Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Top Story..

4 posters

Faqja 1 e 3 1, 2, 3  Next

Shko poshtë

Top Story.. Empty Top Story..

Mesazh nga Rifat Fri Aug 24, 2012 8:50 am


Paratë më të pazakonta të kohërave



Top Story.. Images?q=tbn:ANd9GcRw2yfrV6_ZxDL4793H3QYYYmwKg6ZEfiQC9DWytmXAIfIMkRTY


Që në fillimet e tregtisë, komunitetet kanë eksperimentuar me mjetet e shkëmbimit. Ato mund të duken të çuditshme tani, por kishin shumë kuptim për dikë në kohën dhe vendin ku përdoreshin. Më të çuditshmet janë monedhat “Rai”. Ato ishin kaq të rënda dhe gjigande sa vendin e kishin jashtë derës së shtëpisë dhe askush s’guxonte t’i grabiste.

Vlera e tyre ishte edhe më e madhe sa më shumë persona të kishin humbur jetën gjatë transportimit të tyre. Talonet siameze prej porcelani nga ana tjetër, ishin talone kumari. Ato ishin kaq praktike, sa vendasit i harruan monedhat e argjendit dhe u përdorën për më shumë se dy shekuj. Falsifikatorët e parave gjithmonë kanë ekzistuar, prandaj dizenjo e tyre është ndërruar më shumë se 8 mijë herë. Edhe sot gjenden monedha të tilla në dyqanet antike.

1. Gurët “Rai”

Top Story.. MoneycarryTop Story.. Images?q=tbn:ANd9GcRmCJijv9ZZY--ln8tPlXDU7wsCh1b6oXnOsL7L3-lt-eCzBqRP8Q

Këto monedha përdoreshin dikur në ishullin Yap, në Mikronezi. Gurët e mëdhenj, deri në 3 metra diametër, nxirreshin pranë Palau, pasi në Yap s’kishte gurë gëlqerorë. Vlera e gurëve rrethorë me një vrimë në mes varej nga masa dhe pesha, plus vështirësia në transportimin e tyre. dhe historia e tij.

2. Monedhat e riciklueshme

Top Story.. Images?q=tbn:ANd9GcRw2yfrV6_ZxDL4793H3QYYYmwKg6ZEfiQC9DWytmXAIfIMkRTY

Monedha të riciklueshme? Ato janë prodhuar. Deri në mes të shekullit të 19-të, kombe të ndryshme në Karaibe nuk kishin monedhë të tyren. Prandaj blinin monedha të huaja dhe i vinin vulën e tyre. Vula do ta bënte të pavlefshme në vendin e origjinës, por të ligjshme në dhjetëra ishujt në Karaibe dhe Dominika.

3. Monedha britanike e arit

Top Story.. Images?q=tbn:ANd9GcRByHqQc15WIE2s4N-2CZy_3L8tx6WL29JJ2XqEhjtPo9i5Begi

Monedha e arit dikur ishte pjesë e sistemin monetar britanik. Keni dëgjuar për paundin, shilingat dhe pensin; kjo monedhë varej nga çmimi i arit dhe ndryshonte shpesh. Monedha origjinale e arit vlente një paund, 20 shilinga, por ndërsa çmimi i arit u rrit, vlera e saj u ul. Në vitin 1816 u zëvendësua me kartëmonedhën e paundit.

4. “Canadian Tire”

Top Story.. Images?q=tbn:ANd9GcSGFkfJpfwimV-wQbNr-CSPDfnWnfTfP4QdxuDYqHQGrCjphHw2

Paratë kanadeze ishin në formën e një kuponi të emetuara nga “Canadian Tire” në vitin 1958. Ato jepeshin si bonus kur bliheshin artikuj dhe shkëmbeheshin me vlerën e faqes në çdo dyqan dhe pikë karburanti. Shumë tregtarë i pranonin këto kupona edhe në formën e parave, pasi kushdo blinte karburantin me to.

5. Kryqet “Katanga”

Top Story.. Images?q=tbn:ANd9GcT4VCovYlge2QZ0WD2nkQ2PjfPdqVmhkBB4bWdMNAmB0_pNetkUEw

Kryqet “Katanga” përdoreshin si para në krahinën e minave të bakrit, e cila quhej Zaire, në Afrikë. Ato përbëheshin nga bakri dhe pesha e tyre varionte. Katanga ishte një komb i pavarur për periudha të shkurtra, nga 1960-1963, gjatë së cilës emetuan monedha të reja kombëtare, frankat me foton e një kryqi “Katanga” mbi to.

6. Talonet siameze të kumarit

Top Story.. Images?q=tbn:ANd9GcSfy3o62Y_F2h1kRM2_-ps8bOCFvw2vxhnb0xA1dBOWHq5oshKL

Talonet siameze prej porcelani ishin talone të përdorura në kazino në vitin 1820. Monedhat ishin më të lehta në përdorim se argjendi dhe u bënë kaq popullore, sa përdoreshin në të gjithë mbretërinë derisa u ndalën në vitin 1875. Biznesmenët mashtrues i shkëmbenin me argjend, prandaj porosisnin porcelan të lirë në Kinë, dhe disenjo e tyre është ndërruar 8 mijë herë.

7. Paratë “Kissi”

Top Story.. Images?q=tbn:ANd9GcTfwEh7U3t5UAFFoNTnhDzoivgfpPssuNP-SZib4Btv0iuCucDLCQ

Paratë “Kissy” përdoreshin në krahinën perëndimore të Afrikës, që tani është Liberia, Sierra Leone dhe Guinea. Shufrat e rrotulluara të hekurit kishin formë “T”-je nga njëra anë dhe një si shpatull nga ana tjetër. E thyer bëhej e pavlefshme, por magjistari i fisit, farkëtari, i bashkonte copat duke kërkuar një tarifë.

8. Monedhat “Manchukuo”

Top Story.. Images?q=tbn:ANd9GcQaBOo9JY2S8VtcBRKJBS0tcik8vXla7mtsJ3R7FteYkzcW60WY

Manchukuo ishte një shtet marionetë në Manchuria, i krijuar nga pushtimi japonez në vitin 1932 deri në fund të Luftës së Dytë Botërore. Jeni “Manchukuo” u emetua nga japonezët për përdorim në zonën e pushtuar. Një jen kishte 100 fen. Gjatë ’44-’45  metali ishte i rrallë, prandaj ato u prodhuan me fibër të kuqe ose kafe.

9. Monedhat e hapësirës

Top Story.. Quasi-Universal-Intergalactic-DenominationTop Story.. Images?q=tbn:ANd9GcS4IjuDC44gfpY-iAsHjNMIJjRS4qg6JnZZwqmOoFI_Dmv51_24

Monedha më e re është e çuditshme, për shkak të qëllimit të krijimit. Shkencëtarët nga Qendra Kombëtare e Hapësirës në Universitetin e Leicester-it kanë dizenjuar “Quid”-in, shkurt për “Quasi Universal Intergalactic Denomination”, për ta përdorur në hapësirë. Ato kanë cepa të rrumbullakët, prandaj nuk dëmtojnë asgjë kur pluskojnë në hapësirë.


Edituar për herë të fundit nga Estilen në Fri Apr 11, 2014 7:16 pm, edituar 1 herë gjithsej
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Top Story.. Empty Re: Top Story..

Mesazh nga Rifat Fri Aug 24, 2012 9:02 am


Historia e ''Sleepy Hollow-t”

Top Story.. Images?q=tbn:ANd9GcRuebezIHfVrWgUCLtnURhuA2JcbDrIxojuDdr386J3ehIr79vr
Kur duam të shkojmë diku në një vizitë turistike zakonisht bëjmë “search” në internet ose na vijnë në ndihmë miqtë me sugjerimet e tyre . Këtë radhë sugjerimi erdhi nga ‘Washington Irving’. Pasi kisha lexuar përmbledhjen me tregime “Legjenda e Sleepy Hollow-t”, kureshtja për të parë këtë vend qe e madhe.

Sipas shkrimtarit të madh, lugina e vogël në mes të kodrave të larta, është nga vendet “më të heshtura në botë” dhe natyra e veçantë e banorëve të saj, pasardhës të holandezëve, i dhanë emrin “Sleepy Hollow”. Vend i çuditshëm ku ende mbijetojnë legjendat. Hijet e fantazmave të shekujve të kaluar kanë zhvilluar supersticionin tek banorët.

Njerëzit kanë besuar se dëgjojnë zhurma, tinguj e zëra në ajër. Diçka magjike nderet mbi luginë. Legjenda më dominante është ajo e kalorësit luftëtar hessian pa kokë. Ai fluturon gjatë natës me kalin e tij në kërkim të kokës së prerë në betejë nga një top. Legjenda thotë se kjo ka ndodhur gjatë revolucionit amerikan. Pas mesnatës dëgjohet troku i kalit i cili nxiton të kthehet në varrezat e kishës së vjetër pa u thyer errësira, ku sipas legjendës ndodhet varri i tij.

Siluetën e kalorësit pa kokë e gjen kudo. Në këtë qytet të vogël bëhesh pjesë e fantazisë, jeton me fantazmat apo siluetat e së kaluarës – Si do ta ndjenit veten kur në restorant t’u zgjasin një menu në kapakun e së cilës u servir tabakanë një kalorës pa kokë?

“Sleepy Hollow”, është një fshat i qetë dhe i bukur në Westcester, NY, që mori formë në luginën e lumit Hadson, në gjysmën e parë të shek të 17-të nga fisniku anglez, Frederik Filips, të cilit nga mbretërit e Anglisë, (atë kohë William dhe Mary), iu dhurua një rrip toke prej 210 km, gjatë lumit Hadson. Pikërisht aty ku bashkohen lumenjtë Pokantiko dhe Hadson, ai ndërtoi rezidencën e vet, e cila më vonë u zgjerua e u zhvillua nga i biri Adolfi dhe pasardhësit e tij.

Në 1620 në bregun verilindor të Amerikës mbërritën pilgrimët me anijen e vogël ‘Mayflower’, me qëllim për t’u vendosur aty përfundimisht. Pilgrimët shikoheshin me sy te keq në Angli e quheshin “separatistë”. Ndaj e lanë Anglinë e shkuan fillimisht në Holandë, e pastaj për të ruajtur të pastër besimin e praktikat fetare të pacënuara, morën rrugën e Botës së re,ku do të ishin krejtësisht të të lirë në ushtrimin e tyre. Banorët e parë të këtij fshati, pra, ishin holandezët.

Fshatit ‘Sleepy Hollow’, ende në embrionin e vet, i duhej kisha. Kisha hollandeze e Sleepy Hollow, konsiderohet më e vjetra në Nju Jork. Kush e ndërtoi kishën e fshatit Sleepy Hollow-t? Nuk është vështirë për t’u marrë me mend, qe pikërisht themeluesi i tij, Frederik Filips.

Top Story.. Images?q=tbn:ANd9GcQGp4oceRLXAucRhfHTREbwopZbC0OFHWYovMhnZfxUIn7oK1aE Top Story.. Images?q=tbn:ANd9GcSpxpM_6l2EyKXj1vNVywzLNBgknDU1NM8pMswO6XTDS_h_NIAJ5w

Ndonëse Frederik Filips e filloi shumë herët ndërtimin e kishës holandeze së fshatit, ngritja e saj eci ngadalë dhe përfundoi nga viti 1685. Dhe ja edhe këtu hyn legjenda. Siç na tregoi Sara, rrëfyesja jonë, aty ku është kisha sot, Frederiku fillimisht u përpoq të ndërtonte një shtëpi, por shtëpia s’arriti të ngrihej kurrë, pasi muret e saj shembeshin vazhdimisht nga vërshimet e ujrave. Atëherë i dhanë një këshillë: Ndërto një kishë. Dhe ai ndërtoi këtë kishë. Prej asaj dite nuk pati më vërshime. “Shikojeni tavanin e kishës,- na thotë Sara, godina është ndërtuar në formën e një varke të madhe të kthyer përmbys. Tavani është barku i varkës”.

Qe pikërisht ashtu. Kisha ishte sa e bukur aq edhe e veçantë nga brenda. Ajo u ndërtua në mënyre të atillë, me dritare të vogla që t’u qëndronte shigjetave të indianëve .Vonë-vonë dritaret u zgjeruan dhe ambienti brenda u ndriçua më shumë nga drita e diellit.

Sara na tregon se Frederiku dhe familja e tij janë varrosur nën godinë e kishës, pikërisht nën atë vend ku qëndron prifti gjatë meshës. “Dmth pikërisht nën këmbët tona”, thashë me vete unë duke vështruar dyshemenë. … Matanë dritareve dukesh varrezat … Aty ndodhet edhe varri i kalorësit pa kokë, siluetës që rendte nëpër natë duke nxituar për të hyrë në varr para se të thyhej nata…

Meqenëse legjenda e kalorësit pa kokë është e pandashme nga shkrimtari që e përjetësoi atë në letërsi artistike le të themi edhe dy fjalë për Washington Irving, (Uashington Ërving), është i pari autor amerikan i njohur, në Evropë.

Ai u lind në 1783, vitin e fundit të revolucionit amerikan Më i vogli nga 11 fëmijët, prindërit e tij skocezë i dhanë emrin e Xhorxh Uashingonit, heroit të preferuar të familjes. Nga historia mësojmë që edhe Markezi De Lafajet, pas revolucionit amerikan, kur u kthye në vendin e tij, në Francë, djalit që i lindi ia vuri emrin Uashington, nga dashuria e respekti për kryekomandantin legjendar,të cilin e respektoi dhe e deshi si të ishte babai i tij.

Edhe pse studioi për drejtësi, Irving iu dha letërsisë dhe fitoi simpatinë e mbështetjen e Uollter Skotit, Bajronit, Merri Shellit dhe Henri Longfellout. Fitoi reputacion të madh në Evropë dhe në tërë Amerikën si mendimtar e shkrimtar i madh dhe u nderua me medalje ari nga disa kryeqytete të Evropës.. Kur u kthye nga Evropa u vendos në Sunyside ,pranë Terry Town e jetoi për 25 vjet me vëllezërit dhe fëmijët e tyre.( Pas vdekjes së të fejuarës së tij, Matilda Hofman,(1809) ai nuk u martua kurrë). Veç librave të tjerë, përfundoi biografinë e Xhorxh Uashingtonit në 1859, në prag të luftës civile dhe vdiq atë fund nëntori i rrethuar nga familja e tij. Shtëpia ku ka banuar Washington Irving, është qendër turistike dhe vizitohet nga artistë, politikanë e shkrimtarë nga e gjithë bota.

Shkrimtari i madh u varros në varrezat e Sleepy Hollow, në kishën e vjetër holandeze, në atë pjesë toke të veçantë për të gjithë familjen Irving, ku binte në sy një flamur amerikan.

Para se ta mbyllim udhëtimin tonë, le të rikthehemi në shtëpinë muze të Frederik Filips.
Për më shumë se tridhjetë vjet ai dhe i biri Adolfi e zgjeruan pronën e tyre. Ndërtuan një plantacion e zhvilluan tregtinë përmes Atlantikut. Thuhej se ka qenë shtëpia që pronësonte më shumë skllevër se të tjerët të cilët i tregtuan nga Afrika (burra, gra e fëmijë) përmes Atlantikut.

Ata punonin brenda dhe jashtë shtëpisë në rritjen e prodhimeve të plantacionit dhe në kujdesin për shtëpinë e gjënë e gjallë. Na bëri përshtypje tavani i ulët i katit të parë të ndërtesës, na u desh të ulnim kokat tek hymë brenda. Oxhaku, ishte ruajtur në origjinal e rreth e qark pamë voza druri, dybek,tava balte, shporta,etj.

Kjo ishte dhoma ku punonin skllevërit. Pyetëm se përse tavani.’ishte kaq i ulët.Përgjigja nga rrëfyesja e veshur me rroba të shekullit të 17 -të, ishte: “Atëherë njerëzit nuk ishin kaq të gjatë sa janë sot(buzëqeshëm) dhe e dyta, duke patur dhoma me tavane të ulta, nuk harxhohej shumë dru për ngrohje. Kjo përgjigje na u duk më e arsyeshme. Në dhomat lart, tavanet ishin më të lartë dhe dhomat më të gjera. Dhomat e fjetjes ishin trajtuar me kujdes të veçantë,

Krevate të gjerë të bollshëm, rrethuar me perde, tipike kjo për fisnikërinë e asaj kohe.. Takëmet e kuzhinës, filxhanët e kafesë, ibrikët ishin të një cilësie krejt të veçantë. Na thanë që ishin të ardhur nga Evropa-shenja fine, dëshmuese të pasurisë se të zotit të shtëpisë.

Në një parvaz dritareje na ranë në sy një palë pranga.. Guxonte skllavi të largohej nga plantacioni? Ku të vente? A ishte i sigurte se nuk do të kapej, e të kthehej në pranga tek i zoti?
Jashtë shtëpisë tre katëshe syri shijonte një atmosferë baritore.

Në natyrë dele që kullotnin. Nën një tendë qe ekspozuar një kanistër me lesh, një furkë, një çikrik… Pak më tutje kulla e barit.. Aparatet fotografike shkrepnin. Na kishte marrë malli për mjedis fshati…
Pas revolucionit amerikan, anglezi Filips bashkë me familjen e braktisën pronën e tyre dhe u kthyen në Angli. Prona kaloi nëpër duar të tjera, diçka edhe mund të ketë ndryshuar, shtuar a munguar, gjithsesi origjinalitetit historik iu qëndrua besnikërisht, duke i dhënë mundësinë qytetarit të sotëm amerikan të bëjë këtë udhëtim në të kaluarën e hershme.

Nga Albana M. Lifschin
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Top Story.. Empty Re: Top Story..

Mesazh nga Rifat Mon Sep 03, 2012 12:39 pm


Historia e burrit me te madh qe unifikoi SH.B.A-ne


Top Story.. AbeLincoln

“Burri dhe gruaja mund të ndahen, por vendi jo!
Sipas historianëve Abraham Linkolni është konsideruar gjithmonë si një nga presidentët më të mëdhenj të Shteteve të Bashkuara krahas me Xhorxh Uashingtonin. Kjo për arsye se Abraham Linkolni luftoi për ruajtjen e unitetit të vendit në kohën më kritike, gjatë luftës civile.

Top Story.. Images?q=tbn:ANd9GcTGUBGYFxH313SvgvbdqI-KWkodsc7CBIvBCdC8q5AQSbMfFVg_WA

Kanë kaluar afro 150 vjet që nga mbarimi i asaj lufte, ku vëllai luftonte kundër vëllait dhe reputacioni i Abraham Linkolnit nuk është zbehur aspak. Në kohën e tij ai ishte i dashur për shumë njerëz, të cilët i ngjitën atij nofkën” Ejbi i ndershëm,” apo “Baba Abraham,” ashtu sikurse kundërshtarët e tij e urryen dhe e quajtën “tiran.”

Abraham Linkolni vinte nga një familje e varfër. Ai u lind në një kabinë druri me madhësinë e një dhome, në Kenttucky (Kentaki) në Shkurt të vitit 1809. I ati Tomas Linkoln ishte marangoz. E ëma i vdiq kur djali ishte 9 vjeç dhe e njerka, një grua e mirë, u kujdes për shkollimin e Abrahamit. Atë kohë familja ishte shpërngulur në Indiana.

Ejbi, siç e thërrisnin, u bë një djalë trup gjatë i hollë me shpatulla të gjëra, krahë të gjatë dhe të fuqishëm. Ai ishte i dhënë pas leximit dhe për të marrë një libër hua bënte kilometra të tëra në këmbë. Meqenëse familja Linkoln nuk prosperoi, ata u transferuan në Ilinois. Në Ilinois, Abrahami i bëri të gjitha llojet e punëve. Atë kohë ai ishte 21 vjeç dhe kishte filluar të hynte në jetën shoqërore e në debatet e kohës. Abrahami kishte forcë argumentuese.

Me 1833 ai filloi të punonte si postier në Nju Salem. Postieri që mbante letrat nën kapele udhëtonte kilometra në ditë për ta shpërndarë atë dhe për të bërë miq. Ai u bë i njohur në të gjithë zonën dhe një vit me vonë vuri kandidaturën për në dhomën e përfaqësuesve të shtetit të tij. Fitorja në zgjedhje hapi rrugën e karrierës për Abraham Linkolnin e ri. Ai hyri në shkollën e drejtësisë dhe në 1846 u zgjodh anëtar i Kongresit amerikan.

Kur çështja e skllavërisë u bë çështja më e rëndësishme e ditës, Abraham Linkolni u bashkua me partinë e re republikane të porsa formuar (1856) që ishte kundër skllavërisë. Në 1858, kjo parti e zgjodhi atë si kandidat për senator të Ilinoit. Abraham Linkolni dhe oponenti i tij Stephen A. Douglas debatuan mbi çështjen e skllavërisë në të gjithë shtetin e Ilinoit.

Në fillim të vitit 1860, në mbledhje e konferenca Abraham Linkolni mbronte pikëpamjen e mosndërhyrjes së shtetit federal aty ku skllavëria ekzistonte, por nga ana tjetër kundërshtonte përhapjen e skllavërisë në shtetet që po lindin në territoret e reja amerikane. Fjalimet e tij e bindën popullin që ai ishte njeriu më i përshtatshëm për kandidat për president në Shtëpinë e Bardhë.

Pas zgjedhjes së tij si president, Karolina e jugut votoi për shkëputje nga Shtetet e Bashkuara, duke dalë si shtet i pavarur.

Në fjalën e tij të inagurimit, me një ton të butë, presidenti i ri tha se nuk do të ndërhynte në çështjen e skllavërisë, por ai bëri të qartë se” Unioni është i pandashëm”. Sipas Kushtetutës së SHBA-theksoi ai, detyra e tij ishte të siguronte zbatimin e ligjit në të gjithë vëndin.”

Për Linkolnin shkëputja nga Shtetet e Bashkuara ishte një refuzim i demokracisë.Ai tha midis të tjerash se “Burri dhe gruaja mund të ndahen, por vendi jo.” Mesazhi ishte i qartë. Njerëzit e kuptuan që vendin nga ndarja do ta shpëtonte vetëm lufta. Lufta civile filloi në 2 prill 1861 dhe zgjati 4 vjet.

Gjatë kësaj kohe presidenti përballoi vështirësi të shumta edhe brënda kabinetit të tij, madje pësoi edhe fatkeqësi familjare. Djali i tij 11 vjeçar, Uilli, vdiq në Shtëpinë e Bardhë dhe gruaja e tij gati u çmend nga dëshpërimi. Megjithë këtë fatkeqësi të madhe familjare, Abraham Linkolni qëndroi si një shtyllë e fortë për kombin.

Në 1 janar 1863, Abraham Linkolni lëshoi Proklamatën e Emancipimit (çlirimit) të skllevërve në shtetet e jugut ku skllavëria ishte ende në fuqi.

Kthesa vendimtare e luftës u bë me betejën e Getisbërgut, qytet i vogël i Pensilvanisë, në korrik të atij viti. Qe një betejë e vështirë me humbje të mëdha. U vranë 3000 ushtarë të Unionit dhe 4000 të Konfederatës.
Disa muaj me vonë, në Pennsilvania, në 19 Nëntor 1863, presidenti Linkoln mbajti fjalimin e famshëm që ka hyrë në historinë amerikane si fjalimi i Getisbërgut.

Ai ishte vetëm 10 rreshta i gjatë, por përmblidhte në vetvete esencën se përse ishte bërë lufta dhe përfundonte me fjalët se “gjaku i atyre që u vranë në këtë luftë nuk u derdh kot; se ky vend, me hirin e Zotit do të përjetojë një rilindje të lirisë, dhe se qeveria e popullit, e dalë nga populli dhe që punon për popullin nuk do të zhduket nga faqja e dheut.”

Në inaugurimin e dytë si president, Abraham Linkolni tha fjalë emocionuese e të paharruara për kombin amerikan:“Me të keqe ndaj askujt, me mëshirë për këdo, me vendosmëri në të drejtën, siç na e jep Zoti ta shohim, le të përpiqemi të mbarojmë punën që kemi në dorë,… le të lidhim plagët e vendit e të bëjmë gjithëçka që duhet për të ushqyer një paqe të drejtë e jetëgjatë në mes nesh dhe me vendet e tjera.”

Fitorja e luftës erdhi me dorëzimin e gjeneralit Robert Lee në 9 Prill 1865.Lufta civile i kushtoi vendit 600 000 viktima.Megjithëse zhdukja e skllavërisë erdhi si rezultat i luftës, lufta që bërë për arsye nacionale, qe bërë për të ruajtur bashkimin kombëtar. Fitorja e luftës konsolidoi idenë se Unioni ishte i pandashëm.
Vendi gëzonte dhe presidenti Linkoln po përgatitej për të festuar rikthimin e shteteve të jugut në Union. Pikërisht atëherë ndodhi e papritura.

Më 14 prill kur Presidenti me të shoqen shkuan në teatrin Ford, në Washington D.C., për të parë një shfaqje, një ekstremist proskllavërisë, i quajtur Xhon Buth (John Wilkes Booth) qëlloi me armë në drejtim të presidentit.I goditur në kokë, presidenti Linkoln vdiq ditën tjetër, në moshën 56 vjeçare.

Top Story.. Teen1
Vrasesi i Abraham Linkolnit

(Marrë nga libri i autores “Udhëtim në historinë e Amerikës”, botuar në 2003. ribot, 2006 e 2010)
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Top Story.. Empty Re: Top Story..

Mesazh nga Rifat Tue Sep 04, 2012 8:38 am


Edhe kur je gjalle te mohojne jeten


Top Story.. Images?q=tbn:ANd9GcSuEUkG-ygmY_xHE_JC9-7VFa_1cRHHWAUIS0HS58d1X7e9EbwKgw

Kjo është historia e një gruaje indiane e cila u martua në moshën 12 vjeçare, u bë nënë në moshën 19, ishte braktisur nga bashkëshorti i saj në 23 dhe ishte deklaruar e vdekur në moshën 40.

Asharfi Devi, tani 64, ariti të fitojë një betejë 24-vjeçare për të provuar se ajo ishte gjallë dhe përpjekjet e saj u finalizuan në maj 2012, kur gjykata vendosi që ajo me të vërtetë ishte gjallë.

Prindërit e martuan Asharfi Devi me një fermer lokal, Ram Janam Singh, nga fshati Barun në rrethin Rohtas të shtetit verior të Bihar në vitin 1960.

Top Story.. Images?q=tbn:ANd9GcQD09V3omqPRpBlRxbk55qIPvcf51DvUPxs7Jaf_BRAKk020nyU3A

Në zonat rurale Indi, dasmat nuk janë pothuajse asnjëherë të regjistruar dhe Asharfi Devi nuk ka asnjë dokument që të provojë martesën e saj, por ajo kujton se ajo ishte rreth 12 vjeç kur u martua.

Atë që ajo kujton edhe pse është kënaqësia e saj ishte një veshje e kuqe sari e ndritshme martesore dhe me zë të lartë kënga e filmit Hindi nga një altoparlant në majën e një peme jashtë shtëpisë së prindërve të saj.Lumturia e saj, megjithatë, ishte jetëshkurtër.

Menjëherë pas martesës së saj, ajo zbuloi se ajo ishte gruaja e dytë e burrit të saj - Janam Ram Singh se e para sapo i kishte vdekur para se të martohej me këtë.Në moshën 19, Asharfi Devi u bë nënë e një vajze të vogël.Por, deri tani, thotë ajo, burri i saj kishte filluar abuzimin fizik dhe mendor të saj.

"Katër vjet pasi më ka lindur vajza ime, burri na braktisi kështu që u kthyeva tek prindërit e mi për të jetuar," thotë ajo.

Me kalimin e kohës, Asharfi Devi e martoi jashtë vajzën e saj Bimla Devi me një shitës perimesh, Anil Kumar Singh, ndërsa jetonte në shtëpinë e prindërve të saj. Babai i saj dhe vëllai paguan për martesë.
Por problemet e Asharfi Devi nuk mbaruan. Bota e saj u shpërbë kur ajo kuptoi se burri i saj kishte prokuruar një certifikatë të rreme të vdekjes së saj nga këshilli bashkiak i rrethit Sasaram dhe ishte martuar me një gruan e tij të tretë.Akti i vdekjes është lëshuar më 30 dhjetor 1988."Në moshën 40 vjeç unë u shpalla e vdekur, zyrtarisht," thotë e shqetësuar Asharfi Devi.

Ajo pastaj filloi luftën e saj të gjatë për të provuar se ishte gjallë.Ajo trokiti në polici, te politikanët dhe madje edhe te gjykatat."Unë trokita në çdo derë, nga policia në gjykatë, por askush nuk mund ta provojë zyrtarisht se unë kam qenë gjallë, pavarësisht se janë të bindur se isha gjallë.

Unë u ndieva kokëvarur," thotë ajo.Për të vazhduar betejën e saj për të provuar se ajo ishte gjallë, ajo u zhvendos me vajzën e saj dhe dhëndrin në një kasolle në një fshat tjetër rreth 1 km larg nga fshati i burrit të saj.Ajo thotë se ishte e kërcënuar nga burri i saj dhe gruaja e tij e re, Subhago Devi.Asharfi Devi jeton me vajzën e saj dhe dhëndrin"Ai madje më kishte dërguar në burg, pasi më kishte implikuar në një rast të vjedhjes së rreme në 1993-1994," thotë ajo.

"Ai kishte transferuar të gjitha pronat e tij në emër të gruas së tij të tretë pasi provoi vdekjen time zyrtarisht", thotë Asharfi Devi.Në dëshpërim, ajo paraqiti një peticion para këshillit të fshatit të vitit të kaluar, duke pretenduar se ajo ishte gjallë.

Për tetë muaj, Këshilli shqyrtoi të gjitha provat dhe në maj, ai ftoi Asharfi Devi, burrin e saj dhe anëtarët e familjes, fshatarët, policinë lokale, zyrtarë të administratës dhe gazetarë për ditën e gjykimit.

Top Story.. _60871658_biharasharfideviwithdaughter02%281%29

"Pas shqyrtimit të të gjitha fakteve dhe provave, këshilli i fshatit shpalli drejtësi për Asharfi Devi duke deklaruar se ajo ishte gjallë," tha shefi i këshillit Sandhya Sinha për BBC."Tani unë kam dokumente për të provuar ekzistencën time se unë nuk jam e vdekur." shprehet Asharfi."Është një rilindje e nënës sime", thotë vajza e saj, Bimla Devi.

Por burri i Asharfi Devit, Ram Janam Singh, vazhdon të mohojë ekzistencën e saj."Asharfi Devi vdiq në vitin 1988," thotë ai. "Unë nuk e di pse kjo grua është duke pretenduar të jetë gruaja ime. Pyetni atë, unë s'kam çtë them?"

http://www.bbc.co.uk/news/world-asia-india-18366417
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Top Story.. Empty Re: Top Story..

Mesazh nga Rifat Wed Oct 03, 2012 8:53 am


Klima,faktori baze i zhvillimit te njerzimit


Top Story.. Climate%20change

„Faktori Nr. 1“

1200 p.e.s

Gruaja më e bukur në botë, Helena, rrëmbehet nga Parisi i Trojës. Një flotë greke prej më shumë se 1000 anijesh niset drejt Trojës. Pas një lufte të gjatë, heronj si Akili udhëheqin grekët drejt fitores ndaj Trojës.

Të paktën kjo është historia e treguar nga poeti Homer pothuajse katër shekuj më vonë. Megjithatë, Homeri jo vetëm po shkruante për ngjarje që kishin ndodhur shumë kohë përpara tij, por ai gjithashtu po përshkruante qytetërime të humbur prej kohësh. Akili dhe bashkatdhetarët e tij ishin pjesë e qytetërimit të parë të madh grek, një kulturë luftëdashëse me qendër qytetin e Mikenës që lulëzoi prej vitit 1600 p.e.s.

Në vitin 1100 p.e.s, jo shumë kohë pas luftës së Trojës, shumë prej qyteteve apo vendbanimeve të saj ishin shkatërruar ose braktisur. Të mbjetuarit iu kthyen një mënyre jetese kryesisht rurale. Tregtia u ndal dhe aftësi të tilla si të shkruarit u humbën. Shkrimi që kishin përdorur mikenasit, Linear B, nuk do të lexohej më deri në vitin 1952.

Rajoni e rimori gradualisht veten pas vitit 800 p.e.s. Grekët përshtatën shkrimin fenikas, dhe qytet-shtetet e mëdhenj të Athinës dhe Spartës u fuqizuan shumë. “Kolapsi ishte një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë, për arsye se i dha jetë dy kulturave të mëdha”, thotë antropologu Brandon Drake. “Është si feniksi që ngrihet prej hirit”.

Greqia klasike, siç njihet kjo periudhë e dytë e qytetërimit, shkëlqeu shumë më tepër se sa paraardhësi i saj. Kohët e saj të lavdishme zgjatën vetëm disa shekuj, por idetë e qytetarëve të saj kanë qenë tmerrësisht shumë ndikuese. Trashëgiminë e tyre e gjejmë ende kudo përreth nesh, që nga matematika që mësojmë në shkollë, deri tek ideja e demokracisë.

Po çfarë e shkaktoi kolapsin e Greqisë mikenase, duke shkaktuar kështu një impakt shumë të madh për rrugën e historisë? Një ndryshim i klimës, sipas të dhënave më të fundit. Veç kësaj, Greqia mikenase është vetëm një në një listë të gjatë qytetërimesh, fati i të cilëve lidhet me kapriçot e klimës.

Ndryshimet e mëdha të klimës, të përballuar keqas, duket se kanë rrëzuar shoqëri të tëra, ndërkohë që faktore te ndryshem më të vegjël kanë sjellë trazira dhe luftëra.

Ideja që ndryshimet e klimës kanë rrëzuar qytetërime të tërë, nuk është e re, ajo ka qarkulluar prej më shumë se një shekulli, por vetëm në vitet nëntëdhjetë fitoi shumë terren, teksa studiuesit nisën të këqyrin me saktësi se si kishte ndryshuar klima, duke përdorur të dhëna të gjetura në shtretërit e liqeneve, apo të ngrira mes stalaktideve. Harvey Veiss, i Yale University e vuri „topin” në lëvizje me studimet e tij mbi kolapsin e një prej perandorive më të hershme: ajo e Akadianëve.

Nisi në Gjysmëhënën Pjellore të Lindjes së Mesme, një rrip tokash të pasura ku një kulturë rajonale e përparuar ishte zhvilluar prej shumë shekujsh. Në vitin 2334 p.e.s., Sargon ishte lindur në qytetin-shtet të Akadit. Ai e nisi si një kopshtar, u ngarkua me pastrimin e kanaleve të ujitjes, dhe më pas luftoi për të marrë pushtetin. I pakënaqur me këtë, ai pushtoi edhe shumë qytet-shtete fqinjë. Perandoria që Sargoni themeloi, arriti të lulëzojë për pothuajse një shekull pas vdekjes së tij, ndërsa më pas u shemb.

Duke kryer gërmime në territore që sot janë të Sirisë, Veiss gjeti depozita pluhuri që tregojnë se klima e rajonit është bërë befasisht më e thatë diku rreth vitit 2200 p.e.s. Thatësira mendohet të ketë sjellë zinë e bukës, argumenton ai, duke shpjeguar përse qytete të mëdhenj janë braktisur rreth asaj kohe. Një mbishkrim i kohës mbi gur, i quajtur Mallkimi i Akadit, përshkruan një zi të madhe buke.

Vepra e Veiss ka qenë me shumë ndikim, por nuk kishte shumë prova. Në vitin 2000, klimatologu Peter de Monecal i Columbia University në Nju Jork gjeti më shumë. Ekipi i tij, bazuar mbi të dhëna bashkëkohore, tregoi se rrjedha e dy lumenjve të mëdhenj të rajonit, Tigrit dhe Eufratit, është e lidhur me kushtet në Atlantikun Verior: ulja e temperaturës së ujërave sjell uljen e shirave duke ndryshuar rrugët e sistemeve të motit. Më tej, ata zbuluan se Atlantiku verior është ftohur pak kohë përpara se të binte perandoria Akadiane. „Për befasinë tonë, pamë përkimin e këtij sinjali të madh të motit me kohën e kolapsit të perandorisë së Akadit”.

Shumë shpejt u bë e qartë se ndryshimet e mëdha të klimës përkonin me fundin e shumë qytetërimeve të tjerë. Ndër këta, Majat janë shembulli më tipik i rënies së shkaktuar prej klimës. Shoqëria e Majave e pati ngjitjen e vet në Meksikë dhe në Amerikën Qendrore rreth vitit 2000 p.e.s. Fermerët e saj rrisnin misër, kunguj dhe bizele, dhe ishte i vetmi qytetërim amerikan që krijoi një gjuhë të shkruar. Majat patën një jetëgjatësi prej disa mijëvjeçarësh, duke e arritur kulmin mes viteve 250 dhe 800 p.e.s. kur ndërtuan qytete dhe piramida të mëdha.

Pas kësaj, qytetërimi i tyre pësoi kolaps. Shumë prej strukturave të tij të jashtëzakonshme u përthithën prej xhunglës pasi u braktisën. Megjithatë, jo gjithçka u humb – pasardhës të majave dhe elementë të kulturës së tyre kanë mbijetuar deri sot e kësaj dite.

Studime të shumta kanë treguar se ka pasur shumë thatësira të zgjatura pikërisht në kohën e rënies së këtij qytetërimi. Në vitin 2003, Gerald Haug i Institutit Federal të Teknologjisë në Zyrih, Zvicër, zbuloi se ishte më keq se kaq. Rindërtimi i tij vit pas viti i bazuar tek studimi i sedimenteve të liqeneve tregoi që shirat ishin të bollshëm nga viti 550 deri 750, ndoshta duke sjellë një rritje të popullsisë e si pasojë edhe kulmin e ndërtimit të monumenteve rreth vitit 721.

Por gjatë shekullit të ardhshëm ka pasur jo vetëm periudha me thatësira veçanërisht të rënda, ku secila ka zgjatur me vite, por edhe më pak shira se sa normalisht në vitet e ndërmjetëm. Ndërtimi i monumenteve mori fund gjatë kësaj periudhe të thatë, rreth vitit 830, ndonëse disa qytete vazhduan edhe disa shekuj.

Edhe pse numri i provave ka ardhur në rritje, ka pasur gjithësesi një lloj kundërveprimi ndaj idesë se ndryshimi i klimës i ka dhënë formë fatit të qytetërimeve. „Shumëkush në komunitetin arkeologjik është vërtetë fjalëpakë për të pranuar rolin e klimës në historinë e njerëzimit”, thotë De Menocal.

Pjesërisht, ky hezitim vjen për arsye historike. Në shekujt 18 dhe 19, antropologët argumentuan se mjedisi i një shoqërie i ka dhënë formë karakterit të saj, një ide kjo që njihet si determinizmi mjedisor. Ata pretendonin se klimat e ngrohta e të parashikueshme të tropikut ushqenin dhunën, ndërkohë që klimat e ftohta evropiane prodhonin inteligjencë dhe një etikë të fortë pune. Këto ide janë përdorur shpesh për të justifikuar racizmin dhe shfrytëzimin.

Është e kuptueshme pra që antropologët modernë i rezistojnë çdo lloj ideje që ngjan me determinizmin mjedisor. “Është një çështje shumë delikate”, thotë Ulf Buntgen, edhe ai në Institutin Zviceran të Teknologjisë, puna e të cilit hedh hipotezën që rënia e Perandorisë Romake të Perëndimit është e lidhur me një klimë shumë të ndryshueshme. “Në këtë fushë po ecet përpara me shumë ngadalësi për arsye se njerëzit kanë frikë të bëjnë deklarata të guximshme”.

Megjithatë, kjo lloj rezistence nuk është e përligjur, thotë De Menocal. Askush nuk pretendon sot që klima përcakton karakterin e njerëzve, ajo vetëm vendos limite për çfarë është e realizueshme. Kur klima bëhet më pak e favorshme, mund të rritet më pak ushqim.

Ndryshime të tillë mund të shkaktojnë edhe epidemi të karkalecave apo insekteve të tjerë, si dhe epidemi mes njerëzve të dobësuar nga uria. Kur nuk është më e realizueshme ruajtja e një niveli të popullsisë dhe mënyre të jetesës, rezultati mund të jetë kolapsi. “Klima nuk është faktor vendimtar, por është faktor i rëndësishëm”, thotë Drake. “Ajo bën të mundur, ose bën të pamundur diçka”.

Disa e shohin këtë nocion si shumë thjeshtësues. Karl Butzer i Universitetit të Teksasit në Austin, i cili ka studiuar shembjen e qytetërimeve, mendon se roli i klimës është ekzagjeruar. Eshtë mënyra se si shoqëritë përballojnë krizat, që përcakton fatin e tyre, thotë ai. “Gjërat marrin për keq prej dështimeve institucionalë”. Kur vjen fjala tek Akadianët, për shembull, jo të gjithë të dhënat historike mbështesin idenë e një megathatësire.

Në rastin e Majave, provat janë të forta. Në fillim të këtij viti, Eelco Rohling, i Universitetit të Southamptonit, në Britani përdori sedimentet e lumenjve dhe raportet e izotopeve në stalaktite për të zbuluar se si kishin ndryshuar reshjet e shiut.

Ai konkludoi se reshjet e përvitshme të shiut ranë me 40 për qind gjatë një periudhe të zgjatur thatësire, duke tharë kështu burimet e ujit. Kjo gjë me siguri ka ndikuar shumë tek Majat, thotë ai, sepse shtresa e ujit të pijshëm ishte shumë poshtë nën tokë dhe praktikisht nuk mund të arrihej për puse.

Kështu, pas një shekulli me shira të bollshëm, Majat u gjendën krejt papritur në një shekull me reshje të ulëta. Nuk është e qartë se si mund të kenë shmangur zinë e bukës dhe rënien e popullsisë në këto rrethana. Edhe sot, aftësia jonë për të përballuar klimën armiqësore është e kufizuar.

Arabia Saudite arriti të përballojë vetë furnizimin me drithëra duke shpuar thellë në shkretëtirat e saj për të nxjerrë ujë dhe duke subvencionuar fermerët, por sot është duke mbështetur më pak bujqësinë me qëllimin që të ruajë atë çfarë ka mbetur nga uji.

Në rajone të thatë, ku ka ujë të bollshëm për ujitje, akumulimi i kripës në tokë është një problem i madh, ashtu si ka qenë edhe për disa qytetërime të lashtë. Dhe nëse fermerët modernë janë sërish në mëshirë të klimës pavarësisht dijeve dhe teknologjisë sonë, çfarë shansesh kanë patur fermerët në lashtësi?

Epoka e errët e Greqisë

Ndërkohë që shumë arkeologë mbeten jo shumë të bindur, lista e shembujve të mundshëm vazhdon të rritet. Mikenasit janë shtesa më e fundit. Arsyeja për rënien e tyre ka qenë objekt i shumë debateve, ku një prej shpjegimeve më të përhapur ka qenë një seri pushtimesh dhe sulmesh nga “njerëzit misteriozë të detit”.

Por, në vitin 2010, një studim i depozitave të lumenjve në Siri sugjeroi që ka patur një periudhë thatësire të zgjatur mes viteve 1200 dhe 850 para Krishtit – pikërisht në periudhën e të ashtuquajtur Epoka e Errët e Greqisë. Në fillim të këtij viti, Drake analizoi disa të dhëna të klimës dhe konkludoi që në këtë periudhë ka pasur një ftohje të Mesdheut, që reduktoi avullimin e ujit si dhe reshjet e shiut në një hapësirë të madhe.

Për më tepër, shumë kultura të tjera përreth Mesdheut, duke përfshirë Perandorinë Itite dhe “Mbretërinë e Re” të Egjiptit, pësuan kolaps pothuajse në të njëjtën kohë si mikenasit – një fenomen i njohur si kolapsi i Epokës së vonë të Bronzit.

A ishin të gjithë qytetërimet të paaftë të përballonin ndryshimet e klimës? Apo ishin njerëzit e ardhur nga deti problemi i vërtetë? Historia mund të jetë komplekse: qytetërimet e dobësuar prej urisë mund të jenë bërë shumë më të dobët përballë pushtuesve, të cilët nga ana e tyre mund të jenë nxitur të migrojnë pikërisht prej ndryshimeve të klimës. Ose, kolapsi i një qytetërimi mund të ketë patur efekt domino tek partnerët e tij të tregtisë.

Ndryshimi i klimës në një shkallë edhe më të madhe mund të jetë shkaktar edhe i një tjetër koincidence të habitshme. Rreth vitit 900, teksa qytetërimi Maja po pësonte rënie në Amerikën e Jugut, dinastia Tang nisi të humbasë kontrollin e saj në Kinë. Në kulmin e saj, Tang sundonte mbi 50 milionë vetë. Printimi mbi blloqe druri bënte që fjalë të shkruara, sidomos poezi, të ishin lehtësisht të përhapura. Por dinastia ra pasi guvernatorët lokalë uzurpuan autoritetin e saj.

Duke qenë se dy qytetërimet nuk ishin partnerë tregtarë, atëherë këtu nuk kemi efekt domino. Një studim i sedimenteve të liqeneve në Kinë nga Haug tregon se ky rajon përjetoi një thatësirë të zgjatur në të njëjtën kohë si Amerika Qendrore. Ai mendon se fajtor ishte një zhvendosje në brezin e shirave tropikalë, që shkaktoi shembjen e qytetërimeve në secilën anë të Paqësorit.

Megjithatë, kritikët tregojnë shembuj të ndryshimeve të klimës që nuk kanë shkaktuar kolaps. “Ka një thatësirë të dokumentuar e madje edhe zi buke gjatë periudhës së perandorisë azteke”, thotë arkeology Gary Fienman i Field Museum në Chicago. “Këta episode shkaktuarn vështirësi të mëdha e ndoshta edhe zi buke, por jo një kolaps të përgjithshëm”.

Duke kuptuar që rastet studimorë të kolapseve nuk mjaftonin për t’i dhënë zgjidhje debatit, në vitin 2005, David Zhang i Hong Kong University nisi të kërkojë për modele më të gjerë. Ai e nisi me historinë e dinastive kineze. Nga viti 2500 p.e.s e deri në shekullin 20, një seri perandorish të fuqishme si Tang, kontrolluan Kinën. Të gjitha janë përmbysur më vonë nga trazira civile ose nga pushtime.

Kur Zhang krahasoi të dhënat e klimës për 1200 vitet e fundit me historinë e luftërave dinastike të Kinës, përkimi ishte mbresëlënës. Shumica e tranzicioneve dinastikë dhe periudhat e trazirave sociale kanë ndodhur kur temperaturat kanë qenë më të ulëta. Periudhat më të ngrohta kanë qenë më të qëndrueshme dhe paqësore.

Zhang ndërtoi dalëngadalë një panoramë më të detajuar ku tregonte se të korrat pësonin rënie kur klima ishte e ftohtë, ashtu si dhe nivelet e popullsisë, ndërkohë që luftërat ishin më të zakonshme. Nga 15 periudhat e luftërave që ai studioi, 12 prej tyre ndodhën në kohëra më të ftohta.

Më pas, ai shqyrtoi të dhënat e luftërave nëpër Evropë, Azi dhe Afrikën veriore mes vitit 1400 dhe 1900. Edhe një herë, ka patur më shumë luftëra kur temperaturat kanë qenë më të ulëta. Në periudha më të ftohta ka patur gjithashtu numër më të madh të vdekurish dhe rënie të popullsisë.

Këta studime tregojnë se efektet e klimës në shoqëri mund të jenë të thellë. Problemi është që të provohet kjo gjë. E cfarë se luftërat dhe kolapset përkojnë me ndryshime të klimës? Kjo nuk do të thotë që njëra ka shkaktuar tjetrën.

Lufta 30-vjeçare

Në përpjekje për të shkuar përtej korrelacioneve të thjeshtë, Zhang nisi të studiojë historinë e Europë nga 1500 deri në 1800 p.e.s. Në mesin e viteve 1600, Evropa ishte zhytur në Krizën e Përgjithshme, e cila përkoi me një periudhë më të ftohtë që mori emrin Epoka e Vogël e Akullnajave. Lufta 30-vjecare u luftuapikërisht në atë kohë, ashtu si dhe shumë të tjera.

Zhang analizoi të dhëna të detajuara që mbulojnë gjithcka, nga popullsia e migrimi deri tek të korrat bujqësore, luftërat, zitë e bukës dhe epidemitë në një përpjekje për të identifikuar lidhje rastësore. Kështu, për shembull, a ndikoi ndryshimi i klimës në prodhimin bujqësor e si rrjedhim në cmimet e ushqimeve? Kjo gjë, nga ana e saj mund të sjellë zi buke – që zbulohet në një reduktim të gjatësisë mesatare të njerëzve – epidemi dhe një rënie të popullsisë. Çmimet e larta të ushqimeve mund të sjellin edhe migrim si dhe trazira sociale, madje edhe luftëra.

Më tej, ai kreu një analizë statistikore e njohur si testi Granger, që tregoi se shkaqet e propozuar ndodhnin gjithmonë përpara pasojave të propozuara, dhe se çdo shkak pasohej nga i njëjti efekt. Efekti Granger nuk është provë konkluduese, por është gjithësesi prova më e mirë që mund të kemi.

Studimi nuk i ka përkulur kritikët. Butzer, për shembull, pretendon se është i bazuar në të dhëna demografike të pabesueshme. Por të tjerë janë të befasuar. “Eshtë një studim i jashtëzakonshëm”, thotë De Menocal. “Duket se i kanë bërë detyrat e shtëpisë”. Ai shton se një studim i tillë është i mundur vetëm për historinë e vonë, pasi qytetërimet më të lashtë kanë lënë më pak të dhëna.

Kështu, ndërkohë që studime të mëtejshëm duhet të zbulojnë shumë më tepër mënyrën se si klima ka ndryshuar në të kaluarën, debati se sa efekt këta ndryshime kanë pasur në shoqëritë do të vazhdojë të ziejë edhe për shumë dekada. Le të pranojmë megjithatë, që ndryshimi i klimës ka luajtur një rol madhor. Çfarë do të thotë kjo gjë për ne?

Gjërat nuk duken dhe aq keq. Shpesh herë ka qenë ftohja e klimës që ka dëmtuar qytetërimet e kaluar. Veç kësaj, studimet e shekullit të kaluar kanë gjetur pak ose aspak lidhje mes konflikteve dhe ndryshimeve të klimës. “Shoqëritë e industrializuara kanë qenë më të forta ndaj kushteve klimatike”, thotë Jurgen Scheffran i Universitetit të Hamburgut, i cili studion efektet e ndryshimeve klimatike.

Nga ana tjetër, ne jemi duke shkaktuar ndryshimin më të madh të klimës në miliarda vite dhe ajo që duket se ka më shumë rëndësi është prodhimi i ushqimit dhe jo temperatura. Prodhimi pritet të rritet në fillim teksa temperatura ngrihet, por më pas do të fillojë të bjerë kur ngrohja të shkojë më shumë se 3 gradë. Kjo pikë mund të mos jetë shumë larg – është e mundur që mesatarja globale e temperaturës të rritet me 4 gradë deri në 2060. Ne kemi parë tashmë prodhimin lokal të ushqimeve të goditet nga valë ekstreme të të nxehtit, si ajo në Rusi në 2010. Një nxehtësi e tillë ekstreme nuk pritej para fundit të këtij shekulli.

Dhe ndërlidhja në shoqërinë tonë nuk është gjithmonë një pikë force. Mund të transmetojë tronditje – vala e të nxehtit e 2010 shkaktoi rritje të çmimeve të ushqimeve në mbarë botën, dhe thatësira në SHBA këtë vit ka të njëjtin efekt. Rritja e kompleksitetit të shoqërisë moderne mund të na bëjë më shumë të dobët ndaj një kolapsi.

Megjithatë, e kemi një avantazh të madh – ndryshe nga mikenasit dhe majat, ne e dimë se çfarë po vjen. Mund të përgatitemi dhe gjithashtu mund të ngadalësojmë shpejtësinë e ndryshimit të klimës nëse reagojmë në kohë. Ndonëse, deri tani nuk po bëjmë asnjërën.

Top Story.. 9k=

Michael Marshall
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Top Story.. Empty Re: Top Story..

Mesazh nga Rifat Thu Oct 04, 2012 8:19 am


Sekrete rr
ënqethëse nga dhomat e errëta të Papatit të Romës

Top Story.. 17

Arkivi i fshehtë i Vatikanit ruan një pasuri unike në botë. Në 85 kilometrat e rafteve të tij, në fakt, janë vendosur dorëshkrimet origjinalë që kanë shënuar historinë e Kishës, por jo vetëm, duke filluar nga shekulli VIII: bëhet fjalë për dekrete shkishërimi, proces verbalë (për procese si ai kundër Templarëve), privilegje perandorakë e shumë të tjerë

Ndodh, ndonjëherë, që të mundësh të rijetosh kohëra të largëta nga dëshmitarë okularë dhe pa artificin e realitetit virtual. Një rast i jashtëzakonshëm, pikërisht në këtë kuptim, shfaqet këto kohë nëpërmjet dokumenteve sensacionalë të ekspozuar për herë të parë për publikun në Muzetë Capitolini të Romës, në Campidoglio: që nga Dictatus Papae i Gregorit VII tek dekreti i dëbimit për Frederikun II, që nga aktet e procesit kundër Templarëve francezë deri tek miratimi i rregullit të San Francesco d’Assisso, që nga Privilegium i Ottonit I deri tek origjinali i Concordato di Worms, nga Unam Sanctam e Bonifacit VIII deri tek akti i shkishërimit të Martin Luterit.

Ekspozita epokale që mban emrin Lux in arcana, përmban 100 dorëshkrime të çmuara me burim Arkivin e Fshehtë të Vatikanit dhe parashtron ngjarjet e mëdha të historisë së Kishës, nga Mesjeta deri në Nëntëqindën. Vetëm disa studiuesve të përzgjedhur, për qëllime kërkimesh shkencorë, u ishte lejuar në të kaluarën të admironin këta tekste. Askush, në fakt, nuk kishte mundur ndonjëherë të konsultonte dokumentet në të ashtuquajturën “periudhë e mbyllu”, pra nga 1939 deri në ditët tona, edhe këta të shfaqur në itinerarin e ekspozitës.

Top Story.. Lux_in_arcana_the_vatican_secret_archives_reveals_itself_large

Zgjedhja e vendit të ekspozimit ka një domethënie simbolike të veçantë: Lindja e Muzeve Capitolini në fakt i detyrohet një Pape, Sisto IV i cili në vitin 1471, i dhuroi disa thesare të rëndësishme artistike dhe arkitektonikë qytetit të Romës. Me iniciativë të vetë Sisto IV papët kishin filluar të ruanin në një vend të sigurtë dokumentet e historisë së Kishës, shumë kohë përpara krijimit të Arkivit të Fshehtë, duke u lënë kështu pasardhësve një pasuri shumë të madhe dëshmish të drejtpërdrejta.

Ekspozita është e ndarë në seksione tematikë. Çdo dorëshkrim është i shoqëruar nga materiale multimedialë, të nevojshëm për të inkuadruar kontekstin e gjerë historik. Mund të thellohesh më tej me ndihmën e teknologjive të reja duke shkarkuar, për shembull, një aplikacion në smartphone apo në tablet. Pothuajse të gjithë seksionet kanë dokumente të shumtë të periudhës mesjetare, që po i paraqesim në mënyrë të detajuar dhe në mënyrë kronologjike. Është si të shfletosh, që nga fillimi, faqet e një libri magjik, autorët e të cilit janë aktorët protagonistë të historisë së rrëfehet.

Analiza e shkrimeve që i përkasin epokës së Mesjetës fillon me një formular letrash papnore të shekullit VIII që shkaktuan skandal në mjediset eklesiastike. Teksti, me emrin Liber diurnus Romanorum Pontificus, sjell një dënim formal të shprehur nga Këshilli i Tretë i Kostandinopojës i vitit 680, kundër papës Onorio I, i konsideruar përgjegjës se kishte favorizuar, ndonëse në mënyrë indirekte, përhapjen e monotelizmit (tezë heretike që pohonte praninë në Krisht të vetëm vullnetit hyjnor).

Ai dënim përbënte një pikëmbështetje të rëndësishme për ata që kontestonin parimin e pagabueshmërisë së Papës dhe mbizotërimin e linjës së tij politika ndaj vendimeve të këshillave. Ja përse publikimi i formularit, i transkriptuar në vitin 1646 nga një studiues gjerman pas një serie rrethanash misterioze, u bllokua nga censura eklesiastike. Në 1700 origjinali gjeti vend në Arkivin e Vatikanit dhe vetëm në 1889 u bë i mundur publikimi.

Një prej “xhevahirëve” të ekspozitës i përket shekullit X dhe sjell një epokë dobësie të papëve kundrejt perandorisë: bëhet fjalë për pergamenin shumë të bukur ngjyrë të purpurt e me gërma të arta që përmban tekstin e Privilegium të Ottone I. Me këtë akt Papa, në një moment të parë, mori prej perandorit gjermanik njohjen e parë të pronave të Kishës në gadishullin italian.

Top Story.. Images?q=tbn:ANd9GcT0jBjmVsYTi_3b9HqnnJtlj4SBO4LJRYUet0U2db5yXr_Bh2D_pw

Papa i atëhershëm, Giovanni XII kishte lidhur një miqësi të fortë politike me Ottone, sepse i trembej ekspansionizmit të Mbretit Berengario II i Ivreas. Por, pak kohë më vonë, Giovanni bëri një marrëveshje të befasishme me të birin e Berengarios, Adalberto, duke u përpjekur që të ndërtonte një bllok antigjerman me mbështetjen e Kostandinopojës dhe mbretërisë së Hungarisë. Ottone, i irrituar nga tradhëtia, arriti me nxitim të madh në Romë në vitin 963 dhe dëboi papën: që nga ai moment e tutje, perandori do të mund të ndikonte në zgjedhjen e papës, duke rezervuar pushtetin për të vërtetuar zgjedhjen. Kopja kaligrafike që kemi sot i përket vitit 963.

Më pas, udhëtimi të çon në një epokë kur rolet mes Kishës dhe perandorisë duken krejt të përmbysur. Të paktën sipas pohimeve të Dictatus Papae të Gregiorio VII, kopja e të cilit që i përket vitit 1075 ndodhet në seksionin “Tiara e Corona”. Me 27 aksiomat që përmban teksti, papa shpallte supremacinë e tij absolute mbi çështjet spirituale dhe gjithashtu mbi ato tokësore, duke i rezervuar Kishës së Romës të drejtën për të rrëzuar perandorët.

Një vëllim shumë i trashë pergamenësh në lëkurë risjell vitet e trazuar e në terr të papatit të Giovanni VIII. Është një kopje e rregjistrit të tij origjinal, transkriptuar në shekullin Xi nga dy murgj në Montecassino të ngarkuar nga Abati Desiderio, që në të ardhmen do të bëhej Papa Vittore III. Nga ata shënime Desiderio kish për qëllim të nxirrte elementë të dobishëm për të rindërtuar fakte të spikatur të biografisë së Giovanni VIII, që sipas tezës së “Annali” të Fuldas kish qenë viktimë e një komploti dhe ishte vrarë brutalisht.

Top Story.. GiovanniVIII

Giovanni VIII

Ndjehet ende, në disa shekuj distancë, atmosfera e ngjarjes së madhe, po të vëresh nga afër pergamenin origjinal të Concordato di Worms të vitit 1122, me të cilin i jepej fund “luftës për poste”. Firmosur nga sovrani gjermanik Henriku V dhe nga Papa Callisto II, marrëveshje i jepte vetëm Kishës të drejtën e emërimeve eklesiastikë të peshkopëve, ndërkohë që perandorit i takonte ajo feudale. Dokumenti që ka mbijetuar deri sot është kopja që Henriku V i dërgoi Callistos.

Shekulli i XIII për Kishën u hap në mënyrë të trazuar. Në vitin 1202 Papës Innocenzo III iu desh të marrë masa të ashpra kundër besimtarëve që po merrnin pjesë në kryqëzatën e IV. Të hipur në anije veneciane, ushtarët e krishterë kishin kuptuar që nuk kishin mjaftueshëm para për të paguar udhëtimin në Tokën e Shenjtë: kështu që, kishin plaçkitur një qytet të Adriatikut, Zara, duke kryer mizori të parrëfyeshme në një qytet që binte nën juridiksionin e mbretërisë katolike të Hungarisë. Innocenzo III, sapo mori lajmin, nxorri një dekret shkishërimi kundër atyre që kishin marrë pjesë. Ky regjistër pergamenik e ruan të paprekur hieratikizmin e vet dhe të habit për ashpërsinë e disa reshtave.

Disa vite më vonë, pasardhësi i Innocenzo, Onorio III sanksionoi zyrtarisht lindjen e Urdhërit të Fretërve të Vegjël të San Francesco d’Assissi. Dokumentit i shtohet edhe dekreti Solet annuere, që përmbante plot 12 kapituj që i përkisnin jetës së komuniteteve franceskanë. Dokumenti, edhe ai një regjistër pergamenik, është një prej dëshmive më të rëndësishme që përmban seksioni fillestar i ekspozitës.

Top Story.. Images?q=tbn:ANd9GcTbs4pYt6pS89sFUoJHsmni4MwBfy_QYERw5hdXYvUuWUfUxgYY

I të njëjtës periudhë është një dokument që përmban një masë të ashpër kundër heretikëve, i firmosur nga Gregorio IX, statutet Capitula contra Patarenos, botuar në mars 1236. Papa, viktimë e kundërofensicës së mbështetësve të Frederikut II, ishte detyruar të largohej nga Roma në 1228. Por ishte kthyer pak kohë më pas, nën brohoritjet e popullit, në vijim të disa kataklizmave natyrore që romanët i kishin interpretuar si shenjë e një ndëshkimi hyjnor

Gregorio u gjend menjëherë përballë disa emergjencave, mes të cilave përhapja e pakontrolluar e herezive të patarinëve (lëvizje në brendësi të kishës milaneze). Për t’i luftuar, u frymëzua pikërisht nga një Kushtetutë e vjetër e armikut të tij Frederiku II, Cum ad conservandum, që jepte dënim me vdekje për herezinë, apo tortura të tmerrshme. Lindën kështu statutet e përmendur tashmë Capitula contra Patarenos që u jepnin gjykatave laike detyrat e represionit. Kopja e statuteve e ruajtur prej harresës falë Arkivit të Fshehtë të Vatikanit mban datën 7 mars 1236 dhe iu dërgua prej Papës Urdhërit Domenikan, shumë aktiv në atë shekull në praktikën e inkuizicionet.

Lufta mes Frederikut II dhe Kishës përshkoi papate të ndryshëm, por në mënyrë të vecantë ajo e Gregorio IX dhe Innocenzo IV. Këtij të fundit i takoi të firmosë rrëzimin e perandorit, që ishte shkishëruar prej kohësh. Dhe e bëri në vitin 1245, në fundin e Këshillit të Lionit I, me dekretin më të lashtë papnor që ka mbërritur deri në ditët tona, edhe ky mes dokumenteve më pikantë të ekspozitës.

Përpara kremtimit të Këshillit francez, Innocenzo IV mblodhi dhe publikoi plot 91 dokumente të firmosur nga sovranë të ndryshëm – mes të cilëve rezultonte edhe emri i Frederikut II – që vendosnin të drejtat dhe pushtetet e kishës. Ishte një mënyrë për të demonstruar që perandori kish marrë prerogativa politikë që nuk ishin konform kompetencave të tij.

Përmbledhja e këtyre dokumenteve, që mban emrin Transunto di Lione, përmbante 17 dekrete. Sot kanë mbetur vetëm shtatë prej tyre, dhe njëri (identifikuar me shenjën A.A., Arm.I-XVIII 95) paraqet 28 vula. Edhe numri i vulave, fatkeqësisht rezulton i reduktuar krahasuar me kopjen origjinale që kishte plot 40 të tilla.

Një letër e shkruar në vitin 1250 nga kalifi i Marokut Abu Hfs Umar al-Murtada drejtuar Papës Innocenzo IV dëshmon për ekzistencën e një marrëdhënie të mirë diplomatike mes njërit prej krerëve më të fuqishëm islamikë dhe Kishës së Romës në atë periudhë. Pergameni përmban një kërkesë të Kalifit sa i përket zgjedhjes së peshkopit të ri për t’u dërguar në dioqezën “e toleruar” marokene në Fez.

Al-Murtada vlerësonte shumë peshkopin në ikje, Lope, dhe kërkonte një zëvendësues po aq të aftë. Papa, pas një reflektimi të vëmendshëm, vendosi të konfirmojë Lopen për detyrën delikate, duke kënaqur kalifin. Dokumenti përfaqëson një prej kontakteve të fundit të ngrohtë mes papatit dhe autoriteteve politike të Marokut, përpara një periudhe të gjatë ftohjeje mes dy palëve që zgjati deri në shekullin XIX.

Zgjedhja e një prej pasardhësve të Innocenzo IV, Gregorio X ishte shumë e vuajtur dhe solli një seri të pafundme votimesh të kardinalëve që në atë rast ishin mbledhur në Viterbo dhe ishin ndarë mes filofrancezëve dhe italianëve. Konsultimet vazhduan kaq gjatë saqë bezdisën banorët e qytetit që, pasi pritën disa vite për “tymin e bardhë”, vendosën të marrin iniciativën. U futën me forcë në Pallatin e Papëve, duke marrë peng disa kardinalë. Pavarësisht kërcënimeve, këshilli i kardinalëve vazhdoi edhe disa muaj përpara se të orientonte votat e veta tek një kandidat, kleriku Tedaldo Visconti, që në vitin 1271 mori emrin Gregorio X.

Top Story.. Images?q=tbn:ANd9GcTcefD_dDr1eV1eaEc_zdSGlT4ZLDEZidV07HxqZsezznFGAW2Z

Tre vjet më vonë, Papa i ri, për të shmangur përsëritjen e votimeve të pafund, nxorri Ubi periculum, një kushtetutë që reduktonte privilegjet e prelatëve gjatë votimeve. Veç kësaj vendosi që konsultimet do të kryheshin në një vend të mbyllur, në mungesë të kontakteve me jashtë. I shpallur gjatë Këshillit të Lionit II në 1274, ky dekret solli praktikën e konklavës dhe në momentin e parë hasi në rezistencën e kardinalëve. Në kopjen që ka mbijetuar deri sot vërehen 27 vulat që vërtetojnë aprovimin e dokumentit nga prelatë të shumtë të pranishëm në këshillin francez.

Një pergamen i prillit 1277, i firmosur nga arkivisti i patriarkatit të Kostandinopojës, Joannis Vekkos, tregon një histori të çuditshme. Autori, që ishte kundër hipotezës së një bashkimi të ri mes Kishës së Romës dhe asaj të Kostandinopojës, përfundoi në burg për shkak të pozicioneve të tij përçarës, që atëherë kundërshtoheshin nga perandori Michele VIII Paleologo.

Arkivisti, në burg, ndryshoi qëndrim dhe u bë mbështetës i bashkimit të dy Kishave. Pasi u bë patriark i Kostandinopojës, deklaroi publikisht se Bizanti duhej të shkrihej sërish me krishtërimin perëndimor dhe i shkruajti Papës Giovanni XXI. Në letër, që ka mbërritur në gjendje të mirë deri sot, spikat firma e Vekkos, në krah të një kryqi të vogël. Ëndrra e tij u shkatërrua disa vite më vonë, kur në fronin e Bizantit hipi perandori Andronico II, i cili ishte kundër procesit të afrimit me papatin. Dhe për patriarkun u rihapën dyert e burgut.

Një dokument me 11 vula dylli të kuq i komunikoi Celestino V zgjedhjen e tij si Papë. Letra zyrtare, e dërguar më 11 korrik 1294, zgjidhte situatën e radhës të impasit në tratativat mes kardinalëve për zgjedhjen e Papës së ri. Celestino modest, mblodhi kardinalët që ia jepnin mesazhin në gjunjë. Nuk ndihej i gatshëm që të merrte përgjegjësi kaq të madhe dhe e pranoi me shumë hezitim detyrën. Pas vetëm 4 muajsh, dorëzoi mandatin në duart e kardinalëve.

Krejt ndryshe ishte pasardhësi i Celestinos, Bonifacio VIII, që botoi në vitin 1302 manifestin e teokracisë papnore të Mesjetës: Unam Sanctam, që teorizonte në mënyrë edhe më të vendosur supremacinë e Kishës mbi perandorinë edhe në cështjet e kohës.

Top Story.. 5751120-M

Në kopjen origjinale, të ekspozuar tashmë, shfaqet shpesh herë në tekst një frazë me ngjyrë të kuqe: “Declaratio quod subesse romano pontifici est omni humanae creaturae de necessitate salutis” (nënshtrimi ndaj papatit roman është i domosdoshëm për shpëtimin e çdo krijese njerëzore). Bonifacio VIII donte të theksonte se cila ishte ideja kryesore e argumenteve të tij.

Seksioni “Heretikë, kryqëzata dhe kalorës” ka si protagonistë dy dokumente të nxjerrë nga procesi kundër Templarëve të Francës. I pari, një pergamen i vitit 1308 përmban proces verbalin e marrjes në pyetje të pjesëtarëve më të rëndësishëm të Urdhërit, kryer nga të dërguarit e Papës Clemente V. Kalorësit, e arrestuar nga Mbreti Filipi i Pashëm dhe të mbyllur në Kështjellën e Chinon, siguruan në atë rrethanë shfajësimin, në këmbim të rrrëfimit të krimeve. Papa donte me çdo kusht nënshtrimin e Templarëve ndaj gjykimit laik dhe procedurave të inkuizicionit francez, por hasi në vullnetin e Filipit që pretendonte ndëshkime ekzemplarë.

Procesi, në fund, u mbështet nga Papa në 1309, por megjithatë ai nuk arriti të shpëtojë të akuzuarit. Shumë dëshmi shprehnin me vendosmëri që Urdhëri nuk kish lidhje me krerët e fajësuar, duke e përkeqësuar paradoksalisht situatën. U profilizua në fakt një tërheqje në masë për nga rrëfimet që templarët francezë kishin bërë përpara gjykatësve të Inkuizicionit dhe të dërguarve të Papës, me rrezikun që të ndeshnin në krimin e rëndë të Relapsit.

54 kalorës, për shkak të tërheqjes së tyre, përfunduan në turrën e druve, të dënuar nga një këshill provincial. Ekzekutimi shtyu pjesëtarë të tjerë të Urdhërit që të rrëfenin spontanisht përpara magjistratëve, duke konfirmuar fajin e tyre mes mijëra dyshimeve. Plot 231 nga këto deklarata në një pergamen të gjatë 60 metra, shfaqen sot përpara publikut në një hapësirë të madhe.

Një prej akteve të lindjes së Universitetit të famshëm të Cambridge është një dekret papnor (Inter singula) i vitit 1318, i ruajtur në mënyrë të përsosur. Giovanni XXII e nxorri me kërkesë të mbretit anglez Eduardi II, që i kërkonte kishës njohjen e të gjithë privilegjeve të dhënë në mënyrë të përkohshme universitetit, në mënyrë të veçantë statusin e Studium generale (domethënë i hapur për studentët e të gjithë botës). Sipas legjendës, Universitetin e Cambridge e themeluan disa studentë në arrati nga Oxfordi pas dënimit të padrejtë me vdekje të disa shokëve të tyre të shkollës, për shkak të një vrasjeje misterioze.

Fillimi i Ndarjes së Perëndimit, që mundoi shumë Kishën duke filluar që nga shekulli XIV, e pati prologun me dëbimin e Urbani VI nga froni i Pjetrit. I zgjedhur në vijim të një presioni të fortë popullor, që kërkonte zgjedhjen e një pape italian pas një serie të gjatë papësh francezë, ai humbi për disa muaj besimin e kardinalëve për shkak të karakterit të tij shumë zemërak.

Për kardinalët, ngjitja e papës së ri ishte favorizuar prej akteve të dhunës dhe kërcënimeve, kështu që duhej zhvlerësuar. Ekspozita romane përmban deklaratën e anulimit të zgjedhjs së Urbano VI. Në vijim kardinalët vendosën që të zgjedhin një tjetër francez, Clemente VII, i cili pas pak kohësh u largua për në Avignone. Urbano VI qëndroi në Romë dhe Kisha përjetoi periudhën e saj më të dhimbshme, e ndarë mes papëve dhe antipapëve.

Për një periudhë të shkurtër kohe, në shekullin XV, krishtërimi perëndimor dhe ai lindor u gjendën sërish të bashkuar. Në korrik të vitit 1493, me iniciativë të perandorit bizantin Giovanni VIII Paleologo, Roma dhe Kostandinopoja u pajtuan, duke firmosur letrën e paktimit Laetentur coeli. Në bazë të marrëveshjes ishte nevoja e Bizantit për t’u rrethuar nga aleatë të fortë kundër rrezikut otoman.

Në atë kohë u prodhuan 300 kopje origjinale të këtij akti, me qëllim që të informoheshin shumë shtete të krishterë për ngjarjen e madhe. Sot kanë mbetur vetëm 18 ekzemplarë, një prej të cilëve ruhet në Arkivin e Fshehtë të Vatikanit.

Në shekullin XV, përpara lindjes së Arkivit, dokumentet e lashtë papnorë ruheshin në Bibliotekën e vjetër Apostolike. Kur Sisto IV vendosi që të transferonte disa privilegje të rëndësishëm dhe diploma të historisë në Kishën në Castel Sant’Angelo, ngarkoi bibliotekarin e tij, Bartolomeo Saçhi, i quajtur Platina, që t’i kopjonte. Puna zgjati disa vite dhe përfundoi në vitin 1480, me dorëzimin tek Papa të Liber privilegiorum Romanae Eçlesiae, tre vëllime më më shumë se 1000 faqe, një kryevepër që mund të admirohet në seksionin “Floriri dhe boja” të ekspozitës.

Mes dokumenteve mesjetarë me një interes të veçantë, kujtojmë një diplomë të Frederico Barbarossa, një vëllim me aktet më të lashtë zyrtarë të Kishës së Tivolit të shekullit XII, regjistrin e hyrjeve dhe daljeve të Dhomës Apostolike të shekullit XIII, dokumentin më të lashtë në letër në gjuhën mongole i vitit 1279, një biografi e vitit 1469 në gjuhën romane mbi Santa Francesca Romana dhe letra e Lucrezia Borgia drejtuar babait, papës Alessandro VI.

Për Papën Borgia janë ekspozuar edhe dekreti Inter Cetera, që vendoste ndarjen e tokave të Botës së Re mes spanjollëve dhe portugezëve, dhe një sistem kompleks për të koduar mesazhet. Meritojnë të përmenden edhe dokumentet modernë dhe bashkëkohorë të përzgjedhur nga organizatorët e ekspozitës: mes më interesantëve janë proces verbalët e gjyqit të Galileos, akti i shkishërimit të Martin Luterit, letra që shpall konvertimin e perandoreshës Helena e Kinës në krishtërim, akti i heqjes dorë nga froni i Kristinës së Suedisë, si dhe një letër zyrtare e “shkruar” mbi një lëvore mështekne nga ana e indianëve të Amerikës, drejtuar Leonit XIII.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Top Story.. Empty Re: Top Story..

Mesazh nga Rifat Thu Oct 11, 2012 8:20 am


Ngjarje e personazhe te ''arratisur'' nga historia



Cahokia, Roma e harruar e Amerikës

Top Story.. Images?q=tbn:ANd9GcTEtD1_FybNdIZ4abeO7arwKJtoq9HjGa5NALz0hFEy704KHCyT

Cahokia është një nga qytetet e lashtë të indigjenëve (600-1400 pas Krishtit) afër Collinsville, Illionois. Është vendi më i madh arkeologjik në kulturën e Misisipit, në të cilin u zhvilluan shoqëri të përparuara në Amerikën qendrore dhe verilindore, 5 shekuj para mbërritjes së evropianëve atje. Ky vend është një nga 20 vendet e trashëgimisë botërore në territorin e SHBA-ve.

Është gjithashtu shtëpia e një strukture druri, që duket identike sa i takon funksionit me Stonehedge. Në kulmin e lulëzimit të saj, Cahokia ishte qendra më e madhe urbane në qytetet meso-amerikane në Meksiko. Ndonëse është banuar nga vetëm 1000 njerëz para vitit 1050, popullsia e saj u zhvillua me ritëm të jashtëzakonshëm pas këtij viti.

Arkeologët llogarisin se popullsia e qytetit, në kulmin e lulëzimit të tij, ka qenë midis 8000 dhe 40000, me shumicën e njerëzve të përqendruar në bujqësi, sektor që ushqente edhe qendrën më të rëndësishme urbane. Në vitin 1250, popullsia e saj ishte më e madhe sesa ajo e Londrës. Nëse llogaritjet janë të sakta, Cahokia ka qenë qyteti më i madh i Amerikës, deri në vitin 1800, kur popullsia e Filadelfias kaloi 40000 banorët.

Sultana, katastrofa e harruar


Top Story.. Sultana1865

Anija me avull Sultana u shkatërrua në lumin Misisipi më 27 prill 1865. Kjo solli një nga shkatërrimet më të mëdha bregdetare në historinë e SHBA-ve. 1800 nga 2400 pasagjerët u vranë, kur një nga 4 bojlerët shpërthyen dhe Sultana u fundos jo larg nga Memfisi, Tenes. Arsyeja pse katastrofa u harrua nga historia lidhet me faktin se ajo ndodhi pak kohë pas vrasjes së Presidentit Abraham Lincoln dhe gjatë javëve të fundit të Luftës Civile.

Shumica e pasagjerëve të rinj ishin ushtarë të SHBA-ve, kryesisht të sapoliruar nga kampet e burgjet e Konfederatës, si për shembull Cahawba dhe Andersonville. Qeveria amerikane kishte kontraktuar anijen Sultana për të transportuar këta ish të burgosur nga lufta në shtëpi. Shkaku i shpërthimit ishte rrjedhja e ujit nga bojleri, i cili nuk ishte riparuar mirë. Shpërthimi ndodhi 7 ose 9 milje në veri të Memfisit, në orën 14:00.


Ziryab, skllavi që ndryshoi shoqërinë


Top Story.. Ud

Ziryab (789-857 pas Krishtit) ishte një poliglot persian: poet, muzikant, këngëtar, kozmetolog, dizenjues, astronom, botanist, gjeograf dhe ish-skllav. Shumë njerëz nuk kanë dëgjuar asnjëherë për Ziryabin, e megjithatë njohin dy prej shpikjeve të tij: ai paraqiti idenë e kursit prej tre vaktesh (mëngjes, drekë, darkë) dhe përdorimin e kristalit për gotat (më parë, metali ishte materiali kryesor).

Ai paraqiti gjithashtu përdorimin e asparagut dhe perimeve të tjera, si dhe realizoi ndryshime dhe shtime domethënëse në botën e muzikës. Ai kishte shumë fëmijë dhe ata të gjithë ishin muzikantë dhe u angazhuan me shpërndarjen e figurës së tij në Evropë.

Ai mund të konsiderohet si Bahu i lashtë. Lista e ndryshimeve sociale që erdhën falë punës së Ziryabit është shumë e gjerë: ai popullarizoi flokët e shkurtër dhe ruajtjen e mjekrës për meshkujt, si dhe veshjen e rrobave të ndryshme, varësisht stinëve. Ai krijoi një pastë dhëmbësh që kishte shije të këndshme, e cila ndihmoi në higjienën personale të rajonit, si dhe shpiku deodorantin. Po ashtu promovoi larjen dy herë në ditë.


Peshtigo, zjarr në pyll


Top Story.. Images?q=tbn:ANd9GcQjYtA7V6kYpFdUnDjTvxa0NwwnPOZ5RHcnMknHTt3B_wxoBd1hvg

Shumë njerëz mund të jenë në dijeni të zjarrit të madh në Çikago, për shkak të të cilit u vranë qindra njerëz dhe u shkatërruan 4 milje katror tokë. Megjithatë, shumëkush nuk e di që në po të njëjtën ditë, ndodhi një zjarr shumë më shkatërrues, në Peshtigo, Wisconsin. Më 8 tetor 1871, zjarri i Peshtigos shkaktoi më shumë vdekje se në çdo rast tjetër në SHBA, sa i takon vdekjeve nga zjarri.

Në të njëjtën ditë, qytetet e Holandës dhe Manistee, afër liqenit Miçigan, u dogjën dhe i njëjti fat ndoqi edhe portin Huron, në jugun e liqenit Huron. Kur e gjithë kjo përfundoi, u konsumuan 1875 milje katrorë pyje dhe u shkatërruan 12 komunitete.

Mendohet se kanë vdekur midis 1200 dhe në 2500 njerëz. Të mbijetuarit rrëfejnë se zjarri gjeneroi një tornado që hodhi tej hekurudhat, makinat dhe shtëpitë. Shumë nga të mbijetuarit i shpëtuan flakëve, duke u zhytur në lumin Peshtigo, ose në vende të tjera me ujë. Disa u mbytën, ndërsa të tjerë pësuan hiperterminë për shkak të akullit.


Gil Eanes, kalimi i pikës pa kthim

Top Story.. Images?q=tbn:ANd9GcQBMKRXxedAATFhU-jRbvjioz0wCnvmknHBj3AYkVk-I-jbfp3A

Emri i Gil Eannes nuk njihet thuajse fare; as nuk lidhet me eksploruesin portugez, Cape Bojador. Në fakt, nuk ishte Eannes ai që zbuloi kepin, pasi vendi njihej prej shumë vitesh. Për udhëtarët e kohës së Eannes, Bojador paraqiste një barrierë, një pikë pa kthim dhe ishte arritja e një heroi amator. Në këtë mënyrë, ai hapi një territor të ri, jo vetëm në tokë, por edhe në mendje dhe kështu mundësoi periudhën e artë të eksplorimit portugez, bashkë me lavditë dhe tmerret e saj.

Në atë kohë, njohuritë konvencionale të fjalës tregonin se Dielli ishte shumë i nxehtë në Ekuator, aq sa edhe nëse një anije do të kalonte Kepin Bojador, dielli ekuatorial eventualisht do ta digjte atë. Për më tepër, nëse ndonjë mjet do t’ia dilte në ndonjë mënyre të kalonte rreziqet, ekipi do të përballej me monstra të papërshkrueshme në rajonin sub-ekuatorial, të njohur si Antipodet.

Duke marrë guximin për të vënë në rrezik jetën, e për të hapur botë të reja, Eannes ishte sigurisht mbrapa epokës së zbulimeve evropiane. Ai gjithashtu, ka një pjesë të fajit për tregtinë e skllevërve që do të vazhdonte për disa shekuj me radhë.

Joseph Warren, babai i Revolucionit

Top Story.. Images?q=tbn:ANd9GcTYN8RKu__miKppq9jx5zPrbN0XYmfSEKGAxu-7_W9k0p23Zc7ETA

Joseph Warrenit (1741-1775) i njihet nga shumë bashkëkohës të tij merita e të qenit arkitekti i vërtetë e Revolucionit Amerikan. Ai ishte një figurë kyçe, pasi shkroi një sërë zgjidhjes që shërbyen si projekt për qeverinë e parë autonome amerikane. Ai shpërndau një fjalim që ndezi betejat e para të Luftës Revolucionare. Ai ishte lideri i vetëm patriot, para Deklaratës së Pavarësisë dhe rrezikoi jetën e tij në fushën e betejës kundër britanikëve.

Natyrshëm, lind pyetja: si mund të ketë harruar historia emrin e tij? Ai rrethohej nga emra, të cilët janë familjarë për ne dhe megjithatë emri i tij zor se dëgjohet në këto ditë. Vëllai i tij është themelues i shkollës së mjekësisë Harvard dhe 14 shtete në Amerikë kanë emërtime që përmbajnë mbiemrin e tij, Warren.


George de La Tour, mjeshtri i harruar

Top Story.. Images?q=tbn:ANd9GcQWMw1HcDhaIZDAJH-13DJd7Z7TySwoqGIK8vvMwWXGmZA31U-y4Q

Georges de La Tour (1593-1652) ishte piktor dhe shpenzoi shumicën e kohës së tij të punës për Duch of Lorraine. Ai pikturoi përgjithësisht skena religjioze. Pas shumë vitesh anonimiteti dhe errësire, gjatë shekullit XX, ai u bë një nga më të vlerësuarit e artistëve të barokut në Francën e shekullit XVII.

Gjatë jetës së tij, ai njihej si Piktori i Mbretit (Francës) dhe u vlerësua shumë, si një nga artistët më të mëdhenj. Pak prej punës së tij mbetën dhe arsyeja e anonimitetit të tij është e panjohur, pro falë përpjekjeve të Hermann Voss, një skolastik gjerman, në vitin 1916 punët e tij u rizbuluan.

Ushtrimi Tiger, testimi i ditës D


Top Story.. Images?q=tbn:ANd9GcR-lVkwMd_DQeYRw1G8EW36LyGS08IOOGIs9h4RqJEkDkhwvmMd_g

Ushtrimi Tiger, ose Operacioni Tiger, ishte kodi për një provë të plotë të pushtimit të Norvegjisë në ditën D, në vitin 1944. Gjatë ushtrimit, aleatët u sulmuan dhe nga sulmi rezultuan 749 të vrarë nga shërbimi amerikan. Mungesa e përhapjes të këtij fakti lidhej me përpjekjet ndërkombëtare. Si pasojë e shqetësimit të zyrtarëve se si do të rridhnin ngjarjet, të mbijetuarit iu betuan eprorëve të tyre për ruajtjen e sekretit.

10 oficerë që mungonin u përfshinë në ushtrimin Bigot, një nivel më i lartë i ushtrimit Tiger, që do të thotë se ata i dinin planet e pushtimit dhe mund të kishin bërë kompromis. Si pasojë, pushtimi pothuajse nuk u përmend më, derisa trupat e munguar u gjetën. Me pak ose aspak mbështetje nga forcat e armatosura amerikane dhe britanike, civili Ken Small, mori përsipër detyrën e kërkimit të përkujtimit të ngjarjes.

Metroja e parë amerikane, metroja sekrete e Nju Jorkut



Top Story.. Images?q=tbn:ANd9GcRdiQaIBpqEgHgwdNI-FuUDJH979cE8CMNP4nJCFvYWvgPci-mGZA

Në vitin 1904 në Nju Jork u hap një sistem modern metrosh, gjë që ndryshoi pamjen e qytetit për gjithmonë. Ajo që njerëzit nuk dinë është që kjo nuk ishte metroja e parë. Për shkak të kongjestionit të tmerrshëm në Broadway, Alfred Ely Beach, pronari i ri i një reviste shkencore amerikane, pati idenë e ndërtimit të një hekurudhe nëntokësore.

Për shkak të korruptimit të komisionarit të punëve publike, William Tweed, Beach u detyrua të marrë miratimin e ndërtimit të tunelit, duke thënë se ai do të ishte një sistem për të shpërndarë letrat. Beach dhe një grup i vogël njerëzisht filluan të gërmonin një tunel në Broadway gjatë natës. Ndërmarrja u mbajt sekrete, puna shkoi mirë, por pak para se ata të përfundonin linjën e parë, shtypi e zbuloi dhe çështja u bë publike. Skuadra e punës punoi shumë për ta përfunduar metronë dhe ata e hapën atë për publikun më 1 mars të vitit 1870.

Pagesa për pasagjer, për të shkuar nga rruga “Warren” në rrugën “Murray” ishte vetëm 25 cent. Ishte një sukses i madh – vetëm në vitin e parë, metroja u përdor nga 400000 pasagjerë. Tweed vendosi veton për vazhdimin dhe zgjatjen e metrosë, por pas burgimit të tij për korrupsion, Beach-it iu dha leja për të vazhduar punën. Për fat të keq investitorët privatë filluan të zhdukeshin njëri pas tjetrit për shkak të krizës ekonomike. Metroja nuk u përfundua dhe mbeti e fshehur nën qytet, derisa u shndërrua në stacionin kryesor të qytetit.

Shtëpia e Dijes, e humbur me kohën


Top Story.. Images?q=tbn:ANd9GcQVnL0rNvd4sUDwCr9dMVBlhViWGylkmzIj0JL3xGInXsH34y7TLA

Shtëpia e Dijes ishte bibliotekë dhe institut përkthimi në Bagdad, Irak. Ishte një institut çelës në Lëvizjen e Përkthimeve dhe konsiderohet si një qendrat kryesore intelektuale të Periudhës së Artë Islamike. Shtëpia ishte një qendër e parivalizueshme për studimet e shkencës islamike, duke përfshirë matematikën, astronominë, mjekësinë, alkiminë, kiminë, zoologjinë dhe gjeografinë.

Skolastikët grumbulluan një koleksion të madh të njohurive persiane, indiane dhe greke, duke përfshirë Pitagorën, Platonin, Aristotelin, Hipokratin, Euklidin, Plotinin, Galenin, Charakën etj., dhe pastaj ndërtuan përmes tyre zbulimet e tyre. Së bashku me bibliotekat e tjera të Bagdadit, Shtëpia e Dijes u shkatërrua gjatë pushtimit mongol, në vitin 1258. Sasia e teksteve të humbura është e pallogaritshme. Gjëja më surprizuese është që, ndërsa shumë njerëz janë në dijeni të shkatërrimit të bibliotekës së Aleksandrisë, pak e dinë për humbjen e Shtëpisë së Dijes.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Top Story.. Empty Re: Top Story..

Mesazh nga Rifat Thu Oct 11, 2012 12:44 pm


Llustraxhiu qe u be mbret i futbollit...Pele'!


Top Story.. Fg_pele

Heronjtë ecin vetëm, bëhen mite kur prekin jetët dhe zemrat e secilit nga ne. Për sportdashësit, Edson Arantes do Nascimento, i njohur si Pelé, është hero. Niveli i lartë i performancës në çdo sport do të thotë të dalësh nga shkalla njerëzore e zakonshme, por performancat e Pelé-s mund të thuhet që kanë kaluar çdo lloj shkalle njerëzore humane, çdo kufi. Ai shënonte një mesatare golash në çdo ndeshje ndërkombëtare që luajti, njësoj siç një lojtar basketbolli shënon një seri koshash gjatë çdo loje të bërë, të paktën në këto 15 vjetët e fundit. Midis 1956 dhe 1974, Pelé shënoi një total prej 1220 gola.

Ndërsa luante, Brazili fitoi kupën e Botës, 3 herë në 12 vjet. Ai shënoi 5 gola në një ndeshje 6 herë, 4 gola 30 herë dhe tre gola 90 herë. Dhe e bëri këtë, jo me ndonjë lloj superioriteti apo përçmimi, siç bëjnë shumë yje të kohës së sotme, por me një lloj gëzimi që infektoi edhe skuadrën kundërshtare, sepse nuk ishte e dhimbshme humbja në rastin kur kundërshtari ishte një fenomen i tillë

Jeta

Ai ka lindur në një prej qyteteve bregdetare më të mëdha të Brazilit, Tres Coracoes. I thërritur shkurt Dico nga familja e tij, ai u quajt Pele nga shokët e futbollit, një fjalë origjina e së cilës e largonte atë. Dico llustronte këpucë deri në moshën 11-vjeçare, kur u zbulua nga një lojtar i famshëm i vendit, Waldemar de Brito. Katër vjet më vonë, De Brito solli Pelé-në në Sao Paulo dhe u deklaroi drejtorëve mosbesues të skuadrës së Santos që “Ky djalë do të jetë futbollisti më i madh në botë”.

Shumë shpejt ai do të ishte një legjendë. Në sezonin tjetër u bë futbollisti më i mirë në ligën e tij. Siç shkroi gazeta londinese “Times” më vonë: “Si e shqiptoni Pelé? Z-O-T.” Ai u bë i njohur edhe për pushimin e luftës: të dyja palët në luftën civile në Nigeri, u thirrën të bënin 48 orë armëpushim në 1967, në mënyrë që Pele të luante në ndeshjen që u zhvillua në kryeqytetin Lagos.

Roli i Pelé-s në futboll

Për të kuptuar rolin e Pelé-së në futboll, disa njohuri për natyrën e lojës janë të nevojshme. Asnjë skuadër tjetër sporti nuk të ngjall të njëjtin pasion universal si futbolli. Gjatë Kupës së Botës ndeshjet e skuadrave nacionale impostuan skeda televizive mbi ritmin e jetës. Vitin e kaluar u mbajt një darkë për eksponentët kryesorë të stabilimentit anglez dhe miq të tjerë të shquar nga e gjithë bota në Stenden Spencer House në Londër.

Të ftuarit patën fatin e keq që kishin zgjedhur natën e ndeshjes midis Anglisë dhe Argjentinës – gjithmonë një gjakmarrje, përkeqësuar në këtë rast nga kujtimi i krizës së Falklands. Audienca (ose të paktën mjaftueshëm për të ndikuar te miqtë), insistuan që televizorët e mëdhenj të vendoseshin në vende strategjike, gjatë pritjes dhe darkës. Ndeshja kaloi me kohë shtesë dhe kërkoi një penallti, në mënyrë që spikeri të mos e jepte mesazhin deri në orën 11 të mbrëmjes.

Dhe meqenëse Anglia humbi, audienca nuk ishte në gjendje për asgjë, veçse për të mbajtur zi.
Kur Franca më në fund fitoi Kupën e Botës, Parisi u përshkua nga gëzimi për 48 orë me radhë, Brazili nga hidhërimi për të njëjtën periudhë kohe. Isha në Brazil në 1962 kur skuadra nacionale fitoi Kupën e Botës në Kili. Çdo gjë ndaloi për dy ditë, ndërkohë që Rio festonte një karnavale të parakohshme.

Top Story.. Images?q=tbn:ANd9GcQurtyObH4IDaNkp313puyblipvTU8le2Tb4jwwTp0nlpgK_Jv4DA

Asgjë e ngjashme nuk ndodh në SHBA. Fansët nuk identifikohen me skuadrën e tyre në këtë mënyrë, sepse skuadrat e sportit amerikane kërkojnë një lloj aftësie që është jashtë mundësive të laikut. Bejsbolli, për shembull, kërkon një bashkësi kompetencash eterogjene: të hedhësh një top për gjatë 90 m, të kapësh një top duke fluturuar me shpejtësinë e një plumbi dhe përshkrimi i një distance të largët me një siguri të madhe. Futbolli kërkon aftësi të tjera për secilin nga 11 pozicionet.

Spektatorët e SHBA-së e gjejnë veten duke parë 2 ngjarje diskrete: ajo çka po ndodh në fushën e lojës dhe përkthimi i asaj në statistika, minute mbas minute të detajuara. Ai do që skuadra e tij të fitojë, por gjithashtu është i lidhur me statistikat e triumfeve të idhullit të tij. Heroi amerikan i sportit është si Joe Di Maggio – një lloj Lone Ranger që ecën në vetmi në krah të eksperiencave të pasura, duke na ngritur ne mbi veten tonë.

Futbolli është një tërësi llojesh sporti. Të gjithë 11 lojtarët duhet të kenë të njëjtën metodë loje – sidomos në futbollin modern, ku dallimet midis mbrojtjes dhe sulmit nuk janë më. Të jesh i vazhdueshëm, loja nuk duhet të lejojë të ndahet në një seri përbërësish, si mund të bëhet në futbollin amerikan apo në bejsboll. Bejsbolli dhe futbolli amerikan dridhen nga prefeksioni i vazhdueshmërisë së tyre, futbolli nga improvizimi i zgjidhjeve deri në nevojën e ndryshimit të strategjive. Futbolli kërkon pak material veshjeje.

Çdo njeri mendon se mund të luajë futboll. Dhe mund të luhet nga një numër çfarëdo lojtarësh si një lojë marrjeje. Pra futbolli jashtë Amerikës së Veriut është vërtet një lojë për masën, që mund të identifikohet me pasionin e tyre, triumfin e papritur dhe zhgënjimet e paevitueshme. Bejsbolli dhe futbolli amerikan janë ekzaltimi i eksperiencës njerëzore, futbolli mishërimi i tij.

Pele është fenomen i ndryshëm nga yjet e bejsbollit apo futbollit. Yjet e futbollit janë të varur nga skuadrat e tyre edhe pse i paraprijnë ato. Për të arritur statusin e mitit, si një lojtar futbolli është shumë e vështirë, sepse kulmi i performancës është përgjithësisht e shkurtër – vetëm pak lojtarë performojnë në topin e lojës së tyre për më shumë se 5 vjet. Në mënyrë të pabesueshme, Pele-ja performoi në nivelet më të larta për 18 vjet, duke shënuar 52 gola në 1973, viti i tij i shtatëmbëdhjetë. Yjet e futbollit bashkëkohor nuk arrijnë kurrë me shumë se 50 gola në sezon. Për Pelen, që për 3 herë kishte shënuar më shumë se 100 gola në vit, kjo shënoi tërheqjen e tij.

Statusi mitik i Peles, rrjedh gjithashtu nga mënyra se si mëshiroi karakterin e skuadrës kombëtare të Brazilit. Stili i tij afirmon që virtyti pa gëzim është një kundërvënie termash. Lojtarët e tij janë më akrobatët, edhe gjithmonë më të zotët. Skuadra braziliane luan me një ezuberancë ngjitëse. Kur ato këmisha të verdha sulmojnë – gjë që ndodh shumicën e kohës – dhe fanset e tyre brohorasin nën ritmin e bandave samba, futbolli bëhet rituali i fluiditetit dhe elegancës. Në kohën e Pelesë, brazilianët e konceptonin futbollin si fantazi.

Kulmi e tij ka qenë në finalen e Kupës së Botës më 1970
Kundërshtari i Brazilit ishte Italia, që luajti mbrojtjen e saj të fortë me besimin për ta mbyllur lojën 1 me 1, duke demoralizuar kështu brazilianët. Italia shumë kollaj mund të kishte mbajtur mbrojtjen e saj edhe më shumë, derisa kundërshtari i saj filloi të bënte ato gabime që mund të shkaktonin humbjen.

Brazili nuk u shpërqendrua, duke sulmuar sikur Italia të ishte një skuadër praktikantësh, duke e mundur atë 4 me 1.Disa herë më pas, kur luante për New York, Cosmos Pele nuk ishte më aq i shpejtë, por ishte i harbuar si gjithmonë. Që atëherë Pele u shndërrua në një institucion. Shumë nga fansat modernë nuk e kanë parë kurrë të luajë, megjithatë ata ndjejnë se ai është pjesë e jetës së tyre. Ai bëri kalimin nga superstar në figurë mitike.

Futboll dhe art, Pelé dhe muzikë

Në Brazil emri i tij është në më shumë se 100 këngë. Pelé luan edhe në filma, protagonist i “Arratisja për fitoren” i Xhohn Hjuston, me Silvester Stalonen dhe Majkll Kejn. Aty ai bën roveshatën e bukur në Paris. Më pas luan edhe në 12 filma. Në vitin 2004 filmi titullohej “Pelé i përjetshëm”.

Më i njohur se Jezu Krishti

Pelé është unik. I vetmi lojtar i historisë së futbollit që ka fituar tre botërorë (1958, 1962 dhe 1970): kampion bote pa mbushur 18 vjeç. I vetmi që bënte gjëra unike. Është atleti më i famshëm i botës. Një herë madje ka thënë: “Jam bërë më i njohur se Jezu Krishti”. Pas kësaj e kritikuan, por disa kanë thënë: “Në fakt, ka diçka të vërtetë këtu.” Ai është i kërkuar, i ndjekur nga të tjerët, nga reklamat, mediat, burrat e shtetit. Pelé është intervistuar e fotografuar më shumë se çdo njeri tjetër, qofshin politikanë, yje kinemaje, etj.

Top Story.. Edson-Arantes-Nascimento-Rey-Pele_PREIMA20101016_0223_5

Është pritur nga mbretërit e 88 shteteve, nga 70 kryeministra, 40 presidentë dhe tre papë. Në Nigeri kanë deklaruar edhe 48 orë armëpushim në kohën e luftës në Biafra, sepse të dyja palët ndërluftuese donin ta shihnin tek luante. Shahu i Persisë e ka pritur tri orë në një aeroport vetëm që të bënte një foto me të. Rojet e kufirit kinez madje janë futur në Hong Kong për të parë Mbretin e futbollit, duke shkaktuar zemërimin e regjimit komunist të Kinës.

Atleti i Shekullit

Edison Arantes do Nascimento, (lindi më 23 tetor të vitit 1940 në Três Corações, Brazil), i njohur si Pelé, është ish futbollist brazilian, i vlerësuar nga shumica si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. Ka fituar titullin “Atleti i Shekullit” nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtarë.

Hero kombëtar në Brazil

Në Brazil llogaritet si hero kombëtar, i njohur nga arritjet dhe kontributet në futboll, u shpall ambasador zyrtar botëror i FIFA-s dhe thesar kombëtar nga qeveria braziliane. Gjithashtu është i njohur për reagimet e tija për të ndihmuar ndryshimin e politikave për të varfëritë (shenimin e golit të 1 000-të ua dedikoi fëmijëve të varfër brazilian). Gjatë karrierës u bë i njohur si “Mbreti i Futbollit” (O Rei do Futebol), “Mbreti Pelé” (O Rei Pelé) ose thjesht ti “Mbreti” (O Rei).

Si u zbulua talenti

Talenti i tij u njoh nga futbollisti Waldemar de Brito, i cili u angazhua që Pelé të luante për Santos Futebol Clube që në moshën 15 vjeçare dhe në moshën 16 vjeçare u angazhua për kombëtaren braziliane, kurse në moshën 17 vjeçare fitoi Kampionatin e parë Botërorë në futboll. Përkundër ofertave të shumta nga klubet futbollistike evropiane, kushtet e atëhershme ekonomike dhe rregullativat futbollistike braziliane mundësuan që të përfitonte Santos FC ku u angazhua për gati dy dekada, deri në vitin 1974. Pelé luajti si një sulmues i brendshëm e më vonë u njoh si lojtar udhëheqës, rregullues i lojës.

Golashënuesi nr. 1

Është golashënuesi numër një i të gjitha kohërave i kombëtares braziliane të futbollit dhe i vetmi futbollist fitues i tre kupave botërore. Në vitin 1962 ishte pjesë e ekipit brazilian, por për shkak të një lëndimi në ndeshjen e dytë nuk mundi të vazhdojë ndeshjet e mëtejme të kupës.

Si e mori emrin Pelé dhe pse e urrente këtë emër

Pelé ishte i biri i futbollistit të Fluminenzes, João Ramos do Nascimento dhe Maria Celeste Arantes. U emërua sipas zbuluesit amerikan Thomas Edison, por më shumë i pëlqen të e thirrin Edison. Fillimisht fitoi llagapin Dico, nga familja e tij. Pseudonimin “Pelé” e mori gjatë ditëve shkollore kur gabimisht shqiptoi emrin e portierit të skuadrës Vasco da Gama, Bilé, duke e quajtur “Pilé”. Fillimisht e urrente këtë llagap, kështu që u largua nga shkolla për shkak të sulmit ndaj shokëve të klasës për thirrjen e tij me atë pseudonim, por sa më shumë që ankohej aq më shumë e thirrnin.

Në autobiografinë e tij, Pelé thotë se nuk kishte idenë se çfarë domethënie kishte pseudonimi, as edhe shokët e tij nuk e dinin. Edhe pse fjala rrodhi nga emri Bilé dhe pa asnjë kuptim në spanjollisht, në irlandisht fjala “peile” që shqiptohet “njejtë”, do të thotë futboll.

Ikonë botërore

Të shumta kanë qenë emocionet që ka shkaktuar. Poetë e shkrimtarë nga mbarë bota i kanë dedikuar shkrime, si Horge Amado dhe Eduardo Galeano. “Ai është për futbollin si Shekspiri i letërsisë angleze”. Pasioni i popullit të futbollit. Një herë, në “Marakanà”, driblon shtatë lojtarë dhe portierin dhe shënon. Një herë tjetër, në Kolumbi arbitri i dha karton të kuq, por tifozët futen në fushë dhe arbitri arratiset! Si guxoi në fakt? Ndeshja rinis vetëm kur Perla e Zezë kthehet në fushë.

Ai është kënaqësia e një kombi, Brazilit, që pas botërorit të parë e cilëson “pasuri kombëtare”. E duan edhe në Itali dhe anembanë botës. Por ai qëndron në Brazil. Pelés i ka bërë piktura dhe skulptura piktori dhe skulptori i njohur Andi Uarhol, i njohur në pop artin amerikan.

Në Baurù, qyteti i vogël ku nisi të luante, është një statujë që ka hyrë në legjenda, pasi njerëzit atje kërkojnë shërim prej saj, sado e çuditshme të duket! Edson Arantes do Nascimento ka fituar shumë para dhe ka jetuar mirë. Ai ka pasur shumë poste, madje ka qenë edhe kandidat për Nobelin e paqes. Ai ka qenë ambasador dhe ministër. Është i pasur, simpatik dhe i gatshëm për të takuar të tjerët. Ashtu si i ri, ishte pa rivalë, edhe tani është një mit i gjallë.

Në fushë me vetëm tri skuadra
Ai ka luajtur për tri skuadra profesioniste: Santos nga 1956 në 1974, Kozmos nga 1975 në 1977 dhe për Brazilin.

685 gola ka shënuar Pele në 730 ndeshje të luajtura në nivel klubesh. Duke shtuar edhe miqësore, gjithsej janë 1154 gola në 1221 ndeshje.77 gola ka shënuar Pele në 92 ndeshje zyrtare me Brazilin, ku debutoi në vitin 1957 dhe dha lamtumirën në vitin 1971.10 herë Pele është shpallur kampion i Brazilit, ndërsa fitoi 11 herë çmimin e golashënuesit më të mirë.3 herë Pele u shpall kampion bote. Titullin e parë e fitoi që në moshën 17 vjeç.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Top Story.. Empty Re: Top Story..

Mesazh nga Rifat Thu Oct 18, 2012 7:29 pm


Ajo më mirë ndizte një qiri se sa të mallkonte errësirën

Top Story.. Eleanor_film_landing_1

Eleanor Ruzvelt ishte gruaja e presidentit Frenklin Delano Ruzvelt, por më shumë se grua presidenti, ajo ishte jehona e madhështisë së tij.

Fëmijë e vetmuar, vajzë e re e ndrojtur, aspak e bukur, madje e përçmuar për pamjen e saj, e pasigurtë, e zhgënjyer në jetën private, Eleanor Ruzvelt e shndërroi veten në një grua me personalitet të shquar. Me kontributin e saj humanitar për të mirën e njerëzimit, për fëmijët, për të shtypurit dhe të varfrit kudo në botë, ajo fitoi dashurinë e admirimin e miliona njerëzve. Ish-presidenti i SHBA, Harri Truman e quajti atë “Zonja e parë e botës”

Familja Ruzvelt, ku lindi ajo, ishte nga familjet më të vjetra, më të pasura e më të respektuara amerikane të kohës. Në sy të botës Eleanora ishte një fëmijë që kishte gjithçka që i duhej për të qenë e lumtur. Por ajo nuk qe atraktive dhe këtë gjë e vuante shumë. I vetmi gëzim në fëmijërinë e Eleonorës ishte i ati, Elliot Ruzvelt, vëllai i vogël i Teodor Ruzveltit, (president i SHBA në vitet 1901-1909) i cili lozte me të, e hidhte dhe e priste në ajër.

Më vonë kur ajo hyri në moshën e rinisë e porosiste në letrat e tij që të bëhej një grua me kulturë, të ndihmonte njerëzit e ta bënte babanë e saj krenar për të. Eleanora i ruajti letrat e të atit deri ditët e fundit të jetës së saj. Gjatë kohës që ishte në Angli, zonjushë në moshën 15 vjeçare, ajo mësoi të kujdesej për paraqitjen e saj dhe ndërkohë të zhvillonte besimin në vetvete. Në moshën 18 vjeç, jeta e saj mori një kthesë të rëndësishme.

U takua dhe ra në dashuri me Frenklin Ruzveltin. Frenklini ishte një djalë i gjatë, i pashëm dhe kushëri i largët i familjes që rasti i pat takuar shumë rrallë me njëri-tjetrin. Pas kthimit të Eleonorës nga Anglia, të dy të rinjtë filluan të takoheshin fshehurazi.

Frenklin Ruzvelti gjeti tek Eleonora njeriun të cilit mund t’i besonte dhe kjo ishte shumë e rëndësishme për të. Ai ishte i sigurtë gjithashtu se ajo me natyrën që kishte nuk do të përpiqej kurrë ta dominonte. Frenklini i propozoi për martesë. Në ceremoninë e martesës merrte pjesë presidenti i Shteteve të Bashkuara atë kohë, Tedi Ruzvelt-xhaxhai i saj, i cili përcolli nusen.

Por edhe pse e martuar me dashuri, jeta e saj bashkëshortore nuk ishte e lumtur. E ndrojtur, vajzë që lëndohej shpejt, Eleonora u mësua t’i mbante gjërat përbrenda duke u përpjekur të mos e humbiste kontrollin e vetes. Frenklinin nga ana tjetër, qetësia e së shoqes e irritonte dhe e distanconte nga ajo. Ndërkohë karriera e tij politike po avanconte me shpejtësi.

Më 1913, Presidenti Uillson e emëroi në një post qeveritar të rëndësishëm për kohën gjë që kërkonte transferimin e familjes në Uashington.Gjatë luftës së parë botërore Eleonora u angazhua me Kryqin e Kuq duke dhënë maksimumin e duke shfrytëzuar edhe influencën e të shoqit për këtë qëllim.

Top Story.. Girl_in_hat_crop_by_lucy_mercer
Lusi Mërsër

Në vjeshtë të vitit 1918, Eleanora zbuloi që i shoqi kishte marrëdhënie intime me sekretaren Lusi Mërsër, që ishte një vajzë e re e gjatë, bionde e bukur. Kjo qe një traumë e vërtetë për Eleonorën të cilën ajo nuk mundi ta përballojë. Eleonora kërkoi divorc. Por Frenklini nuk e donte divorcin. Ai u përpoq ta bindte të shoqen që të mos e bënte këtë gjë për hir të fëmijëve.

Veç kësaj, divorci për Frenklinin në atë kohë do të thoshte shkatërrim i karrierës së tij politike. Eleonora e fali të shoqin, por jeta e tyre bashkëshortore nuk qe më si më parë. Tre vjet pas kësaj për Eleonorën qenë vite të rënda, por ajo nuk iu dorëzua dëshpërimit të saj. Ato ironikisht u bënë edhe vite emancipimi për të. Ajo u përfshi në lëvizjen për paqen dhe për gruan.

Në verën e vitit 1921, ndërsa ndodhej në pushime, Frenklin Ruzvelti u paralizua nga poliomilitis. Nëna e tij, një grua e fortë, si edhe shumë prej miqve të tij e këshilluan atë të linte karrierën politike. Këtë herë Eleanora e qetë si asnjëherë nguli këmbë që i shoqi nuk duhej trajtuar si një i sëmurë të cilit s’i kishte mbetur gjë tjetër veçse t’i nënshtrohej sëmundjes së tij e ashtu të priste vdekjen.

Bindja e vendosmëria e Eleonorës i ktheu Frenklinit energjitë. “Unë e inkurajova atë të zgjidhte rrugën më të vështirë. Si gruaja e tij, unë mendoj se kam vepruar në pajtim të plotë me ndërgjegjen e tij”, shkruante ajo në kujtimet e saj.

Në 1928 Frenklin Delano Ruzvelt u zgjodh guvernator i Nju Jorkut dhe katër vjet më vonë President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë edhe vetë Eleonora kishte ndryshuar; ajo qe futur tashmë në jetën politike. Ajo u bë partnere me të shoqin dhe nuk mendoi kurrë ta lëndonte atë. Ata punuan së bashku në shumë çështje dhe ai e përkrahte Eleonorën në iniciativat e saj. Eleonor Ruzvelti i dha një vizion më të gjerë rolit të saj si Zonjë e parë e Amerikës.

Ajo e zhvilloi dhe e pasuroi atë duke iu përgjigjur problemeve te kohës. Si zonja e parë e vendit ajo u bë zëdhënëse energjike dhe përfaqësuese e nevojave të popullit tek presidenti. Në programin e presidentit për daljen nga depresioni ekonomik u përfshinë edhe idetë e Eleonorës. Ajo priste e përcillte me kënaqësi në Shtëpinë e Bardhë mijra njerëz.

Ajo udhëtoi në të gjitha anët e vendit, dha leksione e mbajti konferenca shtypi dhe shprehu opinionin e saj për çështjet e ditës në rubrikën e saj të përditshme në shtyp të quajtur “Dita ime.” Ajo kishte kurajo të mbronte mendimin e saj botërisht për çështje të rëndësishme, madje edhe kur i shoqi i saj heshte.

Në vitet ‘30-të ajo ngriti zërin për krijimin e Gjykatës botërore, foli në radio e shkroi artikuj. “Me gjithë këto gjëra të tmerrshme që po ndodhin në botë, me rritjen e fashizmit ne kemi nevojë për një siguri kolektive, ne na duhet një gjykatë botërore, diçka si Lidhja e Kombeve. Ne duhet ta luftojmë fashizmin së bashku. Ne duhet t’u vëmë pritë Shteteve agresore…” theksonte ajo. Në 1938 Eleonora madje shkroi edhe një libër lidhur me këtë çështje “This troubled ëorld” (Kjo botë e trazuar”)

Pas hyrjes së Amerikës në Luftën e Dytë Botërore Eleonora Ruzvelti vizitonte barakat e spitalet e ushtarëve të plagosur në ishujt e Pacifikut. Ajo ndalonte pranë shtratit të çdo ushtari të plagosur për t’i thënë një fjalë inkurajuese, për t’u thënë ushtarëve ato fjalë që vetëm nënat e tyre do t’u thoshin. Admirali Nimits thoshte se “askush s’ka bërë më shumë se ajo për të ngritur lart moralin e ushtarëve.”

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, aktiviteti i saj u rrit në shkallë ndërkombëtare. Ajo punonte në OKB për themelimin e UNICEF-it dhe përpilimin e Deklaratës të të Drejtave të Njeriut.Në 12 Prill 1945, një telefonatë nga Warm Springs ku ndodhej i shoqi, i solli lajmin që Frenklini kishte rënë pa ndjenja. Eleonora e ndjeu thellë në zemër se diçka e pariparueshme dhe e tmerrshme kishte ndodhur, por nuk donte t’ia pranonte as vetes që presidenti i SHBA, burri i saj, kishte vdekur.

Ajo thirri menjëherë zv. presidentin, Harri Truman dhe njoftoi djemtë.I shoqi kishte lënë porosi me shkrim që kur ishte gjallë që të varrosej në Hajd Park. “Unë jam shumë e sigurtë -kujtonte ajo, që Frenklini e pranonte mendimin e vdekjes me po atë qetësi siç pranonte jetën.”

Top Story.. Card00526_fr

Pas vdekjes të të shoqit, Eleonor Ruzvelti u kthye në shtëpinë e saj në Hajd Park dhe një moment u duk sikur ajo do të tërhiqej nga jeta shoqërore politike. Por brenda vitit ajo gjeti forca për të vazhduar kontributin e saj në shërbim të njerëzimit. Në 1945 Eleonor Ruzvelti ishte në përbërje të delegacionit të SHBA në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Delegacioni e zgjodhi atë në krye të komisionit për të drejtat e njeriut.

Ajo luftoi në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për aprovimin e Rezolutës për refugjatët e Luftës së Dytë Botërore që atyre tu njihej e drejta e moskthimit në vendet prej të cilave ishin larguar po qe se nuk e dëshironin një gjë të tillë. Eleanor Ruzvelti luftoi deri në fund për aprovimin e Deklaratës të Drejtave të Njeriut. Në opozitë me sovjetikët që theksonin detyrat, ajo ishte për lirinë e të drejtat e individit, lirinë e besimit fetar dhe shkollimit.

Deri në vitet e fundit të jetës së saj Eleanor Ruzvelti vazhdoi të punonte pa pushim. Shkruante, merrte udhëtime nëpër botë, drekoi e bisedoi me presidentë e mbretër, por gjithashtu vizitoi edhe vende e popujt të varfër. Shkoi në lagjet më të mjera të Indisë, fabrikat e Jugosllavisë, fermat e Libanit. U takua me njerëz në tërë botën, me njerëz që kishin dëshirë ta njihnin e nuk e pushoi aktivitetin e saj derisa vdiq në nëntor 1962, në moshën 78 vjeçe.

Një nga admiruesit e saj tha: Ajo më mirë ndizte një qiri se sa të mallkonte errësirën. Dhe drita e saj ngrohu botën!
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Top Story.. Empty Re: Top Story..

Mesazh nga Rifat Fri Oct 19, 2012 2:30 pm


Elita e botes...


Sipas renditjes dhe kualifikimit të listës, vendin e parë me IQ më të larët me 230 pikë, e zuri 36-vjeçari, matematikani Terence Tao, i cili ishte i aftë që në moshën 2-vjeçare të zgjidhte probleme dhe ekuacione matematikore.

Top Story.. Images?q=tbn:ANd9GcQ1jVuU9NBAHMkTPXaM_u3funDk4SOYpx5M5yA1rryMvM5qY5dA

Mori doktoraturën në Universitetin e Princeton kur ishte 20-vjeç dhe u bë profesori më i ri në histori, në universitetin UCLA në moshën 24-vjeçare.

Në vendin e dytë, ndodhet 30-vjeçari Christopher Hirata, me IQ 225 pikë. foto poshte

Top Story.. Images?q=tbn:ANd9GcTvI9Oec5COba02_kWLYeXamvLFlNrKJlWCJ4Rj8N0k7_br9OlEDA

Ndërmjet arritjeve të tij, përfshihet dhe fakti se filloi të punonte për NASA-ën, kur ishte… 16-vjeç. Morri pjesë në hulumtimet e NASA-s për banimin e Marsit, si dhe mori doktoraturën e tij në Universitetin e Princeton në moshën 22-vjeçare.

I treti në listë radhitet dhe në grupin e 200-ës, vjen 50-vjeçari astrofizikani Kim Yong-Oungk, me IQ 210.foto poshte

Top Story.. Images?q=tbn:ANd9GcSWpeSaLaBJ3VDxvzxpB6FiAFIb8Jy1zy4jqUMcbn5oddyww3QZ8A

Ai ka rezultatin më të lartë të zgjuarsisë në botë. Që në moshën dy vjeçare fliste katër gjuhë të huaja dhe u ftua nga NASA tl studionte në SHBA që në moshën 8-vjeçare.

Ndërsa listën, e plotësojnë “djali i keq” Rick Rosner,foto poshte

Top Story.. Images?q=tbn:ANd9GcQ4O7G9xCkzkK63bvuNPOb1I7K1FgMUX3ujQ5mhEvM8-83drFHa

me IQ 192, ish kampioni i botës në shah, Garry Kasparov me IQ 190,foto poshte

Top Story.. Images?q=tbn:ANd9GcRnUWpQIFhT3qIMqDbAng6rQ5wDefGRTHZd_qEYipKYVZgrWU8JXA

miliarderi dhe bashkëthemeluesi i Microsoft Paul Allen me IQ 170, foto poshte

Top Story.. Images?q=tbn:ANd9GcR_D_kTY0X8CISN9xH7wPQIhUye9O2M8SeXXheb8OzX6OrMIdHu

shahistja Judith Polgar me IQ 170, foto poshte

Top Story.. Images?q=tbn:ANd9GcTDVMWzuUOT4uQO4nml0p9Va8mazuiP_kpJ7HLos9nbWi8KbnKZ

matematikani i shumëvlerësuar,i cili martë në biografinë e tij disa dhjetëra çmime Sir Andrew Will me IQ 170 dhe artisiti i famshëm,foto poshte

Top Story.. Images?q=tbn:ANd9GcQ5gUayi2F0LHu9KYdwD6Ru0cU46tUPhs5UjgXEJoYEgfOpQO9n

James Woods me IQ 180, i cili para se të apasiononohej me kinemanë, studionte algjebër në Universitetin UCLA dhe MIT.foto poshte

Top Story.. Images?q=tbn:ANd9GcSquno9Mex9LKfNma0CnebPRnWAmTnBI26C1GrzcD6NETG8uVt_

I fundit në dhjetëshen e më të zgjuarve të botës, radhitet astrofizikani Stifen Hawking me IQ 160.foto poshte

Top Story.. Images?q=tbn:ANd9GcQcGYHvab-ldF-NGb-XShNVNoDIkCOfimMx5C8yxgd8O0htv2PHQZ8qQh8

Një njeri, kalon në rangun e më të zgjuarve të botës, nëse IQ-ja e tij arrin të kalojë nivelin e 140 pikëve të cilën e arrijnë vetëm 0,5% e popullsisë së gjithë globit. 50% e njerëzve në të gjithë botën arrin nga 90 deri 110, ndërsa 2,5% e popullsisë arrin “mençurinë” me IQ që kalon 130
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Top Story.. Empty Re: Top Story..

Mesazh nga Rifat Mon Oct 22, 2012 2:50 pm


Msteret e nje dasme indiane....


Top Story.. _44w8620edit

Pjesa më e madhe në Himalajën indiane preferojnë të martohen me shkuesi dhe ta shohin nusen vetëm ditën e martesës. Për ta nuk ka rëndësi pamja e jashtme, sepse, në fund të fundit, janë të bindur që familja ka gjetur partnerin e duhur për të kaluar jetën

E ulur në një dhomë të vogël bojëqielli, me dëshirën për të marrë pjesë në përgatitjen për dasmë të dhëndrit, nuk mund të them sesa nervoze ndihem, madje më shumë se dhëndri. Në shtëpinë e tij në Kathdara, një fshat i vogël në Himalajën indiane, Kundan Sigh duket që është para një krize frike që të kap zakonisht para dasme, i ka ngulur thellë sytë në mur, ndërsa në duar përpiqet të rregullojë kravatën.

Në ato çaste nuk do shihte edhe sikur vet Kryeministri të ishte aty dhe kjo më bënte të ndihesha më e qetë. Isha nervoze, sepse ftesa ime për këtë dasmë nuk kishte ardhur përmes mënyrave tradicionale: nuk isha as e afërme dhe as mike e familjes.

Isha një e huaj që doja të shihja misterin se si zhvilloheshin këto lloj ceremonish nga këto anë. Për këtë iu drejtova një agjencie udhëtimi vendase, "Village ways", që ka hartuar një projekt turistik në zonën e Sinsarit, në shtetin e Uttarkhans, dhe ofron mundësi për të qenë të pranishëm në martesat e banorëve të kësaj zone. Në Khali mund të shkoje pas një udhëtimi nëntë orë me makinë nga Nju Delhi.

Pas qëndrimit të një nate aty, mëngjesin e ditës tjetër kaluam me këmbë malet ngjyrë qelibari, ndërsa rrugës u takuam me disa zonja të vjetra në moshë që kishin dalë për të kullotur bagëtinë. Mbërritëm në Kathdara, një fshat krejtësisht i braktisur. Shtëpitë e bardha prej druri ishin bosh, ndërsa nëpër rrugë nuk fluturon asnjë mizë.

Të gjithë kanë shkuar për të takuar nusen apo dhëndrin. Zakonisht kështu ndodh kur në fshat ka dasmë. Marrim rrugën drejt shtëpisë së Kundanit, duke lënë pas pemë të shumta arre dhe limoni. Shtëpia është e zbukuruar si për festë, ndërsa në sfond dëgjohet një muzikë e stilit bollivudian. Të afërmit e Kundanit i presin ngrohtë mysafirët dhe më ftojnë të njoh dhëndrin, ndërsa të tjerë janë duke i pikturuar fytyrën me një bojë tradicionale vendase që nxirret nga orizi.

Udhërrëfyesi më shpjegon se "martesat këtu bëhen me shkuesi dhe zakonisht dhëndri nuk e takon nusen deri kur martohen". Nuk është për t‘u habitur që Kundani është kaq nervoz. Jashtë shtëpisë një grup njerëzish luan muzikë me daulle dhe trombë, ndërsa shumë të tjerë kërcejnë. Bharat quhet fillimi i ceremonisë, ajo ku dhëndri feston para se të përshkojë rrugën deri te shtëpia e nuses. Në fund, bashkëshorti i ardhshëm, i hipur në një karrige që mbahet mbi supe, shkon në shtëpinë e gruas së ardhshme, Jankit, i shoqëruar nga një numër i madh të afërmish që kërcenin e këndonin.

Gratë nuk lejoheshin t‘i shkonin pas kortezhit. Edhe në një fshat tjetër aty afër, në Dalar, po zhvillohej një dasmë. Kësaj here preferova të shkoj në ceremoninë e martesës së nuses. Afër shtëpisë dëgjohen këngë që vijnë nga dritaret e katit të dytë. Pikërisht aty, Deepa, nusja dhe gjithë gratë e familjes, janë mbledhur para se të vijë dhëndri. Në një dhomë të mbushur me gra, të reja dhe të moshuara, të gjitha janë të ulura në dysheme. Gratë kanë veshur sari ngjyrë bojëqelli, të kuqe dhe të verdha.

"Deepa është me fat", më tregon një grua. Disa nuse u premtohen burrave që jetojnë në fshatra të largët dhe që shpesh nuk e shohin më familjen e tyre. Shandan, burri i ardhshëm, jeton afër dhe Deepa do të ketë mundësinë që t‘i vizitojë shpesh të afërmit e saj. "Këndojnë sepse janë të trishtuar që nusja do të largohet nga shtëpia e sepse kujtojnë ndjenjën e humbjes që kanë provuar edhe ato kur i kanë thënë lamtumirë shtëpisë së tyre", më shpjegon ajo.

Top Story.. IMG_0300

Grupi që i bie veglave muzikore sinjalizon për ardhjen e dhëndrit, i hipur mbi një kalë të bardhë. Në rrugë, një grup vajzash mban në dorë një tabelë ku shkruhet "Mirë se erdhe". Sipas traditës dhëndri duhet të japë aty një lloj "takse" (para) para se të futet te shtëpia e nuses. Ndërsa në kopsht ka nisur banketi dhe gjithë të ftuarit janë ulur për të ngrënë, dy bashkëshortët e rinj takohen për herë të parë: bukuroshja Deppa del nga dhoma.

Duket e kënaqur dhe e lumtur që Chandan është një djalosh bukurosh dhe shumë tërheqës. Momenti që presin të gjithë është ai kur sari i nuses lidhet te këpuca e dhëndrit dhe të dy bëjnë shtatë rrotullime rreth zjarrit, që simbolizojnë lidhjen dhe jetën që do kalojnë së bashku. Indianët martohen kryesisht me shkuesi. Kjo lloj martese është zakon në të gjithë vendin, pa dallim shtrese apo besimi.

Por ajo që të çudit më shumë është se të rinjtë jo vetëm që nuk e konsiderojnë si detyrim, por e preferojnë sikur të jetë ndonjë lidhje dashurie tipike perëndimore. Në sondazhin e bërë kohët e fundit, në 2563 çifte të intervistuara, 80 për qind e tyre kanë deklaruar se janë martuar me shkuesi, dhe 77 për qind kanë pohuar se janë të kënaqur që martesa e tyre ka ndodhur kështu.

Natyrisht, në kategorinë e "shkuesive" hyn një gamë e gjerë lidhjesh. Nga një anë janë meshkujt e rinj, të cilët nuk janë takuar kurrë më parë me vajzën që do të martohen dhe në një farë mënyre informohen për martesën e tyre të shpejtë. Nga ana tjetër, janë martesat me vetëshkuesi: ajo mes dy të rinjve të dashuruar, të cilët kanë zgjedhur një partner, i cili është në gjendje t‘u përgjigjet kërkesave të familjes.

Nëse të rinjtë indianë pëlqejnë lidhjet me shkuesi, kjo ndodh edhe për shkak se ata pranojnë dy parime të rëndësishme: i pari, martesa është më tepër një çështje e familjes se sa një problem personal; i dyti, harmonia familjare dhe vlerat njerëzore janë më të rëndësishme se sa ndjenjat individuale. Por është edhe më domethënëse bindja që një familje ngrihet në bazë të raportit mes prindërve dhe fëmijëve e te lidhjet vëllazërore, më tepër se te marrëdhënia mes burrit dhe gruas, e cila lartësohet në shoqërinë moderne perëndimore.

Sipas mentalitetit tradicional indian, qendra e familjes nuk është çifti. Kontrasti mes këtyre dy ideve të jetës familjare shpjegon popullaritetin e madh të historive të bazuara në konfliktin mes "saas" dhe "bahu", vjehrra përbindësh dhe nusja viktimë. "Beteja" që mbyllet me triumfin e nuses mbi vjehrrën, është një nga temat që përsëritet në shumë këngë, legjendave popullore dhe skenarë filmash.

Të rinjtë këtu e vlerësojnë këtë lloj martese, sepse i shpëton nga ankthi i gjetjes së një partnereje. Sido që të jenë, të bukur apo të shëmtuar, të shëndoshë apo të dobët, janë të bindur se familja do të arrijë t‘u gjejë shokun ose shoqen e duhur.

Gresa Pirana
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Top Story.. Empty Re: Top Story..

Mesazh nga Rifat Sun Nov 04, 2012 5:40 pm


Historia mbi Shejtnoren e shna Ndout,Lac


Top Story.. Kisha-e-shna-ndout-lac

Prej disa shekuj kjo Shejtnore konsiderohet si vendi ma i shejt në tokën e Shqipnisë, i frekuentuem prej besimtarve të gjitha religjioneve. Ky vend thirret "Shejt" sepse Zotu u flet këtu shpirtënve e zemrave të besimtarëve, ndigjon lutjet e tyne dhe shpesh herë me mënyra të jashtëzakonshme i plotson dishiret e tyne. Gjatë shekujsh besimtarët këtu kanë pasë dy pika takimi: 1) – Shpellën e Shna Vlashit, 2) – Shejtnoren e Shna Ndout. Përballë vendit shejt në majë të malit shifen rrenojet e nji kalaje të vjetër. Aty ishte qyteza e Sebastes, ku ishte Ipeshkëv Shna Vlashi, i cili kishte ikë prej qytezet dhe ishte mshefë në atë shpellë në shkamb të gjallë. Paganët e kapën dhe e mbytën.

Dita e martirizimit të tij përkujtohet më 3 shkurt. Në nji relacjon te vj.1641 që Mark Skura dërgon në Romë thohet: "Aty asht edhe shpella e Shna Vlashit Martir, i cili kje kapë aty prej njerzve të Agrikolaut, larg nji të tretë mili larg nga qyteza e Sebastës". Françeskanët erdhën në Shqipni në vj. 1240 e përhapën edhe divocjonin e Shna Ndout. Që nga vjeti 1349 dokumentat e përmendin si Kuvend Novicjatit, ku fretënt fillojn jetën shpirtnore tue kalue me uratë, pendesë e dishir me u shejtnue në atë vetmi malore. Historiani i Provincës Françeskane të Dalmacisë P. Fabianich, kur shkruen për Kuvendin e Fretenve të Sebastes thotë: "Kisha e vjetër, mbahet e çmohet me divocjon si Shejtnore, si prej të krishtenve ashtu edhe prej myslimanëve, të cilët dynden aty me shumicë për me kremtue festën e Shna Ndout.

Provinçja Françeskane e Shqipnisë e mbajti gjithmonë si Kuvend ma me randsi sepse vizitohet nga shtegarët prej të gjitha anëve të Shqipnisë". Në murin e kishës mbrenda ishin dy mbishkrime: në gjuhën latinë: I pari: HOC TEMPLUM CONSECRAVIT R.D. IOANNES BRUNNUS ARCHIEPISCOPUS ANTIBARENSIS ANNO INCARNATIONIS DNI MDLVII. D2 DIMB, që shqip don me thanë: Kjo Kishë u shugurue prej Shum të Ndertit Gjon Brunit, Arqipeshkëv i Tivarit në vjetin e lindjes së Zotit 1557 datën 2 Dhetor.

Ndërsa i dyti thonte se në vj. 1605 i pari i fretenve Fra Gjon Kolleshi e riparoi këtë kishë. Njaty nga viti 1832 fretënt shqiptarë u shuen si Provinçë, por nuk u shkim divocjoni i Shna Ndout, i cili u mbajt për disa kohë prej misjonarëve të huej italjanë, ndër ma të përmndunit janë: 1. P. Gjon a Carpo, frat i Provinçës së Bolonjës, i cili muer në dorzim edhe famullinë e Laçit në vj, 1866, ku edhe vdiq e u vorros në vj. 1869. Në rrasën e vorrit të tij ishte ky mbishkrim: D.O.M HIC IACENT OSSA R P IOANNIS A CARPO QUI IN CURSU MISSIONIS ANIMAM DEO REDIDIT IN HOC HOSPITIO LACI-SEBASTE DIE XXVII OCTOBRIS 1869.2. P. Gjon Catellani, edhe ky frat i Provinçës së Bolonjës, Prefekt i Misionit të Epirit, vdiq më 29.04.1879.

Në fillim të ktij shekullit këtu bani shërbim P. Shtjefën Gjeçovi dhe me radhë të gjithë tjerët fretën shqiptarë.Në vitet 30 P. Tom Bicaj e P. Klement Miraj projektuen e filluen punimet për nji rrugë automobilistike; u ndërtue pranë Shejtnores nji hajat për strehimin e shtegtarvet, u ndërtue edhe nji ringierë (parmakët) rreth oborrit të Shejtnores. Në tetor të vitit 1944, ndërsa ishte famullitar P. Marjan Prelaj, hospici u dogj prej gjermanve, por shpejt u rindërtue përsri prej tij e prej P. Engjëll Sopaj (Paliq).

Shejtnorja nën pushtetin komunist

Për shum do kohë Shejtnorja e Shna Ndout gjatë regjimit komunist nuk pat shqetsime. Kështu gjatë provinçjalatit të P. David Picit (1952-1955) u banë përpjekje për ndamjen e administratës së Famullisë së Laçit prej asaj të Shejtnores së Sebastës. Ndërsa kjo u vendos vetëm kur ishte Provinçial P. Konstantin Pistulli.

Gjatë ksaj kohe u ndërtue banesa e madhe për shtegtarët, dykatëshe (30x8 m) ndërsa famullitar ishte P. Filip Mazrekaj. Në vitin 1965 Provinçjal ishte P. Agostin Ashiku dhe famullitar P. Mark Pepaj filluen të bahen disa riparime të randësishme në Shejtnore. Qeveria tue pa frekuentimin e pandalshëm të popullsisë në këte vend Shejt, që edhe pse nën komunizmin, po vinte tue e shtue besimin në të Naltin Zot, kah shifte punët e mdha e të çuditshme që përditë ndodhshin në këte shejtnore, vendosi me e shpallë "zonë ushtarake" në Qershorin e vj, 1966. Kshtu nëpërmjet forcave ushtarake e policore, me dhunë e kamxhik u përpoq të ndalonte besimin në Zotin.

Ky Vend Shejt në Sebaste kje i pari që u mbyll prej Pushtetit komunist. Gadi nji vit mbrapa, në Shkurtin e 1967, tue u mshefë mbas "Rinisë Studentore Revolucjonare" që filloi me përdhunimin e Kishës së Shën Vlashit të Durrësit, "Shtabi Revolucjonar për zhdukien e bestytnive fetare dhe zakoneve prapanike", simbas modelit kinez të Lin Biaos-s, organizoi sulmin satanik, ma shkatrrimtar që njef historia, kundra të gjitha objekteve fetare, pa marrë parasysh as vlerat historike, as kulturale, as artistike.

Nuk u kursyen as kryqat e vorrezave e dhunii i kockave të dekunve. Ma e mbramja Kishë në Shkodër u mbyll më 19 Mars 1967, ajo e Zojës Ruzare. Udhëheqsat Shtetit komunist me mburrje e shpallën Shqipninë "I pari Shtet ateist në botë" dhe për ta ishte Lavdì. I kishte verbue inati kundra Zotit. Kështu nuk kaloi shum kohë dhe Vendin Shejt në Sebastë të Laçit e hodhën në erë me eksploziv, si Shejtnoren e Shna Ndout, ashtu edhe Shpellen e Shna Vlashit. Me gjithë terrorin e madh që ushtrohej kundra besimtarëve, kjo Shejtnore e Shëna Ndout kje e vetmja shpresë e njerëzve plot halle që me lot ndër sy, me sakrifica e rrezik përshkojshin tinzë shkurret e shkrepat e ktij mali për me kërkue ndihmën veç prej të Naltit Zot, nëpër ndërmjetsinë e Shejtit Shna Ndue. Kjo gjendie frige e terrori vazhdoi deri në nji ditë.

Ringjallja fillon

Më dt. 13 Qershor 1990 nga të gjitha anët e Shqipnisë vershuen besimtarët e të gjitha feve për me lutë të Madhin Zot e Shejtin Shna Ndue.Atë ditë nuk pat fuqi me i pengue as policia as organizatat e rinise komuniste. Mali i Shna Ndout në Sebaste u mbush plot me njerz, aq sa udhëheqja e partisë u shqetsue, dhe urdhnoi njerzit e vet që të vejshin në dispozicjon të gjitha mjetet e komunikacjonit, jashta çdo orari, mjaft që populli i mbledhun aty të shpërndahej sa ma parë. – Radio Tirana nuk mund e mshefte këte ngjarje të jashtëzakonshme në Shqipni dhe dha lajmin gënjeshtar: "Në malin e Laçit, dje, u organizue nji piknik i madh popullor nga të gjitha anët e Shqipnisë, ku muerën pjesë mbi gjashtëdhetëmij veta".

Ndërsa P. Leon Kabashi, plak 86 vjeçar, i cili shkoi aty i përcjellun prej shumë shtegtarve shkodranë, i lutun prej popullit që të tregonte nji mrekulli të Shna Ndout ai u tha:"Po pse? Cka kërkoni ju ma tepër? A nuk asht kjo nji mrekulli e madhe që unë , plak 84 vjeçar, me ju të gjithë të gjindemi sot këtu të bashkuem për me lutë Zotin e Shejtin Shna Ndue?" – P. Leoni, mbasi i bani nji lutje Shejtit Shna Ndue u suell e bekoi të gjithë popullin; mandej u tha:"Zoti e Shejti Shna Ndue ua plotsoftë dishirin!". Dishiri i të gjithve ishte liria. Me të vërtetë, mbas aq vitesh të kalueme nën zgjedhën e robnisë ma poshtnuese të ndërgjegjes, kjo kje e para ditë që populli guxoi me kërkue së paku aq liri sa me lutë Zotin. Prandej për ne shqiptarët, pa dallim besimesh, ky vend e kjo datë e 13 Qershorit, janë edhe ma të shejta: Në krye të gjashtë muejve populli shqiptar hyni në rrugën e lirisë.

Rindërtimi i shejtnores

Fillimi i vitit 1991 kje i ringjalljes shpirtnore. Mbi gërmadhat e kishave populli blidhej me lutë Zotin e me zhvillue ceremonitë fetare. Inati i komunizmit kundra Zotit këtu në kete Vend Shejt nuk kishte lanë kurrgja përmbi tokë. Për rindertimin e Shejtnores duhej nji mrekulli. Dhe ja:

Në vitin 1991 P. Ernesto Caroli, Drejtor i ANTONIANUM të Bolonjës erdh për nji vizitë në Shqipni, mbasi gjatë luftës së dytë botnore ai kishte ardhë këtu si Kapelan (Prift) i ushtrisë dhe kishte fitue nji simpati të madhe për popullsinë shqiptare. Ky u njoft me vendin Shejt. Që në atë rast ANTONIANUM i Bolonjës muer mbi vedi ndërtimin e Shejtnores së re, po mbi ato themele të Shejtnores së vjetër. Në Marsin e v. 1992 u ba inagurimi i punimeve të cilat përfshijshin ketoobjekte:

1) Sjellja e ujit me tubacion 2 km, largësi.

2) Central i vogël për energji elektrike.

3) Rruga automobilistike prej qytetit të Laçit e në Sebaste, 4 km e gjatë, në shkamb, e cila do të shërbejë për ndërtimin e veprave në Shejtnore, dhe jo si rrugë trafiku.

4) Shejtnorja

5) Ndërtesë për shtegtarët.

Gjatë vitit 1992 deri më 13 Qershor u realizuen:

1) Marrja e ujit.Mark Frrok Pali e fali ujin vetëm për Shejtnoren e Shna Ndout sa të mbushen rezervuarët nga dy dit në javë. U ba kaptazhi i ujit, u shtrue tubacioni 2 km gjatë dhe u ndërtue rezervuari 1. Me dt. 11 Qershor 1992.

2) Motori i energjisë elektrike u bajt me ndihmën e Rep. Usharak italian "PELLICANO" me nji lelikopter të madh përmbi Malin e Shna Ndout aty u ndërtue edhe strehimi i motorit.

3) Gjate vitit 1992 u projektue nga Ing.Faruk Kaba rruga automobilistike 4 km e gjatë, e gjitha në shkamb të gjallë. Punimet e saja u kryen me vështirësi të mëdha nga Ndërmarrja e Hekurudhave, deri në Maj të v. 1993.

4) SHEJTNORJA E SHNA NDOUT filloi me u punue nga fundi i muejit Korrik 1993 dhe përfundon në fund të Majit 1994.

5) STREHIMI I SHTEGTARVE.Asht nji ndërtesë komplekse e cila vlen si për zgjanimin e sheshit të Shejtnores, ashtu edhe për strehimin e shtegtarëve dhe ambientet higjienike. Kjo ndërtesë fillon në Maj të 1994 dhe simbas kontratës duhet të mbarojë në fund të Gushtit 1994, vetëm si karabina, pa suvatime e punime hidrosanitare.

P. Zef Pllumi
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Top Story.. Empty Re: Top Story..

Mesazh nga Rifat Tue Nov 13, 2012 10:33 am


Nje histori e vertete

Top Story.. 1_61_320_091709_weirdeye

Nena e tij kishte vetem nje sy…

I vinte turp per ate dhe e urrente gjithmone e me shume.Puna e saj ishte kuzhiniere ne shkolle…
Gatuante per studentet dhe per mesuesit,per te nxjerre shpenzimet e tyre…

Nuk donte te fliste per te, qe mos ta mesonin se ishte femija e nje nene me … nje sy.
Studentet iknin, sa here qe e shikonin kur dilte ndonjehere per pak nga guzhina, dhe thonin se nuk mundeshin te shikonin ate pamje, ju shkaktonte tronditje te padurushme.

Por qe i vogel djali kishte problem me pamjen e nenes se tij… .

Kur akoma djali shkonte ne fillore,nje dite kaloi nena e tij ne korridor ne kohen e pushimit per ta pershendetur.
Ai u ndje shume keq u merzit,dhe vazhdimisht e denonte veten.Donte te vdiste, te zhdukej…Kur u kthye ne shtepi i tha nenes se tij,se nese do te qeshin te gjithe me mua me mire te vdesesh!.
Ajo nuk u pergjigj.
I thote shokut te tij,- Prandaj dhe lexoja shume,me qellim qe nje dite te ikja larg me studime dhe ja arrita,po dhe atje ajo erdhi dhe zuri pune tek shkolla ku jam une per te me ndihmuar!? nuk gjente dot ne nje vend tjeter''.
Me vone u martua. Bleu nje shtepi.Krijoi familjen e tij , punen e tij dhe jetonte i lumtur!

Nje dite mbas kaq vitesh mungese nena e tij shkoi t’a vizitoje…sepse s’kishte pare kurre niperit e saj.
Sapo u duk te dera, femijet e tij filluan te qeshnin, ai u nevrikos sepse ajo kishte vajtur pa e lajmeruar.Atehere ai bertiti -Si guxon te vish ketu dhe te trembesh femijet e mi;dil… jashteee,ik… zhduku.
Nena u pergjigj e qete…
-Ah zoteri me vjen keq! ndoshta me dhane adrese te gabuar, dhe iku pa e kuptuar femijet e tij se ajo ishte gjyshja e tyre.

Kaluan vite dhe nje dite djali gjeti ne kutine e tij postare nje leter nga shkolla e tij, do mblidhej e gjithe shkolla fillore per t’u takuar mbas kaq vitesh, dhe kjo do behej ne qytetin ku ai lindi.I tha gruas se i duhej te bente nje udhetim per kompanine ku punesohej, dhe iku.

Kur mbaroj takimi ai shkoi te shtepia e tij ku ishte rritur.
Fqinjet i thane se nena e tij kishte vdekur para disa ditesh, por nga syte e tij nuk doli asnje pike loti.I dhane nje leter te cilen e kishte lene nena e tij per te.

Letra…
-E shkrojta kete leter nese nuk arrin te me gjesh gjalle.Me vjen keq qe te vija ne pozite te veshtire dhe ty te vinte turp per mua.
Kur ti ishe i vogel pesove nje aksident shume te rende dhe humbe njerin sy.Nuk do mundesha te te shikoja te rriteshe me nje sy dhe keshtu te dhashe syrin tim…Ke gjithmone gjithe dashurine time…

NENA JOTE
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Top Story.. Empty Re: Top Story..

Mesazh nga Dimitrov Xhunga Tue Nov 13, 2012 6:37 pm

UAAU!E LEXOVA DHE ME BESONI KAM QARE ME KETE HISTORI TE VERTETE.HISTORI E THJESHTE,TRONDITESE QE TE MESON C'ESHTE NENA DHE C'BEN NENA PER FEMIJEN E VET. UAU SA KEQ PER ATE FEMIJE.

Dimitrov Xhunga
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 27
Points : 52
Reputation : 4
Join date : 24/03/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Top Story.. Empty Re: Top Story..

Mesazh nga Nikolaos Tue Nov 13, 2012 7:59 pm

Dimitrov Xhunga shkruajti:UAAU!E LEXOVA DHE ME BESONI KAM QARE ME KETE HISTORI TE VERTETE.HISTORI E THJESHTE,TRONDITESE QE TE MESON C'ESHTE NENA DHE C'BEN NENA PER FEMIJEN E VET. UAU SA KEQ PER ATE FEMIJE.
Kjo histori ka edhe kengen e saj, ja degjojeni:
Nikolaos
Nikolaos
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 156
Points : 448
Reputation : 29
Join date : 14/12/2011

http://www.astro-al.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Top Story.. Empty Re: Top Story..

Mesazh nga Rifat Wed Nov 14, 2012 10:54 am


Nje histori e vertete apo nje legjende..?

Top Story.. 23390200_9895fcc823

Nje cift i sapomartuar pasi qe ishin marre vesh me telefon me pronaret,per blerjen e nje shtepie, ata shkuan per ta pare ate dhe vajten, trokiten dhe ne dere u doli nje vajze e vogel me kemishe nate e cila ju tha bleresve te futen brenda.

Burri e pyeti se ku e ke baban e nene, vajza i tha s'jane ketu por tashti ata do te vijne, ejani hyni.Gruaja i thote se ne kemi ardhur per ta shikuar shtepin se duam ta blejm,KURSE vajza iu kishte thene hyni- se ua tregoj une shtepin,mbasi prinderit e mi duke ardhur.

Ata hyne brenda dhe vajza ua tregoi nje per nje dhomat,banjot dhe koridoret e shtepise dhe cifiti i ri ishin shume te kenaqur me te dhe thane se do ta blejne shtepin.Prinderit e vajzes ende nuk kishin ardhur,por vajza e vogel u kishte ofruar te uleshin dhe po u sherbente ciftit pije.

Ata priten e priten por prinderit e vajzes nuk erdhen per nje kohe te gjate dhe vendosen te largoheshin.U pershendeten me vajzen e vogel duke i dhene numrin e telefonit e adresen e shtepise,dhe i lane porosi vajzes,qe kur te vinin prinderit e saj t'u telefononin ketyre.Vajza ju pranoi kerkesen e tyre u nda me ta dhe mbylli deren.

Te sapomartuarit sapo dolen ne oborr pane se prinderit e vajzes se vogel po vinin,por qe ishin veshur me te zeza.Mbasi u prezantua cifti ju tha atyre qe ne jemi ata qe te telefonuam dite me pare dhe jemi te interesuar ta blejme shtepine tende.Babai i vajzes aprovoi per biseden telefonike qe kishin bere dhe i kerkoi ciftit t'u a tregonte shtepine.

Gruaja tha se ska nevoje mbasi ne e kemi pare ate tashme,duke ju thene se shtepia ishte e mrekullueshme dhe vendosem ta blejne.Ne kete kohe nena e vajzes uleriti...- çfare,si keni hyre ne shtepi...? Atehere cifti i ri u ka treguar pronarve te shtepise çdo detaj mbi shoqerimin qe ju ka bere vajza e tyre e vogel.

Nena e vajzes kishte filluar te qaje e te trishtohej,kurse babi i vajzes thote se eshte e pamundur kjo qe po na thoni,nuk ka mundesi te jete e vertete, sepse vajza jone ka vdekur mbreme dhe sot e kemi varrosur ne sapo vijme nga nga varrimi i saj.Vajza jone e vetme vdiq mbreme sepse e kishte pickuar nje gjarper dhe e gjithe kjo per faj te dritares te dhomes se saj te cilien e kishim lene te hapur.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Top Story.. Empty Re: Top Story..

Mesazh nga Rifat Fri Nov 16, 2012 10:34 am


Nje histori ne kufijt e se vertetes...

Top Story.. Brain-1-300x204

Ne periferi te Londres,dikur ishin 2 shoke që duheshin aq shume saqë mund te sakrifikonin gjithçka per njeri tjetrin.Ishin njohur gjatë studimeve e kishin qëndruar në te njëjtën shtëpi.Njeri prej tyre dukej si më koprac, kurse tjetri shume bujar.

Vjen nje ditë që shokut kurnac i ishin prishur punët e biznesit.Asnje përpjekje nuk ndikonte ne përmirësimin e punës . Shkon tek shoku i tij bujar e i kërkon që ta ndihmojë me nje shumë të caktuar të hollash.Miku i tij
nxorri ç’kishte e ia dhuroi me shume dëshirë.-“Urdhëro vëlla, gjithçka kam le te jete e jotja”, i tha dhe ashtu u ndanë.

Shoku që nuk kursehej per asgjë, tashmë ishte fejuar e priste që së shpejti te martohej.Miku i tij kurnac, vjen ,e fton per kafe. -“Dua të te them diçka shume të rëndësishme, por sdi se si”, i tha ai.Te ketë vallë gjë më te rëndësishme se miqësia jonë? – ju kthye miku bujar.

-Dëgjo vëlla, mua me pëlqen shume e fejuara jote, prandaj dua te martohem me të, tha ai duke ulur kokën përdhe.Pas nje qetësia të dyfishtë, miku bujar u mendua gjatë e nga dashuria që
kishte per shokun e tij s’ia refuzoi atë. -“Le te bëhet ajo që thua ti”,- i tha e kështu u nda nga e fejuara per te bërë te lumtur mikun e tij.

Kalojnë vite dhe punët e mikut te mirë po i shkonin keq e më keq.-“Të shkoj te kërkoj pune tek miku im”, tha ai me vete. “Ai duhet te më ndihmojë patjetër.”, vazhdoi ai.Kur trokiti ne portën e mikut të tij dhe i kërkoi punë,ç’të shikonte e ç’të dëgjonte.

-“Nuk kam si të te ndihmojë”, i tha ai e ashtu e përcolli.I miri, i mërzitur per atë që kishte ndodhur nisi te mendonte sërish pozitivisht.-“S’ka gjë,s'dihet si kanë ardhur punët, prandaj s'më ndihmoi dot…Kaluan dite djali bujar takon ne rrugë nje burrë te vjetër e te sëmurë, që po i'u afronte vdekja.E merr, e çon ne shtëpinë e tij , e ndihmon dhe me pas dhe e përcjell deri diku ku mund te gjente shtëpinë e tij. Pas disa ditësh ai tashmë kishte vdekur.

Nje avokat troket ne derën e shtëpisë së djalit bujar e i thotë që plaku te cilin kishte ndihmuar kishte qenë shume i pasur dhe e i kishte lënë atij te gjithë pasurinë që kishte. Kalojnë ditë e javë dhe djali, tashmë ipasur, blen shtëpi pranë asaj te mikut të tij.

Nje ditë, teksa po kthehej në shtëpi, pranë portës takon nje grua të lodhur e te sëmurë që i kërkon diçka per të ngrënë pasi ishte shume e uritur. Djali, e merr ne shtëpi, e ushqen dhe duke qenë se jetonte vetem i kërkon asaj që te qëndrojë me të.

-“Ti merru me punët e shtëpisë dhe me gatimin, un shkoj ne punë e vij. Kështu as ti s'mbetesh rrugëve, as unë s'vuaj nga këto gjëra”, tha ai.E moshuara pranoi me kënaqësi.Pas disa kohësh, gruaja, e kthyer në nje nënë per djalin që e kishte ndihmuar aq shume, i kërkon atij që te gjej nje vajzë e te martohet.

-“Ne fakt dhe unë kam menduar, por deri tani smë ka dal ndonje njeri i përshtatshëm përballë”, thotë djali. Gruaja i propozoi te martohej me nje vajzë që e njihte nga afër.Dy të rinjtë njihen dhe më ne fund vendosin te martohen. Erdhi koha per dasmën dhe te riut bujar i duhej të mendonte per te ftuarit.

Sido që punët kishin ardhur, atij i duhej të ftonte dhe mikun e tij te vjetër.-“Miqësia jonë duhet tjetë me e fortë se keqardhjet. Prandaj do ta ftoj dhe atë në kete ditë te lumtur timen.”, mendoi dhe i dërgoi ftesën.

Ne ditën e dasmës, dhëndri e nusja dukej se ishin më te bukur se gjithkush tjeter..Nisi muzika e te gjithë po argëtoheshin më se miri.

Dhëndri, merr mikrofonin dhe nisi te shpjegojë historinë e jetës së tij.-Nje herë e nje kohe,kam pasur nje mik per kokë.E doja shume dhe jepja jeten per të.

Por kur mikut tim punët po i shkonin keq, më kërkoi para e i dhashë gjithçka .Nje ditë tjeter, me kërkoi te fejuarën që e doja shume.I mërzitur, i dhashë dhe atë, se ne ishim miq,e donim njeri-tjetrin.Pas disakohësh,kur un isha ne gjendje të keqe ekonomike,ju drejtova atij e i kërkova punë,smë dha, madje me nje zë të vrazhdë gati sa s'më përzuri.

U mërzita, por përsëri smund te mendoja keq per të.Ishte miku im i shtrenjtë.Pas këtyre fjalëve,miku kurnac, me sytë e përlotur merr mikrofonin dhe nis të tregojë:

-Dikur dhe unë kisha nje mik per kokë.Kur punët s'po më ecnin siç duhet,i kërkova ndihmë e më dha gjithçka kishte,i kërkova dhe te fejuarën edhe atë ma dha.

Arsyeja pse i kërkova te fejuarën, ishte se ajo vajzë s’ishte e duhura per të, ishte grua e pamoralshme.dhe ne ketë mënyrë, shpëtova mikun tim te shtrenjtë nga ajo grua jo e denjë per të. Nje ditë, kur punët s'po i shkonin mire miku erdhi e kërkoi punë nga unë.

Une nuk e pranova ta merrja ne pune, pasi s'mund të urdhëroja atë që te bënte diçka në atë ambient.Ndërsa burri i moshuar që miku im takoi ne rrugë,ishte babai im.Im atë ishte në prag të vdekjes e unë e dërgova pranë mikut tim.I kërkova babait që te gjithë pasurinë që kishte t’ia linte atij.Kurse, gruaja lypsare që i shkoi ne shtëpi,është nëna ime.

E dërgova atë që te kujdesej per mikun tim e ta ndihmonte që te kalonte nje jetë sa më te qetë.Ndërsa vajza me te cilën miku im po martohet, është motra ime.Unë e binda ate te martohej me shokun tim....
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Top Story.. Empty Re: Top Story..

Mesazh nga Rifat Mon Nov 26, 2012 11:53 am


Rajo Devi Lohan 70 vjecare behet nene




Top Story.. Rajo-Devi-Lohan-001


Nuk ka bërë asnjë lloj kure dhe konsiderohet si një "mrekulli" biologjike



Deri disa kome më parë askush nuk kishte dëgjuar për Aleuan, një fshat i vogël në veri të Indisë, i rrethuar me fusha dhe rrugë të pashtruara. Të paktë ishin ata që shkonin ta vizitonin. Mirëpo, që nga fundi i vitit të kaluar, vendi ka nisur të vizitohet nga një numër i madh të huajsh, për shkak të mrekullisë natyrore të ndodhur aty në muajin nëntor.

Shumë prej tyre vijnë posaçërisht për të parë banoren më të vogël të këtij fshati, një vajzë 2-muajshe me emrin Naveen Lohan. Me shikim të parë është e vështirë ta dallosh Naveen nga 25 milionë fëmijët që lindin çdo vit në Indi: me flokë të dendur, sy të zinj dhe lëkurë ngjyrë lajthie. Nën një batanije të madhe prej leshi, të verdhë me vija të kuqe, Naveen pi e qetë qumësht gjiri nga nëna e saj.

E në fakt është mamaja e saj ajo që meriton vëmendjen maksimale nga të gjithë. Rajo Devi Lohan ishte 70 vjeçe kur lindi në nëntorin e vitit të shkuar, duke u bërë kështu nëna më e vjetër në botë, e cila solli në jetë në këtë moshë fëmijën e parë. Rajo është një grua me tipare të mprehta dhe e dobët. Edhe pse kur ngrihet në këmbë duket e kërrusur për shkak të moshës, ajo e mban plot kujdes vajzën e saj. "Kemi pritur më shumë se 40 vjet për këtë fëmijë.

Lindja e saj është dhuratë e Zotit për ne", thotë duke e prekur Naveenin e vogël nga faqet. Ajo tregon gjithashtu se ka ndërmend ta ushqejë me gji vajzën e vogël për të paktën tre vjet. Eh, ku i dihet, ndoshta ja del mbanë. Para se të lindte vajza, mungesa e shtatzënisë për jetën e çiftit Lohan ishte subjekt vuajtjesh dhe turpi.

Për shumë vite Rajo Devi dhe Baba Ram, bashkëshorti i saj 72-vjeçar, ishin të detyruar të duronin llafet e fshatit, që i kishin shmangur thuajse nga të gjitha ngjarjet që zhvilloheshin aty. Presioni për të ruajtur nderin e familjes së tyre, pjesë e zakoneve indiane, ishte kaq i madh, sa miqtë dhe të afërmit kërkonin që çifti të ndahej. "Të gjithë i kërkonin Baba-s që të ndahej nga unë dhe të martohej me dikë që mund t‘i jepte atij një fëmijë", thotë Rajo Devi.

Baba Ram tregon se familja e tij është lutur për vite me radhë për të pasur një fëmijë. Çifti lidhi kurorë në vitin 1950, në vendin ku të dy kishin lindur. Në atë kohë, Baba Ram ishte 14 vjeç dhe Rajo Devi 12. Për 45 vjet me radhë ata u përpoqën që të krijonin një familje, por nuk arritën t‘ia dilnin mbanë, edhe pse nuk lanë vend pa vizituar, mjek popullorë, ilaçe popullore, fallxhorë dhe lutje pa fund në tempujt e shenjtë të vendit.

Asgjë nuk e ndihmonte çiftin e ri të krijonte një familje. Në fund, i dëshpëruar, Baba Ram u kthye te shtëpia e vjehrrës së tij, duke i kërkuar ndihmë. Për të qetësuar atë dhe Zotat, burrit iu dha dora e motrës së vogël të Rajo Devit, Omnit. Edhe pse ishte 8 vjet më e re se e motra, edhe ajo fatkeqësisht nuk mund të lindte fëmijë. I dorëzuar përballë fatit të tij, Baba Ram dhe dy gratë e tij lanë mënjanë shpresat dhe vendosën të ndërtonin një jetë të tre së bashku.

Ata ndërtuan një shtëpi me tulla për veten dhe kafshët shtëpiake. Familja hante dhe flinte në katin e sipërm të shtëpisë, ndërkohë të njëjtën gjë bënte bagëtia e gjallë një kat më poshtë. "Ne njiheshim si njerëz që nuk mund të bënim fëmijë dhe kjo nuk është gjë e mirë në fshat. Në vendin tonë, familja identifikohet me fëmijët", thotë Baba Ram.

Në Aleua, gati 100 milje larg Nju Delhit, rreth 200 familjet e tij jetojnë larg trazirave dhe jetës moderne, mes bagëtive dhe bujqësisë. Rajo Devi nuk ka shumë gjëra në pronësi, përveçse një televizor të vjetër. Edhe veshjet i ndan me bashkëshortin. As ajo dhe as Baba Ram nuk mund të shkruajnë dhe lexojnë, kështu që ata nuk kishin dëgjuar kurrë për revolucionin mjekësor dhe bebet në provëz, kur po përpiqeshin të sillnin në jetë një fëmijë.

Por, fatmirësisht për ta, një fqinj kishte lexuar për një grua 60 vjeçe që kishte lindur dy binjakë përmes fertilizimit artificial në një spital të vendit. Ai i tregoi Lohanve për "ilaçin" e ri dhe të tre vendosën të shkonin të shihnin "mrekullinë familjare", e cila jetonte 25 milje larg. "Na treguan se mund të bënim disa analiza, të pinim disa ilaçe për të lindur një fëmijë. Ne nuk kishim dëgjuar kurrë për këto gjëra më parë", thotë Rajo Devi.

Ndryshe nga shumë vende të botës, në Indi doktorët nuk marrin parasysh moshën e gruas, por vetëm fizikun e saj. Po ashtu nuk ka ligje që pengojnë numrin e vezëve që duhen vendosur në mitër. Edhe pse ka më shumë se 30 vjet që fertilizimi në provëz zhvillohet në Indi, nuk ka ende asnjë ligj për të.

Të vendosur për të bërë një fëmijë, çifti shiti dy buaj dhe mori një kredi, duke lënë peng prodhimin e orizit, grurit dhe kallameve të sheqerit. Me 175 mijë rupi, afërisht 2500 euro, të tre nisën përpjekjet për të realizuar dëshirën më të madhe. Iu desh të udhëtonin vetëm 30 milje për në qytetin më të afërt, Hisar, ku gjetën një doktor që mund të ndiqte rastin e tyre.

Në fillim blenë një vezë nga një dhurues dhe sipas doktorit që u kujdes për ta, Lohanët nuk e dinin identitetin e dhuruesit. "Ishte e një vajze vendase, por ata nuk pyetën se kush", thotë ai. Doktor Anurag Bishnoi drejton një klinikë private në qytetin e Hisarit dhe shton se "National Fertility Center" pret rreth 50 pacientë në ditë. "Në Indi vlerësimi i shoqërisë për çiftet që nuk bëjnë fëmijë është i tmerrshëm. Ne kemi pasur çifte që kanë qenë gati për të vrarë veten.

Mosha nuk merret në konsideratë, por vetëm gjendja psikologjike dhe fizike e gruas". Kur Lohanët shkuan aty, doktori në fillim vizitoi Omnin, më të renë nga dy gratë, por Bishnoi tha se ajo nuk mund të ishte zgjedhja e duhur, pasi vuante nga tensioni i lartë i gjakut. "Kështu që mundësia e vetme për Lohanët ishte gruaja më e madhe në moshë.

Ajo nuk kishte asnjë problem. Ishte e fortë dhe për më të tepër ishte shumë e vendosur". Pas procedurave të nevojshme, embrioni, që doktori pranoi se ishte normal, u vendos në mitrën e Rajo Devit. Kështu gruaja hyri në vitin e 70-të të jetës me shqetësime të shumta çdo mëngjes. Muajt e parë ajo vazhdonte të punonte jashtë shtëpisë, duke prerë kallam sheqeri, por doktorët e paralajmëruan që të mos punonte. "Nuk kisha dhimbje shpine apo probleme me gjunjët.

Në fshat ne jemi rritur me punë të rënda dhe kjo na ka bërë më të fortë. Nëse do të kisha qëndruar ulur gjatë gjithë jetës sime, mund të kisha pasur probleme me shtatzënisë. Jam e fortë, sepse punoja rreth 12 orë në fushë. Doktorët thonë se jam aq e fortë sa një 40-vjeçare. Edhe kur të jem 80 vjeçe, do të jem në gjendje ta ndjek vajzën nga pas kur luan", tregon gruaja.

Edhe pse lindi 8 javë para kohe, Naveen tani gëzon shëndet të plotë, ndërsa Rajo tregon se të gjithë mund të kujdesen për të në momentin kur prindërit e saj të mos jenë më. Ndërkohë, Baba Ram tregon se i do të dyja gratë njëlloj dhe se ka shumë njerëz në shtëpi që mund të kujdesen për fëmijën. "Ato janë motrat dhe gratë e mia, dhe të dyja mund të kujdesen njëlloj për Naveen", thotë ai.

Edhe pse vajza është "produkt" i spermës së të atit me një dhuruese anonime të vezës, Rajo thotë: "Ajo ka tiparet e Bab Ramit dhe këmbët e duart njëlloj si të miat". Në të ardhmen, Lohanët pretendojnë ta zgjerojnë familjen me më shumë fëmijë.

Ata shpresojnë që një ditë të kenë një djalë, që në shoqërinë indiane konsiderohet si bekim dhe arrin të trashëgojë edhe emrin e familjes ndër breza. "Problemi i vetëm janë paratë. Shpenzova gjithçka për Naveen. Por ne duam një djalë tani. Çfarëdolloj pasurie që të kem, do ta jap për të. Naveen do të martohet dhe largohet nga familja brenda 15 vjetëve.

Mbiemri jonë do zhduket nëse nuk kemi një djalë". Në fshat, ardhja e vajzës u pa si një rast për t‘u festuar. Festimet zgjatën plot dhjetë ditë pasi vajza doli nga spitali dhe u soll në shtëpi. Ëmbëlsirat, pijet, urimet dhe fjalët e mira mbushën shtëpinë. Edhe sot, banorët e Aleuas, kur i pyet për Lohanët, buzëqeshin dhe flasin për një "Dhuratë të Zotit". Në këtë pjesë të Indisë, gëzimi i të pasurit një fëmijë është tepër i madh, pavarësisht moshës.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Top Story.. Empty Re: Top Story..

Mesazh nga Rifat Thu Nov 29, 2012 9:09 am


Njeriu qe vendos hierarki midis ujqerve



Top Story.. Horkai-zoltan-farkasokkal

Kush dëshiron t‘u afrohet ujqërve, duhet të jetë i lirshëm. “Të lutem, hiqi dorezat, thotë Zoltan Horkai. Kështu, kafshët mund ta dallojnë krahun nga xhaketa dhe nuk rrezikon të ta kafshojnë gabimisht”. Çdo gjë tjetër në trup duhet të jetë e mbuluar, madje në kokë duhet të kesh kapele dhe këpucët të jenë me qafa të larta. “Zgjatua dorën ujqërve deri sa ta kenë nuhatur mjaftueshëm, sepse në të kundërt tremben”.

Horkai hap portën e një vendi të rrethuar, ku në hyrje na presin një tufë ujqish me qime të zeza dhe gri. I ka zbutur që kur ishin të vegjël dhe tani për ta ai është një familjar, madje e konsiderojnë si të parin e tyre. Për këtë arsye u binden urdhrave të tij, duke bërë veprime të cilat do t‘i bënin spontanisht vetëm në një tufë: ulërijnë, hidhen, shtrihen përdhe ose skërmitin dhëmbët. Në moshën 39-vjeçare, Horkai është një prej të paktëve zbutës të ujqërve në botë.

Zakonisht, kafshët e tij i sheh në dokumentarë kinematografikë, spote dhe filma Hollivudi, por tani janë duke bërë pushim. Horkai është në shtëpinë e tij, në Godollo, qytezë afër Budapestit. Mikpritja e ujqërve është mbresëlënëse: kafshët e rrethojnë, i kafshojnë bluzën, i lëpijnë duart dhe i hidhen përsipër. “Mos u lër të kuptojnë se ua ke frikën”, më këshillon Horkai. Por kjo s‘është kaq e lehtë. Ndërsa ai, përkundrazi, kap me forcë një nga ujqërit dhe fillon ta rrotullojë atë. Kështu pra vallëzohet me ujqërit.

“Ndryshe nga qeni, ujku nuk do dhe nuk pret asgjë prej njeriut, shpjegon Horkai. Për këtë arsye është e vështirë të fitosh vëmendjen dhe besimin e tij”. Për miliona vjet ka ekzistuar vetëm ujku. Vetëm kur njerëzit e parë u shfaqën në juglindje të Azisë dhe në Evropë, një grup nga këto kafshë zgjodhi një rrugë tjetër: të bëhej miku më i mirë i njeriut. Ndërsa ujku qëndroi nën shoqërinë e racës së tij.

Shkencëtarët nuk e kanë gjetur ende një shpjegim se si u takuan njerëzit dhe qentë. Disa mbështesin idenë se gjuetarët vranë një ekzemplar të rritur të tyre dhe i morën këlyshët. Por ekziston edhe ideja se këto kafshë u lidhën me njerëzit, të tërhequr nga mbeturinat e tyre ushqimore, me të cilat shuanin urinë.

Kështu, qeni u shndërrua në një kafshë shtëpiake.

Për të larguar frikën nga njerëzit, këlyshi i ujkut duhet të hyjë kontakt me ta që në 10 ditët e para të jetës së tij, ndërsa qeni ka kohë deri në tre muaj për këtë kontakt. “Në fillim duhej t‘i ushqeja të vegjlit në çdo dy orë, tregon Horkai.

Ishte më e lodhshme se të përkujdeseshe për një të sapolindur”. Por si shpërblim për gjithë mundin e tij dhe netët që kish kaluar pa gjumë, Horkai sot është kryetar i padiskutueshëm i gjashtë lukunive, të formuara në total nga 26 ekzemplarë.

Vetëm një herë, 2 vjet më parë, një nga kafshët u përpoq “t‘i zinte vendin”. Nga ndeshja me të, Horkai ka si kujtim një shenjë në anën e majtë të qafës. “Ai ujk jeton akoma në grigjën time, shpjegon Horkai, por nuk mund të punoj sërish me të, sepse është tepër e rrezikshme. Ai mund të përpiqet sërish të më dominojë”.

Top Story.. Ein-Gorilla-am-Esstisch_image3

Papritur, kafshët zgjasin turinjtë dhe nxjerrin në pah dhëmbët e tyre të mprehtë, duke krijuar një atmosferë të rrezikshme. Por Horkai më qetëson: “Nuk është një sjellje agresive, por shenjë nënshtrimi nga ana e ekzemplarëve të një rangu më të ulët”.

Mes ujqërve, hierarkia vendoset në bazë të rregullit të shtangies. Në krye qëndrojnë mashkulli e femra, “alfa”, më të guximshmit dhe më të fuqishmit, që qëndrojnë në pozicion dominues duke mbajtur bishtin e tyre në formë gjysmërrethi, veshët drejt dhe fytyrën në gjendje të qetë. Për të treguar superioritetin e tyre, ata ndjekin dhe kafshojnë kafshët e tjera.

Edhe kafsha “omega”, e fundit e tufës, ka një lloj sjelljeje të njohur: është ekzemplari që hungërin më shumë, por po ta vështrosh më mirë, mund të vësh re se është dhe më frikacaku, e mban bishtin mes këmbëve dhe veshët të ulur.. Ajo që për këtë kafshë konsiderohet si një “buzëqeshje paqësore”, nga njeriu kuptohet si një “rrezik”.

“Kur ndonjë regjisor kërkon një ujk të keq, unë përzgjedh për t‘i çuar një ujk nga hierarkia më e ulët, që nxjerr dhëmbët sapo unë vihem përpara tij”. Në filma, çdo ujk është i “specializuar” për një rol: njëri mund të jetë më i zoti për të luajtur rolin e të keqit, tjetri mund të jetë më i zoti për të kërcyer apo ulërirë nën dritën e hënës (edhe kur shkëlqen dielli).

Tashmë kanë kaluar gati 15 vjet që kur Horkai përpiqet të kuptojë gjuhën e ujqërve. Kur ishte i vogël, Horkai donte të bëhej roje pylli ose menaxher. Prindërit e tij kishin një banesë të vogël në Budapest. Pas diplomimit u vendos në Monako, Gjermani, për të studiuar gjuhën gjermane dhe më pas në Bournemouth, në Britaninë e Madhe, për të studiuar anglishten. Ndoqi disa kurse për menaxhim-hoteleri në Austri dhe së bashku me vëllezërit drejtoi hotelin e prindërve deri në 1998-ën.

Në atë kohë, në Godollo ekzistonte një fermë që merrej me kujdesin ndaj kafshëve të cilat përdoreshin nëpër filma nga televizioni i shtetit. Më pas kjo fermë u privatizua dhe aty filluan të mbaheshin ujqër dhe arinj. Por as kjo nuk zgjati për shumë kohë dhe ferma nisi të shkatërrohej. Në këtë moment ndërhynë autoritetet shtetërore dhe një organizatë ndërkombëtare për mbrojtjen e kafshëve, që krijuan një qendër strehimi për kafshët. Horkai u ofrua për të marrë pjesë në këtë projekt

. Sot në këtë qendër jetojnë 200 kafshë: ujqër, drerë, rrëqebuj, derra të egër, dhi, qenë, gjeladeti, kuaj, arinj etj., të gjithë të braktisur që kur ishin këlyshë. Horkai kujdeset për ta bashkë me dy asistentet e tij dhe Dorën, të dashurën e tij. Për të mbuluar shpenzimet - gati 9 mijë euro në muaj - ka filluar t‘i stërvitë kafshët për kinematë dhe televizionet. “Ujqërit nuk mund të zbuten plotësisht. Çdo herë duhet ta nisësh përgatitjen e tyre nga fillimi. Nuk u binden kurrë urdhrave, sidomos kur janë në ndonjë ambient të panjohur për ta”, thotë Horkai.

Zakonisht ujqërit vendosen 4 apo 5 ditë për t‘u ambientuar me një grup të ri xhirimi. Pastaj fillohet me xhirimet. Për filmin horror, “Gjak dhe çokollatë” (2007), lukunia duhej të ndiqte një grup kalorësish, ndërkohë që kamera do xhironte nga shumë afër. “Na janë dashur 2 javë për t‘i mësuar ujqërit me kamerën dhe që të mos fiksonin objektivin”, tregon Horkai.

“Nëse kafshët kanë uri, bëhen të rrezikshëm. Ujqërit janë të predispozuar të mësojnë vetëm në disa kushte të caktuara. Duhet të gjej mënyra të ndryshme për t‘i bindur të bëjnë atë që dua unë. Nëse duhet të ndjekin një grup kalorësish, unë lidh pas bishtave të kuajve copa mishi të freskët. Por nëse më duhet t‘i mbaj ulur, s‘mund ta arrij këtë me një copë bifteku”, tregon Horkai.

Ujqërit nuk janë mësuar ta marrin ushqimin nga njeriu, edhe sikur të jenë të zbutur. “Nëse u vë një copë mish nën hundë, ujku nuk arrin të përmbahet. Fillon të hidhet, sepse e do menjëherë, thotë zbutësi. Kam zbuluar se mënyra më e mirë për të qëndruar urtë është t‘u japësh ushqim të thatë, tepër tundues, që i bën të të dëgjojnë të gjitha urdhrat”.

Ujku i kupton komandat e njeriut, por ndryshe nga qeni, nuk i intereson ajo që kërkon prej tij njeriu, madje edhe sikur ky i fundit ta shohë drejt e në sy. Ky është përfundimi i një studimi të universitetit “Eotvos Lorand” të Budapestit, të bërë pikërisht te ujqërit e Horkait.

Interesi i ujqërve për njerëzit sa vjen e zvogëlohet. Nëse ndeshemi me një ujk pas pesë minutash, për sytë e tij jemi të padukshëm. “Me kalimin e kohës qeni fillon të varet prej njeriut, ndërsa ujku jo, shpjegon Horkai. Qentë që nuk binden, mund të ndëshkohen. Ndërsa me ujkun ndëshkimet nuk funksionojnë. Kur njeriu bëhet i keq, ujku largohet prej tij”.

Biografia...Zoltan Horkai ka lindur në 1970-ën në Budapest, Hungari. Në vitin 1997 filloi të zbuste ujqër dhe kafshë të tjera. Në 2009-ën kafshët e tij shfaqen në filmin “Candres et sang”, të regjisorit Fanny Ardant
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Top Story.. Empty Re: Top Story..

Mesazh nga Rifat Sun Dec 16, 2012 6:56 am


Mbreterim qe ne foshnjeri...


Top Story.. SovereigntyChildren

E qara e tij e parë u prit me një farë lehtësimi nga e gjithë mbretëria. Kishte lindur më 8 dhjetor 1542, një festë e kushtuar Virgjëreshës Mari, e si rrjedhim një datë ogurmirë: megjithatë, gjashtë ditë më vonë, mbreti Xhakomo V i Skocisë u vra, dhe Mary Stuart ishte tashmë jetime dhe mbretëreshë që foshnjë.

Nuk ishte as hera e parë dhe as e fundit që një fëmijë hynte në histori. Përpara saj, mes të tjerëve, Valentiniani II, që u shpall Perandor i perëndimit kur ishte 4 vjeç në vitin 375; Otoni III, mbret i Gjermanisë në moshën 3 vjeç në vitin 983; Henriku Vi i Lankasterit, mbret i Anglisë kur ishte nëntë muajsh në vitin 1422; Ivani IV (më vonë Ivani i Tmerrshëm), zot i principatës së Moskovias kur ishte 3 vjeç, në 1533.

Fati i jashtëzakonshëm që i ka bashkuar është në fakt i përmbledhur në moton me të cilën në Francën e Mesjetës përshëndetej kalimi i kurorës nga një sovran që kish ndërruar jetë, tek një tjetër: “Mbreti vdiq, rroftë mbreti”. E megjithatë, nuk kish qenë gjithmonë kështu: “Në fillim, kalimi bëhej me zgjedhje”, shpjegon Maria Tereza Medici, docente e historisë së të Drejtës në Universitetin La Sapienza të Romës.

“Që nga ngjitja në pushtet e Ugo Capetos, në 987, i cili inauguroi dinastinë kapetingie që do të mbretëronte në Francë (me ndërprerje) për 800 vjet, u afirmua në Evropë kalimi i pushtetit nga babai tek fëmija më i madh, në kundërshtim me parimin e barazisë mes fëmijëve. Avantazhi kryesor ishte ruajtja e feudit duke eleminuar grindjet dhe diskutimet mbi zgjedhjen e trashëgimtarit”.

Në rastet kur trashëgimtari i feudit ishte një fëmijë apo ende në moshën e lojërave zgjidhej nëpërmjet një mënyre të lashtë: deri në një moshë madhore, gjithçka i besohej një të rrituri të emëruar nga sovrani me anë të një letre apo në testament (nëna, halla, tezja, motra, kushëriri). “Kujdestaria e nënës, frymëzuar nga e drejta romake dhe kodi i perandorit bizantin Theodhosi II (shekulli V), i njihte të ëmës (apo gjyshes) rolin e kujdestares së fëmijëve minorenë, dhe ka qenë formula më e përdorur nga dinastitë e mëdha”, shpejgon Medici.

“Në shekullin IV, Elia Pulcheria dhe Galla Placidia mbretëruan respektivisht në perandorinë e Lindjes dhe atë të Perëndimit në vend të vëllezërve Theodhosit dhe Valentinianit. Që atëherë, perandoresha, mbretëresha dhe princesha, kontesha dhe dukesha kujdestare nuk numërohen”.

Megjithatë, nuk duhet të imagjinojmë fëmijë mbretërorë të rritur në supermbrojtje mes privilegjeve. “Shpesh herë, prapa kurorëzimit të një mbreti-fëmijë ishte vrasja e trashëgimtarit të parashikuar”, nënvizon Lucilla Rami Ceci, docente e Antropologjisë kulturore në La Sapienza të Romës. “Pastaj, ngjitja në fron e fëmijëve kishte avantazhe jo shumë fisnikë: të nënshtruar një edukimi të ngurtë, ata ishin të detyruar të pranonin pa vënë në diskutim detyrate rënda të një monarku.

Duke u siguruar familjarëve të tjerë lirinë e drejtimit sipas qejfit të pushtetit”. Kanë qenë të shumtë princërit e vegjël të detyruar që të mbroheshin nga ata që do të duhej t’i edukonin dhe stërvisnin. Korradini i Svevias, mbret në moshën 2 vjeç, pa fronin t’i rrëmbehej nga xhaxhai-kujdestar Manfredi, i cili hapi fjalë për vdekjen e vogëlushit.

Pak më mirë ecnin gjërat kur kujdestaria ishte e nënës, adoptuar për shembull në Francë: “Nëna mbretëreshë nuk do të guxojë që të kërcënojë jetën e çmuar të Delfinit (trashëgimtarit të fronit) sepse nuk mund të mbretërojë ajo vetë më pas”, shpjegonte juristi francez Jean de Savaron.

Më pas kujdestaria e nënës u përjashtua nga Kushtetuta franceze në 1791, ndoshta për shkak të urrejtjes ndaj Mari Antuanetës. “Mbreti është minoren deri kur të mbushë 18 vjeç…Kujdestaria i përket të afërmit të mbretit që është më afër në gradë… Gratë përjashtohen”.

Po si përgatitej një e ardhme sovrani? “Edukimi i oborrit ka pasur karakteristika të ndryshme në periudha të ndryshme historike dhe në shoqëri të ndryshme”, përgjigjet Rami Ceci. “Por që nga Mesjeta deri në gjithë shekullin XVIII fëmija, jo vetëm ai me gjak mbretëror, ishte një adult i vogël”. E dëshmojnë portretet e oborrit, ata që i dërgoheshin mbretërive të huaja në rastet e martesave të parapërgatitura.

Ku gjejmë pamje të princërve të vegjël të veshur si të rritur: poza luftarake, skeptra, nderime, shpata dhe të tjerë sende apo pozicione që lidhen me pushtetin. Në rastin e vajzave, bëhej fjalë për mbretëresha perfekte në miniaturë.

Përreth trashëgimtarit të Anglisë, duke nisur nga shekulli XIII, u krijua një “çerdhe mbretërore” që ishte një kopje në shkallë e oborrit të të rriturve, ku princër dhe fëmijë të fisnikërisë mësonin së bashku artin e qeverisjes dhe manierave të mira. Në oborrët e ancien regime francez detyra e formësimit të sovranëve të ardhshëm dhe bashkëpunëtorëve të tyre më të besuar u përkiste në fakt priftërinjve apo mësuesve. “Shkolla e mbretërve” parashikonte leksione skermi, gjuetie, vallëzimi, por edhe kaligrafie, matematike, historie dhe letërsie.

Që në vitin 1530 filozofi holandez Erazmi i Roterdamit, në traktatin e tij “Edukimi i princit të krishterë” kushtuar perandorit të Perandorisë romake Karli V (mbret i Spanjës kur ishte 16 vjeç), kishte fiksuar disa rregulla që mbetën të vlefshme deri në vitet 700, që përshkruan madje edhe llojin e ushqimit më të përshtatshëm për princërit.

Sidoqoftë, fëmijëve mbretërorë u mbetej shumë pak hapësirë për lojëra. Mosha madhore vinte me shpejtësi. “Vajzave të vogla u caktohej në bazë të aftësisë së riprodhimit, rreth moshës 12 vjeç, për meshkujt varionte mes 14 dhe 21 vjeç, mosha e përshtatshme për të mbajtur armë të rënda”, shpejgon Guerra Medici. Shpesh herë mes fëmijëve që bëheshin mbretër duke u çliruar më në fund nga kontrolli i kujdestarëve tundimi për të kapërcyer fazat kohore ishte i madh: Henriku VI u kurorëzua një muaj para ditëlindjes së tetë, ndërkohë që Karli VI dhe Karli IX u bënë sovranë të Francës me kompetenca të plota respektivisht kur ishin 12 dhe 10 vjeç.

Të qenurit objekt i një kujdesi kaq të veçantë, të mbushur me pritshmëri shumë të larta dhe të privuar nga një fëmijëri prej fëmijësh të vërtetë mund të shkaktonte emocione kontradiktorë. “Nga njëra anë princërit e rinj shiheshin si qenie karizmatike, të jashtëzakonshme, hyjnore”, nënvizon Furio Pesci, docent i historisë së Pedagogjisë në La Sapienza të Romës. “Nga ana tjetër ata ishin gjithësesi fëmijë, të nënshtruar vullnetit të të rriturve dhe shpesh herë më pak të lirë se të gjithë bashkëmoshatarët e tjerë”.

Prova e pakundërshtueshme e një ambivalence të tillë gjendet në një dokument të jashtëzakonshëm: Journal-i i gjashtëqindës i Jean Heroard, mjeku personal i Delfinit të Francës (në të ardhmen Luigji XIII). Është një ditar që tregon ditë pas dite jetën e nxënësit mbretëror.

Një jetë e jashtëzakonshme që në lindje, që nisi pa asnjë lloj privatësie në prani të mbretit dhe princërve më 27 shtator 1601: “Lëshonte britma të forta dhe të fuqishme që nuk tingëllonin si të një fëmije, që nuk i kishim dëgjuar deri atëherë”. Duke shënuar në mënyrë skrupuloze menunë e 16 mijë vakteve, orareve të gjumit, ritmit të pulsit (“i plotë”, “i lehtë”), aspektin e fytyrës (“i qetë”, “i keq”), përmasat e hundës, veshëve dhe trupit, sasinë, ngjyrën dhe erën e feçeve të princit.

Delfini jetonte i ndarë nga prindërit. Si kompensim kishte në dispozicion të tij 225 vetë, që e inicuan shumë shpejt sipas ritualeve të oborrit: në moshën një vjeç mësoi t’u zgjaste krahun mysafirëve me qëllim që ata t’i puthnin dorën, në moshën dy vjeç mësoi si të qëndronte i palëvizshëm si një statujë gjatë paradave në qytet, në moshën 3 vjeç priste princër dhe ambasadorë në kështjellën e Saint-Germain-en-Laye, në moshën 7 vjeç ishte një kërcimtar dhe lojëtar i lojës pararendëse të croquet.

Ditari i Heroard nuk ndalet para asgjëje: më 3 shtator 1604 regjistron eksperiencat e para erotike (“Zgjohet në shtatë e gjysmë, i gjallë dhe i gëzueshëm, i bën të gjithë të puthin zogun e tij”) dhe në moshën 5 vjeç raporton se Luigji ka kënaqur kuriozitetet e tij seksuale me një nga kujdestaret.

Lojërat, Luigjit XIII nuk i mungonin, por ishin “tematike”: 300 ushtarë të vegjël argjendi dhe një oborr i tërë kukullash për t’u veshur sipas modës, për të rafinuar shijet e tij. Siç vëren Heroard, Luigji përforcoi defektet më të këqija fëmijërore: ishte kokëfortë, kolerik, kapricioz, xheloz për vëllezërit dhe sivëllezërit dhe mbi të gjitha i pabindur, aq sa në moshën 6 vjeç refuzoi që të kryente ritualin e pashkëve të larjes së këmbëve të të varfërve (“Nuk dua, nuk dua! U mbajnë këmbët erë”.)

Për ta shtyrë, guvernantja Madame Montglat, e ngarkuar nga mbreti për formimin e karakterit të princit të vogël deri në moshën 7 vjeç, provoi gjithçka: që nga gogoli i gjallë (“për t’i kallur frikën atij erdhi qymyrxhiu”) deri tek kërcënimi për t’u hequr statusin e Delfinit e deri tek rrëmbimi, që përdorej duke nisur nga 3 vjeç. “Dua që ta trembni”, shkruante Henriku VI në një letër drejtuar madame Montglat. “Dhe ju urdhëroj ta bëni sa herë që të tregohet kokëfortë apo të bëjë diçka të keqe, duke e ditur mirë që asgjë në botë nuk do të përfitojë më”.

Tre vjet më vonë, Henriku IV u vra dhe më 17 tetor 1610, në Reims, Delfini u bë Luigji XIII. Ishte 9 vjeç, por iu nënshtrua autoritetit të nënës së fuqishme, Maria de Medici, për 7 vite të tjerë.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Top Story.. Empty Re: Top Story..

Mesazh nga Rifat Wed Dec 26, 2012 11:44 am


Eksperienca përtej tokësore e neurokirurgut

Top Story.. Dr-Eben-Alexander-320x192

Në një artikull interesant të publikuar në revistën prestigjioze amerikane ‘Newsweek’ nga neurokirurgu Eben Alexander,deklarohet -Zoti ekziston. Dhe ai nuk e mbështet pohimin e tij në të dhëna shkencore, as si produkt i mitizimeve shpirtërore, por në një eksperiencë tërësisht personale.

I futur në gjendje kome për shkak të një meningjiti, në momentin që është zgjuar neurokirurgu kujton një udhëtim në një dimension më të lartë, “të populluar nga engjëj, në një skenar parajsor”.

Ndërsa truri i tij, në sytë e mjekëve dhe instrumenteve shkencore ishte i pajetë, Eben rrëfen se përjetoi një tjetër eksperiencë, atë të mbërritjes “në një vend plot flutura, ku ushqeheshe me muzikë dhe këngë”, një vend në fund të fundit i ngjashëm me atë që përjetësisht njerëzimi ka imagjinuar parajsën, “një vend plot me re”, ku sipas tij është pritur nga “një grua shumë e bukur me sy bojëqielli” dhe ka perceptuar ndjenjën e “një dashurie të madhe shpirtërore, duke fluturuar në krahë fluturash”.

Siç shprehet Eben, eksperienca e përjetuar i ka ndryshuar katërcipërisht vizionin e tij për botën, që më parë ishte i ftohtë dhe racional, tërësisht shkencor. E thënë kjo nga një njeri i shkencës, vërtetë të vë përballë dyshimeve.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Top Story.. Empty Re: Top Story..

Mesazh nga Rifat Fri Dec 28, 2012 12:27 pm


Një ''shetitje'' për mësim në Amerikën Latine



Top Story.. Tsipras-crowd

Sipas kritikëve, ai thjeshtë dëshironte të përmbushte një ëndërr të fëmijërisë por ishte i detyruar ta prezantonte si një fushatë politike dhe diplomatike.

Është e pamundur të dish ekzaktësisht se çfarë shpresonte të përfitonte lideri i SYRIZA-s, Aleksis Cipras, nga vizita e tij e fundit në Amerikën Latine. Sipas kritikëve, ai thjeshtë dëshironte të përmbushte një ëndërr të fëmijërisë por ishte i detyruar ta prezantonte si një fushatë politike dhe diplomatike. Mbështetësit e tij, në krahun tjetër, argumentojnë se synimi i tij ishte të nisë kontaktet me qeveritë në rajon që kanë bërë ndryshime radikale dhe për të mësuar nga modelet e rritjes ekonomike që kanë adaptuar.

Cilidoqoftë synimi i udhëtimit të tij, lideri i partisë së majtë dhe ndihmësit e tij të afërt u përpoqën ta paraqisnin këtë si përpjekje për krijimin e lidhjeve me udhëheqësit e partive politike jashtë Bashkimit Evropian duke pasur parasysh reagimin që Cipras ka marrë prej liderëve politikë të bllokut, ka qenë shumë e limituar dhe se ka pak gjëra që mund të përfitojë prej tyre. Një shembull është edhe qëndrimi i Partisë Die Linke të Gjermanisë, e cila është gjithashtu një parti e majtë por rregullisht ka shprehur kundërshtimin e saj ndaj dorëzanive evropiane të Greqisë.

SYRIZA pëlqen të argumentojë se programi i saj bazohet në politika multidimensionale ekonomike dhe sociale dhe se partia ka aleanca, bashkëpunëtorë dhe partnerë në shkallë globale me synim në ndryshimin e sistemit ndërkombëtar politik në një drejtim më të majtë- në mos Marksist.

Mirëpo, pavarësisht distancës së jashtëzakonshme dhe të gjitha karakteristikave të veçanta që e ndajnë Greqinë nda shtetet e Amerikës Latine, vendimi i Ciprasit për të vizutuar Argjentinën dhe Brazilin rezultoi për të ardhur keq.

Në Brazil Cipras takoi ish-presidentin e vendit, Luiz Inacio Lula da Silva, i cili i dha shefit të SYRIZA-s disa këshilla që nuk i përshtaten politikisht. Mes këshillave të tjera, Lula i tha Ciprasit se retorika e tij nuk duhej të limitohej ekskluzivisht tek kriza dhe pasojat e saj katastrofike, por për mënyrat se si vendi mund të dalë nga bataku ku ndodhet. Është fakt i mirënjohur se Lula ia doli mbanë të nxirrte shtetin e madh të Brazilit nga kriza e tij paralizuese duke zbatuar recetën e Fondit Monetar Ndërkombëtar, gjë të cilën SYRIZA e ka kundërshtuar me forcë në çdo nivel.

Më pas në Argjentinën e shumë-vuajtur, teksa Cipras foli rrugët dinjitoze për t’u përballur me krizën, njerëzit po vdisnin rrugëve nga një valë plaçkitjesh. Lideri i SYRIZA-a zbuloi se nën asnjë rrethanë Greqia nuk duhej të lejohej që të kthehej në një tjetër Argjentinë.
Po të flasim realisht, rëndësia politike e vizitës së Ciprasit në Brazil dhe Argjentinë është pozitive. Fushata e tij mund t’ia ketë vlejtur vetëm nëse ai ka mësuar një apo dy gjëra lidhur me përshtatjen e retorikës së tij fantastike me realitetin.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Top Story.. Empty Re: Top Story..

Mesazh nga Rifat Sun Dec 30, 2012 8:52 am


Ujq me kokë të zezë në Lekas të Korçës



Top Story.. Ujk-i-zi-320x240

Tufa ujqish janë shfaqur në një nga komunat malore të Korçës, duke vrarë jo vetëm bagëti të imta, por edhe të trasha. Madje, shfaqja e ujqërve në këtë stinë dimri po kërcënon edhe banorët e mbetur atje. Të kërcënuar ndihen edhe ata që shkojnë përkohësisht. Dukuria e pazakontë që po shënohet në fshatra të Komunës së Lekasit, konfirmohet nga banorët e zonës, të cilët shprehen se ujqërit lëvizin me tufa.

Rreziku nga ujqërit

“Vitin e kaluar janë regjistruar disa raste të dëmtimit të lopëve nga ujqërit, por edhe këtë stinë dimri po vërehet e njëjta dukuri”, thotë një banor i zonës së Oparit. Sipas tij, Komuna e Lekasit përfshin dhjetë fshatra dhe banorët e mbetur jetojnë vetëm me rritje bagëtish.

I kthyer këtë fillimjave nga vendlindja e tij, ai tregon se më shumë sesa problemet shëndetësore për të moshuarit e zonës nga bllokimi disaditor i rrugës prej reshjeve të dëborës dhe ngricave, i ka shqetësuar kërcënimi i ujqërve. “Nuk guxon kush që të udhëtojë i vetëm në fshatra të zonës së Lekasit, sepse sulmojnë ujqërit që prej kohësh kanë vrarë edhe lopë”, thotë banori i kësaj zone, i cili ka vizituar vendlindjen për gjah në këtë stinë dimri me dëborë.

Ai shtoi se një kope ujqish prej 6 kafshësh të egra, qarkullon në fshatra të Komunës së Lekasit, si Tudasi, Marjani etj., duke dëmtuar bagëtitë dhe madje duke u afruar edhe shumë shtëpive të banorëve atje. “Vitin e kaluar ka qenë një kope ujqish, por një prej këtyre kafshëve të egra u vra dhe tufa u zhduk.

Këtë dimër po na kërcënon kopeja e ujqërve të tjerë”, thotë Kreka. Sipas tij, rreziku që vjen nga kjo kope ujqish nuk është as nga shterimi i ushqimit të tyre, sepse në këtë zonë malore të Rrethit të Korçës ka ende pyje, dhe as nga mungesa e ushqimit për egërsirat. “Nuk është parë deri më tani që ujku të sulmojë mbi lopët. Kjo po ndodh këto dy vitet e fundit, kur bagëtitë e trasha që nxjerrin banorët e fshatrave të Lekasit për kullotë, sulmohen nga ujqërit në mëngjes herët apo në mbrëmje kur i kthejnë nga kullota. Ujku është një kryehajdut dhe di kur e ku të sulmojë”, shton banori i zonës.

Ujq me kokë të zezë

Më e çuditshmja, sipas tij, është se në këto vitet e fundit janë parë ujqër që ndryshojnë shumë nga tiparet prej atyre kafshëve të egra dhe të të njëjtit lloj që kanë qenë të pranishëm në pyjet e kësaj zone. “Ujk me kokë të zezë ne nuk kemi parë ndonjëherë. Ujk që të sulmojë jo vetëm dhentë dhe që nuk trembet më nga qentë që ruajnë kopenë e tyre, por edhe lopët, nuk kishim parë deri tani.

Ata banorë që janë ende atje, tashmë kanë frikë se ujqërit do t’u shkojnë edhe në shtëpi”, thotë Kreka. Në të gjithë këtë situatë që zotëron tashmë fshatrat e Komunës së Lekasit, sipas disa banorëve të zonës po ndodh diçka e pazakontë. Sipas tyre, nuk është thjesht stina e vështirë e dimrit, rrafshimi i pyjeve dhe gjuetia që i bën ujqërit të sulmojnë kafshë nga më të ndryshmet, por edhe krijimi i një race të paparë më parë të kësaj egërsire.

Vetë banorët, ndërsa tregojnë se kanë ndeshur në ujq me kokë të zezë që nuk i kanë parë vitet e tjera, shtojnë në rrëfimet e tyre se kanë dëgjuar për zhdukjen e një rezervati të këtyre kafshëve diku në Greqi dhe ardhjen prej andej të egërsirave të mbijetuara. Banorët mendojnë se me ardhjen e racave të tjera të ujqërve nga ajo që njihet si habitat apo zonë e ekzistencës së tyre, mund të ketë pasur një ndërthurje të racave të ujqërve andej e këtej kufirit, por edhe me raca të qenve të staneve.

Sido që të jetë, ajo që duket më e habitshme për banorët e fshatrave malore të Komunës së Lekasit, është fakti se po ndeshin në ujqër që presin jo vetëm kope të dhenve, por më së shumti tufa të vogla lopësh, duke vënë në alarm edhe vetë njerëzit e paktë të këtyre fshatrave, që detyrohen të qarkullojnë në dimër, si dhe persona që preferojnë gjuetinë gjatë kësaj stine në këtë trevë.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Top Story.. Empty Re: Top Story..

Mesazh nga Rifat Mon Dec 31, 2012 10:15 am


Manhatan, zemra e zemrës së botës,historia dhe misteret.


Top Story.. Manhattanisland

Nëse Nju Jorku është zemra e Amerikës, atëherë Manhatani është zemra e zemrës. Jo thjesht se në ishullin prej 8746 kilometra katrorë jetojnë 1 milionë e gjysmë banorë, jo thjesht se aty është ekstremi i zhvillimit, jo thjesht se aty është qendra e “kryeqytetit” të OKB-së, dhe jo se aty prodhohen miliarda dollarë. Por më shumë se kaq, Manhatani është simbol i zhvillimit ekonomik e kulturor. Por si është në të vërtetë Manhatani, cilët janë banorët që e popullojnë dhe si funksionon jeta aty?

Emri

Emri Manhatan e ka burimin nga fjala “Mann-hatta” dhe e përkthyer nga gjuha Lenape, mendohet se do të thonë “ishulli i shumë kodrinave”. Enciklopedia e Nju Jorkut ofron edhe derivate të tjera që e kanë prejardhjen nga gjuha Munsee, manahachtanienk që do të thotë “vendi i dehjes së përgjithshme”, menatay “ishull”.

Objekte të rëndësishme

Ish-kullat binjake, dikur ishin simbol ikonik i qytetit dhe të vendosura në Manhatanin e poshtëm. Me lartësi 417 dhe 415 metra, ndërtesat 110-katëshe ishin ndërtesa më e lartë e botës që prej vitit 1972. Në fund të shekullit të 20-të kullat binjake ishin padyshim një prej ndërtesave më të famshme të botës deri në shkatërrimin e tyre më 11 shtator 2001. “Kulla e Lirisë”, ndërtesa që do zëvendësojë kullat binjake është në ndërtim e sipër dhe pritet të përfundojë në vitin 2011.

“Central Park”

“Central Park” (Parku Qendror) është skicuar nga Frederik Law Olmsted dhe Calvert Vaux. Parku prej 3.4 kilometrash katrorë ofron vende për të ecur, dy sheshe patinazhi në akull, strehë për kafshët e egra, zona të gjelbëruara që përdoren për sporte të ndryshme, si dhe sheshe lojërash për fëmijët. Parku është një oaz për zogjtë migrues dhe pikërisht për këtë arsye është një pikë mbledhjeje për të pasionuarit pas zogjve.

Top Story.. 2Q==

 Ndërkohë që pjesa më e madhe e parkut ngjan krejt natyrale, ai është i punuar në këtë formë dhe përmban shumë liqene artificiale. Ndërtimi i “Central Park” në vitin 1850 ishte një prej projekteve publike më masive. Rreth 20 mijë punëtorë punuan për t’i dhënë formë peizazhit pastoral të stilit anglez që synonin të krijonin Olmsted dhe Vaux.

Kultura

Manhatani ka qenë shpesh skenë e lëvizjeve kulturore më të rëndësishme në SHBA. Skena kumbuese e arteve vizuale në Manhatan në vitet 1960-’60 ishte skenë lëvizjes amerikane të pop-artit. E cila solli në jetë gjigandë si Jasper Johns dhe Roy Lichtenstein. Një parajsë e njohur për artin është edhe lagjja fqinje “Chelsea”, ku gjenden rreth 200 galeri arti, të cilat janë strehë e artit modern të artistëve të rinj dhe atyre të konsoliduar. Teatri “Broadway” konsiderohet shpesh si një forma më e lartë profesionale e teatrit në SHBA. Teatrot dhe pjesët muzikore vihen në skenën e një prej 39 teatrove profesionistë me të paktën 500 vende, të pozicionuara përreth sheshit “Times Square”. Pak më tej “Times Square” ndodhet “Lincoln Center”, strehë e një prej shtëpive më prestigjioze të operas në botë, “Metropolitan Opera”.

Shteti: Nju Jork

President i distriktit të Manhatanit: Scott Stringer
Popullsia: 1,537,195
Sipërfaqja: 87.46 kilometra katrorë

- Manhatani përfshin këto ishuj: “Randall Island”
“Ward’s Island”
“Roosevelt Island”
“Governors Island”
“Liberty Island”

- Lagjet fqinje të Manhatanit: “Chinatown”
“TriBeCa”
“SoHo”
“NoLIta”
“Harlem”

- Duke qenë se aty ndodhet selia e Kombeve të Bashkuara, Manhatani është strehë e trupave më të mëdha diplomatike të botës, duke përfshirë 105 konsullata.

- Në Manhatan ndodhet bashkia e Nju Jorkut, e ndërtuar në vitin 1916 dhe një prej ndërtesave qeveritare më të mëdha në botë.

- Mosha mesatare e popullsisë në Manhatan është 36 vjeç.

- Manhatani është një ndër vendet me të ardhurat më të larta për banor në SHBA.
- Në ishull ndodhen: Teatri “Broadway”
-Sheshi “Times square”
-Universiteti i Nju Jorkut
- Universiteti i Kolumbias
-“Wall Street”
- “Lincoln Center for the Performing Arts”
-“The American Museum of Natural History”
-“Central Park”

- Në Manhatan ndodhen pronat e patundshme më me vlerë në SHBA dhe lagjja konsiderohet si motori ekonomik i vendit.

- Sektori më i rëndësishëm ekonomik është industria e financës.

- 280.000 punonjës të sektorit të financës kanë fituar më shumë se gjysma e gjithë rrogave të paguara në lagjen e Manhatanit.

- Në vitin 2006, ata që ishin në industrinë e financës fituan mesatarisht për javë rreth 8300 dollarë duke përfshirë këtu dhe bonuset.

- 11.3 përqind e punëve në këtë lagje janë në sektorin e shëndetit.

- Shtatë prej tetë rrjeteve të agjencive më të mëdha në botë të reklamave janë të pozicionuara në Manhatan.

- Sipas statistikave të vitit 2006 rroga mesatare javore e punonjësve në Manhatan ishte 1453, më e larta në vend.

- Qendrat kryesore të mediave që ndodhen në Manhatan janë:
“New York Times”
“New York Daily News”
“New York Post”
“The Wall Street Journal”
“ABC”, “CBS”, “FOX”
“NBC”, “MSNBC”, “MTV”

- Manhatani është unik në SHBA për përdorimin intensiv të transportit publik dhe mungesën e makinave private.

- Ndërkohë që 88 përqind e amerikanëve shkojnë në punë me makinat e tyre personale, në Manhatan 72 përqind e njerëzve përdorin transportin publik.

Top Story.. Images?q=tbn:ANd9GcSGC7YwDtogyItjBbHXPd503mXK2_Kf_OwECNk7MLnYH8-tyBvN1w
- Metroja e Nju Jorkut është sistemi më i madh i këtij lloj transporti në gjithë botën.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Top Story.. Empty Re: Top Story..

Mesazh nga Rifat Thu Jan 03, 2013 9:31 am


Kristofor Kolombi,lavdia dhe mjerimi i tij



Top Story.. Kristofor-kolumbo

Turma nga e gjithë Spanja u reshtuan në rrugët e Seviljes në 1493 për ta mirëpritur nga udhëtimi i tij i parë nga Amerika, por ai tashmë nuk e kishte gjetur atë që po kërkonte, një rrugë detare drejt porteve të tregtisë së erëzave në Afrikë. Ai kurrë nuk do të arrinte, edhe pse kërkimi për këto rrugë i konsumoi pjesën tjetër të jetës. Pak genocid këtu, pak skllavëri atje, disa kryengritje dhe ekzekutimeve të shumta të anëtarëve të ekuipazhit, dhe Kolombi u mor me sy të keq nga kurora spanjolle dhe publiku. Kur vdiq, ai ishte i rrethuar nga familja. Por ai shkoi në varr me ndjenjën e fortë të padrejtësisë që nuk mund të falte, si dhe të dështimit që nuk mund ta shpjegonte.

Reputacioni i tij filloi të dëmtohet gjatë ekspeditës së dytë. Pas suksesit të 1492, ai kishte qenë i emëruar mëkëmbës dhe guvernator i të gjithë ishujve që kishte zbuluar. Rreth 1400 burra grindeshin për të zënë vend në 17 anijet e tij të nisura për në parajsat e floririt në perëndim. Por ekuipazhi ishte i madh, i vështirë për të ushqyer, dhe puna që duhej bërë ishte kolosale.

Në vend të hyjnë në parajsë, kolonizatorët spanjollë gjetën ferrin mbi tokë, e plotësuar kjo me një guvernator të pavend. Në komandë të një anijeje, instinktet e lundrimit, besimi i lartë, dhe ambicien padobësuar e bënin Kolombin një admiral të shkëlqyer.

Por, aftësitë e tij udhëheqëse u zhdukën sapo ai vuri këmbë në stere. Kur u kthye në Spanjë, në qershor 1496 me 500 indianë skllevër – duke hidhëruar mbretëreshën Izabelë, e cila e urrente skllavërinë – ai u rrëzua edhe përballë akuzave të pjesëtarëve të sëmurë të ekuipazhit, mes të cilëve një prift, të cilit i kish mohuar racionet për arsye se ai e kish kritikuar ngaqë rrihte me kamzhik kolonët kokëfortë.

Mbreti Ferdinand, nga ana e tij, ishte i shqetësuar rreth konkurrencës me portugezët sa u përket pretendimeve për territore të reja. Mbreti i Portugalisë hidhte teorinë se kish toka të reja në jug të Kubës. Kolombi premtoi që do t’i gjente ato për Spanjën. Ai bindi Izabelën besimtare duke theksuar se floriri që do të mund të zbulonte do të mund të financonte një kryqëzatë për të rimarrë Jeruzalemin nga të pafetë.

Top Story.. Map

Më 30 maj 1498, gjashtë anije lundruan në perëndim nga Sanlúcar de Barrameda, tre në kalimin e zakonshëm për në Hispaniola, ku Kolombi kishte lënë vëllanë e tij, Bartolomeun në drejtim, dhe tre në ujërat e palundruara përgjatë ekuatorit. Por pas një muaji udhëtim në kurs të ri, Kolombi dhe ekipi i u gjendën të ndalur për tetë ditë nën një diell flakërues që u kalbi ushqimet dhe, që ata kishin frikë se do u ndizte flakë anijet. Kur një fllad më në fund i shpëtoi, Kolombi u drejtua për nga kanalet e njohur në veri, duke hequr dorë kështu nga rruga që do e kish çuar në basenin e Amazonës.

Njerëzit e tij arritën gjithësesi që të bëhen evropianët e parë që panë Amerikën e Jugut. Rojet dalluan kodrat e pyllëzuara të gadishullit Paria Venezuela në gusht, por detarët, të ngatërruar prej shtrati i arkipelagut të Karaibeve, menduan që bëhej fjalë thjeshtë për një tjetër ishull. Javë të tëra nën diell kishin lënë Kolombin me sytë e fryrë e të gjakosur, dhe ai thjesht nuk mund të dallonte faktin që Paria mund të ishte pjesë e diçkaje më të madhe.

Kur pjesëtarë të ekuipazhit të tij dolën në breg, më 5 gusht, duke u bërë evropianët e parë që ecnin në kontinentin amerikan, ai qëndroi në shtrat. Por kur po ata burra u kthyen, më 11 gusht, me tregimet për një deltë shumë të madhe me ujë të pastër – aq e madhe saqë patjetër duhej të ishte fundi i një lumi shumë të gjatë, që asnjë ishull nuk mund ta mbante – ata mbollën farën e parë të dyshimit në mendjen e Kolombit. Dhe ai u zhyt në konfuzion.

Urtësi gjeografike me burim që nga të parët supozonte që ekzistonin vetëm tre kontinente. Askush në Evropë, Lindjen e Mesme islamike, Kinë, apo Indi nuk kishte dëgjuar për një të katërt. A mund të gaboheshin të gjithë, mendimtarët e Greqisë, autorët e Biblës, dhe kozmografët kryesorë modernë? Kolombi kërkoi për një tjetër shpjegim. “Shkrimet e shenjta na thonë se në Parajsën Tokësore rritet pema e jetës”, shkruante ai më 15 gusht, “dhe se prej saj rrjedh burimi që furnizon katër lumenjtë e mëdhenj, Ganges, Tigri, Eufrati, dhe Nil. Parajsa Tokësore, të cilën askush nuk mund ta arrijë, përveçse me vullnetin e Perëndisë, qëndron në fund të Orientit, dhe pikërisht këtu jemi ne”.

Eksploratorët e pranonin idenë se Kopshti i Edenit ishte një vend fizik në tokë deri në mesin e viteve 1500. Megjithatë, Kolombi bënte bisht. “Nëse ky lumë nuk rrjedh nga parajsa, ai duhet të burojë nga një tokë e madhe në jug, për të cilën askush deri më sot nuk ka pasur asnjë njohuri”, shtoi ai. “Unë besoj se ky është një kontinent më i gjerë, për të cilin askush nuk kish patu dijeni deri sot”.

Por bazuar në vijën e hollë që ndan kozmografinë dhe teologjinë, ai kishte për të sfiduar asgjë më pak se vetë doktrinën e kishës për të pohuar atë mendim, dhe duke bërë kështu mund të merrte mbi vete një akzuë për herezi. Shpjegimi më i sigurtë, të cilin ai duket se e ka gëlltitur me padurim, ishte se bëhej fjalë vetëm për një krahinë të paeksploruar të Kinës.

Pasi vendosi këtë, eksploratori më i famshëm i historisë bëri një lëvizje jokarakteristike: Ai vendosi se nuk do të eksploronte asgjë që dëmtonte njohuritë e deriatëhershme. Duke braktisur, ai braktisi Venezuelën për të parë ‘bënte vëllai i tij në Hispaniola. Kështu, zbulimi më i madh në gjeografi kaloi pa u vënë re nga vetë zbuluesi i tij. Gjatë të gjithë jetës së tij, Kolombi besonte se Perëndia e kish destinuar drejt lavdisë. Por pasi e la pas, fati nuk do të ishte më asnjëherë në krah të Kolombit.

Si fillim, në Hispaniola e pritje kaosi i gjakosur. Të keqtrajtuar nga ana e kolonizatorëve spanjollë, indianët ishin ngritur përsëri në kryengritje të dhunshme. Sëmundjet dhe uria, të përkeqësuara nga drejtimi i keq i Bartolemeut, kishin ndarë banorëve në dy grupet ndërluftuese. Njëqind burra, të udhëhequr nga shefi i drejtësisë i kolonëve, Francisco Roldan, u rebeluan kundër atyre që ishin ende besnikë ndaj Bartolomeut. Kolombi e pa menjëherë kryengritjen si potencialisht fatale për të dyja, koloninë e tij dhe autoritetin si mëkëmbës.

I biri i një tregtari gjenovez, ai ishte ngritur për të komanduar në favor të kurorës spanjolle; kishte ardhur aty me një epsh të koncentruar për pushtet dhe prestigj. Por me vetëm 70 besnikë, ai nuk mund të kthehej kundër Roldonit. Kështu, përfundimisht u nënshtrua para të gjitha kërkesave të rebelëve: Të përjashtuar nga dënimi, ata mund të ktheheshin të lirë në Spanjë ose të pretendonin tokë të lirë në Hispaniola; atyre do u paguheshin pagat e prapambetura, dhe Roldon u ngrit në detyrë.

Në një letër drejtuar mbretërve të Spanjës ku u shpjegonte situatën, Kolombi kërkonte 50 burra më shumë dhe një administrator të drejtësisë. Ferdinandi dhe Isabella nuk ishin gati të angazhonin më shumë subjekte në këtë koloni në dukje të kotë dhe problematike, por administratori i dukej si një ide e mirë. Duke pasur parasysh rëndësinë e Hispaniolas si një ndalesë në eksplorimin e mëtejshëm të perëndimit, mbretërit kuptuan se i kishin dhënë shumë pushtet Kolombit. Ata shpresuan se Francisco Bobadilla, një oficer i kurorës, do të mund ta kthente paqësisht në Spanjë.

Ajo farë pa Bobadilla sapo zbriti në Hispaniola ishte një trekëmbësh me kufomat e varura të gjashtë banorëve rebelë spanjollë. Kolombi dhe Bartolomeu qenë në një ekspeditë në brendësi, por kur Bobadilla mori në pyetje vëllain e tyre, Diego, ai i zbuloi se më shumë banorë ishin planifikuar të vareshin të nesërmen. Bobadilla ndaloi ekzekutimet, por Diego u përgjigj se ai merrte urdhëra vetëm nga mëkëmbësi.

Në atë moment, Bobadilla burgosi Diegon dhe mori shtëpinë, zotërimet dhe punën e Kolombit. Kur Kolombi dhe Bartolomeu u kthyen, Kolombi i zemëruar sfidoi autoritetin e Bobadillas – kështu që Bobadilla e futi edhe atë bashkë me bartolemeun në burg. Aty, tre vëllezërit Kolombi pritën dy muaj, derisa Bobadilla kuptoi që një hetim gjyqësor do të kërkonte shumë punë dhe i ktheu në Spanjë për gjykim. Teksa Kristofor Kolombi po nxirrej nga qelia e tij me zinxhirë në fillim të tetorit 1500, ai mendonte se po e çonin për ta ekzekutuar.

Në vend të kësaj, një stallier kuajsh i oborrit çoi atë dhe vëllezërit e tij mbi një anije që të ktheheshin në shtëpi. Sapo u nisën nga porti, kapiteni ofroi që t’i hiqte kufizimet Kolombit. “Mua më janë vënë prangat me urdhër të sovranëve”, u përgjigj Kolombi, “dhe unë do t’i mbaj ato derisa vetë sovranët të urdhërojnë që të më hiqen”. Duke u qëndruar besnik fjalëve të tij, ai zvarriti zinxhirët me uturimë nëpër rrugët e Cadiz dhe Seviljes. Ferdinandi dhe Isabella urdhëruan që t’i hiqeshin sapo morën vesh lajmin. Kishin kërkuar të largohej nga pushteti, dhe jo të poshtërohej.

Por, besimi i tyre i palëkundur tek ai ishte tretur. Ai iu lut për t’u rikthyer si mëkëmbës, ata refuzuan. Për një njeri që besonte se kishte qenë caktuar nga Perëndia për të zbuluar dhe sunduar Inditë, kjo dukej si një çoroditje e fatit. Ai mund të vazhdonte të kishte të ardhura mbi fitimet e Spanjës nga Bota e Re, të ardhura që do të lejonin të dilte në pension në luks. Por eksploratori 49-vjeçar, gati i verbër dhe i gjymtuar nga artriti, nuk mundej kurrë të hiqte sytë nga horizonti në perëndim.

Ai ndjeu se ishte duke humbur ndikimin e tij mbi eksploratorët e rinj. Nën flamurin portugez në 1498, Vasco de Gama kishte arritur në Indi duke lundruar nga lindja përreth Kepit Horn. Portugezët e kishin mposhtur Kolombin. Por në qoftë se Kolombi do të gjente një rrugë më të shkurtër nëpërmjet perëndimit, ndoshta ai mund të fitonte sërish pozicionin e guvernatorit. Nga Marco Polo, evropianët kishin mësuar për rrugën detare të vetme midis Kinës dhe Indisë – ngushticën e Malaça, që ndan Sumatran dhe Malajzinë.

Nëse Kolombi kishte gjetur kontinentin aziatik në udhëtimin e tij të fundit, kalimi duhej të ishte afër. Sigurisht, konceptimi i tij për gjeografinë aziatike ishte pak i shtrembër. Ai nuk kishte asnjë ide të madhësisë të kontinentit dhe supozonte që Kina dhe India ishin plaquritur së bashku me Inditë në det të hapur. Por Ferdinandi dhe Isabellanuk ishin më mirë të informuar. Ata miratuan ekspeditën e tij më 14 mars 1502, me dy përjashtime: Ai nuk do të dërgonte skllevër, dhe ai nuk do të ndalej në Hispaniola përveçse në raste urgjente.

Pra, me katër anije rangullina dhe 150 burra, ai u nis Atlantikut për një të shtënë të fundit në terr. Ai e bëri kalimin në kohë rekord, 16 ditë dhe u nis direkt për Hispaniola. Guvernatori i ri nuk pranoi ta linte të Afrohej dhe injoroi paralajmërimet e tij për një stuhi që po afrohej. “Cili njeri, nuk do të kishte vdekur nga dëshpërimi kur në mot të tillë, duke kërkuar siguri për djalin tim, vëllanë, shokët e anijes dhe veten time, nëse ashtu si unë do të pengohej ntë zbriste në tokën dhe portet që unë, me vullnetin e Perëndisë me gjak dhe djersë, kisha fituar për Spanjën? ”

Pasi ai gjeti një gji të sigurtë në perëndim të Santo Domingos, guvernatori dërgoi 30 anije që shkonin për në Spanjë, 25 prej të cilave u mbytën në stuhinë që parashikoi Kolombi. Të dy, Roldon dhe Bobadilla u mbytën. Katër anije u detyruan të kthehen mbrapa, dhe vetëm një arriti në Spanjë – ajo që transportonte pjesën e floririt të botës së re që i përkiste Kolombit.

Kur qielli u pastrua, Kolombi dhe ekuipazhi i tij udhëtuan në perëndim për një zonë të Karaibeve që nuk e kishin eksploruar asnjëherë. Ata mbërritën në Hondurasin e sotëm më 31 korrik. Aty Bartolomeu u takua me një lundër plotë me indianë që transportonin frytet e një qytetërimi të përparuar: makina rroje bakri dhe thika, shpata druri me strall, këmisha pambuku me ngjyra, dhe birrë. Ata ishin Chontal Mayans, që udhëtonin nga Gjiri Campeche në portet tregtare të Amerikës Qendrore.

Sikur Kolombi t’i kish ndjekur pas deri në Yucatan, ai do të kishte zbuluar piramidat dhe monumentet e qytetërimit meksikan. Por ai nuk kishte kohë për të devijuar nga kërkimi për pasazh. Në fund të fundit, kjo ishte Azi, sa e pazakontë ishte të gjendeshin kinezë të përparuar? Në një letër drejtuar Ferdinandit dhe Isabellas, ai shkruante dy rreshta në lidhje me majat dhe i kushtonte katër herë më shumë hapësirë një ndeshje mes një derri dhe një majmuni. Në një tjetër udhëkryq, Kolombi, duke menduar se ishte duke zgjedhur rrugën drejt zbulimit, përsëri zgjodhi rrugën drejt dhimbjes dhe keqardhjes.

Duke udhëtuar në jug kundër erës dhe rrymës, anijet e tij lëvizën vetëm gjashtë kilometra në ditë për muajin e ardhshëm përgjatë bregdetit në lindje të Amerikës Qendrore. “I nxehti ishte i padurueshëm”, shkruante djali i tij Fernando. Por Kolombi, i vetëdijshëm se ky mund të ishte udhëtimi i tij i fundit, nuk pranoi të heqë dorë. Më në fund, spanjollët arritën në Lagunën Chiriqui në Panama në fillim të tetorit, ku vendasit u thanë atyre se ishin vetëm nëntë ditë larg një tjetër oqeani dhe rruga kalonte nëpër një istëm. Ky duhej të ishte vendi.

Nga këtu, llogariti Kolombi, do të ishte një lundrim dhjetë-ditor drejt Ganges. Njerëzit e tij hulumtuan çdo hyrje të lagunës në kërkim të ngushticës, por pa dobi. Pritshmëria e lumtur u shndërrua në dëshpërim, dhe dëshpërimi në zhgënjim të hidhur. Pas tri ditësh, Kolombi u kthye në det të hapur, me shpresat të shuara. Qëllimi i tij i vetëm tani ishte pasuria.

Batica e ulët e nxorri në breg deri në prill në burimet e floririt të Panamasë, ku njerëzit e tij zhvilluan një luftë të përgjakshme me indianët. Ai vetë u sëmur nga malaria. Kur më në fund ujërat u ngritën, krimbat tip termit kisihin dëmtuar keq anijet. Me vetëm tre anije në gjendje lundrimi, ai u drejtua për Hispaniola për herë të fundit. Shkoi deri në Xhamajkë.

Nga atje, dërgoi një emisar me kanoe 105 kilometra në Santo Domingo për të kërkuar transport për në shtëpi. Guvernatori i Hispaniolas priti nëntë muaj për t’iu përgjigjur kërkesës, nëntë muaj në të cilin spanjollët e uritur e të goditur nga sëmundjet në Xhamajkë u ngritën edhe një herë në rebelim kundër kapitenit të tyre. Në fund, më 12 shtator 1504, një ekspeditë u nis për në Sevilje me Kolombin në bord. Ai nuk do të shihte më kurrë me sy tokën që kish fituar për Spanjën 12 vite më herët.

Kthimet e tij të mëparshëm në shtëpi kishin qenë plot triumf, por kur arriti në Sevilje më 8 nëntor, atij i rëndonte dështimi. I mbështjellë nga deliri, ai vazhdoi të kërkoi zyrat e mëkëmbësit dhe guvernatorit të Indive. Ferdinandi nuk pranoi, por ai i ofroi Kolombit titullin e admiralit të oqeanit si ngushëllim. Për herë të parë, Kolombi regjistroi humbjen. Artriti e bëri të zërë shtratin.

Pas pak vitesh, kartografët do u vinin tokave të pamata të Hemisferës Perëndimore emrin e Amerigo Vespucit, eksploratori fiorentin që njohu i pari Amerikën e Jugut si kontinentin e tij, dhe Ferdinand magelanitelani do të gjente një kalim përnë Paqësor nga perëndimi duke parë në jug të ekuatorit. Tashmë, njeriu që u kish hapur dyert e tyre përparimeve, por që ish ndalur dhe nuk kish shkuar më tej, nuk ishte më gjallë për të kërkuar meritat. Më 20 maj 1506, në Valadolid, Spanjë, me dy vëllezërit dhe dy bijtë e tij në krah, Kolombi foli fjalët e fundit: “In manus tuas, Domine, commendo spiritum meum”.

Ai vdiq mes pasurisë – pasardhësit e tij do të jetonin për breza të tërë me paratë e Kolombit – dhe heshtjes. Por vetëm pak milje larg, Mbreti Ferdinand as nuk mori lajmin për sëmundjen e Kolombit. Udhëtimi i fundit i eksploratorit që riorganizoi globin, një funeral nëpër rrugët e qytetit, kaloi pa u vënë re as edhe nga banorët e Valadolidit.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Top Story.. Empty Re: Top Story..

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 3 1, 2, 3  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi