Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Semundja me e frikshme e shekullit te 19-te

Shko poshtë

Semundja me e frikshme e shekullit te 19-te Empty Semundja me e frikshme e shekullit te 19-te

Mesazh nga SHKELBA Sat Mar 24, 2012 11:31 pm

Ishte viti 1854 dhe Londren e kishte mberthyer nje epidemi tjeter kolere,nje semundje zorresh qe karakterizohet nga diarre e theksuar dhe chidratim.Semundja u perhap me shpejtesi alarmuese.Shume qe zgjoheshin mire ne mengjes,ne darke ishin te vdekur.Nuk kishte asnje kure.

Semundja me e frikshme e shekullit te 19-te Womencwhw

Ishte semundja me e frikshme e shekullit dhe shkaku ishte mister.Disa mendonin se kolera shkaktohej nga thithja e ererave te keqija qe vinin nga shperberja e lendeve organike.Ky dyshim mund te dukej i llogjikshem.Lumi Tamiz,qe pershkonte Londren,clironte nje kuterbim te tmerrshem.A transmetohej kjo semundje nga ajri i rende?
Pese vjet me pare,nje mjek me emrin Xhon Snou kishte shprehur mendimin qe kolera nuk shkaktohej nga ajri,por nga uji i ndotur.Nje mjek tjeter,Uilliam Badi,besonte se kete semundje e mbartte nje organizem i gjalle kerpudhor.
Gjat epidemise se vitit 1854,Snou vuri ne prove teorine e tij duke studiuar jeten e atyre qe e kishin marre koleren ne zonen londineze te Sohos.''C'fare kane te perbashket?''-pueste veten ai.Kerkimet e Snout zbuluan nje fakt befasues.Te gjithe ata qe kishin marre koleren ne ate zone,kishin pire uje nga e njejta cezme ne rruge dhe uji i saj ishte i ndotur nga ujerat e zeza te infektuara me kolere.
(Megjithese ne vitin 1854 perdoreshin WC me shkarkues,ngaqe sistemi i kanalizimeve ishte vjeteruar,ujerat e zeza kalonin ne kanale e tuba dhe perfundonin direkt ne Tamiz-nje nga burimet kryesore te ujit te pijshem.)
Po ate vit u arrit nje tjeter zbulim i rendesishem ne mjekesi kur shkencetari italian Filipo Pacini botoi nje artikull ku flitej per organizmin e gjalle qe shkaktonte koleren.Megjithate,zbulimi i tij,bashke me kerkimet e Snout dhe te Badit,ne pergjithesi rane ne vesh te shurdher.Kolera vazhdoi te bente kerdine deri ne vitin 1858.

''Era e Qelbur''

Parlamenti e mori me nge ndertimin e nje sistemi te ri kanalizimi qe te pastrohej Tamizi,por vala e nxehtesise qe erdhi gjat vitit 1858,i detyroi te vepronin.Era e keqe qe vinte nga lumi i cili kalonte afer Dhomes se Komuneve,ishte kaq e tmershme sa politikanet u detyruan te varnin ne dritare perde te njomura me dezinfektues per te larguar eren e keqe.Ajo u quajt ''Era e Qelbur'',e shtyu parlamentin te merrte masat e duhura.Brenda 18 ditesh urdheroi ndertimin e nje sistemi te ri kanalizimi.
Qe ujerat e zeza te mos perfundonin ne lume,u vendosen tubacione te stermedha qe ti devijonin ne lindje te Londres.Pastaj i shkarkonin ne det,ku i merrte zbatica.Rezultati ishte fantastik.Sapo e gjithe Londra u lidh me sistemin e ri,epidemia e koleres mori fund.
Tani,skishte dyshim se kolera nuk vinte nga ajri,por nga uji ose ushqimet e ndotura.Gjithashtu u kuptua se celesi i parandalimit ishte:Higjena.
SHKELBA
SHKELBA
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi