Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!
Faqja 5 e 5 • 1, 2, 3, 4, 5
Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!
Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!
Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!
Averroes
ʾAbū l-Walīd Muḥammad bin ʾAḥmad bin Rušd
ʾAbū l-Walīd Muḥammad bin ʾAḥmad bin Rušd ose Averroes i lindur në Kordobë më 1126, Averroes-i fillon shum herët i iniciuar nga i ati kadi (gjykatës) i qytetit, mëson jurisprudencën dhe teologjinë. Mëtej, studion fizikën, mjekësinë, astrologjinë, filozofinë dhe matematikën, kurse nga i ati nxuni një njohuri të lartë në lëmine e Hadithit (Traditë e bazuar në fjalët, punët dhe sjelljet e Profetit) dhe Fikhut (e Drejta Islame).
Jeta e tij e gjallërishme ndahet në mes Kordobës dhe Marakeshit et Fezit. Gjykatës me ndikim, reformon administratën e drejtësisë në Marakesh : Bëhet mjek i njohur i princërve me ndikim kështuqë i ik të halleve që i vijnë për pikëpamjet e tija filozofike. Përpilon në një traktat në mjekësi (Colliget në latinisht që faktikisht është marr nga vet titulli në arabisht "Colijat")) , që e bëri të njohur.
Por, janë komentet e tija mbi Aristotelin që e bënë me emër të famshëm. Ia kushton tërë jetën filozofit grek. Kërkon të gjejë kuptimin origjinal duke i mënjanuar të gjitha interpretimet e bëra gjer m’atherë. E përvetëson me një zhytje të fuqishme e kështu ndërton sistemin që mban shenjën e tij personale. Më së shumti interesohet për zanafillën e qenieve. Sipas tij Aristoteli pretendon se asgjë nuk vjen nga hiçi dhe se as forma e as materia nuk janë të krijuara. Lëvizja qenka pra e përjetshme dhe e vazhdimshme : kjo është doktrina e përjetshmërisë së materies.
E dallon tek njeriu intelektin pasifdhe intelektin aktiv. Ky do të gjindet përtej individit, i është mbi të i mëparshëm, i jashtëm pasiqë është i pavdekshëm. Pavdekshmëria qenka pra atribut i gjinisë e jo i individit. Ky dallim çon Averroen të ndaj radikalisht arsyen dhe besimin, shndritjet (Nuri) e Shfaqjes nga se dhe janë të arritshëm vetëm për intelektin aktiv ; që Thomas d’Aquin-i do të mundohet ti bashkëngjis, duke themeluar teologjinë si shkencë racionale.
Këta doktrina filozofike do të ngrenë debate të zjarrta në botën e krishterë dhe do të gjejnë përafrisht po aq disipuj sa edhe kundërshtarë. Tendencat për t’i ndarë arsyen dhe besimin ngritës të dy rregujve të së vërtetës së veçantë, rrezikonte të shkatërroj mundin e tyre që përkundrazi, dëshironin, të pajtojnë, nëpërmjet Aristotelit diturinë profane dhe besimin e shpallur. Parimet e Averroesit të konsideruara si të rrezikshmem më në fund do të injorohen nga kisha më 1240, dhe akoma më 1513. Kjo tregon ndikimin e konsiderueshëm të filozofit arab ne Perëndim, sidomos në shkallat e Mesjetës.
I dënuar gjatë jetës nga feja islame e cila e qortonte se deformon parimet e fesë, Averoes detyrohet të ik, të fshihet,të jetoj në ilegalitet dhe skamje, gjer kur u ftua në Marakesh ku edhe vdes i rehabilituar, më 1198.
Averoesi - emri i plotë arab i të cilit është Abu al Valid ibn Ahmad ibn Muhammad ibn Rushit - lindi më 1126 në Kordovë-Spanjë. Fëmijërinë dhe rininë i kaloi në këtë qytet të kalifatit, që ishte atëherë një qendër shumë e madhe e kulturës arabo-islamike dhe që dallohej për pasurinë e jashtëzakonshme të bibliotekave të saj të shumta. Babai dhe gjyshi i tij ishin gjykatës (aadis) me emër në qytet. Averoesi studioi teologjinë islamike, drejtësi dhe mjekësi, duke u interesuar edhe për matematikën, astronominë dhe sidomos për filozofinë. Në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare u nis për në Marakesh, ku u njoh me kalifin almohad Abu Ja qub Jusuf, falë rekomandimit të mjekut vetjak të kalifit, Ibn Tufavl.
Averoesi, me kërkesë të Abu Jusufit, përpiloi komentet e tij të famshme mbi shkrimet e Aristotelit, duke qenë se kalifi iu lut t'ia bënte më të kuptueshme veprën e filozofit grek. Më 1169, Averoesi u emërua kadi në Sevilje, pastaj më 1171 në Kordovë. Më 1182, kalifi e thirri si mjek vetjak në vend të Ibn Tufavl-it të vdekur në Marakesh; më vonë, ai u emërua "gjykatësi i madh" në Kordovë. Averoesi vlerësohej shumë në Oborr nën mbretërimin e pasardhësit të Abu Jusufit, Jaqub al-Mansur, deri kur kvy i fundit, me nxitjen e besimtarëve të devotshëm, i ndaloi më 1195 shkrimet e tij, si fyerje ndaj Zotit. Filozofi u detyrua të migronte në Luecena, pranë Kordovës.
Shkrimet e tij u dogjën publikisht, së bashku me libra të tjerë të logjikës dhe të filozofisë. Kundërshtarët e tij fetarë shihnin në këto punime rrezikun e lartësimit të arsyes, pra përbuzjen e ligjit fetar dhe të Zbilomit. Megjithatë, më 1197 Jaqub al-Mansuri e thirri Averoesin në Marakesh, ku do të vdiste pak më vonë, më 11 dhjetor 1198. Komentet mbi Aristotein, të përkthvera me shpejtësi në latinisht pas vdekjes së tij, patën një ndikim të madh në zhvillimin e mendimit të krishterë dhe hebre. Ky ndikim i filozofisë së Averoesit nuk u kufizua vetëm në Mesjetë, por u shtri deri në Rilindje.
Përkthime të shumta - në latinisht, por edhe në hebraisht - dëshmojnë për një interesim të vazhdueshëm për mendimin e tij në shekujt që pasuan. Krahas komenteve mbi Aristotelin, puna më e rëndësishme e Averoesit ishte lufta kundër teologut persian Al-Ghazali; kritikës së tij të filozofisë, të shprehur kryesisht te Tahafut al-falasifa (Destructio philosophorum), Averoesi iu përgjigj nëpërmjet veprës Tahafut al-tahafut (Destructio destructionis). Averoesi përpiloi edhe shumë shkrime juridike, teologjike dhe mjekësore, mes të cilave edhe një doracak të madh të mjekësisë. Krahas filozofsë arabo-islamike, shohim të lindë gjithashtu - sidomos në Spanjë - një filozofi hebreje, që shprehej në hebraisht.
Duke u dalluar nga mistika kabale, e ndikuar nga neoplatonizmi, ajo u kthye gjithashtu drejt mendimit të Aristotelit.Maimonidi (Moshe ben Majmon, 1135-1204), bashkëkohës i Averoesit dhe banues si ai në Kordovë, shprehte pikëpamje të krahasueshme me ato të Avicenës, duke u kujdesur të shmangte çdo konflikt midis fesë dhe filozofsë.
Gersonidi (Levi ben Gershon, viti 1288 - rreth vitit 1344), hebre nga Langëduku, shtjelloi një aristotelizëm më rrënjësor, të ngjashëm me atë të Averoesit. Bashkësitë hebreje të Spanjës myslimane, duke qenë në lidhje të ngushtë me ato të Spanjës së krishterë dhe të jugut të Francës, ndikuan gjerësisht në përhapjen e skkencës arabo-islamike në Europën e krishterë.
Filozofi Abu Bakr Muhammad Ibn Tufail (skekulli XII), vezir dke mjek i kalifit Abu Jusuf dhe mësues i Averoesit, kishte shprehur konceptin e fesë së natyrshme në një roman alegorik të titulluar "I gjalli, bir i Syçelurit" (domethënë i Zotit). Romani është historia simbolike e një fëmije që rritet vetëm në një ishull të shkretë, dhe që arrin te feja e natyrshme nëpërmjet ushtrimit të pastër të vëzhgimit dhe të mendimit.
Kur i Gjalli arrin mes njerëzve, vëren me një zhgënjim të pa matë deri në ç'pikë ishte trashanik mendimi fetar i masës. Romani i Ibn Tufajlit njohu një sukses të madh në Europë, në shekullin XVII dhe sidomos në Skekullin e Dritave, atëherë kur ideja e "fesë së natyrshme" u bë shumë popullore. Kulmi i filozofise dhe i shkertcës europiane, me skolastikën e lartë të Mesjetës (faza e dvtë e shkollës), i detvrohet - mes të tjerash - rizbulimit të aristotelizmit, si në metodën e mendimit, po ashtu edhe në zgjerimin e horizontit të njohjeve.
Megjithatë, mësuesit e skolastikës u detvrohen filozofëve dhe dijetarëve arabo-mvslimanë për gjithçka që mësuan përsëri mbi Aristotelin, por veçanërisht i detvrohen Averroesit (Abu al-Valid ibn Rushd), që jetoi dhe punoi në shekullin XII në Kordovë. Islami, më shumë se krishterimi në Europë, kishte mbledhur trashëgiminë e kulturës antike në pjesën e botës së pushtuar nga ushtritë arabo-islamike.
Që prej themelimit të kalifatit të omajadëve në Damask, në shekullin VII, dijetarët myslimanë ishin hedhur tërë pasion për studimin e autorëve grekë. Atyre u vinte në ndihmë edhe bashkëpunimi me dijetarët bizantinë, të tillë si Shën Gjon Damashena (fundi i shekullit VII - rreth vitit 749), një atë i rëndësishëm i Kishës greke, që kryente paralelisht funksione të dorës së parë në qeverisjen e omajadëve. Ata përkthenin tekstet e filozofëve grekë në arabisht, gjuhë nga e cila ata kishin marrë drejtpërsëdrejti fjalë të tilla si falsafa ("filozofi"). Një nga kulmet e para të filozofisë arabo-myslimane u shënua në kohën e kalifatit abasid, me punimet e mjekut dhe filozofit persian Avicena (Abu Ali al-Husain ibn Allah ibn Sina, 980-1037).
Avicena njihte jo vetëm logjikën dhe metafizikën, por edhe shkrimet shkencore të Aristotelit, mbi bazën e të cilave vazhdoi kërkimet vetjake në shkencat natyrore. Si shumica e filozofëve të Antikitetit të vonshëm, ai e shihte Aristotelin përmes një ekrani platonik, në mënyrë të tillë sa u dha pas spekulimeve mistike mbi zhvillimin e botës, duke u nisur nga përsosja absolute e Hyjnorit dhe mbi dëshirën për të dalë nga bota e për t'u kthyer në këtë zanafillë hyjnore.
Megjithatë, si aristotelas i mirë, ai nuk dyshonte aspak për realitetin dhe pavarësinë e botës materiale, megjithëse, për arsye të dogmës së Krijimit, mohonte se Zoti mund të qe një lëndë që bashkonte formën dhe materien, shpirtin dhe materien.Për këtë, Zoti, shpirti i pastër, murid të krijonte materien duke u riisur nga hiçi.
Duke kombinuar në këtë mënyrë metafizikën platonike dhe aristoteliane për të përkufizuar karakterin e koncepteve të përgjithshme (të famshmet "konceptet universale"), Avicena arriti të përpunonte një formulë shumë të baraspeshuar, që shmangu në filozofinë arabo-islamike "grindjen e koncepteve universale", si ajo që kishte njohur skolastika perëndimore.
Kjo formulë i ngjan asaj që Abelardi do të arrinte rreth një shekull më vonë: konceptet universale ekzistojnë te Zoti përjetësisht, si entitete të pastra shpirtërore "para gjësë" (ante rem). Ato ekzistojnë gjithashtu "te gjëja" ( in re), realisht, por atëherë janë të pandashme nga nënshtresa e tyre materiale. Konceptet universale ekzistojnë në njohjen tonë "pas gjësë" (post rem).
Avicena u bë objekt i armiqësisë së ortodoksisë islamike, sepse feja e tij "filozofike" nuk kishte, me thënë të vërtetën, asnjë nevojë për një Zbulim përmes gojës së Profetit. Një brez pas Avicenës, persiani Abu Hamid Muhammad al-Ghazali (1058-1111), që qe ndoshta teologu më i rëndësishëm i islamit, shkroi një libër të përkthyer në latinisht, nën titullin domethënës Destructio philosophorum (Inkoherenca e filozofëve). Aty ai dyshon tërësisht se filozofia mund të njohë diçka jashtë vetvetes: e vërteta ndodhet vetëm te feja, arsyetimi filozofik mund të vihet në shërbim të fesë së zbuluar.
Averoesi mbajti një qëndrim krejt të kundërt nga ai i Al-Ghazalit në një vepër të përkthyer gjithashtu në latinisht, me titullin Destructio destructionis (Inkoherenca e inkoherencës); këtu dhe te vepra tjetër e tij, Metafizika, i pakënaqur për rivlerësimin e Avicenës, i kthehet përsëri më qartësisht Aristotelit, të cilin e mburr si pararendësi i diturisë së kapshme të njeriut, të dërguar nga Providenca.
Ai e çliron doktrinën aristoteliane nga zhelet platonike dhe fetare, me të cilat ishte pispillosur, duke rivlerësuar në njësinë e tij konceptin e lëndës, që nuk njihte asnjë përjashtim - madje as para Zotit si "nxitësi i parë" - dhe arriti në përfundimin se materia është gjithashtu e përjetshme si shpirti.
Nga ana tjetër, individët janë jetëshkurtër dhe kalimtarë, ashtu si shpirti njerëzor i lidhur me trupin. Nuk ka pavdekësi vetjake; vetëm shpirti është i pavdekshëm, por ai nuk është vetjak. Megjithatë ai dëshiron entitete përherë e më shpirtërore. Në kuptimin e një feje thjesht filozofike, Averoesi thekson çastin e një zhvillimi që i përkiste doktrinës aristoteliane të entelekie-s: forma, e përmbajtur si farë te materia, arrin një zhvillim përherë e më të qartë nën efektin e formës më të lartë.
Me fjalë të tjera, shfrytëzimi i botës nga njeriu bën që kjo botë të jetë përherë më e thelluar, më e përpunuar, më shpirtërore. Dhe njeriu nuk do të vepronte në këtë mënyrë mbi format më të ulëta, në qoftë se forma më e lartë - domethënë Zoti - nuk do të kërkonte të njihej si i tillë.
Averroes e konsideronte Aristotelin si më të madhin e të gjithë filozofëve, duke arritur sa të thoshte se natyra e ka krijuar atë si një model të përsosmërisë njerëzore. Për këtë arsye, Averroes i strukturoi të gjitha veprat e tij sipas teksteve dhe ideve të Aristotelit.
Në disa pika ai nuk ishte dakord me Avicennën. Ndërsa Avicenna argumentonte se krijimi është i përjetshëm dhe i domosdoshëm, Arrevoes mohonte idenë e krijimit duke thënë se filozofia nuk e njeh një qëndrim të tillë, i cili është thjesht një mësim i fesë. Averrroes gjithashtu mohonte dallimin midis thelbit dhe ekzistencës, duke thënë se nuk ka dallim real midis tyre (kjo e çoi Avicenën në dallimin midis intelektit të mundshëm dhe intelektit aktiv), por kemi vetëm një dallim logjik për qëllimet e analizës. Më tej, Averroes thoshte se forma e njeriut është shpirti; por shpirti është një formë materiale dhe jo shpirtërore.
Si i tillë, shpirti material është njësoj i vdekshëm si trupi, kështu që pas vdekjes asgjë nuk mbijeton. Ajo që i jep njeriut një status të veçantë midis kafshëve është se, ndryshe nga kafshët më të ulëta, njeriu është i bashkuar nëpërmjet njohjes me intelektin aktiv. Ndryshe nga Avicenna, i cili thoshte se çdo njeri ka një intelekt të mundshëm, një fuqi shpirtërore unike në vetvete, ndërsa për të gjithë njerëzit ekziston një inteligjencë aktive e njëjtë, Averroes mohonte atë që njerëzit kanë intelekt të shkëputur të mundshëm.
Kështu ai e përjashtonte lokalizimin e njohjes njerëzore tek intelekti aktiv universal dhe mohonte doktrinën e pavdekësisë. Nuk është për t'u çuditur që mendimtarët kristianë mendonin se mësimet e tij ishin mohim i fesë. Megjithatë, ndikimi i tij ishte aq i madh, sa Akuini vazhdimisht i referohet veprave të tij. Më tej, Averroes kishte pak respekt për teologjinë dhe u ndal shumë në dallimin e filozofisë me teologjinë; e besimit me arsyen.
Filozofia dhe teologjia, thotë Averroes, kanë secila nga një funksion, sepse ato respektivisht u shërbejnë llojeve të ndryshëm të njerëzve. Ai dallonte tre grupe njerëzish. Shumica e njerëzve jetojnë mbi bazën e imagjinatës dhe jo mbi bazën e arsyes. Ata qëndrojnë të virtytshëm nga frika që ju komunikojnë predikuesit elokuentë. Filozofët, përkundrazi nuk kanë nevojë për kërcënim, sepse ata motivohen nga dijet e tyre. Megjithse feja dhe filozofia, në përgjithësi punojnë për të njëjtin qëllim, ato transmetojnë përmbajtje të ndryshme dhe, në këtë kuptim, të vërteta të ndryshme. Këto të vërteta nuk është e domosdoshme që të kundërshtojnë njëra-tjetrën.
Ato thjesht janë lloje të ndryshme. Kështu grupi i parë përbëhet nga ata të cilët drejtohen më shumë nga format dramatike të mendimit sesa nga arsyeja. Grupi i dytë është grupi i teologëve, i cili ndryshon nga grupi i parë vetëm se përpiqen të sigurojnë një mbështetje intelektuale si justifikim për të njëjtat besime fetare.
Duke pasur paragjykime, ata mendojnë duke u mbështetur në pohime të pandryshueshme, kështu që nuk mund të arrijnë të vërtetën, megjithëse kanë disa nocione për fuqinë e arsyes. Grupi i tretë dhe superior përbëhet nga filozofët, të cilët janë një minoritet i vogël. Ata janë të aftë të vlerësojnë të vërtetën, të cilën janë duke e kërkuar personat fetarë dhe teologët racionalë, por ata nuk shikojnë ndonjë arsye që të përpiqen ta gjejnë këtë të vërtetë nëpërmjet perspektivës së pashmangshme dhe indirekte të fesë. Filozofët e njohin të vërtetën direkt.
Averroes mendonte se besimet fetare kanë një funksion shoqëror, sepse ata i bëjnë të vërtetat filozofike të pranueshme për mendjet që nuk janë të afta për mendimin filozofik. Megjithatë, ai mendonte se teologët, në krahasim me masën, duhet të dinë më mirë, se zbatimi i fuqisë së arsyes së sofistikuar mbi një çështje si feja, kjo është nga natyra një shmangie, megjithëse jo në një kontraditë të domosdoshme nga arsyeja.
Kureshti nga jeta e filozofit
Averoesi e plotësoi punën e filluar nga Avicena: bëri përsëri të kapshme, për intelektualët e Mesjetës, shkencën antike të Aristotelit. Për këtë duhej të tregonte se mendimi antik nuk ishte në kundërshtim me konceptet e islamit dhe të krishterimit mesjetar, por se ishte shprehje e një feje "të natyrshme".
Averoesi përveç filozofisë studioi edhe teologjinë, shkencat juridike dhe medicinën. Është një nga komentatorët më të shquar të Aristotelit («Aristoteli e shpjegoi natyrën kurse Averoesi - Aristotelin»). Ndonëse konsiderohej vetëm nxënës i Aristotelit, të cilit nuk i nevojiten kurrfarë korrigjimesh por mbrojtja nga interpretimet e ndryshme disproporcionale, prapëseprapë e interpretoi vetë në mënyrë origjinale duke theksuar orientimin materialist.
Bota materiale nuk ka as fillim as mbarim në kohë, mirëpo nga aspekti i kohës është e kufizuar. Lëvizja është e përhershme dhe e pandërprerë, gjithmonë e shkaktuar nga lëvizja e mëparshme. Ndërkaq, lëvizjes i nevojitet substrati, kurse Averoesi konsideron se ky substrat i përhershëm dhe universal i lëvizjes është materia. Materia e parë as nuk është krijuar as nuk zhduket.
Lidhur me çështjen e raportit ndërmjet shkencës dhe teologjisë, Averoesi është një nga themeluesit e mësimit mbi të vërtetën e dyfishtë, qëllimi i së cilës është emancipimi i caktuar i shkencës, dhënia e autonomisë dhe e lirisë së caktuar shkencave nga tutorizmi i doktrinës teologjike.Doktrinën e tij e kritikoi ashpër Universiteti i Parisit në vitin 1240 dhe papa Leoni (1519). Përveç komentimeve të mëdha dhe origjinale për veprat e Aristotelit, është i njohur edhe shqyrtimi Kulyat, i cili konsiderohej për një kohë të gjatë si shembull klasik në medicinë.
Citate
Kjo pikë (kur flitet për shpirtin) është aq e vështirë sa që po të mos ishte Aristoteli të kishte folur do të qe shum e vështirë ; po dhe ndoshta pamundësishme të zbulohe – ose së paku nëse do të gjindej njëtjetër si Aristoteli. Unë mendoj se ky njeri ka qenë (...) mostër që nayra e ka krijuar për të pa se gjer ku mund te shkoj përsosuria njerëzore në këto lëmi.
Arsyeja njerëzore është e paaftë të kap SI-në e operacioneve të natyrës nëpërmes të së cilave trupat qiellorë burojnë nga Parimi i parë edhe pse ajo na vërteton ekzistencën.
I verbëri dredhon gropën ku tejkqyrësi bien lehtë.
Njeriu që mendon dhe që kërkon - filozofi - luan një rol krejt të veçantë në botë. Ai qëndron mbi masën që arrin tek e vërteta vetëm përmes shëmbëlltyrave të thjeshta të fesë popullore; kjo e vërtetë nuk është e rreme, por e paplotë. Kështu, në të njëjtën kohë, feja filozofike është një fe e natyrshme.
Në Oborrin e kalifit të Kordovës, Averoesi kishte një vend kryesor si mjek, jurist dhe filozof. Por ai ishte larguar pak si tepër nga ortodoksia islamike dhe u detyrua të mërgonte shumë herë, për t'u shpëtuar kërcnimeve dhe intrigave të fanatikëve; ai vdiq më 1198, në Marakesh.
Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!
Muhamet Aliu i Egjiptit
Mehmet Ali Pasha lindi 1769 dhe vdiq më 2 gusht 1849 në Aleksandria. Ai ishte sundimtar shqiptar dhe konsiderohet themeluesi i shtetit të Egjiptit modern.
Mehmet Ali Pasha (1769-1849) i njohur me emrin MUHAMED ALIU I EGJIPTIT, lindi në Kavalla. Ai ka lindur në një familje të thjeshtë shqiptare, dhe për njëfarë kohe është marrë me tregti. Më vonë, ai ka vendosur që t'i bashkohet ushtrisë së perandorisë osmane. Për Mehmet Aliun tregohet se edhe pse nuk ka ditur të shkruajë dhe të lexojë ai ka qenë një njeri me mençuri të lindur, gjë e cila e drejtoi të bëjë karrierë në ushtrinë osmane.
Në periudhën kur Napoleon Bonaparti pushtoi Egjiptin i cili ishte pjesë e perandorisë osmane, Mehmet Aliu, në krye të një batalioni me shqiptar, marshoi drejt tij. Pas çlirimit të Egjiptit dhe mosmarrëveshjeve të ndryshme civile në vend, në vitin 1805 Mehmet Aliu me ferman nga Sulltani u emërua Guvernator i Egjiptit dhe ju dha titulli “Pasha”.
Duke parë situatën e prapambetur të Egjiptit të asaj kohë, në vitin 1811, Mehmet Aliu filloi zhvillimin e vendit. Konfliktet me çifligarët vendas (Mamlukët), intrigat dhe mosbindja e tyre nxiti Mehmet Aliun të vepronte me dorë të fortë. Me rastin e dërgimit të birit të tij Tosum Pasha në Arabi kundër "Vehabive" ai organizoi një darkë të njohur në histori me të gjithë parinë vendase Mamluke. Pasi i ftoi Mamlukët në kështjellën e tij, Mehmet Aliu urdhëroi që të ekzekutoheshin të gjithë kundërshtarë t e tij, afërsisht 1000 vetë të cilët ishin ftuar atë natë në kështjellë. Me këtë veprim, Mehmet Aliu e siguroi njëherë e përgjithmonë pushtetin e tij mbi Egjiptin e kohës duke arritur ti eliminojë rivalë t e tij në një mbrëmje.
Nga ditët e marrjes së Egjiptit e deri në ditët e fundit të jetës së tij, Mehmet Aliu, me ndihmën e djemve të tij zhvilloi mjaft beteja të suksesshme të cilat i dhanë emër dhe famë ndërkombëtare.
Nga vitet 1820 deri më 1822 Mehmet Aliu filloi ekspeditat kundër Sudanit, dhe në 1823 themeloi shtetin e Sudanit me Khartumin si kryeqytet të tij. Më 1824, si rrjedhojë e kryengritjeve në Greqi, Sulltan Mahmudi i II thirri në ndihmë Mehmet Aliun, i cili dërgoi në krye të ekspeditës djalin e tij, Ibrahim Pasha. Pas kësaj kësaj fitoreje, Mehmet Aliu u shpërblye nga Sulltani me emërimin si Guvernator i Kretës.
Fuqitë e mëdha (Britania e Madhe, Franca, Rusia), duke parë shtrirjen e gjerë që Mehmet Aliu pati që nga Sudani e deri në Kretë, më 1827 dërguan armatat e tyre për të luftuar Ibrahim Pashën, të birin e Mehmet Aliut, i cili pas përplasjes me fuqitë e mëdha u thye...
Mbeturinat mamluke që kishin lënë Egjiptin pas goditjes së Mehmet Aliut, që nga Siria kryenin akte sabotazhi kundër tij. Për këtë arsye në 1831 Mehmet Aliu pushtoi Sirinë.
Ky “zgjerim” i pushtetit Mehmet Aliut e futi atë në konflikt me Sulltan Mahmudin. Pas betejës së 1839 djali i Mehmet Aliut, Ibrahim Pasha, theu ushtrinë Osmane dhe filloi marshimin për në Anadoll, ku sipas shumë historianëve ambiciet e Mehmet Aliut ishin që ai të shpallej Sulltan i perandorisë osmane. Forca dhe vitaliteti i Mehmet Aliut bëri që fuqitë e mëdha ta kërcënojnë Mehmet Aliun që të mos avanconte me tej.
Pas kësaj përpjekje të fundit, Mehmet Aliu u tërhoq në Egjipt ku gjenerata e nipërve të tij udhëhoqi deri në vitin 1952.
Shqiptari Mehmet Ali, përvec betejave të suksesshme, konsiderohet si i pari modernizues i botes islame. Ai ishte i pari që futi shtypshkronjën, ndërtoi fabrika dhe sisteme moderne për shtetet ku ai udhëhoqi. Në veçanti, vepra të Mehmet Aliut që vlejnë për tu theksuar janë krijimi i Egjiptit si shtet modern.
Krijimi i Sudanit si shtet, emancipimi i shoqërisë Sudaneze dhe dhënies së saj të një fizionomie qytetare (Hadara) përndryshe nga fizionomia fshatare (Badava) që Sudani kishte përpara ardhjes së Mehmet Aliut.
Mehmet Aliut i dedikohet emancipimi i shoqërisë Egjiptiane edhe si arkitekt i intelektualizmit dhe iluminizmit të saj. Mehmet Aliu, ishte ai që për herë të parë në botën islame, krijoi një ushtri me të vërtet profesioniste, dhe mjaft herë më të avancuar sesa ajo e Osmane.
Me sëmundjen e Mehmet Aliut, në vitin 1848, mëkëmbës i Egjiptit u shpall i biri, Ibrahim Pasha. Mehmet Ali Pasha vdiq më 1849, por dinastia e krijuar prej tij vazhdoi të udhëheqë Egjiptin deri në vitin 1952.
Vendasit dhe të huajt sot shohin një Egjipt të konsoliduar, qendër të zhvillimit dhe civilizimit, djep i kulturës arabe dhe islame, por asnjëherë dhe për asnjë çast nuk kanë harruar se në themel të gjithë këtij zhvillimi qëndron figura e atij që është cilësuar si “Bonaparti i Botës Arabe”, e projektuesit dhe arkitektit të përparimit të këtij Egjipti modern, shqiptarit Mehmet Ali Pasha.
Shqiptarët ishin të privilegjuarit e administratës dhe ushtrisë së Mehmet Aliut. Egjipti dhe Turqia ishin shtetet që nuk e njohën pushtimin italian të Shqipërisë në 1939.
Konsulli francez Mourriez në kujtimet e tij për Mehmet Aliun, shkruan : " E pyeta një ditë Mehmet Aliun se përse aq shpesh ai thoshte se ishte shqiptar. Ai m'u pergjigj se i tillë ishte dhe se fliste gjuhën shqipe. A nuk e kishim dëgjuar t'u fliste rojeve të tij shqiptare ?... Shqiptar jam dhe shqiptar do të vdes, - thoshte ai, - ndonëse u përpoqa të bëhem një egjiptian i mirë ".
Kur sundimtarit të fundit të familjes së Mehmet Aliut, Farukut, i thanë kur arriti moshën e shkollës, që duhet të mësonte turqisht ai ju pergjigj: Përse duhet të mësoj turqisht?! Unë jam shqiptar…
Mehmet Aliu i Egjiptit përbën një nga shembujt historikë se cfarë janë në gjendje të bëjnë shqiptarët me cilësitë e tyre të vecanta që koha dhe historia e 100 vjetorit të pavarësisë i sjell të pashmagshëm. Sepse shqiptari Mehmet Ali është i tillë …edhe pse pak i pranishëm në Tiranë.
Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!
Anastas Janullato
Anastas Janullatos (lindi më 4 nëntor të vitit 1929 në Pire, Greqi). Nga 1992 fronëzohet si Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, mes kundërshtimit të ortodoksëve shqiptare siç shihet dokumentohet dhe në filmimet e bëra gjatë shpalljes së zgjedhjes së tij. Kundërshtimet erdhën pasi Anastas Janullatos nuk ishte shqiptar dhe kjo do të bënte që kisha shqiptare ortodokse të humbte mëvetësinë (autoqefalinë).
Në vjeshtën e vitit 1994, u tentua me projektkushtetutën e re, largimi përfundimtar i Kryepeshkopit, por së fundi ajo u hodh poshtë në referendumin e 6 nëntorit 1994. Figura e tij shihet me dyshim nga shumë ortodoksë shqiptarë, të cilët njohin At Nikollë Markun që është kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale Kombëtare të Shqipërisë (KOASH), si drejtuesin legjitim të ortodoksisë shqiptare. Gjithashtu, mbështetja që Janullatosi i ka bërë me anë të KOASH-it politikave të shtetit grek ndaj atij shqiptar, ka bërë që të shihet si figurë e dyshimtë që mundohet të fusë përçarjen mes besimtarëve ortodoksë shqiptarë.
Ai u rrit me besim dhe gjatë viteve të formimit merrte pjesë në mënyrë aktive në Kishë. Në fillim atij i pëlqente matematika dhe gjatë viteve të adoleshencës ai dëshironte të vazhdonte studimet në këtë shkencë. Idetë e tij ndryshuan me fillimin e Luftës së Dytë Botërore. Gjatë viteve të luftës, Anastasi filloi të përjetonte besimin e tij në një mënyrë më personale.
Ai ishte dëshmitar i shumë vuajtjeve dhe shkatërrimeve të luftës. Brenda kaosit mundi të gjente kuptim vetëm duke gërmuar thellë në besimin e tij. Që bota dhe vendi i tij të shpëtonte nga të këqijat e luftës si dhe nga pasojat e luftës civile në Greqi, Anastasi kuptoi nevojën urgjente për një mesazh paqeje të brendëshme, paqeje që vjen nëpërmjet Jezu Krishtit.
Kjo përvojë e drejtoi Anastasin që të braktiste dëshirat e tij për fushat e tjera të studimit dhe të ndiqte teologjinë. Kaq drithëruese ishte kjo dëshirë sa që ai thoshte: Për mua nuk mjaftonte t'i jepja diçka Perëndisë, duhej t'i jepesha plotësisht Atij. Doja që e gjithë qënia ime të jetonte në Krishtin. Prandaj në vitin 1947, ai filloi Fakultetin Teologjik në Universitetin e Athinës, ku u diplomua shkëlqyeshëm në vitin 1951.
Në vazhdim Anastasi u bashkua me vëllazërinë “ZOI” (JETA), një organizatë fetare e përqendruar në rilindjen shpirtërore të Kishës në Greqi. Përgjegjësitë që kishte ai përfshinin misionin për të rinjtë e vendit të tij. Ai u bë udhëheqës i lëvizjeve studentore, kampeve të adoleshentëve dhe luftoi ta bënte besimin ortodoks të vërtetë dhe të prekshëm për të rinjtë që kishte pranë. Nëpërmjet këtyre përvojave, Anastasi zbuloi ndikimin që patën këto programe mbi Kishën në një shkallë të gjerë. Ai kuptoi se pa një shërbim të tillë misionar, Kisha Ortodokse humbiste qëllimin dhe së fundi zvogëlohej.
Gjatë këtyre viteve, Anastasi mori pjesë gjithashtu në një lëvizje ndërkombëtare rinore ortodokse të quajtur “Syndesmos”. Ai shërbeu si Sekretar i Përgjithshëm gjatë viteve 1958 – 1961 dhe pastaj si Zëvendëspresident nga viti 1964 – 1978. Gjatë kësaj kohe u takua me udhëheqës të tjerë të rinj që kishin të njëjtin zell për të shpallur Ungjillin. Së bashku ata filluan të kuptojnë se Krishti asnjëherë nuk mund të kënaqej nga shpallja e Ungjillit vetëm brenda Kishës. Urdhërimi i Tij fillestar ishte që të shkonin në të gjithë kombet. Prandaj, misionet nuk janë vetëm të brendshme, por edhe të jashtme. Urdhërimi i Madh i së kaluarës është një përgjegjësi e madhe për të tashmen. Në atë kohë Anastas Janullatos shkruante:
“Kisha pa mision është një kundërshtim termash... Nëse Kisha është moskokëçarëse ndaj punës apostolike që i është besuar, ajo mohon veten, kundërshton veten dhe thelbin e saj dhe tradhëton betejën që bën. Kisha që qëndron në vend, kisha së cilës i mungon vizioni dhe përpjekja e vazhdueshme për të shpallur Ungjillin të pa pagëzuarve, vështirë se mund të njihet si një Kishë e Shenjtë, e Përgjithshme dhe Apostolike, së cilës Zoti i besoi vazhdimësinë e veprës së Tij”.
Studimet
Më 1947 përfundoi shkëlqyeshëm shkollën e mesme. Më 1953 diplomohet shkëlqyeshëm në Universitetin Kombëtar të Athinës. Në vitet 1965 - 69 kreu studimet pasuniversitare në Histori-në e Feve, Etnologji, Misiologji dhe Afrikanologji në Universitetet e Hamburgut dhe Marburgut. U mor me kër-kime në Universitetin e Makereres, në Kampala - Uganda, me bursë të Fondacionit gjerman “Alexander von Humboldt”. Është Doktor Nderi i Fakultetit Theologjik të Universitetit Kombëtar Kapodistrian të Athinës (1970, Summa cum laude). Ka studiuar fe të ndryshme (Induizëm, Budizëm, Taoizëm, Konfucianizëm, Fe afrikane, Islam) në vendet ku ato lulëzojnë ( p.sh. Indi, Tajlandë, Sri Lanka, Kore, Japoni, Kinë, Kenia, Uganda, Tanzani, Nigeri, Brazil, Karaibe, Liban, Siri, Egjipt, Turqi).
Përveç greqishtes së re dhe të vjetër zotëron gjuhët e huaja anglisht, frëngjisht, gjermanisht. Njeh gjithashtu për përdorim latinishten, italishten, spanjishten, shqipen, rusishten, suahilin.
Postet ne kishe
Është dorëzuar në Dhjak (7. 8. 1960); Prift-Arkimandrit (24. 5. 1964); Episkop i Andrusës për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të “Apostoliki Diakonia” (Shërbimi Apostolik) të Kishës së Greqisë (19. 11. 1972); Mitropolit (1992). (Për shërbimin në Afrikë dhe në Shqipëri shih më poshtë).
Veprimtaria shkencore
Lehrbeauftragte, për mësimin e greqishtes së re dhe të filologjisë- Universiteti i Marburgut, Gjermani (1966-1969). Profesor i Asociuar i Historisë së Feve (1972-1976). Profesor i Historisë së Feve në Universitetin Kombëtar të Athinës (1976-1996). Prof. Emeritus (1996 e në vazhdim). Në të njëjtin Universitet: Drejtor i Departamentit të Shkencës së Feve (1983-1986).
Dekan i Fakultetit Theologjik dhe anëtar i Senatit (1983-1986). Anëtar i Komitetit të Kërkimit të Universitetit të Athinës (1986-1990). Ai ka organizuar dhe drejtuar “Qendrën e Studimeve Misionare” në Universitetin e Athinës (1971-1976) dhe “Qendrën Inter-ortodokse të Athinës” të Kishës së Greqisë (1971-1975). Ka qenë anëtar i Këshillit të Qendrës së Studimeve Mesdhetare dhe Arabe (1978-1982).
Doktor Nderi i Theologjisë: i Fakultetit Theologjik “Kryqi i Nderuar”, Bruklin Ma. USA (1989), i Fakultetit Theologjik të Universitetit “Aristoteli” të Selanikut (1995) dhe i Fakultetit Ortodoks të Shën Vladimirit (2003); i Fakultetit Theologjik të Universitetit të Krajovës (2006); Anëtar nderi i Akademisë Theologjike të Moskës (1998). Diploma D. Staniloae e Universitetit të Bukureshtit (vlerësimi më i lartë i këtij Universiteti) (2003). Doktor Nderi i Fakultetit Theologjik të Universitetit Pontifikal të Italisë së Jugut (2009). Doktor Nderi i Fakultetit Theologjik të Universitetit të Gjeorgjisë (2010).
Doktor Nderi i Filozofisë: i Departamentit të Historisë dhe Arkeologjisë të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Janinës (1996); i Universitetit Agrokultural të Athinës (1996); i Departamentit të Shkencave Politike dhe Admi-nistrimit Publik të Ligjit, i Ekonomisë dhe i Shkencave Politike dhe i gjithë Departamenteve të Fakultetit Filozofik të Universitetit Kombëtar Kapodistrian të Athinës (1998); i Departamentit të Studimeve Ndërkombëtare dhe Evropiane të Universitetit të Pireut (2001); i Departamentit të Filologjisë të Universitetit të Kretës (2002); i Departamentit të Fizikës, Mjekësisë, Edukimit primar dhe Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit të Patras (2002); Doktor i Letrave Humane i Universitetit të Bostonit (2004); i Historisë së Departamentit të Universitetit Jonian, Korfuz (2007); i Universitetit të Korçës (2008); i Departamenteve të Historisë dhe të Etnologjisë, si edhe të Gjuhëve dhe Kulturës të Universitetit “Demokriti” të Thrakës (2009). Partner i Akademisë Ortodokse të Kretës (2001). Anëtar Korrespondent i Akademisë së Athinës (1993-2005). Nga viti 2005 e në vazhdim Anëtar Nderi i Akademisë së Athinës.
Veprimtaria sociale
Ka qenë anëtar: i Këshillit të Shkollës së Lartë të Puno-njësve Socialë (1977-84); i Komitetit të Lartë Zyrtar për Kishën e Greqisë (1977-85); i Komitetit të Edukimit Kishtar të Ministrisë së Edukimit Kombëtar dhe Feve (1977-1982); i Komisionit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore të Qipros (1985-91), i Komisionit të Bursave të Fondacionit “Aleksandër Onasis” (1978-94); i Fondacionit “Aleksandër Onasis” (1994-2005). Anëtar i Shoqërisë Filekpedheftiki (1994 e në vazhdim.
Veprimtaria ndërkishtare, ndërfetare, ndërkombëtare
Sekretar i Përgjithshëm i “Komitetit Ekzekutiv për Misione të Jashtme” (1958-1961), dhe zëvendëspresident i Orga-nizatës Ndërkombëtare të Rinisë Ortodokse “Syndesmos” (1964-1977). Anëtar i “Komitetit Ndërkombëtar për Studime Misionare” i Këshillit Botëror të Kishave (1963-1969). Sekretar për “Kërkimin misionar dhe Marrëdhëniet me Kishën Ortodokse”, të Sekretariatit të Përgjithshëm të Këshillit Botëror të Kishave (1969-1971).
Anëtar i shumë komiteteve shkencore ndërkombëtare si: “Deutche Gesellschaft fur Missionswissenschaft”; i “International Society of Missionary Research”; i Komisionit të Këshillit Botëror të Kishave për Dialog me Kishat e tjera dhe ideologjitë (1975-1983); i Komisionit Miks të “Konferencës së Kishave Evropiane” dhe “i Këshillit të Konferencës Ipeshkvnore Romano - katolike”, i “Islamit në Evropë” (1989-1991); i Komitetit Ndërkombëtar të “Konferencës Botërore mbi Fenë dhe Paqen” (1985-1994). Nga viti 1959 e në vazhdim, ka marrë pjesë në një numër të madh konferencash ndërkombëtare, ndërortodokse, ndër të krishtera dhe ndërfetare, në Ansamble Botërore (disa herë si folës kryesor), duke përfaqësuar Kishën, ose Universitetin apo organizatat ndërkombëtare. Ai ka ofruar leksione në shumë qendra universitare në lidhje me dëshminë e krishterë, dialogun ndërfetar dhe solidaritetin ndërkombëtar dhe paqen.
Është anëtar Nderi i Curatoriumit të Institutit Romano-Katolik “Pro Oriente” Vjenë (qysh prej vitit 1989 e në vazhdim). President-Moderator i Komisionit për Misionin Botëror dhe Ungjillëzimin e Këshillit Botëror të Kishave (1984-1991). Anëtar i Komitetit Qendror të Këshillit Botëror të Kishave (1998-2006). Anëtar i Këshillit Evropian të Liderëve Fetarë “Fetë për Paqen” (2001 e në vazhdim). Zëvendëspresident i Konferencës së Kishave Evropiane (2003-2009). President i Këshillit Botëror të Kishave (2006-). President Nderi i Konferencës Botërore të Feve për Paqen (2006-).
Afrika Lindore
Kryepeshkopi Anastas ka luajtur një rol udhëheqës në ripërtëritjen bashkëkohore të Apostullimit nëpër botë të Kishës Ortodokse. Për një dhjetëvjeçar 1981-91, ka punuar si lokum tenens (Kryepiskop mëkëmbës) i Kryepiskopatës së Shenjtë të Irinupolit- Afrika Perëndimore (Kenia, Uganda, Tanzani). Ai themeloi dhe organizoi Shkollën Patriarkale “Kryepiskopi i Qipros Makarios”, që e drejtoi për dhjetë vjet; dorëzoi 62 klerikë afrikanë dhe konsakroi 42 anagnostë-katekistë, me origjinë nga tetë fise afrikane. Në të njëjtën periudhë promovoi përkthimin e Liturgjisë Hyjnore në katër gjuhë afrikane. U përkujdes për themelimin e rreth 150 famullive ortodokse dhe për ndërtimin e dhjetëra kishave, për ndërtimin e shtatë stacioneve misionare dhe punoi për hapjen e shkollave dhe qendrave mjekësore.
Ne Shqipëri
Më 1991, caktohet nga Patriarku Ekumenik Eksark Patriarkal në Shqipëri. Në qershor 1992, ai u zgjodh Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë dhe në 2 gusht 1992 u fronëzua në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë. Përmes vështirësive të shumta, ringriti nga gërmadhat Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë: u riorganizuan më tepër se 400 famulli; u themelua Akademia Theologjikë “Ngjallja e Krishtit” në Durrës (1992) dhe dy Lice kishtarë; shkolloi dhe dorëzoi 150 klerikë.
Ai themeloi 50 qendra rinore në qytete të ndryshme. U kujdes për përkthimin dhe botimin e librave liturgjikë dhe të librave të tjerë fetarë. U ndërtuan 145 kisha të reja, u restauruan 70 të tjera dhe u riparuan më tepër se 160 kisha ekzistuese, si dhe 70 qendra kishtare (Ndërtesat e Kryepiskopatës dhe të mitropolive, shkolla, qendra mjekësore, shtëpi pritjeje, kampe rinore etj). Vepra totale ndërtuese arrin në 425 ndërtesa. Ai ka zhvilluar vepra bamirësie, duke shpërndarë qindra tonë ushqime, veshmbathje dhe ilaçe. Themeloi një gazetë të përmuajshme dhe tri revista, si edhe një stacion radiofonik.
U përkujdes për ndërtimin e atelieve të Kishës (shtypshkronjës, fabrikës së qirinjve, zdrukthëtarisë, atelieve të ikonave dhe të restaurimit të tyre). Në të njëjtën kohë, zhvilloi programe pionier në fushat e edukimit, shëndetësisë, kujdesit social, zhvillimit rural, kulturës dhe ekologjisë. Themeloi Qendrën Mjekësore Diagnostike me 24 specialitete në Tiranë dhe 4 qendra mjekësore në qytete të tjera; gjithashtu dy Institute të Formimit Profesional; një lice profesional; dy shkolla fillore; një shkollë me konvikt për vajza dhe 17 kopshte fëmijësh në qytete të ndryshme.
Ai u përkujdes për ndërtimin e rrugëve, ujësjellësve, urave, riparimin e shkollave publike etj). Gjatë periudhës kritike të Kosovës (1999), organizoi një program të gjerë humanitar, që ndihmoi rreth 33.000 refugjatë në vende të ndryshme të Shqipërisë. E lidhi Kishën e Shqipërisë me organizata ndërkombëtare kishtare. Ai është anëtar themelues i Shoqërisë Biblike Ndërkonfesionale të Shqipërisë dhe të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë. Gjatë tensioneve politike midis Greqisë dhe Shqipërisë, kontribuoi në zbutjen e tyre dhe në afrimin e dy vendeve. Nëpërmjet iniciativave dhe veprës së tij u është ofruar punë mijëra vetëve; u krijuan vepra serioze të strukturës sociale dhe Kisha Ortodokse e Shqipërisë është bërë një faktor multidinamik shpirtëror dhe faktor progresi.
Është iniciator në ripërtëritjen e përpjekjes misionare në Kishën Ortodokse. Dijetar në fushën e Historisë së Feve dhe të dialogut ndërfetar. Njëkohësisht, ai është përpjekur si paqebërës në Ballkan. Kontributi i tij në fushën e shkencës, në dëshminë e krishterë bashkëkohore, në përafrimin me konfesionet e tjera të krishtera, në dialogun ndërfetar dhe në bashkekzistencën paqësore midis popujve dhe feve, është i njohur botërisht. I janë akorduar shumë dekorata dhe çmime nga vende të ndryshme.
Kritikat ndaj Janullatosit
Kritikat kryesore ndaj Janullatosit përqendrohen te qenia e tij grek etnik, me kombësi greke, dhe i ardhur nga Greqia, dhe marrëdhënieve të ndera mes Shqipërisë e Greqisë, si dhe menyrës se si ai u emërua si Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Me emërimin e Janullatosit si kryepeshkop i Shqipërisë, edhe Patriarkati shkelte tri dispozitat e shenjta që ai vetë kishte caktuar: a) Shkeli vendimin e tij me të cilin kishte ngarkuar Janullatosin si ekzark për rimëkëmbjen e KOASh-it dhe të sinodit të saj, pa marrë pëlqimin e qeverisë shqiptare. b) Në kundërshtim me kanonet e saj shekullore Patriarkati Ekumenik i Kostandinopojës duke emëruar A. Janullatosin si kryepeshkop mori vetë përsipër në mënyrë abuzive detyrën e sinodit të shenjtë të KOASh-it. c) Në kundërshtim me “Tomin” e vitit 1937 dekretoi emërimin për kryepeshkop të Shqipërisë, A. Janullatosin, një prelat që nuk ishte shqiptar as për nga kombësia, as për nga shtetësia.
Me këtë rast duhet vënë në dukje se delegacioni i Kostandinopojës e argumentoi emërimin e metropolitit grek si kryepeshkop i Shqipërisë jo në statutin themeltar të kishës të miratuar nga Patriarkana me “Tomin” e saj më 1937, por me kushtetutën e miratuar gjatë regjimit komunist më 1950, i cili parashtronte si kusht vetëm shtetësinë shqiptare, në një kohë kur A. Janullatosi nuk kishte as nënshtetësinë shqiptare.
Kisha ortodokse shqiptare e Amerikës me seli në Boston nën kryesinë e At A. Liolinit, kur mori vesh përgatitjet për shpalljen e Janullatosit si kryepeshkop i KOASh-it, lëshoi më 30 korrik 1992 këtë deklaratë:
Ne protestojmë vendimin e Patriarkut ekumenik në Stamboll që një prift me kombësi greke të bëhet kryepeshkop i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë. Në bazë të statuteve të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, në të kaluarën të gjithë klerikët permanent prej kryepeshkopit dhe deri te famullitarët, kanë qenë shqiptarë. Klerikët e huaj që janë tani në Shqipëri janë pritur me mirënjohje për ndihmën që po japin duke rindërtuar Kishën Ortodokse në përputhje me historinë tonë të veçantë, me traditat dhe identitetin tonë, të cilat diktojnë që kryetari i Kishës Ortodokse Shqiptare të jetë me kombësi shqiptare.
Letra kredenciale e peshkopit Anastas Janullatos më 3 qershor 1991, premton se puna e tij në Shqipëri si një i dërguar i veçantë ekleziastik do të ishte e kufizuar në kohë dhe në detyra deri sa të rimëkëmbej Kisha Autoqefale Ortodokse Shqiptare. Ne mendojmë se për të qenë Kisha Ortodokse Shqiptare vetëqeverisëse dhe e pavarur (autoqefale) është e domosdoshme që klerikët dhe sidomos kryepeshkopi të jenë me kombësi dhe nënshtetësi shqiptarë.
Kritika të tjera mbështeten në përzierjen e tij si kreu i K.O.A.SH. në çështje politike, si në rastin e vrasjes së një të riut në Himarë, ku Janullatos u shpreh me tone etnike ndaj ngjarjes. Skandali i zhvarrimit të eshtrave të fshatarëve nga Përmeti pët t'i varrosur si ushtarë grekë, ishte një tjetër skandal që preku K.O.A.SH.-in dhe Janullatosin si kreun e saj.
Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!
Fidel Ruz Castro
Fidel Castro (13 Gusht 1926 - ) është prisident i Kubës.
Fideli është djali i dytë i martesës së dytë të babait të tij me Lina Ruz Gonzalez. Babai i Fidel Kastros mbërriti nga Galicia (krahinë autonome në verilindje të Spanjës), në Kubë, në kohën e luftës spanjo-amerikane. Ai u martua dy herë. Me gruan e parë kishte dy fëmijë Pedro Emilio e Lidia, ndërsa me Lina Ruz Gonzalez, gruan e dytë dhe të ëmën e Kastros lindi Ramonin, Fidelin, Juanin Emën dhe Raulin. Familja e tij ka jetuar në Bizan, një fshat pak kilometra larg detit, që është një prej vendeve më të bukura në Kubë.
Që fëmijë ai u edukua me kulturë kristiane, gjë që në rini do të linte një shenjë të thellë. Bashkë me vëllezërit e motrat, i ati i futi të studionin në kolegjet më të mira, në "La Salle" dhe "Dolores" në Santiago dhe më pas në Balen, në shkollën katolike më të njohur të Havanës. Argumente bindëse dhe aftësi atleti. Këto ishin dy karakteristikat e Fidelit në kolegj. Ka qenë vetëm 13 vjeç kur lideri i ardhshëm i Kubës tentoi të organizonte një grevë të punëtorëve të sheqerit kundër babait të tij.
Në vitin 1945, Kastro fillon universitetin në Havana, për Drejtësi. "Pyes veten pse kam zgjedhur për të studiuar Drejtësi. Nuk e di. Një pjesë ia atribuoj zakonit që kam për të marrë pjesë në diskutime dhe për të polemizuar, dhe mbase kjo është ajo që më çoi të mendoja se isha adapt për t'u bërë avokat", ka thënë Kastro. Në universitet ai i dedikohet politikës, duke marrë pjesë në grupe të vogla studentësh kubanezë, që ngrinin në qiell heronjtë e të shkuarës, si dhe në një organizatë revolucionare.
Në këto kohë Kastro fillon të marrë pjesë e të përfshihet në protestat që bëhen për dhunimin e autonomisë së universitetit dhe po atë vit, kur në Bogota po mbahej një konferencë pan-amerikane, studentët kubanë dhe argjentinas u ngritën në protesta kundër kolonializmit. Dhuna e shkaktuar nga studentët iu vu mbi supe nga gjenerali Marshall komunistëve të Kastros dhe Del Pinos.
Pas rrëmujës në Bogota, Fidel Kastro vendos të martohet me Mirta Diaz Balart, motrën e Rafael Diaz Balart, një miku të universitetit. Më 1950 Kastro diplomohet. "Kur mora diplomën isha politikisht një analfabet", ka thënë lideri kuban gjatë jetës së tij. Kontaktet e para me Manifestin Komunist, me veprat e Marksit, Engelsit dhe Leninit, grupi i tij i mori në shkollë, e pas mbarimit të universitetit ata ishin të influencuar nga marksizmi.
Në vitin 1950, pra në vitin e fundit të shkollës, ai organizoi studentët kundër imperializmit amerikan. Një vit më vonë ai sulmoi latifondistët, duke kërkuar drejtësi për fshatarët dhe punëtorët kubanë. Në vitin 1953 Fideli vihet në krye të një grupi ushtarak ish-studentësh dhe pas pak muajsh ai vihet në qendër të një grupi të rinjsh teksa drejton luftën kundër Batistës.
Bashkë me ata ka me vete punëtorë, fshatarë dhe nëpunës. Më 26 gusht 1953 ai shpall fillimin e revolucionit, por dështon, pasi shumë nga anëtarët e tij burgosen, mes tyre dhe lideri Fidel Kastro, i cili u mbajt i izoluar në ishullin e Pinit. Në gjyq ai nuk mori avokat duke mbrojtur veten e duke shpalosur elokuencë dhe argumente të forta kundër regjimit të Batistës.
26 korriku 1953 mbahet ende sot si data e fillimit të revolucionit kubanez. Në vitin 1954 ai divorcohet nga gruaja e parë Mirta, ndërsa në 15 maj 1955 bashkë me të vëllanë Raul Castro përfitojnë nga amnistia dhe lirohen nga burgu. Vëllezërit vendosin të ikin në Meksikë, ku takon dhe mikun e tij argjentinas Ernesto Che Guevara, i cili ishte vetëm 22 vjeç dhe i sapodiplomuar në Buenos Aires për mjekësi.
Kastro organizoi reparte guerile dhe sulmin kundër regjimit kubanez. Në vitin 1957 ai korr fitoret e para, ndërsa në 1958 ushtria e tij fryhet shumë. Në krah kishte gjithnjë Che Guevarën. Më 31 dhjetor 1958, Batista arratiset në Santo Domingo dhe në fillim të 1959, Fidel Katro merr frenat në dorë.
Më 1960, SHBA ndërpreu marrëdhëniet me Kubën, ndërsa Kastro shkatërroi të gjitha plantacionet e marihuanës. Reforma Agrare ishte nisma e parë e marrë nga Kastro. Hapi i dytë i ndërmarrë më 1961 ishte lufta kundër analfabetizmit. E sikundër në shtetet e tjera komuniste edhe në Kubë nisën të ndërmerren planet afatgjata. Në vitin 1963 Fidel Kastro bën vizitën e parë në Bashkimin Sovjetik, ndërsa po atë vit shërbimi ushtarak bëhet i detyrueshëm për të gjithë.
Në Kubë dënohet homoseksualiteti, dënohen grupet kundër regjimit, të cilat u pasqyruan dhe me emigracion të madh në drejtim të SHBA. Në tetor 1967, në Bolivi, vritet Che Guevara, miku i revolucionit kubanez. Vitet në vazhdim kanë qenë jo pak të lehta për drejtuesin më jetëgjatë në një shtet komunist. Ndërhyrje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për rrëzimin e tij, por pasi lëshoi pe në disa anë, Fidel Kastro mundi të mbijetojë.
Kalimi i pushtetit tek Raul Castro
Me 31 korrik 2006, u njoftua se Fidel Castro iu nënshtrua një operacioni në bark (abdomen). Njoftimi u lexua në televiozionin shtetëror kubanez nga sekretari personal i Fidel Castro. Meqënëse koha e riaftësimit pas operacitonit parashikohet të jetë i gjatë, pushteti në Kubë iu kalua përkohësisht vëllait më të vogël të Fidel Castro, Raul Castro.
Motra e Fidel Castro, Juanita Castro Ruz (73 vjeçe) e cila jeton në Miami, SHBA që nga viti 1964 kur ajo u largua nga Kuba në shenjë proteste nga politikës së ndjekur nga i vëllai deklaroi me 3 gusht 2006, se ajo kishte folur në telefon me një personat që kujdesen për Fidel Castron. Sipas saj Fidel ishte gjallë, por gjendja e tij shëndetsore ishte e rëndë.
Ministri i Shëndetsisë i Kubës, José Ramon Balaguer deklaroi, gjatë një vizite në Guatemala me datë 4 gusht 2006, se Fidel Castro ishte duke u përmirësuar pas operacionit dhe se shumë shpejt do të rikthehej në punë.
Atentatet kundër jetës së Fidel Castro
Sipas një artikulli në gazetën angleze "The Guardian" që bazohet në informacionin e dhënë nga Fabian Escalante, ish-shef i shërbimit të kundërzbulimit të Kubës, CIA dhe emigracioni kubanez në SHBA planifikuan 638 mënyra për të likujduar Fidel Castron. Ata tentuan të zbatojnë disa prej këtyre metodave, por pa sukses.
Një nga tentativat ishte që të paisej një nga dashnoret e Fidel Castros me një lëndë helmuese që do të hidhej në pastën e dhëmbëve që përdorte Castro. Castro e zbuloi atentatin dhe i ofroi të dashurës mundësinë që ajo ta vriste atë me një pistoletë. Ajo nuk mundi ta qëllonte.
Mënyra të tjera të planifikuara ishin: Vendosja e minave të telekomanduara në formën e guackave të detit në vendet ku Castros i pëlqente të zhytej; Lyerja e kostumit të zhytjes me lëndë helmuese ose agjentë bakteriologjike; Atentate me armë zjarri të kryera nga 'ushtarë' të mafies amerikano-kubaneze, etj
Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!
Ali Pashë Tepelena ...Si hartoi projektin e fshehtë me rusët për Shqipëri të pavarur
Gjetje të reja mbi fillesat e nacionalizmit shqiptar që lidhen me ndërtimin e shtetit të pavarur në shek. XVIII
Për herë të parë dr. Irakli Koçollari zbulon dokumente historike, të marra nga arkivat britanike, që lidhen me përpjekjen e Ali pashë Tepelenës për të ndërtuar shtetin e pavarur shqiptar. Ekskluzivisht për “standard”, studiuesi për 25 vjet i Pashait të Janinës sjell fakte të reja që marrin edhe kontekstin e lindjes së nacionalizmit në Shqipëri, para shpalljes së pavarësisë prej Ismail Qemalit, në vitin 1912. Materiali i mëposhtëm ka ngjallur debatin më të madh në ditët e albanologjisë dedikuar 100-vjetorit të pavarësisë
Gati-gati është formatuar apo është kthyer në një konkluzë dominuese historike, sa të studiuesve vendas, por edhe atyre të huaj, pretendimi se fillesat e nacionalizmit (shqiptarizmit) shqiptar zënë rrënjë apo zhvillohen si të tilla vetëm aty nga gjysma e dytë e shekullit XIX.
Nën këtë këndvështrim e shikojnë këtë çështje botimet e studiuesve edhe kohët e fundit, madje duke i cilësuar edhe përpjekjet e intelektualëve shqiptarë të viteve 1850, si ato të Naum Veqilharxhit, De Radës, Vinçenso Dorsës, Jani Vretos, Thimi Mitkos etj., si të dyshimta për të qenë një fillesë e nacionalizmit shqiptar (Nathalie Clayer, “Në fillimet e nacionalizmit shqiptar”, Tiranë 2009, botime “Përpjekja”, f. 170-172)
Në këto studime, autorët pohojnë se “në gjysmën e parë të këtij shekulli, XIX, pati fenomene që kontribuuan, në ato që mund të quhen fillesat e shqiptarizmit, por vetëm si rrethana që ndikonin dhe jo më shumë se kaq” (Nathalie, Clayer, “Në fillimet e nacionalizmit shqiptar”, Tiranë 2009, botime “Përpjekja”, f. 143).
Nën vazhdën e këtyre analizave arrihet në përfundimin pothuaj të njësuar se zgjimi i vetëdijes dhe i identitetit nacional shqiptar mbetet të vijë i fundmi në radhën e zgjimeve të etnondërgjegjeve ballkanase, në raport me popujt e tjerë të këtij gadishulli… për pasojë edhe çlirimi dhe pavarësia kombëtare e shqiptarëve erdhi e fundit në radhën e popujve të Ballkanit.S’ka dyshim që edhe ne vlerësojmë dhe respektojmë të gjitha analizat dhe qëndrimet, e mësipërme.
Por, respekti për kontributet dhe prurjet shkencore nuk nënkupton pajtim në çdo rrethanë me vlerësimet e së shkuarës, pasi asnjë kërkim nuk mund të rrokë në mënyrë definitive dhe asgjësuese subjektet që përpiqet të trajtojë.
Prandaj, duke e kuptuar “respektin” si një vlerësim të parimit “historiografia është një proces në dinamikë”, do të bënim të njohura disa dokumente të gjetura rishtazi, të cilat hedhin dritë të një spektri të veçantë, në çështjen e zgjimit të vetëdijes nacionale shqiptare, pikërisht për një kohë më të hershme nga ajo që tradicionalisht njihet dhe pranohet, – pra e kemi fjalën jo për fundin e shekullit XIX, sikundër pretendohet, por fundin e shekullit XVIII dhe fillimet e shekullit XIX.
Përpara se të bënim të njohura gjetjet e reja, së pari do të donim të parashtronim mendimin se “zgjimi i ndërgjegjes nacionale në Ballkan nuk mund të lidhet vetëm me zbritjen e misionarëve dhe përhapjen e influencës së shteteve perëndimore mbi to. – sikundër rëndom përmendet nga vëzhguesit e kësaj kohe, pasi - “Kjo ndërgjegje përbënte një dukuri, thelbi i së cilës kishte ekzistuar në territoret ballkanike që në momentet e vendosjes së sundimit osman dhe me kalimin e kohës ajo u zhvillua dhe u forcua” (Nurai Bozbora, “Shqipëria dhe nacionalizmi shqiptar në Perandorinë Osmane”, Tiranë, botimet “Dituria”, 2002, f. 159-161).
Kështu, shekulli XIX, pra ai i lindjes së nacionalizmave në Ballkan, paraprihet nga shekulli i XVIII, një shekull trazirash, rebelimesh dhe lëvizjesh të fuqishme kryengritëse, të cilat nuk bëheshin të zhveshura prej shkaqeve dhe motiveve politike dhe nacionale. Historia e këtyre lëvizjeve, që në të gjitha hapësirat ballkanike njihet si “lëvizja e hajdutëve” apo “kleftëve”, komitëve,...tronditi seriozisht pushtetin perandorak osman, aq sa ato shpesh vlerësohen se këto kohë Ballkanin nuk e dominonte “turkokratia”, por “kleftokratia”.
Këto përpjekje dhe qëndresa e gjatë, gati njëshekullore (1700-1800) janë vlerësuar si shtrati që përgatiti dhe krijoi lëvizjet për çlirim nacional të popujve të Ballkanit (John W. Baggally, “The clephtic ballads”, Oxford, London, 1936, f. 4-14), por në të njëjtën kohë vlerësohet se “rrënjët e saj, kjo lëvizje i pati tek shkolla e komitëve shqiptarë”, dhe se “brumi i çelikut të këtyre “hajdutëve” si nxënës të një bote të varfër dhe të pamëshirë, ishte kalitur në gurin e ashpër të kudhrës së trimërisë shqiptare” (John, S. Koliopulos, “Brigands with a cuse – Brigandage and Irredentism”, Clarendom press Oxford, New York, 1987, p. 26).
Këto lëvizje të qëndresës së gjatë, të ashpër dhe të përgjakshme vlerësohen se tek popujt e Ballkanit “frymëzuan idenë e lirisë, të drejtën e të jetuarit të pavarur në tokat e tyre dhe ashtu të pavarur ata ngritën strukturat e para të shtetit të ardhshëm” (Plamar, William, The diamond of Joanina – Ali Pasha, 1741-1822, London, 1961, f. 42; Jelaviç, Barbara, “Histori e Ballkanit”, Tiranë, 2001, f. 69).
S’ka dyshim që shqiptarët, të përfshirë thellësisht në këto lëvizje të rezistencës së gjatë antiosmane, të këtij shekulli (XVIII) dhe të vlerësuar, si “elementi që mbushte këto çeta, u kthyen në symbol të rezistencës kundër shtypjes politike duke i ofruar individit që jetonte nën sundimin osman një alternativë…çlirimin nga robëria…” (Stavrianos, L. S. “The Ballkans since 1435”, London, 2000, f. 87).
Brenda kësaj klime të mbarsur me revolta dhe rebelimet të shekullit XVIII, shfaqet mes të tjerëve një figurë më tipike që i kalon këta kufij, – ajo e Ali Pashës.
Duke iu referuar njërit prej studiuesve francezë të shekullit të kaluar, August Bop, i cili u mor me dokumentacionin e kohës dhe marrëdhëniet mes Francës dhe Ali Pashës, ndër të tjera ai nënvizon:
“Për sa u përket krerëve të klaneve, fiseve shqiptare, nga radhët e të cilëve Porta zgjidhte guvernatorë për provincat (pashallëqet) shqiptare… njëri nga ata, Aliu nga Tepelena, u ngrit gjer atje sa të aspironte për pavarësinë e vendit të tij” (Boppe, August, “L’albanie et Napoleon”, Paris, 1914, Globus, Tiranë, 1999, f. 4).
Pikërisht, në këtë klimë, në ëndrrat e Pashait përpunoheshin projekte më të avancuara. Nuk duhet të konsiderohet i rastit një dokument mjaft i rëndësishëm, i hartuar prej tij dhe dërguar Carit të Rusisë, në fillim të vitit 1791, kohë kur ky hegjemon kishte vetëm katër vite që kishte marrë pushtetin. Është fjala për një “Projekt marrëveshje” të fshehtë, që gjendet në arkivat ruse dhe që është bërë i njohur prej akademikut rus Grigori Ars (Ars, L. Grigori, “I Allvania qe Ipiros sta teli tu XVIII qe stis arqes tu XIX eona”, Gutenberg, Athina, 1994, f. 160-167).
“Projekt-marrëveshja”, ligjore, është hartuar prej Ali Pashës dhe ruan të gjithë parametrat e një marrëveshjeje ndërkombëtare me detyrime dhe të drejta ligjore mes palëve. Ajo është në thelb një plan konkret për shkëputjen e territoreve të Pashallëkut të Janinës prej autoritetit dhe Perandorisë Osmane, për krijimin e një monarkie të pavarur, duke kërkuar ndihmën, përkujdesjen dhe mbrojtjen e Rusisë (Ars, L. Grigori, “I Allvania qe Ipiros sta teli tu XVIII që stis arqes tu XIX eona”, Gutenberg, Athina, 1994, f. 160-167).
Në nenin 2 të kësaj projekt-marrëveshjeje, hartuesi i saj Ali Pasha përcakton:
Nenin 2… Gjatë negociatave (me palën ruse) të përcaktohen zotërimet, territoret e tij (Ali Pashës), brenda të cilave ai do të njihet si Sovran (Monark i pavarur). (Ars, L. Grigori: “I Allvania qe Ipiros sta teli tu XVIII që stis arqes tu XIX eona”, Gutenberg, Athina, 1994, faqe 160-167).
Një tjetër dispozitë me rëndësi, që i shkon edhe më tej, bile institucionalisht kësaj ndarjeje, është gjuha zyrtare që do të përdorte ky shtet i pavarur, për t’u shkëputur përfundimisht nga gjuha zyrtare – osmanishtja. Në të thuhet:
Neni 4. Ligjet dhe urdhëresat do të përshtaten (hartohen, përpilohen) në gjuhën greke, pasi ajo është më e përhapur në territoret ku Pashai dëshiron të ushtrohet pushteti i tij (Dhe natyrisht, meqë shqipja në fundin e shekullit XVIII ende nuk shkruhej). (Ars, L. Grigori, “I Allvania qe Ipiros sta teli tu XVIII që stis arqes tu XIX eona”, Gutenberg, Athina, 1994, f. 160-167).
Ndërsa në nenin 8, të po kësaj projekt-marrëveshje, për të parandaluar çdo kundërveprim ushtarak që mund të ndërmarrë Porta ndaj këtij “rebelimi” të Ali Pashës, ky i fundit i ka kërkuar palës ruse që “të mbajë në territoret e tij, një trupë ushtarake të rregullt si dhe të formojë një të dytë të përbërë nga (ortodoksë), për ta mbështetur, dhe përforcuar ushtarakisht Pashain, në atë mënyrë që kjo mbështetje të jetë e dukshme (demonstrative) para të gjithëve, me qëllim që kështu të imponojë largimin e komandantëve turq që janë të prirë të reagojnë kundër tij, si dhe të shuajë çdo dyshim tek ata njerëz, që Pashai beson se do ta mbështesin. (Ars, L. Grigori; “I Allvania qe Ipiros sta teli tu XVIII që stis arqes tu XIX eona”, Gutenberg, Athina, 1994, f. 160-167).
Duke e analizuar në tërësinë e tij këtë projekt-marrëveshje, akademiku rus Grigori Ars tërheq konkluzionin përfundimtar se: “Nga dokumenti mësipërm mund të konkludojmë se Ali Pasha, që prej vitit 1791, kishte të parashikuar qartë idenë e një shkëputjeje të plotë të territoreve të tij nga Perandoria Osmane dhe krijimin e një “principate”- mbretërie të trashëgueshme…”. (Ars, L. Grigori; “I Allvania qe Ipiros sta teli tu XVIII që stis arqes tu XIX eona”, Gutenberg, Athina, 1994, f. 160-167).
Pra, Ali Pasha nuk shfaqet vetëm me ide për një shkëputje të mundshme, por edhe me një projekt konkret, për ndarje nga Perandoria dhe krijimin e një shteti të mëvehtësuar, me territore dhe kufij të përcaktuar, ndërsa në pikëpamje të sistemit politik qeverisës të këtij shteti – një shtet të tipit monarki të trashëgueshme, – ashtu sikundër pjesa më e madhe e shteteve evropiane.
Por, megjithëse projekt-marrëveshja e mësipërme nuk u realizua, duket se Ali Pasha edhe më tej i ka vazhduar përpjekjet e tij për një shkëputje të mundshme nga Turqia. Kështu, nuk mund të merret jashtë këtij konteksti një e dhënë tjetër që vjen tanimë nga Franca.
Në një shkrim të saj, të datës 19 prill 1791, gazeta franceze “Monitor” shkruante se “Epiri dhe Maqedonia dominohen nga trazirat dhe banorët vendas përgatiten të flakin tej zgjedhën e huaj… ” (Ars, L. Grigori; “ I Allvania qe Ipiros sta teli tu XVIII që stis arqes tu XIX eona”, Gutenberg, Athina, 1994, f. 160).
Nëse do t’i referohemi një dokumenti tjetër, pohimeve të këshilltarit më të afërt dhe të besuar të Ali Pashës, Haxhi Shehretit, njeriu që i qëndroi në gjallje, por edhe në vdekje më pranë se kushdo tjetër monarkut, në biografinë e vargëzuar që ai ka bërë për tepelenasin thotë:
“Ka të tjera ëndra thellë, me dëshirë të perëndisë
DIBREN do dhe GEGERINE t’i bashkojë, t’i ketë nën hisë
Plane ka të tjera brënda do t’i bëjë sa të jetë !
SHKODREN edhe KARADAKUN nën një shtet të vet t’i ketë
Kështu them unë që i shkruaj, m’i ndjen zëmra me t’vërtet
Gjer në BOSNJEN rreth e rrotull don t’i vërë nën pushtet
(Koçollari, Irakli, “Alipashaida e Haxhi Shehretit”, “Onufri”, Tiranë, 1998, f. 221)
Siç shihet, rreshtat intimë të Shehretit na sjellin një informacion me mjaft interes. Ato zbulojnë projektet e fshehta, “planet që ai mban brenda ventes”, plane këto që bëjnë fjalë për kufijtë e shtetit që ai synon dhe ëndërruar të ndërtojë.
Një tjetër zhvillim politik, i mëvonë, ka rinxjerrë në skenë dhe ka detyruar Ali Pashën të rishfaqte përsëri qëndrimet e tij, prirjet për shtet dhe indipendencë. Në vitin 1807, kur Franca rimori ishujt e Jonit dhe bazat kontinentale bregdetare të Prevezës, Pargës, Vonicës dhe Butrintit, ministri i Jashtëm britanik, Xhorxh Kaning, dërgoi me urgjencë pranë Pashait të Janinës për të biseduar nga afër çështje me mjaft rëndësi, misionarin e njohur, kapitenin e ri të Artilerisë Mbretërore, Uillim Martin Lik (Letër e Ambasadorit Britanik në Stamboll, Zotit Arthur Paget për Kapitenin Lik. Nisur nga Dardanelet me 19 Tetor 1807 – U. K., Arch. Hardfordshire – F.O. 75/68).
Përmes këtij misioni, qeveria britanike kërkonte të dinte se ç’qëndrim do të mbante Ali Pasha në rastin e një largimi të mundshëm të Turqisë nga territoret e saj, në pjesën evropiane dhe si do ta priste Ali Pasha një pushtim të mundshëm francez të territoreve të tij?! (kujtojmë faktin se aso koha Franca dhe Turqia ishin në raporte aleance dhe miqësore). (Letër e Ambasadorit Britanik në Stamboll, Zotit Arthur Paget për Kapitenin Lik. Nisur nga Dardanelet më 19 Tetor 1807 – U. K., Arch. Hardfordshire – F.O. 75/68).
Në përgjigje Ali Pasha i ka kërkuar mesazherit që të njoftojë qeverinë britanike se “deviza, vendimi (maksima) i tij ishte – të ndeshej me armikun (francezët) kudo që ai do të shfaqej! Dhe për këtë ai mbështetej në bashkimin dhe unitetin e tyre (shqiptarëve) për t’ju përgjigjur dhe për të mbrojtur çdo cep të territorit ku Shqipëria mund të sulmohej”. (Letër e kapitenit, U. M. Likut për Ministrin e Jashtëm britanik, George Cunning, 10 Nëntor 1807 – U. K., Arch. Hardfordshire – F.O. 75/69).
I pyetur nga ushtaraku britanik se cilat do të qenë qëndrimet e mundshme të dy pashallarëve të tjerë shqiptarë, të cilët kufizoheshin me të, gjeografikisht, pra të Pashait të Beratit dhe të Pashait të Shkodrës?!
Në raportin e Likut, që pasqyron këtë përgjigje thuhet: “Në koniunkturat kritike aktuale, ai (Aliu) më siguroi mua se të gjithë ata (pashallarët shqiptarë) ishin të bashkuar në vendosmërinë e tyre për të shporrur çdo agresion të huaj, po kështu edhe Ismail beu i Seresit, (preferonte një pavarësi, indipendencë të ngjashme me atë të Pashallarëve të Shqipërisë, por me një shkallë pushteti më inferiore se sa të këtyre Princave), pra edhe ai ishte gjithashtu po aq i vendosur në këto ndjenja, pra kishte sentimente të njëjta me ata”. (Letër e kapitenit U. M. Likut për Ministrin e Jashtëm britanik, George Cunning, 10 Nëntor 1807 – U. K., Arch. Hardfordshire – F.O. 75/69).
Pra, dokumenti britanik shpreh fare qartë qëndrimin e vendosur të Ali Pashës për t’u ndeshur me agresorin e mundshëm, Francën, që synon zbarkimin në territoret e tij, megjithëse Franca këto kohë ishte aleate e Perandorisë Osmane. Në këtë rast ai nuk flet në emër të Perandorisë Osmane, subjekt politik i së cilës ishte, por në emër të “unitetit të shqiptarëve”, të “Shqipërisë” dhe të “territoreve të saj”, për të mbrojtur çdo cep të tyre në rast se ata do të sulmoheshin.
Për më tepër, këtë dokument e bën interesat pohimi në vazhdim i Aliut se edhe dy Pashallarët e tjerë shqiptarë (Bushatllinjtë e Shkodrës dhe Ibrahim Pasha i Beratit) ishin të bashkuar në vendosmërinë e tyre për të shporrur çdo agresion. Por, vazhdimi i informacionit të Likut më tej, nxjerr në dritë një synim tjetër politik, të panjohur më parë, të dy pashallarëve shqiptarë, atë për “pavarësi, indipendencë“… (Letër e kapitenit U. M. Likut për Ministrin e Jashtëm britanik, George Cunning, 10 Nëntor 1807 – U. K., Arch. Hardfordshire – F.O. 75/69).
Ky pohim i tepelenasit e bën akoma më bindës idenë se synimi për një shtet të pavarur dhe indipendent ka qenë një tendencë apo qëllim permanent i tij. Por, nuk përjashtohet gjithashtu që edhe Ibrahim Pasha i Beratit të ketë ruajtur të njëjtat qëllime, nëse do të marrim në konsideratë pohimet e Likut, kur u kujton eprorët e tij, përmes këtij raporti se “do të më duhej t’u kujtoja me këtë rast se mendimet e tij (Aliut) përputheshin plotësisht, me ato, që Ibrahim Pasha i Beratit kishte shprehu para meje dhe Z. Morier, dy vjet më parë” (Letër e kapitenit U. M. Likut për Ministrin c Jashtëm britanik, George Cunning, 10 Nëntor 1807 – U. K., Arch. Hardfordshire – F.O. 75/69).
Ne nuk e kemi dokumentin e kësaj bisede, që na bën të njohur Liku, por gjetja e tij në arkivin britanik do të ndriçonte edhe më tej këtë subjekt me mjaft interes që ne trajtojmë. (Baggally, John, U; “Ali Pasha and Great Britain”, Basil Backwell, Oxford 1938, f. 30).
Duke iu referuar një raporti tjetër sekret të Likut, disa vite më vonë, të vitit 1809, ai na bën me dije:
“Nëse Pashai do të jetë i suksesshëm në realizimin tërësor të ekspeditave (ushtarake) që ai është duke ndërmarrë aktualisht, ai do të jetë zot i tërë brigjeve perëndimore të Greqisë, nga Kepi i Matapanit gjer në afërsi të Durrësit me një përjashtim të vetëm, Pargën, dhe nuk përjashtohet që pa hezituar ai mund të shpallë vetveten Zot të këtij vendi, të cilin ai e ka pretenduar shumë herët”.
(Hardford Arch, C. C.,F.O. 7865, Janinë, 12 Tetor 1809, Kapiteni Lik për Zotin G. Cunning.)
Një tjetër dokument me mjaft interes na zbulon së fundmi “Arkivi i Ali Pashës”, i cili është publikuar para pak kohësh, për herë të parë pas 200 vitesh, që mban datën 10 Mars 1808, shkruar nga Ali Pasha, dërguar gjeneralit francez, Julian Besier, Komisari Perandorak për Shtatë Ishujt e Jonit….thuhet: “Lëreni njeriun në vendin e tij, në shtëpinë e tij, dhe në dëshirat e tij.
Sepse edhe unë për shtëpinë (nënkupton Atdheun e tij) time mendoj, që siç e di edhe ti (Besjer) fare mirë, pjesë e kësaj shtëpie janë edhe Butrinti, Parga, Preveza, dhe Konica, për mbrojtjen e të cilave e gjithë Arbaria është gati të derdhë gjakun e saj”. (Arxio Ali Pasa”, Tomos A, 1747-1808, Athina 2007, Nr. Doc. 372, Janinë, datë 10 Mars 1808, faqc 692, Letër e Ali Pashës – Besjerit)
Ndërsa një material mjaft interesant na vjen nga ditari personal i Kancelarit austro-hungarez, Metemiku, i cili na bën të njohur përpjekjet periodike dhe insistuese të Ali Pashën për shkëputje dhe krijimin e një shteti të pavarur, bile të ngritur mbi bazën e normave ligjore kushtetuese të standardeve të një monarkie.
Ai shënon sa më poshtë: “Ali Pasha më dërgoi më 3 Mars 1820 një njeri të besës me një letër, me të cilën pasi më lavdëronte shumë, më lutej t’i dërgoja një këshilltar për t’i hartuar një Konstitucion (një Ligj Themeltar Shteti) për Shqipërinë…”.. “Memoires du prince de Metternich”, Paris, 1881, Volumi III, f. 535-536. – Shih gjithashtu Faik Konica, Vepra I, botime “Dudaj”, f. 124.)
Por, ndoshta rrëfimet më të sinqerta, të drejtpërdrejta dhe tanimë të zhveshura prej fasadës politike dhe censurës, janë ato që ka parashtruar vetë Ali Pasha në momenteve e fundit të jetës së tij, ndërsa parashikon pasojat e tmerrshme që kërcënonin atdheun e tij – Arbërinë dhe fatet e shqiptarëve.
Si pantera ‘jani Toskë, brezit ngjeshur pallë e thikë
Osmanllijtë i coptoni, derdhi gjakun pikë-pikë
Ejani Gegë luanë! Krah më krah me Labërinë
Nëpër sulme si pantera shtyni tej Anatolinë
Se do vijnë në vendin tënë që t’u vënë nën pushtet
Dhe Atdheun tonë të bukur do ta shkelin për ibret
Po dhe nderin do humbasim në na vënçin ndënë këmbë
Dhe në turp të madh do mbesim do të jetë gjëmë e rëndë
(Legrand. Emil; “Vaje për Ali Tepelenën, Pashai i Janinës”, Paris 1886, përkth. I. Koçollari, Tiranë më 2010, f. 91-94)
Pra, siç shihet është fati i Atdheut të tij, në emër dhe për interesat e të cilit ai bën thirrje. Po kush është për Ali Pashën, Atdheu dhe dimensionet e tij demografike?
Kurrë në gjunjë Gegë e Toskë, lufta, vdekja nuk i gjeti
K’tu i thonë Arbëri, mos ngatroni, s’është Haleti!”
(Legrand. Emil; “Vaje për Ali Tepelenën, Pashai i Janinës”, Paris 1886, përkth. I. Koçollari, Tiranë më 2010, f. 91-94)
Në konkluzionet e studimit e tij për marrëdhëniet mes “Ali Pashës dhe Britanisë së Madhe”, studiuesi britanik Xhon Begëlli, konkludon:
“Ky njeri i jashtëzakonshëm, përpara se të vritej, më 1822, ishte bërë praktikisht një monark indipendent – mbret i pavarur – në pothuaj tërë Greqinë kontinentale…” (John W. Baggally; “Ali Pasha and Great Bitain”, Basil Blackwell”, Oxford, London, 1938, f. 4).
Dhe duke përfunduar, po ky autor nuk ngurron të bëjë të njohur se cilat qenë arsyet që Britania u tërhoq nga mbështetja që priste Ali Pasha, në përpjekjet e tij përfundimtare për shkëputje dhe indipendencë:
“Në vitin 1822, “Britania e Madhe ishte gati të mbështeste pavarësinë e tij (indipendencën), pasi Perandoria Osmane dukej se ndodhej në procesin e shpërbërjes; por kur një Sulltan më i fortë, Mahmuti II, kishte parandaluar prishjen (e Turqisë), ishte në interesin e Anglisë të ruante integritetin e Turqisë kundër mësymjeve, ekspansionit të Rusisë” (35) (35). (John W. Baggally; “Ali Pasha and Great Bitain”, Basil Blackwell”, Oxford, London, 1938, f. 80).
http://www.standard.al/ali-pashe-tepelena-si-hartoi-projektin-e-fshehte-me-ruset-per-shqiperi-te-pavarur/
Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!
Genghis Khan,heroi mongol
Njihet deri tani si një luftëtar i pamëshirshëm, që vetëm shkatërroi, vrau e preu gjatë sundimit të tij të lavdishëm, që shtrihej nga tokat e Azisë së largët deri në portat e Europës. Të paktën kështu thotë një pjesë e historisë, ose ajo që kanë dashur të dëgjohet këto 800 vitet e fundit, që nga dita kur i famshmi i Mongolisë dhe i botës, Genghis Khan u shndërrua në pushtuesin më të madh të të gjitha kohërave.
Ky personazh madhështor, jeta, bëmat dhe vdekja, madje edhe pasvdekja e të cilit ndërthuren me mite e legjenda mistike, është në prag të “ringjalljes” së madhe, ose siç i pëlqen regjisorit rus, Sergei Bodrov, të thotë, në prag të riparjes dhe rikonsiderimit të tërë historisë së tij. Deri tani, në librat e historisë për Genghis, mund të lexosh shprehje të tilla si: “Kulmi i kënaqësisë së njeriut të stepës ishte të kapte armiqtë e t’i shihte të zhytur në një banjë gjaku, si dhe të përdhunonte gratë e tyre”.
Nga viti 1162 deri në vitin e vdekjes 1227, Genghis i priu hordhive në një fushatë të jashtëzakonshme pushtimesh të pakrahasueshme në tërë historinë e njerëzimit. “Heroi mongol është një nga emrat më pak të pëlqyer në Rusi. Kam lexuar për të vetëm gjëra të këqija: barbar, primitiv, i pamëshirshëm, thuajse monstër”, thotë Bodrov, i cili ka mbaruar së realizuari pjesën e parë të një trilogjie kushtuar mongolëve. Por kjo nuk është përpjekja e parë kinematografike për të sjellë heroin mongol në ekranin e madh.
Omar Sherif, aktori i famshëm egjiptian, e interpretoi në një film të vitit 1965. Në vitin 1998 kemi edhe një përpjekje të kinezëve, por të dyja nuk janë vënë re në botën kinematografike. “Kam gërmuar shumë për të bërë këtë film dhe kam gjetur histori të mrekullueshme për fëmijërinë e Khan-it. Ai nuk ishte aspak një monstër siç e përshkruajnë.
Ishte thjesht një person i lindur me aftësinë për të notuar kundër rrymës. Në Rusi dhe në vende të tjera, figura e Genghis është ajo e një njeriu të përçmuar, ndërsa në Azinë Qendrore ai është një hero”, shprehet regjisori. A përbën ky film një rast të mirë për të rishkruar një pjesë të historisë të parë dhe të treguar shtrembër ? Një pjesë e mirë e filmit është bazuar në librin e famshëm të një historiani britanik: “Jeta, vdekja dhe ringjallja e të madhit të Khanëve”.
Sipas Bodrov, Genghis është keqkuptuar gjithë këta shekuj. Arsyeja është arkivore. Në rastin e tij, historia u shkrua nga ata që u pushtuan prej mongolëve dhe viktimat janë gjithmonë të njëanshme. Vetë mongolët kanë kaluar periudha shumë të errëta dhe në ato kushte, nuk mund të hidhnin dritë në faktet e rreme. Vetëm në shekullin e 19, një libër i koduar kinez, “Historia e fshehtë e mongolëve”, u shfaq si për të vënë drejtësinë e munguar në vend dhe në vitin 1980 u botua edhe versioni i tij në Perëndim.
Ai është një rrëfim i krahasueshëm me “Iliadën”, ose sagën e Norsëve dhe në të jepet një portret më lirik dhe më romantik i Genghis Khan-it. Ndoshta djaloshi fillimisht e nisi gjithçka si një hajdut e grabitës i vogël, por brenda një periudhe 20-vjeçare ai komandonte vendin në të cilin sot shtrihet Mongolia dhe veç tij gjithë republikat e Azisë Qendrore, si dhe një pjesë të Rusisë, Iranit, Pakistanit, Afganistanit, Indisë, Kinës dhe Koresë së Veriut. është pushtuesi dhe pushtimi më i madh i të gjitha kohërave.
Një ndër trashëgimitë më të mëdha të luftëtarit ishte edhe unifikimi i Kinës. Sigurisht që pushteti i madh i Genghis vinte nga gjenialiteti ushtarak, por kjo është vetëm një pjesë e historisë së Khan-it të madh. Rishikimi i figurës së tij ka të bëjë me nxjerrjen në pah të vlerave shumë më të mëdha të tij. Ai në fakt ishte një çlirimtar, një njeri që respektonte nderin dhe fjalën, kishte tolerancë fetare, vlerësonte gratë e forta, nxori shumë ligje.
Në njëfarë mënyre, ai ishte një Napoleon po me përmasa shumë më gjigante. Në Rusi, gjatë periudhës së komunizmit, Genghis ishte një “mollë e ndaluar”. E njëjta situatë ishte edhe në republikat sovjetike të Azisë Qendrore, duke qenë se edhe ato ishin vende satelitë të Moskës. Më shkatërrimin e perandorisë sovjetike, miti dhe figura e Genghis Khan-it nisi të rilulëzojë dhe heroi ka nisur të ringjallet e të kërkojë me ngulm vendosjen e nderit në vend. Për banorët e kësaj pjese të Azisë, Genghis është një hero, ai konsiderohet si simbol i patriotizmit.
Një tjetër vend ku figura e Genghis po lulëzon është edhe vetë Kina. Gjatë Revolucionit Kulturor, heroi ishte “varrosur”, emri dhe bëmat e tij ishin ndaluar. Megjithatë njerëzit e veneronin fshehurazi, ndërsa sot kinezët pretendojnë se heroi mongol është në fakt kinez. Në Kinë thuhet se në kohën e kulmit të sundimit të Genghis, situata në vendet e pushtuara ishte aq e qetë e nën kontroll, saqë një vajzë e virgjër me një thes flori me vete mund të ecte nga njëri skaj i perandorisë në skajin tjetër, pa u prekur me dorë.
Një pjesë e filmit është xhiruar nëpër “Rrugën e Mëndafshit” të dikurshme dhe banorët e atyre zonave e kishin për kënaqësi të veçantë që të ndihmonin xhirimet për filmin e një njeriu që për ta është mit dhe motiv krenarie. Filmi ka ngjallur interesim të ri ndaj Genghis-it, i cili hap pas hapi ka nisur procesin e “ringjalljes”. Po çfarë na kanë dhënë mongolët? Një nga “dhuratat” e tyre është edhe “dhimbja e madhe e kokës” me emrin Tibet.
Zhvillimet e fundit në lidhje me krahinën bashkëngjitur Kinës janë pasojë e Genghis, i cili ishte i pari që ia bashkoi Tibetin Kinës. është ironike që Kina ia detyron identitetin e saj gjeografik mongolëve dhe asaj çka ndodhi në jetën e një djaloshi mongoles në shekullin e 13. E ndërsa jeta e Genghis mund të dokumentohet nga disa vepra, mister i vërtetë mbetet vdekja. Thuhet se jetoi gjatë për kohën, deri në moshën 65-vjeçare.
Varri i tij mbetet një nga misteret më të mëdha arkeologjike. Disa thonë se ai u zhduk vetë sapo e ndjeu se sëmundja e kishte vënë për poshtë. Të tjerë rrëfejnë se e vrau një nga gratë e reja, duke ia prerë organin seksual. Të paktën deri në atë moment, Genghis kishte qenë i famshëm edhe për forcën mashkullore
Në kërkim të Genghis Khan
Sipas legjendës, kur Genghis Khan vdiq në vitin 1227 në atë që sot është Kina veriore, ndjekësit e tij donin ta mbanin vdekjen të fshehtë nga armiqtë e mongolëve. Kështu, teksa grupi që shoqëronte trupin kthehej në Mongoli, ata vranë çdo person që u dilte para rrugës - më shumë se 20000 - kështu që lajmi për vdekjen nuk do të përhapej.
Më pas, kur e varrosën, ata ose riorientuan një lumë për të mbuluar vendin e varrimit, ose vunë kuajt që të shtypnin tokën me qëllim që të mos mbetet asnjë gjurmë, ose i vranë të gjithë ata që e varrosën, dhe më pas vranë edhe vrasësit. Nuk ka prova të forta që tregojnë, se ndonjë nga këto gjëra kanë ndodhur. Ndoshta mund të jenë garnitura të mëvonshme që janë hedhur me qëllimin për të shpjeguar një rrethanë të spikatur të historisë: vendndodhja e varrit të Khan mbetet mister.
Rruga e Genghis Kahn
Perandoria mongole u tkurr me po atë shpejtësi që u zgjerua - një fakt që mund të ketë luajtur rol të madh në mbajtjen sekret të vendndodhjes së varrit të Genghis Khan. Për shekuj, popujt e Mongolisë ruajtën një stil jetese tradicional nomad që linte shumë pak kohë për të medituar për të kaluarën e largët. Në shekullin 20, Bashkimi Sovjetik dominoi Mongolinë dhe, ndërkohë që e modernizoi, ai i druhej nacionalizmit mongolez dhe kështu që nuk lejonte hulumtime në historinë e kombit.
Por në 20 vitet e fundit është parë një shpërthim interesi për Genghis Khan. Jashtë vendi, reputacioni i tij si një barbar i etur për gjak ka pësuar një rishikim të thellë, pjesërisht falë librave si Genghis Khan dhe krijimi i botës së re.
Në Mongoli, Genghis nderohet në një masë që i afrohet Hyut. Imazhi i tij shfaqet kudo. Aeroporti i Ulanbatar dhe marka të njohura të birrës dhe vodkës kanë marrë emrin e tij. Ndaj nuk është habi, që është rizgjuar interesi për gjetjen e vendit të varrosjes së tij. Që nga shembja e komunizmit në vitin 1991, janë bërë dy përpjekje madhore për të gjetur varrin. Të dyja u zhytën në batakun e polemikave.
E para ishta në fillim të viteve 1990, kur gazeta japoneze "Yomiuri Shimbun" sponsorizoi një ekspeditë që zgjati katër vjet dhe gjeti vendin e një qyteti që kish qenë kryeqytet mongol, Avraga, si dhe një strukturë rrethore shumë intriguese tre kilometra në perimetër, e quajtur Muri i Almsgiver. Por ajo nuk gjeti asnjë shenjë për varrin e Genghis-së. Ekspedita shkaktoi megjithatë dyshime mes mongolëve, shumë prej të cilëve ende besojnë se, japonezët po e përdornin në fakt Genghis si një pretekst për të kërkuar fshehtaz për minerale.
Ende qarkullojnë thashetheme në Mongoli se qeveria, në një përpjekje për të penguar ekspeditën e huaj, ka ndaluar grupi që të shohë Burkhan Kaldun, një mal pranë kufirit me Rusinë, ku studiuesit besojnë se është varrosur Genghis Khan. Pikërisht në Burkhan Halduni, pasi gruaja e tij ishte rrëmbyer nga rivalët, Genghis u lut dhe mori frymëzimin që ishte i destinuar për të ndërtuar një perandori.
"Mongolët nuk do të pranonin që ata të gjenin varrin, për shkak të besimit tonë", tha D. Tumen, kreu i Departamentit të Arkeologjisë në Universitetin Kombëtar të Mongolisë. "Kjo ishte hera e parë, që një ekspeditë ndërkombëtare ishte ndërmarrë dhe mongolët patën frikë se ata do të shkatërronin ose vidhnin disa gjëra nga varri, kështu që ata nuk donin që t'i prekte kush".
Ekspedita tjetër e madhe ishte udhëhequr nga një tregtar mallrash në pension, Maury Kravitz, dhe një historian i Universitetit të Çikagos, John Woods. Kjo ekspeditë, gjithashtu, nuk pa në Burkhan Kaldun, por në Murin e Almsgiver. Edhe kështu, grupi u detyrua të përfundojë herët kërkimin, në vitin 2002, pasi një ish-kryeministër i Mongolisë vizitoi dhe shkroi një letër publike, duke pretenduar se amerikanët kishin përdhosur vendin me makinat që lëviznin mbi të, me ndërtimin e objekteve të përkohshme shumë afër murit etj.
Tani është një tjetër grup që synon gjetjen e varrit. Ajo quhet Projekti Lugina e Khanëve, dhe filloi punë vitin e kaluar. Ajo është e udhëhequr nga Albert YU-Min Lin, një ekspert i shkencave materiale në Universitetin e Kalifornisë-San Diego, pa një bekgraund arkeologjike. Faqja e parë e projektit në internet përmban një citim nga libri i "Genghis Kha", nga John Man, i cili lë të kuptohen pritshmëritë e ekipit: "Sigurisht, është pranuar gjerësisht, se varri i sundimtarit të gjysmës së Eurazisë do të rivalizonte atë të Tutankhamun.
Në fakt, kërkimi nuk është vetëm për një varr, por për një varrezë të tërë, një lloj Lugine Mongoliane e Mbretërve, ku familja Genghis dhe trashëgimtarët ... duhet të qëndrojnë të varrosur, së bashku me gratë, konkubinat, skllevërit, kuajt dhe Parajsën e Përjetshme dhe sende prej ari, bizhuteri, veshje dhe armë e çdo gjë që mund të sjellë në mendje imagjinata".
"Nëse varri ekziston dhe nëse gjendet ndonjëherë, atëherë do të krijonte një revolucion në arkeologji, studime, prurjen e të ardhurave dhe - përderisa Kina pretendon se Genghis është i saji - në marrëdhëniet ndërkombëtare".
Por në faqen e internetit te Lugina e Khanëve nuk citohet rreshti tjetër i librit të Man: "Zbulimi i varrit do të sinjalizonte fillimin e një furie ushqimi, duke tërhequr fonde, shumica e të cilëve ndoshta në dollarë, për kënaqësinë e institucioneve që tashmë ekzistojnë dhe shumë të tjerëve që do të krijoheshin brenda natës.
Universitetet do të rivalizonin agjencitë e udhëtimit për kontrollin e aksesit, me qeverinë që do të vepronte si arbitër, duke u përpjekur të marrë një pjesë të të ardhurave për kombin, dhe ndoshta duke dështuar, duke parë pasionin aktual për privatizime si dhe mbizotërimin e rryshfetit". Mundësia e këtij lloj kaosi përreth vendit të prehjes së heroit të Mongolisë ka krijuar dyshime në Mongoli në lidhje me kërkimet, dhe një tjetër pyetje e madhe është duke u ngritur këto kohë: A duhet të gjendet varri i Genghis Khan ?
Besimi
Në asnjë shkrim apo shënim nuk thuhet se Gengis Khan ishte plotësisht besimtar. Ai thoshte për veten :Ashtu sikurse është vetëm një diell në qiell, ashtu sikurse qielli është i vetmi që ka fuqi, atëherë edhe unë jam i vetmi që duhet të mbretëroj në këtë vend? Sipas Khan, zoti mund të ekzistonte por nuk mund të ndërhynte në planet e tij të luftërave, pushtimit e mbretërimit.
Aktiviteti
Në 1155, 1162, ose 1167:Temüjin (emri i lindjes i Genghis Kahn) u lind në malet Khentii.
Në moshën 9 vjeçare, i ati i Temüjin-it,Yesükhei u helmua ngaTartarët (grup etnik turk).
1184 : Gruaja e Temüjin-it Börte u rrëmbye nga Merkitsët (grup etnik turk ose mongol); Ai kërkoi ndihmën e vëllezërve të tij të gjakut Jamuka dhe Wang Kahn të cilët shpëtuan Börte-n
1185 : Lindi djali i parë Jochi; duke lënë një dyshim të madh në lidhje me atësinë e tij pasi ai lindi pak kohë pasi gruaja e Kahnit u rikthye.
1190 : Kahn bashkoi tributë mongole, u bë lideri i tyre, dhe krijoi kodin e ligjit Yassa.
1201 : Fitorja mbi rivalët, Jardanët e Jamukas.
1203 : Fitorja mbi Keraits-ët e Wang Kahnit. Wang Kahn u vra aksidentalisht nga aleatët e tij Naimans-ët.
1204 : Fitorja mbi Naimans-ët (të gjitha konfederatat bashkohen dhe formohen Mongolët).
1206 : Jamuka u vra.Temüjin-itiu dha titulli Genghis Khan nga ndjekësit e tij në Kurultan (rreth moshës 40 vjeçare).
1207-1210 : Genghis drejtoi operacionet kundër Xias Perëndimore, e cila përfshinte pjesë tëKinës vreiperëndimore dhe Tibetit. Udhëheqësi i Xias iu nënshtrua Kahnit.
1211 : Kahn u bë sundimtar i Kinës veriore.
1215 : Pekini ra.Kahni iu drejtua Perëndimit.
1219-1222 : Pushtoi perandorinë Khwarezmid.
1227 : Kahn vdiq pasi pushtoiu fiset Tangut.
Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!
Sllobodan Millosheviç,njeriu qe shkaterroi Jugosllavine
Sllobodan Millosheviç ka lindur në Pozharevc, Jugosllavi më 20 gusht 1941 dhe ka vdekur në Hagë, Holandë më 11 mars 2006. Gjatä karrierës së tij politike, Millosheviç mbajti postin e Presidentit të Republikës së Serbisë për periudhën 1989-1997, dhe postin e presidentit të Republikës Federale të Jugosllavisë për periudhën 1997-2000, kryetar i Partisë Socialiste të Serbisë nga krijimi i saj më 1992 deri në vitin 2001, dhe i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Prindërit e Sllobodan Millosheviç, Svetozar Milosheviç dhe Stanislava Milosheviç u divorcuan pak vite pas lindjes së Sllobodan Millosheviç. Babai i tij, prift në Kishën Ortodokse Serbe kreu vetëvrasje në vitin 1962. Nëna, Stanislava, mësuese shkolle, do të kryejë vetëvrasje (varje) në vitin 1974. Gjatë viteve të gjimnazit Millosheviçi e takon gruan e tij të ardhshme Mira Markoviç (Marković), figurë fondamentale e politikës Serbe në vitet 90 dhe inspiruese e rilindjes së nacionalizmit serb. Diplomohet jurist më 1964 në Beograd dhe i bashkohet Lidhjes Komuniste të Serbisë.
Millosheviç fillon të punojë si funksionar në firmat shtetërore të Serbisë: së pari në kompaninë e gazit e pastaj në Beogradska Banka.
Ngritja e karrierës së tij fillon në vitin 1986: Millosheviç zgjidhet president i Lidhjes Komuniste të Serbisë, falë përkrahjes së Presidentit të Serbisë, Ivan Stambolliq (Stambolić), mikut të tij personal dhe tutorit politik. Vitet 90-të karakterizohen nga ringjallja e nacionalizmit serb dhe për largimin nga modeli i Jugosllavisë titiste.
Nacionalizmi merr hovë kur më 24 shtator 1986 e përditshmja beogradase Veçernje Novosti (Večernje Novosti) publikon pjesë të një dokumenti të titulluar Memorandumi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë (Memorandum SANU ose Memorandum Srpske Akademije Nauka i Umjetnosti).
Në këtë vepër, të redaktuar nga intelektualët serbë të udhëhequr nga novelisti Dobrica Qosiq (Ćosić), përpunohet aktakuza kundër Titos për veprimtari antiserbe, dhe përshkruhet një projekt për eliminimin e plotë të Serbëve nga Kosova. Edhe pse elita komuniste distancohet nga ai memorandum, Millosheviçi heshti.
Në mesin e viteve 80-të situata paraqitej më e vështirë në Kosovë, me tensione ndërmjet serbëve e shqiptarëve, kurse në Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë situata ishte relativisht më e qetë. Më 1987 Presidenti i Republikës Socialiste të Serbisë, Stambolliq dërgon Millosheviçin në Kosovë për të dëgjuar ankesat e Serbëve kundër udhëheqjes partiake dhe shtetërore në Kosovë. Në një situatë të tensionuar, të krijuar artificialisht nga grupe të Serbëve, banorë të Kosovës, Milosheviq deklaron para turmës së Serbëve të mbledhur se “askush më nuk do të guxojë tju rrahë juve.”
I aftë për të drejtuar (nëse jo për të krijuar dhe nxitur ) ndjenjat e opinion publik serb, Millosheviçi pastron klasën e tërë politike serbe, nën akuzën për paaftësi. Më 1987 Stambolliq detyrohet të japë dorëheqjen dhe Millosheviçi bëhet President i Republikës së Serbisë në vend të tij.
Më 1988 acarohet edhe më tej situata në Kosovë dhe në republikat tjera, veçanërisht në Slloveni. Ndërsa Millosheviçi mbështeste një model centralist në planin ekonomik dhe politik, në drejtim të cilit do të ishte Serbia si republika më e madhe e federatës, Lubjana me kryetarin Millan Kuçan (Milan Kučan) mbështeste të drejtën për vetëvendosje të republikave dhe respektimin e pakicave dhe autonomisë.
Millosheviçi e kuptoi që zotëronte përkrahje të madhe popullore: Serbët panë në të një udhëheqës të një kombi krenar, një udhëheqës karizmatik. Kisha Ortodokse Serbe e përkrahu atë po ashtu. Propaganda serbe e ringjalli mitin e fitores së thyer, i cili sipas Serbëve ju pengua bashkimi politik i të gjithë Serbëve ndërsa në Serbi ishin ndarë dy krahina, Kosova dhe Vojvodina.
Në mars 1989 modifikohet njëanësisht kushtetutat kosovare dhe serbe, që ja hoqi autonomin Kosovës. Më 28 qershor 1989, 600 vjet pas betejë së Fushë Kosovës, mblidhen qindra mijëra Serb në Fushën e Mëllenjave ku Millosheviçi jep një fjalim luftënxitës. Shqiptarët qëndrojnë të mbyllur në shtëpi. Më 19 nëntor 1989 mblidhen një milion manifestues në Beograd.
Në janar të 1990 mbahet kongresi i 14-të dhe i fundit i LKJ-së. Millan Kuçan (Milan Kučan), që udhëhiqte delegacionin slloven, vendos që delegacioni i Sllovenisë të tërhiqet, dhe pastaj të njëjtën e bëri edhe Kroati Ivica Raçan (Ivica Račan). Ky ishte fundi politik i Jugosllavisë federale dhe multietnike.
Në qershor të 1990 Millosheviçi riemëron lidhjen komuniste serbe në Partia Socialiste Serbe, nga e cila zgjedhet kryetar. Në janar 1991 zbulohet shtypja ilegale e monedhës federale nga ana e qeverisë serbe, ndërsa në janar Millosheviçi dërgon ushtrinë për të ndërprere protestat e opozitës në Beograd. Pas referendumeve popullore më 25 qershor të 1991, Sllovenia dhe Kroacia shpallin pavarësinë.
Ushtria federale intervenoi në Slloveni. Millosheviçi nuk ishte i interesuar në vendin, etnikisht kompakt dhe i përkrahur nga Austria dhe Gjermania. Lufta përfund pas dhjetë ditëve, më 8 gusht. Vëmendja e Millosheviçit zhvendoset në Kroaci, në veçanti në regjionet e banuara me Serb në fushat e Sllavonisë dhe të regjionit malor të Krajinës. Milosheviqi nuk pranoi që popullatat serb të jetonin jashtë Jugosllavisë së re ku përfshihet Serbia dhe Mali i Zi.
Projekti i tij ishte që të aneksoj territoret e banuara me Serb në Kroaci dhe gjysmën e Bosnje-Hercegovinës ku lufta më 1991 ende nuk kishte filluar. Në gjysmën e vitit 1991 Millosheviçi, ushtria federale jugosllave dhe trupat paraushtarake fillojnë një luftës të ashpër kundër Kroacisë. Viktima e parë është qyteti multietnik i Vukovarit, ku bashkëjetesa mes kroatëve dhe serbëve ishte historike. Ushtria jugosllave futet në thellësi të territorit kroat duket arritur të granatoj Zagrebin.
Mas referendumit për pavarësi në Bosnje të mbajtur më 29 shkurt 1992, i cili u bojkutua nga Serbët e Bosnjës, filloi lufta e Bosnjës. Millosheviçi përkrahu ushtarakisht dhe politikisht Radovan Karaxhiqin (Karadžić), udhëheqësin e serbëve të Bosnjës dhe kriminelin e luftës. Lufta e Bosnjës u përfundua më 21 nëntor 1995 me marrëveshjet e Dejtonit (Dayton), të cilin Millosheviçi e nënshkruan për Serbët e Bosnjës përkundër dëshirës së tyre.
Millosheviçi pas kësaj u cilësua njeri i paqes dhe u la në pushtet.Vlenë të thekësohet se Bosnja nga marrëveshja e Daytonit humbi shumicen e qeverisjes vendore, kështu shteti i Bosnjës dhe Hercegovinës edhe pse i dëmtuar nga lufta humbi përparsinë politike duke marrë vetem 49% të qeverisjës, ndërsa 51% iu takonin Serbve.
Në nëntor 1996 Millosheviçi u zgjedh president i Republikës Federale Jugosllave (ku përfshihet Serbia dhe Mali i Zi). Në të njëjtin vit koalicioni opozitar Zajedno (Së bashku) i fiton zgjedhjet lokale në disa komuna, por fitoret nuk pranohen nga pozita. Pas protestave të vazhdueshme të studentëve dhe popullit në Beograd për 11 javë me radhë, Milosheviçi i pranoi zgjedhjet. Më zgjedhjet presidenciale serbe, më vonë, fiton Millan Millutinoviq (Milan Milutinović), bashkëpunëtor i ngushtë i Millosheviçit.
Në këtë kohë u intensifikuan sulmet e UÇK-së në Kosovë. Në Rambuje (Rambouillet) dështuan përpjekjet për zgjedhjet e konfliktit të Kosovës. Në mes marsit dhe qershorit 1999 NATO bombardoi Jugosllavin duke e detyruar Millosheviçin të tërheq forcat nga Kosova. I izoluar në nivelin ndërkombëtar dhe kombëtar (Mali i Zi nuk i pranonte më institucionet federale), Millosheviçi u rikandidua në zgjedhjet e 24 shtatorit 2000, falë një reforme kushtetuese. Ai u mund nga Vojisllav Koshtunica (Vojislav Koštunica), një nacionalist më i moderuar, dhe me 6 tetor u shty të pranoj humbjen pas një proteste të madhe që shpiu te zënia e parlamentit nga protestuesit.
Kryeministri serb Zoran Gjingjiç (Đinđić) e dorëzoi në Gjykatën Ndërkombëtar për Krime në ish-Jugosllavi në Hagë me 28 qershor 2001, edhe përkundër kundërshtimit të Koshtunicës dhe një pjesë të opinionit publik serb.
Millosheviçi u akuzua për krime kundër njerëzimit për operacionet e ushtrisë jugosllave në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë. Ai po ashtu u akuzua për vrasjen në mënyrë barbare të Ivan Stambolliqit, mentorit të tij nga vitet 80 dhe kundërshtarit të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2000.
Millosheviçi u gjet i vdekur në qelinë e tij në Hagë më 11 mars 2006 disa muaj para se të përfundoj gjykimi i tij në Hagë.
Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!
Karl Heinrich Marks ( Karl Marx)
Karl Heinrich Marks lindi më 5 maj të vitit 1818 në Trier, Gjermani; vdiq më 14 mars të vitit 1883 Londër, Britania e Madhe. Ishte një filozof, ekonomist politik dhe organizues revolucionar i Shoqatës Ndërkombëtare të Punëtorëve. Ndërsa Marks merrej me një gamë të gjerë problemesh, puna e tij më e famshme analizon historinë e luftës së klasave, e përmbledhur në linjën e parë të Manifestit Komunist : "Historia e gjithë shoqërisë ekzistuese është historia e luftës së klasave."
Rinia
Karl Marks lind në një familje të pasur dhe progresive çifutësh në Trier, Prusi. Babai i tij, Herschel, pasardhës i një linje të gjatë familjesh çifute, konvertohet në të Krishterë në mënyrë që të ketë mundësinë të bëhet avokat. Familja Marks kishte shume shokë intelektuale dhe artistë të cilët i vizitonin shpesh Marksët gjatë rinisë së Karlit.
Edukimi
Më 1835 Marks regjistrohet në Universitetin e Bonn-it për të studiuar drejtësi. Aty bashkohet me Klubin Taverna e Trier ku gjatë një periudhe mbante dhe postin e presidentit. Vitin pasardhës, babai e detyron të transferohet në shkollën më serioze dhe të orientuar akademikisht, Friedrich-Wilhelms-Universität në Berlin.
Marks dhe Hegelianët e Rinj
Në Berlin Marksi fillon të interesohet për filozofinë dhe bashkohet me një grup studentësh dhe profesorësh të rinj të njohur si "Hegelianët e Rinj". Për shumë prej tyre, të ashtuquajturit "Hegelianët e majtë", të ndarë nga përmbajtja teologjike e teorive Hegeliane, kjo ishte një armë e fuqishme për të kritikuar fenë dhe politikën e kohës. Disa anëtarë të këtij qarku krijuan një analogji midis filozofisë post-Aristoteliane dhe asaj post-Hegeliane.
Max Stirner, një tjetër Hegelian i ri, përdori kritikën Hegeliane për të argumentuar se çdo ide që ndalonte përpara egoizmit nihilistik ishte misticizëm. Vërejtjet e tij nuk pranoheshin nga pjesa më e madhe e kolegëve të tij, sidoqoftë, libri i Stirner ishte arsye kryesore që Marksi iu largua ideve të tij Feuerbachiane dhe zhvilloi një koncept thelbësor të historisë së materializmit.
Karriera
Kur mentori i tij, Bruno Bauer, u pushua nga fakulteti i filozofisë Friedrich-Wilhelms më 1842, Marksi ndërron degën e studimit nga filozofi në gazetari. Ai bëhet redaktor i Rheinische Zeitung, një gazetë radikale ne Këln. Më 1843, kur gazeta mbyllet, pjesërisht për arsye të konfliktit midis Marksit dhe censurës shtetërore, Marksi i rikthehet filozofisë, aktivizimit politik, dhe jeton duke punuar si gazetar. Marksi së shpejti detyrohet të lëvizë, kjo ndodh shpesh gjatë jetës së tij për arsye të ideve të tij.
Ne fillim ai lëviz ne France ku rishikon idetë e tij në lidhje me Bauer dhe Hegelianët e Rinj dhe shkruan "On the Jewish Question" (Mbi Pyetjen Çifute), kryesisht një kritikë e nocioneve të të drejtave civile dhe emancipimit politik të kohës kur shpeshherë kishte referenca ofenduese ndaj kulturës çifute. Në Paris ai takohet dhe fillon të punojë me shokun dhe bashkëpunëtorin e tij të përjetshëm Friedrich Engels, një komunist i deklaruar, i cili ngacmon interesat e Marksit mbi gjendjen e klasës punëtore dhe gjithashtu mbi ekonominë. Pasi detyrohen të largohen nga Parisi për shkak të shkrimeve te tyre, Marksi dhe Engelsi lëvizin në Bruksel, Belgjikë.
Aty Marks dhe Engels bashkeshkruajnë Ideologjinë Gjermane, një kriticizem për Bruno Bauer, Hegel dhe Hegelianët e Rinj. Marks më vonë shkruan Varfërine e Filozofisë (1847), një libër kritik mbi mendimet socialiste Franceze. Këto pune krijuan bazat për punët e ardhshme të Marksit dhe Engelsit. Manifesti Komunist publikohet për herë të parë më 21 shkurt 1848 nën komisionin e Ligës Komuniste (e quajtur më parë edhe Liga e së Drejtës), një organizate emigrantësh Gjermanë të cilët Marksi i kishte bashkuar në Londër.
Në këtë vit Evropa po përjetonte nje rritje të revolucioneve ; një lëvizje e klasës punëtore fiton pushtetin nga Mbreti Louis Philippe në France dhe Marksi ftohet që të rikthehet në Paris. Kur qeveria punëtore kolapsoi në 1849, Marks rikthehet në Këln dhe rifillon punën për gazetën Rheinische Zeitung dhe shumë shpejt riperjashtohet.
Më 1864 Marks organizon Shoqatën Internacionale të Punëtorëve, më vonë e quajtur Internacionalja e Parë, si një bazë e vazhdueshme për aktivizimin politik. Në fjalimin e tij hapës Marksi citon fjalimin e Gladstone "This intoxicating augmentation of wealth and power is entirely confined to classes of property",(Marrja intoksikuese e fuqisë dhe mirëqënies është kufizuar vetëm për klasën me prona).
Ai e përsërit këtë citim edhe ne Volumin e pare te Kapitalit. Inkoherenca midis citimit te Marksit dhe fjalimit te Hansardit (i cili ishte shumë i njohur gjatë asaj kohe) filloi të përdorej për të diskredituar Internacionalen. Marksi u mundua ti argumentonte kundërakuzat e tij por kundërshtarët e tij vazhdonin të ktheheshin. Marks më vonë dha si burim te citimin të tij gazetën "The Morning Star".
Engelsi i kushtoi shumë kujdes parafjalës të edicionit të katërt të Kapitalit që si të tjerët nuk e qetësoi gjëndjen. Engels deklaroi se nuk ishte "The Morning Star" por "The Times" gazeta te cilës i referohej Marksi.
Jeta Familjare
Fejesa e Karl Marksit me Jenny von Westphalen, një aristokrate, fillimisht u mbajt sekrete dhe për disa vite u kundërshtua edhe nga Marksët edhe nga Westphalenët. Jenny dhe Karli bënë shumë fëmijë, dy prej të cilëve vdiqën kur ishin shumë të rinj. Vajza e tyre, Eleanor (1855-1898), e cila lindi ne Londër, ishte një socialiste e përkushtuar që ndihmonte në redaktimin e veprave të babait.
Jeta e Mëvonshme
Marksi filloi te varfërohej me kalimin e kohës, dhe ishte i varur nga ndihma financiare që i jepte shoku dhe ortaku, Engels, i cili e ndihmonte me harxhimet e përditshme dhe borxhet e tij. Pas vdekjes së Jenny-t më 1881, Marksi vdiq në Londër më 1883 dhe është i varrosur në Varrezat Highgate, Londër. Mesazhi i gdhendur në gurin e varrit të Marksit - nje monument i ndërtuar më 1954 nga Partia Komuniste Britanike - është: "Punëtorë të të gjitha shteteve, bashkohuni". Varri origjinal i Marksit ishte i zbukuruar shumë thjeshtë.
Filozofia Marksiste
Siç thotë dhe studiuesi Amerikan i Marksit Hal Draper, Marksi është një nga shume pak filozofë modernë që janë përfaqësuar shumë keq nga mbështetësit si edhe kundërshtuesit pas vdekjes së tij. Pak kohë para vdekjes së tij Marksi thoshte duke iu drejtuar disa të ashtuquajturve 'Marksistë' të cilët mbronin reformat në vend të revolucionit : "nëse ky është Marksizmi, unë nuk jam Marksist".
Më vone, bashkimi i mendimeve Marksiste me Leninizmin, qe krijoi ideologjinë (Marksizëm-Leninizmin) e bllokut sovjetik, vazhdoi të largohej nga besimet dhe analizat origjinale të Marksit. Sidoqoftë pas kolapsimit më 1989-91 të bllokut komunist, edhe anti-Marksistët i janë rikthyer shkrimeve të Marksit, sidomos për thellësinë e mendimeve të tij mbi analizimin e kapitalizmit, analiza që po vërtetohen çdo ditë e më shumë.
Nocioni i punës është i domosdoshëm në ideologjinë Marksist. Marksi argumentonte se është natyra njerëzore që çon në transformimin e natyrës dhe ai e quante këtë proces transformimi "punë" dhe kapacitetin për të transformuar natyrën "fuqi punëtore". Sipas Marksit, ky është një kapacitet natyror i aktivitetit fizik, por është shumë i lidhur me mendjen njerëzore dhe imagjinatën:
Një merimangë kryen veprime që i ngjasojnë një makinerie dhe një bletë mund të turpërojë edhe një arkitekt në krijimin e hojeve të saj. Por ajo që ndan arkitektin më të keq nga bleta më e mire është se arkitekti fillimisht e imagjinon strukturën e tij para se ta krijojë në realitet (Kapitali, Volumi. I, Kapitulli. 7, Pjesa. 1)
Karl Marksi trashëgoi dialektikën Hegeliane dhe bashkë me të mosbesimin e nocionit të pandryshueshmërisë së natyrës njerëzore. Disa here marksistët shprehin qëndrimet e tyre duke krahasuar "natyrën" me "historinë". Disa herë ata përdorin frazën "ekzistenca vjen përpara ndërgjegjes". Argumenti në të dyja rastet është se, ajo çfarë është një person caktohet nga ku dhe kur është ai. Konteksti social merr precedencë mbi çdo sjellje tjetër të lindur, me fjalë të tjera, një nga vlerat më të mëdha të natyrës njerëzore është përshtatshmëria.
Marksi nuk besonte se të gjithë njerëzit funksiononin njëlloj ose që funksioni i dikujt ishte tërësisht individual dhe personal. Ai argumentonte se puna është një aktivitet social dhe konditat dhe format nën të cilat njerëzit punojnë, vendosen nga gjëndja sociale dhe ndryshojnë me kalimin e kohës.
Analiza e Marksit mbi historinë i ka themelet në ndryshimin midis mjeteve dhe forcës së prodhimit. Pra në praktikë gjëra si toka, resurset natyrore, teknologjia të cilat janë të rëndësishme dhe të nevojshme në prodhimin e të mirave materiale dhe te lidhjeve që krijohen gjatë prodhimit. Me fjalë të tjera marrëdhëniet sociale dhe teknike në të cilat njerëzit hyjnë gjatë kohës që përdorin këto mjete prodhimi.
Të gjitha së bashku këto krijojnë modelin e prodhimit; Marksi verente se në çdo shoqëri modeli i prodhimit ndryshon dhe shoqëritë Evropiane për shembull kishin ndryshuar nga një model feudal prodhimi në një model kapitalist.
Përgjithësisht, Marksi besonte se modelet e prodhimit ndryshonin më shpejt se lidhjet që krijoheshin gjatë prodhimit (për shembull, ne zhvillojmë një teknologji të re si interneti dhe më pas krijojmë ligje dhe rregulla për rregullimin e kësaj tenologjie). Sipas Marksit lidhja midis bazës (ekonomike) dhe superstruktures (sociale) është një nga arsyet më të mëdha të konflikteve sociale.
Marksi me "lidhjet sociale të prodhimit" nuk kuptonte vetëm lidhje midis individëve por edhe midis grupeve apo klasave të ndryshme. Nga ana shkencore dhe materialiste, Marksi nuk cilësonte klasat si subjektive (me fjalë të tjera grupë me njerëz që në mënyrë të ndërgjegjshme identifikohen me njëri tjetrin). Ai mundohej ti klasifikonte klasat me argumenta dhe kritere objektive, si për shembull mundësia e tyre për të aksesuar në burime të ndryshme (pasuria për shembull). Sipas Marksit klasat e ndryshme kanë interesa kundërshtues, kjo një tjetër arsye në zhvillimin e konflikteve të mëdha sociale.
Marksi ishte shume i shqetësuar për mënyrën se si njerëzit e harronin vlerën e burimin të tyre më thelbësor, fuqinë punëtore. Ashtu si dialektikën, Marksi filloi me idetë Hegeliane të 'alienimit' por zhvilloi një koncept më materialist. Ai i përshkruante komoditetet, gjërat që njerëzit prodhonin, sikur ato kishin një jetë të tyren të cilës njerëzit kishin vështirësi për t'ju përshtatur. Në kapitalizëm, lidhjet sociale të prodhimit, si ato midis punëtorëve ose midis punëtorëve dhe kapitalistëve, rregullohen nëpërmjet komoditeteve të cilat shiten dhe blihen në treg, duke përfshirë këtu punën.
Marksi dhe Engelsi mendonin se kontrolli që njëra klasë kishte mbi modelin e prodhimit, nuk kishte të bënte vetëm me prodhimin e ushqimeve apo të mirave materiale por edhe me prodhimin e ideve (kjo është edhe arsyeja përse disa pjesëtarë të një klase të nënshtruar mund të kenë ide dhe besime që shkojnë kundër interesave të tyre). Për shembull, edhe pse ideja se makineritë që njerëzit prodhojnë janë më produktive se vetë njerëzit që i prodhojnë ato, është absurde, ajo reflekton faktin që njerëzit nën kapitalizëm çidentifikohen me fuqinë e tyre punëtore. Një tjetër shembull i lidhur me fenë marrë nga "Kontribut Kritikës së Filozofisë të Drejtë te Hegelit":
"Vuajtjet për arsye të feve janë njëkohësisht shprehja e vuajtjeve të vërteta dhe një protestë kundër vuajtjeve të vërteta. Feja është psherëtima e një krijese të shtypur, zemra e një bote pa zemër, shpirti i një kondite të pashpirt. Është opiumi i njerëzve."
Ndërsa teza e tij në shkollë të mesme argumentonte se funksioni parësor social i fesë është promovimi i solidaritetit, Marksi filloi ta shikonte këtë funksion social si një mënyrë për të shprehur në mënyrë teorike pabarazinë sociale tek Zoti ndërsa praktikisht kapitalistët e përdornin për të ruajtur status kuonë.
Doktrina Ekonomike
‘‘Qëllimi kryesor i kësaj vepre është që të nxjeri lakuriq ligjin ekonomik të lëvizjes së shoqërisë moderne’’ (d.m.th. të shoqërisë borgjeze, kapitaliste), thotë Marx te parathënia e Kapitalit. Shqyrtimi i marëdhënieve në prodhim në një shoqërie të dhënë, një shoqëri e përcaktuar historikisht, në gjenezën, zhvillimin dhe rënien e tyre - kjo është përmbajtja e doktrinës ekonomike të Marx-it. Në shoqërinë kapitaliste është pikërisht prodhimi i mallrave që dominon, kështu që analiza e Marx-it fillon me analizën e mallit.
Vlera
Malli, në radhë të parë, është një send që plotëson një kërkesë njerëzore ; në radhë të dytë është një send që mund të shkëmbehet me diçka tjetër. Përdoshmëria e një sendi e bën atë një vlerë-përdorimi. Vlera-shkëmbimit (ose thjesht vlera) në radhë të parë shfaqet si raporti, proporcioni, me të cilën një numër i caktuar vlerash-përdorimi të një lloji mund të shkëmbehen me një numër të caktuar vlerash përdorimi të një lloji tjetër. Eksperienca e përditshme na tregon që me miliona shkëmbime të tilla venë përballë njëra-tjetrës lloj-lloj vlerash-përdorimi (qoftë edhe ato që nuk kanë asgjë të përbashkët dhe nuk mund të krahasohen me njëra-tjetrën).
Një pyetje e natyrshme këtu do të ishte: Ç’gje të përbashkët kanë këto sende të shumëllojshme, të cilët në mënyrë konstante vihen përballe njëri-tjetrit në një sistem të dhënë marrëdhëniesh shoqërore ? Çfarë ata kane te përbashkët është se ata janë prodhime të punës. Kështu që gjatë procesit të shkëmbimit të prodhimeve, procese prodhimi krejtësisht pa lidhje vihen përballe njeri-tjetrit.
Prodhimi i mallrave është një sistem marrëdhëniesh shoqërore ku prodhuesiet individuale prodhojnë prodhime te ndryshme (ndarja shoqërore e punës); dhe ku te tera prodhimet vihen përballe njeri-tjetrit ne procesin e shkëmbimit. Rrjedhimisht, çfarë te gjitha mallrat kane te përbashkët nuk është puna konkrete e shpenzuar ne një degë të caktuar të prodhimit, jo puna e një lloji te veçante, por puna njerëzore abstrakte (d.m.th. puna njerëzore në teresi).
Teresia e fuqisë punëtore e një shoqërie të dhëne, e përfaqësuar nepermjet teresise së vlerës të tere mallrave, është po e njëjta fuqi-punëtore njerëzore : me miliona akte shkëmbimi e provojnë këtë fakt. Kështu që çdo mall i veçante përfaqëson vetëm një pjese të kohës së punës shoqërisht të nevojshme. Shkalla e vlerës përcaktohet nga sasia e punës shoqërisht e nevojshme ; ose e thëne ndryshe, nga koha e punës shoqërisht e nevojshme për prodhimin e një malli te caktuar, te një vlere-përdorimi të caktuar.
Vlera është një marrëdhënie mes dy personave, veçse një marrëdhënie e fshehur si një marrëdhënies mes sendesh. Vlera mund te kuptohet vetëm po ta konsiderojmë atë nga pikëpamja e sistemit te marrëdhënieve shoqërore ne prodhim te një formacioni të caktuar historik të shoqërisë; marrëdhënie për më tepër, që shfaqen në fenomenin masiv te shkëmbimit (një fenomen që perseritet me miliona here). ‘‘Si vlera, te gjitha mallrat janë veçse masa te caktuara qe fshehin kohen e punës.’’
Pasi ka bere një analizë të hollësishme te karakterit te dyanshëm të punës se inkorporuar ne mall, Marx-i vazhdon me analizën e formave te vlerës dhe parasë. Detyra kryesore e Marx-it është te studioje gjenezën e formës monetare te vlerës; te studioje procesin historik te zhvillimit te shkëmbimit, nga akte te vetmuara dhe rastësore shkëmbimi te forma universale e vlerës, ku një numër mallrash te ndryshme shkëmbehen me një mall te veçante; dhe pastaj drejt formës monetare te vlerës, ku floriri merr rolin e këtij malli te veçante, ekuivalentit universal.
Duke qene produkti me i larte i zhvillimit te shkëmbimit dhe prodhimit te mallrave, paraja maskon dhe fsheh karakterin shoqëror te te gjithë prodhuesve te veçante te cilët janë të bashkuar nepermjet tregut. Marx-i i analizon me hollesine me te imët funksionet e ndryshme qe luan paraja ; dhe ja vlen te përmendet qe mënyra abstrakte (dhe ndonjehere, ne dukje, thjesht deduktive) e përshkrimit, ne fakt na rijep një koleksion madhështor me materiale faktike mbi historinë e zhvillimit te shkëmbimit dhe te prodhimit te mallrave.
Mbivlera
Në një faze te caktuar zhvillimi te prodhimit te mallrave paraja shnderohet ne kapital. Formala e qarkullimit te mallrave është M-P-M (mall-para-mall), d.m.th. shitja e një malli behet me qellim per te blere nje mall tjeter. Perkundrazi, formula e pergjithshme e kapitalit eshte P-M-P, d.m.th. blerja behet me qellim per te shitur (me fitim). Marx e quan rritjen e vleres origjinale te parave mbivlere. Kjo ‘‘rritje’’ e parave gjate qarkullimit kapitalist eshte e mirenjohur. Eshte kjo ‘‘rritje’’ qe e shnderon parane ne kapital, d.m.th. ne nje maredhenie sociale prodhimi speciale (e percaktuar historikisht).
Mbivlera nuk mund te lindi nga qarkullimi i mallrave, sepse tek ky i fundit ndodh vetem shkembimi i ekuivalenteve; nuk mund te lindi nga nje rritje e cmimeve, sepse ne kete rast te humburit dhe fitimtaret mes shitesve dhe bleresve do te ekuilibronin njeri-tjetrin, ndersa cfare kemi ketu nuk eshte nje fenomen i shkeputur, por nje fenomen masiv, mesatar, social. Me qellim qe te gjeneroje mbivlere i zoti i parave ‘‘duhet … te gjeje … ne treg nje mall, vlera-e-perdorimit e te cilit zoteron vetine e vecante e te qenit nje burim vlere’’ – nje mall procesi i konsumit i te cilit eshte njekohesisht edhe nje process krijimi vlere.
Dhe nje mall i tille ekziston. Eshte fuqia-punetore njerezore. Konsumimi i saj eshte pune, dhe puna krijon vlere. Zoteruesi i parave e blen fuqine punetore me vleren e saj, e cila po ashtu si vlera e cdo malli tjeter, percaktohet nga koha e punes shoqerisht e nevojshme per prodhimin e vetvetes (d.m.th. kostoja per te mbajtur gjalle punetorin dhe familjen e tij). Pasi e ka blere fuqine puntore, zoteruesi i parave zoteron te drejten ta perdori ate, d.m.th. ta veje ne pune gjate tere dites – per 12 ore le te themi. Gjate 6 oreve te para (koha e ‘‘nevojshme’’ e punes) punetori krijon aq prodhime sa mjaftojne per te mbuluar koston e mbajtjes se frymes gjalle; dhe gjate 6 oreve te tjera (koha e ‘‘mbi’’-punes), ai krijon mbiprodhim ose mbivlere- te cilen kapitalisti nuk e paguan.
Prandaj, po ta shikojme kapitalin nga kendveshtrimi i procesit te prodhimit, dy pjese duhen dalluar: kapitali konstant, i shpenzuar per te mbuluar mjetet e prodhimit (makineri, vegla, lende e pare), vlera e te cileve, pa asnje ndryshim i transferohet (menjehere ose pjese pas pjese) prodhimit perfundimtar; dhe kapitali variabel i shpenzuar per te mbuluar fuqine punetore. Vlera e ketij te fundit nuk eshte e pandryshueshme, por rritet gjate procesit te punes, duke krijuar mbivlere. Prandaj, per te gjetur shkallen e shfrytezimit te fuqise punetore nga kapitali, mbivlera duhet krahasur jo me tere kapitalin, por vetem me kapitalin variabel. P.sh., ne shembullin e mesiperm, norma e mbivleres, sic e quan Marx kete proporcion, eshte 6:6, ose 100%.
Kushtet paraprake per gjenezen (lindjen) e kapitalit ishin, se pari, akumulimi i nje shume te caktuar parash ne duart e nje numri individesh dhe ne pergjithesi, nje shkalle relativisht e larte e zhvillimit te prodhimit te mallrave; dhe se dyti, ekzistenca e nje punetori i cili eshte ‘‘i lire’’ ne dy kuptime: i lire nga te tera barrierat qe pengojne shitjen e fuqise-punetore se tij, dhe i lire nga toka e nga te gjitha mjetet e prodhimit ne pergjithesi, nje punetor i lire dhe i pa lidhur asgjekundi, nje ‘‘proletar’’, qe nuk mund te mbijetoje pa shitjen e fuqise-punetore se tij.
Njihen dy menyra kryesore sesi mund te rritet mbivlera: duke zgjatur diten e punes (mbivlera absolute), dhe duke e shkurtuar gjatesine e dites se punes (mbivlera relative). Duke analizuar metoden e pare, Marx na jep nje pikture me te vertete imprsionuese te luftes se klases punetore per te shkurtuar diten e punes dhe nderhyrjes se qeverise ose per ta zgjatur diten e punes (nga shekulli XIV deri ne shekullin e XVII) ose per ta shkurtuar diten e punes (legjislacioni mbi fabrikat i shekullit XIX).
Ne analizen e prodhimit te mbivleres relative, Marx shqyrton tre fazat historike me anen e te cilave kapitalizmi ka rritur produktivitetin e punes: 1) kooperimi i thjeshte, 2) ndarja e punes dhe manifaktura, 3) makineria dhe industria e madhe. Me rendesi shume te madhe eshte analiza qe Marx i ben akumulimit te kapitalit, d.m.th. shnderimit te nje pjese te mbivleres ne kapital, perdorimi i saj jo per te kenaqur nevojat dhe tekat personale te kapitalistit, por ne nje process te ri prodhimi.
Ishte Marx ai qe tregoi gabimin e tere ekonomisteve politike te meparshem (qe nga Smith e ne vazhdim), te cilet supozonin qe e tere mbivlera e transformuar ne kapital ben pjese te kapitali variabel. (Ne fakt ajo ndahet ne mjete prodhimi dhe kapital variabel). Me rendesi te jashtezakonshe ne procesin e zhvillimit te kapitalizmit dhe te transformimit te tij ne socializem eshte zhvillimi me i shpejete i pjeses konstante te kapitalit ne krahasim me pjesen variabel te kapitalit.
Akimulimi i kapitalit, duke pershpejtuar zevendesimin e punetoreve nga makinerite dhe duke krijuar pasuri nga njera ane dhe mjerim nga ana tjeter, gjithashtu shkakton nje fenomen te njohur si ‘‘armata reserve e punes’’, punetore ‘‘relativisht te tepert’’, ose ‘‘super-popullsi kapitaliste’’; nje fenomen qe mer forma nga me te ndryshmet dhe qe i ben te mundur kapitalit qe ta zgjeroje prodhimin me nje ritem teper te shpejte.
Kjo, se bashku me sistemin e kreditit dhe akumulimin e kapitalit ne mjete prodhimi, si pa dashje, na jep nje rreze dite per te shpjeguar krizat e super-prodhimit qe ndodhin ne menyre periodike ne vendet kapitaliste - ne fillim mesatarisht cdo 10 vjet, me vone ne intervale me te zgjatura dhe me te crregullta.
Nga akumulimi i kapitalit ne kapitalizem duhet dalluar ai qe njihet si ‘‘akumulimi fillestar i kapitalit’’: shkeputja me force e punetoreve nga mjetet e prodhimit, perzenia e fshatareve nga toka, vjedhja e tokes se komunitetit, sistemi i kolonive dhe borxheve kombetare, tarifat mbrojtese per prodhimin vendes. ‘‘Akumulimi fillestar’’ krijon proletarin ‘‘e lire’’ nga njera ane, dhe zoteruesin e parave, kapitalistin, nga ana tjeter.
Kritikë Kapitalizmit
Marksi argumentonte se humbja e vlerës së punës njerëzore është cilësia kryesore e kapitalizmit. Përpara kapitalizmit, në Evropë kishte tregje ku njerëzit blinin dhe shisnin shërbime apo prodhime. Sipas Marksit modeli kapitalist i prodhimit në Evrope filloi të zhvillohej kur vetë puna u kthye në një komditet/shërbim - kur fshatarët filluan të shisnin fuqinë e tyre punëtore, kjo, një levizje e detyruar për arsye se ata nuk kishin më as mjetet as tokën për të prodhuar.
Njerëzit shesin fuqinë e tyre punëtore duke pranuar kompensim në të ardhmen për çdo punë që ata kryejnë në një diapazon të caktuar kohor (pra ata nuk shesin prodhimin e punës së tyre bor kapacitetin/aftësine e tyre për të punuar). Në këmbim të aftësisë së tyre ato marrin para, çka i lejon të mbijetojnë. Ato të cilët janë të detyruar të shesin fuqinë dhe aftësine e tyre për të punuar janë "proletarët". Ato të cilët e blejnë këtë fuqi punëtore, zakonisht pronarë tokash dhe teknologjie, janë "kapitalistë" ose "borgjezë". (Marksi e konsideronte këtë si një përshkrim tërësisht objektiv të kapitalizmit. Proletariati pashamngshmërisht është shumë më i madh se borgjezia.
Marksi bëntë dallim midis kapitalistëve industrialë dhe kapitalistëve tregtarë. Tregtarët blejnë të mira materiale në një vënd dhe i shesin dikut tjetër; më saktësisht i blejnë në një treg dhe i shesin në një treg tjetër. Meqë ligjet e ofertës dhe kërkesës janë aktive, shpeshherë ka ndryshim midis çmimit të diçkaje nga një treg në tjetrin. Tregtarët pra mundohen të kapin ndryshimin midis dy tregjeve për të përfituar. Nga ana tjetër kapitalistët industrialë përfitojnë nga ndryshimi midis tregut të fuqisë punëtore dhe tregut të çfarëdo prodhimi që kjo fuqi punëtore prodhon. Marksi vuri re se në çdo industri të sukseshme çmimet për njësi të inputit janë më të ulëta se çmimet për njësi të outputit. Marksi e quajti këtë diferencë "mbiprodhim" dhe argumentonte se ky mbivlerësim e kishte burimin tek "mbi-punimi".
Modeli kapitalist i prodhimit ka mundësi rritjeje shumë të madhe sepse kapitalistët munden dhe kanë përfitim në ri-investimin e fitimit në teknologji të reja. Marksi e konsideronte klasën kapitaliste si klasën më revolucionare të historisë sepse ajo revoluciononte vazhdimisht mënyrën e prodhimit. Por Marksi argumentonte se kapitalizmi detyrimisht do të kishte kriza të here-pas-hershme. Ai sugjeronte se me kalimin e kohës, kapitalistët do të investonin gjithmonë e më shumë në teknologji dhe gjithmonë e me pak në vlerën e fuqisë punëtore.
Meqë Marksi thoshte se mbiprodhimi "i vjedhur" nga puna është burim fitimi, ai thoshte se përfitimi do binte edhe pse ekonomia do të rritej. Në momentin që fitimi bie nën një pikë të caktur do të kishte një "hap prapa" ose depresion dhe gjatë kësaj periudhe disa sektorë ekonomikë do të kolapsonin. Marksi gjithashtu kutptonte se gjatë një krize të tille, çmimi i punës do të binte dhe eventualisht do të mundësonte investime në teknologji të reja dhe rritje të sektorëve të tjerë të ekonomisë.
Marksi besonte se ky cikël rritjeje, kolapsimi dhe rritjeje do ta rriste gjithmonë e më shumë dëmin dhe madhësinë e krizave. Ai gjithashtu besonte se pasoja afatgjatë e këtij proçesi ishte detyrimisht pasurimi dhe fuqizimi i klasës kapitaliste dhe varfërimi i proletariatit.
Ai besonte se në qoftë se proletariati do të merrte kontrollon e mjeteve të prodhimit, do të forcoheshin dhe inkurajoheshin marrdhëniet sociale dhe çdo kush do kishte benefite të barabarta si dhe një sistem me më pak kriza periodike. Në përgjithësi Marksi besonte se negocjata paqësore të këtij problemi janë të pamundura dhe se është i detyrueshëm një revolucion masiv i dhunshëm dhe i mirë-organizuar, sepse klasa në pushtet nuk mund ti lëshojë karriget pa dhunë.
Ai dha teorinë se për të krijuar dhe stabilizuar një sistem socialist, një diktaturë e proletariatit - një periudhë gjatë së cilës duhet ti jepet rëndësi nevojave të proletariatit dhe jo borgjezisë - është e domosdoshme në mënyrë të herë-pas-hershme. Siç shkruante edhe në "Kritikën e Programit Gotha", "Midis shoqërive kapitaliste dhe komunistë ekziston një periudhe transofrmimesh revolucionare nga e para tek e dyta. Me kete ide korrespondon edhe nje periudhe tranzicioni politik gjatë së cilës qeveria nuk mund të jetë asgjë tjetër përveç se një diktature revolucionare e proletariatit."
Kritikë Kapitalizmit
Marksi argumentonte se humbja e vlerës së punës njerëzore është cilësia kryesore e kapitalizmit. Përpara kapitalizmit, në Evropë kishte tregje ku njerëzit blinin dhe shisnin shërbime apo prodhime. Sipas Marksit modeli kapitalist i prodhimit në Evrope filloi të zhvillohej kur vetë puna u kthye në një komditet/shërbim - kur fshatarët filluan të shisnin fuqinë e tyre punëtore, kjo, një levizje e detyruar për arsye se ata nuk kishin më as mjetet as tokën për të prodhuar.
Njerëzit shesin fuqinë e tyre punëtore duke pranuar kompensim në të ardhmen për çdo punë që ata kryejnë në një diapazon të caktuar kohor (pra ata nuk shesin prodhimin e punës së tyre bor kapacitetin/aftësine e tyre për të punuar). Në këmbim të aftësisë së tyre ato marrin para, çka i lejon të mbijetojnë. Ato të cilët janë të detyruar të shesin fuqinë dhe aftësine e tyre për të punuar janë "proletarët". Ato të cilët e blejnë këtë fuqi punëtore, zakonisht pronarë tokash dhe teknologjie, janë "kapitalistë" ose "borgjezë". (Marksi e konsideronte këtë si një përshkrim tërësisht objektiv të kapitalizmit. Proletariati pashamngshmërisht është shumë më i madh se borgjezia.
Marksi bëntë dallim midis kapitalistëve industrialë dhe kapitalistëve tregtarë. Tregtarët blejnë të mira materiale në një vënd dhe i shesin dikut tjetër; më saktësisht i blejnë në një treg dhe i shesin në një treg tjetër. Meqë ligjet e ofertës dhe kërkesës janë aktive, shpeshherë ka ndryshim midis çmimit të diçkaje nga një treg në tjetrin. Tregtarët pra mundohen të kapin ndryshimin midis dy tregjeve për të përfituar.
Nga ana tjetër kapitalistët industrialë përfitojnë nga ndryshimi midis tregut të fuqisë punëtore dhe tregut të çfarëdo prodhimi që kjo fuqi punëtore prodhon. Marksi vuri re se në çdo industri të sukseshme çmimet për njësi të inputit janë më të ulëta se çmimet për njësi të outputit. Marksi e quajti këtë diferencë "mbiprodhim" dhe argumentonte se ky mbivlerësim e kishte burimin tek "mbi-punimi".
Modeli kapitalist i prodhimit ka mundësi rritjeje shumë të madhe sepse kapitalistët munden dhe kanë përfitim në ri-investimin e fitimit në teknologji të reja. Marksi e konsideronte klasën kapitaliste si klasën më revolucionare të historisë sepse ajo revoluciononte vazhdimisht mënyrën e prodhimit. Por Marksi argumentonte se kapitalizmi detyrimisht do të kishte kriza të here-pas-hershme. Ai sugjeronte se me kalimin e kohës, kapitalistët do të investonin gjithmonë e më shumë në teknologji dhe gjithmonë e me pak në vlerën e fuqisë punëtore.
Meqë Marksi thoshte se mbiprodhimi "i vjedhur" nga puna është burim fitimi, ai thoshte se përfitimi do binte edhe pse ekonomia do të rritej. Në momentin që fitimi bie nën një pikë të caktur do të kishte një "hap prapa" ose depresion dhe gjatë kësaj periudhe disa sektorë ekonomikë do të kolapsonin. Marksi gjithashtu kutptonte se gjatë një krize të tille, çmimi i punës do të binte dhe eventualisht do të mundësonte investime në teknologji të reja dhe rritje të sektorëve të tjerë të ekonomisë.
Marksi besonte se ky cikël rritjeje, kolapsimi dhe rritjeje do ta rriste gjithmonë e më shumë dëmin dhe madhësinë e krizave. Ai gjithashtu besonte se pasoja afatgjatë e këtij proçesi ishte detyrimisht pasurimi dhe fuqizimi i klasës kapitaliste dhe varfërimi i proletariatit.
Ai besonte se në qoftë se proletariati do të merrte kontrollon e mjeteve të prodhimit, do të forcoheshin dhe inkurajoheshin marrdhëniet sociale dhe çdo kush do kishte benefite të barabarta si dhe një sistem me më pak kriza periodike. Në përgjithësi Marksi besonte se negocjata paqësore të këtij problemi janë të pamundura dhe se është i detyrueshëm një revolucion masiv i dhunshëm dhe i mirë-organizuar, sepse klasa në pushtet nuk mund ti lëshojë karriget pa dhunë.
Ai dha teorinë se për të krijuar dhe stabilizuar një sistem socialist, një diktaturë e proletariatit - një periudhë gjatë së cilës duhet ti jepet rëndësi nevojave të proletariatit dhe jo borgjezisë - është e domosdoshme në mënyrë të herë-pas-hershme. Siç shkruante edhe në "Kritikën e Programit Gotha", "Midis shoqërive kapitaliste dhe komunistë ekziston një periudhe transofrmimesh revolucionare nga e para tek e dyta. Me kete ide korrespondon edhe nje periudhe tranzicioni politik gjatë së cilës qeveria nuk mund të jetë asgjë tjetër përveç se një diktature revolucionare e proletariatit."
Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!
Humanisti më i madh nga Çamëria, Shenjtori i Rusisë Mihail Artioti
Mikel Prenushi, në vitin 1981 ka botuar një libër me shumë vlerë, ku në faqet e tij gjen mjaft figura humanistësh e artistësh shqiptarë të periudhës së Rilindjes Europiane.
Ndër faqet e këtij libri (tek i cili mbështetemi për të paraqitur këtë shkrim), bie në sy dhe figura e Mihail Artiotit, humanistit të madh shqiptar, që dha një kontribut të jashtëzakonshëm në mendimin intelektual humanist të Rusisë. E mund të konsiderohet në mënyrë të padyshimtë më i shquari në Rusinë e kohës, sepse ai zhvilloi një veprimtari të gjerë filozofike, pedagogjike, etike, publicistike, si dhe në fushën e përkthimeve, duke qenë autor i më shumë se 150 veprave e studimeve.
Mihal Artioti siç është quajtur në vendlindje, apo Mihal Trivoli siç e quajnë në studime të ndryshme – cilido të jetë mbiemri i saktë i tij – ka lindur në një familje shqiptare të kulturuar në Artë të Çamërisë, rreth vitit 1475, qytet shqiptar, ky ( jo bizantin) që qe pushtuar nga osmanët në vitin 1449. (Në një botim gjerman “Legende vom Heiligen Maxim Grek” konsiderohet i ditëlindjes 1480, edhe në botimet ruse konsiderohet i njëjti vit) .
Prindërit e tij, Emanuel dhe Irena Trivoli, që konsideroheshin njerëz të ditur për kohën e që kishin lidhje me personalitete të kulturës në Itali, u kujdesën që i biri të mësonte në shkollat humaniste evropiane. Kështu Mihalin e ri, në vitin 1492 (sipas botimi te Wolfang Heller 1993) e dërguan me studime në Itali e më pas në Paris, Francë dhe sipas hamendjeve të studiuesve edhe në Spanjë.
Në Itali qëndroi për 15 vjet ku studioi artet si dhe ndoqi studime në fushën e moralit, drejtësisë, filozofisë dhe dijeve të tjera. Mori mësime humaniste në Firence nga Angiolo Poliziano (1454-1494), Marsilio Ficino ( 1433-1499), Giovanni Pico della Mirandola (1463-1494), studioi në Bolonja, Milano, ndërsa në Universitetin e qytetit Padova, ku ai ndiqte studimet, jepte mësime bashkëkombasi i tij, filozofi, historiani e astronomi i madh me prejardhje shqiptare Leonik Tomeu ( 1456-1531, mësues gjithashtu i Kopernikut).
Mihal Trivoli-Artioti qëndroi edhe në Venecia ku zhvillonin veprimtarinë e tyre figura të njohura me origjinë shqiptare si shkrimtari Marin Barleti, humanisti Marin Beçikemi dhe piktori i famshëm i Rilindjes Viktor Karpaci. Në këtë qytet, ai bashkëpunoi me tipografin klasik venecian Aldo Manuzio.
Gjatë kohës që ishte në Itali, Mihal Trivoli – Artioti bie nën ndikimin e ideve të Savonaroles. Krahas marrjes së mësimeve humaniste ngulmoi për kalitjen e karakterit te tij, duke bërë një jetë stoike. Ne vitin 1502, në Firence u fut nën urdhërin katolik dominikan. Ndërsa në vitin 1506 futet në urdhrin e murgjëve orthodoks të manastirit të famshëm Vatoped në malin Athos, i njohur për jetën e mundimshme e të shkëputur nga bota, prej të cilit kanë dalë 43 shenjtorë të orthodoksise, dhe sipas botimit të vetë këtij manastiri, “Manastiri i madh i Vatopedit” Mali Athos, 1998, në dy volume, 744 faqe, ndër figurat më kryesore historike ka qenë Mihal Trivoli.
Rreth vitit 1516 ai u kthye në Artë, por në qytetin e tij ishte e pamundur të zhvillonte veprimtari, për shkak të kushteve të rënda të pushtimit. Kur Knjazi i Moskës, Vasili i III Ivanoviç kërkoi një letrar të shquar e njeri të ditur për përkthimin e shkrimeve të shenjta që kishte marrë nga Bizanti, Mihali e pranoi ftesën dhe pas një qëndrimi në Krime për të mësuar rusishten, më 4 mars 1518 arriti në Moskë, ku u prit me nderime dhe iu vu në dispozicion biblioteka e pasur e këtij qyteti. Që në fillim ai u mor me përkthimet fetare të psallmeve si dhe rishikimet e teksteve fetare të përkthyera më parë prej të tjerëve nga latinishtja, por tashmë duke patur për bazë origjinalet në greqisht.
Në Rusi mori një emër te ri, Maksim Greku, mbase për shkakun se ai ishte një interpretues, njohës e përkthyes i kulturës antike dhe bizantine, dhe me këtë emer do të njihet si në studimet e shumta të tij, por edhe në studimet e botimet e autorëve të ndryshëm mbi të.
Veprimtaria e parë humaniste që bëri në Moskë qe hapja e një shkolle nën shembullin e shkollave ku kishte studiuar në Itali. Ai dëshironte të sillte në këtë vend të prapambetur frymën e ideve të Rilindjes Evropiane, duke u bërë botërisht humanisti i parë në Rusi. Në kohën e Ivanit të Tmerrshëm hapi të parën shtypshkronjë të rregullt dhe me shkrimet e tij publicistike ai i dha popullaritet zbulimeve të reja gjeografike të epokës, duke afruar dukshëm Rusinë me zhvillimet europiane, çfarë nuk u pa me sy të mirë nga ato forca që përfaqësonin mentalitete të vjetra.
Në atë kohë, në Rusi kishte dy grupime që ishin në kundërshtim me njëri-tjetrin, grupimi aristokrat konservator dhe ai liberal. I bashkuar me këtë të fundit për shkak të karakterit humanist të ideve të tij, ai do të bëhej objekt sulmesh e ndjekjesh madje publike. Duke qenë më i fuqishëm, grupimi konservator arriti edhe ta arrestoje në 1525 dhe e mbyllin në kështjellën manastir të Volokolamskut.
Në vitin 1531 do t’i bënin sërisht një gjyq me padinë si heretik dhe se kishte keqinterpretuar përkthimet biblike nga greqishtja në rusisht. Nga viti 1531 deri në vitin 1551 e izolojnë në manastirin Otrou në Tain. Por internimet nuk do t’i ndahen. Fundin e jetës do ta kalonte në manastirin Trini Sergiev dhe mjaft kohë i ndaluar të lexonte e shkruante.
Kërkesën këmbëngulëse të Mihal Artiotit që në pleqërinë e tij të thellë ta lejonin që të kthehej në atdheun e tij, në Shqipëri, Knjazi i Moskës ia refuzoi, me pretekstin se duke qenë njeri i ditur e i zgjuar, që di aq shumë për Rusinë, ai do të perhapte të vërtetën në të gjithë botën. Eshtë për të vene në dukje se ai shkroi veç të tjerash edhe për vendlindjen e vet Shqipërinë dhe për kohën e bëmat e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.
Kështu Mihal Trivoli-Artioti , njeriu më i ditur dhe humanisti më i madh i Rusisë, që përçoi idetë e mëdha të Rilindjes Evropiane në atë vend, në përpjekje të jashtëzakonshme për ta bërë atë pjesë të asaj kulture, u dënua ta kalojë jetën në internime të pafundme, por me një krenari e dinjitet të palëkundur e të admirueshëm, sepse nuk hoqi dorë deri në frymë të fundit prej ideve të ndritura të kulturës e të dijeve që kishin përfshirë kontinentin dhe hapnin një epokë të re për njerëzimin.
Në faqen përfaqësuse në Internet të Ambasadës Amerikane në Moskë “US – Rusian Relations-timeline”, që në krye thuhet se, “I pari që e ka bërë të njohur publikisht zbulimin e Amerikës tek rusët ka qenë Maksim Greku në vitin 1540″.
Edhe pse rreth 80 vjeçar, i lodhur e i dërrmuar nga jeta e vështirë, vdiq i papërkulur në idetë e veta të ndritura, i vetmuar e në internim në Trinita Sergiev, më 21 Janar të vitit 1556. Duhej të kalonin afro pesë shekuj që shqiptari i Artës, Mihal Trivoli – Artioti, të shpallej në mënyrë triumfuese prej Sinodit të Shenjtë, si Shenjtori i Orthodoksisë Ruse, në vitin 1988.
Por gjithsesi, sido që të mbiquhet, të gjithë studiuesit seriozë, shqiptarë dhe të huaj nëpër epoka (madje edhe vetë studiuesit rusë, në një Fjalor enciklopedik, botuar nga “Ruskoje sllovo” të vitit 1996) e kanë konsideruar dhe e konsiderojnë Mihal Trivolin – shenjtorin e orthodoksisë Maksim Greku – si shqiptarin nga Arta.
Mihail Artioti, ishte humanist i madh që dha një kontribut të jashtëzakonshëm në mendimin intelektual humanist të Rusisë. E mund të konsiderohet në mënyrë të padyshimtë më i shquari në Rusinë e kohës, sepse ai zhvilloi një veprimtari të gjerë filozofike, pedagogjike, etike, publicistike si dhe në fushën e përkthimeve, duke qenë autor i më shumë se 150 veprave e studimeve në fushë të teologjisë, filozofisë, pedagogjisë e shkencave humane.
Sipas disa burimeve, edhe sot e kësaj dite konsiderohet ndër përkthyesit më të mëdhenj të botës.
Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!
Zhan Baptist Poklen(Molieri)
Molieri lindi më 1622 e vdiq më 1673.
Molieri është një nga figurat më të ndritura të letërsisë botërore, që hodhi themelet e komedisë franceze. Jetoi dhe zhvilloi veprimtarinë e vet dramatike në të ashtuquajturin “shekull të artë” të monarkisë absolute, që shënonte etapën më të lartë të feudalizmit si rend shoqëror dhe fillimin e shpërbërjes së tij.
Së bashku me disa dashamirë të vet, formon një trupë me nëntë aktorë, të cilën e quan “Teatri mbreteror”, pikërisht në këtë kohë e ndërroi emrin dhe u quajt Molier. Ai ushtronte në të njëjtën kohë detyrën aktor, regjisor, drejtues trupe dhe autor tekstesh. Jeta e tij ishte lidhur ngushtë me teatrin.
Duke i shpërthyer rregullat e ngurta të doktrinës klasiciste autor-aktor-regjisor, në emër të arsyes e të logjikës së shëndoshë, krijoi komedi, e cila godiste çdo ves ose shfaqje negative të kohës dhe të njeriut në përgjithësi. Temat delikate që trajtonte, i nxirrnin shumë telashe në jetë. Për shembull, vënia në dukje e hipokrizisë së klerit tek Tartufi, e detyroi ta përpunonte tri herë tekstin për ta shpëtuar nga censura, ndërkaq guximin për ta shfaqur me çdo kusht para publikut, e pagoi me shkishërim.
Molieri shprehu nëprmjet teatrit mendimin e vet për shumë nga problemet kryesore të epokës kur jetoi, si për shembull: hipokrizinë klerikale dhe shoqërore, degjenerimin moral e shpirtëror, preciozitetin, kopracinë, tendencën e një pjesë të borgjezisë për të imituar fisnikërinë, martesën borgjeze e despotizmin prindëror etj.
Teatri i Molierit është i veçantë, origjinal dhe krejt i ndryshëm nga ai i bashkëkohësve të vet, Kornejit e Rasinit. Molierin nuk e shqetësonte shumë ideja e respektimit të rregullave të ngurta të klasiscizmit. Para se gjithash, ai dëshironte “t’i pëlqente publikut” dhe për të “kjo është rregulla e madhe e të gjitha rregullave”. Sipas tij komedia duhet ta bëjë spektatorin të vetëkorrigjohet duke qeshur. Kjo cilësi u quajt katarsis komik. (d.m.th. të pastohesh shpirtërisht nëpërmjet së qeshurës).
Veprimi komik në veprat e tij rrjedh natyrshëm, shpejt dhe me tensionime. Kjo karakterizohet jo vetëm me situatat e freskëta komike, kthesat e papritura dhe kontrastet e ashpra, por edhe me dialogun e gjallë e shumë dinamik. Me mjeshtëri Molieri krijon atmodferë të nxehtë, të shkaktuar nga veprimet dhe pasionet e personazheve sipas mënyrës së të folurit dhe pasioneve të tyre i nënshtrohen plotësisht idesë kryesore: përqeshja dhe demskimi i ashpër i së keqes shoqërore dhe triumfi i drejtësisë. Veprat më të njohura të Molierit mbahen: Tartufi, Don Zhuani, Mizantropi, Kopraci dhe Borgjezi fisnik.
Molieri mbetet një krijues i madh i ndërtimit të karaktereve. Një pjesë e mirë e tyre jo vetëm që i kanë qëndruar kohës, por janë shndërruar në emra simbolikë. Dhe kjo është një arritje e madhe e artit të Molierit, i cili atë që mori nga jeta, ia riktheu asaj me gjenialitetin e vet. Së bashku me Shekspirin, Molieri është pa dyshim një nga dramaturgët më të mëdhenj e më popullor botërorë.
Kopraci: Në komedinë Kopraci Molieri demaskon me forcë të madhe fuqinë shkatërruese të parasë dhe godet kopracinë, që ishte tipar karakteristik i borgjezisë në zhvillim. Ai e dënon si një ves të ulët me pasoja shumë negative. Herpagoni koprac e fajdexhi jeton në ethen e parave. Ai ka humbur dinjitetin e ndjenjat prindërore dhe dashurinë e fëmijëve. Këta të fundit, jo vetëm që s’e duan më, por edhe e urrejnë. Herpagoni mbetet një nga figurat më negativë, antipatikë e qesharake njëkohësisht, që ka krijuar pena e Molierit.
Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!
PASCUALE SCURA me origjine shqiptare...
Pasquale Scura (Vaccarizzo Shqiptar, 24 prill 1791 - Napoli, 12 janar 1868) nga Agostino dhe Rosa Ferriolo (nëna është nga Sanra Sofia e Epirit) ishte një politikan italian, Ministri i Drejtësisë i Mbretërisë së Italisë Garibaldi.
Vaccarizzo shqiptare (Vakariçi në arbëreshë) është një qytet italian i 1.192 banorë në provincën e Kozencës.
Ajo është e vendosur në shpatet veriore të Scili-se, në malet Serra Crista e Acre (1125 m). Vendi i Arbëreshëve, i cili mban gjuhën e lashtë shqipe (arbërisht), me veshje tradicionale dhe ritin bizantin-greqisht, (as edhe nje mos ta ngateroje me “grek” kete vend, pasi eshte vetem riti fetar bizantin ne greqisht).
Vaccarizzo shqiptar u themelua rreth 1470, pas vdekjes së heroit kombëtar shqiptar George Castriota Skenderbeut (1468) dhe me avanzimin e osmaneve turq në Gadishullin e Ballkanit, grupet e shqiptareve të cilët u vendosën në kodrat e Pre-Sila, në mes të tjerash themeluan edhe qytezat e San Demetrio Corone, Macchia Albanese, San Giorgio Albanese, San Cosmo Albanese, Santa Sofia d'Epiro e Spezzano Albanese. Historia e Arbëreshve vazhdon... , por nuk dua te zgjatem me kete tematike, deshira ime eshte te nxjer ne pah figuren e madhe dhe bashkekohesin dhe bakepunuesin e Giseppe Garibaldi-t, ate te Pasquale Scure-s.
Aktiviteti profesional:
zëvendëskancelar të Prokurorit të Përgjithshëm.
Data 1848 shënon një moment të rëndësishme për gjykatësin, i cili bie viktimë e ngjarjeve të dyshimta të lidhura me kryengritjen. Mbreti dhe oborri i tij nuk kanë më besim në Pasquale Scura duke menduar se ai është një konspirator, që komploton ndaj tyre. Ketu nis një përndjekje e vërtetë kundër tij.
Me von behet Këshilltari i Gjykatës së Lartë të Drejtësisë. Me dekret të 4 korrik 1860 është rikthyer në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm.
Dekreti i mëvonshm i 9 tetorit 1860, n. 113 e caktuan Ministrin e Drejtësisë ne funksionet e Ministrit të Punëve ecclesiastici.
Perveç jetes shume konçize te kesaj figure, ne fotografine do shikoni dhe Verbalin e plebishitit të 1860, hartuar nga Pasquale Scura.
Ndërsa mer pjesë në inaugurimin e vitit gjyqësor, 12 janar 1868, ai u godit nga sëmundja, transportuar në shtëpi, vdes menjëherë pas saj.
gjergji anastasi
Charlie Chaplin, jeta e një legjende<
125 vite nga lindja figurës kult të historisë së kinemasë
Edhe ata që nuk janë rritur me Charlie Chaplin dhe filmat e tij, e njohin endacakun. “Ai nuk ishte një yll Hollywood-i”, thotë ekspertja amerikane e Chaplin-it, Lisa Stein Haven, “sepse kur ai ishte një yll, Hollywood-i nuk ekzistonte.” Edhe sot mund të thuash që: Charlie Chaplin është shumë më tepër se sa një aktor. Ai është një legjendë.
Lindur në vitin 1989 (përafërsisht) në Londër, ai ndërroi jetë në Zvicër në vitin 1977 – gjatë jetës ai përjetoi shumë suksese në kinematografi, por edhe shumë skandale. Charles Spencer Chaplin rridhte nga një familje e varfër dhe arriti të fitojë miliona në Hollywood. Filmi i tij “Etja për ar”(1925) tematizon pikërisht këtë kontradiktë: realiteti i trishtuar dhe ëndrra për ar e pasuri.
Mustaqe të zeza, kapelja, bastuni dhe të ecurit si rosak me këpucët e mëdha – karakteristika të Charlie Chaplin këto që nuk i harron askush. Ashtu si edhe në filmin e tij të parë, me të cilin korri sukses të madh “Fëmija“ (1921) “endacaku“ ndërthurte në figurën e tij, humorin e shakanë me dëshpërimin e melankolinë. As sot e kësaj dite nuk ka figurë tjetër në historinë e kinematografisë, që të jetë kaq e pranishme sa Charlie Chaplin. Qoftë në reklama, në qendra tregtare, në pllakata, në fotografi apo në internet – figura e endacakut me tiparet tipike të aktorit Charlie Chaplin haset kudo dhe në çdo kohë. Chaplin u ka mbijetuar kohërave – ndonëse periudha e tij si regjisor i përket një të shkuare të largët.
Jeta
Charles Chaplin ka lindur në 16 prill 1889 në një zonë të varfër të Londrës. Babai i tij ishte i dhënë pas muzikës hall dhe pas alkoolit, ndërsa nëna ka qenë një këngëtare e thjeshtë. Prindërit u ndanë një vit pas lindjes së Charles. Babai kërkoi që të merrte me vete vogëlushin Charles dhe vëllain e tij Sidney, katër vjeçar. Kjo tentativë dështoi dhe fëmijët qëndruar me nënën, por problemet ekonomike i detyruan vogëlushët, që fëmijërinë e tyre ta kalonin sa në një jetimore në tjetrën. I ati vdiq kur Charlie ishte 12 vjeç, ndërsa nëna pësoi një tronditje psikike dhe u shtrua në një spital psikiatrik ku dhe vdiq në vitin 1928.Këto ngjarje nuk e penguan Charlie të trashëgonte nga nëna pasionin për këngën dhe interpretimin, dhe kështu ai arrin suksesin si një rrufe. Në moshën 25 vjeçare krijon personazhin Charlot, që për pak kohë pushtoi tërë botën, por dhe ndikoi në karrierën e tij artistike. Që në moshën 5 vjeçare, Chaplin u përball për herë të parë me publikun.
Nëna Hannah, aktore teatri, preferonte më mirë ta merrte në teatër kur interpretonte rolet e saj, sesa ta linte në shtëpi vetëm. Në atë kohë, nëna e tij punonte në teatrin e Aldershot në Londër, dhe në një lokal që ishte i frekuentuar vetëm nga ushtarët e zhurmshëm. Për fat të keq, Hannah vuante nga laringjiti dhe një mbrëmje, ndërsa ishte duke kënduar, papritur i zhduket zëri. Ushtarët filluan të hidhnin drejt saj objekte të ndryshme, duke i bërtitur asaj që të ikte. Hannah, tepër konfuze dhe tepër e nervozuar, largohet me lot në sy, ajo ishte hera e fundit që ajo u shfaq në skenë. Drejtori i teatrit, nuk u mendua shumë, mori vogëlushin Charlie për dore dhe e shoqëroi në skenë.
Fëmija tepër i emocionuar fillon të këndojë një këngë popullore, të titulluar “Jack Jones”. Publiku e pëlqeu shumë dhe e mbuloi skenën në të cilën ndodhej ai plot me monedha. Charlie, para se të largohej nga skena, do t’u tregonte të gjithëve sesa para kishte mbledhur dhe kështu veproi. Midis së qeshurave të njerëzve, filloi kështu dalëngadalë karriera artistike e Charlie Chaplin në një teatër të humbur të Londrës. Hannah, pasi kishte braktisur teatrin, kërkonte të ecte përpara duke bërë punë të ndryshme me një makinë gatimi, dhe të rriste e vetme dy vogëlushët e saj Charles dhe Sydney që nuk ishte gjë e lehtë (baballarët e dy fëmijëve, e kishin braktisur). Sikur të mos mjaftonte kjo gjë, Hannah vuante nga një çekuilibër mendor dhe shtrimet në klinikat psikiatrike bëheshin gjithnjë e më të shpeshta. Derisa u largua përgjithmonë nga kjo jetë, Charlie dhe vëllai jetuan për një kohë të gjatë në jetimoren e vendit, ku vuanin braktisjen dhe vetminë.
Më vonë, kur Chaplin u bë i pasur dhe i famshëm, disa e përshkruanin si një person tepër të trishtuar dhe të dëshpëruar. Në lidhje me këto komente, Charlie reagon në autobiografinë e tij: “Duhet ende të njoh një të varfër, që të ketë nostalgji për varfërinë…ose që të shoh lirinë. Unë nuk gjej asnjë lidhje tek pasuria, përkundrazi ndjehem tepër i lirë…”. I njohur për interpretim që në fëmijëri, Charlie ndjente se ishte i prirur për aktrim. Në autobiografinë e tij shkruan: “Kam provuar profesione të ndryshme…por gjatë kësaj periudhe kurrë nuk e kam humbur dëshirën për t’u bërë aktor “. Charlie u përpoq të mbante gjithnjë të gjallë këtë siguri që kishte në vetvete dhe që më pas i dha shumë mundësi për të ecur përpara. Nëna që ai e adhuronte aq shumë, ka pasur një rol tepër domethënës në formimin artistik të tij.
Kujtonte se shpesh Hannah ulej me fëmijët e saj pranë dritares, duke shprehur komentet për njerëzit që kalonin. Ishte pikërisht kjo ndjeshmëri që e ndihmoi Charlie të arrinte të bënte për vete fansat e tij. Sekreti qëndronte në ndjenjat, që ishin të bashkuara me arsyen dhe besimin në vetvete: “Nuk besoj se mund të mësosh duke interpretuar. Kam parë persona inteligjent që kanë dështuar, si dhe individë të thjeshtë që kanë arritur rezultate të mirë. Për të interpretuar thelbësorja është ndjenja. Kur intelekti dhe ndjenja janë në të njëjtin ekuilibër, atëherë kemi të bëjmë me aktorin superlativ. Karakteristika thelbësore e aktorit të madh, është se duhet të pëlqehet kur interpreton. Duhet të ketë besim tek aftësitë e veta”.
Hapat e parë drejt karrierës artistike
Në vitet 1898, hyn në një shoqëri të vërtetë, që i dedikohej tërësisht muzikës hall: “The Eight Lancashire Lads” të William Jackson, e krijuar nga të rinjtë. Aktorët në përballjen me publikun duhet të arrinin të tërhiqnin vëmendjen e spektatorëve, dhe më mirë se kushdo tjetër këtë gjë e arrinte Charles. Ndër të tjera karriera e tij filloi të zhvillohej me hapa gjigantë. Në moshën 14 vjeçare, tepër kurajoz u prezantua në agjencinë teatrale Blackmore të Londrës, duke arritur të merrte një pjesë në komedinë “Sherlock Holmes”.
Personazhi Charlot sipas Chaplin
Në vitin 1913, ndërsa po interpretonte në Amerikë, në Filadelfia, i propozohet një kontratë me vlerën e 150 dollarëve për javë. Chaplin pranoi dhe vihet në kontakt me një metodë të re pune shumë ndryshe nga ajo me të cilën ishte ambientuar, Keystone arrinte të realizonte edhe dy filma në javë. Puna ishte e shpejtë, nuk kishte kohë për përsëritje, dhe çdo gjë duhej realizuar shumë mirë që në fillim, aktorët duhet të ishin improvizues të zotë. Maska E’, e Keystone lidhet drejtpërsëdrejti me suksesin e Charlie Chaplin.
Në fakt në vitin 1914, krijohet roli i Charlot, për të cilin është shprehur: “Nuk e dija se tek cili grimier të drejtohesha. Ndërsa përqendroja vëmendjen tek gardëroba, mendoja të vishja një palë çorape të grisura, dy këpucë tepër të mëdha, pa harruar bastunin dhe beretën. Dëshiroja që gjithçka të ishte në kontrast, pantallonat e grisura, xhaketa e shkurtër, kapela tepër e vogël dhe këpucët tepër të mëdha. Isha i pasigurt nëse duhej të trukohesha tek të vjetrit, apo tek të rinjtë, më pas u kujtova se Sennett më kishte besuar një person më të matur, i cili arriti të më plakte, pa fshehur mendimin tim. Nuk kisha idenë më të vogël në lidhje me personazhin. Pasi u vesha, kostumi dhe grimi më bënë të kuptoja se çfarë tipi isha. Shpikjet komike dhe gjetjet qesharake më turbullonin vazhdimisht. Personazhi im ishte një personazh origjinal dhe pak familjar tek amerikanët. Për mua ky ishte një personazh i gjallë, që nuk do ta kisha arritur kurrë nëse nuk do të kisha veshur atë kostum dhe nuk do të isha grimuar në atë mënyrë “.
Charlot është një vagabond, jo domosdoshmërish i mirë, por simpatik, që në situata të ndryshme gjendej në kontraste të ashpra të ligjeve morale dhe civile të shoqërisë. Kështu ndodhi në “Dritat e qytetit”, kur publiku filloi të qeshte me rolin e vagabondit. Humori dhe ndjenja, dimensioni romantik dhe patetik, filluan të bashkëjetonin tek Charlot. Chaplin filloi të angazhohej në filmat ku interpretonte në të gjithë aspektet. Por, regjisorët e Keystone nuk pranonin këshillat e tij dhe filluan kështu keqkuptimet dhe grindjet. Në fund, Chaplin merr atë që dëshironte, që nga fillimi i vitit 1914 mund të ishte regjisori i të gjithë filmave të tij. Në dhjetor 1914, Keystone refuzoi rinovimin e kontratës me aktorin holandez, që pretendonte një pagë prej një mijë dollarë në javë.
Por, shumë shpejt mbërrin propozimi i Essanay, që i ofron 1250. Gjatë kësaj periudhe filmat janë të shumtë, midis së cilëve “Charlot principiante” (1915), “Charlot ladro” (1916), “La signorina Charlot” (1915). Ndër të tjera Chaplin fillon të shoqërohet me disa shok që e shoqërojnë në punët e radhës, midis së cilëve aktorja e zonja Edna Purviance. Në 1916 kalon tek një tjetër shtëpi prodhimi, Mutual Film Corporation, ku ndër të tjerëve do të realizohen “Charlot caporeparto” (1916), “Charlot macchinista” (1916), “Charlot pattinatore” (1916), “Charlot ubriaco” (1916). Në 1917 firmos një kontratë me First National Exhibitors Circuit, ku realizon “Charlot soldato” (1918) dhe “Il monello” (1921). Në 1919 themelon me miqtë Mary Pickford, Douglas Fairbanks dhe David Wark Griffith, ‘United Artists’. Së bashku, këta aktorë dëshironin të mundnin sistemin hollivudian. Nga ‘United Artists’ realizohen “La donna di Parigi” (1923), “La febbre dell’oro” (1925) dhe “Il circo” (1928).
Chaplin nuk kishte asnjë besim, sidomos në fillim, tek kinemaja muzikore. I dukej si një gjetje e rastësishme që i kishte ditët e numëruara. Në biografinë e tij Chaplin shprehet: “Në fillim, asnjë nuk dinte të përdorte muzikën, një darkë e thjeshtë familjare, ishte tepër e qetë, dhe kush mbushte gotën me ujë, krijonte zhurmën e një tamburaje”. Chaplin interpretonte për publikun, por edhe për veten e tij dhe për kinemanë e heshtur. Vagabondi i tij kishte rolin e një memeci. ‘Kisha menduar për mundësitë e zërit të vagabondit, nëse ishte momenti që ai të fliste. Por. Kjo nuk vlejti për asgjë. Nëse do të filloja të flisja, do të isha bërë sigurisht një komik si gjithë të tjerët. Thuajse të gjithë divat e heshtjes, ishin zhdukur me kalimin e kohës, kishim mbetur vetëm pak.
Tani që tingulli filloi të zhvillohej, pamja dhe lëvizjet e Hollivudit po u vinte fundi. Teknikët e tingullit, po rinovonin studiot, dhe filluan të krijonin aparatura të komplikuara’. Në këtë kohë, producentët filluan t’i kërkonin Chaplin filma me zë, por ai, nuk e ndjente ende një gjë të tillë, kështu që vazhdoi të realizojë edhe dy filma të tjera pa zë: “Dritat e qytetit” (1931) dhe “Kohët moderne” (1936). Insistimi, nga ana e tij do të kishte qenë absurd. “Pothuajse asnjë artist, nuk xhironte më filma të heshtur në Hollivud, dhe unë kisha mbetur i vetëm. Deri në atë moment fati më kishte përkrahur, por duke vazhduar me mendimin se arti i heshtjes po ikte nga moda, kjo nuk ishte një perspektivë e guximshme”. Pas gjithë insistimeve të shumta nga ana e producentëve të shumtë, më në fund në këtë periudhë u shfaq edhe filmi i tij i parë me zë “Diktatori i madh”, ishte viti 1940. Chaplin, u shfaq me mustaqe të njëjta me ato të Hitlerit. Vet Roosevelt u tremb, druhej se filmi mund të shfaqte polemika mes Amerikës dhe pjesës tjetër të botës.
Shfaqeshin fraza të tilla si ‘urrejtja ndaj meshkujve do të kalojë, diktatorët vdisnin dhe fuqia që kishin rrëmbyer, do t’i kthehej popullit”. Edhe në filmat e tjerë, kishte tema të tilla që mund të ishin të thjeshta. Në “Charlot apprendista” (1915), Charlot luante rolin e një punëtori që duhej të përballej me një padron tiran. Dhe e njëjta gjë ndodhte edhe në “Kohët moderne” (1936). Që aty, shfaqeshin gjurmët e komunizmit. Chaplin gjithnjë mbrohej me të njëjtën akuzë: “Unë nuk jam komunist, jam një qenie humane, dhe besoj se i njoh reagimet e qenieve njerëzore. Komunistët nuk janë të ndryshëm nga të tjerët, nëse humbasin një krah ose një këmbë vuajnë njësoj si ne.
Dhe nëna komuniste është njësoj si nënat e tjera. Kur merr lajmin tragjik që fëmijët e saj nuk do të kthehen, fillon të qajë si nënat e tjera. Nuk duhet të jesh komunist për ta ditur. Më mjafton të qenit një qenie njerëzore”. Por për fat të keq, në mes të shumë admiruesve, Chaplin kishte edhe shumë armiq, të cilëve nuk u pëlqente ai i huaj që kishte triumfuar në Hollivud, pa kërkuar kurrë qytetarinë amerikane. Në vitin 1942 në San Francisco, realizohet një shfaqje për të mbështetur bashkimin sovjetik në luftë Chaplin, i kërkohet në minutën e fundit, zëvendësimi i një oratori. Dhe ai pranoi, nën vëzhgimin e FBI filloi me ‘Shokë…’. Është e kotë të thuash që u la në harresë nga persekutimi, agjentët e FBI filluan ta mbanin nën kontroll. Gjetën edhe një aleat në Joan Barry, një aktore me të cilën Chaplin kishte pasur lidhje dashurie më parë.
Gruaja shtatzënë, akuzon Chaplin duke i thënë se ai ishte i ati i fëmijës. Analizat e ADN-së, kundërshtojnë çdo hipotezë të ngritur në emër të tij, por gjykata nuk i njohu përfundimet e analizave. Ishte me të vërtetë një periudhë tepër e ngatërruar dhe Chaplin ishte i detyruar të pranonte atësinë e fëmijës së Barry. Por, ngatërresat nuk mbarojnë këtu, një tjetër ndodhi shfaqet në vitin 1947, “Monsieur Verdoux”. Në pjesën e fundit të filmit, producenti e quan fajtor protagonistin dhe pjesëmarrës në disa vrasje: “ Mundet zoti të ketë mëshirë për shpirtin tënd” dhe Verdoux replikon: “Përse jo? Në fund të fundit i përket”.
Konservatorët amerikanë, midis së cilëve edhe disa katolikë, akuzojnë Chaplin si të parespektueshëm në lidhje me çështjet e moralit dhe të fesë. Më pas prodhohet edhe “Luci della ribalta” (1953). Chaplin, për fat të keq përfundon në polemika të pafundme amerikane, dhe dëshiron që botërori i parë të realizohet tek Odeon Theatre në Londër dhe me gjithë familjen e tij kthehet në qytetin e lindjes. Pas dy ditë lundrimesh, radio komunikon se ministri i drejtësisë amerikane e kishte anuluar takimin e kthimit të regjisorit, Chaplin nuk mund të kthehej më në Amerikë. Disa thonë se, nëse ai do të ishte prezantuar, asnjë nuk do të mund ta largonte. Por, aktori- regjisor nuk mund të bënte këtë veprim. Në Londër “Luci della ribalta” u prit mjaft mirë. Chaplin dëshironte të jetonte në kryeqytetin anglez, por iu desh të përballej me një ligj tepër të ashpër. Kështu që vendos të transferohet në Corsier-sur-Vivey, në Zvicër, ku vdiq natën e Krishtlindjeve në vitit 1977.
Miqësitë dhe dashuritë
Është e çuditshme të mendosh se fama dhe suksesi mund të shoqërojnë vetminë. Por, edhe në rastin e Chaplin, ndodhi pikërisht kështu. Shpesh në Amerikë, gjendej i vetëm duke shëtitur në rrugët kryesore: “Siç thotë Hamleti ‘Tani jam vetë…Çfarë do të më ndodhë?. Por si veprohet për të njohur njerëz? Ndjehem tepër melankolik”. Gjatë qëndrimit në Amerikë bashkohet me mikun e tij më të mirë Douglas Fairbanks, i martuar për shumë vite me Mary Pickford (e fejuara e famshme e Amerikës). Bashkë me ta krijoi ‘United Artists’, shtëpinë diskografike, në të cilën u realizuan një pjesë e mirë e filmave të tij. Kështu Chaplin përshkuan me nostalgji largimin nga jeta e çiftit Douglas: Gjithnjë kam ndjerë mungesën e Doug: sidomos entuziazmin dhe humorin e tij, kam ndjerë mungesën e zërit të tij në telefon, sidomos të dielën në mëngjes kur më thoshte: ‘Charlie, do të vish për drekë?’. Po kam ndjerë mungesën e miqësisë së sinqertë”.
Nëse do të flisnin për femrat në jetën e aktorit, do të duhet të thoshim se gjatë gjithë jetës rreth tij kanë qenë femra tepër të bukura, pjesa më e madhe e tyre mund të thuhet se dëshironin të bënin karrierë dhe afroheshin pranë Chaplin. Sigurisht që aktori nuk ishte indiferent ndaj imazhit femërore, por kjo nuk ishte thelbësorja në mendimet e tij. “ Si çdo njeri tjetër, edhe jeta ime private nuk ka pasur një qëndrueshmëri, disa herë shfaqej tepër aktive, ndonjëherë ishte një zhgënjim i vërtetë. Por, kurrë nuk ka qenë në qendër të interesave të mia. Më tepër kam qenë i përqendruar tek interesat artistike, që më tërhiqnin tërësisht…Kur nuk kisha ndonjë gjë të rëndësishme për të bërë zhvendosesha nga një film në tjetrin.
Si të thuash H. G. Wells. Kritikat e shumta kanë shtyrë që filmat e tij të studioheshin në aspektin intim, vagabondi jetonte me partneret e tij marrëdhënie gjithnjë dyshuese. Që këtu, nis ndikimi psikologjik i nënës në fëmijërinë e autorit, ku e kaluara e tij ka qenë tepër e vështirë. Edhe nga këto akuza Chaplin mbrohet: “Në ndryshim nga Freud, unë nuk besoj se seksi është elementi më i rëndësishëm në mënyrën e sjelljes. Është më e lehtë që të përfshihen në psikologjinë e ftohjes, fama dhe turpi i mizërisë”. Tek akuzat dhe mbrojtjet e Chaplin, femrat sigurisht që nuk mungonin. Dashurohet për herë të parë në moshën 19 vjeçare, ajo ishte një balerinë e panjohur, e tipit Hetty Kelly, tre vjet më e vogël se ai. Kjo ishte një dashuri platonike, që zgjati vetëm disa ditë. Regjisori Richard Attenborough, në filmin e tij ”Chaplin”, i jep aktores rolin e Hetty dhe e Oona, bashkëshortja e fundit dhe tepër e dashur për Chaplin; Chaplin kishte gjetur tek Oona, imazhin e thjeshtësisë femërore të balerinës londineze.
Në të vërtetë në autobiografinë e tij, Charlie e dramatizon shumë rolin e Hetty, duke e përshkuar atë si një vizion i dashurisë tipike adoleshente: “Ideja ishte e krijuar nga dashuria, ishte ideali im. Ndjehesha mirë me të duke luajtur golf, një sport që e urrej, ose kur shëtisja në agim në hapësirat e mbuluara me vesë, dhe e shoqëruar nga ndjenjat e ëmbla”. Chaplin propozon Hetty për t’u martuar, por kjo e fundit e refuzon një vendim të tillë, mesa duket nga ndërhyrja e nënës, e cila dëshironte për vajzën e saj një dhëndër më të mirë. Një martesë- skandaloze me 17 vjeçaren Lita Grey përfundon me një divorc gjigand dhe kërcënime të shumta dhe bashkohet me aventurat e tjera jo të këndshme.
Gabriel Garsia Markez
“Kam vetëm një peng në jetë, që nuk pata një vajzë”
U shua në shtëpinë e tij në Meksiko Siti, me gruan e tij Mercedez dhe dy fëmijët, Gonzalo dhe Rodrigo, pranë tij. Romancieri kolumbian Gabriel Garsia Markez, fituesi i çmimit Nobel në vitin 1982, ishte i sëmurë me kohë. 12 vjet pas betejës me tumorin linfatik, kanceri kishte pushtuar trupin e tij dhe 3 prillin e shkuar e mori veten nga një pneunomi dhe një infeksion, por të hënën iu lejua të kthehej në shtëpinë e tij. Autori i “Njëqind vjet vetmi” ishte 87 vjeç. Presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos, u shpreh në Twitter “një mijë vjet vetmi dhe dëshpërim për vdekjen e kolumbianit më të madh të të gjitha kohrave. Ngushëllime Gabos dhe familjes së tij”. “Gjithmonë me ne, Gabriel” – kështu titullohej e gjithë faqja e parë e të përditshmes El Espectador.
Centralistja në hyrje të gazetës së përditshme “Manifesti” (Itali) u rikthye e hutuar nga gazetari i ri që po kalonte aty pranë, në një mëngjes pranvere: “Dëgjo, ky zotëria thotë që është Gabriel Garsia Markez”. Djaloshi, i shushatur edhe ai, e njohu autorin e “100 vjet vetmi”, vëllimi klasik i një brezi të tërë në botë, me bëmat e kolonel Aurelio Buendias, që nxit revolucione duke i humbur të gjithë dhe përfundon duke krijuar peshq të florinjtë, i qetë dhe heroik si Garibaldi në Caprera. Një libër që, nga viti 1967 ka shitur 50 milionë kopje në 25 gjuhë, duke i dhënë shkrimtarit kolumbian Çmimin “Nobel” për Letërsinë në vitin 1982, dhe duke krijuar bumin e letërsisë amerikano-latine të viteve ’60 dhe ’70.
Garsia Markez tha ngadalë: “Erdha këtu për të parë Rossana Rossanda-n”, atëherë drejtore e gazetës të së majtës. Djali u fut në dhomën e Rossanda-s, i pafrymë dhe tepër i emocionuar, duke thirrur “Rossana, Rossana, ka ardhur Markezi”. Themeluesja e gazetës thotë plot qetësi: “Thuaji, që i lutem të presë 5 minuta”. Autori më i famshëm në botë, miku personal i Fidel Kastros, për vite i dëbuar nga Shtetet e Bashkuara për kritikat kundër politikave të Shtëpisë së Bardhë kundrejt vendit të tij të lindjes, Kolumbia, i dyshuar nga regjimi për trafik armësh, i detyruar të jetonte në emigrim vullnetar në Meksikë, duhet të priste 5 minuta.
Gabo, siç miqtë e thërrisnin Garsia Markezin, profesioni që ai donte më shumë, bile edhe përpara letërsisë, ishte gazetaria. “Të dëgjoja historitë e njerëzve dhe t’i ritregoja ato nëpër faqet e gazetës. Nëse do më pyesnin se çfarë profesioni do të dëshiroje në jetë, një mijë herë do t’i përgjigjesha se dua të bëhem gazetar”, thoshte ai. Në një intervistë për Paris Review, një revistë e sofistikuar letrare, Markezi përsëriti: “E dua gazetarinë më shumë se gjithçka”, duke kujtuar reportazhin e tij të jashtëzakonshëm të viti 1955 “Tregimi i një të fundosjeje”, kronika e përmbysjes së marinarit kolumbian Luis Velasco, që u hodh nga një anije tregtare dhe arriti të mbijetonte. Markezi është një shembull i letërsisë fantastike, i ‘realizmit magjik’. “Unë nuk i dëgjoj kritikët, – vazhdon Markez,- nuk i lexoj kurrë reçensionet, as të mirat e as të këqijat. Kritikët kanë idetë e tyre për atë që duhet të jetë letërsi e mirë. Ndërsa kam respekt për përkthyesit, por u rekomandoj atyre të mos përdorin shënime në fund të faqes.”
Duke qeshur, Gabriel Garsia Markezi i hedh krahun mbi sup djaloshit e i thotë: “Shkojmë të pimë një kafe. Kur doja të studioja për kinema në Romë në Qendrën Kinematografike, kafeja romane është një moment unik. A e di se Rossana është gruaja më inteligjente që un kam njohur dhe që ty do të ndodhë të njohësh në botë, kështu që le ta lëmë të punojë”. Disa vjet më vonë do ta përsëriste këtë gjykim.
Lindi në vitin 1927 në fshatin kolumbian të quajtur Aracataca, ku era sjell me vete ajrin e Karaibeve, shembull për Makondon e “Njëqind vjet vetmi”. Gjyshi i tij kujdesej dhe e edukonte atë, sepse i ati, Gabriel Elijio Garsia kishte 11 fëmijë me gruan Luisa Santiaga Markez dhe 4 të tjerë jashtë martese. Ai (i ati) ishte një telegrafist, homeopat dhe farmacist i dështuar. “Gjyshja ime tregonte historitë më të bukura dhe njëherë më mësoi që nëse thosha që “një elefant fluturon, askush nuk të beson, por nëse thua 425 elefantë fluturojnë, të gjithë të besojnë. Kjo është teknika gazetareske që funksionon nëpër romane”. Gjyshi i Gabos kishte luftuar në Luftën e Njëmijë Ditëve, ai ishte një burrë i fortë e i ashpër, model për ‘Kolonelin’ në romanin më të bukur të Markezit “Askush nuk i shkruan Kolonelit”, heroit të luftrave të humbura, të ndodhur në një regjim të korruptuar, me birin e tij të vrarë, i cili vë bast për një ndeshje gjelash. Dhe kur gruaja e tij i bërtet duke i thënë “Po nëse gjeli nuk fiton? Çfarë do të hamë?, ai i kthehet me një përgjigje stoike : “Do të hamë mut”.
Aventurat e Makondos janë kronikat ku gjeniu Markez na sjell teknikën gazetareske të viteve 900, një gjë të cilën Heminguei nuk diti ta bëjë. Nëse kompania amerikane USA United Fruit ishte simbol i shtypjes për fshatarët, në veprën “Njëqind vjet vetmi” janë varfëria, murtaja, ashpërsia. Politika e Markezit nuk del nga skema e revoltës latino-amerikane, as kur presidenti Bill Klinton e bën mik Gabon. “Lexoja Njëqind vjet vetmi në universitet, në Jurisprudencë, nuk arrija ta hiqja nga dora edhe gjatë leksioneve”, thotë Bill. Elozhe për Kastron dhe Kubën, më vonë për Çavezin e Venezuelës. Edhe kur demokracia është në fund të saj në Amerikën Latine, dhe romancieri rival Mario Vargas Llosa e fton atë të denoncojnë diktaturat, Markezi nuk ndryshon regjistër. Natyra e tij e përulur edhe pas fitimit të çmimit Nobel, i bën me dije Mario Vargasit se në politikë mbase jo, por si shkrimtar Gabo është gjigand.
Pa Markezin nuk do të arrinim të lexonim kurrë kryevepra si Pedro Paramo e Juan Rulfos. Pas trazirave, luftërave, murtajës, Nobelit, librave, dashurive, Garsia Markez gjithmonë buzëqeshte : “Kam vetë një peng në jetë, që nuk pata një vajzë”. Qajnë për të gruaja, të dy djemtë, liderët në të gjithë botën, kritikët që nuk i lexonte dhe miliona lexues.
alt="Pas Nobelit për Letërsi, 1982, Gabriel Garcia Marquez del nga dritarja e trenit në stacionin e Arakataka në Kolumbi për të përshëndetur turmën që e priste" width="300" height="181" />Një karrierë që filloi me pyetjen e së ëmës
“Çfarë t’i them tani babait tënd?” – “Thuaj se dua vetëm një gjë në jetë, dua të bëhem shkrimtar dhe kam për t’u bërë.” Në shkurt 1950, para se të mbushte 23 vjeç, Gabriel García Márquez vendosi t’i ndërpriste studimet në drejtësi, kundër dëshirës së prindërve. Pasioni më i madh i Gabrielit nuk është drejtësia, por bota e historisë. Kështu e përshkruan ai në vitin 2002 në autobiografinë e tij “Të jetosh për të treguar”. Në vitin 1982 Gabriel Garcia Marquez merr çmimin Nobel në letërsi. “Për romanet e tij dhe tregimet e shkurtra, në të cilat fantastikja dhe realja shkrihen në një botë të larmishme të imagjinatës duke pasqyruar jetën dhe konfliktet e një kontinenti”, është vlerësimi i komisionit. Krahas autores kiliane Isabel Allende ai ka qenë përfaqësuesi më i rëndësishëm i këtij “realizmi magjik” në Amerikën Latine. Tani tregimtari i madh kolumbian ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Meksiko Siti. “Dua të bëhem shkrimtar dhe do të bëhem.” Premtimin e ka mbajtur.
Fëmijëria në Karaibe
Gabriel Garsia Markez u lind me 6 mars 1927 në Arakataka, në një fshat të Karaibeve kolumbiane, në mesin e plantazheve të bananeve, që në verë dëmtoheshin nga thatësira dhe në dimër nga rrebeshet tropikale. Me një kokëfortësi të ngjashme me atë të të birit më vonë, edhe e ëma këmbënguli dhe në vitin 1926 u martua me një telegrafist, i cili ia kishte fituar zemrën me serenata me violinë natën poshtë dritares. Se si janë bashkuar prindërit e tij, Gabriel Garsia Markez e tregon në romanin e tij “Dashuri në kohët e kolerës”. Shumë nga veprat e tij i kanë rrënjët në vërtetësi. Edhe tregimi i njohur “Kronika e një vdekjeje të paralajmëruar” tematizon ngjarje nga mjedisi i tij. Gabrieli, më i madhi i fëmijëve, rritet te gjyshërit. Gjyshi i jep libra, Gabrieli përpin autorët kolumbianë dhe spanjollë, më vonë edhe Heminguei, Faulkner dhe Kafkën. Gjyshja një pastiçiere dhe rrëfimtare e talentuar, e edukon atë me histori fantastike, i tregon dhoma të ndaluara, ku thotë se jetojnë të afërmit e vdekur. Ushqim për fantazinë e Gabrielit, por edhe burim i maktheve dhjetëravjeçare. Një fëmijë i vetmuar mes grave: gjyshes, hallave dhe shërbëtoreve indiane. “Prej andej”, shkruan Garsia Markez në kujtimet t e tij, “vjen me sa duket bindja ime, se gratë e mbajnë botën, ndërsa ne burrat me brutalitetin tonë historik, sjellin vetëm çrregullim.”
Një botë në ndryshim
Rregull nuk ka as në atdheun e tij. E pavarur nga Spanja që prej fillimit të shekullit të 19-të, Kolumbia në vitin 1886 u bë demokracia e parë në Amerikën Latine. Por vazhdimisht ka luftëra civile të përgjakshme. Kur lind Gabrieli në vitin 1927, merr fund një periudhë e bumit ekonomik, na i cili kanë përfituar qytetet dhe investitorët e huaj. Popullsia e fshatit punon shumë dhe mbetet e varfër. Shkak për protesta sociale, që në vitin 1928 përfundojnë në një masakër. Mbledhësit e bananeve, të cilët demonstrojnë para kompanisë amerikane United Fruit për pagat e papaguara, qëllohen me armë nga trupat qeveritare, ka shumë të vdekur. Edhe këtë ai e përshkruan në librin e tij, bestsellerin e botuar në 1967, “Njëqind vjet vetmi”. Një tjetër ngjarje, që e shoqëron deri sot Kolumbinë, Gabo, siç e quajnë admiruesit e tij, e përjeton fare nga afër si student në Bogota. Vrasjen e kandidatit për president, liberalit të majtë Jorge Eliecer Gaitan, në vitin 1948. Gjë që ndjehet deri sot në aksionet e organizatës guerrilase FARC dhe të dhunës të karteleve të drogës.
Me të ardhura shumë të pakta
Gabriel Garsia Markez i ndërpret studimet dhe mundohet të punojë si gazetar. “Garsia Markez jetonte me të ardhura shumë të pakta”, tregon përkthyesja e tij gjermane Dagmar Ploetz. Në vitin 1958 ai martohet me dashurinë e tij të rinisë Mercedes Barcha, atyre u lindin dy djem. Gati gjithmonë mungojnë paratë. Përvojën e urisë, varfërisë dhe dhunës ai nuk e harron kurrë. Gjithë jetën e tij ai angazhohet për të dobëtit, në vitet 60-të mbështet lëvizjet e Amerikës Latine për pavarësi. Nga kjo periudhë daton miqësia e tij e kritikuar shpesh me Fidel Kastron. Në vitet 90-të dhe 2000 ai lufton kundër krimit dhe trafikut të drogës dhe ndërmjetëson në mes qeverisë dhe guerilasve.
Përralla magjike për të rritur
Suksesi i tij si shkrimtar nis në vitin 1967 me “Njëqind vjet vetmi”. Libri tregon historinë e një familjeje në fshatin fiktiv Makondo, i cili brenda një shekulli kthehet nga një copë tokë me kasolle bambuje në një qytet të lulëzuar. Realiteti dhe fantazia përzihen, libri është plot personalitete të çuditshme dhe ngjarje, që lidhen me historinë e Kolumbisë dhe të familjes së autorit. Për shumëkënd romani është një epos nacional i Amerikës Latine, historinë e së cilës ai pasqyron në mënyrë letrare. Për shkrimtarin libri “Njëqind vjet vetmi” ka qenë si një terapi. Kritiku kolumbian i artit Karlos Rinkon kujton në një intervistë: “Garsia Markez thoshte, se ëndrrat e tij nga shtëpia e gjyshërve deri në shkrimin e romanit kishin qenë makthe. Kur ai i ktheu jetën dhe kujtimet në fiksion, ai shpëtoi prej tyre.”
Gianni Riotta, La Stampa
Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!
Ai ishte i bindur se kishte trashëguar një botë false të simbolizuar nga kultura fetare e prindërve të tij dhe se ajo
duhej zëvendësuar me një botë që i përshtatej së vërtetës.
Shpërthimi ndodhi në 1926 kur u botuan dy nga veprat e tij më të fuqishme “Fiesta” dhe “Lamtumirë armë”.
U shitën qindra e mijëra kopje, u lexuan dhe rilexuan, u asimiluan dhe u përpinë, shkaktuan zilinë dhe u gërrmuan nga shkrimtarët e çdo lloj besimi.
Shkrimtarit të madh hera herës i pëlqente të gënjente.
Shumë nga gënjeshtrat e tij kishin të bënin me pjesëmarrjen e tij në luftën e Parë Botërore.
Në disa raste,genjeu edhe në intervista të dhëna për shtypin. Ai deklaroi se kishte marrë pjesë në tre beteja me repartin 69 të këmbësorisë italiane. Tha gjithashtu se ishte i pari që kishte hyrë në Parisin e çliruar në 1944.
Edhe seksi nxirrte në pah anën e tij gënjeshtare:një nga historitë e tij më të preferuara për Italinë kishte të bënte me një siçiliane, pronare e një hoteli,e cila e kishte sekuestruar, duke i fshehur rrobat për ta detyruar të bënte
dashuri me të për një javë të tërë.Për t’u theksuar është dhe fakti se shkrimtarit xhigand i pëlqenin edhe grindjet.
Xhelozia dhe zilia e Hemingueit për talentin dhe suksesin e të tjerëve ishin të pamata.
Në vitin 1937 ishte zënë me të gjithë shkrimtarët që njihte me një përjashtim: Xhojsin,shkrimtari i vetëm që nuk sulmon në autobiografinë e tij, pasi ai nuk pushonte se lavdruari veprat e hemingueit
Heminguei e kishte të vështirë të ndërtonte me një grua një marrëdhënie të saktë dhe
civile që të mos bazohej në nënshtrimin e plotë të saj.
Ashtu siç rezultojnë të dështuara edhe katër martesat e tij. Gratë e tij e vuajtën raportin jo të drejtë që ai krijonte me to, megjithëse arrinte të kishte sukses me çdo grua që donte.
I vetmi personazh femëror për të cilin provonte dashuri, ishte motra e tij e vogël Ursula, “motra ime e adhuruar Ura”, siç e quante, pasi Ursula e adhuronte dhe ishte skllavja e tij.
Në të vërtetë, tre nga gratë e tij qenë jashtëzakonisht të nënshtruara në krahasim me mesataren e grave amerikane të asaj epoke, por me sa duket për të nënshtrimi nuk ishte i mjaftueshëm.
Imazhi i Hemingueit si njeri i veprimit u rrit me të njëjtën shpejtësi si fama e tij. Heminguei zotëronte gjeninë e vetëreklamimit. Kishte pamjen e njeriut të fortë dhe burrëror, i cili shquhej për xhaketat sahariane,
rripin te supi, pushkët, kapelen me strehë, një erë duhani dhe uiski.Kishte maninë të dukej më i vjetër: që në moshën 20 vjeçare, për miqtë ishte“Baba Heminguei”.
Donte llojshmërinë, lëvizjen dhe tensionin dramatik. Pavarësisht nga fiziku i forte, alkooli i vuri minat shëndetit të tij duke filluar me mëlçinë.Ai ishte bere edhe i semure nga ideja se FBI po e ndiqte dhe po e pergjonte gjithandej
pasi dihej edhe miqesia e tij me Fidel Kastron
Heminguei lindi në vitin 1899, nga prindërit Grejsi dhe Edmundsi, intelektualë të integruar në shoqërinë e kohes.
Të dy ishin shumë besimtarë, shkonin çdo të dielë në kishë. Kodi moral respektohej me rreptësi ne familje dhe çdo shkelje dënohej me ashpërsi.Ne familje Kush zbulohej se kishte gënjyer apo mallkuar, munde te rrihej dhe duhej ta lante gojën me sapun dhe pas kësaj të gjunjëzohej dhe t’i kërkonte falje Zotit.
Nëna e Hemingueit kërkonte nga djali i saj të ishte një model tipik i protestianizmit, të mos pinte duhan dhe alkool, të arrinte i virgjër në martesë, të nderonte dhe t’i bindej babait dhe sidomos nënës,
Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!
Çifti i shkrimtarëve, ka një rrezatim të jashtëzakonshëm ne të gjithë Europën. Që të dy autore të kurorëzuar me sukses. Janë autoritete te verteta në çështjet e kultures dhe ndershmërisë intelektuale. Të lidhur nëpërmjet një dashurie që nuk njollos tensionet klasike të konkurrencës, xhelozisë dhe luftës për sundim.
Simonë dhe Zhan Pol u njohën në vitin 1929 ne universitet ,ajo 21 vjeç dhe ai 24 vjeç.
Ata u lidhën në një histori dashurie me afat te shkurtër: do të qëndronin bashkë dy vjet dhe pastaj do te shikonin.
Ata dëshirojnë me vetëdije të plotë të jetojnë të ndarë,jo për të vënë në provë dashurinë e tyre,por për të shtuar mundësinë të takojnë dikë tjetër, për të bërë njohje të reja,por para fundit të kësaj “kohe prove” e dinë se i përkasin njëri – tjetrit.
“Ti je për mua lidhja për të cilën kam nevojë”- I thot Sartri shoqes së tij- “Të tjerat janë të rastësishme”.
Meqë nuk mendonte të hiqte dorë nga lidhjet e tij “rastësore” ai i njeh këtë liri edhe Simonës , e cila e pranon.
Gjate studimeve të tyre, ata sëbashku kërkojnë të zbulojnë se ku qëndron liria e individit. Ata kujdesen për këtë liri , duke mos pranuar të martohen dhe betohen bashkërisht për besnikëri seksuale, por edhe duke mos pranuar të jetojnë në një shtëpi dhe të kenë fëmijë.
Ata nuk duan të dëgjojnë të flitet për çift, as edhe për jetë të përbashkët dhe iu drejtuan tërë jetën njëri-tjetrit me JU.
Simonë De Bovuar:
“Ne jetën time , mund të gëzohem për një sukses të pakundërshtueshëm: lidhjen time me Sartrin. Për më shumë se tridhjetë vjet, nuk kemi fjetur as edhe një herë të grindur. Vitet e shumta në shoqërinë e tij nuk prekën aspak interesin që gjenim në diskutimet tona.”
Zhan Pol Sarter:
“Pa të,- shpjegon Sarter- nuk do të kisha të njëjtat përvoja. Në qoftë se nuk do të kisha folur me të, ato nuk do të kishin qenë specifike. Një gjest që përshkruaj, një gjëndje e jetës që analizoj- ato arrijnë saktësinë e tyre, vertetësine e tyre nga intensiteti i përvojës së Simonë Dë Bovuarit”
Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!
20 vjetori i largimit nga jeta të pilotit më të mirë të historisë. Si ndodhi ngjarja në Imola, fajtorët, flasin miqtë e brazilianit
Po të futeni në suitën numër 200 të Hotel Castello-s, vendi ku qëndronte Airton Sena, do të shihni që dhoma ka ndryshuar pak që nga viti 1994: aty ndodhet akoma një pasqyrë në formë pikë loti, një radio e vjetër dhe një pikturë e madhe kineze me 4 peisazhe që dominon në dhomën e mjeshtrit.
Më shumë se sa si një varr në varrezat e Sao Paolos, kjo dhomë është kthyer si ‘muze’ i gjërave të Senës, për të cilin këto dy dekada kanë shërbyer për pasurimin e mistikës së idhullit të njerëzve. Pikërisht këtu, 20 vite më parë, kampioni i Formula 1 kaloi natën e tij të fundit gjallë.
Atë natë Sena kishte një sjellje ndryshe, pak të hutuar dhe të çuditshme. Sid Uatkins, shefi i doktorëve sportivë për 26 vjet, kujtoi se si brazilian kishte qarë në shpatullën e tij nga vdekja e Roland Ratzenberger, si pasojë e një përplasjeje me 195 mph në kthesën e Imolas duke shënuar kështu përplasjen e parë fatale në F1në 168 gara. Martin Brundle, i cili qëndronte në një hotel 10 milje larg pistës së garave tha: “E pashë Airtonin teksa kthehej, ishte pak i mërzitur. Folëm pak, por ai nuk ishte i lumtur”.
Askush dhe asgjë nuk mund t’ia përmirësonin humorin Senës. Si zakonisht ai bëri një masazh rikuperues nga trajneri i tij i fitnesit, Josef Leberer. Shkoi për darkë tek Trattoria Rompagnola, në një nga restorantet modeste të Piazza Acquademi. Qëllimi ishte festimi i ditëlindjes së Leberer-it, por asnjë përpjekje për gëzim nuk mund ta fshinte mërzitjen e tragjedisë së pasdites.
Sena ishte i tronditur nga gara e San Marinos.
Para aksidentit të Ratzenberger, Rubens Barrikelo, një mik i mirë dhe patriot me Senën, pësoi edhe ky një aksident të tmerrshëm në xhirot kualifikuese të së premtes, duke u përplasur me gardhin dhe u rrëzua përmbys pa ndjenja. Pas këtyre ngjarjeve që pa, i mbytur në lot, Airton Sena ishte i bindur që me pistën Autodromo Enzo & Dino Ferrari diçka nuk shkonte.
Frank Uilliams, drejtori i ekipit të tij, u përpoq që t’i jepte ndonjë arsye. Ai qëndronte në suitën numër 100, poshtë dhomës së Senës, dhe i la këtij të fundit një shënim në derë që të bisedonte me të pasi të mbaronte darkën me Leberer-in. Luisa Tosoni, pronarja e hotelit si atëherë ashtu dhe tani, kujton: “E dija që atë natë, ai shkoi në dhomën e tij dhe ishte gati për të fjetur. Por më pas zbriti poshtë për t’u takuar me Frenkun, dhe kujtova se do t’i thoshte se nuk dëshironte të garonte sepse dukej tepër i mërzitur nga ajo që kishte ndodhur atë ditë. Kur e shihje atë, të dukej sikur Airtoni ishte njeri i fortë vetëm kur ngiste makinën. Por në të vërtetë ishte një njeri i sjellshëm, i ëmbël, bujar dhe shumë i ndjeshëm”.
Moralisht, Sena ndihej i paaftë për të garuar. Por ai ishte i detyruar të garonte. Problemet me makinën “Williams 94’” , bënë që ai mos të merrte asnjë pikë në Çmimin e Madh të Brazilit dhe Japonisë, duke e lënë 3 herë kampionin e botës të hynte në garat e Europës me 0 pikë.
Shoku i tij i skuadrës Williams, Damon Hill, thotë: “Ishte krijuar një atmosferë e çuditshme edhe përpara se të vinin në San Marino. Makina nuk ishte në gjendjen që ne dëshironim të ishte. Airtoni ishte i shqetësuar sepse nuk mund të nxirrte nga makina aq sa ai mund të nxirrte dhe kishte nevojë. Prandaj ai ndodhej në një gjendje të tensionuar”. Williams arriti një ambicie shumë të madhe duke e marrë Senën nga McLaren-i.
Brundle, shok i Senës për plot 11 sezone dhe si dikush që njihte çdo veçori të karakterit të tij, beson se Senës kurrë nuk do t’i shkonte ndërmend të tërhiqej. “Si një shofer, ti sheh se si njerëzit përplasen dhe vriten”, thotë ai. “Nëse do të kishte qenë i mërzitur ose do të kishte frikë nga kjo, atëherë ai nuk do t’i kishte hipur makinës të dielën.”
Sena e ngushëlloi veten me premtimin që duhet të korrte fitoren e 40-të në garën e Imolas, pistë në të cilën ai kishte fituar tre herë dhe në shenjë nderi për Ratzenberger-in do të ngrinte flamurin austriak. Ai u frymëzua edhe nga një bisedë telefonike me të dashurën e tij, Adriane Galisteu, një modele 21 vjeçare, me të cilën do të takohej mbrëmjen e ardhshme në aeroportin Faro kur Sena të kthehej. Sena u shtri në krevatin e tij të dhomës 200, nëse jo i kënaqur, të paktën ishte i qetë.
Ndërsa agoi në fshatin Romanja, Sena e filloi ditën e garës në qetësi të plotën nën diellin rrezatues të pranverës në fushën e stërvitjes së kuajve me Alen Prostin, i cili u shokua nga vdekja e një figure që e konsideronte armik të përjetshëm.
“Xhiro e nxehjes tregoi se Sena ishte tmerrësisht i shpejtë dhe se morali i tij ishte ringritur”, thotë Hill. Berni Ekleston urdhëroi një minutë heshtje në kujtim të Ratzenbergerit. Gjatë kësaj kohe ankthi e pushtoi Senën përsëri dhe u ul në pjesën e prapme të dhomës duke qarë. Ai ngriti shqetësimet e tij në lidhje me pistën e Imolas, në një diskutim privat me Gerhard Berger dhe Majkëll Shumakerin, i cili më vonë ishte pjesë e Shoqatës së Pilotëve.
“Airtoni ishte thellësisht i shqetësuar”, thotë nipi i tij Bruno. “Ishte e qartë që makinat nuk po funksiononin siç duhej atë fundjavë. Ai e kishte kuptuar që pista nuk ishte e sigurtë në ato kushte”.
Brundle, familjar tashmë me sjelljet e Senës thotë se “ekzistonte një paradoks i madh tek Airtoni. Në dhomës e qendrës mjekësore të Barrikelos, Sena kishte treguar dhembshuri të madhe. Ai është nga ata persona që do të aksidentohej bashkë me ty, ose do të shpëtonte ty nga aksidenti”.
“Unë pata një incident të vogël me të në Monza në vitin 93’, ku ai bëri një gabim dhe më përplasi pjesën e prapme kur ne po luftonim për vendin e tretë. Sapo kuptoi që nuk më kishte ndodhur gjë dhe unë isha në rregull ai vazhdoi garën. Garonte së pari me zemër, dhe së dyti me kokë”. Airtoni nuk ishte budalla, por ishte i bindur që bota ishte kundër tij – në F1 ai mendonte kushdo, përfshirë Jean-Marie Balestre, presidentin e FIA-s ishin kundra tij. Sena e kishte një dhuratë të dhënë nga Zoti aftësinë për të pilotuar përtej limiteve.
Gjatë kohës kur ankthi para garës kishte pushtuar garazhin Williams, Sena dukej më i shqetësuar se zakonisht. Ai filloi ta shqyrtonte makinën plot dyshime. Sipas ish-shefit të tij Betise Asumpkao, Sena sikur nuk donte ta fitonte atë garë.
Nga ana tjetër, shoku i tij i skuadrës, Hill, e interpretonte ndryshe sjelljen e Airtonit: “Nuk ndodhesha pranë tij gjatë asaj kohe. Njerëzit i kishin lënë hapësirë atij, i pëlqente të qëndronte vetëm. Sikur kishte ndërtuar një mur, dhe ishte tepër e vështirë të krijoje një marrëdhënie me të. Isha paksa i tronditur nga fakti që e kisha shok skuadre, por mendoja se do të mësoja shumë gjëra nga ai. Por kjo nuk ishte e thënë”.
Dukej qysh në fillim që Sena kishte disa parandjenja të frikshme të asaj që do të ndodhte. Kur nisi gara, Lotusi i Pedro Lami përplasi pjesën e prapme të të Benettonit të Lehtos. Flamurët e verdhë që valëviteshin, dhe dalja në pistë e Makinës së Sigurisë, e bënë Senën të mendojë se kjo ishte një fundjavë e mallkuar.
Tre përplasje të tmerrshme, një prej të cilave katastrofike: tmerret e ndodhura në Imola dukeshin aq të vazhdueshme sa vështirë të mendohej se ato ishin rastësi. Por në atë fillim gare, këto mendime duheshin lënë mënjanë”, tha Hill. Plani “B” i Senës ishte të vazhdonte përpara. Pas dy garash ai ndodhej 20 pikë larg në kampionat pas Shumakerit, dhe qëllimi i vetëm ishte të ulte avantazhin me gjermanin duke pilotuar përtej aftësive njerëzore dhe teknologjike.
Pista e Imolas ishte më e ndërlikuar se çdo pistë tjetër. Kurba e vështirë e Tamburello-s, kthesa në formë U-je e Tosa-s, një sekuencë e drejtë piste prej 3 miljesh, dhe ndryshime të mëdha në lartësinë e pistës ishin elementë që e bënin atë pistë ndryshe nga të tjerat. Pas rifillimit të garës, Sena po pilotonte në çdo seksion të pistës si një i çmendur. Xhiro e tij prej 1 minute e 25 sekondash ishte kaluar vetëm nga dy pilotë të tjerë në fund të garës – një arritje e jashtëzakonshme, duke qenë se ai kishte goma të buta dhe serbator të mbushur me karburant.
Duke kryesuar me 0.6 sekonda mbi Shumakerin, ai e nisi xhiron e 7 duke u future në kthesën e Tamburellos me një shpejtësi prej 190 miljesh për orë. Uatkins i ulur në makinën mjekësore i tha shoferit të tij Mario Kasoni se “pritej të ndodhte ndonjë aksident nga momenti në moment”. Edhe Shumakeri po ashtu, e pa që makina përpara nuk po përgjigjej siç duhej. Ajo që pasoi ishte një makina e Senës me një shpejtësi të llahtarshme që shkoi drejt zhavorrit e më pas u përplas me murin e betonit.
Shokut të tij të skuadrës, Hill-it, nuk po i besohej që gjithë këto gjëra po ndodhnin njëra pas tjetrës. Ndërsa Brundle, i cili e përfundoi garën në vend të 7 tha se “kthesa e Tamburrello-s ishte kthesë e frikshme, dhe se aksidentet që ndodhnin aty nuk ishin të vogla”. Dhe ky ishte një nga aksidentet më të mëdha. Edhe pse Sena e kishte ulur shpejtësinë deri në 130 mph (milje për orë), përplasja e tij nga krahu i djathtë ishte shumë e fortë. Ishte komentatori dhe miku i tij, braziliani Galvao Bueno, i cili tha në televizionin Globo Netëork se gjendja Ajrtonit ishte tepër e rëndë.
Në pistë dukeshin njollat e gjakut të Ajrton Senës. Juan Manuel Fangio nga Buenos Aires, 5 herë kampioni i botës dhe një figurë më të cilën madhështia e Senës mund të krahasohej, tha se “kur pashë atë që ndodhi, fika televizorin sepse e dija që kishte vdekur”.
Ualtkins, i cili po merrej me mjekimin e Senës tha se ishte e pamundur që të jetonte pas plagëve të marra poshtë helmetës së verdhë. “Pasi psherëtiu, trupi i tij u relaksua plotësisht,” tha kirurgu. “Në atë moment shpirti i tij u nis”.Brundle u shpreh se nuk e kishte kuptuar menjëherë që aksidenti ishte fatal. “Mendoja se ishte Damon që ishte përplasur. Na thanë se ai kishte lëvizur kokën, dhe menduam se gjithçka do të shkonte mirë, por nuk na ra ndërmend që kjo ishte lëvizja e fundit e një njeriu që po vdes”. Magjistari, artisti dhe ikona me emrin Sena, nuk ishte më. Ishte ora 2 e 17 e drekës. Por sipas parimeve të ligjit italian, Dr. Maria Theresa Fiandri, shefja mjekësore e Bolonjës, nuk dha një njoftim zyrtar për vdekjen e Senës deri në orën 6:40 të pasdites. Çdo përpjekje për ta ringjallur atë gjatë 4 orëve që Sena u mor nga ambulanca ajrore, ishin të pashpresa. Ajrton Sena pësoi fraktura të mëdha në kafkë, kur copa e rrotës së përparme të makinës goditën helmetën e tij. Edhe pas kësaj tragjedie, gara rifilloi 38 minuta pas aksidentit të Senës. Gara u fitua nga Shumakeri. I vetmi konçesion që FIA ndërmori ishte të mos derdhej shampanjë në podium.
Brundle dukej tepër i zemëruar dhe i inatosur që gara vazhdoi. “Edhe sot e kësaj dite inatosem kur e mendoj atë ditë. Ajo që më mërzit më shumë ishte se ne garuam mbi gjakun e tij për 55 xhiro. Mendoj se kjo tregoi mungesë respekti dhe se nuk ishte gjëja e duhur për t’u bërë. Një heshtje e madhe ra në Imola atë pasdite. Nuk e dija që Sena kishte vdekur, deri kur përfundova garën.
Edhe pronarja e Hotel Castello-s shkoi në spital atë ditë për t’i dhënë jetë djalit të saj të dytë. Atje ajo mësoi në lajme për vdekjen e brazilianit që jetonte në dhomën 200 të hotelit të saj që prej vitit 1989. Nga njëra anë ishte e lumtur për lindjen e djalit të saj, por nga ana tjetër ndjeu shumë keqardhje. Në kujtimet e saj: Sena mbetet një njeri i dashur dhe një pilot që donte të fitonte me çdo kusht. Babai dikur i kishte thënë : “Nëse do të bësh diçka, duhet ta bësh më së miri”.
Shpjegimi i plotë i arsyes se pse Sena, personi i cili e bënte një makinë Formula 1 të kërcente, eci drejt në kthesën e Tamburello-s ka disa këndvështrime. Shoku i tij i skuadrës, edhe pas 20 vitesh kërkimi të arsyes së vërtetë, e sheh këtë aksident si një gabim në pilotim. “Unë isha i vetmi person që në të njëjtën ditë, në të njëjtën pistë, kisha të njëjtën makinë. Nuk do ta bëja një gjë të tillë për asnjë arsye. Sipas meje ai ka ushtruar presion të madh te makina”.
Ndryshe nga Hill, Brundle thotë se “e kam shumë të vështirë të jap një përgjigje të saktë të asaj që mund të ketë ndodhur. Por mendoj që makinat në atë kohë nuk kishin aq mjete të duhura, dhe Sena duke ushtruar shumë presion mund të ketë bërë që kolona kryesore e makinës të ketë dështuar”.
Gjyqtarët e Gjykatës Supreme në Romë pranuan variantin e Brundle. Në vitin 2007, pas një gjyqi që zgjati më shumë se një dekadë, ata gjetën një zgjidhje për aksidentin e Senës. Sipas tyre shkak ishte thyerja e kolonës kryesore e cila ishte projektuar dhe punuar keq. Përgjegjësia ra mbi projektuesin e makinës Williams. Por fajtorët nuk u arrestuan. Kjo edhe për arsyen se vendimi i gjykatës u kontestua. Adrian Neui arkitekti i Williams-it të Senës, dha arsyet e tij se pse hipotezat e Gjykatës nuk ishin të vërteta. Por edhe ankesat e Hill, për gungat e shumta në pistë, janë me vend. Edhe vetë Sena ishte ankuar për sipërfaqen jo të rregullt të pistës.
Ankesat e Senës për sigurinë e pistës ishin shpërfillur. Për të mbrojtur makinat, pista duhej rishikuar, por gjithsesi Sena nuk e pa të arsyeshme ta ulte shpejtësinë dhe përfundoi duke u përplasur në murin prej betoni. Tani, në vend të murit ndodhet vetëm një gardh teli i mbuluar me flamurë brazilianë dhe buqeta të vogla me lule si shenjë për të treguar vendin ku jeta e pilotit përfundoi. “Ai është kthyer në një vend të shenjtë,” thotë Hill. “Është një vend që u jep mundësinë njerëzve të tregojnë përkushtimin dhe kujtimin e idhullit të tyre”.
Hill e di që nuk do ta kishte fituar kurrë kampionatin në vitin 1996, sikur mos të kishte ndodhur tragjedia e Senës. Por admirimi për pilotin me të cilin shpenzoi tre gara me makinën Williams, është i pakufishëm. “Ai kishte një mision. T’i përkushtohej me gjithë zemër profesionit të tij. Unë besoj se ai ishte një nga pilotët e garave më të guximshëm, më i talentuari dhe më interesanti. Nuk besoj se do të shohim një tjetër si ai.”
Edhe 20 vjet më pas, askush nuk ndodhet në nivelin e tij. Shumakeri, Fangio, Prost, Vettel kanë fituar më shumë tituj, por Sena mbahet si piloti më i madh i të gjitha kohrave. Mika Hakinen, David Kultard, Fernando Alonso, Luis Hamilton e vlerësojnë shkathtësinë e tij në pilotim. Brundle mahnitej nga mënyra se si Sena pilotonte në Monte Karlo. Bruno, nipin të cilin Airton Sena e shihte si trashëgimtarin e tij natyral, thotë: “Njerëzit e dinë që ai po luftonte për diçka më të rëndësishme se sa thjesht fitimi i një gare. Ai ishte i bindur që e kishte dhuratë nga Zoti këtë aftësi. Kishte besim. Janë cilësitë që i bëjnë disa njerëz të veçantë.”
Një statujë e Senës ndodhet mbrapa Tamburello-s, në parkun publik Acqua Minerale. Statuja e bronzit ndodhet e ulur dhe duket sikur po sodit murin që i mori jetën. Shpesh fëmijët e vegjël kalojnë rreth tij duke prekur këmbët e statujës dhe e vetmja gjë që dëgjojnë janë cicërimat e pyllit të Romanjas.
Nga Oliver Brown, The Telegraph
Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!
Konrad Adenauer u lind më 1876-1967 - politikan në Gjermanin Federale, gjermanë nga Gjermania.
Nga 1917-1933 dhe në vitin 1945 kryetarë (Oberbeurgermeister) i Këllnit. Themelues dhe (deri më 1966) udhëheqës i Unionit të Krist Demokratëve Gjermanë (CDU). Nga 1949 deri më 1963 kryetarë (Bundeskanzler) dhe nga 1951 deri më 1955 ministër i punëve të jashtme të Republikës Federale Gjermane. Adenauer udhëhoqi një politikë afrimi në anën e fuqive perëndimore.
Pasi që kjo pjesë e Gjermanisë ishte nën kontrollin e fuqive perëndimore (SHBA, Francë, Angli) ai ja arriti që më 1955 të nxier ga ta suverinitetin duke e përkrahë idenë për një Evropë paqësore. Krijojë marrëdhënie paqësore dhe të mira politike dhe ekonomike me Francën ndërsa me Bashkimin Sovjetik vendosi marrëdhënie diplomatike. Gjatë viteve 1965-1968 janë botuar "Kujtesat" e tij.
I rritur në një familje krishtere konservatore në Rajnland ai u zhvillua qysh herët në një kundërshtar të rreptë të despotizmit nacionalsocialist të Adolf Hitlerit në Gjermaninë e viteve 1930-të.
Gjatë një vizite të kancelarit të Rajhut, Adolf Hitlerit, në Këln, në qytetin e lindjes të Adenauerit, ai si kryetar i qytetit kishte refuzuar ta presë Hitlerin dhe kishte urdhëruar të hiqen flamujt me kryq të thyer në qytet. Pak më vonë Adenauer shkarkohet nga posti i tij dhe jeton si kundërshtar i regjimit nën rrezik permanent në ekzil të brendshëm.
Më 1945 si i burgosur në një kamp përqendrimi i shpëton për pak vdekjes nga nazistët. Qysh në maj të vitit 1945 pas çlirimit të Këlnit 69-vjeçari caktohet nga trupat amerikane në postin e kryetarit të qytetit. Adenauer ka qenë pjesëmarrës kyç në krijimin e strukturave demokratike gjatë viteve të ndërtimit të Republikës së re Federale Gjermane.
Veprimtaria e tij lidhet pandashëm me themelimin e njërës nga partitë popullore gjermane, të Unionit Kristian-Demokrat. Ai ka kontribuar që në Gjermaninë e pasluftës të krijohet një panoramë funksionale e partive politike dhe që diktatura dhe despotizmi t´i takojnë të kaluarës. Më 1949 Konrad Adenauer bëhet kancelari i parë i republikës së re. Ai ia del që fatin e rëndë të njerëzve pas luftës ta zbusë përmes trajtimit me zgjuarsi të Fuqive Pushtuese.
Ai arrin që Republikën Federale Gjermane ta integrojë përsëri në bashkësinë ndërkombëtare të shteteve. Veçanërisht pajtimi me Francën dhe „Orientimi Perëndimor” duke u mbështetur në Fuqitë Ngadhënjyese SHBA-të dhe Britaninë e Madhe e përmirësojnë gjendjen politike dhe ekonomike.
Por edhe në Bashkimin Sovjetik Adenauer arrin suksese, për çka edhe sot në Gjermani njerëzit i janë mirënjohës: gjatë vizitës së tij në Moskë më 1955 ai arrin t´i lirojë edhe robërit e fundit gjermanë nga Lufta e Dytë Botërore. Angazhimi i tij 14-vjeçar si kancelar shpejt do të quhet „Era Adenauer” dhe ka hyrë në historinë e Gjermanisë së pasluftës.
Sukseset e tij më të mëdha në politikën e jashtme janë arritja e sovranitetit shtetëror dhe meritat e tij në bashkimin e Evropës. Ndërsa në politikën e brendshme arritje e shkëlqyeshme është integrimi i të dëbuarve dhe refugjatëve gjermanë në shoqërinë gjermane të pasluftës. Adenauer e ka arritur në vitin 1957 një sukses i cili deri sot është unik. Gjatë zgjedhjeve parlamentare në Gjermani partia e tij me Adenauerin si kandidat kryesor e arrin shumicën absolute (50, 2 për qind) të votave.
Në vitin 1961 Adenaueri 85-vjeçar tërhiqet nga politika qeveritare dhe angazhohet deri në vitin 1966 si kryetar i partisë së tij. Kur vdiq më 19 prill 1967 – 91 vjeç – ai u nderua në mbarë botën si burrë shteti, të cilit gjermanët në Republikën Federale Gjermane i detyrohen për lirinë, mirëqenien dhe sigurinë sociale. Si person privat Adenauer ishte njeri modest familjar, i cili ndjehej më së miri në gjirin e fëmijëve të tij të shumtë në shtëpinë e tij në Rëndorf mbi Rajnë.
Faqja 5 e 5 • 1, 2, 3, 4, 5
» Dhjete qytetet qe kane ndikuar ne historine botes
» Personazhe historike me të kaluar skandaloze
» Amerikani Robert Wadlow, njeriu më i gjatë në historinë e botës
» Arvanitasi që fitoi maratonën e parë në historinë e Lojërave Olimpike