Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Spahiu: Berisha dhe Thaci jane Faqja e Zeze e historise

Shko poshtë

Spahiu: Berisha dhe Thaci jane Faqja e Zeze e historise Empty Spahiu: Berisha dhe Thaci jane Faqja e Zeze e historise

Mesazh nga Rifat Wed Jan 18, 2012 12:34 pm


Spahiu: Berisha dhe Thaci jane Faqja e Zeze e historise


Spahiu: Berisha dhe Thaci jane Faqja e Zeze e historise 222221

Në përvjetorin e vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, Aleanca Kuq e Zi ka shpallur programin politik të këtij grupimi. Në këtë rast, Kreshnik Spahiu tha se nuk ka asnjë nga 10 milionë kuqezi që të jetë kundër bashkimit, përveç siç i quajti ai “faqja e zezë” kryeministri Sali Berisha dhe Hashim Thaçi.

Shpallja është bërë në një takim ku merrnin pjesë shumë qytetare nga të gjitha trevat shqiptare. Drejtuesi kësaj lëvizje, Kreshnik Spahiu, u shpreh se ka ardhur dita që e ardhmja të ketë dy ngjyra, ato kuqezi.

“Ashtu si pesë shekuj më parë, kur Gjergj Kastrioti luftoi kundër sulltanëve për të na çuar drejt Evropës, është mision i kuqezinjve tashmë për t’u ndeshur me sulltanet e Anadollit të ri dhe që na kane lënë jashtë Evropës”, tha Spahiu.

Në këtë rast, Spahiu ka kritikuar edhe kryeministrat, Sali Berisha dhe Hashim Thaçi, të cilët kanë dal me deklarata kundër bashkimit të shqiptarëve.

“Ata janë faqja e zezë e historisë së Shqipërisë, ata janë faqja e zezë kundër bashkimit kombëtar. Sot, nuk e gjen asnjë nga 10 milionë kuqezi që të jetë kundër bashkimit me Kosovën, me përjashtim të dy kryeministrave në Tiranë dhe Prishtinë. Ju ftoj të gjithëve ta nënshkruajmë 1 milion kuqezi kontratën me popullin shqiptar me betimin "Gjergj, Shqipërinë do ta bëjmë kuqezi”, është shprehur ai.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe pinjolli i familjes se Gjergj Kastriot Skënderbeut, arbëreshi Fulvio Misasi, i cili shprehu gatishmërinë që t’i bashkohet aksionit të Aleancës Kuq e Zi.

Ndërkohë, kryetarja e Aleancës së Gruas Kuq e Zi, Florenta Xheko, propozoi që përkrenarja dhe shpata e Skënderbeut që ndodhen në muzeun e Vjenës të rikthehen në atdheun e Skënderbeut dhe kjo duhet bërë sa më parë duke ndjekur të gjitha rrugët diplomatike.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi