Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mjeshtrat e mesjetes ne astronomi

Shko poshtë

Mjeshtrat e mesjetes ne astronomi Empty Mjeshtrat e mesjetes ne astronomi

Mesazh nga SHKELBA Wed Jun 13, 2012 12:13 am


Mjeshtrat e mesjetes ne astronomi


Mjeshtrat e mesjetes ne astronomi AAAASGQ0

Gjate gjithe historise,njerezit jane mahnitur kur kane vrojtuar diellin,henen dhe yjet.Duke studiuar pozicionin dhe levizjet e ketyre trupave qiellore,njeriu ka arritur te llogarite ditet,muajt dhe vitet.
Arabet ishin nje prej shume popujve qe kane studiuar qiellin e nates.Epoka e arte e shkences ne Lindjen e Mesme filloi ne shekullin e 9-te te e.s. dhe asronomet arabishtfoles te asaj kohe konsideroheshin si mjeshtra te astronomise.Arritjet e tyre luajten nje rol kyc ne zhvillimin e kesaj shkence magjepsese.

Pionieret e astronomise

[img:d324]http://members.westnet.com.au/Gary-David-Thompson/al-sufi_1.jpg[/imgMjeshtrat e mesjetes ne astronomi Al-sufi_1

Gjatye shekullit te 7 dhe te 8-te te e.s.,nga Arabia,islamizmi u perhap drejt perendimit permes Afrikes se Veriut e deri ne Spanje dhe drejt lindjes deri ne Afganistan.Studiuesit ne kete territor te gjere u bazuan ne studimet shkencore te perseve dhe grekeve,te cilet ishin ndikuar jasht mase nga babilonasit dhe egjiptianet.
Gjate shekullit te 9-te,tekste shkencore te rendesishme u perkthyen ne arabisht,perfshire veprat e Ptolemeut,astronomit grek.Abasidet,dinastia e te cileve shtrihej nga Afganistani e deri ne Oqeanin Atlantik,shtine ne dore tekste ne sanskritisht nga India qe permbanin nje thesar njohurish per matematiken,astronomine dhe shkenca te tjera.
Islamizmi i cmonte njohurite ne astronomi.Pse?Nje arsye lidhej me fene e tyre.Myslimanet besonin se duhej te ishin me fytyre nga Meka kur faleshin dhe astronomet arrinin te percaktonin drejtimin e Mekes kudo qe te ishin.Aty nga shekulli i 13-te,disa xhami punesuan madje nje astronom profesionist,ose muakit,qe i ndihmonte besimtaret te faleshin ne kohen e duhur.Me te dhenat qe kishin,astronomet mund te percaktonin datat e ngjarjeve dhe te praktikave fetare,si per shembull periudhen e agjerimit gjate muajit te Ramazanit.Pervec ketyre,mund ti ndihmonin pelegrinet per ne Meke te kuptonin sa i gjate do te ishte udhetimi dhe te zgjidhnin rrugen me te pershtatshme.

Financimi qeveritar

Mjeshtrat e mesjetes ne astronomi Al-mamun1Kalifi Al-Mamun

Ne Bagdad,ne fillim te shekullit te 9-te,studimi i astronomise ishte pjese e arsimimit te cdo dijetari.Kalifi Al-Mamun ngriti atje nje observator dhe me vone nje tjeter afer Damaskut.Grupi i tij i gjeografeve dhe i matematikaneve analizonin,krahasonin dhe pajtonin informacionet e marra nga perset,indianet dhe greket per astronomine.U ndertuan observatore edhe ne nje sere qytetesh te Lindjes se Mesme.
Studiuesit qe punonin ne keto qendra,arriten rezultate te jashtezakonshme per ate kohe.Per shembull,qe ne vitin 1031,Abu-Reihan al Biruni hodhi hipotezen se planetet rrotullohen ne orbita eliptike dhe jo rrethore.
Mjeshtrat e mesjetes ne astronomi Bild1_03_07Abu-Reihan al Biruni

Matja e tokes

Perhapja e islamizmit nxiti interesin per perpilimin e hartave dhe per lundrimin.Hartografet dhe gjeografet pepiqeshin fort te ishin te sakte ne matjet e tyre dhe shpesh ia arrinin.Duke synuar saktesine dhe per te percaktuar gradet e gjeresise gjeografike per harten e botes qe po bente,kalifi Al-Mamun dergoi dy skuadra studiuesish ne shkretetiren e Sirise.Te pajisur me astrolabe,shufra dhe litare mates,skuadrat shkuan ne drejtime te kunderta derisa pane se Ylli Polar ishte nje grade me lart.Ata arriten ne perfundimin se distanca qe kishin pershkuar perkonte me nje grade gjeresi gjeografike se 1/360 e perimetrit te tokes.Atyre u doli perimetri polar 37.369 kilometra,nje shifer mjaft e perafert me llogaritjen e sotme prej 40.008 kilometrash.
Observatoret e Lindjes se Mesme kishin nje shumellojshmeri mjetesh te sofistikuar,astrolabe,kuadrante,sekstante,ore diellore dhe mjete te tjera qe perdoreshin per te studiuar trupat qiellore dhe per te vrojtuar levizjet e tyre.Disa prej ketyre mjeteve ishin te stermedha,ndertuesit e tyre,arsyetonin se sa me te medha ,aq me te sakta do te ishin.

Trashegimia e astronomeve te mesjetes

Mjeshtrat e mesjetes ne astronomi To_MathAstMjeshtrat e mesjetes ne astronomi Astronomy-Islamic-Horoscope

Arritjet e ketyre mjeshtrave te astronomise ne mesjete ishin mbreselenese.Ata bene kataloge dhe ilustrime te yjesive,emertuan yjet,perpiluan kalendare me te sakte,llogariten eklipset dhe vazhduan te permiresonin tabelat e levizjes se trupave qiellore.Ata mund te gjenin pozicionin e diellit,henes dhe pese paneteve te dukshem ne cdo moment te dites dhe te nates,dhe kjo ishte nje ndihme e cmuar ne lundrim.Mund te percaktonin edhe oren e te mbanin nje kalendar duke vezhguar pozicionin e trupave qiellore.
Teorite qe astronomet arabishtfoles nxoren per te shpjeguar levzjen e planeteve,gati zgjidhen papajtueshmerite qe gjeten ne modelin e universit te Ptolemeut.Ajo qe nuk kuptonin eshte se ne qender te orbitave te planeteve eshte dielli e jo toka.Sidoqofte,dokumentuan levizjen e yjeve me saktesi te pashoqe dhe zbulimet e tyre dolen mese te cmuara per brezat e mepasshem te astronomeve ne mbare boten.

Nje ''kompjuter xhepi'' i lashte

Mjeshtrat e mesjetes ne astronomi AstrolabeAstrolabi

Astrolabi,paraardhesi i sekstanit,eshte quajtur ''pajisja me e rendesishme astronomike para teleskopit''.Shkencetaret e mesjetes ne Lindjen e Mesme e perdoren per te zgjidhur probleme ne lidhje me kohen dhe pozicionin e trupave qiellore.
Astrolabi ishte nje model qielli i stampuar bukur mbi nje pllake metalike te lemuar.Anes buzes se kesaj pllake shenoheshin gradet ose ndonjehere oret e dites.Nje shigjete rrotulluese (alidadi) perdorej per te shenjuar nje yll dhe keshtu per te percaktuar lartesine e yllit duke e mbajtur astrolabin lart,te varur me krahun te shtrire para.Pastaj rezultatet percaktoheshin duke lexuar shkallen e shenuar,ashtu sic lexohet nje vizore logaritmike.
Astrolabi me shume perdorime mundesoi indentifikimin e yjeve,parashikimin e kohes se lindjes dhe perendimit te diellit,percaktimin e drejtimit te Mekes,vrojtimin e terrenit,llogaritjen e lartesise se objekteve dhe lundrimin.Ishte nje ''kompjuter xhepi'' i atyre koheve.
Mjeshtrat e mesjetes ne astronomi _46117188_quadrant766museumKuadrant astrolab
Mjeshtrat e mesjetes ne astronomi 20070827091345%21Astrolabe_%28PSF%29Shenjimi i yllit,dhe matja e lartesise
Mjeshtrat e mesjetes ne astronomi Islamic-celestial-globeSfera qiellore
Mjeshtrat e mesjetes ne astronomi 400px-SekstantSekstanti
SHKELBA
SHKELBA
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi