Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zbulohet nje rrace e re njerzore

Shko poshtë

Zbulohet nje rrace e re njerzore Empty Zbulohet nje rrace e re njerzore

Mesazh nga Rifat Mon Feb 20, 2012 3:49 pm


Nje rrace e re njerzore

Zbulohet nje rrace e re njerzore A-dhembi-300x211


Gjetjet e vetme të zbuluara në shpellën Ntenisovo, ishin ky dhëmb dhe një pjesë kocke të një gishti të kësaj race të panjohur deri më sot.

Para 30,000 vjetësh, Azia veriore nuk banohej vetëm nga njerëzit modern dhe Neandertalët. Zbulimet e fundit të cilat vijnë nga një shpellë në Siberi, zbulojnë ekzistencën e një tjetër race njerëzore, race e cila sipas gjasave u kryqëzua me stërgjyshërit e banorëve të Paqësorit të sotëm.

“Kur i pamë ato kocka, kujtuam se me siguro që është bërë ndonjë gabim. Por, është mëse e vërtet”, deklaron David Reich i Universitetit të Harvard dhe njëkohësisht amtar i ekspeditës shkencore që prezantuan studimin e tyre në revistën shkencore “Natyre”.

Fillimi i kësaj historie të mrekullueshme nisi më 2008, kur studiues Rus, zbuluan një kocke e cila i përkiste gishti të njeriut, zbulimi u bë në një shpellë malore, në Ndenisovo të Siberisë. Fillimisht nuk i dhanë shumë rëndësi, pasi e konsideruan se koca i përkiste racës së Neandertalëve, të cilët njihen si banorët e kësaj zone që para 30,000 vjetësh.

Por, marsin e sivjetmë, studiues dhe antropolog nga Gjermania, paraqitën analiza gjenetike të cilat faktojnë se DNA-, i kësaj kocke, nuk i përket as Homo sapiencs, por as edhe Homo neandertalensis –kjo tregon se i përket një tjetër race të panjohgeur deri më sot, të familjes Homo, pra të një race të pa njohur njerëzore deri më sot.

Tashmë vetë studiuesit Gjerman, në bashkëpunim me kolegë të tyre nga Harvard, deklarojnë në “Nature”, se bënë krahasime të tjera më të sofistikuara mbi gjenetikën e kësaj kocke.Siç edhe rezultoi, njerëzit e Ndenisovo, ngjanin shumë nga ana gjenetike me Neandertalët dhe shumë më pak me njeriun modern.

“Pamja e cila rezulton prej analizës bërthamore të gjenezës, del se popullsia e Ndenisovo është grup vëllazërore me atë të Neandertalëve”, shprehen shkencëtarët.Ekipi i studiuesve krahasoi DNA-n, e kockës me material gjenetik të marrë nga 38 njerëz të ndryshëm nga vende të ndryshme të planetit tonë.

Zbulimi i kësaj analize ndormi në pah, se banorët e sotëm të Melanesias, një varg ishujsh në Paqësor, që ndodhet në Australinë verilindore, duket se kanë trashëguar 5% të gjenezës së tyre nga njerëzit e Ndevisovo.
Shpjegimin të cilin japin studiuesit, është se njeriu i Ndenisovo, ishte shtrirë në gjithë Azinë dhe kështu kishte mundësin të kryqëzohej me stërgjyshërit e Malajzisë, para 55 deri 45 mijë vjet më parë.

Ndërsa lidhje fisnore me banorët e Europës së sotme si dhe të zona të tjera veç atij të rajonit të paqësorit, nuk u gjendën.
Gjithashtu, studiuesit theksojnë se faktet e mbledhura deri më sot, nuk janë të mjaftueshme që të vërtetojnë se njeriu i Ndevisovo ishte vërtet një racë tjetër. Nëse ishte në të vërtet –mundësia më e mundshme- atëherë ndoshta mund të kombinojë me kockat e njerëzve të paidentifikuara që janë zbuluar në Kinë.Duke u bazuar dhe mbi gjetjet e pakta të Ndevisovo, studiuesit nuk e kanë idenë se si ngjanin ata njerëz!

I pa shpjegueshme është fakti, se në ç’periudhë kanë jetuar, pasi duke u mbështetur mbi kockat e gjetura është e pa mundur çmimi i periudhës së jetës së tyre me saktësi.

Por, zbulime të tjera në shpellë na japin një periudhë kohore nga 30 mijë vjet deri në më shumë se 50 mijë vjet.
Ndoshta fakte më të shumta mund të na vijnë në dritë nga studimi i një zbulimi të ri, i një dhëmbi njeriu i cili u zbulua po në të njëjtën shpellë, sipas ekipit të studiuesve.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi