Mjeshtrat e Mesjetes ne mjekesi
Faqja 1 e 1
Mjeshtrat e Mesjetes ne mjekesi
Mjeshtrat e Mesjetes ne mjekesi
Shume aspekte te mjekesise moderne mund te mos jene aq moderne sa kujtojme.Ne te vertete,nje sere praktikash mjekesore te zakonshme sot,perdoreshin shekuj me pare ne disa vende.Te ndalemi,per shembull,te historia e mjekesise gjate mesjetes ne Lindjen e Mesme.
Kalifi Harun Ar Rashid
Kalifi Harun Ar Rashid ngriti ne vitin 805 te e.s. nje spital ne kryeqytetin e tij,Bagdad.Nga shekulli i 9-te deri ne shekullin e 13-te,sundimtare te tjere ndertuan e mirembajten spitale anembane botes islame,nga Spanja deri ne Indi.
Ato spitale mirepritnin te pasur e te varfer te te gjitha feve.Mjeket profesioniste jo vetem kuronin te semuret,por edhe benin kerkime e stervitnin praktikantet e rinj.Kishte pavijone per specialitete te ndryshme-mjekesia e brendshme,okulistika,ortopedia,kirurgjia,semundjet infektive dhe semundjet mendore.Mjeket,te shoqeruar nga studentet e tyre,vizitonin te semuret mengjes per mengjes dhe u rekomandonin dietat e ilacet e duhura.Spitalet kishin farmacistet e vet qe u jepnin barnat te semureve.Personeli i administrates kudesej per dokumentacionin,kontrollonte shpenzimet,mbikqyrte pergatitjen e ushqimit dhe merrej me detyra te tjera administrative-njesoj si sot.
Historianet i mbajne keto spitale si ''nje nga arritjet e medha te shoqerise mesjetare islame.''Anekend botes islame,''spitali si institucion po zhvillohej ne rruge revolucionare,qe do te ndikonin ne perparimin e shkencave mjekesore dhe te kujdesit shendetesor deri ne kohet tona'',sic thote autori dhe historiani Hauard R.Terner.
Razisi -Mjeku dhe alkimisti Razis ne laboratorin e tij.
Razisi,lindi ne shekullin e 9-te ne qytetin e lashte te Rajit,qe sot ndodhet ne periferi te Teheranit.Ai eshte quajtur ''mjeku me i madh i islamit dhe,ne fakt,i krejt mesjetes.''Ne dobi te mjekeve te tjere,ky shkencetar e mendimtar i hodhi me shkrim metodat e tij eksperimentale,kushtet laboratorike,pajisjet qe perdori dhe rezultatet.Ai i keshillonte gjith mjeket te ecnin ne nje hap me zhvillimet e fundit ne fushen e tyre.
Razisi pati nje sere arritjesh.Per shembull,punimet e tij mjekesore perfshihen ne vepren me 23 vellime Al-Havi (Libri i gjithanshem),qe renditet nder tekstet e rendesishme mjekesore.Thuhet se ne kete liber gjendet zanafilla e obstetrikes,e gjinekologjise dhe e kirurgjise se syrit.Ne faqet e 56 veprave te tij me tema mjekesore,jepen pershkrimet me te lashta te sakta te semundjeve te lise e te fruthit.Gjithashtu,Razisi zbuloi se temperatura e larte eshte nje nga mekanizmat mbrojtes te trupit.
Vec kesaj,ai drejtonte spitale ne Raj dhe ne Bagdad.Fale punes qe beri atje me te semuret mendore,u vleresua si babai i psikologjise dhe psikoterapise.Perpos mjekesise,Razisi gjeti kohe te shkruante libra per kimine,astronomine,matematiken,filozofine dhe teologjine.
Avicena
Avicena (Ibn-Sina),nje pionier tjeter ne lemin e mjekesise,ishte me origjine nga qyteti i Buhares,ne Uzbekistanin e sotem.Ai u be nje nga mjeket,filozofet,astronomet dhe matematikanet e medhenj te shekullit te 11-te.Avicena shkroi nje enciklopedi,Traktati i mjekesise (ose Kanuni i mjekesise),qe perfshinte krejt dijet mjekesore te gjeratehershme.
Ne traktat,ai thoshte se tuberkulozi eshte ngjtes,se semundjet mund te perhapen nepermjet ujit e dheut,se ndjenjat ndikojne te mireqenia fizike dhe se nervat transmentojne si dhimbjen,edhe impulset per tkurrjen e muskujve.Avicena pershkroi ne Traktat rreth 760 preparate farmaceutike-vetite,veprimin dhe perdorimin e tyre-dhe parashtroi parimet se si te provoheshin barnat e reja.Ky tekst u perkthye ne latinisht dhe u perdor per qindra vjet ne fakultetet e mjekesise ne Europe.
Albukasisi
Albukasisi eshte nje emer tjeter qe spikati ne historine e mjekesise.Ky novator i shekullit te 10-te nga Andaluzia,ne spanjen e sotme,nxori nje permbledhje 30-vellimeshe,qe pembante nje trakta me 300 faqe per kirurgjine.Ne te pershkruante procedura te perparuara,si;perdorimi i fillit natyror per te qepur carjet brenda trupit,heqja e gureve te fshikezes me nje instrument qe futej nepermjet rrugeve urinare,tiroidektomia dhe heqja e perdes se syrit.
Albukasisi perdori ''metoda klinike relativisht moderne'' per te lehtesuar lindjet e veshtira dhe per te trajtuar nje shpatull te dale vendit.Ai ishte i pari qe perdori pambukun per te mjekuar plaget e operacionit dhe allcine per te vene ne vend kockat.Gjithashtu,pershkroi tekniken e rivenies se nje dhembi te rene,te berjes se dhembeve artificiale,te drejtimit te dhembeve te shtrember dhe te heqjes se gurezave.
Ne traktatin e Albukasisit per kirurgjine,paraqiteshin per here te pare ilustrime te mjeteve te kirurgut.Permbante vizatime te qarta te rreth 200 mjeteve kirurgjikale dhe jepte udhezime si dhe kur te perdoreshin.Disa nga veglat kirurgjikale qe vizatoi,kane pesuar fare pak ndryshime gjate nje mijevjecari.
Doreshkrim arab me ilustrime te mjeteve kirurgjikale te Albukasisit
Dijet shtrihen ne Perendim
Ne shekujt e 11-te dhe te 12-te,studiuesit nisen ti perkthenin ne latinisht tekstet mjekesore arabe,sidomos ne Toledo,Spanje,dhe ne Monte Kasino e Salerno,Itali.Pas kesaj,mjeke anekend Europes latinishtfoles i studiuan keto perkthime ne universitete.Keshtu,dijet mjekesore te Lindjes se Mesme ''depertuan ne zemer te Europes gjate shekujve pasues,ndoshta me shume se cdo shkence tjeter islame'',sic shprehet Esan Masudi,shkrimtar ne fushen shkencore.
Pra,zbulimet dhe shpikjet e mjeshterve te mesjetes,si Razisi,Avicena,Albukasisi e te bashkekohesve te tyre mund te konsiderohen me te drejte themeli i asaj qe sot e quajme mjekesi moderne.
SHKELBA- Moderator
- Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012
Similar topics
» Mjeshtrat e mesjetes ne astronomi
» Mjeshtrat e Mesjetes ne mekanike
» Ç' është hipnoza?
» Tortura e nguljes në hunjë gjatë mesjetës,ne kufinjte e legjendes
» Mjeshtrat e Mesjetes ne mekanike
» Ç' është hipnoza?
» Tortura e nguljes në hunjë gjatë mesjetës,ne kufinjte e legjendes
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi