Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2

3 posters

Faqja 1 e 4 1, 2, 3, 4  Next

Shko poshtë

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 Empty Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2

Mesazh nga Rifat Mon Apr 23, 2012 2:21 pm



Ngjarje,risi,histori,arkelologji e zbulime nga bota dhe universi





Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 Archeologie-on-a-retrouve-la-tombe-du-roi-herode


Gjinden fragmente të një dorëshkrim të rrallë egjiptian te mbledhur ne nje mumje


Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 Egypt_729-420x0
Në Muzeun Queensland jane gjetur fragmente pergamenesh me një dorëshkrim të rrallë egjiptian.
Arkeologët ishin në kërkim për më shumë se 100 vjet te ketyre fragmenteve legjendare egjiptiane të zhdukura, të doreshkrimit me titull "Libri i te vdekurve".

Gjatë punes per rinovimin e Muzeut të Brisbanes, një egjiptolog gjate levizjes se një mumje vuri re ajo ishte e mbështjellë në letrat e papirusit(pergamene)qe përmbanin pikërisht librin e famshëm ''Librin i të vdekurve''.

Shumë prej fragmenteve te ketij libri janë gjetur në Muzeun Britanik në Londër, dhe të tjerët në Muzeun Metropolitan në Nju Jork.

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 Images?q=tbn:ANd9GcQSSF40781MSpMz3G9g3QezCogBGTXZdvN_K_bsq10YrNgR25guTg

Mendohet se ky libër kishte mbështjellë trupin e një ''ish zyrtari'' të lartë egjiptian të cilët jetonin në vitet 1420 para Krishtit,i cili ishte mumifikuar duke u mbledhur me pergamenet me mbishkrimet e librit ne fjale

Tani me këto pjesë të reja të ''librit të vdekurve'', ndoshta egyptologet me në fund mund ta rindërtojnë atë në tërësinë e saj,nepermjet softwerve te fuqishem kompjuterik.


Edituar për herë të fundit nga Estilen në Wed May 23, 2012 7:33 am, edituar 2 herë gjithsej
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 Empty Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2

Mesazh nga Rifat Wed Apr 25, 2012 10:03 am


Tempulli Kailasa,Ajanta-s dhe Ellora-s




Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 Kailash-temple-cc-dan-lundberg

Kailasa ose Kailasanatha, është epiqendra e pakrahasueshme i Ellora-s. Ky tempull është projektuar për të kujtuar malin Kailash, vendi i Zotit Shiva.


Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 Mpl_11elf

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 Mpl_11mtk

Duket si një statuje e lire shume-komplekse e meshiruar ne tempull,mbasi ai eshte gdhendur ne një shkëmb te vetëm, dhe mbulon një sipërfaqe sa dyfishi i madhësinë se Partenonit në Athinë. Fillimisht tempulli u mbulue me gëlqere të bardhë duke i dhene ngjashmëri me malin Kailash te mbuluar me dëborë.

Ellora (Marathi:) është një vend arkeologjik, 30 km (19 milje) larg nga qyteti i Aurangabad në shtetin indian të Maharashtras,e ndërtuar nga sunduesi Rashtrakuta,simboli Kannada:. Kjo eshte e njohur për shpellat saj monumentale, Ellora është një objekt i Trashëgimisë Botërore.

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 630-01708958w

Ellora përfaqëson mishërimin e arkitekturës indiane ne shkemb te gdhendur. Të 34 "Shpellat" - në të vërtetë jane struktura të gërmuar ne faqet vertikale të kodrave Charanandri -shkemb i gdhendur nga budistet, hindute dhe Jain,per tempuj dhe manastire, dhe jane ndërtuar midis shekullit të V dhe shekullit të X-te. 12 shpella jane Budiste (shpella 1-12), 17 jane Hindu (shpella 13-29) dhe 5 shpella Jain (shpella 30-34) , te ndërtuar në afërsi,ne harmoni fetare,nje demonstrim mbizotërues gjatë kësaj periudhe të historisë indiane.

Tregime të tjera interesante

Shpellat Ajanta te simbolit Ajihā; Devanagari: në shtetin Maharashtra te Indise, janë nga 28 deri në 30 shkembinj te gdhendur-në ''monumente shpella''te krijuara gjatë shekullit të parë dhe peste para krishtit,me piktura dhe skulptura që konsiderohen të jenë kryeveprat e artit budist fetare dhe piktura te artit universal.

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 Mpl_11l
Shpellat janë të vendosura jashtë zones se fshatit të Aurangabad në Ajinṭhā të shtetit indian të Maharashtra ( lartesiat 20 m. gjersia 30 m dhe gjatesia 75 m). Që nga viti 1983, shpellat Ajanta janë objekti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 Mpl_11k

Ajanta dhe Ellora janë dy nga vendet më të mahnitshme arkeologjike në Indi. Edhe pse shpellat janë të shpërndara në të gjithë shtetin perëndimor Maharashtra të Indisë, komplekset Ajanta dhe Ellora - gjenden afërsisht 300 kilometra në verilindje te Mumbait (Bombay) -dhe janë shembujt e perpunimit më të vecante të njohura.

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 Shareiq_1316601354.176654

Shpellat nuk janë shpella natyrore, por jane vepra njerzore të transformuara ne tempuj të gdhendura në një shkemb masiv graniti. Ato ishin ndërtuar nga brezat e budisteve, Hinduve, Jainve dhe murgjit, të cilët jetuan, punuan, dhe adhuruan në shpella,dhe ngadalë gdhenden dhe perpunuan statujat, shtyllat, dhe dhomat e meditimit.

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 Mpl_Ajanta_115

Edhe pse të gjitha shpellat në Ellora janë bëma mahnitëse arkitektonike,tempulli Hindu Kailasa është si nje xhevahir mbi kurorë.

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 Mpl_11es

Gdhendjet përfaqësojnë Malin Kailasa,si shtëpia e perëndisë Shiva në Himalaje,dhe është struktura më e madhe monolite në botë,i gdhendur nga lart-poshtë ne një shkëmb te vetëm.Ai përmban tavanin me te madh shkëmbor në botë
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 Empty Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2

Mesazh nga Rifat Wed Apr 25, 2012 1:54 pm


Materia e zeze misterioze në Tokë,jo nga hapësira kozmike.


Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 Images?q=tbn:ANd9GcTM-Z8jRRYLdYbtKefW7Bc9965Bn9k3_zJnjM5_DR0nqJ5C_t_U-g

A mund te indentifikohet si dëshmi e ndikimive kozmike parahistorike masa e materies se zeze e gjendur ne disa formacone tokesore..? Mund të jetë vetëm nje mase pluhuri tokësor.Studiuesit thone se gjetjet jane shtresezime masash pluhuri që hedhin dritë mbi debatin e nxehtë,nëse këto ndikime kane shkaktuar shkaterrimet e fundit masive

Një përplasje gjigande kozmike me Tokën,ndoshta një asteroid apo kometë thuhet se është fajtori kryesor per zhdukjen në masë të Dinosaurve rreth 65 milionë vjet më parë. Megjithatë, ka shumë polemika në lidhje me,nëse një shpërthim kozmik, apo diçka tjetër, shkaktoi një zhdukje masive epokat e fundit -zhdukje që perfshiu pjesen më te madhe te gjitarëve të mëdhenj në Amerikën e Veriut, si dhe të ashtuquajturit popujt Clovis rreth 12.900 vjet më parë.

Dëshmitë që hulumtuesit kanë paraqitur për të mbështetur hipotezën "Younger Dryas impact" përfshin pranine e niveleve të larta të iridiumit metalik, i cila është i zakonshem në asteroidet, por normalisht i pazakontë në sipërfaqe të Tokës.Ky fakt le të kuptohet midis të tjerave se një asteroid ishte fajtori i përplasjes se sferuleve magnetike me grimcat titanomagnetite.

Për të ndihmuar zgjidhjen e kësaj polemike, shkencëtarët kane studiuar në shtresat e zeza të tokës, përbersin e ashtu-quajtur "shënueset ndikues" -qe jane shenjat e perplasjeve kozmike,te depozituara në shtresat e sedimenteve 6,000 deri 40,000 vjet më parë. Këto janë depozituar brenda kenetave në pranverat e lageta,kryesisht në Amerikën jugperëndimore dhe në shkretëtirën Atacama në veri të Kilit.

http://www.livescience.com/19844-cosmic-collision-black-mats-earth.html
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 Empty Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2

Mesazh nga Rifat Fri Apr 27, 2012 1:52 pm


Edhe në kohët e Romakëve ka lulezuar kontrabanda

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 11588-2

Jane gjetur në brigjet e Trapanit, në Itali,mbetjet e një anijeje romake të shek te III-te,ne 7 metra thellësi.

Ngarkesa e saj (eksploruar 6 muaj më parë) ishte e përbërë nga "kavanoza të ndryshem" që ishin të mbushura me arra, fiq, ullinj, verë, vaj ulliri dhe salca te ndryshme, por edhe me qeramika në formë tubash

Ato tuba të vegjel balte me një fund të sajuar, në mënyrë që ato të mund të bashkoheshin në mënyrën te puthitur me njera tjetren, duke formuar me to lloje të ndryshme linjash uji apo banjoje.


Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 LeeofaRock_Hook

Anija,sipas studimit rezulton te kish ardhur nga brigjet afrikane dhe ndoshta ishte duke u përpjekur për të marrë lumin aktual Birgi,lum qe në atë kohë ishte i lundrueshëm .

Këta tuba të veçanta në vendet afrikane,sipas dokumentacionit te kohes,kushtonin një të katërtën e asaj që shiteteshin në Romë, ... kështu që anija ka transportuar materialin e "kontrabandës", por në ate shkallë qe ishte toleruar nga autoritetet perandorake.

Këto tuba qeramike ishin shumë të njohura në banjot romake, mbasi ato janë gjetur në banjot e disa vilave romake në Sicili si ne: Piazza-Armerina, Siracusa, Catania, Marsala, Mozia, etj.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 Empty Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2

Mesazh nga Rifat Fri Apr 27, 2012 6:17 pm


Gjyshja "ringjallet" pas 12 ditësh



Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 Victoria-akure

Një 67-vjeçare që u vërtetua nga ekipi mjeksor e vdekur,ka habitur antaret e familjes,kur ajo u zgjua disa ditë më vonë.

Gjyshja Victoria Gbemisola Babatunde, nga Nigeria, ishte planifikuar te varrosoj shumë ditë me vone nga dita e vdekjes,mbasi disa greva mbarëkombëtare kundër heqjes se subvencioneve te karburantit,kishin penguar anëtarët e familjes në organizimin cermonise se varrimit te saj. "Në kundërshtim me shqetesimin tonë, greva mbarëkombëtare zgjati për më shumë se një javë dhe per këtë arsye e spotuam më tej organizimin tonë për të bërë rregullimet e varrimit," thote djali ligjor i saj, Pastor Andrew Ozoemena.

"Ne nuk mund ta kuptonim se Zoti tashmë kishte bërë një mrekulli, mbasi në ditën e pestë pas vdekjes së saj, vëllai im i gjakut na informoni se trupi i saj kishte filluar të ngrohej. Në një kthesë dramatike të ngjarjeve, Victoria Gbemisola Babatunde teshtiu dhe hapi sytë në ditën e nëntë të vdekjes së saj, ne nje kohe qe mjeku i morgut ishte i zënë duke u kujdesur për trupin e saj. Tre ditë pas këtij incidenti, që ka ndodhur më 20 janar 2012, ajo foli me vëllain (Pastor Amos) madje piu ujë dhe ka ngrënë pak ushqim. "

Per me shume...
http://www.vanguardngr.com/2012/04/the-lazarus-miracle-in-akure-1-how-67-year-old-grandma-resurrected-after-12-days/
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 Empty Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2

Mesazh nga Rifat Mon Apr 30, 2012 6:47 pm


Bota spektakolare fshehur nën sipërfaqen e akullt të lumit Tianuksa


Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 Images?q=tbn:ANd9GcRNbNsFpZJjcBknG4PV95RJpB9mnJAbDuynJZjZc8kFQYyqj9C-

Kolona delikate kristali transparent te papara ndonjehere,forma qe duken si imazhe të marra nga një anije në një planet tjetër,apo nga një nëndetëse nën akullin Arktik. Në fakt ato janë fotografitë e marra nga një fotograf amator rus Ovchinnikov Yuri, 55 vjecar,qe ka zbuluar këtë botë spektakolare te fshehur nën sipërfaqen e akullt të lumit Tianuksa në pjesën lindore të Oblast Leningradskaya.

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 Fiume-ghiacciato4
Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 Fiume-ghiacciato4

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 Fiume-ghiacciato5

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 Fiume-ghiacciato-6-640x579

Xhepat e ajrit te formuar deri në dy metra thellë,kanë bërë të mundur rritjen e kollonave ne forma transparente dhe të kristalta, të cilat marrin ngjyra të ndryshme në dritën natyrore. Të themi të vërtetën në lidhje me zbulimin,është i biri i fotografit që ka ndodhur të ecte mbi lumë,dhe me thyerjen e akullit ka zbuluar botën nënujore.

Që nga ajo ditë Ovchinnikov krijon disa vrima në lumin e ngrirë dhe me shkrepjet e tij të pabesueshme na sjell emocione. Këtu janë disa të foto të bera nga Yuri Ovchinnikov.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 Empty Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2

Mesazh nga Rifat Tue May 01, 2012 8:03 pm


Per njeriun....Shifra dhe fakte

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 Njeriu-dhe-antipodi


Numri më i madh i të vdekurve nga uria është shënuar në periudhën 1918-1943 në të cilën vdiqën gjithsejt 28 104 000 njerëz.
Mendohet se qe nga krijimi i shoqerise njerezore ne bote kane jetuar mbi 80 miliard njerez.
Lindjet vjetore ne Indi, e kalojne popullsine e Australise.

Nëse do të mund të përdornim 13% të trurit, do të mund të shfaqeshim nga një vend në një tjetër.
Mesatarisht në botë shkohet në shkollë 200 ditë, në SHBA 180 ditë, në Suedi 170 ditë, në Japoni 243 ditë.

Femrat i perpelisin syte 2 here me shume se meshkujt.
Nëse damarët e njeriut do të vendoseshin njeri pas tjetrit do të mund të përshkronin Ekuatorin 2 herë.
Mbiemri me i shpeshte ne bote ne rangun internacional..eshte mbiemri Chang.Rreth 75 milione njerez ne Kine,kane kete mbiemer. Vendin e dyte,për mbiemrin me te perdorshem e ka,mbiemri Smith,ne Angli.Rreth 800 000 veta e kane kete mbiemer. Vendin e trete e ze mbiemri Müller,ku 10 % e popullsise quhet me kete mbiemer.

RACA - Në botë raca e bardhë përfshin 46% të popullsisë së përgjithshme botërore, raca e verdhë 36%, raca e zezë 6% dhe racat e përziera 12%.
Nëse do të mblidhej gjatësia e hapave që bëhen nga njerëzit në 24 orë, kjo largësi do të ishte e barabartë me 88 vajtje ardhje tokë-diell.
Ne trupin e nejriut muskuli me i forte është gjuha.
Nuk mund te teshtish pa i mbyllur syte.

Njeriu me shtatin me te larte ka qene austriaku Frederik Vinkelmeir, qe ka jetuar ne shek.VII. Ai ishte 2.78 m i gjate. Gruaja me e gjate e te gjitha kohrave ka qene gjermania Mariane Wehler me gjatesi 2.55 m. Njeriu me i shkurter ka qene Xhin Vorenburgu me gjatesi 45 cm dhe konkurrentja e tij Halami Aqube Ton Sinai me gjatesi vetem 38 cm.

Zakonisht nje njeri ka ne koke rreth 100.000 qime floku.Tek flokekuqte kjo shifer arrin ne 90.000,te bjondet ne 140.000 dhe tek brunet dicka ne mes te ketyre dy shifrave. Mesatarisht,çdo dite bien nga 50 deri ne 100 fije floku.
Eskimezët kur e lëshojnë shtëpinë patjetër e rrëzojnë së paku një pjesë të shtëpive të tyre të ndërtuar prej akulli në mënyrë që ajo të mos bëhet strehim i shpirtrave të këqinj.

Me gjatësinë e vertetuar zyrtarisht prej 8,8 cm turku Mehmet Ozjurek është shpallur para pak kohe fitues në garat e dyta ndërkombëtare të hundëmëdhenjve të nbajtur në Stamboll.
Një njeri i rritur merr frymë afërsisht 25 000 herë në ditë
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 Empty Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2

Mesazh nga Rifat Tue May 01, 2012 8:39 pm


Dhjetë pasionet e Romës së lashtë



Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 Roman_Empire_Map
Territoret nën Trajanin

Roma e lashtë sundonte një perandori që shtrihej nga Maroku në perëndim e Iraku në lindje, Britania në veri e Egjipti në jug. Në qendër ndodhej Mesdheu, “një kontinent likuid” që lehtësonte tregtinë dhe nga ku kalonin mallrat, skllevërit, gurët e çmuar për të mos përmendur ushqimet dhe verërat. Nga kjo bujari romakët krijuan një kulturë kënaqësie dhe pasion për ndjesitë që stimulonin gjithë shqisat njerëzore: Shikimin, vështrimin, nuhatjen, prekjen e me radhë.

Një botë globale kënaqësish kishte mbërritur. Nën sundimin e perandor Tiberiusit romakët zhvilluan shijen për të pirë me stomak bosh. Vera ishte e disponueshme si në sasi dhe në cilësi, e para ishte e lirë dhe prodhohej në masë e ndonjëherë duhet të ëmbëlsohej me mjaltë. Gjatë festivalit të Dhjetorit pija ishte ajo që mbizotëronte në radhët e romakëve dhe skllevërve të tyre.

Në gjithë Pompein ekzistonin bare. Skenat e festave në afresket e Pompeit shpesh shfaqin meshkuj gjysmë të zhveshur dhe të veshur si femra, ku njëri prej tyre zakonisht po vjell. Romakëve u pëlqente që të bënin banjo më shoqëri dhe banjoja bëhej zhveshur. Krijimi i dritares së xhamit e transformoi eksperiencën e banjos nga një vend të errët e në formë bodrumi në një eksperiencë krejtësisht të re.

Banjot u bënë të ndriçuara dhe struktura të bukura me mozaikë, ujë të pastër e të populluara nga njerëz të zhveshur. Një ndër pasionet e romakëve të lashtë ishin pa dyshim banjot e tashmë dihet se këto ishin të shoqëruar me nuditetin. Romakët kishin një pasion të veçantë për ndërtimin.

Gjithë personazhet e famshme të historisë romake kanë të paktën nga një ndërtesë që shoqërohet me emrin e tyre: Teatri i Pompeit, Forumi i Augustusit, Shtëpia e Artë e Neronit, Forumi i Trajanit e kështu me radhë. Sofistikimi i arkitekturës nuk gjendej vetëm në pallatin e perandorit. Vilat në Romën e lashtë ishin të ndërtuara në një formë elegante dhe shumë të sofistikuar.

Historia e Romës është e mbushur me flirte, dashuri e seks. Vajza e Augustusit, Julia u dëbua nga vendi pikërisht për këto. Më pas është bashkëshortja e Klaudiusit, Mesalina e cila dhe Klodia, ajo qe joshte meshkujt e rinj. Gjithë këto femra ishin nëna në të 30-at e jo ato femrat e reja e të idealizuara që martoheshin që në adoleshencë.

Kleopatra nuk ishte shumë e re, kur ajo joshi Mark Antonin, por për romakët ajo ishte e bukur dhe joshëse pikërisht se ishte në moshë. Perandoria romake u themelua nga ekspansioni ushtarak që përfshinte dhe përftimin e thesareve nga armiku. Pushtimi i Maqedonisë rezultoi pre aq e mirë saqë taksimi u ndalua në Romën e vitit 167 para Krishtit.

Shumë prej gjërave të plaçkitura të florinjta u shkrinë, por statujat e bronzit u bënë pjesë e koleksioneve të vilave të të pasurve. Koleksionet e objekteve me vlerë ishin një fenomen i parapëlqyer nga të pasurit. Romakët nuk e kishin zakon t’i shijonin kënaqësitë e tyre në rehati. Ekzistonte një këndvështrim se kënaqësia i kishte bërë qytetarët dhe shtetin romak të butë.

Ky ishte një vizion që mund të përshkruhej si një rënie morale kolektive. Kënaqësia u importua në Britani pas pushtimit të saj dhe britanikët e pushtuar filluan të shijojnë pa masë banjot e ngrohta dhe festat me pije. Gjithsesi filozofia ishte që kënaqësia duhet të ishte disi e rrezikshme që të shijohej më shumë.

Pija

Nën sundimin e perandor Tiberiusit romakët zhvilluan shijen për të pirë me stomak bosh. Vera ishte e disponueshme si në sasi dhe në cilësi, e para ishte e lirë dhe prodhohej në masë e ndonjëherë duhet të ëmbëlsohej me mjaltë. Gjatë festivalit të Dhjetorit pija ishte ajo që mbizotëronte në radhët e romakëve dhe skllevërve të tyre. Në gjithë Pompein ekzistonin bare. Skenat e festave në afresket e Pompeit shpesh shfaqin meshkuj gjysmë të zhveshur dhe të veshur si femra, ku njëri prej tyre zakonisht

Zhveshja

Romakëve u pëlqente që të bënin banjo më shoqëri dhe banjoja bëhej zhveshur. Krijimi i dritares së xhamit e transformoi eksperiencën e banjos nga një vend të errët e në formë bodrumi në një eksperiencë krejtësisht të re. Banjot u bënë të ndriçuara dhe struktura të bukura me mozaikë, ujë të pastër e të populluara nga njerëz të zhveshur. Një ndër pasionet e romakëve të lashtë ishin pa dyshim banjot e tashmë dihet se këto ishin të shoqëruar me nuditetin.

Projektet madhështore

Romakët kishin një pasion të veçantë për ndërtimin. Gjithë personazhet e famshme të historisë romake kanë të paktën nga një ndërtesë që shoqërohet me emrin e tyre: Teatri i Pompeit, Forumi i Augustusit, Shtëpia e Artë e Neronit, Forumi i Trajanit e kështu me radhë. Sofistikimi i arkitekturës nuk gjendej vetëm në pallatin e perandorit. Vilat në Romën e lashtë ishin të ndërtuara në një formë elegante dhe shumë të sofistikuar.

Femrat më të mëdha në moshë

Historia e Romës është e mbushur me flirte, dashuri e seks. Vajza e Augustusit, Julia u dëbua nga vendi pikërisht për këto. Më pas është bashkëshortja e Klaudiusit, Mesalina e cila dhe Klodia, ajo qe joshte meshkujt e rinj. Gjithë këto femra ishin nëna në të 30-at e jo ato femrat e reja e të idealizuara që martoheshin që në adoleshencë. Kleopatra nuk ishte shumë e re, kur ajo joshi Mark Antonin, por për romakët ajo ishte e bukur dhe joshëse

Meshkujt më të rinj

Në Romën e lartë mendohet se meshkujt e rinj ishin të preferuarit e femrave dhe meshkujve në moshë. Adoptimi i Oktavianit nga Jul Cesari përshkruhet nga shumë historianë me faktin se Cesari kishte rënë në dashuri për të riun. Në shoqërinë tonë dhe kohën në të cilën ne jetojmë ky mund të duket një fenomen krejtësisht i papranueshëm, por në Romën e lashtë dëshira për meshkujt e rinj ishte thuajse normative.

Muzika dhe kërcimi

Shumë i njohin përpjekjet e Neronit për të kënduar dhe luajtur në lirë, por shumë prej senatorëve në atë kohë dinin të luanin në instrumente dhe festonin kështu fillimin e titullit të konsullit. Bashkë me muzikën ishte dhe kërcimi. Shkollat e kërcimit dhe mësimet e muzikës ishin pjesë e rritjes së fëmijëve romakë. Kërcimi ishte diçka që zgjaste përgjatë gjithë jetës, njerëzit nuk reshtnin kurrë së kërcyeri sapo mësonin.

Dhuna

Si qenie njerëzore ne nuk mund ta pranojmë se njerëzit kanë prirjen ta pëlqejnë dhunën. Romakët ishin shumë të qartë në këtë pikë. Atyre u shijonin ndeshjet e gladiatorëve apo ndeshjet e njerëzve me luanët dhe gjithë spektakorët në amfiteatër ulërinin si të çmendur në favor të më të dobëtit apo më të fortit në dyluftim. Një pjesë e madhe e lojërave që zhvilloheshin në amfiteatër kishin në qendër dhunën e gjakun dhe me sa dukej njerëzve u shijonte ajo gjë.

Koleksionimi

Perandoria romake u themelua nga ekspansioni ushtarak që përfshinte dhe përftimin e thesareve nga armiku. Pushtimi i Maqedonisë rezultoi pre aq e mirë saqë taksimi u ndalua në Romën e vitit 167 para Krishtit. Shumë prej gjërave të plaçkitura të florinjta u shkrinë, por statujat e bronzit u bënë pjesë e koleksioneve të vilave të të pasurve. Koleksionet e objekteve me vlerë ishin një fenomen i parapëlqyer nga të pasurit.

Ushqimi


Romakët kishin shije të mësuar me disa lloje ushqimesh të ëmbla, të hidhura e të kripura. Ata ishin të pasionuar pas gatimit e veçanërisht pas shijimit. Elementi kryesor në përgatitjen e ushqimeve ishte përdorimi i shumë përbërësve si erëzat e importuara nga India apo më gjerë. Recetat përfshinin gatimin e zogjve e deri tek supërat e thjeshta me barëra. Ushqimet ishin të aromatizuara në mënyrë të që ngjallnin dëshirën për të ngrënë.

Rreziku i kënaqësisë


Romakët nuk e kishin zakon t’i shijonin kënaqësitë e tyre në rehati. Ekzistonte një këndvështrim se kënaqësia i kishte bërë qytetarët dhe shtetin romak të butë. Ky ishte një vizion që mund të përshkruhej si një rënie morale kolektive. Kënaqësia u importua në Britani pas pushtimit të saj dhe britanikët e pushtuar filluan të shijojnë pa masë banjot e ngrohta dhe festat me pije. Gjithsesi filozofia ishte që kënaqësia duhet të ishte disi e rrezikshme që të shijohej më shumë
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 Empty Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2

Mesazh nga Rifat Wed May 02, 2012 2:04 pm


Lista e shkencëtarëve njëqindvjeçarë


Në këtë listë përfshihen shkencëtarët dhe matematikanët të cilët kanë jetuar ose ende jetojnë dhe kanë së paku 100 vjet dhe që shquhen edhe për kontributin e tyre në shkencë dhe jo vetëm për shkak të jetëgjatësisë. Shkencëtarët njëqindvjeçarë që ende jetojnë janë paraqitur në fontin italik.



Charles Greeley Abbot1872–1973101astronom amerikan dhe sekretar në Smithsonian Institution[1]
Horace Alexander1889–1989100biolog britanik[2]
Doris Allen1901–2002100psikolog amerikan themelues i Children's International Summer Villages[3]
Heinz Ansbacher1904–2006101psikolog Gjermano-Amerikan[4]
Rudolf Arnheim1904–2007102psikolog Gjerman[5]
Ira Baldwin1895–1999104bakteriolog Amerikan dhe edukator[6]
Preston Bassett1892–1993100zbulues Amerikan pionier i aeronautikës[7]
Henry Beachell1906–2006100krijuesi i "miracle rice"[8]
Julia Bell1879–1979100gjenetik anglez[9]
Harry Benjamin1885–1986101seksolog gjerman[10]
Sidney W. Bijou1908–2009100psikolog amerikan[11]
Boris Yakovych Bukreyev1859–1962103matematikan ukrainas[12]
Su Buqing1902–2003100matematikan kinez[13]
Henri Cartan1904–2008104matematikan francez[14]
Michel Eugène Chevreul1786–1889102kimist Francez[15]
Harriette Chick1875–1977102biolog britanik[16]
Sir Samuel Rickard Christophers1873–1978104protozoolog britanik[17]
Thomas H. Clark1893–1996102gjeolog kanadez[18]
Sir William D. Coolidge1873–1975101krijuesi i tubit të rrezeve X [19]
Morton W. Coutts1904–2004100zbulues i metodës së fermentimit të vazhdueshëm të ushqimmit nga Zelanda[20]
Ray Crist1900–2005105kimist amerikan[21]
Nikolay Dollezhal1899–2000101inxhenier rus[22]
William Gould Dow1895–1999104shkencëtar amerikan që kontribuoi për konstruktimin e radarit[23]
Frank Ellis1905–2006100radiolog britanik [24]
Rica Erickson1908–2009101naturalist Australian [25]
Henri Fabre1882–1984101aviatik francez[26]
Raymond Firth1901–2002100antropolog nga Zelanda e Re[27]
R. M. Foster1896–1998101inxhenier amerikan[28]
Henry Jacques Gaisman1869–1974104American inventor, first to develop the safety razor[29]
Salome Gluecksohn-Waelsch1907–2007100German-American geneticist[30]
Viktor Hamburger1900–2001100embriolog gjerman[31]
Michael Heidelberger1888–1991103immunolog amerikan[32]
Rudolf Hell1901–2002100inventor gjerman[33]
Joel Henry Hildebrand1881–1983101kimist amerikan[34]
Polly Hill1907–2007100hortikulturist amerikan[35]
Arthur R. von Hippel1898–2003105fizikan Gjerman-Amerikan[36]
Dorrit Hoffleit1907–2007100astronom amerikan[37]
Albert Hofmann1906–2008102zbuluesi i LSD zvicran[38]
Friedrich Hund1896–1997101fizikan gjerman[39]
Ancel Keys1904–2004100biolog amerikan[40]
Nathaniel Kleitman1895–1999104kërkues amerikan në fushën e gjumit bashkëzbulues i REM[41]
Paul E. Klopsteg1889–1991101fizikan amerikan physicist[42]
Jerome F. Lederer1902–2004101inxhenier Amerikan[43]
Inge Lehmann1888–1993104seizmolog danez[44]
Emma Lehmer1906–2007100matematikane ruso-amerikan[45]
Rita Levi-Montalcini1909 –103Italian neurolog (Fitues i çmimit Nobel) dhe senator[46]
August Luebs1889–1989100inxhenier Amerikan[47]
Ernst W. Mayr1904–2005100biolog Gjerman-Amerikan[48]
Rogers McVaugh1909–2009100botanist amerikan[49]
Wilhelm Meise1901–2002101ornitolog gjerman[50]
Russell L. Mixter1906–2007100biolog amerikan[51]
Ralph S. Moore1907–2009102hortikulturist Amerikan[52]
Margaret Murray1863–1963100antropolog britanik[53]
Sergey Nikolsky1905 –107Russian mathematician[54]
Georg Nöbeling1907–2008100matematikan gjerman[55]
Ruth Patrick1907 –104limnolog amerikan]][56]
Luigi Poletti1864–1967103Italian matematikan[57]
Pelageya Polubarinova-Kochina1899–1999100Rus mahematikan[58]
Robert Hallowell Richards1844–1945100American metallurgist[59]
Henry Nicholas Ridley1855–1956100British biologist[60]
Victor Blanchard Scheffer1906 –105American zoologist and author[61]
Waldo Semon1898–1999100American chemist[62]
Bei Shizhang1903–2009106Chinese biologist and educator[63]
Esther Somerfeld-Ziskind1901–2002101American psychiatry researcher[64]
Gerolf Steiner1908–2009101German professor of zoology[65]
Ralph Randles Stewart1890–1993103American botanist[66]
Dirk Jan Struik1894–2000106Dutch mathematician[67]
Ralph Tambs-Lyche1890–1991100Norwegian mathematician[68]
John Kenneth Terres1905–2006100American naturalist and author[69]
Dorothy Burr Thompson1900–2001100American classical archaeologist and art historian[70]
Germaine Tillion1907–2008100French anthropologist[71]
Constance Tipper1894–1995101British metallurgist and crystallographer[72]
László Tisza1907–2009101Hungarian-American physicist[73]
Victor Vacquier1907–2009101Russian-American geophysicist[74]
Leopold Vietoris1891–2002110Austrian mathematician[75]
Mokshagundam Visvesvarayya1860–1962101Indian engineer[76]
Marthe Vogt1903–2003100German-English neuroscientist[77]
Frederick Warner1910-2010100British chemical engineer[78]
Walter Francis Willcox1861–1964103American statistician[79]
Filippo Zappata1894–1994100Italian aircraft designer and pioneer[80]
Zheng Ji1900–2010110Chinese nutritionist and biochemist[81]
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 Empty Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2

Mesazh nga Rifat Thu May 03, 2012 9:20 am


Historiku i Patinazhit


Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 Ancient-skates
Nuk dihet koha e saktë si dhe vetë procesi se si njerëzit filluan të mësojnë të rrëshqasin mbi akull edhe pse arkeologët besojnë që ky aktivitet ka qenë gjithmonë mjaft i përhapur. Fakti që patinazhi në akull ka qenë i përshtatshëm dhe efikas për të kaluar hapësira të gjera dhe të akullta është dëshmuar edhe në bazë të gjurmëve arkeologjike, me ç’rast janë gjetur patina të mbaruara nga eshtrat e kafshëve primitive në vendet siç janë Rusia, Skandinavia, Britania e Madhe, Holanda, Gjermania si dhe Zvicra.

Patinat punoheshin nga eshtrat e kafshëve siç janë kali, gjedhet dhe dreri verior. Eshtrat shtypeshin gjersa të formohej një shtresë e rrafshët rrëshqitëse dhe lidheshin për këmbë përmes lidhëseve. Patinat e dikurshme nuk përdoreshin si patinat moderne. Në atë kohë, ato përdoreshin duke e shtyrë një shtizë e cila i ndihmonte personit të lëvizte mbi akull.

Me ndihmën e këtyre patinave, personi mund t’i kalonte përafërsisht katër kilometra në orë dhe të shpenzonte shumë më pak energji se sa të provonte të ecë këmbë përmes liqenit të mbuluar me akull. Sipas një studimi të bërë nga Federico Fermenti nga Universiteti i Oksfordit del se rrëshqitja më e hershme mbi akull ka filluar në Finlandën jugore para përafërsisht 4000 viteve.









Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 Bn-se-gilbergs-600Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 Ice-skating-holland-netherlands-canal-ancient-leather-strap-on-skates-molentocht1

Patinazhi në akull është përmendur për herë të parë në mënyrë konkrete në biografinë e martirit Thomas Becket të shkruar nga sekretari i tij i dikurshëm William Fitzstephen rreth vitit 1180. Në këtë libër është përfshirë edhe një përshkrim i Londrës si dhe është përmendur sporti i popullarizuar në Londër në atë kohë:

“...Kur moçali i madh i cili shtrihet në muret veriore të qytetit mbulohet nga akulli, një turmë e madhe e të rinjve mblidhet atje dhe të gjithë luajnë mbi akull... Ka ndër ta të tjerë, të cilët janë më të shkathtë dhe vallëzojnë mbi akull: ata lidhin eshtra të kafshëve nën këpucët e tyre; përdorin thupra të cilat i mbajnë me dorë dhe të forcuara me maje të metalta të cilat kohë pas kohe i fusin në akull dhe kështu e shtyjnë vetveten dhe lëvizin shpejt si një zog që fluturon ose edhe si një shigjetë që del nga harku...”

Thuprat të cilat i përmend Fizstephen përdoreshin për lëvizje sepse patinat primitive të mbaruara nga eshtrat e kafshëve nuk kishin tehe të mprehta për rrëshqitje sikurse që kanë patinat moderne. Në anën tjetër, përshkrimi i parë i rrëshqitjes mbi akull në një vepër të artit është bërë në shekullin e 15-të nga një artist holandez, i quajtur Johannes Brugman.

Piktura e Shën Lidwina-s, mbrojtëse e shenjtë e patinatorëve në akull, duke rënë mbi akull paraqet veprën e parë të artit të punuar nga një artist i madh i cili ka vendosur të marrë rrëshqitjen mbi akull si temë kryesore të pikturës. Një aspekt tjetër i pikturës është një njeri i cili paraqitet në sfond duke rrëshqitur mbi akull me një këmbë. Kjo do të thotë që patinat e këtij personi kishin tehe të mprehta, të ngjashme me patinat të cilat i mbathin artistët e patinazhit në ditët e sotme.

Zhvillimi i patinave

Tehet e mprehta për patina u shpikën nga holandezët në shekullin e 13-të ose në shekullin e 14-të. Këto patina mbaroheshin nga çeliku me tehe të mprehta në pjesën e poshtme për ta lehtësuar lëvizjen. Konstruksioni i patinave moderne ka mbetur kryesisht i ngjashëm me konstruksionin e këtyre patinave. Ndryshimi i vetëm madhor në dizajnin e patinave për akull pasoi shumë shpejt.








Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 873738

Përafërsisht po në atë kohë kur patinave iu shtuan tehet e mprehta, edhe një holandez, i cili punonte si shegert i një zdrukthëtari, bëri eksperiment me proporcionin e gjatësisë dhe gjerësisë së tehut të metaltë të patinave duke prodhuar kështu një dizajn i cili ka mbetur pothuajse i pandryshuar gjer në ditët e sotme. Personi i cili rrëshqet mbi akull nuk ishte më i detyruar të përdorë thupra për shtytje kurse lëvizja mbi patina fitoi tani shumë më tepër liri dhe stabilitet.

Statusi shoqëror i patinazhit në akull

Në Holandë, patinazhi në akull konsiderohej si sport i përshtatshëm për të gjitha shtresat e njerëzve. Megjithatë, në vende të tjera, pjesëmarrja në patinazh ishte e limituar vetëm për pjesëtarët e shtresave të larta. Perandori Rudolf-i II nga Perandoria e Shenjtë Romake kënaqej aq shumë duke rrëshqitur mbi akull sa që ai kishte konstruktuar një shesh të madh të patinazhit në pallatin e tij në vitin 1610 në mënyrë ta bënte këtë sport më të popullarizuar.

Mbreti i Anglisë, James-i II erdhi në Holandë si mbret i dëbuar dhe u dashurua në këtë sport. Kur u kthye në Angli, ai e përhapi këtë sport të “ri” tek aristokracia angleze. Mbreti i Francës, Louis XVI e përhapi rrëshqitjen mbi akull në Paris gjersa ishte në pushtet.

Madame de Pompadour, Napoleoni I, Napoleoni III si dhe Pallati i Stewart-ëve bënin pjesë në mesin e personave të cilët e adhuronin patinazhin në akull, dhe këta adhurues vinin nga shtresa e lartë dhe mbretërore e asaj kohe. Besohet që Mbretëresha Victoria u njoh më mirë me bashkëshortin e saj të ardhshëm, Princin Albert, përmes disa takimeve të cilat i realizuan duke bërë patinazh në akull së bashku.

Patinazhi artistik

Edhe pse njerëzit bëjnë patinazh në akull me shekuj të tërë, patinazhi artistik filloi të zhvillohet kah mesi i shekullit të18-të. Anglezi Robert Jones ishte njeriu i parë i cili shkroi për patinazhin artistik në punimin e tij: “A Treatise on Skating” (Një libër mbi patinazhin) në vitin 1772. Stili i Jones-it ishte i njohur si “stili anglez” i patinazhit artistik; ky ishte një stil i ngurtë dhe formal dhe kishte shumë pak ngjashmëri me patinazhin artistik të ditëve të sotme.


Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 Skaters_clip_image001

Ishte artisti amerikan i patinazhit Jackson Haines, i cili konsiderohet edhe si “baba i patinazhit artistik bashkëkohor”, ai i cili përhapi një stil të ri të patinazhit artistik në mes të viteve 1860. Ky stil i ri i cili përfshinte teknika të lira dhe ekspresive u bë i njohur si “stili ndërkombëtar”. Megjithatë, edhe pse ishte stil i popullarizuar i patinazhit artistik në Evropë, stili i patinazhit artistik të Haines-it nuk u bë shumë i popullarizuar në Amerikë edhe për një kohë të gjatë pas vdekjes së tij.

Kaluan nja 30 vite nga koha kur ishte paraqitur për herë të parë dhe vetëm atëherë stili i Haines-it arriti të pranohej si standard ndërkombëtar për këtë sport, kurse Kampionati i parë Evropian i Patinazhit Artistik u mbajt në vitin 1891. Organizata Ndërkombëtare e Patinazhit Artistik u themelua në vitin 1892, kurse Kampionati i parë Botëror i Patinazhit Artistik u mbajt në vitin 1896. Fitues i kampionatit të parë doli Gilbert Fuchs.

Në atë kohë, vetëm meshkujt garonin nëpër kampionate të tilla, por në vitin 1902, një femër e quajtur Madge Syers ishte e para e cila hyri në gara të Kampionatit Botëror dhe arriti ta fitojë vendin e dytë. Organizata Ndërkombëtare e Patinazhit Artistik (ISU) së shpejti i ndaloi garat e femrave kundër meshkujve dhe inicioi gara të veçanta për “femra” në vitin 1906. Patinazhi artistik për çifte u paraqit për herë të parë gjatë Kampionatit Botëror të mbajtur në vitin 1908, kurse titullin e kampionëve e fituan Anna Hubler dhe Heinrich Burger.

Garat e para të patinazhit artistik në Lojërat Olimpike u mbajtën po ashtu në vitin 1908. Kampionati Ndërkombëtar i Patinazhit Artistik u mbajt më 20 mars 1914 në New Haven, Connecticut, dhe ky kampionat ishte pararendës i Kampionateve Kombëtare në SHBA si dhe në Kanada. Sido që të jetë, garat ndërkombëtare në patinazh artistik u ndërprenë për shkak të Luftës së Parë Botërore.

Gjatë viteve 1920 dhe 1930, Sonja Henie ishte figura dominuese e patinazhit artistik; ajo ia doli ta kthente suksesin garues në një karrierë profesionale fitimprurëse si një yll i filmit dhe duke bërë turne sikur artiste patinazhi. Henie ishte ajo e cila e inicioi modën për të veshur funde të shkurta dhe këpucë të bardha për artistet femra të patinazhit.

Artistët më të suksesshëm në kategorinë e meshkujve në atë kohë ishin edhe Gillis Grafstrom dhe Karl Schafer. Garat e patinazhit artistik sërish u ndërprenë për disa vite me radhë për shkak të Luftës së Dytë Botërore. Pas luftës, për shkak të faktit që shumë sheshe të patinazhit në Evropë ishin shkatërruar gjatë luftës, në garat ndërkombëtare filluan të dominojnë më shumë artistët e patinazhit artistik nga SHBA-ja dhe Kanadaja dhe ata filluan të prezantonin inovacione teknike në këtë sport.

Dick Button, kampion olimpik në vitin 1948 si dhe në vitin 1952 ishte artisti i parë i patinazhit artistik i cili është paraqitur me një rrotullim të dyfishtë dhe kërcim të trefishtë si dhe me një piruet (salto). Megjithatë, më 15 shkurt 1961, i gjithë ekipi i patinatorëve në akull nga SHBA-të si dhe trajnerët e tyre humbën jetën në një aksident gjatë fluturimit me aeroplanin Sabena Flight 548 nga Brukseli, Belgjikë për në Kampionatin Botëror në Pragë. Kjo tragjedi ndikoi që programi për patinazh artistik në SHBA të hynte në një fazë të ri-konsolidimit.

Në të njëjtën kohë, Bashkimi Sovjetik arriti të bëhej fuqia dominuese në këtë sport, posaçërisht në disiplinat e patinazhit artistik në çifte dhe vallëzim mbi akull. Në çdo Olimpiadë Dimërore të mbajtur që nga viti 1964 e gjer në ditët e sotme, një çift nga Bashkimi Sovjetik ose nga Rusia ka arritur të fitojë medalje të artë, që shpesh është konsideruar si vazhdim i traditës më të gjatë fituese në historinë moderne të sporteve.

(Në vitin 2002, çifti i artistëve rus të patinazhit artistik Yelena Berezhnaya dhe Anton Sikharulidze e ndanë medaljen e artë me çiftin kanadez Jamie Sale dhe David Pelletier, duke vazhduar në këtë mënyrë traditën e vjetër). Sot, patinazhi artistik është një sport në të cilin individët, çiftet ose grupet paraqesin rrotullime, kërcime, punë të këmbëve si dhe koreografi të ndryshme mbi akull.

Artistët e patinazhit artistik garojnë në nivele të ndryshme që nga niveli fillestar e gjer në nivelin olimpik (në kategorinë e seniorëve) si dhe në garat lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Organizata Ndërkombëtare e Patinazhit (ISU) e sistemon vlerësimin dhe garat e patinazhit artistik në nivel ndërkombëtar.

Këto gara përfshijnë Olimpiadën Dimërore, Kampionatet Botërore, Kampionatet Botërore të Patinazhit Artistik për Juniorë, Grand Prix e Organizatës Ndërkombëtare të Patinazhit (ISU) për Patinazh Artistik, Kampionatet Evropiane të Patinazhit Artistik si dhe Kampionatet e Katër Kontinenteve të Patinazhit Artistik
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 Empty Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2

Mesazh nga Rifat Mon May 07, 2012 9:27 am


2012-2019 ;-Fundi i botës se vjeter dhe revolucioni i ndërgjegjes


Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 Evento%2Bvolantino250

Zbulime që do te ndryshojnë historinë ...

Për herë të parë bashkohen në nje konference te jashtëzakonshme tri karaktere:ai i Enzo Braschit, Princesha Kaoru Nakamarut dhe Leo Lyon Zagami.

Komediani i njohur televiziv, aktori dhe shkrimtar i ''freskët'' Enzo Braschi ne punën e tij të fundit "Pema e Re" (del në libraritë në maj) do të na shoqërojë me diskutimin per 'ardhjen e vitit 2012. "Gjëja më e rëndësishme nuk është ajo që mund të ndodhë në vitin 2012, por se si mund të jeta jonë pas kësaj hapsire kohore."

Ekskluzivisht për herë të parë në Itali në konferencë në Torino, japonezja Princesha Kaoru Nakamaru, do të flase për komplote të ''qeverisë hije'' qe të kuptojmë,se si këto energji të shkatërrimit janë duke u përpjekur për të errësuar ndërgjegjen tonë,duke e kontrolluar dhe manipuluar atë me çdo mjet.Per kete material Princesha Kaoru Nakamaru eshte inspiruar nga libri i saj "2012: Mrekullia," qe del ne qarkullim në Itali,në maj.

Njekohesisht do relatoi edhe gazetari Leo Lyon Zagami,gazetar hetimor dhe autor, i cili do të na sjelle për të kuptuar ndryshimet dhe manovrat e Rendit të Ri Botëror okult, siç përshkruhet në vëllimin e dytë të tij te trilogjisë "Rrëfimet e një e shkolluari."

Pra te tre keto personalitete te botes se artit dhe shkences,do te sjellin perpara publikut boteror ngjarjet per vitet 2012-2019,ngjarje që do te sjellin ndryshime dhe transformim të thella, për të gjithë nnjerzimin.


Albani-Explorer
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 46
Points : 68
Reputation : 2
Join date : 11/02/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 Empty Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2

Mesazh nga Albani-Explorer Mon May 14, 2012 1:26 pm


Nga funerali nisin festimet antike të “ringjalljes”
.




Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 Dead-man-wakes-up-at-funeral1

Vajtuesit në funeralin e një kamerieri në Egjipt, i cili u shpall i vdekur nga mjekët pasi kishte pësuar një infarkt, janë shokuar kur në çastet e fundit ai ishte zgjuar nga “gjumi”. Hamdi Hafez al-Nubi, 28 vjeç, ishte rrëzuar në tokë në punë nga mbingarkesa dhe stresi.

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 817-grey




Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 Egyptburial_0


Mjekët në provincën e tij thanë se i riu kishte pësuar infarkt dhe ishte ndarë nga jeta, madje kishin nënshkruar certifikatën e tij të vdekjes. Por, një mjek tjetër i pranishëm në funeral pa se shenjat e jetës së djalit nuk ishin shuar. Kamerieri lehtësisht merrte frymë dhe ishte ende i ngrohtë.

Ai u tha familjarëve se çfarë po ndodhte dhe u kërkoi të anulonin funeralin për shkak të gabimit të kolegëve të tij. Ata nuk kishin dëshiruar të besonin se “vdekja” e djalit ishte gabim, por kishin nisur festimet antike të “ringjalljes”.





Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 A888DFC4-AA73-96B7-A6FE-0839E85C91AC

Albani-Explorer
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 46
Points : 68
Reputation : 2
Join date : 11/02/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 Empty Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2

Mesazh nga Rifat Thu May 17, 2012 7:55 pm


Histori pa objekt historie..

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 Zogu-300x183

Të gjesh një zog të ngordhur, nuk është gjë e mirë. Por banorët e një fshati në juglindje të Turqisë shkaktuan zhurmë të madhe kur gjetën në një fushë një zog të ngordhur.

Për çudi, banorët kujtuan se zogu ishte një spiun izraelit.

Sipas BBC, fshatarët nisën të dyshojnë kur panë se zogu kishte një unazë metali rreth këmbës, ku ishte stampuar fjala “Izrael”.

Menjëherë banorët thirrën policinë. Zogu u mor nga ekspertët e qeverisë që deklaruan se ai ishte i sigurt. Madje në një fazë hetimi u përfshi edhe antiterrori.

Unaza të tilla u vendosen zogjve për të gjurmuar lëvizjen e tyre migratore.

Megjithatë u desh pak kohë derisa zyrtarët e Ministrisë së Agrikulturës të bindin policinë se zogu nuk përbënte rrezik për sigurinë e Turqisë.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 Empty Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2

Mesazh nga Rifat Mon May 21, 2012 7:34 am


Gruaja qe ha gurë prej 20 vjetesh




Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 Article-0-1329DFA2000005DC-108_634x433

45-vjeçarja Teresa Widener vuan nga një dëshirë e vazhdueshme per te shijuar shkëmbinjt e tokes.

Nënë e dy fëmijëve thotë se ajo mund të thyejë gurë në gojë me një lehtësi te mahniteshme dhe i mban disa nga keta guralece në shtëpinë e saj kur ajo ka nevojë për to. "Ndjehem mire kur une kam në shtëpinë time nje sasi te caktuar guresh, thote Teresa ... mbasi kur jam jam e nxehur apo e merzitur ata mprehin dhëmbët e mi."

Tereza shpesh përdor në kuzhinën e saj një çekiç për të thyer shkëmbinjte e mëdhenj në copa të vogla, kështu që ata janë më të lehta për tu ngrënë. Semundja qe shkakton kete deshire per te konsumuar inerte,eshte e njohur si Pika,pra pacientët kanë dëshirë për te konsumuar objekte të pangrënshëm që mund të përfshijnë që nga letrat higjienike,metale,qelq dhe çdo inert tjeter .

video platformvideo managementvideo solutionsvideo player
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 Empty Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2

Mesazh nga Rifat Tue May 22, 2012 4:05 pm


Historiku i Origamit


Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 Origami_%28made_from_an_American_1-dollar_bill%29_of_an_elephant

Origami ka lindur ne Japoni dhe është një art që të beje me palosjen e letrës. Emri vjen nga japonishtja ku ori do të thotë palos dhe kami, letër. Përvec se nga ishulli aziatik ky art u vlerësua dhe nga popujt arabe.

Teknika e origamit qëndron në përdorimin e pak palosjeve, të cilat mund të kombinohen për të arritur në forma nga më të ndryshmet. Pikënisja është gjithnjë e njëjta, një letër në forme katrore. Ky art nuk e lejon prerjen e letrës gjatë krijimit.

Ndryshe nga c’mendohet, origami tradicional japonez, që praktikohet që nga fillimi i epokës EDO (1603-1867), ka qene shpesh i rrepte me të tilla lehtësira, pasi nëse letra pritet gjate krijimit, do të thotë që modeli përfundimtar nuk është përftuar nga një letre në forme katrore, dhe ky fakt bie ndesh me rregullat e këtij arti.

Origjina e origamit japonez është në epokën e Muromachi (1392-1573), ndërsa për sa i përket origamit evropian mendohet se ka lindur në shekullin e XVI dhe përfaqësohet nga një zog i vogël (Pajarita në spanjisht dhe Cocotte në frëngjisht). Një origami mund të jetë sa i thjeshtë aq edhe i komplikuar për rastet ku përdorem shumë flete të holla. Japonezet e konsiderojnë origamin më shumë si një pjesë të kulturës së tyre se sa art.

Gjate disa kërkimeve arkeologjike të kryera në 1993 u gjet një varr ku përvec sendeve të ndryshme kishte dhe dy origami që i kishin rezistuar kohës. Pas studimit u zbuluar se i përkisnin vitit 1734 dhe dy orimamit ishin ndërtuar dhe me prerje. Ky zbulimi ngriti shumë debate mbi lejimin e prerjes në këtë art.

Joseph Albers, babai i teorisë moderne mbi ngrohtësinë e artit, nisi të mësojë origamin në 1920 dhe iu nevojiten 10 vjet. Më pas punimet e tij do të frymëzonin Kunihiko Kasahara-n, një nga ikonat e origamit modern. Edhe psikologu gjerman Friedrich Fröbel (1782 - 1852) e theksoi vlerën edukative të këtij arti dhe e ndërthuri me teorinë e tij "kindergarten system" në fillim të 1800. Sot origami përdoret në kopshte për të stimuluar fantazinë e fëmijëve.

Vepra e japonezit Akira Yoshizawa, shënoi rilindjen e këtij arti. Origami modern përfshin teknika të reja siç është :

wet-folding, letra laget gjatë dhënies së formës në mënyre që kur të thahet të jetë më rezistonte.
soft-folding, gjatë të cilit letra paloset bute për të krijuar efekte të veçanta.

Ne Kinë, origami quhet jiezhi, dhe përvec palosjes përfshin lejon prerjet. Katashiro quhet perendia e cila përfaqësohet nga një statuje e madhe prej letre dhe ndodhet ne tempullin Ise. Perendia në fjale përkujtohet gjatë ceremonive Shinto.

Origami shpesh ka qene objekt studimi për te apasionuarit pas gjeometrisë, madje ky art ka shërbyer dhe për ndërtimin e disa paneleve diellore.

Forma specifike

Kusudama - Kusudama (vjen nga japonishtja ku kusu do të thotë mjekësi, dhe dama, top) është një forme shumë e veçante e origamit modular ku letra ngjiten me njëra tjetrën për të përftuar një model. Në fillim qëllimi i tij ishte për të futur hirin e të vdekurit ose mbajtur erëza ndërsa sot ka vetëm qellim dekorativ.

Aerogami - siç mund të kuptohet ka një lidhje të ngushte me aerodinamiken. Kjo teknike përfshin ndërtimin me letër një objekteve të vogla fluturuese.

Legjenda

Një nga format më të njohura është zogu japonez. Sipas legjendës thuhet se kush ndërton 1000 zogj do ti plotësohen të gjitha dëshirat. Legjenda flet për një vajze të vogël e cila quhet Sadako Sasaki, e cila u prek nga rrezatimi i bombës atomike të hedhur në Hiroshima dhe vdiq në moshën 12 vjeçare nga leucemia. Vajza dëgjoi legjendën dhe arriti të ndërtoj 644 zogj. Përpjekja e saj nuk i zgjati jetën, por frymëzoi miqtë e saj për ti kushtuar një statuje në Parkun e Paqes në Hiroshima.

- Statuja është një vajze e cila qëndron në këmbe me duar të hapura dhe një zog nis fluturimin pikërisht nga gishtat e saj. Historia e Sadako është bere subjekt për shumë libra dhe realizime kinematografike. Sipas një libri thuhet se vajza ka shkruar në krahët e njërit prej zogjve këto fjali :

Do të shkruaj paqe në krahët e tu
Rreth botës do të fluturosh
Që fëmijët të mos vdesin më kështu

- Në një libër tjetër thuhet se vajza nuk arriti të ndërtoje 1000 zogjtë, kështu një shok i saj ndërtoi pjesën e mbetur dhe Sadako u varros me 1000 mije zogj.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 Empty Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2

Mesazh nga Rifat Wed May 23, 2012 7:15 am


Zbulohet magjia e zeze e shkruar ne pllaka plumbi antike.

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 Snakes-curses-1

Në një kohë kur magjia e zezë ishte relativisht e zakonshme,dy mallkime,te përfshira ne gjarpërinjë u hodhën, me synim qe të shkaterronin një senator dhe një mjek kafshësh, thotë një studiues spanjoll i cili ka deshifruar mallkimet e lashta 1600-vjecare.

Të dyja mallkimet shfaqen tek një hyjni, ndoshta eshte perëndesha greke Hekate, me gjarpërinj mbi flokët e saj,qe do të thotë ndoshta për të arritur tek viktimat. Të dyja mallkimet përmbajnë lutjet greke të ngjashme e të njohura me thirrjet e Hekate-s.

Të dy mallkimet, të shkruara kryesisht në gjuhën latine dhe te gdhendura mbi pllaka plumbi te hollë, do të kenë qenë krijuar nga dy njerëz të ndryshëm gjatë sundimit të Perandorisë Romake. Të dy pllakat u rizbuluan në vitin 2009 në Museun arkeologjik Civico te Bolonjës, në Itali, dhe janë blerë fillimisht nga muzeu gjatë shekullit të 19. Edhe pse dijetarët nuk janë të sigurt per origjinën e pllakave, por pas shqyrtimit dhe deshifrimit te mallkime, ata tashme dinë që ne keto pllaka ishin shkruar dy magji te zeza per te shkaktuar viktima.

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 Black_magic_curse

Një nga mallkimet,apo magjia e zeza,synonte te viktimizonte një senator romak,i quajtur Fistus,i cili duhet të jetë i vetmi shembull i njohur i një senatori te mallkuar me magi te zeze. Mallkimi tjetër synon një veteriner,me emrin Porcello. Ironikisht,fjala Porcello në latinisht i thuhet derrit.

Celia Sánchez Natalías, një pedagoge e doktoraturës në Universitetin e Zaragosas, shpjegoi se Porcello ishte ndoshta emri i vërtetë mjekut te kafsheve. "Në botën e mallkimeve,pllakat ishin një nga gjërat me te rendesishme, që bëheshin për të identifikuar viktimën e tyre në një mënyrë shumë, shumë te saktë."

Celia Sánchez Natalías shtoi se është e sigurt që ishte mallkuar Porcello,por nuk dihen arsyet pse. Kjo magji per mjekun e kafsheve mund te ishte berë për arsye personale apo profesionale. "Ndoshta ky person ishte ai që mund te kishte shkaktuar ngordhjen e një kali apo mund te kishte vrare një kafshë gjahu," thote Sánchez Natalías.

Rasti i senatorit romak Fistus, është gjithashtu i vecante. Senati në Romën e lashtë ishte një vend i pasurive të medha dhe ende më herët në historinë romake,Senati ishte një vend i pushtetit të konsiderueshme.Koha kur eshte shkruar ky mallkim na con drejt përfundimit të Perandorisë Romake, ndikimi i senatit ne ate periudhe ishte zvogëluar në favor të perandorit, ushtrisë dhe burokracisë perandorake.

Fistus,ende ne ate periudhe te fundit te perandorise, do të ketë qenë një person me një pasuri te madhe, megjithatë, kushdo që e ka shkruar atë mallkim,dukej se kishte për adrese atë,Fistusin. Shprehja latine "shtrydhje" është përdorur për të paktën katër herë në mallkim. "Shtydhe, vraje senatorin Fistus",lexohet ne nje pjesë te mallkimit , "Mund të shkaterrosh Fistusin,beje te vuajë,trupin dhe të gjitha gjymtyrët e tij të shpërndahen te coptuar ..."vazhdohet me tej ne tekstin e shkruar te magjise se zeze, ne pllaken e plumbit.

Përsëri Celia Natalías Sánchez nuk është e sigurt per motivet e mallkimit, por nje gjë eshte e qarte se nga standardi i atyre kohëve,magjia ishte sulm politik, kjo ishte një goditje fatale per senatorin.

Përkthimi dhe deshifrimi i Natalías Sanchez mbi studimin e mallkimit te senatorit dhe mjekut te kafsheve te koheve te lashta është publikuar në revistën gjermane ''Zeitschrift für Epigraphik und Papyrologie''.

foxnews.com
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 Empty Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 4 1, 2, 3, 4  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi