Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mjeshtrat e Mesjetes ne mekanike

Shko poshtë

Mjeshtrat e Mesjetes ne mekanike Empty Mjeshtrat e Mesjetes ne mekanike

Mesazh nga SHKELBA Tue Feb 19, 2013 9:52 pm


Mjeshtrat e mesjetës në mekanikë



Mjeshtrat e Mesjetes ne mekanike 102012415_univ_lsr_lg

Mjeshtrat e mesjetës në mekanikë

MEKANIZMAT automatikë kanë pushtuar industrinë, sidomos për proceset rutinë dhe të përsëritura. Por kur dolën për herë të parë në skenë pajisjet automatike dhe të programueshme? Mos vallë dolën pak shekuj më parë gjatë revolucionit industrial në Evropë? Mund të habiteni kur të merrni vesh se makineritë automatike u shpikën shumë më herët.

Gjatë pjesës së parë të asaj që njihet si epoka e artë e shkencës islamike, nga shekulli i 8-të deri aty rreth shekullit të 13-të të e.s., studiuesit e Lindjes së Mesme përkthyen në gjuhën arabe tekste shkencore e filozofike që ruajtën veprat e grekëve të njohur, si: Arkimedi, Aristoteli, Ktesibi, Heroni i Aleksandrisë dhe Filoja i Bizantit. * Duke u bazuar në këto dhe në burime të tjera, perandoria islamike, që shtrihej nga Spanja, përmes Afrikës Veriore e Lindjes së Mesme e deri në Afganistan, zotëronte njohurinë e duhur që i dha mundësinë të shpikte makineri automatike.

Historiani i teknologjisë Donald Hill thotë se ato makineri mund «të punonin pa ndërhyrjen e njeriut për shumë kohë, për orë, ditë e më gjatë akoma». Si ka mundësi? Inxhinierët kishin shpikur mekanizma të efektshëm kontrollimi, dhe kjo bëri të mundur shpikjen e mekanizmave automatikë. Makineritë përdornin ujin që vinte nga depozita të ngritura lart për të pasur energji të vazhdueshme. Shpikën çelësa automatikë që hapnin e mbyllnin valvulat ose ndryshonin rrjedhën e ujit. Makineritë kishin edhe sisteme feedback dhe ato që Hilli i quan «pararendësit e pajisjeve fail-safe» që nuk i linin të prisheshin kollaj. Le të shohim disa shembuj.

Mjeshtrat e Mesjetes ne mekanike 102012415_univ_cnt_2_smMjeshtrat e Mesjetes ne mekanike 102012415_univ_cnt_3_sm

Gjenitë Banu-Musai

Tre vëllezërit Banu-Musai, që në arabisht do të thotë «djemtë e Musait», jetuan në shekullin e nëntë në Bagdad. Ata përfituan nga puna e pararendësve të tyre helenë Filos dhe Heronit, si edhe nga inxhinierët kinezë, indianë e persë për të bërë mbi 100 pajisje. Sipas Esan Masudit, shkrimtar në fushën shkencore, ndër to ishin edhe shatërvanët që ndryshonin model në intervale të caktuara, orët me zbukurime dhe mjetet automatike që shërbenin pije e rimbusheshin vetë duke kombinuar me mençuri galexhanë, valvula dhe sifonë. Sipas historianit shkencor Xhim al Kalili, djemtë e Musait ndërtuan edhe robotë të thjeshtë me përmasat e njeriut, si për shembull «vajzën e çajit» që shërbente çaj dhe flautistin që ishte «ndoshta modeli më i hershëm i makinerive të programueshme».

Këto sisteme automatike ngjanin shumë me makineritë moderne. Megjithatë, siç thotë Esan Masudi, «ato përdornin kryesisht presionin e ujit në vend të elektronikës, por shumë nga parimet e funksionimit janë të njëjta».

Al Xhazari—«Ati i robotikës»

Në vitin 1206, Ibn al Razaz al Xhazari mbaroi veprën e tij që ndonjëherë përkthehet Përmbledhje mbi teorinë dhe praktikën e arteve të mekanikës. Ajo është quajtur «një studim që përcakton parimet bazë të projektimit të makinerive». Një pjesë e teknologjisë së Al Xhazarit shkonte përtej asaj që ishte botuar nga vëllezërit Banu-Musai dhe përshkrimet e diagramët janë kaq të hollësishëm, sa inxhinierët e sotëm mund t’i krijojnë ato pajisje nga e para.

Në librin e tij Al Xhazari ilustron pajisje për ngritjen lart të ujit, orë me ujë, orë me qiri, shpërndarës uji, robotë muzike dhe një pompë që lëvizjen rotative të mullirit me ujë e transformonte në lëvizjen para-prapa të një pistoni që pomponte ujë me shumë presion. Historianët ia japin Al Xhazarit meritën për shpikjen e pompës hidraulike. Në fakt e kishte shpikur tre shekuj para se të shfaqej në Perëndim i njëjti projekt bazë.

Al Xhazari shpiku edhe orë argëtuese e në të njëjtën kohë funksionale. Ajo që ilustrohet më lart është rindërtuar në një qendër tregtare në Dubai. Mekanizmi kohëmatës përbëhet nga një tas brenda një rezervuari uji në barkun e elefantit. Tasi mbushet plot për 30 minuta dhe pastaj zhytet. Kjo shkakton një sërë veprimesh zinxhir ku futen në punë litarë dhe topa që dalin nga «kështjella» mbi kurrizin e elefantit. Kur mbaron cikli gjysmëorësh, tasi del automatikisht mbi ujë dhe procesi fillon nga e para. Kjo pajisje dhe makineri të tjera automatike që i atribuohen Al Xhazarit, me të drejtë i kanë dhënë titullin «ati i robotikës».

Historia e gjenialitetit të njeriut është vërtet e mahnitshme. Megjithatë, nuk është veç histori interesante. Ajo na ndihmon të kemi pikëpamjen e duhur për arritjet e sotme. Në këto kohë, kur shumë mburren për teknologjinë moderne, historia na kujton se sa shumë u detyrohemi mendjeve të ndritura e pjellore të atyre që kanë jetuar para nesh.
SHKELBA
SHKELBA
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi