe një armë e fuqishme, një fshikullim i bërë me të mund të hedh poshtë dhe një kafshë me përmasa të mëdha.

Krokodili i Nilit mbijeton kudo që ka ujë. Zë pellgje me ujë, lumenj, liqene, rezervuarë dhe në shumë zona të kontinentit afrikan dhe deri në Madagaskar, përgjatë bregut juglindor. Në periudhat e thatësirës mund te bëjë edhe 25 km në kërkim të ujit, pa të cilin nuk mund të jetojë. Mund të kalojë edhe periudha të shkurtra edhe në ujëra të kripura; ekzemplarë të rrallë janë vënë re të jetojnë edhe në kanalin midis kontinentit dhe Madagaskarit.

Gjatë sezonit të shirave, krokodilët e rinj shpesh zënë pellgje me ujë dhe më pas transferohen ne vende më të mëdhenj kur janë rritur.

Në krahasim me gjitarë dhe shpendët, pjesa më e madhe e zvarranikëve nuk ka një sistem rregullues të temperaturës. Për tu ngrohur ose për tu freskuar krokodili e bën në mënyra te tjera. Në mëngjes shtrihet nën diell për tu ngrohur.

Me kalimin e kohës, me rritjen e temperaturës, duhet të mbajë gojën hapur për të penguar një ngrohje të tepruar të trupit. Ndonjëherë zgjedh edhe hijen e pemëve ose zhytet në ujë. Në periudhat më pak të nxehta, krokodili zhvendoset në vendet ku uji është më i thellë. Këtu ai rri i palëvizur dhe mund të mbijetojë në këto kondicione edhe për një vit të tërë pa ngrënë.

Një krokodil i Nilit në moshë te pjekur vret dhe ha çdo lloj kafshe që mund ti dali në gjuajtje. Është një gjahtar i zoti dhe ndjek pretë e tij si në tokë ashtu dhe në ujë. Fauna që gjendet ndryshon në një rajon në tjetrin dhe luan një rol të rëndësishëm në madhësinë e krokodilit të rritur; në zonat e pasura me gjah krokodili i Nilit mund të arrijë një gjatësi prej 6 m.

Krokodili nuk është në gjendje të përtypi sepse dhembët e gjatë nuk arrijnë të presin o të zvogëlojnë ushqimin, prandaj atij i mjafton ta copëtojë mishin dhe ta hajë me copa të mëdha. Në qoftë se një kafshë është shumë e madhe për tu ngrënë për një herë, krokodili ruan një pjesë nën ujë.

Krokodili i Nilit shtohet në sezonin e thatësirave, prandaj dhe vezët hapen në periudhën e shirave. Me qenë se çdo mashkull kërkon të çiftëzohet me sa më shumë femra të jetë e mundur, shpesh herë verifikohen dhe zënie midis kundërshtarëve.

Mbas çiftëzimit, femra hap një vrimë pranë bregut të ujërave dhe depoziton nga 25 deri 100 vezë me guacë te butë njësoj si lëkura. Vezët e krokodilit janë të vogla e të gjata rreth 5 cm. Krokodilët e rritur janë gat 4000 herë më të rëndë sesa veza nga ku dalin. Foleja ruhet pë rreth tre muaj, koha e duhur që vezët të hapen. Në se temperatura e ngrohjes së vezëve është më e ulet se 29 °C, të gjithë të sapo lindurit do të jenë femra.

Kur të vegjlit janë gati për të dalë, lëshojnë një zë gërdhitës. Është sinjale që nëna te lëvizi dheun dhe të ndihmojë të vegjlit të dalin në sipërfaqe. Në se ndonjë i vogël ka vështirësi për të dalë nga veza, nëna vet merr masa me thyerjen e saj. Pas daljes, nëna mbledh të vegjlit me gojë dhe i con në vende të sigurta në ujë, duke ndenjtur pranë të sapo lindurve për katër javë në mënyrë që ti mbrojë nga sulmet e gjahtarëve.

Krokodili i Nilit nuk ka rrezik zhdukjeje. Por gjithsesi shumë zona te ambientit natyral ku ai jeton janë shkatërruar nga njeriu dhe popullsia e krokodilëve është ulur. Krokodili ka qenë dhe objekt i një interesi të veçantë gjuetie, që kishte si objektiv lëkurën edhe mishin e tij. Zhvillimi i fermave që rrisin krokodilët për arsye tregtare ka bërë të mundur uljen e presionit mbi popullatën e krokodilëve të egër brenda territoreve natyrale.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkenca dhe gjallesat - Faqe 2 Empty Re: Shkenca dhe gjallesat

Mesazh nga Rifat Sat May 05, 2012 6:41 pm


Vrasesi i ''tmershem'' i milingonave

Shkenca dhe gjallesat - Faqe 2 Images?q=tbn:ANd9GcSyPb85WKn8vywQIxKBjBxJ9r9GIp8qSuxQx9EGYm-ny0ZJjEfp

Njihuni me "vrasësin e paguar" te insekteve. Ky insekt vret milingona dhe pastaj kryen grumbullimin mbi kurrizin e tij!

Disa shkencëtarë besojnë se insektet e vrara,i hedh në shpinën të tij si një mënyrë për t'u mbrojtur nga grabitqarët si merimangat..

Këta shkencëtarë besojnë se bug ben rolin e vrasësit duke përdorur kufomat, si një mekanizëm mbrojtës për t'ju shmangur armiqve. Por shkencëtarë të tjerë besojnë se insekti është vetëm një vrasës vicioz, i cili i pëlqen për të treguar forcen e tij "vrasese".

Shkenca dhe gjallesat - Faqe 2 Assassin_buga


Fotografi Peng Ping Guek, nga Malajzia, vendosi për ta dokumentuar strategjinë e mahnitshme te maskimit te ketij insekti duke përdorur makrofotografinë.

Ai thote: "Këto insekte vrasese janë mjaft të vogla, më pak se 1 cm, kështu që kam përdorur kamera të vërteta dhe i kam vene në dispozicion, te cilat me kane lejuar mua për të shkuar përtej kufirit maksimal 1:1 te makro lentes se zakonshme pa patur nevojë për ndonjë shtesë .

Shkenca dhe gjallesat - Faqe 2 Assassin_bugb


"Sjellja e ketij insekti është vërtetë absolutisht magjepsëse. Ai i vret milingonat,duke i mbushur me nje enzimë dhe milingonat thahen, atëherë i vë kufomat mbi kurrizin e tij për tu maskuar, ka shumë të ngjarë si një formë e mbrojtjes kundër grabitqar të tjera si merimanga.

Shkenca dhe gjallesat - Faqe 2 Assassin_bugc


"Kaloja rreth 30 minuta per fotografimin e këtyre vrasësve,sa herë që unë e gjeja një të tillë.

http://weeklyworldnews.com/headlines/47522/assassin-bug/
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkenca dhe gjallesat - Faqe 2 Empty Re: Shkenca dhe gjallesat

Mesazh nga Rifat Sun May 06, 2012 6:41 pm


Nje kerpurdhe e jashtzakoneshme....


Shkenca dhe gjallesat - Faqe 2 Cordyceps
Që nga fillimet e praktikave shëruese të shamaneve, që datojne më shumë se 50.000 vjet më parë, njerëzimi është duke kërkuar për përbërësit jetesor,ne menyrë që të përgatiten zgjidhjet përfundimtare, një kurë universale. Ndër përbërësit më te kerkuar,ishte Cordyceps sinensis,nje tip kerpurdhe,me një substance qe eshte nderuar masivisht që në Kinën e lashtë,ku përdorimi i saj ishte i rezervuar vetëm për familjen mbretërore. Analizat kimike kanë treguar se perbersit e supozuara të kesa kerpurdhe janë të jashtëzakonshme dhe shumë më tepër se një paragjykim apo nje folklor i thjeshte.


Shkenca dhe gjallesat - Faqe 2 Cordyceps02
Cordyceps sinensis sot është trajtuar si një brez i ri i kërpudhave qe përdoren aktualisht nga industria farmaceutike, si dhe një shtesë diete nga konsumatorët më të informuara që janë në kërkim të alternativave për trajtime më të lehta për kancerin, AIDS si dhe te një game të gjerë të problemeve të tjera shëndetësore që lidhen me sistemin imunitar.

Të etur për të jetuar, njerëzit janë të gatshëm të provojnë lloj-lloj recetash, duke menduar se sëmundjet, edhe ato më të këqijat, do t’u largohen trupave të tyre. Këtë herë, shpresa për shërim ka sjellë Cordyceps sinensis,kjo kerpurdhe me oregjine nga rajonet kineze te Tibetit e cila po bën histori.

Receta me ilacin e kerpurdhes tibetiane,po përhapet së fundmi kudo ne bote,por edhe ne vendin tone,ku receta e së cilës ende nuk ka autor e bashkë me të një fletë formati, ku janë shënuar të gjitha mënyrat e përdorimit të kurës, vetitë kuruese të saj si dhe përgatitjen e recetës. Ajo duket tamam si një legjendë e largët, nga e cila njerëzit presin shpëtimin.

Përse përdoret kërpudha tibetiane
- Rregullon dhe ekuilibron sistemin imunitar të trupit
- Shëron sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut, si dhe shpërbën kolesterolin (yndyrën) në enët e gjakut
- Shëron sëmundjet e pankreasit, mëlçisë dhe shpretkës
- Pastron rrugët e kalimit të lëngut biliar (të fshikëzës së tëmthit) dhe tret gurët e formuar aty
- Shëron sëmundjet e veshkave dhe kontrollon rrugët urinare
- Shëron sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve, zhduk ulçerat
- Forcon veprimin e antibiotikëve dhe mjekon pjesët e infektuara në të gjithë organizmin
- Rregullon tensionin e gjakut
- Mjekon kancerin dhe pengon zhvillimin e metastazave
- Pengon plakjen e shpejtë
-Heq dobësinë trupore dhe lodhjen nga stresi
- Përmban çdo vitaminë të nevojshme për jetën.

Çfarë e bën te rëndësishme Cordyceps sinensis(kepurdhen tibetiane) në trajtimin e kancerit, është fakti se përmban beta-glucans dhe polysaccharide. Kur sheqernat janë duke u shperbere,shume molekula të oksigjenit lëshohen në nivel qelizor, me pasoja te mrekullueshme,duke shkatërruar ato qeliza kancerogjene menjëherë. Cordycepsi,me një nga komponimet e saj(nucleosides), pengon mekanizmat e riparimit të ADN-së dhe është ndoshta përgjegjës për efektet e saj antivirale tek HIV.

Shkenca dhe gjallesat - Faqe 2 20109111616657560
Extrakti i Cordyceps sinensis

Në ditët e sotme në fushën e kërpudhave medicinale,mbretëron shumë konfuzion ne lidhje se nga cila organe te produktit kerpudhor është më e mirë për t'u përdorur. Komponentët e ndryshme të kërpudhave janë përdorur si komponime diskrete(te vecanta). Produkti përgjegjës me perbersit kimike aktiv te kërpudhes është organi i frutikimit, kurse nga miceli nxirret një ekstrakt qe standardizohet me pak i veçantë,megjithate kjo çështje nuk është aq e qartë se sa mund të duket.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkenca dhe gjallesat - Faqe 2 Empty Re: Shkenca dhe gjallesat

Mesazh nga Rifat Thu May 10, 2012 3:59 pm



Ujku specie drejt zhdukjes


Shkenca dhe gjallesat - Faqe 2 Canilupu

Në të kaluarën e largët trojet e ujqve shtriheshin në një hapësirë të gjerë të planetit, nga Evro-Azia deri në Indi dhe Japoni, dhe nga Amerika Veriore deri në Meksika. Ujqit gjallëronin në tunda, në stepa, në zona pyjore, dhe rrëzë shkretëtirave. Por edhe Evropa, në historinë e saj ishte e mbushur plotë ujq,midis te cileve kishte edhe specie kanibale,qe me kalimin e shekujt ato filluan zhdukjen,si rezultat i te ushqyerit brenda llojit.

Thëniet e trashëguara për ujkun si bishë e rrezikshme, gjakpirëse apo dinake i zmadhojnë aftësitë dhe vetit reale të tij. Ujku gjithnjë përpiqet t'i shmanget ballafaqimit me njeriun, për jetën e të cilit ai zakonisht nuk paraqet ndonjë rrezik.

Gjatë gjuetisë është i durueshëm dhe gjuan edhe tufa të kafshëve si dhenë e dhi shtëpiake që janë zakonisht nën përkujdesen e qenve. Ka ndodhur që ujqit të kenë sulmuar strehimore të arinjve, dhe raste të kanibalizmit në mesin e ujqërve. Mirëpo ushqimi i tyre, sidomos në verë, përbëhet kryesisht nga kafshë të vogla dhe shpezë, dhe fruta të ndryshme.

Ujku është kafsha më e madhe e llojit të qenve në Evropë, në Azi dhe në Amerikën Veriore. Si çdo përfaqësues i kësaj familjeje, ujku nxiton dhe mban vrapin për një kohë të gjatë. Shqisat e të dëgjuarit dhe të nuhaturit i ka shumë më të zhvilluara se shqisën e të parit. Ujku jetën e tij e gjallëron përbrenda familjes apo ndonjë grupi të llojit të vet të përbërë nga 10 deri 15 anëtarë. Shkon së bashku në grup në gjueti.

Sot, në Evropë kanë mbetur vetëm mbeturina të trojeve të ujqve në malet e Spanjës, e Italisë vendet skandinave si dhe tek ne në Ballkan. Paraqitja më e shpeshtë e ujqve në Evropë ndodh në pjesët lindore të saj, posaçërisht në Karpate. Ujqit gjatë dimrit tërhiqen edhe në vende larg trojeve të zakonshme të tyre. Sipas studimeve më të reja ujku është paraardhësi i gjitha racave të qenve shtëpiak, me një fjalë ujkun shtëpiak, ujkun e zbutur ne e quajmë qen.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkenca dhe gjallesat - Faqe 2 Empty Re: Shkenca dhe gjallesat

Mesazh nga SHKELBA Fri May 11, 2012 8:21 pm


Krahu hidrofil i brumbullit te Namibis


Shkenca dhe gjallesat - Faqe 2 4080522330_f12164336d_z

Rreth 900 milion njerez ne bote nuk kane uje te pijshem.Ne shume zona u bie barra grave e femijeve te bejne rruge te gjata qe te gjjne uje e pastaj ta mbartin deri ne shtepi.''Me duket e tmerrshme qe te varferit duhen te ecin ore te tera cdo dite,vetem e vetem qe te sigurojne nje nevoje baze''-thote Shrerang Catri,inxhinier ne Institutin e Teknologjise ne Masacusets.Per te lehtesuar situaten,Catri dhe koleget e tij po hulumtojne tekniken e mbledhjes se ujit nga mjegulla,dhe burim frymezimi kane brumbullin e Namibit.

Cdo mengjes,nje mjergull pershkn per pak caste shkretetiren e Namibise ne Afrike.Brumbulli i Namibit nuk le ti ike ky rast,por kthehet kundrejt eres tamam ne kendin e duhur.
(Eshte verejtur se dhe lloje te tjera brumbujsh e mbledhin ujin ne menyre te ngjashme.)
Gungat ne krahe perbehen nga nje lende hidrofile qe terheq lageshtine.Dora-dores qe lageshtia shtohet,pikezat zmadhohen.Pastaj,nga forca e rendeses dhe ngaqe ulluket mes gungave jane te papershkueshem nga uji,pikezat rreshqasin ne krahe dhe futen ne gojen e brumbullit.

Catri dhe bashkepunetoret e tij duan te perdorin nje parim te ngjashem qe te mbledhin uje te pijshem per njerezit.Sdo mend,njerezve u duhet me shume uje per te mbijetuar se ci duhet brumbullit te Namibit.Gjithashtu,financimi i kesaj sipermarrjeje paraqet veshtiresi kolosale.Tani per tani,mbledhja e ujit nga mjegulla qe ta perdorin njerezit,mbetet ''nje pune ne rruge e siper''-shprehet Catri.
SHKELBA
SHKELBA
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkenca dhe gjallesat - Faqe 2 Empty Re: Shkenca dhe gjallesat

Mesazh nga Rifat Sat May 12, 2012 9:04 am


Oktopodi ''Dumbo''


Shkenca dhe gjallesat - Faqe 2 144bnyd


Një oktapod që rrallë ndodh që të levizi ne ujrat e kthjellët,si nje belerine në habitatin e tij natyral,thellë në oqean. Këto octopode kanë dy pendë të veçanta në kokë që i bëjnë ato të duken si ''boos'',dhe të njohur kundërshtarë fantazma

Në sajë të dy pendeve mbi kokën e tij, edhe pse keto mund të duken se veshë, kjo krijesë e veçantë u nderua me titullin e ''oktapodi dumbo''.

Emri shkencor ''Bathynectes Grimpotheuthis'' i kësaj kafshe të veçantë qe jeton e zhytur në rreth 1250 metra thellë në Paqësor,dhe rreth 2000 metra larg nga brigjet e Shteteve të Bashkuara,vetem një kamera mund te na i sjelle qe ta shohim kete baletmaester te vertete.

Studiuesit në Universitetin e Uashingtonit kanë qëne te angaxhuar për ta regjistruar ne film me pajisje nano-robotike. Hulumtimi është kryer në vitin 2005, por vetëm kohët e fundit u hodh në video dhe per dashamiresit e shumte zoo-biologe.

Oktapodi dumbo është një kafshë shumë e rrallë në këtë vend të veçantë dhe e bën kërkimin e zbulimin e tij goxha te sukseshem. Ky oktapod jeton në afërsi të vullkaneve nënujor në verilindje te Oqeanit Paqësor. Ata janë të vetmit në familjen e cephalopodeve, për të jetuar aq thellë.

Ky cephalopod lëvizin shumë ngadalë në mënyrë që të kursejnë energji, të cilen e perdorin për të lundruar me sistemin klasik shtytës,ashtu si të gjitha llojet e octopodeve,te kordinuara me lëvizjet e sinkronizuara me nje finese te rralle. Në përgjithësi këto octopode jetojnë në thellesi nga 100 deri ne 4000 metra, dhe ushqehen me krustace dhe molusqe të llojeve të ndryshme.

Ashtu si shumica e banorëve të ujrave të thella, oktapodi Dumbo nuk kanë pigmente që mund ti përdorin në mjedise pa dritë. Për shkak të mungesës së diellit, i cili nuk mund të arrijë nivele të tilla të thella, këto kafshë kanë sisteme shikimi shumë të ulëta dhe me sytë e tyre të mëdha mund të zbulojnë ndonje rreze drite .

Shihni nje video kaq te bukur