Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

2 posters

Faqja 2 e 5 Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next

Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 Empty Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Sat Mar 17, 2012 12:57 pm

First topic message reminder :



Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 Leonardo_da_vinci
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Thu Apr 19, 2012 6:11 pm



Nikola Koperniku

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 436px-Copernicus

Nikolaus Kopernikus (Koperniku) (lindi me 19 shkurt 1473 ne Thorn (sqt.: Torn) Poloni dhe vdiq me 24 maj 1543 në Frauenburg) u bë njëri nga astronomët më të shquar evropianë me teorinë e tij të lëvizjës së planetëve nëpër orbita rreth diellit. Me zbulimet e tij ai krijoi një botëkuptim të ri pas mesjetar. Përveç kësaj ai ishte astrolog, astronom, jurist, fizikant, diplomat, ekonomist matematikan, mjek, qeveritar dhe ushtar.

Kombësia e Kopernikut që nga shekulli i 19 u bë shkak për shumë kundërshtime të ashpra. Një gje por është e qartë se ai ishte ose polak, ose gjerman. Kjo gjë pasqyrohet në emrin e tij. Në gjermanisht ai quhet përgjithsisht Nikolaus Kopernikus, për shkak të versionit të latinizuar Copernicus nga mbiemri Koppernigk. Polonisht ai quhet Mikołaj Kopernik. Koperniku ishte biri i një gruaje gjermane, kombësia e të atit është e paqartë. Qyteti i tij i lindjes Torn pak kohë pas lindjes së tij kaloi nën sundimin e mbretit polak, kështu që ai formalisht njihet si polak.

Jeta

Koperniku, biri i një tregtari, lindi më 1473 në Poloni në qytetin Torni. Në Krakov dhe shumë universitete ai studioi matematikën, astronominë, teologjinë, drejtësinë dhe mjekësinë. Që nga viti 1512 derisa vdiq, më 1543, jetoi në Frauenburg, një qytet i vogëlth në Prusinë Lindore, ku u emërua kanonik në katedrale.

Koperniku në fakt është specialist i së drejtës kanunore, disiplinë në të cilën arriti gradën doktor. Puna si kanonik në katedrale i plotësonte nevojat ekonomike, kështu që mund t'u kushtohej hulumtimeve shkencore të trupave qiellorë. Astronomia ishte disiplina e preferuar e tij. Pozicioni gjeografik i Frauenburgut, që ndodhej në bregdet, e favorizonte punën ajgëtuese të tij. Kopereniku e vendosi observatorin dhe vendbanimin në një nga kullat mbrojtëse të bregut. Instrumentat e tij ishin shumë të thjeshtë, por më i madhi i vazhduesve të veprës së tij, Tiho Brahe, ishte më i lumturi i njerëzve kur i ofruan një të tillë.

Koperniku ishte më shumë teoricien se vrojtues. Ndihmesa e tij në astronomi, që është një ndihmesë mjaft e madhe, qëndron në një teori:në kundërshtim me idetë e pranuara deri atëherë, nuk është kupa qiellore që bën një rrotullim të përditshëm përreth tokës, por është toka që rrotullohet rreth boshtit të saj imagjinar, dhe përshkon në të njëjtën kohë një rrotullim rreth diellit. Koperniku arriti në këtë përfundim pasi studioi astronomët grekë e arabë, por edhe nga vrojtimet vetjake.

Toka nuk është qendra e universit, por një nga planetet që rrotullohen rreth diellit. Kjo frazë e thjeshtë e thjeshtë është parimi themelor i "pikëpamjes kopernikiane për një nga miliona trupat e tjerë qiellorë. Koperniku në përfundimet e tij arriti pas shumë fakteve shkencore, por do të duhej të vinte gjysma e shekullit XIX për ta provuar atë përfundimisht.

Sot ende, anipse Koperniku vërtetoi që kjo nuk ishte e vërtetë, ne themi "ngritja", apo "ulja" e diellit në fillim dhe në fund të ditës.

Zigmund Frojd, në një nga veprat e tij, thotë se gjatë rrjedhës së kohëve, shkenca i ka dhënë dy goditje krusmuese mendimit naiv që njeriu kishte për vlerat e tij: herën e parë, kur Koperniku nuk e pranoi tokën si qendrën e universit dhe e dyta kur Darvini provoi t'i heqë njeriut pozicionin e privilegjuar që besonte se zinte përballë botës së kafshëve.

Përpara Kopernikut mendohej se dielli dhe yjet iahin krijuar në funksion të tokës dhe toka në funksion të njeriut. Kur ai shpalli se universi nuk rrotullohej rreth planetit tonë, vetëdija njerëzore pësoi një trandje shungulluese. Koperniku pati një ndikim aq revolucionar në botëkuptimin që njerëzit kishin për botën, sa vetëm bashkëkohësi i tij, Kristofor Kolombi, mund të mendohej se kishte arritur një lavdi të atillë.

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Fri Apr 20, 2012 9:00 am


Leka i Madh-Aleksandri III, i madhi


Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 BattleofIssus333BC-mosaic-detail1
Mbret i Maqedonisë, Egjemon i Ligës Helenike, Shah i Persisë, Faraon i Egjyptit

Aleksandri i Madh i njohur si Aleksandri i III i Maqedonisë, ishte mbret i Maqedonasve dhe Grek i lashtë. Epoka e Aleksandrit përbën gur themeli për mbretërit që vijuan dhe shënon fundin e lashtësisë klasike.

Aleksandri i Madh ishte një ndër komandantët më të suksesshëm të të gjitha kohërave, ku në moshën 32 vjeçare kishte pushtuar pjesën më të madhe të botës së atëherëshme (në shek IV p.e.r). Aleksandri lindi në Pela të Maqedonisë në vitin 356 p.e.r.

Prindërit e tij ishin mbreti i Maqedonisë Filipi II dhe nëna e tij princesha e Epirit, Olimpia. Pas vdekjes së Filipit II, i biri u ngjit në fron për të vazhduar taditën mbretërore. Historia ka treguar se Filipi II, ishte një komandant, diplomat dhe politikan shumë i zoti.

Në përgjithësi ishte njeri korrekt por jo rrallë herë shfaqte shenja dhune dhe pasione të egra. Aleksandri përfundoi bashkimin e të gjithë qytet-shteteve greke të kohës dhe pushtoi pjesën më të madhe të botës së atëherëshme (Azisë së Vogël, Persisë, Egjiptit) duke arritur deri në Indi.

Vitet e fëmijërisë

Aleksandri lindi në Korrik të 356 p.e.r në Pela, kryeqyteti shtetit Maqedonas. Gjeneologjia e tij përbëhej nga dy figurat më të shquara të traditës së lashtë greke. Ajo e Herakliut (njeriut me fuqi të mbinatyrëshme dhe Neoptolemos, djalit të heroit Akil, që themeloi shtëpinë mbretërore të Molosëve. Origjina legjendare e Aleksandrit luajti rol të rëndësishëm në formimin e karakterit, që në hapat e para të jetës së tij.

Po aq e adhurueshme ishte dhe mënyra e arsimimit, e ëma dhe i ati i tij u kujdesuan që pranë Aleksandrit të qëndronin njërëz me nivel të lartë arsimor, njëri prej tyre ishte dhe Aristoteli. Në 340 p.e.r Aleksandri ndërpreu studimet dhe u kthye në Pela, ku mori pjesë në jetën aktive të Maqedonisë.

Në vitin 356, në një mbrëmje korriku, në qytetin Pella të Maqedonisë, u lind një foshnjë, që njëzet e dy vjet më vonë, do të pushtojë Azinë dhe do të shkatërronte shtetin e pafund, të pasur dhe të plotfuqishëm të Persianëve. Kjo foshnjë ishte Aleksandri i Madh. Kjo datë ka mbetur e fiksuar sepse atë natë u dogj tempulli i njohur i perëndeshës Diana të Efesianëve.

Plutarku shkruante se, të gjitha falltaret e Efesit, pasi vështruan rrënojat e tempullit, rendën nëpër rrugë duke thirrur: …”ky ishte sinjali i lindjes së atij që do të shkatërronte të gjithë Azinë”. I njohur ndër Shqiptarët si Leka i Madh, Aleksandri ka qenë biri i mbretit Filip II i Maqedonisë dhe i gruas së tij të katërt, princeshës epirote – Olimpisë., e cila konsiderohet si njëra ndër gratë më të shquara të Antikitetit. Në vitet 331-317, në kohën kur erdhi në fron një kushëri i saj, Aikidi, Olimpia u bë bashkësunduese me të në fronin e Epirit.

Aleksandri trashëgoi virtytet e të dy prindërve. Ishte mesatar në shtat, me flokë kaçurrel, me sy të bukur dhe një fytyrë të qetë e serioze njëherësh. Por ajo që e karakterizonte më tepër ishte zgjuarësia dhe trimëria. Këto dy virtyte i rrëfeu që nga mosha shumë e vogël.

Ashtu si Napoleoni, Aleksandri ishte disi i shkurtër, biond, me një çehre të kuqërremtë në fytyrë dhe, sipas historianëve, njërin sy e kishte të zi si nata dhe tjetrin të kaltër si qielli. Djal i mbretit Filip II i Maqedonisë dhe priceshës Myrtale (Mietale), që pas martesës u quajt Olimpia, e bija e Neoptolemit të Epirit. Nga e ëma, ishte shumë i bukur, ai kishte fituar karakter të fortë sundimtari, kurse nga Aristoteli, mësuesi i tij maqedonas, dijen dhe kulturën mbi qytetërimet e vjetra. Ai e kaloi edhe një pjesë të fëmijërisë së tij, te daja në Epir.

Aleksandri ishte frut i menjëhershëm i pasionit të zjarrtë të dashurisë së Filipit me Olimpinë, dhe ndoshta i vetmi. Lufta dhe politika e larguan shpejt Filipin nga Olimpia. Aleksandri mbeti nën kujdesin e nënës gjatë viteve të fëmijërisë dhe të adoleshencës së hershme.

Ai u mësua të këndonte dhe t'i binte lirës, çka do të ishin kënaqësi gjatë gjithë jetës së tij; mësoi të gjuante dhe saherë që do të ishte i lirë ai do të gjuante arinj, luaj, zogj e dhelpra; u mësua dhe u praktikua me ritualet e mikpritjes dhe që kur ishte djalë dhjetëvjeçar e më tej ai do të shquhej për sjelljen e mirë, me të cilën priste vizitorët në oborr; ai natyrisht u mësua të kalëronte, kali i tij i famshëm Bukefali, i cili do ta çonte nëpër beteja për njëzet vjet me radhë, është një nga elementet më të çuditshme të legjendës së Aleksandrit.

Dhe, më në fund, pas gjithë këtyre ai filloi edukimin zyrtar në debatin filozofik dhe në poezinë epike. Aleksandri adhuronte jashtë mase Iliadën dhe heroin legjendar, Akilin. Gjatë tërë jetës e ëma e drejtonte në rrugën e lavdisë së përjetshme. Olimpia i thoshte shpesh: “Ti je si Akili, i dënuar nga madhështia jote”. Jeta e tij u ndërlikua kur Filipi, i sapo ndarë nga Olimpia, bëri një djalë tjetër me gruan e re, Euridikën.

Atëherë, kur froni për të nuk ishte më aq i sigurtë, u largua bashkë me të ëmën në pallatin mbretëror të Epirit ku festoi edhe martesën e dajës së tij, mbretit të Epirit, të atin e Pirros së Epirit. Më pas shkoi në Iliri për të organizuar një paraqitje të armatosur kundër të atit, që kishte ndër mend t’ia linte pushtetin djalit të tij të dytë. Pak kohë pas largimit Filipi II vritet dhe Aleksandri u shpall mbret, sepse djali i dytë ishte ende foshnje.

Aleksandri ishte dymbëdhjetë vjeç, kur një mik i Filipit, Dimarati nga Korinthi, i fali një kalë të fuqishëm, krenar dhe të pashtruar - Bukefalin. Në oborrin e pallatit u grumbulluan shumë miq të mbretit dhe e admironin kalin e mrekullueshëm.

Dikush prej tyre donte t'a shalonte. Por Bukefali u egërsua, tundi këmbët e pasme dhe miku i mbretit vrapoi të largohej për të shpëtuar. -Për Zojsin (Zeusin)! - i thirri atëherë Filipi Dimaratit, - kali që më fale është vërtetë i shkëlqyer, por është kaq i egër sa kam frikë se askush nuk do të mund t'a zbusë. Një nga oficerët e mbretit shkoi këmbëngulës drejt Bukefalit, rrëmbeu frerët dhe u përpoq t'i kërcente në shpinë. Por kali hingëlliu egër, u shkund, u ngrit përpjetë mbi këmbët e pasme dhe oficeri ua mbathi këmbëve që të shpëtonte.

Njëri pas tjetrit provuan pothuaj të tërë ta zbutnin Bukefalin. Një mund i kotë. Nuk do të gjendej askush që të nënshtronte kalin krenar dhe idhnak. Dhe atëherë panë të gjithë Aleksandrin e vogël të ngrihej nga vendi dhe të shkonte me guxim drejt kalit krenar. -Aleksandër!, - i thirri Filipi, - Mos o bir! Kij mendjen! Por Aleksandri bëri përpara pa ngurrimin më të vogël dhe kapi me kurajë frerët e Bukefalit. Kishte vënë re diçka që askush nuk e kishte parë. Kali trembej duke vështruar hijen e vet, prandaj egërsohej dhe nuk linte askënd t'i afrohej.

Aleksandri ktheu kryet e kalit nga dielli, që të mos i binte hija përpara dhe me guxim e shkathtësi i kërceu në shpinë. Të gjithë panë me habi Bukefalin të rrinte urtë e palëvizur si qengj! -Të lumtë! Të lumtë Aleksandër!, - shpërthyen britmat e vetvetishme triumfuese. Filipi mbushur me krenari për të bëmën e birit, vrapoi pranë tij, e përqafoi i mallëngjyer, e puthi dhe i tha: - Biri im, përpiqu të gjesh një mbretëri të madhe që të të shkojë për shtat.

Maqedonia është shumë e vogël për ty! Fjalë profetike, që e ardhmja do t'i vërtetonte. Në 337 p.e.r Filipi u nda me Olimpinë dhe u fejua me bukuroshen Kleopatra. Që atëhere marrëdhëniet e Aleksandrit me të atin filluan të zbeheshin, fakt që e detyroi Aleksandrin të largohet së bashku me të ëmën në Epir. Pas një viti kontradiktat midis tyre filluan të normalizoheshin. Ditën e martesës me Kleopatrën Filipi vritet.

Edukimi i Aleksandrit

Filipi pajtoi mësuesit më të mirë për Lekën. Ky mësoi të fliste, të shkruante e te lexonte në greqisht, ashtu siç bënë edhe shumë shqiptarë të kulturuar njëzet e dy shekuj më vonë. Mirëpo, për shkak të antipatisë së ndërsjelltë midis Filipit dhe grekëve, përgjegjësit e drejtperdrejtë për edukimin e Aleksandrit nuk ishin grekë.

Dy prej tyre ishin Leonidha, një farefis i nënës së tij molose, Olimpias, dhe Lisimaku, arkanani nga krahina e Dodonës pellazge. Më vonë, Aleksandri deklaroi se Leonidha i rreptë e kishte bërë të fortë e të qëndrueshëm, duke e pajisur me dy “kuzhinierë” të shkëlqyer: një marshim gjatë natës, për të shijuar mëngjesin dhe një mëngjes të pakët, për të shijuar drekën.

Më në fund Filipi vendosi që Aleksandri të edukohet nga Aristoteli, një filozof maqedon nga qyteti Stagira, nxënës i Platonit. Filipi e solli atë në oborrin mbretëror dhe nën drejtimin e tij hapi një shkollë në Mieza, një vend i bukur pranë kryeqytetit Pella. Në atë shkollë Aleksandri dhe një grup fisnikësh të rinj maqedonë studiuan për tre vjet.

Aristotelit, filozofit dhe logjicistit më të shquar të kohës së tij, Filipi i dërgoi fjalë që të vinte e t’i jepte të birit mësime në Moral, Politikë, Mjekësi dhe Filozofi ose Metafizikë. Është me interes të vihet në dukje se, vetë Aristoteli (384-322 p.e.s.) kishte lindur në Stagira të Maqedonisë, në lindje te Selanikut. I ati i tij kishte qenë mjek i oborrit të të atit të Filipit, mbretit Aminta II. Pra, maqedonasi Aristotel ishte si në shtëpinë e vet në oborrin maqedonas, deri në moshën 17-vjeçare, kur shkoi në Athinë dhe u bë student i Platonit.

Në vitin 342 p.e.s., Aristoteli u kthye në Maqedoni si tutor i Aleksandrit 13-vjeçar dhe ndejti aty 7 vjet. Ndikimi i Aristotelit gjatë këtyre viteve të formimit dëshmohet nga një letër, të cilën Aleksandri ia dërgon më vonë ish-tutorit të tij. “Do të doja më shumë të shquhesha në dituri, sesa në pushtet e në sundim”. Megjithatë, Leka i Madh e identifikonte veten me heronjtë e lashtë të Homerit, i bindur se ishte një pasardhës i Herakliut (Herkulit), nga ana e babait, dhe i Akilit nga ana e nënës. Poezia epike nënkuptonte Homerin.

Përshkrimi i tij për të kaluarën heroike të Greqisë në dy poemat e famshme, Iliadën dhe Odisenë, do të ndikonte shumë tek Aleksandri dhe do të përcaktonte drejtimin e jetës së tij. Mospërfillja e rrezikut, rendja pas aventurës, sfidat dramatike për dyluftim, guximi i çartuar edhe përpara vdekjes - këto ishin mesazhet e kanunit homerik, që e pushtuan imagjinatën e Aleksandrit qysh në fëmijëri. Veprimi i tij i parë, kur do të hynte në Azi, do të ishin flijimet që do të bënte në Trojë, nga tempulli i së cilës do të merrte parzmoren e shenjtë, që do ta mbante gjatë gjithë fushatës së tij në Lindje. Ndikimi i epikës homerike u ndërthur me ndikimin e besimeve ekstreme, fetare dhe ekscentrike të nënës së tij.

Aleksandri i Madh kishte mësues filozofin e dijetarin e madh me origjinë ilire të lashtësisë – Aristotelin, në shqip: aristokrat Telin, i cili Lekës së Madh ia mësoi retorikën, letërsinë, mjekësinë dhe filozofinë. Filipi II-, mbreti i Makedhonisë illire - babai i Lekës së Madh, e autorizoi dijetarin më të madh të botës antike, filozofin e madh – Aristo Telin, që të ia mësoië, arsimojë dhe edukojë – Lekën e ri.

Leka i Madh, ishte nxënësi i AristoTelit – po në cilën gjuhë mësoi Leka i Madh (Aleksandri i Madh), përveçse në hqkipen skolastike illire. Aristo Teli = Zoti Teli (zotëri Teli), aristo ishte titulli aristokrat, kurse Teli, ishte emri i tij, si symbolizim linguistiko-filozofik – Tel – mendje tel – mendjehollë –i mënçuri.

Aristoteli është një filozof i madh për botën moderne, themelues i shkollës së empirizmit. Ai shkroi libra mbi organizimin dhe rendet kushtetuese të njëqind e pesdhjetë shteteve e qytet-shteteve të ndryshme, botoi jetëshkrimet e fituesve të lojërave Pitike, u angazhua në studimin e muzikës e të mjekësisë, të astronomisë, të magnetizmit dhe të optikës, shkroi traktate për Homerin, analizoi retorikën, dha mendime për anën irracionale të natyrës së njeriut, vendosi studimine biologjisë në baza të shëndosha eksperimentale, u fut me aftësi në botën e çudtishme të bletëve dhe studioi embrionologjinë.

Dihet se ai nxiti dhe plotësoi më tej interesat e mëparshme të Aleksandrit në njohjen e epikës homerike, duke shkruar një libër të veçantë për "Iliadën", të cilën Aleksandri do ta mbante përherë nën jastëk. Homeri, me siguri, do të ketë zënë një vend të veçantë në programin e shkollës së Miezës. Aristoteli, gjithashtu shkroi për nxënësit e vet mjaft pamflete për qeverisjen e shtetit dhe të kolonive dhe u dha atyre mësime në disiplinat e gjeometrisë, të retorikës, të estetikës, si dhe në artin e argumentimit.

Aleksandri mbyllur për katër vjet të tëra në një pallat preriferik, tok me mjaft moshatarë, bij gjeneralësh dhe fisnikësh të Maqedonisë, mori nga mësuesi i madh njohuri të pafundme, që më pas i vlenë shumë. Se sa respekt dhe dashuri ndjente Aleksandri për Arsitotelin, na e shfaqin fjalët e mëposhtme, të cilat mbetën në histori: "Jetën ia kam borxh tim eti, dhe se si të jetojë mësuesit tim" Në këto vite kur edukohej Aleksandri, u zgjuan dhe ambiciet e tij, ëndrra e madhe për të zmadhuar Maqedoninë. Dhe një ditë, kur mori vesh se i ati kishte fituar dhe një betejë tjetër, tha me ankim: "Im atë do të mund gjithë armiqtë tanë dhe nuk do të mbetet asnjë që ta mund unë".

Ngjitja në fron

Një rast i dytë i madh iu paraqit Aleksandrit dy vjet më pas. Athinasit dhe aleatët e tyre, tebanët, vendosën t'u rezistonin planeve të Filipit për të pushtuar Helladën dhe në vitin 338 ushtria e tyre priste ushtrinë maqedone në Keronë. Atje u bë ndeshja e madhe dhe historike e dy ushtrive. Filipi i besoi djalit të tij tetëmbëdhjetë vjeçar t'u printe 2000 kalorësve. Aleksandri luftoi trimërisht, duke përballuar batalionin e tebanëve. Tebanët qëndruan me ngulm sulmeve të tërbuara të kalorësisë maqedone të drejtuar nga Aleksandri, gjersa ranë të gjithë të vdekur.

Në atë betejë kishte marrë pjesë edhe athinasi Demosten, oratori më i madh i Helladës, i cili urrente me fanatizëm maqedonët. U detyrua të flakte mburojën dhe heshtën dhe t'ua mbathte këmbëve që të shpëtonte. Fitorja e maqedonëve ishte e madhe dhe historike. Tani asnjë forcë nuk do të mund t'u kundërvihej që të pushtonin helenët. Pas betejës, Filipi dha urdhër të grumbullonin athinasit e vdekur dhe t'i digjnin. Kaluan edhe dy vjet prej se Maqedonia vendosi pushtetin mbi Helenët (Grekët). Ishte njëzet vjeç Aleksandri, kur një pasdite mbreti Filip kremtonte dasmën e së bijës Kleopatër në një stadium, kur një maqedon i quajtur Pausania, i paguar nga helenët, ia afrua Filipit dhe i nguli një thikë në zemër.

Maqedonia humbi një mbret të madh. Se Filipi ishte vërtetë një mbret i madh, politikan i zgjuar, gjeneral i shkëlqyer, kishte arritur të pushtonte dhe të shpartallonte armiqtë helenë dhe përgatitej për fushatën kundër Persisë. Mbret në, moshën njëzet vjeçe, u bë Aleksandri. Pothuaj ende djalë, mori në duar fatin e Maqedonisë Ilire. Ishte vera e vitit 336 p.e.r. .

Pas vrasjes së Filipit, Aleksandri mori masa të rrepta duke eleminuar çdo armik të mundshëm (te brendshem dhe te jashtem). Fillimisht luftoi në pjesën veriore dhe jugore me qëllim sigurimin e kufijëve. Ndëra më vonë pushtoi Persinë, Indinë e shumë vende të tjera. Gjatë kohës qe luftonte Aleksandri njohu dhe u martua me dy gra, fillimisht me Roksanen dhe më vonë me Stateiren (sipas historisë thuhet se pas vdekjes së Aleksandrit ish bashkëshortja e tij Roksana, vrau Stateiren dhe motrën e saj ndërkohë qe trupat e tyre u shndërruan në një gosti te shijshme për kanibalët).

Përveç ambicioz Aleksandri i Madh ishte dhe një luftëtar i papërsëritshëm vështirë të mundej nga ndokush. Në 2 – 3 Qershor 323 para lindjes së krishtit Aleksandri mori pjesë në nje banket (gosti) te organizuar nga miqtë e tij, që mesa dukej do të ishte dhe e fundit, pasi menjëherë shfaqi temperaturë të lartë, si rezultat i se ciles u mberthye në shtrat për ditë me rradhë dhe pikërisht për këtë arsye u detyrua të ndryshonte dhe datën e udhëtimit që do të realizonte në Arabi. Pas një përmirësimi sipërfaqësor gjendja shëndetësore e tij u përkeqësua duke humbur çdo mundësi komunikimi dhe ecjeje. Lajmi i keq se Aleksandri i Madh kishte vdekur i detyroi të gjithë oficerët të urdhëronin ushtarët të kalonin ne shenje nderimi nga shtrati i tij për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Pas dy ditësh vdiq, në 13 Qershor 323 para lindjes së krishtit, ne Babiloni. Pak para se të vdiste e pyetën se te kush do të linte fronin, përgjigja e tij ishte absolute: tek “më i forti.” Aleksandri i Madh në moshën 20 vjeç bëhet Mbret i Maqedonisë. Ngutej të luftonte dhe të fitonte! Dhe ja ku iu shfaq rasti në të gjashtëmbëdhjetë vjetët e tij. Kishte mbaruar studimet pranë Aristotelit, kur Filipi iku për një fushatë të madhe në Propontidë dhe e la pas si mëkëmbës, mbret të shtetit maqedon. Krerët e Medëve, një fisi të Thrakës, kur morën vesh se Filipi gjendej larg nga Maqedonia, gjetën rastin të ngrinin krye. Aleksandri, në krye të ushtrisë që kishte mbetur në Pellë, marshoi drejt tyre për të qetësuar gjendjen, dhe fitoi betejën.


Ishte vetëm 20 vjeç dhe në zemër kishte një lakmi të pamatë për pushtet dhe famë. Aleksandri, i edukuar nga filozofi Aristotel, u ushtrua në armë dhe politikë të përgjithshme nga i ati, me një inteligjencë dhe energji të paparë, krijoi një Perandori Botërore. Sapo hip në fron ai rikonfirmon të drejtat që gëzonte më parë i ati, Komandant Suprem i ushtrisë.

Kështu që ai kërkon tu demonstrojë menjëherë popujve të nënshtruar se vdekja e babait të tij, Filip II, nuk e kishte dobësuar forcën e Maqedonisë. Shtypi pa mëshirë një rebelim në Tebë, banorët e së cilës i shiti si skllevër. Pastaj iu desh të shtypte kryengritjet kalimtare në Iliri, që nga Piluri, afër Korçës, deri në veri në Danub. Bashkëpunimi me Molosët ishte i siguruar në saje të lidhjeve amësore. Mirëpo, me hypjen e tij në fron, armiku i betuar i të atit, Demosteni, formoi sërish një lidhje rivale dhe, madje, i nxiti PersËt që të hidheshin në luftë kundër Aleksandrit, duke e quajtur atë çilimi dhe torollak. Prandaj Aleksandri marshoi për në Greqi.

Athina e dëshpëruar dërgoi ambasadorë që të hynin në bisedime me Aleksandrin. Demosteni ishte njëri prej tyre, mirëpo, nga frika e zemërimit të mbretit, ai i braktisi të tjerët dhe u kthye në Athinë. Sidoqoftë, Aleksandri u paqësua, kurse nderi i Demostenit zuri të lëkundej. Pavarësisht nga përdorimi i kufizuar i forcës prej Aleksandrit dhe kushtet bujare të paqes, shumë nga grekët dhe veçanërisht athinasit, mbetën kundërshtarë të betuar të tij. Mirëpo, Aleksandri kërkoi dhe siguroi mbështetjen besnike të farefisit të tij në përgatitjen e fushatës kundër Persisë.

Aleksandri i Madh – Komandant Suprem Ai u nis për në Delfi për tu këshilluar me orakullin e Apollos për fatin e fushatës aziatike, por arriti atje në një ditë të ndaluar, e cila konsiderohej e papërshtatshme për orakullin që të jepte parashikimin e saj. Mirëpo, kur ajo nuk pranoi që t’i vinte veshin lajmëtarit të tij, Aleksandri u fut vetë brenda dhe e tërhoqi atë zvarrë në tempull. Rezistenca e saj qe e kotë, më në fund ajo thirri: “Biri im, ti je i papërballueshëm!” Me të dëgjuar këto fjalë, ai e lëshoi, duket se kjo ishte përgjigja e dëshiruar dhe se nuk kishte më nevojë për këshilla të mëtejshme nga perënditë.

Miti Aleksandrit

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 600px-MacedonEmpire
Harta e shtrijes së pushtetit të Lekës së Madhë

Menjëherë pas vdekjes së tij Aleksandri u shndërrua në mit, që nga India deri në Atllantik, duke ndjekur modele të ndryshme sipas popujve. Persianët thonin se Aleksandri ishte i biri i Darios, ndërsa Egjiptianët imagjinonin se ishte djali i mbretit të fundit të Egjiptit. Në traditën Arabo-persiane Aleksandri quhet Sikander, në Persisht Iskadar dhe në Arabisht Dhul-Qamayn, për shkak të paraqitjes së tij në monedha me brirë dashi.

Sipas kërkuesëve Aleksandri i Madh përmendet dhe në Kuran me emrin DHIKEROS, si mbret i madh që ndërtoi piles, me qëllim që të mbronte njerëzit e pafajshëm nga barbarët Gog dhe Magog. Gjatë viteve Bizantine prania e figurës së Aleksandrit të Madh ndërthuret me mjaft histori të famëshme, shumë e kishin fantazuar si njeriun e shenjtë që përveç profecive të tij ndihmonte dhe në ndërtimin e disa manastireve në shkretëtirë.

Shumë tradita në Greqi u krijuan rreth Aleksandrit, dhe disa shenja e rrënoja në ndërtesa të herëshme indikojnë “praninë” e atëherëshme të tij. Shumë e përhapur është dhe thënia ku sipas traditës Aleksandri i Madh ka qenë vëllai i sirenës së detit e cila pyeste here pas here marinarët “nëse jeton mbreti Aleksandër”, dhe e vetmja përgjigje që pranonte te merrte ishtë se “jeton dhe mbretëron.”

Aleksandri në art

Figura e Aleksandrit qarkullonte në prerje të ndryshme monedhash si para ashtu dhe pas vdekjes së tij. Në ato Aleksandri shfaqej i parrojtur dhe me nje kokëluani mbi kokën e tij e cila deri diku simbolizonte origjinën e gjeneratës së tij nga Hieakliu. Imazhi i tij u shndërrua në burim inspirimi për shumë artist; të cilët nuk hezituan ta gjallëronin nëpërmjet punimeve të tyre si pikturave dhe busteve manhitëse. Por jashtë ciklit përfshirës nuk qëndruan dhe produksjonet e mëdha të cilat e sollën në ekranin e madh nëpërmjet filmave të ndryshëm me temë qëndrore mitin e tij

- “Sikandar” (1941)

- “Alexander the Great”(1956)

- “Sikandar-e-Azam” (1965)

- “Alexander” (2004)

Përveç të lartëpërmendurave personaliteti i rrallë i Aleksandrit zgjoi dhe interesin e shumë shkrimtarëve, të cilët pasqyruan denjësisht karakterin dhe historinë e tij unike nëpërmjet librave që shkruan në nderim të tij, njëri prej tyre është dhe shkrimtari Italian Valerio Masimo Manfredi.

vazhdon.......


Edituar për herë të fundit nga Estilen në Fri Apr 20, 2012 9:10 am, edituar 1 herë gjithsej

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Fri Apr 20, 2012 9:09 am

......vazhdim


Leka i Madh-Aleksandri III, i madhi


Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 BattleofIssus333BC-mosaic-detail1

Kuptimi i emrit - ALEKSANDËR


Emri i Aleksandrit të Madh ka padyshim disa veçori që duhen vu re. Ky emër nuk është përdorë nga helenët para kohës së Aleksandrit që do të thotë se ata e morën këtë emër nga ilirët. Tre personat e parë që kanë përdorë këtë emër janë, Paridi - princ i Trojës, Aleksandri i Epirit, dhe i treti Aleksandri i Madh. Asnjëri nga këta nuk ishte helen, kështuqë së paku emri e ka zanafillën tek dardanët.

Dhe së treti, Paridi dhe Aleksandri i Madh, sipas të dhënave para se të lindnin, nënat e tyre kishin parë ëndërra që profetizonin ardhmërinë e këtyre dy heronjve, dhe pjesa e dytë e emrit ngjan më së shumti me "ándërr". Ky është një emër që ia "dhuruam" gjithë botës, se edhe sot përdoret si nga bota e krishtene edhe ajo islame me modifikime të ndryshme. Për zbërthimin e kuptimit të emrit - Aleksandër, ka disa varianta, të cilat të përbashkët kanë emrin – Andërr.

Fare e lehtë, po e shqyrtojmë emrin e tij, i cili vjen nga pellazgjishtja e Homerit. Tek Iliada, Homeri thotë se mbreti Priam (Prij jam, Jam ai që prij) kishte një vajzë me emrin Kasandra, e cila parashikonte të ardhmen dhe kur do të lindte djali, e ëma pa një ëndërr, në të cilën vajza parashikoi që ai do të shkatërronte gjithë botën n luftërat. Dhe meqë kjo ishte një ëndërr e keqe, djalit ia vunë emrin Aleksandër. Pra, Aleksandër - a lig andër, është ëndërr e ligë, e keqe.

Pra, emri i tij jep më qartë që ai vinte jo vetëm nga familje me prejardhje pellazge (paraardhësit e Ilirëve), por edhe që emri i tij shqipërohet vetëm me Shqipen e sotme dhe me asnjë gjuhë tjetër në botë, pavarësisht varianteve të ndryshme dhe pavarësisht se s’dihet se cila prej tyre është e saktë. Etimologjikisht emri Aleksandër rrjedh nga gjuha shqipe që do të thotë: Leka a në andër, ose më ndryshe: Leka është në ëndërr, për shkak se ai kishte ëndërr pushtimin e botës.

Lekë është baza e emrit Aleksandër, ndërsa Aleksandër është mbiemër i formuar nga një tog fjalësh shqipe. Më vonë, emri Aleksandër është greqizuar. Por, kurrsesi nuk i është humbur kuptimi që ka në gjuhën shqipe. Vlen të përmendet se në disa fshatra arbëreshe akoma ekziston toponimi Leksandër që i përgjigjet mjaft mirë etimologjisë që përshkruam më sipër. Një tjetër supozim për etimologjinë e emrit Aleksandër është: A le si në andërr për shkak se nëna e tij, Myrtali (Olimbia)) shpeshherë kishte parë në ëndërr se do të sillte në këtë botë një djalë që do ta ndryshonte epokën.

Sipas disa studiuesve të huaj Aleksandri i Madh quhej Meriamun Aleksandri, këtë mendim studiuesit e mbështesin në një mbishkrim që është gjetur në Egjypt, ku thuhej në një citim “Meryamun setepenra Aleksandros” (Meriamuni i mbiquajtur Aleksandër). Kjo është një dëshmi që tregon se emri Aleksandër është i mëvonshëm. Ose më mirë të themi që është llagap. Shpesh herë duhet të na punojë logjika e thjeshtë për të mësuar shumë të fshehta të njerëzve në kohën antike.

Emri i pagëzimit të Aleksandrit ishte Meriamun, një emër që zbërthehet në gjuhën shqipe të dialektit gegë: MER-JAM-UN. Sot, e gjithë popullsia shqiptare e Maqedonisë Veri-Perëndimore thonë: MER JAM UN, që në gjuhës standarde është: MIRË JAM UNË. 1. Po ta ndajmë emrin ALEKSANDËR në tre pjesë do të lexojmë tre fjalë, A-LEKS-ANDËR, që do të thotë: A është fjala e sotme shqipe ËSHTË, LEKS është emri LEK dhe ANDRA është një fjalë e vjetër pellazgje që e përdorin grekët sot, dhe do të thotë BURRË. Pra, emrin ALEKSANDËR do të thotë: LEKA ËSHTË BURRË.

Dhe me të vërtetë Leka ishte burrë i madh që mbeti në historinë e botës. Sot shqiptarët emrin Aleksandër e kanë në disa variante si: ALEKS, SANDËR, LEKSANDËR, LEKË = ALEKSANDËR. Shqiptarët që njihen ne Itali me emrin Arbëreshë dhe në Greqi me emrin Arvanitas në vend të emrit Aleksandër ata përdorin Leksandër. Duhet të dimë që në kohët e lashta njerëzit shpeshherë e humbnin emrin e pagëzimit dhe thirreshin me llagapet e tyre.

Më vonë llagapet u bënë mbiemrat e familjeve. 2. Një variant tjetër mund të të jetë për zbërthimin e emrit Aleksandër dhe A-LEKS-ANDËR. Mundet që fjala ANDËR të ketë kuptimin e fjalës ËNDËRR. Pra, LEKA ËSHTË NË ËNDËRR. Ka mundësi që ketë Llagap ta ketë marrë nga gjeneralët e tij kur Aleksandri deklaronte që do të pushtonte të tërë botën. Dhe ata ndoshta mërmëritni se LEKA ËSHTË NË ËNDËRR. Sot në Greqi ndodhet një ishull me emrin ANDRA.

Gjatë një studimi të bërë në vitin 2001 për këtë ishull është zbuluar se ky ishull banohej që në shekullin e XII nga Shqiptarët. Edhe sot ishulli Andra (ËNDRRA) banohet nga 90% e popullsisë që flet në familje gjuhën shqipe, pra nga shqiptarë që njihen me emrin ARVANITË. Ishulli ANDRA ka 27 fshatra shqipfolës, toponime, dhe mbiemrat e familjeve janë të kuptimit të gjuhës shqipe. Ndoshta Llagapi ALEKSANDËR mundet të rrjedhi nga fjalët A LEKA ANDËR (A=Asht, pra: ASHT LEKA (NË) ANDËR(R).

3. Varianti i tretë i emrit Aleksandër ndoshta mund të zbërthehet në këtë formë: A = Asht, LE = Lind, KS = Si, ANDER = Andër, që ka kuptimin: Asht Le Si Andër(gëgërisht) dhe Është Lindur Si Ëndërr (toskërisht), do thotë se, Meriamuni është i bukur si ëndërr, a le si andër e bukur, është lindur si një ëndërr e bukur. Kështu tri variantet e kuptimit të emrit ALEKSANDËR na japin tre emra kuptimplotë: 1. A LEKA BURRË (ANDRO)=LEKA ËSHTË BURRË,

2. A LEKA NË ANDER=LEKA ËSHTË NË ËNDËRR dhe 3. A LE (K)SI ANDER=ËSHTË LINDUR SI ËNDËRR. Cili nga këto tri variante është i vërteti? Apo ekzistojnë dhe variante tjera? Askush nuk mundet të thotë me siguri të plotë, por që emri Aleksandër është me përmbajtje pellazgo-ilire dhe si rrjedhim i kësaj është emër shqiptar, këtë askush nuk mundet ta mohojë, as të huajtë, dhe as shqiptarët e luhatshëm e mendjelehtë.

Origjina ilire e Aleksandrit të Madh

Më lartë kemi sjellë origjinat familjare të Filipit II dhe Olimpisë që vijnë nga fiset ilire. Filipi ishte djali i Euridikës, e cila vinte nga fisi ilir i Lynkestëve. Filipi ishte lindur nga një nënë ilire dhe Olimpia nënën dhe babain e kishte ilir. Pra, shkencërisht, Aleksandri i Madh është Ilir (Shqiptar), duke patur parasysh se logjika na shpie se nëna është ajo që përcakton babain e fëmijës. Aleksandri ishte djali i ilirit Filip, nipit të Lynkestëve dhe ilires Olimpia, bijë e fisit ilir të Epirotëve.

Emri i pagëzimit të Aleksandrit ishte Meriamun, një emër që zbërthehet me anë të dialektit gegë të gjuhës shqipe: Mer iam un=MER-JAM-UN. Sot shumica e popullit shqiptar në Maqedoni ende thonë: MEJR JAM UN, që në gjuhës standarde është: MIRË JAM UNË. Aleksandri ishte mbajtës i Përkrenares Dybrirëshe të Cjapit, që e kishte traditë dhe trashëgim nga Kryeperëndia e Olimpit të Pellazgëve - Zeusi. Më vonë këtë Përkrenare do ta mbante Pirro i Epirit dhe Gjergj Kastrioti - Skënderbeu. Gjuha që u fliste Aleksandri miqve të tij ishte ilirishtja e dialektit gegë të Maqedonisë. Aleksandri greqishten e mësoi në rini nga Aristoteli.

Dijetari i lashtësisë, Straboni (63 p.e.s. – 19 p.e.s.), në serinë prej 17 vëllimesh, të quajtur Geographia, në vëllimin VII shkruan: “Shqiptarët dhe Maqedonët flasin të njëjtën gjuhë, kanë të njëjtat sjellje në zakonet e tyre, i presin flokët njësoj dhe kanë aq gjëra të tjera të përbashkëta sa janë të shumtë ata që e kuptojnë Maqedoninë deri në Korfuz”. Sir William Woodthorpe Tarn i Akademisë Britanike njihet botërisht se ka shkruar veprën madhore mbi Aleksandrin (Lekën e Madh), të titulluar: W. W. Tarn, Alexander the Great, Beacon Press, Boston, 1966.

Në hyrjen e këtij libri shkruhet: “Aleksandri kishte nga babai (Filipi II) dhe e ëma e tij (Olimpia) gjak Ilir, domethënë Shqiptar. Filipi II thirri shqiptarin e famshëm Aristotel (384-322 p.e.s.), që kishte mësuar mënyrat e grekërve, për t’i dhënë dituri birit të tij, Lekës”. Lou Giaffo, shkruan: “Për të qenë të sigurt, ka pasur një numër të madh shqiptarësh që kanë hijeshuar faqet e historisë, antike e moderne, por ata u kanë shërbyer kryesisht vendeve të tjera – dhe këto vende i kanë përvetësuar si të tyret.

Aleksandri i Madh, për shembull, ishte shqiptar puro nga ana e nënës (Olimpia ishte një princeshë epirote) dhe iu desh ta pushtonte Greqinë disa herë derisa grekët e pranuan si të vetin.” Mary Edith Durham, shkruan: “Që nga fillimi që dimë, gadishulli ishte i banuar nga thrakët, maqedonët dhe ilirët – popuj të egër, jo-grekë: një masë e fisesh të egra të drejtuara nga prijës. Ata duket të kenë qenë ngushtësisht të afërt në racë. Forma e të folursë së tyre është e panjohur. “Nëse trakët” thoshte Herodotus “do të ishin nën qeverisjen e një individi të vetëm ose të bashkuar mes tyre, fuqia e tyre, sipas mendimit tim, do t’i bënte ata të pathyeshëm, por kjo është diçka e pamundur.”

Henry Fanshawe Tozer, shkruan: “Heronjtë historikë të Shqipërisë janë Aleksandri i Madh, Pirroja dhe Skënderbeu dhe në kohërat moderne, nëse është e lejueshme të përmendim një që në njëfarë mënyre ka lidhje me këta emra të mëdhenj-Ali Pashë Tepelena. E gjitha kjo është në mënyrë intersante në historinë e vendeve rreth tyre; pjesa tjetër është një seri pushtimesh të përkohshme dhe sulmesh barbare, efektet e të cilëve ishin kalimtarë dhe nuk kanë influencuar në mënyrë të qëndrueshme as njerëzit vetë e as racat fqinje.

Aleksandri ishte i lidhur me Shqipërinë nëpërmjet nënës së tij Olimpia, e cila ishte një princeshë epirote...” George Gordon N. Byron, pohon se: Aleksandri i Madh lindi në Pella të Maqedonisë, por afërsia e saj me Shqipërinë moderne dhe fakti që nëna e tij Olimpia i përkiste derës mbretërore të Epirit, janë një përligjje e mjaftueshme për pikshikimin poetik ndaj tij si të kishte lindur në Shqipëri. Wadham Peacock, shkruan: “Pak më vonë Aleksandri, mbreti i mollosëve, në jug të Shqipërisë, kreu një ekspeditë në Itali dhe në këtë mënyrë e vuri Romën në kontakt me brigjet e përtejme të Adriatikut.

Të gjitha këto mbretëri të vogla ishin qartësisht ndarje të thjeshta të së njëjtës racë dhe ishin të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Motra e Aleksandrit, mbretit të mollosëve, ishte nëna e Aleksandrit të madh; burrat që marshuan në Babiloni, Persi dhe Indi ishin stërgjyshërit e shqiptarëve dhe Epiri e Iliria ndanë mes tyre konfuzionin që pasoi nga vdekja e pushtuesit të madh, i cili e kishte deklaruar veten si shqiptar, madje me një drejtësi të lartë. Pirro, mbreti luftëtar i Epirit, ishte padyshim një shqiptar dhe rreth 60 vjet pas vdekjes së tij, Agroni u shfaq nga pështjellimi si mbret i mbretërisë së Bardhylit dhe gjithashtu të Epirit.

Ashtu si kushëriri i tij, Aleksandri i Madh, ai ishte një luftëtar i klasit të parë dhe po ashtu si ai, ai vdiq pas një dehje të rëndë, duke lënë një vejushë, Teutën, e cila ishte një grua me forcë të madhe karakteri.” George Fred Williams, shkruan: “Nuk është çudi në se njerëzit që kanë studiuar gjuhën Shqipe të thonë se kjo është gjuha origjnale e Homerit dhe që grekërit e morën nga poetët Pellazgjike të shumtën e këngëve të trimërive dhe ato heroike.

Sa dituri e madhe e pret arkeologun kur toka Shqiptare do të hapi thesarin e historisë Pellzagjike! Këta dhe shumë rrjedhime të tjera provojnë që Shqiptarët sot janë mbi tokën e të parëve dhe flasin gjuhën e stërgjyshëve të tyre. Edhe përpara se dega helene të njihej në malet e Thesalisë, Shkodra, qyteti kryesor i Shqipërisë, qe pa dyshim kryeqyteti i mbretërisë madhështore të Ilirisë. Shqipja qe gjuha amtare e Aleksandrit të Madh që pushtoi botën dhe e Pirros së Epirit, një nga gjeneralët më të mëdhenj që përmend historia dhe përballues i fundit i ushtrive pushtuese Romake.”

Fletcher Pratt, shkruan: “...grekët shpesh i mohuan atij emrërtimin si grek dhe ai ishte gjithmonë i ndërgjegjshëm për gjakun ilir; tashmë në interes të kulturës greke ai kishte përmbysur armiqtë e Greqisë dhe fitoi perandorinë e gjithë botës që njihej. Zeus-Amon ishte zoti i diellit; gjithçka i ishte kushtuar shkëlqimit të tij dhe Aleksandri e konceptoi si detyrë që t’ua shpinte të gjithëve.” Rebeca West, shkruan: “Aleksandri i Madh kishte princeshë ilire për gjyshe e për nënë dhe ai e babi i tij luftuan në beteja të mëdha kundër vendit të tyre. ...

Iliria e mbajti kokën lart ndërmjet fuqive lindore me të cilat Roma nuk u barazua kurrë në finesë dhe shkëlqim; Aleksandri i Madh, krah të cilit çdo roman duket një mediokër, ishte në tre të katërtat e tij një ilir; dhe pasi ilirët u pushtuan, ata prodhuan shumë burra, të cilët duke ndërhyrë në punët e Romës, bënë që të duken të vegjël të gjithë bashkëmoshatarët me vendlindje Italinë.” Lewis Vance Cummings, shkruan: “Legjitimiteti i Aleksandrit u vu në dyshim nga Filipi dhe atje kishte edhe shumë shovinistë në atë tokë që e qesëndisnin si biri i Olimpias, një gjysëm barabar, duke shpërfillur se u vinte për mbarë, të thonin se edhe Filipi vetë dhe dy mbretër para tij ishin gjithashtu bij grashë ilire.”

Konrad Bercovici, shkruan: “Është më shumë se e mundur se Aleksandri i Maqedonisë ishte me origjinë shqiptare.” George H Blakeslee dhe G. Stanley Hall, shkruajnë: “Shqiptarët kanë një histori heroike, por të pakumtuar (të pa zbuluar, të pashpallur). Ata i kanë dhënë botës Aleksandrin e Madh dhe Krispin, kryeministrin e parë të Italisë. Të dy këta burra janë me origjinë shqiptare.

Heroi kombëtar i madh, megjithatë, është Skënderbeu, i cili në shekullin e XV shkatërroi ushtritë turke të cilat pushtuan Shqipërinë. Përgjatë kohës që ai jetoi, Shqipëria ishte e pavarur. Por pas vdekjes së tij, Turqia ristabilizoi sundimin e saj shtypës dhe me përjashtim të një Ilirie të pjesëshme në Shqipërinë jugore, siguruar në shek.XVIII nga Ali Pashë Tepelena, shqiptarët vazhduan të ekzistojnë nën sundimin e sulltanit”. Edhe pse të dhënat për Aleksandrin e Maqedonisë janë filtruar prej bizantinëve, megjithatë, nëse Leka i Madh do të ishte grek, atëhere atij do t’i kishte ngelur emri “Aleksandri i Greqisë”, e jo Aleksandri i Maqedonisë.

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Fri Apr 27, 2012 6:47 pm


Tomas Edison


Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 Thomas_Edison

Thomas Alva Edison (11 Shkurt 1847 – 18 Tetor 1931) ishte një shpikës amerikan, shkencëtar dhe biznesmen i cili ka zhvilluar shumë pajisje që ndikuan në jetë në gjithë botën, duke përfshirë gramafononin, kamerën e filmit, dhe llambën elektrike. I quajtur "Magjistari i Menlo Park" (tani Edison, New Jersey), nga një reporter i një gazete, ai ishte një nga shpikësit e parë që ka zbatuar parimet e prodhimit në masë dhe punën e madhe të përbashkët në procesin e shpikjes, dhe për këtë arsye është kredituar shpesh me krijimin e laboratorit të parë të hulumtimit industrial.

Edison është konsideruar si shpikësi i tretë më pjellor në histori, duke mbajtur 1.093 patenta të SHBA në emrin e tij, si dhe shumë patentave në Mbretërinë e Bashkuar, Francë dhe Gjermani. Ai është kredituar me shpikje të shumta që kanë kontribuar në komunikim masiv dhe, në, veçanti telekomunikacion.

Këto përfshinin stock ticker, një regjistrues vote mekanik, bateri për makinë elektrike, energji elektrike, muzikë të regjistruar dhe filma. Puna e tij e përparuara në këto fusha ishte rezultat i karrierës së tij të hershme si një operator telegrafi.

Edison i dha rrugë konceptit dhe zbatimit të energjisë elektrike dhe shpërndarjes në shtëpi, biznese, dhe fabrikat - një zhvillim i rëndësishëm në industrializimin e botës moderne. Stacioni i tij i parë i prodhimit të energjisë elektrike ishte në Manhattan Island, New York.

Jeta e hershme

Thomas Edison lindi në Milan, Ohio, dhe u rrit në Portin Huron, Michigan. Ai ishte fëmija i shtatë dhe i fundit i Samuelit Ogden Edison, Jr (1804-1896, i lindur në Marshalltown, Nova Scotia, Kanada) dhe Nancy Matthews Elliott (1810-1871). Babai i tij u desh që të largohej nga Kanada për shkak se ai mori pjesë në rebelimin e pasuksesshëm Mackenzie më 1837.

Edison konsideronte veten të jetë me origjinë holandeze. Në shkollë, Edisoni i ri shpesh herë shëtiste, dhe mësuesi i tij Reverend Engle u dëgjua duke e thirrur atë "i hutuar". Kjo i dha fund tre muajve të shkollimit zyrtar të Edisonit. Edison kujton më vonë, ".

Nëna ime ishte bërë për mua ajo ishte aq e vërtetë; dhe unë e ndjeva se kam diçka për të jetuar, dikush që nuk duhet ta zgënjej." Nëna e tij e shkolloi në shtëpi atë. Pjesa më e madhe e shkollimit të tij erdhi nga leximi i R.G. Parker's School nga Natural Philosophy dhe The Cooper Union. Edison zhvilloi probleme të dëgjimit në moshë të re.

Shkaku i shurdhërimit të tij i atribuohet një periudhe të fruthit të keq gjatë fëmijërisë dhe infeksionet e patrajtuara te veshit. Familja e Edisonit u detyrua të shpërngulej në Port Huron, Michigan, kur hekurudha e anashkaloi Milanon në vitin 1954, por jeta e tij atje qe edhe e hidhur edhe e ëmbël.

Ai shiste karamele dhe gazeta në trenat që lëviznin nga Porti Huron deri në Detroit, dhe ai shiste perime të shtonte të ardhurat e tij. Kjo filloi periudhën e gjatë të menagjimit të ndërmarrjeve ku ai zbuloi talentet e tij të biznesit (ose si biznismen). Këto talente përfundimisht e çuan atë në themelimin e 14 kompanive, përfshirë General Electric, e cila ekziston ende si njëra nga kompanitë më të mëdha publike tregtare në botë.

Edison u bë një operator telegrafi pasi ai e shpëtoi tre-vjeçarin Jimmie MacKenzie nga goditja e një treni në arrati. Babai i Jimmy-t, agjent stacioni J.U. MacKenzie nga Mount Clemens, Michigan, ishte aq mirënjohës dhe trajnoi Edisonin si një operator telegrafi.

Puna e parë e Edisonit si telegrafist ishte jasht Portit Huron në Stratford Junction, Ontario, në Grand Trunk Railway. Në 1866, në moshën 19, Thomas Edison shpërngulet në Louisville, Kentacky, ku ishte puntor i Western Union, ai punoi në agjenci të lajmeve Associated Press. Edison kërrkoi turnin e natës, e cila i lejoi shumë kohë të kaloj në lexim dhe ekperimente.

Përfundimisht, ky i fundit para-profesion kushtoi punën e tij. Një natë në 1867, ai ishte duke punuar me një akumulator kur ai i derdhi acid sulfurik mbi dysheme. Ajo kaloi nga dërrasa e dyshemesë në tavolinën e shefit të tij më poshtë.Mëngjesin tjetër Edisoni u shkarkua.

Njëri nga udhëheqësit e tij në vitet e hershme ishte një telegrafist dhe shpikës quhej Franklin Leonard Pope, i cili lejoi që fëmijët e varfër të jetojn në bodrumin e shtëpisë së tij në Elizabeth, New Jersey. Disa nga shpikjet më të hershme të Edisonit ishin të lidhura me telegraf, duke përfshirë një sahat të aksioneve. Patent tij i parë ishte për regjistrues elektrik vote, (US Patenta 90.646), e cila u dha më 1 qershor, 1869.

Martesa dhe fëmijët

Më 25 dhjetor, 1871, Edisoni u martua me 16 vjeçaren Mary Stilwell, të cilen e kishte njohur dy muaj më parë e cila ishte puntore në njëren nga shitoret e tij. Ata patën tre fëmijë.

Marion Estelle Edison (1873–1965), nofka "Dot"
Thomas Alva Edison, Jr. (1876–1935), nofka "Dash"
William Leslie Edison (1878–1937) Shpikës, diplomuar në Sheffield Scientific School në Yale, 1900.

Mary Edison vdiq më 9, gusht 1884, dyshohet nga një tumor ne tru.

Më 24 Shkurt 1886, në moshën 39 vjeçare, Edison martohet me 20 vjeçaren Mina Miller në Akron, Ohio. Ajo ishte vajza e një shpikësi Lewis Miller, bashkë-themelues i institucionit Chautauqua dhe ndihmues financiar. Ata patën tre fëmijë:

Madeleine Edison (1888–1979), e cila e martuar me John Eyre Sloane.
Charles Edison (1890–1969), i cili mori përsipër kompaninë pas vdekjes së babait të tij dhe i cili më vonë u zgjodh Guvernator i New Jersey-it. Ai gjithashtu u ngarkua me laboratorët eksperimental të babait në West Orange.
Theodore Edison (1898–1992), (MIT Physics 1923), kishte më shumë se 80 patenta në kredit të tij..

Mina Miller jetoi më gjatë se Thomas Edison, vdiq më 24 Gusht 1947.

Thomas Edison filloi karrierën e tij si një shpikës në Newark, New Jersey, me pushkë automatike dhe pajisjet të tjera të përmirësuara telegrafike, por shpikja, e cila e para e beri atë të njohur ishte gramafoni në vitin 1877. Kjo arritje ishte aq e papritur nga ana e publikut të gjerë sa për të dalë gati magjike. Edison u bë i njohur si "magjistar i Menlo Park," New Jersey.

Gramofoni i tij i parë u regjistrua në letër varaku rreth një cilindri, por kishte cilësi të dobët të zërit dhe regjistrimi mund të luhej vetëm disa herë. Në vitin 1880, një model i ridizajnuar i gramofonit duke përdorur cilindra dylli me karton ishte prodhuar nga Alexander Graham Bell, Chichester Bell, and Charles Tainter. Kjo ishte një arsye që Thomas Edison vazhdoi punën në e tij në "gramafon të përsosur."

Risi e rëndësishme e Edisonit ishte laboratori i parë për hulumtim industrial, i cili ishte ndërtuar në Menlo Park, New Jersey. Edisoni ndërtoi laboratorin nga fondet e shitjes së telegrafit "quadruplex". Pas demonstrimit të telegrafit, Edisoni nuk ishte i sigurt se plani i tij origjinal që ta shiste për $4000 - $5000 ishte i drejtë, kështu që ai kërrkoi nga Western Union të bëjë një ofertë. Ai ishte i habitur kur dëgjoi që ata ofrojnë $10.000, ofertë që ai e pranoi me mirënjohje. T

elegrafi "quadruplex" ishte suksesi i parë i madh financiar nga Edisoni, dhe Menlo Park u bë institucioni i parë i krijuar me qëllim të veçantë për prodhimin dhe përmisimin e vazhdueshëm të teknologjisë. Edisonit i atribohen shumica e shpikjeve atje edhe pse shumë punonjës kryen hulumtime dhe zhvillime nën drejtimin e tij. Stafit të tij u tha që të ndjekin udhzimet e tij në kryrjen e hulumtimit, dhe ai i shtynte fortë për të prodhuar rezultate.

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 Edison_bulb

William J. Hammer, një konsultues inxhinierisë elektrike, filloi detyrën e tij si asistent laboratori për Edisonin në dhjetor 1879. Ai ndihmoi në eksperimente në telefon, gramofon, hekurudhat elektrike, separator mineral hekuri, llambë elektrike, dhe në zhvillimin zbulimeve të tjera.

Megjithatë, Hammer ka punuar kryesisht në "llambë elektrike të flaktë" dhe ishte vënë në krye të testeve dhe të dhënat në këtë pajisje. Në 1880, ai u emërua kryeinxhinier i punëve të Edisonit në llambë. Në vitin e tij të parë, the plant nën Menaxherin e Pëgjithshëm Upton Francis Robbins përfundoi 50,000 llamba. Sipas Edisonit, Hammer ishte "një pioner i ndriçimit të llambës elektrike".

Pothuajse të gjitha patentat e Edisonit ishin patenta të shërbimeve, të cilat ishin të mbrojtura për një periudhë 17-vjeçare dhe të përfshira në shpikje apo procese që janë elektrike, mekanike, ose kimike në natyrë. Rreth dymbëdhjetë ishin patenta të dizajnimit, të cilat mbrojnë një dizajn dekorativ deri në një periudhë 14-vjeçare. Si në shumicën e patentave, shpikjet që ai përshkroi ishin përmirësime mbi njohuritë e mëparshme.

Patenta e gramafononit, në të kundërt, ishte e pashembullt siq përshkruhet si pajisja e parë për të regjistruar dhe riprodhuar tingujt. Edison nuk ishte i pari që e shpiku llambën elektrike, por në vend shpiku llambën e parë komerciale. Shumë shpikës më parë kishin hartuar llamba inkadashente duke përfshirë Henry Woodward, dhe Mathew Evans.

Të tjerët që zhvilluan herët jo komercialisht llambat elektrike duke përfshirë Humphry Davy, James Bowman Lindsay, Moisiu G. Farmer, William E. Sawyer, Swan Jozefi dhe Heinrich Gobel. Disa nga këto llamba të hershme kishin jetë tepër të shkurtër, shpenzime të larta për të prodhuar, dhe të lartë elektrik aktual të tërhequr, duke i bërë ato të vështira për të aplikuar në një shkallë të madhe komerciale. Në 1878, Edison aplikoi termin fije e hollë tek teli me ngjyra të ndezura, edhe pse shpikësi Anglez Joseph Swan kishin përdorur termin para tek kjo.

Swan zhvilloi një dritë të flaktë me një fije e hollë të gjatë e të qëndrueshme në të njëjtën kohë si Edison, llamba më parë e Swan nuk kishte rezistencë të lartë të nevojshme për të qenë pjesë efektive e shërbimeve elektrike. Edison dhe bashkë-punëtorët e tij u vunë në detyrë për krijimin e llambës më gjatë të qëndrushme.

Pak më shumë se një dekadë laboratori i Edisonit në Menlo Park ishte zgjeruar për të zënë dy blloqe të qytetit. Edisoni tha se donte që laboratori të ketë "pjesë e pothuajse çdo materiali". Një artikull gazete i shtypur në 1887 tregon seriozitetin e kërkesës së tij, duke deklaruar laboratori përmbanë "tetë mijë llojet të kimikateve, çdo lloj dado, çdo madhësi të gjilpërës, çdo lloj kabllo apo tela, flokët e njerëzve, kuajve, derrave, lopëve, lepujve, dhive, deveve ... mëndafsh në çdo cilësi, gëzhoja lloje të ndryshme thundrave, dhëmbët peshkaqenit, brirë dreri, breshkë ... rrëshirë, llak dhe vaj, të gjitha mineralet ... "dhe lista vazhdon.

Në 1877-1878, Edison shpiku dhe zhvilloi mikrofonin me karbon i cili përdorej në të gjithë telefonat së bashku me marrësin Bell deri në 1980. Pas procesit gjyqësor patentë, në 1892 një gjykatë federale vendosi se Edison e jo Emile Berliner ishte shpikësi i mikrofonit me karbon. Mikrofoni me karbon është përdorur po ashtu në radio dhe punë publike gjatë viteve 1920.

Refuzimi i Çimit Nobel

Të dy Tomas Edisoni dhe Tesla u permendën si laureatë të mundshëm për nobel në 1915. Pavarësisht nga kontributet e tyre shkencore, ata kurrë nuk e morrën këtë cmim. Mendohet se arsyeja ishte armiqësia mes tyre. Ka dëshmi se secili ka minimizuar arritjet e tjera për ta marrë çmimin, që të dy e refuzuan çmimin nese te tjerë e marrin dhe të dy hodhen poshtë mundesinë për ndarjen e çmimit.

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Sat Apr 28, 2012 6:37 pm


Jean-Jacques Rousseau

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 Jean-Jacques_Rousseau_%28painted_portrait%29

Jean-Jacques Rousseau (Zhan Zhak Ruso) (1712-1778), mendimtar e shkrimtar i famshëm frëng

Zhan Zhak Ruso konsideronte se te gjithë njerzit, për nga natyra, janë të barabartë. Sipas Rusos pushteti i përket popullit dhe ai duhet të vendosë për mënyrën e qeverisjes së vendit. Ai ishte për heqjen e mbretërisë dhe vendosjen e republikës.

Nuk mund të ketë atdhetarizëm pa liri, liri pa virtyt, virtyt pa qytetar; krijoni qytetarin dhe keni çdo gjë që iu nevojitet; pa atë ju keni asgjë, përveçse skllevër që nga sundimtari e deri poshtë.Rusoi e zhvilloi karierën e tij gjatë iluminizmit françez, në epokëm e arsyes, e cila ne Francën e shekullit të tetëmbëdhjetë dominohej nga Volteri (1694-1778), Monteskie (1689-1755), Didero (1713-1784), Kadorcet (1730-1794), Holbah dhe të tjerë, të cilët njiheshin si filozofët e asaj kohe.

Këta burra ishin zërat disidentë të kohës, të cilët ndryshuan mënyrat tradicionale të mendimit për fenë, qeverinë dhe moralin. Duke besuar se arsyetimi njerëzor është drejtuesi më i sigurt i fatit të njeriut, ata theksonin se, “arsyetimi është për filozofinë, ndërkohë që lutjet janë për të krishterët”. Kjo është tema e Enciklopedisë (1751-1780) së shquar të Dideroit dhe Dalamberit, e cila përmbante idetë më thelbësore të filozofëve, dhe që në vitin 1780 arriti në 35 volume.

Pikërisht në këtë klimë të gjallë intelektuale, Rusoi hyri me një autoritet të pabesueshëm. Me gjithë arsimimin e pakët formal, që kishte marrë, ai paraqiti një sere idesh rreth natyrës njerëzore me një force të tillë, saqë mendimi I tij, së fundi, mbizotëroi mbi mendimet më mbresëlënëse të kohës.

Zhan Zhak Ruso lindi në Gjenevë, më 1712. E ëma I vdiq pak ditë pas lindjes së tij dhe I ati, një arëbërës, e la atë në moshën dhjetëvjeçare nën kujdesin e tezes, e cila dhe e rriti. Mbas qëndrimit dy vjet në konvikt, për të cilën thoshte ai më pas, në veprën e tij Rrëfimet.

Më mësuan atje të gjitha mbeturinat e panevojshme që ka fituar emir arsim, atë e tërhoqi përsëri tezja e tij dhe kështu në moshën 12 vjeçarte, arsimimit të tij formal I erdhi fundi. Mbasi punoi një kohë të shkurtër si çirak në gdhendjen e orëve, ai e la Gjenevën dhe shëtiti nga njëri vend në tjetrin, duke takuar njerëz të ndryshëm, të cilët e ndihmuan atë, që të jetonte dhe e drejtuan tek disa bemires të fuqishëm.

Gjatë kësaj kohe ai lexoi libra dhe zhvilloi aftësi tjera në muzikë. Më pas ai filloi endjet nëpër Francë, ku u gjend nën kujdesin e një gruaje fisnike, Mme. De Warrens, e cila ngulmoi në arsimimin e tij të mëtejshëm dhe u përpoq t'i gjente një punë.

Puna e tij më e qëndrueshme ishte kopjimi i notave muzikore, megjithëse një farë kohe ai punoi si tutor i fëmijëve të M. De Mably, i cili ishte kryetar i Lionit. Më vonë u bë sekretar i ambasadorit francez në Venecia. Ai ishte një fëmijë i shkëlqyer, i cili mësoi shumë herët të lexonte.

Në moshën dymbëdhjetë vjeçare, Rusoi lexoi një pjesë nga veprat e klasikëve si Platon, Virgil, Horac, Montaine, Paskal dhe Volter, të cilët, me larminë e ideve të tyre, ndikuan fuqishëm në imagjinatën e tij. Nga Lioni ai shkoi në Paris, i pajisur me një sërë letrash prezantuese nga familja Mably, ku ai punoi.

Kjo e ndihmoi atë që të takonte disa nga njerëzit më të shquar të kryeqytetit të Europës. Këtu ai mbeti i mahnitur nga kontrasti i fisnikëve të pasur me artizanat e djersitur, nga madhëesia e katedraleve, me idetë heretike të Volterit, me hareme e sallone dhe skena tragjike të lagjeve të varfëra.

Megjithëse ai takoi shumë njerëz të shquar, duke përfshirë dhe Dideron dhe filloi të ngjiste me shpejtësi shkallët e shoqërisë së lartë franceze, brenda vetes ai ruajti, veçanërisht me gratë, pasojat e vegjëlisë Më 1746 ai krijoi një lidhje të gjatë me një sherbetore të paarsimuar, Therese Levasseur, me të cilën përfundimisht u martua më 1768. Karriera letrare e Rusoit filloi me esenë e tij Debat për artet dhe shkencën (1750), e cila ishte më vone dhe fituese çmimi.

Me një forcë të madhe emocionale, këtu, ai këmbëngul se morali është i korruptuar nga zëvendësimi i besimit me shkencën, nga ndjeshmëria artistike, nga imoralja në letërsi dhe nga vendosja e ndjenjave mbi logjikën. Kjo ese e bëri Rusoin menjëherë të famshëm, gjë që e çoi Dideronë të thoshte se ai kurrë nuk kishte parë një shembull të tillë suksesi. Më pas ai vazhdoi më 1752, me operetën Le Devin du Village, e cila u shfaq përpara mbretit dhe elitës së tij dhe më pas paraqiti komedinë Narcisi, të luajtur nga komedia franceze.

Dy vepra të rëndësishme u shfaqën më 1755 " Debat" për origjinën e pabarazisë ndërmjet njerëzve dhe a është ajo e autorizuar nga ligji natyror? dhe së dyti" Një debat për Ekonominë politike" , e cila u botua në Enciklopedi.

Më 1761, Rusoi botoi një histori dashurie, Juli ose Helioza e re, e cila u bë një nga romanet më të shquara të shekullit XVIII.

Libri i tij Emili, i botuar më 1762, ofroi një propozim të guximshëm për një arritje të re në arsim dhe gjithashtu përmbante një pjesë provokative tek Rrëfimet e besimit të Savoyard Vicarit, e cila ishte një kritikë ndaj institucioneve fetare, të cilat përkrahnin rëndësinë e besimit për njerëzimin. Në të njejtin vit ai publikoi veprën e tij më të famshme, Kontrata Sociale, në të cilën ai kërkoi të përshkruante kalimin nga primitivizmi në shoqëritë civile dhe ti përgjigjej pyetjes pse ligjet e kësaj shoqërie, të cilët qeverisin njerëzit janë legjitime.


Ditët e fundit të Rusoit ishin të trishtueshme, pasi shëndeti i tij po keqësohej, në një kohë kur ai vuante edhe nga një paranojë e theksuar.

Gjithashtu librat e tij u kritikuan disa herë si nga kisha ashtu edhe nga shtetit, dhe ata hapën fjalën se Rusoi duhej të arrestohej dhe duhej te sillej në burgun Concierge, në Pallatin e Drejtësisë. Kështu që, ai u arratis dhe në këtë kohë pranoi ftesën e David Hjumit për ti bërë vizitë atij në Angli ku kaloi gjashtë muaj. Ai u kthye në Francë i bindur se armiqtë e tij kishin pushuar së shpifuri për të.

Kur i treguan se Volteri kishte vdekur, ai tha:"Jetët tona ishin të lidhura ngushtë me njëra tjetrën. Unë nuk do të jetoj shumë pas tij".

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Mon Apr 30, 2012 3:54 pm


Tomas Robert Maltus


Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 220px-Thomas_malthus

Tomas Robert Maltus (13 shkurt 1766 - 29 dhjetor 1834), prift, demograf dhe ekonomist anglez, i popullarizuar me veprën “ Essay on the principe of Population”



Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 250px-An_Essay_on_the_Principle_of_Population


(“Mbi parimet e popullatës”), të botuar në vitin 1798 në Londër, lindshmërinë dhe popullsinë në përgjithësi i konsideronte madhësi të pandryshuar në hapësirë dhe kohë. Popullsia dhe varfërimi i saj, sipas tij, nuk vareshin nga kushtet shoqëroro-historike dhe institucionet sociale, por nga të ashtuquajturat ligjet konstante natyrore.

Siaps tij, meqenëse do të vinte deri te kufizimi i mjeteve për ekzistencë, gjë që nuk e vërtetoi zhvillimi i mëvonshëm material e mendor i njerëzimit, duhej ndërmarrë një varg masash të karakterit preventiv dhe pozitiv për zvogëlimin e lindjeve.

Preferonte që numri i lindjeve të kufizohej me abstenim moral dhe ngurim seksual, me shtyrjen e martesave dhe me mos hyrje në martesa (celibati), si pengesa preventive, dhe me epidemi, uri dhe luftëra, si pengesa pozitive.

Teoria e Maltusit dhe ithtarëve të tij, është thellësisht antishkencore dhe antihumane.

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Mon Apr 30, 2012 3:59 pm


Nikolo Makiaveli


Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 Santi_di_Tito_-_Niccolo_Machiavelli%27s_portrait_headcrop

Nikolo Makiaveli (Niccolò Machiavelli, Firence, 3 maj 1469 – 21 qershor 1527) ka qenë vëzhguesi më i rrepte i ngjarjeve e i dokeve të kohës së tij por edhe një studiues i kujdesshëm i së kaluarës. Ai ishte muzikant, historian,poet, filozof, politikan dhe dramaturg. Makiaveli ishte edhe një figurë kryesore e Rilindjes dhe zhvillimit të realizmit.

Pas një kohe studimesh të tendosura, në vitin 1498 hyri në jetën politike si sekretar i republikës . Është autori i veprës së famshme Il Principe ("Princi").

Gjatë viteve të jetës së tij politike (1498 - 1512) pati mundësi të njihte ambasadorë, politikanë, princa dhe të studiojë me themel zhvillimin e ngjarjeve.

Sëbashku me Leonardo da Vinçin mendohet si një shembull tipik i njeriut të rilindjes. Ky përcaktim - sipas shumë njerzve - veçorizon në mënyrë më të kryer qoftë njeriun ashtu edhe letrarin dhe jo emërtimin makiavelizëm, që ka hyrë për tjetër gjë në gjuhën e tanishme për të treguar një mençuri dhe një mprehtësi të mendimit kurdoherë të hollë e kulmor

Jeta dhe aktiviteti

Nikolo lindi në Firence më 3 maj 1469. Ai ishte djali i një juristi. Për rininë dhe formimin e tij dihen shumë pak gjëra. Por është e qartë se ishte familjarizuar me poetët kryesorë, filozofët dhe historianët grekë dhe latinë. Zotërimi i shkencave politike dhe njohja e thellë e intrigave të kohës së vet, të dukshme në veprën e tij, të shtyjnë të hamendësosh se Makiaveli u përzie që shumë i ri në jetën politike të qytetit.

Më 1498 u bë sekretar i Këshillit të të Dhjetëve, organizëm i ngarkuar me politikën e jashtme dhe ushtarake të Senjorisë. Në vitet që pasuan, shumë ambasada e çuan në qendrat e mëdha të pushtetit, si në Itali ashtu edhe jashtë. Më 1512, kur ra Republika, Makiaveli humbi detyrat e tij për arsye të pjesëmarrjes së hamendësuar në një përbetim kundër Mediçëve të ardhur në pushtet. I arrestuar dhe i torturuar, u shtrëngua të tërhiqej në pronën e tij në San Kashiano, jo larg Firences.

Po atë vit shkroi veprën e tij më të njohur Il Principe (Princi, që u botua vetëm më 1532), dhe punoi për veprën Fjalë për dekaden e parë të Tit Livit, botuar më 1531. Makiaveli, gjatë këtyre gjashtë viteve, shkroi pjesën më të madhe të shkrimeve të tjera, midis të cilave poema didaktike mbi modelin antik dhe një komedi, Mandragora, botuar më 1524.

Më 1518, ai u bashkua me rrethin politiko-letrar të "Orti Oriçelari" në Firence dhe lexoi aty pjesë të zgjedhura nga vepra e vet. Me ndërmjetësinë e lidhjeve të reja, u fut në punë pranë Mediçëve, nderet e të cilëve kishte kohë që i kërkonte me ngulm.

Duke filluar nga viti 1519, zotërit e Firences i besuan detyra të shumta, pa ndonjë rëndësi të veçantë, dhe sidomos pa ndonjë lidhje me politikën. Për llogari të kardinalit Xhulio de Mediçis, ai krijoi të famshmen Histori të Firences, botuar më 1523.

Makiavelit iu kthye më në fund qytetaria e tij prej borgjezi të Firences, që e lejoi të zgjidhej në të gjitha detyrat e Senjorisë. Më 1526, atëherë kur trupat e Karlit V kërcënonin qytetin, u emërua, me urdhër të papa Klementit VII (një Mediçi), kancelar i shërbimit mbrojtës.

Pas marrjes dhe plaçkitjes së Romës nga Karli V më 1527, Mediçët u detyruan të linin pushtetin në Firencë dhe Makiaveli i humbi përsëri të gjitha funksionet e tij. Vdiq më 22 korrik të po atij viti, në moshën pesëdhjetetetëvjeçare dhe u varros në kishën e Santa Kroçes, kisha më e madhe françeskane e Italisë, një panteon i vërtetë i lavdive fiorentinase.

Lëvizja europiane e humanizmit filloi nga zbulimi i shkrimeve të Antikitetit në Itali, në fillimet e skekullit XV; ai njohu kulmin e tij me veprën e Erazmit të Roterdamit, që bëri një përkthim të ri kritik të Biblës, sipas teksteve origjinale në hebraisht dke në greqisht.

Filologjia moderne kishte lindur, me diskutimin kritik dhe me verifikimin e burimeve për shkrimet e përcjella nga tradita, ndërsa përsosuria e shtypshkronjës nga Gutenbergu siguroi një shpërndarje të gjerë të këtyre punimeve. Shpirti kritik dhe i vetëdijshëm i humanizmit u kap pas teksteve të shenjtëruara nga dogma dhe tradita, duke çuar në një komentar "laik", përballje e vërtetë midis individit dhe Shkrimeve të Shenjta, që eci me shpejtësi në një hap me Reformën.

Reforma e Martin Luterit, e Ulrish Zvinglit dhe e Kalvinit, që filloi në Europën e Veriut rreth njëzet vjet pas ekzekutimit të Savonarolës, kishte elemente të përbashkëta me protestën fetare të dominikanit fiorentinas: një kundërshti ndaj ideve tepër laike dhe vetëkënaqësisë krenare të njerëzve të Rilindjes dhe nënshtrim ndaj besimtarisë absolute, ndaj "nderit" të vendimeve hyjnore.

Reformatorët patën megjithatë më shumë sukses, sepse ishin më pak radikalë dhe fanatikë se kryemurgu i San Markos të Firences dhe sepse një numër i madh intelektualësh dhe princash u rreshtuan në krah të tyre.

Thënja "Qëllimi i përligj mjetet" i atribuohet Injacio de Lojolës (1491-1556), themelues i urdhrit të jezuitëve, qëllim i fundit i të cilit ishte t'u shërbente gjithmonë interesave të Papës. Fetarët duhet t'i binden atij perinde ac cadaver ("si një kufomë") dhe të përpiqen me të gjitha forcat të përcjellin vullnetin e tij me bëma, në përputhje me shpirtin makiavelik. Jezuitët u bënë arma kryesore e Papatit për të organizuar Kundërreformën dhe modeli i aparateve burokratike mbi të cilat u themeluan shtetet absolutiste duke filluar nga skekulli XIV.

Nikola Makiaveli (Nicolas Machiavel), ka qenë mendimtari i parë që hartoi teorinë e racionalizmit praktik, duke i kthyer kështu shpinën mendimit mesjetar, për të cilin qëllimi i çdo veprimi tokësor ishte dhënë që më përpara: vullneti hyjnor, frymëzimi platonik i shpirtit në unitet me Zotin e nderit, ose energjia vepruese dhe e dobishme aristoteliane (kërkimi i formave të zhvillimit superior, si për gjërat, ashtu edhe për qeniet e gjalla).

Atëherë kur mendimi mesjetar i linte pak vend lirisë së vendimit të individit, që madje nuk kishte të drejtë të vendoste kundër urdhrit të Krijimit, pra kundër shpëtimit të tij, njeriu i Rilindjes është thellësisht i pushtuar nga ndjenja e jetës: ai mund dhe duhet të vendosë vetë, si individ, për atë që është e mirë dhe e drejtë për të.

Në gjysmën e parë të shekullit XV, një fiorentinas i ri me kulturë nuk e vriste shumë mendjen nëse i ishte ruajtur ndonjë vend i vogël nën diell; ai e përmblidhte energjikisht veten (zbatimi i virtu) dhe nuk linte t'i shpëtonin nga duart të gjitha rastet që i paraqiteshin (si pasojë e fortuna).Një varg i tërë përvojash të reja e kishin nxitur në Firence shfaqjen e kësaj vetëdije krenare për veten.

Familjet e mëdha fiorentinase, me në krye Mediçët, kishin grumbulluar pasuri të jashtëzakonshme, falë industrisë dhe tregtisë së pëlhurave dhe kishin tërhequr rreth tyre artistë dhe intelektualë që shërbenin për vlerësimin e pasurisë dhe lavdisë së tyre, si në qytet ashtu edhe jashtë tij.

Falë punimeve të Filipo Bruneleskit, që kishte ndërtuar kupolën gjigante të katedrales, fiorentinasit e shihnin veten në gjendje të realizonin të njëjtat suksese teknike si të parët; konsili i mbledhur në qytet më 1439, që duhej të çonte në pajtimin (në dukje) të kishave të Lindjes dhe të Perëndimit, ndihmoi gjithashtu në mënyrë vendimtare për të përhapur diturinë e Greqisë antike.

Kozmo de Mediçi, burri më i fuqishëm i Republikës fiorentinase, themeloi më 1459 Akademinë e qytetit të tij. E prirë për të ripërtërirë filozofinë antike në një perspektivë platonike, ajo lindi në fakt një fe filozofike të afërt me neoplatonizmin e Plotinit, të pajtueshme me doktrinën e krishterë dhe krejt të kënaqshme në rrafshin intelektual. Zbulimi i natyrës zinte shumë vend te neoplatonizmi, synimet e të cilit ishin krejtësisht praktike.

Të nxitur nga teoria e Nikolas Krebsit mbi ngjashmëritë midis "mikrokozmosit" dhe "makrokozmosit", filozofët e Rilindjes kërkonin gjithashtu ta bënin të dobishme "simpatinë" e tokësores dhe të qiellores nëpërmjet praktikash magjiko-alkimike, duke synuar të arrinin shndërrimin e materies - për shembull për të prodhuar ar.

Spekulime të tilla përmbanin rrezikun e besimit te fati astrologjik, kundër të cilit u ngrit Xhovani Piko dela Mirandola (1463-1494), përfaqësuesi më i rëndësishëm i Akademisë fiorentinase dhe zëdhënësi i saj; ai u nis nga ideja se çdo njeri duhet të arrijë të përcaktojë lirisht fatin e vet. Vetëdija e re e njeriut të Rilindjes nuk kishte një themel botërisht të shëndoshë; sidomos në shtresat e thjeshta të popullsisë, një numër individësh kishin një ndjenjë të thellë se ishin vetëm, të brishtë dhe blasfemues.

Një murg dominikan që shihte vegime, Xhirolamo Savonarola, arriti të përfitonte nga gjendja kritike në të cilën ndodhej Firenca - e kërcënuar nga jashtë nga spanjollët dhe e privuar nga Mediçët, që ishin dëbuar nga francezët - për të vendosur përkohësisht një Republikë të krishterë fondamentaliste, një shtet të vërtetë teokratik e të ashpër.

Në këtë kohë janë karakteristike trazirat shpirtërore dhe Sandro Botiçeli, që i kishte marrë nga mitologjia pagane subjektet e tablove të tij të frymëzuara nga Akademia fiorentinase, i dogji vetë veprat që zotëronte ende, në "turrën e famshme të kotësive", të organizuar nga Savonaroia. Më 1498 ai vendosi rregull në sjelljet e papëlqyeshme të këtij fanatiku duke e arrestuar, gjykuar dhe ekzekutuar; kolektivizmi i tij përfshirës kërcënonte individualizmin e kulturës që po rilindte, po aq sa sundimi i princave!

Ndërsa vetëdija e re e vetvetes, karakteristikë e njeriut të Rilindjes, po shtrihej deri në kozmologji dhe rreziku i rënies në rrëmujat socialpolitike dhe në përmbysjen e gjendjes ishte i pranishëm, burri i shtetit, Makiaveli, që ishte dëbuar nga Mediçët, përfitoi nga kjo gjendje.

Të gjithë këta faktorë përcaktuan planin e dytë të filozofisë politike të autorit të veprës Princi, vepër çuditërisht "moderne", shkruar më 1513. Modeli i princit ishte Cezar Borxhia, djali jo i ligjshëm i papa Aleksandrit VI; forca e tij e veprimit (pasojë e virtu-s së tij), aftësia për të përfituar nga rastet e përshtatshme (pasojë e fortuna-s së tij) dhe shmangia e zgjuar e të pashmangshmes, i kishin dhënë mundësinë të fitonte sovranitetin mbi provincën italiane të Romanjës dhe të mbahej aty fuqishëm.

Makiavelit nuk i interesonte aspak që një sundimtar absolut si Borxhia kishte qenë një uzurpator; përligjja e një drejtuesi përmes nderit të Zotit nuk i interesonte shumë, sepse nuk njihte asnjë lidhje midis teologjisë dhe politikës. Makiaveli, sekretar i Senjorisë republikane, do të kishte parapëlqyer drejtimin e zgjuar të një administratori të mirë të Republikës sesa sundimin arrogant të një princi të vetëshpallur, por kjo nuk përbënte për të ndonjë ndryshim në ushtrimin e pushtetit.

Shteti, qoftë republikë apo principatë autokratike, ka vetëm një qëllim: ruajtjen e tij dhe mbajtjen e pushtetit me ta vendosur atë. Dhe ky qëllim është i natyrshëm, sepse njerëzit janë të këqij nga natyra, duke dashur secili më shumë sesa ajo që merr. Pra, nuk duhen lejuar të gjithë individët, të aftë për të vendosur lirisht, të ndjekin qëllimet e tyre egoiste njëri kundër tjetrit.

T'i pengosh për këtë nëpërmjet përforcimit të shtrëngesës shtetërore, ky është një qëllim që përligj edhe dhunën, gënjeshtrën dhe tradhtinë. Politika nuk ka të bëjë fare me moralin. Liria e sapofituar nga njerëzit e Rilindjes u përvetësua vetëm në dobi të atij që mori pushtetin.

Megjithatë kjo liri është e kuptueshme: virtytet themelore të trashëguara nga Platoni dhe të lidhura nga Ciceroni tek etika stoike - zgjuarsi, guxim dhe përmbajtje - u zhveshën nga Makiaveli prej çdo përmbajtjeje metafizike apo etike. Ato janë tani vetëm mjete për të fituar pushtetin dhe për ta mbajtur atë.

Në mendimin politik, idetë e Makiavelit çuan në përcaktimin nga francezi Zhan Bodën (1530-1596), të nocionit të sovranit si mishërim i vullnetit të shtetit, përherë në bazë të teorisë moderne dhe në konceptin e "arsyes së shtetit", që daton nga Shekulli i Dritave.

Makiaveli, mendimtari i parë i Kohëve Moderne, në historinë e filozofisë zgjeroi një fushë të shkencave praktike, politikën, duke e shkëputur nga lidhjet e saj me teologjinë dhe metafizikën. Natyralistët do të ndiqnin rrugën e tij. Veprat kryesore: Shqyrtime për dekaden e parë të Tit Livit (1502); II Principe (1532); Sundimtari, përkth. shqip (1977).

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Mon Apr 30, 2012 4:08 pm


Friedrich Nietzsche

(Niçja i Madh)

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 200px-Nietzsche187c

Friedrich Wilhem Nietzsche (sqt. Fridrih Niçe) lindi më 15 tetor 1844; vdiq më 25 gusht 1900. Është një nga filozofët më të shquar gjermanë të shek. të 19. Ai ka qenë një kritik i ashpër i Krishtërimit (dhe i fesë në përgjithësi), i idealizmit gjerman, i Feminizmit dhe i modernizmit në përgjithësi. Ai konsiderohet si një mjeshtër i vërtetë i aforizmave filozofike të krijuara në formë eksperimentale. Për këtë arsye, ai është urryer, adhuruar, keq-interpretuar dhe ndoshta mbetet edhe sot e kësaj dite filozofi më i vështirë për t’u kuptuar.

Nietzsche ka lindur me 15 tetor të vitit 1844 në Ryken të Lajpcigut, në Saksoni. Ai u rrit në gjirin e një familjeje protestante, ndërsa i ati ishte prift. Ky i fundit vdiq kur Friedrich ishte vetëm 4 vjeç, pasi vuante nga një sëmundje mendore. Së bashku me të ëmën dhe të motrën, Elizabeth, ai u transferua në Naumburg ku do të jetonte për tetë vite me radhë. Friedrich ishte një adoleshent tepër kurioz, një nxënës i shkëlqyer dhe në momentin e përballjes me besimin fetar, nisi të anonte nga ateizmi. Ai studioi filozofi në Universitetin e Lajpcigut ku do të njihej me veprat e Shopenhaurit, të cilat do të përbënin pikënisjen e frymëzimit të tij filozofik.

Në vitin 1865, në moshën 24 vjeçare, Nietzsche emërohet profesor në Universitetin e Bazelit dhe merr nënshtetësinë zviceriane. Një vit më parë, ai ishte njohur me kompozitorin Richard Wagner, me të cilin do të kishte një miqësi të gjatë, por kjo nuk e ndaloi ta kritikonte si përfaqësues të kulturës më dekadente në botë, asaj gjermane. Në këtë periudhë studion filozofinë antike greke, ne veçanti veprat e filozofëve para-sokratikë, Heraklitit dhe Empedokles.

Në vitin 1870 Nietzsche shërbeu si asistent mjekësor në Luftën Franko-Prusiane ku njohu nga afër traumat dhe mjerimin njerëzor, ku për më tepër u sëmur edhe vetë nga dizanteria dhe difteria. Pasojat e këtyre sëmundjeve ai i vuajti gjatë gjithë jetës. Pas rikthimit në Bazel, në vend që të pushonte, nisi të shkruajë pambarimisht, duke shfrytëzuar në maksimum fuqinë e tij mendore. Në vitin 1872 publikoi veprën e tij të parë të famshme Lindja e tragjedisë.

Në vitin 1879 braktisi mësimdhënien për shkak të problemeve shëndetësore dhe në dekadën në vazhdim e kaloi kohën në Venecia, Torino dhe Nisë.

Tre vite më vonë, bie në dashuri me Lou fon Salome, por kjo e fundit e refuzoi kërkesën e tij për martesë. Po në vitin 1882 Nietzsche nis të shkruajë kryeveprën e tij Kështu foli Zarathustra( Also spracht Zarathustra ), e cila publikohet 3 vite më vonë.

Në vitin 1888 transferohet në Torino, ku dhe do të përfundojë veprat Perëndimi i idhujve dhe Ecce Homo – Si bëhet njeriu ai që është.

Filozofia e Nietzsches nis me trajtimin e filozofisë dhe artit të Greqisë Antike, në disfavor të klasicizmit, të cilin e vështronte si një afirmim të vizionit të arsyeshëm dhe për rrjedhimisht përfaqësues të dekadencës. Në veçanti tragjedia greke është interpretuar si një shprehje e impulsit jetësor, apo siç shprehet Nietzsche e ‘momentit dionisiak’.

Nietzsches kritikoi ashpër vlerat morale të shoqërisë dhe altruizmin, të cilat në fakt mohojnë vetë jetën. Sipas tij njeriu duhet të përjetojë edhe dhimbjen pasi ‘ajo çfarë nuk të vret, ajo të bën më të fuqishëm’. Koncepti i njohur i Nietzsches ‘ vullneti për fuqi’ luan një rol kryesor në filozofinë e tij, duke u shprehur se ‘është esenca e ekzistencës njerëzore, sikur t’i thuash jetes po!’, pra afirmimi i saj.

Nietzsche mendonte se udhëheqësit fetarë e përdorin besimin dhe moralin për të skllaveruar njerëzimin. Sipas tij, koncepti ‘fuqia e vullnetit’ lejon tejkalimin e njeriut jo eliminimin e tij, pra braktisjen e idhujve dekadentë dhe shpresës për një jetë në botën e pasvdekjes dhe pranimin e jetës ashtu siç është ajo.

Pra ndryshe nga keqinterpretimet e filozofisë së tij, mbinjeriu nichean nuk është një njeri i gjithëfuqishëm, por një qënie që duhet të zhvillohet lirshëm për të tejkaluar vetveten ( "..njeriu është një urë dhe jo një qëllim." – kjo është edhe ideja thelbësore e Zarathustrës. Pikërisht këtë ide e keqpërdori ideologjia naziste. Shkrimet e tia përsa i përket fuqisë, dobësisë, feminizmit dhe fesë u bënë aksioma të nazizmit në hartimin e doktrinës së tyre totalitare, ndërkohë që vetë Nietzsche ishte kundër anti-semitizmit dhe dënimit me vdekje.

Nietzsches i përket një nga thëniet më të famshme në histori, ‘Zoti ka vdekur’, por kuptimi nuk është aspak ai i supozuar. Nietzsche flet për bashkëkohësit e tij, hipokrizia e të cilëve le të kuptohet se ata në fakt jetojnë ‘sikur Zoti të kishte vdekur’. Sipas Nietzsche ‘... ka ekzistuar vetëm një i krishterë i vërtetë, dhe Ai vdiq në Kryq’.

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 200px-Nietzsche187b
Friedrich Nietzsche 1868

Me 3 janar të vitit 1889, teksa ndodhej në Sheshin Karlo Alberto, në Torino, Nietzsche pësoi krizën e parë nervore duke shfaqur mendime delirante dhe duke u vetë-quajtur Krishti apo Dionisi, perëndia greke e dëfrimit. Sëmundja e papritur e tij është debat më vete. Disa mendojnë se ai e trashëgoi sëmundjen nga babai i tij, dhe ka mendimi të ndryshme se si dhe sa ndikoi kjo sëmundje në krijimtarinë e tij filozofike.

Fridrich Nietzsche i kaloi 2 vitet e fundit të jetës së tij në errësire mendore dhe nën perkujdesjen e së motrës, Elizabeta. Filozofi i madh u nda nga jeta me 25 gusht të vitit 1900, në Vajmar.

Trashëgimia e Nietzsches

Filozofia e Nietzsches ka ndikuar në formimin dhe veprën e disa prej figurave më të shquara të shekullit të 20-të, përfshi Thomas Man, Andre Gide, Herman Hesse, Zigmund Freud, Martin Heidegger apo Emil Cioran. Fatkeqësisht rreth viteve 20, filozofia e tij u interpretua në mënyrë barbare nga nazizmi gjerman dhe fashizmi italian, dhe për më tepër të ndihmuar nga e motra e cila fallsifikoi disa nga dorëshkrimet e tia. Tragjedia e vërtetë nicheane qëndron në faktin se këto interpretime të gabuara vazhdojnë të ekzistojnë edhe sot e kësaj dite.

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Tue May 01, 2012 12:22 pm


Aleksandër Moisiu


Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 375px-Alexander_Moissi_n%C3%AB_1900

Reison Gjaci ose Alexander, Alessandro - Moissi ose Moisi, lindi më 2 prill të vitit 1879 në Trieste te ITALISE dhe vdiq më 23 mars të vitit 1935 në Vjenë, ishte aktor austriak me origjinë shqiptare.

Jeta

Në moshën 19 vjeçare shkon në Vjenë, ku me ndihmën e Jozef Kainc iu përkushtua aktrimit. Më 1898 e nisi karrierën e vet si kompars (aktorë që luajnë rol të vogël) në Burgtheatër. Pastaj vijuan angazhime në teatër në Pragë dhe Berlin. Në Berlin Aleksandër Moisiu u pranua në seminarin e Max Reinhardt me të cilin shkoi në turne në Petersburg (1911). Atje u dallua për rolin e Edipit. Pas këtij suksesi ai u angazhua në shumë vende të Evropës dhe Amerikës Veriore.

Fusha e veprimit të Moisiut përmblidhte të gjithë spektrin e literaturës evropiane të teatrit, duke filluar që nga tragjedia antike greke e deri te koha moderne. Shumë të njohura u bënë interpretimet e tij të Hamletit, të Edipit, të Jedermann dhe të Fedja në veprën e Leon Tolstoit “Kufoma e gjallë”. Ai luajti po ashtu edhe rolet kryesore në premierat e pjesëve teatrale të Hauptmann-it (“Der weiße Heiland“), të Wedekind-it (“Frühlings Erwachen”) dhe të Hofmannsthal-it (“Jedermann”).

Në vitin 1920 ishte i pari që në Lojërat Festive të Salzburgut (Salzburger Festspiele) luajti rolin kryesor në “Jedermann”.

Moisiu vlerësohej shumë nga publiku i tij për shkak të zërit të tij të bukur si dhe për angazhimin e tij emocional. Ai llogaritej sidomos në vitet para fillimit të Luftës së Parë Botërore si një nga aktorët më të mëdhenj në hapësirën gjermanofolëse. Në periudhën mes dy luftërave ishte shumë kohë në turne. Në Berlin aktronte në këtë kohë vetëm si mysafir. Stili i tij i aktrimit llogaritej këtu si i vjetëruar dhe nuk mund të matej më me zhvillimet teatrore si ai i ekspresionizmit, apo teatri politik i Brecht-it apo i Piscator-it.

Prej vitit 1910 e deri më 1935 mori pjesë në 10 produksione të filmave, 8 prej tyre ishin filma pa zë.

Në vitin 1935, pak kohë para vdekjes së tij, Moisiu kërkoi shtetësinë e Shqipërisë si dhe atë të Italisë. Shqipëria refuzoi këtë kërkesë, kurse Italia ia dha shtetësinë Moisiut, kur ai ishte i shtrirë në shtratin e vdekjes.

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 800px-GrabMoissi
Varri në Morcote

Ai vdiq më 23 mars të vitit 1935 në Vjenë. Ai është i varrosur në varrezat e komunës së Morcote-së, pranë qytetit Lugano në kantonin e Tessin-it në Zvicër.

Moisiu sot adhurohet dhe respektohet sidomos në Shqipëri si një ndër aktorët më të mëdhenj të vendit, edhe pse ai që nga rinia e tij më nuk e vizitoi Shqipërinë. Shkolla e aktrimit në Tiranë, Universiteti i Durresit, Shkolla e mesme e pergjithshme në Kavajë dhe teatri i Durrësit e mbajnë emrin e tij.

Gruaja e tij Maria Moisiu ishte nga Vjena. Aleksander Moisiu është stërgjyshi i aktorit Gedeon Burkhard (ndër të tjera i njohur me rolin e tij kryesor në serinë “ Komisar Rex”).

Citate per Moisiun

"Zëri, mimika dhe gjestet e Moisiut shfaqin diçka unike, diçka e cila nuk ishte parë asnjëherë në skenën botërore të artit." - Franc Kafka, shkrimtar i njohur botëror
"Hamleti është shkruar për Moisiun dhe Moisiu ka lindur për të interpretuar Hamletin, vetë ai." - Max Brod
"Unë gjeta te Moisiu aktorin e vërtetë që kërkoja." - Max Reinhard, regjisor dhe reformator i skenes gjermane
"Nepermjet interpretimit te rolit te Hamletiti, Moisiu fitoi dashurine e shikuesit francez." - Andre Antuan, reformist i teatrit francez

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Tue May 01, 2012 7:31 pm


Onufri



Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 Ancona%20-%20Museo%20Diocesano%20-%20icona%20di%20S.%20Nicola%20di%20Myra1

Onufri ka lindur në shekullin e XVI në Shqipërinë e Mesme. Ka hamendësira për në Berat, sipas asaj që ai ka thënë, por edhe në Shpat, ku në kishën e vogël të Valshit, që ai e ka pikturuar vete- është ende një varr i paidentifikuar. Mendohet se ka lindur me 12 Qershor sepse është Dita e Shën Onufrit. Ky i fundit ka qenë një shenjt asket në fillimet e Kristianizmit. Në fakt ka lindur në një periudhë shumë aktive. Skënderbeu, heroi kombëtar i shqiptarëve, kishte vdekur para një gjysmë shekulli, ndërsa Osmanët kishin pushtuar të gjithë Shqipërinë.

Duhet thënë se bashkë me të, tashmë edhe rezistenca e famshme shqiptare kishte rënë dhe osmanët filluan të mendonin për organizimin e brendshëm të këtij vendi krejt të rrënuar. Ata ndërtuan kështjella, rregulluan administratën dhe u munduan të konvertonin shqiptarët. Në Shpat, shqiptarët shpëtuan nga Islamizmi duke mbajtur dy identitete. Ndërsa Kristianizmi, një shenjë të rezistencës së tij, kishte edhe motivet kristiane, që ishin një shenjë e afirmimit shpirtëror dhe mospajtimit me pushtimin osman, ndaj kuptohet lehtë vlera e punës së Onufrit.

Në verë të vitit 1951 nji ekspeditë shkencore e ish-Institutit të Shkencave zbuloi për herë të parë në kishën e shën Kollit të katundit Shelçan (Shpat i Elbasanit) nji mbishkrim, i cili na dha për herë të parë emrin e piktorit tonë te madh, Onufrit. Ja teksti i mbish-krimit: «Kur të ngresh duart e tua drejt Perëndisë o meshtar i Perëndisë, më përmend edhe mua mëkatarin e të paditurin piktor Onufrin». Ky mbìshkrim gjendet mbi faqen e murit verior të kishës brënda në kunge, pranë thisiasterit, i pikturuar me gërma bizantine të mëdha e të zeza.

Gjatë punës së saj ekspedita zbuloi edhe dy mbishkrime të tjera të Onufrit në Kishën E Shën E Premtes në katundin Valesh (Shpat i Elbasanit), njëri nga të cilët ka po atë tekst që përmendëm më sipër por me këtë shtojcë: «...më përmend dhe mua mëkatar Onufrin, prift, piktor dhe potopapë të Neokastrës; kurse mbishkrimi tjetër në këtë kishë mban datën e pikturimit 1554.

Në verë të vitit 1956 ekspedita e ish Institutit të Shkencave zbuloi, në një kishë të vogël të Beratit (Kisha e shën Todhrit në Kala) edhe 6 afreske të tjera të Onufrit. Po në këtë kohë ekspedita zbuloi në Berat (në Kishën shumë të moçme të shën Mari Vllahernës), nji mbishkrim që na bën të njohur piktor Nikollën si bir të Onufrit me këto fjalë: dhe piktori (është) Nikolla birì i Onufrit, vjeti 1578». Me këtë rast piktor Nikolla për të parën herë identifikohet si bir i Onufrit.

Gjatë qershorit të këtij viti ekspedita e Institutit të historisë dhe filologjisë pranë Universitetit Shtetëror të Tiranës, zbuloi në Kishën e shën Kollit në fshatin Kurjan (Fier) nji mbishkrim që vërteton se Nikolla i biri i Onufrit ka pikturuar edhe në këtë kishë bashkë me nji piktor, më të hershëm nga ky, me emrin Joan, pa të dhëna mbi prejardhjen e tij. Burime që të na flasin mbi këta piktorë deri me sot janë vetëm mbishkrimet e tyre të dhëna më sipër dhe afresket e tyre.

Nga këto mbishkrime nuk del në mënyrë të drejtë për drejtë prejardhja e Onufrit, por vetëm se ai ka pasë qenë prift i martuar me fëmijë dhe i emëruar protopapë, (kryeprift) i Neokastrës (Elbasanit).

Mbishkrimi i Nikollës nuk na jep asnjë shpjegim mbi Onufrin, të atin e piktorit, ndoshta sepse Onufri si piktor në atë kohë, ka qenë i njohur, prandaj Nikolla me frazën e shkurtër «bir i Onufrit», jep të kuptohet se bir i kujt prindi ishte.

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 Berat-onufri

Gjithashtu mbi vitin e lindjes dhe të vdekjes së Onufrit dhe të birit të tij Nikollës nuk mund të flitet me saktësì. Prej Onufrit kemi vetëm vitin e pikturimit të Kishës së shën E Premtes në Valësh, 1554, dhe prej Nikollës vitin e pikturimit të Kishës së shën Mëri Vllahernës në Berat, 1578. Prej këtyre viteve del se piktorët, atë e bir, Onufri me NIkollën, kanë jetuar e kanë punuar në shek. XVI-të.

Onufri është i njohur si piktori më i madh ikonograf i Shqipërise. Megjithatë, ai është zbuluar vetëm në vitet '40-të të shekullit të kaluar nga një shkencetare bjelloruse, Viktori Puzanova, fati i të cilës e bëri që të qendronte në Shqipëri, pas nje kalvari që e ka lidhjen që me Revolucionin socialist më 1917 në Rusi. Piktori Maks Velo ka meritën se ngjalli kujtimin e saj pak vite më parë dhe ka bërë një pikturë në të gjallë të saj bashkë me bashkëshortin e saj. Për të qenë të sinqertë dihet fare pak nga jeta e Onufrit. Deri në vitin 1547, ai pikturoi në Berat. Më 1547 në Berat dhe Kostur dhe më 1555 në Shelçan.

Në fakt, pak më pare dora e tij ka pikturuar edhe në fshatin e vogël të Valshit më 1554. Mendohet se ai ka punuar me 1527 në një kishë në Maqedoni. Ai i nënshkronte punët e tij të artit me titullin "Protopapa", që tregonte se kishte një rang të konsiderushëm në hierarkinë ekleziastike të Bizantit. Ai formoi dhe shkollën e tij të pikturimit, që u vazhdua nga i biri i tij Nikolla, nga Onufër Qiprioti dhe nga Konstandin Shpataraku.

Në kohën e Onufrit, pikturat sakrale bizantine ndiqnin kanonet e Paleologeve. Kur, ai pikturonte motivet bizantine duhet thënë se Onufri e lironte veten nga ngushtimet që i imponoheshin në artin e tij. Ai ka pikturuar peisazhe, qytete, fshatarë, barinj shqiptarë dhe vecanërisht kalorës. Shën Gjergji, që ka bërë ai, mendohet si një nga kalorësit që ka luftuar në autoritetin e Skënderbeut dhe është shenjti kryesor kombetar i shqiptarëve.

Nga stili i tij mund të hamendësojmë që ka elemente, që mund ta afrosh atë me Rilindjen Evropiane. Ai ka qenë një mjeshtër i portretit, duke u futur me aq sa mundi në botën e brendshme të karaktereve të tij. Ne punën e tij, ai nuk ndoqi ligjet e perspektivës negative, që do të thotë që objektet e largëta ti bënte më të vogla se ato që ishin në planin e parë. Tek, ai shihet dhe fillesa e pikturës realiste të peisazhit.

Por, tipari më karakteristik i tij është e kuqja, që ai e aplikoi jo vetëm në ikona por edhe në afreske, që sot është e njohur si "E kuqja" e Onufrit. Sot, nuk njihet mënyra sesi ai e përgatiste të kuqen dhe kështu ai e ka arkivuar këtë teknologji bashkë me historinë e vetes së tij në botën mistike, në atë botë që u mundua të gjithë jetën vetë të pikturonte.

Kryeveprat

Një nga kryeveprat e Onufrit është Deisis. Paraqitet vetem pjesa qendrore e saj sepse eshte e pamundur te bashkengjitet e gjithe ikona, duke qene se ka nga 6 apostuj ne te dy anet qe e rrethojne, dhe eshte shume e gjate horizontalisht. Per te patur nje ide me te mire rreth punimit artistik qe eshte kryer nga Onufri, ky piktor i mrekullueshem shqiptar, bashkengjitur si detaj eshte edhe koka e Krishtit e cila gjendet ne pjesen qendrore te kesaj pjese te ikones.

Onufri dhe Mikelanxhelo

Onufri Kryekaloresi i Ikonografise shqiptare, ne vitin 1547 vjen nga Venediku dhe jo nga Berati per te pikturuar ne Kostur. Ai e ka njohur artin e madh te Mikelanxhelos. Onufri ka pikturuar edhe ne Berat, por me perpara vitit 1547. Perse valle Onufri ka permendur, emrin e Venedikut ne Kostur? A ka qene ai ne Venedik? Kjo teze, mendoj qe eshte lehtesisht e vertetueshme.

Venediku ka qene kryeqender ku gershetohej tradita e Kishes Lindore dhe Kishes Perendimore. Ketu jane botuar edhe ungjijte ne greqisht ne shek.16. Perse duheshin keta ungjij ne greqisht? Kush i kishte porositur? A nuk do te ishte me e udhes qe te mendonim se keta ungjij i sherbenin ortodokseve te kishave lindore?

Ne Ballkan, ekzistonte Patriarkana e Ohrit. Kjo patriarkane, mbulonte edhe kishen e Ipatise, prane Shpatit, ne Elbasan. Ungjijte ne greqisht, ne Venedik jane porositur edhe nga Patriarkana e Ohrit. Kush ka qene njeriu me funksion zyrtar, qe mund te kete shkuar ne Venedik?

Une kam zbuluar nje ikone te Shen Merise ne nje kishe te Pulias dhe e kam hedhur hipotezen qe Onufri duhet te kete edhe ikona te tjera ne Itali. Nese ai, vertetohet qe ka pikturuar ne kishat e Italise se Jugut, si titullar i Patriarkana e Ohritt, ai duhet te kete qene patjeter ne Venedik. Por prane qytetit te Romes, ndodhet Abacia Ortodokse e Grotaferrates, e cila varet drejtperdrejt edhe sot nga Vatikani.

Ne Grotaferrata, ka patur shume shqiptare. Nuk eshte ndonje cudi qe nga Grotaferrata, Onufri te kete shkuar ne Rome dhe te kete pare Kapelen Sikstina te Mikelanxhelos. Jane disa motive qe flene thelle ne vetedije, mundet te mos dalin ne siperfaqe asnjehere, ose te fosilizohen ashtu si qymyri kthehet ne diamant gjate nje kohe te gjate. Por vetia shperthyese, gjithsesi eshte brenda. E veshtire eshte te krijosh nje ekuacion mendor per te kthyer nje motiv te perhumbur, ne dukje krejt te parendesishem ne nje pike te ndritshme te se vertetes.

Nje motiv i tille, lidhet me nje ide te perafert te rrafshit te pashmangshem te krahasueshmerise. Gati gjysme shekulli me pare, dekania e Ikonografise Shqiptare, Viktori Puzanova, ne kumtin e saj shkencor per artin e Onufrit, ndalet vecanerisht ne nje portret emblematik: Ne portretin e Mbretit David. Ky portret afreskor ndodhet ne kishen e vogel te Valshit, ne krahinen e Shpatit. Ajo thote, jo rastesisht se portreti i Davidit onufrian, te kujton "Padre Eterno" te Mikelanxhelos.

A eshte nje perngjasim? A lidhet kjo me forcen interpretuese dhe konceptuale te artit? A mund te kete nje analogji gati gati telepatike, misterioze tek dy artiste te medhenj, por krejt te ndryshem? Onufri, nje artist shqiptar i qyteterimit pikturik bizantin, duket se nuk ka asgje te perbashket me titanin e Rilindjes Europiane, te paperseritshmin, rebelin Mikelanxhelo. Sado elegante te jete nje hipoteze, sado te kete argumenta te brendshem, perhere skepticizmi rrezikon dhe rrenon gjithcka.

Keshtu qe shume hamendesime, jane nje loje plot te papritura ku e pabesueshmja na sfidon me te qeshurin e saj. Po pse valle Puzanova, qe kishte qene ne Rome, e kishte pare dhe e kishte studiuar Kapelen Sikstina, qe padyshim e kishte fiksuar portretin e Zotit At, qe mbase edhe e ka vizatuar vete (zakon ky krejt i perkore) te shprehet se nga pikepamja e tiparologjise, te kete lidhje me portretin e Davidit te Onufrit? Ketu nis dilema, paradoksi im, drojtja, por edhe guximi, per te hulumtuar, per te vendosur nje strukture logjike ne gjithcka.

Keshtu qe shume hamendesime, jane nje loje plot te papritura ku e pabesueshmja na sfidon me te qeshurin e saj. Po pse valle Puzanova, qe kishte qene ne Rome, e kishte pare dhe e kishte studiuar Kapelen Sikstina, qe padyshim e kishte fiksuar portretin e Zotit At, qe mbase edhe e ka vizatuar vete (zakon ky krejt i perkore) te shprehet se nga pikepamja e tiparologjise, te kete lidhje me portretin e Davidit te Onufrit? Ketu nis dilema, paradoksi im, drojtja, por edhe guximi, per te hulumtuar, per te vendosur nje strukture logjike ne gjithcka.

Mikelanxhelo Buanaroti (1475 1564), eshte nga talentet me gjeniale te te gjitha koherave. Pa dyshim, mund te quhet skulptori me i madh i njerezimit. Por ai, me shume sesa skulpturat e tij, permendet edhe per faktin se ka afreskuar muzeun me te madh kishtar, prej 600 metra/katrore ne Kapelen Sikstino, me deshiren e Papa Julit II. Afreskat e Miklelanxhelos, jane madheshtore.

Skena kur Zoti At, zgjat doren e djathte per te prekur me gisht doren e majte qe zgjatet te Adamit, konsiderohet si nje kryeveper e patjetersueshme. Kjo eshte pika qendrore e tere kompozimit, kemi te bejme me nje filozofi kozmogonike te krishterimit. Zoti At ka nje fytyre madheshtore, dallohet qarte profili i tij, i nje burri te fuqishem.

Pikerisht, ky portret i Mikelanxhelos, ka ngjashmeri me portretin gjithashtu te nje burri te fuqishem dhe madheshtor, qe eshte Davidi i Onufrit. Kemi te bejme me nje analogji, do te shprehej Vinkelman, me nje intuite, do te thonte Bergson, me nje paralele pikturike, do te saktesonte Klark, ndoshta jo me nje rastesi, do te shtoja me perkorje une. A ka patur te drejte Puzanova? Veshtiresite per ta vertetuar, jane te medha, por edhe lehtesisht te depertueshme. Meqenese dhuntia e analizes, nuk eshte aq e rendomte, duhet te shtoj se disa fakte nuk mund te shmangen.

A e ka pikturuar Onufri Davidin e tij, para kryevepres se Mikelanxhelos? Afreskat e magjishem dhe gati homerike te Mikelanxhelos, kane perfunduar ne vitin 1510. Davidi i Onufrit eshte bere ne vitin 1554. Pra, kronologjia nuk eshte kundershtuese, nuk permbys, perkundrazi, eshte ftillezuese. Po a e ka pare Onufri me syte e tij kryevepren afreskore te Mikelanxhelos? A ka qene Onufri ne Itali?

Ne vitin 1938, nje studiues grek Orlando boton nje liber ku permend pikturat murale me vlera tronditese te nje piktori me emrin Onufer ne nje bazilike ne qytetin e Kosturit. Jane gjithsej 31 afreske. Orlandosi shenon se ne mes te murit verior, ndodhet edhe mbishkrimi i piktorit, ku nder te tjera lexohet: "1547, korrik 23, u pikturua prej Onufrit (te ardhur kohet e fundit) ne qytetin shumeshkelqyer ... (mbas epitetit i shumeshkelqyer, Orlandosi lexon: BENETION. Domethene, Venedik).

Pra, ky zbulues dhe specialist, edhe i greqisdhtes bizantine, eshte i bindur se behet fjale per ardhjen e Onufrit nga qyteti i Benediktit, Itali. Nje shekull me pare, nje tjeter studiues i quajtur Kristill e ka lexuar emrin e mesiperm, si GREBENION, pra Grebeneja. Orlandosi polemizon, ai e precizon emrin Benetion si nje lexim me te sakte dhe perfundimtar duke shtuar si nje argument substancial te logjikes se ne Mesjete, qyteti i shume shkelqyer, ka qene pikerisht Venetiku dhe jo Grebeneja.

Orlandosi ka pare gjithcka me syte e tij. Ai ishte nje specialist teper i kualifikuar. Shume vite me pas, albanologu Zef Valentini, i cili nuk ka qene dhe nuk e ka pare me syte e tij, pra nuk eshte deshmitar okular, ne nje shkrim mendon se emri i qytetit duhet te jete Beration, pra Onufri duhet te kete ardhur nga qyteti i Beratit. Kjo teze eshte ngulitur. Kete e kam mbrojtur edhe une ne tre libra qe kam shkruar dhe botuar per piktor Onufrin. Krenaria kombetare per Beratin, nuk eshte nje gje e vogel.

Por edhe e verteta e saktesuar, nuk eshte aspak me e vogel. A ishte vertet ne shekullin 16, Berati nje qytet "i shumeshkelqyer"? Padyshim, qe Berati eshte nje metropol i artit mesjetar ne Shqiperi. Onufri ka pikturuar edhe ne Berat, por me perpara vitit 1547. Perse valle Onufri ka permendur, emrin e Venedikut ne Kostur? A ka qene ai ne Venedik? Kjo teze, mendoj qe eshte lehtesisht e vertetueshme. Venediku ka qene kryeqender ku gershetohej tradita e Kishes Lindore dhe Kishes Perendimore.

Ketu jane botuar edhe ungjijte ne greqisht ne shek.16. Perse duheshin keta ungjij ne greqisht? Kush i kishte porositur? A nuk do te ishte me e udhes qe te mendonim se keta ungjij i sherbenin ortodokseve te kishave lindore? Ne Ballkan, ekzistonte Patriarkana e Ohrit. Kjo patriarkane, mbulonte edhe kishen e Ipatise, prane Shpatit, ne Elbasan. Ungjijte ne greqisht, ne Venedik jane porositur edhe nga Patriarkana e Ohrit. Kush ka qene njeriu me funksion zyrtar, qe mund te kete shkuar ne Venedik?

Po i afrohemi qartesise se enigmes, mbasi kemi ecur ne terrin e nje tuneli. Nuk e dime se tuneli e ka nje dalje, por dime se tuneli nuk eshte fare kot. Nje mbishkrim i njohur i Onufrit, i vitit 1554, pikerisht ne kishen e Valshit, ku ai ka pikturuar Davidin e tij, e quan Onufrin, "piktor dhe protopape te Neokastres (Elbasanit)". Funksioni i Protopapes ka nje status te larte intelektual dhe eshte ai i nje kryeisnpektori ne Patriarkanen e Ohrit, i cili nder te tjera ka per detyre qe te inspektoje tere kishat qe jane nen juridkisionin e Patriarkanes se Ohrit. Pra, Onufri protiopap, e ka patur kete funksion.

Pra, ai ka levizur ne tere gjeografine juridike te Patriarkanes se Ohrit. Ohri u pushtua nga turqit ne 1395 dhe deri ne 16 janar 1667, ne kohen e Arkipeshkopit Arsen, Patriarkana e Ohrit ka qene me vete, ndersa pas kesaj date eshte perfshire ne suazen e Patriarkanes Ekumenike te Kostandinopojes. Ne vitin 1566, Patriarkana e Ohrit e mbroi kryepriftin e Korces, Timoteon, Metropolit i shqiptareve dhe i grekeve ne tokat e Pulias, Abrucit, Bazilikates, Kalabrise, Sicilise, Maltes, Dalmacise dhe te cdo perbersi tjeter ortodoks te cdo krahine dhe te viseve te Perendimit (Enciklopedia e Madhe), Athine, vellimi 8, faqe 676 677. Ky fakt, eshte teper i rende per t'u kuptuar. Kuptimshmeria behet gravidacionale.

Une kam zbuluar nje ikone te Shen Merise ne nje kishe te Pulias dhe e kam hedhur hipotezen qe Onufri duhet te kete edhe ikona te tjera ne Itali. Nese ai, vertetohet qe ka pikturuar ne kishat e Italise se Jugut, si titullar i Patriarkana e Ohritt, ai duhet te kete qene patjeter ne Venedik. Por prane qytetit te Romes, ndodhet Abacia Ortodokse e Grotaferrates, e cila varet drejtperdrejt edhe sot nga Vatikani. Ne Grotaferrata, ka patur shume shqiptare. Nuk eshte ndonje cudi qe nga Grotaferrata, Onufri te kete shkuar ne Rome dhe te kete pare Kapelen Sikstina te Mikelanxhelos.

Arti i Onufrit, eshte metabizantin, nje rikthim me i kultivuar i stilit paleolog. Por ne ate kohe ne Shqiperi, ekzistonte edhe shkolla ikonografike qe njihet ne historine e artit si shkolla greko venedikase. Ja pra, qe shumefishohen argumentat. Onufri ka qene i ndikuar nga epoka e tij. Kjo duket qarte ne miniaturat e tij magjike te ikonave, dhe ne stilin krejt te lirshem dhe ekspresiv te afreskave.

Argumenta te tjera. Nje kalores te pikturuar nga Onufri, ne murin jugor te Kishes se Valshit, ka ne mburojen e tij nje kryq te madh, te stilizuar si Kryqi i Kaloresve te Maltes, tempullareve. Pse ky simbol? Kjo nuk ndeshet ne kishat e tjera te ritit lindor.

Kaskat, helmetat metalike, qe permbajne ushtaret romake ne skenen e kryqesimit te Krishtit, jane te ngjashme me kaskat e ushtareve te Venedikut, madje shume te ngjashme me kaskat qe mbajne sot ushtaret zviceriane te gardes se Papes ne Vatikan. Perse ky stilizim perendimor i armatures tek Onufri?

Ne nje tjeter skene ikonografike, ne ujerat e lumit Jordan, Onufri ka pikturuar hyun pagan te Detit, Poseidonin, i cili mban ne duar nje anije te njohur si galere, anije tipike e marines venedikase, pse pikerisht nje anije e tille eshte pikturuar nga Onufri?

Fransua Rable, ne kryevepren e tij te pashoq "Gragnantua dhe Pantagryel" permend "Kapelen Shqiptare". Ky element etnografik, dallohet qarte tek barinjte e pikturuar nga Onufri. Si ka mundesi qe tipi i kesaj kapeleje shqiptare, qe njihet kaq shume ne Europe, sa shkrimtari gjenial Rable, ta quaje "Chapeau Albanaise"? Te jete edhe kjo nje rastesi? Por nuk u bene si shume keto rastesi?

Teper interesante jane edhe rastesira te tjera qe lidhen me peisazhin, madje edhe me veshjet e detajuara me draperite, qe tregojne levizjen e figurave. Keto jane shfrytezuar shume ne artin e Rilindjes Evropiane. Edhe nje detaj qe ka rendesi gjithashtu substanciale, eshte se figurat njerezore tek Onufri, jane madheshtore, por te tejzgjatura, si fjala vjen, ne kompozimet e te madhit El Greko. A thua edhe kjo te jete nje telepati stilistikore?

Eshte e tepruar te themi se Onufri eshte nje piktor i Rilindjes Evropiane, madje edhe nje idhtar i Mikelanxhelos. Eshte tjeter klasifikimi pikturik i stilit te Onufrit, dhe tjeter gje analiza e perafersive qe na tregojne zhvillimet e tij te brendshme artistike. Onufri eshte ikonografi gjenial shqiptar me i madh i te gjitha koherave. Ai eshte Skenderbeu i ikonografise shqiptare. Kjo nuk ka asnje dyshim. Por ende jemi ne paradhomen e studimit te artit Onufrian
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Wed May 02, 2012 2:45 pm


Alfred Nobel


Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 436px-AlfredNobel

Alfred Nobel ishte biri i tretë i Emanuel Nobel (1801-1872) dhe Andriette Ahlsell Nobel (1805-1889).
I lindur në Stokholm më 21 tetor 1833, ai shkoi me familjen e tij në Shën Petersburg, në 1842, ku babai i tij (i cili kishte shpikur kompensatën moderne) filloi te punoi si një "silur" . Alfredi studioi kimi me Profesor Nikolaj Zinin Nikolaevich.

Alfredi kur ishte 18 vjec, shkoi në Shtetet e Bashkuara për të studiuar kimi për katër vjet dhe ka punuar për një periudhë të shkurtër nën John Ericsson. Në vitin 1859, fabrika u la në kujdesin e birit të dytë, Ludvig Nobel (1831 -- 1888), i cili e permeresoi në masë të madhe biznesin.

Alfred, duke u kthyer në Suedi me babain e tij pas falimentimit të biznesit të familjes së tyre, iu përkushtua studimit të eksplozivëve, dhe veçanërisht për prodhimin dhe përdorimin e sigurt te nitroglicërinë (zbuluar në 1847 nga Ascanio Sobrero, një nga studentët e tij të tjerë nën Théophile - Jules Pelouze në Universitetin e Torinos).

Një shpërthim i madh ka ndodhur më 3 shtator 1864 në fabrikën e tyre në Heleneborg në Stokholm, duke vrarë pesë persona, në mesin e tyre vellain më të ri Alfred Emil. Themelet e Çmimit Nobel u vendosën në vitin 1895 kur Alfred Nobel ka shkruajtur vullnetin e tij të fundit, duke lënë shumë nga pasuria e tij për krijimin e tij. Që nga viti 1901,me çmimin Nobel jane nderuar burra dhe gra për arritje të rëndësishme në fizikë, kimi, mjekësi, letërsi,ekonomi,te cilet kane punuar për paqen boterore.

Megjithëse Nobel ka mbetur i pamartuar, biografet e tij thone se ai u dashua tre here. Dashuria e parë e Nobelit ishte në Rusi me një vajzë me emrin Aleksandra, i cila hodhi poshtë propozimin e tij. Në 1876 u bë sekretar i Bertha Kinsky,ku Alfred Nobel, pas një qëndrimi të shkurtër e la atë të martohet me shokun e saj të vjetër, Arthur Gundaccar Baron von Suttner.

Megjithëse kontaktet e saja personale me Alfred Nobel kane qenë te shkurtëra, ajo i përgjigjej atij deri në vdekjen e tij në 1896, dhe besohet se ajo kishte një ndikim të madh në vendimin e tij për të përfshirë një çmim paqe midis atyre çmime të parashikuara në vullnetin e tij. Bertha von Suttner me 1905 mori çmimin Nobel për Paqe, për aktivitetet e saj të sinqertë paqsore '. Dashuria e tretë dhe me e gjatë per Nobelin ishte me një vajzë e quajtur Sofie lule Hess nga Vjena.

Kjo ndërlidhje zgjati për 18 vjet dhe në shumë letra të shkëmbyera, Nobël për dashurinë e tij i drejtohej asaj si "padrone Sofie Nobel '. Pas vdekjes së tij, sipas biografeve,- Evlanoff, Miell dhe Fant - letrat e Nobelit ishin mbyllur brenda Institutit Nobel në Stokholm dhe umbajten si sekrete të kohës. Ata u liruan vetëm në vitin 1955, për t'u përfshirë me të dhëna biografike te Nobel.

Sri Kantha ka sugjeruar se 'një tipar personale e Nobel që e ndihmoi atë që të theksoj krijimtarinë e tij përfshin talentin për qasje informatave, nëpërmjet shumë aftësitë e tij gjuhësore. Pavarësisht nga mungesa e arsimimit formal të mesëm dhe nivelit të lartë, Nobël fitoi aftësinë e te folurit te gjashtë gjuhëve: suedisht, frëngjisht, rusisht, anglisht, gjermanisht dhe italisht.

Ai gjithashtu zhvilloi aftësitë letrareduke shkruar poezi në anglisht ". Nemesis e tij, një tragjedi prozë në katër akte në lidhje me Beatrice Cenci, frymëzuar pjesërisht nga Cenci Percy Bysshe Shelley, ishte shtypur ndërsa ai ishte duke vdekur. Shkrimet të gjitha, me përjashtim të tre kopjeve u shkatërrua menjëherë pas vdekjes së tij, duke u konsideruar si skandaloze dhe blasfemues. Edicioni i parë i mbijetuar (dygjuhësh Suedisht-Esperanto) u botua në Suedi në vitin 2003.

Nemesis është përkthyer në sllovenisht nëpërmjet versionit Esperanto. Nobel u zgjodh anëtar i Akademisë Mbretërore suedeze te Shkencave në 1884,i njëjti institucion që më vonë do zgjidhte laureatet për dy çmime Nobel, dhe ai mori një doktoratë nderi nga Universiteti në Uppsala 1893. Alfred Nobel është varrosur në Begravningsplatsen Norra në Stokholm.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Wed May 02, 2012 3:00 pm


Karli i Madh

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 Charlemagne_and_Pope_Adrian_I

Karli i Madh Charlemagne (lindur me 27 janar 742 ose 747,ka vdekur me 814) ishte mbreti i Frankve që krijoi Perandorin e Shenjtë Romake. Ai u kurorëzua si Perandor në vitin 800. Ai ishte djali i madh i mbretit Pippin III i dinastisë Karolingiane. Kur vdiq Pippin, Karli dhe vëllai i tij vendosën mbretërimin së bashku. Kur vdiq në vitin 771 vallai Carloman, Karli u bë sundimtar i vetëm i Frankve. Në 800, në ditën e Krishtlindjeve, Papa Leo III e kurorzoj atë perandor.

Frankt,ishin një nga popujt gjermanik që kishin lëvizur nga shtëpitë e tyre mbi lumin Rhein në Perandorinë Romake qe ishte copëtuar, nga viti 700 nga sundimtarët e Galis. Ata gjithashtu mbrojtën papatin dhe besimin katolike. Kur mbreti i tyre Pepin i Vogël vdiq, bijtë e tij, Karli dhe Carloman zgjodhën për të ndarë mbretërinë.

Ata e ndanë atë në dy pjesë: gjysma e Karlit, dhe të tjerat për Carloman. Carloman vdiq më 4 dhjetor 771, duke lënë Karlin si lider i tërë mbretërisë franke. Ai ishte mbret i frankëve nga 768, dhe mbret i Lombardve nga 774. Ai u kurorëzua IMPERATOR Augustus (Perandor) në Romë, në ditën e Krishtlindjeve nga Papa Leo III në 800, duke lindur Perandorine e Shenjtë Romake, me shpresen qe do të jetë një lloj i dytë Perandorisë Perëndimore Romake (ndërsa bizantinët e Kostandinopojës ishin ende duke mbajtur deri perandorinë romake.)

Me shumë luftëra, Karli u përhap me zotërime në të gjithë vendet e Evropës Perëndimore. Karli bente luftëra gjatë gjithë kohës kur ai ishte mbret. Ai është i njohur për përdorimin e shpatës së tij, "Joyeuse", në secilin prej tridhjetë vjet të luftës dhe 18 betejat ai luftoi me të. Ai po ashtu arriti në fund për të pushtuar Saksonin, diçka që perandori romak Augustus nuk mund të bënte 800 vjet më parë.

Ai ishte në gjendje për të kthyer saksonët në krishterimin katolik. Ai gjithashtu kishte ndërtuar shumë shkolla në mënyrë që njerëzit e tij mund të mësonin. Ai vdiq në 814, duke ja lënë mbretërinë djalit te tij të vetëm, Louis. Pasardhësit e Karlit do të quheshin Carolingians.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Fri May 04, 2012 4:25 pm

Prokopi i Çezaresë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 455px-Meister_von_San_Vitale_in_Ravenna

Prokopi (Latinisht: Procopius Caesarensis) ishte një studiues i shquar bizantin nga Palestina. Duke shoqëruar gjeneralin ilir Belisarius në luftërat e perandorit Justiniani I, ai u bë historiani kryesor i shekullit VI duke shkruar veprat Luftërat e Justinianit, Ndërtimet e Justinianit dhe e njohura Historia sekrete. Ai mbahet si historiani i fundit i madh i botës së lashtë.

Për aftësinë që kishte, atë vendosin të merret me punët administrative në administratën perandorake – bizantine, që në atë kohë perandorë ishte Justiniani I, i cili ishte me prejardhje ilire nga Iliria. Justiniani (lat.: Flavius Petrus Sabbatius Iustinianus) Shën Justiniani i Madh, lindi në Tauresium, të Ilirisë (rrethi i Shkupit) rreth viteve 482 / 483 dhe vdiq me 13 nëntor apo 14 nëntor, 565 në Konstantinopol. Ishte perandor i Bizantit nga viti 527 gjer në vdekjen e tij, dhe anëtari i dytë i dinastisë justiniane, pas xhaxhit të tij Justinit I.

Në vitin 527, po atë vit që kishte ardhur në pushtet Justiniani I, Prekopi u emërua këshilltarë i lartë politik për çështje juridike dhe u emërua sekretar personal i Belizarit. Ai e ndoqi gjeneralin e famshëm në ekspeditat ushtarake të ndërmarra nëpër shumë vende të botës, si; në Azi, Afrikë, Itali dhe vende të tjera. Kjo i mundëson shumë që të merret me shkrimet historike aq me vlerë.

Gjatë kohës së sundimit të Justinianit (527-565), perandoria bizantine arrin kulmin e lulëzimit në të gjitha lëmenjtë e jetës dhe jo vetëm në kulturë si ishte e joshur më parë dhe pas Justinianit. Nga pikëpamja ushtarake, Afrika dhe Italia u rimëkëmben dhe pushteti i perandorisë ishte më i fortë se kurrë më parë. Në anën tjetër arkitektura po lulëzonte dhe nga kjo kohë kanë mbetur shembujt më të mirë si p.sh.: Haja Sofia në Konstantinopol (Stamboll).

Historianët siç ishin Prokopi dhe Agatia punonin me të madhe sipas traditës së Herodotit, Thukididit. Gjatë kësaj kohe u krijua edhe Kodeksi i Justinianit (529) i cili u institualizua dhe hyri në fuqi rreth viteve 533. Të gjitha këto vepra janë pika të begatisë bizantine e që janë krijuar në kohën e Justinianit me ndihmën e këshilltarëve të tij siç ishte Pro Veprat e Prokopitë janë burime kryesore për historinë e kësaj periudhe, duke u mbështetur në faktin se ai ishte njeri i ditur, dhe kishte njohur të thellë në fushën e historisë, të dhënat e të cilit ishin marr nga dokumentet zyrtare të perandorisë. Njëkohësisht ai ishte edhe nëpunës kryesor administrativ i perandorisë.

Duke marr pjesë nëpër ekspedita të shumta luftarake nëpër shumë vende të botës, Prekopi shkroi tri vepra të njohura; “Historia e luftërave”, “Mbi ndërtimet” dhe “Historia e fshehtë”, që në histori kanë vlera të mëdha.

Të gjitha këto libra, Prekopi i shkroi duke qenë edhe vetë prezent në to. Ai shkroi për rëndësinë e tyre, strategjinë luftarake të ndërmarra kundër armikut, si dhe politika që u ndërmor t’i nënshtroj armikun. Gjatë kësaj periudhe ishte një kohë shumë e vështirë për Romën e re (Bizantin) pasi që në atë periudhë ishin dyndjet më të mëdha të fiseve – popujve barbar e ndër ta edhe sllavët që ishin ardhur me ndihmën e persëve.

Karakteri i këtyre librave, më tepër i ngjante një kronologjie e të dhënave që i shkroi autori në ngjarjet që i përjetoi edhe vet, por edhe të marra nga dokumentet zyrtare të perandorisë. Saktësia e viteve dhe pasuria e ngjarjeve të ndodhura gjatë kësaj kohe, Prokopin e renditin në radhën e autorëve dhe historianëve më të shquar antik.

Rëndësi të veçanta për këto libra kishte edhe ngjarjet e shkruara nga autori për trojet Ilire dhe ngjarjet që ndodhën në këto treva. Këto vepra na japin njoftime të shumta për krahinat e Ilirisë, si dhe territorin gjeografik, toponimeve të ndryshe, duke cekur edhe emrat e vendeve që kanë një rëndësi të madhe për historinë tonë.

Historia e luftërave e Prokopi është e ndarë në tetë libra. Libri i parë dhe dytë iu kanë kushtuar luftës së madhe të Bizantit kundër persëve. Libri i tretë dhe katërt i kushtohet luftërave kundër vandalëve. Libri Pesë, gjashtë dhe shtat i kushtohen tri luftërave kundër gotëve, dhe libri i tetë ishte një plotësim i librave të mëparshme, deri diku si një lloj sinteze e cila doli më vonë.

Shtat librat e para dolën në dritë rreth viteve 550, ndërsa libri i tetë përshkruan ngjarjet që ndodhën deri në vitet 554. Në kapitujt e ndara të këtij libri nëpër renditje, paraqet, rrugëtimin e tij me gjeneralin Bezilarin, që zgjati nëntëdhjetë ditë nëpër Libi, dhe pjesët tjera, nëpër ekspeditat ushtarake të ndërmarra nga Perandoria Bizantine.

Përshkruan në mënyrë interesante rrugëtimin prej Gadeirës (qytet në Spanjë) deri në kufirin e Tripolit (qytet në Libi), rrugët nëpër Evropë dhe hapësirat të cilat Prekopi i mate me ditë, psh, shtatëdhjetë e pesë ditë rrugëtim prej shtyllave të Herakliut (shtyllat e Gjelbërtarit) deri ne gjirin Jonë. Me këtë Prekopi, na jep të kuptojmë se këto hapësira, Perandori Justiniani i parë, kishte vënë nën sundim, të gjitha këto pjesë duke vënë nën perandorin bizantine.

Paraqet në mënyrë të qartë ndarjen e territoreve, kujt i kishin mbetur për administrim pas tërheqjes nga ai vend, psh; shkruan se mbretit të Lindjes, që trashëgoj hapësirën që zgjatë njëqindenjëzet ditë rrugë, që nga kufijtë e Kyrenës (në Libi) e gjerë në Epidamn (Dyrrahu - Durrës), i takon perandorisë bizantine, të cilin edhe e përcakton me saktësi se në cilat vende ndodhen.

Jap sqarime me saktësi për ndarjen territoriale të Perandorisë Romake, që ishin të ndara në dy pjesë, më 395 nga Teodosi i cili ndau perandorin në shtratin e vdekjes dy bijve, Arkadit në Lindje dhe Honorit Perendim. E që, edhe këtë e ndanë në pjesë duke matur me ditë. Përshkruan me qartësi sulmet e vizigotëve, në territorin e taulantëve në kohën e Honorit kur ishte perandor. Po ashtu shkruan për grabitjet që bën ata në territoret që pushtonin, si në Itali dhe territoret Ilire, duke marr të gjithë kapitalin dhe të mirat materiale që kishin ato vende, dhe dërgonin në Gali.

Luftërat kundër gotëve që u zhvilluan në territorin e taulantëve, Prokopi e përshkruan në mënyrë të qartë, duke dhënë njohuri edhe për marrëveshjet e zhvilluara midis bizantinëve dhe gotëve në vitin 488 për ta sulmuar ata Perandorin Romake Perëndimore, e cila ishte nda në vitin 395. Përshkruan kalimin nëpër bregdet, nëpër trojet e taulantëve, duke i plaçkitur ato dhe depërtojnë në Itali.

Sulmimin e gotëve të jugut, Justiani e bëri me zbarkimin në Itali në vitin 535. Ushtria e udhëhequr nga Belisari nuk hasi në ndonjë qëndresë deri në Palermo dhe më 31 dhjetor hyri në Sirakuzë. Në pjesën tjetër të kohës ai përparoi përpara me ushtrinë e vet deri në Napol. Romës me ndihmat e marra nga Justiniani, Belisari vazhdoi marshimin e tij drejt Ravenës me të njëjtën ushtri. Kështu në maj të vitit 540 bizantinët hyjnë në Ravenë.

Justiani që kishte për qëllim zbatimin e planit të tij, pranoi një mbretëri të Gotëve të jugut në pjesën veriore të Italisë ashtu që të siguronte këtë pjesë të perandorisë dhe të qëronte hesapet me perandorinë persiane në jug të kufijve. Kjo është ndër shënimet që i shënoj Prokopi që mori pjesë vetë në këto ngjarje. Prapë Justiani vendosi që të dërgonte Belisarin në pjesën perëndimore dhe e rimori Romën në dhjetor të 546, mirëpo menjëherë pasi repartet e Belisarit hynë në Romë ai mori urdhër nga Justiniani që të ndërmerrte një ekspeditë kundër rebelëve në Sicili.

Përshkruan luftërat e zhvilluara në territorin Ilirik, në kohën e Justinianit, më 535, duke i nënshtruar kryengritësit ilir dhe duke i detyruar të luftojnë kundër gotëve në Dalmaci, aty Justiniani shpartalloi gotët dhe zuri Solonën. Në këtë qytet Prokopi përshkruan edhe luftën e zhvilluar mes romakëve të udhëhequr nga Mauriku biri i Mundit dhe gotëve nga Asinarit, Gripas e luftëtar tjerë.

Këtu romakët kishin pësuar humbje. Mundi, me të dëgjuar për vrasjen e djalit, i kundërvihet gotëve duke i ekzekutuar shumë prej tyre, në këtë betejë vritet edhe Mundi. Justiniani kur dëgjon se çfarë kishte ndodhur në Solonë, dërgon ushtri në Iliri, të përgatitura mirë të udhëhequr nga Konstandini Komandant i Kalorësisë Perandorake.

Kurse Belizarin e dërgon në Romë kundër gotëve, që të luftoj kundër tyre. Prokopi në këto luftime dhe ekspedita kishte marr pjesë edhe vet, duke dhënë një material të çmueshëm kronik të ngjarjeve që u zhvilluan në territoret Ilire viteve 535 / 537. Përshkruan mirë vendet dhe qytetet e Ilirisë, të cilat me emra ndoshta kanë qenë, por ndoshta edhe janë të panjohura në histori, si; Solonën (qytet në Dalmaci), Epidamni (Durrahu – Durrësi), Liburnia (krahinë e banuar nga liburnët, qytet i skardëve), Skardona (qytet në Liburni, emëruar në bazë të skardëve), Sirma (qytet në Mitrovicën e Sremit, të banuar më parë nga siriopaonët nënfis i paonëve fisit ilirë), Hadrianiopoli (qytet në Epirin e Vjetër), Foinike (Foniqi i sotëm afër Delvinës), Fotikën (qytet në Epir), Bederiana apo Justiniana e Parë (qytet në Dardani), Krotiskara (qytet në Dardani), Remesiana (qytet në Dakinë e Brendshme), Ulpiana (qytet në Dardani, afër Prishtinës së sotme), e shumë vende tjera që janë me interes për historinë e trojeve dhe popullit shqiptar.

Sikurse gotët ashtu edhe vandalët bënë luftëra të shumta kundër Bizantit, e që, Prokopi i përshkruan në mënyrë të drejtë duke qenë edhe vetë pjesëmarrës në këto luftëra. Përshkruan në mënyrë kronike, ngjarjet që u zhvilluan me vandalët dhe vendet në cilat vende u zhvilluan ato. Emërimet e vendeve të ndryshme të Lindjes, Evropës, dhe vendeve të tjera i tregon në mënyrë të qartë, duke përshkruar një nga një, ku ndodhën dhe sa larg janë njëra me tjetrën, duke matur me ditë rrugëtimi.

Për këto ngjarje të rëndësishme që japë Prokopi, vijmë në përfundim, se deri ku ishte territori i Ilirisë në kohën kur ai jetoi. Luftërat mes vandalëve, gotëve dhe vizigotëve i kushtuan bukur shumë Bizantit, njërën anë me përhapjen e luftërave dhe në anën tjetër depërtimi i sllavëve në Ballkan, kryesisht në territoret Ilire në kohën e Justinianit të Parë.

Historia e fshehtë

Në këtë libër, Prokopi pasqyron disa nga faktet që i kanë kushtuar shtrenjtë Bizantit. Prokopi në librin “Historia e fshehtë”, perandorin Justinian e paraqet si një tiran, mizor, njeri të pa shpirt, duke e cilësuar si murtajën që bën dëm në njerëz. Ai, shkruan se për të ishte fare lehtë të shkaktoj vdekjen e mijërave njerëzve të pafajshëm me gjakftohtësi.

E cilëson si një shkatërrimtar i tmerrshëm i gjërave të mira. Prokopi duke parë politikën dështuese të Justinianit, pas dyndjeve të mëdha barbare dhe shkeljeve të ligjit, vendoset kundër politikës së tij duke u renditur në krye të asaj opozite. Kjo vepër, për dallim prej dy veprave tjera, Justinianin e paraqet si fajtorin kryesor për të gjitha të këqijat që pësoi perandoria gjatë sundimit të tij. Këtu Prokopi paraqet edhe ardhjen e Justinit nga Iliria së bashku me disa luftëtar tjerë ilir si; Zimarhun, Dityvistin, etj, si dhe gruan e tij Lupicianën e cila ishte skllave barbare, por nuk u nda prej tij deri në vdekje. Përshkruan me hollësi ardhjen e tyre në oborrin perandorak.

Ata i paraqet si njerëz të pa ditur dhe të paarsimuar të cilët dinin vetëm të luftonin. Pasi vije në pushtet Justini, sipas Prokopit, ai nuk iu bën asnjëherë keq popullit romak të Lindjes. Atë ai e paraqet si njëri i pagdhendur, i paditur por nipin e tij Justinianin e parë e paraqet si njeri përbirësh, njeri pa ndjenja i cili aq shumë i kishte sjell të këqija Perandorisë Romake të Lindjes sa e quan me epitetin e murtajës.

Është me interes në këtë libër të Prokopit i cili cek luftërat me hunët, i cili përmend komandantët e ushtrisë bizantine me prejardhje “ shpesh kur armiqtë hunë robëronin dhe plaçkitnin me ushtri shtetin e romakëve, komandantët e thrakëve dhe ilirëve i sulmonin në tërheqje....” por ata u detyruan t’i ndërpritnin ndjekjet e hunëve pas urdhrit të lëshuar nga perandori Justinian, por ata duhej të mbaheshin si aleat. Perandori kishte për qëllim, që hunët t’i shfrytëzoi kundër gotëve dhe armiqve tjerë. Këtu na jep të kuptojmë se ilirët, kishin një organizim të mirë në strategjinë ushtarak.

Dhe se, me këtë Prokopi na jep të kuptojmë se ilirët me thrakët ishin në krye të ushtrisë bizantine. Po ashtu na jep të kuptojmë se, gjatë kësaj kohe, në territoret ilire nuk ceket ndonjë popull tjetër të ketë jetuar, apo përmendur në këto treva. Por vetëm ata që ishin sundimtar, siç ishte bizanti që i kushtoj shumë trojeve tona, për arsye se bizantinët u lejuan sllavëve të depërtojnë në trojet ilire dhe më pas të vendoseshin në to. Gjë që edhe sot e kësaj dite po përsëritën pasojat dhe konfliktet, që nga ajo kohë.

Pra nëse dëshirojmë ta dimë gjenezën e problemeve mes serbëve dhe shqiptarëve, atëherë duhet kërkuar që nga kjo kohë, e që në fakt kjo për serbët është e papranueshme, sepse ata ishin ata që ishin uzurpator të trojeve ilire – arbërore - shqiptare.

Mbi ndërtimet

Në librin e Prokopit “Mbi ndërtimet”, mund të mësojmë shumë për kështjellat e ndërtuara në territorin ilir, por edhe në territoret tjera. Ai duke pa rrezikun që iu kanosej nga fiset dhe popujt e ndryshëm, kishte vendosur fortifikata dhe kala të mëdha për t’u mbrojtur nga ata.

E Prokopi i përshkruante, “ato ishin të ndërtuara me një përsosmëri që nuk mund të përshkruhet me fjalë....” . ato ishin mirë të ndërtuara me një strukturë të fortë dhe të qëndrueshme sa që armiku e kishte të pamundur të kalonte përtej tyre. Justiniani edhe se paraqitet në librin Historia e fshehtë, si një tiran dhe një njeri i pashpirt këtu ai cilësohet si një strateg ushtarak dhe njeri me një vizion të qartë për ta mbrojtur perandorin.

Në këtë libër ai përshkruan mirë ndërtimet e kalave dhe fortifikatave për mbrojtjen nga barbarët përreth detit Adriatik, por edhe vendeve tjera. Njëra ndër këto fortesa ishte ajo e Istrës, e cila ishte ndërtuar për t’u mbrojtur nga fiset barbare të përmendur sipas Prokopit; taurëve, skythëve, skllavenëve, sauromatët (që historia e vjetër i paraqet me qerre, që ishin vazhdimisht në lëvizje dhe ishin shumë të rrezikshëm), etj.

Për t’i shtypur këto fise Justiniani përdori shumë mënyra ushtarake – strategjike, ku përball tyre ndërtoj një mur të gjatë me fortesa të pafundme, me ushtri të përgatitur mirë për t’u mbrojtur nga armiku më lehtë në çdo moment. Po të njëjtën strategji Justiniani kishte përdorur edhe territore tjera të Ilirisë. “Që nga Epiri (me fiset që gjendeshin në të) nga e djathta dhe Kalabrinë nga e majta...”. Istri rrjedh në anën e kundërt dhe i jap kësaj pjese të Evropës pamjen e një ishulli...

Këtu Justiniani kishte ndërtuar shumë kështjella dhe fortifikata të larta, që paraqiten në veprën e Prokopit si një thesar për mbrojtjen e territorit nga armiku, e bëri të pakalueshme në këto territore për barbarët që banonin mbi Istër.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Fri May 04, 2012 7:23 pm


Carl Ritter von Ghega


Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 387px-Ghega-lithografie-kriehuber-1851

Carl Ritter von Ghega (Karl Gega, Carlo Ghega) lindi më 10 janar të vitit 1802 në Venedik, vdiq më 14 mars të vitit 1860 në Vjenë. Ishte inxhinier me prejardhje shqiptare, ndërtues i hekurudhës së Semmering-ut prej Gloggnitz deri në Mürzzuschlag në Austri.

Prindërit e tij kishin prejardhje shqiptare. Ai studioi në Padova (Itali), ku ai në moshën 17 vjeçare e mori titullin Doktor i shkencave matematikore. Karrierën si inxhinier e filloi me ndërtime rrugësh dhe ujësjellës në Venedik. Ndër të tjera ndihmoi në ndërtimin e rrugës “Strada d’alemagna”, rrugës nga Treviso për në Cortina d'Ampezzo. Prej vitit 1836 deri më 1840 ishte udhëheqës i ndërtimit për pjesën e rrugës hekurudhore “Kaiser-Ferdinand-Nordbahn” prej Ludenburg deri në Brünn (Brno). Gjatë kësaj kohe (1836 – 1837) studioi shkencat hekurudhore në Angli dhe në shtete të tjera evropiane.

Në vitin 1842 Ghega u emërua udhëheqës planifikimi për të gjithë Jugun e shtetit Austro-hungarez dhe për këtë arsye ndërmori një udhëtim studiues në Amerikë. Njohuritë nga kjo ekspeditë Ghega nuk i përdori vetëm për planifikimin e hekurudhës së Semmering-ut, por i publikoi edhe në dy vepra. Ghega publikoi shumicën e shkrimeve të tij jo vetëm në gjuhën gjermane por në të njëjtën kohë edhe në italisht dhe frëngjisht.

Pas kthimit të tij nga Amerika u ngarkua me planifikimin dhe ndërtimin e hekurudhës në drejtim të jugut, nga Mürzzushlag, nëpër Grac dhe prej aty deri në Trieste. Tejkalimi i malit të Semmering-ut llogaritej nga shumë bashkëkohës të tij si shumë i rëndë edhe si i pamundur.

Ai më vitin 1844 mbaroi planin, i cili parashihte kalimin e malit pa rrota me dhëmbë apo sajlla(litarë) por me lokomotiva normale. Para se të vendosej për ndërtimin e hekurudhës, Ghega nisi me konstruksionin e një lokomotive, e cila mund ti përballonte pjerrtësitë e tilla. Hekurudha filloi më 1848 të ndërtohet. Para mbarimit të saj më 1854 ai e fitoi titullin “Ritter” (Kalorës) (1851). Në vitet 1853/1854 Ghega planifikoi tërë rrjetën e hekurudhave të të gjithë monarkisë Habsburgase. Në vitet më pas ju dha detyra e planifimkit të rrugës hekurudhore në Siebenbürgen mirëpo ai nuk arriti të përfundoj këtë projekt.

Ghega vdiq më 14 mars 1860 në Vjenë nga pasojat e sëmundjes së tuberkulozit. Ceremonia fetare është zhvilluar në Katedralen kryesore të Vjenës, Shën-Stefan (Stephansdom), kurse trupi u varros në varrezat e Währinger-it ne Vjenë. Më 1887, kur këto varreza u shpërngulën, sarkofagu me eshtrat e Ghegës u vendos në panteonin e njerëzve më te shquar të Austrisë, pranë Mozart-it, Beethoven-it, Schubert-it, Strauss-it, Brahms-it dhe Alois Negrell-it (projektuesit të kanalit të Suezit).
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Fri May 04, 2012 7:36 pm

Karl IV.

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 410px-Charles_IV-John_Ocko_votive_picture-fragment

Ceku Karl IV ( 14 Maj 1316 - 29 Nëntor 1378), i lindur në Wenceslaus (Václav), ishte mbreti i dytë i Bohemise nga dhoma e Luksemburgut, dhe Perandori i Shenjtë Romak .

Ai ishte djali i madh dhe trashëgimtar i Gjon Blind, i cili vdiq (në betejën e Crécy) më 26 Gusht 1346. Charles trashëgoi Qarkun të Luksemburgut dhe Mbretërisë së Bohemi. Më 2 Shtator 1347 Charles u kurorëzua mbret i Bohemise.

Më 11 korrik 1346 Princi i zgjedhur ishte zgjedhur edhe mbreti i romakëve (rex Romanorum) në kundërshtim me perandorin Luigji IV. Charles u kurorëzua më 26 Nëntor 1346 në Bon. Pasi kundërshtari i tij kishte vdekur, ai u rizgjodh në 1349 (17 Qershor) dhe me kurorë (25 Korrik), mbret i Romakëve. Në 1355 ai u kurorëzua edhe Mbreti i Italisë më 6 Janar dhe Perandori i Shenjtë romak më 5 Prill. Me kurorëzimin e tij si Mbret i Burgundy, i shtyrë deri në 4 Qershor 1365, ai u bë sundimtari personal i të gjitha mbretërive të Perandorisë së Shenjtë Romake.

Mbretërimi i tij u karakterizua nga një transformim në natyrën e Perandorisë dhe mbahet mend si Epoka e Artë e Bohemise. Ai shpallur Dekretin „Bulla Aurea“ të 1356 ku e vazhdimësisa për titull perandorak u hoq, e cila u aplikua për katër shekuj e ardhshëm.

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 Goldene-bulle_1c-480x475
Bulla Aurea 1356

Ai gjithashtu organizoi shtetet e perandorisë në konfederata paqësore. Në këto konfederata, qytetet Perandorake ishin shume të mirenjohur. Konfederatës Landfriede Swabian e 1370 ishte e përbërë pothuajse tërësisht nga Qytetet Perandorake. Në të njëjtën kohë, legjone të ndryshme janë organizuar dhe udhëhequr nga kurora dhe agjentët e saj. Njesoj si me zgjedhjet, qytetet u ndane ne keto legjone dhe j’u dha ndihme per të ruajtur paqen.

Ai e bëri Pragën kryeqytet perandorak, duke refuzuar madje edhe me këmbënguljen e Petrarch për të kaluar në Romë, dhe ai ishte një ndërtues i madh në atë qytet, i cili mban emrin e tij në mënyrë shumë vende: Universitsi i Charlesit, Ura e Charlesit, dhe Sheshi i Charlesit. Kalaja e Pragës dhe plesa me e madhe e katedrales së Shën Vitus, e ndertuar nga Peter Parler, u realizuan nën patronatin e tij.

Së fundimi, nen mbretërimin e Charles lulezuan doreshkrimet e para të pikturës në Pragë. Në Republikën Çeke të sotme, ai konsiderohet ende si Pater Patriae, një titull shpallur per here të pare nga Adalbertus Ranconis de Ericinio në funeralin e tij.

Politika perandorake e Charles u përqëndrua në sferën dinastice duke braktisur idealit e larta të Perandorisë si një monarki universale të krishtere. Në 1353, ai i dha Luksemburgun nipit të tij Jobst. Ai i perqëndroi energjitë e tij kryesisht në zhvillimin ekonomik dhe intelektual të Bohemi, ku ai themeloi universitetin në 1348 duke inkurajuar humanistëve e pare.

Në të vërtetë ne fillim, ai i komunikante me Petrarch, të cilin e ftoi të vizitojë banesën e tij në Pragë, por italian i madh shpresonte, që Charlesi të lëvizte banesën e tij në Romë dhe të rizgjonte traditën e vjetër të Perandorisë Romake.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Sat May 05, 2012 2:08 pm


Protagora


Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 Salvator_Rosa_-_D%C3%A9mocrite_et_Protagoras

Protagora lindi në Abder të Thrakisë ne vitin 480 p.e.s. Njihet si sofisti i përkryer si dhe relativist e skeptik. Udhtoi shume, nga qyteti në qytet ku ligjëronte të pasurve si të mbrojnë çdo tezë, çfarë do qoftë ajo si dhe si ti kundërvihen të njejtës tezë. Vizitoi edhe Athinën, u largua dhe përsëri u këthye aty nga viti 431. Besohet se këtu është ngritur padi kundër tij pasi që mohoi perenditë.

Në të vërtetë Protagora nuk është ateist si që pretendohet të paraqitet nga disa studjues. Ai këtu shpreh më tepër paftësine e njeriut të kohës për të ditur dhe kuptuar çjanë perënditë... Sidoqoftë, ai iku para procesit dhe duke lundruar për në Sicili anija u fundos... Duhet vënë re se kjo është më tepër gojëdhanë se një e vërtetë, e më poshtë do të parashtrojmë disa variante më të afërta me të vërtetat historike rreth këtij procesi.

Pasi vizitoi pës të disatën herë Athinën, aty edhe publikoi traktatin mbi perenditë që shkaktoi tronditje dhe që pasoi me procesin aq të përfolur. « Mbi perënditë une as nuk mund të di ne se gzistojnë e as se nuk egzistojnë ; pasi që shume pengesa pamundësojnë ta dimë këtë,nga errësira e pyetjes dhe shkurtësia e jetës së njeriut. »

Shumë shekuj me pas, nga gjysma e qindveçarit të XX historianët filluan ta gjykojnë një qëndrim të tillë duke e quajtur të pastudjuar mirë dhe naiv,procesin ndaj Protagores. Në fillim,në një kronologji kohore për të lëvizur në periudhë më të vonshme procesin eventual,Protagora ishte mik i Perikleut dhe ai e angazhoi ti krijoj ligjet e Turioit. Kjo daton nga viti 443 që njiherazi e vonon ndjekjen, gjer nga vitet 418-415.

Mbi të tjera duhet të dijmë gjithashtu se burimet janë pak të besueshme kur kemi parasysh se athinasit e ndoqën nga qyteti me dekret të sjellur nga proces gjyqsor, kurse të tjera burime thone se ai iku para procesit.

Mëtej dyshimet mbi këtë vijnë edhe nga fakti se gjatë kohës është heshtur për këtë ngjarje. Ndoshta nga ajo se Protagora nuk pati nxënës të kalibrit të nxënësve të Sokratit për të evidentuar një gjë të tillë si kishin bërë Platoni dhe Tucididhi për mësuesin e tyre. Mëtej mendohet gjithashtu se heshtja e procesit vjen edhe nga fakti se Protagora ishte vetëm një i huaj në Athinë !?

Ndoshta heshtja është frut i mendimit të asaj kohe se kjo ngjarje nuk pati rëndësi për historinë dhe askush nuk mori mundimin të shkruaj pasi në atë kohë vëndin kyc të interesave e zinte Lufta e Peloponezit.

Heshtja ndërpritet nga Aristoteli një shekull më vonë. Ai përmend procesin dhe jep emrin e akuzuesit që në të vërtet është edhe prova më e fortë se ngjarja ka ndodhur.

Sa i përket shkatërrimit të librave faktet janë më të moçme se datojnë nga fillimi i shekullit III p.e.s. Filozofi skeptik Timoni thot se « kanë dashur ti asgjësojnë në hi veprat pasi kishte shkruajtur se nuk dinte dhe nuk mundëte të kuptonte,se si janë dhe kush janë perënditë. »

Nga « Koha Romake », në shekullin e parë p.e.s., Ciceroni e përmend djegjen si një gjë « reale ».

Për të përfunduar se pamvarsisht se procesi egzistoi apo jo, nuk është edhe aq i rëndësishëm sa që është i këndshëm fakti se sofizmi i Protagorës që qe shpesh i përbuzur si nga Sokrati, Platoni e gjer më sot, nuk u ndal asnjëherë të ngrej debate që janë më sofizëm se sofizmi i Protagorës e për më tepër, kur vetë kundërsofistët për të thënë të vërtetën e tyre mbi këtë ngjarje, kaplohen nga sofizmi Protagorian. Dhuratë më të madhe se kaq Protagora as nuk e kish paramenduar…
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Sat May 05, 2012 3:18 pm


Papa Leoni I




Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 Greatleoone



Ikonë e Papa Leonit I.


Papa Leoni I,shpesh Leoni i Madh ishte papë dhe peshkop i Romës nga 29 shtatori 440 deri me 10 nëntor 461. Emri Leo në gjuhën latine do të thotë "luan". Nderohet nga Kisha katolike romake si shenjt dhe doktor i kishës. Ai njihet të ketë bindur Atilën të kthehet mbrapsh para dyerve të Romës gjatë fushatës ushtarake të vitit 452. Papa Luani ishte gjithashtu edhe një teolog dhe figurë udhëheqëse në centralizimin e organizimit të kishës katolike romake. Vdiq me 10 nëntor 461, ditë e cila është edhe data e tij përkujtimore.

Leoni i Madh lindi në Toskana te Italise në vitin 400, edhe sipas Liber Pontificalis (librit papnor) ai lindi në Toskana. Për herë të parë përmendet në një letër të Shën Agostinit. E sigurtë është detyra e tij si diakon nën patriarkun Çelestiani I dhe Sikstusi III. Në këtë detyrë ai ndihmoi në zgjidhjen e disa problemeve të ndryshme kishtare dhe shtetërore, gjë që e bëri atë të njohur në klerin dhe popullsinë e Romës. Për këtë ai u zgjodh njëzëri si peshkop me 440 vota.

Leoni I ishte patriarku më i rëndësishëm i Romës të qindvjeçarit te 5-të. Ai ishte edhe patriarku i parë i Romës , që mori titullin Pontifex Maximus (Papa më i Madh), një titull që më parë i përkiste posteve të perandorëve romakë. Ai mori pjesë edhe në disa çështje të Italisë, por edhe të Francës, Spanjës dhe Greqisë. Megjithëse në Këshillin e Halkidhikisë iu desh të pranonte se Roma kishte vetëm një përparësi nderi para Konstandinopolit.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Sun May 06, 2012 3:07 pm


Ludwig Feuerbach

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 Feuerbach_Ludwig

Ludwig Andreas Feuerbach (lindi më 28 korrik 1804 në Rechenberg - vdiq më 13 shtator 1872, Rechenberg, në afërsi të Nyrëmberg)nje filozofë gjermanë. Filloi studimet e teologjisë në Heidelberg, i ndërpret pas një viti dhe bëhet disipël (nxënës) i Hegelit në Berlin.

Idhtar i profesorit të vet, në fillim, kreu punimet mbi Bacon-in dhe Spinozën të titulluar « Histori e filozofisë se re » dhe pas kësaj vepre, u shkëput nga idetë hegeliane duke i quajtur si tepër idealiste e mësuesin e tij e konsideron si teolog.

Në veprën e tij kryesore, « Esenca e krishterizmit », bën analizë mbi fenë si një shtrembërim mendor dhe thor se njeriu e çpiku duke qenë koshient për dobësitë e veta dhe kështu, në Perendinë kërkon horizontet e nevojave të veta.

Religjionin e vendos në shkallë të një vizioni antropologjik ku vet Perendia s’është vetëm një ideal. Kjo ndikoi në masë mbi hegelianët e majtë, si dhe mbi Engelsin et Marx-in (Marks). Filozofia e Feuerbach-ut sheh tek njeriu një « esencë » dhe « sentiment » që janë fillim dhe fund i çdo realiteti.

Më 1837 u martua me pasaniken Bertha Loew e kjo i mundësoi ti jepet plotësisht filozofimit dhe shkrimit. Shkroi shum artikuj por si që u tha më lartë vepra që bëri bujë është « Esenca e krishterizmit » të cilën megjithate e « nxiu Stirner-i me veprën e vet « Njëshi dhe pasuria e tij ». Stirner arrin të paraqes Feuerbachu të çoroditur,në vend të religjionit të çorditur që e quante ky i fundit.

Në fund, pas mossuksesit në zgjedhjet për Asamblenë Nacionale te Frankfurtit dhe pas debatit të revolucionit e rikthimit të Restoracionit ne Gjermani, tezat e ti humbin plotësisht ndikimin në opinion.

Dhjetë vjetët e fundit te jetës iu zvogluan drastikisht të ardhurat, kështuqë u detyrua të largohet nga saraji i Bruckbergut për të jetuar pranë Nurbergut ku edhe vdes më 13 shtator të vitit 1872.

Thenie nga Ludwig Feuerbach

-Misteret më të mëdha qëndrojnë mbi objektet më të thjeshta. ("Anti Hegeli")
- Individët e njohin Zotin përmbi çdo gjë vetëm për të pasur për vete një hapësire të pafund ku do të munden të shtrojnë në amshueshmëri individualitetin e tyre të përkufizuar, veçorinë e vajtueshmërinë… » (« Mendime mbi vdekjen dhe pavdekshmërinë »).
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Sun May 06, 2012 3:47 pm


Friedrich Hegel


Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 Hegel

George Wilhelm Friedrich Hegel (Georg Vilhelm Fridrih Hegel; jetoi nga 27 gushti 1770 - 14 nentor 1831), ishte filozof gjerman.

Georg Vilhelm Fridrih Hegel lindi në Shtutgart, studioi teologjinë dhe filozofinë. Ishte professor universiteti në Jenë, drejtor i gjimnazit në Nynberg dhe profesor në universitetin e Berlinit.

Filozofia juridike e Hegelit..

Aktualizimi i vlerave të shumta të filozofisë juridike të Hegelit, është një ndihmesë konkrete në këtë drejtim. Sidomos, është me rëndësi analizimi dhe kuptimi i domethënies shumë të thellë të nocionit të së drejtës abstrakte në filozofinë e së drejtës te Hegeli, e cila lidhet jo vetëm me tërësinë e subjektives (Subjektit, Shpirtit, Mendjes, Njeriut) por është e pandashme edhe me tërësinë e objektives (Objektit, realitetit, jetës ).

Abstraktja, spekulativja te Hegeli, ashtu siç është ne veprat e tij, nuk është nocion i kotë, i zbarët, i rëndë, i pakuptueshëm; nuk është abstraktim për hir të abstraktes, por është, pos tjerash, edhe teori e metodë zhvillimore për ta njohur sa më thellë jo vetëm objektin e filozofisë juridike por edhe Objektin e përgjithshëm, realitetin konkret, njeriun dhe shoqërinë e për t’i realizuar ata/ato në jetën e drejtpërdrejtë, në botën e lirë.

Edhe ky nocion, si nocionet tjera në veprat e Hegelit, natyrisht që është mendor, ka anët pozitive dhe negative të tij, kundërthëniet në vete, fazat e zhvillimit etj. Hegeli është thelluar në subjektivitet për të krijuar realitet të ri, më të zhvilluar, duke marrë shëmbëlltyrë-idenë.

Hegeli e ka vlerësuar kështu Aristotelin: “Aristoteli ka qenë një nga gjenitë shkencorë më të pasur, universalë e të thellë, që ka ekzistuar ndonjëherë, një njeri të cilit asnjë epokë nuk mund t’i vendosë pranë të barabartin e vet. ”

Hegeli është Aristoteli i kohëve moderne (siç edhe mund të jetë cilësuar, me të drejtë) dhe prej 27 shtatorit 1790 kur Hegeli, në moshën 20 vjeçare, ka mbrojtur titullin Magister philosophie, ky gjeni i njerëzimit ka qenë dhe është, (ashtu siç ka thënë vet për Aristotelin) një nga gjenitë shkencorë më të pasur, universalë e të thellë, që ka ekzistuar ndonjëherë, një njeri të cilit asnjë epokë nuk mund t’i vendosë pranë të barabartin e vet.

E drejta abstrakte është një nocion juridik shumë i rëndësishëm në rendin logjik dhe praktik të filozofisë juridike të Hegelit.

“Filozofia juridike nuk ndalet as në abstraksion as në shikim (vështrim) historik, nëse ajo nuk është e njëjtë me idenë. Ajo di që mbretëria e së drejtës mund të bëhet vetëm duke falënderuar përparimin në zhvillim, dhe se nuk mund të kapërcehet asnjë shkallë e këtij zhvillimi. “

Te Hegeli nuk ndahet abstraksioni (deduksioni) nga shikimi historik (induksioni), dhe këto dy shikime (metoda) janë një-ja identike me idenë filozofike (juridike) më të lart, absolute si teori dhe metodë me e përgjithshme, e cila në filozofinë e Hegelit është unitet i objektives dhe subjektives, sepse:
“Ideja si unitet i objektives dhe subjektives së idesë... ideja absolute, është para së gjithash unitet teorik dhe praktik i idesë, dhe me këtë njëkohësisht edhe unitet i idesë së jetës dhe i idesë së të kuptuarit.“

Prandaj, zhvillimi më i lartë është rezultat i një zhvillimi që përparon nëpër çdo shkallë konkrete (objektive) të tij, për të arritur deri te mbretëria e së drejtës, abstraksion ky i nevojshëm dhe interesant në filozofinë juridike dialektike të Hegelit.

Si metodë abstraksioni, te Hegeli kjo e drejtë është jo për shkak të vetes por për shkak të njohjes sa më të plotë të objektit që shqyrtohet, si dhe për hir të realizimit të tij në jetë.
Duke përdorur metodën e abstraktimit, në kuptimin historik, Hegeli arrin gjer në konkluzionin se “gjendja juridike fillon vetëm në shpirtin e përgjithshëm të popullit…”

Është e qartë se Hegeli i jep rëndësi primare në zhvillim shpirtit (personal, popullor, botëror), mendjes, njohurisë, teorisë, dhe në përputhje me këtë, ai vazhdon konkluzionin e tij se:
“Nëse shpirti i popullit ngrihet në shkallë më të lartë, nuk mund më të ruhen ato momente të rregullimit që kanë sjellë në shkallë të mëhershme, ato domosdoshmërisht shemben dhe asnjë forcë nuk mund t’i mbaj ato”.

Duke përdorur metodë të tillë filozofike-juridike e cila ” nuk është formë e jashtme, por shpirti dhe nocioni i përmbajtjes… që shfaqet si tërësia e nocionit “ , Hegeli arrin konkluzion të tillë, i cili, edhe sot, pak a shumë, ka aktualitet, siç është edhe ky konkluzion:

“ Shpirti i tashëm i kohërave është i drejtuar kundër shumë momenteve të cilat vështirësojnë gjendjen bashkëkohore të popujve të Evropës dhe që pengojnë zhvillimin e pastër të nocionit juridik. 7“
Edhe këtu Hegeli ka përdorur emërtimin që shprehë abstraksion, ka theksuar nocion abstrakt “zhvillimin e pastër të nocionit juridik” i cili, as sot nuk mund të hidhet, të mohohet ngase është i rëndësishëm dhe ka rol në zhvillim, e nuk ka forcë që të mund të ndalë, sipas Hegelit.

Nuk është pa abstraksion, as mendimi i Hegelit se “trualli i lirisë është mendimi i pastër ”, që dikush mund të krijoj paragjykimin se është edhe spekulacion i thatë, i pavlerë. Por, kur e analizojmë më tutje thënien e Hegelit se “Objekti i shkencës së filozofisë juridike është nocioni i lartë i natyrës së lirisë, pa marr parasysh atë që vazhdon, me shfaqjen e kohëve.“ , atëherë e kuptojmë më mirë se trualli (toka) i lirisë prodhon edhe nocionin e lartë të natyrës së lirisë, i cili teorikisht i tejkalon, apo i abstragon, shfaqjet, prezantimet, interpretimet apo kufizimet konkrete të kohës, që, ndonjëherë, lirinë reale të individit e bëjnë liri abstrakte.

Por, këtë teorizim, apo filozofim të mirëfilltë Hegeli e bënë, mu për shkak të lirisë absolute dhe reale jo vetëm të personit por edhe të njerëzve tjerë që ai i merr, sipas betimit të juristit, si persona dhe i trajton si të tillë, ndaj edhe u lë trashëgim një filozofi të lirisë që zhvillohet domosdoshmërisht. Edhe pse, në dukje, nocioni i lirisë hegeliane duket abstrakt, kur e shikojmë atë të ndërlidhur “organikisht” me nocione, vlera, tjera subjektive ai nuk na del fare spekulim por, në vete dhe për vete është spekulativ, abstrakt pozitiv, sepse është nocion i thellë mendor.

Në këtë kuptim kemi të bëjmë edhe me ”natyrën e njohurive spekulative…me metodën njohurore...sepse kemi të bëjmë me njohurinë, dhe në njohuri përmbajtja është e lidhur qenësisht me formën “, çka unë këtu kuptoj spekulacionin dhe metodën spekulative, pra metodën abstrakte, sepse edhe forma, metoda, mendimi “mënyra spekulative e të njohurit në përgjithësi, qenësisht dallohet nga mënyra tjera të njohurit” Kjo çështje logjike dhe gnoseologjike lidhet natyrshëm te Hegeli me filozofinë e së drejtës dhe ka vlerë të veçantë për njohjen, krijimin dhe realizimin e së drejtës, në tërë kompleksivitetin e saj.
Në veprën “Prepedeutika filozofike” Hegeli ka dhënë këtë definicion spekulativ apo mendor për të drejtën:

“Sipas të drejtës (drejtësisë, drejtshmërisë) duhet të ndodhë vetëm vullneti i përgjithshëm, pa marrë parasysh qëllimin apo besimin e individit, kjo e drejtë, (drejtësia, drejtshmëria) ka për objekt, njeriun si qenie të lirë në përgjithësi“

Është krejt e qartë se në nocionin e përgjithshëm të së drejtës Hegeli fut, si zakonisht, shumë elemente. Aty kemi një pjesë të nocionin unik të së drejtës që te Hegeli përfshinë edhe antropologjinë juridike, drejtësinë, drejtshmërinë, vullnetin e përgjithshëm e domosdonë e ndodhjes, realizimit të tij; kemi njeriun dhe çështjen esenciale të tij, lirinë njerëzore.

Këtu është krejt e kthjelltë, se e drejta te Hegeli nuk e përfshinë njeriun e kufizuar juridikisht, vetëm si person fizik a juridik, por trajton njeriun si ” qenie të lirë në përgjithësi.“ Hegeli pohon: “Aq sa çdokush pranohet si një qenie e lirë, ai është, person. “ 13 Pra, teoria juridike e Hegelit niset nga qenia e lirë e njeriut dhe vetëm pastaj vije te personi juridik, domethënë niset nga tërësia e qenies dhe e vlerave të saj, kur trajton çështjen e së drejtës e segmenteve të saj të veçanta, sepse: “njerëzit sipas natyrës së tyre shpirtërore kanë personalitet (person).”

Hegeli në raport me të drejtën abstrakte, fshikullon ato ligje pozitive të padrejta që nuk e trajtojnë njeriu si personalitet, por e pranojnë robërinë, skllavërinë:
“Ekziston kufizimi i lirisë dhe ligje që lejojnë që njerëzit të trajtohen jo si personalitete por si sende, për shembull ligjet që lejojnë robërinë. Këto janë vetëm ligje pozitive, e drejta pozitive, që janë kundër mendjes apo të së drejtës absolute (drejtësisë, drejtshmërisë). ......etj...etj...
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Mon May 07, 2012 8:19 am



Jul Cezari

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 Images?q=tbn:ANd9GcQC3PmOoHUa3dABRTX-54qHJKqYl2k4tgp6_rE4Eyz2nzCqPhc0

Gaius Iulius Caesar, i njohur shqip si Jul Çezari lindi më 12 korrik 100 p.e.s. në Romë dhe ka vdekur me 15 mars te 44 p.e.s.. - ushtarak dhe burre shteti i Perandorisë romake, u vra nga kundërshtarët e tij politikë.

Gai Jul Çezari ka luajtur një rol të rëndësishëm në transformimin e Republikës Romake, në Perandorinë Romake. Marshimi romak ne Britaninë e Madhe, prej ushtrisë së Jul Çezarit, e shtriu botën romake deri në oqeanin Atlantik. Ai konsiderohet si një prej gjenive ushtarak, më të mëdhenj të kohës dhe një prej liderëve me te fortë. Në vitin 42 p.e.s., dy vjet pas vdekjes së tij, Senati romak e quajti Jul Çezarin, “Zoti Romak”.

Jul Çezari ka lindur në një prej familjeve më të vjetra aristokrate, në Romë. Ai ka qenë një pjesëtar i partisë demokratike dhe popullore. Edhe pse ishte nip i Caius Marius-it, Çezari, martohet me Kornelian, vajzën e re të Lucius Cornelius-in Cinna, mbështetësit më të madh të Mariusit dhe armikut te Sullasit. Në vitin 82 p.e.s., kur Çezari refuzoi të ndahej me Kornelian, ai u detyrua të largohej nga Roma.

Pas vdekjes së Sullasit, Çezari kthehet në Romë dhe nis karrierën e tij politike. Ai fiton popullaritet me partine e tij dhe oratori. Ne 74 p.e.s., ai shkon në Azi, për të rikthyer ushtrinë Cappadociane. Pasi u kthye, ai nxiti reformimin e qeverisë dhe ndihmoi në përparimin e pozicionit politik të Pompeit. Çezari u bë oficer, në vitin 70 p.e.s. dhe ishte përgjegjës për administrimin e qeverise dhe ushtrisë në Spanjën e largët, në 69 p.e.s.. Ai ndihmoi Pompein të merrte drejtimin e luftës në Lindje. Jul Çezari u kthye në Rome në vitin 68 p.e.s. dhe në mungesë të Pompeit, ai u bë koka e partisë popullore.

Në vitin 63 p.e.s., Jul Çezari u emërua “pontifex maximus” [kryeprift]. Reforma e tij e mëtejshme me Sosigenin, për kalendarin, ishte një nga kontributet e tij më të mëdha për historinë. Në vitin 62 p.e.s., Clodius dhe e shoqja e dyte e Jul Çezarit, Pompeia, u përfshinë në një skandal, i cili përfshinte dhunimin e riteve sekrete te Bona Deas dhe si pasoje Çezari ndahet. Ai tha: “E shoqja e Çezarit, s’duhet të dyshojë për asgjë.”

Meqenëse Jul Çezari ka shërbyer në Spanje si administrator, ai kthehet në Romë me ambicie konsullate. Për të realizuar qëllimin e tij, në vitin 60 p.e.s., Çezari krijon “Triumviratin” e Pare, e cila ishte aleanca e tre burrave, Julius Caesar, Pompeit, dhe Marcus Licinius Crassus. Pompei, ishte komandant i ushtrisë, kurse Marcus Licinius Crassus, ishte njeriu me i pasur në Romë. Kjo nuk ishte një triumvirate e mirëfilltë, sepse kjo aleance nuk u konfirmua zyrtarisht nga senati. Tre burrat ishin në gjendje të kontrollonin Romën dhe kjo aleance bëri të mundur që Çezari të ndiqte Luftën në Gali.

Në vitin 59 p.e.s., Çezari martohet me Calpurnian. Po të njëjtin vit si konsull, ai miraton një ligj agrar, i cili siguronte tokë bujqësore për 20,000 qytetar dhe veteran të varfër. Ai gjithashtu siguroi mbështetjen e te pasurve, duke reduktuar taksat që ata paguanin për kontratat në Azi. Kjo e bëri atë, drejtues të një koalicioni ndërmjet popullit dhe plutokratëve.

Në vitin 55 p.e.s., Çezari kreu një eksplorim në Britani dhe mundi Britanikët, nën drejtimin e Cassivellaunusit. Çezari hasi në kundërshtarin e tij më të fortë në Gaul, Vercingetorixin, të cilin ai e mundi në Alesia në 52 p.e.s.. Me fundin e luftës, Çezari kishte arritur kontrollin e pjesës më të madhe te Gaulit. Kjo arritje i siguroi atij, titullin komandanti më i madhe i kohërave, si dhe besnikërinë e legjioneve. Kujdesi i Çezarit ndaj ushtarëve, dëshira për të realizuar ai vetë sulme të vështira ushtarake, e ktheu atë në idhullin të ushtarëve, një element i rëndësishëm për karrierën e tij pasardhëse.

Ne vitin 54 p.e.s., vdes e bija e Jul Çezarit, e shoqja e Pompeit, që prej pesë vjetëve. Ajo kishte qenë lidhja kryesore ndërmjet dy burrave. Gjate viteve kur Çezari ishte në Gaul, Pompei kishte filluar të mësonte gjithnjë e me shume mbi partinë senatoriale. Arritjet ushtarake te Çezarit, fillojnë e rrisin xhelozin e Pompeit. Vdekja e Crassusit, në 53 p.e.s., sjell fundin e Triumviratit të Parë, dhe vendosjen e Çezarit kundër të tjerëve.

Pasi përfundoi Triumvirati i Parë, senati mbështet Pompein, i cili u bë konsull individual më 52 p.e.s.. Ndërkohë, Çezari ishte bërë një hero ushtarak, si dhe një lider i popullit. Senati druhej prej Çezarit, dhe donte që ai të hiqte dorë prej ushtrisë së tij. Ata e dinin që Çezari shpresonte të bëhej konsull, pasi periudha e tij në Gaul, të përfundonte. Në dhjetor të 50 p.e.s., Çezari i shkruan një letër senatit, në të cilën thoshte që ai do të hiqte dore nga ushtria e tij, në rast se Pompei hiqte dore nga posti që kishte. Senati e priti letrën me egërsi dhe i kërkoi Cezarit të hiqte menjëherë dore nga ushtria, përndryshe do të shpallej “armik i popullit”.

Dy oficerët besnikë të Çezarit, Mark Antoni dhe Quintus Cassius Longinus, nuk e aprovuan ligjin dhe u përjashtuan nga senati. Ata udhëtuan drejt Cezarit, o cili mblodhi ushtrinë e tij, dhe kërkoi mbështetjen e tyre kundër senatit. Ushtria kërkoi te sulmonte dhe më 12 janar të vitit 49 p.e.s., Çezarime fjalën “Iacta alea est” [vdekja është larg] kaloi Rubicon-in, kufiri që ndante provincën e tij nga Italia. Lufta civile kishte filluar.

Marshimi i Çezari drejt Romës, ishte një progres triumfues. Senati u arratis për në Capua. Çezariu drejtua më pas për ne Brundisium, ku rrethoi Pompein, përpara se ai të arratisej për në Greqi. Ai ju drejtua Spanjës, të cilën po e drejtonin oficeret e Pompeit dhe vendosi paqe në të. Pasi u kthye në Romë, Çezariu zgjodh konsull dhe më pas iu drejtua Greqisë, në kërkim të Pompeit.

Çezari mblodhi një ushtri të vogël në Brundisium dhe nisi lundrimin. Ushtria ishte aq e vogël, sa Bibulus, i cili po e priste në ngushticë, për ta penguar kalimin e tij në Epir, e lejoi pa problem. Çezari takon Pompein në Dyrrahketu zhvillohet Beteja e Dyrrahut , por u detyrua të tërhiqej, me Pompein qe e ndiqte pas shpine. Çezarie vendosi kampin në një vend mjaft strategjik, pranë Pharsalus-it. Pompei, i cili kishte një ushtri të madhe, e sulmoi Cezarin, por u mund dhe u detyrua të tërhiqej drejt Egjiptit, ku dhe u vra.

Çezari, i cili kishte ndjekur Pompein drejt Egjiptit, qëndroi atje edhe për pak kohë, duke jetuar me Kleopatrën. E mbështeti atë kundër të vëllait dhe të shoqit, Ptolemeut XII, dhe bëri të mundur që Kleopatra të vendosej fuqishëm ne fron. Prej Egjiptit ai shkoi në Siri dhe Pontus, ku në vitin 47 p.e.s., ai mundi Pharnacin II, në një mënyrë aq të lehtë, sa e pasqyroi me fjalët: “Veni, vidi, vici” [Vajta, Pashë, Fitova]. Po të njëjtin vit, ai u nis drejt Afrikës (Libisë), ku ndodheshin mbështetësit e Pompeit, për ti dhënë fund revoles së nisur nga Kato .

Çezari u kthye në Romë, me katër triumfe të mëdha dhe i fali të gjithë armiqtë e tij. Ai nisi të reformonte kushtet e jetesës, duke përmirësuar ligjet agrare si dhe konditat shtëpiake. Jul Çezari, gjithashtu bashkoi planet e ndërlikuara, për të konsoliduar mbretërinë dhe vendosjen e sigurisë. Në dimrin e 46 - 45 p.e.s., Çezariishte në Spanjë, ku zhduki partine e fundit senatoriale të Gaeus Pompeusit, të birit te Pompeit.

Jul Çezari kthehet ne Romë në Shtator të 45 p.e.s., dhe u emërua në postin e drejtuesit të konsujve, për të pestën here. Po të njëjtin vit, ai u bë diktator i përjetshëm dhe vendosi të merrte një fushatë kundër Parthias, rreziku i vetëm për kufijtë e Romës. Fuqia e tij diktatoriale, kishte ngjallur pa pëlqyeshmëri dhe ishte kritikuar rëndë nga armiqtë e tij.

Kundrejt Çezari u realizua një komplot, prej vetë miqve dhe mbrojtësve te tij. Këtu mund të përmendim Cimber, Casca, Cassius, dhe Marcus Junius Brutus. Më 15 mars të vitit 44 p.e.s., ai u godit me thikë, për vdekje, në dhomën e senatit. Në testament, Çezariia linte gjithçka nipit të tij 18 vjeçar, Octavianit më vonë i njohur si August.

Çezari ka qene gjithmonë një prej figurave më kontradiktore historike. Ndjekësit e tij kishin parë tek Cezari, mbrojtësin e te drejtave të njeriut, kundrejt një oligarkie. Armiqtë e tij e kishin parë Cezarin, si një demagog ambicioz, i cili e fitoi me force rrugën e tij drejt fuqisë diktatoriale dhe shkatërroi republikën. Ai ishte i shkëlqyer në luftë, oratori dhe si drejtues shteti.

Pos veprimtarisë së tij si ushtarak Çezari u shqua edhe për veprimtarin letrare e historike. Më veprat e tij letrare ai hynë ndër shkrimtarët më të mirë të kohës së vetë. Nga Çezari deri më tani dihet se janë ruajtur dy vepra të plota me përmbajtje historike, komente (ditar) dhe që në fakt nuk janë asgjë më shumë se kujtime apo broshura politike të pregatitura në stilin e raporteve ushtarake.

Si shkrimtar Çezari shquhet për stilin që mund të quhej shembullor për thjeshtësinë e qartësinë e gjuhës. Kështu në veprat e tij si: "De bello civilile" (Mbi luftën civile) dhe atë kushtuar luftës gale "De bello Gallico" ai përshkruan ngjarjet ushtarake kundër Pompeut me plot gjallëri edhe pse nuk mund të thuhet se është i paanshëm.

Çezari në veprat e tij përshkruan tërthorazi pjesë të Ilirisë në të cilën ishin zhvilluar edhe disa ngjarje. Mirëpo ai nuk hynë më thellë në përshkrimet e tija. Në veprat e tij vërejmë përshkrime gjeografike të Ilirisë.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Mon May 07, 2012 8:30 am


Xhorxh Kantor

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 220px-Matematiker_georg_cantor

Georg Cantor (shqipto Xhorxh Kantor) (19 shkurt 1845 – 6 janar 1918) ishte matematikan gjerman, i lindur në Rusi. Është i njohur si themelues i teorisë së bashkësive e cila është teori bazike e matematikës. Kantori i e tregoi rëndësinë e pasqyrimit "një një dhe mbi" me një fjalë pasqyrimit biektiv i cili mund të vendoset ndërmjet bashkësive të pafundme dhe tregoi se bashkësia e numrave real ka më shumë elemente se bashkësia e numrave natyral.

Nga ana tjetër ai tregoi se bashkësia e numrave racional dhe bashkësia e numrave natyral kanë numër të njëjtë elementesh. Në fakt teorema e Cantorit implikon ekzistencën e pafund shumë pafundësive. Ai e përkufizoi konceptin e numrit kardinal dhe numrit ordinal dhe aritmetikën e tyre. Vepra e Cantorit zgjoi një interesim të jashtëzakonshëm për filozofët të cilët ishin të tronditur nga rrjedhimet e saj.

Teoria e numrave transfinit e Cantorit është në kundërshtim me intuitën dhe kontroversen dhe u kritikua ashpër nga matematikanët Leopold Kronecker dhe Henri Poincare. Sipas teologëve krishterë ajo e mohon ekzistencën e zotit duke proklamuar kategorizimin e të pakufishmes. Poincaré thotë se idetë e Cantorit janë si një sëmundje e rëndë të cilat i infektojnë të gjitha degët e matematikës dhe e përshkruan atë si një sharlatan në shkencë.

Cantori lindi më 1845 në Saint Petersburg, nga një familje e pasur. Babai i tij punonte në bursën e Saint Petersburgut. Aty qëndroi deri sa i mbushi 11 vjet. Nga prindërit e tij e trashëgoi talentin për muzikë dhe ishte një violinist i shkëlqyer. Pas një sëmundjeje të babait të tij familja e Cantorit në vitin 1856 u ç'vendos në Gjermani fillimisht në Wiesbaden pastaj në Frankfurt.

Në vitin 1860, Cantori diplomoi në gjimnazin real Realschule në Darmstadt. Aftësitë e jashtëzakonshme nga matematika dhe posaçërisht nga trigonometria u vunë re shumë herët. Më 1862, Cantori regjistrohet në Federal Polytechnic Institute në Zürich, sot ETH Zurich.

Pas vdekjes së të atit më 1863 trashëgoi një pasuri të konsiderueshme prandaj studimet i vazhdoi në Universiteti i Berlinit, ku profesorë ishin tre matematikanët e shquar Leopold Kroneckeri, Karl Weierstrassi dhe Ernst Kummeri.

Në verën e vitit 1866 ai kaloi në Universiteti i Göttingenit, atëherë por edhe sot një qendër e rëndësishme për kërkime të avancuara në matematikë. Në vitin 1867, në Berlin mori titullin PhD me tezën nga Teoria e numrave, De aequationibus secundi gradus indeterminatis.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Mon May 07, 2012 10:08 am


Edison Arantes do Nascimento,Pelé

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 800px-Huellas_de_Pel%C3%A9
Shputat e Pelé-s brenda stadiumit Marakano

Edison Arantes do Nascimento, KBE, (lindi më 23 tetor të vitit 1940 në Três Corações, Brazil), i njohur si Pelé, është ish fubollist brazilian, i vlerësuar nga shumica si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. Ka fituar titullin "Atleti i Shekullit" nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtarë.

Në Brazil llogaritet si hero kombëtar, i njohur nga arritjet dhe kontributet në futboll,u shpall ambasador zyrtar botëror i FIFA-s dhe thesar kombëtar nga qeveria braziliane. Gjithashtu është i njohur për reagimet e tija për të ndihmuar ndryshimin e politikave për të varfërit (shenimin e golit të 1 000-të ua dedikoi fëmijëve të varfër brazilian).Gjatë karierës u bë i njohur si "Mbreti i Futbollit" (O Rei do Futebol), "Mbreti Pelé" (O Rei Pelé) ose thjesht ti "Mbreti" (O Rei).

Talenti i tij u njoh nga futbollisti Waldemar de Brito,i cili u angazhua që Pelé të luante për Santos Futebol Clube që në moshën 15 vjeçare dhe në moshën 16 vjeçare u angazhua për kombëtaren braziliane, kurse në moshën 17 vjeçare fitoi Kampionatin e parë Botërorë në futboll. Përkundër ofertave të shumta nga klubet futbollistike evropiane, kushtet e atëhershme ekonomike dhe rregullativat futbollistike braziliane mundësuan që të përfitonte Santos FC ku u angazhua për gati dy dekada, deri në vitin 1974. Pelé luajti si një sulmues i brendshëm e më vonë u njoh si lojtar udhëheqës, rregullues i lojës.

Është golashenuesi numër një i të gjitha kohërave i kombëtares braziliane të futbollit dhe i vetmi futbollist fitues i tre kupave botërore. Në vitn 1962 ishte pjesë e ekipit brazilian, por për shkak të një lëndimi në ndeshjen e dytë nuk mundi të vahzdojë ndeshjet e mëtejme të kupës. Zyrtarisht në nëntor të vitit 2007 FIFA shpalli se do ta dekorojë me medaljon të artë të kampionatit botërorë të vitit 1962 edhe përkundër mos pjesmarrjes së tij në finale duke e bërë lojtar të vetëm me tre medalje të arta të kampionateve botërore.

Pelé lindi në Três Corações, Brazil, ishte i biri i futbollistit të Fluminenzes,Dondinho (João Ramos do Nascimento) dhe Maria Celeste Arantes. U emërua sipas zbuluesit amerikan Thomas Edison, por më shumë i pëlqen ta thirrnin Edison. Fillimisht fitoi llagapin Dico, nga familja e tij.

Nickun "Pelé" e mori gjatë ditëve shkollore kur gabimisht shqiptoi emrin e portierit të skuadrës Vasco da Gama, Bilé, duke e quajtur "Pilé". Fillimisht e urrente këtë emer, kështu që u largua nga shkolla për shkak të sulmit ndaj shokëve të klasës për thirrjen e tij me atë nick, por sa më shumë që ankohej aq më shumë e thirrnin. Në autobiografinë e tij, Pelé thotë se nuk kishte idenë se çfar domethënie kishte nicku i ri, as edhe shokët e tij nuk e dinin.Edhe pse fjala rrodhi nga emri Bilé dhe pa asnjë kuptim në spanjisht, në irlandisht fjala peile që shqiptohet njejtë, don të thotë futboll.

Duke u rritur në varfëri në Bauru, São Paulo, Pelé fitonte para shtesë duke pastruar këpucë në Klubin e Atletikës Bauru në ditët e ndeshjes. Mendonte të luante me babanë e tijë kariera e të cilit në klubin Atlético Mineiro përfundoi herët për shkakë të lëndimit në gju, kështu nuk mund t'i ofronte futboll të vërtetë kështu që Pèle zakonisht luante me një top të krijuar nga letrat të shtrënguara me lidhës ose me greipfruit.

Në vitin 1954 disa antarë të ekipit Ameriquinha duke u përfshirë dhe Pelé u ftuan t'i bashkangjiten ekipit Baquinho që udhëheqej nga lojtari ndërkombëtarë brazilian Waldemar de Brito, i cili luajti në vitin 1934 në Kampionatin Botëror të Futbollit në Itali.

Në vitet e tija të 15-ta iu bashkangjit ekipit brazilian Santos FC për të rinj, kurse pas një sezoni kaloi në ekipin për të rritur.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Mon May 07, 2012 4:23 pm


Hanibali


Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 Hannibal

Hanibal Barkas (lindi rreth vitit 246 p.e.s. në Kartago ; deri ne 183 p.e.s. në Bithynien) shihet si një ndër gjeneralët më të mëdhenj të Antikes. Gjatë Luftës së Dytë Punike (218-201 p.e.s.) ai, Perandorisë Romake, i shkaktoi humbje shumë të mëdha.

Hanibali ishte djali më i madh i Gjeneralit Kartagjenas Hamilkar Barkas, i cili qe i suksesshëm në Luftën e Parë Punike. Vëllezërit e tij më të vegjël qenë Hasdrubali dhe Mago, të cilët gjithashtu qenë gjeneralë të Kartagos. Historia Romake thotë se Hanibali si 9 vjeçar bashkë me vëllezërit e tij i premtuan babait të tyre se do ta shkatërrojnë Perandorinë Romake, por kjo është legjendë. Hanibalin e rriti një Spartan i quajtur Sosylos, i cili më vonë u bë edhe këshilltar i tij.

Në vitin 237 p.e.s. si 9 vjeçar bashkë me babain e tij shkoi në Gadishullin Iberik, i cili ishte i pasur me pasuri nëntokësore. Në Gadishullin Iberik babai i tij Hamilkar Barkas pushtoi territore të mëdha të cilat zëvendësuan humbjet të cilat i përjetoi Kartago në Luftën e Parë Punike dhe këto territore do të ishin baza e fuqisë së familjes së Barkidëve.

Pas vdekjes së Hamilkar Barkas në luftë kundër disa fiseve Iberike komandën në Hispani e mori dhëndri i tij Hasdrubali. Ky e zmadhojë Provincën e re të Kartagos dukshëm, themeloi qytetin e Kartagjenes si kryeqytet regjional dhe lidhi me Romën Traktatin e Ebros.

Ky Traktat thoshte se lumi Ebro është kufiri ndërmjet Romës dhe Provincës së re të Kartagos. Në këtë kohë Hanibali shkoi në Kartago, por u kthye më 224/223 p.e.s. me dëshirën e dhëndrit të tij prapë në Hispani. Si komandant i kavalerisë së Hasdrubalit Hanibali korri fitore ne luftëra të shumta kundër fiseve Iberike.

Kështu Hanibali pas vdekjes së Hasdrubalit u bë gjeneral i ushtrisë. Ai ende bënte luftëra me fiset Iberike ende të pavarësuara. Në një betejë afër lumit Tajo Hanibali korri fitoren e parë kundër një armiku në front të hapur, i cili kishte një numër shumë më të madh ushtarësh në dispozicion.

Qyteti Sagunt në bregun e Detit Mesdhe nuk donte të biente nën sundimin e Hanibalit. Hanibali e rrethoi më 220 p.e.s. që ti ja kufizoi qytetit ndikimin në fiset Iberike. Saguntët më pas bënë një lidhje me Romën dhe Romakët quan njerëz tek Hanibali që Hanibali të ndërprejë rrethimin e qytetit, por Hanibali nuk e ndërpreu rrethimin sepse Sagunti ishte shumë më në jug sesa lumi Ebro.

Më pas Hanibali pyeti në Kartago se a e lejojnë që të sulmojë qytetin, të gjithë Këshilltarët i thanë po.

Në konfliktin rreth Saguntit u përsëritën ngjarjet të cilat e filluan Luftën e Parë Punike kur Roma përdori qytetin e Mesinas për fillimin e Luftës midis Romës dhe Kartagos. Hanibali pas 8 muajsh rrethimi e sulmoi Saguntin dhe i vrau të gjithë banorët e qytetit.

Roma nuk ndërmori asgjë për t'i ndihmuar Saguntit, por pasi ra qyteti Romakët i than Këshillit të Kartagos se: Vetëm nëse Kartago i'a dorëzon Hanibalin Romës atëherë do të anashkalohet lufta. Por këshilltarët i'a mbajtën krahun Hanibalit.

Lufta kunder Romes

Që t'i dal para një mësymjeje Romake për sulm ndaj Spanjës, Hanibali me 50.000 infanteristë, 9.000 kalorës dhe 37 elefantë të luftës,kaloi Alpet dimërore dhe mbërriti nga vendi i Salasëve në Aosta dhe Ivrea. Në Alpe ushtria e tij pësoi humbje të mëdha nga të ftohtit, por ushtria u përforcua me keltë të cilët jetonin afër lumit Po.

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 793px-Hannibal_route_of_invasion

Rruga Hanibalit per ne Rome

Me këtë hap të papritur Hanibali për disa vjet rresht doli kundër një ushtrie ushtarakisht më të fortë në ofensivë strategjike, kështu ai e sulmoi direkt bazën e fuqisë Romake. Në defensiva taktike, por me vetëzgjedhjen e pozicionit të daljes ai mundi t'i përdorte dobësitë taktike të sistemit ushtarak romak që të korrë fitore në Betejën e Ticinus, Betejën e Trebias (218 p.e.s.) dhe në betejën e liqenit të Traziminës (217 p.e.s.). Në këto beteja Romakët qenë ushtarakisht më të "favorizuar" por megjithatë humbën.

Më 2 Gusht të vitit 216 p.e.s. Hanibali takoi në Kanae një ushtri romake me 16 Legjione (rreth 80.000 ushtarë), të cilët ai me 50.000 ushtarët e tij arriti ti rrethoi dhe gati të gjithë ti vras.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Tue May 08, 2012 7:52 am


Xhordano Bruno

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 Giordano_Bruno

Giordano Bruno, (Xhordano Bruno), (1548, Nola – 17 shkurt, 1600, Romë), ishte filozof, prift, kozmolog dhe okultist italian. Bruno u dogj për së gjalli në turrën e druve, pas shtatë viteve burgim, i akuzuar nga Kisha Katolike Romake dhe realizuar nga Inkuizicioni Romak për shkak të të pasurit të mendimeve të kundërta me besimin katolik. Bruno nga disa shihet si martiri i parë i shkencës.

Pikëpamjet filozofike të Brunos mbështeteshin në traditat e filozofisë antike greke e romake, si dhe në zbulimet e shkencave të natyrës e në mënyrë të veçantë në teorinë heliocentrike të N. Kopernikut.

Xh. Bruno qëndronte në pozita panteiste, ai e identifikonte zotin me natyrën dhe mbronte tezën se natyra është e pafund. Gjithësia, thoshte ai, është një kompleks botërash të panumërta, sistemesh diellore të njëjta me sistemin tonë planetar, dhe supozonte se ato janë të populluara.

Ndryshe nga Koperniku, që e merrte diellin si qendër të palëvizshme të gjithësisë, Bruno thoshte se dielli lëviz e ndryshon pozicion kundrejt yjeve, se edhe atmosfera e Tokës lëviz bashkë me të etj.

Në veprat e veta theksoi idenë se si Toka jonë ashtu edhe trupat e tjerë qiellorë janë të përbërë prej elementëve të njëjta fizike: prej dheut, ajrit, ujit zjarrit, efirit.

Këto ide ishin një sfidë e vërtetë për dogmat e teologjisë. Kjo është arsyeja që Xh. Brunoja u dogj nga Inkuizicioni në sheshin "Dei Fiori" të Romës në vitin 1600.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Tue May 08, 2012 8:25 am


John Locke
(Xhon Loku)
Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 488px-John_Locke_by_Herman_Verelst

Megjithëse kemi hyrë në periudha te përmbysjeve të medha historike,te thirrura ndryshe si kufiri midis dy epokave, jeta vazhdon e rrethuar nga pikëpamje e mendesi kryesisht të vjetra. Në fakt, në disa raste është vështirë të dallohet fillimi i epokës së re ashtu edhe identifikimi i fundit të së vjetrës. Ja per kete do flasim tashti,per filozofin e shek. XVII Xhon Lokun

John Locke u lind më 29 gusht 1632 në Vrington, në rrethinat e Bristolit dhe vdiq ne vitin 1704.Ai perpunoi teorikisht teorine e njohjes. Përfundimi i tij ishte se njohja reduktohet tek idetë, por këto nuk janë idetë e Platonit, por idetë që vijnë nga objektet e përvojës sonë. Origjina e ideve është eksperienca dhe kjo e fundit merr dy forma: ndijimin dhe pasqyrimin.

Të gjitha idetë, pa përjashtim, vijnë tek ne përmes shqisave, përmes të cilave njohim eksperiencën e botës jashtë nesh dhe, me anë të pasqyrimit të tyre, ne i kthejmë ato në një përvojë të mbrendshme. Me pasqyrim kuptohen informacionet që mendja përpunon nëpërmjet veprimit të saj; por këtë përpunim ajo nuk mund ta fillojë pa u furnizuar me ide dhe këto ide vijnë nga jashtë nëpërmjet ndijimeve. Kjo do të thotë, që mendja e njeriut, në fillimet e saj, është si një fletë e bardhë.

Idetë e lindura nuk ekzistojnë. Është e qartë se Loku, i cili thoshte se të gjitha idetë vijnë nga përvoja, do të kundërshtonte teorinë e ideve të lindura. Ai theksoi se ‘ky është një opinion i krijuar nga disa njerëz që mendojnë se në mendjen e njeriut ka disa parime të lindur të stampuar në të, të cilt shpirti i merr që në fillimet e tij dhe i sjell ato me ardhjen e tij në jetë’.

Loku jo vetëm që e kundërshtoi, por ai e quajti këtë doktrinë një mjet të rrezikshëm në duart e atyre që mund ta keqinterpretojnë atë. Në qoftë se një diktator i mençur do të bindte njerëzit, se disa parime janë të lindur, atëherë ai do t’i largonte ato nga përdorimi i arsyes dhe i gjykimit të tyre dhe do t’i bënte t’i merrnin këto parime sit ë vërtetë pa asnjë analizë të mëtejshme’; dhe ‘në këtë gjendje të një besimi të verbër ato mund të qeveriseshin më lehtë…’

Rrallë thoste Loku ‘këto parime të përgjithshme janë përmendur në kasollet e indianëve dhe akoma më rrallë ato gjenden në mendjen e fëmijëve…’ Atëherë, në qoftëse të tillë parime kuptohen vetëm pas maturimit të mendjes, pse dueht t’i quajmë ato të lindur? Sipas vështrimit të Lokut, doktrina e ideve të lindura ishte e panevojshme, sepse ajo nuk përmbante asgjë që ai të mos e shpjegonte me termat e teorive të tij empirike për origjinën e ideve. Idetë e thjeshta dhe komplekse.

Loku supozonte se njohja mund të shpjegohej nga zbulimi i lëndëve të para, prej së cilës ajo është formuar. Për këta elemente ai thoshte: ‘Le të supozojmë se mendja është një letër e bardhë, e zbrazët nga të gjitha veçoritë dhe pa asnjë ide. – Si do të kompletohet ajo? Nga do të vijë materiali për arsyetimin dhe njohjen? Kësaj unë i përgjigjem me një fjalë, nga ''pervoja''.

Përvoja na jep dy burime për idetë: ndijimet dhe perceptimet. Me anën e shqisave ne marrim një sërë perceptimesh të qartë, të cilët bëhen përcjellës të objekteve të jashtëm tek ne. Për shembull, që këtej ne mund të kuptojmë se sin a krijohet ideja e së verdhës, e së bardhës, e të ngrohtit, të ftohtit, të butës, të fortës, të ëmblës, dhe e të gjithë cilësive që ndijohen.

Ana tjetër e përvojës është pasqyrimi, i cili është një veprimtari mendore, që krijon ide duke u mbështetur në idetë e mëparshme të marra prej shqisave. Pasqyrimi përfshin perceptimin, të menduarit, dyshimin, të besuarit, arsyetimin, njohjen, të dëshiruarit, dhe të gjitha llojet e veprimtarisë mendore, që krijojnë ide po aq të qarta sa ato që kemi marrë nga trupat e jashtëm, që kanë ndikuar mbi shqisat tona. Idetë e thjeshta krijojnë burimin kryesor të lëndës bruto, prej nga është krijuar njohja jonë. Këto ide janë thitur nga mendja nëpërmjet shqisave në mënyrë passive.

Kur ne shikojmë një objekt, idetë vijnë të renditura në mendje, secila në një skedar të veçantë. Idetë e thjeshta e kanë burimin fillestar tek ndijimet; por ato gjithashtu burojnë nga pasqyrimi. Ashtu si shqisat ndikohen nga objektet, ashtu edhe mendja është e ndërgjegjshme për idetë që merr. Në lidhje me idetë që merr prej shqisave, mendja mund të zhvillojë të tjera ide të thjeshta përmes arsyetimit dhe gjykimit; kështu p.sh një ide e thjeshtë e pasqyrimit mund të jetë gëzimi ose dhimbja, ose ideja e fuqisë e cila fitohet nga vëzhgimi i ndikimit që kanë trupat natyrorë tek njëri-tjetri.

Nga ana tjetër, idetë komplekse, nuk janë thithur në mënyrë passive, por janë vendosur së bashku prej mendjes si një bashkim i ideve të thjeshta. Kështu për të krijuar idenë komplekse të një cope sheqeri, mendja do të bashkojë idenë e bardhësisë, fortësisë dhe ëmbëlsisë. Cilësitë primare dhe sekondare. Për të përshkruar me më shumë detaje se si ne fitojmë idetë tona, Loku e ktheu vëmendjen e tij tek problem se si idetë janë të lidhura me objektet që i krijojnë ato.

A riprodhojnë idetë tona saktësisht objektet që ne ndijojmë? Në qoftë se marrim një top prej dëbore, i cili është marrëdhënia midis ideve tona, që na jep topi prej dëbore dhe natyrës reale të topit prej dëbore, atëherë ne kemi ide të tilla si: e rrumbullakët, lëvizje, e fortë, e bardhë dhe e ftohtë. Duke ju referuar këtyre ideve, Loku thotë se, objektet kanë cilësi dhe ai e përcakton një cilësi si ‘fuqia (e një objekti) për të krijuar një ide në mendjen tonë’. Cilësitë i përcakton si primare dhe sekondare.

Cilësitë primare janë ato ‘që ekzistojnë vërtetë mbrenda vetë trupave’; kështu idetë tona, që krijohen nga cilësitë primare, i ngjajnë plotësisht cilësive që i përkasin objekteve. Për shembull, topi i borës duket i rrumbullakët dhe është i rrumbullakët; duket se është duke lëvizur dhe vërtetë është duke lëvizur. Nga ana tjetr, cilësitë dytësore krijojnë në mendjen ton ëide, të cilat nuk janë objekte analoge, të cilat nuk janë në objekt.

Ne kemi idenë e të ftohtit, kur e prekim topin e borës, dhe atë të bardhësisë kur e shohim atë. Por, në vetë topin e borës nuk ka as ftohtësi as bardhësi; ajo çfarë ka topi i borës është cilësia, është fuqia për të krijuar tek ne idenë e ftohtit dhe bardhësisë. Atëherë mund të themi se cilësitë primare i referohen ftohtësisë, shtrirjes, pamjes, lëvizjes apo të tjera si këto, të cilat janë një numër cilësish, që i përkasin objektit.

Cilësitë dytësore si ngjyrat, tingujt, shijet dhe erërat nuk i përkasin trupave, në masën që mund të shërbejnë si fuqi për të krijuar tek ne idetë. Rëndësia e dallimit, që bëri Loku, ndërmjet ideve primare dhe sekondare është sepse me anë të tij ai kërkoi të bënte dallimin midis shfaqjes dhe realitetit. Subsancat. Si mund të kemi ne ide për cilësinë, pa supozuar se ekziston një substancë ku këto cilësi ekzistojnë.

Në qoftëse do të bëjmë pyetjen se cila ka formë apo ngjyrë, përgjigja do të ishte: diçka solide dhe në shtrirje. Këtu solide dhe e shtrirë janë cilsitë primare; dhe në qoftë se ne do pyesnim se ku janë ato, Loku do të përgjigjej: tek substanca. Loku pa në konceptin e substancës shpjegimin e ndijimeve, duke thënë se ndijimet janë krijuar nga substanca. Kështu është substanca ajo që përmban fuqinë, e cila i jep rregull dhe qëndrueshmëri ideve tona.

Pra, është substanca ajo që krijon objektin e njohjes shqisore. Loku nxitej nga logjika e thjeshtë e çështjes për të thënë se, në qoftë se diku ka lëvizje, atëherë aty ka diçka që lëviz; se cilësitë nuk mund të lëvizin në ajër, pa pasur diçka që i mban ato të kushtëzuara. Në qoftë se ekziston mendimi, atëherë duhet të ekzistojë diçka që mendon. Ne gjithashtu kemi idenë për Zotin, e cila njësoj si ideja e substancës në përgjithësi, nuk është e qartë dhe e dallueshme.

Idetë komplekse që ne kemi për Zotin dhe shpirtërat e ndarë janë krijuar nga idetë e thjeshta, që ne kemi marrë prej pasqyrimit. Shkallët e njohjes. Lloku e përcaktoi njohjen si ‘perceptimi i lidhjes, i marrëveshjes ose i mosmarrveshjes, dhe mospërputhje e ndonjë prej ideve tona’. Idetë hyjnë sipas skedarëve të veçantë në mendjen tonë, por sapo ato janë mbrenda saj mund të lidhen me njëra tjetrën në mënyra nga më të ndryshmet.

Disa nga lidhjet, që krijojnë këto ide me njëra tjetrën, varen nga përvoja që marrim ne prej objekteve. Disa të tjera krijohen nga veprimi i imagjinatës, e cila mund të rirregullojë idetë tona të thjeshta dhe komplekse, për t’i përshtatur ato me përfytyrimet tona. Kemi tri mënyra perceptimi: intuitive, demonstrative dhe shqisor. Njohja intuitive është e menjëhershme, e padyshimtë dhe ‘më e qartë dhe e sigurt nga ç‘është në gjendje të përcaktojë njeriu si qenie e dobët’.

Të tilla njohje si ‘shkëlqimi i diellit kapen nga mendja njerëzore që në momentin e parë’. Ne mund të kuptojmë, që një rreth nuk është katërkëndësh dhe se gjashta nuk është tetë, sepse ne mund të kuptojmë mospërputhjen e këtyre ideve me njëra-tjetrën. Përveç këtyre të vërtetave formale apo matematike, intuita mund të na çojë dhe drejt njohjeve me gjëra, të cilat lidhen me ekzistencën. Nga intuita ne njohim se ekzistojmë. Njohja demonstrative ndodh kur mendja përfshihet në përpjekjen për të zbuluar marrëveshjet apo mosmarrëveshjet ndërmjet ideve, duke kërkuar akoma mbështetjen e ideve të tjera.

Por pot a shikosh idealisht, arrin në përundimin se çdo hap i demonstrimit duhet të ketë siguri intuitive. Loku argumentonte se përderisa janë krijuar gjëra, të cilët fillojnë dhe përfundojnë në kohë, do me thënë janë të vdekshme, dhe përderisa një njeri i parëndësishëm nuk mund të krijojë asnjë qenie reale, atëherë është një provë e qartë, që diçka tjetër ka ekzistuar që nga përjetësia’.

Duke arsyetuar në të njëjtën mënyrë, ai arriti në përfundimin se kjo Qenie është ‘më e njohura’ dhe ‘më e fuqishmja’, dhe që ‘është e qartë për mua, se njohja, që ne kemi për Zotin, është shumë më e sigurtë për ne se sa çdo gjë tjetër, që shqisat nuk na e kanë zbuluar akoma’. Njohjen shqisore Loku nuk e vuri në dyshim se gjërat jasht nesh ekzistojnë, sepse ndryshe, nga o t’i merrnim idetë tona të thjeshta? Por njohja shqisore, thoshte ai nuk na jep siguri dhe as nuk shtrihet shumë larg.

Ne ndijojmë se shikojmë një njeri dhe nuk kemi asnjë dyshim që ai ekziston, por, kur ai largohet, ne nuk jemi më të sigurt për ekzistencën e tij. ‘Meqenëse është tepër e mundshme që miliona njerëz të ekzistojnë tani, ndërsa unë jam vetëm duke shkruar këtë, unë nuk kam atë dije të cilën jemi mësuar ta quajmë dije; megjithatë, ngjashmëritë e mëdha m’i shtyjnë dyshimet e kaluara…’ Njohja shqisore na jep disa shkallë njohjeje, por jo siguri.

Pra përfundimisht, mund të themi se njohja intuitive është ajo që na jep siguri; njohja demonstrative na tregon ekzistencën e Zotit dhe njohja shqisore na tregon se njerëzit dhe gjërat e tjera ekzistojnë, por vetëm atëherë kur ne i perceptojmë ato. Teoria morale dhe politike e Lokut. Fjala kyçe e etikës, e mirë, është plotësisht e kuptueshme, sepse kushdo e kupton se fjala e mirë përdoret për: ‘Gjërat që janë të mira ose të këqija vetëm në lidhje me gëzimin dhe hidhërimin.

Pra ne quajmë të mirë atë që është e aftë të sjellë apo të rrisë kënaqësitë, ose të largojë dhimbjen…’. Disa lloj sjelljesh na sjellin kënaqësi, ndërkohë që disa të tjera na sjellin dhimbje. Morali ka të bëjë pra me zgjedhjen e së mirës e dëshirën për të. Si përcaktim më të plotë për etikën, Loku thoshte se ‘e mira morale dhe e keqja janë vetëm pajtim ose mospajtim i veprimeve tona të vullnetshme vetëm me disa ligje’.

‘Dhe ai flet për tre lloj ligjesh, ku përfshihen: ligji i opinioneve, ligji civil dhe ligji hyjnor. Ligji i opinioneve jep gjykimin e komunitetit për llojin e sjelljeve që do të çonin drejt lumturisë: përputhja me këtë ligj është quajtur virtyt, megjithëse është vënë re se komunitete të ndryshëm kanë ide të ndryshme për domethënien e virtytit. Ligji civil është krijuar nga shteti dhe është zbatuar nga gjykata.

Ligji hyjnor, të cilin njeriu mund ta njohë si nëpërmjet arsyes së tij ashtu edhe nga kërkimet, është ligji i vërtetë i sjelljes njerëzore: ‘i cili i është dhënë njeriut nga Zoti për të qeverisur veten dhe unë mendoj’, thotë Loku, ‘që asnjëri nuk është kaq mosmirënjohës, sat a mohojë këtë’. Kështu që, në perspektivë, si ligji i përshtypjeve, ashtu edhe ligji civil, duhet të bëhet në përputhje me ligjin hyjnor, ‘kriterin e vërtetë të të drejtave morale’.

Arsyeja e mospërputhjes ndërmjet këtyre tre ligjeve është sepse njeriu kurdoherë tenton të zgjedhë kënaqësinë e çastit në vend që të zgjedhë atë që ka vlerë të qëndrueshme.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Wed May 09, 2012 2:35 pm


Mbreti David


Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 Israele-flag

Mbreti Davud ishte mbreti i dytë i Izraelit ( 1005p.e.s - 965 p.e.s). Ai bashkoi mbretërinë izraelite kur zëvendësoi Ishboshethin (biri i katërt i Mbretit Saul), më vonë mbret i fiseve veriore të Izraelit.

Jeta e Daviditt dhe qeverisja e tij janë shkruar në Biblën Hebraike, librat nje Samueli (nga kreu i 16 e më pas),librat 2 Samueli (në vargjet 4). Kronikat jep më tej histori të Davuditt, të shoqëruara me listat dhe prejardhjen.

Ai përshkruhet si mbreti më i drejtë i Izraelit të lashtë, (megjithëse jo pa të meta,) si edhe një luftëtar të shquar, muzikant dhe poet (atij i njihet autorësia e shumë psalmeve).

Samueli 7:12-16 pohon se Perendia ishte aq shume i kenaqur nga Davudi saqë ai i dha besën se Breznia Davidiane do të zgjaste përgjithmone; prandaj judenjtë besojnë (ende sot) se Mesia judaike do të jetë një pasardhës i drejtpërdrejtë i Mbretit Davud, dhe të krishterët e ndjekin brezninë e gjakut të Jezusit nga ai te Maria dhe Jozefi.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Thu May 10, 2012 2:54 pm



Mustafa Qemal Atatürk

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 220px-Kemal_ataturk


Mustafa Qemal Atatürk lindi në vitin 188112 mars 1881 në Selanik, babai i tij ka qenë tregtar me origjinë shqiptare, ndërsa mamaja e tij kishte origjinë nga Maqedonia. Pas vdekjes së babait, fillimisht nënpunës otoman dhe më pas tregtar druri, dhe martesës së të emës me një ushtarak turk, Mustafai ishte një djalosh i pabindur i cili nuk pranonte të shkonte në shkollën fetare ku e regjistruan.

Në moshën 12 vjeçare është regjistruar me iniciativën e tij në shkollën ushtarake në Selanik, në qendrën e nacionalizmit grek dhe sllav. Në këtë shkollë nga mësimdhënësit e ka marrë pseudonimin Qemal (“i përkryer”).

Nga viti 1896 ka vazhduar akademinë ushtarake në Manastir, ndërsa nga 1899 u pranua në Akademinë Perandorake Ushtarake ne Stamboll, të cilën e mbaroi më 1905 pasi kreu edhe një kurs special pranë Shtabit të Përgjithshëm. Që në moshë të re ai u interesua për letërsinë revolucionare, e cila konsiderohej e ndaluar nga autoritetet perandorake.

Për shkak të aktivitetit të tij të jashtligjshëm me Xhonturqit të cilët luftuan kundër regjimit aristokrat të Perandorisë Otomane,Ataturkun,regjimi e dërgon në Siri në një regjiment kavalerie që luftonte me rebelët, megjithatë nuk e lejojnë te marrë pjese në luftime.

Në Damask formon organizatën Vatan ve HurriYet (Atdheu dhe Liria). Në vitin 1907 është transferuar në Selanik dhe iu bashkua shoqatës Bashkim dhe Progres, të cilën e kishte themeluar Revolucioni i Xhonturqëve në korrik të vitit 1908. Ataturku merr pjesë në revulucionin xhonturk si shef i shtabit të Mahmut Shefqet-pashës, komandantit të armatës turke të Maqedonisë dhe merr pjesë gjithashtu në shuarjen e kondërevolucionit të Abdyl Hamidit në Stamboll në vitin 1909.

Mori pjesë në luftë në Libi kundër Italisë (në vitin 1911-1912), ku u dallua për herë të parë si udhëheqës ushtarak i talentuar. Arrin një ndër fitoret e pakta turke në këtë luftë kur me batalionin e tij dhe disa qindra vullnetarë arabë arrin një fitore kundër një force italiane të konsiderueshme, duke marrë disa robër dhe gjithashtu duke kapur disa mitralozë.

Në kohën e Luftërave Ballkanike (1912-1913) organizoi mbrojtjen e Dardaneleve, pastaj ka qenë atashe ushtarak në Bullgari. Gjatë Luftës së Parë Botërore, kur Turqia ishte në anën e Gjermanisë, Ataturku arriti një sukses të padiskutueshëm në Fushatën e Galipolit në vitin 1915, ku arrin të mundë forcat Aleate që donin të zbarkonin në Dardanel.

Përveç kësaj mori pjesë edhe në Fushatën e Kaukazit, si pjesë e Armatës së Kaukazit, komandant i Armatës së Dytë (1916-1917). Në këtë fushatë arriti gradën e gjeneralit e në fund edhe atë të pashait. Më vonë u transferua në frontin Palestinez si komandant i Armatës së Shtatë dhe pas nënshkruarjes së marrëveshjës për paqe kthehet në Stamboll.

Në vitin 1919, u largua nga ushtria dhe u vu në krye të Lëvizjes Kombëtare Turke kundër pushtimit grek dhe i Lëvizjes për Pavarësinë e Turqisë të cilën pas thyerjes së Perandorisë Otomane në fund të Luftës së Parë Botërore e kanë rrezikuar forcat fituese, në radhë të parë Britania e Madhe. Kjo shkaktoi luftën me Greqinë, të cilën Britania e Madhe dhe Franca e kishin ndihmuar me armatime.

Ushtria greke kishte okupuar Izmirin(Smirnën) dhe bregdetin e Anadollit më 15 mars 1919. Ataturku menjëherë filloi të punojë për bashkimin Lëvizjes Kombëtare Turke dhe për krijimin e ushtrisë për mbrojtjen e vendit. Por së pari i është dashur të luftojë kundër regjimit të Sulltanit në Stamboll i cili kishte lejuar copëtimin e territorit.

Atëherë kur qeveria e komprometuar u kishte lejuar Aleatëve të pushtonin disa pjesë të Turqisë, Ataturku në Ankara në maj të vitit 1920 kishte krijuar qeverinë e përkohshme, Kuvendi i Madh Popullor i së cilës e zgjedh kryetar qeverie më 2 maj të vitit 1920.

Pas disa humbjeve fillestare në luftë me grekët, megjithatë arriti të shënojë fitore në betejat vendimtare në lumin Sakarya (korrik të vitit 1921) dhe në Dulminpar (korrik të vitit 1922), duke e marrë Izmirin në muajin shtator. Në luftë me greket e rrëmben fitoren dhe e largon Greqinë nga Azia e Vogël dhe kështu shmang vendosjen e marrëveshjës nga e cila Greqisë i jepeshin disa pjesë të Azisë së Vogël.

Pasi që shmangu rrezikun Grek, Ataturku iu kthye rrezikut të brendëshëm - dhe e largoi nga pushteti sulltan Ahmetin e e VI-të. Më 22 tetor të vitit 1923 Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë shpallë Republikën, ndërsa Mustafa Kemal shpallet kryetar i parë i saj. Kuvendi ia dha edhe titull Ghazi (fitimtar). Më vonë në vitin 1934 Kuvendi i Madh Popullor i jep emrin Ataturk (babai i Turqisë) në shënjë falenderimi për atë që ka bërë për popullin turk.

Në muajin Gusht 1923 Ataturku themelon Partinë Popullore, udhëheqës i së cilës ishte vetë (më vonë ia ndërron emrin në Partia Popullore Republikane) dhe me këtë vendos sistemin njëpartiak i cili ka zgjatur deri në vitin 1945 (përveç dy eksperimenteve të shkurtra në vitin 1924-1925 dhe 1930). Kryetar i partisë mbeti deri në fund të jetës së tij me 10 nëntor 1938
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Fri May 11, 2012 7:26 am


Dracula

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 Vlad_the_Impaler



Dracula ( Vlad Sunduesi, Djalli) ishte sundues vllah që në histori ka hyrë si një djall.Pas pushtimit të Trapezis nga Sulltani, Vllahu, me sjelljet e tija ndaj turqve ja kishte arritur të ta sillte Sulltanin në fushbetejë. Princi Vllahë vepronte edhe më rreptë se vetë Sulltani që kishte vepruar më parë me tirani ç´njerzore. Kështu emri i tij kishte marrë dheun hungarez, vllahë dhe turk. vojvoda Vlladi në përgjithësi në histori ka hyrë me tre emra Drakulla (d.m.th Djalli) nga vllahët Çepelpush (Vjerrësi) dhe nga turqit Kaziklü Voda (Vojvoda i shtyllave).

I njohur për djallërit, varjet dhe kryqëzimet në shtylla, teatri më i dëshiruar i tij ishte kryqëzimi, i pëlqente të ushqehej me oborrtarët e tij në rreth të ngushtë nga turqit, të cilëve në shtylla ju shihej "shpirti". Turqit e kapur, i´u zhveshtë lëkurën nga shputat, nervat e zbuluara i kriposte, dhe ju lëshonte dhitë që të lëpinin për të siguruar vdekjen me tortura të shumëfishta. Të dërguarit turq, që nuk pranonin të hiqnin turbanin para tij, me tre-katër gozhda ju gozhdonte turbanin në kokë,që këtyre të ju përforconte traditën e të parëve të tyre.

Një ditë kishte ftuar gjithë lypsit, hallexhi e sherraxhi, në një sillë të madhe, dhe pasi i kishte mbush me bukë e verë, ja kishte futur flakën sallës së ushqimit, dhe i kishte djegur të gjithë ; fëmijët e tyre i kishte detyruar që të hanin nënat e tyre të djegura; nënave ju vendoste në gjoksë kokat e prera të fëmijëve të tyre.

Kishte ndërtuar një pajisje të veçante me të cilat i shtypte njerëzit si hudhrat, dhew i piqte. Një prift që kishte pare mbi një gomar, e kishte kryqëzuar së bashku me gomarin në një shtyllë . Një prifti i cili predikonte qe të mos prekej pasurin e huaj, në vend e kishte therur si nje bageti. "Të dashurat" e tij që gënjenin se ishin shtatzënë, me duar të tij ju cante barkun.

Festat më ë mëdha të tij, ishin varjet masive. Katërqind të rinjë nga Hungaria dhe Danubi i asaj kohe, që ishin dërguar në Vllahi për të mësuar gjuhën, i kishte djegur së bashku. Gjashtëqind tregtarë i kishte pjekur në pazare,pesëqind bujar e fisnik vllahë i kishte kryqëzuar në shtylla,sepse nuk e dinin se sa banorë ka komuna e tyre.

Edhe pse vetë sulltani i kishte ndihmuar që të vinte Vladi në fuqi, para njoftimeve për djallëzit e tij, para obligimeve të pa kryera ndaj vetë Sulltanit (10000 dukat në vit, 500 të rinjë për sulltanin dhe vetëparaqitjen e Vlladit para Sulltanit) nuk i mbetej tjetër zgjidhje,vecse të zbriste në arenë.

Pasi Sulltani arriti të shpëtojë jetën e vetë nga lufta me Vladin, i dërgoi disa të njohur të Vlladit,i cili i zuri rob të dërguarit, dhe duart dhe këmbët e prera të tyre i nguli në shtyllë, Hamzajin pak më lartë se tjerët. Një nder të tillë "njerëzorë" e kishte treguar më parë edhe me një të dërguar të lartë , i cili e kishte pyetur se si mund të rrinte në atë erë të mbytese, atehere Drakulla e kryqëzoji atë në një shtyllë më të lartë ashtu që "i dashuri" të mos e ndiente erën e keqe.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Fri May 11, 2012 3:38 pm


Dekarti

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 415px-Descartes3

René Descartes,lindi me31 mars 1596 në La Haye en Touraine, France dhe vdiq me 11 shkurt 1650 në Stockholm, Suedi, ishte filozof francez, matematikan, dhe shkrimtar i cili pas rinisë së tij shkoi të jetojë në Holandë. Konsiderohet themelues i filozofisë moderne sidomos i filozofisë perëndimore. Shkrimet e tij edhe sot studiohen me vëmendje sidomos libri i tij Meditaticione filozofike vazhdon që të jetë tekst standard në shumë universitete.

Descarti dha kontribute të çmueshme në matematikë Sistemi koordinativ i Descartesit i cili lejon që figurat gjeometrike të shprehen me ndihmën e ekuacioneve algjebrike prandaj ai quhet edhe baba i gjeometrisë analitike. Descartesi është figurë kyçe në të ashtuquajturin Revolucion shkencor.

Konsiderohet themelues i drejtimit filozofik ''Racionalizmi''. Fushat e interesit kanë qenë Metafizika, Epistemologjia, Matematika,gjithmonë i ndikuar nga Platoni, Aristoteli, Alhazeni, Avicenna, al-Ghazali, St. Augustine, Thomas Aquin, Mersenne, Michel de Montaigne, Duns Scotus, Baruch Spinoza, Thomas Hobbes, Blaise Pascal, John Locke, Gotfried Leibniz, Immanuel Kant etj. Ndjekës ose pasues të Descartesit janë filozofët:Edmund Husserl, Žižek, Chomsky, Stanley, Dirck Rembrantsz van Nierop etj.

Thënia e tij e famshme është: Cogito ergo sum (frëngjisht Je pense, donc je suis); {anglisht I think, therefore I am ose I am thinking, therefore I exist) ose në shqip: Mendoj pra jam, të cilën e gjejmë në pjesën e katërt të librit të tij Discourse dë la Methode. Kjo thënie e përmban thelbin e filozofisë racionaliste.

Rëne Dekarti , ishte fëmija i tretë i juristit Joakim Dekart dhe e gruas së tij, e cila vdiq një vit më vonë. Rreth moshës dhjetëvjeçare, djali i ri u çua në kolegjin e jezuitëve të La Fleshës, në Anzhu, ku mësoi mes të tjerash fizikën, matematikën dhe filozofinë. Pas tetë vitesh studimi, mësoi për drejtësi në Puatie, ku u formua si jurist.

Atëherë Dekarti ndërmori udhëtime të gjata përmes Europës. Gjatë një qëndrimi në Vendet e Ulëta, u fut në ushtrinë e princit Moris dë Naso, ndërsa pas një viti kaloi në atë të Maksimilianit të Bavarisë. Takimi me mjekun dhe natyralistin Isak Bekman e nxiti të interesohej për çështje shkencore. Gjatë një nate dimri të vitit 1619, kur ndodhej në garnizon në rrethinat e Ulmit, Dekarti pa tri ëndrra, që duhet të kenë ndikuar thellë në rrjedhën e jetës së tij, siç e ka treguar vetë, sepse i zbuluan prirjen e tij shkencore.

Ai braktisi jetën prej ushtari mercenar dhe rifilloi udhëtimet përmes Gjermanisë, pastaj në Vendet e Ulëta dhe në Itali. Nga 1625 deri më 1628 jetoi në Paris, ku pati takime me matematikanin Marën Mersenën dhe rrethin e tij shkencor. Atëherë iu përkushtua në mënyrë të veçantë çështjeve të optikës, algjebrës dhe teorisë së ndijimit.

Në fund të vitit 1628, për t'u shpëtuar telasheve dhe rëndesës së censurës fetare dhe politike, Dekarti emigroi në Holandë, ku do të qëndronte njëzet vjet, në vende të ndryshme, më së shpeshti në fshatra të veçuara, për të punuar mbi kërkimet dhe shkrimet që kishin të bënin me matematikën, fizikën, mjekësinë (kryesisht anatominë) dhe filozofinë. Vepra e parë u botua në frëngjisht më 1637 - në fillim pa autor - nën titullin e plotë Diskutimi i metodës për ta prirur mirë arsyen e saj dhe për të kërkuar të vërtetën te shkencat, si dhe Dioptrika, Meteorë dhe Gjeometria, që janë sprova të kësaj metode; ai gjeti shumë shpejt një rreth të gjerë lexuesish. Kjo vepër u pasua më 1641 nga Përsiatje metafizike, që përbën veprën e tij kryesore.

Tre vjet më vonë u botua Principia philosophie (Parimet e filozofisë), një lloj doracaku në të cilin përmblidheshin në katër pjesë themelet e mendimit të tij dhe të kërkimeve që kishte kryer deri atëher. Vepra, e botuar në fillim në latinisht, u përkthye në frëngjisht që në vitin 1647. Pas një ngurrimi të gjatë, në verën e vitit 1649 Dekarti pranoi ftesën e mbretëreshës Kristina të Suedisë dhe shkoi në Stokholm për t'i dhënë asaj mësime filozofie.

Por mori shumë shpejt një pneumoni që i dha fund jetës së tij më 11 shkurt 1650, në moshën pesëdhjet e katër vjeçare. Pak formulime filozofike janë bërë aq të famshme sa cogito ergo sum "Unë mendoj, pra unë jam" - e francezit Rëne Dekart, e shprehur më 1644 në Principia philosophioe (Parime të ftlozofisë). Filozofi rimerr këtu arsyetimin e traditës skeptike: asnjë përceptim i shqisave nuk është i sigurt; madje unë nuk di nëse një "gjeni i lig nuk është duke më gënjyer me një botë të rreme; e si ta di me siguri të plotë që thjesht nuk e ëndërroj atë që perceptoj?

E vetmja gjë për të cilën jam i sigurt është ajo që mendoj, që kryej në vetvete, me vetëdije dhe lirisht, veprimet shpirtërore ekzistenca e të cilave është për mua më e sigurt se ajo e botës materiale, duke përfshirë këtu edhe vetë trupin tim. Edhe sikur vetëm të ëndërroj, mendimi im tek ëndrra do të jetë diçka.

Nga e gjithë siguria e parë - "unë mendoj" - rrjedh detyrimisht siguria e dytë - "unë jam"; kështu, ka diçka që ekziston, një të Qenë, që është vetja ime. Te Persijatje metafizike, Dekarti e çon deri në fund mendimin që kishte prekur më 1637 tek e famshmja Diskutim për metodën: të mendosh dhe të arsyetosh shkencërisht, nuk mund të pohosh se asgjë nuk mund të shfaqet përsosurisht e sigurt dhe e qartë; duhet t'i shpërbësh çështjet në aq përbërës sa do të jetë e nevojshme për të mundur të flasësh me siguri për secilin prej tyre.

Fjalët e qarta dhe të thjeshta lejojnë të ndërtosh pak nga pak gjërat më të ndërlikuara. Për të provuar efikasitetin e metodës së tij - bazuar para së gjithash mbi proceset e ndërtimit të gjeometrisë - Dekarti shtoi si aneks te Diskutimi tri "sprova" shkencore: një mbi përthyerjen e dritës (dioptrik); një mbi meteorologjinë (meteores); dhe një të tretë (gjeometria),ku shtjellonte gjeometrinë analitike që kishte shpikur dhe që mbetet aktuale, sipas së cilës ekuacionet algjebrikë pasqyrohen në figura gjeometrike falë sistemit të koordinatave "karteziane" dhe anasjelltas.

Pasi me cogito ergo sum gjeti një të vërtetë metafizike të thjeshtë, me të njëjtin kuptim dhe tepër të kufizuar, përsëri Dekarti bën një kthesë nëpërmjet teologjisë, për të nxjerrë sigurinë e aksiomave matematike, si dhe sigurinë e vetë trupit të tij dhe të botës së jashtme: unë gjej në mendimet e mia idenë e një qenie të përkryer, domethënë të Zotit.

Kjo ide është këtu sepse e mendoj, por nuk mund të vijë prej meje përderisa jam i papërsosur dhe se përsosuria - aksiomë e rimarrë nga Dekarti nga tradita antike dhe skolastike që, për veç të tjerash, e përbuz - nuk mund të vijë nga papërsosuria. Pra, jashtë meje duhet të ketë Zot, dhe meqenëse Zoti në përsosurinë e tij nuk mund të më mashtrojë, nuk ka vend për zhgënjim: unë kam fare mirë një trup, ka fare mirë një natyrë rreth meje, dhe "dy edhe dv bëjnë katër", si i thotë Don Zhuani Sganarelit (Don Zhuani III, skena I).

Pasi i dha shkencës natyrore një bazament metafizik të pacenueshëm (sipas tij), dhe pasi siguroi në këtë mënyrë "metodën" e tij të kërkimit, Dekarti mundi të shtjellonte fizikën e tij mekanike. Ashtu si mendimi përbëhet nga njohja dhe dëshira, po ashtu edhe bota materiale përbëhet nga trupa pak a shumë të shtrirë dhe nga lëvizja e këtyre trupave.

Mbarë universi është mbushur nga thërrmija të pjesëtueshme në pafundësi, me trupa dhe forma të ndryshme; meqenëse nuk ka zbrazëti, as edhe hiç, këta trupa ndajnë së bashku në qëndrueshmëri lëvizjet e tyre, ashtu si në një orë një rrotë me dhëmbëza formon ingranazh me një rrotë tjetër. Vetë Zoti është si energjia, që mban në lëvizje këtë orë të universit.

Në shekullin XVII, nuk shërbente vetëm ora si model për shpjegimin e natyrës, por edhe loja e ujërave në parqet e senjorëve të mëdhenj. Gjëndra epifike e trurit (ose epifiza), që për Dekartin është qendra e sistemit nervor, funksionon, sipas tij, si stacioni rele-ndërresë shpërndarës i lojërave të ujit.

Përshtypjet që japin shqisat arrijnë aty si valë të vogla të trysnisë; prej andej, me ndërmjetësinë e fijeve nervore që veprojnë si një sistem hidraulik, shtytjet u përcillen muskujve të trupit dhe shndërrohen në lëvizje muskulore. Trupi i njeriut, ashtu si universi, është një makinë. Mbetet që zot i kësaj makine të jetë shpirti i qenies njerëzore.

Dekarti, në shtjellimet e tij mbi moralin, tregon si shpirti mëson tërë shkathtësi të zotërojë pasionet e trupit; se vullneti njerëzor mund të ngadhënjejë mbi këtë të fundit. Shpirti mendimtar dhe që fiksohet me dëshirë te qëllimet, mbetet për të rrënjësisht i ndarë nga bota materiale - krejt ndryshe nga sistemi materialist i Tomas Hobsit.

Dekarti ripërtëriu kështu dualizmin e vjetër platonik të shpirtit dhe të trupit, por në mënyrë të tillë që do të linte gjurmë në filozofinë e kohëve moderne: shpirti është subjekti i njohjes - kuptohet që Dekarti nuk përdor ende konceptin "subjekt" në këtë kuptim - përballë të cilit ngrihet bota materiale e objektit. Edhe trupi njerëzor i përket kësaj bote të objektit.

Por një çështje mbetet pezull e që Dekarti nuk mund ta zgjidhë dhe për këtë këshillon të merret si e dhënë: çështja e ingranazhit midis trupit material dhe shpirtit jomaterial. Kjo çështje do të vazhdojë edhe në metafizikën moderne. Mendimi (shpirti) është gjithmonë për Dekartin diçka vetjake: shprehja e tij "unë mendoj (dhe dua)", mbetet pikënisja e metafizikës së tij.

"Uni", që mbretëron mbi trupin dhe që synon gjithashtu të sundojë natyrën e jashtme me anën e makinave, është një koncept i ri në historinë e mendimit. Ai dallohet krejtësisht nga "uni" mesjetar, i ngulitur në traditat e qëndrueshme, por edhe i lirë ndaj nevojave dhe dëshirave të natyrshme. Ai dallohet po ashtu nga "uni" i Rilindjes italiane, që kërkonte shpalosjen e lirë të pasioneve të tij fizike.

Shekulli XVII i kundërvuri kësaj një etapë të rëndësishme në shtjellimin e mendimit, që sociologu gjerman Norbert Elias (1897-1990), e pagëzoi "proces i qytetërimit". Fisnikët francezë pranuan disiplinën dhe etiketën e jetës së Oborrit që i mobilizonte; tregtarët holandezë dhe anglezë mësuan t'i kalonin në plan të dytë kërkesat e çastit, për të grumbulluar kapitalin e përcaktuar në transaksionet e ardhshme.

Ata duhej të disiplinonin kështu vetveten, pa kërcënimin e një dhune të drejtpërdrejtë, me një fjalë ta ndanin "unin" e tyre nga nevojat dhe pasionet fizike. Ky "un" "modern" shfaqet në filozofinë e Dekartit, në dramat e Kalderonit (1600-1681), si dhe në autoportretet e Rembrandit. Sistemi i Dekartit, duke lënë mënjanë "problemin e shpirtit dhe trupit", është më i përpunuar se ai i Hobsit, konkurrenti i tij i mundshëm, por edhe më pak i hapur ndaj përvojave të reja.

Kjo "konkurrencë" midis racionalizmit "kartezian"francez dhe empirizmit pragmatik të anglosaksonëve është përjetësuar deri në ditët tona, megjithëse që të dy kanë një zanafillë të përbashkët në kundërshtinë e traditës skolastike me një vulë të theksuar aristotelizmi dhe e vlerësuar shumë lart nga Kishat.

Dekarti dhe Hobsi shpresonin nëpërmjet një metode kërkimi më racionale dhe më afër realitetit, që t'u jepnin fund grindjeve dhe smirës midis autoriteteve shpirtërore, që për ta ishin shkaktarët realë të luftërave të tmerrshme të fesë në kohën e tyre. Synimi i tyre nuk qe pa sukses , sepse "shkenca" u bë shumë shpejt autoriteti më i fuqishëm, ndërsa konfliktet fetare kaluan shumë shpejt brendapërbrenda vetë kishave.

Dekarti e pagoi shtrenjt betejën kundër autoriteteve shpirtërore tradicionalë: ai u detyrua ta kalonte jetën e tij në Holandën kalviniste, që ishte atëherë - të paktën për mysafirët e saj - vendi më modern dhe më liberal i Europës. Pavarësisht kësaj, ai i qëndroi besnik Kishës Katolike, madje edhe gjatë qëndrimit të tij të fundit në Suedinë luteriane. Feja ishte pjesë përbërëse e "unë mendoj" dhe nuk lejoi asnjëherë të diktohej mendimi i tij nga cilido autoritet.

Copeza nga nga jeta e filozofit

* Dekarti ishte njeri me ndjenja shumë bujare. Një herë e pyetën se pse nuk ishte hakmarrë me një person që e kishte fyer.

- Kur dikush më fyen - u përgjigj filozofi, - unë ngrihem me shpirtin tim aq lart, sa që fyerja nuk më arrin dot.

* Duka Duras e ngacmonte Dekartin, të cilit i pëlqenin shumë drekat dhe darkat e mira.

- Ju besoni se natyra i ka bërë gjërat e mira vetëm për të paditurit?

* Dekartin e pyetën njëherë për gjërat më të rralla dhe më të çmuara: - Tri janë, - u përgjigj filozofi i madh, - një orator i përsosur, një libër i mirë dhe një grua pa të meta.

* Dekarti ishte pak i dobët nga shëndeti. Megjithatë ai i bënte të gjitha detyrat dhe ishte gati për çdo sakrificë për t'i plotësuar ato. Një miku i tij, që mrekullohej me të, mori këtë përgjigje prej Dekartit:

- Po ç'të bëj? Kur e kam shumë të sigurtë jetën, atëherë merrem me mjetin tjetër të sigurtë që të mos druhem nga vdekja.

* "Jeta është një ëndërr", ky është titulli i një pjese teatrore të dramaturgut të madh spanjoll Pedro Kalderon, shkruar kur Rëne Dekarti përpunonte filozofinë e tij. Një princi, që i ishte grabitur trashëgimi, ia mbushin mendjen se po jetonte thjesht një ëndërr. Atë e ndihmon vetëm urtësia filozofike: duhet të veprojë në mënyrë të virtytshme, qoftë në ëndërr apo zgjuar. "Uni" sigurohet për qenien e tij duke u ngritur mbi mashtrimet e botës së jashtme, pasioneve dhe dobësive të trupit të tij. Kjo përputhet në mënyrë të përkryer me shfaqjen etike të cogito- s kartezian, sipas së cilës Uni që mendon, sundon trupin dhe botën fizike.

* "Prova ontologjike", Zoti ekziston, sepse nuk do të mund ta kapja përsosurinë, po të mos ekzistonte - kjo është ajo që e quajnë "provë ontologjike" e ekzistencës së Zotit, formuluar për herë të parë në shekullin IX nga Shën Anselmi i Kantëbërit. Shën Thoma d'Akuini nuk shkoi aspak më larg, sepse përziente regjistrat e mendimit dhe të qenies. Por me të arritur Dekarti në një përfundim logjik të mendimit për ekzistencën e qenies, prova ontologjike e ekzistencës së Zotit u bë e kapshme.

* Rëne Dekarti vlerëson se asnjë nga perceptimet tona jetëshkurtra nuk mund të mbartë siguri. Siguria e vetme është që "unë jam" dhe që "unë mendoj". Siguritë e tjera mund të jenë shtjelluar duke filluar nga këtej, me ndihmën e matematikës; nga ana e saj, ajo na lejon të vëmë rregull në botën e dukjeve të jashtme. Kështu mund të përmblidhet shkurtimisht kartezianizmi: "Unë mendoj, pra unë jam"
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Sat May 12, 2012 6:47 pm


Arkimedi..


Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 450px-Domenico-Fetti_Archimedes_1620

Është viti 212 para Krishtit në Sirakuzë, një prej polisëve më të pasur të Mesdheut, i është vënë zjarri e flaka nga romakët e komanduar nga konsulli Marco Claudio Marcello. Urdhërat janë të qartë: Marcello dëshiron të ketë me çdo kusht njeriun më të famshëm të qytetit, atë Arkimedin gjenial që e ka bërë aq shumë të mendohet duke i përdorur kundër makineri diabolike lufte. Dhe e do të gjallë.

Matematicienin e moshuar e gjen një ushtar, i cili i kërkon ta ndjekë pas. Sipas legjendës, studiuesi është duke reflektuar mbi figura gjeometrike që i ka vizatuar mbi rërë: “Noli, obsecro, istum disturbare”, i thotë. (“Të lutem mos e shkatërro këtë projekt”).

Ushtari e humbet durimin, dhe duke shkelur edhe urdhërat që ka marrë, e qëllon me shpatë. Përfundon kështu, në mënyrë tragjike, jeta e Arkimedit të Sirakuzës matematicieni më i madh i lashtësisë, studimet e të cilit mbi spiralet, mbi pasqyrat dhe levat – për të dhënë disa shembuj – janë edhe sot e kësaj dite burim frymëzimi për shkencëtarët dhe inxhinierët në të gjithë botën.

Nëse veprat e gjeniut të Sirakuzës janë të pavdekshme, ngjarjet e jetës së tij janë pothuajse të gjitha të mbështjella me mister, aq sa episodi për të cilin ekzistojnë më shumë lajme është pikërisht vdekja. Për të, megjithatë, historianët vazhdojnë të investigojnë: sipas një teze të kohëve të fundit, nuk u shkaktua nga zelli i tepruar i një ushtari, por ishte frut i një përllogaritjeje politike.

Dhe për të kuptuar motivin, duhet që të shikohet që nga fillimi jeta e gjeniut të Sirakuzës. Siç tregon ai vetë në librin e tij Arenario, në bazë të rindërtimit të filologut gjerman Friedrich Blass, Arkimedi ishte një bir shkencëtari: lindi në vitin 287 para Krishtit në Sirakuzë nga një astronom me emrin Fidia.

Jetoi kështu në shekullin që njohu shkëlqimin më të madh të helenizmit, epoka e nisur në 323 para Krishtit me vdekjen e Aleksandrit të Madh dhe që përfundoi me betejën e Aktiumit në vitin 31 para Krishtit, kur Oktavian Augusti mposhti Antonin dhe Kleopatrën duke inkorporuar Egjiptin, i fundmi shtet pasardhës i perandorisë së madhe greqishtfolëse krijuar nga luftëtari maqedonas.

Sirakuza, e krijuar në 734 para Krishtit nga kolonët e Korintit, ishte atëherë një monarki: në kohën e Arkimedit qeverisej nga Geroni II, i hipur në fron në 720 para Krishtit, në fillim i vetëm e më pas që nga 240, nën shoqërinë e të birit Geloni II.

“Për jetën e shkëncëtarit, për të cilin Plutarku na thotë se ishte i afërm e këshilltar i sovranëve të tij, kemi shumë pak të dhëna të sigurta”, shpjegon Lorenzo Braccesi, docent i historisë greke në Universitetin e Padovës. “Nga Diodor Sikuli (historian i shekullit I) mësojmë se u transferua në Aleksandrinë e Egjiptit rreth vitit 243 para Krishtit dhe që u kthye në Sirakuzë në 240, kur Georni nuk kishte më tashmë ekskluzivitet mbi pushtetin”.

Pikërisht në Egjipt Arkimedi u projektua për t’u ngjitur në skenën intelektuale të Mesdheut, direkt nga skena e privilegjuar e Museion (qendër e rëndësishme e kërkimit shkencor në Aleksandri) dhe Bibliotekës së themeluar në shekullin III para Krishtit. “Është e vërtetë që shkencëtari shkoi në Aleksandri për arsye studimesh”, thotë Braccesi. “Por ndoshta ishte transferuar pas një ftohje të marrëdhënieve me Geronin, që nga burimet është përshkruar si një despot”.

E sigurtë është që udhëtimi ishte dobiprurës. Të gjithë veprat që i janë atribuar – nga studimet për rrethin, spiralet dhe parabolat, deri tek ata për sferat dhe poliedrët – Arkimedi i prodhoi në fakt, pas rikthimit në atdhe. Këtu jetoi 30 vitet e fundit të jetës, duke mbetur në kontakt epistolar me miqtë e njohur në Egjipt, si gjeografi Eratosten i Cirenës dhe nxënësit e matematicienit Conone i Samos, vdekjen e parakohshme të të cilit Arkimedi e ka përmendur në shumë shkrime.

Sirakuza, edhe pse nuk mund të rivalizonte me Aleksandrinë, i vetmi vend ku Arkimedi mund të gjente bashkëbisedues në lartësinë e tij, ishte një prej qyteteve më të pasur, të kulturuar dhe të populluar të Mesdheut, i barabartë me Athinën dhe Kartagjenën.

Kur Geloni II u vu në krah të Geornit II në pushtet, polisi siçilian njohu një prosperitet të jashtëzakonshëm, i destinuar të vazhdojë pa ndërperje deri në 212 para Krishtit. Dhe qershia mbi tortën e oborrit të tij të rafinuar ishte pikërisht Arkimedi, i cili u shfrytëzua për lavdinë e dy tiranëve dhe për të mirën e komunitetit.

Sipas Ateneos, shkrimtar grek që ka jetuar mes shekullit II dhe III pas Krishtit, kontributi i tij i parë gjenial ishte ndërtimi i një mekanizmi për të pompuar ujin e nevojshëm për ujitjen e fushave, duke e zhvendosur nga poshtë lartë: Arkimedi e realizoi duke përsosur një mekanizëm që kishte parë në Egjipt. Kjo shpikje mrekulloi, veç të tjerëve, edhe Galileo Galilein, që e quajti “të mrekullueshme” në librin e tij “Mekanikat”. Dhe gjen sot e kësaj dite zbatime në teknologjinë moderne.

Një tjetër kryevepër e prodhimit shkencor të Arkimedit është parimi i levës. Skematikisht, një levë përbëhet nga një bosht (pikë mbështetje) që e ndan në dy “krahë”. Dhe parimi pohon që, sa më i gjatë të jetë krahu i levës ku ushtrohet forcë, aq më shumë forcë arrin të ushtrojë mbi tjetrin.

Arkimedi e demonstroi publikisht parimin me një shfaqje të jashtëzakonshme: përmes një leve të përbërë, arriti përmes duartrokitjeve që të ngrinte një anije të ngarkuar, vetëm me forcën e krahëve të tij. Sipas rrëfimit të Ateneos, bëhej fjalë për Sirakuzian, një prej anijeve më të mëdha të lashtësisë (e gjatë 55 metra) e ndërtuar, me dëshirën e Geornit, nga Arkia i Korinthit nën mbikëqyrjen e vetë Arkimedit.

Një pjesë e rëndësishme e veprimtarisë së shkencëtarit i dedikohej megjithatë plotësimit të kënaqësive të tij. Shembulli më spektakolar ishte një planetarium, një sferë qiellore që riprodhonte lëvizjet e diellit, hënës dhe planetëve me një saktësi të tillë saqë demonstronte madje edhe eklipset. Një tjetër shembull është anektoda e kurorës së artë, në vijim të së cilës shkencëtari arriti të formulojë parimin e njohur që ka hyrë në histori me emrin e tij.

Nuk dihen shumë gjëra në fakt për marrëdhëniet mes Arkimedit dhe Geornit II, por miqësia që e lidhi me Gelonin II duket e padiskutueshme. E dëshmon fakti që pikërisht për të Arkimedi dedikoi Arenarion, një vepër për studimin e numrave të mëdha dhe në mënyrë të veçantë llogaritjen e sasisë së kokrrave të rërës që nevojiten për të mbushur universin (që sipas dijeve të kohës ishte sfera e yjeve të palëvizshëm).

“Mungesa e përmendjes së Geornit në këtë vepër nuk mund të jetë me qëllim”, argumenton Braccesi, “dhe shfaq në fakt një zgjedhje precize mes dy sovranëve që nuk kultivonin orientime të njëjtë politikë: ndërkohë që Geroni ishte një përkrahës pa kushte i aleancës me Romën, Geloni ishte vendosmërisht filo kartagjenas”.

Politika e tij martesore në fakt duket një manifest i krenarisë helenistike: në vitin 232 para Krishtit u martua me Nereidën, princeshë bijë e Pirros, një armik i vendosur i Romës dhe pasardhës i Olimpiades, nëna e Aleksandrit të Madh. Sipas Braccesit, Arkimedi ishte më pranë pozicionit të Gelonit, i cili ishte kundër Romës se sa pozicionit të Geornit.

Në fakt, që atëherë duhej të ishte evidente kërcënimi që paraqisnin “barbarët” romakë, që pritën vitin 218 për të sfiduar sërish kartagjenasit, njerëz me prejardhje fenikase por me një kulturë greke të pranuar. Në mesin e Luftës së Dytë kartagjenase ishte 15 vjeçari Geronimo, pas vdekjes së babait Geloni në 216 që ndërpreu marrëdhëniet me Romën, për të zgjedhur aleancën me Hannibalin dhe provokuar në 212, si pasojë, ndërhyrjen e konsullit Marcello.

Plutarku, libri i të cilit Jeta e Marcellos është burimi ynë kryesor, thotë që gjatë rrethimit, ndaj forcës brutale të Romës Sirakuza e rafinuar nuk mund t’i kundërvihej përveçse me anë të gjenisë së një plaku. Arkimedi iu dedikua kështu krijimit të makinave të luftës, mes të cilave ”Manus Ferrea”, një artilie mekanike në gjendje të sprapste anijet armike dhe pasqyrat konkave me veshje metalike që reflektonin dritën e diellit duke e përqëndruar atë tek armiqtë. Galeni, mjeku i famshëm i shekullit III rrëfen që me këtë mënyrë shkencëtari arriti tu vërë flakën shumë anijeve trirremëshe romake. Por nuk pati shumë vlerë: superfuqia romake ishte shkatërrimtare.

Plutarku tregon që pas rënies së qytetit Arkimedi duhet të ketë vdekur si një i pandërgjegjshëm, duke iu lutur një ushtari injorant që të mos shkatërronte projektin e tij – apo ndoshta të paktën ta linte të përfundonte një demonstrim – pa e kuptuar që në këtë mënyrë do ta lodhte, duke u vetëdënuar me vdekje. Po a shkuan vërtetë kështu gjërat?

Si mundet që shpikësi i madh të ketë vdekur nga mungesa e një sensi praktik? Sipas Braccesit, realiteti është krejt tjetër: “Në momentin e larjes së hesapeve mes Romës dhe Kartagjenës ishte vetë Arkimedi që këshilloi Geronimon e ri e pa përvojë, që të prishte aleancat e të lidhej me Hannibalin. Marcello, që nuk mund ta injoronte, urdhëroi kështu vdekjen e tij, duke i besuar vrasësit të radhës”.

Eleminimi fizik u pasua me fshirjen nga kujtesa: më pak se një shekull e gjysmë u mjaftoi sirakuzianëve për të harruar krejtësisht Arkimedin, varri i të cilit përfundoi i braktisur jashtë mureve të qytetit. Në vitin 75 para Krishtit atë e identifikoi i riu Ciceron, duke ndjekur treguesit që përmbaheshin në një dokument ku thuhej se bashkë me të ishte varrosur një sferë.

Oratori i famshëm i lindur në Arpino, nuk arriti të përmbajë zhgënjimin: “Kështu qytetaria shumë fisnike e Greqisë, dikur vërtetë shumë e fortë, kishte injoruar monumentin e qytetarit të vet të vetëm shumë të mençur, po të mos kish qenë një njeri nga Arpino”. Pra një pasardhës i barbarëve romakë.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Mon May 14, 2012 3:21 pm


Omer Kajami


Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 U3_Omar_Khayam

Omer Khajami ose Omer Kajami lindi më 1048 në Nishapur, dhe vdiq në provincën e Khorasanit ; në vitin 1123. Është një astronom, matematikanë, filozof dhe poet i Qytetërimit Islam.

Omer Khajami ishte i pari që filloi zgjidhjen e ekuacioneve të shkallës së tretë në matematikë në një mënyrë që vetëm pas disa shekujsh do bënte të njëjtën metodë edhe Dekarti. Ai më së shumti u morr edhe me numrat irracional dhe gjeometrinë. Në mënyrë gjeometrike arriti të zgjedhi ekuacionin të panjohur deri atëherë x^3 200x=20x^2 2000. Trekëndëshi i Paskalit, që gjen koeficientet e fuqive binominiale ka qenë i njohur shumë më para nga Khajami.

Me anë të ndërtimit të një observatoriumi në vitin 1073, Omer Khajami arriti të konstruktojë një kalendar diellor shume herë më të saktë se ai Gregorian. Edhe sot e kësaj dite në Republikën Islamike të Iranit punohet me këtë kalendar.

Pavarësisht se në botën perëndimore ai njihet vetëm si poet kritik, siç vërejtëm Khajami mbi të gjitha ishte matematikanë dhe astronom. Në Evropë ai mori famë me përkthimin e veprës së tij letrare Rubairat nga Edward FitzGerald në mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë.

Edhe shkrimtari dhe publicisti i njohur shqiptar Fan Noli, përktheu rubairat në vitin 1924 nga Edvardi pavarësisht se ishte njohës i persishtes. Sipas histografisë letrare shqipe, Fan Noli ka përkthyer njëkohësisht veprën me Hafiz Ali Korçën ku edhe kanë pasur debate ne lidhje me botëkuptimet e Khajamit.

Sipas profesorit të njohur të Havardit Sejjid Husejn Nasër, Khajami është mysliman suffi, për këtë jep argumente se Khajami në Rubairat e tij i referohet verës jo-alkoolike aq shumë të përfolur nga sufistët, por përkundër kësaj Khajami kishte edhe plot vepra që flisnin për Islamin ku edhe mbështeste imamin më të njohur sunni, mbase të të gjitha kohërave Imam Ghazalin.


Rubairat...perkthyer nga Fan Nolit

Marrë nga libri "Rubairat" i Omer Khajamit. I shqipëroi Rushit Bilbil Gramshi (pseudonim i Fan Nolit). Edicje e dyte, e ndrequr dhe e plotësuar. Bruxelles, 1927.

-1-

Natën kur flinja, më tha shpirti: "Pi!
Në gjumë dhe në Varr s'ka lumëri;
Ngrehu! Sa rron, zbras Kupa dhe puth Çupa;
Ke shekuj që të flesh në qetësi".

-2-

Në ëndërr, kur agimi zbardhëllonte,
Një zë që nga Taverna po gjëmonte:
"Çohuni, djem, e Verë sillnani,
Se Fati na e tha lëngun sonte."

-3-

Dhe posa në Tavernë këndoi gjeli,
Besnikët jashtë thirrë "Portat çeli!
E shkurter është Jeta, ja, u mplakmë
Dhe mbetmë si kofini pas së vjeli."

-4-

A di përse këndesi po këndon
Menatë dhe nga gjumi po të zgjon?
Që shkoi një ditë po të lajmëron,
Dhe ti, çkujdesur, fle dhe ëndërron.

-5-

U gdhi! Me Verë zemrën e zbardhëllonj
Përdhe çdo Fe të Natës e dërmonj:
Në Djall dërgonj Parajsën e përpjetë,
Gërshetin me Llaut' e lavdëronj.

-6-

Kur Diellin me zjarr kurorëzuar,
E pret me gas Natyra faqeshkruar,
Shoqen me mall po shoh në gjumë shtruar
Dhe foshnjën buzëqeshur më të zgjuar.

-7-

Ja, Kup' e Qiellit skuqet prej Agimit,
Bilbili nisi këngën e dëfrimit
Me trëndafilin: Eja, Faqepjeshkë,
Natyra qesh; nem Qelqin e Rubinit.

-8-

Zgjohu! Mëngjesi me shigjet' e grisi
Perden e Natës, Yjt' i arratisi,
Dhe Dielli gjahtar me rreze kapi
Çdo majë mali, pallati e lisi.

-9-

O Engjëll faqedritë, ja u gdhi,
Shtir Verë dhe këndo me ëmbëlsi!
Xhamshidi e Khosroj qysh lulëzuan,
Qysh dimërojnë sot në Varrvërri.

-10-

Ja, Mars'i ri dëshirat na valon,
Çdo shpirt i mënçur në Gërmadhën shkon
Ku dor' e Moisiut zbardh nga degët
Dhe frym' e Krishtit tokën gjelbëron.

etj..etj...etj....qe mund ta lexoni ni ne kete link

http://www.voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=K%C3%8BNDIISHKRIMTARIT&article=16310
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Tue May 15, 2012 9:25 am


Winston Leonard Spencer-Churchill

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 Churchill_portrait_NYP_45063

Sir Winston Leonard Spencer-Churchill, (30 Nëntor 1874 – 24 Janar 1965) ishte politikan britanik i njohur kryesisht për drejtimin e Britanisë së Madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai shërbeu si kryeministër i Britanisë së Madhe prej viteve 1940-1945 dhe përsëri prej viteve 1951-1955. Një burrë shteti dhe një orator i njohur, Churchill ishte edhe oficer në ushtrinë britanike, historian, fitues i Nobelit për letërsi dhe artist.

Gjatë karrierës së tij në ushtri, Churchill luftoi në Indi, në Sudan etj. Mori famë të mirë dhe të keqe si korrespondent lufte dhe me libra kontemporar ai shkroi duke i përshkruar kampanjat. Shërbeu shkurtimisht në ushtri në Frontin Perëndimor në Luftën e Parë Botërore, duke komanduar batalionin e gjashtë të Pushkatarëve Mbretëror Skocez. (Royal Scots Fusiliers)

Në krye të skenës politike për rreth 50 vite, ai pati shumë pozita politike dhe në kabinet. Para Luftës së Parë Botërore, ai punoi si President i Bordit Për Tregti, si sekretar dhe si Lordi i Parë i Forcave Detare si pjesë e qeverisë liberale. Gjatë luftës ai ende punoi si Lord i Parë deri në luftën shkatërruese në Gallipoli e cila shkaktoi ndarjen e tij prej qeverisë. U kthye si Ministër i Municioneve, Sekretar i Shtetit për Luftë dhe Ajër. Gjatë viteve të luftës shërbeu si Kancelar i Thesarit në qeverinë konservative.

Pas trazirave të Luftës së Dytë Botërore, Churchill u emërua sërish si Lordi i Parë i Forcave Detare. Pas dorëheqjes së Neville Chamberlain më 10 May 1940, ai u bë kryeministër i Anglisë dhe drejtoi Britaninë ne fitore me fuqitë kryesore. Churchill u dallua për fjalimet e tij, të cilat u bënë një inspirim i madh për popullin britanik dhe forcave aleate.

Pasi humbi zgjedhjet e vitit 1945, ai u bë Lider i Opozitës. Më 1951, u bë sërish Kryeministër deri në vitin 1955 kur dha dorëheqje përfundimisht. Elizabeta II i ofroi titullin Dukë i Londrës, por u refuzua nga djali i tij Randolf, i cili do ta kishte trashëguar titullin pas vdekjes së të atit.

Kuriozitet....

Nje leter e Winston Churchill ndaj bashkëshorten e tij, Clemmie Churchill

10 gusht, 1894 E dashura ime Clemmie!

Në letrën që më dërgoje nga Madras shkruaje disa fjalë shumë të dashura për mua, se si unë e kisha bërë më të mirë jetën tënde. Nuk mund të ta përshkruaj kënaqësinë që më dhe sepse gjithnjë jam ndjerë aq shumë në borxh me ty, gjithnjë nëse në dashuri mund të mbahen llogari... Se ç'do të thotë të jetoj gjithë këto vite në zemrën dhe praninë tënde, nuk ka fjalë që ta përshkruajnë. Koha kalon shpejt, por nuk ka asgjë më të gëzueshme se sa të shohësh sa i madh dhe si shtohet thesari që ne kemi grumbulluar së bashku nëpërmjet stuhive e trishtimeve të miliona viteve tragjike, të tmerrshme e plot ngjarje. Bashkëshorti yt i dashur
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Fri May 18, 2012 8:45 am


Vincent van Gogh


Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 475px-VanGogh_1887_Selbstbildnis

Vincent Van Gogh u lind më 30 mars të vitit 1853 në Groot-Zundest, një fshat i vogël në jug të Holandës. I ati ishte pastor dhe xhaxhallarët e tij-shitësa veprash të artit. Edhe ai vetë nisi të punojë që në moshën 16-vjeçare në Hagë si një shitës i veprave të artit për kompaninë.

Pikturat e tij patën qenë gjithnjë të errëta, por kohë pas kohe nisën të përkeqësoheshin deri më 1886, kur nisi sërish studimet në Cormon dhe u takua me piktorët impresionistë, mes të cilëve edhe Camille Pissarro, Claude Monet, Henri de Toulouse-Lautrec dhe Paul Gauguin.

Pas takimit me mjeshtrat impresionistë, të cilët zgjidhnin ngjyra të çelura edhe ai nisi ta çelte disi paletin e të pikturonte me dorë më të vendosur. Jeta e tij ishte gati-gati e lumtur, por temperamenti shumë nervoz e bënte atë njeri të vështirë. Më 27 korrik të vitit 1890 ai shkoi në një fushë me grurë dhe qëlloi veten me armë në kraharor, më pas u kthye në dhomë, ku vdiq dy ditë më pas.

Van Gogh e kaloi të gjithë jetën e tij të shkurtër duke pikturuar e duke luftuar me vetveten. Çrregullimet nervore, një kompleks i fëmijës së zëvendësuar, që e ndoqi pas gjithë jetën dhe absurditeti i epokës së artit, ku veprat e tij nuk shiteshin dhe aq shumë, e shtynë shpesh drejt akteve skizofrenike. Një nga historitë më tipike, e famshmja histori e veshit të tij.

Sipas biografëve, një të diel në mbrëmje, më 23 dhjetor 1888, Vincent Van Gogh, atëherë 35 vjeç, preu veshin dhe shkoi në një hotel të dorës së dytë ku kërkoi një prostitutë me emrin Rachel. Ia dhuroi asaj dhe i tha ta ruante me shumë kujdes. Biografë të tjerë pohojnë se ky episod ka ndodhur gjatë një grindjeje me mikun e tij Paul Gauguin, në shenjë proteste ndaj piktorit që ishte i shurdhët, lidhur me vetë Van Gogh.

Midid kufirit te gjenialitetit dhe çmendurisë së Van Gogh-ut

Një artist që lëkundet mes fesë, pikturës, dashurisë dhe çmendurisë. Një jetë në zgrip të varfërisë dhe një vdekje e papritur e mbetur mister, për t’u vulosur me përjetësi veprat e tij absolutisht të përsosura Kur flitet për Van Gogh, nuk mund të mos flitet edhe për dikotominë gjeni-çmenduri, mishëruar më së miri në këtë motor të pikturës origjinale, unike.

Ekzistojnë mijëra hipoteza sëmundjeje. Ata që bazohen në biografi flasin për një lloj sëmundjeje veneriane, ose për sifilizin të trashëguar nga i ati, ose për skizofreni, depresion etj. Ata që bazohen në artin e tij, shohin në pikturat e tij karakteristika të përbashkëta me mijëra pacientë të tjerë që vuajnë nga sëmundje të trurit.

Me mjetet aktuale çdo supozim është i mundur, por asnjë nuk mund të jetë absolutisht i vërtetë. Ajo që na lejohet të themi është se arti i Van Gogh-ut është ndriçues dhe figura e tij e dobët, e vogël dhe vetmuar shpaloset në një realitet gjigant dhe të fuqishëm në historinë e artit dhe të ndjenjave njerëzore.

Van Gogh lindi në Groot-Zundert, një fshat holandez, më 30 mars 1853, nga martesa e Theodorus van Gogh, pastor protestant, dhe Anna Cornelia-s. Ishte i pari i gjashtë vëllezërve, pas vdekjes së të parëlindurit të familjes, që mbante gjithashtu emrin e tij dhe që vdiq pas lindjes ekzaktësisht një vit para tij. Vincent do të kujtojë gjithmonë varrin pas shtëpisë, mbi të cilin shihte të shkruar emrin e tij.

Ai ka pasur një fëmijëri të trazuar edhe për shkak të shetësimeve të herëpashershme të prindërve të tij dhe jeta e tij ngjan një ecjeje plor disfata ekzistenciale dhe sociale. Në vitin 1857 lindi vëllai Theodorus, i thirrur shkurt Theo, që do të kishte një rëndësi shumë të madhe në jetën e tij.

Nga viti 1861 deri në 1868-ën frekuenton shkollën e vendit të tij dhe pastaj kolegjin e Zevenvergen, ku mëson frëngjishten, anglishten, gjermanishten dhe artin e vizatimit. Në vitin 1869 fillon të punojë në një dyqan arti në Aja, i themeluar nga xhaxhai i tij po me emrin Vincent.

Kohën e lirë e kalon duke lexuar dhe duke vizituar muze, fillon një korrespondencë me vëllain e tij Theo dhe kalon pushimet tek prindërit në vendin e tij të lindjes. Vitet që pasojnë shënojnë për Van Gogh një udhëtim të vazhdueshëm nga një filial në tjetrin në dyqanin e artit të xhaxhait, transferime që do ta çojnë në Bruksel, Londër e Paris. Një nga punimet e tij më të rëndësishme është edhe “Kafja e natës”.

Në 1876-ën e lë punën përfundimisht dhe niset në një vend afër Londrës, në Ramsgate, ku punon si mësues i përkohshëm, duke marrë si shpërblim vetëm ushqim dhe strehim. Bëhet edhe ndihmës predikues dhe gjithmonë e më shumë dëshiron që t’ia dedikojë jetën fesë, por gjatë një vizitë tek prindërit e tij këta të fundit ngelen të tronditur nga kushtet në të cilat jetonte i biri dhe nuk duan që ai të niset sërish për në Londër.

Xhaxhai Vincent i gjen një tjetër punë, kësaj radhe si shitës në një librari të Dordrecht-it. Van Gogh fillon të jetojë sërish vetëm, frekuenton kihen e vendit dhe përkthen pjesë nga Bibla. E bind të atin që ta lejojë të frekuentojë një shkollë për predikues, por shumë shpejt i ndërpret studimet, të cilat u bënë shumë të vështira për të. E megjithatë, në 1879-ën punon si predikues në minierat e karbonit në Ëasmes të Borinage-s, ku realizon edhe skicat e para.

Jeton në një varfëri të skajshme dhe shqetësohet për kushtet në të cilat punojë minatorët, të cilët përpiqet t’i ndihmojë me aq sa mundet. Por ky veprim shkakton pakënaqësi tek punëdhënësit e tij që e pushojnë nga puna duke e konsideruar të papërshtatshëm dhe duke e privuar nga talenti i tij. Van Gogh vazhdon të ndjekë prirjen e tij pa marrë asnjë kompensim. Jeton në kushte të vështira dhe vazhdon të lexojë dhe të vizatojë. Në këtë periudhë duhet të kenë filluar krizat që do të shënonin të ardhmen e tij. Vëllai Theo e kritikon për mënyrën se si është katandisur jeta e rij dhe Vincenti i ndërpret marrëdhëniet me të, për t’i rifilluar sërish pas një viti.

Theo e ndihmon financiarisht dhe e nxit të vazhdojë me pikturën. Kështu, Vincent shkon në Bruksel dhe frekuenton shkollën e artit, ku njihet me shumë piktorë dhe duke u bërë në vitin 1880 mik i piktorit Anton van Rappard. Në këtë periudhë realizon kopje të veprave të Jean-François Millet.

Në vitin 1881 dashurohet me kushërirën Kate, vejushë prej pak kohësh dhe me një fëmijë, po pa arritur të ketë një lidhje me të. Pas një kërkese për martesë, ai merr refuzimin e saj. I dëshpëruar Van Gogh djeg njërën dorë në flakën e një llambe duke kërkuar të tregojë forcën e dashurisë së tij. Duke refuzuar edhe një herë tjetër një ndihmë ekonomike nga prindërit e tij, Van Gogh riniset për në Aja, ku merr leksione pikture nga piktori Anton Mauve, por edhe me të marrëdhëniet shkatërrohen, sepse Vincent nuk kishte dëshirë të punonte me gips.

Në këtë periudhë Vincent njeh një prostitutë rrobalarëse të alkoolizuar, Sien Hoornik (që do të jetë edhe modelja e tij) dhe shkon të jetojë me të dhe me djalin e saj. Shëndeti i saj fillon t’i hapë probleme dhe në këtë periudhë sëmuret nga gonorea. Lidhja e tyre mbizotërohet nga dehjet emocionale të të riut Vincent, i cili për shkak të egërsisë së jetës së tij do të mbetet gjithmonë i ngurtësuar në mes të çmendurisë dhe dashurisë më të pastër. Nga ky pasion i parë do të mbetet piktura e mrekullueshme "Sorroë". Xhaxhi i tij bën një porosi për njëzet piktura peizazhesh. Kjo do të jetë vetmja punë e tij me porosi. Fillon të pikturojë me ngjyra vaji peizazhe dhe portrete, kurse vëllai i tij i paguan materialet. Dëshironte të martohej me Sien-ën, por familja e frenon dhe Vincent merr vendimin e dhimbshëm për t’u ndarë me të pas një viti bashkëjetesë.

Nga viti 1883 deri në 1885 jeton me prindërit në Nuenen dhe në harkun e këtyre viteve pikturon dyqind tablo, kujdeset me shumë dashuri për të ëmën, e cila kishte thyer njërën këmbë dhe merr leksione muzike dhe kantoje, sepse mendon se ekziston një lidhje midis ngjyrës dhe muzikës. Sajon një atelie në një ahur të shtëpisë-famulli të babait të tij, i cili vdes nga një goditje apopleksike më 26 mars 1885. Në këtë kohë pikturon “Ngrënësit e patateve”.

Parisi dhe piktorët e "Petit Boulevard"

Viti tjetër e gjen Van Gogh të sëmurë rëndë për shkak të mosushqyerjes dhe duhanit. Ndërkohë nuk e ndërpret për asnjë moment leximin leksionet e pikturës. Një agjent shitjesh i blen një seri pikturash, por shet vetëm njërën prej tyre për disa qindarka, duke i hedhur të tjerat në zjarr.

Në Paris lidh miqësi me Paul Gauguin, dhe bashkë me të e me Henri de Toulouse-Lautrec e ad Emile Bernard themelojnë të ashtuquajturin grupin e Piktorëve të Petit-Boulevard, për t’u dalluar nga grupi i piktorëve të Grand-Boulevard (Claude Monet, Alfred Sisley, Camille Pissarro, Edgar Degas, Georges-Pierre Seurat), që përfaqësoheshin në galerinë e Theo-s.

Më pas i duhet të lërë Parisin dhe të transferohet në Arles, ku gjen një shtëpi dhe vendos të pikturojë fasadat e verdha. Në qytetin francez pikturon mes të tjerash disa prej kryeveprave të tij kryesore që karakterizohen nga ngjyra të shndritshme plot jetë ndër të cilat “Vazoja me 12 luledielli”, “Ura e Langlois”, “Kafja e natës” dhe “Shtëpia e verdhë”. Pikërisht gjatë qëndrimit në Arles ndodh një nga episodet më të diskutuara dhe dramatike të jetës së Van Gogh. Natën e 23 dhjetorit piktori pret veshin e majtë dhe e çon në një shtëpi publike, për t’ia dhuruar një prostitute me të cilën ishte dashuruar. Ndërkohë shtrohet në spital me diagnozën e epilepsisë, alkoolizmit dhe skizofrenisë dhe pikturon “Autoportretin” me veshin e fashuar.

Që nga ai moment Van Gogh do të ketë gjithmonë e më shumë kriza haluçinacionesh dhe do të shtrohet herë pas here në spital për t’u kuruar nga sëmundjet mendore. Në këtë periudhë pikturon “Iris” dhe “Pemët e qiparisit”. Pas krizës së fundit kurohet në maj të 1890-ës në Auvers-sur-Olse. Këtu njihet me mjekun-piktor që e kuron, Paul Gachet, të cilin e portretizon në një pikturë shumë të famshme. Pikturat e kësaj periudhe përshkohen nga një ndjenjë e fortë depresioni. Ndjeshmëria e tij e lë të plagosur pas çdo vështrimi dhe komenti, që njerëzit nuk ua kursejnë kurrë personave të çuditshëm.

Goditja fatale

Më 27 korrik 1890 shkon tek çifti i pronarëve të hanit ku jetonte. Ndihej shumë keq dhe u tregon se ishte qëlluar me një revolver nga një fshat aty pranë varrezave në Auvers-sur-Oise, ndërsa pikturonte veprën e tij të fundit. Vdiq më 29 korrik dhe u varros një ditë më pas në po atë varrezë ku u qëllua. Në funeralin e tij ishin të pranishëm i vëllai Theo, doktor Gachet dhe shumë artisë. Arkivoli mbulohet i gjithi me luledielli. Pak muaj më pas, më 25 janar 1891, vdiq i vetëvrarë edhe i vëllai, Theo.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Sat May 19, 2012 2:00 pm


Pablo Ruiz Picasso

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 Pablo_picasso_1

Pablo Ruiz Picasso lindi më 25 tetor 1881 në Málaga; vdiq më 8 prill 1973 në Mougins, Francë. Ishte piktor, projektues grafik dhe skulptor spanjol. Konsiderohet si njëri nga artistët më të rëndësishëm të shekullit XX. Ka punuar më shumë se 15.000 piktura, vizatime, grafika, plastika dhe qëramika. Bashkë me Georges Braque e themeloi Kubizmin.Plot 34 vjet më parë, në 8 prill të vitit 1973 vdiq piktori spanjoll Pablo Picasso, pionier i kubizmit.

Duke refuzuar të kthehet në Spanjë gjatë regjimit të Frankos, ai e kaloi pjesën më të madhe të jetës në Francë. Veprat e tij më të shquara janë "Zonjushate Avinjonit" dhe "Guernika". Shpesh herë punët e Picassos kategorizohen në periudha,emrat e të cilave janë bërë edhe object debatesh. Periudhat më të pranueshme janë: periudha blu 1901-1904, periudha rozë 1905-1907, periudha e influencës afrikane 1908-1909, periudha e kubizmit analitik 1909-1912 dhe e kubizmit sintetik 1912-1919.

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 91477-004-FE153CE7
Guernika e Pikasos

Ndoshta pak e dinë që emri i vërtetë i piktorit është Pablo, Diego, José, Francisco de Paula, Juan Nepomuceno, Maria de los Remedios, and Cipriano de la Santísima Trinidad. Pasi studioi për arte në Madrid bëri udhëtimin e parë në Paris në vitin 1900, në kryeqendrën e artit botëror.

Atje banoi me Max Jacob një gazetar dhe poet që e ndihmoi të mësonte frëngjisht. Përgjithësisht Pikaso punonte natën dhe flinte ditën. Ishte një kohë varfërie dhe të ftohti dhe shumë prej punëve të tij u dogjën për të ngrohur sado pak dhomën. Një vit më vonë, së bashku me mikun e tij themeloi gazetën "Arte Joven" në Madrid.

Edicioni i parë u ilustrua i gjithi prej tij. Prej asaj dite nisi t'i nënshkruante veprat e tij vetëm "Picasso". Në vitet e parë të shekullit të 20-të e ndante jetën mes Parisit dhe Barcelonës, kur nisi edhe një marrëdhënie me Fernande Olivier, me të cilën u bë objekt i shumë faqeve rozë në gazetat e kohës. Pasi fitoi famë dhe pak pasuri, Picasso e la Olivier për Marcelle Humbert, të cilën ai e thërriste Eva.

Dashurinë për të ai e shprehu në shumë prej veprave të tij kubiste. Miqtë e tij të asaj kohe ishin André Breton, Guillaume Apollinaire dhe Gertrude Stein. U martua dy herë dhe pati katër fëmijë me tre gra. Në 1918 u martua me balerinën Olga Kholhlova, e cila e integroi piktorin në shoqërinë e lartë. Por jeta e tyre ishte një luftë e vazhdueshme.

Jeta e lartë që dëshironte Olga binte ndesh me jetën boheme të piktorit. Gjatë kësaj kohe pati edhe një lidhje të fshehtë me 17- vjeçaren Maria Therese Walter. Gjithsesi qëndruan ligjërisht të martuar deri në vdekjen e balerinës në vitin 1955. Fotografja dhe piktorja Dora Maar ishte gjithashtu një shoqe dhe e dashur konstante e Picassos. Pas çlirimit të Francës pati një tjetër lidhje me një studente të re arti Françoise Gillot, me të cilën pati dy fëmijë. Ajo u nda prej tij për tradhti.

Më tej pati të tjera të dashura edhe pse në një moshë të thyer. Gjatë luftërave ai mbajti një qendrim neutral, duke refuzuar të luftojë në njërën, apo tjetrën anë. Edhe pse nuk e komentonte asnjëherë një gjë të tillë, e grishte ideja e të qënurit pacifist.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 2 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 5 Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi