Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ain-Jaluti,nje pike kthese ne historine boterore

Shko poshtë

Ain-Jaluti,nje pike kthese ne historine boterore Empty Ain-Jaluti,nje pike kthese ne historine boterore

Mesazh nga SHKELBA Mon Jun 04, 2012 10:07 pm


Ain-Jaluti,nje pike kthese ne historine boterore



Ain-Jaluti,nje pike kthese ne historine boterore 424399310011187

Kalores te eger vershuan nga Mongolia duke shkretuar cdo qytet qe nuk pranonte te dorezohej.Ne shkurt te vitit 1258,u leshuan gjithe furi kunder Bagdadit dhe hapen te cara ne muret e tij.Vrane e plackiten.E gjithe bota islamike dridhej nga frika e mongoleve.

Ain-Jaluti,nje pike kthese ne historine boterore Mongol2Ain-Jaluti,nje pike kthese ne historine boterore 0

Ne janar te 1260-es,ndersa mongolet shkonin drejt perendimit,Halebi i Sirise pesoi te njejtin fat si Bagdadi.Ne mars,Damasku hapi portat dhe u dorezua.Me vone,mongolet shtine ne dore qytetet palestineze te Nablusit (afer qytetit te lashte te Sikemit) dhe te Gazes.

Ain-Jaluti,nje pike kthese ne historine boterore Hulagu-khan

Hulagu,gjenerali mongol,kerkoi qe edhe sulltan Al Muzafar-Saif al Din-Kutuzi,sundimtari mysliman i Egjiptit,te dorezohej.Nese nuk dorezohej,Hulagu e kercenoi se Egjipti do te vuante te njejta pasoja te hidhura.Ushtria e Hulagut ishte 15 here me e madhe ne numer se ushtria egjiptiane prej 20.000 luftetaresh.''Bota myslimane u gjend perball zhdukjes''-thote profesori Nazir Ahmed,nje historian i islamizmit.Cfare duhej te bente sulltan Kutuzi?
Ain-Jaluti,nje pike kthese ne historine boterore Muzaffar_qutuz
Sulltan Kutuzi

Kutuzi dhe mamluket

Kutuzi ishte mamluk,nje skllav me origjine turke.Mamluket kishin sherbyer si sklever-ushtare per sulltanet ajubide te Kajros,Egjipt.Por ne vitin 1250,keta skllever rrezuan pronaret e tyre dhe moren ne dore sundimin e Egjiptit.Kutuzi,me pare nje skllav-ushtar,mori pushtetin dhe u be sulltan me 1259.Ishte nje luftetar i zoti qe nuk kishte ndermend te dorezohej pa luftuar.Shpresat e tij per te mundur mongolet ishin te pakta.Por me pas ndodhen nje sere ngjarjesh qe do te ndryshonin rrjedhen e historise.

Hulagut i vajti fjala se Mangu,hani i madh ne mongoline e larget,kishte vdekur.Duke parashikuar nje lufte per pushtet ne vendin e tij,Hulagu u terhoq me pjesen me te madhe te ushtrise.La pas nje numer prej 10.000 deri ne 20.000 trupash,qe sipas tij do te mjaftonin per te pushtuar Egjiptin.Kutuzi ne kete pike kuptoi se situata ishte kthyer ne favor te tij.Nese do ti mposhte pushtuesit,kjo ishte mundesia e tij.

Por midis Egjiptit dhe Mongoleve,gjendej nje armik tjeter i myslimaneve,ushtite e kryqezatave qe kishin hyre ne Palestine per te marre ''Token e Shenjte'' per krishterimin.Kutuzi u kerkoi qe ta linin te kalonte dhe te blinte furnizime per te luftuar mongolet ne Palestine.Kryqezatesit pranuan.Ne fund te fundit,Kutuzi ishte e vetmja shprese qe kryqezatesit kishin per te hequr qafe mongolet,te cilet perbenin nje shqetesim po aq te madh per ta,sa edhe per myslimanet.

Dhe dita erdhi per nje perleshje vendimtare midis mamlukeve dhe mongoleve.

Ain-Jaluti ne Palestine

Ain-Jaluti,nje pike kthese ne historine boterore Mlo36h

Ushtrite e mamlukeve dhe te mongoleve u ndeshen ne shtator te vitit 1260 ne Ain-Jalut,ne rrafshinen e Esdraelonit.Besohet se Ain-Jaluti
shtrihej afer qytetit te Megidos
Ain-Jaluti,nje pike kthese ne historine boterore Vista_Megido
Megido

Historiani Rashid al Din thote se mamluket i cuan mongolet drejt prites qe u kishin ngritur ne Megido.Kutuzi fshehu pjesen derrmuese te kaloresise ne kodrat perreth rrafshines dhe coi perpara nje numer te vogel ushtaresh qe ti provokonin mongolet te hidheshin ne sulm.Mongolet menduan se ajo ishte e gjithe ushtria mamluke,keshtu qe u versulen drejt tyre.Pastaj Kutuzi i zuri ne befasi.Urdheroi formacionet rezerve te dilnin me galop nga vendi ku fshiheshin dhe ta sulmonin nga krahet ushtrine mongole.Ne kete perleshje mongolet u munden.
Kjo ishte disfata e pare mongole qe kur kishin nisur mesymjen drejt perendimit 43 vjet me pare.Megjithese numri i trupave ushtarake ishte disi i vogel,beteja e Ain-Jalutit konsiderohet si nje nga betejat me domethenese te historise.Ajo nuk lejoi qe myslimanet te zhdukeshin,hodhi poshte idene qe mongolet ishin te pamposhtem dhe e lejoi ushtrine mamluke te rimerrte tokat e pushtuaa.

Pas betejes se Ain-Jalutit

Mongolet u kthyen ne zonen e Sirise dhe te Palestines shume here,por nuk perbene me kurre kercenim per Egjiptin.Pasardhesit e Hulagut u vendosen ne Persi,u kthyen ne myslimane dhe me kalimin e kohes u bene perkrahes te kultures islamike.Territori i tyre u njoh si ilhanati pers.Ilhanat do te thote ''hanat vartes''.

Kutuzi nuk e gezoi gjat fitoren.U vra nga rivalet pak kohe me pas.Nder keta rivale ishte edhe Bajbars I,sulltani i pare i mbreterise se ribashkuar te Egjiptit dhe Sirise.Shume e konsideronin kete sundimtar si themeluesin e vertete te regjimit mamluk.Shteti i tij i sapoformuar,i mireqeverisur dhe i pasur zgjati dy shekuj e gjysem,deri ne vitin 1517.

Gjate asaj periudhe prej gati 250 vjetesh,mamluket debuan kryqezatesit nga ''Toka e Shenjte'',cuan perpara tregetine e industrine,levruan artet dhe ndertuan spitale,xhami e shkolla.Nen sundimin e tyre,Egjipti u be qendra e pashoqe e botes myslimane.
Beteja e Ain-Jalutit nuk ndikoi vetem ne Lindjen e Mesme.Ajo percaktoi edhe udhen e civilizimit ne perendim.

''Nese mongolet do te kishin pushtuar Egjiptin,pas kthimit te Hulagut ata do te mund te canin permes Afrikes se Veriut deri ne ngushticen e Gjibraltarit''-thuhet ne revisten SAUDI ARAMCO WORLD.Ngaqe nderkohe kishin arritur deri ne Poloni,mongolet do ta kishin mbajtur Europen nen nje dare gjigante.

''A do te kishte ndodhur Rilindja Europiane nen keto rrethana?-pyet e njejta reviste.-Bota sot do te kishte qene shume ndryshe.''
SHKELBA
SHKELBA
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi