Politika kombetare ne kendveshtrimin qytetarë
3 posters
Faqja 2 e 2
Faqja 2 e 2 • 1, 2
Politika kombetare ne kendveshtrimin qytetarë
First topic message reminder :
Dikush nuk ka dëshirë që Shqipëria t’i bashkohet Europës
Duhej që Parlamenti Gjerman të merrte në shqyrtim problemin “Shqipëri” dhe ai kishte bërë vetëm një seancë, sepse tashmë dihet se sapo kanë mbaruar zgjedhjet. Reagimi në botën e qytetëruar ka qenë jo politik dhe kjo ka qenë edhe kryesorja...pavarësisht se në Shqipëri i mëshojnë shumë problemit politik. Në Shqipëri duan...janë disa...që BE-ja dhe KE-ja.
Shqipërinë ta vonojnë, dhe për më tepër, ta ndërpresin punën sepse në pushtet është Berisha. Franco Frattini dhe Bild që në një farë mënyre janë sponsor, por edhe disa ministra të tjerë europianë...kanë kaluar gjithçka me çështjen teknike dhe jo me “politikën e ditës” në Shqipëri.
Jo si në një emision televiziv...ku zonja gazetare, gati sa nuk u përlot me dy të huaj maqedonas të “cilët merreshin vesh” kurse “ne jo” sipas saj, dhe sipas logjikës që respekton jashtë dhe mjaullit për brenda. Të një respekti mbi akselerimin e të keqes brenda. Me qindra shtysa nga brenda që problemi i “pranimit dhe shqyrtimit të kërkesës” të bëhej proces politik i Ministrave Europiane dhe mundësisht ti “viheshin kushte” Berishës dhe Metës, që politikisht të pranonin idenë e “zgjedhjeve të reneguara”...po të dala si pasojë e një veprimi renegat dhe ulëritës, për të ndyrë gjithçka.
Nuk është hera e parë...sepse edhe PD, si edhe PS, kanë vepruar dikur ashtu...në momente më të qarta e krize, vërtetë të thelluar. Nga disa testata të shtypit të përditshëm megjithëse kishte shumë pak vend që Ministrat të kishin thënë..vonesa është anë politike...janë përdredhur në virtualitetin e shprehjes....por pa pasur asnjë deklaratë të fortë pro “çështjes politike që pengon shqyrtimin e kërkesës së Shqipërisë”. Diku ka dalë edhe trajtimi i Hollandës...por ama as aty nuk del çështje drejtpërdrejtë, përveç faktit se presupozohet dhe thuhet qartë se në zgjedhje u plotësuan shumica e standardeve të kërkuara.
Më e bukura është se përveç Italisë është edhe Franca me anën e Kushnerit i cili i thotë homologut të tij gjerman Frank Ëalter Steinmeier se “nuk ishte e nevojshme të gjykohej politikisht një vend kur kalimi i dosjes në komision është gjest normal e teknik”. Kur edhe në Europë duhet të kenë një zë, atëherë edhe pengesat teknike, përbëjnë një “politikë” për ato pjesë të politikës shqiptare që “për inat të vjehrrës shkojnë të flenë më mullixhiun”.
Nuk ka unitet në Europë për Shqipërinë...kurse Frattini në të vërtetë “kërkon cdo gjë teknikisht” si për Maqedoninë jashtë dëshirave në politikën shqiptare që e kërkojnë Europën jo më Shqipërinë, por me njërën parti e cila mendon se “është mbi vendin e saj”. Por nuk është në fakt edhe “partia” që mendon kështu....!Më tepër është një pjesë e lidershipit që e do BE-në sipas medaljes së tyre të varur në qafën e dikujt që me shumë zor e prek pushtetin dhe mendon se në fakt e ka merituar atë.
“Nuk kanë unitet në Europë” për Shqipërinë...! Gati ky ishte lajmi i madh, që vërtetë nuk ishte aspak i vërtetë. Askush në Europë nuk u fokusua në “krimin elektoral” nuk u fokusua në “ndalimin e shqyrtimit të kërkesës”së PS-ja nuk është në parlament. Askush nuk ka vënë kusht deri tani...që Shqipëria do të penalizohet në integrimin Europian se PS-ja nuk është në Parlament. Askush në Europë nuk ka dërguar emisarë të fokusuar në “krimin elektoral”. Askush nga Europa nuk është çuar si në Parlamentin Europian dhe në Këshillin e Ministrave që ti vërë kushte Shqipërisë...se po nuk zgjidhi problemin e “kutive” nuk ka për të bërë një hap përpara në integrim dhe caqet e pranimit apo edhe vizave.
Askush nuk ka vënë qoftë edhe një kusht se ...do të pezullohen veprimet e tilla se...PS-ja dhe vendimet e saj...duhen të sheshohen.
Askush deri më tani në EU dhe US nuk ka dërguar qoftë edhe një mesazh të vetëm...se me zgjedhjet u prishën standardet ose u devijua vota saqë pastaj të veprohet me sanksione. Askush. Përkundrazi janë të mërzitur me marritë dhe gënjeshtrat tona. Të mërzitur me akuzat dypalëshe me vjedhje votash...ju ka humbur durimi dhe janë me gjykim të “shkurtër” për zgjedhjet sa që me gjithë mend, po të ndodhë që të vjedhim...të thonë “ishin të mira” vetëm e vetëm, të mos dëgjojnë shqiptarët, që akuzojnë e akuzojnë njëri tjetrin, në çdo gjë. Dikush nuk ka dëshirë që në Europë të kenë unitet, por kjo mbetet vetëm dëshirë. Nuk ka dëshirë se nuk është në pushtetin qendror...ndoshta!
Nuk ka dëshirë se i largohen privilegjet që sëpaku ajo pjesë e politikës i ka kurse populli...jo. Ndoshta nuk ka dëshirë se me “Europën thellësisht brenda” shumë tendera apo edhe iniciativë infrastrukturore...nuk do të jenë në duart e tyre. Ndoshta nuk duan se njerëzit do të bëhen akoma me menefregistë për tipat “autoritarë dhe sundues” duke mos i parë si deri me tani, si “gjysmë perëndi”. Por ndoshta edhe pse janë gjithmonë të mësuar jo vetëm me privilegjet..si dikur...por edhe me inatin që... si ka mundësi që nuk ishin ata që të deklaronin: Jam unë dhe ...partia ime...që ju bëri njerëz...more....! Unë dhe jo ai...nga veriu, sëbashku me atë nga jugu...por unë. E kjo do të ishte më e vogla. Më e falshmja...në përballje me dëshirën që shqiptarët nuk i do asnjëherë në Europë.
Dikush nuk ka dëshirë që Shqipëria t’i bashkohet Europës
Duhej që Parlamenti Gjerman të merrte në shqyrtim problemin “Shqipëri” dhe ai kishte bërë vetëm një seancë, sepse tashmë dihet se sapo kanë mbaruar zgjedhjet. Reagimi në botën e qytetëruar ka qenë jo politik dhe kjo ka qenë edhe kryesorja...pavarësisht se në Shqipëri i mëshojnë shumë problemit politik. Në Shqipëri duan...janë disa...që BE-ja dhe KE-ja.
Shqipërinë ta vonojnë, dhe për më tepër, ta ndërpresin punën sepse në pushtet është Berisha. Franco Frattini dhe Bild që në një farë mënyre janë sponsor, por edhe disa ministra të tjerë europianë...kanë kaluar gjithçka me çështjen teknike dhe jo me “politikën e ditës” në Shqipëri.
Jo si në një emision televiziv...ku zonja gazetare, gati sa nuk u përlot me dy të huaj maqedonas të “cilët merreshin vesh” kurse “ne jo” sipas saj, dhe sipas logjikës që respekton jashtë dhe mjaullit për brenda. Të një respekti mbi akselerimin e të keqes brenda. Me qindra shtysa nga brenda që problemi i “pranimit dhe shqyrtimit të kërkesës” të bëhej proces politik i Ministrave Europiane dhe mundësisht ti “viheshin kushte” Berishës dhe Metës, që politikisht të pranonin idenë e “zgjedhjeve të reneguara”...po të dala si pasojë e një veprimi renegat dhe ulëritës, për të ndyrë gjithçka.
Nuk është hera e parë...sepse edhe PD, si edhe PS, kanë vepruar dikur ashtu...në momente më të qarta e krize, vërtetë të thelluar. Nga disa testata të shtypit të përditshëm megjithëse kishte shumë pak vend që Ministrat të kishin thënë..vonesa është anë politike...janë përdredhur në virtualitetin e shprehjes....por pa pasur asnjë deklaratë të fortë pro “çështjes politike që pengon shqyrtimin e kërkesës së Shqipërisë”. Diku ka dalë edhe trajtimi i Hollandës...por ama as aty nuk del çështje drejtpërdrejtë, përveç faktit se presupozohet dhe thuhet qartë se në zgjedhje u plotësuan shumica e standardeve të kërkuara.
Më e bukura është se përveç Italisë është edhe Franca me anën e Kushnerit i cili i thotë homologut të tij gjerman Frank Ëalter Steinmeier se “nuk ishte e nevojshme të gjykohej politikisht një vend kur kalimi i dosjes në komision është gjest normal e teknik”. Kur edhe në Europë duhet të kenë një zë, atëherë edhe pengesat teknike, përbëjnë një “politikë” për ato pjesë të politikës shqiptare që “për inat të vjehrrës shkojnë të flenë më mullixhiun”.
Nuk ka unitet në Europë për Shqipërinë...kurse Frattini në të vërtetë “kërkon cdo gjë teknikisht” si për Maqedoninë jashtë dëshirave në politikën shqiptare që e kërkojnë Europën jo më Shqipërinë, por me njërën parti e cila mendon se “është mbi vendin e saj”. Por nuk është në fakt edhe “partia” që mendon kështu....!Më tepër është një pjesë e lidershipit që e do BE-në sipas medaljes së tyre të varur në qafën e dikujt që me shumë zor e prek pushtetin dhe mendon se në fakt e ka merituar atë.
“Nuk kanë unitet në Europë” për Shqipërinë...! Gati ky ishte lajmi i madh, që vërtetë nuk ishte aspak i vërtetë. Askush në Europë nuk u fokusua në “krimin elektoral” nuk u fokusua në “ndalimin e shqyrtimit të kërkesës”së PS-ja nuk është në parlament. Askush nuk ka vënë kusht deri tani...që Shqipëria do të penalizohet në integrimin Europian se PS-ja nuk është në Parlament. Askush në Europë nuk ka dërguar emisarë të fokusuar në “krimin elektoral”. Askush nga Europa nuk është çuar si në Parlamentin Europian dhe në Këshillin e Ministrave që ti vërë kushte Shqipërisë...se po nuk zgjidhi problemin e “kutive” nuk ka për të bërë një hap përpara në integrim dhe caqet e pranimit apo edhe vizave.
Askush nuk ka vënë qoftë edhe një kusht se ...do të pezullohen veprimet e tilla se...PS-ja dhe vendimet e saj...duhen të sheshohen.
Askush deri më tani në EU dhe US nuk ka dërguar qoftë edhe një mesazh të vetëm...se me zgjedhjet u prishën standardet ose u devijua vota saqë pastaj të veprohet me sanksione. Askush. Përkundrazi janë të mërzitur me marritë dhe gënjeshtrat tona. Të mërzitur me akuzat dypalëshe me vjedhje votash...ju ka humbur durimi dhe janë me gjykim të “shkurtër” për zgjedhjet sa që me gjithë mend, po të ndodhë që të vjedhim...të thonë “ishin të mira” vetëm e vetëm, të mos dëgjojnë shqiptarët, që akuzojnë e akuzojnë njëri tjetrin, në çdo gjë. Dikush nuk ka dëshirë që në Europë të kenë unitet, por kjo mbetet vetëm dëshirë. Nuk ka dëshirë se nuk është në pushtetin qendror...ndoshta!
Nuk ka dëshirë se i largohen privilegjet që sëpaku ajo pjesë e politikës i ka kurse populli...jo. Ndoshta nuk ka dëshirë se me “Europën thellësisht brenda” shumë tendera apo edhe iniciativë infrastrukturore...nuk do të jenë në duart e tyre. Ndoshta nuk duan se njerëzit do të bëhen akoma me menefregistë për tipat “autoritarë dhe sundues” duke mos i parë si deri me tani, si “gjysmë perëndi”. Por ndoshta edhe pse janë gjithmonë të mësuar jo vetëm me privilegjet..si dikur...por edhe me inatin që... si ka mundësi që nuk ishin ata që të deklaronin: Jam unë dhe ...partia ime...që ju bëri njerëz...more....! Unë dhe jo ai...nga veriu, sëbashku me atë nga jugu...por unë. E kjo do të ishte më e vogla. Më e falshmja...në përballje me dëshirën që shqiptarët nuk i do asnjëherë në Europë.
Edituar për herë të fundit nga Estilen në Tue Jul 10, 2012 3:31 pm, edituar 2 herë gjithsej
Re: Politika kombetare ne kendveshtrimin qytetarë
Hajduti Ilir denoncoi i pari tradhetarin Sali per shitje territoresh
Nuk ka shumë rëndësi për të rrëfyer në këtë shkrim se kush ngadhnjeu dhe kush humbi lidhur me paktin detar Shqipëri-Greqi, në një betejë e cila mund të mos kish ndodhur fare, nëse ajo do të fshihej ndër arkiva, firma, protokollarë dhe miqësi vendesh në një gjeopolitikë aq shumë të debatuar. Nuk dihej se si mund të binte rasti për të bërë zbulimin se ç’kishte ndodhur në fundpranverën e vitit 2009. Një pakt detar që ishte përcjellë me xixëllonja miqësie dhe doli me metastaza drithëruese.
Ky pakt na solli një dështim të plotë të funksioneve të shtetit në të gjithë hierarkinë e tij. Shteti u gjet indiferent ndaj një procesi diplomatik ndërkombëtar për ndarjen e gjeo-hapësirave detare: një diplomaci në kokëulje dhe zvarritje, ndjellje në tavolina të dështuara ndaj mbrojtjes së interesave kombëtare, institucione të studimit gjeo-hapësinor detar symbyllura dhe gojëkyçura, heshtje e turpshme ndaj historisë dhe trashëgimisë, e një hartografie të zhgarravitur dhe gjeo-shkencash të ngrira, e të vetë Akademisë së Shkencave, të cilat rrinin strukur në skutat e tyre të kapura nga diktati i qeverisë dhe kryeministrit.
Kish ndodhur një ndër paktet më tradhtarë dhe më antikombëtarë qysh prej shekujsh që gjallon ky komb.
Mirëpo iliro-shqiptarët në shekuj “e kishin hedhur të mirën në det” dhe siç thuhet ndër rrëfenja të urtisë shqiptare “e mira do të dilte në breg”.
Dhe me të vërtetë ajo doli në breg shumë papritmas dhe kaq nxitimthi si askund tjetër.
Po çfarë kish ndodhur?....Ishte vallë ajo një pazar midis qeverisë së Republikës së shitur dhe qeverisë së Athinës që e kërkonte në treg Jonin e historisë dhe të pasurisë së pamasë?
Apo ishte thjesht një interpretim spontan i negociatorëve, që të ndodhur në tavolina bisedimesh humbën betejën, dhe që s’dinin se ç’kishin bërë e seç kishin humbur?
Ndër të dyja këto pyetje deri sot lundrohet kuturu, më shumë për zhurmë dhe manipulim, po nuk dihet ende se në ç’skuta mund të ketë ndodhur pazari.
“A ishte shitur seti?”
Mediumet shqip, në hapësirën e opinionit, kishin hedhur dyshimet, por asnjë herë s’kishin thënë se “detin e kish shitur ai apo ky”.
Po kësilloj kish ndodhur dhe me oponencën e pavarur (se kështu u quajt nga qarqet mediatike shqiptare) që ndofta ishte ndër më të qetat, më të kursyerat ndër fjalë dhe deklarata, duke duruar dhe hakërrimat e pushtetit dhe sejmenëve të tij, por që ishte shumë e rreptë me dokumentet e shqyrtuar në gjeometrinë dhe gjeografinë, si dhe me argumenteve ligjorë për hapësirën që ish ndarë. Oponenca kish vetëm një thirrje: “Lutemi Kryeministrit… Kyeparlamentares, Komisionit të Sigurisë…”, “se është bërë një vepër antikombëtare… prandaj mos e kaloni në Parlament!”
Vetëm një person e mori këtë dëshmi ende të paeksploruar aq sa duhej, ta përdorte për çjerrjëmaske dhe deskreditim të Sali Berishës në atë farë feje, çka u bë shumë përfitues për të.
Ky ishte politikani Ilir Meta. Ishte kohë e fushatës elektorale dhe ai ishte ndarë me Edi Ramën duke përfaqësuar atëbotë një Lëvizje Socialiste për Integrim. Ai ishte i pari që më zë të çjerrë deklaronte në tinguj të epërm “Sali Berisha e shiti detin e Shqipërisë”.
Ata që luftonin në frontin e hapur të mbrojtjes së mëvetësisë së dheut amtar, vijonin prapë të ishin të kujdesshëm në njoftim me opinionin shqiptar, duke sjellë argumente shkencorë dhe ligjorë. As pjesa e opozitës që përfaqësohej nga PS, për arsye që kanë ngelur ende të pagjurmuara, nuk e përdori me forcë këtë argument, ndonëse ajo e çoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese dhe e mbrojti.
Kështu, ky Meta, ky socialist i integrimit, në banderolën e tij e përdori, përfitoi e mblodhi shumë votues të së majtës në ato zgjedhje derisa ashtu i shkëputur, zuri një kodrinë të tretë, duke u shndërruar në “pol të së keqes” së madhe. Votuesit e së djathtës, ose populli i së djathtës, mbajti një qëndrim mospajtues, përçmues dhe sharës “ndaj atyre që shpifnin etj”, ashtu sikundër edhe qeveria e që mbronte paktin e fitores së saj!!
Dihet se ndërsa vijonte gjurmimi i historisë së tradhtisë ndodhi edhe ndryshimi befasues, kur e majta shqiptare u shqit, u ça dhe hapërda, ashtu siç vijon deri sot, dhe Ilir Meta nga kodrina e “polit të së keqes” u bë “poli i shpëtimit i Arkës së Noes” dhe u krijua qeveria e sotme e Republikës së Shitur, term që u përdor dhe përkoi aq bindshëm mbas përdorimit që Meta e paratha “deti i shitur nga Sali Berisha”
Ky det aq i përfolur, ky det aq shumë i interpretuar aq sa nuk ish interpretuar në gjithë historinë e krijimit të tij, nxori dhe argumente aq të parrëzueshëm se ç’fytyrë kanë në Shqipërinë e sotme politikanë si Ilir Meta.
Po ç’ndodhi në vijim do të thoni ju?
Ai u ysht në darkë dhe u ngrit në mëngjesin e Berishës. Ishte dhe mëngjesi i tij i tradhtisë së dyfishtë, ndaj bashkësisë së majtë e ndaj interesit kombëtar. Politikani u shndërrua në pazarxhi, humbi bindjen dhe ndryshoi qëndrim tërësor orientues i veshur me pelerinën e zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm në Qeverinë e Shitur.
Atë e pyetën për paktin detar.
Ai buzëqeshi në cepin e buzës së djathtë, pastaj ngjau i mendueshëm, sepse iu duk vetja mentar i madh, lojtar, atlet peshash të rënda shqiptare, kur e harroi se ç’kish thënë dy muaj më parë.
Për të “pakti detar kish qenë i rregullt, se qeveria ku ai kish hyrë, nuk kish bërë asnjë mëkat dhe asnjë shitje deti”. Pastaj qeshi në të majtën e buzës së tij të shpërfytyruar.
Për oponentët e pavarur dhe mediumet shqiptare ai tha se “ne besojmë njerëzit tanë, ata që i kemi në punë…” dhe “nuk besojmë ata që kanë dalë në pension dhe janë të lajthitur”. “Gjykata Kushtetuese ka mendimin e saj, por qeveria ka mendimin e saj…”, gjë të cilën asnjëherë nuk e tha as Sali Berisha, ky shitës i detit dhe Kryeministër i Republikës së Shitur.
Ky ishte akti i veçantë tragjikomik i Ilir Metës, që historia nuk do ta harrojë.
Nga Myslim Pasha
Re: Politika kombetare ne kendveshtrimin qytetarë
Estilen shkruajti:
Dikush nuk ka dëshirë që Shqipëria t’i bashkohet Europës
Duhej që Parlamenti Gjerman të merrte në shqyrtim problemin “Shqipëri” dhe ai kishte bërë vetëm një seancë, sepse tashmë dihet se sapo kanë mbaruar zgjedhjet. Reagimi në botën e qytetëruar ka qenë jo politik dhe kjo ka qenë edhe kryesorja...pavarësisht se në Shqipëri i mëshojnë shumë problemit politik. Në Shqipëri duan...janë disa...që BE-ja dhe KE-ja.
Shqipërinë ta vonojnë, dhe për më tepër, ta ndërpresin punën sepse në pushtet është Berisha. Franco Frattini dhe Bild që në një farë mënyre janë sponsor, por edhe disa ministra të tjerë europianë...kanë kaluar gjithçka me çështjen teknike dhe jo me “politikën e ditës” në Shqipëri.
Jo si në një emision televiziv...ku zonja gazetare, gati sa nuk u përlot me dy të huaj maqedonas të “cilët merreshin vesh” kurse “ne jo” sipas saj, dhe sipas logjikës që respekton jashtë dhe mjaullit për brenda. Të një respekti mbi akselerimin e të keqes brenda. Me qindra shtysa nga brenda që problemi i “pranimit dhe shqyrtimit të kërkesës” të bëhej proces politik i Ministrave Europiane dhe mundësisht ti “viheshin kushte” Berishës dhe Metës, që politikisht të pranonin idenë e “zgjedhjeve të reneguara”...po të dala si pasojë e një veprimi renegat dhe ulëritës, për të ndyrë gjithçka.
Nuk është hera e parë...sepse edhe PD, si edhe PS, kanë vepruar dikur ashtu...në momente më të qarta e krize, vërtetë të thelluar. Nga disa testata të shtypit të përditshëm megjithëse kishte shumë pak vend që Ministrat të kishin thënë..vonesa është anë politike...janë përdredhur në virtualitetin e shprehjes....por pa pasur asnjë deklaratë të fortë pro “çështjes politike që pengon shqyrtimin e kërkesës së Shqipërisë”. Diku ka dalë edhe trajtimi i Hollandës...por ama as aty nuk del çështje drejtpërdrejtë, përveç faktit se presupozohet dhe thuhet qartë se në zgjedhje u plotësuan shumica e standardeve të kërkuara.
Më e bukura është se përveç Italisë është edhe Franca me anën e Kushnerit i cili i thotë homologut të tij gjerman Frank Ëalter Steinmeier se “nuk ishte e nevojshme të gjykohej politikisht një vend kur kalimi i dosjes në komision është gjest normal e teknik”. Kur edhe në Europë duhet të kenë një zë, atëherë edhe pengesat teknike, përbëjnë një “politikë” për ato pjesë të politikës shqiptare që “për inat të vjehrrës shkojnë të flenë më mullixhiun”.
Nuk ka unitet në Europë për Shqipërinë...kurse Frattini në të vërtetë “kërkon cdo gjë teknikisht” si për Maqedoninë jashtë dëshirave në politikën shqiptare që e kërkojnë Europën jo më Shqipërinë, por me njërën parti e cila mendon se “është mbi vendin e saj”. Por nuk është në fakt edhe “partia” që mendon kështu....!Më tepër është një pjesë e lidershipit që e do BE-në sipas medaljes së tyre të varur në qafën e dikujt që me shumë zor e prek pushtetin dhe mendon se në fakt e ka merituar atë.
“Nuk kanë unitet në Europë” për Shqipërinë...! Gati ky ishte lajmi i madh, që vërtetë nuk ishte aspak i vërtetë. Askush në Europë nuk u fokusua në “krimin elektoral” nuk u fokusua në “ndalimin e shqyrtimit të kërkesës”së PS-ja nuk është në parlament. Askush nuk ka vënë kusht deri tani...që Shqipëria do të penalizohet në integrimin Europian se PS-ja nuk është në Parlament. Askush në Europë nuk ka dërguar emisarë të fokusuar në “krimin elektoral”. Askush nga Europa nuk është çuar si në Parlamentin Europian dhe në Këshillin e Ministrave që ti vërë kushte Shqipërisë...se po nuk zgjidhi problemin e “kutive” nuk ka për të bërë një hap përpara në integrim dhe caqet e pranimit apo edhe vizave.
Askush nuk ka vënë qoftë edhe një kusht se ...do të pezullohen veprimet e tilla se...PS-ja dhe vendimet e saj...duhen të sheshohen.
Askush deri më tani në EU dhe US nuk ka dërguar qoftë edhe një mesazh të vetëm...se me zgjedhjet u prishën standardet ose u devijua vota saqë pastaj të veprohet me sanksione. Askush. Përkundrazi janë të mërzitur me marritë dhe gënjeshtrat tona. Të mërzitur me akuzat dypalëshe me vjedhje votash...ju ka humbur durimi dhe janë me gjykim të “shkurtër” për zgjedhjet sa që me gjithë mend, po të ndodhë që të vjedhim...të thonë “ishin të mira” vetëm e vetëm, të mos dëgjojnë shqiptarët, që akuzojnë e akuzojnë njëri tjetrin, në çdo gjë. Dikush nuk ka dëshirë që në Europë të kenë unitet, por kjo mbetet vetëm dëshirë. Nuk ka dëshirë se nuk është në pushtetin qendror...ndoshta!
Nuk ka dëshirë se i largohen privilegjet që sëpaku ajo pjesë e politikës i ka kurse populli...jo. Ndoshta nuk ka dëshirë se me “Europën thellësisht brenda” shumë tendera apo edhe iniciativë infrastrukturore...nuk do të jenë në duart e tyre. Ndoshta nuk duan se njerëzit do të bëhen akoma me menefregistë për tipat “autoritarë dhe sundues” duke mos i parë si deri me tani, si “gjysmë perëndi”. Por ndoshta edhe pse janë gjithmonë të mësuar jo vetëm me privilegjet..si dikur...por edhe me inatin që... si ka mundësi që nuk ishin ata që të deklaronin: Jam unë dhe ...partia ime...që ju bëri njerëz...more....! Unë dhe jo ai...nga veriu, sëbashku me atë nga jugu...por unë. E kjo do të ishte më e vogla. Më e falshmja...në përballje me dëshirën që shqiptarët nuk i do asnjëherë në Europë.
Nuk e marr vesh maninë e politikanëve dhe partive tona për çështjen e BE, unë jam i mendimit se nëse Europa nuk na do atëherë s'kemi se pse të hyjmë de jure në të kjo pasi de facto ne jemi dhe s'na e ndalon këtë njeri. Problemin unë e shoh ndryshe, shqiptarët fundja s'kanë edhe ndonjë interes të madh, atë kryesorin u zgjidh dmth liberalizimi i vizave dhe lëvizja e lirë, unë gjithashtu mendoj duke i mëshuar debatit se ne s'kemi pse paguajmë për mashtrimet e mëdha greke, falimentin spanjol të bankave dhe borgjin italian, na mjafton ky yni. kam përshtypjen se referendumi që do mbahet kur t'i vijë koha do fitojë me shumicë të vogël, ne Europës kurvë ja kemi parë sherrin me kohë dhe vazhdojmë t'ja shohim..
Re: Politika kombetare ne kendveshtrimin qytetarë
Estilen shkruajti:
''Shpëtimi Show'' dhe cështja Çame ne bulevardet dhe rrugët e Shqipërisë
Veprimtaritë mediatike e partisë së Shpëtim Idrizit, që ka në qeveri zëvendësministra, ndër të cilët të kulturës, i cili njëkohësisht drejton ankandin e shitjes së pikturave në një televizion, janë bërë me shpenzime jo të pakta, për pllakatet e video-koncertet folklorike në Bulevardin qendror të Tiranës, me tubime e intervista çfarë të kujton më shumë se gjithçka një show mediatik. Pse e themi këtë? Sepse nuk e kuptojmë ku është qëllimi i këtij manifestimi, çfarë do të realizohet me të, në sytë e kujt do të bjerë e kush do të reflektojë.
Sikur kjo të ishte bërë në Bruksel apo në New York para organizatës së Kombeve të Bashkuara, apo para pallatit të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, vërtet do të kishte një kuptim dhe me siguri edhe efekte pozitive. Nuk besojmë se opinioni botëror e ka vëmendjen në Tiranë në këtë verë të nxehtë, kur pasioni i të gjithëve ishte mbërthyer në fushat e blerta të kampionatit europian të futbollit.
Nga ana tjetër nuk paraqet ndonjë risi as në Tiranë përveç se si një javë kulturore e zakonshme, sepse nuk ka shqiptar të mos dijë se çfarë është Çamëria, cila ka qënë masakra ndaj popullsisë shqiptare, si u vra, u dogj e u përzu një popull, i cili sot e kësaj dite e vuan atë genocid që u krye nga shteti grek ndaj tij. Çfarë do të mësojmë më tepër? Çfarë do të arrijmë me këtë koncert video-folklorik me zë buçitës në qendër të Tiranës dhe a ka ndonjë rrugë e mënyrë tjetër më efektive për të realizuar programin. Por më kryesorja a ka program dhe sa koherent jemi me realizimin e tij?
Shumë më mirë do t’i shërbente çështjes çame që ajo shumë parash të përdorej në ngritjen e çështjes çame në instancat ndërkombëtare duke mos lënë portë pa trokitur apo mundësi pa shfrytëzuar. Aq më tepër se problemi nuk ka ngecur në Tiranë, por në Athinë dhe Athina duhet të përballet me instancat e drejtësisë e humanizmit dhe në gjykatat ndërkombëtare. Asnjë influencë nuk kanë fjalimet e zhurmshme nëpër rrugë e sheshe apo dhe këngët folklorike në mes të zhegut të Tiranës.
Duhet të jemi më racionalë, të dimë çfarë të kërkojmë e të kemi një strategji të qartë. Çfarë mund të realizojmë me këto video-koncerte e banderola “I Love Çamëria!”. Ne mund të dalim e të themi sa të duam edhe “I Love Italia!”, “I Love Amerika!” sepse askush nuk na pengon në këtë dashuri. Kjo shprehje është ndjesi e jo program. Më së shumti shkruhen nëpër mure apo bluza të rinjsh e kaq.
Natyrisht edhe ajo ka vlerën e vet, por ama nuk ka të bëjë me një program strategjik të menduar mirë e për të cilin nuk ka pse të mos marrim edhe këshilltarë e juristë me emër në arenën ndërkombëtare. Sepse nuk mund ta mposhtim të keqen me berihaj, dhe me të keqe kam parasysh politikën mediokre greke që ndalon ish -shtetasit e vet, të përzënë këta në mënyrë të dhunshme nga trojet e veta etnike, pra i ndalon të kthehen sërish pranë tokës e shtëpive të tyre.
Në Greqi janë kthyer të gjithë komunistët e EAM-it të përfshirë në luftën civile e të ikur në Shqipëri, Poloni e Rusi. Nga këta të ikur ne kemi si kujtim të hidhur djegien e Bezistenit mesjetar të Shkodrës). Vetëm popullsia çame ka mbetur ende e dënuar të jetojë larg trojeve të veta. Rast unik në Europë e për faj të Europës që nuk e ndaloi dot genocidin grek ndaj popullsisë shqiptare.
Por kjo nuk mund të vazhdojë përgjithmonë. Në kushtet kur u shemb muri i Berlinit, si është e mundur të ekzistojë ende një mur që e ndalon popullsinë e vrarë, e dhunuar, të përzënë, të kthehet në trojet e shtëpitë e veta pikërisht në kushtet kur Greqia është anëtare e Bashkimit Europian ku inspirojmë të hyjmë edhe ne si shtet shqiptar. Kjo është një mynxyrë e një kohe tjetër mbetur peng në kohën tonë. Si mund ta lejojë Europa që pasojat e gjenocidit të vazhdojnë.
Mendoj se kështu do të mund të ngulmohet nëpërmjet asistencës së personaliteteve me influencë në fushën e drejtësisë e legjislacioneve ndërkombëtare për ta paraqitur çështjen çame në forumet dhe instancat euro-amerikane. Dhe aty duhen shpenzuar energji, madje edhe para sepse nuk janë pa rëndësi këto ndërmarrje.
Mirëpo sa kohë që Shpëtim Idrizi dhe partia e tij dalin në tubime të skenës politike shqiptare duke garuar në zgjedhje për në parlamentin shqiptar, duke bërë aleanca partiake për pushtet e duke vënë në ministri ithtarët e partisë, nuk besoj se kanë gjë në vijë, sepse kurrgjë nuk është në dorën e shtetit shqiptar dhe as të qeverisë shqiptare.
Nëse kërkesat e partisë së Shpëtim Idrizit janë thjesht kthim i çamëve në trojet e veta në Çamëri e jo bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë nuk mund të inkludohen në luftë për poste qeveritare në Shqipëri, sepse kjo e konfondon krejt çështjen çame, dhe në sy të opinionit publik apo qendrave të vendosjes konsiderohet një çështje e mbyllur, sepse çamët janë inkluduar kështu tërësisht në sistemin politik e në jetën shoqërore shqiptare.
Përmbajtja konseguente në programin e kthimit të çamëve në Greqi, kërkon që ai dhe jo vetëm ai, por mbarë opinioni shqiptar të ngulmojë e të luftojë në atë qëllim në arenën ndërkombëtare. Ndërsa brenda në Shqipëri të bëjë organizimin e çamëve madje duke guxuar të krijojë zgjedhje në ekzil për deputet në Parlamentin e Greqisë, të bëjë grup parlamentar, e të flasë si deputet në emër të popullit të zbuar në një parlament të munguar.
Të gjithë e dinë historinë e fillimit të lëvizjes palestineze me krijimin e një fronti në ekzil, çfarë pati efektin e vet në arenën ndërkombëtare dhe e çoi çështjen drejt zgjidhjes, ani pse ende nuk është përfunduar plotësisht. Vetëm kështu do ta dëgjonin ndërkombëtarët, sepse askush në instanca ndërkombëtare nuk pranon të të dëgjojë si përfaqësues i popullsisë së dëbuar çame nëse paraqitesh si një deputet i parlamentit të Shqipërisë që e ka juridiksionin vetëm brenda territorit të shtetit shqiptar.
Flet si qytetar i këtij vendi, i përmbahesh ligjeve të këtij shteti dhe marrëveshjeve që ky shtet ka me fqinjët e jugut, ndërkohë që shteti grek e ka më të lehtë të mohojë e të lozë me fjalët ndërhyrje në punët e brendshme.
Manovrat që bën Athina duke e paraqitur të munguar edhe emrin Çamëri në shtetin grek, nuk bëhen pa qëllim por për ta bërë çështjen çame të paqenë, sikur në Greqi nuk ekziston një vend me emrin Çamëri. Po ne nuk ka pse të jemi aq të ngurtë, fundja le ti përgjigjemi me agresivitet mohimit për t’ua bërë më të padurueshme situatën. Le t’ia bashkëngjisim emrin Çamëri-Thesproti, sepse janë e njëjta gjë.
Aq më tepër që kur të huajt dëgjojnë për Çamërinë, nuk arrijnë ta identifikojnë as vendin ku ndodhet. Fundja le t’i ndihmojmë ata dhe t’i bëjmë grekëve me dije se nuk hiqemi nga udha e kthimit.
Sensibilizim i instancave ndërkombëtare në mënyrë të vazhdueshme e pa u lodhur kurrë, mendojmë se vetëm kështu mund të krijohen premisat e kthimit.
Përkundrazi kjo mundësi të duket iluzive në këtë mënyrë siç e konceptojnë strategjinë dhe taktikat në partinë e Shpëtim Idrizit me shokë, të cilët duan t’i flasin e t’i kërkojnë Greqisë nëpërmjet foltores së parlamentit shqiptar, gjë që nuk sjell asnjë efekt dhe krijon konflikte në mes të dy shteteve, çfarë as Europa dhe as Amerika nuk e mbështet. Të mos harrojmë fuqitë e mëdha nuk duan të hapen vatra të reja konfliktesh në Ballkan, aq më tepër kur gacat nën hi në mes të Ankarasë e Athinës rrinë ndezur e janë gati për t’u përflakur.
Për të mos mbetur çështja çame në udhëkryq, theksojmë ka dy rrugë të mundshme. Nëse i përmbahet vetëm programit të kthimit, të dalin si përfaqësues të një populli të zbuar e të zgjedhin deputetët e vet sa herë Greqia bën zgjedhje, duke u konsideruar në ekzil si pjesë e parlamentit grek e si të tillë të paraqiten në forumet ndërkombëtare.
Kjo do të ishte një sfidë e papërballueshme nga qarqet greke. Mund të paraqiteshin në emër të çamëve në të gjitha instancat ndërkombëtare madje do t’i dërgoheshin peticione edhe presidentit grek. Kjo do të bënte më shumë efekt se sa të dalësh si deputet i parlamentit shqiptar në një koalicion qeveritar qeverisës, ku do nuk do, je nën presion të dyfishtë si të brendshëm e të jashtëm dhe gjithnjë do të mbetesh me një program të cunguar e me një veprimtari të kushtëzuar nga politika qeveritare e cila nuk guxon t’i bjerë ndesh Europës.
Në të kundërt, nëse mundësitë e kthimit bëhen gjithnjë e më të pashpresa, nëse qendrat e vendosjes, ashtu dhe Greqia dhe Europa e bëjnë veshin shurdhër, vetvetiu si reaksion lindin format e forcat radikale, shpeshherë jashtë kontrollit, duke përdorur çdo mjet të mundshëm legal a jo, duke sensibilizuar opinionin e qarqet ndërkombëtare për bashkimin e Çamëri-Thesproti me Shqipërinë, në pamundësi për zgjidhje tjetër.
Greqia këtë territor Çamëri-Thesproti, ku historikisht me shekuj kanë jetuar shqiptarët, e ka marrë në një luftë agresive dhe me një marrëveshje e vendim të turpshëm të fuqive të mëdha në dëm të Shqipërisë, pasi kjo e kishte shpallur pavarësinë, çfarë i jep të drejtën e kërkesës së rishqyrtimit të konferencave e vendime që i copëtuan padrejtësisht trojet shqiptare.
Këto vendime arbitrare në Konferencën e Londrës krijuan kushtet për precedentin ku fqinjët e jugut të ndërmerrnin genocidin mbi popullsinë shqiptare në territoret e okupuara, se ne ashtu duhet t’i konsiderojmë, jo vetëm në rrugë akademike por edhe politike.
Por kauza çame nuk ka qenë e as është çështje këngësh e vallesh (siç e konceptonte sistemi diktatorial në Shqipëri për pesëdhjetëvjet), por e të drejtës ndërkombëtare dhe humane sepse siç e thamë, ndaj atij populli është bërë një krim me përmasa genocidi e gjithë kjo në mes të Europës, e cila heshti dhe ka për detyrim të reflektojë.
Çfarëdo që të bëjmë në bulevardin e Tiranës e në “Qafën e Botës”, prej kaq larg Bota nuk na dëgjon, e, për të shkuar në Greqi, çamët duan apo nuk duan do të kalojnë nëpërmjet Europës, prandaj duhet të trokasim në dyert e saj me durim e guxim, edhe sikur t’na vriten e copëtohen duart, e në është e nevojshme t’i shkallmojmë ato dyer që ne shqiptarëve edhe sot e kësaj dite na ngjallin imazhin e Murit të Berlinit.
Erdhi deputeti grek në Himarë, bëri propogandë të hapur antishqiptare dhe se ''ngacmoi'' njeri nga shteti ynë lavire, përkundrazi dje njerit prej gazetarëve të rëndësishëm të Top Medias z Marin Mema ju ndalua hyrja përjetsisht në shtetin grek. A nuk ka ardhur koha se mirësisë duhet përgjigjur me mirësi e ligësisë me ligësi, shteti ynë e ka bërë veshin e shurdhër, Ministria e Jashtme nuk denjoi as për notë proteste në kuadër të të drejtave për shtypin e lirë dhe lirisë së lëvizjes, shteti ynë vazhdon të vegjetojë për turpin e vet të madh, mëkate që një ditë do i paguajë shtrenjtë.
Re: Politika kombetare ne kendveshtrimin qytetarë
ufo shkruajti:Estilen shkruajti:
''Shpëtimi Show'' dhe cështja Çame ne bulevardet dhe rrugët e Shqipërisë
Erdhi deputeti grek në Himarë, bëri propogandë të hapur antishqiptare dhe se ''ngacmoi'' njeri nga shteti ynë lavire, përkundrazi dje njerit prej gazetarëve të rëndësishëm të Top Medias z Marin Mema ju ndalua hyrja përjetsisht në shtetin grek. A nuk ka ardhur koha se mirësisë duhet përgjigjur me mirësi e ligësisë me ligësi, shteti ynë e ka bërë veshin e shurdhër, Ministria e Jashtme nuk denjoi as për notë proteste në kuadër të të drejtave për shtypin e lirë dhe lirisë së lëvizjes, shteti ynë vazhdon të vegjetojë për turpin e vet të madh, mëkate që një ditë do i paguajë shtrenjtë.
C'thua miku im Ufo...Qeveria jone po lufton me te gjitha format ti fali teritore ujore shtetit grek dhe jo me te denoncoi nje deputet ''mik'' grek...?
Re: Politika kombetare ne kendveshtrimin qytetarë
Berisha ndihet i kërcënuar nga Lobet Greke, për territorin e ujrave
Një situatë jo e qetë po krijohet edhe më tej midis Shqipërisë dhe Greqisë përsa i përket çështjes së territorit të ujërave.Thuhet se një marrëveshje e re po përshpejton të nënshkruhet midis dy palëve për ndryshimin e territorit të ujrave ndërkohë asgjë zyrtare përsëri nuk është bërë e ditur.
Lidhur me këtë si dhe pas deklaratave të zyrtarëve më të lartë të shtetit shqiptar për të vijuar bisedimet me fqinjin tonë jugor për një marrëveshje të re, diplomati Dritan Hila denoncon procedurat që po ndiqen nga Ministria e Jashtme. Ish punonjësi i kësaj ministrie deklaron se grekët po përpiqen ta detyrojnë kryeministrin Berisha që të nënshkruajë marrëveshjen e re. Sipas tij, kreu i qeverisë është me shpatulla pas murit si pasojë e lëvizjeve të fundit të lobit grek duke kërcënuar qeverinë shqiptare.
1. Qeveria shqiptare është e vendosur për një marrëveshje të re për kufijtë detarë me Greqinë. Ashtu si në rastin e parë, ende nuk dihen cilët janë ekspertët që po diskutojnë me palën greke apo detaje të tjera. Përse një fshehtësi e tillë?
Ironi e fatit është se vëndi që ja dedikon tërësinë e vet territoriale Presidentit amerikan Woodrow Willson, dhe stilit të tij të quajtur “Diplomaci e hapur”, është bërë fans i kulisave diplomatike, kur historia ka treguar që asnjëherë nuk ka fituar nga kjo rrugë. Diplomacinë e fshehtë, një hap e ndan nga pazaret. Sa ju takon emrave të grupit të punës, ka lidhje me mentalitetin konspirativ të qeverisë.
2. Në media është publikuar vendimi i lëshuar zyrtarisht që më 4 korrik të 2011, ku autorizohet Ministria e Jashtme për të ngitur grupin ndërinstitucional për të filluar negociatat me Greqinë. Vendimi ndonëse i marrë një vit më parë, nuk figuron në asnjë Fletore Zyrtare. Si e cilësoni një veprim të tillë?
Minimalisht një veprim i tillë është mungesë respekti për shtetin dhe ligjin. Por nuk është as harresë dhe as neglizhencë. Është mefshtësi për t’i shpëtuar gjykimit të opinionit publik dhe për ta vënë para faktit të kryer si herën e parë. Pse duhet trajtuar në fshehtësi një marrëveshje e tillë, nëse nuk ke synime të mbrapshta? Pse duhet të fshihesh, ndërkohë që transparenca të ndihmon, sidomos kur je i dobët psikologjikisht?
3. Mediat greke theksojnë se marrëveshja për delimitimin e kufirit detar me Greqinë mund të kthehet në një pengesë serioze për avancimin e bisedimeve dypalëshe lidhur me projektin e gazsjellësit TAP. A mund te përdoret ky projekt si shkembim?
Nëse për gazësjellësin TAP, duhet të japim 300 kilometra katrorë det, atëhere kurrë mos u bëftë. Gazsjellësit shkojnë e vijnë. Ishte projekti AMBO dhe u harrua. Ishte mundësia të degëzohej “South stream”, pasi aktualisht është në Igumenicë, dhe nuk e kaluan këtej. Ka nja tre projekte të tjerë në sirtarë. Tashti del TAP. Nëse do falim territor për çdo gazsjellës, atëhere ku shkojmë? Sipas studimit të shërbimeve të inteligjencës amerikane, paraqitur Presidentit Obama me objekt “Si do jetë bota në vitin 2025”, parashikohej se rezervat e hidrokarbureve, do ta mbajnë motorin ekonomik të planetit në lëvizje deri në 2035-ën.
Pra maksimumi edhe 30 vjet. Për kaq pak, të falim territor? Absurde. Kujtoj edhe diçka: ku ka det, nën tabanin e tij ka gaz apo naftë, të ardhura si pasojë e dekompozimit të jetës detare. Pra të falim territor, që të kalojë një gazësjellës që produktin do na e shesë me para, kur nga ky territor jo shumë vonë do dalin burimet e para!!! Aq më shumë kur tabani për të cilin diskutohet, dihet që ka rezerva hidrokarburesh.
Greqia, nëse do të hedhë firma, ta fillonte me nënshkrimin e protokollit për njohjen e kufijve tokësorë; të bisedojë për traktatin e ujrave të brëndshme, dhe pastaj për detin. Duke ricituar raportin e shërbimeve amerikane, luftërat në shekullin që jemi, më shumë se për burime energjitike, do zhvillohen për ujërat. Më qartë se kaq?
4. Në Shqipëri është hedhur ideja që bashkë me ndryshimet kushtetuese, të hidhet për referendum edhe çështja e marrëveshjes me Greqinë. Si diplomat me një karrierë të gjatë, sa e mundur është një praktikë e tillë dhe a është zgjidhja më e mirë e mundshme?
Kjo është një temë që as duhet hapur. Nuk përdoret për taktika politike të ditës, çështje kardinale si territori! Partia Socialiste ka një kapital shumë të çmuar nacionalist. Le t’ia lërë të djathtës shitjen e vendit se e ka specialitet. Por gjithsesi jemi jashtë kontekstit, pasi të tilla referendume, historikisht i bëjnë vetëm fuqi pushtuese për të ligjëruar pushtimin. Si rasti i francezëve kur pushtuan Alsaz Lorenën pas Luftës së Parë Botërore dhe bënë referendum për ta sanksionuar. Por rezultati nuk u njoh nga popullsia dhe ishte prelud i luftës që erdhi. Nuk mund të votohet për tjetërsimin e diçkaje që ta kanë dhënë në përdorim, me detyrimin ta dorëzosh aq sa e more.
5. Në rast se do të nënshkruhet sërish një marrëveshje e re, a ka mundësi që të rrëzohet sërish?
Nuk duhet të bëhet marrëveshja nga kjo qeveri e cila nuk ka besimin e publikut të ridiskutojë këtë çështje. Grekët po përpiqen ta detyrojnë Berishën ta bëjë marrëveshjen. Po të shikohen lëvizjet e fundit të lobit grek, kuptohet kërcënimi. Dhe Berisha është me shpatulla pas murit. Nëse MPJ dhe gjyqësori do funksiononte si në vëndet e zhvilluara, dhe ligji i karrierës do zbatohej pavarësisht nga politika, qeveritarët shqiptarë nuk do merrnin përsipër kostot e negociatave me partnerët. Berisha po vuan fajet e tij.
6. Në opinionin publik është krijuar ideja se Shqipëria ndjek një politikë servile me Greqinë për shkak të interesave ekonomike, emigrantët, tregtia etj. Kur kanë kaluar 20 vjet nga ndryshimi i sistemit dhe tashmë që Greqia nuk është më aq e fuqishme në sferën ekonomike, përse duhet të vijojë të ndiqet e njëjta politikë?
Sikur ekonomikisht të ishim si në vitin ’92 dhe Greqia ajo që ishte, të tilla çështje nuk diskutohen. Jo më sot, që duke folur me termat e ‘Realpolitikës” bismarkiane, Greqia nuk mund të kërcënojë askënd. Japonia përplaset me Kinën për disa ishuj të pabanuar siç dhe Turqia është gati të bëjë luftë me Greqinë për ishullin e shkretë të Imnias. Kroacia me pafundësi bregdeti, nuk i lëshon Sllovenisë një dalje në det. Rusia është e predispozuar të ndezë kriza botërore për pronësinë e akujve të Arktikut. Serbia, Austria, Hungaria, kanë luftuar dëshpërimisht me mijëra vjet të kenë dalje në det.
Ndërsa ne japim sipërfaqe ujore e cila është jetësore nga pikëpamja gjeostrategjike dhe ekonomike! Do ti ofroj lexuesit një mundësi për gjykim: Jared Diamond, është ndër ambjentalistët më të mëdhenj bashkëkohorë, biolog, fiziolog, historian i antropologjisë, profesor i Universitetit të Kembrixhit dhe autor i shumë librave. Në më të fundmin, “Kolaps, si shoqëritë zgjedhin të jetojnë apo vdesin”, shpjegon korelacionin e njeriut me ambjentin. Për ta lidhur me rastin tonë, po e vendos sa është duke ndodhur tek ne, në matricën e tij shkencore: Ashtu si katërmijë vjet më parë, jemi një tribu tashmë shtatë milionshe që flasim gjuhën shqipe, ku kundërshtarët na kanë tkurrur vazhdimish, duke na lënë tokat më jo produktive.
Sot, territori që zotërojmë është shumë i varfër, por si rezultat i teknologjive janë zbuluar burime jetese, të cilat ashtu si në të shkuarën fqinjët tanë duan ti marrin, megjithëse ne jemi shumë frymë për kaq pak tokë. Mitrovica, deti në jug, çdo milimetër i kësaj toke na duhet për mbijetesën tonë dhe fëmijëve tanë. Kryetari i tribusë sonë mendon vetëm për familjen e tij. Ne do ta lëmë të bëjë punët e tij, duke shitur të ardhmen tonë? I mbetet lexuesit përgjigja.
Re: Politika kombetare ne kendveshtrimin qytetarë
Shqipëria digjet, por k.... qeveri krihet ne vila luksoze ama.....!!
I pafuqishëm është njeriu përballë fatkeqësive natyrore, sidomos kur shtetin e shikon me duart lart. U bënë javë që Shqipëria digjet dhe opozita e ve gishtin tek ajo që krihet- qeveria. Kjo e fundit, e ka marrë aq me nge këtë punën e të krehurës, sa ditëve të fundit po bën edhe tualet.
Ne shqiptarët veprojmë çuditshëm; për një shkrepje truri mund ta lemë gjithë vendin pa drita,pa ujë dhe madje mund ta shkrumbëzojnë fare. Shteti është në dijeni për këta vandalë të paarsyeshëm. por s’bëhet fjalë për t’i ndaluar dhe as dënuar. Përtej statistikave të cilat rriten frikshëm,mua më shqetëson ngeja me të cilën veprohet. Dëgjova kreun e emergjencave civile,i cili me qesëndi thoshte se zjarret e këtij viti janë më të pakët në numër në krahasim me vitet e shkuara.
(U lehtësova! Thashë me vete: gjysma e së keqes!) Hej,me vërtet e kishte ai?! Siç duket zotëria në fjalë e reklamonte shifrën si një arritje personale të institucionit që drejton dhe të qeverisë që ka mbi kokë. Ndërkohë djegia masive zhvillohet krej jashtë vullnetit të tyre dhe kategorive që ata janë “lodhur” për t’i përcaktuar si: 1.Vënie zjarri nga pakujdesia 2.Temperaturat e larta të sezonit dhe 3.Zjarrvënie e qëllimshme nga piromanët.
(Gjeni një fjalë shqip për të thënë, “u arrestua piromani”,sepse na shkon mendja për keq: Pse u arrestua i madhi Piro Mani?) Pra,shkaqet i gjetëm,teksa përpiqemi modestisht të qetësojmë furinë e flakëve e të arrestojmë ndonjë bari të këputur,por me mendjen top për të djegur kullotat.
Shumë shqiptarë,duke parë pafuqinë e shtetit për të izoluar zjarret, janë mobilizuar në mënyrë vullnetare për të shuar ç’të mundin. Për t’u përgëzuar është vullneti i tyre në qetësimin e Lurës apo Bozdovecit,këtyre perlave të natyrës,që s’i shpëton dot as emri “Park Kombëtar”.
Nga jugu në veri vazhdojnë të digjen qindra hektarë vreshta e ullishte, digjen banesa qytetarësh,po bëhet hi pasuria kombëtare, po heshtin ministrat,NATO-ja s’duket gjëkundi dhe zjarrfikësat tanë s’kanë as karburant për të ndezur makinat,as ujë mjaftushëm, as shtigje ku të depërtojnë për të shuar flakët.
Zjarrfikësit shqiptarë! Jo rrallë këta djem e burra i kemi pare të veshur me xhinse, bluza pambuku dhe atlete,jo duke pirë kafe, por duke shuar zjarre. Përballë flakëve,ata rrezikojnë jetën për shkak të disa çmendurive: të bashkëqytetarëve të papërgjegjshëm; të qeverisë që nuk i pajis minimalisht me uniforma dhe të një opozite që pjek gështenja nëpër konferenca shtypi dhe nuk ofron “asnjë kovë ujë”.
Sado që u janë premtuar uniforma dhe mjete të tjera për të mbrojtur jetën e për të parandaluar pasojat në shëndet,ne e dimë se veç disa reparteve speciale, gjithë zjarrfikësit e tjerë punojnë në kushte mjerane. Zoti qoftë me këta zotërinj në betejën kundër zjarrit..
Mbi Shqipëri kanë rënë keq disa mallkime. Veç ekonomisë së mbaruar dhe nivelit kulturor të degraduar,shqiptarët po jetojnë ditë të errëta e të rrëmujshme,ku e vetmja flakë që po shohin qartë është ajo e zjarreve.
Tani mbi atdhe flakëron mallkimi “Të rëntë zjarri! Dhe s’paska më keq. Flakët po bëjnë kërdinë,ekologjia e vendit është në alert. Shqipërisë po i karbonizohen mushkëritë,dikur të gjelbra e plot jetë. Pranverën tjetër do çelin fare pak lule në Lurë,por asnjë luleshtrydhe nuk do mbijë në Bozdovec.
Askujt nuk i bëhet vonë për faktin se bashkë me bimësinë digjet edhe gjëja e gjallë. Kush ka të drejtë t’u marrë jetën në këtë mënyrë kafshëve të pambrojtura? Ata që harrojnë cigaren ndezur në pyll? Ata që u venë zjarrin kullotave? Apo këta që nuk shuajnë dot zjarrin? Kafsha-njeri nuk paska të ndalur e as të ngopur para nënës natyrë dhe para llojit të vet.
Sipas filozofit anglez Tomas Hobs,”Njeriu për njeriun është ujk”. E konvertuar në shoqërinë e sotme mbase duhet të themi,”Njeriu për njeriun është shqiptar”. Shqiptar në vënien e zjarrit,shqiptar në shuarjen e zjarrit,shqiptar në zgjidhjen e çështjeve vetjake,shqiptar në qeverisje,shqiptar në përditshmëri. Nuk ka më ujk.
Ai u vra për qejf, që të balsamosej, ose u dogj bashkë me të tjerët atje në pyje, ku dërgojmë djem të pambrojtur të luftojnë me flakët dhe ku presim si gjithmonë ndihma nga jashtë. Këto të fundit po vonojnë, ose nuk do të vijnë kurrë. Cili do jetë mallkimi i rradhës për shqiptarët?!
A mban më mallkime ai vend që përmbytet,digjet,varfërohet,mbytet në gjak e mbushet me varre si të ishte kohë lufte; që lihet të mbytet, të digjet, të vritet; që ushqehet me ç’të mundë duke pare shtetin, i cili gjithmonë ka ngrënë me lugë floriri.
Fatkeqësitë natyrore ndodhin në çdo cep të botës,disa fatkeqësi i shkaktojnë njerëzit qëllimisht. Por reagojnë qeveritë, reagojnë ndërkombëtarët, minimizohet tragjedia dhe nuk shtohet, siç ndodh me Shqipërinë, me një nga perlat e Ballkanit, që e reklamojnë deri në CNN-in e largët.
“Kur të na vizitoni,do të gjeni veç hi të dashur turistë. Oh jo! Ju nuk do të vini fare. Është NASA që ju tregon pamjet satelitore të Shqipërisë së djegur. Por ne do të kemi sërish me mijëra turistë: janë vetë shqiptarët që kthehen për pushime në atdhe dhe çuditërisht vazhdojnë ta duan,edhe pse të shpërfytyruar me kohë! Na ndiqni pra në CNN me reklamën mijëra dollarëshe, ku spikat Shqipëria e djegur por me vila luksoze ama.”
Re: Politika kombetare ne kendveshtrimin qytetarë
Shqipëria ne 100 vjetorin e saj vjen me bilanc negativ ndaj vlerave të demokracisë
Fatkeqësisht shteti shqiptar në këto 100 vjet ka një bilanc të hidhur sa u përket vlerave të demokracisë, pasi Monarkia mbyti në djep filizat e një demokracie parlamentare, komunizmi mbyti në djep entuziazmin e antifashistëve dhe idealistëve që donin të ndryshonin Shqipërinë dhe berishizmi mbyti idealin e demokratizmit të Shqipërisë.
Dhe si rezultat i ketij bilaci negativ shekullor,sot ka shperthyer një debat rreth ideologjizimit të Festës Kombëtare dhe sidomos ceremonive të 100 vjetorit të Pavarësisë prej Sali Berishës.
Tri janë pikat ku opozita dhe shumë autoritete të historisë së Shqipërisë kanë nisur të “qortojnë” Berishën.
-E para është shmangia e Vlorës nga ceremonia qendrore e 100 vjetorit të pavarësisë.
-E dyta është përpjekja për të qëmtuar historinë në funksion të politikës së ditës, duke i dhënë prioritet më shumë Monarkisë se sa Pavarësisë.
-Dhe e treta, mungesa e seriozitetit dhe spontaniteti në axhendën zyrtare të festimeve si dhe në protokollin e shtetit.
Të tria janë shumë serioze si probleme, por janë shumë të qarta politikisht. Një muaj para ceremonisë zyrtare, Berisha po e zbaton projektin e tij, i cili nuk është rastësor. Ne e kuptojmë se broçkullat e tij që do të bënte stadium për 100 vjetorin, parlament të ri për 100 vjetorin apo dhe festime madhështore, nuk realizohen, pasi është çështje e pafuqisë reale të qeverisë për investuar.
Por manovra të tilla politike si ngritja e Flamurit në Vlorë më 27 Nëntor, drejtimi i projektorëve mbi Zogun dhe lënia në hije kundërshtarëve të tij politik, që bënë pavarësinë e Shqipërisë, apo loja me axhendën e festës dhe keqpërdorimi politik i saj, janë çështje të fuqisë së tij negative për të diktuar gjithçka në këtë vend.
Opozita e ka kritikuar këtë tendencë qysh në fillim. Historianët dhe gazetarët po ashtu. Tani nuk ka më kohë as të kritikohet dhe as të ndiqet pas kjo axhendë politike. Debati është realisht ideologjik dhe Berisha nuk ka asnjë skrupull ta keqpërdorë këtë festë për politikë.
Në këto kushte duhet që opozita dhe shoqëria civile të shpallin axhendën e tyre të 100 vjetorit, që së paku të mos duket sikur gjithë shqiptarët janë të dënuar t’i binden Sali Berishës dhe në festë.
Së pari duhet shpallur axhenda e festës së 28 Nëntorit në Vlorë, në respekt të ceremonisë zyrtare të ngritjes së Flamurit. Nëse Berisha nuk lejon Bujar Nishanin të jetë në Vlorë më 28 Nëntor, kjo gjë duhet të theksohet dhe në vend të tij flamurin ta ngrejë dikush që e cakton Komisioni i Festës për 28 Nëntorin në Vlorë.
Berisha përpiqet të kompleksojë opozitën të ndjekë një axhendë tërësisht politike me këtë 100 vjetor, por opozita nuk duhet të kompleksohet fare ta bojkotojë atë axhendë dhe ta festojë 100 vjetorin në Vlorë. Berisha ka problem personal dhe politik me Vlorën, por historia e Shqipërisë nuk duhet të ndjekë hallet e Sali Berishës, por fatin e saj.
Sali Berisha i ka hequr Bashkisë së Vlorës çdo fond dhe çdo mundësi të promovojë 100 vjetorin e pavarësisë për ta kthyer në monopol të vetin, por kjo nuk duhet ta pengojë atë dhe çdokënd tjetër ta festojë pavarësinë në Vlorë.
Një tjetër betejë duhet bërë dhe për injorimin nga opozita të ceremonive për Mbretin Zog në kuadrin e 100 vjetorit. Mënyra se si Berisha përdor 100 vjetorin për të promovuar banalitete mbi Monarkinë dhe Mbretin Zog, është tërësisht politike dhe synon të hapë në vend debatin mbi bustin e Enver Hoxhës dhe rolin e tij në historinë e shtetit shqiptar. Këndvështrimi i Berishës është provokativ, pasi kërkon ta na thotë se shteti shqiptar nisi me mbretërinë, pati 50 vjet ndërprerje dhe pastaj rinisi me të.
Opozita shqiptare duhet ta fokusojë betejën e saj tek bilanci demokratik i 100 viteve dhe jo tek bilanci i dështimit të demokracisë dhe identifikimi i saj me zhvillimin normal që do të kishte çdo vend.
Në këto 100 vjet shteti shqiptar ka një trashëgimi aspak krenare lidhur me vlerat e demokracisë dhe orientimin e tij perëndimor. Ai është qeverisur realisht nga autokratë, që u ka interesuar pushteti i tyre dhe që shanset e zhvillimit i kanë mbytur me ethet e pushtetit.
Zhvillimi, edhe kur ka ndodhur siç kanë qenë reformat institucionale të Zogut apo reformat e thella arsimore dhe sociale të komunizmit, nuk janë kontribute për demokracinë. Zhvillimi dhe demokracia nuk janë e njëjta gjë. Shumë republika autokratike në Lindjen e Largme janë të zhvilluara, por nuk janë demokratike. 100 vjetori i shtetit shqiptar në këtë pikë ka nevojë për një refleksion të thellë politik, jo për t’i promovuar, por për t’i kujtuar si dështim udhëheqjet e këtyre liderëve.
Sali Berisha ka hyrë në këtë debat pasi mendon që historia do t’ia falë shkatërrimin e shtetit dhe do t’i mbajë mend Tunelin e Kalimashit.
Së fundmi, opozita duhet të shpallë paraprakisht mospajtimin me axhendën sporadike dhe të papërgjegjshme të 100 vjetorit, duke e thënë me vendosmëri se ku nuk do ta respektojë atë dhe të shpallë axhendën e saj për festimet në Vlorë. Kjo mbi të gjitha për tu dhënë shansin atyre që nuk duan ta festojnë pavarësinë si Kuvendin e PD-së, ta festojnë atë si festë pavarësie.
Sjellja e papërgjegjshme e Berishës me 100 vjetorin bëhet me parimin se ne si popull i hapim rrugë budallait dhe ai me këtë rast synon të diktojë një axhendë tërësisht politike në funksion gati- gati elektoral. Ndaj jo vetëm që duhet bojkotuar, por dhe duhet riorganizuar që të festohet edhe pa atë në Vlorë. Nëse ai mendon se mund të diktojë një kalendar politik për 100 vjetorin, opozita e ka detyrë ta shpëtojë 28 Nëntorin nga Sali Berisha. Dhe nuk është pak për të respektuar shtetin shqiptar!
Re: Politika kombetare ne kendveshtrimin qytetarë
Në Shqipëri vriten 4 vetë në çdo 100 mijë banorë.
Në serinë e shumë shashkave që hedh çdo ditë për të harruar problemet reale të vendit, Kryeministri Sali Berisha iu drejtua gazetarëve pak ditë më parë, për të thënë se nuk i pëlqen kronika e zezë. Sipas arsyetimit të tij, media botërore nuk merret me kronikë të zezë dhe se kjo që bën shtypi shqiptar është “një sëmundje”.
Në fakt, as ne gazetarëve nuk na pëlqen. Nuk na pëlqen të raportojmë për vrasje në seri për hakmarrje, të cilat klasifikohen si “vrasje të paralajmëruara”, nuk na pëlqen as të raportojmë për njerëz që i vënë flakën vetes. Problemi është se kjo është tematika që ofron vendi ku ne jetojmë.
Vrasje mafioze, vrasje për gardhin, të mitura që vrasin dhunuesin, pasi kanë njoftuar fillimisht policinë dhe nuk kanë marrë mbrojtje. Natyrisht që vërdallë ka plot maniakë që kërkojnë të raportojnë edhe ngjarjet nga kronika në detaje që shkelin etikën apo privatësinë. Por problemi kryesor është te fakti se vrasjet dhe krimet janë pjesë e realitetit shqiptar.
Sipas të dhënave të Zyrës së OKB-së për Drogën dhe Krimin, në Shqipëri vriten 4 vetë në çdo 100 mijë banorë, disa herë më shumë nga sa vriten në Kroaci, (1.4), Itali, (0.9), Greqi, (1.5), Bosnjë, (1.5), Maqedoni, (1.9) etj. Vështirë të gjesh ndonjë vend në kontinentin europian me përjashtim të Rusisë apo Ukrainës, ku vrasjet janë kaq të shumta sesa në Shqipëri.
A na pëlqen kjo? Jo, natyrisht që nuk na pëlqen dhe më pak kronikë e zezë nëpër faqet e gazetave do të na bënte mirë. Problemi është se nuk është në dorë të gazetarëve që në Shqipëri të vriten më pak njerëz. Ka shumë gjasa që është në dorë të Kryeministrit.
Ndërkombëtarët i klasifikojnë vrasjet në dy kategori: vrasje të rëndomta dhe vrasje mafioze. Për fat të keq ne kemi një kategori të tretë: vrasje të paralajmëruara. Vrasje të ndodhura në kushtet e konfliktit të vazhdueshëm për të cilin policia është në dijeni, por është e paaftë ose i mungon vullneti për të parandaluar.
Një nga rastet e tmerrshme të kohëve të fundit qe vrasja e kryer nga Nazime Visha, e cila e kishte kryer një denoncim më herët në polici, por policia nuk e kishte parë të arsyeshme të ndiqte denoncimin për përdhunim të një minoreneje. Nuk janë gazetat që mund ta parandalonin këtë vrasje. Në fakt është Kryeministri që mund të parandalojë shumë të tilla duke pushuar nga puna e ndoshta, duke vënë në ndjekje penale policët përgjegjës.
Vrasja e kryer nga Nazimja mund të qe mbyllur me dy-tri lajme në gazeta. Por nuk mbyllej dot kështu, për shkak se policia kërkoi të mbronte paaftësinë e vet duke publikuar provat hetimore për të thënë se në fund, qe 14-vjeçarja e përdhunuar që e kishte fajin.
Kryeministri duket se nuk ia ka mësuar mirë ligjet në fuqi policëve të tij, sepse këta të fundit nuk e dinë ende se marrëdhëniet seksuale me të mitur, me apo pa mirëkuptimin e të miturës, janë vepër penale. Kryeministri, në vend që të ankohet për sasinë e kronikës së zezë nëpër media, duhet të ankohet për paaftësinë e policëve të tij.
Vrasje tjetër e paralajmëruar qe ajo që u krye pak ditë më parë në Mamurras. Një konflikt i njohur mes dy familjeve që sakaq kishte shkaktuar dy viktima dhe shkaktoi edhe një të tretë. Sërish policia rezulton inekzistente.
Këto që thamë më sipër janë krime të rëndomta, të shkaktuara nga konflikte të njerëzve të zakonshëm. Por është e vështirë të mendosh për kronikën e zezë në media dhe të mos mendosh për katër të ekzekutuarit para
Kryeministrisë më 21 janar 2011 apo për Lirak Bejkon që u vetëdogj, pasi refuzoi të vijojë të gënjehet nga Kryeministri. Vetë Kryeministri mund t’ia kishte kursyer shqiptarëve pamjet e Lirakut, sipas fjalëve të gruas së të ndjerit, “duke e gënjyer edhe një herë”.
Nëpër të gjithë median e botës, vrasjet zënë vend. Një vrasje enigmatike e një britaniku në Francë pak kohë më parë, zaptoi lajmet kryesore në BBC e në media të tjera për shumë ditë. Por fakti është se nuk ka shumë vrasje britanikësh dhe rrjedhimisht, as media britanike nuk ka se si të shkruajë çdo ditë për vrasje. Vrasja e një biznesmeni britanik në Kinë zuri faqen e parë të “The New York Times” gjithashtu për shumë ditë.
Kryeministri ka shumë të drejtë të mos e pëlqejë dominimin e kronikës së zezë të shtypit shqiptar. Por atij dhe vetëm atij i takon të luftojë fenomenin, jo duke hapur një debat banal mbi faktin nëse media duhet të raportojë krimet.
Por duke luftuar krimin, sepse kjo është pjesë e axhendës së tij të punës. Ai po qeveris aktualisht mbi një shtet që po shkërmoqet nga dita në ditë dhe ai nuk ka vullnetin për të reaguar, pasi është i zënë nën zgripin e interesave elektorale që prodhojnë krim të gjithfarëllojshëm.
Është shumë e vështirë për një Kryeministër që prodhon vazhdimisht kronikë të zezë, të ankohet për faktin se media raporton mbi atë çfarë ai bën.
Ka gjithmonë një tregim të jashtëzakonshëm për një ushtar gjerman që shkoi në studion e Picasso-s në Paris dhe gjeti një kartolinë të Guernica-s, kryeveprës dedikuar bombardimit të një qyteze baske nga avionët gjermanë.
Ushtari e pyeti piktorin: “Kush e ka bërë këtë, ti?”
“Jo,” – iu përgjigj Picasso. “Atë vepër e keni bërë ju”.
Re: Politika kombetare ne kendveshtrimin qytetarë
Identikiti i kryeprokurorit të ri
Nga Mero Baze
Bujar Nishani njoftoi zyrtarisht shkarkimin e Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama, brenda muajit, përmes njoftimit se kishte thirrur partitë politike të jepnin mendimet e tyre për standardin e prokurorit të ardhshëm. Të gjithë ata që besojnë se Berisha do të respektonte Kushtetutën dhe rekomandimet e ndërkombëtarëve që mandati i kryeprokurores të përfundonte brenda afatit kushtetues, tani kanë rastin të shikojnë aktin e fundit formal për të pasur nën kontroll çdo gjë që lidhet me drejtësinë, me hetimin, me gjykimin, me ekzekutivin, ligjbërjen dhe Presidencën në vend.
Njoftimi zyrtar i Bujar Nishanit, i ngarkuar nga Berisha me çështje të Presidencës, ishte aq cinik, sa nuk e zinte fare në gojë kryeprokuroren në detyrë, por fliste për atë që do ta pasojë në detyrë. Pra, shkarkimi i saj është fakt i kryer dhe ndoshta dekreti është gati. Gati është natyrisht dhe kryeprokurori i ri, por e gjithë kjo skenë e talljes publike është një dëfrim i Berishës jo vetëm me kundërshtarët politikë dhe ndërkombëtarët, por dhe me zellin me të cilin Presidenti në detyrë është gati të zbatojë çdo epsh të Sali Berishës për të përdhunuar këtë vend.
Unë nuk e di me emër dhe mbiemër se cilin do bëjë kryeprokuror Sali Berisha, por di makthet e tij nga drejtësia dhe jam i gatshëm ta vizatoj portretin e kryeprokurorit të ri. Kryeprokurori i ri do të plotësojë kryesisht këto kushte.
Ai mund të jetë dikush mes atyre që i fali vrasjen e 26 qytetarëve në Gërdec, një biznes i mbështetur dhe lobuar nga i biri i tij, i cili nuk u thirr asnjëherë për hetim, edhe pse ka lënë gjurmët kudo në skenën e krimit, që nga shoku i tij më i ngushtë deri tek raportimi i ministrave tek ai. Ai prokuror që e ka ndihmuar në këtë çështje të rëndësishme të jetës së tij, natyrisht që do të jetë i preferuari i parë.
Një tjetër tip i preferuar natyrisht që duhet të jetë prokurori që mbuloi vrasjen e Kosta Trebickës. Ai ka qenë një moment delikat për të dhe familjen e tij, pasi i ndjeri akuzoi të birin e tij si të lidhur me bandën që dirigjonte manipulimin e municionit kinez që shitej për amerikanët, përmes dhunës dhe pushtetit të të atit. Në atë histori ka dhënë provë për tu bërë President Bujar Nishani, pasi për shkak të biznesit të gruas së tij me gruan e Kosta Trebickës, i shkoi në shtëpi kur flitej për vrasje dhe doli prej andej duke arritur konsensus që ishte vetëvrasje pa mbërritur ende në vendngjarje në Korçë.
Një tjetër tip i lakmuar duhet të jetë ai prokuror që hetoi dhe gjykoi vrasjet e përgjakshme të Tropojës, që kishin në bazë hasmërinë e dy fiseve të futur në luftë për shkak të Sali Berishës. Dhjetëra djem të rinj vdiqën duke vrarë njëri- tjetrin vetëm për t’i hequr makthin e “të çuarit fjalë” Sali Berishës. Ai prokuror që i mbylli ato vrasje pa asnjë vrasës, natyrisht që ka besimin e thellë të tij.
Një tjetër prototip me shumë shanse mund të jetë ai prokuror që arriti ta kthejë gjyqin e Remzi Hoxhës nga një çështje kriminale e urdhëruar nga lart, në një gjyq ordiner ku dënohet vetëm ai që nuk kapet, kurse të tjerët gradohen në pozita shtetërore. Duke qenë histori personale e Berishës, ky njeri meriton po ashtu të gradohet.
Në ngeltë keq për këta tipa, mund t’i vijë radha dhe atij që mbylli gjyqin e Fazlliçit, ku implikohej studioja e vajzës së tij për pastrim paresh, edhe pse tani duket si çështje jo shumë e rëndësishme. Për atë ka rëndësi vetëm fakti që dikush ka qenë i gatshëm të shkelë ligjin për të mbuluar një krim për të. Ky është kriteri i vetëm. Dhe dikush prej këtyre do të jetë kryeprokuror. Në ndodhtë që nuk është dikush prej tyre, kërkoni urgjent se do kemi harruar ose nuk dimë ndonjë krim edhe më të madh të Sali Berishës. Ai nuk emëron në krye të prokurorisë askënd që nuk ka dhënë prova që është i gatshëm të mbulojë krimet e tij dhe familjes së tij. Nuk ua di emrat dhe fytyrën, por u di veprat që kanë bërë 7 vite dhe kaq mjafton që ata të jenë të besuarit e Sali Berishës në atë detyrë.
Ah, dhe diçka. Të hënën do jetë debati për tre ligjet që kërkojnë shumicë në Kuvend. Është mirë që dikush t’ia thotë qartë, jo për shkak të Fierit, por për shkak të Sali Berishës, opozita nuk do t’i japë konsensusin për asnjë gjë derisa ta rrëzojë nga pushteti. Nuk ka asgjë më properëndimore, më progresive dhe më të përgjegjshme se sa të mos e konsiderosh më politikan normal dhe partner Sali Berishën, i cili është tani President i Republikës, kryeprokuror, kryetar parlamenti, kryetar i Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, dhe kryeministër i vendit. Ç’i duhen tre ligje kur deri këtu ka arritur pa asnjë ligj?
Re: Politika kombetare ne kendveshtrimin qytetarë
U festua, po për çfarë realisht?
-Shqipëria festoi 100 vjetorin si shtet, por ende nuk i ka vënë themelet e shtetit, të cilat do ta bënin krenare për ta festuar këtë festë në mënyrë kaq spektakolare. Dihet pse. Shteti i Kosovës tashmë dihet qëndron ende larg sa i përket vënies së themelit shtetëror, nëse duam dhe duhet të jemi realistë.
Imagjinoni se çfarë janë duke bërë politikanët me figura të njohura historike, të dobishme apo të dëmshme, nuk është me rëndësi për ta, me rëndësi është që të gjithë t’i shpallim patriotë e heronjtë, më shumë për t’i bërë publicitet vetit për përfitime politike se sa për dashurinë që ndjejnë ndaj atdheut. Shpëlarje e trurit popullit. Larg mendojnë ata kur janë në pyetje interesat e tyre.
Thënë shkurt me Festën e 28 Nëntorit janë duke bërë marketing politik. A nuk është marketing politik dhe retorikë populiste e disa udhëheqësve politikë ajo që bënë në Shkup!? A nuk është marketing politik dhe propagandë politike e Vetëvendosjes në Merdarë!? 28 Nëntorit na është imponuar të festohet si i tillë, duke i kaluar kufijtë e racionalitetit!!!
Shumica e shteteve në botë e dinë kur e ka 100 vjetorin Shqipëria, prandaj mendoj se nuk ka qenë e rrugës të festojmë në mënyrë kaq spektakolare, kur dihet se ku qëndrojmë në aspektin e zhvillimit politik, demokratik dhe ekonomik.
Si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë politikanët harxhojnë paranë publike të qytetarëve, duke garuar se kush janë më patriotë! Festimi i 28 Nëntorit në këtë mënyrë: - nuk krijon imazh që të na e kanë lakmi të tjerët, - nuk i bashkon ato, - nuk i demokratizon, - nuk e zhvillon ekonominë, - nuk i përmirëson çështjet sociale,- nuk lufton kriminalitetin dhe korrupsionin që çdo ditë proklamojnë mediat e shkruara dhe elektronike, dhe organizatat joqeveritare - nuk i largon strukturat kriminale në pjesën veriore të Kosovës, - nuk na ndryshon mentalitetin etj..
Nuk është dashur pra të festohej kështu që të shpëlajmë trurin e qytetarëve! Si Shqipëria ashtu edhe Kosova kanë shumë probleme të cilat duhet zgjidhur duke punuar, sepse vetëm me punë mund t’i realizojnë qëllimet e tyre. Po ta kishim dashur ne kombin tonë kaq shumë me veprime konkrete me punë, themelet e shtetit nuk do të kishin munguar.
Vënia e bazamentit të shteteve dhe fuqizimi i tyre nuk është bërë dhe nuk bëhet me patriotizëm pseudopatriotik, retorikë politike dhe marketing politik. Patriotizëm është kryerja e obligimeve shtetërore e të gjithë ne. Në radhë të parë pagimi i taksave etj. Në duhet të punojmë shumë sinqerisht në vënien e themelit të shteteve tona, e tek pastaj të festojmë dhe atë në mënyrë simbolike.
Lulëzim Krasniqi
Re: Politika kombetare ne kendveshtrimin qytetarë
Kockalëpirësi i mbretit tonë
Dy republika, kjo e jona dhe ajo e Kosovës, u përkulen para kockave te mbretërisë, të vetëshpallurit mbret i shqiptarëve. Natyrisht jo i vetmi mbret yni, po në mes të Vidit që na e solli Evropa dhe Emanuelit, që e kurorëzuam ne shqiptarët me duart tona.
Në këtë komedi, kryeaktori dhe njëkohësisht kryeministër, mban fjalimin historik për meritat historike të Zogollit për rolin e tij në demokratizimin e jetës së vendit dhe ndihmesën në ngritjen e flamurit në Vlorë(?), por si gjithmonë, duke ua lëne historianeve të bëjnë vlerësimin e figurës se tij.
Komiku ynë kryeministër foli dhe për kontributin e mbretit në holokaustin e Luftës së Dytë Botërore, ndërkohë që Zogolli ynë jo vetëm qe nuk shkrepi një armë (pa llogaritur këtu armën që shkrepi djali i tij para KQZ-së dhjetëvjeçarë më vonë), por mbushi valixhet me ar dhe ia mbathi nga sytë këmbët, natyrisht për të mirën e atdheut dhe të popullit të tij.
Më tej, komiku ynë në krye të qeverisë foli dhe për bashkimin e mbretit me koalicionin antifashist, domethënë paskësh luftuar së bashku me Enver Hoxhën, udhëheqësin e luftës sonë brenda këtij koalicioni. Irakianët kishin Ali Komikun e tyre, ne kemi Sali komikun tonë.
Komicitetin e kësaj ceremonie e vazhdoi presidentja e Kosovës, kur na thotë se Zogolli na qenka në qendër të historisë sonë këto 100 vjet duke luftuar kundër serbëve në Shkodër. Si mundet moj zonje e nderuar, që një mbret i ardhur me bajonetat serbe në krye të shtetit, t’u kthejë armët shpëtimtarëve të tij?
Ky Zogu i parë të ka vrarë pas krahëve Hasan Prishtinën tënd dhe tonin, Bajram Currin e plot të tjerë dhe ka nënshkruar me Serbinë një marrëveshje nënshtrimi, ku, ndër të tjera thotë për kosovarët që mbeten nën zgjedhën serbe dhe mbretëria nuk ka të drejtë të ndërhyjë për të drejtat e tyre. Mbase mua ju zonje e nderuar nuk më besoni, po këtë marrëveshje e ka denoncuar Partia Demokratike kohë më parë, kur kryetari i saj president përzuri të birin e mbretit si të padëshirueshëm në këtë fare republike. Injorantum, non est argumentum, thoshin latinët.
Kryeministri ynë gati sa nuk qau në ceremoninë e kockave të mbretit, se i qan syri për mbretërinë, pa minimum demokracie, pa opozitë, duke persekutuar kundërshtarët e duke lënë vendin në më të varfrin në Evropë e botë. Dhe kur vjen çasti, që si komandant i përgjithshëm të organizonte rezistencën antifashiste, ia mbath me të katra si emigrant, duke marrë me vete edhe atë pak thesar që kishte shteti asaj kohe.
Në ceremoninë pasmortore, me vetëdije apo pa dashje, iu bë një provokim i hapur mbretit dhe mbretnisë. U këndua himni kombëtar, ku tingëlluan në mënyre kuptimplotë vargjet:
Prej luftës veç ai largohet/
që është lindur tradhtar…
Himni ynë quan tradhtar çdo qytetar ushtar që largohet dhe jo më komandantin e madh, që braktis ushtrinë e tij në çastin e pushtimit. Po të njëjtën gjë mund të bënin edhe Mujo Ulqinaku, Abaz Kupi e të tjerë, që ngritën pushkët kundër pushtuesit fashist.
Të largoheshin së bashku me komandantin e tyre dhe të kuvendonin për rezistencë në ekzil. Kur turqit rrethuan Konstadinopojën më 1453, luftëtaret iu lutën komandantit të tyre, Kostandinit, perandori i fundit i Bizantit, që të largohej me familjen e tij, ai parapëlqeu të luftonte bashkë me ushtarët e tij dhe të kishte fatin e tyre. Ç’krahasime bëj dhe unë: me ata që kanë bërë histori dhe me ata që duan të futen dhunshëm në histori!
Ish-sekretari i Partisë së Punës, parti që ia kishte ndaluar ardhjen e mbretit në Shqipëri, kur ishte president mbajti një fjalim për 70-vjetorin e revolucionit të qershorit dhe, ç’t’iu them unë çka folur për këtë mbret. Lexojeni vete:
“Dhjetori i vitit 1924 ishte një dhjetor i zi për shqiptarët dhe Shqipërinë. Rrëzimi i qeverisë Noli nga Ahmet Zogu me mbështetjen e Serbisë përbën njërën prej ngjarjeve me tragjike të historisë sonë kombëtare. Shqipëria e idealeve të mëdha demokratike për 68 vjet me radhë njohu vetëm pushtime dhe mynxyra, tiranira, diktatura nga me të egrat e më çnjerëzore… Ndaj dhe ngricat e mëdha të dhjetorit të ’24 ngrinë ëndrrën e madhe të demokracisë shqiptare…”
Dhe me poshtë komediani ynë kryeministër vazhdon: “Revolucioni i Qershorit u realizua nga një lëvizje popullore e drejtuar nga atdhetarë të flaktë, jashtë çdo aleance të dyshimtë apo marrëveshje komprometuese që kishin nënshkruar dhe do të nënshkruanin me Beogradin sundimtarët e mëvonshëm shqiptarë për të siguruar dhe ruajtur fronin e tyre”.
Pra, kryeministri ynë flet për një marrëveshje komprometuese që do nënshkruante sundimtari i ardhshëm, d.m.th, i vetëshpalluri mbret.
Zonja e nderuar presidente e Kosovës, mbase nuk e di marrëveshjen që ka zbuluar dhe demaskuar Partia jonë Demokratike. Për kulturë po i kujtoj vetëm pikën 12 të kësaj marrëveshjeje të fshehtë: “Qeveria shqiptare do të heqë dorë nga një politike ngushtësisht kombëtare dhe nuk do të interesohet nga elementi shqiptar jashtë kufijve të veta. Ajo impenjohet veç kësaj që të mos pranojë në token e saj dhe elementë të tjerë të ditur dhe të dyshimtë në sedimentet e tyre kundërshtarë të politikës jugosllave…” (Gazeta RD, 12 qershor 1994).
Mirë kur ka qenë komunist dhe sekretar partie do mbronte qëndrimin e partisë se tij për mbretin dhe mbretërinë, po kur ishte president i një vendi demokratik, kush e detyroi ta quante mbretërinë e Zogut si me tragjike në historinë tonë kombëtare? Se i duheshin votat e majta në atë kohe, ndërsa sot i duhen të djathtat dhe për karrigen e tij kryeministri ynë faqe ndërron, dje të shante, sot të lëvdon, po të perifrazonim udhëheqësin e Revolucionit të Qershorit.
Aktorët komikë janë të nderuar në rolin që luajnë. Po komiku ynë nuk mban të paktën një linjë, po e ndërron tekstin dhe regjinë sa herë t’i nevojitet në skenën e politikës sonë. Si meseleja e atij shefi policie që thirri policët për paradën e përvjetorit:
-Të dielën kemi paradë. Po ra shi paradite, paradën do ta bëjmë mbasdite, po ra shi mbasdite, paradën do ta bëjmë paradite!
Thotë një fjale e urte angleze: hera- herës është më mirë të heshtësh e të dukesh budalla, sesa të hapesh gojën e të shuash çdo dyshim. Natyrisht kjo s’ka lidhje me komikun tonë, që vetëm budalla nuk është. Po nga dëshira dhe mania për të folur shumë dhe për të parë veten në ekran për ullinjte, për pjeshkët, për mjaltin, për abetaren, për kromin, për turizmin, për malet, fushat, lumenjtë, për leshin, për preshin, për ujin, për tokën, për Zotin, për…, këput dhe budallallëqe.
Dakord që nga logoreja e tij e përditshme do këtë edhe budallallëqe, por këmbëngulja për t’i quajtur ato të vërteta historike, apo shkencore, e çojnë deri atje sa të duket qesharak në sy të të huajve, se ne e njohim kush është. “Sado mirë të flasësh, - shkruan Dumai,- po të flasësh shumë, në fund të fundit do fillosh të thuash budallallëqe”. Natyrisht duhet të gjesh edhe dëgjues si puna jonë që i kapërdijmë të gjitha dhe qajmë fatin tonë si ata personazhet e Kafkës që nuk bëjnë asgjë për të ndryshuar gjendjen e tyre.
“Gjënë më të keqe që mund të them për demokracinë, është se ka duruar për katër vjet e gjysmë zotërinë tonë të nderuar, kryeministër,” iu drejtua popullit anglez një politikan i famshëm në vitet ‘40. Po ç’mund të themi ne për demokracinë dhe për kryeministrin tonë? Ndoshta fjalët proverbiale të zëvendëspresidentit amerikan (që më vonë u be president), R.Nikson drejtuar presidentit legjendar Ajzenauer, për mosangazhimin në luftën kundër korrupsionit, më 1952: “Strateg, vjen një kohë që, ose duhet të shurroni, ose duhet të largoheni nga karrigia juaj”.
Me të drejtë lexuesi im do të pyesë pse përdor thëniet e të huajve të famshëm për të përshkruar komikun tonë kryeministër. E thjeshtë, me ne i është argasur lëkura dhe nuk ka më as ndjenjën e përgjegjësisë dhe as ndjenjën e turpit.
Vetëm servilizmi ndaj të huajve i ka mbetur, se mjafton t’i japë dorën në një korridor konference një homologu të huaj, menjëherë vjen këtu e na e tregon ngjarjen historike për shqiptarët katër herë: herën e parë në mbledhjen e qeverisë, herën e dytë në grupin kuvendor të partisë se tij, herën e tretë në kuvend dhe herën e katërt në përurimin e radhës të një rruge apo shkolle fshati. Dhe të katër herët pështyn mbi opozitën dhe kujtdo që i del përpara dhe i bën shenjë me dorë se nuk je mirë nga fiqiri. Pështy e lëpi duket se është bërë slogan i politikës sonë këto vite të pambarimta tranzicioni.
Pjesëtarët e fisit Masai në Tanzani, në shenjë përshëndetjeje e nderim të thellë, me rastin e takimit ose ndarjes, pështyjnë njëri- tjetrin. Po të hulumtohet, jo nga Akademia jonë e Shkencave, kam bindjen se politikanët tanë me komikun tonë në krye, duhet ta kenë prejardhjen nga ky fis. Se si e qysh, kjo u takon historianëve, siç thekson përditë udhëheqësi ynë i madh dhe i pagabueshëm. Edhe morali ka ligjin e tij të gravitetit: i keqi ngjitet, i miri zhytet.
Në fund, po të perifrazonim vjershën e Nolit, do të kishim një ditiramb të merituar për kryeministrin tonë:
Rroftë Sali Berisha, rroftë
Shakaxhiu i përparimit
Brez pas brezit u kujtoftë
Si stërnip i Nastradinit!
Nga Filip Çakuli
Re: Politika kombetare ne kendveshtrimin qytetarë
Shqiperia vendi me i korruptuar i Europes
Sipas të dhënave më të fundit dhe raportimeve të detajuara të TI-së(Transparernc International) , rezulton se Shqipëria renditet në vendin e 113 në listën me 176 shtete, duke pasur një performancë më të dobët se shtetet fqinje.
Shqipëria dhe Kosova, ashtu si një vit më parë, mbeten përsëri në mesin e vendeve me nivel të lartë të korrupsionit, duke u renditur në vendin e 113 dhe 105, sipas një indeksi të perceptimit në 2012-ën.
Transparency International e vlerëson Shqipërinë me 33 pikë në luftën e saj kundër korrupsionit. Sipas të dhënave më të fundit dhe raportimeve të detajuara të TI-së, rezulton se Shqipëria renditet në vendin e 113 në listën me 176 shtete, duke pasur një performancë më të dobët se shtetet fqinje.
Në raport Kosova renditet në vendin e 105-të, Serbia në vendin e 86-të dhe Kroacia në vendin e 62-të. I vetmi shtet që ka ruajtur të njëjtat nivele të një viti më parë mbetet Maqedonia, në vendin e 69-të. Kriter i renditjes së vendeve, ashtu si çdo vit ka qenë niveli i korrupsionit në sektorin publik.
Përfaqësuesit e Transparency International në Shqipëri, thanë se “Shqipëria dhe Kosova janë shtetet me performancën më të dobët në rajon dhe Evropë në luftën kundër korrupsionit”. Ata i bënë apel klasës politike shqiptare që të vijojë luftën kundër korrupsionit në zbatim të konventës së OKB-së dhe standardeve ndërkombëtare.
Në renditjen zyrtare të TI-së, Shqipëria mban të njëjtin pozicion me Etiopinë, Guatemalën dhe Nigerin.
Shtetet e prekura nga kriza
ngjyra e kuqe dhe shume e kuqe tregon me te koruptuaret
Disa prej vendeve të eurozonës të cilat aktualisht po përballen me krizën e ashpër financiare dhe me nivele të larta papunësie, kanë pasur gjithashtu performancë të dobët në luftën kundër korrupsionit. Greqia është vlerësuar me 36 pikë nga Transparency International, duke mbajtur rezultatet më të ulëta krahasuar me vendet e tjera të prekura nga kriza.
Thuajse e njëjta situatë paraqitet dhe për Italinë, e cila renditet në vendin e 72-të, me 52 pikë. Shtetet të cilat janë vlerësuar më pozitivisht, pavarësisht masave të ashpra të shtrëngimit dhe protestave masive, janë Spanja dhe Portugalia. Spanjollët mbajnë vendin e 30-të në listën e TI-së me 65 pikë, ndërsa portugezët në vendin e 33-të, me 63 pikë.
“Të parët dhe të fundit” e listës
Transparency International ka renditur në tre vendet kryesore të listës, shtetet e Danimarkës, Finlandës dhe Zelandës së Re, duke i vlerësuar me 90 pikë. Ata pasohen nga shtete të tjera të zhvilluara, si Suedia, Zvicra, Norvegjia dhe Gjermania. Në fund të listës janë vendosur Afganistani, Koreja e Veriut dhe Somalia, të cilat edhe për këtë vit nuk kanë shënuar asnjë ecuri pozitive në luftën kundër korrupsionit të sektorin publik.
T-I-e Kosoves: Qeveria e Kosovës të punojë më shumë në luftën kundër korrupsionit
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)/Transparency International Kosova (TIK) duke komentuar Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit 2012, që përgatitet nga organizata Transparency International eshte shprehur se luftimi i korrupsionit është një prej prioriteteve kryesore të qytetarëve tanë, por edhe një prej porosive kryesore të Bashkimit Evropian, KDI /TIK i bën thirrje Qeverisë dhe të gjitha institucioneve përgjegjëse që të kenë përkushtim më të madh për të arritur progres dhe rezultate konkrete për ta luftuar korrupsionin, nepotizmin dhe krimin e organizuar”, thuhet në një komunikatë.
Në të kundërtën, sipas KDI/TIK, “me praninë e këtyre fenomeneve, përmirësimi i jetës së qytetarëve dhe rrugëtimi jonë drejt Bashkimit Evropian do të jetë i ngadalshëm”.
Rama: Niveli i korrupsionit turpërues për Shqipërinë
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, reagoi dje ndaj raportit të Transparency International (TI) për indeksin e perceptimit të korrupsionit për vitin 2012, duke e cilësuar renditjen e Shqipërisë “një turp dhe shuplakë të rëndë për shqiptarët në sytë e mbarë botës”.
Sipas tij, degdisja e vendit për nga niveli i korrupsionit matanë kufijve të kontinentit dhe përtej çdo shifre dhe indikatori të pranueshëm në të, faktikisht e dërrmon dhe vetë kandidaturën e Shqipërisë për në BE.
“Ne duhet të mbledhim të gjitha forcat për të reaguar dhe për ta nxjerrë Shqipërinë dhe veten si popull, nga ky batak i turpshëm dhe turpërues, dhe duhet të reagojmë e ta ndryshojmë Shqipërinë. 2013 duhet të jetë viti i ndryshimit”, tha ai
marre nga shtypi shqiptar
Re: Politika kombetare ne kendveshtrimin qytetarë
Pergjimet,survejimet,spiunimet – mbretëria e frikës
“Shët!” – ia bëjnë njerëzit akoma nëpër vendet publike. Me këtë ritual është rritur një brez i tërë, të cilët përsëritin shprehjen “edhe muri ka veshë”. Bile edhe kur erdha nga Tirana e Re për në Pallatin e Kulturës me një shokun tim profesor të historisë, më tha brenda në autobus: “Flasim kur të zbresin nga autobusi, se na dëgjojnë këtu”.
Kur zbritëm nga autobusi, fjala e tij ishte: “A e di pse u mbajt diktatura më këmbë për 47 vjet?” Më tha se ishte te fuqia e të diturit për çdo gjë, bile edhe sa lugë kishim në shtëpi, jo më mendimin që ta lexonin pa u shprehur akoma. Ruajna, o Zot! – i thashë. – Pse prapë me njerëzit-hije do të ecim?!” Kjo në veçanti ndihet midis kundërshtarëve politikë, por nuk ngelen mbrapa edhe ata që e kanë pasur zanat për tërë jetën.
Them “zanat” sepse, kur e pyesje një spiun se çfarë pune bënte, vetëm heshtte apo thoshte se “i shërben atdheut dhe popullit”! Nuk e kam fjalën për ata njerëz që e kanë pasur punë legale informacionin, d.m.th. profesion me vend pune dhe me gradë, por për ata që – ruajna o Zot! – i shërbenin pa para vetëm për një vend pune apo, ç’është më e keqja, po të merrnin inat, mund ta pësoje andej nga s’e prisje. Më të frikësuarit kanë qenë dhe janë ata që quhen “të punësuar në administratën shoqërore”.
Më trima kanë qenë ata me biografi të mirë, vëllezërit apo fëmije dëshmorësh, heronj të Luftës NAÇL, veteranë, d.m.th. ata që quheshin “të imunizuar politikë” apo “të përkëdhelurit e pushtetit”. Mirëpo hija e frikës se mos flisnin ndonjë gjë jashtë kontrollit të pushtetit në fuqi ka qenë tepër e pranueshme në shoqërinë shqiptare.
Shpesh edhe sot nuk e dinë se nga i ka ardhur një pakënaqësi që ai nuk e ka shprehur kurrë, por që i survejuari e ka mësuar shumë vonë. Mirëpo numri i tyre në kohën e diktaturës u shtua shumë dhe, si të tillë, papunësia e tyre pas vitit 1990 i bëri akoma më të dëmshëm këta lloj njerëzish të paaftë në çdo fushë, por po aq të aftë për ato që shikonin e dëgjonin kudo që ishin. I ngjanin një çoroditjeje që historia na sjell në kohët paralele të përcjella në këtë mesazh përsëri të Branko Merxhanit: një sinonim simbolik.
Po! Problemi ose problematiciteti shqiptar! Kudo dhe në të gjitha, në çdo hap, në çdo vështrim cipa e zezë e dëshpërimit. Kur njerëzit, si anëtarë të një shoqërie, arrijnë në një ikë ku nuk mendojnë gjë tjetër veçse si të shpëtojë shpirtin njëri dhe si të sigurojë një jetë më të mirë tjetri, pa ndonjë lidhje të brendshme për vendin e tyre, pa ndonjë dozë vetëmohimi, vullneti dhe ideali, atëherë kjo shoqëri ndodhet krejt në dekompozim, kjo shoqëri e ka humbur çdo bazë qenieje dhe çdo shpresë jetese dhe vrapon me çape të shpejta për në buzë të greminës, të zhdukjes historike.
Mos jemi të dënuar vallë të shihemi para se të marrim frymën e parë të jetës së lirë?! Jo! Kush mendon kështu, kush e vë që tani në dyshim vitalitetin historik të kombit, mund të jetë njeri i mirë, por është shqiptar i keq. Nuk them se të gjitha punët tona janë të trëndafilta. Po kalojmë ditë kritike. Po ç’bëmë gjer sot që të arrijmë në përfundim se nuk qenkemi të zotë për asgjë? Ku janë veprat tona që tregojnë gradën e zotësisë sonë për të bërë një “komb”? Ku janë?… Më duket se jemi të sëmurë, të sëmurë jemi nga shpirti e nga mendja. Vetëm një mënyrë shërimi ka: të zihemi nga shkenca.
Po, shkenca! Kjo na jep shumë premtime. Po atë që jep e jep me të vërtetë. Është besnike në fjalët e veta. Ajo vetëm di të shërojë plagët tona mendore. Është arma më e mirë për të luftuar fatalizmin e për të injektuar pak kurajë e shpresë në zemrat tona të thyera.
(Illyria, 7 shtator 1935)
Mjaft njerëz me vlera dhe patriotë janë futur në burg sipas politikës pragmatiste, edhe pse meritonin të ishin në piedestalin tonë kombëtar.
Pertef Myftari, ish-pilot i shquar i aviacionit, tashmë një i moshuar, fisnik në pamje, i pafjalë e mjaft i kulturuar, edhe pse ka një të kaluar mjaft të ndershme e aftësi profesionale, nuk dëshironte të shkruaja për të, jo thjesht për modesti të shtirur, por sepse jeta e ka zhgënjyer mjaft dhe i pëlqen ta pijë atë kafenë pa zhurmë e në qetësi midis miqsh.
Megjithatë, nuk mund të rrijë pa përmendur një episod nga të shumtat që ai ka. “Ka qenë ndër studentët e parë të sviacionit shqiptar nga të sapodalët nga Lufta Nacionalçlirimtare, – tregon Çobo Skënderi (ish-pilot i klasit të parë) me çiltërsinë e tij dashamirëse. – E shikon ashtu Pertefin, tashmë të plakur, por të merrte gjak në vetull si gjatë Luftës, po ta prekje pak në dinjitet. I ati i Pertefit në kohën e Zogut ka qenë prefekt edhe në Përmetin tënd. Kur erdhi koha e Luftës Nacionalçlirimtare, u hodh në radhët e saj pa e pyetur as babain e vet, ndonëse edhe tani i ka vath në vesh fjalët e tij.”
Kur Pertefi u regjistrua në shkollën e aviacionit në Beograd, gjatë viteve të para të çlirimit, kur marrëdhëniet me sllavët e Jugut ishin tejet “vëllazërore”, një oficer serb në bisedë e sipër i thotë Pertefit se “s’ka Shqipëri, ka vetëm Jugosllavi”. Pertefi ia këput me grusht pa hezituar, duke e shtrirë përtokë oficerin serb. Menjëherë filluan masat nga pala shqiptaro- jugosllave, duke e përjashtuar nga Partia dhe nga shkolla.
Vetëm një oficer madhor malazez ndërhyri duke u thënë: “Ndaluni! Këtë e kam studentin më të mirë.” Pas shumë peripecish, Pertefi mbaroi shkollën për pilot. Ai ishte një nga më të mirët. Mirëpo “dardha e ka bishtin prapa”, thotë popullit, sepse hija e serbit e ndoqi prapa edhe në Shqipëri. Pasojat e shoqëruan në kohën e marrëdhënieve me sllavët, që ai të spostohej me trajtesa që i kushtuan në jetën e tij.
* Më 1947 S. Zaharjadhi, edhe pse ishte në krye të PK Greke, internacionalist etj., në një miting të Athinës në stadium u shpreh: “Në qoftë se partitë e djathta janë dakord për Vorio-Epirin, partia jonë nuk do ta kundërshtojë.” Pra, edhe ky i quajtur komunist grek nuk vuri asgjë përpara platformës së tij kombëtare, ndonëse ishte shovene.
* Dihet që “epoka” e realizmit socialist polli dhe krijoi mendimtarët të saj, të cilët jo vetëm i mbanin iso m-l, por konsolidonin mendimet enveriste në çdo qelizë të jetës shoqërore të popullit tonë. Kontribuesit më racionalë ishin nga radhët e shkrimtarëve, poetëve, historianëve dhe filozofëve, të cilët morën si dhurata nga politikanët e kohës tituj, grada e ndere, e pse jo një madhështi të imponuar për t’i respektuar në mbarë shoqërinë shqiptare.
Lexojmë mendimtarët e mëdhenj të kohës së Zogut, lexojmë aktualisht dhe këta të persekutuarit politikë, me dëshirën se mos gjejmë vazhdimësinë e filozofisë shqiptare, së cilës i mbeti ora në vitin 1945, por gjejmë vetëm llogore politike midis revolucionarëve” dhe “reaksionarëve”.
Kështu që mendimi i shqiptarizmës tashmë është mbartur me sulmet e “reaksionarëve”, duke qenë në mbrojtje “revolucionarët”, gjë që ka dyzuar mendësinë e kohës në luftë midis njëra-tjetrës e për pasojë ardhmëria shqiptare është futur përsëri në udhëkryq. Kjo prodhimtari konfliktuale, reflektim i politikanëve tanë primitivë, ka ushqyer shtypin dhe medien elektronike në votën e huaj, diasporën shqiptare, duke e paraqitur si në vitet 1945-1990 sikur hanë njëri-tjetrin, duke u bërë kështu anemikë për gjakun tonë kombëtar.
Kur je i krahut të majtë, media e shtypi apo strukturat e propagandës partiake i ngrenë mendimtarët e tyre të idealizuar si vetë ardhmëria; po e njëjta gjë ndodh nga krahu i djathtë. Si dy gjela që fryhen e luftojnë duke menduar se janë me të vërtetë të tillë. Shkrimet me porosi, reklama, promovimet politike (më parë të tilla i bënte enverizmi, tani vazhdon kjo sëmundje, por nga dy anë të kundërta.
Dëmi është madhor, copëzohet mendimi me antivlera dhe asfiksohet mendimi i lirë i vlerave kombëtare. Harrohet se bulevardi i mendimit të lirë është strategjia e ideuar nga “komiteti i Stambollit”, ndërsa rrugicat politike nuk kanë pse të devijojnë nga kjo rrugë kombëtare.
Në hapësirë dhe në kohën e viteve 1925-1945 Shqipëria u përfshi si nga fashizmi, ashtu dhe nga komunizmi. Nacionalizmi i brishtë shqiptar u thye nga dallgët e dhuna e këtyre dy ideologjive antidemokratike. Ky terren jo progresiv e gjeti të papërgatitur sa duhet nacionalizmin shqiptar, saqë vetë nacionalistët u bënë pre e këtyre ideologjive.
Kur fashizmi italian vrau komunistin Hamdi Shijaku, përpara ekzekutimit i çuan hoxhë Tahirin. Kur i afrohet hoxha, i dënuari thotë: “Kush ka le, do të vdesë”. Për pasojë, hoxha tërhiqet përpara varjes së Hamdi Shijakut. Në fund Hamdiu thirri: “Rroftë Stalini!”. Pra, shkoi rinia në litar për mustaqet e Stalinit dhe jo me idealin kombëtar.
Kurse komunizmi, kur vrau patriotin shqiptar Ramazan Jaranin, nuk e lejoi hoxhën as t’i mësonte varrin. Komunizmi zhduku të gjitha rregullat, duke mos lejuar as varrimet me klerikë.
Në kuadrin e mësipërm duhet ta analizojmë e konceptojmë edhe në lidhje me figurat e mëdha kombëtare, për të cilët akoma politika partiake thotë fjalën e saj dhe jo vlera kombëtare, me të cilën ata duhet të maten e vlerësohen. Lefter Talo figuron për kohën e Zogut si një i dyshimtë progrek, që survejonte dhe spiunonte çdo gjë jo vetëm në interes të Partia Komuniste greke, por edhe të Asfalisë. Ka shumë dëshmitarë e shkrime që argumentojnë këtë. Mirëpo këto nuk kanë vlerë përpara fakteve të dokumentuara.
Janë dy fakte: e para vlerësimi i Lefter Talos si Hero i Popullit, për të cilin më 28 mars 2004 u bë një sesion i tërë jubilar si rrallë ndonjëherë në Sarandë; së dyti, në dokumentin AQSH, fondi 609, viti 1035, dosja 83, fleta 2-3 me firmë të sekretarit të komunës së Konispolit më 20.12.1935 Ymer Kumbaro, në “Listat e personave që politikisht janë konstatuar të dyshimtë emri i Lefter Talos është i 14-ti. Të dhënat janë këto: Vendlindja: Hadër Aga, Kiço Canga, Lefter Tale, Ziso Karkashina, Kiço Fili shpërblehen prej qeverisë greke.
Si shpjegohet që në krye të kësaj liste është Hari Dhiamanti, të cilin PKSH (PPSH) dhe Sigurimi ynë i Shtetit e ka cilësuar si agjent grek dhe Lefter Tale bën përjashtim?!
Po kështu në dokumentin tjetër AQSH, fondi 494, viti 1933, dosja 600, fleta 14 dhe viti 1935 dosja 827, fleta 1-2 janë plot dy informacione që në thelb kanë këtë përmbajtje: “Lefter Miço Tale. Ankuesi Lefter Miço Tale është nga katundi Hadër Aga i Konispolit, 22-vjeçar dhe ka mbaruar shkollën normale në Janinë. Kur e pyetën të përmendurin për shkakun e vajtjes së tij në konsullatën greke, na tha se ka shkuar për të kërkuar ndërmjetësin e konsullatës pranë autoriteteve të Janinës që të lëshojë një certifikatë që të vërtetojë se i përmenduri në vitin 1933 ka qenë student.
Mbasi kjo certifikatë i duhej që të shpëtonte nga taksa e rrugës të atij viti, kurse për t’u përjashtuar nga taksa e udhës mjaftonte të paraqiste diplomën e shkollës pranë autoriteteve të Konispolit. Po sipas informatave të sigurta që morëm në Sarandë, Lefteri nuk ka hyrë për herën e parë në konsullatë, por ka hyrë shumë herë dhe sado që është këshilluar nga ana e policisë, por ai pa pasur asnjë frikë e pa marrë parasysh porositë e policisë sonë guxonte të hynte shpesh në konsullatë dhe në ballafaqim që bëmë me zv.komisarin e policisë u konstatua se ai një herë paska dalë edhe me të holla nga konsullata.
Gjithashtu edhe pretendimet e tij se ai kish hyrë në konsullatë për çështjen e certifikatës që të përjashtohej nga taksa e rrugës 1933 nuk pajtohet nga informatat që morëm nga konduktori i rrugës që përfshin katundin Hadër Aga, i cili e ftoi Lefterin në vitin 1933 dhe ka punuar 9 ditë në këtë vend pune. Prandaj kemi arsye të konstatojmë se Lefteri ka qenë një vegël e konsullatës që përdorej pranë tij në Cukë të Sarandës, ku ai punon dhe, siç kuptuam, qëllimi i ankimit ka qenë vetëm lejimi i Lefterit që të largohet ku të dojë nga katundi Hadër Aga.
Pra, siç do të kuptohet dhe nga shpjegimet e lartpërmendura, Lefteri jo atë që thotë vetë i besohet apo i janë bërë tortura gjoja, por ndofta mund të futet e të përballet me shpatulla pas murit, sepse nuk ka dëgjuar porositë e policisë që ai të mos hynte në Konsullatë. Por për këtë dyshim që sjellim, të cilën e kemi edhe të fortë, nuk mund të propozojmë dot marrjen e ndonjë mase qoftë edhe për transferim, pasi hëpërhë në marrjen e një mase të tillë në Sarandë nuk na duket e arsyeshme, sepse atëherë do të konsiderohet si një vepër e ndërhyrjes së konsullatës greke, gjë e cila do të lehtësojë propagandën greke për të hyrë në konsullatë vegla të tjera të propagandës lirisht.
Megjithëkëtë, për dyshimin tonë marrja e masave bëhet me pëlqimin e asaj P.T.Ministrie.
Prefekti
Këtë fakt e dinin informatorët partizanë të brigadës së tij, bile edhe vetë komandanti (DP), të cilin përpara se të vdiste më është shprehur: “Po, Lefter Tale kishte lidhje me grekët, bile dinte të përdorte shumë mirë një radio transmetuese dhe ka qenë i përgatitur në ushtrinë greke. Mirëpo në atë kohë cenohej uniteti me minoritetin dhe me partinë komuniste greke. Pastaj vrasja në luftë e tij mbylli gjithçka. Ai mbeti hero i popullit shqiptar.”
Në një shkrim model nr.138 të vitit 1945 nga oficeri informativ i Brigadës së 9-të Sulmuese është një listë me 10 veta partizanë të dyshuar. Pa e zgjatur në kolonën kryesore me titull: “Pse mund të dyshohet për secilin”, ku midis të tjerave lexon: “Dyshohet pasi nuk ka qëndrim të mirë. Ka qenë me reaksionin deri në ditët e fundit, ka shprehur pakënaqësi ndaj luftës. Nuk është dakord për rrugën e ndjekur tonën etj., etj. Në shkresën ekstra të Brigadës I, sesioni informativ jep të dhëna për dom Nikollë Gjinin (prifti i Sumës) më 13.03.1945 në Koplik. Mbasi e provokuan mirë e mirë priftin dhe u shprehën “të panjohurit” partizanë për mosbesimin e luftës etj., dihet fati i këtij prifti.
Të tilla survejime janë me qindra, por më tragjikja është ajo e Shaban Zerecit, komandantit më trim të zonës në Gor-Opar të Korçës. Pa e zgjatur, edhe pse doli nga burgu i survejuar nga njerëzit e vet, përsëri i nipi i vet e ka ndjekur mbas provokimeve të bëra në shtëpinë e tij dhe e ka vrarë befasisht Shabanin. Porosia e Sigurimit ishte për ta zhdukur Shabanin. Çdo episod është tragjedi më vete. Lista e viktimave të survejuesve nuk mbaron gjatë. Një viktimë e tillë është edhe Trifon Lame Xhagjika. Poet i revoltës së vërtetë, që përfundoi në pushkatim.
Morali i kohëve paralele na mëson: në SHBA, edhe pse të parët, autoktonët ishin indianët, bënë parësor trinomin: komb, nder dhe detyrë.
Në Shqipëri u arrit që në vitin 2000 të asgjësohej qeliza e familjes nga krimi: vëllai vret vëllanë për një copë tokë. Prandaj u ndalëm në mjaft problematika sporadike, që po t’i mbledhësh dhe t’i analizosh në kohë, jo nga një mendësi e sëmurë megalomane e së kaluarës, por me një ballafaqim kohor, nuk do të kemi riciklim në të ardhmen, sepse do të dimë të luftojmë shkakun dhe jo pasojën.
Pra, informatorët i shërbejnë ligjërisht platformës dhe sigurimit tonë kombëtar, kanë vlerë në punën e tyre, por kurrsesi ata të tipit të mësipërm, që e kanë shfrytëzuar për të bërë dëme në tërë shoqërinë shqiptare. Shoqëria shqiptare ka nevojë të spastrohet dhe të mënjanojë sa më shpejt këto lloj plehrash të kohës.
Re: Politika kombetare ne kendveshtrimin qytetarë
KUAJTE E GARAVE…KU JANE?
[You must be registered and logged in to see this link.]
Në një libër të shkrimtarit polak Cesllav Millosh gjeta një përshkrim interesant dhe cinik të shoqërisë njerëzore. Përshkrimi ishte një paralele e njerëzve me kuajt… Ata ndahen për punë, cirk dhe gara… Masa më e madhe e shoqërisë është për punë. Një pjesë që përfshin politikën, sportin dhe botën e televizionit i përket “cirkut”. Kuajt e garës janë ata që ndërtojnë kulturën e shoqërisë.
Kush janë “kuajtë e garave” të shqiptarëve? Kjo është një pyetje sa e lehtë për tu bërë aq edhe e vështirë për tu përgjigjur. Mesatarja shoqërore e llogaritur për njerzit e kategorisë së tillë është rreth 1 për qind… Dyshoj se në postkomunizmin shqiptar ai është zvogëluar edhe më shumë nga valët emigratore.
Shoqëria shqiptare është mbërthyer nga niveli i inteligjencës së “cirkut” të cilës nuk i intereson e vërteta por vec pëlqen ta shpall atë. Nga kultura marksiste vazhdon sindromi i vendosjes së ideve para njerëzve. Kjo kulturë na ka lënë joshjen, etjen dhe besimin se gjykimi final është prapa derës për një shoqëri pranë kolapsit. Shoqëria shqiptare është rrethuar nga mentaliteti i “cirkut” i cili kultivon ndjenjën për të “cuditur” si bazë vlerësimi. Aktualisht udhëhiqemi nga njerëz egocentrikë të cilët mendojnë se rregullat e etikës nuk vlejnë për ta ose për më keq identifikojnë moralin me interesat e tyre.
Kjo predominancë e “cirkut” po ndërton identitet të lidhur me urrejtjen. Ajo shihet autentike dhe furnizuesja kryesore e identitetit politik pavarësisht se baza emocionale e saj është frika.
Në shoqërinë shqiptare kjo situatë po reflekton tek një brez i ri. Ai do të pretendojë se është duke trashëguar një botë false. Ky nuk është një fenomen vetëm shqiptar megjthatë ai po jep shenjat e një “kryengritjeje” në rritje. Fraksioni më problematik i saj është ai i cili përpiqet që logjikën ta trajtojë si falsitet dhe vendosjen e problemeve të dukshme të njerzve në dëm të synimeve që prodhon gjykimi i shëndoshë.
Cfarë më shqetëson? Të gjitha lëvizjet radikale edhe ato me qëllimet më të mira prodhojnë në një pikë të caktuar elementë të cilët të zhgënjyer nga ecuria e progresit mesatar të shoqërisë drejtohen nga aktet e dhunës.
Mendoj se asnjëherë më shumë se më parë shoqërisë shqiptare i nevojiten “kuajtë e garave” të kulturës së saj… Ata mund të jenë zëdhënës të shpresës për ndërgjegjen kombëtare të lodhur nga mbingarkesa që vjen nga bota e privilegjuar e “cirkut” të politikës… Heshtja do të ketë pasojë. Mendoj se duhet të jemi të vetdijshëm për rebelizmin pa kauzë që rrezikon kombin!
Shoqëria civile shqiptare ose e ashtuquajtura e tillë është në masë të madhe një koperturë biznesi. Kjo “shtresë” në mjaft raste ka shërbyer si “kapak” se sa në vetpërcaktimin si zëdhënëse e presioneve sociale të shoqërisë. Akademia e Shkencave… Ajo është bërë e padukshme. Presioni që ajo të sillet si pjesë e administratës shtetërore është i dukshem dhe ka goditur autoritetin e saj kaq të nevojshëm për këtë kohë. Drama e kolaboracionizmit me të keqen kombëtare është një histori shqiptare aspak e lavdishme. Me kokulje para institucionit të dijes vërej se para megalomanisë dhe ekseseve të politikës nga akademia e shkencave po rithemelohet virtyti i “cimpenjimit” për elitën mendore në Shqipëri…
Politika aktualisht është tejmbushur me politikanë në kërkim të sensacionales. Ora e politikës duhet të “kurdiset” cdo katër vjet… Ndërsa ata që heshtin sot, janë intelektualët, për të cilët koha është një konvencion i cili nuk ekziston brenda tyre. Asnjëherë si më parë Shqipëria nuk ka nevojë për zërin e tyre.
A mund ta bëjë politika zërin e munguar të mendjes në Shqipëri? Dhimbshëm them se ky është mision i pamundur i politikanit si profesion dhe përpjekjes së tyre shpesh të dëshpëruar për të qëndruar në pararojë. Egzema e politikës është tundimi nga dritat e skenës dhe trajtimin e sasisë si virtyt. Endra e politikës për ta lidhur qëllimin e saj me udhëheqjen shpirtërore ka prodhuar mallkimin e vetvetes që kanë prodhuar luftërat fetare dhe ideolgjitë e diktaturave.
Cili është sot raporti i politikës në raport me të menduarin?
E djathta në Shqipëri ka një arsye pak të dukshme për të pohuar krizën e saj. Kjo është paaftësia e shumicës së drejtuesve të së djathtës për tu identifikuar me grupimin e vet shoqëror. Kjo krizë shprehet me mungesën e respektit dhe pandjeshmërinë ndaj së vërtetës. Portreti i një intelektuali të djathtë i ngjason një të shtriri në gjendje kome.
E majta në Shqipëri bën jetë të dyfishtë. Ajo vuan ndarjen e historisë së ideve që e prodhuan dhe ciltërsinë deri në vetëlavdërim të pranimit të fajit për dikaturën komuniste. Esenca e mosdeklarimit etik të saj është fakti i mirëkuptuar se dallimet ekonomike dhe shoqërore janë të pashmangshme dhe nuk ja vlen të diskutosh të mirat e zhdukjes së tyre.
Sot në politikën shqiptare kanë hyrë ethet e zgjedhjeve të qershorit 2013. Ato po zbresin në terrenin social shqiptar në një marrëveshje me dhunën. Kjo e fundit nuk duhet nënvleftësuar pasi është cilësia që ka “shkruajtur” historinë nën tavolinë të politikës në Shqipëri. Ajo ka ngjizur me magjinë e vet momentet kryesore të historisë sonë njëshekullore shtetformuese. Jo vetëm në Shqipëri ka një simpati të hershme për njerzit e “veprimit”. Inkurajimi dhe tolerimi i dhunës padyshim që është rrjedhojë edhe e një raporti intelektual karshi saj.
Miratimi i heshtur i dhunës është shkak-pasoja e mjaft dramave historike që vendi ynë ka kaluar. Në një poezi të Odenit me titull “Spanja” ka një varg të dhimbshëm: “Pranimi me ndërgjegje i fajit për vrasjen e nevojshme”… Natyrisht Shqipëria nuk është në nivelin e luftës civile të Spanjës por marrëdhënia intelektuale me dhunën e “nevojshme” ndihet qartë në ajrin politik të vendit…Dhuna e justifikuar është mallkimi për të ardhmen e shqiptarëve.
Kuajt e “cirkut” nuk munden të flasin sot. Nga brenda cadrës së politikës pritet që të vinë ata…Kuajt e garës!
Kush janë “kuajtë e garës”? Vërtet mendon se ka vlerë fjala intelektual në këtë vend? Këto janë pyetje për mentalitetin e rutinës sonë të përditshme. Përgjigja ime është e thjeshtë. Nga se e dallon një kalë gare nga të tjerët. Ato janë përbuzja ndaj stanjacionit, individualizmi dhe sensi i të bërit të gjërave pa i thënë dikush: Fol!
Unë bëj pjesë tek njerzit që di të pres. Eshtë e pamundur që ata të mos ekzistojnë në Shqipëri!...Sigurisht!
Pandeli Majko
Re: Politika kombetare ne kendveshtrimin qytetarë
“Rrugën e Kombit” e ka projektuar në '95-n Milosheviçi, ja si po përfiton Serbia
Projekt infrastrukturor i Milosheviçit i vitit 1995 për të hyrë në portet shqiptare nëpërmjet “Korridorit 7”: Durrës-Kukës-Prishtinë. Shkrimi më poshtë është botuar tek portali SETtimes, të cillit i referohet gazeta shqiptare "Lajmi Investigativ".
Kaqusha Jashari, ish-funksionare e PKJ në Kosovë, ish-drejtore e drejtorisë së rrugëve në vitet 1989-1991 dhe 1999-2007 thotë: “Autostrada Durrës-Kukës-Prishtinë [Korridori 7], që është ndërtuar dhe do të vazhdojë në Merdare, nuk ka kuptim si një korridor, në qoftë se nuk lidhet me Korridorin 10”.
-Tani zbulohet se “Rruga e Kombit”, Durrës-Kukës-Prishtinë, quhet ndryshe Korridori i 7-të, ai që i duhet Serbisë për ta lidhur me Nishin e Korridorin e 10-të. Jo vetëm kaq, ajo i siguron dalje në portet shqiptare, sikurse ishte parashikuar qysh në vitin 1995 nga Sllobodan Millosheviçi. Kosova dhe Serbia kanë nisur bisedimet mbi ndërtimin e një autostrade, që lidh të dy vendet, që do të lidhej me autostradën ekzistuese Prishtinë-Durrës. Ekspertët thanë se, nga autostrada do të përfitonin të dyja ekonomitë dhe ajo do të mundësonte kushte më të mira për lëvizjen e njerëzve dhe mallrave midis të dy vendeve, njofton portali “SETimes”.
AKSESI
Në fillim të nëntorit në një takim në Bruksel me Catherine Ashton, shefe e politikës së Jashtme dhe sigurisë, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç diskutuan projektin që BE-ja pritet ta mbështesë financiarisht. “Të dy palët ranë dakord të kenë një grup pune të përbashkët, teknik, për të përgatitur një studim fizibiliteti për autostradën Nish-Prishtinë”, tha Ashton pas takimit.
Autostrada e re do t’i mundësonte Kosovës të lidhej me Korridorin 10 dhe të shkonte më tej drejt Rumanisë dhe Bullgarisë. Për Serbinë, ajo do të hapte rrugë hyrjeje në portet e Shqipërisë. Safet Gërxhaliu, drejtor ekzekutiv i Dhomës së Tregtisë së Kosovës, tha për SETimes, se fondet e BE-së duhet të financonin të tilla projekte infrastrukture, që ofrojnë mundësi për zhvillimin ekonomik. Ai gjithashtu sugjeroi ndërtimin e dy autostradave të tjera, një nga Leposaviç në Rashka dhe tjetra nga Peja në Malin e Zi, për të përmirësuar ndërlidhjen tranzite rajonale.
“Ndërtimi i projektit të autostradës së Nishit duhet të nisë sa më parë të jetë e mundur dhe … duhet të përfshijë një autostradë, që lidh Kosovën me Serbinë, nëpërmjet Rashkës dhe vendeve të tjera”, tha Gërxhaliu.
IDE E MILOSHEVIÇIT
Sipas Milutin Mrkonjiç, ministër serb i Transportit, autostrada Nish-Prishtinë është një ide e vjetër që nga koha e Milosheviçit: “Që në vitin 1995, ne kishim projektuar një hartë të kësaj autostrade. Ajo është përfshirë gjithashtu në planin për zhvillimin e transportit në Ballkan. Ajo duhej të lidhte Rumaninë nëpërmjet Negotin dhe Nishin me kufijtë shqiptarë”, tha Mrkonjiç.
Gërxhaliu shtoi se, stabiliteti politik mund të arrihet nëpërmjet stabilitetit ekonomik. Ai tha se, edhe diaspora e Kosovës dhe komuniteti i biznesit do të përfitojnë nga autostrada e re. “Autostrada do të lidhte Kosovën me vende të tjera rajonale, sepse tregu i Kosovës prej 1,7 milionë banorësh nuk është i madh, por nëpërmjet rrugës së re të tranzitit mund të nxitej një zonë mini-Shengeni ballkanik dhe si e tillë ajo ka një ndikim politik”, tha Gërxhaliu.
Kaqusha Jashari, ish-drejtore e drejtorisë së rrugëve të Kosovës dhe deputete, tha se një ndërlidhje e Shqipërisë, Kosovës, Serbisë dhe Bullgarisë do të ishte një rrjet i madh korridori rajonal dhe do të kishte një ndikim të madh ekonomik, politik dhe kulturor. “Autostrada Durrës-Kukës-Prishtinë [Korridori 7], që është ndërtuar dhe do të vazhdojë në Merdare, nuk ka kuptim si një korridor, në qoftë se nuk lidhet me Korridorin 10”, tha Jashari.
POTENCIAL SHUMË-NIVELESH
Goran Rodiç, sekretar i Shoqatës për Ndërtimin dhe Strehimin i Dhomës serbe të Tregtisë tha për SETimes se, autostrada do të shtrihet rreth 80 km në Serbi, me një potencial shumënivelesh, pasi përgjatë saj do të ndërtohen një numër motelesh, karburantesh, restorantesh. Ai tha gjithashtu, se autostrada do të kishte një interes të përgjithshëm dhe fizibilitet ekonomik.
“Ajo duhet të lidhet me Korridorin 10, që do të thotë me BE-në, pasi pikat e saj të reja duhet të jenë: Prizreni, Prishtina, Merdare – Korridori 10 ose Rumania, Hungaria dhe më tej. Ajo duhet të kalojë nëpër Shqipëri mbi Bjeshkët e Namuna, për në portet e Durrësit dhe Vlorës, që duhet të bëhen porte kryesore, shumë më të lirë dhe të përshtatshëm për transport më të madh, se sa Bari i Malit te Zi dhe Selaniku”, tha Rodiç për SETimes. “Autostrada Nish-Prishtinë duhet të përfundohet, sepse është realiste, absolutisht realiste dhe e dobishme në shumë mënyra, me një numër përfitimesh për mbarë rajonin”, tha Makonjiç.
Kush është Kaqusha Jashari?
Kaqusha Jashari (lindur më 16.8.1946 në Skenderaj, e martuar, dy fëmijë) është politikane dhe inxhiniere ndërtimi kosovare. Është deputete e Kuvendit të Kosovës e PDK-së që nga viti 2007. Ka prejardhje malazeze nga ana e nënës dhe shqiptare nga babai. Prej vitit 1986 deri në nëntor 1988, ajo dhe Azem Vllasi ishin dy politikanët kryesorë të Kosovës. Në nëntor 1988, të dy u larguan gjatë “revolucion anti-burokratik”, për shkak se nuk pranuan ndryshimet kushtetuese, që frenonin autonominë e Kosovës, dhe u zëvendësuan.
Në maj 1988 Jashari zëvendësoi Azem Vllasin në postin kryetarit të Komitetit Krahinor të Lidhjes së Komunistëve të Kosovës. Më 17 nëntor 1988, Jashari dhe Vllasi u detyruan të japin dorëheqjen dhe Rahman Morina u zgjodh kryetari i Komitetit Krahinor më 27 janar 1989. Gjithsesi, në vitet 1989-1991 ka qenë drejtoreshë e Fondit të Rrugëve të Kosovës, kurse në vitet 1991–1999 ka punuar në firma private. Për 8 vjet, në vitet 1999–2007, ka qenë drejtoreshë e Drejtorisë së Rrugëve të Kosovës.
/Shekulli Online/
Re: Politika kombetare ne kendveshtrimin qytetarë
Kush është shkaku..?,po pasoja....?
Shpërfillja e “ligjit të shkakut dhe pasojës”, që është çelësi magjik i shpjegimit të gjërave në dorën e njeriut, është arsyeja se përse në Shqipëri ndodh që përfundimet dhe perceptimet të sundohen nga paqartësia.
Mjegullnaja te ne lind pikërisht për shkak të deformimit të kësaj ligjësie. Ne shohim pasojat në formën e problemeve marrafrymëse në vend! Të gjithë, si mes një verbërie, nuk bëjmë gjë tjetër veçse nxitimthi, emërtojmë si “shkaqe” pasojat e këtyre problemeve. Kush është shkaku i varfërisë? Kriza. Kush është shkaku i babëzisë dhe pabarazisë? Politika. Kush është shkaku i papunësisë? Qeveria. Por ndërkohë, shkaqet e vërteta, mund të mos jenë këto. Shkaqet e vërteta mund të jenë edhe ato pasoja shkaqesh të tjera e misterioze, që nuk imagjinohen askund nga askush dhe shoqëria sillet vërdallë në vorbullën vicioze të pamundësisë për të kuptuar vijën ndarëse mes pasojave dhe shkaqeve të vërteta.
Mos shkaqet e degradimit historik që jetojmë janë vetë pasojat? Mos ndoshta, e kundërta ndodh dhe kriza nuk është shkaku, por është pasojë e varfërisë? Mosqeverisja e keqe, aty ku duket si shkak në fakt mund të jetë pasojë e papunësisë dhe mungesës së elitës? Kjo mjegullnajë mund të supozohet normale përgjatë një periudhe të gjatë tranzicioni, për një komb të brishtë, si jemi ne shqiptarët: krijesa të zhytura thellë në llumin e përditshmërisë, që me sa duket e kanë humbur betejën kolektive të vendosjes së gjërave në vendin e tyre. Të vesh gjërat në vendin e tyre do të thotë të ndash drejt problemeve të mëdha, të cilat aktualisht janë pasojat e mëdha, nga shkaqet e mëdha, por edhe nga zgjidhja e tyre.
Kush janë pasojat? Realiteti ynë. Në pamje të parë ato duken qartë: të gjitha bashkë janë imazhi i Shqipërisë në sytë e shqiptarëve dhe në sytë e të huajve, në trajtën e një mozaiku të shëmtuar, që gjeneron tension. Pasojë është varfëria dhe të tjerat me radhë!… Injoranca, shteti privat, elita e munguar. Pasoja janë problemet ekstreme sociale, emigrantët jetimë, papunësia, pisllëku, hajdutëria, harbutëria, padrejtësia, pandershmëria, gjithë ato gjëra që e kanë bërë botën shqiptare një strehë jo të gëzueshme.
Për ta thjeshtuar analizën, shtrojmë pyetjen: Pse ka kaq shumë varfëri dhe padrejtësi në Shqipëri? Pse shoqëria sundohet nga një shtet privat banditësh e mercenarësh dhe nuk drejtohet nga një shtet human e publik? Pse ky vend nuk prodhon veçse politikë të keqe dhe personazhe mediokre publike? Për ç’arsye shqiptarët janë detyruar të shpallin se janë të paaftë të rregullojnë si duhet punët, familjet dhe jetën e tyre? Janë pyetje të thjeshta? Sigurisht! Por ato provokojnë dilema të mëdha.
Është si të hysh me qiri në një shpellë akulli në Antarktidë dhe të kuptosh prej formës së akujve pse arinjtë polarë atje janë të bardhë. P.sh, shumë shqiptarë mendojnë që fajin për mizerjen e tyre e ka Saliu, por nuk janë pak ata që e shikojnë Saliun si një nip të frymëzuar të Skënderbeut. Të tjerë e shikojnë ndërkaq kryetarin e opozitës si një dhimbje vaksine, dhe të tjerë, gurë të shpërndarë “mozaiku”, fantazojnë kreun e LSI-së, ose si etalonin spektakolar të tradhtisë, ose si shembullin më të lartë të krenarisë, e kështu me radhë. …..Perceptimet janë pasoja, por ka një veçori kombëtare te ne: Pasojat janë aq më të qarta, sa më të paqarta janë shkaqet që ato i kanë sjellë.
Ajo që mund të thuhet përmbledhur, është kjo gjë: Shqiptarët e tranzicionit i kanë bërë një barrikadë të heshtur natyrës, e cila, sipas ligjit të SHKAKUT DHE PASOJËS, e ka vënë sojin njerëzor nën drejtimin e dy mësuesve sovranë, që janë, DHIMBJA DHE KËNAQËSIA. Shqiptarët e përçarë, të lodhur dhe të zhgënjyer, përkundrazi, drejtohen nga NËNSHTRIMI dhe MILITANTIZMI, duke i bërë kështu një sfidë parimit të dobisë.
Nga ana tjetër, është bërë zakon që shqiptarët t’i kërkojnë shkaktarët e vuajtjeve të tyre, aty ku nuk ndodhen: pranë tyre, brenda tyre. Kjo është e pashpjegueshme, dhe si qasje, shndërrohet në një dhimbje inferioriteti, që është aq më e madhe, sa më shumë fanatizëm, apo militantizëm partiak ka në ndërgjegjen e tyre. Primitiviteti kolektiv fillon pikërisht në shpjegimet që shoqëritë u bëjnë gjëmave të tyre, duke përjashtuar çdo mundësi që shkaqet e zbuluara prej tyre, të mos jenë të tilla, por thjesht pasoja të disa shkaqeve që nuk mund të shihen nga turma e ca më pak të kuptohen apo shpjegohen nga ajo…
Zakonisht dhënia e pushtetit me të votuar përbën një shkak për shumë pasoja civile, qofshin këto zhvillim ose mjerim. Përdorimi ose shpërdorimi i pushtetit mund të sjellë pasoja të mira, ose probleme të mëdha për qytetarët. Nga kjo optikë, Kryeministri i shqiptarëve, kryepushtetari, është edhe përgjegjësi i parë i rrumpallës që sundon në Shqipëri.
Kjo sepse Shqipëria është e orientuar dramatikisht gabim nga çdo pikëpamje. Por vetiu, lind pyetja. A është Sali Berisha maja e piramidës së historisë së keqe të tranzicionit, pra edhe një shkak, pra i vetmi shkak, apo ai është thjesht një pasojë, viktimë e ndërthurjes së shkaqeve të tjera, që qëndrojnë mbi kokën e tij? Kush e drejton apo sundon ndërgjegjen e tij, “parimi i dobisë”, dhembja, kënaqësia, babëzia gjenetike për pushtet, apo interesa të tjera, fuqi të tjera, mistere të tjera, viktimë e të cilëve ai mund të jetë?
Kryeministri shqiptar është vetë ai një shkak, apo thjesht, është edhe ai një pasojë?
Pyetja shkakton po atë difraksion përshtypjesh që ka sjellë në planet edhe dilema, nëse ish-presidenti Klinton dje, ishte vërtet siç thuhej, një mason i Gradës 33, shërbëtor i iluminantëve, apo sinqerisht perandori, planetari, i përzotshmi, njeriu më i fuqishëm në planet.
Jo vetëm kureshtarëve, por as idiotëve nuk u ka mbetur jashtë vëmendjes fakti se Kryeministri i vendit të tyre etiketohet herë pas here si neokomunist i pandreqshëm. Kjo është e shpjegueshme. Për shkak të angazhimeve të tij pasionante në ish-Partinë e Punës të diktatorit Hoxha, e shkuara e tij nuk mund të jetë veçse e kuqe. Pyetja e shoqëruar pothuaj me dhembje, në këtë rast është: Duke qenë njëlloj pasionant në menaxhimin e sundimit, Berisha është një mbret i vogël, primitiv, por i pavarur si Hoxha, apo thjesht është një hallkë krejt e pavlerë në zinxhirin e një kurthi kombëtar të paracaktuar nga të tjerë?.
Kur fakti vlen më shumë se objekti rreth të cilit sillet ky fakt, aq më pak atë mund ta shpërfillësh. Nuk mund të shpërfillësh pra edhe pëshpërimën e disa të tjerëve, se Kryeministri i shqiptarëve, duke qenë një dhëndër serb, është edhe një agjent i tyre, pra një levë e armiqve historikë, apo një hallkë tradhtare e një strategjie të kobshme, por afatgjatë, që ende nuk kanë mundur ta kuptojnë shqiptarët: Të zhytur enkas në llumin e përditshmërisë së tyre, ata nuk mund të shohin qartë asgjë përtej saj!
Le të shqyrtojmë një fakt. Ndërsa Kadareja synon të shpjegojë te “Mosmarrëveshja” se ka pasur një strategji historike të Serbisë, për të zhvendosur moralisht dhe materialisht popullsinë shqiptare nga Kosova e Shqipëria drejt Turqisë dhe otomanizmit, me të njëjtin shqetësim, ekziston dhe qarkullon edhe një opsion tjetër, sipas të cilit, përkundrazi, serbët janë përpjekur të kenë nën kontroll qeverinë e vendit për të arritur tjetër gjë. Zbimin e shqiptarëve të Kosovës jo drejt Turqisë, por drejt Shqipërisë, pasi kjo e fundit të ishte shkretuar dhe zbrazur mbas rrëzimit të komunizmit.
A është e mundur të jetë Berisha hallkë e këtij plani, ku pikësëpari synohej zbrazja, shterimi, ikja e madhe e shqiptarëve, drejt Perëndimit, dhe pastaj mbushja e saj me kosovarët e Jugosllavisë? Ajo që dihet dhe dimë, është se gjatë ndërrimit të sistemeve, ena prej balte e Shqipërisë mbeti bosh.
Kjo është e vërtetë! Njerëzit i rrëmbeu dallga e cunamit të emigrimit me shpejtësi komete, ndërkohë që ekonomia komuniste u rrafshua sa hap e mbyll sytë për të paralajmëruar kërcënimin e një tranzicioni, nga më të shëmtuarit në historinë e kombeve. A kishte vërtet një plan Serbie që ena bosh e Shqipërisë të mbushej pra me kosovarët e saj, si edhe në njëfarë mënyre, për këtë arsye apo për një tjetër ndodhi realisht 10 vjet më vonë, kur bombat e NATO-s ndëshkuan Beogradin. A ishte Saliu personi i cili, duke qenë pranë pushtetit komunist në të njëjtën kohë, do të ndihmonte krushqinë ortodokse për të pastruar Kosovën nga kosovarët?
Ky është një supozim që thjesht ndihmon që imagjinata bëhet sa interesante, aq e vështirë. Edhe pse disa supozime kanë koherencë të çuditshme me realitetin, ato nuk janë të mjafta për ta akuzuar Kryeministrin shqiptar për tradhti. Vështirë megjithatë të gjesh njeri në Ballkan që të mos ketë në tru përsiatjen se ka një pozitivitet melankolik të Kryeministrit shqiptar ndaj fqinjëve serbë. Dhe kjo gjë, jo vetëm sepse bashkëshortja e tij ka origjinë serbe, siç thuhet, (dhe këtu nuk ka asgjë të keqe)..
Jo vetëm se një tip i quajtur Fazlliç është miku i tij.. Jo vetëm sepse është akuzuar për favorizime ndaj tyre, gjatë luftës në Kosovë, (kontrabanda e naftës), dhe për favorizime më pas,( gjatë privatizimeve të pronave publike shqiptare dhe dhënies së koncesioneve strategjike kompanive të ndryshme serbe). Jo vetëm se ka filluar të shpalosë para të gjithëve flamurin e dalëboje të nacionalizmit, për të fshehur mungesën e nacionalizmit të tij. Por sepse, parimisht, pëshpërimat, edhe kur janë thjesht të tilla, kanë pushtetin e tyre…
Re: Politika kombetare ne kendveshtrimin qytetarë
Tranzicioni shqiptar pa limite
Ëndrra e Shqipërisë së pasdiktaturës për një shoqëri moderne sipas modeleve perëndimore ka mbetur si “një ënderr e një nate vere”. Çdo ditë shoqëria shqiptare tronditet nga ngjarje të rënda. Vetëm brenda muajit dhjetor në disa prej lajmeve që lexuam “burri vret me sëpatë gruan statzënë”, “burri rreh me dru gruan shtatzënë”, “një i ri u vetvra, pasi në gjende të dehur qëlloi mbi vëllanë”. Tronditjet janë aq të shpeshta sa humbin fuqinë e parë dhe bëhen pjesë të jetës të përditshme. A mundet një shoqeri e tillë të prodhoj realitete të reja?
Nevoja për një menyrë të menduari që do na largoi nga kjo ëndërr të shpifur ku fenomeni i dhunës ka prëkur çdo aspekt duke filluar nga familja, më vonë në shkollë dhe deri në jetën politike të vendit, shfaqet më e madhe se kurrë.
Fëmijëria konsiderohet si një periudhë vendimtare për të ardhmen e zhvillimit të fëmijëvë fillimisht si individë dhe pastaj si qytetarë. Shoqëria shqiptare ka rritur dhe vazhdon e rrit femijët e saj me besimin se “kush të do, të rreh”. Sindromi “kush të do, të rreh” na ndjek tërë jetën si individe dhe si qytetarë, në marrëdhenjë familiare “prindër-fëmijë”, “grua-burrë”, “qeveri-shtetasë”.
Sipas një sondazhi të mbështetur nga UNICEF fëmijët që jetojnë në zonat urbane dhe ato që ndjekin klasën e 6-të deri në të 12 përjetojnë dhunë fizikë dhe psikologjike, nga prinderit e mësuesit që mendojnë se vendosin autoritetit e tyre duke bërtitur dhe goditur mbi nxënësit, aq edhe nga njëri-tjetri.
Në të njejtën kornizë, politikanët në parlament dhe mediat nëpërmjet televizioneve, si marioneta të dorëzuara në duart e elitave politike, ulerasin në një përpjekje të deshpëruar për të ushtruar atë që ata nënkuptojnë si autoritet. Individët, pra qytetarët, përballen përditë më një polarizëm të ashpër dhe agresiv në çdo nivel.
Mjedisi politik shfaqet vetëm në ngjyra bardhë e zi me një gjyhë ku populizmi lulëzon dhe fjalori i së cilës kufizohet në përdorimin e antonimëve dhe emocionëve të forta si urrejta dhe admirimi. Bëhet fjalë për një luftë përmes “engjëjve” dhe “demonëve”, me politikanët dukë luajtur rolin e “Mesias” dhe me qytëtarët të dorëzuar plotësisht në duart e “shpëtimtarëve”. Pra aktualisht shoqëria nuk prodhon asnjë realitet dhe mbetet e bllokuar në një boshllëk idesh dhe pa asnjë vizion ose frymëzim për të ardhmen.
Qëndrimi i shoqërisë shqiptare ndaj femrës dhe roleve të saj gjinore dhe qytetare është një treques tjetër shumë i rëndësishmë i cili përshkruan një kaos të vertetë. Më saktësisht, në një mënyrë interesante arrijn të bashkëjetojn dy koncepte krejtësisht të kundërta. Në një anë, gruaja promovohet si e bllokuar midis kuzhines dhe televizionit me destinacion prioritar riprodhues dhe në anën tjetër, promovohet si objekt seksi nepërmjet reklamave nudiste. Në të dy konceptet mbizotëron tradita maskiliste e shoqërisë me gruan të hutuar në mes të dy rolëve ekstreme.
Diogeni nga Sinopi (399 p.K.- 323 p.K.) ishte një filozof që qarkullonte shpesh gjatë ditës me një llambë ndezur. Kur ai u pyet “Pse mbani një llambë ndezur brenda ditës? ”, ai u përgjigj “Jam duke kërkuar për njerëz të ndershëm”. Shoqëria shqiptare ndoshta mund të përdori të njejtën llamb jo për të kërkuar “njerëz të ndershëm” por për të zbuluar ngjyrat e tjera të ylberit përveç “bardh e zi”. Diogeni thoshte se themeli i çdo shteti ështe edukimi i të rinjve, dhe në rastin tonë rinia është e vetmja fuqi sociale që mund të prodhoj realitete të reja plot me ngjyra, ëndrra dhe vizione. Le të filloj 2013-ta duke thënë fëmijëve se “kush të do, NUK të rreh”.
Re: Politika kombetare ne kendveshtrimin qytetarë
Drejtësia shqiptare vulosi turpin e vet
U dha vendimi i gjyqsorit... Nuk u dënuan me disa vite burg. Jo. U shpallën të pafajshëm, e rrjedhimisht nuk u gjet asnjë fajtor për faktin që më 21 janar 2011 u vranë katër vetë të pafajshëm, të paarmatosur, të parrezikshëm. Në ditët e ardhshme do të ketë arsyetime të thelluara, bazuar në ecurinë e këtij gjyqi dhe në vendimin që u mor, por mund të thuhet qysh tani se ky vendim është njolla më e madhe e sistemit të drejtësisë (përfshirë dhe prokurorinë), është ngjarja që dëshmon se ky sistem ka mbaruar, është i kapur, i korruptuar, i ndyrë. E kështu, në zgjedhjet e qershorit nuk bëhet fjalë për të ndërruar një qeveri, por bëhet fjalë për të rrëzuar me votë një sistem, që më pas duhet ringritur nga e para me synimin për t’i hapur rrugën demokracisë e shtetit të së drejtës. Në mos, ditë më të zeza kanë për të ardhur për këtë vend
Re: Politika kombetare ne kendveshtrimin qytetarë
Habitem me ata që habiten
E fundi i fundit, populli nuk ka vrarë politikan, por mbi dy mijë veta ka vrarë politikani shqiptar. Në Shqipëri politikani nuk duhet të ruhet nga populli, por populli nga politikani… Demokracia nuk ka mekanizma dhe fuqi ta luftojë despotin. Demokracia ka forcë të madhe nëse respektohet ligji, por kur autokrati vihet mbi ligj, atëherë demokracia kapitullon….
Për më shumë se 2000 të vrarë, për qeverisje të keqe dhe për tolerimin e firmave mafioze, nuk ka dhënë përgjegjësi askush. As Sali Berisha. Për 27 veta të vrarë në Gërdec, nuk ka dhënë përgjegjësi askush. As Sali Berisha, as Ministri i Mbrojtjes. Udhëheqësitë shqiptarë kanë licencë për të vrarë, që nga Zogu, pastaj Enveri, deri tek Berisha.
A është logjike të pritet që dikush të vuajë dënimin me burg vetëm për katër veta? Një pritshmëri e tillë, nuk është logjike. Ata që kanë pritur një gjykim të drejtë, duket se nuk njohin ideologjinë e përzier, çorbë të Berishës dhe maninë e tij për pushtet. Ajo mund të lexohet në veprat dhe mendimet tij.
Në Europë nuk ka asnjë Kryeministër, që ka urdhëruar apo mundësuar të vritet qytetarët e vet. Në Europë nuk ka asnjë Kryministër stalinist, që udhëheq parti demokratike. Në Europë nuk ka asnjë vend, ku stalinisti i djeshëm të ketë aq pushtet, sa të ndalojë hapjen e dosjeve të tmerrit të epokës së vet staliniste. Në Europë nuk ka asnjë Kryeministër, që ka marrë pushtetin me vjedhjen e votave. Në Europë nuk ka asnjë Kryeministër, i cili nga mosdija dhe oportunizmi, ka mundësuar emigrimin e 37 për qind të popullsisë dhe të mburret me rezultate.
Derisa të tjerët përgaditen për zgjedhjet, ai përgaditet për t’ i manipuluar ato. Ai din se çudirat zgjasin disa ditë dhe harrohen. Ashtu siç u harruan kamionët me dinamit, çadrat dhe stilografët pistoleta me mbushje të rrezikshme. Ashtu si nuk u gjend ai para gjykatës për rrënimin e shtetit shqiptar, shpifjet dhe për haluciancionet e puçit.
E si mund të priten vendime objektive gjyqësore, kur ai vendet kryesore në pushtet, ka zaptuar me zvarranik të vet? As nesër nuk mund të pritet që Kryetari ta kundërshtojë Kryeministrin për vjedhjen e votave, ose parregullsitë. Nëse vret shqiptarë, kryeprokurori i sotshëm nuk do të reagojë, sepse pozitat nuk u janë dhënë duke u bazuar në profesionalizëm, por duke u provuar forca rezistuese e kurrizeve të tyre: sa më të përkulur, aq më të përshtatshëm për pushtetin e sotshëm despotik.
Njeriu nuk mund të çuditet me Sali Berishën, por njeriu çmendet me intelektualët, të ashquajturit intelektual që janë në shërbim të tij. Si është e mundur që ata njerëz, aq lehtë dhe pa u prekur në ndërgjegje, mbështesin njeriun që ka prodhuar aq shumë tragjedi dhe mes të tjerash: cënimin e sovranitetit, shitjen e naftës Millosheviçit dhe si mund ata ta kritikojnë Millosheviçin, kur Berisha ka qenë mbështetës i tij? Si mund ata intelektual t’ i nënshtohen atij dhe të mos mendojnë një sekondë tek familjet e sakatosura dhe të veshura në zi, fëmijët bonjak?
Si është e mundur të gjenden 380.000 shqiptarë që i bëjnë “like” Sali Berishës në FB, vetëm pse të vdekurit, nuk janë vllezër dhe motra të tyre? Si është e mundur që në rrethin e tyre të ketë edhe poet, shkrimtarë, që për nga natyra intelektuale duhet të jenë hummanistë, por të jenë aq apatik, aq të topitur në ndjenja, sa t’ i sorrollaten atij njeriu me të cilin nesër do të turpërohen, ashtu si duhet të skuqen ata që i shërbyen dje Enverit? A jemi popull aq i mjerë, aq i pandjenja, sa mburrjen ta shprehim nëpërmjet kufomave të Zogut, nëpërmjet kufomave të Enverit dhe nëpërmjet kufomave të Berishës?
Partia Demokratike nuk është parti politike. “PD” është degë e “reformuar” e Partisë së Punës. Duke lexuar mendimet e tij, duke parë zjarrminë për pushtet, atëherë mund të konstatohet kjo: Sali Berisha do të rrezikojë prishjen e mardhënieve me të gjithë për të mbetur në pushtet. Ai din mirë se bota nuk do të pranonte kurrë bashkimin e dy shteteve shqiptare, trojeve jo se jo, që janë vetëm kararikatura të shteteve, por me këtë propagandë, shpreson të mbetet në pushtet. Bashkimi i dy shteteve shqiptare nuk mund të bëhet derisa të jetë në krye Berisha, jo derisa të jetë në krye Thaçi. Ai nuk ka çfarë t’ i ofrojë popullit dhe tani i thotë: me mua do të bashkoheni.
Një gjë dihet, demokracia nuk ka mekanizma dhe fuqi ta luftojë despotin. Demokracia ka forcë të madhe nëse respketohet ligji, por kur autokrati vihet mbi ligj, atëherë demokracia kapitullon dhe bëhet kroniste e lëvizjeve dhe ngjarjeve. Demokracia dhe shteti ligjor ka fuqi të madhe ekzekutuese nëse njeriu gjendet brenda shtetit ligjor, mirëpo jo kur ai ngrihet mbi të.
Ai duke vënë re se ka humbur shanset për të rifituar, kapet për kashtë nacionaliste për ta shpëtuar veten. E kush donë ta zmadhojë Shqipërinë? Personazhi kryesor që u zu duke zvogëluar Shqipërinë dhe cënuar sovranitetin e saj. E kush donë ta rrisë me bashkim numrin e shqiptarëve në Shqipëri? Personazhi që ka ndikuar në zbazejn e saj .
Sali Berisha do të mbetet një personalitet kontrovers në historinë shqiptare: si Zogu, si Enveri. Këta tre kanë bërë mirë, aq sa kanë ditur dhe kanë dëmtuar vendin, aq sa kanë mundur, edhe atë, nga pasioni i sëmurë për pushtet. Që të tre kanë vrarë shqiptarë dhe kanë pasur licencë si James Bond. I pari në monarki, i dyti në komunizëm, i treti në demokraturë. Për shqiptarin nuk luan rol rendi, ai vritet në çdo rend nga despotët e vet, sepse populli shqiptar, parapëlqen despotët, qëvrasinshqiptarëttjerë. A meritojnë këta tre përmendore? Po, sepse kanë bërë edhe vepra të mira. Këta meritojnë përmendore në qendër të Tiranës, por që të tre, me përmendore kokëposhtë dhe me këmbë përpjetë.
Nuk di a kanë pasur leje të armatosen deputetët në kohën e Enverit, por ligji për armatosjen e qeveritarëve dhe deputtëve para zgjedhjeve, paralajmëron skena kaubojësh, ndoshta edhe për t’ i mbrojtur votat e vjedhura nesër. Është për të ardhur keq kur imagjinon politikanë të armatosur, politikanë që kanë frikë nga populli i vet.
Është për të ardhur keq të shohësh njerëz në vitin 2013, si dikur Isa Boletini. Po çfarë dallimi ka në mes një mafiozi të Korleones dhe një politikani i cili mban revole në shokë nga frika se po e vret populli? E fundi i fundit, populli nuk ka vrarë politikan, por mbi dy mijë veta ka vrarë politikani shqiptar. Në Shqipëri politikani nuk duhet të ruhet nga populli, por populli nga politikani.
Nga NASER ALIU
Re: Politika kombetare ne kendveshtrimin qytetarë
Në prag të një përplasjeje të re
Grid Rroji, Kandidat Doktor i Shkencave Politike CUNY
Fushata zgjedhore që ka filluar para kohe po evidenton një seri të vërtetash të hidhura mbi gjendjen aktuale. Kriza ekonomike, dështimi i projektit politik të integrimit, rrënimi moral i shoqërisë dhe mungesa e zgjidhjeve të ofruara nga paria kanë krijuar një situatë e cila fatkeqësisht ngjason shumë me një tenxhere me presion mbi zjarr.
Shumica është tejet e konsumuar me skandale, hajdutërira dhe luks të vënë me anë të pushtetit. Opozita nuk i ka punët më mirë, sepse nuk përfaqëson asgjë të re përtej parrullës bajate “kapeni hajdutin”. Madje ka zëra mediatikë që pohojnë se palët tashmë e kanë bërë një marrëveshje për këto zgjedhje dhe ajo që po shohim është teatër politik. Përvoja ka treguar se marrëveshje të tilla nuk bëhen për të gjetur daljen nga gjendja e vështirë por për të garantuar mbijetesën e sistemit oligarkik për të cilin palët janë investuar shumë. Mirëpo në mungesë të zgjidhjeve për qytetarin kjo lloj loje çon automatikisht në përplasje me parinë.
Më tej, forcat e reja politike nuk kanë arritur të krijojnë një identitet të pavarur aq sa të çlirohen nga nevoja pragmatike për t’ju bashkëngjitur njërës apo tjetrës palë të parisë. Në këtë drejtim ato po tregojnë mendësi të ngjashme me parinë dhe janë kësisoj të destinuara të përfundojnë në lehës mediatikë në shërbim të palëve. Si pasojë, në horizont po shfaqen shenja të një përplasjeje të re e cila do të vendosë përballë parinë me qytetarët.
Nga njëra anë, gjendja ekonomike është tejet e rënduar. Papunësia është rritur me disafish, buxheti i shtetit është në falimentim e sipër, shumica e veprave publike janë ose të papërfunduara ose të lëna përgjysëm. Palët zhvillojnë debate shterpë mbi modelin e taksimit ndërkohë që shumica e bizneseve janë në borxh, ekonomia i ngjason një piramide të madhe borxhesh, sistemi bankar është i rrezikuar dhe e gjitha ndodh në një kontekst ndërkombëtar të përkeqësuar. Një tjetër problem i madh i palëve, është se ato kanë humbur tanimë kontrollin mbi klanet lokale të cilat derimësot janë kooptuar me anë të ofiqeve apo premtimeve për ofiqe. Duke qenë se torta është zvogëluar së tepërmi dhe se raporti ndërmjet parisë qendrore dhe klaneve lokale ka qenë thjesht pragmatik, palët do t’a kenë tepër të vështirë t’i kënaqin të gjithë. Në mungesë të një rrugëdalje zgjidhja e vetme që mbetet është përplasja me parinë.
Më anë tjetër, gjendja e rënduar e ekonomisë pritet të përkeqësohet edhe më tej me kthimin e mijëra emigrantëve nga Greqia dhe Italia të cilët do të gjejnë një treg pune që nuk ofron asgjë. Premtimet e fushatës mund të jenë të veshura me petkat e ngjyrosura mirë të profesionistëve të komunikimit por ato nuk përmbajnë asnjë fije të vërtete. Kushdo mundet të konstatojë me sy të lirë se drejtimi i vendit është në kahjen e gabuar. Ata që kërkojë shifra mund t’i referohen raporteve ndërkombëtare. Në mungesë të zgjidhjeve politike e institucionale, qytetarit nuk do t’i mbetet veçse përplasja me parinë.
Një tjetër faktor i rëndësishëm është konsumimi politik i palëve. Nëse derimësot palët kanë mundur të kultivojnë njëfarë diference mes tyre, përvoja u ka treguar shqiptarëve se kur ju duhet palët e parisë bëhen bashkë kundër të gjithë qytetarëve. Kësisoj, rrugëdaljet nuk mund të kërkohen tek formulat politike të dala nga pazaret e brendshme. Rrugëzgjidhja e vetme mbetet përplasja me parinë.
Në fund por jo nga rëndësia, paria ka kultivuar kulturën e hajnisë, imoralitetit, zvetënimit dhe përdaljes si rruga normale drejt kapitalizmit. “Kështu bëjnë të gjitha” është titulli i një opere të Moxartit dhe principi moral i parisë. Mirëpo asnjë shtet i zhvilluar kapitalist nuk është mbështetur në mungesën e moralit. Përkundrazi, kapitalizmi modern mbështetet në vlera të qarta njerëzore, të barazisë dhe të drejtësisë pa të cilat sistemi do ishte shndërruar në një xhungël.
Parisë i nevojitet një kulturë kriminale për të justifikuar vjedhjen e pasurisë publike, pasurimin e saj të shpejtë duke menduar se ky popull kaq e ka takatin. Paria vepron me moton “sipas kokës edhe festin” sepse nuk e vlerëson popullin shqiptar. Mirëpo, kultura kriminale e parisë nuk prodhon zgjidhje të problemeve por i shumëfishon ato. Si pasojë, në momentin që qytetarët do të ndërgjegjësohen që paria i ka mashtruar paturpësisht dhe u ka mohuar një të ardhme me nder, rruga që u mbetet është përplasja me parinë.
Ndërkohë palët e parisë nuk kanë zgjedhje tjetër. Atyre u duhet të vazhdojnë fushatën sikur çdo gjë funksionon më së miri. Ato nuk ofrojnë alternativa ideologjike por mundohen kush t’ja hedhë palës tjetër me anë të aleancave. Ato nuk ofrojnë zgjidhje ekonomike por mundohen të joshin grupet kriminale duke ju premtuar burime shtetërore. Ato nuk mund të ofrojnë moral politik sepse tashmë aleancat e ndërsjella e kanë shndërruar idenë në një shaka pa kripë. Por, siç dëshmojnë disa shkrime nga analistë të afërt me parinë të gjithë e shohin dhe i druhen një situate ku përplasja do jetë e paevitueshme. Paria e di rrugën qorre ku e ka futur vendin por shpreson se do t’ja hedhë edhe kësaj here.
Pra, paria përpiqet që të mos lejojë as një rreze drite në humnerën ku e ka katandisur vendin. Asaj i duhet që qytetari të mos mendojë me mendjen e vet, por të shohë situatën me sytë e parisë. Asaj i duhet që zgjedhjet e vetme të jene brenda rrethit të vet. Ndaj dhe kultivon ndasi artificiale të cilat i shërbejnë thjesht dhe vetëm për të kaluar lumin. Sakaq zgjidhja e vetme që do të kenë në fund është marrëveshja për të bashkëqeverisur. Midis popullit dhe pushtetit paria do të zgjedhë të dytën.
Nga ana tjetër, qytetarët janë të topitur. Ata nuk shohin zgjidhje, nuk shohin rrugëdalje dhe janë të bombarduar nga një propagandë e shfrenuar e cila ka si qëllim të vetëm vrasjen e shpresës. Ata i kanë provuar të gjitha palët dhe kanë konstatuar që secila mundohet t’i përdorë por jo të punojë për ta. Derimëtani, për sa kohë që për shkak të remitancave të emigrantëve ekonomia vetjake ka funksionuar, pranimi i logjikës së zvetënuar të parisë ka qenë më i thjeshtë. Në fund të fundit ka patur gjithmonë shpresë se konkurrenca midis palëve do të prodhonte në njëfarë mënyrë progres. Mirëpo, babëzia dhe dritëshkurtësia e parisë e kanë sjellë gjendjen në një pikë nga ku nuk mund të dilet më me propagandë boshe. Si pasojë, qytetarët do t’a shohin situatën e pashpresë si vepër të parisë dhe do t’i kërkojnë asaj llogari.
Po ashtu, gjatë këtyre njëzet e tre viteve njerëzit kanë mësuar shumë gjëra. Populli është tashmë i qartë se nuk ka asnjë dallim midis palëve të parisë cilado qoftë lëkura e tyre aktuale. Ato kanë dalë nga e njejta origjinë, kanë përqafuar të njejtën mendësi, të njejtat vlera hipermaterialiste, dhe ç’është më e rëndësishmja ato nuk ndalen para asgjëje kur vjen puna për të ruajtur monopolin e pushtetit. Si pasojë, zgjedhjet kontrollohen nga palët e parisë, rezultati i tyre varet nga vullneti i saj dhe jo nga votat e qytetarëve. Zgjidhjet që i ofrohen publikut nuk varen nga interesat apo nga dëshirat e qytetarëve por nga oreksi i grupeve kriminale që sundojnë palët e parisë. Më tej, paria është investuar bashkarisht që qytetarit të mos i ofrohen zgjidhje që dalin jashtë qerthullit që ofron ajo vetë. Mirëpo, duke mos lejuar alternativa përgjegjësia për dështimin e frikshëm të shtetit, ekonomisë dhe zvetënimit moral bie tërësisht mbi parinë aktuale. Kësisoj edhe revolta qytetare që po afrohet do t’i bjerë mbi kokë asaj.
Si përfundim, kriza ekonomike, politike dhe morale që ka krijuar paria e Tiranës nuk jep shpresë për zgjidhje të pranueshme. Këto zgjedhje do të jenë një pikë kthese e rëndësishme jo vetëm sepse do t’ja zhveshin parisë petkun e rremë të integrimit, por edhe sepse do t’a vendosin atë përballë revoltës qytetare. Me sa duket, jemi në prag të një përplasjeje të re.
Albani-Explorer- Webmaster
- Numri i postimeve : 46
Points : 68
Reputation : 2
Join date : 11/02/2012
Faqja 2 e 2 • 1, 2
Similar topics
» Kush po e vret te ardhmen njerzore kombetare..?
» Politika greke në Ballkan
» Politika shfarosese serbe ndaj shqiptarve,ose Doktrina e shenjte serbe
» Politika greke në Ballkan
» Politika shfarosese serbe ndaj shqiptarve,ose Doktrina e shenjte serbe
Faqja 2 e 2
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi