Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Univers enigma

4 posters

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtë

Univers enigma - Faqe 2 Empty Univers enigma

Mesazh nga Rifat Tue Jan 08, 2013 9:01 am

First topic message reminder :


Univers enigma

Univers enigma - Faqe 2 Images?q=tbn:ANd9GcRXVnpjY7V4DOdrgPHoAe-W0JLCYHqI59D2lOWLIdy3B_guyBly


Meteoriti marsan i mbushur me uje


Univers enigma - Faqe 2 Article-2256971-16BF5D9C000005DC-821_634x330


'Black Beauty ", një nga një llojet e meteoritit marsian,u gjend i mbushur me ujë të lashtë nga planetin i kuq

Meteoriti 2 miliard vjeçar, u zbulua në shkretëtirën e Saharas
Ky objekt marsian është i një klase krejtësisht të re te meteoriteve marsiane
NASA deklaron se zbulimi mund të çojë në ndryshimin e planeve te robotit ''Kuriozite Rover'' për të mësuar më shumë

Një studim njëvjeçar i një shkëmb ngjyre te zeze nga planetit të kuq që u gjet në shkretëtirën Sahara,ka zbuluar se jo vetëm që është më i vjetër se meteoritet e tjera marsiane, por ai gjithashtu përmban ujë 10 herë më shumë se sa pjesa tjetër.

Topi i meteoritit, që vlerësohet të jetë 2 miliard vite i vjetër, është shumë i ngjashëm me shkëmbinj vullkanik në sipërfaqen marsiane,qe po shqyrtohen nga roboti 'Curiosity Rover' i NASAs, i cili gjeti ujin që bartin mineralet.

Univers enigma - Faqe 2 Article-2256971-16BF4FCB000005DC-603_634x701

Këtu kemi një pjesë të Marsit që unë mund të mbajë në duart e mia. Kjo është me të vërtetë emocionuese ", tha Carl Agee, drejtor i Institutit të Meteoritik dhe kurator në Universitetin e New Mexicos, i cili udhëhoqi studimin e publikuar në internet të enjten e kaluar 2 janar 2013, në revistën Shkenca.

"Ky meteorit marsian ka gjithçka në përbërjen e tij dhe na krijon një mënyrë te re në më të kuptuarit e metejshem tonin,për planetin e kuq," tha ai.

"Ky meteorit unike na tregon se çfarë vullkanesh kishte në Mars 2 miliardë vjet më parë.

"Ai gjithashtu na jep një paraqitje te shkurtër e sipërfaqes së lashtë dhe kushteve mjedisore në Mars,që asnjë meteorit tjetër nuk e ka ofruar ndonjëherë."

http://www.dailymail.co.uk/sciencetech/article-2256971/Martian-meteorite-Sahara-billion-years-old-water-logged.html
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Univers enigma - Faqe 2 Empty Re: Univers enigma

Mesazh nga Network Tue Mar 26, 2013 10:51 am

Nese Mendoni Se Fundi I Botes Do Percatohet Nga Dora apo Hamendjet e Njeriut Atehere Jeni Ne Rrugen e Gabuar ,,,, Pak A Shum Kto Tregoj Qe Fundit I Botes Mund te Kete Nje Date Te Percaktuar,, Mesa Di Un Cdo Gje Qe Lind Vdes Por Nuk e Dim Saktesisht Se Kur Vdes Prandaj Ashkush Nuk Eshte Ne Dijeni Te Kesaj Gjeje. Kto spekullime Qe Shfaqin Neper Tv e Gazeta Jan Thjesht Trillimet E Rradhes , Ja Nje Pjese Qe Mund Tju Qartesoj Idete Apo Mendimet Qe Keni Ne Koke.

Mashtrimi i madh 2012..fundi i botës ? Kur te Me Lejohet Te Vendos Url Do Jua Postoj :)

Network

Numri i postimeve : 5
Join date : 26/03/2013

http://www.forumial.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Univers enigma - Faqe 2 Empty Re: Univers enigma

Mesazh nga Rifat Thu Mar 28, 2013 8:58 am


Alarm në të gjithë botën për një anomali të madhe te jonosferës në Indi

Univers enigma - Faqe 2 Tec-map-br


Eshte regjistruar një anomali e madhe e jonosferës dhe gravitetit,anomali e cila ka vënë në alarm shkencëtarët në mbarë botën. Të dhënat shkencore nga satelitë,tregojne nje anomali te madhe te jonosferës qe është përqëndruar mbi Indi.Ky fenomen kurrë nuk është parë asnjëhere në të kaluarën.

Anomalia e jonosferës eshte shënuar sot me 28 mars 2013, e filluar qe nga data 26 mars

Eshtë një zonë e dobët gravitacionale mbi Oqeanin Indian dhe në Indi e Jugut që do të thotë se është një lloj 'vrime' ose në një vend "bosh" rreth jug-perëndimit te Indise,por askush nuk mund të japë një shpjegim për këtë "vrimë" të madhe jonosferike.

Univers enigma - Faqe 2 Tec-map-br

World Map e jonosferës

Univers enigma - Faqe 2 WorldIMap

Univers enigma - Faqe 2 World_tec

Harta e jonosferës 28 mars 2013

Shihet edhe një ndryshim i moderuar ne anomalitë gravitacionale mbi planetin tonë dhe mund të ketë efekte globale siç është vertetuar shpesh tek një korrelacion midis presionit te jonosferës dhe tërmeteve. Anomalite e gravitetit të Tokës dhe zhvendosjet polare mund të shkaktojne një valë të re të tërmeteve mbi 6,0 gradë te shkalles R. Të dhënat e tërmeteve të tilla si 24 mars 2013, në Rusi 6.1grade,ose 6.0 grade ne Fixhi, me 25 mars në Guatemalë 6.2 grade dhe 6,0grade në Tajvan më 27 mars, mund të lidhen me këtë anomali të madhe.


Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Univers enigma - Faqe 2 Empty Re: Univers enigma

Mesazh nga Albani-Explorer Sat Mar 30, 2013 1:22 pm


Unaza misterioze shfaqen në shkretëtirë Afrikës së Jugut


Univers enigma - Faqe 2 Circles-jpg_182844

Unaza te njohura si "qarqe zanash" kishin hutuar hulumtuesit për dekada të tëra, duke u paraqitur si modele te rregullta nëpër shkretëtirën Namibiane në menyren me të dallueshëme. Në një studim gjashtë-vjeçare të fenomenit, biologu Norbert Juergens ka bërë një zbulim që duket se i jep nje shpjegim se çfarë i ka shkaktuar ato -qe besohet se jane termitet e rërës. Insektet janë gjetur vazhdimisht pranë ketyreve rratheve duke u ushqyer me rrënjët e barerave.

Juergens ka arsyetuar se prania e barit në rrathet,pas çdo shiu qe godit terrenin,e mbulon ate,nga ku aato do ti ofrojnë lagështi të mjaftueshme për të mbajtur gjallë termitet.Ajo qe është ende e paqartë,është se perse termitet kanë ate proces specifik për të krijuar forma rrethore.

Albani-Explorer
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 46
Join date : 11/02/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Univers enigma - Faqe 2 Empty Re: Univers enigma

Mesazh nga Rifat Wed Apr 10, 2013 6:44 am


Ylber i kuq spektakolar ne qiejt e Evropës



Univers enigma - Faqe 2 Red-arc1

Faqja e webit Dailymail dhe Astronews, si dhe raporte nga Observatori italian Asiago,na tregojne per nje fenomen shumë të rralle dhe ende të panjohura për astronomët nga pikëpamja shkencore. Me sy të lirë shihet si një ylber i madh ikuq,i cili shtrihet përgjatë horizontit verior te Europes: diçka që e bën cilndo qe e sheh,të mendoi se eshte nje aurora borealis dhe në fakt, disa ekspertë janë tashmë te bindur se fenomeni vjen si rezultat i stuhive gjeomagnetike që periodikisht ndikojnë në planetin tonë.Por edhe në ky aspekt ka disa pyetje ende për t'u zbuluar.

Univers enigma - Faqe 2 Red-arcs-300x143

Besohet se fenomeni i ylberit te kuq ndodh kur atomet e oksigjenit në jonosferë janë ndriçuar nën ndikimin e elektroneve nga magnetosphera e nxehtë Tokësore dhe se diferenca me Auroren e vërtetë është për shkak të faktit se këto valë mund të ndriçohen edhe gjate dites se kthjellët,madje edhe në ultesira të konsiderueshme.Fenomeni është vërejtur ne mbrëmjen e dates 09/04/2013 nga Irlanda në Bjellorusi, e cila përfshin një pjesë te madhe te Evropës.

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Univers enigma - Faqe 2 Empty Re: Univers enigma

Mesazh nga Rifat Mon Apr 22, 2013 8:26 am


Zbulohet një planet i ngjashëm me Tokën


Univers enigma - Faqe 2 Spot9645-12879-zbulohet_nje_planet_i_ngjashem_me_token

Teleskopi hapësinor “Kepler” i NASA-s, i cilësuar si “gjuetari i planetëve”, ka zbuluar 3 planetë të rinj të gjendur në një zone të përshtatshme jetese nisur nga largësia që kanë me yjet përkatëse.

Sipas deklaratës së dhënë nga NASA, planeti i emërtuar “Kepler -69c”, pjesë e sistemit diellor “Kepler 69” në një largësi 2 700 vite dritë (1 vit dritë = 10 trilion kilometra) nga Toka, është 70% më i madh se planeti ynë. Planeti në fjalë e plotëson rrotullimin vjetor rreth diellit të vet brenda 242 ditëve dhe është i përshtatshëm për të jetuar në të.

Edhe planetët “Kepler -62e” dhe “Kepler -62f”, pjesë e sistemit diellor “Kepler 62”, i ngjasojnë planetit tonë dhe mendohet se përmbajnë burime të rrjedhshme uji. “Kepler -62f” është 40% më i madh se Toka dhe deri më tani është planeti më i afërt me ne e me kushte të përshtatshme jetese. Ndërsa “Kepler -62e” është 60% më i madh se Toka. “Kepler -62e” është i nxehtë si Havai ndërsa “Kepler -62f” i ftohtë si Alaska.

“Nëse në këta planetë ka jetë, duhet të jetë shumë e zhvilluar”, pohoi Uilliam Borucki, njëri nga pjesëtarët e ekipit “Kepler”.

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Univers enigma - Faqe 2 Empty Re: Univers enigma

Mesazh nga Rifat Sat Apr 27, 2013 8:17 am


50 fakte të pabesueshme që nuk i keni mesuar me pare për Tokën



Univers enigma - Faqe 2 Images?q=tbn:ANd9GcQEQ4JFwPADRJZGnvsoAEaEa8zzrMsdnprx9uE7hf1b0CxDcau71Q

Tre ditë më parë u shënua Dita e Tokës, me qëllim kthimin e vështrimit drejt rëndësisë së ruajtjes të ambientit dhe të vetë planetit. Lista do ju njohi me 50 fakte të pabesueshme mbi gjithësinë, atmosferën, detin e tokën.

Gjithësia


150 miliardë dollare ka qenë çmimi i ndërtimit të stacionit ndërkombëtar të gjithësisë, që e bën objektin më të shtrenjtë në histori;
6 miliardë kilometra është distanca më e largët nga është fotografuar Toka;

10 ditë është koha që Tardigradi, krijesa më rezistuese në botë, mund të kalojë në gjithësi;

Univers enigma - Faqe 2 GR_tardigrade
Tardigradi

2 minuta është koha që njeriu mund të kalojë në gjithësi i pambrojtur;
ndotja e madhe e ajrit në Kinë mund të shihet nga gjithësia, por s’mund të shihet Muri i Madh kinez;

Gjatë ditës kemi 24 orë – 23 orë, 56 minuta dhe 4 sekonda përbëjnë kohën e nevojshme që toka të rrotullohet rreth boshtit të vet dhe kjo quhet dita yjore;

38.000 objekte që i ka krijuar njeriu sillen rreth Tokës nga lancimi i Sputnjikut më 1957;

Toka ka sipërfaqe që është më e lëmuar se që është sfera për lojën e sferave. Malet e larta dhe oqeanet e thella përbëjnë 1/5000 pjesë të perimetrit të Tokës;

NASA vlerëson se çdo ditë në Tokë bie një copë mbeturinë e gjithësisë(asteroid ose meteor);
Rreth Tokës në këtë moment ndodhen 22.000 objekte që i ka ndërtuar njeriu që kanë perimetër 10 centimetra e më shumë;

Atmosfera


100 tonelata meteoritë të vegjël, kryesisht fragmente pluhuri, çdo ditë hyjnë në atmosferën e Tokës;

Meteoriti më i madh që ka rënë ndonjëherë në Tokë nuk ka lënë krater pas goditjes, meqë meteori Hoba ishte petak, me siguri u refuzua nga toka si guri mbi sipërfaqen e ujit;

Univers enigma - Faqe 2 Images?q=tbn:ANd9GcSuEfXJjxD6ulwaRzAYEMl_MPJSUMaSk_pt-0gwkjYaXC8nwMzb

19 kilometra është lartësia në të cilën është e domosdoshme të mbahen rroba me presion. Nëse nuk mbahen rroba, uji fillon të vloj. Kjo lartësi quhet Limiti i Armstrongut;
Vrima e ozonit po ngushtohet. Më 2012-ën vrima në mbështellse ka qenë më e vogla në 10 vjet;
4.3 kuadrilionë dollarë është vlera e atmosfera nëse merret që një metër kub CO2 kushton 1.3 peni;
Tokën e godasin 8.6 milionë rrufe;
Dinosaurët kanë mundur të ekzistojnë vetëm se atmosfera dikur kishte shumë më shumë oksigjen;

Deti

Në Tokë 97 për qind e ujit është i ndejtur dhe vetëm 3 për qind i freskët;
Në Antarktik ka më shumë akull se ujë;
1 litër ujë deti përmban pjesën e 12 miliardë të një grami të arit;
90 për qind e mbeturinave në oqeanet botërore përbëhen nga plastika;
Çdo vit përshkruajmë 2.000 krijesa të reja detare;

Oqeani paraqet 99 për qind të hapësirës për jetë në Tokë;
Çdo vit nga sulmet e peshkaqenëve humbin jetën 8-12 persona. Çdo vit vriten 100 milionë peshkaqenë për shkak të fletëve të tij;

Gati një milion lloje gjallesash jetojnë në oqeane nga të cilat dy të tretat duhet t’i përshkruajmë;
90 për qind e aktiviteteve vullkanike ndodhin në oqeane;
Sikur gjithë ujin e botës ta mblidhnim në një top ai do të kishte diametrin 860 kilometra, sa Hëna e akullt Tetus e Saturnit;
Pjesa më e thellë e oqeanit është 10.9 kilometra dhe quhet kanali i Marianit;

Nën Tokë

Toka është i vetmi planet në sistemin diellor që ka pllaka tektonike. Pa to, karboni nuk do të mund të konsumohej dhe reciklohej dhe Toka do të mund të mbingarkohej;

Elementet e rralla nuk janë të rralla. Luteciumi (Lu), elementi më i rrallë, është 200 herë më zakonshëm në shtresën e Tokës se ari;
99 për qind e arit ndodhet në zemër të Tokës, që do të mjaftonte që rreth Tokës të bëhej një mbështjellës me trashësi 46 centimetër;

5500 celcius është nxehtësia e zemrës së Tokës, që është sa temperatura e Diellit;
Në zemër të Tokës ndodhet sfera e fortë e hekurt, me diametër 2.400 kilometra. Edhe pse për shkak të nxehtësisë është e bardhë, presioni është aq i lartë sa nuk mund të shkrihet;

55 ton është pesha më e madhe e kristalit në Tokë që është gjetur në një minierë të Meksikës;
Nën lumin Amazonë ndodhet lumi Rio Hamza i cili në disa pjesë është i gjerë deri në 400 kilometra. Ai ecën me shpejtësi një milimetër në orë nëpër shkëmbinj;

2.8 kilometra është thellësia më e madhe në të cilën janë gjetur baktere. Ato jetojnë duke e shndërruar radioaktivitetin nga uraniumi në ujë e energji;

Toka


40 milionë tonë është sasia e pluhurit që bart era nga Sahara deri në Amazonë;

Në Turkmestan ndodhet lokacioni i quajtur “Portat e ferrit”. Bëhet fjalë për një vrimë të mbushur me gaz që ndizet pandërprerë prej 40 vjetësh;

3.5 miliardë vjet është mosha e fosileve të gjetura në Australi. Ato janë shumë më të vjetra se momenti kur atmosfera e Tokës kishte oksigjen;

57.8 gradë celsius është temperatura më e lartë e shënuar ndonjëherë. Kjo ka ndodhur më 1922 në Libi;
-90.2 gradë celsius është temperatura më e ulët e shënuar ndonjëherë. Kjo ka ndodhur në Antartik;

Kanë kaluar gati 2 milionë vjet që kur se ka rënë ndonjë pikë uji në vendin më të thatë në botë në Antarktik;
Kontinentet lëvizin çdo vit nga 2 centimetra;
75 për qind e të gjitha llojeve të kafshëve do të mund të shfarosen gjatë 300 vjetëve të ardhshme;
Vlerësohet se në Tokë janë identifikuar vetëm 14 për qind e të gjitha llojeve;

Njeriu

Çdo ditë lindin 200.000 veta;
Deri tani në Tokë kanë jetuar 106 miliardë njerëz;
Deri në vitin 2050-të në Tokë do të ketë 9.2 miliardë njerëz;
2 njerëz vdesin në çdo sekondë;

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Univers enigma - Faqe 2 Empty Re: Univers enigma

Mesazh nga Rifat Tue Apr 30, 2013 3:19 pm


Stuhi mbresëlënëse në Saturn



Univers enigma - Faqe 2 Stuhi-300x175

Në shikim të parë duket si një trëndafil gjigant, i rrethuar me gjethe të gjelbra.

Në fakt kjo është një stuhi gjigante në sipërfaqen e Saturnit, e krijuar për vite të tëra.

Në fotografitë me rezolucion të lartë dhe video, shkencëtarët kanë thënë se syri i stuhisë ishte i gjerë dy mijë kilometra, pothuajse 20 herë më e gjerë sesa stuhitë që ndodhin në Tokë

Tema online


Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Univers enigma - Faqe 2 Empty Re: Univers enigma

Mesazh nga Rifat Sun May 26, 2013 3:24 pm



Zbulohet planeti më i vogël i Sistemit Diellor


Univers enigma - Faqe 2 Kepler-37-system

Astronomët e zbuluan planetin më të vogël deri më tani në sistemin diellor. Planeti “Kepler -37B” ndodhet në boshtin e jashtëm të sistemit tonë diellor dhe madhësia e tij është afërsisht sa ajo e hënës.

Planeti u zbulua nga teleskopi amerikan në hapësirë “Kepler” që NASA e lansoi në vitin 2009 me detyrë që të kërkojë planete të ngjashme me tokën.

Univers enigma - Faqe 2 315408-exoplanet-kepler-37b

Temperatura e planetit të sapozbuluar është shumë e lartë që të mund të ekzistojë jetë si në tokë. Shkencëtarët vlerësojnë se temperatura e sipërfaqes arrin 371 gradë celsius. “Kepler -37B” nuk ka atmosferë dhe as ujë në sipërfaqe.

NASA ndërkohë e vazhdon gjurmimin për planete me madhësi të tokës në të ashtuquajturën “Zona flokëartë” në të cilën do të mund të ketë kushte për jetë- të mos jetë as shumë nxehtë dhe as shumë ftohtë dhe të ketë ujë

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Univers enigma - Faqe 2 Empty Re: Univers enigma

Mesazh nga Rifat Mon May 27, 2013 8:43 am


Shkencëtari Abdussamatov parashikon Akullnaja pas vitit 2014


Univers enigma - Faqe 2 The-day-after-tomorrow

Habibullo Abdussamatov është një profesor universiteti, i njohur për studimet e tij mbi sjelljen e Diellit dhe pasojat mbi klimën. Sipas tij në vitin 2014 në Evropë (dhe më gjerë) do të perjetojmë në mënyrë progresive, një moshë të re Akullnajash. Evropa do ftohet dhe shkalla ftohje do te zbrese 2-3 ° C në disa vjet dhe do të ketë pasoja shumë më serioze në shkallën e ngrohjes,ndyshe nga ato që kemi përjetuar nga periudha e fundit e akullnajave.

Prof. Abdussamatov ripohon në mbështetje të teorisë së tij, se për shkak të aktivitetit të fortë diellor, të gjithë planetet në sistemin diellor kanë përjetuar një rritje temperature në vitet e fundit, shumë më të mëdha se sa në tokë, siç ka ndodhur në Jupiter dhe Marsi, ku rritja e temperaturës ka reflektuar edhe ne rënin e kurorëzon polare. Edhe në planete më të largëta si Urani, Neptuni dhe Plutoni mund të vërehet rritje e temperaturës, por tani gjithçka do të ndryshojë. Sipas Abdussamatov faktorë të tjerë, si rritja e përqendrimit të CO2 dhe metanit në atmosferë do të ndikojnë në rritjen e temperaturës në Tokë, kryesisht nga ajo diellore, por edhe nga ndryshimet në sasinë e pluhurit ndëryjor që filtron rrezet e diellit.

Univers enigma - Faqe 2 11175_503484313037703_1603664883_n

Sipas Abdussamatov,klima e Evropës veriore, duke përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar, brenda disa viteve do të bëhet e akullt,e ngjashme si ajo e nje dimri siberian,kurse gjate verës do të ketë përmbytje me shumë në Britani të Madhe dhe praktikisht sezoni veror nuk do të përjetohet si veriu i Berlinit.Europe veriore do të pësojë një ndryshim pak dramatik, por sigurisht relevante, me ere të ftohtë dhe borë në dimër, dhe klima do te jete ndryshe nga sezonet e tjera, me nje sezon veror që mund të shoqerohet veçanërisht me episode me shi dhe plot shternga shkaterruese.....

Univers enigma - Faqe 2 Glaciazione

Faza kritike e ftohjes do të vazhdojnë deri në vitin 2050, dhe mbas kesaj, temperaturat, në sajë të rritjes së aktivitetit diellor, do të kthehen në rritje graduale, por keto temperatura do te normalizohen me temperaturat e sotme,pas vitit 2070. Abdussamatov nuk merr parasysh rritjen bashkëkohore e të qëndrueshme te dioksidit të karbonit në ajër, si dhe mundësinë e largët se një meteorit mund do të godasi Tokën në një kohë të shkurtër,si nje teori e besueshme ne reagimin e klimës, por ajo nuk është e lidhur nga episodet që do të ndodhin realisht gjate kesaj periudhe.

Po pjesa tjetër e botës? Edhe Amerika e Veriut do të vuajnë një ftohje të konsiderueshme, ndërsa në hemisfera jugore është tashmë e mbuluar me akuj, veçanërisht në rajonin e Antarktikut.

Univers enigma - Faqe 2 Dayaftersef478oz

Sipas Abdussamatov tani për tani atmosfera është e ngrohur nga nxehtësia e akumuluar nga bota oqeanit, por nga 2014 njerëzimi do të kuptojë se do të përjetojnë akullnajen e Pestë të mijëvjeçarit të fundit.

Zyra Met (Instituti Meteorologjik anglisht) dhe Universiteti Lindor ne Angli,gjithmonë ka qenë mbështetësit e zjarrtë e ngrohjes globale te shkaktuar nga njeriu,te cilet kanë ndryshuar linjën e tyre, duke gjetur se gjatë 15 viteve të kaluara, Toka nuk është është ngrohur aq sa ata kishin planifikuar.

Universiteti i Arizonës pajtohet me teorine e Abdussamatov-it: dobësia e yllit tone(diellit) është e padiskutueshme dhe do të ketë një kulm në 2022.

Projektuesi danez Henrik Svensmark reflekton edhe më keq, duke pohuar se dielli do të na ndihmojë të kuptojmë se çfarë është thelbësore për ekonominë e temperaturës se Tokës, dhe kete do të provojmë vetëm me fakte atë që ne po themi për disa kohë,se do te jete e vertete ulja e temperatures se Tokes... "

Megjithatë, disa temperatura rekord dhe thatësirat, shkrirja e akullit arktik gjithnjë e më e bujshme (megjithëse nivelin e dobët te endogjenit), shkrirja e akullnajave të rëndësishëm në Tokë, duke përfshirë ato alpine, sugjeron se diçka nuk shkon normalisht. Sigurisht IPCC dhe shumë shkencëtarë të pavarur në tersi kane mbeshtetur këtë teori dhe konfirmojnë se ngrohja vazhdon dhe së shpejti do të bëhet më e theksuar, por kjo është një histori tjetër, sigurisht jo si ajo e Abdussamatov-it që u tha me lart.. .

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Univers enigma - Faqe 2 Empty Re: Univers enigma

Mesazh nga Rifat Sun Jun 16, 2013 6:32 am


Shkencëtarët e NASA-s janë duke u përpjekur të kuptojne se çfarë janë objektet misterioze që ecin në Mars





Univers enigma - Faqe 2 Mistero-su-marte131-Jun.-14-15.02





Imazhe të regjistruara nga roboti Marsian ''Orbiter Zbulim'' i NASA-s, pranë rajonit të Fossae Nili ne Mars,per shkencëtarët eshte nje enigme te cilet ende nuk jane në gjendje të ofrojnë një interpretim zyrtar, ndërkohë që ata diskutojnë me tërë ekipin pergjegjes te NASA-s,mbi fotografitë enigmatike te marra nga roboti. Pra imazhet misterioze te planetit të kuq kane krijuar shumë polemika.Disa studiues dhe entuziastë thonë se ato mund të jenë gjurmët e një  krijese të panjohure të huaj, si një 'Jeti Marsian'.



Univers enigma - Faqe 2 Mistero-su-marte129-Jun.-14-15.01-300x223
Univers enigma - Faqe 2 Mistero-su-marte130-Jun.-14-15.02-300x204
Univers enigma - Faqe 2 Mistero-su-marte128-Jun.-14-15.00-300x222




Ekspertët nga Universiteti i Arizonës kanë thënë se ne se rezolucioni i fotos eshte 25 cm ne pixel,atehere krijesa e panjohur do të mund te jete rreth katër metra e gjate. Të tjerë thonë se origjinat e vijes janë shkembinjte e Marsit, por në këtë rast nuk mund ta kuptohet se pse linja është kaq e drejtë dhe e ngushte,dhe ka një strukturë të shkëputur në intervale të barabarta përgjatë gjatësisë se saj .

Përbërja e vijes ka shtyrë studiuesit e NASA-s për të çuar përpara hipoteza, duke sugjeruar se ato mund të jenë shkak që eshte krijuar një shpat në këtë pjesë të Marsit, ku gurë të mëdhenj mund të cojne ne formimin e këtyre kanaleve, si "binarë".




Univers enigma - Faqe 2 Mistero-su-marte124-Jun.-14-14.59-300x200
Univers enigma - Faqe 2 Mistero-su-marte131-Jun.-14-15.02-300x205


Por në këtë rast nuk është ende e qartë nëse këto shkëmbinj mund të rrokullisen poshtë shpatit së bashku apo jo, dhe ka shume mundesi që ngjarja në Mars mund të jetë bërë nga gurët qe jane shembur në këtë mënyrë.



Univers enigma - Faqe 2 Mistero-su-marte127-Jun.-14-15.00-300x198
Univers enigma - Faqe 2 Mistero-su-marte126-Jun.-14-15.00-300x168
Univers enigma - Faqe 2 Mistero-su-marte125-Jun.-14-14.59-300x219

Ndërkohë, astronomi Phil Plait, krijuesi i blog Astronomi Bad, vë në dukje se shpati nuk është i pjerrët sic mund të mendohet. Prandaj, nuk është e qartë se çfarë saktësisht i ka bëre shkëmbinjtë për të migruar në këtë mënyrë, sepse tani për tani nuk ka shkalle njohurish per shkëmbinj individualë të mëdhenj të mjaftueshme për të krijuar migrim. "Kjo vertetohet vetem ne se behen një seri të fotografive digjitale në HD, duke gjeneruar një hartë tre-dimensionale te shkëmbit dhe atehere mund të kuptojme se çfarë është ajo enigme'',thotë Plait.


Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Univers enigma - Faqe 2 Empty Re: Univers enigma

Mesazh nga Rifat Tue Jul 16, 2013 9:13 am


Anomali misterioze në Hënë te gjendura në arkivat fotografike të misionit Apollo 16






Univers enigma - Faqe 2 Apollo16



Imazhie te jashtëzakonshme janë gjendur në arkivat e NASA-s, pikërisht materiale grumbulluara nga misioni Apollo 16,te cilet tregojne në mënyrë të qartë dhe në detaje, një strukturë e cila duket si një lloj Stargate apo central elektrik. Çfarëdo objekti që është duke u tërhequr mbrapa, gjeneron apo tërheq një shtëllungë te energjisë së pastër.





Univers enigma - Faqe 2 Arrow11
Univers enigma - Faqe 2 Arrow222
Univers enigma - Faqe 2 Arrow333


Kjo qartesisht mund te dyshohet se mund te jete një anije huaj(aliene) që kryen nje lloj furnizimi, duke tërhequr energji nga platforma. Vini re objekte ne forme filamenti energjie që duket se dalin nga platforma, këto ndoshta mund të jenë pikërisht pasojë e clirimit të energjisë së një platforme,të dyshuar me energji, apo mund te jete një portal dimensional,ose ndryshe Stargate? Sigurisht qe mund të mendojmë edhe mundësinë e rrjedhjes së gazit nga nëntoka henore, por ne e dimë se Hëna nuk përmban një atmosferë të gaztë dhe as nënujore,prandaj është e vështirë që atje mund të krijohen xhepat e metanit ose me gazra të tjera, por kjo mbetet vetëm një hipotezë.Ndiqni imazhe të ofruara nga ADG UK (alien-disclosure-group)


Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Univers enigma - Faqe 2 Empty Re: Univers enigma

Mesazh nga Rifat Fri Jul 19, 2013 8:36 am



Takimi me i ''perzemert''....i Kometes ISON me Diellin


Univers enigma - Faqe 2 Comet-130531

Trajektorja e Kometes ISON nëpër hapësirë ​​paraqitet sipas ketyre imazheve te meposhteme nga 4 shkurt, 4 mars, 3 prill dhe 4 maj 2013.Kometa ISON është aktualisht rreth 360.000.000-455,000,000 milje (580-730.000.000 kilometra) nga dielli, dhe tashti është drejtuar drejt yllit Tokës,Diellit, në një clip te shpejtë.


Univers enigma - Faqe 2 Images?q=tbn:ANd9GcSXutmffTWTLNoofxttf3gWsBd5cCVLd4M1ZDvIZjn5JBVQGsNH


Më 26 nëntor 2013, kometa do të gjendet perballe me diellin në njërën prej distancave me te afërta,regjistruar ndonjëherë për ndonjë kometë, duke lëvizur brenda 800.000 miljeve ose (1,3 milion km)larg diellit. Para takimit të afert (dhe më pas,ne se kometa ISON do mund te mbijetojë), kometa duhet të jetë e dukshme nga Toka, ndoshta edhe në mes të ditës.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Univers enigma - Faqe 2 Empty Re: Univers enigma

Mesazh nga Rifat Tue Jul 23, 2013 7:54 am


Nga vjen ari qe gjendet ne toke..?




Univers enigma - Faqe 2 Spot13190-17219-shkencetaret_zbulojne_nga_vjen_ari

Ne e vlerësojmë arin për shumë arsye: bukurinë e tij, dobinë e tij si stoli dhe si një gjë të rrallë.


Por, ndoshta ne do ta vlerësojmë arin edhe më shumë, tani që shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar se i gjithë ari në Tokë është krijuar pas përplasjes së yjeve të vdekur.


Qendra Harvard-Smithsonian për Astrofizikën ka thënë se metali i çmuar është krijuar si rezultat i një shpërthimi rreze-gama, e cila hedh jashtë një sasi të konsiderueshme të elementeve të rënda. Ari është i rrallë në Tokë, sepse është i rrallë edhe në univers, shkruan “Krokodili.com”.
Ndryshe nga elementet si karboni ose hekuri, ai nuk mund të krijohet brenda një ylli, por duhet të lindte në një ngjarje kataklizmike, e njohur si një shpërthim rreze-gama i shkurtër. Një shpërthim i tillë është regjistruar muajin e kaluar.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Univers enigma - Faqe 2 Empty Re: Univers enigma

Mesazh nga Rifat Mon Aug 12, 2013 8:35 am


Shihni orbitat e Asteroideve qe do kalojne prane Tokes ne 100 vjetet e ardhshem...



Univers enigma - Faqe 2 Phas_jpl_960

Ne foton lart janë orbitat e 1.000 Asteroideve te njohura si potencialisht të rrezikshme (PHAs). Këto orbita te shkëmbinjve dhe akujve, janë të gjithë mbi 140 metra dhe do të kalojë ne distancen 7.5 milion kilometra nga Toka - rreth 20 herë distancën tokë-Hënë. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk do të godas Tokën në 100 vitet e ardhshme - jo të gjitha asteroidet janë zbuluar,dhe orbitat e te panjohurve bëhen shumë te vështirë për t'u parashikuar.Një asteroid i kësaj madhësie të ndikojë në Tokë, aI mund të jetë shume i rrezikshem.Shkëmbinj dhe copa te vogla akulli frekuentojne Tokë çdo ditë,por zakonisht nuk paraqesin asnjë rrezik, dhe nganjëherë krijojne fishekzare te paharrueshëm te quajtura ndryshe 'shi meteorësh'.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Univers enigma - Faqe 2 Empty Re: Univers enigma

Mesazh nga Rifat Sun Dec 22, 2013 5:23 pm


Fundi i një komete



Pas rreth pesë milionë vjetësh udhëtim drejt sistemit diellor,kometa “ISON” duket se ka përfunduar me një udhëtim pa kthim rreth diellit, thonë shkencëtarët

Univers enigma - Faqe 2 Spot17479-22199-_fundi_i_nje_komete

Sipas astronomëve, kometa me bisht të gjate e të ndritshëm ka kaluar 1.2 milionë kilometra nga sipërfaqja e diellit dje në orën 18:37 minuta sipas orës së Grinuiçit.

Që nga ai moment teleskopët nuk arritën të kapnin gjurmët e kometës.

Me një shpejtësi prej 350 kilometra në sekondë, kometa mund të ketë kapur temperaturën 2700 gradë Celsius.

Kjo distancë kaq e afërt është e mjaftueshme për të shkrirë akullin që përbënte trupin e kometës, thonë shkencëtarët.

Ndër të tjera mendohet se kometa “ISON” përmbante mbetje, rreth 4.5 miliardë vjet më parë, që nga krijimi i sistemit diellor.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Univers enigma - Faqe 2 Empty Ylli që lëshon ujë në hapsirë

Mesazh nga Rifat Sun Jan 19, 2014 12:59 pm


Ylli që lëshon ujë në hapsirë




Univers enigma - Faqe 2 44184Një yll i ri, i ngjashëm me diellin tonë, distanc rreth 750 vite dritë nga toka, po lëshon flukse të fuqishme uji në hapsirë. Shkencëtarët kanë vëzhguar se ylli po lëshon ujë nga polet e tij me një shpejtësi prej 200 mijë km/h.

Ylli që lëshon “plumba” uji në hapsirë, është 100 mijë vjet i ri dhe gjendet në pjesën veriore të yjesisë së Perseut.

Ylli u zbulua nga observatori ESA Herschel Space, i cili është i aftë të shohë përtej shtresës së dendur prej gazi që rrethon yllin. Teleskopi gjurmoi shenja të oksigjenit dhe hidrogjenit që vinin në formën e ujit të lëngshëm që vaporizoheshin menjherë nga presioni i fuqishëm.

Avulli kthehet në gjendje të lëngshme vetëm kur fiton një distancë të konsiderueshme nga ylli. Më pas vazhdon udhëtimin e tij në hapsirë me një shpejtësi 80 herë më të madhe se shpërthimi i plumbit nga pistoleta, domethënë me 200 mijë km/h.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Univers enigma - Faqe 2 Empty Zbulohet dielli përbindësh

Mesazh nga Rifat Fri Mar 14, 2014 8:19 am

Është zbuluar një version përbindësh i diellit tonë, më i madhi në familjen e yjeve të verdhë.




Univers enigma - Faqe 2 Dielli



Ylli i verdhë lëshon dritë në gjatësi valore të ngjashme si dielli, por diametri i tij është mbi 1,300 herë më i madh. Do të thotë se ai do të gllabërojë të gjitha planetët në mes të Merkurit dhe Jupiterit nëse vendoset në qendër të sistemit tonë diellor. Madhësia e yllit gjithashtu duket se është duke e prekur yllin më të vogël, pra yllin e saj shoqërues (shih diagramin, më poshtë).

I quajtur HR 5171 A, ylli është i vendosur në konstelacionin “Centaurus” rreth 12,000 vite dritë nga planeti i tokës. Tashmë është i njohur si një yll hiper - gjigant, i klasës më të madhe të mundshme, por madhësia e tij e saktë nuk është studiuar ende.
Tani, një ekip i udhëhequr nga Oliver Chesneau e Cote d'Azur të Observatorit në Nice, Francë, ka marrë një vështrim më të afërt me teleskop shumë të madh në Atacama, Kili. Ata kanë raportuar se është dy herë më i madh sa pritej.

Ende nuk është ylli më i madh që ne dimë – çmimi për yllin më të madh shkon për UY Scuti, i cili është rreth 1700 herë më i madh se dielli jonë. Por UY Scuti është në një fazë të ndryshme të evolucionit yjor dhe në këtë mënyrë i takon një familje të ndryshme të yjeve të quajtur yjet e kuqe.

Të dy yjet, e kuqe dhe e verdhë mund të jenë hiper - gjigandët, por hiper – gjigantët e verdhë janë shtuar në mënyrë anonime, dhe mendohet të jetë 700 herë më i madh nga madhësia e diellit.

Matja e re e HR 5171 A tregon që mund të jetë shumë më i madh. HR 5171 A është 50 për qind më i madh se hiper - gjiganti i kuq Betelgeuse, i cili është i vendosur në konstelacionin e “Orion”-it dhe është ylli i nëntë më i shndritshëm në qiellin e natës.
Një surprizë tjetër për ekipin e Chesneau -së ishte që me zbulimin e HR 5171 A ata kuptuan se ai kishte edhe një vëlla të vogël, dhe se vëzhgimet e mëparshme kanë treguar se ylli ndryshonte gjatë shkëlqimit. Tani ekipi ka treguar që ky ndryshim gjatë shkëlqimit ndodh për shkak të yllit shoqërues që është rreth një e treta e madhësisë së tij.

Dy yjet rrotullohen rreth njëri-tjetrit, duke formuar një sistem binar. Megjithatë, edhe pse qendrat e tyre janë të ndara nga më shumë se distanca në mes të diellit tonë dhe Saturnit, HR 5171 A është aq i madh saqë e mbërrin yllin shoqërues, duke formuar kështu një strukturë të vazhdueshme në formë kikiriku.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Univers enigma - Faqe 2 Empty Re: Univers enigma

Mesazh nga Rifat Fri Apr 04, 2014 9:11 am

Zbulim i ri rreth moshës së hënës



Univers enigma - Faqe 2 Abp.sized_-320x240

Shkencëtarët kanë zbuluar se hëna është krijuar brenda 100 milion vjetësh nga lindja e sistemit diellor. Ky zbulim i ri mund të ndihmojë në zgjidhjen e misterit përse hëna dhe Toka shfaqen identike në strukturë, shtojnë investiguesit.

Shkencëtarët sugjerojnë se hëna është formuar 4.5 miliard vjet më parë, nga një përplasje gjigante midis një objekti me masën sa Marsi të quajtur Theia dhe Tokës, një përplasje që mund të ketë shkrirë Tokën në masë të madhe.

Kjo teori mbështet idenë se më shumë se 40 për qind e hënës është e përbërë nga copëza të ndikuara prej Tokës. Megjithatë kërkuesit dyshojnë se Theia, ishte e ndryshme nga Toka prej përbërjes kimike.

Studime të fundit kanë zbuluar se hëna dhe Toka janë shumë të ngjashme për nga versionet e elementëve të quajtur izotope. Kjo nënkupton që niveli atomik i Tokës dhe i hënës janë identikë.

Historia e deritanishme këshillonte se Toka ka përjetuar disa përplasje gjigante gjatë formimit të vet, ku formimi i hënës ishte i fundit.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Univers enigma - Faqe 2 Empty Re: Univers enigma

Mesazh nga Rifat Sat Apr 05, 2014 2:05 pm

Oqean në një hënë të Saturnit, ndoshta nuk jemi të vetëm në hapësirë


Univers enigma - Faqe 2 C_4_articolo_2037281__ImageGallery__imageGalleryItem_0_image-1-320x247

Misioni “Cassini”,  i krijuar nga bashkëpunimi mes Nasa, Agjencisë Hapësinore Italiane dhe asaj Europiane, ka nxjerrë në dritë një zbulim të pazakontë, të publikuar në Science: në Enceladus, njërën prej hënave të Saturnit, është gjetur një oqean që mund të “bujti” forma jete. “Rezultatet janë befasuese, edhe një propabilitet i vogël për të gjetur forma jete mund të ishte një rezultat i jashtëzakonshëm”, ka komentuar Luciano Iess, i universitetit Sapienza të Romës.

Enceladusi është një satelit relativisht i vogël, me një diametër mesatar prej 505 km, vetëm 1/7 e asaj të Hënës. Nëse vërtetë do të mbarte forma jete, me shumë mundësi do të përbëhej  nga mikrobe ose organizmash të afta të mbijetojnë në kushte ekstreme të jashtme.

“Nga kërkimet rezulton se në thellësinë prej 30-40 kilometra nën polin e Jugut të Enceladusit ekziston një masë uji e njëjtë me atë të liqenit të dytë më të madh në Tokë, i thellë 8 kilometra dhe shtrihet në Polin e Jugut, të paktën deri në gjerësinë 50 gradë”, ka shpjeguar Iess për Ansa, duke shtuar se fakti që oqeani ka një fund shkëmbor, tregon se uji është në kontakt me silikate: një ambient ku mund të ndodhin reaksione kimike interesante dhe potencialisht të pasura.

Ka një qartësi se në atë oqean të fshehur mund të ekzistojë një ambient potencialisht i favorshëm për jetën”, ka thënë ai.

Nuk është hera e parë që në Enceladus, gjendet gjurmë uji. Në vitin 2006, sonda Cassini kishte zbuluar ekzistencën e ujit që vinte nga gejzeri, edhe atëherë ishte hedhur hipoteza se ekzistonte jetë në satelitin e gjashtë më të madh të Saturnit.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Univers enigma - Faqe 2 Empty Re: Univers enigma

Mesazh nga Rifat Tue Apr 15, 2014 3:36 pm

Sonte eklipsi i Henes



Univers enigma - Faqe 2 10268548_763290317029172_2021202062453015014_n



Eklipsi i plotë i Hënës, shënon fillimin e fenomenit të katër eklipseve të hënës të pritshme për dy vitet e ardhshme.
Për shkak të përthyerjeve të rrezeve Hëna do të marrë ngjyrë të kuqe.

Ndërsa astronomët i gëzohen kësaj skene të rrallë, disa të krishterë besojnë se kjo dukuri përbën serinë e të ashtuquajturës “Hëna e përgjakur” që lidhet me profecinë e fundit të botës (apokalipsin).

Eklipset hënore ndodhin kur Dielli, Toka e Hëna “barazohen” në pozicion mes tyre, ku hija e Tokës bie mbi Hënën dhe e errëson. Ngjyra e kuqe e të ashtuquajturës ”Hëna e përgjakur” , sipas astronomëve, shkaktohet nga përthyerja e rrezeve të diellit përmes atmosferës së Tokës.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Univers enigma - Faqe 2 Empty Re: Univers enigma

Mesazh nga Rifat Tue Apr 29, 2014 11:53 am

Dielli sot do të marrë pamjen e një unaze të zjarrtë


Univers enigma - Faqe 2 Ddddd


Dielli do të marr pamjen e një unaze të zjarrtë në disa pjesë të botës, gjatë një eklipsi diellor, por shumë njerëz nuk do ta kenë mundësinë për ta parë.

Përderisa eklipset e hënës ndodhin atëherë kur hëna është e plotë, eklipsi diellor ndodh gjatë hënës së re.
Kur ndodh eklipsi i hënës do të thotë që ka edhe një eklips diellor që i paraprinë ose vijues i hënës së re.

Eklipsi diellor i dites se sotme  është i njohur si një “unazë” dhe jo “total” – eklips hënor. Kjo për shkak se eklipsi i së martës do të ndodhë kur hëna është e afërt me distancën e saj më të largët nga Toka, duke e bërë atë shumë të vogël për të mbuluar diellin plotësisht. Efekti rezulton të duket si një unazë zjarri.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Univers enigma - Faqe 2 Empty Si do të zbresë njeriu në Mars?

Mesazh nga Rifat Thu May 01, 2014 5:25 pm

Si do të zbresë njeriu në Mars? 



Univers enigma - Faqe 2 Article-0-1D78059900000578-150_634x345
NASA zbulon hapat e nevojshme për të transportuar njerëzit në planetin e kuq, brenda vitit 2030

Javën e shkuar, NASA ka bërë publike hapat e nevojshme për t’i dërguar njerëzit në planetin e kuq. Me anë të një videoje, organizata ka treguar misionet, teknologjitë dhe zhvillimet që do ta bëjnë të mundur misionin për në Mars.

Videoja tregon sesi teknologjia aktuale, siç është “Stacioni Hapësinore Ndërkombëtar”, do t’i çojë njerëzit në planetin e katërt nga Dielli.

Po ashtu, NASA thekson zhvillimin e raketave të peshave të rënda, të njohura si “Sistemi i Lançimit në Hapësirë”, si pjesë integrale e misionit në Mars.

Ato do të shoqërohen nga pajisje të tjera, që do të mbajnë ngarkesën e anijes hapësinore.
Disa prej tyre janë mënyra inovative si “Forca shtytëse elektrike diellore”, një teknologji në zhvillim, që është pjesë e fuqisë jonike.

Ndërkohë, pajisje të tjera siç është anija hapësinore “Orion” do të merren me aspektin njerëzor të misionit. Në datën 4 dhjetor të këtij viti, “Orion” do të lançojë misionin e parë, duke mbuluar dy orbita të Tokës, pa qenë nevoja e një ekuipazhi.

Kapsula do të ngrihet në një lartësi prej 20 mijë miljesh në orë – shpejtësia më e madhe që prej ditëve të misionit ‘Apollo”.





http://www.dailymail.co.uk/video/sciencetech/video-1092915/NASA-unveils-plans-head-Mars.html


Univers enigma - Faqe 2 ?t=s&n=430&v=8&fleur_de_sel=8397681138137248


Univers enigma - Faqe 2 ?t=s&n=430&v=8&fleur_de_sel=8397681138137248
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Univers enigma - Faqe 2 Empty Re: Univers enigma

Mesazh nga Rifat Fri May 02, 2014 10:53 am

Kanoni i Madh dhe njerzimi

Univers enigma - Faqe 2 Article-2617559-1D7AFA1900000578-509_964x541

Nëse do të merrnim gjithë popullsinë e botës dhe do ta “hidhnim” në Kanionin e Madh që ndodhet në Arizona të ShBA-ve, ajo nuk do të zinte as një pjesë të vogël të tij.

Në fakt, shifra prej 7.2 miliardë njerëzish do të formonte një kon të vogël, siç tregohet në imazhet fantastike të krijuara nga prezantuesi Michael Stevens, të cilat janë publikuar në kanalin e tij “Vsauce” në YouTube.

Gjithë njerëzimi përgjatë historisë, i cili përllogaritet të jetë 106 miliardë, do të mjaftonte për të bërë vetëm 15 kone përgjatë Kanionit të Madh, pra, ai nuk do të mjaftonte për ta mbuluar atë krejtësisht. Perimetri i Kanionit është 277 milje dhe thellësia e tij arrin në 1.6 milje.

Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Univers enigma - Faqe 2 Empty Re: Univers enigma

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi