Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone

3 posters

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Shko poshtë

 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 3 Empty Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone

Mesazh nga Rifat Wed Feb 08, 2012 5:26 pm

First topic message reminder :


Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone



 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 3 World_flags


Gjuha që flitet nga vetëm dy njerëz në rruzull

 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 3 Images?q=tbn:ANd9GcSIozhUOgJ-SNiEvCPsS0FaCgm8bAPbUUt6wrszEpk5etpQMHgOPw

Në botë ekzistojnë afërsisht 6 000 gjuhë të ndryshme, në mesin e të cilave është edhe ajo e quajtur ajapenko.

Këtë gjuhë e flasin vetëm dy njerëz në Meksikë, madje edhe ata dy janë në marrëdhënie fort armiqësore me njëri-tjetrin. Gjuha ajapenko në të kaluarën është folur në territorin e sotëm të Meksikës.

Kjo gjuhë i ka mbijetuar pushtimeve të Spanjës, luftërave, revolucioneve, thatësirave dhe përmbytjeve, por sot i kanoset vdekja- informojnë mediat e huaja. Kjo gjuhë flitet vetëm nga 75-vjeçari Manuel Segovia, dhe 69-vjeçari Isidro Velasquez.

 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 3 Images?q=tbn:ANd9GcSsMToBTPopmFY6nPxAWubdrrTWnVizThjKioPRubXTESJaH6rOGw

Që të dy jetojnë në fshatin Ayapa në shtetin federal meksikan Tabasco, banojnë larg njëri tjetrit vetëm 500 metra, por prej shumë vjetësh janë në armiqësi mes tyre.

Ndonëse janë dy të vetmit në botë që e dinë këtë gjuhë, ata prej vitesh nuk kanë folur asnjë fjalë në gjuhën që dihet vetëm prej tyre. kjo ka qenë edhe arsyeja që Studiuesi i gjuhëve Daniel Suslak nga universiteti në Indiana, ka vendosur të shkruajë fjalorin e gjuhës ajapenka.

Ai ka konstatuar se kjo gjuhë është shumë interesante dhe për arsye se ajo është më e rrezikuara nga zhdukja në mesin e 68 gjuhëve të ndryshme që fliten në Meksikë.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë


 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 3 Empty Zbulohet nje rrace humane e panjohur me pare

Mesazh nga piperka Thu Mar 15, 2012 1:39 pm



Zbulohet nje rrace humane e panjohur me pare


 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 3 1331742676270_cina


Mund t'i perkasin një specie të re njerëzore, mbetjet misterioze te fosilizuar të njerëzve parahistorike u zbuluan në dy shpella në jugperëndim të Kinës. Datonin në mes 14,500 dhe 11.500 vjeteve më parë, dhe kjo rrace humanoide do të dukej e pazakontë, një përzierje e vërtetë e karakteristika anatomike te njeriut moderne dhe atij primitiv .Zbulimi, i cili mund të shkruaj një faqe të re në historinë e evolucionit të njeriut, dhe 'publikuar në revistën Plos One nga një grup i studiuesve të drejtuar nga Universiteti Australian New South Wales, Sydney.

'' Njeriu i ri "i gjendur ne Kine, është një mister për ekspertët, të cilet me gjithe kujdesin në klasifikimin e fosileve,kane para tyre një mozaik të pazakontë të karakteristikave anatomike nga primitive deri ne moderne. E verteta është se fosilet mund të takojnë një specie të panjohur deri tani, i cili mbijetoi deri në fund të Moshes se Akullit deri 11,000 vjet më parë,'' thotë koordinatori i studimit, Darren Curnoe. '' Ose ato fosile - shtoi ai - mund të përfaqësojnë një grup të lashtë njerzish të panjohur qe emigruan nga Afrika.

Megjithatë, vë në dukje ai, "nuk ka dyshim se'' zbulimi hap një kapitull të ri në historinë e evolucionit të njeriut, në Azi, dhe ne sapo kemi filluar të shkruajmë per kete rrace te re .''


http://ansa.it/scienza/notizie/rubriche/biotech/2012/03/14/visualizza_new.html_131992661.html

piperka
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 25
Join date : 10/02/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 3 Empty Burim i ri i ngrohje, me ndotje zero...

Mesazh nga Rifat Thu Mar 15, 2012 3:55 pm


Burim i ri i ngrohje, me ndotje zero...

 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 3 739_zeolite-pietra-calore


Burim i ri i ngrohjes, ndotja e pakufizuar drejt zeros me idenë për ta bërë atë të përdorshëm sa më shpejt të jetë e mundur në një shkallë të madhe. Eshte zeolit materiali ne fjale, që do të thote "guri që vlon mjaft'', në fakt, sa me i lagësht te jet,aq me shume jep sasi me të mëdha ngrohjeje. Që nga prilli, Grupi Vaillant ka vënë në tregun italian (pas Gjermanis, Austris dhe disa vendeve të tjera), pompën per ngrohje me gaz zeoliti / uji zeo Therm, pasi e ka paraqitur atë në fund të marsit, në ekspozitën ndërkombëtare dhe konferencën e në Rho Peros .

Ndërsa sot administratori i Vaillant Group Italia, Gerard Magri, së bashku me teknikët e grupit gjerman, ka përshkruar karakteristikat në një konferencë për shtyp.

"Ne kemi gjetur gurin fisolofale me te cilin nuk shesin tym, ndryshe për ne do të ishte i pafalshëm ... - thote Magri - por me zbulimin e ketij minerali gur behet një përjashtim i ri: zeoliti është mik i njeriut dhe planetit, sepse ai nuk mbart efekte anësore" .

Qellimi numer një :me kete lloi ngrohje luftohet ndotja,duke e konkretizuar me nje shembul. Magri thote se, nëse Milani do të zëvendësojë të gjitha kaldajat e brezit te vjeter me kaldaja kondensimit, ai do të kursei rreth 150 000 ton CO2 në vit ne ambjent, e barabartë me 500 000 makina më pak që të levizin çdo ditë nëpër qytet. "Zeolite - shtoi ai -mbasi te fitoi në këtë betejë si një aleat i fuqishëm i njeriut,atehere ne do të përpiqemi ta përdorim atë më së miri, për ta bërë atë të qasshme në një ditë jo shumë larget,dhe me kosto të ulet.

Ekspertët kanë riprodhuar zeolite natyrore në zeolite sintetike,ku çdo makinë do të emetoi 50 % me pak CO2. Si funksionon kjo gjë? Duke qenë jashtëzakonisht lagështithithës, zeoliti tërheq molekulat e ujit,i ruan ato në poret në sipërfaqe e tij dhe në këtë mënyrë molekulat e ujit ngadalsojne energjine e tyre te levizjes "behen me te ngadaltë" dhe energjia e tyre kinetike kthehet në nxehtësi, në dispozicion të impiantit ngrohjes .

.
 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 3 Desmin


Energjia që fitohet ne procesin e adsorptimit është krejtësisht miqësore me mjedisin dhe vjen nga mbledhësit diellore termike, të integruar në pompën me ngrohje të re. Përparësitë janë të ndjeshme me një efikasitet energjetik të certifikuar deri në 135 për qind, një zeolite / ujë është i rikuperushm (zeolite zgjat deri në 300 vjet) dhe është i lirë duke reduktuar faturate energjisë deri në 60 për qind. Si një hap i parë, pompë e re ngrohjes është menduar për një familje te vetme ne shtëpi. Kostoja e përafërt e sistemit të plotë (i cili përfshin gjithashtu panelet diellore)shkon në 15 000 euro.

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 3 Empty Disney Wonder,anija misterioze, 171 te zhdukur ne 10 vjet

Mesazh nga Albani-Explorer Thu Mar 15, 2012 5:17 pm



Disney Wonder,anija misterioze, 171 te zhdukur ne 10 vjet



 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 3 Rebecca-Coriam

Rebecca Coriam eshte personi i 171 qe zhduket ne rrethana misterioze nga anija.

Rebecca Coriam, 24 vjecarja punonte si animatore ne bordin e kesaj anije dhe per here te fundit eshte ngjitur ne te nga porti i Los Angeles, dhe prinderit kane denoncuar zhdukjen pa gjurme te saj kur anija ndodhej ne Gjirin e Meksikes.

Kjo vajze eshte i 171 person qe zhduket ne menyre misterioze nga anija. Pas kthimit te Los Angeles, policia e Bahamasit, ku edhe eshte regjistruar anija, ka delaruar se eshte duke zhvilluar hetimet. Gjithsesi, edhe pse kane kaluar 8 jave, asnje informacion per zhdukjen e saj.

Burimi:
Blitzquotidiano.it

Albani-Explorer
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 46
Join date : 11/02/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 3 Empty Re: Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone

Mesazh nga Rifat Sun Mar 18, 2012 7:29 pm


Ku jetohet me gjate...?


 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 3 Main_pensionistet

Në vitin 1513, konkuistadori spanjoll, Juan Ponce de Leon, i nis në kërkim të një vendi të quajtur Bimini, që sipas mitologjisë ishte toka ku njerëzit qëndronin githmonë të rinj, pasi pinin ujë nga burimi i rinisë.

Pasi kërkoi me vendosmëri në Florida dhe në Karaibe për këtë vend pjellë e fantazisë, Leon u kthye në Spanjë duarbosh. Megjithatë, sot në botë ekzistojnë disa vende ku njerëzit pothuajse duket sikur nuk vdesin kurrë. Në fakt, edhe ata ndërrojnë jetë, vetëm se 20-25 vjet më shumë se një njeri i zakonshëm. Kjo është lista e dhjetë vendeve me jetëgjatësinë mesatare më të lartë në botë.

10. Italia (jetëgjatësia mesatare, 81.86 vjeç)
Italianët jetojnë mesatarisht 7-8 vjet më shumë se shqiptarët, që kanë një jetëgjatësi mesatare prej 72 vitesh për meshkujt dhe 77 për femrat. Vera, vaji i ullirit, klima e mirë mesdhetare dhe dieta italiane në përgjithësi, vonojnë shfaqjen e efekteve të sëmundjeve kardiovaskulare, duke bërë që italianët të kenë një prej jetëgjatësive më të larta në botë.

9. Australi (jetëgjatësia mesatare, 81,90 vjeç)

Jetëgjatësia australiane mund t’I atribuohet disa faktorëve, midis të cilëve numri i ulët i duhanpirësve dhe obezëve, si dhe një stil jetese aktiv për pothuajse të gjithë qytetarët. Gjithashtu, sistemi australian i mjekësisë është një prej më të mirëve në botë dhe ofrohet falas për të gjithë qytetarët.

8. Hong Kong (jetëgjatësia mesatare, 82,12 vjeç)

Ashtu si italianët, edhe banorët e Hong Kongut ia detyrojnë jetëgjatësinë e tyre një diete të pasur me oriz, perime dhe një stili jetese aktiv. Qytet-shteti autonom brenda Kinës ka një prej mesatareve më të ulta të obezëve në botë dhe rrjedhimisht, edhe më pak së mundje kardiovaskulare apo të tjera si diabeti.

7. Guernsi (jetëgjatësia mesatare, 82,24 vjeç)
Ishulli i vogël britanik i ndodhur në kanalin midis Britanisë dhe Francës, por që nuk është një antar i Bashkimit Europian, nuk kanë njohur ndonjëherë krizë ekonomike. 65 mijë banorët janë të gjithë të pasur, me të ardhura mesatare për frymë prej 60 mijë eurosh në vit dhe kjo do të thotë që kanë shërbime shëndetësore dhe ushqim më të zgjedhur.

6. Andorra (jetëgjatësia mesatare, 82,50 vjeç)
Disa faktorë shpjegojnë arsyet e jetëgjatësisë së lartë të qytet-shtetit midis Spanjës dhe Francës. Klima malore ndikon në përmirësimin e jetës, ndërsa vendi pothuajse e ka papunësinë 0%. Kjo do të thotë se praktikisht të gjithë banorët kanë të ardhura të mira dhe mund t’i lejojnë vetes të përkujdesen për ushqimin dhe shëndetin e tyre.

5. San Marino (jetëgjatësia mesatare, 83,07 vjeç)

Shteti më i vogël Europian pas Vatikanit dhe Monakos si dhe republika më e vjetër në botë, ka një jetëgjatësi për t’u admiruar dhe pasuria luan një rol të madh në këtë arritje. Turizmi është sektori më i rëndësishëm i ekonomisë dhe kjo do të thotë që shumica e sanmarinezëve janë të punësuar në punë të mirëpaguara dhe të parrezikshme. Mungesa e papunësisë dhe dieta e mirë mesdhetare gjithuashtu ndikojnë në jetëgjatësi.

4. Singapor (jetëgjatësia mesatare 83,75 vjeç)
Ashtu si në Hong Kong, kuzhina e Singaporit është e pasur me perime, të cilat ndikojnë për t’i mbajtur banorët të shëndetëshëm dhe aktivë. Qeveria e Singaporit, gjithashtu ka ligje shumë të forta përsa i përket higjenës dhe shëndetësisë, midis të cilave edhe ndëshkimi i ashpër i të gjithë duhanpirësve jashtë zonave të lejuara.

3. Japonia (jetëgjatësia mesatare 83,91 vjeç)
Japonia është një prej vendeve me përqindjen më të ulët në botë të obezëve, me vetëm 3,1% në krahasim me 33,9% në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Si rrjedhjë, përqindja e infarkteve, hipertensionit apo diabetit, janë ndër më të ultat në botë. Si rrjedhojë e një lloj acidi që gjendet me shumicë në yndyrrat që konsumojnë japonezët, edhe rastet me alzaimer dhe sklerozës janë ndër më të ultat në botë.

2. Makau (jetëgjatësia mesatare, 84,43 vjeç)

Ashtu si disa shtete të tjera në këtë listë, Makau i detyrohet jetëgjatësinë e lartë ekonomisë së tij të begatë. Qytet-shteti formalisht pjesë e Kinës, është një Las Vegas oriental, i mbushur me kazino dhe turistë, të cilat sjellin të ardhura të jashtëzakonshme për banorët vendas. Vitin e shkuar, për çdo banor vendas (540 mijë në total), kishte pesë turistë të huaj.

1. Monako (jetëgjatësia mesatare, 89,68 vjeç)
Në këtë listë, Principata e Monakosë tejkalon me më shumë se pesë vjet vendin e dytë në botë ku njerëzit jetojnë më gjatë dhe pothuajse me 15 vjet një qytetar shqiptar. Pasuria e jashtëzakonshme, stili i shëndetëshëm i jetesës, kuzhina e kujdesshme franceze dhe mjedisi veçanërisht i pastër, kontribuon që banorët të kenë një jetëgjatësi të pakrahasueshme. Mbase, është Monako vendi ku njerëzit “nuk vdesin kurrë”, që konkuistadorët spanjollë kërkonin në mesjetë.

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 3 Empty Re: Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone

Mesazh nga Rifat Thu Mar 29, 2012 3:06 pm


Njeriu -hardhucë,ende nje mister

 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 3 Njeriu-Hardhuc


Pas një “mungese” 23-vjeçare, “njeriu-Hardhucë”, rishfaqet përsëri në territorin amerikanë, sipas…
kanalit televizivë Channel 19 të Karolinës së Jugut, Hardhuca legjendare -e njëjtë me mitin e njeriut Këmbëmadh, në versionin e një zvarraniku- doli një “shëtitje” natën e 4 shkurtit!

Të shumët ishin dhe dëshmitarët ku shtëpitë e tyre ndodhen në linjë të drejtë pranë një rruge qendrore të një province, deklaruan në kanalin televiziv Channel 19, se natën e 4 shkurtit dëgjuan zhurmë të çuditshme, të cilën nuk e kishin dëgjuar kurrë më parë.Kur ata dalën jashtë për të parë se ç’po ndodhte, vunë re se të gjithë parakolpet e makinave të tyre ishin dëmtuar.

Si dhe vunë re mbi parakolpet e makinave dhe mbi disa skafano makinash, kishte shenja të mëdha gishtash/çjerrje dhe thonjsh të mëdhenj, të cilët nuk mund t’ju atribuohen asnjë lloj kafshe të njohur deri më sot.

Por, ku historia mori seriozitetin e duhur, banorët e denoncuan atë në polici, ndërkohë që befasia erdhi nga vetë oficerët e postës së policisë, të cilët menjëherë u kthyen shumë vite pas në kohë duke rikujtuar dhe nxjerr nga arkivi një histori të ngjashme që rezultoi e njëjtë.

Kur oficerët e policisë analizuan dëshmitë e dëshmitarëve të 4-shkurtit, me ato të viteve më parë, të befasuar vërtetuan se ato ngjajnë shumë me njëra tjetrën.Pra, sipas oficerëve kemi të bëjmë me një qenie midis Njeriut dhe Hardhucës.

Dëshmitarët bëjnë fjalë për një qenie të mistershme e cila është më shumë 2 metra e lartë, me sy të kuq dhe me tre thonj të mëdhenj në vend të gishtave.Gjithmonë sipas kanalit televizivë Channel 19, shfaqet e kësaj qenie misterioze kufizohen vetëm në dy raste, dhe i përkasin rajonit të Karolinës së Jugut.

Ndërkohë shumë me interes pritet dhe ekspozimi kësaj historie të çuditshme si dhe nëse ajo do të mund të arrijë të fitoj famën e historisë rivale shumë të famshme të njeriut Këmbëmadh.

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 3 Empty Re: Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone

Mesazh nga Rifat Tue Apr 03, 2012 6:37 pm


Luvri,një botë e tërë brenda pak metrave katror


 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 3 F1_luvri1332753037

Publikimi i përvitshëm tregoi se pothuajse 8,9 milionë persona vizituan muzen e famshëm parizien, një rritje totale prej 5% në krahasim me një vit më parë.Muzeu i Luvrit në Paris ishte më i vizituari në botë gjatë vitit 2011, lexohej në të dhënat e publikuara nga e përditshmja “Art Newspaper”.Publikimi i përvitshëm tregoi se pothuajse 8,9 milionë persona vizituan muzen e famshëm parizien, një rritje totale prej 5% në krahasim me një vit më parë.

Menjëherë pas tij renditej Muzeu Metropolitian i Nju Jorkut, ndërsa Muzeu Britanik plotësonte treshen. Dy muze të tjerë londinezë, Galeria Kombëtare dhe “Tate Modern” renditeshin në vendin e katërt dhe të pestë, përkatësisht.

Luvri vazhdon të kryesojë për të pestin vit rradhazi, që kur fitoi vendin e parë në vitin 2007 ndërsa piktura “Mona Lisa” e Leonardo da Vinçit vazhdon të konsiderohet si “magneti” kryesor i institucionit për turistët.
Vizitat nëpër muze kanë shënuar një rritje të re edhe në 2011-n, pavarësisht se numri i turistëve, frekuentuesit kryesorë të muzeve, ka shënuar një ulje.

Kryeredaktori i “Art Newspaper”, Javier Pes, komentoi shifrat: “Në 2011-n, ishin muzetë amerikanë ata që vuajtën më shumë krizën ekonomike, me buxhetet e tyre që u reduktuan ndjeshëm, duke i detyruar që të anullonin disa aktivitete. Megjithatë, për muzetë e mëdhenj, kriza nuk është e ndjeshme sepse koleksionet e tyre të mëdha vazhdojnë të tërheqin në mënyrë të vazhdueshme vizitorë. E vërteta është se muzetë, vazhdojnë të mbajnë çmime shumë të ulta për një biletë hyrëse, në krahasim me vlerat që kanë në brendësi”.

Në renditjen e publikuar, befasonte fakti që muzeu i Vatikanit në Romë, nuk përfshihej në dhjetëshe, ku përveç muzeve të lartpërmendur, figuronte edhe Galeria Kombëtare e Uashingtonit, Muzeu i Pallatit Kombëtar në Tajvan, Qëndra Pompidu në Paris, Muzeu Kombëtar i Koresë dhe Muzeu i Orsej në Francë.

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 3 Empty Re: Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone

Mesazh nga Rifat Wed Apr 04, 2012 3:18 pm


Inagurohet në Kinë Ura më e lartë në botë


 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 3 W1333458226K150346

Ura më e gjatë dhe më e lartë në botë, u përurua në fundjavë në Kinë, dhe lidh dy pjesët e një tuneli të gjatë në Hunan, në krahinën qendrore të vendit. Ura, e quajtur Aizhai, bashkon dy tunelet që janë afro 1,176 metra larg,dhe 355 metra larte mbi kanionin Dehang.

Pas ceremonisë së hapjes,në urë ka kaluar grupi i parë i vizitorëve të shtunën pasdite dhe pastaj në fund u hap dhe trafiku per automjetet.

 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 3 313653_aizhai%20ponte%20cina



Ura përbëhet nga katër korsi, ku shpejtësia maksimale ishte vendosur në 80 kilometra në orë, dhe është ndriçuar nga 1.188 dritat gjatë natës. Ndërtimi i tij filloi në tetor 2007 dhe përfundoi në fund të 2011,por vetem para tre ditesh u mundesua inagurimi i saj.

http://www.ogginotizie.it/127025-cina-inaugurato-il-ponte-piu-alto-e-piu-lungo-del-mondo/

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 3 Empty Re: Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone

Mesazh nga Rifat Fri Apr 06, 2012 6:38 pm



Amerikanët fundosin anijen fantazmë të cunamit


 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 3 110


Mbaron udhëtimi i gjatë dhe i vetmuar i anijes fantazmë japoneze.Roja Bregdetare e SHBA e ka goditur me top anijen Ryou-Un Maru të enjten, duke i dhënë fund një udhëtimi që nisi një vit më par në mars kur Japonia u godit nga cunami. Anija fantazmë u fundos rreth 150 milje larg bregut pasi kishte bërë një udhëtim të gjatë.

Ekuipazhi e goditi anijen fantazmë me një sasi të madhe municioni dhe Ryou-Un Maru shpërtheu në flakë dhe nisi të fusë ujë. Shtëllunga e tymit mund të shihej nga avioni i Rojes Bregdetare C-130 që ishte dërguar aty për të mbikëqyrur mbytjen e anijes, por edhe për të bërë një monitorim për ndotjen.

U desh pesë orë që anija të fundosej.Zyrtarët vendosën ta fundosnin pasi ajo mund të kthehej në rrezik për anijet e tjera që lëvizin në këto ujëra. Kjo është një zonë e ngarkuar për shkak të shkëmbimeve mes Amerikës së Veriut dhe Azisë.Anija nuk kishte drita apo sistem komunikimi dhe kishte 7.500 litra karburant.

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 3 Empty Re: Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone

Mesazh nga Rifat Tue Apr 10, 2012 7:38 pm


Fakte dhe mistere per te premten e dates 13!


 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 3 FRIDAY_13_TH

A e keni ditur se frika nga e premtja datë 13 quhet frigatriskaidekafobija, ndërsa ata që i frikësohen numrit 13 quhen triskaidekafobë?

Gazeta angleze Telegraph publikoi disa fakte interesante për këtë “ditë të pafat”.

1. Të premten me datë 13 do ta përjetojmë edhe dy herë gjatë këtij viti, në prill dhe korrik. Gjatë një viti e premtja dhe data 13 mund të ndodhë më së shumti tri herë, derisa periudha më e gjatë pa të është 14 muaj.

2. Besimi për tersin që sjellë numri 13 i ka rrënjët tek krishterimi. Thuhet se Jezusin e tradhtoi mysafiri i trembëdhjetë në darkën e fshehtë.

3. Frika nga e premtja 13 quhet frigatriskaidekafobija. Sipas të dhënave zyrtare statistikore, kjo datë ndikon tek 17.21 milionë amerikanë.

4. Frika nga numri 13 quhet triskaidekafobija. Ky numër konsiderohet i pafat sepse vjen pas numrit 12, i cili në tërë botën vlerësohet si numër komplet – 12 muaj në vit, 12 shenja të zodiakut, 12 perënditë e Olimpit dhe 12 apostuj të Jezusit.

5. Disa ndërtesa, në mbarë botën, nuk kanë kat të 13-të, derisa disa spitale dhe terminale të aeroporteve nuk e vendosin numrin 13 në dhomat dhe dyert e tyre.

6. Hollywoodi e kapitalizoi frikën prej të premtes 13 me filmin “E premtja 13” i shfaqur më 1980, ndërsa “rimejki” i këtij filmi u shfaq nëpër kinema më 2009.

7. Ekonomia amerikane çdo të premte me datë 13 humbë gati 900 milionë dollarë sepse njerëzit për shkak të besëtytnive i anulojnë shumë aktivitete biznesi.

8. Ish lideri i Kubës, Fidel Kastro, është lindur me datë 13 të një dite të premte në vitin 1926.

9. Reperi Tupac Shakur është shpallur i vdekur më 13 po ashtu ditë e premte në vitin 1996.

10. Dita e 13 prillit 2029, e premte, asteroidi 99.942 do të jetë në pikën më të afërt me Tokën.

11. Presidenti amerikan, Franklin Roosvelt nuk ka udhëtuar kurrë më datën 13 të çdo muaji, ndërsa nuk ka dashur as të jetë nikoqir i takimeve me 13 mysafirë gjatë drekave ose darkave. Për Napoleonin dhe presidentin amerikan Herbet Hoover po ashtu flitet se kanë vuajtur nga triskaidekafobija.

12. Në Paris mund të huazohet mysafiri i 14 profesional, për të hequr të ashtuquajturin fat të keq që sjellë numri 13, dhe e premtja 13.

13. E premtja 13 megjithatë nuk duhet të jetë aspak ters siç mendojnë njerëzit. Më 2008 në një hulumtim të kryer në Holandë është mësuar se gjatë kësaj dite ndodhin më pak aksidente komunikacioni, zjarre dhe krime, sidomos për faktin se ata që kanë frikë nga kjo besëtytni bëjnë ç’është e mundur për t’i ikur ndonjë veprimi të keq në këtë ditë të shënuar.

Burimi:Telegraphi.co.uk

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 3 Empty Re: Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone

Mesazh nga Rifat Thu Apr 12, 2012 12:20 pm


Eshtë gjetur një statujë e cuditëshme egjiptiane


 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 3 Z

Një ekip arkeologësh kanadez ka zbuluar një statujë të rrallë prej druri,te faraonit Abidos,Egjipt.

Disa të dhëna sugjerojnë se ky mund të jetë një përfaqësim i Hatshepsut-it - monarku me i madh i cili mbretëroi në Egjipt rreth 3,500 vjet më parë, i cili me vone u fshi pothuajse nga historia,nga mashkulli pasardhës Thutmose III.

Studiuesit në Universitetin e Torontos, të udhëhequr nga Mary-Ann Wegner dhe arkeologu Pouls, kanë zbuluar edhe dy ndërtesa fetare, të panjohura më parë dhe me dhjetra mumie dhe fosile te kafshëve, duke përfshirë mace, dhen dhe qene.Nuk është e sigurt ne se statuja është e nje femre, thotë Pouls Wegner, por dallohet si e tille nga disa modelime delikate të mjekrës."

Këto modelime janë të rezervuara zakonisht për subjektet femra në artin egjiptian. Por Hatshepsut eshte përshkruar tradicionalisht si një faraon mashkull ne Egjipt, vazhdon Pouls Wegner, këto të dhëna janë përdorur shpesh nga ekspertë për të konfirmuar identitetin e tij në statuja.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 3 Empty Re: Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone

Mesazh nga Rifat Sat Apr 14, 2012 8:08 am



Teknologjia detare ne avanguard...

 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 3 F1_13jaht1334315364


Kina ka prodhuar një prej jahteve më të çuditshëm në botë. Super jahti tërheq vëmendjen me pajisjet e teknologjisë së lartë që ka dhe me pamjen e tij si anije kozmike.

Ky jaht i jashtëzakonshëm, transmeton njoftimin Starti, është 42 metra i gjatë dhe 16 metra i gjerë, peshon 52 tonë dhe është fryt i një pune të pandërprerë pesëvjeçare.

Raportohet se jahti i quajtur “Adastra” ka një vlerë prej 15 milionë dollarësh.

Jahti i dizajnuar nga firma “John Shuttleworth” dhe i prodhuar në zonën Zhu Ha të Kinës mund të lëvizë deri me 26 milje në orë.

Çuditërisht jahti mund të përshkojë 4 000 milje me një të furnizuar me karburant. Thënë ndryshe, mund të furnizohet në Britaninë e Madhe me karburat dhe me të mund të arrijë deri në Nju Jork të SHBA-ve.

Në jaht mund të qëndrojnë 6 pjesëtarë të ekuipazhit dhe 9 mysafirë. Jahti ka motor C18 me 1150 kuaj fuqi.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 3 Empty Re: Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone

Mesazh nga Rifat Sun Apr 15, 2012 7:20 am


Vajza qe i bashkohet rrjetit te inteligjenteve ''Mensa'' para se ajo te filloj shkollën



 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 3 Heidi-Hankins_2191350b

Një vajzë katër vjeçare me IQ(shkalle inteligjence) "gjeniu" është pranuar në Mensa - para se ajo te filloi shkollen.Heidi Hankins pranoi një test IQ pasi stafi në çerdhen e saj tha se ajo ishte aq inteligjent se ata ishin duke luftuar për ti gjetur aktivitete, për ta sfiduar atë.

Rezultati mesatar i IQ për një të rritur është 100 dhe per një individ te "talentuar" 130,por per nje fëmijë 4 vjecare me IQ 159,shifrat jane tronditëse.

Heidi - i cili tashmë 4 vjecare mund të kryej veprime matematikore me shume shifra dhe te shkruaj fjali te gjata me te gjithe terminiologjine -ka filluar te lexoi libra,vetem kur ajo ishte dy vjec.

Ajo perdor numrat e kampionit Carol Vorderman (me IQ 154) dhe është vetëm pak më pas shkencëtarit te teorise se Big Bangut, Stephen Hawking (me IQ 160), të cilët janë të dy anëtarë të Mensa.

Baba Heidi-t, Matthew, nga Winchester, Hants i Anglise, shpreson ajo tani mund të kaloi një vit shkollor për të siguruar se ajo është sfidante e denje.

Universiteti i leksioneve publike shëndetësor te Southamptonit,ne kapitullin 46, shkruan: "Ne gjithmonë kemi menduar se Heidi do te shkelqente, sepse ajo kishte filluar te lexonte herët.

"Kemi qenë kurioz për IQ e saj dhe rezultatet e saj ishin jashtë cdo shkalle klasifikimi te bashkmoshatareve.

"I kemi dhene asaj nje seri të plotë të librave ''Tree'' te Oksfordit kur ajo ishte dy vjecare dhe ajo e ka lexuar serine e tyre prej 30 librash,ku nje liber e lexonte në rreth një orë.

John Stevenage, shefi ekzekutiv i British Mensa, ka thënë: "Prindërit e Heidit e identifikuan saktë IQ-n e saj,kur pane se ajo tregonte potencial të madh.

"Ne dëshirojmë per te me te mirën dhe jemi të kënaqur që ata kanë zgjedhur te bashkohen me rrjetin Mensa për mbështetje.

"Ne kemi për qëllim që t'i sigurojmë asaj një mjedis pozitiv e te shendetshem intelektual,dhe me anëtarë te rinj të zhvilluar".

Kjo eshe vajza gjeni e diteve te sotme,me nje IQ 159,pra nje shkalle me pak se Stephen Hawking me IQ te shkalles 160.

Per me shume lexoni ketu....

http://www.telegraph.co.uk/education/educationnews/9199474/Girl-joins-Mensa-before-she-starts-school.html
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 3 Empty Re: Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone

Mesazh nga Rifat Sun Apr 15, 2012 9:13 am


Vend pa monedha e kartmonedha?

 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 3 Credit-cards-300x225
Kart krediti

Suedia ishte vendi i parë në Evropë, që në vitin 1661 futi paratë letër. Sipas trendeve aktuale skandinavët mund të jenë të parët, që do t’i heqin ato përsëri. “Unë nuk e kuptoj, se pse duhet të vazhdojmë të shtypim kartmonedha”, thotë ish-stari i ABBA-ve Bjërn Ulvaeus, i cili si shumë suedezë të tjerë është i angazhuar për një shoqëri pa para. Kartat e kreditit në këtë vend të teknologjisë së lartë, janë prej kohësh në përdorim edhe për blerjet më të vogla. Kohët e fundit paguhet gjithnjë e më shumë me smartphone. Shumica mendon se ky është thjeshtim i jetës së përditshme. Sidomos te suedezët e moshuar kjo ngjall rezistencë.

Në autobusë dhe tramvaje në shumicën e qyteteve nuk pranohen para. Biletat mund të blihen ose paraprakisht, ose me SMS. Në shumë dyqane nuk është e mundur më të blesh pa kartë krediti. Madje edhe disa filiale të bankave e kanë kthyer çdo gjë në pagesa dixhitale. Në një kishë në qytetin jugor Karlshamn madje edhe mbledhja e ndihmave për kishën bëhet me kartë krediti. Aparati është instaluar me kërkesë të bashkësisë, thotë pastori Johan Tyrberg: “Disa herë njerëzit më kanë thënë se do të donin të jepnin diçka, por nuk kishin të holla me vete.”

Paratë kesh edhe tani përdoren rrallë

Kartëmonedhat dhe monedhat janë në dispozicion në Suedi vetëm për tre për qind të ekonomisë. Sipas të dhënave të Bankës për rregullimin e pagesave Ndërkombëtare (BIS) në Basel, mesatarja në zonën e euros është në nëntë përqind. Në SHBA sipas saj janë shtatë për qind.

Sipas mendimit të Ulvaeus, tre për qind në Suedi janë megjithatë akoma shumë. Si argument muzikanti, i cili në vitet 70-të ka fituar miliona me hite të tilla si “Money, Money, Money”, sjell sigurinë. Djali i tij është grabitur tri herë. Nëpërmjet angazhimit të tij për kalimin e shpejtë në ekonominë dixhitale, ai jo vetëm që dëshiron t’u lehtësojë jetën njerëzve të zakonshëm, por edhe t’u pengojë punën hajdutëve. “Nëse nuk ka para, çfarë do bëjnë ata atëherë?” pyet 66-vjeçari.


 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 3 Krona-suedeze-300x168
Krona suedeze

Më pak grabitje të bankave dhe furgonave që transportojnë paratë

Statistikat e shoqatës së bankierëve të Suedisë duket se e konfirmojnë këtë tezë. Numri i vjedhjeve të bankave në vend ka rënë nga 110 në vitin 2008 në 16 në vitin 2011. Edhe numri i sulmeve ndaj furgonave që transportojnë paratë ka rënë. “Nëse ka më pak para kesh në qarkullim, rritet siguria për punonjësit e këtij sektori, por edhe e komunitetit”, thotë Pär Karlsson, një ekspert i sigurisë i shoqatës. Fakti që tregtia elektronike pothuajse gjithmonë lë gjurmë, nga shumë konsiderohet si mjet efektiv kundër korrupsionit. Në këtë mënyrë edhe shpjegohet, se përse Suedia ka më pak probleme me korrupsionin se vendet si Italia, apo Greqia, ku kultura e parasë kesh është shumë më e përhapur, thotë ekonomisti Friedrich Schneider në Universitetin e Linzit.

Ana tjetër e medaljes është rreziku i krimit kibernetik. Sipas autoriteteve suedeze të sigurisë numri i mashtrimeve me bazë kompjuteri është rritur nga rreth 3.300 në vitin 2000 në pothuajse 20.000 në 2011. Edhe mbrojtësit e të dhënave japin alarmin: “Duhet të bëhet e mundur, që të transferosh të holla, apo të dhurosh për organizatat e ndryshme, pa u ndjekur veprimi çdo herë”, thotë Oskar Schwartz, themelues i ofruesit të parë suedez të internetit.

Smartphone zëvendëson portofolin

Ka sipërmarrje pararojë, që po e çojnë më tej këtë zhvillim në këtë vend skandinav. Sipërmarrja Start-up iZettle ofron përdorime, që i kthejnë smartphone në terminalë mobilë të kartave të kreditit. Bankat e mëdha suedeze duan që të prezantojnë këtë vit së bashku një teknikë, përmes së cilës klientët me celularë të transferojnë para nga xhirollogaritë. Jo të gjithë janë të kënaqur me këtë zhvillim. “Ka qytete, ku nuk është më e mundur të shkosh në një bankë dhe të përdorësh të hollat e saj”, thotë Curt Persson i Organizatës Kombëtare të pensionistëve. Për shumë njerëz të moshuar ky është një problem i madh. Veçanërisht në zonat rurale jo të gjithë e njohin përdorimin e kartave të kreditit.

Të mbijetosh në një “hapësirë të kufizuar jetese”

Ekspertët llogarisin, që monedhat dhe kartmonedhat të zhduken shumë plotësisht. Të hollat kesh do të mbijetojnë, tha vitin e kaluar Lars Nyberg i Bankës Qendrore Suedeze. Do të mbijetojë “si krokodili, edhe pse është i detyruar ta kufizojë gradualisht hapësirën e tij të jetesës gjithnjë e më shumë”.

Shumë shitës janë skeptikë në lidhje me dixhitalizimin e pagesave. Hanna Çelik, që ka një kiosk në Stokholm, thotë se për çdo transaksion ajo duhet të japë rreth 60 euro-cent në bankën e saj dhe ka një ligj e ndalon atë t’i kalojë shpenzimet në kosto e klientëve të saj, thotë . Zhvillimi nuk ka të bëjë vetëm me thjeshtimin e jetës së përditshme, por edhe me synimin e institucioneve financiare për të fituar. Radio D.Wele
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 3 Empty Re: Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone

Mesazh nga Rifat Tue Apr 17, 2012 1:08 pm


Fukang, meteoriti gjigant i rrëzuar në Gobi është i perbere nga kristale te arte


 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 3 Fukang%20152-anteprima-600x450-632176

Meteorit Fukang u zbulua në vitin 2000 në shkretëtirën Gobi,nga koleksionistet e botës,qe ishte i rënde sa një makinë e vogël,i prerë në feta të lemuara,eshte duke ju zbuluar një strukturë e brendshme e habitshme

Tek meteorit Fukang i cili "konsiderohet si një nga më te madhenjt,analizuesit zbulojnë një strukturë të habitshme të brendshëm me kristale te artë.Perpunuesit dhe pastruesit e laboratoreve te ketyre meteoreve,te cilat i kane mbledhur keto copa,per qellime fitimi,thone se kristalet e meteoritit Fukang,jane shume çmuar për t'u shitur në rreth 50 euro për gram).

Tani, hulumtuesit e meteoriteve në Laboratorin e Arizones, Shtetet e Bashkuara, thone se ata kishin pastruar një nga copezat e meteoritit në zotërim të tyre, duke zbuluar një numër kristalesh të një minerali të quajtur Olivine,zhytur në një strukturë ferro- nikel.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 3 Empty Re: Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone

Mesazh nga Rifat Wed Apr 18, 2012 2:36 pm


Ne antikitet Shqiperia nje vend bujqesore


 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 3 Germimi

Vërtet tani nuk është se kemi shumë ferma, por mesa duket para mijëra vitesh kemi pasur fermat e para në Europë. Është një lajm që po qarkullon gjerësisht në faqet e shkencës në SHBA. Studiuesit e Universitetit Cincinnati në SHBA thonë se kanë zbuluar në Shqipëri një nga fermat më të vjetra në Europë.

Një profesoreshë e këtij universiteti, Susan Allen, thotë se ka pasur vërtet një hendek të madh në dokumentimin e periudhës së hershme neolitike jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë rajonin.

Zbulimi tregon se në Vashtëmi, në juglindje të Shqipërisë, ishte një nga fermat e para, rreth 6500 vjet përpara Krishtit.

Ngujime të tilla bëheshin në zona të pasura. Kërkuesit kanë zbuluar se aty zhvillohej bujqësi me bazë drithërat, ata kanë gjetur po ashtu se aty kishte kafshë të tilla si derra, dhi e dhen, por edhe kaproll, derr të egër, lepur, disa lloje peshku, etj.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 3 Empty Re: Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone

Mesazh nga Rifat Wed Apr 18, 2012 2:51 pm


Kanibalizmi nje fenomen ne shtim


 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 3 Canibais

Aarrestohen 3 persona në Brazil pasi kanë pranuar se kanë vrarë e më pas kanë ngrënë 3 gra që nga viti 2008.51-vjeçarin Jorge da Silveira,me Isabel Cristina da Silva bashkëshortja e tij dhe vajza, Bruna Cristina da Silva, të tre në bashkëpunim, në momente skizofrenie kanë pikasur viktimat, të treja sipas tyre ishin femra të këqija të cilat mëkatonin.

Të cilësuar si kanibalët, ata ishin pjesë e një sekti kanibal ndërsa urdhrat i merrnin nga udhëheqësi i grupit. Të tre personat ishin vënë nën vëzhgim që nga viti 2009.

Në vitin 2008 ata kanë vrarë e më pas kanë ngrënë një vajzë 5 vjeç, për të cilën policia dyshon se është bija e 17-vjeçares Xhesika e vrarë në 2008 në qytetin Pernambuko.

Ndërkaq në oborrin e shtëpisë së tyre janë gjendur edhe disa mbetje të trupit të dy femrave të tjera. Policia i ka akuzuar tre pjesëtarët e familjes kanibale për vrasje, rrëmbim, ngrënie të trupit e mashtrim.

http://www.rondoniaovivo.com/noticias/canibalismo-mulher-confessa-que-fazia-salgadinhos-de-carne-humana-video/86808

Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 3 Empty Re: Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone

Mesazh nga Rifat Fri Apr 20, 2012 6:44 am


Krijesë dy këmbëshe është zbuluar në Azerbajxhan prill 2012


 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 3 9k=

Skeleti i freskët i një krijese të panjohur ndoshta i një ''Dinosaur'' ose i nje mutacioni Chupacabre, u gjet nga banorët lokal të Tartarit, një distrikt i Azerbajxhanit,kete të premte. Zyrtarët lokalë dhe banorët pohojnë se ata kurrë nuk kanë parë asnjëher si ky skelet, më parë.

Një përfaqësues i Departamentit të Veterinarisë ne Tartar thote se kjo është hera e parë që ne kemi hasur diçka si kjo, mbetjet e bishës janë shumë të freskëta, afërsisht nje javë vjetër, dhe krijesa, duke gjykuar nga struktura e saj përbërëse, me siguri është një krijes bi -pedale,ose dy këmbëshe, në gjendje për të eur me këmbët e saj të prapme,shumë e frikshme dhe mendojmë gjithashtu, që kjo mund të ketë qenë shumë shumë e madhe.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 3 Empty Re: Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi