Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone

3 posters

Faqja 2 e 3 Previous  1, 2, 3  Next

Shko poshtë

 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 2 Empty Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone

Mesazh nga Rifat Wed Feb 08, 2012 5:26 pm

First topic message reminder :


Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone



 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 2 World_flags


Gjuha që flitet nga vetëm dy njerëz në rruzull

 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 2 Images?q=tbn:ANd9GcSIozhUOgJ-SNiEvCPsS0FaCgm8bAPbUUt6wrszEpk5etpQMHgOPw

Në botë ekzistojnë afërsisht 6 000 gjuhë të ndryshme, në mesin e të cilave është edhe ajo e quajtur ajapenko.

Këtë gjuhë e flasin vetëm dy njerëz në Meksikë, madje edhe ata dy janë në marrëdhënie fort armiqësore me njëri-tjetrin. Gjuha ajapenko në të kaluarën është folur në territorin e sotëm të Meksikës.

Kjo gjuhë i ka mbijetuar pushtimeve të Spanjës, luftërave, revolucioneve, thatësirave dhe përmbytjeve, por sot i kanoset vdekja- informojnë mediat e huaja. Kjo gjuhë flitet vetëm nga 75-vjeçari Manuel Segovia, dhe 69-vjeçari Isidro Velasquez.

 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 2 Images?q=tbn:ANd9GcSsMToBTPopmFY6nPxAWubdrrTWnVizThjKioPRubXTESJaH6rOGw

Që të dy jetojnë në fshatin Ayapa në shtetin federal meksikan Tabasco, banojnë larg njëri tjetrit vetëm 500 metra, por prej shumë vjetësh janë në armiqësi mes tyre.

Ndonëse janë dy të vetmit në botë që e dinë këtë gjuhë, ata prej vitesh nuk kanë folur asnjë fjalë në gjuhën që dihet vetëm prej tyre. kjo ka qenë edhe arsyeja që Studiuesi i gjuhëve Daniel Suslak nga universiteti në Indiana, ka vendosur të shkruajë fjalorin e gjuhës ajapenka.

Ai ka konstatuar se kjo gjuhë është shumë interesante dhe për arsye se ajo është më e rrezikuara nga zhdukja në mesin e 68 gjuhëve të ndryshme që fliten në Meksikë.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë


 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 2 Empty Vullkani mi i madh me llavë në botë!

Mesazh nga Rifat Sat Feb 18, 2012 12:55 pm


Vullkani mi i madh me llavë në botë!




 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 2 Liqen-llave-albstroka



Krateri i vullkanit Nyiragongo është rreth 2 km i gjerë dhe përmban liqenin më të madh me llavë në botë. Lartësia e tij maksimale arrin në 3250 m ndërsa thellësia në 600 m…

Vullkani ndodhet në zonën e Liqeneve më të Mëdhenj të Afrikës dhe më konkretisht është pjesë e Parkut Kombëtar Virunga në Republikën Demokratike të Kongos, rreth 20 km në veri të Gomas, në kufijë me Ruandën.

Nyiragongo konsiderohet si një nga vullkanet më të rrezikshëm në botë, pasi së bashku me fqinjin Niamuragira përgjegjësohen për 40% të shpërthimeve vullkanike që kanë ndodhur në Afrikë.

Shkencëtarë dhe fotografë të ndryshëm nga e gjithë bota, kanë udhëtuar herë pas here për të parë nga afër një nga liqenet më spektakolare të planetit. Ku “përpindëshi i nxehtë” zien vazhdimisht…

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 2 Empty Re: Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone

Mesazh nga Rifat Sat Feb 18, 2012 6:01 pm


Zbulohet statuja me antike e Nenes se Madhe Perendeshe

 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 2 Cibele2-copia

Zbulohet imazhi i pare i 'Nenes se Madhe(perendeshe)' i gdhendur ne nje shkemb ranor,qe perfaqeson prezantimin per here te pare adhurimin e njeriut ndaj nenes, si zoti Dea,monument qe u zbulua në afërsi të Chalukya Sri Kumara Swamy Samarlakota,ne tempullin Bheemeswara, pranë Kakinada në Lindje te Godavari,Indi

Arkeologu Krishnaiah (supervizor nga India), tha se gjatë një eksplorim rreth tempullit të Swamy Bheemeswara,për të përcaktuar origjinën dhe lashtësinë e ketij tempulli, arkeologu, se bashku me zëvendësin i tij Superintendenti D. Kanna Babu, kane zbuluar imazhin e bujshme dhe unike te nënës perëndeshë,ulur, simboli i Yakshinit, në një vend të largët jashtë tempullit.

Tempulli, shekuj i vjetër, është nderuar si Zoti "Kshetras Pancharama". Nga pikëpamja e kerkimeve arkeoologjike,skulptura, 'nëna perëndeshë' ishte një gjetje e rrallë,thote z Krishnaiah. Ky konstatim do të jetë me rëndësi jetike për të rindërtuar jetën kulturore te Andhras se lashtë, origjinen dhe evolucionin e arteve te para kulturore. Ky idhull u adhurua ne periudhen Ashoka në vitet 300 para eres sone.

Samarlakota mund të ketë luajtur një rol jetik në aktivitet e shquara kulturore ne kohët e lashta,qe datojnë në periudhë shumë antike. "Ne do të kryejmë eksplorimin,në të ardhmen e afërt, në mënyrë që të sjellim pasurinë e lashtësise te Luginës arkeologjike te Godavarit."

Arkeolog Z. Babu, i cili bëri zbulimin, tha se një foto e NënëS perëndeshë, nuk ishte pare kurre me pare dhe tani eshtë gjetur në jug të Indisë një gur i kësaj madhësie. Skulptura eshte gërryer shumë,mbasi gjendet ne nje shkemb ranor dhe është 150 cm i lartë, 67 cm e gjerë dhe 28 cm i trasha në madhësi e formën e një Nënë perëndeshe,ulur në një piedestal të madh.

"Fizionomia karakteristike e fytyrës është rrumbullakuar, dinjitoze me faqet topolak dhe sy të gjerë, hunda, buzët të gjerë të rënda të prerë në çifte shumë të ngushtë." E fryrë, dhe e stolisur me një numër të madh rrathësh kurse ne vesh ka një palë vathë.Koka është e mbuluar nga floke me një model të bukur, por qe ishin gërryer thellësisht. "

Perdja që 'mbulon' jetën e saj, varet në mes të këmbëve të saja. Duart të mbeshtetura mbi kofshët qe te sjellin idene se do të marrë diçka. Z. Babu tha se këto karakteristika kanë ngjashmëri me vetëm perndeshen Yaksha,ku imazhet e Yakshas janë gjetur në vendet me të rëndësishme kulturore, të tilla si Beta, Patna, Deedarganji, Lauria dhe Amaravathi Nandanagarh,te periudhës se dominimit te dinastise Mauryan.

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 2 Empty Ndertohet nano-roboti me origami te ADN-s

Mesazh nga Rifat Tue Feb 21, 2012 8:47 am


Ndertohet nano-roboti me origami te ADN-s


 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 2 62665

Eshte prodhuar një nano-robot i afte për të cliruar ngarkesa të vogla te ADN-së molekulare, brenda qelizave, duke kushtezuar aktivitetin dhe sjelljen e tyre.

Ky prototip,qe eshte i frymëzuar nga teknika e ndërtimit të origamise, është një hap përpara për prodhimin e pajisjeve inteligjente të afta për të administruar mbeturinat helmuese qe prodhojne qelizat e semura,me saktësi te larte.

Hulumtimi, i publikuar në revisten ''Shkencë'', spiegon per prodhimin e struktura komplekse te ADN-së që kur vendosen ne brendesi te qelizave te semura kanceroze,i detyrojne ato te bejne vetvrasje,deri ne shkaterrim te plote.

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 2 Empty Re: Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone

Mesazh nga Rifat Wed Feb 22, 2012 8:24 pm



Zhdukje qe mbeti enigme edhe per historine



 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 2 180px-benjamin-bathurst
Benjamin Bathurst


Ishte nata e 25 nëntor 1809.Bota ishte në luftë me Napoleon Bonapartin dhe aleanca të pasigurta,furishëm ishin duke u formuar në Evropë për t'iu kundërvënë atij.

Ne Vjenë ishte derguar si dipllomat i Britanisë se Madhe,Benjamin Bathurst.Kur por kthehej per ne shtepi,në Britani,nje dite vendosi te qendroi ne Berlin per te takuar nje mikun e tij.

Jo larg nga Berlini në qytetin e Perleberg,Bathurst se bashku me asistentin e tij vendosin te marrin kuaj ne dispozicion per te bere nje shetitje ne Berlin,ku dhe do te darkonin,pra ne naten e 25 nentorit 1809.

Ishte ora 9:00 kur kuajt ishin të përgatitur. Momente më vonë asistenti i tij u largua nga ai
për të marre pak ushqim per kuajte Kjo do të ishte hera e fundit qe dikush do të shihte ndonjëherë Benjamin Bathurst.

Kur kthehet,asnjë shenjë të Bathurst nuk kishte për të gjetur,dhe qe nga ai moment nje histori me zhdukje njerzore lindi.

Historia u perhap ne Angli disa javë më vonë, kur mbërriti në Londër asistenti i Bathurst's.Gruaja e Bathurst shkoi në Gjermani,per gjetjen e te shoqit dhe kordinoi hetimet me policine e Berlinit në këtë çështje.

Dosjet u mbushen plot me akte kerkimore,por pa sjelle asnje dobi. Zona u kontrollua eskluzivisht disa herë,por vetëm nje pallto me nje menge dhe nje pale pantallona eshte raportuar se i përkasin z.Bathurst,gjetur disa km larg në pyje.

Edhe pas një kërkimi me qenë te pregatitur te policise ne të gjithë zonën, nuk u gjet asnje gjurme tjeter.


U mendua se ne kete mesele zhdukjeje ishin perfshire agjentet franceze, e per kete arsye zonja Bathurst kerkoi takim direkt me Napoleonin.

Ajo disi e hutuar para Napoleonit e pyeti se çfarë ka ndodhur me burrin e saj. Napoleoni i habitur i tha se ai nuk kishte asnjë ide, dhe ofroi ndihmën e tij për të kërkim.

Edhe me hetimin e bere nga francezet ceshtja Bathurst mbeti përfundimisht e pa zgjidhur deri dhe sot e kesaj dite.

Asnjë provë nuk gjindet që Bathurst u vra, apo te kete nje prove qe ka pesuar nje ndërrim dimensional apo deshmi per rrembim nga qytetarë te ''huaj''.Asnjehere historia nuk foli per keto fakte per z.Bathurst

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 2 Empty Mirteret e keshtjelles(Pallatit) Dario Ca'

Mesazh nga Rifat Wed Feb 22, 2012 8:29 pm


Mirteret e keshtjelles(Pallatit) Dario Ca'


Xhovani Dario, nje dalmat nga nje familje jo e degjuar,ne vitin 1487 fillon ndertimin e nje nga pallateve me te redesishme dhe me te bukur mbi Kanal Grande,te Venecias.

I projektuar prej Pietro Lombardo,pallati u zbukurua nga mermere shumengjyresh,e qe ne pamje te pare te krijonte pershtypjen e nje 'prostitute plake',te pakten keshtu eshte quajtur nga D'Annunzio,por qe kurre nuk gezoi nje reputacion te mire.

Giovanni shkoi te jetoi ne kete pallat se bashku me te bijen,Marieta e cila u martua me djalin fisnik, Vincenzo Barbaro.Ketu filloi fatkeqesia e pare... Vincenzo qe merrej me tregeti falimentoi dhe hodh nga pallati i vdekur,kurse Marieta nga kjo fatkeqsi,pesoi nje atak ne zemer ku dhe ajo nderroi jete.

 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 2 Ca_dario

Pallati Dario Ca'

Me kalimin e viteve pallati ra ne duart e nje pasaniku armen,tregetar i gureve te cmuar.Edhe ai pas pak kohe falimentoi ,ku dhe vdiq ne mjerim,brenda nje kohe shume te shkurter.

Ne gjysmen e viteve '800,nje anglez shkoi te banoi ne kete pallat keshtjelle,pore e njenjta histori dhe vetvritet.Po e njenjti fund edhe per te dashuren e tij.

Kalojne vitet e Dario Ca' banohet nga nje zoteri amerikan,por per histori jo te qarta ai shkon te banoi ne Meksike,ku e dashura e tij vetevritet.

Ne vitet 1970 e dashura e llogaritarit te pronarit te Pallatit,goditet ne koke,e cila arratiset ne Londer ku dhe ketu e goditen per vdekje.

Edhe manaxheri i grupit te Rockut ''The who'',vetevritet pak kohe mbasi grupi kish blere pallatin.

Vitet '80.Nje tregetar venecian blen pallatin, dhe vetem kur per pak kohe falimenton,e motra e tij eshte gjendur e vrare ne pallat.

Mbas pak vitesh pronar i Darioa Ca' behet Gardini,nga Moro di Venezia,ku me barken e tij me vela donte behej kampion bote ne kete lloi sporti.Edhe ai, sic dihet nga te gjithe edhe ky perfundoi me vetvrasje.

Keto jane te gjitha historite tragjike te ketij pallati misterioz,me fakte vdekjesh te paspjegura kurre ndonjehere.[/b]

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 2 Empty Re: Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone

Mesazh nga Rifat Wed Feb 22, 2012 8:31 pm



Vila e Madam Malkontentes


Vila eshte ndertuar ne rrjedhen e lumit Brenta,ne nje provinc me emrin Malkontenta..Eshte projektuar nga inxhinieri i degjuar Palladio dhe eshte ndertuar ne vitin 1560,per llogari te Niccolò e Luigi Foscari.
Ne kete vile qe eshte rikonstruktuar ne vtin 1926,jetoi nje grua fisnike veneciane,e quajtur Elizabete,qe rridhte nga nje famije venedikase e njohur qe ne vite 1700.

Elizabeta beri nje jete me plot deshira dhe epshe te shthurura,e per keto veprime,zonjen e mbyllen ne vile(Malkontenta, nga e cila mori dhe emrin),ku ajo e vetme dhe e deshperuar,mbylli ditet e jetes se saj.

Perseri edhe sot eshte e mundur te shihet fantazma e turbulluar e zonjes Elizabete, neper sallat dhe koridoret e viles,eshte nje fanazme shume e vecante,me nje fustan te zi deri ne fund te kembeve,ndryshe nga jeta e saj tokesore me nje shthurje totale.

Me pamjen e saj te vecante kjo fantazme e zonjes Elizabete,qe leviz pa rreshtur neper vile me kembet e saj te padukeshme dhe me sy te mavijosur,duket siikur ngrihet ne fluturim perqark viles.

Shtëpia është ende e banuar dhe vizitohet nga turistët në kërkim të se mistershmes,por e zonja e re e viles ende nuk ka treguar ndonjëherë për turistët kurioz, por vetëm për pronarët e hershem te viles Malkontento..

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 2 Empty Re: Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone

Mesazh nga Rifat Thu Feb 23, 2012 1:19 pm



Pijet me cmimet me te ''kripura'' ne bote



 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 2 Article-2034502-0DBE4B2B00000578-777_468x415


A do të jepje 160.000 dollarë për një shishe verë, madje aq të vjetër sa s’pihet më… ?

Henri IV Dudognon Heritage Cognac Grande Champagne
 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 2 Henri+IV+Dudognon+Heritage+Cognac+Grande+Champagne

Bëhet fjalë për konjakun më të shtrenjtë në botë, dhe jo vetëm për përmbajtjen por edhe për paketimin. Prodhimi i tij filloi në vitin 1776 dhe vjetërohet në fuçira për më shumë se 100 vjet. Shishja është e veshur me flori 24 karatsh dhe platin, ndërsa është e dekoruar me 6.500 diamante të çertifikuar. Shishen e bëri Jose Davalos dhe kostoja e saj arrin në 1.946000 dollarë.

La Ley del Diamante (Diamond Sterling) Tequila


 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 2 Tequila_la_ley_del_diamante

Këtu paguan shtrenjtë sa shishen po aq dhe pijen, shishja është punuar nga 32 artizanë Meksikanë. Platinumi dhe argjendi në kombinim me 6000 diamante dekorojnë tekilën më të shtrenjtë në botë. Përmbajtja e saj përbëhet nga proporcione tekilash 3, 6 dhe 9 vjeçare. Çmimi i shishes është 1.547.880 dollarë.

DIVA Premium Vodka

 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 2 Divarosen

Lëndët e para por dhe rafinimi special janë ato që e bëjnë këtë pije të veçantë. Është e bërë me ujë mineral natyral të distiluar tri herë. Herën e parë përmes akullit, të dytën, nëpërmjet një thupëre Skandinave dhe së fundi përmes diamanteve të thërmuar dhe gurëve të tjerë të çmuar. Shishja është e zbukuruar me gurë të çmuar dhe gjysmë të çmuar. Çmimi i saj është rreth 1.060.000 dollarë, megjithatë kostoja nuk është standarde, ajo mund të ndryshojë në varësi të gurëve të çmuar që i interesuari kërkon që të ketë shishja.

Wine 1787 Chateau Lafite

 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 2 Chateau-Lafitte2

Është aq e vjetër sa njerëzit dyshojnë nëse pija ende është e konsumueshme. Chateau Lafite është blerë fillimisht nga Thomas Jefferson në Francë, dhe u shit në ankand (Londër) në vitin 1985. Tashmë, pronari i saj është një koleksionist Britanik, i cili dha 160.000 dollarë për ta blerë atë.

Nun’s Island, 25-Year-Old Pure Pot Still Whisky

 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 2 Nuns_1914851i

Është rumi më i shtrenjtë që qarkullon sot për sot. Për fat të keq, nuk ekzistojnë shumë informacione lidhur me atë. Shishet u distiluan në shek. XIX. Shishja vlerësohet të arrijë në një çmim prej 194.660 dollarë.

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 2 Empty Historia e nje bande

Mesazh nga Rifat Thu Feb 23, 2012 5:26 pm



Historia e nje bande

 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 2 Banditbride

“Banda Dalton” ishte një grup i njohur kriminal që veproi në Amerikën Perëndimore gjatë viteve 1890 – 1892. Banda përbëhej nga katër vëllezër: nga Grattion (lindur më 1861), William (1866), Bob (1869) dhe Emmett (1871). Emri i tyre u bë shumë i njohur kryesisht në shtetet perëndimore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi numri i trenave dhe bankave që kishin plaçkitur nuk kishte të sosur.

Familja Dalton ishte me origjinë nga Jackson Country (Missouri). Babai i tyre, Louise, mbante një sallon në Kansas, derisa u martua me Adeline Younger dhe u zhvendosën në veriperëndim të Oklahomës. Atje, qëndruan deri në vitin 1882. Në 1886 u transferuan në Kansas, ku bënë 15 fëmijë, 2 prej të cilëve vdiqën pa mbushur 18 vjeç. Frank Dalton u vra në vitin 1887 në orar punë, nga një hajdut kuajsh. Thuhej se ishte më i maturi dhe më i përmbajturi i të gjithë vëllezërve, të cilët e respektonin dhe e kishin si mentorin e tyre. Adhurimi i vëllezërve Grattion, Bob dhe Emmett ndaj Frankut ishte një shkak i mirë për ata t’ i shërbenin ligjit!

Frank Dalton

 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 2 Frank%20Dalton-500

Frank Dalton kishte karakter të veçantë, ishte shumë i përhedhur dhe nevrik. Imagjnoni, në moshën 19 vjeçare, ndërsa ishte ndihmës sherifi, qëlloi dhe vrau një burrë. Edhe pse pretendoi se e vrau në mbrojtje e sipër, ngjarja në fjalë, tronditi sa opinionin publik po aq dhe autoritetet shtetërore. Nuk vonoi shumë dhe në vitin 1890 u akuzua përsëri për importim ilegal pijesh në territor Indian, por me pagesën e garancisë dhe shkurtimin e përkohshëm të tij nga puna arriti t’i shpëtonte gjyqeve.

Grattion Dalton

 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 2 Dalton2

Vrasja e Frank Dalton dhe jeta tronditëse e Bobit në kombinim me humbjen e fermës së tyre familjare për ndërtimin e hekurudhës, i bënë vëllezërit të merrnin rrugën e paligjshmërisë. Bob Dalton thirri George «Bitter Creek» Newcomb, Charley Pierce dhe Blackfaced, Charlie Bryant dhe u propozoi që së bashku me vëllain e tij Emmet të krijonin një bandë. Grattion dhe Bill Dalton iu bashkuan grupit pas një kohe relativisht të shkurtër, ashtu si dhe Bill Doolin, Dick Broadwell dhe Bill Powers.

Emmett Dalton

 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 2 Emmett_dalton_mugshot

Në 5 nëntor 1892 banda tentoi aktin e fundit të paligjshëm. Gjatë përpjekjes së tyre për të vjedhur një bankë në Kansas, u perceptuan nga publiku dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit që pasoi u vranë që të katërt. Megjithatë, shpëtoi i plagosur rëndë Emmet, i cili u dënua me burgim të pëjetshëm.

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 2 Empty Zona e ''Vdekur'' ne shkretetiren e Meksikes

Mesazh nga Rifat Fri Feb 24, 2012 8:19 pm



Zona e ''Vdekur'' ne shkretetiren e Meksikes

 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 2 Durango

Thelle ne zonen e shkretetires se Meksikes shtrihet nje siperfaqe e vogel dhe jo shume e njohur qe duket se mposht ligjet e natyres dhe fiziken e zerit.

Kjo zone eshte e njohur si Zona e Vdekur'' ose e Heshtjes.

Ky eshte nje vend qe pa ndonje arsye te vecante, duket se valet e radios e pershkojne me veshtiresi ajrin. E vendosur ndermjet shteteve te Chihuaua, Coahuila dhe Durango, dhe vetem 400 milje larg kufirit te Shteteve te Bashkuara, dicka ne kete siperfaqe toke e ben pothuajse te pamundur te merren transmetime radio, televizioni, telefonata apo gjithcka tjeter qe ka nevoje per transmetime sinjali. Dhe e gjithe kjo nuk ka nje shpjegim te besueshem.

Nderkohe qe shkaku i ketij fenomeni eshte ende i panjohur, ka shume teori qe tregojne qe kjo toke ka patur lidhje qe me pare me aktivitete paranormale apo jashtetokesore.

Pavaresisht shkakut te panjohur te ketij fenomeni, Zona e Heshtjes vazhdon te jete nje vend interesant dhe terheqes, qe terheq kuriozet e thjeshte dhe studieuesit e te panjohures.

Tiparet unike te kesaj zone u zbuluan ne fillim kur aviatori Meksikan Francisco Sarabia raportoi probleme me radion nderkohe qe fluturonte mbi kete zone ne vitet 1930. Ky fenomen u kofirmua me pas ne vitin 1966 kur nje kimist organik nuk mundej te kontaktonte pjestaret e ekipit te tij me radion e tij te dores nderkohe qe po zhvillonte nje studim ne terren.

Megjithate, anomalite qe ndodheshin ne kete zone nuk u bene te njohura dhe nuk u dha rendesia e duhur deri ne 11 Korrik te vitit 1970. Ne ate date nje rakete difektoze e U.S. Air Force qe u lancua nga White Sands Missile Base ne new Mexico, doli papritur jashte rruges se saj te parashikuar dhe u perplas ne zonen e shkretetires. Per shkak se raketa po trasportonte dy konteniere me elemente radioaktive, nje ekip i Forcave Ajrore u dergua menjehere ne kete siperfaqe ku u konfirmua edhe nje here qe te gjitha llojet e sinjaleve radio deshtonin ne ate zone.

Si rezultat i kesaj, qeveria Meksikane vendosi te bente kerkime per te studiuar perberesit ne bimesi, kafshe dhe minerale ne kete siperfaqe ne nje perpjekje per te percaktuar shkakun e pamundesise se sinjaleve per te funksionuar ne kete vend.

Shpjegimi me i zakonshem qe japin shkenctaret per zhdukjen e menjehershme dhe te papritur te sinjaleve radio, eshte prezenca e larte e mineraleve te depozituar ne kete zone. Nivele shume te larta te magnetitit dhe uraniumit jane prezente, qe mund te krijojne pulsime elektromagnetike te mjaftueshme per te nderhyre me sinjalet radio. Nder te tera, kjo zone ka patur nje nivel te larte aktiviteti meteorit gjate mijera viteve. Kjo ka bere qe te kete spekulime te tera qe dheu ne kete zone mund te kete cilesi jo te zakonshme magnetike per shkak te fragmenteve te meteoriteve te thermuar.

Niveli i larte i aktiviteteve meteorite, ka gjeneruar shume teori sipas te cilave kjo zone eshte nje vorteks ku eshte e perqendruar nje sasi energjie e tokes e jashtezakonshme, duke e bere ate nje vend kryesor per aktivitetet paranormale.

Qe ne vitin 1910 jane dokumentuar raprtime te shumta per UFO dhe takime me qenie jashtetokesore ne kete zone nga banoret e saj. SHume njerez kane thene qe kane qene deshmitaret e disqeve te medha qe jane ulur ne kodrat e kesaj zone, ndersa shume te tjere pretendojne qe ne qiejt e nates mund te shohesh shpesh drita te mistershme dhe topa zjarri.

Se si Zona e Heshtjes shkaterron sinjalet radio dhe cdo sinjal tjeter dhe duket se terheq aktivitetet jashtetokesore akoma nuk eshte zbuluar. Ajo qe eshte e sigurt eshte qe kjo zone eshte mjaft e vecante dhe qe kundershton te gjitha ligjet e natyres

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 2 Empty A ka vdekur Mr Bean..?

Mesazh nga Rifat Sun Feb 26, 2012 4:51 pm

A ka vdekur Mr Bean..?

 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 2 Untitled1-300x243


Një shaka makabre që qarkulloi mëngjesin e sotshëm në internet, trishtoi mijëra njerëz në gjithë botën. Një përdorues nga Filipines shkroi në Twitter: “RIP Rowan Atkinson”.

Kaq u desh dhe lajmi u shpërnda me shpejtësinë e ditës në gjithë botën. Rowan Atkinson, apo siç njihet nga të gjithë, Mr. Bean ka mijëra fansa në gjithë botën. Ndaj, lajmi që në fakt rezultoi i rremë, se ai mund të kishte vdekur, tronditi gjithë botën.

Gjithsesi, e rëndësishme është që aktori britanik është shumë mirë me shëndet. Ai nuk pranoi të bënte asnjë koment për këtë shaka pa kripë.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 2 Empty Perse vezullojne yjet?

Mesazh nga Albani-Explorer Sun Feb 26, 2012 8:44 pm



Perse vezullojne yjet?




 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 2 Images?q=tbn:ANd9GcSMix3rrna-rkMMpi1EI1-8BP0NS2eHO7ZtBPHjbKuhNBKpcXNK

A e keni bërë ndonjëherë këtë pyetje, ose a jua kanë bërë ndonjëherë këtë pyetje?
Interesante apo jo?!

Yjet vezullojnë ose duken sikur ndryshojnë paksa shkëlqimin dhe vendndodhjen për shkak të turbullimeve në atmosferën e tokës.

Le ta ilustrojmë me një shembull:

Përfytyroni dritëza të vockla në fund të një pishine. Si duken dritat kur uji valëzon? Ato vezullojnë, njësoj si yjet. Kurse dritat më të mëdha ndikohen më pak. Planetët janë si këto drita më të mëdha, jo sepse janë më të mëdhenj sesa yjet, por sepse janë shumë më afër tokës ndaj duken më të mëdhenj.

Albani-Explorer
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 46
Points : 68
Reputation : 2
Join date : 11/02/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 2 Empty Tenologjia e re antiradare,boja AR1

Mesazh nga Rifat Wed Feb 29, 2012 10:42 am



Tenologjia e re antiradare,boja AR1




 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 2 Nick1


Një shpikës gjerman ka krijuar në shkretëtirat e Emirateve të Bashkuara Arabe një bojë në gjendje që të bëjë të pakapshëm për radarët mjetet ushtarake. Një institut gjerman e testoi bojën dhe për habinë e të gjithëve zbuloi se shpikja funksiononte. Industria e mbrojtjes menjëherë nisi të tregojë interes.

Verner Nikel udhëtoi në shkretëtirat e Emirateve të Bashkuara Arabe, pasi kishte studiuar për shumë kohë një lloj krimbi, jashtëqitjet e të cilit mundësonin rritjen e bimëve në rërën e shkretëtirës. Sheikët e kishin parë me shumë interes faktin, duke qenë se mund t'u jepte shans të mbillnin në shkretëtirë. Kjo gjë bëri që Nikel, një shpikës nga Berlini, i detyruar të lëvizë me një karrige me rrota, u nis drejt Emirateve të Bashkuara për të vazhduar më tej me projektin.

Fillimisht nisma dukej mjaft premtuese, duke qenë se trangujt, rrepkat e fasulet lulëzuan gjatë testeve në rrethinat e Abu Dabit. Por për realizimin e tij duheshin një numër shumë i madh krimbash - për të qenë të saktë, 3 mijë për metër katror - gjë që e bënte projektin shumë të shtrenjtë për sponsorët arabë.

Kështu që Nikel, i cili me kuptimin e plotë të fjalës e ka kokën të mbushur me ide të reja, thjesht ndërroi fushën e eksperimenteve. Kësaj here vendosi të përqendrohej te prodhimi i një boje në gjendje që të fshehë tanket, anijet dhe mjetet lundruese nga radarët, ashtu siç funksionon teknologjia "stealth". Nikel i vuri edhe një emër bojës mrekullibërëse: AR1.

 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 2 F117

Që atëherë, krimbat janë lënë të qetë nëpër vaskat e tyre. Gjithçka ka mbetur nga projekti janë dy vaska të shteruara në institutin e Nikelit, në rrugën "Sheiku Muhamed Bin", në Ras Al Khaimah, një nga shtatë emiratet që përbëjnë këtë bashkim. Me raste i vijnë edhe vizitorë. "Njerëzit i bien me gisht xhamit dhe nervozohen që krimbat nuk kërcejnë menjëherë mbi rërë", thotë ai. "Nuk kanë pikën e durimit".

Por Nikelit nuk i mungon aspak durimi. Pas qindra e qindra orëve të shpenzuara në laborator, më në fund arriti të gjente përzierjen e duhur që po kërkonte. Ia dërgoi një enë të mbushur me këtë bojë Helmut Esenit, një fizikan materialesh rrezatuese, i cili drejton teknologjinë e radarëve në Qendrën e Kërkimeve të Shkencave të Aplikuara pranë Bonit. Eseni e ekzaminoi bojën e Nikelit dhe me habi mësoi se jepte rezultat "për të gjitha frekuencat e rëndësishme në përdorim të ushtrisë"

Tani ngelet qe kjo teknologji te kaloi nga faza e testimit drejt prodhimit industrial per te rritur efikasitetin e ''maskimit'te objekteve ushtarake,sidomos te atyre fluturuese...

http://www.khoahoc.com.vn/print/20681.aspx
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 2 Empty Dritat e malit Brown te Karolines se Veriut

Mesazh nga Rifat Wed Feb 29, 2012 4:00 pm



Dritat e malit Brown




 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 2 Mtnsign


Dritat e malit Brown jane nje prej legjendave me te famshme te Karolines se Veriut. Ato jane reportuar rreth 12 here neper historite e gazetave. Per to eshte hetuar te pakten dy here nga U.S. Geological Suvey.

Keto drita kane terhequr vemendjen e shume shkencetareve dhe historianeve te ndryshem qe kur inxhinieri gjerman, Gerard Will de Brahm, regjistroi dritat misterioze ne Malet e Karolines se Veriut ne vitin 1771.

“Malet leshojne avuj nitrike qe shtyhen nga ererat dhe kur erera te ndryshme te ngarkuara takohen me njera tjetren, nitrati i natriumit merr flake, squfurohet dhe shkaterrohet,” tha De Brahm, dhe ndoshta ky deri tani eshte shpjegimi me i sakte i bere.

De Brahm ishte nje njeri i shkences dhe sigurisht qe per kete fenomen do te sillte nje shpjegim shkencor. Megjithate shpjegimet e hershme per keto drita ishin qe keto drita ishin shpirtrat e Cheroke dhe Catawba, luftetaret e vrare ne nje beteje antike te zhvilluar ne ate mal.

Nje gje eshte e sigurt: ato drita ekzistojne vertet. Jane drita qe jane pare qe ne kohet me te hershme. Ato shfaqen me intervale kohore te ndryshme ne majen e Brown Mountain – nje mal i gjate, i ulet, prane me kodrinen e Blue Ridge. Ato levizin poshte dhe lart, duken kur shihen ne largesi por zhduken kur jeni duke iu ngjitur malit. Nga Wiseman's View ne malin Linville dritat duken shume qarte.

Ne fillim ato duken sikur jane pothuajse sa dy here madhesia e nje ylli nderkohe qe duken ne Malin Brown. Ndonjehere ato kane nje nuance ne te kuqe apo ne blu. Ne netet e erreta ato shfaqen aq shpejt dhe aq te shpeshta sa eshte gati e pamundur qe te arrihet te numerohen.

Nder hetimet shkencore qe jane marre here pas here per te shpjeguar dritat, dy prej tyre jane drejtuar nga U.S. Geological Survey. E para u zhvillua ne vitin 1913 dhe u arrit ne konkluzionin qe dritat ishin fenere lokomotivash nga Lugina Catawba ne Jug te malit Brown.

Megjithate tre vjet me vone ne vitin 1916 nje permbytje e madhe e ndodhur ne ate vend kaloi permes Lugines Catawba duke rrezuar urat hekurudhore. U deshen shume jave qe te rregulloheshin te gjitha demet e pesuara dhe qe ne Lugine te mund te hynin serish lokomotivat. Edhe rruget ishin te permbytura dhe linjat e energjise nuk punonin.

Megjithate u pa qe dritat vazhdonin te shfaqeshin si zakonisht. Atehere u be e qarte qe dritat qe shfaqeshin nuk mund te ishin reflektime nga feneret e lokomotivave apo te automjeteve.

Guida per ne Shtetin e Vjeter te Veriut, e pergatitur nga W.P.A. ne vitet 1930, tregon qe Dritat ne malin Brown i kane habitur shkencetaret per me shume se 50 vjet. Po e njejta histori raporton shikime te ketyre dritave ne ditet perpara Luftes Civile.

Indianet Cherokee ishin familjarizuar me keto drita qe ne vitin 1200. Sipas nje legjende indiane, nje beteje e madhe u luftua ate vit ndermjet indianeve Cherokee dhe indianeve Catawba prane malit Brown.

Cherokee-t besonin qe dritat ishin shpirtrat e vajzave indiane qe shkonin te kerkonin neper qidravjecare ne ate vend per te kerkuar burrat dhe te dashurit e tyre qe kishin vdekur ne betejen e pergjakshme.

Ka histori te pafundme ne lidhje me dritat e famshme. Por megjithate ndoshta pershkrimi me i mire eshte “nje grup fantazmash me qirinj qe jane te destinuar qe te marshojne pergjithmone para dhe mbrapa neper mal”.

Dritat mund te shihen qe shume larg. Ndonjehere keto drita mund te ngrihen ne lartesi te ndryshme apo te zhduken me ngadale. Disa te tjera zgjerohen nderkohe qe ngrihen lart, dhe me pas shperthejne ne qiell si nje fishekzjarr por pa ze.

Me vone, ne vitin 1919 ceshtja e Dritave te Malit Brown u vu edhe ne qendren e vemendjes se Smithsonian Institution dhe te United States Weather Bureau.

Dr. W.J. Humphries i Weather Bureau beri investigime dhe raportoi qe Dritat e Malit Brown ishin te ngjashme me driten e Andeve te Amerikes se Jugut. Megjithate kerkimet ne lidhje me keto drita vazhdojne akoma dhe ende nuk eshte dhene nje pergjigje shkencore e besueshme per kete fenomen.

http://www.ibiblio.org/ghosts/bmtn.html


Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 2 Empty Re: Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone

Mesazh nga piperka Thu Mar 01, 2012 11:10 am

Mijëra monedha ari ne një anije te fundosur në Spanjë


 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 2 120224-silver-coins-01-9a.grid-6x3

Thesari i anijes spanjolle ''Nuestra Senora de las Mercedes'', e fundosur nga anijet luftarake britanike në vitin 1804, eshte transportuar në Spanjë në bordin e dy avionëve ushtarak. Monedhat e argjendit 594.000 cope për rreth 17 ton, dhe objekteve tjera me vlerë, u zbuluan në vitin 2007 në brigjet e Portugalisë nga The Odyssey Marine Exploration,te kompanisë amerikane Tampa. Një betejë e gjatë ligjore ka vendosur fatin e tyre.Vlera e monedhave është rreth 500.000.000 $.

piperka
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 25
Points : 56
Reputation : 2
Join date : 10/02/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 2 Empty A kane parashikuar motin njerezit e lashte..?

Mesazh nga Rifat Fri Mar 02, 2012 4:06 pm



A kane parashikuar motin njerezit e lashte..?



 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 2 Doreshkrimi-i-motit-300x215


Gjyshërit dhe gjyshet tona, kishin aftësinë dhe mundeshin të parashikonin ndryshimet e motit, falë një sërë shenjave të cilat ata i dinin dhe i njihnin shumë mirë. P.sh, që nga momenti i (ciklit të hënës së plotë) Hënës së Plotë e deri tek reagimet e kafshëve!

Por, a keni pyetur ndonjëherë veten, se si mundeshin njerëzit e lashtë të parashikonin motin para 2000 vjetëve?

Shkencëtarë dhe specialistët e kësaj fushe, mundën me anë të ndihmës së një sërë dorëshkrimesh të lashta në gjuhën arabe, të mësojnë se si qytetarët e atëhershëm, që nga shekulli i 9-të dhe 10-të pas erës së re, që jetonin në territorin e Irakut të sotëm, mund të parashikonin ndryshimet e motit me saktësi precize!

Në këto dorëshkrime, me archaiologia, shkencëtarët diktuan shenja të mistershme të furtunave të mëdha të motit dhe të ndryshimeve të tij drastike, të cilat ndikonin në masë, qoftë me thartësira, qoftë me reshje të mëdha shiu, breshëri, dëbore dhe ngricave që shkaktonin ato.
 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 2 Images

Gjithashtu, ata zbuluan se në këto dorëshkrime të lashta ishin përshkruar shumë të dhëna rreth motit, ndër to dhe një ule drastike e temperaturës në mesin e shekullit të 10-të, duke përfshirë dhe një ndryshim të menjëhershëm të motit në korrikun e vitit 920 pas erës së re, si dhe të tre rasteve të tjera me reshje të mëdha dëbore që nga viti 908, 944 dhe 1007.

Në epokën moderne, reshje dëbore në rajonin e Bagdadit janë regjistruar vetëm në 2008-ën.
Dr. Domínguez-Castro, pohon se rënia e menjëhershme e temperaturës në Korrikun e 920-ës, mund të kishte lidhje direkt me shpërthim e një vullkani të ndodhur asokohe në rajon.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 2 Empty Hipoteza e fundit...Trupi i Hitlerit është transportuar në Antarktatidë

Mesazh nga piperka Sat Mar 03, 2012 2:50 pm


Hipoteza e fundit...Trupi i Hitlerit është transportuar në Antarktatidë


 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 2 0cc95e1805bb8e3fefda2bc4b1bc7f5b

Sipas hipotezës referuar revistës gjermane “Bild”, pas vetëvrasjes trupi i Hitlerit është transferuar në Antarktidë në bordin e një nëndetëse U-977.

Trupi i Hitlerit mund të jetë varrosur në akullin e përjetshëm të Antarktides. Një lajm “çmenduri”, shkruan revista gjermane “Bild” që e ka publikuar para disa ditësh këtë lajm me seriozitetin më të madh.
Në një kronikë të sajën, agjensia shtetërore tregon se mbetjet e trupit te Hitleri, i vetëvrarë më 30 prill 1945,do të jetë transportuar nga nazistët me nëndetësen U-977 në një bunker sekret në Antarktidë për të kryer eksperimente klonimi.

Bunkeri ndodhet në brendësi të liqenit Vostokutostok, që ndodhet ne 4 mijë metra thellësi,ku shkencëtarët rusë kanë shpuar me sukses më shumë se 3 mije metra akull për të arritur në “botën e humbur” në Antarktidë. Liqeni Vostok ka qenë i mbyllur për rreth 15 milion vjet. Ndërsa disa kanë frikë se procesi ka ndihmuar në kontaminimin me vajguri dhe materiale të tjera të përdorura nga ekipi rus.

“Fakti që pas 30 vitesh gërmim kërkuesit rusë kanë arritur liqenin e Vostokut duket më afër realitetit se tashethemet mbi trupin e diktatorit”, shkruan “Bild”. Historianët, kujton revista, janë të bindur se trupi i Hitlerit u varros nga sovietikët, të cilët e verifikuan me anë të gjurmëve të dhëmbëve. Ndërsa teori të tjera konspirative tregojnë se Fyhreri nuk është vetëvrarë, por është ndihmuar nga CIA të arratisej nga Gjermania dhe të strehohej në Amerikën Latine.

piperka
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 25
Points : 56
Reputation : 2
Join date : 10/02/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 2 Empty “Ringjallet” një kineze 95-vjeçare

Mesazh nga Rifat Tue Mar 06, 2012 7:30 pm


“Ringjallet” një kineze 95-vjeçare


 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 2 Li+Xiufeng+outside+her+home

Shok ka shkaktuar “ringjallja” e një kinezeje 95-vjeçare, e cila ndjeu uri dhe u ngrit nga arkivoli për të shkuar… në kuzhinë.

95-vjeçarja Li Xiufeng plot 6 ditë pas vdekjes së saj teknike, u zgjua madje me oreks të madh për të ngrënë.

Çdo gjë filloi kur e moshuara u rrëzua dhe u vra në kokë. Kur një komshi e saj shkoi pak orë më vonë për ta parë nëse ishte mirë, e gjeti në krevat pa ndjenja. Ajo as merrte frymë dhe as nuk reagonte, ndërsa trupin e kishte të ftohtë.

Meqenëse 95-vjeçerja jetonte vetëm, komshiu dhe djali i tij u morën me hollësitë e varrimit të saj. Ata e vendosën për pesë ditë arkivolin në mes të shtëpisë së saj, sipas traditës, me qëllim që miq dhe të afërm t’i jepnin lamtumirën e fundit.

Por ditën e gjashtë, që ishte dhe dita e varrimit, kur komshiu shkoi në shtëpinë e saj për të vendosur kapakun e arkivolit, për habinë më të madhe, pa që e vdekura mungonte. “Isha kaq shumë i tmerruar, saqë kërkova ndihmën e fqinjëve të tjerë për ta gjetur”, tha ai për mediat lokale.

Për habinë e të gjithëve, gjyshja ndodhej në kuzhinën e shtëpisë. Ajo jo vetëm që ishte gjallë, por edhe po gatuante. Ajo tha se “po flija shumë orë resht, ndaj një moment ndjeva uri dhe shkova në kuzhinë për të gatuar”.

Mjekët besojnë se gruaja pësoi vdekje teknike. Vërtet nuk merrte më frymë, por trupi i saj ruante një temperaturë konstante.

http://www.fijitimes.com/story.aspx?id=195098
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 2 Empty Liqeni misterioz i Yellowstonit

Mesazh nga Rifat Fri Mar 09, 2012 3:33 pm


Liqeni misterioz i Yellowstonit


 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 2 Yellowstone

Liqeni Yellowstone ndodhet në Amerikën e veriut.
Ai është shumë i famshëm për amerikanët dhe është pikë referimi për miliona turistë dhe këshillohet për pushime të qeta pranë natyrës, por veç mrekullisë natyrore ati tij, ai fshehë një sekret, i cili i përket atij posaçërisht!

Janë të shumtë ata ndër miliona e miliona turistë që e vizitojnë këtë liqen të mrekullueshëm, të cilët kanë qenë dëshmitarë të një rituali misterioz tingujsh që vijnë nga një burim i panjohur.

Regjistrimi i parë mbi këtë fenomen u shënua në vitin 1895.
“Ngjajnë me tingullin e kabllove të telefonit, ose oshtimën e një batalioni bletësh. Fillon të dëgjohet ngadalë në distancë, deri kur tingulli pastrohet dhe dëgjohet qartë e të pushton kokën dhe në vazhdim dobësohet për në kahun e kundërt”, shkroi në shekullin e 19-të, M. Chittenden në librin e tij “Parku Kombëtarë Yellowytone”.

Këto tinguj janë përshkruar edhe nja pasues i tij, nga amerikani Edwin Linton, i cili ishte profesor i biologjisë. Profesori punonte për një projekt të qeverisë amerikane, dhjetëvjeçarin e 1890-ës në këtë liqen.

Linton dhe bashkëpunëtorët e tij, si dhe shoferët e tyre dëgjuan këto tinguj misterioz më shumë se dy herë. Në ditarin e tij profesori shkruan: “Mëngjesin tjetër e dëgjuam tingullin/zhurmën shumë pastër. Dukej sikur fillojë diku sipër kokave tona, u shpërnda në gjithë qiellin e më pas fillojë të dobësohej në drejtim të jugperëndimit. Tingulli ishte papërcaktuar, si një oshtimë që i ngjante një koordinimi të vjedhur prej metalit”.

 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 2 YellowstoneLake9_

Në një vend tjetër, Linton i përshkruan tingujt si të “harpës”, ndërkohë që me të njëjtën ngjashmëri janë raportuar dhe shumë dëshmi të tjera nga turistë të cilët vizituan liqenin dhe denoncuan tek autoritet këtë fenomen.

Deri më sot, edhe pse autoritet kanë në dispozicionin etyre me dhjetëra dëshmi dhe raporte nga turistë të shumë, hetimet e tyre nuk kanë mundur të gjejnë një shpjegim për këtë fenomen, sado figurativ qoftë ai.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 2 Empty Re: Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone

Mesazh nga Rifat Sat Mar 10, 2012 9:45 am


Kontribut në zgjidhjen e misterit të fundit të Piramidës së Madhe


 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 2 Incredi_egypt_07

Një dentist nga Hong Kongu po ndihmon në zgjidhjen e misterit të fundit të Piramidës së madhe të Gizës. Ai është bërë pjesë e skuadrës që shpreson të zgjidhë misterin e dyerve që bllokojnë boshte të pjerrëta të piramidës, e cila është varri i faraonit Keops, i njohur edhe si Khufu.

Boshtet i kanë munduar arkeologët që kur ato u zbuluan, në vitin 1872, me disa që spekulonin se përtej tyre ishte dhoma e varrit të Khufu, me thesare mahnitëse. Ng Tze-chuen, 59-vjeç ka dizajnuar një mjet të vogël gërryes për një robot në përmasat e një buburreci, i cili mund të arrijë përtej dyerve brenda piramidës.

Roboti do të lëvizë nëpër boshte, të cilët janë aq të pjerrët, sa vetëm një robot i vogël si ai mund të hyjë, dhe më pas do të gërryejë me mjetin e krijuar nga dentisti, të ngjashëm me frezat e dhëmbëve.

Roboti ka edhe kamera për të regjistruar se çfarë mund të ketë përtej dyerve. Ekipi ndërkombëtar i emërtuar “Djedi”, si magjistari që faraoni thuhet të ketë konsultuar për të ndërtuar piramidën, planifikon ta përdorë robotin këtë pranverë, dhe është në pritje të licencës.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 2 Empty Re: Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone

Mesazh nga Rifat Sat Mar 10, 2012 9:51 am


''Engjelli'' midis reve mbi tempullin budist


 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 2 Engjell-ne-qiell

Një foto nga Isres Çorphaka, e realizuar në mënyrë të pabesueshme sipër një tempulli budist në Tailandë. Figura e engjëllit e formuar prej reve dhe rrezeve të diellit të mahnit me rrezatimin e dritës në konturet e saj.

Chorphaka, 51 vjeç, po vizitonte Pallatin Madhështor në Bangkok në kryeqytetin tajlandez, kur kishte parë në qiell këtë fenomen.

Ai tha: “Unë shkova me një mikun tim për të bërë foto në tempullin ‘Emerald Buda’. Pas disa orësh, ne vendosëm të largoheshim dhe, kur dolëm nga tempulli, qielli u mbyll dhe dukej sikur do të fillonte shi.

Por kur ngrita kokën lart, pashë që mes reve po dilnin rreze dielli. Ishte aq e bukur, sa ndalova për të bërë foto. Retë u hapën më shumë dhe formuan figurën e engjëllit”.

Fenomeni kishte zgjatur më pak se dhjetë sekonda.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 2 Empty Zbulohen shkrimet më të hershme të krishtera në ekzistencë

Mesazh nga Rifat Mon Mar 12, 2012 9:18 am


Zbulohen shkrimet më të hershme të krishtera në ekzistencë



 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 2 Thumbnail.php?file=_51881831_book_464_836666120

Një grup prej 70 librash të gjetur në Jordani janë duke u përshëndetur si gjetje më e rëndësishme sesa broshurat e Detit të Vdekur. Ato janë zbuluar diku midis 2005 dhe 2007 dhe tani janë duke u mbajtur në Izrael, por qeveria jordaneze është duke luftuar, për t’i marrë ato përsëri. Librat mendohet të jenë një nga shkrimet më të hershme të krishterë të gjetur ndonjëherë dhe mund të mbajë të dhënat jetike për vdekjen dhe ringjalljen e Jezusit.

Ato mund të jenë shkrimet më të hershme të krishtera në ekzistencë, të mbijetuara gati 2.000 vjet në një shpellë jordaneze. Ndoshta ato mund të ndryshojnë të kuptuarit tonë të asaj se si Jezusi ishte kryqëzuar dhe ringjallur dhe si ka lindur Krishterimi. Drejtori i Departamentit të antikave të Jordanisë, Ziad Al-Saad, thotë se librat mund të kenë qenë bërë nga ndjekësit e Jezusit në disa dekada menjëherë pas kryqëzimit të tij.

"Ata mund të krahasohen me të vërtetë dhe ndoshta mund të jenë më të rëndësishme se broshurat e Detit të Vdekur", - thotë zoti Saad. "Ndoshta kjo do të çojë në interpretimin e mëtejshëm dhe kontrollin e vërtetësisë së materialit, por të dhënat fillestare janë shumë inkurajuese dhe duket se ne jemi duke kërkuar në një zbulim shumë të rëndësishëm dhe domethënës, ndoshta zbulimi më i rëndësishëm në historinë e arkeologjisë".
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 2 Empty Re: Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone

Mesazh nga Rifat Tue Mar 13, 2012 9:34 am


Grope misterioze ne nje fushe në Pattingham në Austri


 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 2 The_mysterious_hole

Qindra njerëz janë habitur në një fushë në Pattingham në Austri,pas zbulimit te një grope misterioze të përkryer qe u shfaq gjatë natës, duke shkuar me thellesi prej 25 metra nëntokësore.

Farmer Knoglinger Franz, 47 vjeç, ka zbuluar vrimen, ndërsa ishte në kërkim për macen e tij të humbur, dhe pas transmetimit nga televizioni lokal vendi u popullua nga vizitorët kureshtarë, por edhe nga gjeologët, arkeologët dhe madje edh ngae ekspertë UFO.

Farmer Knoglinger Franz thote: "Unë isha duke kërkuar macen Murlimann,kur kam vënë re gropen e thelle unë por nuk mund ta percaktoja thellësine e saj dhe mbasi hodha gurin atje poshtë, unë dëgjova një zhurmë te mbytur metalike ..

"Prej kohës se gjate që ju desh gurit për të arritur në fund e kuptova se ishte shumë e thellë.

 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 2 The_mysterious_hole1

"Kam arritur të fuse ne grope një magnet te madh,dhe mbasi e lidha atë me një tel,e ula atë deri ne fund,u habita kur magneti im mbeti i ngjitur në fund,kjo tregon se ne fundin e gropes gjendet një masë prej hekuri."

Arkeologët kanë sugjeruar se vrima mund të ketë qenë një dhomë nëntokësore varrimi e mbushur me lende drusore dhe mbas kalbjes se tyre eshte krijuar boshllek.

Vendorët kanë spekuluar duke thene se ajo mund të jetë një grope e shkaktuar nga ndonji bombë mbasi zona është goditur rëndë gjatë luftës.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 2 Empty Biografia e parë e Enver Hoxhës: S’ka diplomë universitare

Mesazh nga Rifat Tue Mar 13, 2012 8:45 pm


Biografia e parë e Enver Hoxhës: S’ka diplomë universitare



 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 2 159d2_enver_hoxha



Në vitet e diktaturës faktin se Enver Hoxha nuk kishte shkollë të lartë e dinin veç disa bashkëkohësve dhe shokëve të tij të rinisë. Në biografinë e parë zyrtare të Hoxhës si sekretar i Parë i KQ të Partisë, botuar në vitin 1946, bëhet me dije se ai “ka kryer vetëm vitin e parë të studimeve në Universitetin e Monpeliesë në Francë, dega e Shkencave Natyrale, seksioni i botanikës”. Në asnjë rresht tjetër nuk përmendet diplomimi në Francë, por as ndonjë shkollë tjetër.

Libri “Enver Hoxha, biografi e shkurtuar” është botuar me përkujdesjen e KQ të Partisë në stabilimentin “Rinia” në pranverën e vitit 1946 dhe ka qëndruar në qarkullim vetëm tre muaj. Në 58 faqet e tij, brenda kapakëve të trashë me ngjyrë të kuqe, përshkruhet në mënyrë kronologjike jeta dhe vepra e diktatorit nga lindja deri ditën e zgjedhjeve të 2 dhjetorit 1945.

Libri fillon me një biografi përmbledhëse të familjes Hoxha dhe vazhdon me vitet e fëminisë e të rinisë së Enverit, ku bie në sy mungesa e të dhënave për periudhën 1927-1936. E gjitha kjo, bashkë me përshkrimin e konteksit historik, zë vetëm gjashtë faqe.

Sakaq, 52 faqet e tjera i kushtohen rolit të Enverit gjatë luftës, ku përfshihet themelimi i Partisë, Konferenca e Pezës, e Labinotit, krijimi i Shtabit të Përgjithshëm, Marrëveshja e Mukjes, Kongresi i Përmetit dhe përmbushja e detyrave si Komandant dhe Komisar i Lëvizjes Antifasiste.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 2 Empty Zbulohet gishti i nje gjigandi ne Egjypt

Mesazh nga Albani-Explorer Wed Mar 14, 2012 9:58 am



Zbulohet gishti i nje gjigandi ne Egjypt.Gazeta Bild: "Është i vërtetë"




 Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone - Faqe 2 20120313_dito-gigante-cop


Gisht gjigant 38 cm, fotografuar në vitin 1988 në Egjipt, u gjet nga fotografi dhe sipërmarrësi zviceran, Gregory Spoerri, nje i apasionuar i madh per Egjiptin.Bild,nje perditeshme gjermane i ka expozuar pamjet e ketij gishti per here te pare,njekohesisht ka publikuar gjithashtu edhe pamje X-ray me një certifikatë që daton ne vitet 69,e cila mund të dëshmojë se ai është një gisht i fosilizuar humanoidi duke sugjeruar se ai i përket një gjigandi disa metra të larte .

Fotografi tha se mund të shohi varrin duke paguar 300 $, i cili tha se e kishte gjetur ate në afërsi të Piramidës së Gizës në Egjipt, ku gjithashtu kishte sarcophag te medhej.

A ka pasur me të vërtetë gjigandë ne Egjipt ? Historiani romak Giusepe Flavio në vitet 79 pas Krishtit shkruan: "... Kishte gjigantë shumë te medhej ne formë dhe ne pamje, ndryshe se njerëzit normalë,ata ishin te tmerrshme.Kush nuk i ka parë ata me sytë e tij, nuk mund të besoj se ishin aq te medhenj" .