Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!
2 posters
Faqja 3 e 5
Faqja 3 e 5 • 1, 2, 3, 4, 5
Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!
First topic message reminder :
Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!
Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!
Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!
Mbreti David
Mbreti Davud ishte mbreti i dytë i Izraelit ( 1005p.e.s - 965 p.e.s). Ai bashkoi mbretërinë izraelite kur zëvendësoi Ishboshethin (biri i katërt i Mbretit Saul), më vonë mbret i fiseve veriore të Izraelit.
Jeta e Daviditt dhe qeverisja e tij janë shkruar në Biblën Hebraike, librat nje Samueli (nga kreu i 16 e më pas),librat 2 Samueli (në vargjet 4). Kronikat jep më tej histori të Davuditt, të shoqëruara me listat dhe prejardhjen.
Ai përshkruhet si mbreti më i drejtë i Izraelit të lashtë, (megjithëse jo pa të meta,) si edhe një luftëtar të shquar, muzikant dhe poet (atij i njihet autorësia e shumë psalmeve).
Samueli 7:12-16 pohon se Perendia ishte aq shume i kenaqur nga Davudi saqë ai i dha besën se Breznia Davidiane do të zgjaste përgjithmone; prandaj judenjtë besojnë (ende sot) se Mesia judaike do të jetë një pasardhës i drejtpërdrejtë i Mbretit Davud, dhe të krishterët e ndjekin brezninë e gjakut të Jezusit nga ai te Maria dhe Jozefi.
Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!
Mustafa Qemal Atatürk
Mustafa Qemal Atatürk lindi në vitin 188112 mars 1881 në Selanik, babai i tij ka qenë tregtar me origjinë shqiptare, ndërsa mamaja e tij kishte origjinë nga Maqedonia. Pas vdekjes së babait, fillimisht nënpunës otoman dhe më pas tregtar druri, dhe martesës së të emës me një ushtarak turk, Mustafai ishte një djalosh i pabindur i cili nuk pranonte të shkonte në shkollën fetare ku e regjistruan.
Në moshën 12 vjeçare është regjistruar me iniciativën e tij në shkollën ushtarake në Selanik, në qendrën e nacionalizmit grek dhe sllav. Në këtë shkollë nga mësimdhënësit e ka marrë pseudonimin Qemal (“i përkryer”).
Nga viti 1896 ka vazhduar akademinë ushtarake në Manastir, ndërsa nga 1899 u pranua në Akademinë Perandorake Ushtarake ne Stamboll, të cilën e mbaroi më 1905 pasi kreu edhe një kurs special pranë Shtabit të Përgjithshëm. Që në moshë të re ai u interesua për letërsinë revolucionare, e cila konsiderohej e ndaluar nga autoritetet perandorake.
Për shkak të aktivitetit të tij të jashtligjshëm me Xhonturqit të cilët luftuan kundër regjimit aristokrat të Perandorisë Otomane,Ataturkun,regjimi e dërgon në Siri në një regjiment kavalerie që luftonte me rebelët, megjithatë nuk e lejojnë te marrë pjese në luftime.
Në Damask formon organizatën Vatan ve HurriYet (Atdheu dhe Liria). Në vitin 1907 është transferuar në Selanik dhe iu bashkua shoqatës Bashkim dhe Progres, të cilën e kishte themeluar Revolucioni i Xhonturqëve në korrik të vitit 1908. Ataturku merr pjesë në revulucionin xhonturk si shef i shtabit të Mahmut Shefqet-pashës, komandantit të armatës turke të Maqedonisë dhe merr pjesë gjithashtu në shuarjen e kondërevolucionit të Abdyl Hamidit në Stamboll në vitin 1909.
Mori pjesë në luftë në Libi kundër Italisë (në vitin 1911-1912), ku u dallua për herë të parë si udhëheqës ushtarak i talentuar. Arrin një ndër fitoret e pakta turke në këtë luftë kur me batalionin e tij dhe disa qindra vullnetarë arabë arrin një fitore kundër një force italiane të konsiderueshme, duke marrë disa robër dhe gjithashtu duke kapur disa mitralozë.
Në kohën e Luftërave Ballkanike (1912-1913) organizoi mbrojtjen e Dardaneleve, pastaj ka qenë atashe ushtarak në Bullgari. Gjatë Luftës së Parë Botërore, kur Turqia ishte në anën e Gjermanisë, Ataturku arriti një sukses të padiskutueshëm në Fushatën e Galipolit në vitin 1915, ku arrin të mundë forcat Aleate që donin të zbarkonin në Dardanel.
Përveç kësaj mori pjesë edhe në Fushatën e Kaukazit, si pjesë e Armatës së Kaukazit, komandant i Armatës së Dytë (1916-1917). Në këtë fushatë arriti gradën e gjeneralit e në fund edhe atë të pashait. Më vonë u transferua në frontin Palestinez si komandant i Armatës së Shtatë dhe pas nënshkruarjes së marrëveshjës për paqe kthehet në Stamboll.
Në vitin 1919, u largua nga ushtria dhe u vu në krye të Lëvizjes Kombëtare Turke kundër pushtimit grek dhe i Lëvizjes për Pavarësinë e Turqisë të cilën pas thyerjes së Perandorisë Otomane në fund të Luftës së Parë Botërore e kanë rrezikuar forcat fituese, në radhë të parë Britania e Madhe. Kjo shkaktoi luftën me Greqinë, të cilën Britania e Madhe dhe Franca e kishin ndihmuar me armatime.
Ushtria greke kishte okupuar Izmirin(Smirnën) dhe bregdetin e Anadollit më 15 mars 1919. Ataturku menjëherë filloi të punojë për bashkimin Lëvizjes Kombëtare Turke dhe për krijimin e ushtrisë për mbrojtjen e vendit. Por së pari i është dashur të luftojë kundër regjimit të Sulltanit në Stamboll i cili kishte lejuar copëtimin e territorit.
Atëherë kur qeveria e komprometuar u kishte lejuar Aleatëve të pushtonin disa pjesë të Turqisë, Ataturku në Ankara në maj të vitit 1920 kishte krijuar qeverinë e përkohshme, Kuvendi i Madh Popullor i së cilës e zgjedh kryetar qeverie më 2 maj të vitit 1920.
Pas disa humbjeve fillestare në luftë me grekët, megjithatë arriti të shënojë fitore në betejat vendimtare në lumin Sakarya (korrik të vitit 1921) dhe në Dulminpar (korrik të vitit 1922), duke e marrë Izmirin në muajin shtator. Në luftë me greket e rrëmben fitoren dhe e largon Greqinë nga Azia e Vogël dhe kështu shmang vendosjen e marrëveshjës nga e cila Greqisë i jepeshin disa pjesë të Azisë së Vogël.
Pasi që shmangu rrezikun Grek, Ataturku iu kthye rrezikut të brendëshëm - dhe e largoi nga pushteti sulltan Ahmetin e e VI-të. Më 22 tetor të vitit 1923 Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë shpallë Republikën, ndërsa Mustafa Kemal shpallet kryetar i parë i saj. Kuvendi ia dha edhe titull Ghazi (fitimtar). Më vonë në vitin 1934 Kuvendi i Madh Popullor i jep emrin Ataturk (babai i Turqisë) në shënjë falenderimi për atë që ka bërë për popullin turk.
Në muajin Gusht 1923 Ataturku themelon Partinë Popullore, udhëheqës i së cilës ishte vetë (më vonë ia ndërron emrin në Partia Popullore Republikane) dhe me këtë vendos sistemin njëpartiak i cili ka zgjatur deri në vitin 1945 (përveç dy eksperimenteve të shkurtra në vitin 1924-1925 dhe 1930). Kryetar i partisë mbeti deri në fund të jetës së tij me 10 nëntor 1938
Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!
Dracula
Dracula ( Vlad Sunduesi, Djalli) ishte sundues vllah që në histori ka hyrë si një djall.Pas pushtimit të Trapezis nga Sulltani, Vllahu, me sjelljet e tija ndaj turqve ja kishte arritur të ta sillte Sulltanin në fushbetejë. Princi Vllahë vepronte edhe më rreptë se vetë Sulltani që kishte vepruar më parë me tirani ç´njerzore. Kështu emri i tij kishte marrë dheun hungarez, vllahë dhe turk. vojvoda Vlladi në përgjithësi në histori ka hyrë me tre emra Drakulla (d.m.th Djalli) nga vllahët Çepelpush (Vjerrësi) dhe nga turqit Kaziklü Voda (Vojvoda i shtyllave).
I njohur për djallërit, varjet dhe kryqëzimet në shtylla, teatri më i dëshiruar i tij ishte kryqëzimi, i pëlqente të ushqehej me oborrtarët e tij në rreth të ngushtë nga turqit, të cilëve në shtylla ju shihej "shpirti". Turqit e kapur, i´u zhveshtë lëkurën nga shputat, nervat e zbuluara i kriposte, dhe ju lëshonte dhitë që të lëpinin për të siguruar vdekjen me tortura të shumëfishta. Të dërguarit turq, që nuk pranonin të hiqnin turbanin para tij, me tre-katër gozhda ju gozhdonte turbanin në kokë,që këtyre të ju përforconte traditën e të parëve të tyre.
Një ditë kishte ftuar gjithë lypsit, hallexhi e sherraxhi, në një sillë të madhe, dhe pasi i kishte mbush me bukë e verë, ja kishte futur flakën sallës së ushqimit, dhe i kishte djegur të gjithë ; fëmijët e tyre i kishte detyruar që të hanin nënat e tyre të djegura; nënave ju vendoste në gjoksë kokat e prera të fëmijëve të tyre.
Kishte ndërtuar një pajisje të veçante me të cilat i shtypte njerëzit si hudhrat, dhew i piqte. Një prift që kishte pare mbi një gomar, e kishte kryqëzuar së bashku me gomarin në një shtyllë . Një prifti i cili predikonte qe të mos prekej pasurin e huaj, në vend e kishte therur si nje bageti. "Të dashurat" e tij që gënjenin se ishin shtatzënë, me duar të tij ju cante barkun.
Festat më ë mëdha të tij, ishin varjet masive. Katërqind të rinjë nga Hungaria dhe Danubi i asaj kohe, që ishin dërguar në Vllahi për të mësuar gjuhën, i kishte djegur së bashku. Gjashtëqind tregtarë i kishte pjekur në pazare,pesëqind bujar e fisnik vllahë i kishte kryqëzuar në shtylla,sepse nuk e dinin se sa banorë ka komuna e tyre.
Edhe pse vetë sulltani i kishte ndihmuar që të vinte Vladi në fuqi, para njoftimeve për djallëzit e tij, para obligimeve të pa kryera ndaj vetë Sulltanit (10000 dukat në vit, 500 të rinjë për sulltanin dhe vetëparaqitjen e Vlladit para Sulltanit) nuk i mbetej tjetër zgjidhje,vecse të zbriste në arenë.
Pasi Sulltani arriti të shpëtojë jetën e vetë nga lufta me Vladin, i dërgoi disa të njohur të Vlladit,i cili i zuri rob të dërguarit, dhe duart dhe këmbët e prera të tyre i nguli në shtyllë, Hamzajin pak më lartë se tjerët. Një nder të tillë "njerëzorë" e kishte treguar më parë edhe me një të dërguar të lartë , i cili e kishte pyetur se si mund të rrinte në atë erë të mbytese, atehere Drakulla e kryqëzoji atë në një shtyllë më të lartë ashtu që "i dashuri" të mos e ndiente erën e keqe.
Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!
Dekarti
René Descartes,lindi me31 mars 1596 në La Haye en Touraine, France dhe vdiq me 11 shkurt 1650 në Stockholm, Suedi, ishte filozof francez, matematikan, dhe shkrimtar i cili pas rinisë së tij shkoi të jetojë në Holandë. Konsiderohet themelues i filozofisë moderne sidomos i filozofisë perëndimore. Shkrimet e tij edhe sot studiohen me vëmendje sidomos libri i tij Meditaticione filozofike vazhdon që të jetë tekst standard në shumë universitete.
Descarti dha kontribute të çmueshme në matematikë Sistemi koordinativ i Descartesit i cili lejon që figurat gjeometrike të shprehen me ndihmën e ekuacioneve algjebrike prandaj ai quhet edhe baba i gjeometrisë analitike. Descartesi është figurë kyçe në të ashtuquajturin Revolucion shkencor.
Konsiderohet themelues i drejtimit filozofik ''Racionalizmi''. Fushat e interesit kanë qenë Metafizika, Epistemologjia, Matematika,gjithmonë i ndikuar nga Platoni, Aristoteli, Alhazeni, Avicenna, al-Ghazali, St. Augustine, Thomas Aquin, Mersenne, Michel de Montaigne, Duns Scotus, Baruch Spinoza, Thomas Hobbes, Blaise Pascal, John Locke, Gotfried Leibniz, Immanuel Kant etj. Ndjekës ose pasues të Descartesit janë filozofët:Edmund Husserl, Žižek, Chomsky, Stanley, Dirck Rembrantsz van Nierop etj.
Thënia e tij e famshme është: Cogito ergo sum (frëngjisht Je pense, donc je suis); {anglisht I think, therefore I am ose I am thinking, therefore I exist) ose në shqip: Mendoj pra jam, të cilën e gjejmë në pjesën e katërt të librit të tij Discourse dë la Methode. Kjo thënie e përmban thelbin e filozofisë racionaliste.
Rëne Dekarti , ishte fëmija i tretë i juristit Joakim Dekart dhe e gruas së tij, e cila vdiq një vit më vonë. Rreth moshës dhjetëvjeçare, djali i ri u çua në kolegjin e jezuitëve të La Fleshës, në Anzhu, ku mësoi mes të tjerash fizikën, matematikën dhe filozofinë. Pas tetë vitesh studimi, mësoi për drejtësi në Puatie, ku u formua si jurist.
Atëherë Dekarti ndërmori udhëtime të gjata përmes Europës. Gjatë një qëndrimi në Vendet e Ulëta, u fut në ushtrinë e princit Moris dë Naso, ndërsa pas një viti kaloi në atë të Maksimilianit të Bavarisë. Takimi me mjekun dhe natyralistin Isak Bekman e nxiti të interesohej për çështje shkencore. Gjatë një nate dimri të vitit 1619, kur ndodhej në garnizon në rrethinat e Ulmit, Dekarti pa tri ëndrra, që duhet të kenë ndikuar thellë në rrjedhën e jetës së tij, siç e ka treguar vetë, sepse i zbuluan prirjen e tij shkencore.
Ai braktisi jetën prej ushtari mercenar dhe rifilloi udhëtimet përmes Gjermanisë, pastaj në Vendet e Ulëta dhe në Itali. Nga 1625 deri më 1628 jetoi në Paris, ku pati takime me matematikanin Marën Mersenën dhe rrethin e tij shkencor. Atëherë iu përkushtua në mënyrë të veçantë çështjeve të optikës, algjebrës dhe teorisë së ndijimit.
Në fund të vitit 1628, për t'u shpëtuar telasheve dhe rëndesës së censurës fetare dhe politike, Dekarti emigroi në Holandë, ku do të qëndronte njëzet vjet, në vende të ndryshme, më së shpeshti në fshatra të veçuara, për të punuar mbi kërkimet dhe shkrimet që kishin të bënin me matematikën, fizikën, mjekësinë (kryesisht anatominë) dhe filozofinë. Vepra e parë u botua në frëngjisht më 1637 - në fillim pa autor - nën titullin e plotë Diskutimi i metodës për ta prirur mirë arsyen e saj dhe për të kërkuar të vërtetën te shkencat, si dhe Dioptrika, Meteorë dhe Gjeometria, që janë sprova të kësaj metode; ai gjeti shumë shpejt një rreth të gjerë lexuesish. Kjo vepër u pasua më 1641 nga Përsiatje metafizike, që përbën veprën e tij kryesore.
Tre vjet më vonë u botua Principia philosophie (Parimet e filozofisë), një lloj doracaku në të cilin përmblidheshin në katër pjesë themelet e mendimit të tij dhe të kërkimeve që kishte kryer deri atëher. Vepra, e botuar në fillim në latinisht, u përkthye në frëngjisht që në vitin 1647. Pas një ngurrimi të gjatë, në verën e vitit 1649 Dekarti pranoi ftesën e mbretëreshës Kristina të Suedisë dhe shkoi në Stokholm për t'i dhënë asaj mësime filozofie.
Por mori shumë shpejt një pneumoni që i dha fund jetës së tij më 11 shkurt 1650, në moshën pesëdhjet e katër vjeçare. Pak formulime filozofike janë bërë aq të famshme sa cogito ergo sum "Unë mendoj, pra unë jam" - e francezit Rëne Dekart, e shprehur më 1644 në Principia philosophioe (Parime të ftlozofisë). Filozofi rimerr këtu arsyetimin e traditës skeptike: asnjë përceptim i shqisave nuk është i sigurt; madje unë nuk di nëse një "gjeni i lig nuk është duke më gënjyer me një botë të rreme; e si ta di me siguri të plotë që thjesht nuk e ëndërroj atë që perceptoj?
E vetmja gjë për të cilën jam i sigurt është ajo që mendoj, që kryej në vetvete, me vetëdije dhe lirisht, veprimet shpirtërore ekzistenca e të cilave është për mua më e sigurt se ajo e botës materiale, duke përfshirë këtu edhe vetë trupin tim. Edhe sikur vetëm të ëndërroj, mendimi im tek ëndrra do të jetë diçka.
Nga e gjithë siguria e parë - "unë mendoj" - rrjedh detyrimisht siguria e dytë - "unë jam"; kështu, ka diçka që ekziston, një të Qenë, që është vetja ime. Te Persijatje metafizike, Dekarti e çon deri në fund mendimin që kishte prekur më 1637 tek e famshmja Diskutim për metodën: të mendosh dhe të arsyetosh shkencërisht, nuk mund të pohosh se asgjë nuk mund të shfaqet përsosurisht e sigurt dhe e qartë; duhet t'i shpërbësh çështjet në aq përbërës sa do të jetë e nevojshme për të mundur të flasësh me siguri për secilin prej tyre.
Fjalët e qarta dhe të thjeshta lejojnë të ndërtosh pak nga pak gjërat më të ndërlikuara. Për të provuar efikasitetin e metodës së tij - bazuar para së gjithash mbi proceset e ndërtimit të gjeometrisë - Dekarti shtoi si aneks te Diskutimi tri "sprova" shkencore: një mbi përthyerjen e dritës (dioptrik); një mbi meteorologjinë (meteores); dhe një të tretë (gjeometria),ku shtjellonte gjeometrinë analitike që kishte shpikur dhe që mbetet aktuale, sipas së cilës ekuacionet algjebrikë pasqyrohen në figura gjeometrike falë sistemit të koordinatave "karteziane" dhe anasjelltas.
Pasi me cogito ergo sum gjeti një të vërtetë metafizike të thjeshtë, me të njëjtin kuptim dhe tepër të kufizuar, përsëri Dekarti bën një kthesë nëpërmjet teologjisë, për të nxjerrë sigurinë e aksiomave matematike, si dhe sigurinë e vetë trupit të tij dhe të botës së jashtme: unë gjej në mendimet e mia idenë e një qenie të përkryer, domethënë të Zotit.
Kjo ide është këtu sepse e mendoj, por nuk mund të vijë prej meje përderisa jam i papërsosur dhe se përsosuria - aksiomë e rimarrë nga Dekarti nga tradita antike dhe skolastike që, për veç të tjerash, e përbuz - nuk mund të vijë nga papërsosuria. Pra, jashtë meje duhet të ketë Zot, dhe meqenëse Zoti në përsosurinë e tij nuk mund të më mashtrojë, nuk ka vend për zhgënjim: unë kam fare mirë një trup, ka fare mirë një natyrë rreth meje, dhe "dy edhe dv bëjnë katër", si i thotë Don Zhuani Sganarelit (Don Zhuani III, skena I).
Pasi i dha shkencës natyrore një bazament metafizik të pacenueshëm (sipas tij), dhe pasi siguroi në këtë mënyrë "metodën" e tij të kërkimit, Dekarti mundi të shtjellonte fizikën e tij mekanike. Ashtu si mendimi përbëhet nga njohja dhe dëshira, po ashtu edhe bota materiale përbëhet nga trupa pak a shumë të shtrirë dhe nga lëvizja e këtyre trupave.
Mbarë universi është mbushur nga thërrmija të pjesëtueshme në pafundësi, me trupa dhe forma të ndryshme; meqenëse nuk ka zbrazëti, as edhe hiç, këta trupa ndajnë së bashku në qëndrueshmëri lëvizjet e tyre, ashtu si në një orë një rrotë me dhëmbëza formon ingranazh me një rrotë tjetër. Vetë Zoti është si energjia, që mban në lëvizje këtë orë të universit.
Në shekullin XVII, nuk shërbente vetëm ora si model për shpjegimin e natyrës, por edhe loja e ujërave në parqet e senjorëve të mëdhenj. Gjëndra epifike e trurit (ose epifiza), që për Dekartin është qendra e sistemit nervor, funksionon, sipas tij, si stacioni rele-ndërresë shpërndarës i lojërave të ujit.
Përshtypjet që japin shqisat arrijnë aty si valë të vogla të trysnisë; prej andej, me ndërmjetësinë e fijeve nervore që veprojnë si një sistem hidraulik, shtytjet u përcillen muskujve të trupit dhe shndërrohen në lëvizje muskulore. Trupi i njeriut, ashtu si universi, është një makinë. Mbetet që zot i kësaj makine të jetë shpirti i qenies njerëzore.
Dekarti, në shtjellimet e tij mbi moralin, tregon si shpirti mëson tërë shkathtësi të zotërojë pasionet e trupit; se vullneti njerëzor mund të ngadhënjejë mbi këtë të fundit. Shpirti mendimtar dhe që fiksohet me dëshirë te qëllimet, mbetet për të rrënjësisht i ndarë nga bota materiale - krejt ndryshe nga sistemi materialist i Tomas Hobsit.
Dekarti ripërtëriu kështu dualizmin e vjetër platonik të shpirtit dhe të trupit, por në mënyrë të tillë që do të linte gjurmë në filozofinë e kohëve moderne: shpirti është subjekti i njohjes - kuptohet që Dekarti nuk përdor ende konceptin "subjekt" në këtë kuptim - përballë të cilit ngrihet bota materiale e objektit. Edhe trupi njerëzor i përket kësaj bote të objektit.
Por një çështje mbetet pezull e që Dekarti nuk mund ta zgjidhë dhe për këtë këshillon të merret si e dhënë: çështja e ingranazhit midis trupit material dhe shpirtit jomaterial. Kjo çështje do të vazhdojë edhe në metafizikën moderne. Mendimi (shpirti) është gjithmonë për Dekartin diçka vetjake: shprehja e tij "unë mendoj (dhe dua)", mbetet pikënisja e metafizikës së tij.
"Uni", që mbretëron mbi trupin dhe që synon gjithashtu të sundojë natyrën e jashtme me anën e makinave, është një koncept i ri në historinë e mendimit. Ai dallohet krejtësisht nga "uni" mesjetar, i ngulitur në traditat e qëndrueshme, por edhe i lirë ndaj nevojave dhe dëshirave të natyrshme. Ai dallohet po ashtu nga "uni" i Rilindjes italiane, që kërkonte shpalosjen e lirë të pasioneve të tij fizike.
Shekulli XVII i kundërvuri kësaj një etapë të rëndësishme në shtjellimin e mendimit, që sociologu gjerman Norbert Elias (1897-1990), e pagëzoi "proces i qytetërimit". Fisnikët francezë pranuan disiplinën dhe etiketën e jetës së Oborrit që i mobilizonte; tregtarët holandezë dhe anglezë mësuan t'i kalonin në plan të dytë kërkesat e çastit, për të grumbulluar kapitalin e përcaktuar në transaksionet e ardhshme.
Ata duhej të disiplinonin kështu vetveten, pa kërcënimin e një dhune të drejtpërdrejtë, me një fjalë ta ndanin "unin" e tyre nga nevojat dhe pasionet fizike. Ky "un" "modern" shfaqet në filozofinë e Dekartit, në dramat e Kalderonit (1600-1681), si dhe në autoportretet e Rembrandit. Sistemi i Dekartit, duke lënë mënjanë "problemin e shpirtit dhe trupit", është më i përpunuar se ai i Hobsit, konkurrenti i tij i mundshëm, por edhe më pak i hapur ndaj përvojave të reja.
Kjo "konkurrencë" midis racionalizmit "kartezian"francez dhe empirizmit pragmatik të anglosaksonëve është përjetësuar deri në ditët tona, megjithëse që të dy kanë një zanafillë të përbashkët në kundërshtinë e traditës skolastike me një vulë të theksuar aristotelizmi dhe e vlerësuar shumë lart nga Kishat.
Dekarti dhe Hobsi shpresonin nëpërmjet një metode kërkimi më racionale dhe më afër realitetit, që t'u jepnin fund grindjeve dhe smirës midis autoriteteve shpirtërore, që për ta ishin shkaktarët realë të luftërave të tmerrshme të fesë në kohën e tyre. Synimi i tyre nuk qe pa sukses , sepse "shkenca" u bë shumë shpejt autoriteti më i fuqishëm, ndërsa konfliktet fetare kaluan shumë shpejt brendapërbrenda vetë kishave.
Dekarti e pagoi shtrenjt betejën kundër autoriteteve shpirtërore tradicionalë: ai u detyrua ta kalonte jetën e tij në Holandën kalviniste, që ishte atëherë - të paktën për mysafirët e saj - vendi më modern dhe më liberal i Europës. Pavarësisht kësaj, ai i qëndroi besnik Kishës Katolike, madje edhe gjatë qëndrimit të tij të fundit në Suedinë luteriane. Feja ishte pjesë përbërëse e "unë mendoj" dhe nuk lejoi asnjëherë të diktohej mendimi i tij nga cilido autoritet.
Copeza nga nga jeta e filozofit
* Dekarti ishte njeri me ndjenja shumë bujare. Një herë e pyetën se pse nuk ishte hakmarrë me një person që e kishte fyer.
- Kur dikush më fyen - u përgjigj filozofi, - unë ngrihem me shpirtin tim aq lart, sa që fyerja nuk më arrin dot.
* Duka Duras e ngacmonte Dekartin, të cilit i pëlqenin shumë drekat dhe darkat e mira.
- Ju besoni se natyra i ka bërë gjërat e mira vetëm për të paditurit?
* Dekartin e pyetën njëherë për gjërat më të rralla dhe më të çmuara: - Tri janë, - u përgjigj filozofi i madh, - një orator i përsosur, një libër i mirë dhe një grua pa të meta.
* Dekarti ishte pak i dobët nga shëndeti. Megjithatë ai i bënte të gjitha detyrat dhe ishte gati për çdo sakrificë për t'i plotësuar ato. Një miku i tij, që mrekullohej me të, mori këtë përgjigje prej Dekartit:
- Po ç'të bëj? Kur e kam shumë të sigurtë jetën, atëherë merrem me mjetin tjetër të sigurtë që të mos druhem nga vdekja.
* "Jeta është një ëndërr", ky është titulli i një pjese teatrore të dramaturgut të madh spanjoll Pedro Kalderon, shkruar kur Rëne Dekarti përpunonte filozofinë e tij. Një princi, që i ishte grabitur trashëgimi, ia mbushin mendjen se po jetonte thjesht një ëndërr. Atë e ndihmon vetëm urtësia filozofike: duhet të veprojë në mënyrë të virtytshme, qoftë në ëndërr apo zgjuar. "Uni" sigurohet për qenien e tij duke u ngritur mbi mashtrimet e botës së jashtme, pasioneve dhe dobësive të trupit të tij. Kjo përputhet në mënyrë të përkryer me shfaqjen etike të cogito- s kartezian, sipas së cilës Uni që mendon, sundon trupin dhe botën fizike.
* "Prova ontologjike", Zoti ekziston, sepse nuk do të mund ta kapja përsosurinë, po të mos ekzistonte - kjo është ajo që e quajnë "provë ontologjike" e ekzistencës së Zotit, formuluar për herë të parë në shekullin IX nga Shën Anselmi i Kantëbërit. Shën Thoma d'Akuini nuk shkoi aspak më larg, sepse përziente regjistrat e mendimit dhe të qenies. Por me të arritur Dekarti në një përfundim logjik të mendimit për ekzistencën e qenies, prova ontologjike e ekzistencës së Zotit u bë e kapshme.
* Rëne Dekarti vlerëson se asnjë nga perceptimet tona jetëshkurtra nuk mund të mbartë siguri. Siguria e vetme është që "unë jam" dhe që "unë mendoj". Siguritë e tjera mund të jenë shtjelluar duke filluar nga këtej, me ndihmën e matematikës; nga ana e saj, ajo na lejon të vëmë rregull në botën e dukjeve të jashtme. Kështu mund të përmblidhet shkurtimisht kartezianizmi: "Unë mendoj, pra unë jam"
Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!
Arkimedi..
Është viti 212 para Krishtit në Sirakuzë, një prej polisëve më të pasur të Mesdheut, i është vënë zjarri e flaka nga romakët e komanduar nga konsulli Marco Claudio Marcello. Urdhërat janë të qartë: Marcello dëshiron të ketë me çdo kusht njeriun më të famshëm të qytetit, atë Arkimedin gjenial që e ka bërë aq shumë të mendohet duke i përdorur kundër makineri diabolike lufte. Dhe e do të gjallë.
Matematicienin e moshuar e gjen një ushtar, i cili i kërkon ta ndjekë pas. Sipas legjendës, studiuesi është duke reflektuar mbi figura gjeometrike që i ka vizatuar mbi rërë: “Noli, obsecro, istum disturbare”, i thotë. (“Të lutem mos e shkatërro këtë projekt”).
Ushtari e humbet durimin, dhe duke shkelur edhe urdhërat që ka marrë, e qëllon me shpatë. Përfundon kështu, në mënyrë tragjike, jeta e Arkimedit të Sirakuzës matematicieni më i madh i lashtësisë, studimet e të cilit mbi spiralet, mbi pasqyrat dhe levat – për të dhënë disa shembuj – janë edhe sot e kësaj dite burim frymëzimi për shkencëtarët dhe inxhinierët në të gjithë botën.
Nëse veprat e gjeniut të Sirakuzës janë të pavdekshme, ngjarjet e jetës së tij janë pothuajse të gjitha të mbështjella me mister, aq sa episodi për të cilin ekzistojnë më shumë lajme është pikërisht vdekja. Për të, megjithatë, historianët vazhdojnë të investigojnë: sipas një teze të kohëve të fundit, nuk u shkaktua nga zelli i tepruar i një ushtari, por ishte frut i një përllogaritjeje politike.
Dhe për të kuptuar motivin, duhet që të shikohet që nga fillimi jeta e gjeniut të Sirakuzës. Siç tregon ai vetë në librin e tij Arenario, në bazë të rindërtimit të filologut gjerman Friedrich Blass, Arkimedi ishte një bir shkencëtari: lindi në vitin 287 para Krishtit në Sirakuzë nga një astronom me emrin Fidia.
Jetoi kështu në shekullin që njohu shkëlqimin më të madh të helenizmit, epoka e nisur në 323 para Krishtit me vdekjen e Aleksandrit të Madh dhe që përfundoi me betejën e Aktiumit në vitin 31 para Krishtit, kur Oktavian Augusti mposhti Antonin dhe Kleopatrën duke inkorporuar Egjiptin, i fundmi shtet pasardhës i perandorisë së madhe greqishtfolëse krijuar nga luftëtari maqedonas.
Sirakuza, e krijuar në 734 para Krishtit nga kolonët e Korintit, ishte atëherë një monarki: në kohën e Arkimedit qeverisej nga Geroni II, i hipur në fron në 720 para Krishtit, në fillim i vetëm e më pas që nga 240, nën shoqërinë e të birit Geloni II.
“Për jetën e shkëncëtarit, për të cilin Plutarku na thotë se ishte i afërm e këshilltar i sovranëve të tij, kemi shumë pak të dhëna të sigurta”, shpjegon Lorenzo Braccesi, docent i historisë greke në Universitetin e Padovës. “Nga Diodor Sikuli (historian i shekullit I) mësojmë se u transferua në Aleksandrinë e Egjiptit rreth vitit 243 para Krishtit dhe që u kthye në Sirakuzë në 240, kur Georni nuk kishte më tashmë ekskluzivitet mbi pushtetin”.
Pikërisht në Egjipt Arkimedi u projektua për t’u ngjitur në skenën intelektuale të Mesdheut, direkt nga skena e privilegjuar e Museion (qendër e rëndësishme e kërkimit shkencor në Aleksandri) dhe Bibliotekës së themeluar në shekullin III para Krishtit. “Është e vërtetë që shkencëtari shkoi në Aleksandri për arsye studimesh”, thotë Braccesi. “Por ndoshta ishte transferuar pas një ftohje të marrëdhënieve me Geronin, që nga burimet është përshkruar si një despot”.
E sigurtë është që udhëtimi ishte dobiprurës. Të gjithë veprat që i janë atribuar – nga studimet për rrethin, spiralet dhe parabolat, deri tek ata për sferat dhe poliedrët – Arkimedi i prodhoi në fakt, pas rikthimit në atdhe. Këtu jetoi 30 vitet e fundit të jetës, duke mbetur në kontakt epistolar me miqtë e njohur në Egjipt, si gjeografi Eratosten i Cirenës dhe nxënësit e matematicienit Conone i Samos, vdekjen e parakohshme të të cilit Arkimedi e ka përmendur në shumë shkrime.
Sirakuza, edhe pse nuk mund të rivalizonte me Aleksandrinë, i vetmi vend ku Arkimedi mund të gjente bashkëbisedues në lartësinë e tij, ishte një prej qyteteve më të pasur, të kulturuar dhe të populluar të Mesdheut, i barabartë me Athinën dhe Kartagjenën.
Kur Geloni II u vu në krah të Geornit II në pushtet, polisi siçilian njohu një prosperitet të jashtëzakonshëm, i destinuar të vazhdojë pa ndërperje deri në 212 para Krishtit. Dhe qershia mbi tortën e oborrit të tij të rafinuar ishte pikërisht Arkimedi, i cili u shfrytëzua për lavdinë e dy tiranëve dhe për të mirën e komunitetit.
Sipas Ateneos, shkrimtar grek që ka jetuar mes shekullit II dhe III pas Krishtit, kontributi i tij i parë gjenial ishte ndërtimi i një mekanizmi për të pompuar ujin e nevojshëm për ujitjen e fushave, duke e zhvendosur nga poshtë lartë: Arkimedi e realizoi duke përsosur një mekanizëm që kishte parë në Egjipt. Kjo shpikje mrekulloi, veç të tjerëve, edhe Galileo Galilein, që e quajti “të mrekullueshme” në librin e tij “Mekanikat”. Dhe gjen sot e kësaj dite zbatime në teknologjinë moderne.
Një tjetër kryevepër e prodhimit shkencor të Arkimedit është parimi i levës. Skematikisht, një levë përbëhet nga një bosht (pikë mbështetje) që e ndan në dy “krahë”. Dhe parimi pohon që, sa më i gjatë të jetë krahu i levës ku ushtrohet forcë, aq më shumë forcë arrin të ushtrojë mbi tjetrin.
Arkimedi e demonstroi publikisht parimin me një shfaqje të jashtëzakonshme: përmes një leve të përbërë, arriti përmes duartrokitjeve që të ngrinte një anije të ngarkuar, vetëm me forcën e krahëve të tij. Sipas rrëfimit të Ateneos, bëhej fjalë për Sirakuzian, një prej anijeve më të mëdha të lashtësisë (e gjatë 55 metra) e ndërtuar, me dëshirën e Geornit, nga Arkia i Korinthit nën mbikëqyrjen e vetë Arkimedit.
Një pjesë e rëndësishme e veprimtarisë së shkencëtarit i dedikohej megjithatë plotësimit të kënaqësive të tij. Shembulli më spektakolar ishte një planetarium, një sferë qiellore që riprodhonte lëvizjet e diellit, hënës dhe planetëve me një saktësi të tillë saqë demonstronte madje edhe eklipset. Një tjetër shembull është anektoda e kurorës së artë, në vijim të së cilës shkencëtari arriti të formulojë parimin e njohur që ka hyrë në histori me emrin e tij.
Nuk dihen shumë gjëra në fakt për marrëdhëniet mes Arkimedit dhe Geornit II, por miqësia që e lidhi me Gelonin II duket e padiskutueshme. E dëshmon fakti që pikërisht për të Arkimedi dedikoi Arenarion, një vepër për studimin e numrave të mëdha dhe në mënyrë të veçantë llogaritjen e sasisë së kokrrave të rërës që nevojiten për të mbushur universin (që sipas dijeve të kohës ishte sfera e yjeve të palëvizshëm).
“Mungesa e përmendjes së Geornit në këtë vepër nuk mund të jetë me qëllim”, argumenton Braccesi, “dhe shfaq në fakt një zgjedhje precize mes dy sovranëve që nuk kultivonin orientime të njëjtë politikë: ndërkohë që Geroni ishte një përkrahës pa kushte i aleancës me Romën, Geloni ishte vendosmërisht filo kartagjenas”.
Politika e tij martesore në fakt duket një manifest i krenarisë helenistike: në vitin 232 para Krishtit u martua me Nereidën, princeshë bijë e Pirros, një armik i vendosur i Romës dhe pasardhës i Olimpiades, nëna e Aleksandrit të Madh. Sipas Braccesit, Arkimedi ishte më pranë pozicionit të Gelonit, i cili ishte kundër Romës se sa pozicionit të Geornit.
Në fakt, që atëherë duhej të ishte evidente kërcënimi që paraqisnin “barbarët” romakë, që pritën vitin 218 për të sfiduar sërish kartagjenasit, njerëz me prejardhje fenikase por me një kulturë greke të pranuar. Në mesin e Luftës së Dytë kartagjenase ishte 15 vjeçari Geronimo, pas vdekjes së babait Geloni në 216 që ndërpreu marrëdhëniet me Romën, për të zgjedhur aleancën me Hannibalin dhe provokuar në 212, si pasojë, ndërhyrjen e konsullit Marcello.
Plutarku, libri i të cilit Jeta e Marcellos është burimi ynë kryesor, thotë që gjatë rrethimit, ndaj forcës brutale të Romës Sirakuza e rafinuar nuk mund t’i kundërvihej përveçse me anë të gjenisë së një plaku. Arkimedi iu dedikua kështu krijimit të makinave të luftës, mes të cilave ”Manus Ferrea”, një artilie mekanike në gjendje të sprapste anijet armike dhe pasqyrat konkave me veshje metalike që reflektonin dritën e diellit duke e përqëndruar atë tek armiqtë. Galeni, mjeku i famshëm i shekullit III rrëfen që me këtë mënyrë shkencëtari arriti tu vërë flakën shumë anijeve trirremëshe romake. Por nuk pati shumë vlerë: superfuqia romake ishte shkatërrimtare.
Plutarku tregon që pas rënies së qytetit Arkimedi duhet të ketë vdekur si një i pandërgjegjshëm, duke iu lutur një ushtari injorant që të mos shkatërronte projektin e tij – apo ndoshta të paktën ta linte të përfundonte një demonstrim – pa e kuptuar që në këtë mënyrë do ta lodhte, duke u vetëdënuar me vdekje. Po a shkuan vërtetë kështu gjërat?
Si mundet që shpikësi i madh të ketë vdekur nga mungesa e një sensi praktik? Sipas Braccesit, realiteti është krejt tjetër: “Në momentin e larjes së hesapeve mes Romës dhe Kartagjenës ishte vetë Arkimedi që këshilloi Geronimon e ri e pa përvojë, që të prishte aleancat e të lidhej me Hannibalin. Marcello, që nuk mund ta injoronte, urdhëroi kështu vdekjen e tij, duke i besuar vrasësit të radhës”.
Eleminimi fizik u pasua me fshirjen nga kujtesa: më pak se një shekull e gjysmë u mjaftoi sirakuzianëve për të harruar krejtësisht Arkimedin, varri i të cilit përfundoi i braktisur jashtë mureve të qytetit. Në vitin 75 para Krishtit atë e identifikoi i riu Ciceron, duke ndjekur treguesit që përmbaheshin në një dokument ku thuhej se bashkë me të ishte varrosur një sferë.
Oratori i famshëm i lindur në Arpino, nuk arriti të përmbajë zhgënjimin: “Kështu qytetaria shumë fisnike e Greqisë, dikur vërtetë shumë e fortë, kishte injoruar monumentin e qytetarit të vet të vetëm shumë të mençur, po të mos kish qenë një njeri nga Arpino”. Pra një pasardhës i barbarëve romakë.
Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!
Omer Kajami
Omer Khajami ose Omer Kajami lindi më 1048 në Nishapur, dhe vdiq në provincën e Khorasanit ; në vitin 1123. Është një astronom, matematikanë, filozof dhe poet i Qytetërimit Islam.
Omer Khajami ishte i pari që filloi zgjidhjen e ekuacioneve të shkallës së tretë në matematikë në një mënyrë që vetëm pas disa shekujsh do bënte të njëjtën metodë edhe Dekarti. Ai më së shumti u morr edhe me numrat irracional dhe gjeometrinë. Në mënyrë gjeometrike arriti të zgjedhi ekuacionin të panjohur deri atëherë x^3 200x=20x^2 2000. Trekëndëshi i Paskalit, që gjen koeficientet e fuqive binominiale ka qenë i njohur shumë më para nga Khajami.
Me anë të ndërtimit të një observatoriumi në vitin 1073, Omer Khajami arriti të konstruktojë një kalendar diellor shume herë më të saktë se ai Gregorian. Edhe sot e kësaj dite në Republikën Islamike të Iranit punohet me këtë kalendar.
Pavarësisht se në botën perëndimore ai njihet vetëm si poet kritik, siç vërejtëm Khajami mbi të gjitha ishte matematikanë dhe astronom. Në Evropë ai mori famë me përkthimin e veprës së tij letrare Rubairat nga Edward FitzGerald në mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë.
Edhe shkrimtari dhe publicisti i njohur shqiptar Fan Noli, përktheu rubairat në vitin 1924 nga Edvardi pavarësisht se ishte njohës i persishtes. Sipas histografisë letrare shqipe, Fan Noli ka përkthyer njëkohësisht veprën me Hafiz Ali Korçën ku edhe kanë pasur debate ne lidhje me botëkuptimet e Khajamit.
Sipas profesorit të njohur të Havardit Sejjid Husejn Nasër, Khajami është mysliman suffi, për këtë jep argumente se Khajami në Rubairat e tij i referohet verës jo-alkoolike aq shumë të përfolur nga sufistët, por përkundër kësaj Khajami kishte edhe plot vepra që flisnin për Islamin ku edhe mbështeste imamin më të njohur sunni, mbase të të gjitha kohërave Imam Ghazalin.
Rubairat...perkthyer nga Fan Nolit
Marrë nga libri "Rubairat" i Omer Khajamit. I shqipëroi Rushit Bilbil Gramshi (pseudonim i Fan Nolit). Edicje e dyte, e ndrequr dhe e plotësuar. Bruxelles, 1927.
-1-
Natën kur flinja, më tha shpirti: "Pi!
Në gjumë dhe në Varr s'ka lumëri;
Ngrehu! Sa rron, zbras Kupa dhe puth Çupa;
Ke shekuj që të flesh në qetësi".
-2-
Në ëndërr, kur agimi zbardhëllonte,
Një zë që nga Taverna po gjëmonte:
"Çohuni, djem, e Verë sillnani,
Se Fati na e tha lëngun sonte."
-3-
Dhe posa në Tavernë këndoi gjeli,
Besnikët jashtë thirrë "Portat çeli!
E shkurter është Jeta, ja, u mplakmë
Dhe mbetmë si kofini pas së vjeli."
-4-
A di përse këndesi po këndon
Menatë dhe nga gjumi po të zgjon?
Që shkoi një ditë po të lajmëron,
Dhe ti, çkujdesur, fle dhe ëndërron.
-5-
U gdhi! Me Verë zemrën e zbardhëllonj
Përdhe çdo Fe të Natës e dërmonj:
Në Djall dërgonj Parajsën e përpjetë,
Gërshetin me Llaut' e lavdëronj.
-6-
Kur Diellin me zjarr kurorëzuar,
E pret me gas Natyra faqeshkruar,
Shoqen me mall po shoh në gjumë shtruar
Dhe foshnjën buzëqeshur më të zgjuar.
-7-
Ja, Kup' e Qiellit skuqet prej Agimit,
Bilbili nisi këngën e dëfrimit
Me trëndafilin: Eja, Faqepjeshkë,
Natyra qesh; nem Qelqin e Rubinit.
-8-
Zgjohu! Mëngjesi me shigjet' e grisi
Perden e Natës, Yjt' i arratisi,
Dhe Dielli gjahtar me rreze kapi
Çdo majë mali, pallati e lisi.
-9-
O Engjëll faqedritë, ja u gdhi,
Shtir Verë dhe këndo me ëmbëlsi!
Xhamshidi e Khosroj qysh lulëzuan,
Qysh dimërojnë sot në Varrvërri.
-10-
Ja, Mars'i ri dëshirat na valon,
Çdo shpirt i mënçur në Gërmadhën shkon
Ku dor' e Moisiut zbardh nga degët
Dhe frym' e Krishtit tokën gjelbëron.
etj..etj...etj....qe mund ta lexoni ni ne kete link
http://www.voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=K%C3%8BNDIISHKRIMTARIT&article=16310
Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!
Winston Leonard Spencer-Churchill
Sir Winston Leonard Spencer-Churchill, (30 Nëntor 1874 – 24 Janar 1965) ishte politikan britanik i njohur kryesisht për drejtimin e Britanisë së Madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai shërbeu si kryeministër i Britanisë së Madhe prej viteve 1940-1945 dhe përsëri prej viteve 1951-1955. Një burrë shteti dhe një orator i njohur, Churchill ishte edhe oficer në ushtrinë britanike, historian, fitues i Nobelit për letërsi dhe artist.
Gjatë karrierës së tij në ushtri, Churchill luftoi në Indi, në Sudan etj. Mori famë të mirë dhe të keqe si korrespondent lufte dhe me libra kontemporar ai shkroi duke i përshkruar kampanjat. Shërbeu shkurtimisht në ushtri në Frontin Perëndimor në Luftën e Parë Botërore, duke komanduar batalionin e gjashtë të Pushkatarëve Mbretëror Skocez. (Royal Scots Fusiliers)
Në krye të skenës politike për rreth 50 vite, ai pati shumë pozita politike dhe në kabinet. Para Luftës së Parë Botërore, ai punoi si President i Bordit Për Tregti, si sekretar dhe si Lordi i Parë i Forcave Detare si pjesë e qeverisë liberale. Gjatë luftës ai ende punoi si Lord i Parë deri në luftën shkatërruese në Gallipoli e cila shkaktoi ndarjen e tij prej qeverisë. U kthye si Ministër i Municioneve, Sekretar i Shtetit për Luftë dhe Ajër. Gjatë viteve të luftës shërbeu si Kancelar i Thesarit në qeverinë konservative.
Pas trazirave të Luftës së Dytë Botërore, Churchill u emërua sërish si Lordi i Parë i Forcave Detare. Pas dorëheqjes së Neville Chamberlain më 10 May 1940, ai u bë kryeministër i Anglisë dhe drejtoi Britaninë ne fitore me fuqitë kryesore. Churchill u dallua për fjalimet e tij, të cilat u bënë një inspirim i madh për popullin britanik dhe forcave aleate.
Pasi humbi zgjedhjet e vitit 1945, ai u bë Lider i Opozitës. Më 1951, u bë sërish Kryeministër deri në vitin 1955 kur dha dorëheqje përfundimisht. Elizabeta II i ofroi titullin Dukë i Londrës, por u refuzua nga djali i tij Randolf, i cili do ta kishte trashëguar titullin pas vdekjes së të atit.
Kuriozitet....
Nje leter e Winston Churchill ndaj bashkëshorten e tij, Clemmie Churchill
10 gusht, 1894 E dashura ime Clemmie!
Në letrën që më dërgoje nga Madras shkruaje disa fjalë shumë të dashura për mua, se si unë e kisha bërë më të mirë jetën tënde. Nuk mund të ta përshkruaj kënaqësinë që më dhe sepse gjithnjë jam ndjerë aq shumë në borxh me ty, gjithnjë nëse në dashuri mund të mbahen llogari... Se ç'do të thotë të jetoj gjithë këto vite në zemrën dhe praninë tënde, nuk ka fjalë që ta përshkruajnë. Koha kalon shpejt, por nuk ka asgjë më të gëzueshme se sa të shohësh sa i madh dhe si shtohet thesari që ne kemi grumbulluar së bashku nëpërmjet stuhive e trishtimeve të miliona viteve tragjike, të tmerrshme e plot ngjarje. Bashkëshorti yt i dashur
Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!
Vincent van Gogh
Vincent Van Gogh u lind më 30 mars të vitit 1853 në Groot-Zundest, një fshat i vogël në jug të Holandës. I ati ishte pastor dhe xhaxhallarët e tij-shitësa veprash të artit. Edhe ai vetë nisi të punojë që në moshën 16-vjeçare në Hagë si një shitës i veprave të artit për kompaninë.
Pikturat e tij patën qenë gjithnjë të errëta, por kohë pas kohe nisën të përkeqësoheshin deri më 1886, kur nisi sërish studimet në Cormon dhe u takua me piktorët impresionistë, mes të cilëve edhe Camille Pissarro, Claude Monet, Henri de Toulouse-Lautrec dhe Paul Gauguin.
Pas takimit me mjeshtrat impresionistë, të cilët zgjidhnin ngjyra të çelura edhe ai nisi ta çelte disi paletin e të pikturonte me dorë më të vendosur. Jeta e tij ishte gati-gati e lumtur, por temperamenti shumë nervoz e bënte atë njeri të vështirë. Më 27 korrik të vitit 1890 ai shkoi në një fushë me grurë dhe qëlloi veten me armë në kraharor, më pas u kthye në dhomë, ku vdiq dy ditë më pas.
Van Gogh e kaloi të gjithë jetën e tij të shkurtër duke pikturuar e duke luftuar me vetveten. Çrregullimet nervore, një kompleks i fëmijës së zëvendësuar, që e ndoqi pas gjithë jetën dhe absurditeti i epokës së artit, ku veprat e tij nuk shiteshin dhe aq shumë, e shtynë shpesh drejt akteve skizofrenike. Një nga historitë më tipike, e famshmja histori e veshit të tij.
Sipas biografëve, një të diel në mbrëmje, më 23 dhjetor 1888, Vincent Van Gogh, atëherë 35 vjeç, preu veshin dhe shkoi në një hotel të dorës së dytë ku kërkoi një prostitutë me emrin Rachel. Ia dhuroi asaj dhe i tha ta ruante me shumë kujdes. Biografë të tjerë pohojnë se ky episod ka ndodhur gjatë një grindjeje me mikun e tij Paul Gauguin, në shenjë proteste ndaj piktorit që ishte i shurdhët, lidhur me vetë Van Gogh.
Midid kufirit te gjenialitetit dhe çmendurisë së Van Gogh-ut
Një artist që lëkundet mes fesë, pikturës, dashurisë dhe çmendurisë. Një jetë në zgrip të varfërisë dhe një vdekje e papritur e mbetur mister, për t’u vulosur me përjetësi veprat e tij absolutisht të përsosura Kur flitet për Van Gogh, nuk mund të mos flitet edhe për dikotominë gjeni-çmenduri, mishëruar më së miri në këtë motor të pikturës origjinale, unike.
Ekzistojnë mijëra hipoteza sëmundjeje. Ata që bazohen në biografi flasin për një lloj sëmundjeje veneriane, ose për sifilizin të trashëguar nga i ati, ose për skizofreni, depresion etj. Ata që bazohen në artin e tij, shohin në pikturat e tij karakteristika të përbashkëta me mijëra pacientë të tjerë që vuajnë nga sëmundje të trurit.
Me mjetet aktuale çdo supozim është i mundur, por asnjë nuk mund të jetë absolutisht i vërtetë. Ajo që na lejohet të themi është se arti i Van Gogh-ut është ndriçues dhe figura e tij e dobët, e vogël dhe vetmuar shpaloset në një realitet gjigant dhe të fuqishëm në historinë e artit dhe të ndjenjave njerëzore.
Van Gogh lindi në Groot-Zundert, një fshat holandez, më 30 mars 1853, nga martesa e Theodorus van Gogh, pastor protestant, dhe Anna Cornelia-s. Ishte i pari i gjashtë vëllezërve, pas vdekjes së të parëlindurit të familjes, që mbante gjithashtu emrin e tij dhe që vdiq pas lindjes ekzaktësisht një vit para tij. Vincent do të kujtojë gjithmonë varrin pas shtëpisë, mbi të cilin shihte të shkruar emrin e tij.
Ai ka pasur një fëmijëri të trazuar edhe për shkak të shetësimeve të herëpashershme të prindërve të tij dhe jeta e tij ngjan një ecjeje plor disfata ekzistenciale dhe sociale. Në vitin 1857 lindi vëllai Theodorus, i thirrur shkurt Theo, që do të kishte një rëndësi shumë të madhe në jetën e tij.
Nga viti 1861 deri në 1868-ën frekuenton shkollën e vendit të tij dhe pastaj kolegjin e Zevenvergen, ku mëson frëngjishten, anglishten, gjermanishten dhe artin e vizatimit. Në vitin 1869 fillon të punojë në një dyqan arti në Aja, i themeluar nga xhaxhai i tij po me emrin Vincent.
Kohën e lirë e kalon duke lexuar dhe duke vizituar muze, fillon një korrespondencë me vëllain e tij Theo dhe kalon pushimet tek prindërit në vendin e tij të lindjes. Vitet që pasojnë shënojnë për Van Gogh një udhëtim të vazhdueshëm nga një filial në tjetrin në dyqanin e artit të xhaxhait, transferime që do ta çojnë në Bruksel, Londër e Paris. Një nga punimet e tij më të rëndësishme është edhe “Kafja e natës”.
Në 1876-ën e lë punën përfundimisht dhe niset në një vend afër Londrës, në Ramsgate, ku punon si mësues i përkohshëm, duke marrë si shpërblim vetëm ushqim dhe strehim. Bëhet edhe ndihmës predikues dhe gjithmonë e më shumë dëshiron që t’ia dedikojë jetën fesë, por gjatë një vizitë tek prindërit e tij këta të fundit ngelen të tronditur nga kushtet në të cilat jetonte i biri dhe nuk duan që ai të niset sërish për në Londër.
Xhaxhai Vincent i gjen një tjetër punë, kësaj radhe si shitës në një librari të Dordrecht-it. Van Gogh fillon të jetojë sërish vetëm, frekuenton kihen e vendit dhe përkthen pjesë nga Bibla. E bind të atin që ta lejojë të frekuentojë një shkollë për predikues, por shumë shpejt i ndërpret studimet, të cilat u bënë shumë të vështira për të. E megjithatë, në 1879-ën punon si predikues në minierat e karbonit në Ëasmes të Borinage-s, ku realizon edhe skicat e para.
Jeton në një varfëri të skajshme dhe shqetësohet për kushtet në të cilat punojë minatorët, të cilët përpiqet t’i ndihmojë me aq sa mundet. Por ky veprim shkakton pakënaqësi tek punëdhënësit e tij që e pushojnë nga puna duke e konsideruar të papërshtatshëm dhe duke e privuar nga talenti i tij. Van Gogh vazhdon të ndjekë prirjen e tij pa marrë asnjë kompensim. Jeton në kushte të vështira dhe vazhdon të lexojë dhe të vizatojë. Në këtë periudhë duhet të kenë filluar krizat që do të shënonin të ardhmen e tij. Vëllai Theo e kritikon për mënyrën se si është katandisur jeta e rij dhe Vincenti i ndërpret marrëdhëniet me të, për t’i rifilluar sërish pas një viti.
Theo e ndihmon financiarisht dhe e nxit të vazhdojë me pikturën. Kështu, Vincent shkon në Bruksel dhe frekuenton shkollën e artit, ku njihet me shumë piktorë dhe duke u bërë në vitin 1880 mik i piktorit Anton van Rappard. Në këtë periudhë realizon kopje të veprave të Jean-François Millet.
Në vitin 1881 dashurohet me kushërirën Kate, vejushë prej pak kohësh dhe me një fëmijë, po pa arritur të ketë një lidhje me të. Pas një kërkese për martesë, ai merr refuzimin e saj. I dëshpëruar Van Gogh djeg njërën dorë në flakën e një llambe duke kërkuar të tregojë forcën e dashurisë së tij. Duke refuzuar edhe një herë tjetër një ndihmë ekonomike nga prindërit e tij, Van Gogh riniset për në Aja, ku merr leksione pikture nga piktori Anton Mauve, por edhe me të marrëdhëniet shkatërrohen, sepse Vincent nuk kishte dëshirë të punonte me gips.
Në këtë periudhë Vincent njeh një prostitutë rrobalarëse të alkoolizuar, Sien Hoornik (që do të jetë edhe modelja e tij) dhe shkon të jetojë me të dhe me djalin e saj. Shëndeti i saj fillon t’i hapë probleme dhe në këtë periudhë sëmuret nga gonorea. Lidhja e tyre mbizotërohet nga dehjet emocionale të të riut Vincent, i cili për shkak të egërsisë së jetës së tij do të mbetet gjithmonë i ngurtësuar në mes të çmendurisë dhe dashurisë më të pastër. Nga ky pasion i parë do të mbetet piktura e mrekullueshme "Sorroë". Xhaxhi i tij bën një porosi për njëzet piktura peizazhesh. Kjo do të jetë vetmja punë e tij me porosi. Fillon të pikturojë me ngjyra vaji peizazhe dhe portrete, kurse vëllai i tij i paguan materialet. Dëshironte të martohej me Sien-ën, por familja e frenon dhe Vincent merr vendimin e dhimbshëm për t’u ndarë me të pas një viti bashkëjetesë.
Nga viti 1883 deri në 1885 jeton me prindërit në Nuenen dhe në harkun e këtyre viteve pikturon dyqind tablo, kujdeset me shumë dashuri për të ëmën, e cila kishte thyer njërën këmbë dhe merr leksione muzike dhe kantoje, sepse mendon se ekziston një lidhje midis ngjyrës dhe muzikës. Sajon një atelie në një ahur të shtëpisë-famulli të babait të tij, i cili vdes nga një goditje apopleksike më 26 mars 1885. Në këtë kohë pikturon “Ngrënësit e patateve”.
Parisi dhe piktorët e "Petit Boulevard"
Viti tjetër e gjen Van Gogh të sëmurë rëndë për shkak të mosushqyerjes dhe duhanit. Ndërkohë nuk e ndërpret për asnjë moment leximin leksionet e pikturës. Një agjent shitjesh i blen një seri pikturash, por shet vetëm njërën prej tyre për disa qindarka, duke i hedhur të tjerat në zjarr.
Në Paris lidh miqësi me Paul Gauguin, dhe bashkë me të e me Henri de Toulouse-Lautrec e ad Emile Bernard themelojnë të ashtuquajturin grupin e Piktorëve të Petit-Boulevard, për t’u dalluar nga grupi i piktorëve të Grand-Boulevard (Claude Monet, Alfred Sisley, Camille Pissarro, Edgar Degas, Georges-Pierre Seurat), që përfaqësoheshin në galerinë e Theo-s.
Më pas i duhet të lërë Parisin dhe të transferohet në Arles, ku gjen një shtëpi dhe vendos të pikturojë fasadat e verdha. Në qytetin francez pikturon mes të tjerash disa prej kryeveprave të tij kryesore që karakterizohen nga ngjyra të shndritshme plot jetë ndër të cilat “Vazoja me 12 luledielli”, “Ura e Langlois”, “Kafja e natës” dhe “Shtëpia e verdhë”. Pikërisht gjatë qëndrimit në Arles ndodh një nga episodet më të diskutuara dhe dramatike të jetës së Van Gogh. Natën e 23 dhjetorit piktori pret veshin e majtë dhe e çon në një shtëpi publike, për t’ia dhuruar një prostitute me të cilën ishte dashuruar. Ndërkohë shtrohet në spital me diagnozën e epilepsisë, alkoolizmit dhe skizofrenisë dhe pikturon “Autoportretin” me veshin e fashuar.
Që nga ai moment Van Gogh do të ketë gjithmonë e më shumë kriza haluçinacionesh dhe do të shtrohet herë pas here në spital për t’u kuruar nga sëmundjet mendore. Në këtë periudhë pikturon “Iris” dhe “Pemët e qiparisit”. Pas krizës së fundit kurohet në maj të 1890-ës në Auvers-sur-Olse. Këtu njihet me mjekun-piktor që e kuron, Paul Gachet, të cilin e portretizon në një pikturë shumë të famshme. Pikturat e kësaj periudhe përshkohen nga një ndjenjë e fortë depresioni. Ndjeshmëria e tij e lë të plagosur pas çdo vështrimi dhe komenti, që njerëzit nuk ua kursejnë kurrë personave të çuditshëm.
Goditja fatale
Më 27 korrik 1890 shkon tek çifti i pronarëve të hanit ku jetonte. Ndihej shumë keq dhe u tregon se ishte qëlluar me një revolver nga një fshat aty pranë varrezave në Auvers-sur-Oise, ndërsa pikturonte veprën e tij të fundit. Vdiq më 29 korrik dhe u varros një ditë më pas në po atë varrezë ku u qëllua. Në funeralin e tij ishin të pranishëm i vëllai Theo, doktor Gachet dhe shumë artisë. Arkivoli mbulohet i gjithi me luledielli. Pak muaj më pas, më 25 janar 1891, vdiq i vetëvrarë edhe i vëllai, Theo.
Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!
Pablo Ruiz Picasso
Pablo Ruiz Picasso lindi më 25 tetor 1881 në Málaga; vdiq më 8 prill 1973 në Mougins, Francë. Ishte piktor, projektues grafik dhe skulptor spanjol. Konsiderohet si njëri nga artistët më të rëndësishëm të shekullit XX. Ka punuar më shumë se 15.000 piktura, vizatime, grafika, plastika dhe qëramika. Bashkë me Georges Braque e themeloi Kubizmin.Plot 34 vjet më parë, në 8 prill të vitit 1973 vdiq piktori spanjoll Pablo Picasso, pionier i kubizmit.
Duke refuzuar të kthehet në Spanjë gjatë regjimit të Frankos, ai e kaloi pjesën më të madhe të jetës në Francë. Veprat e tij më të shquara janë "Zonjushate Avinjonit" dhe "Guernika". Shpesh herë punët e Picassos kategorizohen në periudha,emrat e të cilave janë bërë edhe object debatesh. Periudhat më të pranueshme janë: periudha blu 1901-1904, periudha rozë 1905-1907, periudha e influencës afrikane 1908-1909, periudha e kubizmit analitik 1909-1912 dhe e kubizmit sintetik 1912-1919.
Guernika e Pikasos
Ndoshta pak e dinë që emri i vërtetë i piktorit është Pablo, Diego, José, Francisco de Paula, Juan Nepomuceno, Maria de los Remedios, and Cipriano de la Santísima Trinidad. Pasi studioi për arte në Madrid bëri udhëtimin e parë në Paris në vitin 1900, në kryeqendrën e artit botëror.
Atje banoi me Max Jacob një gazetar dhe poet që e ndihmoi të mësonte frëngjisht. Përgjithësisht Pikaso punonte natën dhe flinte ditën. Ishte një kohë varfërie dhe të ftohti dhe shumë prej punëve të tij u dogjën për të ngrohur sado pak dhomën. Një vit më vonë, së bashku me mikun e tij themeloi gazetën "Arte Joven" në Madrid.
Edicioni i parë u ilustrua i gjithi prej tij. Prej asaj dite nisi t'i nënshkruante veprat e tij vetëm "Picasso". Në vitet e parë të shekullit të 20-të e ndante jetën mes Parisit dhe Barcelonës, kur nisi edhe një marrëdhënie me Fernande Olivier, me të cilën u bë objekt i shumë faqeve rozë në gazetat e kohës. Pasi fitoi famë dhe pak pasuri, Picasso e la Olivier për Marcelle Humbert, të cilën ai e thërriste Eva.
Dashurinë për të ai e shprehu në shumë prej veprave të tij kubiste. Miqtë e tij të asaj kohe ishin André Breton, Guillaume Apollinaire dhe Gertrude Stein. U martua dy herë dhe pati katër fëmijë me tre gra. Në 1918 u martua me balerinën Olga Kholhlova, e cila e integroi piktorin në shoqërinë e lartë. Por jeta e tyre ishte një luftë e vazhdueshme.
Jeta e lartë që dëshironte Olga binte ndesh me jetën boheme të piktorit. Gjatë kësaj kohe pati edhe një lidhje të fshehtë me 17- vjeçaren Maria Therese Walter. Gjithsesi qëndruan ligjërisht të martuar deri në vdekjen e balerinës në vitin 1955. Fotografja dhe piktorja Dora Maar ishte gjithashtu një shoqe dhe e dashur konstante e Picassos. Pas çlirimit të Francës pati një tjetër lidhje me një studente të re arti Françoise Gillot, me të cilën pati dy fëmijë. Ajo u nda prej tij për tradhti.
Më tej pati të tjera të dashura edhe pse në një moshë të thyer. Gjatë luftërave ai mbajti një qendrim neutral, duke refuzuar të luftojë në njërën, apo tjetrën anë. Edhe pse nuk e komentonte asnjëherë një gjë të tillë, e grishte ideja e të qënurit pacifist.
Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!
Murati i I
Murati i I supozohet se është i lindur më 1326 dhe jetoi gjer më 1389. Ishte sulltan i Perandorisë Osmane.
Sulltan Murati I u përgatit nga personalitete të mëdhenj, autoritete në shkencat natyrore dhe shpirtërore të kohës. U caktua zëvendës I fronit pasi vëllai madh, Sulejman Beu, Pushtuesi i Rumelisë, vdiq. Pas një kohe të shkurtër, i vdiq edhe I ati. U ftua në Bursë dhe u ul ne fronin osman. U mbiquajt dhe u thirr Hudavendigar(Sovran) dhe Gazi-Hunkar (Sundues Fitimtar).
Murati I cili zotëronte cilësi të shquara që duhet të ketë një burrë shteti, në të njeëjtën kohë zotëronte edhe thellësi ndjesore. Pikërisht si rrjesi prijës (veli), sheh ahi (sheh i drejtimit shpirtëror ahit) dhe shehid ( dëshmor I luftës së shejt ne rrugën e Allahut).
Luftërat / Betejat
Pasi e siguroi në një kohë të shkurtër rendin dhe qetësinë në Anadolli, ai e ka ktheu drejtimin në Rumelia. Në kohën e tij, fushatat ushtarake për ngadhnjim u shrinë në Evropa. Meqë sipas të drejtës islame, një e pesta e plaçkëssë luftës I përkiste shtetit, u nxuar “Ligji i të Pestës”. Në vendet e pushtuara, organizata shtetërore osmane u ngrit në formë të përsosur. Askush nuk lihej i uritur dhe në uri; të varfër e të pasur, muslimanë e jo muslimanë, çdo njeriu iu sigurua qetësi dhe lumturi e madhe.
Ndërsa vazhdonin të hidheshin këro hapa të bukura, shtetet krishtere të Evropës, të frikësuar se mos nga fitoret e osmanëve në perëndim, mbretërimet e tyre do të merrnin fund, organiizuan një fushatë kryqtare me rreth 60-100 mijë vetë.
Atëherë, sultan Muradi dërgoi kundër krytatëve me qëllim zbulimi një ushtri prej katër mijë vetësh nën komandën e haxhi Ilbejit. Nga ana tjetër, krytarët pasi kaluan lumin Marica dhe nuk u përballën me ndonjë qëndresë, filluan të brohorisnin me të thirrura dhe klithje gëzimi për fitoren dhe të oganizojnë festime. Hëngrën e pinë, u dehën dhe pastaj ranë në gjumë. Dhe, atëherë, duke përfituar nga mungesa e plotë e vigjilencëste armiku, Haxhi Ilbeji zhvilloi një sulm nate të befasishëm mbi të nga tre krahë.
Ushtria e aleatëve kryqtarë e zënë në befasi dhe panic nga sulmi I katër mijë ushtarëve osmanë, pësuan disfatë të plotë. Ndërsa një pjesë e madhe e ushtarëve kryqtarë e vranë njëri-tjetrin në panic e sipër gjatë tërheqjes në errësirën e natësm një pjesë tjeter u mbyt në ujerat e lumit Marica. Vetëm pak mundën të shpëtonin e të iknin. Dhe, kur zbardhi dita, tërë kryqtarët ishin shkatërruar dhe kishin marrë fund me gjithçka. Kështu, ishte arrutur ajofitore e cila mbeti ne histori me emrin Shembja Serbe (Sırp Sındığı). Kryqtaët u shkaterruan! Pas kësaj njarjeje, kryeqyteti u transferua nga Bursa (Turkey) në Edirne (Provincë).
Beteja e Kosovës
Me ndërtimin e xhamive, medreseve dhe shumë institucioneve kulturore, në të njëjtën kohë, Edirne (Provincë)'jau bë qendër qytetërimi e shtetit. Muslimanët që u shpërgulën nga Anadolli për në tokat e sapopushtuara, edhe në ato toka shpalosën mënyrën e lartë të jetesës të İslamit. Ata u bënëmodele morali dhe virtyti. Qrverisja me drejtësi e shtetit dhe institucionet e asistencës që ngriti, sollën si rrjedhjë një miratim, pëlqim dhe kënaqësi të maddhe në çdo vend. Kufijtë e shtetit arritën gjer në mesin e Evropës. Më ne fund, kishte ardhur koha që të fshihej nga dheu elementi serb si kreu i intrigës në Evropa!
Në Fusha_e_Kosovës në jugperëndim të prishtinës, u vunë ballë për ballë forcat aleate kryqtare me ushtrunë osmane. Alaetët zotëronin një forcë prej afro njëqind e pesëdhjetë mijë vetësh, kurse ushtria osmane nuk I kalonte gjashtëdhjetë mijë vetët.
Në të zbardhur, ushtria osmane u rreshtua për luftë. Në qendër u vendos vetë sultan Murati I, në krah të dhajthtë, princi Bajaziti Rrufe, kurse në krah të majtë, princi Jakup çelebi. Por ati me të bijtë ishin bërë një zemër e një frymë, ata s’kishin të ndarë nga njëri-tjetri. Ata përjetonin emocionin Fjalës së Allahut. Sikur një erë e ngritur nga sahabet që thërrisnin “nënë e babë t’u bëfshin fli, o i Dërguari i Allahut”, po e shkundte nga vendi e po e valëviste Fusha_e_Kosovës në mes të Evropës! Kështu ndodhi që sovrani Murad I i cili kishte thithur një frymë nga ajo erë sublime, të binte dëshmor në përfundim të luftës duke mbetur i gjallë gjer në kiamet si simbol më vete i besimit, ekstazës dhe përpjekjes në themel të fitores legjendare që u arrit atë ditë në Fusha_e_Kosovës.
Kur Padishahu hyri në Fusha_e_Kosovës më 8 gusht 1389, u përball me një furtunë që e kishte shndërruar mjedisin në tym e pluhur saqë sytë të mos shihnin dot asgjë! İshte pikërisht Nata e Beraatit! Sovrani Murad I fali dy reqate namaz dhe, në fund, bëri këtë lutje me lot në sy: “O Zot! Po qe se kjo furtunë ka dallë për shkak të mëkateve të këtij robi tënd të mjerëm mos m’I ndëshko ushtarët e mi të pafajshëm! Allahu im, mos i ndëshko ushtarët e pafajshëm që erdhën gjer këtu vetëm për të ta lartësuar emrin dhe për ta kumtuar Islamin! Zoti ynë, edhe pasuria dhe pushteti janë të tutëm edhe ky rob i yti është.
Unë jam një rob i mjerë… Ti je që I njeh më mirë qëllimin dhe të fshehtën time! Pasuria dhe pushteti nuk janë synimi im, unë dëshiroj vetëm pëlqimin tënd! O Zot, mos I lërë keta ushtarë besimtarë të munden dhe shkatërrohen në doeë të mohuesve dhe heretikëve! Favorizoju atyre një fitore të tillë që ta festojnë tërë muslimanët! Në dëshirofsh, atë ditë fitoreje ky robi yt Murat le të bëget kurban në rrugën tënde! O Zot, mos më bej mua shkak për shkatërrimin e kaq shumë ushtarëve muslimanë! Ndihmoju atyre dhe duroju fitore!
Unë jam gati ta flojoj jetën për ta mjafon që tit ë më pranosh mua në grupin e dëshmorëve! Jam gati ta dorëzoj shpirtin për hir të ushtarëve islamë! Më bëre gazi, fitimtar; në fund të lutem të kesh mirësinë të më bësh dëshmor! Amin, Ashtu qoftë!” Pas këtij përgjërimi monumental, sulltani nisi të këndonte Kur’an në një qetësi shpirtërore të jashtëzakonshme. Pa kaluar shumë, retë e mëshirës e mbuluan qiellin. Mbi hapësirën kosovare u zbraz një shi i rrëmbyeshëm. Era ndaloi. Pluhuri mbaroi… Ndërprerja e erës dhe fshirja e reve të pluhurit nga shiu bënë që ushrinë osmane ta përfshinte një gëzim dhe pëlqim I madh. Sovrani Murad I ran ë sexhden e falenderimit. Atë ditë, lotët e gëzimit u vëllazëruan me pika e shiut! Para se të niste betejam sovrani Murat I mbajti para ushtarëve të vet të zgjedhur këtë fjalim historik: “Trimat e mi! Sot është dita e zellit dhe përpjekjes, çasti i shfaqjes së dinjitetit kombëtar, koha e burrësisë dhe epoka e trimërisë!..
Ka shumë vite që vatani krenohet me ju. Edhe tani pret nga ju suksese të mëdha që do të bëheshin mbështetje për të kaluarën tonë të mbushur plot nder dhe famë të përhapur në të gjithë botën! Asnjë përpjekje armiku nuk do ta ndalojë dot pas kësaj që flamuri ynë i famshëm i cili, me lejen hyjnore, do të valëvitet sot fitimtar në këtë shesh të Kosova që dridhet sot i impresionuar nga madhështia juaj, të përpunojë drejt brendësisë së Hungarisë! Një fitore e famshme që do ta arrijmë sot, do të bëhet shkak për lartësimin e Fjalës së Allahut në të gjithë Rumelinë! Sado e gjatë të jetë jeta e njeriut, nuk është e përjetshme! Do të vijë një ditë që të marrë fund. Përjetësisht i përjetshëm është vetëm Allahu i Gjithëfamshëm! Ja tek qëndron ky shesh fame dhe heroizmi për ata që dëshirojnë të arrijnë xhennetin me lartësimin e Fjalës së Allahut! Fitimtarë! Hidhuni në sulm së bashku me mua duke thirrur emrin e Allahut!”
Me thirrjët “Allah, Allah...” që lartësoheshin mes marsheve të luftës të orkestrës së famshme luftarake, të nisura pas këtyre fjalëve, filloi sulmi mbi radhët armike. Lufta frontale e filluar në mëngjesin e 8 gushtit 1389, vazhdoi për tetë orë me radhë. Armiku u asgjësua pothuaj tërësisht.
Në fund të luftës, kur e pa qartë se fitorja ishte bërë përfundimtare, Murati I nisi ta përshkonte fishën e betejës si shenjë falenderimi ndaj Zotit dhe, kur haste ndonjë dëshmor, thoshte: “Pa ndushim, ne, të Allahut jemi dhe, pa dushim, te Ai do të kthehemi!”(el-bakara, 156)
Kurse kur afrohej pranë ndonjë trimi të plagosur, e ferkonte me përkëdhelje dhe i shfaqte mëshirë e dhembshuri duke e pytur nëse po vuante dhe nëse kishte ndonjë dëshirë. Në këtë mes, nga grumbulli i të vrarëve u ngrit një ushtar serb i plagosur që tha:
“Lërmëni t’ia puth dorën padishahut e të bëhem musliman! Veç kësaj, kam edhe një lajm të gëzueshëm për ju: edhe mbretit Lejan u kap dhe po jua sjellin... “ Ndërsa duke vështruar përreth për të parë sjelljen e mbretit të lidhur, rojet e sulltanit e kishin lënë për një çast vigjilencën, serbi që hiqej si i plagosur bëri sikur do t’ia puthtë dorën e sulltanit dhe duke e nxjerrë me shpejtësi nga nënsqetulla hanxharin e fshehur, ia ngulur sy ndër sy sovranit munë gjoks! Rojet u hutuan! Pastaj e kapën vrasësin dhe e bënë në çast copë-copë! Në këtë mënyrë, edhe lutja e sultan Muratit I u pranua, ishte lutja që kishte bërë ai para betejës duke I kërkuar Zotit dëshmorësinë, lutje, e cila mbeti e famshme në histori!
Para se të vdiste, sovrani tha këto fjalë:
“I qeshë lutur dhe përgjëruar Zotit që, po që se fitorja e Islamit varej nga rënia ime dëshmor, të kishte mirësinë të ma jepte ta pija sherbetin e dëshmorësisë! Pra, lutja me qenka pranuar! Lavdi pastë Allahu që jeta po më merr fund pasi kam parë fitoren e ushtarëve islamë!
Dhe, tashmë poi a lë amanet Zotit ju, ushtarët e mi fitimtarë dhe shtetin tim”
Pas këtyre fjalëve, kufoma e pastër e sultan Muratit I, duke u mbuluar nga gjakrat e bekuara të dëshmorësisë, u nis në udhëtimin hyjnor dhe të përjetshëm!..
Poeti Ahmedi e shpreh kështu në dyvargshin e vet pozitën e lartë që arriti sultan Murati: Lutiu për ndihmë atij nga shpirti Që të arrish fitore nga fitoret e tij…
Organet e brendshme të trupit të shtrenjtë të sultan Muratit I të copëtuar me hanxhar, u varrosën në atë vend ku ra dëshmor dhe aty u ngrit një tyrbe. Kurse kufoma iu transportua në Bursa (Turkey) dhe iu varros pranë xhamisë dhe kompleksit të ndërtuar prej tij në lagjen çekirge. Edhe aty u ngrit një tyrbe e dytë.
Vendi në Kosova ku ndodheshin të varrosura organet e brendshme të sulltan Muratit, u bë i famshëm si “Meşhed-i Hüdavendigar”,(Vendi ku ka rënë dëshmor Sovrani). Vendi ku ra dëshmor sullran Murati I u konsiderua aq shenjtë, saqë osmanët, edhe kur po tërhiqeshin nga Ballkani, në marrëveshjen që nënshkruanin, vinin një nen të posaçëm për ruajtjen e atij vendi.
Mësuesi im i ndjerë me origjinë shqiptare, kosovari Ali Jakup Efendi, i donte shumë osmanët dhe i kujtonte gjithmonë me mëshirë. Ai thoshte:
“Si të mos i dua osmanët kur e di se, po të mos kishin ardhur ata, ne do të mbeteshim në errësirën e mohimit? Në vendin tonë, osmanëtdhe dashuria për fenë u ndërthurën në atë mënyrë që osmanët dhe qenia musliman, në shprehjen të ndryshmem arritën të përdoren në vend të njëri-tjetrit. Dhe kjo pati shkruar gjer atje, sa, disa herë, në mënyrë të pavullnetshme, në vend që të pyetej se cilat ishin kushtet e Islamit, pyetej se cilat ishin kushtet e Turkut dhe, në përgjigje, numëroheshin kushtet e Islamit! Edhe sikur të këndoj çdo ditë një hatme, edhe sikur në çdo frymëmarrje t’i lutem Zotit ta mëshirojë atë komb, prapë s’ua paguaj dot hakun osmanëve!”
Allahu i mëshiroftë të gjithë ata që kan shkuar! Sulltan Murati I, të cilin populli dheushtarët e donin shumë, përmendet me shumë tituj dhe emërtime. Kryesoret janë: Sultânü’l-guzât ve’l-mücâhidîn (Sulltan i fitimtarëve dhe luftëtarëve); Melikü’l-mesâyih (Kryemyrshid,kryeprijës); Giyâsü’d-dünyâ ve’d-dîn (Ndihmëtar në punët e fesë dhe të botës); Ebu’l-feth (Ati i fitorës); Es-sultânü’l-adl (Sulltan i drejtë); Leysü’l-Islâm (Luani i Islamit); dhe titulli më i njohur është Hüdâvendigâr (Luftëtar, hero, sovran, sundimtar). Gjatë gjithë mbretërimit njëzetenëntëvjeçar, Murat Hudavendigar vrapoi nga fitorja në fitore. Sytë nuk i panë humbje. Shtetin që e morri nga i ati si një principatë të vogël, brenda një kohe të shkurtër e shndërroi në një perandori të madhe dhe me emër të lartë. Me të vërtetë, tokat osmane që në çastin e vdekjse së të atit, Orhan Gazi, ishin 95000 km2, në kohën e Muratit I arritën në 500000 km2.
Në mbretërimin e tij njëzetenëntëvjeçar, sulltan Murati I zhvilloi 37 beteja, gjithë jetën e kaloi në fushat e luftës dhe u bë një ndër personalitetet e rralë të historisë. Edhe Papa, udhëheqësi i gjithë botës krishtere, madje, ndjehej i dobët përballë forcës së tij shtypëse. Poeti e përshkruan kështu këtë shkëlqim: Sepse fati gjeti veten tek Gazi Murati, Kurora dhe froni gjetën atë që kërkonin te ai...
Ngadhnjimet fitimtare të filluara në Rumeli nga vëlla i madh, ai i zhvilloi brenda një kohe të shkurtër me një principialitet, sinqeritet dhe vendosmëri të madhe duke i çuar gjer në Evropën Qëndrore. Vendet e Ballkanit u futën tërësisht nën pushtetin turk; Bizanti, Bullgaria dhe Serbia u vunë nën haraç. Në vendet që pushtoi, sulltan Murati I vendosi burrat e mëdhenj shpirtërore të kohës. Në ato vende ndërtoi teqe dhe zavije që ishin institucioni më i përkryer i diturisë dhe kulturës në atë periudhë. Veç kësaj, ai ndoqi një politikë demografike dhe urbanistike serioze. Ai solli tributë turkmene dhe i vendosi në ato zona. Në sajë të këtyre shpërnguljeve, ngadhnjimet e nipërve mundën të arrinin gjer në portat e Vjenës dhe u hodhën themelet sundimit të shtetit osman që do të vazhdonte në Rumeli pesëqind vjet.
Ndërsa sulltanët osmanë ishin në luftë kundër mohimit dhe herezisë, herë pas here bëheshin viktima të sulmeve nga disa princër të Anadollit. Kështu pati ndodhur edhe në kohën e sulltan Muratit I kur ky ndodhej në luftë në Rumeli, kur Alaaddin Beu nga principata e Karamanëve, sulmoi tokat osmane. Kur e mësoi këtë, Sovrani u tha kështu të pranishmëve duke shfaqur dëshpërimin e vet për atë ngjarje të hidhur: “Pa shihni, tani, se ç’bën ky mizor! Ne të jemi në luftë me qafirët një muaj udhë larg tyre dhe të bëjmë luftë natë e ditë, kurse ai të vijë e të grabisë pronën e muslimanëve!
O gazinj! E si ta lë unë, tani, xhihadin dhe të nxjerr shpatën kundër vëllezëtve muslimanë?” Duke u shprehur kështu, për hir të unitetit të ummetit, bashkësisë muslimane, ai shpalosi durimin dhe mirëkuptimin e tij tejet tolerues ndaj principatave anadoliane! Sepse ashtu si edhe gjysi i tij, ai nuk i shihte si armiq principatat e Anadollit. Veç kësaj, nënshtrimin e principatave me anë të forcës dhe shtrëngimit e shihte të çalë dhe e dinte se uniteti i sajuar në këtë mënyrë do të merrte fund shpejt.
Ka qenë për këto arsye që ai si dhe sulltanët e tjerë osmanë e patën marrë punën me kujdes shumë të madh dhe e patën konsideruar më të përshtatshme që ta bashkonin dhe unifikonin Anadollin jo duke përfituar nga dobësitë eventuale të principatave, por duke i bindur ata si muslimanë që ishin. Prandaj nuk patën përdorur kurrë forcën me parjashtim të rasteve të rralla kur s’kishte asnjë rrugë dhe mundësi tjetër për ta zotëruar situatën dhe për ta shuar konfliktin.
Si rezultat i këtij durimi të zghuar e të gjatë, uniteti i Anadollit u arrit përfundimisht vetëm në kohën e Selimit të Rreptë dhe u arrit në mënyrë aq të shëndoshë e pa lëkundje, saqë edhe në kohët kur tokat osmane u copëtuan e u ndanë, Anadolli vazhdoi ta ruante pa asnjë të çarë strukturën e tij unike! Në porosinë që i pati lënë të birit Murat I i cili u bë një padishah i lartësuar në pozitën e të urtit shpirtëror dhe, më në fund, dëshmorit, Orhan Gaziu i pati thënë kështu duke i treguar si sunim Evropën: “Ashtu siç jemi trashëgimtarët e selçukëve, ne do të jemi edhe trashigimtarët e Evropës !” Edhe sulltan Murati I ua hapi rrugën pasardhësve dhe e bëri Evropën synim të ngadhnjimeve të tyre. Evropa, fushat dhe bjeshkët e saj janë ende plor me gjurmët e këmbëve të kalit të tij marshues.
Të gjitha këto tregojnë se sovrani Murat I zotëronte një forcë të madhe morale, volitive dhe administrative. Bëmat e tij ishin gjeniale. Ai I zbatonte me korrektesë të madhe ligjet kanunore. I zhvillonte dhe I fuqizonte. Aftësia mjeshtërore në marrjen e vendimeve të çastit i pati dhënë shumë fitore. Si besimtar dhe fetar i mirë, ishte i respektueshëm ndaj dijetarëve fetarë dhe prijësve shpirtërorë.
Historian bizantin Halkondil ka bërë këto pohime mbi sulltan Muratin I: “Sulltan Murati ka drejtuar mbi tridhjetë e shtatë beteja në Anadoll dhe Rumeli, duke arritur fitore pas fitoreje dhe nuk është parë kurrë t’i kthejë shpinën armikut e të ikë prej tij! Edhe kur dëshironte t’u jepte pushim ushtarëve, për vete gjente diçka me të cilën të mund të merrëj. Ai kishte nëveri për përtacinë. Ai nuk dinte ç’ishte pushimi. Ndërsa i vinte ushtarët të pushonin, vetë dilte për gjah. As në pleqëri nuk e pati humbur aspak energjinë dhe lëvishmërinë.
I trajtonte me dhembshuri popujt që nënshtroheshin në qetësi të plotë si dhe fëmijët e huaj që ndodheshin në pallat. İshte bujar dhe i shpejtë edhe në dhënien e shpërblimit. Kur do të hunte në betejë, u jepte zemër dhe i entuziazmonte ushtarët. Veprimet e gabuara i ndëshkonte pa mirëkuptim, me rreptësi. E respektonte dhe e mbante fjalën që kishte dhënë.
Shoqëruesit e sulltan Muratit dridheshin nga forca impresionuese e tij. Krahas kësaj, i trajtonte ata me një butësi, dhembshuri dhe dashuri që sdo të mund t’i tregonte komandant tjetër.”
Të tërheqin vëmendjen edhe këto shprehje të Gibbonit:
“Gjatë një periudhe prej rreth tridhjetë vjetësh, sulltan Murati, me të cilin s’mund të krahasonhet asnjë burrë shteti për sa i përket nivelit, e drejtoi dhe e çoi para fatin e osmanëve.
Meqë ne dimë më shumë gjëra për Mehmetin II, ngadhnjyesin, dhe Sulejmanin e Shkëlqyer, duke se, mes dinastisë osmane, Murati I nuk është ngjitur dot në pozitën e pasaçme që i takon si burri i shtetit dhe ushtaraku më i suksesshëm dhe më që zgjidhi, rezultatet e mbretërimin të tij, sidomos me veprimtarinë e pasardhësve të vet të shkëlqyer e marramendës, shohim se, edhe në s’qëndron mbi ta, mund të zërë vend lehtësisht krahas dhe pranë tyre!
Ndryshimet që ndodhën në të gjallë të tij janë ngjarjet më të habitshme të të gjithë historisë. Ngadhnjimi i tij ka vazhduar të qëndrojë në këmbë pesë shekuj gjer në Traktatin e Berlinit të vitit 1878!
Edhe nëse në sytë e etërve të kishës bizantine, sulltan Murati I është parë si armik i Jezu Krishtit, ai i pati trajtuar ata më mirë se papati. Ai që njeri i mençur e i matur që e kishte frikë Zotin. Ai ishte i butë ndaj të mundurit. Për këtë shkak, kush e shihte vulën e tij, menjëherë binte në gjunjë para saj!
Osman Gaziu i pati mbledhur njerëzit rreth vetes, Orhan Gaziu pati ngritur shtetin, kurse sulltan Murati I pati qenë ai që pati ngritur perandorinë!”
Sulltan Murati që gëzonte këto atribute të bukura të cilat edhe armiku ka qenë i detyruar t’ia pohojë, me veprat që ndërtoi si në Anadoll, ashtu dhe në Rumeli, ngriti fron në zemrat e njerëzve. Në shenjë falenderimi ndaj Zotit për fitoren e vitit 1364 kur ushtia kryqtare u thye tërësisht, ndërtoi nga një xhami në Bursa (Turkey), Bilexhik (të Turqisë së sotme) dhe në Plovdiv, kurse në qytetin jenishehir dhe në lagjen Çekirge në Bursës, ndërtoi nga një kompleks asistence, medrese, banjo publike termale dhe han.
Poeti e shpreh kështu faktin se, si rezultat i principialitetit dhe sinqeritet të tyre të veçantë, osmanër merituan një shkëlqim të lartë si njerëz të pranuar në lartësinë hyjnore: Me sinqeritetin e vet, familja osmane Pranë Zotit të mah gjeti mirëpritje!...
Ngarja në vijim e shpalos bukur këtë të vërtetë:
Sulltan Murat Sovrani qe një padishah me natyrë dervishi. Prandaj, pasi të kishte bërë të gjitha përpjekjet që i vintn doresh, fundin e çdo pune ia linte Allahut dhe kurrë nuk mbetej pa bërë lutje e përgjërime. Kështu, pasi e mbajti të rretuar Plevnën për pesëmbëdhjetë ditë me radhë pas arritur asnjë rezultat, laaty një numër ushtarësh dhe u tërhoq. Mirëpo tërheqja pas aq shumë përpjekjesh dhe mundimesh e dëshpëroi shumë. Ai iu lut dhe iu përgjërua kështu Allahut:
“O Zot i madh, Shkatërroje e bëje gërmadhë këtë kala që mos qoftë!”
Në këtë mes, i erdhi një lajmëtar që ia bëri të ditur se njëri mur i kalasë ishte shembur përtoke. Mirëponuk kishte asnjë shkak që muri i kalasë të shembej! Ushtarët islamë që hynë në kala nga muri i shembur duke falenderuar Zotin, e pushtuan atë vend brenda një kohe të shkurtër!
Ç’pasqyrë mësimdhënëse madhështore është për ne gjendja shpirtërore e përshkruar në vijim, e cila tregon besimin, ekstazën dhe devocionin e dëshmorit të Kosova, prijësit shpirtëror, sulltanit Murat I! Ai i pati thënë kështu me lot në sy imamit të pallatit:
“Duke marrë tekbir në namaz, po s’bëra tre tekbire, s’mundem ta shoh Qaben dhe s’mundem të fal namaz i qetë e me kënaqësi...”
Sot, ekzistenca e të gjithë popujve muslimanë të vendeve të Ballkanit janë vepër e ngadhnjimit të parë osman dhe e politikës demografike dhe urbanistike të tij.
Ndërkaq, ata njerëz janë sot amaneti i osmanëve për ne. Eshtë e domosdoshme që ata të mbrohen atje ku ndodhen. Sepse me ta ka vazhduar gjer më sot të dëgjohet zëri i ezanit në Evropë!
Kosova është avanposti i parë i Islamit në mes të Evropës!
Kosova është bërë trashëgimi ynë i paguar me gjakun bekuar të Muratit Sovran! Sa bukur na e kujton këtë trashëgim i ndjeri Mehmet Akif:
Ngado t’i hedh sytë, më del para një fushë e përgjakur... Kosovë e pabesë, ti je , apo fantazma jote e tretur? A s’ishte çdo hap i yt mijëra krenari? A s’kaloi nëpër gjoksin tënd duke çarë rruga e Bejazitit Rrufe? Ushtarët, kryedëshmorin që shtrihet në zemrën tënde, ku i ke? Ku është sot therori i fitores, ku është ai trim? Thuajmë, o dheu i dëshmorit, të të puth në gjunjë; A s’ka tek ti dy-tri pika gjak nga Murati dëshmor? ... Ndryshe, a do të shkelte opinga e serbit në gjoksin trimëror? ...
Serbi i asaj dite është po ai serb që njohim sot! Përveq ndryshimit në kohë, s’ka ndryshuar gjë!
Ndërsa gjarpërinjtë serbë të ngritur kas asgjësojnë bijtë e ngadhnjimit, bijtë e sulltan Muratit, me anë të një dhune të rëndë, sa u zgjatet, vallë, zemra jonë e ndihmës vëllezërve tanë të vuajtur e të mjerë që përpëliten si zogj krahëthyer?
İ Dërguari i Allahut (s.a.s.) na ka porositur:
“I sheh besimtarët që i dhimbsen njëri-tjetrit, që e duan njëri-tjetrin, që janë të bashkuar si një trup i vetëm me njëri-tjetrin! Kur vuan ndonjë gjymtyrë e këtij trupi, edhe gjymtyrët e tjera e humbin gjymin dhe e ndjejnë vuajtijen e tij mes zjarrmisë...”
“Besimtarët janë si një ndërtesë me pjesët të lidhura fort me njëra-tjetrën...”
Prandaj, a nuk duhet që, si domosdoshmëri e këtyre porosive, ne, muslimanët, të jeni si zemra dhe pulsi i vetëm i një njeriu? A nuk duhet që t’i kemi të përbashkëta si gëzimet, ashtu dhe hidhërimet?
Në vendin tonë, qysh prej afro njëqind vjetësh, është sheshit se si disa njerëz të prapë e të paditur e hedhin poshtë trashëgimin e shenjtë që na kan lënë të parët, se ç’përfundim të hidhur ka patur shprehja e tyre e shëmtuar që fyen kujtimet e tyre!
Ngjarjet mësimdhënëse si tragjeditë boshnjake dhe kosovare, na rikujtojnë neve shpirtin osman për të cilin ata njerëz të prapë e të paditur thonë me krenari se e “groposën”, si dhe na shtrëngon t’i dalim për zot amanetit të atij shpirti! Prandaj jemi të detyruar të shkundemi e të kthehemi të historia jonë!
Ç’lumturi për trimat e famshëm të vendosmërisë së begatë të premtuar në emër të së ardhmes nga rizgjimi dhe rilindja që po realizohen!
Zoti ynë! Ki mirësinë të na dhurosh edhe neve nga klima e zemrës e të parëve forcën e një lëvizjeje të re, në mënyrë që të mos na ikin dore rastet e favorshme të mëdha që po lindin duke hyrë në shekullin e njëzetenjëtë!...
Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!
Kutuzov
Mikhail Golenishchev-Kutuzov ose gjatë Mikhail Illarionovich Golenishchev-Kutuzov (16 Shtator 1745 — 28 Prill 1813) njihet para së gjithash në Rusi si Hero i Luftës Patriotike të vitit 1812 dhe ngadhënjimtar mbi Napoleonin, i cili dëboi Perandorin francez nga toka ruse. Ndërsa në traditën e kuzhinës në Rusi gëzon megjithatë më tepër popullaritet torta “Napoleon”. Megjithëse ekziston edhe torta me arra, e cila është quajtur me emrin e Kutuzovit. Por është më pak e njohur se e para.
Ekziston edhe sallata që mban emrin e strategut të madh rus Kutuzov. Besohet bile se recetën e kësaj sallata e shpiku vetë Mikhail Kutuzov. Midis përbërësve të sallatës janë: mish i zier viçi, sardele të kripura (anchvies), harengë, gurmaz lope, panxhar i zier, karotë, selino, kastraveca, kërpudha të marinuara.
Kutuzov, siç dëshmonin bashkëkohësit e tij, gjatë gjithë jetës së vet nuk hante kurrë vetëm. Dhe sa më shumë mysafirë të kishte rreth tryezës, aq më të lumtur e ndjente veten ai dhe vinte në qejf të madh. Pikërisht kjo mikpritje dhe bujari e tij ishin shkaku i vetëm që ai nuk vuri kurrë pasuri të madhe. Por Kutuzov as që e vinte fare ujin në zjarr për këtë, meqenëse pasuria nuk ishte aspak qëllim i jetës së tij.
Akademiku Tarle shkruante: “Kutuzov ishte hero i vërtetë rus, patriot i madh, strateg i shkëlqyer, gjëra këto që dihen nga të gjithë. Por ai ishte përveç kësaj edhe diplomat i madh, fakt ky që nuk është fort i njohur”.
Mikhail Kutuzov përmbushi me sukses të madh misionin e vet në Prusi : vetëm për 2 muaj qëndrimi në Berlin ai arriti ta tërheqë atë në anën e Rusisë në luftën kundër Francës.
Në vjeshtë të vitit 1792 Kutuzov u nis për në Konstandinopojë për zhvillimin e bisedimeve me Sulltanin e Turqisë. Është mjaft interesant fakti, se dhuratë për Sulltanin Kutuzovit i dhanë me vete 24 ananasë, të rritur në serrat e tokave të reja, të cilat iu bashkuan Rusisë. Pasi u kthye nga Konstandinopoja Kutuzovi fitoi namin e njohësit të shkëlqyer të kafesë turke.
Mikhail Kutuzov gëzonte besimin e plotë dhe respektin e Perandoreshës Ekaterina e Dytë. Ndryshe nga shumë aristokratë të tjerë të afruar të oborrit mbretëror diti të ruajë pozitat e veta edhe gjatë sundimit të Carit Pavli i Parë. Ai ishte ndër njerëzit e fundit që patën ngrënë darkë me Perandorin para vrasjes së tij më 11 mars të vitit 1801. Në fillim të gostisë Cari Pavli i Parë ishte fort i ngrysur në fytyrë, nisi menjëherë të pinte dhe shumë shpejt pas kësaj u deh paq. Për këtë darkë me kalimin e shumë viteve Kutuzov i tregoi gjeneralit Alekandër Lanxheron : “Atë mbrëmje ne po darkonim me Carin. Rreth tryezës ishin 20 të ftuar...
Pas përfundimit të darkës ai po fliste me mua dhe, pasi hodhi vështimin nga pasqyra, e cila reflektonte një shëmbëlltyrë të shtrembëruar, të deformuar, tha duke qeshur:,,Pasqyrë e çuditshme kjo. Unë e shoh në të veten me qafë të thyer (përdredhur)“. Nuk kaluan as 2 orë pas kësaj darke kur Perandorin Pavel e vranë gjatë grushtit të shtetit në pallatin mbretëror.
Bashkëkohësit vinin në dukje se Mikhail Kutuzov ishte i vetmi person, të cilit iu dha rasti të kalonte darkën e fundit edhe me Perandoreshën Ekaterina e Dytë, edhe me Carin Pavli i Parë.
Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!
Gjergj Aranit Komneni
Gjergj Aranit Komneni lindi në vitin 1376 dhe vdiq në vitin 1470 në moshën 94 vjeçare. Ashtu si Bardhyli i Ilirisë (shek. IV p.e.s.) edhe Gjergj Araniti, ky luftëtar i madh deri në moshën 94 vjeç, kundërshtoi dhe fitoi ndaj ushtrive të Perandorisë Aziatike, duke u barazçmuar nga Evropa si një Skënder i dytë.
Qysh i ri ishte dërguar peng nga i ati, Aranit Komneni te sulltan Murati, në Edrene.Ai është një njeri me disa emra. Emrin e vërtetë e ka Aranit Komneni, më së shumti njihet si Gjergj Araniti, në legjendat popullore e thërrasin Gjorg Golemi, mbi bustin e tij në Librazhd shkruhet Gjorg Golemi Araniti, disa të tjerë e thërrasin thjesht Gjergj Golemi.
Njeriu me katër emra nuk përmendet shumë në tekstet e historisë, të paktën jo aq shumë sa duhej ta meritonin bëmat e tij. Më së shumti përmendet si i ati i Donikës, bashkëshortes së Skënderbeut, se sa si një luftëtar që u mbajt për dhjetëra vjet ndaj hordhive osmane që e sulmonin nga të gjitha anët. Debatet mbi origjinën, emrin dhe fundin e tij vazhdojnë ende edhe sot e kësaj dite.
Edhe sot ka njerëz që vrasin mendjen se nga erdhi kjo familje. E madhe në Shqipëri, po aq e madhe edhe në Itali. Ku emigroi pas pushtimit të Arbërisë? Përse Aranit Komneni në gjuhën e popullit quhet thjesht Gjorg Golemi ? A mos vallë Gjorgu, pra Gjergji, u kujtonte banorëve të Shpatit, Mokrës, Sopotit, Çermenikës, Shën Gjergjin që luftonte kuçedrën?
Vetëm në 1253, në kronikat bizantine përmendet një Gulem zotërues tokash në "Albanon". Ky Gulemi, apo Golemi, mund të jetë gjyshi i Gjergj Aranitit tonë. Golemi ishte martuar me një kushërirë të perandoreshës bizantine, Irena. Disa besojnë se nusja ishte e bija e Zhupanit të Madh serb dhe Evdhoqisë, vajzës së perandorit bizantin, Engjëll Komnenit. Nga kjo martesë duket se ka ardhur më pas përdorimi i dy mbiemrave, Golemi dhe Komneni.
Aranit Komneni, që do ta quajmë Gjergj Araniti, ishte vëllai më i madh mes tre vëllezërve. Ai u martua me Maria Muzakën, nga e cila mori në pajë një territor të gjerë që shkonte nga Mallakastra - edhe sot një fshat i madh atje quhet Aranitas - deri në det në afërsi të Vlorës e Kaninës.
Kështu zotërimet e Arjanitëve u shtrinë që nga Adriatiku e deri në afërsi të Dibrës së sotme. Qendra e zotërimeve duket se ka qenë malësia mes Librazhdit dhe Elbasanit, Shpati, Çermenika, Sopoti dhe një pjesë e Mokrës.
Me vdekjen e së shoqes u martua me një aristokrate italiane nga Leçe, Pietrina Francone. Nga të dyja martesat pati dhjetë fëmijë, tre djem.
..Zgjedha e padurueshme feudale-ushtarake otomane shkaktoi pakënaqësi të thellë dhe reagim masiv të fshatarësisë. Gjithashtu regjistrimi i tokave, caktimi i timareve dhe vendosja e spahinjve me dhunë në zotërimet e tyre, paralajmëruan cungimin e autonomisë së sundimtarëve arbëreshë. Këto reforma i hoqën Gjergj Aranitit një pjesë të zotërimeve, ndërkohë që për pjesën tjetër mbeti vasal sulltanit. Pikërisht, kjo gjendje e rëndë ekonomike nxiti shpërthimin e kryengritjeve të viteve 30-40 të shek. XV. Në epiqendër të ngjarjeve ushtarake u vu Gjergj Araniti.
Në pranverë-verën e vitit 1432, ndërsa mbyllej etapa e reformave shfrytëzuese, hapej kundërshtimi shqiptar, që shpërthen një zinxhir kryengritjesh antiosmane. Kryengritja e parë shpërtheu në Shqipërinë qendrore. Popullsia thërret prijësin e saj, Gj. Aranitin, 36-vjeçar.
Gjergji deri në atë kohë ishte përpjekur, por pa ndonjë rezultat, për të ruajtur të drejtat mbi zotërimet që i kishte lënë i ati. Në këto rrethana u largua fshehtas nga Adrionopoja dhe me mjaft luftëtarë të tjerë u kthye në atdhe. Sa mbërriti në Shqipëri, Gjergj Araniti zhduku spahinjtë tradhtarë, timarlij. Ai u vu në krye të kryengritjes, që përfshiu gjithë masat fshatare. Ajo u përkrah në rrethin e Durrësit e të Tiranës nga Andrea Topia, në veri nga Nikoll Dukagjini, etj.
Kryengritjeve, me nismëtar dhe simbol të qëndresës Gjergj Aranitin, Porta e Lartë iu përgjigj me ushtri të freskëta dhe komandantë të sprovuar. Danja e Dukagjinëve ra, zotërimet e Topiasve u kthyen në gjendjen e mëparshme. Por në përpjekje me fuqitë kryengritëse të Gjergj Aranitit, turqit u thyen nga shqiptarët.
Fitorja e parë e hapi zjarrin e kundërshtimit në jug, sidomos në Kurvelesh, duke zgjeruar hapësirën kryengritëse. Murati II vjen vetë drejt Shqipërisë dhe e vendos kampin në Serez (Maqedoni). Që këtej shkëput një forcë të madhe nën komandën e Ali bej Evrezonit.
Ushtria e Ali beut, në dimrin e viteve 1432-1433, futet në luginën e ngushtë, në vargjet malore të thepisura të Shkumbinit, i afrohet Buzurshekut (Bërzeshtës), por mbi taboret osmane lëshohen si tigra luftëtarët e Gjergjit. Pritë, befasi dhe përleshje e pamëshirë. Strategu nga begoret vrojton, kujdeset, manovron dhe nxit me fjalë e shpatë, derisa turqit thyhen keqas. Fitorja u dha zemër shqiptarëve dhe Evropa u njoh me një luftëtar shpresëdhënës.
Kronisti bizantin, Halkokondili, për këtë shkruan : "Në këtë betejë, Araniti i Komnenit fitoi një lavdi të madhe".
Duke përtëritur taktikën e vjetër ushtarake : "Tërhiqe armikun, përgatite pusinë dhe qëlloje në befasi", Gjergj Araniti theu edhe ushtrinë e dytë turke të drejtuar nga Ali beu i cili la me qindra kufoma në grykat e thella të Kuçit e deri në Borsh. Dështimi i ekspeditës së dytë turke bëri bujë në gjithë Evropën dhe Araniti u bë një personalitet në oborret e saj, e cila ishte mësuar të njihte disfata nga aleatët në lindje.
Përgëzime nga Papa Eugjen IV, mbreti Alfons V i Napolit, perandori gjerman Sigizmund, Republika e Raguzës etj. Premtime për ndihma, por... vetëm premtime. Edhe betejën e tretë, (në vitin 1434) për të pushtuar Vlorën e Kaninën, strategu shqiptar e përballoi suksesshëm me forcat, me mjetet dhe me taktikat e veta. Ndaj Gjergj Araniti u shpall si mbrojtës i lirisë nga gjithë mbretëritë e Evropës.
Në Vjeshtë 1443 - dimër 1444 ndërsa ushtria e përbashkët hungaro-polake-rumune e Vladislavit (strateg hungarez) zbret në Bullgari, nga Shqipëria forca të rëndësishme shqiptare, të komanduara nga Gjergj Araniti, hyjnë thellë në Maqedoni duke e goditur armikun përtej "kufijve" të zotërimeve, për ta zhvendosur sa më tutje trojeve etnike.
Në sinkron me veprimin ushtarak nga brenda të Gjergj Aranitit, Skënderbeu realizon parashikimin strategjik të braktisjes së frontit osman në betejën e Nishit, për t'u bashkuar në atdhe me kapedanët dhe ushtritë e tyre. Kësisoj, ai u lidh ngushtë me luftën e udhëhequr nga Skënderbeu.
Kur kështjella e Krujës, gjëmonte nga topat, luftëtari i moshuar Gjergj Araniti, 67 vjeçar, i dërgoi triumfatorit të birin Konstandinin me përgëzimet dhe besnikërinë e pakufishme. Gjergj Araniti, me 3000 luftëtarë, u bashkua me fushatën çlirimtare antivenedikase.
Veprimet e tij luftarake u përqendruan për marrjen e Durrësit, të Danjës dhe të qyteteve-kështjella të tjera bregdetare nën protektoratin venedikas. Madje, trupat e tij shkuan në thellësi deri në dyert e Shkodrës, megjithëse interesat e tij nuk ishin cenuar drejtpërdrejtë nga zotërimet venedikase në tokat shqiptare.
Kurdoherë në funksion të strategjisë çlirimtare dhe të besa-besës, pse jo edhe të dëshirës për një dhëndër model si Skënderbeu, Gjergj Araniti i moshuar, në komandë të 4000 luftëtarëve dhe me një sasi të konsiderueshme argjendi, e mbështeti idenë e rimarrjes së kështjellës së Stefigradit. Në dy sulmet e betejës së përgjakshme rrethuese, vete strategu Araniti, rishfaqi trimërinë e përvojën e gjatë.
Gjatë përleshjes iu vra i vëllai. Ngulmimi dhe prova e luftës që dha Araniti, e bindën Skënderbeun se çdo shtytje e martesës me vajzën e tij, Donikën 23-vjeçare, do ta zemëronte bujarin e madh. Araniti me krenarinë ndaj Kastriotëve, arriti në ultimatumin: "O dhëndër, o nuk ka ndihmë !". Dhe ashtu ngjau. Pavarësisht nga reagimet keqdashëse, lidhja me krushqi Kastriot-Aranit i vlejti kryesisht bashkimit kombëtar, vëllazërimit të të gjithë shqiptarëve, se sa jetës familjare të strategut.
Gjergj Araniti ishte i vetmi prijës shqiptar me dy kryeqendra: një në bregdet (Kanina) e një tjetër në malësitë lindore, në Sopot. Zotërimet e tij,nga pikëpamja strategjike, përbënin ballin e parë të ndeshjes me ekspeditat turke dhe aksin qendror të penetrimit osman në brendësi të vendit (Ohër - Strugë - Librazhd - Elbasan - Tiranë - Krujë). Bashkimi dhe qëndrimi antiturk i dy Gjergjëve nuk kishte të bënte aq me lidhjet martesore që ekzistonin ndërmjet dy familjeve, se sa me faktin që zotërimet e Aranitasve ishin më të ekspozuara ndaj pushtuesve osmane.
I mirëpritur dhe i pasuar nga shpatarakët, mokranët, çermenikasit, lebërit e larguar etj, në rreth dy vite (1460-1462), ai organizoi dhe komandoi rezistencën e fundit, kryesisht me forcat e veta e i ndihmuar nga fuqitë dhe udhëheqësit e krahinës së Mokrës, të Angjelinit. Përballë një fronti të hapur, të zënë me grupe luftëtarësh arianitas, sulltan Mehmeti II, e rrethoi Gj. Aranitin nga Qafë Furka (Polis) deri në Teferiç të Shushicës (Byshek). U zhvilluan luftime të ashpra, po Sopoti nuk u pushtua. Populli e krahasoi Gjergjin e tij me Skënderbeun. Që të kremtonte fitoren e shkëlqyer, i bindur se armiku qe larguar prej humbjes, shkoi me ushtrinë ne Galigat (8 ore larg Sopotit).
Mirëpo, ushtria osmane, e informuar nga renegatë, u kthye përsëri gjatë natës. Kështjella e Sopotit, me forcat që la Gjergji, nuk merrej. Vetëm arma e dredhisë dhe e tradhtisë, i gjeti shtigjet e hyrjes së fshehtë për në kala. Komandanti turk, duke përfituar nga qenia larg e Gj.Aranitit (që popullsia vendase e quante edhe Gjergj Golemi, për nder të mbiemrit të gjyshit) me ushtrinë kryesore, i hodhi në sulm gjithë ushtarët.
Luftë e rrallë e burrave dhe e grave, që hidheshin nga shkëmbinjtë për të mos u përdhunuar. Rënia e kështjellës u shoqërua me masakra saqë gropa, ku u mblodh gjaku i viktimave, u quajt "Liqeni i kuq". Betimi i sulltanit se do ta çonte gjakun deri në shalë të kalit po të merrte Sopotin, ishte shndërruar në një hakmarrje të vërtetë e makabre, që historia nuk e harron.
Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!
Aleksandri i Maqedonise
1. Fëmijëria e Lekës së Madh
Në vitin 356, në një mbrëmje korriku, në qytetin Pella të Maqedonisë, u lind një foshnjë, që njëzet e dy vjet më vonë, do të pushtojë Azinë dhe do të shkatërronte shtetin e pafund, të pasur dhe të plotfuqishëm të Persianëve. Kjo foshnjë ishte Aleksandri i Madh.
Kjo datë ka mbetur e fiksuar sepse atë natë u dogj tempulli i njohur i perëndeshës Diana të Efesianëve. Plutarku shkruante se, të gjitha falltaret e Efesit, pasi vështruan rrënojat e tempullit, rendën nëpër rrugë duke thirrur: …”ky ishte sinjali i lindjes së atij që do të shkatërronte të gjithë Azinë”.
I njohur ndër Shqiptarët si Leka i Madh, Aleksandri ka qenë biri i mbretit Filip II i Maqedonisë dhe i gruas së tij të katërt, princeshës epirote – Olimpisë., e cila konsiderohet si njëra ndër gratë më të shquara të Antikitetit. Në vitet 331-317, në kohën kur erdhi në fron një kushëri i saj, Aikidi, Olimpia u bë bashkësunduese me të në fronin e Epirit.
LEKA, Nxënës
Aleksandri trashëgoi virtytet e të dy prindërve. Ishte mesatar në shtat, me flokë kaçurrel, me sy të bukur dhe një fytyrë të qetë e serioze njëherësh. Por ajo që e karakterizonte më tepër ishte zgjuarësia dhe trimëria. Këto dy virtyte i rrëfeu që nga mosha shumë e vogël. Ashtu si Napoleoni, Aleksandri ishte disi i shkurtër, biond, me një çehre të kuqërremtë në fytyrë dhe, sipas historianëve, njërin sy e kishte të zi si nata dhe tjetrin të kaltër si qielli.
Djal i mbretit Filip II i Maqedonisë dhe priceshës Myrtale (Mietale), që pas martesës u quajt Olimpia, e bija e Neoptolemit të Epirit. Nga e ëma, ishte shumë i bukur, ai kishte fituar karakter të fortë sundimtari, kurse nga Aristoteli, mësuesi i tij maqedonas, dijen dhe kulturën mbi qytetërimet e vjetra. Ai e kaloi edhe një pjesë të fëmijërisë së tij, te daja në Epir.
Aleksandri i Madh i Maqedonisë
Aleksandri ishte frut i menjëhershëm i pasionit të zjarrtë të dashurisë së Filipit me Olimpinë, dhe ndoshta i vetmi. Lufta dhe politika e larguan shpejt Filipin nga Olimpia. Aleksandri mbeti nën kujdesin e nënës gjatë viteve të fëmijërisë dhe të adoleshencës së hershme. Ai u mësua të këndonte dhe t'i binte lirës, çka do të ishin kënaqësi gjatë gjithë jetës së tij; mësoi të gjuante dhe saherë që do të ishte i lirë ai do të gjuante arinj, luaj, zogj e dhelpra; u mësua dhe u praktikua me ritualet e mikpritjes dhe që kur ishte djalë dhjetëvjeçar e më tej ai do të shquhej për sjelljen e mirë, me të cilën priste vizitorët në oborr; ai natyrisht u mësua të kalëronte, kali i tij i famshëm Bukefali, i cili do ta çonte nëpër beteja për njëzet vjet me radhë, është një nga elementet më të çuditshme të legjendës së Aleksandrit. Dhe, më në fund, pas gjithë këtyre ai filloi edukimin zyrtar në debatin filozofik dhe në poezinë epike.
Aleksandri adhuronte jashtë mase Iliadën dhe heroin legjendar, Akilin. Gjatë tërë jetës e ëma e drejtonte në rrugën e lavdisë së përjetshme. Olimpia i thoshte shpesh: “Ti je si Akili, i dënuar nga madhështia jote”. Jeta e tij u ndërlikua kur Filipi, i sapo ndarë nga Olimpia, bëri një djalë tjetër me gruan e re, Euridikën. Atëherë, kur froni për të nuk ishte më aq i sigurtë, u largua bashkë me të ëmën në pallatin mbretëror të Epirit ku festoi edhe martesën e dajës së tij, mbretit të Epirit, të atin e Pirros së Epirit. Më pas shkoi në Iliri për të organizuar një paraqitje të armatosur kundër të atit, që kishte ndër mend t’ia linte pushtetin djalit të tij të dytë. Pak kohë pas largimit Filipi II vritet dhe Aleksandri u shpall mbret, sepse djali i dytë ishte ende foshnje.
Leka i Madh
Aleksandri ishte dymbëdhjetë vjeç, kur një mik i Filipit, Dimarati nga Korinthi, i fali një kalë të fuqishëm, krenar dhe të pashtruar - Bukefalin. Në oborrin e pallatit u grumbulluan shumë miq të mbretit dhe e admironin kalin e mrekullueshëm. Dikush prej tyre donte t'a shalonte. Por Bukefali u egërsua, tundi këmbët e pasme dhe miku i mbretit vrapoi të largohej për të shpëtuar.
-Për Zojsin (Zeusin)! - i thirri atëherë Filipi Dimaratit, - kali që më fale është vërtetë i shkëlqyer, por është kaq i egër sa kam frikë se askush nuk do të mund t'a zbusë.
Një nga oficerët e mbretit shkoi këmbëngulës drejt Bukefalit, rrëmbeu frerët dhe u përpoq t'i kërcente në shpinë. Por kali hingëlliu egër, u shkund, u ngrit përpjetë mbi këmbët e pasme dhe oficeri ua mbathi këmbëve që të shpëtonte.
Njëri pas tjetrit provuan pothuaj të tërë ta zbutnin Bukefalin. Një mund i kotë. Nuk do të gjendej askush që të nënshtronte kalin krenar dhe idhnak. Dhe atëherë panë të gjithë Aleksandrin e vogël të ngrihej nga vendi dhe të shkonte me guxim drejt kalit krenar.
-Aleksandër!, - i thirri Filipi, - Mos o bir! Kij mendjen!
Por Aleksandri bëri përpara pa ngurrimin më të vogël dhe kapi me kurajë frerët e Bukefalit. Kishte vënë re diçka që askush nuk e kishte parë. Kali trembej duke vështruar hijen e vet, prandaj egërsohej dhe nuk linte askënd t'i afrohej. Aleksandri ktheu kryet e kalit nga dielli, që të mos i binte hija përpara dhe me guxim e shkathtësi i kërceu në shpinë. Të gjithë panë me habi Bukefalin të rrinte urtë e palëvizur si qengj!
-Të lumtë! Të lumtë Aleksandër!, - shpërthyen britmat e vetvetishme triumfuese.
Filipi mbushur me krenari për të bëmën e birit, vrapoi pranë tij, e përqafoi i mallëngjyer, e puthi dhe i tha:
- Biri im, përpiqu të gjesh një mbretëri të madhe që të të shkojë për shtat. Maqedonia është shumë e vogël për ty! Fjalë profetike, që e ardhmja do t'i vërtetonte.
2. Edukimi i Aleksandrit
Filipi pajtoi mësuesit më të mirë për Lekën. Ky mësoi të fliste, të shkruante e te lexonte në greqisht, ashtu siç bënë edhe shumë shqiptarë të kulturuar njëzet e dy shekuj më vonë. Mirëpo, për shkak të antipatisë së ndërsjelltë midis Filipit dhe grekëve, përgjegjësit e drejtperdrejtë për edukimin e Aleksandrit nuk ishin grekë. Dy prej tyre ishin Leonidha, një farefis i nënës së tij molose, Olimpias, dhe Lisimaku, arkanani nga krahina e Dodonës pellazge. Më vonë, Aleksandri deklaroi se Leonidha i rreptë e kishte bërë të fortë e të qëndrueshëm, duke e pajisur me dy “kuzhinierë” të shkëlqyer: një marshim gjatë natës, për të shijuar mëngjesin dhe një mëngjes të pakët, për të shijuar drekën.
Më në fund Filipi vendosi që Aleksandri të edukohet nga Aristoteli, një filozof maqedon nga qyteti Stagira, nxënës i Platonit. Filipi e solli atë në oborrin mbretëror dhe nën drejtimin e tij hapi një shkollë në Mieza, një vend i bukur pranë kryeqytetit Pella. Në atë shkollë Aleksandri dhe një grup fisnikësh të rinj maqedonë studiuan për tre vjet.
Aristotelit, filozofit dhe logjicistit më të shquar të kohës së tij, Filipi i dërgoi fjalë që të vinte e t’i jepte të birit mësime në Moral, Politikë, Mjekësi dhe Filozofi ose Metafizikë. Është me interes të vihet në dukje se, vetë Aristoteli (384-322 p.e.s.) kishte lindur në Stagira të Maqedonisë, në lindje te Selanikut. I ati i tij kishte qenë mjek i oborrit të të atit të Filipit, mbretit Aminta II. Pra, maqedonasi Aristotel ishte si në shtëpinë e vet në oborrin maqedonas, deri në moshën 17-vjeçare, kur shkoi në Athinë dhe u bë student i Platonit.
Në vitin 342 p.e.s., Aristoteli u kthye në Maqedoni si tutor i Aleksandrit 13-vjeçar dhe ndejti aty 7 vjet. Ndikimi i Aristotelit gjatë këtyre viteve të formimit dëshmohet nga një letër, të cilën Aleksandri ia dërgon më vonë ish-tutorit të tij. “Do të doja më shumë të shquhesha në dituri, sesa në pushtet e në sundim”. Megjithatë, Leka i Madh e identifikonte veten me heronjtë e lashtë të Homerit, i bindur se ishte një pasardhës i Herakliut (Herkulit), nga ana e babait, dhe i Akilit nga ana e nënës.
Poezia epike nënkuptonte Homerin. Përshkrimi i tij për të kaluarën heroike të Greqisë në dy poemat e famshme, Iliadën dhe Odisenë, do të ndikonte shumë tek Aleksandri dhe do të përcaktonte drejtimin e jetës së tij. Mospërfillja e rrezikut, rendja pas aventurës, sfidat dramatike për dyluftim, guximi i çartuar edhe përpara vdekjes - këto ishin mesazhet e kanunit homerik, që e pushtuan imagjinatën e Aleksandrit qysh në fëmijëri. Veprimi i tij i parë, kur do të hynte në Azi, do të ishin flijimet që do të bënte në Trojë, nga tempulli i së cilës do të merrte parzmoren e shenjtë, që do ta mbante gjatë gjithë fushatës së tij në Lindje. Ndikimi i epikës homerike u ndërthur me ndikimin e besimeve ekstreme, fetare dhe ekscentrike të nënës së tij.
Aleksandri (majtas) dhe Aristoteli (djathtas)
Aleksandri i Madh kishte mësues filozofin e dijetarin e madh me origjinë ilire të lashtësisë – Aristotelin, në shqip: aristokrat Telin, i cili Lekës së Madh ia mësoi retorikën, letërsinë, mjekësinë dhe filozofinë. Filipi II-, mbreti i Makedhonisë illire - babai i Lekës së Madh, e autorizoi dijetarin më të madh të botës antike, filozofin e madh – Aristo Telin, që të ia mësoië, arsimojë dhe edukojë – Lekën e ri. Leka i Madh, ishte nxënësi i AristoTelit – po në cilën gjuhë mësoi Leka i Madh (Aleksandri i Madh), përveçse në hqkipen skolastike illire. Aristo Teli = Zoti Teli (zotëri Teli), aristo ishte titulli aristokrat, kurse Teli, ishte emri i tij, si symbolizim linguistiko-filozofik – Tel – mendje tel – mendjehollë –i mënçuri.
ALEKSANDRI, Student
Aristoteli është një filozof i madh për botën moderne, themelues i shkollës së empirizmit. Ai shkroi libra mbi organizimin dhe rendet kushtetuese të njëqind e pesdhjetë shteteve e qytet-shteteve të ndryshme, botoi jetëshkrimet e fituesve të lojërave Pitike, u angazhua në studimin e muzikës e të mjekësisë, të astronomisë, të magnetizmit dhe të optikës, shkroi traktate për Homerin, analizoi retorikën, dha mendime për anën irracionale të natyrës së njeriut, vendosi studimine biologjisë në baza të shëndosha eksperimentale, u fut me aftësi në botën e çudtishme të bletëve dhe studioi embrionologjinë. Dihet se ai nxiti dhe plotësoi më tej interesat e mëparshme të Aleksandrit në njohjen e epikës homerike, duke shkruar një libër të veçantë për "Iliadën", të cilën Aleksandri do ta mbante përherë nën jastëk. Homeri, me siguri, do të ketë zënë një vend të veçantë në programin e shkollës së Miezës. Aristoteli, gjithashtu shkroi për nxënësit e vet mjaft pamflete për qeverisjen e shtetit dhe të kolonive dhe u dha atyre mësime në disiplinat e gjeometrisë, të retorikës, të estetikës, si dhe në artin e argumentimit.
Aleksandri mbyllur për katër vjet të tëra në një pallat preriferik, tok me mjaft moshatarë, bij gjeneralësh dhe fisnikësh të Maqedonisë, mori nga mësuesi i madh njohuri të pafundme, që më pas i vlenë shumë. Se sa respekt dhe dashuri ndjente Aleksandri për Arsitotelin, na e shfaqin fjalët e mëposhtme, të cilat mbetën në histori:
"Jetën ia kam borxh tim eti, dhe se si të jetojë mësuesit tim"
Në këto vite kur edukohej Aleksandri, u zgjuan dhe ambiciet e tij, ëndrra e madhe për të zmadhuar Maqedoninë. Dhe një ditë, kur mori vesh se i ati kishte fituar dhe një betejë tjetër, tha me ankim: "Im atë do të mund gjithë armiqtë tanë dhe nuk do të mbetet asnjë që ta mund unë".
3. Burrërimi i Aleksandrit
Aleksandri i Madh në moshën 20 vjeç bëhet Mbret i Maqedonisë.
Ngutej të luftonte dhe të fitonte! Dhe ja ku iu shfaq rasti në të gjashtëmbëdhjetë vjetët e tij. Kishte mbaruar studimet pranë Aristotelit, kur Filipi iku për një fushatë të madhe në Propontidë dhe e la pas si mëkëmbës, mbret të shtetit maqedon. Krerët e Medëve, një fisi të Thrakës, kur morën vesh se Filipi gjendej larg nga Maqedonia, gjetën rastin të ngrinin krye. Aleksandri, në krye të ushtrisë që kishte mbetur në Pellë, marshoi drejt tyre për të qetësuar gjendjen, dhe fitoi betejën.
LEKA, i burrëruar
Një rast i dytë i madh iu paraqit Aleksandrit dy vjet më pas. Athinasit dhe aleatët e tyre, tebanët, vendosën t'u rezistonin planeve të Filipit për të pushtuar Helladën dhe në vitin 338 ushtria e tyre priste ushtrinë maqedone në Keronë. Atje u bë ndeshja e madhe dhe historike e dy ushtrive. Filipi i besoi djalit të tij tetëmbëdhjetë vjeçar t'u printe 2000 kalorësve. Aleksandri luftoi trimërisht, duke përballuar batalionin e tebanëve. Tebanët qëndruan me ngulm sulmeve të tërbuara të kalorësisë maqedone të drejtuar nga Aleksandri, gjersa ranë të gjithë të vdekur. Në atë betejë kishte marrë pjesë edhe athinasi Demosten, oratori më i madh i Helladës, i cili urrente me fanatizëm maqedonët. U detyrua të flakte mburojën dhe heshtën dhe t'ua mbathte këmbëve që të shpëtonte.
Fitorja e maqedonëve ishte e madhe dhe historike. Tani asnjë forcë nuk do të mund t'u kundërvihej që të pushtonin helenët. Pas betejës, Filipi dha urdhër të grumbullonin athinasit e vdekur dhe t'i digjnin.
Kaluan edhe dy vjet prej se Maqedonia vendosi pushtetin mbi Helenët (Grekët). Ishte njëzet vjeç Aleksandri, kur një pasdite mbreti Filip kremtonte dasmën e së bijës Kleopatër në një stadium, kur një maqedon i quajtur Pausania, i paguar nga helenët, ia afrua Filipit dhe i nguli një thikë në zemër.
Maqedonia humbi një mbret të madh. Se Filipi ishte vërtetë një mbret i madh, politikan i zgjuar, gjeneral i shkëlqyer, kishte arritur të pushtonte dhe të shpartallonte armiqtë helenë dhe përgatitej për fushatën kundër Persisë.
Mbret në, moshën njëzet vjeçe, u bë Aleksandri. Pothuaj ende djalë, mori në duar fatin e Maqedonisë Ilire. Ishte vera e vitit 336 p.e.r. .
Maqedonia fillestare e Lekës së Madh
Ishte vetëm 20 vjeç dhe në zemër kishte një lakmi të pamatë për pushtet dhe famë. Aleksandri, i edukuar nga filozofi Aristotel, u ushtrua në armë dhe politikë të përgjithshme nga i ati, me një inteligjencë dhe energji të paparë, krijoi një Perandori Botërore. Sapo hip në fron ai rikonfirmon të drejtat që gëzonte më parë i ati, Komandant Suprem i ushtrisë. Kështu që ai kërkon tu demonstrojë menjëherë popujve të nënshtruar se vdekja e babait të tij, Filip II, nuk e kishte dobësuar forcën e Maqedonisë.
Shtypi pa mëshirë një rebelim në Tebë, banorët e së cilës i shiti si skllevër. Pastaj iu desh të shtypte kryengritjet kalimtare në Iliri, që nga Piluri, afër Korçës, deri në veri në Danub. Bashkëpunimi me Molosët ishte i siguruar në saje të lidhjeve amësore. Mirëpo, me hypjen e tij në fron, armiku i betuar i të atit, Demosteni, formoi sërish një lidhje rivale dhe, madje, i nxiti PersËt që të hidheshin në luftë kundër Aleksandrit, duke e quajtur atë çilimi dhe torollak.
Prandaj Aleksandri marshoi për në Greqi. Athina e dëshpëruar dërgoi ambasadorë që të hynin në bisedime me Aleksandrin. Demosteni ishte njëri prej tyre, mirëpo, nga frika e zemërimit të mbretit, ai i braktisi të tjerët dhe u kthye në Athinë. Sidoqoftë, Aleksandri u paqësua, kurse nderi i Demostenit zuri të lëkundej. Pavarësisht nga përdorimi i kufizuar i forcës prej Aleksandrit dhe kushtet bujare të paqes, shumë nga grekët dhe veçanërisht athinasit, mbetën kundërshtarë të betuar të tij. Mirëpo, Aleksandri kërkoi dhe siguroi mbështetjen besnike të farefisit të tij në përgatitjen e fushatës kundër Persisë.
Aleksandri i Madh – Komandant Suprem
Ai u nis për në Delfi për tu këshilluar me orakullin e Apollos për fatin e fushatës aziatike, por arriti atje në një ditë të ndaluar, e cila konsiderohej e papërshtatshme për orakullin që të jepte parashikimin e saj. Mirëpo, kur ajo nuk pranoi që t’i vinte veshin lajmëtarit të tij, Aleksandri u fut vetë brenda dhe e tërhoqi atë zvarrë në tempull. Rezistenca e saj qe e kotë, më në fund ajo thirri: “Biri im, ti je i papërballueshëm!” Me të dëgjuar këto fjalë, ai e lëshoi, duket se kjo ishte përgjigja e dëshiruar dhe se nuk kishte më nevojë për këshilla të mëtejshme nga perënditë.
4. Kuptimi i emrit - ALEKSANDËR
Emri i Aleksandrit të Madh ka padyshim disa veçori që duhen vu re. Ky emër nuk është përdorë nga helenët para kohës së Aleksandrit që do të thotë se ata e morën këtë emër nga ilirët. Tre personat e parë që kanë përdorë këtë emër janë, Paridi - princ i Trojës, Aleksandri i Epirit, dhe i treti Aleksandri i Madh. Asnjëri nga këta nuk ishte helen, kështuqë së paku emri e ka zanafillën tek dardanët. Dhe së treti, Paridi dhe Aleksandri i Madh, sipas të dhënave para se të lindnin, nënat e tyre kishin parë ëndërra që profetizonin ardhmërinë e këtyre dy heronjve, dhe pjesa e dytë e emrit ngjan më së shumti me "ándërr".
Ky është një emër që ia "dhuruam" gjithë botës, se edhe sot përdoret si nga bota e krishtene edhe ajo islame me modifikime të ndryshme.
Për zbërthimin e kuptimit të emrit - Aleksandër, ka disa varianta, të cilat të përbashkët kanë emrin – Andërr.
Fare e lehtë, po e shqyrtojmë emrin e tij, i cili vjen nga pellazgjishtja e Homerit. Tek Iliada, Homeri thotë se mbreti Priam (Prij + jam, Jam ai që prij) kishte një vajzë me emrin Kasandra, e cila parashikonte të ardhmen dhe kur do të lindte djali, e ëma pa një ëndërr, në të cilën vajza parashikoi që ai do të shkatërronte gjithë botën n luftërat. Dhe meqë kjo ishte një ëndërr e keqe, djalit ia vunë emrin Aleksandër. Pra, Aleksandër - a lig andër, është ëndërr e ligë, e keqe. Pra, emri i tij jep më qartë që ai vinte jo vetëm nga familje me prejardhje pellazge (paraardhësit e Ilirëve), por edhe që emri i tij shqipërohet vetëm me Shqipen e sotme dhe me asnjë gjuhë tjetër në botë, pavarësisht varianteve të ndryshme dhe pavarësisht se s’dihet se cila prej tyre është e saktë.
Etimologjikisht emri Aleksandër rrjedh nga gjuha shqipe që do të thotë: Leka a në andër, ose më ndryshe: Leka është në ëndërr, për shkak se ai kishte ëndërr pushtimin e botës. Lekë është baza e emrit Aleksandër, ndërsa Aleksandër është mbiemër i formuar nga një tog fjalësh shqipe. Më vonë, emri Aleksandër është greqizuar. Por, kurrsesi nuk i është humbur kuptimi që ka në gjuhën shqipe. Vlen të përmendet se në disa fshatra arbëreshe akoma ekziston toponimi Leksandër që i përgjigjet mjaft mirë etimologjisë që përshkruam më sipër.
Një tjetër supozim për etimologjinë e emrit Aleksandër është:
A le si në andërr për shkak se nëna e tij, Myrtali (Olimbia)) shpeshherë kishte parë në ëndërr se do të sillte në këtë botë një djalë që do ta ndryshonte epokën.
*****
Sipas disa studiuesve të huaj Aleksandri i Madh quhej Meriamun Aleksandri, këtë mendim studiuesit e mbështesin në një mbishkrim që është gjetur në Egjypt, ku thuhej në një citim “Meryamun setepenra Aleksandros” (Meriamuni i mbiquajtur Aleksandër). Kjo është një dëshmi që tregon se emri Aleksandër është i mëvonshëm. Ose më mirë të themi që është llagap. Shpesh herë duhet të na punojë logjika e thjeshtë për të mësuar shumë të fshehta të njerëzve në kohën antike.
Mirjamun – Aleksandër - Lekë
Emri i pagëzimit të Aleksandrit ishte Meriamun, një emër që zbërthehet në gjuhën shqipe të dialektit gegë: MER-JAM-UN. Sot, e gjithë popullsia shqiptare e Maqedonisë Veri-Perëndimore thonë: MER JAM UN, që në gjuhës standarde është: MIRË JAM UNË.
1. Po ta ndajmë emrin ALEKSANDËR në tre pjesë do të lexojmë tre fjalë, A-LEKS-ANDËR, që do të thotë: A është fjala e sotme shqipe ËSHTË, LEKS është emri LEK dhe ANDRA është një fjalë e vjetër pellazgje që e përdorin grekët sot, dhe do të thotë BURRË. Pra, emrin ALEKSANDËR do të thotë: LEKA ËSHTË BURRË. Dhe me të vërtetë Leka ishte burrë i madh që mbeti në historinë e botës. Sot shqiptarët emrin Aleksandër e kanë në disa variante si: ALEKS, SANDËR, LEKSANDËR, LEKË = ALEKSANDËR.
Shqiptarët që njihen ne Itali me emrin Arbëreshë dhe në Greqi me emrin Arvanitas në vend të emrit Aleksandër ata përdorin Leksandër. Duhet të dimë që në kohët e lashta njerëzit shpeshherë e humbnin emrin e pagëzimit dhe thirreshin me llagapet e tyre. Më vonë llagapet u bënë mbiemrat e familjeve.
2. Një variant tjetër mund të të jetë për zbërthimin e emrit Aleksandër dhe A-LEKS-ANDËR. Mundet që fjala ANDËR të ketë kuptimin e fjalës ËNDËRR. Pra, LEKA ËSHTË NË ËNDËRR.
Ka mundësi që ketë Llagap ta ketë marrë nga gjeneralët e tij kur Aleksandri deklaronte që do të pushtonte të tërë botën. Dhe ata ndoshta mërmëritni se LEKA ËSHTË NË ËNDËRR. Sot në Greqi ndodhet një ishull me emrin ANDRA. Gjatë një studimi të bërë në vitin 2001 për këtë ishull është zbuluar se ky ishull banohej që në shekullin e XII nga Shqiptarët. Edhe sot ishulli Andra (ËNDRRA) banohet nga 90% e popullsisë që flet në familje gjuhën shqipe, pra nga shqiptarë që njihen me emrin ARVANITË. Ishulli ANDRA ka 27 fshatra shqipfolës, toponime, dhe mbiemrat e familjeve janë të kuptimit të gjuhës shqipe. Ndoshta Llagapi ALEKSANDËR mundet të rrjedhi nga fjalët A + LEKA + ANDËR (A=Asht, pra: ASHT LEKA (NË) ANDËR(R).
3. Varianti i tretë i emrit Aleksandër ndoshta mund të zbërthehet në këtë formë:
A = Asht, LE = Lind, KS = Si, ANDER = Andër, që ka kuptimin: Asht Le Si Andër(gëgërisht) dhe Është Lindur Si Ëndërr (toskërisht), do thotë se, Meriamuni është i bukur si ëndërr, a le si andër e bukur, është lindur si një ëndërr e bukur.
Kështu tri variantet e kuptimit të emrit ALEKSANDËR na japin tre emra kuptimplotë: 1. A LEKA BURRË (ANDRO)=LEKA ËSHTË BURRË,
2. A LEKA NË ANDER=LEKA ËSHTË NË ËNDËRR dhe
3. A LE (K)SI ANDER=ËSHTË LINDUR SI ËNDËRR.
Cili nga këto tri variante është i vërteti? Apo ekzistojnë dhe variante tjera?
Askush nuk mundet të thotë me siguri të plotë, por që emri Aleksandër është me përmbajtje pellazgo-ilire dhe si rrjedhim i kësaj është emër shqiptar, këtë askush nuk mundet ta mohojë, as të huajtë, dhe as shqiptarët e luhatshëm e mendjelehtë.
5. Origjina ilire e Aleksandrit të Madh
Më lartë kemi sjellë origjinat familjare të Filipit II dhe Olimpisë që vijnë nga fiset ilire. Filipi ishte djali i Euridikës, e cila vinte nga fisi ilir i Lynkestëve. Filipi ishte lindur nga një nënë ilire dhe Olimpia nënën dhe babain e kishte ilir. Pra, shkencërisht, Aleksandri i Madh është Ilir (Shqiptar), duke patur parasysh se logjika na shpie se nëna është ajo që përcakton babain e fëmijës. Aleksandri ishte djali i ilirit Filip, nipit të Lynkestëve dhe ilires Olimpia, bijë e fisit ilir të Epirotëve.
Emri i pagëzimit të Aleksandrit ishte Meriamun, një emër që zbërthehet me anë të dialektit gegë të gjuhës shqipe:
Mer+iam+un=MER-JAM-UN. Sot shumica e popullit shqiptar në Maqedoni ende thonë: MEJR JAM UN, që në gjuhës standarde është: MIRË JAM UNË.
Aleksandri ishte mbajtës i Përkrenares Dybrirëshe të Cjapit, që e kishte traditë dhe trashëgim nga Kryeperëndia e Olimpit të Pellazgëve - Zeusi. Më vonë këtë Përkrenare do ta mbante Pirro i Epirit dhe Gjergj Kastrioti - Skënderbeu.
Gjuha që u fliste Aleksandri miqve të tij ishte ilirishtja e dialektit gegë të Maqedonisë. Aleksandri greqishten e mësoi në rini nga Aristoteli.
Leka i Madh në Monedhën e Mbretërisë Shqiptare (1929-1939)
Dijetari i lashtësisë, Straboni (63 p.e.s. – 19 p.e.s.), në serinë prej 17 vëllimesh, të quajtur Geographia, në vëllimin VII shkruan:
“Shqiptarët dhe Maqedonët flasin të njëjtën gjuhë, kanë të njëjtat sjellje në zakonet e tyre, i presin flokët njësoj dhe kanë aq gjëra të tjera të përbashkëta sa janë të shumtë ata që e kuptojnë Maqedoninë deri në Korfuz”.
Sir William Woodthorpe Tarn i Akademisë Britanike njihet botërisht se ka shkruar veprën madhore mbi Aleksandrin (Lekën e Madh), të titulluar: W. W. Tarn, Alexander the Great, Beacon Press, Boston, 1966. Në hyrjen e këtij libri shkruhet:
“Aleksandri kishte nga babai (Filipi II) dhe e ëma e tij (Olimpia) gjak Ilir, domethënë Shqiptar. Filipi II thirri shqiptarin e famshëm Aristotel (384-322 p.e.s.), që kishte mësuar mënyrat e grekërve, për t’i dhënë dituri birit të tij, Lekës”.
Lou Giaffo, shkruan:
“Për të qenë të sigurt, ka pasur një numër të madh shqiptarësh që kanë hijeshuar faqet e historisë, antike e moderne, por ata u kanë shërbyer kryesisht vendeve të tjera – dhe këto vende i kanë përvetësuar si të tyret. Aleksandri i Madh, për shembull, ishte shqiptar puro nga ana e nënës (Olimpia ishte një princeshë epirote) dhe iu desh ta pushtonte Greqinë disa herë derisa grekët e pranuan si të vetin.”
Mary Edith Durham, shkruan:
“Që nga fillimi që dimë, gadishulli ishte i banuar nga thrakët, maqedonët dhe ilirët – popuj të egër, jo-grekë: një masë e fisesh të egra të drejtuara nga prijës. Ata duket të kenë qenë ngushtësisht të afërt në racë. Forma e të folursë së tyre është e panjohur. “Nëse trakët” thoshte Herodotus “do të ishin nën qeverisjen e një individi të vetëm ose të bashkuar mes tyre, fuqia e tyre, sipas mendimit tim, do t’i bënte ata të pathyeshëm, por kjo është diçka e pamundur.”
Henry Fanshawe Tozer, shkruan:
“Heronjtë historikë të Shqipërisë janë Aleksandri i Madh, Pirroja dhe Skënderbeu dhe në kohërat moderne, nëse është e lejueshme të përmendim një që në njëfarë mënyre ka lidhje me këta emra të mëdhenj-Ali Pashë Tepelena. E gjitha kjo është në mënyrë intersante në historinë e vendeve rreth tyre; pjesa tjetër është një seri pushtimesh të përkohshme dhe sulmesh barbare, efektet e të cilëve ishin kalimtarë dhe nuk kanë influencuar në mënyrë të qëndrueshme as njerëzit vetë e as racat fqinje. Aleksandri ishte i lidhur me Shqipërinë nëpërmjet nënës së tij Olimpia, e cila ishte një princeshë epirote...”
George Gordon N. Byron, pohon se:
Aleksandri i Madh lindi në Pella të Maqedonisë, por afërsia e saj me Shqipërinë moderne dhe fakti që nëna e tij Olimpia i përkiste derës mbretërore të Epirit, janë një përligjje e mjaftueshme për pikshikimin poetik ndaj tij si të kishte lindur në Shqipëri.
Wadham Peacock, shkruan:
“Pak më vonë Aleksandri, mbreti i mollosëve, në jug të Shqipërisë, kreu një ekspeditë në Itali dhe në këtë mënyrë e vuri Romën në kontakt me brigjet e përtejme të Adriatikut. Të gjitha këto mbretëri të vogla ishin qartësisht ndarje të thjeshta të së njëjtës racë dhe ishin të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Motra e Aleksandrit, mbretit të mollosëve, ishte nëna e Aleksandrit të madh; burrat që marshuan në Babiloni, Persi dhe Indi ishin stërgjyshërit e shqiptarëve dhe Epiri e Iliria ndanë mes tyre konfuzionin që pasoi nga vdekja e pushtuesit të madh, i cili e kishte deklaruar veten si shqiptar, madje me një drejtësi të lartë.
Pirro, mbreti luftëtar i Epirit, ishte padyshim një shqiptar dhe rreth 60 vjet pas vdekjes së tij, Agroni u shfaq nga pështjellimi si mbret i mbretërisë së Bardhylit dhe gjithashtu të Epirit. Ashtu si kushëriri i tij, Aleksandri i Madh, ai ishte një luftëtar i klasit të parë dhe po ashtu si ai, ai vdiq pas një dehje të rëndë, duke lënë një vejushë, Teutën, e cila ishte një grua me forcë të madhe karakteri.”
George Fred Williams, shkruan:
“Nuk është çudi në se njerëzit që kanë studiuar gjuhën Shqipe të thonë se kjo është gjuha origjnale e Homerit dhe që grekërit e morën nga poetët Pellazgjike të shumtën e këngëve të trimërive dhe ato heroike. Sa dituri e madhe e pret arkeologun kur toka Shqiptare do të hapi thesarin e historisë Pellzagjike! Këta dhe shumë rrjedhime të tjera provojnë që Shqiptarët sot janë mbi tokën e të parëve dhe flasin gjuhën e stërgjyshëve të tyre. Edhe përpara se dega helene të njihej në malet e Thesalisë, Shkodra, qyteti kryesor i Shqipërisë, qe pa dyshim kryeqyteti i mbretërisë madhështore të Ilirisë.
1. Fëmijëria e Lekës së Madh
Në vitin 356, në një mbrëmje korriku, në qytetin Pella të Maqedonisë, u lind një foshnjë, që njëzet e dy vjet më vonë, do të pushtojë Azinë dhe do të shkatërronte shtetin e pafund, të pasur dhe të plotfuqishëm të Persianëve. Kjo foshnjë ishte Aleksandri i Madh.
Kjo datë ka mbetur e fiksuar sepse atë natë u dogj tempulli i njohur i perëndeshës Diana të Efesianëve. Plutarku shkruante se, të gjitha falltaret e Efesit, pasi vështruan rrënojat e tempullit, rendën nëpër rrugë duke thirrur: …”ky ishte sinjali i lindjes së atij që do të shkatërronte të gjithë Azinë”.
I njohur ndër Shqiptarët si Leka i Madh, Aleksandri ka qenë biri i mbretit Filip II i Maqedonisë dhe i gruas së tij të katërt, princeshës epirote – Olimpisë., e cila konsiderohet si njëra ndër gratë më të shquara të Antikitetit. Në vitet 331-317, në kohën kur erdhi në fron një kushëri i saj, Aikidi, Olimpia u bë bashkësunduese me të në fronin e Epirit.
LEKA, Nxënës
Aleksandri trashëgoi virtytet e të dy prindërve. Ishte mesatar në shtat, me flokë kaçurrel, me sy të bukur dhe një fytyrë të qetë e serioze njëherësh. Por ajo që e karakterizonte më tepër ishte zgjuarësia dhe trimëria. Këto dy virtyte i rrëfeu që nga mosha shumë e vogël. Ashtu si Napoleoni, Aleksandri ishte disi i shkurtër, biond, me një çehre të kuqërremtë në fytyrë dhe, sipas historianëve, njërin sy e kishte të zi si nata dhe tjetrin të kaltër si qielli.
Djal i mbretit Filip II i Maqedonisë dhe priceshës Myrtale (Mietale), që pas martesës u quajt Olimpia, e bija e Neoptolemit të Epirit. Nga e ëma, ishte shumë i bukur, ai kishte fituar karakter të fortë sundimtari, kurse nga Aristoteli, mësuesi i tij maqedonas, dijen dhe kulturën mbi qytetërimet e vjetra. Ai e kaloi edhe një pjesë të fëmijërisë së tij, te daja në Epir.
Aleksandri i Madh i Maqedonisë
Aleksandri ishte frut i menjëhershëm i pasionit të zjarrtë të dashurisë së Filipit me Olimpinë, dhe ndoshta i vetmi. Lufta dhe politika e larguan shpejt Filipin nga Olimpia. Aleksandri mbeti nën kujdesin e nënës gjatë viteve të fëmijërisë dhe të adoleshencës së hershme. Ai u mësua të këndonte dhe t'i binte lirës, çka do të ishin kënaqësi gjatë gjithë jetës së tij; mësoi të gjuante dhe saherë që do të ishte i lirë ai do të gjuante arinj, luaj, zogj e dhelpra; u mësua dhe u praktikua me ritualet e mikpritjes dhe që kur ishte djalë dhjetëvjeçar e më tej ai do të shquhej për sjelljen e mirë, me të cilën priste vizitorët në oborr; ai natyrisht u mësua të kalëronte, kali i tij i famshëm Bukefali, i cili do ta çonte nëpër beteja për njëzet vjet me radhë, është një nga elementet më të çuditshme të legjendës së Aleksandrit. Dhe, më në fund, pas gjithë këtyre ai filloi edukimin zyrtar në debatin filozofik dhe në poezinë epike.
Aleksandri adhuronte jashtë mase Iliadën dhe heroin legjendar, Akilin. Gjatë tërë jetës e ëma e drejtonte në rrugën e lavdisë së përjetshme. Olimpia i thoshte shpesh: “Ti je si Akili, i dënuar nga madhështia jote”. Jeta e tij u ndërlikua kur Filipi, i sapo ndarë nga Olimpia, bëri një djalë tjetër me gruan e re, Euridikën. Atëherë, kur froni për të nuk ishte më aq i sigurtë, u largua bashkë me të ëmën në pallatin mbretëror të Epirit ku festoi edhe martesën e dajës së tij, mbretit të Epirit, të atin e Pirros së Epirit. Më pas shkoi në Iliri për të organizuar një paraqitje të armatosur kundër të atit, që kishte ndër mend t’ia linte pushtetin djalit të tij të dytë. Pak kohë pas largimit Filipi II vritet dhe Aleksandri u shpall mbret, sepse djali i dytë ishte ende foshnje.
Leka i Madh
Aleksandri ishte dymbëdhjetë vjeç, kur një mik i Filipit, Dimarati nga Korinthi, i fali një kalë të fuqishëm, krenar dhe të pashtruar - Bukefalin. Në oborrin e pallatit u grumbulluan shumë miq të mbretit dhe e admironin kalin e mrekullueshëm. Dikush prej tyre donte t'a shalonte. Por Bukefali u egërsua, tundi këmbët e pasme dhe miku i mbretit vrapoi të largohej për të shpëtuar.
-Për Zojsin (Zeusin)! - i thirri atëherë Filipi Dimaratit, - kali që më fale është vërtetë i shkëlqyer, por është kaq i egër sa kam frikë se askush nuk do të mund t'a zbusë.
Një nga oficerët e mbretit shkoi këmbëngulës drejt Bukefalit, rrëmbeu frerët dhe u përpoq t'i kërcente në shpinë. Por kali hingëlliu egër, u shkund, u ngrit përpjetë mbi këmbët e pasme dhe oficeri ua mbathi këmbëve që të shpëtonte.
Njëri pas tjetrit provuan pothuaj të tërë ta zbutnin Bukefalin. Një mund i kotë. Nuk do të gjendej askush që të nënshtronte kalin krenar dhe idhnak. Dhe atëherë panë të gjithë Aleksandrin e vogël të ngrihej nga vendi dhe të shkonte me guxim drejt kalit krenar.
-Aleksandër!, - i thirri Filipi, - Mos o bir! Kij mendjen!
Por Aleksandri bëri përpara pa ngurrimin më të vogël dhe kapi me kurajë frerët e Bukefalit. Kishte vënë re diçka që askush nuk e kishte parë. Kali trembej duke vështruar hijen e vet, prandaj egërsohej dhe nuk linte askënd t'i afrohej. Aleksandri ktheu kryet e kalit nga dielli, që të mos i binte hija përpara dhe me guxim e shkathtësi i kërceu në shpinë. Të gjithë panë me habi Bukefalin të rrinte urtë e palëvizur si qengj!
-Të lumtë! Të lumtë Aleksandër!, - shpërthyen britmat e vetvetishme triumfuese.
Filipi mbushur me krenari për të bëmën e birit, vrapoi pranë tij, e përqafoi i mallëngjyer, e puthi dhe i tha:
- Biri im, përpiqu të gjesh një mbretëri të madhe që të të shkojë për shtat. Maqedonia është shumë e vogël për ty! Fjalë profetike, që e ardhmja do t'i vërtetonte.
2. Edukimi i Aleksandrit
Filipi pajtoi mësuesit më të mirë për Lekën. Ky mësoi të fliste, të shkruante e te lexonte në greqisht, ashtu siç bënë edhe shumë shqiptarë të kulturuar njëzet e dy shekuj më vonë. Mirëpo, për shkak të antipatisë së ndërsjelltë midis Filipit dhe grekëve, përgjegjësit e drejtperdrejtë për edukimin e Aleksandrit nuk ishin grekë. Dy prej tyre ishin Leonidha, një farefis i nënës së tij molose, Olimpias, dhe Lisimaku, arkanani nga krahina e Dodonës pellazge. Më vonë, Aleksandri deklaroi se Leonidha i rreptë e kishte bërë të fortë e të qëndrueshëm, duke e pajisur me dy “kuzhinierë” të shkëlqyer: një marshim gjatë natës, për të shijuar mëngjesin dhe një mëngjes të pakët, për të shijuar drekën.
Më në fund Filipi vendosi që Aleksandri të edukohet nga Aristoteli, një filozof maqedon nga qyteti Stagira, nxënës i Platonit. Filipi e solli atë në oborrin mbretëror dhe nën drejtimin e tij hapi një shkollë në Mieza, një vend i bukur pranë kryeqytetit Pella. Në atë shkollë Aleksandri dhe një grup fisnikësh të rinj maqedonë studiuan për tre vjet.
Aristotelit, filozofit dhe logjicistit më të shquar të kohës së tij, Filipi i dërgoi fjalë që të vinte e t’i jepte të birit mësime në Moral, Politikë, Mjekësi dhe Filozofi ose Metafizikë. Është me interes të vihet në dukje se, vetë Aristoteli (384-322 p.e.s.) kishte lindur në Stagira të Maqedonisë, në lindje te Selanikut. I ati i tij kishte qenë mjek i oborrit të të atit të Filipit, mbretit Aminta II. Pra, maqedonasi Aristotel ishte si në shtëpinë e vet në oborrin maqedonas, deri në moshën 17-vjeçare, kur shkoi në Athinë dhe u bë student i Platonit.
Në vitin 342 p.e.s., Aristoteli u kthye në Maqedoni si tutor i Aleksandrit 13-vjeçar dhe ndejti aty 7 vjet. Ndikimi i Aristotelit gjatë këtyre viteve të formimit dëshmohet nga një letër, të cilën Aleksandri ia dërgon më vonë ish-tutorit të tij. “Do të doja më shumë të shquhesha në dituri, sesa në pushtet e në sundim”. Megjithatë, Leka i Madh e identifikonte veten me heronjtë e lashtë të Homerit, i bindur se ishte një pasardhës i Herakliut (Herkulit), nga ana e babait, dhe i Akilit nga ana e nënës.
Poezia epike nënkuptonte Homerin. Përshkrimi i tij për të kaluarën heroike të Greqisë në dy poemat e famshme, Iliadën dhe Odisenë, do të ndikonte shumë tek Aleksandri dhe do të përcaktonte drejtimin e jetës së tij. Mospërfillja e rrezikut, rendja pas aventurës, sfidat dramatike për dyluftim, guximi i çartuar edhe përpara vdekjes - këto ishin mesazhet e kanunit homerik, që e pushtuan imagjinatën e Aleksandrit qysh në fëmijëri. Veprimi i tij i parë, kur do të hynte në Azi, do të ishin flijimet që do të bënte në Trojë, nga tempulli i së cilës do të merrte parzmoren e shenjtë, që do ta mbante gjatë gjithë fushatës së tij në Lindje. Ndikimi i epikës homerike u ndërthur me ndikimin e besimeve ekstreme, fetare dhe ekscentrike të nënës së tij.
Aleksandri (majtas) dhe Aristoteli (djathtas)
Aleksandri i Madh kishte mësues filozofin e dijetarin e madh me origjinë ilire të lashtësisë – Aristotelin, në shqip: aristokrat Telin, i cili Lekës së Madh ia mësoi retorikën, letërsinë, mjekësinë dhe filozofinë. Filipi II-, mbreti i Makedhonisë illire - babai i Lekës së Madh, e autorizoi dijetarin më të madh të botës antike, filozofin e madh – Aristo Telin, që të ia mësoië, arsimojë dhe edukojë – Lekën e ri. Leka i Madh, ishte nxënësi i AristoTelit – po në cilën gjuhë mësoi Leka i Madh (Aleksandri i Madh), përveçse në hqkipen skolastike illire. Aristo Teli = Zoti Teli (zotëri Teli), aristo ishte titulli aristokrat, kurse Teli, ishte emri i tij, si symbolizim linguistiko-filozofik – Tel – mendje tel – mendjehollë –i mënçuri.
ALEKSANDRI, Student
Aristoteli është një filozof i madh për botën moderne, themelues i shkollës së empirizmit. Ai shkroi libra mbi organizimin dhe rendet kushtetuese të njëqind e pesdhjetë shteteve e qytet-shteteve të ndryshme, botoi jetëshkrimet e fituesve të lojërave Pitike, u angazhua në studimin e muzikës e të mjekësisë, të astronomisë, të magnetizmit dhe të optikës, shkroi traktate për Homerin, analizoi retorikën, dha mendime për anën irracionale të natyrës së njeriut, vendosi studimine biologjisë në baza të shëndosha eksperimentale, u fut me aftësi në botën e çudtishme të bletëve dhe studioi embrionologjinë. Dihet se ai nxiti dhe plotësoi më tej interesat e mëparshme të Aleksandrit në njohjen e epikës homerike, duke shkruar një libër të veçantë për "Iliadën", të cilën Aleksandri do ta mbante përherë nën jastëk. Homeri, me siguri, do të ketë zënë një vend të veçantë në programin e shkollës së Miezës. Aristoteli, gjithashtu shkroi për nxënësit e vet mjaft pamflete për qeverisjen e shtetit dhe të kolonive dhe u dha atyre mësime në disiplinat e gjeometrisë, të retorikës, të estetikës, si dhe në artin e argumentimit.
Aleksandri mbyllur për katër vjet të tëra në një pallat preriferik, tok me mjaft moshatarë, bij gjeneralësh dhe fisnikësh të Maqedonisë, mori nga mësuesi i madh njohuri të pafundme, që më pas i vlenë shumë. Se sa respekt dhe dashuri ndjente Aleksandri për Arsitotelin, na e shfaqin fjalët e mëposhtme, të cilat mbetën në histori:
"Jetën ia kam borxh tim eti, dhe se si të jetojë mësuesit tim"
Në këto vite kur edukohej Aleksandri, u zgjuan dhe ambiciet e tij, ëndrra e madhe për të zmadhuar Maqedoninë. Dhe një ditë, kur mori vesh se i ati kishte fituar dhe një betejë tjetër, tha me ankim: "Im atë do të mund gjithë armiqtë tanë dhe nuk do të mbetet asnjë që ta mund unë".
3. Burrërimi i Aleksandrit
Aleksandri i Madh në moshën 20 vjeç bëhet Mbret i Maqedonisë.
Ngutej të luftonte dhe të fitonte! Dhe ja ku iu shfaq rasti në të gjashtëmbëdhjetë vjetët e tij. Kishte mbaruar studimet pranë Aristotelit, kur Filipi iku për një fushatë të madhe në Propontidë dhe e la pas si mëkëmbës, mbret të shtetit maqedon. Krerët e Medëve, një fisi të Thrakës, kur morën vesh se Filipi gjendej larg nga Maqedonia, gjetën rastin të ngrinin krye. Aleksandri, në krye të ushtrisë që kishte mbetur në Pellë, marshoi drejt tyre për të qetësuar gjendjen, dhe fitoi betejën.
LEKA, i burrëruar
Një rast i dytë i madh iu paraqit Aleksandrit dy vjet më pas. Athinasit dhe aleatët e tyre, tebanët, vendosën t'u rezistonin planeve të Filipit për të pushtuar Helladën dhe në vitin 338 ushtria e tyre priste ushtrinë maqedone në Keronë. Atje u bë ndeshja e madhe dhe historike e dy ushtrive. Filipi i besoi djalit të tij tetëmbëdhjetë vjeçar t'u printe 2000 kalorësve. Aleksandri luftoi trimërisht, duke përballuar batalionin e tebanëve. Tebanët qëndruan me ngulm sulmeve të tërbuara të kalorësisë maqedone të drejtuar nga Aleksandri, gjersa ranë të gjithë të vdekur. Në atë betejë kishte marrë pjesë edhe athinasi Demosten, oratori më i madh i Helladës, i cili urrente me fanatizëm maqedonët. U detyrua të flakte mburojën dhe heshtën dhe t'ua mbathte këmbëve që të shpëtonte.
Fitorja e maqedonëve ishte e madhe dhe historike. Tani asnjë forcë nuk do të mund t'u kundërvihej që të pushtonin helenët. Pas betejës, Filipi dha urdhër të grumbullonin athinasit e vdekur dhe t'i digjnin.
Kaluan edhe dy vjet prej se Maqedonia vendosi pushtetin mbi Helenët (Grekët). Ishte njëzet vjeç Aleksandri, kur një pasdite mbreti Filip kremtonte dasmën e së bijës Kleopatër në një stadium, kur një maqedon i quajtur Pausania, i paguar nga helenët, ia afrua Filipit dhe i nguli një thikë në zemër.
Maqedonia humbi një mbret të madh. Se Filipi ishte vërtetë një mbret i madh, politikan i zgjuar, gjeneral i shkëlqyer, kishte arritur të pushtonte dhe të shpartallonte armiqtë helenë dhe përgatitej për fushatën kundër Persisë.
Mbret në, moshën njëzet vjeçe, u bë Aleksandri. Pothuaj ende djalë, mori në duar fatin e Maqedonisë Ilire. Ishte vera e vitit 336 p.e.r. .
Maqedonia fillestare e Lekës së Madh
Ishte vetëm 20 vjeç dhe në zemër kishte një lakmi të pamatë për pushtet dhe famë. Aleksandri, i edukuar nga filozofi Aristotel, u ushtrua në armë dhe politikë të përgjithshme nga i ati, me një inteligjencë dhe energji të paparë, krijoi një Perandori Botërore. Sapo hip në fron ai rikonfirmon të drejtat që gëzonte më parë i ati, Komandant Suprem i ushtrisë. Kështu që ai kërkon tu demonstrojë menjëherë popujve të nënshtruar se vdekja e babait të tij, Filip II, nuk e kishte dobësuar forcën e Maqedonisë.
Shtypi pa mëshirë një rebelim në Tebë, banorët e së cilës i shiti si skllevër. Pastaj iu desh të shtypte kryengritjet kalimtare në Iliri, që nga Piluri, afër Korçës, deri në veri në Danub. Bashkëpunimi me Molosët ishte i siguruar në saje të lidhjeve amësore. Mirëpo, me hypjen e tij në fron, armiku i betuar i të atit, Demosteni, formoi sërish një lidhje rivale dhe, madje, i nxiti PersËt që të hidheshin në luftë kundër Aleksandrit, duke e quajtur atë çilimi dhe torollak.
Prandaj Aleksandri marshoi për në Greqi. Athina e dëshpëruar dërgoi ambasadorë që të hynin në bisedime me Aleksandrin. Demosteni ishte njëri prej tyre, mirëpo, nga frika e zemërimit të mbretit, ai i braktisi të tjerët dhe u kthye në Athinë. Sidoqoftë, Aleksandri u paqësua, kurse nderi i Demostenit zuri të lëkundej. Pavarësisht nga përdorimi i kufizuar i forcës prej Aleksandrit dhe kushtet bujare të paqes, shumë nga grekët dhe veçanërisht athinasit, mbetën kundërshtarë të betuar të tij. Mirëpo, Aleksandri kërkoi dhe siguroi mbështetjen besnike të farefisit të tij në përgatitjen e fushatës kundër Persisë.
Aleksandri i Madh – Komandant Suprem
Ai u nis për në Delfi për tu këshilluar me orakullin e Apollos për fatin e fushatës aziatike, por arriti atje në një ditë të ndaluar, e cila konsiderohej e papërshtatshme për orakullin që të jepte parashikimin e saj. Mirëpo, kur ajo nuk pranoi që t’i vinte veshin lajmëtarit të tij, Aleksandri u fut vetë brenda dhe e tërhoqi atë zvarrë në tempull. Rezistenca e saj qe e kotë, më në fund ajo thirri: “Biri im, ti je i papërballueshëm!” Me të dëgjuar këto fjalë, ai e lëshoi, duket se kjo ishte përgjigja e dëshiruar dhe se nuk kishte më nevojë për këshilla të mëtejshme nga perënditë.
4. Kuptimi i emrit - ALEKSANDËR
Emri i Aleksandrit të Madh ka padyshim disa veçori që duhen vu re. Ky emër nuk është përdorë nga helenët para kohës së Aleksandrit që do të thotë se ata e morën këtë emër nga ilirët. Tre personat e parë që kanë përdorë këtë emër janë, Paridi - princ i Trojës, Aleksandri i Epirit, dhe i treti Aleksandri i Madh. Asnjëri nga këta nuk ishte helen, kështuqë së paku emri e ka zanafillën tek dardanët. Dhe së treti, Paridi dhe Aleksandri i Madh, sipas të dhënave para se të lindnin, nënat e tyre kishin parë ëndërra që profetizonin ardhmërinë e këtyre dy heronjve, dhe pjesa e dytë e emrit ngjan më së shumti me "ándërr".
Ky është një emër që ia "dhuruam" gjithë botës, se edhe sot përdoret si nga bota e krishtene edhe ajo islame me modifikime të ndryshme.
Për zbërthimin e kuptimit të emrit - Aleksandër, ka disa varianta, të cilat të përbashkët kanë emrin – Andërr.
Fare e lehtë, po e shqyrtojmë emrin e tij, i cili vjen nga pellazgjishtja e Homerit. Tek Iliada, Homeri thotë se mbreti Priam (Prij + jam, Jam ai që prij) kishte një vajzë me emrin Kasandra, e cila parashikonte të ardhmen dhe kur do të lindte djali, e ëma pa një ëndërr, në të cilën vajza parashikoi që ai do të shkatërronte gjithë botën n luftërat. Dhe meqë kjo ishte një ëndërr e keqe, djalit ia vunë emrin Aleksandër. Pra, Aleksandër - a lig andër, është ëndërr e ligë, e keqe. Pra, emri i tij jep më qartë që ai vinte jo vetëm nga familje me prejardhje pellazge (paraardhësit e Ilirëve), por edhe që emri i tij shqipërohet vetëm me Shqipen e sotme dhe me asnjë gjuhë tjetër në botë, pavarësisht varianteve të ndryshme dhe pavarësisht se s’dihet se cila prej tyre është e saktë.
Etimologjikisht emri Aleksandër rrjedh nga gjuha shqipe që do të thotë: Leka a në andër, ose më ndryshe: Leka është në ëndërr, për shkak se ai kishte ëndërr pushtimin e botës. Lekë është baza e emrit Aleksandër, ndërsa Aleksandër është mbiemër i formuar nga një tog fjalësh shqipe. Më vonë, emri Aleksandër është greqizuar. Por, kurrsesi nuk i është humbur kuptimi që ka në gjuhën shqipe. Vlen të përmendet se në disa fshatra arbëreshe akoma ekziston toponimi Leksandër që i përgjigjet mjaft mirë etimologjisë që përshkruam më sipër.
Një tjetër supozim për etimologjinë e emrit Aleksandër është:
A le si në andërr për shkak se nëna e tij, Myrtali (Olimbia)) shpeshherë kishte parë në ëndërr se do të sillte në këtë botë një djalë që do ta ndryshonte epokën.
*****
Sipas disa studiuesve të huaj Aleksandri i Madh quhej Meriamun Aleksandri, këtë mendim studiuesit e mbështesin në një mbishkrim që është gjetur në Egjypt, ku thuhej në një citim “Meryamun setepenra Aleksandros” (Meriamuni i mbiquajtur Aleksandër). Kjo është një dëshmi që tregon se emri Aleksandër është i mëvonshëm. Ose më mirë të themi që është llagap. Shpesh herë duhet të na punojë logjika e thjeshtë për të mësuar shumë të fshehta të njerëzve në kohën antike.
Mirjamun – Aleksandër - Lekë
Emri i pagëzimit të Aleksandrit ishte Meriamun, një emër që zbërthehet në gjuhën shqipe të dialektit gegë: MER-JAM-UN. Sot, e gjithë popullsia shqiptare e Maqedonisë Veri-Perëndimore thonë: MER JAM UN, që në gjuhës standarde është: MIRË JAM UNË.
1. Po ta ndajmë emrin ALEKSANDËR në tre pjesë do të lexojmë tre fjalë, A-LEKS-ANDËR, që do të thotë: A është fjala e sotme shqipe ËSHTË, LEKS është emri LEK dhe ANDRA është një fjalë e vjetër pellazgje që e përdorin grekët sot, dhe do të thotë BURRË. Pra, emrin ALEKSANDËR do të thotë: LEKA ËSHTË BURRË. Dhe me të vërtetë Leka ishte burrë i madh që mbeti në historinë e botës. Sot shqiptarët emrin Aleksandër e kanë në disa variante si: ALEKS, SANDËR, LEKSANDËR, LEKË = ALEKSANDËR.
Shqiptarët që njihen ne Itali me emrin Arbëreshë dhe në Greqi me emrin Arvanitas në vend të emrit Aleksandër ata përdorin Leksandër. Duhet të dimë që në kohët e lashta njerëzit shpeshherë e humbnin emrin e pagëzimit dhe thirreshin me llagapet e tyre. Më vonë llagapet u bënë mbiemrat e familjeve.
2. Një variant tjetër mund të të jetë për zbërthimin e emrit Aleksandër dhe A-LEKS-ANDËR. Mundet që fjala ANDËR të ketë kuptimin e fjalës ËNDËRR. Pra, LEKA ËSHTË NË ËNDËRR.
Ka mundësi që ketë Llagap ta ketë marrë nga gjeneralët e tij kur Aleksandri deklaronte që do të pushtonte të tërë botën. Dhe ata ndoshta mërmëritni se LEKA ËSHTË NË ËNDËRR. Sot në Greqi ndodhet një ishull me emrin ANDRA. Gjatë një studimi të bërë në vitin 2001 për këtë ishull është zbuluar se ky ishull banohej që në shekullin e XII nga Shqiptarët. Edhe sot ishulli Andra (ËNDRRA) banohet nga 90% e popullsisë që flet në familje gjuhën shqipe, pra nga shqiptarë që njihen me emrin ARVANITË. Ishulli ANDRA ka 27 fshatra shqipfolës, toponime, dhe mbiemrat e familjeve janë të kuptimit të gjuhës shqipe. Ndoshta Llagapi ALEKSANDËR mundet të rrjedhi nga fjalët A + LEKA + ANDËR (A=Asht, pra: ASHT LEKA (NË) ANDËR(R).
3. Varianti i tretë i emrit Aleksandër ndoshta mund të zbërthehet në këtë formë:
A = Asht, LE = Lind, KS = Si, ANDER = Andër, që ka kuptimin: Asht Le Si Andër(gëgërisht) dhe Është Lindur Si Ëndërr (toskërisht), do thotë se, Meriamuni është i bukur si ëndërr, a le si andër e bukur, është lindur si një ëndërr e bukur.
Kështu tri variantet e kuptimit të emrit ALEKSANDËR na japin tre emra kuptimplotë: 1. A LEKA BURRË (ANDRO)=LEKA ËSHTË BURRË,
2. A LEKA NË ANDER=LEKA ËSHTË NË ËNDËRR dhe
3. A LE (K)SI ANDER=ËSHTË LINDUR SI ËNDËRR.
Cili nga këto tri variante është i vërteti? Apo ekzistojnë dhe variante tjera?
Askush nuk mundet të thotë me siguri të plotë, por që emri Aleksandër është me përmbajtje pellazgo-ilire dhe si rrjedhim i kësaj është emër shqiptar, këtë askush nuk mundet ta mohojë, as të huajtë, dhe as shqiptarët e luhatshëm e mendjelehtë.
5. Origjina ilire e Aleksandrit të Madh
Më lartë kemi sjellë origjinat familjare të Filipit II dhe Olimpisë që vijnë nga fiset ilire. Filipi ishte djali i Euridikës, e cila vinte nga fisi ilir i Lynkestëve. Filipi ishte lindur nga një nënë ilire dhe Olimpia nënën dhe babain e kishte ilir. Pra, shkencërisht, Aleksandri i Madh është Ilir (Shqiptar), duke patur parasysh se logjika na shpie se nëna është ajo që përcakton babain e fëmijës. Aleksandri ishte djali i ilirit Filip, nipit të Lynkestëve dhe ilires Olimpia, bijë e fisit ilir të Epirotëve.
Emri i pagëzimit të Aleksandrit ishte Meriamun, një emër që zbërthehet me anë të dialektit gegë të gjuhës shqipe:
Mer+iam+un=MER-JAM-UN. Sot shumica e popullit shqiptar në Maqedoni ende thonë: MEJR JAM UN, që në gjuhës standarde është: MIRË JAM UNË.
Aleksandri ishte mbajtës i Përkrenares Dybrirëshe të Cjapit, që e kishte traditë dhe trashëgim nga Kryeperëndia e Olimpit të Pellazgëve - Zeusi. Më vonë këtë Përkrenare do ta mbante Pirro i Epirit dhe Gjergj Kastrioti - Skënderbeu.
Gjuha që u fliste Aleksandri miqve të tij ishte ilirishtja e dialektit gegë të Maqedonisë. Aleksandri greqishten e mësoi në rini nga Aristoteli.
Leka i Madh në Monedhën e Mbretërisë Shqiptare (1929-1939)
Dijetari i lashtësisë, Straboni (63 p.e.s. – 19 p.e.s.), në serinë prej 17 vëllimesh, të quajtur Geographia, në vëllimin VII shkruan:
“Shqiptarët dhe Maqedonët flasin të njëjtën gjuhë, kanë të njëjtat sjellje në zakonet e tyre, i presin flokët njësoj dhe kanë aq gjëra të tjera të përbashkëta sa janë të shumtë ata që e kuptojnë Maqedoninë deri në Korfuz”.
Sir William Woodthorpe Tarn i Akademisë Britanike njihet botërisht se ka shkruar veprën madhore mbi Aleksandrin (Lekën e Madh), të titulluar: W. W. Tarn, Alexander the Great, Beacon Press, Boston, 1966. Në hyrjen e këtij libri shkruhet:
“Aleksandri kishte nga babai (Filipi II) dhe e ëma e tij (Olimpia) gjak Ilir, domethënë Shqiptar. Filipi II thirri shqiptarin e famshëm Aristotel (384-322 p.e.s.), që kishte mësuar mënyrat e grekërve, për t’i dhënë dituri birit të tij, Lekës”.
Lou Giaffo, shkruan:
“Për të qenë të sigurt, ka pasur një numër të madh shqiptarësh që kanë hijeshuar faqet e historisë, antike e moderne, por ata u kanë shërbyer kryesisht vendeve të tjera – dhe këto vende i kanë përvetësuar si të tyret. Aleksandri i Madh, për shembull, ishte shqiptar puro nga ana e nënës (Olimpia ishte një princeshë epirote) dhe iu desh ta pushtonte Greqinë disa herë derisa grekët e pranuan si të vetin.”
Mary Edith Durham, shkruan:
“Që nga fillimi që dimë, gadishulli ishte i banuar nga thrakët, maqedonët dhe ilirët – popuj të egër, jo-grekë: një masë e fisesh të egra të drejtuara nga prijës. Ata duket të kenë qenë ngushtësisht të afërt në racë. Forma e të folursë së tyre është e panjohur. “Nëse trakët” thoshte Herodotus “do të ishin nën qeverisjen e një individi të vetëm ose të bashkuar mes tyre, fuqia e tyre, sipas mendimit tim, do t’i bënte ata të pathyeshëm, por kjo është diçka e pamundur.”
Henry Fanshawe Tozer, shkruan:
“Heronjtë historikë të Shqipërisë janë Aleksandri i Madh, Pirroja dhe Skënderbeu dhe në kohërat moderne, nëse është e lejueshme të përmendim një që në njëfarë mënyre ka lidhje me këta emra të mëdhenj-Ali Pashë Tepelena. E gjitha kjo është në mënyrë intersante në historinë e vendeve rreth tyre; pjesa tjetër është një seri pushtimesh të përkohshme dhe sulmesh barbare, efektet e të cilëve ishin kalimtarë dhe nuk kanë influencuar në mënyrë të qëndrueshme as njerëzit vetë e as racat fqinje. Aleksandri ishte i lidhur me Shqipërinë nëpërmjet nënës së tij Olimpia, e cila ishte një princeshë epirote...”
George Gordon N. Byron, pohon se:
Aleksandri i Madh lindi në Pella të Maqedonisë, por afërsia e saj me Shqipërinë moderne dhe fakti që nëna e tij Olimpia i përkiste derës mbretërore të Epirit, janë një përligjje e mjaftueshme për pikshikimin poetik ndaj tij si të kishte lindur në Shqipëri.
Wadham Peacock, shkruan:
“Pak më vonë Aleksandri, mbreti i mollosëve, në jug të Shqipërisë, kreu një ekspeditë në Itali dhe në këtë mënyrë e vuri Romën në kontakt me brigjet e përtejme të Adriatikut. Të gjitha këto mbretëri të vogla ishin qartësisht ndarje të thjeshta të së njëjtës racë dhe ishin të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Motra e Aleksandrit, mbretit të mollosëve, ishte nëna e Aleksandrit të madh; burrat që marshuan në Babiloni, Persi dhe Indi ishin stërgjyshërit e shqiptarëve dhe Epiri e Iliria ndanë mes tyre konfuzionin që pasoi nga vdekja e pushtuesit të madh, i cili e kishte deklaruar veten si shqiptar, madje me një drejtësi të lartë.
Pirro, mbreti luftëtar i Epirit, ishte padyshim një shqiptar dhe rreth 60 vjet pas vdekjes së tij, Agroni u shfaq nga pështjellimi si mbret i mbretërisë së Bardhylit dhe gjithashtu të Epirit. Ashtu si kushëriri i tij, Aleksandri i Madh, ai ishte një luftëtar i klasit të parë dhe po ashtu si ai, ai vdiq pas një dehje të rëndë, duke lënë një vejushë, Teutën, e cila ishte një grua me forcë të madhe karakteri.”
George Fred Williams, shkruan:
“Nuk është çudi në se njerëzit që kanë studiuar gjuhën Shqipe të thonë se kjo është gjuha origjnale e Homerit dhe që grekërit e morën nga poetët Pellazgjike të shumtën e këngëve të trimërive dhe ato heroike. Sa dituri e madhe e pret arkeologun kur toka Shqiptare do të hapi thesarin e historisë Pellzagjike! Këta dhe shumë rrjedhime të tjera provojnë që Shqiptarët sot janë mbi tokën e të parëve dhe flasin gjuhën e stërgjyshëve të tyre. Edhe përpara se dega helene të njihej në malet e Thesalisë, Shkodra, qyteti kryesor i Shqipërisë, qe pa dyshim kryeqyteti i mbretërisë madhështore të Ilirisë.
Dimitrov Xhunga- Moderator
- Numri i postimeve : 27
Points : 52
Reputation : 4
Join date : 24/03/2012
Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!
Mihail Gorbacov
Mikhail Sergeyevich Gorbachyov ( shpesh shkruajtur si Mikhail Gorbachev) lindi më 2 mars 1931 në Privolnoe, Stavropol, Rusi. Ai lindi në një familje që merrej me agrikulturë. U pranua 1950 në Universitetin Shtetëror të Moskës dhe 1955 u diplomua në Fakultetin e Ligjeve. Vijoi studimet për një diplomim të dytë për Ekonomi Agrare në Universitetin e Stavropolit, afër familjes së tij dhe rreth vitit 1967 hyn në Partinë Komuniste.
Në këtë kohë njeh gruan e tij të ardhshme, Raisa Titarenko, me të cilën jeton deri në vdekjen e saj nga leucemia, në shtator 1999. Në 1970, nisi karrierën politike me një emërim si Sekretar i Parë i Komitetit të Partisë në Stavropol.
Në 1979 transferohet në Moskë dhe futet në Byronë Politike të PK. "Garant i tij ishte Jurij Andropov, ish-shef i KGB dhe me origjinë nga i njëjti qytet, Stavropol. (Para vdekjes së tij, në 1984, Andropov e promovon për në krye të Partisë). Gjatë kësaj kohe, Gorbaçov bën udhëtime të shumta jashtë vendit, gjatë të cilave mendohet se u reformua edhe mendimi i tij politik.
Me vdekjen e Kostandin Cernenko, në 11 mars 1985, Gorbaçov zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit të Partisë, detyra më e lartë në hierarkinë e vendit komunist. Që në 1986 (Kongresi 27 i PK të BS) ai hedh projektet e tij, që çuan në përfundimin e Luftës së Ftohtë, si Gllasnost (Transparenca), Perestrojka (Ristrukturimi), Uskorenie (Ndezja e Zhvillimit Ekonomik).
Politika e Gorbaçov ndaloi avancimin e garës për armatim, mes SHBA dhe BS, që po shkonte drejt rrezikut të pashmangshëm të një lufte nukleare. Në 11 tetor 1986, u duk qartë që në BS po frynte një erë ndryshe. Gorbaçov takon presidentin amerikan, Reagan, në Rejkjavik, Islandë. Në 1987, firmoset Traktati për eliminimin e armëve nukleare dhe një vit më vonë, Gorbaçov hedh poshtë publikisht "doktrinën Brezhnjev" duke shpallur lejimin e vendeve të bllokut të Lindjes, për t'u kthyer në demokraci.
Eliminimi i sistemit të "shteteve komuniste satelite" të BS, e çliroi këtë të fundit, edhe nga shpenzimet e papërballueshme ushtarake. Bashkë me ministrin e tij të Jashtëm, Eduard Shevarnaxe, Gorbaçov ndërmori paralelisht edhe tërheqjen e trupave ruse nga Afganistani.
Në 1988, Gorbaçov merr edhe detyrën e Kreut të Shtetit. Në mars 1990, Kongresi i Përfaqësuesve të Popullit (pas zgjedhjeve të para demokratike) e zgjedh Gorbaçovin President. Po këtë vit, ai merr çmimin "Nobel për Paqen". Në dhjetor të vitit të ardhshëm, i nderuar dhe i respektuar nga të gjithë, Gorbaçov jep dorëheqjen.
Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!
Viktor Emanueli III
Viktor Emanueli III ishte mbreti i Italisë në vitet 1900-1946. Njihet në historinë e Shqipërisë si uzurpator i fronit shqiptar pasi më 1939 trupat pushtuese italiane e detyruan Mbretin Zog të largohej ; regjimi i tij fashist në Shqipëri përfundoi më 1943 me tërheqjen e ushtrisë italiane. Gjithashtu uzurpoi fronin perandorak të Etiopisë mes viteve 1936-1941.
Gjatë viteve të para të mbretërimit, Viktor Emanueli III u dëshmua si monark kushtetues, ndonëse u desh të ndërhynte disa herë për të zgjedhur kriza qeveritare të shkaktuara nga dallimet në pikëpamjet e shumta politike.
Megjithëse ishte mbret me të drejta sovrani, Viktor Emanueli III mbeti vetëm udhëheqës simbolik i Italisë pas marrjes së pushtetit nga Benito Mussolini më 1922. Gjatë tërë kësaj kohe i pranoi qoftë në heshtje e qoftë përmes ceremonive politikat hegjemoniste të qeverisë fashiste të Musolinit.
Më 1943, kur u bë e qartë se orientimi fashist do të sillte humbjen e Italisë, Viktor Emanueli III e shkarkoi Musolinin nga detyra e kreut të qeverisë dhe e burgosi atë. Megjithë orvatjet e tij për të ruajtuar regjimin monarkik dhe ambdikimin në favor të të birit më 1946, populli italian vendosi të shpallte republikën. Familja Savoj u shty në ekzil. Vdiq i mërguar në Aleksandri të Egjiptit.
Titujt
Mbret i Italisë,
vetdeklarohet Mbret i Shqipërisë,
Perandor i Etiopisë,
Mbret i Sardenja,
Mbret i Qipros, di Mbret i Jeruzalemit
Duka i Savoias,
Princ i Carignano,
Princ i Piemontes,
Princ i Oneglia,
Princ i Poirino,
Princ i Trino,
Princ i Carmagnola,
Princ i Montmélian dhe Arbin e Francin,
Princ i Aostas,
Princ i Chieri,
Princ i Dronero,
Princ i Crescentino,
Princ i Riva di Chieri e Banna,
Princ i Busca,
Princ i Bene
Duka i Xhenovas,
Duka i Monferrato,
Duka i Aostas,
Duka i Chiablese,
Duka i Genevese,
Duka i Brescias,
Duka i Piacenza,
Duka i Carignano Ivoy
"Kur na ish Viktori mbret,
kishte kafe kacurret;
kur na u shpall perandor,
me pí kafe u bâ ma zor;
prej se hypi në fron në Shcypní,
eren kafes s'ia kem' n'í."
Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!
Stefan Cvajg
Stefan Zweig lindi më 28 nëntor të vitit 1881 në Vjenë, Austri dhe vdiq më 23 shkurt 1942 në Petrópolis afër Rio de Janeiro, Brazil. Ishte një ndër shkrimtarët më të shquar austriakë.
Stefan Zweig (i njohur më shumë si Stefan Cvajg), është një nga shkrimtarët më të njohur në botë i viteve 20-të dhe 30-të. Ai shkroi novela dhe tregime, si edhe shumë biografi të figurave të njohura të historisë së botës, ndër të cilat më e famshmja është biografia e Mary Stewart (Maria Stjuart), si edhe ajo e perandoreshës Mari Antuanete. Fillimisht veprat e tij u botuan në gjuhën angleze nën pseudonimin 'Stephen Branch'.
Ai ishte i biri i Moris Zweig, pasanik hebre i cili prodhonte tekstile si dhe i Ida Brettauer, e bija e një familje bankierësh italianë. Edhe pse rridhte nga familje hebraike, feja nuk luajti ndonjë rol në edukimin dhe formimin e Cvajg. 'Feja ime ishte thjesht një rastësi si rjedhojë e prejardhjes sime' - është shprehur ai gjatë një interviste.
Cvajg studioi filozofi dhe histori letërsie si dhe ishte pjestar i lëvizjes avangarde “Viena e Re”. Edhe pse esetë e tij botoheshin në 'Neue Freie Presse', botuesi i së cilës ishte udhëheqësi zionist Teodor Herzl, ai nuk ishte i ndikuar nga nacionalizmi hebraik i Herzlit.Cvajg e braktisi Austrinë pas ardhjes në fuqi të Hitlerit.
Gjatë kësaj periudhe ai u mbështet botërisht nga kompozitori Richard Shtraus, i cili refuzoi të hiqte emrin e Cvajgut nga parrullat për prezantimin e operas së tij 'Gruaja e heshtur' (Die schweigsame Frau_) në Dresden. Për këtë arsye Hitleri nuk e ndoqi hapjen e operistikës së muzikantit më të madh të kohës së tij si dhe pas tre shfaqjesh opera u ndalua.
Cvajg studjoi ne Austri, Francë dhe Gjermani. Në vitin 1904 ai mbaroi doktoratën për filozofi dhe arte të bukura nga Universiteti i Vienës. Përpara se të vendosej në Salzburg (1913) ai udhëtoi nëpër shumë vënde të botës. Në 1914 Cvajg u martua me Friderike Maria Burger von Winternitz (1882-1971), e cila i kish dërguar letra adhurimi që nga viti 1901. Friderike u bë shkrimtare gjithashtu dhe ata jetuan bashkë, me dy vajzat e saj nga martesa e parë, për më shumë se 20 vjet.
Vepra e parë e Cvajg ishte përmbledhja poetike 'Litarë të argjëntë' (Silberne Saiten) e cila u botua në vitin 1901 kur ai ishte vetëm 20 vjeç. Më pas u botua në Zvicër, drama e tij kundër luftës, titulluar 'Jeremiah', të cilën ai e shkroi në vitin 1917 kur ishte ushtar. Kjo dramë frymezohej nga Lufta e Parë Botërore dhe u luajt për herë të parë në Nju Jork në vitin 1939.
Cvajg shkroi dhe drama të tjera si 'Tersites' në 1907, një tragjedi e shkruar në vargje të lira si dhe 'Jetë në det' (Das Hause Am Meer) në 1912, tek e cila pasqyrohej Lufta Civile në Amerikë. Cvajg jetoi për gati 20 vjet në Salzburg edhe pse si gjithmonë kohën më të madhe e kalonte nëpër udhetime.
Gjatë Luftës së Parë ai punoi në arkivat e Ministrisë Austriake të Luftës, por u detyrua te largohej për në Zürich atëherë kur bindjet e tij paqësore ranë ndesh me bindjet e eprorëve të tij. Cvajg u bë i njohur fillimisht si poet dhe përkthyes (ai zotëronte 5 gjuhë të huaja, përveç hebraishtes, latinishtes dhe greqishtes së lashtë) dhe më pas si biograf, tregimtar dhe novelist. Ai njihet si intelektuali i parë që hodhi idenë e një Europe të Bashkuar, në vitin 1908.
Cvajg u përqëndrua në mësimet e Sigmund Freud, ndikimi i të cilit ndihet në gjithë krijimtarinë e tij, sidomos në analizat e tij biografike për njerzit më të shquar të të gjithë kohërave (filozofë, burra shteti, mbretër e mbretëresha,shkrimtarë të shquar etj). Gjatë kohës në Salzburg, Cvajg filloi të besonte se persekutimi që Hitleri po u bënte hebrejve në atë kohë, lidhej direkt me vetë Cvajgun.
Ai kurrë nuk u shërua nga ky fiksim, i cili rrjedhimisht u shndërrua në paranojë. Kur emigroi në Angli (jetoi në Bat dhe Londër), Cvajg kreu studime për librin e tij të ardhshëm 'Mary, Mbretëresha e Skocisë'. Në atë kohë ai u takua përsëri dhe me Freud, me të cilin ish njohur në vitet 20.
Në vitin 1938 ai botoi librin 'Padurimi i zemrës' (Ungeduld des herzens), një histori e zezë dashurie që tregon edhe njohjen e Cvajgut me teorinë psikanalitike të ndjenjës së fajit, një liber ku dashuria fajtore kurorëzohet me një vetvrasje të dëshiruar e të kërkuar nga dy personazhet kryesore të librit. Ndërsa në vitin 1938 Cvajg fitoi nënshtetësinë Britanike dhe në vitin 1940, pas një turneu të suksesshëm mësimdhënjeje në pothuajse tërë Amerikën e Jugut, ai u vendos në Brazil.
Cvajg u nda nga Friderike në 1938 dhe një vit më vonë u martua me Charlotte Altmann, e cila ishte sekretarja e tij që nga viti 1933. Charlotte ishte 27 vjeç më e re se Cvajg. Në vitin 1941 ata shkuan të dy në Brazil.
Në librin 'Brazili- vëndi i së ardhmes' (1941), Cvajg përshkruan bukur historinë, ekonominë, kulturën e vëndit duke dhënë përshtypje tepër interesante të cilat përputheshin dhe me thënien e Ameriko Vespucit kur zbuloi Tokën e Re, e cila thosh se “... nëse Parajsa egziston në Tokë, ajo nuk duhet të jetë shumë larg prej këtu...” Rënja e Singaporit në vitin 1942 përforcoi patundshmërisht bindjen e Cvajgut se nazizmi së shpejti do të pushtonte tërë rruzullin.
I zhgenjyer ,i izoluar dhe larg Europës Cvajg kreu vetvrasjen së bashku me gruan e tij, prane Rio de Janeiro më 23 Shkurt, 1942. Me urdhër të diktatorit brazilian Getulio Vargas, shpenzimet e varrimit të Cvajg u paguan nga shteti. Një ditë para se të vriste veten, Cvajg dërgoi në shtyp librin 'Bota e së djeshmes', i cili u botua pak muaj pas vdekjes së tij. Ky libër kishte tone autobiografike dhe në një farë mënyre dënon kulturën europiane, të cilën në ato momente ai e quante të humbur.
Në libër ai shkruan : "Shpresoj tja kem arritur qëllimit për gjetjen e një formule të vetme për kohën kur u rrita, domethënë para Luftës së Parë Botërore, duke e quajtur atë kohë 'Era e artë e sigurisë'."
Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!
Jusuf El-Kardavi
Dr. Jusuf El-Kardavi është dietar i shquar mysliman i kohës së sotme.Ai u lind dhe u rrit në Egjipt. Para moshës dhjetëvjeçare bëri hifzin e Kur'anit, më pastaj vazhdoi mësimet në Universitetin e njohur të El-Az'harit.
Në vitin 1953 diplomoi në fakultetin e Usulud-dinit, ndërsa në vitin 1954 fitoi të drejtën për mësimdhënës. Ishte shembullor dhe në vitin 1973 doktoroi.
Pas diplomimit ushtroi disa funksione : ishte mbikëqyrës i çështjeve fetare pranë Vakëfeve Egjiptase, ishte drejtues i sektorit të kulturës islame pranë Az'harit, drejtor i institutit fetar në Katar, më pastaj shef i katedrës për studime islame pranë Fakultetit të Pedagogjisë dhe Sheriatit, pastaj dekan i Fakultetit të Sheriatit dhe drejtor i Qendrës për hulumtime mbi Sunnetin dhe Siren (biografinë e Pejgamberit) në Katar.
Pastaj u transferua për një kohë të shkurtër në Algjeri për t'i udhëhequr këshillat shkencore të universiteteve dhe instituteve islame. Që nga vitet e hershme të rinisë së tij u preokupua me çështjet e da'vetit, dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë mori pjesë në lëvizjen islame.
Kjo bëri që disa herë të persekutohet, si p.sh., në vitin 1949, pastaj në vitin 1965. Për shkak të aftësive dhe prirjeve të llojllojshme ai dha kontribut në shumë lëmenj. Është ligjërues efikas i cili bind logjikën dhe trondit zemrën. Është dijetar i thelluar në shkenca të ndryshme islame, të cilën gjë e dëshmon çdonjëri i cili i lexon apo i dëgjon mendimet e tij. Njëkohësisht është edhe poet.
Nga personalitetet më të dalluara të cilët kanë ndikim të veçantë në jetën e tij është shehidi Hasan El-Benna, të cilin e cilësoi me këtë thënie: "Personaliteti me ndikim më të madh në jetën time mendimtare dhe shpirtërore është shehidi i madh Hasan El-Benna, themeluesi i një ndër lëvizjeve më të mëdha islame bashkëkohore".
Shkroi më tepër se pesëdhjetë vepra, të cilat hasën një prani të jashtëzakonshme nga bota islame, disa nga ato janë ribotuar nga dhjetë herë, ndërsa një pjesë e madhe e tyre janë përkthyer në gjuhë të ndryshme. Ata të cilët kanë shkruar për Kardavin e kanë cilësuar kështu: Ai është nga mendimtarët e rrallë islamë i cili i bashkon tekstet e qarta të Sheriatit dhe nevojat e kohës, dhe se veprat e tij dallohen me precizitetin e fakihut, shkëlqesinë letrare, vrojtime të reformatorit dhe ngrohtësitë e thirrësit.
Llogaritet nga dijetarët më të rëndësishëm bashkëkohor të cilët e përcollën ekonominë islame në sektorin e bankave islame. Dha kontribut në rrjedhat e reja shkencore që nga formimi i tyre me pjesëmarrjen e tij, me udhëheqjen e disa prej tyre dhe me praninë në komisionet mbikëqyrëse.
Është anëtar në disa këshilla dhe institute shkencore dhe thirrëse, siç janë: Këshilli i Fikhut pranë Ligës Botërore Islame në Mekke, Këshilli Mbretëror për Studime të Civilizimit Islam në Jordani, në Qendrën për Studime Islame në Oksford, në Këshillin e nderit pranë Universitetit Islamik në Islamabad, në Organizatën për thirrje islame në Suedi...
Është një ndër thirrësit e moderuar islam i cili arriti të bashkojë selefizmin dhe reformizmin, mes origjinalitetit dhe bashkëkohores, bëri balancim mes konstantes dhe variables, i cili nuk harron të kaluarën dhe nuk distancohet nga aktualja, e as që është indiferent ndaj së ardhmes.
Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!
Martin Luther King
Martin Luther King, Jr. (15 janar 1929 - 4 prill 1968) ishte një amerikan klerik, aktivist dhe lider i shquar i Lëvizjes së të Drejtave Civile afrikano-amerikane.
Trashëgimia e tij kryesor ishte për të siguruar përparimin në të drejtat civile në Shtetet e Bashkuara, dhe ai është bërë një ikonë të drejtave të njeriut : King njihet si një martir nga dy kishave të krishtera .
Një ministër baptist, King u bë një veprimtar i të drejtave civile në fillim të karrierës së tij. Ai drejtoi Montgomery Bus Boycott më 1955 dhe ndihmoj themelimin e Southern Christian Leadership Conference më 1957, ku shërbeu si president i parë.
Martin ishte biri i Martin Luther King, Sr. dhe Alberta Williams King. Babai i King ka lindur në "Michael King" dhe Martin Luther King, Jr., u emërua fillimisht "Michael King, Jr.", derisa familja udhëtoi në Evropë në 1934 dhe vizitoi Gjermanin. Babai i tij i ndryshoj për dy emrat e tyre për nder të liderit gjerman protestant Martin Luther. Ai kishte një motër më të vjetër, Willie Christine King, dhe një vëlla më të vogël, Alfred Daniel Williams King.
King u martua me Coretta Scott, në 18 Qershor, 1953, në lëndinë të shtëpisë e prindërve të saj në qytetin e vet të Heiberger, Alabama. King dhe Scott kishin katër fëmij; Yolanda King, Martin Luther King III, Dexter Scott King, and Bernice King.
King u bë pastor i Dexter Avenue Baptist Church në Montgomery, Alabama kur ai ishte 25 vjeç në 1954
Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!
Lëkë Dukagjini
Lëkë Dukagjini është figura e dytë arbërore e shekullit të XV-të pas Skënderbeut, që u mundua dhe e vazhdoi luftën edhe pas vdekjes së Heroit Kombëtar. Për studjuesit, me trashëgiminë ë tij të "Kanunit", ai gjykohet si një figurë ë plotësuar e Arbërisë Mesjëtarë, që ka luftuar për identitet, duhet thënë se, deri më sot, nuk mjaftojnë dokumentet për të treguar fytyrën ë vërtëtë të Lëkë Dukagjinit[1].
Lekë Dukagjini thuhet se ka lindur në Velekincë te Gjilanit në vitin 1410.
Velekinca gjendët në rrethinen e Gjilanit, Kosovë. Fshati shtrihet në jug-lindje të Kosovës në rrugën për Preshevë, rreth 4 kilometra larg qendrës së qytetit të Gjilanit.
Në krahasim me Velekincën qyteti i Gjilanit si vendbanim është formuar shumë vonë dhe përmendet rreth shekullit XVIII dhe atë me emrin e lumit Morava, lum i cili rrjedhë nëpër Velekincë. Sipas gojëdhënave të ruajtur në popull thuhet se Velekinca ka qene qytet dhe se i takon fisit bytyc. Sundimi i egër e mizorë turke dhe serb në trojet shqiptare ka bërë që shumë vendbanime të vjetra në tërë Kosovën të zhduken dhe t`i humbin gjurmët iliro- dardano-shqiptare, po ashtu këtë fat e ka pasur edhe vendbanimi i Velekincës.
Në mungesë te fakteve dhe dëshmive të sakta ka sjelle paqartësi rreth emrit Velekinca. Emri Velekinca në gjuhën shqipe nuk ka kuptim të caktuar , po nëse e zbërthejmë emrin VeLEKinca, duke ia hek prapashtesën turke –inca , e fitojmë fjalën Ve Lek, bazës se fjalës ia shtoje kësaj fjale ia shtojmë shkronjat –nd dhe e përfitojmë fjalën Vend Lek e që në trajtën e shquar bënë Vendi i Lekës.
Nëse i marrim të gjitha këto parasysh e bazohemi në toponimin Kodra Lekës, si dhe në rrënjën kryesore të fjalës Lek, mund të supozohet se prejardhja e fjalës Velekinca është Vendi i Lekës. Se për cilin Lek bëhet fjalë mund te vërtetohet vetëm nëse arkeologët dhe shkencëtaret hulumtojnë në këtë drejtim.
Nuk jam i sigurt se cili Lek ka jetuar ne Velekincë Leka i madh Lek Dukagjini apo ndonje Lek tjetër, por një hulumtim i hollësishëm do të pasqyronte shumë gjëra.
Leka ishte bashkëkohës i Skënderbeut. Babai i tij Pal Dukagjini, vdiq në vitin 1446. Me qendër në Lezhë, Principata e Dukagjinëve, përfshinte Zadrimën, zonat në veri dhe verilindje të Shkodres, që sot janë të mbytyra nga uji i Drinit dhë shtrihej me nje kryeqendër të dytë, me qytetin e Ulpianës (Lipjani i sotëm), dhe zotërimet ishin deri afër Prizrenit.
Lëkë Dukagjini kishtë marrë një kulturë të gjithanshmë, që në atë kohë i shkonte për shtat frymës humanistë të Rilindjës evropiane dhe ne qytete të tilla si në Venecia, Raguza apo Shkodër. Dukë iu kthyër kohës së tij, kontakti i parë më Skenderbeun, ka qënë në Lidhjën ë Lezhës më 1444.
Lëkë Dukagjini ishte princi më i fuqishëm shqiptar pas Skenderbeut me te cilin vranë shumë turq të pafajshëm,shkaku qe ishin pjestar te fesë islame, ndërsa e vërteta që thuhet ne historitë e shkollave fillore në të cilën mësojnë fëmijët,është vetë një gënjeshtër e kulluar. Prandaj u bë pre e intrigave të politikës veneciane (dhe të historianëvë) derisa Sinjoria e ndjeu rrëzikun e Portës së Lartë, krejt afër pragut të shtëpisë së vet dhe u bashkua realisht më rezistencën e shqiptarëve, dukë i shpallur luftë Perandorisë Osmanë (1463).
Pas këtij viti, venecianët pushuan së përfoluri Lekë Dukagjinin, thotë Tonin Çobani, në një nga studimet e tij, kushtuar Dukagjinit të Ri, por duhet thënë së kronikanët e kohës kanë shkruar për disa prej bëmave të Lekë Dukagjinit përkrah Skënderbeut, deri në vdekjën e heroit (1468) dhe më pas në krye të trupave shqiptarë, përkrah forcave veneciane, derisa Sinjoria nënshkroi paqen me Portën e Lartë (1479). Pas kësaj, historianët heshtin. Gojëdhëna na bën me dije se Lekë Dukagjini e vazhdoi rezistencën në krye të trimave të principatës së tij derisa ishtë gjallë.
Pas betejës së Kosovës (1389), filloi depërtimi turk në Ballkan. Peja deri më 1462, qeverisej nga Leka III Dukagjini i cili ishte lesak i sulltanit dhe kishte marrë pjesë edhe në betejën e Kosovës të pushtuar në kohën e Sulltan Mehmetit II, me 26.IX.1462 me ç’rast u formua “Sanxhaku i Dukagjinit”.
Në gjysmën e dytë të shek. XVI, Peja numëron 142 shtepi të kontensionit islam dhe vetëm 15 shtepi të përkatësisë fetare të krishterëve. Islamizimi u përqafua prej një pjese të aristokracisë shqiptare për të ruajtur privilegjet e veta klasore. Mahmut Pash Dukagjini, me tu bërë mysliman ishte emëruar për Sanxhakbe të Sanxhakut të Dukagjinit, prej të cilit edhe u krijua dega e re e Dukagjinasve mysliman me emrin Mahmut Begollajt e Pejës.
Lëkë Dukagjini gjeti strehim në thellësi të maleve të principatës së tij, ku ndërtoi saraje e kështjella së bashku më banorët e lirë të atyre anëve, të cilët kryezotin e tyrë të derës së Dukagjinëvë me gruan e tij, Teodorën e Muzakajve të Beratit dhe të gjithë oborrtarët që i shkonin pas, i rrëthuan me mikpritjë e respekt, duke u referuar dokumentave të kohës, ishin po këta malësorë të Principatës së Dukagjinëvë, të njohur për trimëritë e tyre, që jo vetëm e ndihmuan për të ngritur fortesat e tij, por edhe të siguronte kuotën e ushtarëve, që duhej të shërbenin nën flamurin e Lidhjes së shqiptarëve.
Por, në këtë kohë është dukur edhe madhështia e Lekës. Ai, duke iu përgjigjur besimit të ushtarëve të tij, u siguroi ushtarëve të tij mbrojtje dha kur vdiq Skënderbeu edhe lirinë e tyre, brenda organizimit fisnor. Të cilën, në kushtet e krijuara, e institucionalizoi me riorganizimin e pleqësive mbi bazë fshati e krahinë.
Lekë Dukagjini, armik kreje i Skanderbegut, në marrëveshje me armiqtë e Kombit, i kishte nxitë këta që të shfarosnin popullin e krahinës që Skanderbegu kishte nën sundimin e vet. Kur Papa muer vesh këtë krim të shëmtuar e sakrilegj, konstatoi sa dëmet do të kishte krishtërimi,dhe pa vonesë u shkruan Metropolitëve të Tivarit e të Durrësit.
Pas kësaj, Ipeshkvi i Durrësit, Pal Engjëlli, lëshoi mallkime mbi prijsin e Dukagjinit dhe tradhëtinë e tij e quajti një poshtërsi të madhe prej së cilës do të kishte humbje të mëdha vetë krishtërimi. Gjatë kësaj periudhë (1458-1481), kur ai udhëhiqte te gjitha kuvendet dhe pleqësitë e malësorëve, u ngjiz Kanuni, që u trashëgua brez pas brezi, si praktikë gjykimi dhe përmes fjalëve të urta, të formuluara apo të rithëna prej tij, rast pas rasti, si sentenca juridikë.
Duhet thënë se për shekuj me rradhë, Kanuni mbeti i pashkruar dhë vetëm ne kohen e Shtjefën Gjeçovit, që filloi të grumbullonte, atë që populli e kishte plazmuar në mendjën e tij, për shekuj me rradhë. Në ditët tona, lavdia e tij e prekshmë, mund të ndjehët nga rrënojat ë Shurdhahut, afër Vaut të Dejës, ish rësidënca ë tij; ndërsa ajo ligjvënëse, mund të shijohët nga vepra e tij monumentale "Kanuni" mbledhur nga At Shtjefën Gjeçovi, në fillim të shekullit të kaluar.
Viti 1481 ishte vit ku Lekë Dukagjini përmendet për herë të fundit në dokumentet e kohës, duke kaluar nga Raguza për në principatën e tij. Po ky vit mendohet të jetë edhe viti i vdekjes së Lekë Dukagjinit, pinjollit të fundit të Principatës së Dukagjinëve. Asnjë dokument nuk flet për vendvarrimin e tij. Gojëdhëna thotë se iku duke bekuar lirinë e viseve shqiptarë dhe duke mallkuar robërimin e tyre, derisa te zotët të kthehen në trojet e veta.
Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!
Shen Konner
Sir Thomas Sean Connery lindi më 25 gusht 1930 në Edinburgh, Skoci. Është një aktor skocez dhe fitues i çmimit oskar dhe producent, që është i njohur për portretizimin të James Bond-it.
James Bond (Xhems Bond). Ështe pak për të thënë mirpo ky emër dinjitoz e kujton një ashtu një figurë dinjitoze e një sharm elegant atë të aktorit Sean Connery. Për të garderobat elegante, vozitja e Aston Martinit, pirja e duhanit në këtë rol kishte një pik synim, të futej në Parajsën e atyre aktorëve që mbesin në Hollywood si legjenda.
Për këtë motiv dhe vetëm për këtë fakt Connery është nje mit. Mirëpo thën të vërtetën dhe me sinqeritet, ky njeri ka dhënë prova që nuk ishte i mir vëtëm me këtë rol, por c`do herë aty ku aktronte Sean Connery, spektatorët dhe publiki i gjërë e pritnin me një entuziazëm.
Koneri e don shumë lojën e Golfit dhe veshjen e tij tradicionale Skoceze. Skocia atëdheu i tij ishte një frymzim i vecant që e shtyri këtë njeri të bëhej i famshëm. Shum kohë Sir Connery lufton për çlirimin e asja pjese të Skocis nga kthetrat e Britanis së Madhe.
Sharmi dhe stili i tjë duke kaluar vitet bëhej edhe me i adhuruar sikur se vera, sa me e vjetër aq më e kërkuar dhe më e shtrenjtë.
Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!
Johan Sebastian Bah
Ka qenë kompozitor gjerman i muzikës barok. Bah, u lind më 21 mars 1685, në një familje muzikantësh, në Aizenah (Eisenach), në Gjermanin e mesme, vdiq më 28 korrik 1750 në Leipzig . Ishte i fundit nga tetë fëmijë. Pas vdekjes së prindërve, kur ishte ende i mitur, ai jetoi me vëllain e tij te madh, nga i cili morri mësimet e para në piano.
Falë talentit muzikor, sukseseve në mësim dhe zërit të jashtëzakonshëm ai fitoi një bursë për të ndjekur studimet e mëtejshme në shkollën e Shën Majkellit në qytetin e Lyneburgut, në Principatën e Lyneburgut. Nga ky qytet i rëndësishëm i Lidhjes Hansatike, ai pati mundësinë të vizitonte Hamburgun. Atje ai u njoh me veprën e organistit J.A. Reinken. Ndërsa në Cel, një qytet tjetër jo larg Lyneburgut, ai u njoh me muzikën franceze.
Në moshën 15 vjecare Bahu braktis shtëpinë e të vëllait të tij në kërkim të një jete më të mirë. Vendoset në Lineburg ku punon pa pushuar për të mbijetuar, dhe vendos kanditaturën për vendin e organistit të Zangerhauzen. Ky vënd do ta ndjekë dhe më vonë në kisha të ndryshme, ku merr edhe kompetenca të tjera si arsye e aftësive të tij organizative dhe njohurive të tij teknike përsa i përket instrumenteve të kishave. Titulli i Kantorit është përputhur me emrin e Bahut.
Si shtatëmbëdhjetë vjeçar, Sebastiani kreu shkollimin. U kthye në vendlindje dhe më 1703 për herë të parë mori vendin e organistit në Arnshtad. Këtu ai u njohë si virtuozë dhe njohës i Orges, mirëpo temperamenti djalosharë i tij shkaktoi që të bije në konflikt me zyret e shërbyese ashtu që Bahu duhet të kalonte në Mylhauzen ku u martua me kushërirën Maria Barabara.
Në moshën 18 vjecare, tashmë i njohur, zotëron vëndin e organistit në Arnstad, qytetin qe do ta shënjojë atë si për mirë ashtu edhe për keq. Në drejtimin e një kori, të përbërë nga të rinj të së njëjtës moshë me atë, apo dhe më të mëdhenj, ka probleme mosbindjeje , dhe si rezultat sillet shumë ashpër kundër tyre, duke marrë kritika por edhe sulme, akoma edhe nga përgjegjësit e kishës.
Nuk tregonte asnjë lloj butësie përsa i përkiste cështjeve të muzikës dhe ishte njëlloj i rreptë edhe me veten e tij gjithashtu. Kërkonte perfeksionin dhe nuk falte as devijimin apo eksperimentimin më të vogël në ligjet dhe rregullat e Artit. Duke parë reagimet dhe pa dashur të bëjë kompromise, vendos të japë dorëheqjen nga drejtimi i korit, dicka që krijoi shumë komente në shoqërinë e vogël të Arnstadit. Për të lehtësuar situatën, Bahu vendos të largohet nga qyteti, dhe kështu i jepet mundësia të ndjekë mësimet e Bukstehunde, një nga muzikantët më të mëdhenj të asaj periudhe.
Në vitin 1708, e gjejmë organist dhe drejtor muzike në oborrin e Vajmarit dhe të martuar me Maria Barbarën. Bashkë do të sjellin në jetë shtatë fëmijë nga të cilët vetëm katër do të mbijetojnë. Pas dymbëdhjetë vitesh martesë do të humbë edhe bashkëshorten e tij nga një epidemi vdekjeprurëse. Megjithatë nuk do të pushojë së kompozuari kantatet e tij , ku falenderon Perëndinë por edhe i lutet që ta lehtësojë nga hidhërimet , dhe ti falë vdekjen.
Karakteristika e këtij qëndrimi janë kantatat ‘’I shenjtë njeriu që i nënshtrohet testimeve’’, ‘’ Përjetësia, fjalë që të djeg si rrufeja’’, ‘’Pranoj me gëzim të ngre kryqin tim’’, por edhe tek ‘’Psherëtimat, lotët e mi’’, ‘’Sa hidhërim!’’, ‘’Ah, sa e kotë jeta njerëzore’’. Por megjithatë nuk tërhiqet. Vazhdon të krijojë dhe të jetojë duke ofruar më të mirën që zotëronte , jo vetëm nga muzika e tij por edhe nëpërmes jetës së tij, ashtu sic tregon gruaja e tij e dytë, Anna Magdalena, me të cilën do të sjellë në jetë 13 fëmijë nga të cilët do të mbijetojnë shtatë.
Por edhe Mylhauzen, Bau nuk arrinte të shpalosej tërësisht dhe brenda një viti zuri vendin e organistit të oborrit dhe u paraqit si muzikant i altarit në kapelën e oborrit të Vajmarës. Pas disa viteve shërbimi të besueshëm, naiv në politik, bie në gërshëra të partive të oborrit. Kështu Bahu ra në duar të hercogut dhe pas katër javësh burg u largua nga oborri.
Nami i ti si muzikant i shkëlqyeshëm ishte rritur në mënyrë festive dhe ndërrimi i vendit solli me veti edhe përmirësime. Në dhjetor të 1717-ës Bahu u bë mjeshtër i kapelës së oborrit të I parit Leopold të Anhalt-Këtenit (Feurst Leopold von Anhalt-Keothen). Tek ky aristokrat dashamirë i artit, Bahu kishte mundësinë që më intensitet më të lartë të i kushtohet muzikës instrumentale.
Këtu ai kompozojë në numër të shumtë pjesë të muzikës për altar dhe për piano. Pas vdekjes së gruas së parë të tij dhe martesës me Ana Magdalenën e lindur Vilken (Wilcken), përgatiti Koncertin e Brandenburgut pastaj Suitat Angleze dhe Suitat Franceze, Doracakun e Pianos Për ana Magdalenën si dhe pjesën e parë të Piano e Nxehtë. Kjo periudhë e krijimtarisë së Bahut ndryshe thirret edhe koha e Këtenes.
Martesa e I parit i solli fundin kësaj epoke frutdhënëse të Bahut, sepse e shoqja e re e I parit nuk kishte vesh muzikorë. Leopoldi fillojë të lë anash mjeshtrin e kapelës i cili disa herë kishte hulumtuar një vend të ri pune. Ai u paraqitë për kontoratin e shkollës së Tomasit në Mesedshtad të Lajpcigut dhe zuri këtë vend më 1723 - pasi që Gjergj Filip Telemani (Georg Philipp Telemann) dhe Johan Kristof Grapneri (Johan Christoph Graupner) nuk e kishin pranuar këtë funksion.
Për më se 27 vite ai ndikoi në Lajpcig. Këtu ai kompozojë pjesë të panumërueshme të kantoneve, këtu shkroi pasionet e mëdha të tij, Arti I Fugetave dhe pjesën Gjahu Muzikal. Në pleqëri, i verbër vdiq dy vite pas një operacioni në sy më 28 qershor 1750, në moshën 65-vjeçare.
Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!
Ala al-Din Abu al-Hassan Ali ibn Abi-Hazm al-Qurashi al-Dimashqi
Ibn el-Nafis , (1213-1288) ishte fizikan, anatomist, astronom, gjeograf, historian, filozof, shkrimtar, novelist, jurist, teolog e muhadith arab.
Ibn el-Nafis kishte reputacion si dhe ekspert i shquar i shkollës juridike shafi`i. Ai është i famshëm për zbulimin e sistemit të qarkullimit të gjakut dhe gjithashtu ai ishte i pari i cili përshkruajti strukturën e mushkërive, bronkes dhe arteries brerore.
Ala-el-Din ebu el-Hasan Ali ibn ebi el-Hazm el-Karshi ibn el-Nafis el-Damashku lindi më 1213 në Damaskë. Edukatën e mori në Kolegjin Mjekësorë (dhe spital) të themeluar nga Nur el-Din Zangi. Ibn el-Nafis studioi mjekësinë pran dijetarit të njohur Muhazzab el-Dinj Abd el-Rrahim. Ai gjithashtu studioi jurisprudencë, letërsi dhe teologji.
Ekspertiza dhe reputacioni i tij në mjekësi dhe jurisprudencë u shpërblye me emërimin e tij si Principal i spitalit të famshëm Nasir në Kajro. Aty, ai ushtroi shumë specialist mjekësor duke përfshirë edhe kirurgun e famshëm Ibn el-Kuff el- Masihi. Më pas ai shërbeu në shkollën Mensurije në Kajro. Me vullnetin e tij ai i dhuroi Spitalit Mansurija shtëpinë e tij, librarinë dhe klinikën. Ibn el-Nafis ka vdekur më 678 H. (1288 M.)
Ibn el-Nafis dha kontribut të çmuar në mjekësi. Ai shkruajti komente dhe kritika të detajuara mbi njohuritë mjekësore që ekzistonin në kohën e tij dhe shtoi shumë kontribute origjinale. Kontributi më i madh i tij ishte zbulimi i sistemit qarkullues të gjakut i cili u rizbulua tre shekuj më mbas. Ibn el-Nafis ishte i pari që bëri përshkrimin e saktë të strukturës së mushkërive dhe përshkrimin e bronkes si dhe ndërlidhjen ndërmjet enëve të trupit për ajr dhe gjakë. Gjithashtu ai elaboroi funksionimin e arterieve brerore si ushqyes të muskujve kardiak.
El-Shami fi el-Tibb ishte enciklopedia e Ibn El-Nafis e përbërë prej 300 volumesh e cila nuk u kompletua sipas planifikimit për shkak të vdekjes së autorit. Ky dorëshkrim ruhet si përmbledhje speciale në Damask. Libri në oftalmologji kryesisht është kontribut i tij origjinal i cili poashtu ekziston. Nga mesi i librave të tij Muxhaz el-Kanun u bë më i famshmi dhe më pas disa komentime u shkruan mbi të. Ai shkruajti edhe një libër të famshëm Kitab el-Muhtar fi el-Agdhija që merret me efektet e dietës në shëndet. Ai poashtu shkruajti disa komente në librin e Hipokratës dhe Kanunit të Ibn Sinas të cilët ende ekzistojnë.
Veprimtaria e Ibn el-Nafis pati influencë të madhe në zhvillimin e shkencës mjekësore si në botën Islame ashtu edhe në atë Perëndimore. Ajo shtoi njohuritë mjekësore me qartësi të madhe dhe theksoi precizitetin. Fillimisht vetëm një libër i tij u përkthye në gjuhën latine. Më pas shumica e veprimtarisë së tij ngeli e pa njohur për Evropën me shekuj të tërë.etj etj..
http://en.wikipedia.org/wiki/Ibn_al-Nafis
Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!
Nicolaus Cusanus(Nikolas Krebsi)
Nikolas Krebsi, (Nikolla Chrypffs, 1401-1464), filozof dhe teolog i njohur me emrin e latinizuar Nikolaus Kuzanus, lindi më 1401 në Kye, në brigjet e Mozelës (sot Berrikastel-Kye). Edukimin e parë e mori në Deventer, në vendet e ulëta, pranë Vëllezërve të Jetës së Përbashkët, rreth i përbërë nga klerikë dhe laikë që dëshironin një jetë prej murgu, pa hequr dorë nga dëshirat. Më 1416-1417 studioi "artet liberale" në Universitetin e Haidelbergut, pastaj të drejtën kanunore, matematikën dhe filozofinë në Padovë.
Pas një qëndrimi prej gjashtë vjetësh në Itali, shkoi në Këln për të studiuar teologjinë dhe u interesua në mënyrë të veçantë për skolastikën platonike të Albertit të Madh dhe mendimit sa logjik aq edhe metafizik të teologut dhe poetit katalanas Raimond Lule (rreth viteve 1235-1315).
Ai ushtroi paralelisht veprimtari si jurist dhe historian i së drejtës. Punimet e tij në këtë lëndë u vlerësuan shumë, sidomos kur përcaktoi se e famshmja "Dhurata e Konstantinit" ishte e rreme, duke datuar nga gjysma e dytë e shekullit VIII. Duke filluar nga viti 1432, Nikolas Krebsi mori pjesë si përfaqësues i plotfuqishëm i kryepeshkopit të Trevës në konsilin reformues të Balës.
Më 1434, paraqiti aty një shkrim të titulluar De concordantia catholica, nëpërmjet të cilit pozicionohej në grindjet e ethshme që përçanin Kishën. Më 1437, shoqëroi në Bizant një delegacion të ngarkuar nga papa Eugjeni IV për t'i dhënë fund skizmës (ndarjes) midis Kishës së Lindjes dhe Kishës së Perëndimit. Por misioni dështoi. Rrugës së kthimit, atij i lindi ideja e teorisë filozofike, që e zhvilloi pak më pas në veprën e tij kryesore, De docta ignorantia.
Po atë vit, më 1440, përpiloi veprën e dytë filozofike De conjecturis (Koniunkturat). I emëruar kardinal më 1448, peshkop i Briksenit më 1450, Nikolas Krebsi ndërmori shumë misione si i dërguar i Papës në kuadër të reformës së Kishës. Gjatë këtyre dy viteve shkroi edhe dy vepra të tjera: De visione Dei (Vizioni i Zotit) dhe Idiota de sapeientia, de mente, de staticis experimentis (Profani, mbi diturinë, mbi shpirtin, mbi eksperimentet e peshimit).
Si pasojë e konflikteve të dhunshme dhe të zgjatura me dukën Sigismond i Tirolit, Nikolas Krebsi la Briksenin më 1458 dhe u kthye në Romë me thirrjen e papa Piut II, mik i tij prej shumë kohësh, që e ngarkoi me funksione të larta, mes të cilave edhe me atë të vikarit të përgjithshëm.
I mobilizuar përsëri me projektet e reformës, përpunoi një raport voluminoz për reformimin e klerit romak, që mbeti i papërfunduar. Nikolas Krebsi vdiq më 11 gusht 1464 në Todi, në Umbria, dhe u varros në Kishën e Shën Pjetrit, në Romë. Në Kyes ndodhet edhe sot spitali "Shën Nikolas" themeluar dhe pajisur nën kujdesin e tij, të cilit i dhuroi edhe bibliotekën e vet.
Me Uiliam d'Okamin, françeskan anglez që përfaqësonte skolastikën e vonë (fazën e tretë dhe të fundit të kësaj shkolle), vazhdoi evolucioni tashmë i nisur nga Roxher Bakoni vizionarit të teknikës dhe bashkëkohës i Thoma d'Akuinit: ndarja e besimit dhe e shkencës. Uiliam d'Okami nuk ishte aspak ithtari një shkence që të përfshinte gjitkçka, skkencat natyrore tek teologjia, dhe sidomos nuk ishte aspak për një teologji skkencore.
Ai besonte tek ajo që Kisha i jepte për të besuar dhe, megjithatë, u dha pas një kërkimi natyror tërësisht empirik. Për të, natyra përbëhet nga gjëra të veçuara, e përgjithshmja - të famshmet "koncepte universale" - ekzistonin vetëm në arsyen njerëzore. Duke vepruar kështu, françeskani anglez kthehej te nominalizmi: asnjë tjetër përveç ne, njerëzve, nuk e krijon dot terminologjinë që përshkruan botën që vërejmë. Për këto mendime të guximshme, u dënua dhe u shkishërua nga urdhri i tij.
Rruga e vetme që të lejon t'i afrohesh së vërtetës ose Zotit është t'i mendosh si Unitet të kundërtat (Njëshi dhe Shumësia, Subjekti dhe Objekti etj.). Kjo teori e Nikolas Krebsit vazhdoi të mos u shqitej mistikëve të fillimit të Kohëve Moderne, por edhe filozofëve të periudhës romantike.
Në ndryshim nga Italia, ku mendimi dhe arti i Rilindjes nganjëherë ndaheshin prerë nga tradita "gotike" e Mesjetës, në veri të Europës - sidomos në Vendet e Ulëta dhe në Gjermaninë e Jugut - kultura mesjetare njohu një lulëzim të vonshëm, sipas një shpirti sa feudal, aq edhe borgjez, që historiani Johan Huizinga e cilëson si "vjeshta e Mesjetës".
Asgjë nuk e karakterizon më mirë këtë kulturë sesa, për shembull, piktura e Rozhier Van der Veidenit, hollandez, veprat e të cilit nuk u mbeten prapa në asgjë paneleve më të mira të Rilindjes italiane. Ky art nuk kërkonte të paraqiste rregullin e botës në monumentalitetin e katedraleve, por ta gjente në vëzhgimin e imët dhe të detajuar të natyrës, duke shkuar krahas me një mistikë fetare të një besimtarie të madhe, por që nuk ishte armike me botën.
Tek Mbi tablonë ose Vizioni i Zotit, përpiluar më 1453, Nikolas Krebsi u shpjegon filozofinë e tij murgjve të abacisë të Tegernses. Si shembull të një imazhi të "shquar" të epokës, ai zgjodhi pikërisht për të përmendur aty një tablo të "piktorit Rozhier", që e kishte parë në Pallatin e Guvernatorit në Bruksel. Edhe murgjit kishin një tablo të njohur: fytyra e Zotit, që paraqitej aty kishte, me sa dukej, vetinë të ndiqte me sy shikuesin, në çdo pozicion që të zhvendosej ai.
Nikolaus Krebsi bëri nga kjo vepër një parabolë (një "simbol") të idesë së tij themelore, coincidentia oppositorum, ose "përkitja e të kundërtave". Zoti, i Vetmi, vështron shumësinë tonë të individëve, dhe ne, të shumtë, vështrojmë Zotin, të Vetmin. Shumësia dhe të Qenët i vetëm, nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën, por marrin pjesë bashkërisht.
Te Vizioni i Zotit, titull që nga pikëpamja gramatikore përfshin sa vështrimin e Zotit mbi njeriun aq edhe soditjen e kundërt, subjekti dhe objekti përbëjnë një të vetëm, megjithëse janë të ndryshëm dhe të pavarur. Në fakt, tabloja e Zotit është e njëjtë, kur nuk e vështrojmë, ndërsa ne jemi të njëjtë kur tabloja nuk hedh vështrimin e saj mbi ne.
Zoti është gjithmonë i pranishëm, por varet nga liria jonë për ta kuptuar apo jo këtë prani. Ne e pranojmë gjithashtu në mënyrë pasive tablonë e atij që vështron, edhe duke qenë aktivë në soditjen tonë. Atje ku Zoti nuk vështron, nuk ka asgjë për t'u parë, aty ndodhet Hiçi; por Hiçi është, sepse vështrimi i Zotit do të mundej, nëse dëshironte, të shkonte aty - poshtë. Çdo gjë që është dukshëm e kundërt, është në të vërtetë e vetmja dhe e njëjta gjë dhe e kundërta e saj.
Nikolas Krebsi thërret mbi të gjitha matematikën për të shpjeguar "përkitjen e të kundërtave". Një vijë e drejtë dhe lakorja që përshkon periferinë e një rrethi bashkohen në pafundësi, ashtu si qendra dhe periferia e një sfere pafundësisht të vogël; në shifrën një gjendet parimi i të gjitha shifrave, si dhe shifra e pafundësisë. Një është çdo gjë, çdo gjë është një; megjithatë, ato puqen si të kundërta.
Nëpërmjet konceptit të tij të unitetit të të kundërtave, Nikolas Krebsi arriti të bashkonte rrymat e ndryshme të filozofisë së mesjetës së vonshme. Ai ishte rritur nga Vëllezërit e Jetës së Përbashkët në Deventer, në Vendet e Ulëta, me frymën e mistikës mesjetare të frymëzuar nga një neoplatonizëm që fillonte me Mësuesin Ekhart (rreth vitit 1260-1327), nxënës i vjetër i Albertit të Madh.
Më pas studioi në universitetin e Haidelbergut, të ngritur sipas modelit të Sorbonës, jo vetëm filozofinë e skolastikës së hershme, por edhe teoritë dhe shpirtin e kërkimit në shkencat natyrore, karakteristik për skolastikën e vonshme të shkollës angleze.
Nikolas Krebsi u interesua shumë për kërkimet e françeskanëve anglezë, veçanërisht në optikë, disiplinë që atëherë ishte në fillimet e veta. Por të matësh, do të thotë të krahasosh: pra matja vesh formën matematike të krahasimit.
Si françeskani Uiliam d'Okham (rreth vitit 1285-1350), Nikolas Krebsi vëren se bota e natyrës, nga ana sasiore e pafundme, është tërësisht e ndryshme nga besimi, që përpiqet ta afrojë nëpërmjet koncepteve të mistikës. Në këtë spekulim mistik, Zoti është Një, i pafundmë dhe i padepërtueshëm, nga i cili rrjedh çdo individualitet dhe tek i cili kthehet çdo gjë.
Me gjithë kundërshtinë e fundësisë dhe të pafundësisë të shkencave natyrore dhe të mistikës, disa përbërës janë të përbashkët në botën e fundësisë së njeriut - "mikrokozmosi" - në botën shumë të madhe të qiellit - "makrokozmosi" - dhe në pafundësinë e Zotit: këto "analogji" mbështesin mendimin e një uniteti të të kundërtave. Në të vërtetë, në marrëdhëniet e matshme dhe në përmasat e botës së fundësisë, parandiejmë një harmoni që të çon te përkryerja e çdo pafundësie.
Nikolas Krebsi bashkon kështu besimin, mistikën dhe shkencën në një sistem të vetëm të mendimit, në mënyrën e skolastikës së hershme. Më shumë se një sistem që mund të vërtetohet logjikisht, këtu është fjala për një univers mendor të parandjenjës. Dhe filozofi, me "paditurinë e ditur" (De docta ignorantia është titulli i njërës prej veprave të tij), mund të kapë këtu vetëm një fragment të së vërtetës tërësore që kërkon gjithmonë ta paraqesë nëpërmjet krahasimeve apo simboleve.
Platoni, që Nikolas Krebsi qe një nga dijetarët e parë perëndimorë që e lexoi në tekst, përdorte këtë mënyrë paraqitjeje. Pajtimi i të kundërtave, ky ishte objektivi i mësuesit të Krebsit, që kishte studiuar të drejtën kanonike në Itali: jo vetëm pajtimin midis fizikës dhe metafizikës, por gjithashtu edhe midis Kishës dhe shoqërisë. Ai u paraqit për herë të parë në publik më 1434, gjatë një konsili të organizuar në Balë; aty u bëri ballë grindjeve dhe polemikave të përsëritura mbi besimin me shkrimin e tij De concordatitia catholica, që mund ta përkthejmë "Pajtimi i përgjithshëm" ose "Ajo që përputhet me doktrinën katolike".
Ai donte të tregonte kështu se pjesët antagoniste dëshironin më në fund një gjë të vetme dhe të njëjtë: të Mirën në kuptimin e fesë. Te kjo e Mirë të çojnë vetëm rrugë të ndryshme, madje të kundërta. Në këtë perspektivë, Nikolas Krebsi u përpoq të pajtonte Kishën Romake me atë të Lindjes, që kërkonte mbështetje para ngutësisë së kërcënimit otoman - pak kohë para pushtimit të Bizantit nga Mehmeti II (1453). Për pasojë, ai shkoi edhe më larg, duke deklaruar se kundërshtitë fetare ishin dashur nga Zoti, madhështia e fesë së vërtetë e gjen dukshmërinë e saj vetëm te numri dhe shtrirja e rrymave kontradiktore që ajo përmban dhe përfton.
Nikolas Krebsi, në jetën praktike provoi dështim pas dështimi: ambasada në Bizant, ku bëri pjesë, nuk i dha dot fund skizmës midis Kishës së Lindjes dhe asaj të Romës; si peshkop në Briksen (Bresanone), në Tirolin italian, nuk arriti t'u imponohej të privilegjuarve që, me të drejtat e tyre, tkurrnin reformat kishtare, që ishin të domosdoshme.
Po ashtu është gabim të dëgjosh pajtues si Nikolas Krebsi, me varganin e luftërave të fesë në shekujt XVI dhe XVII, që e vonuan me dhjetëvjeçarë (të paktën) zhvillimin e qytetërimit, duke përfshirë këtu edhe atë të filozofisë dhe të shkencave.
Kur shkenca moderne lindi në shekullin XVII, ajo u bë mbi bazën e një ndarjeje të rreptë të metafizikës dhe të shkencave natyrore; sprova e bërë nga Nikolas Krebsi për t'i menduar të dyja bashkë, do të rishqyrtohej vetëm në periudhën romantike. Veprat kryesore: De Docta ignorantia (1440); De coniecturis (1440); De possest (1460); De non aluid (1462); Opuscula varia (posth. rreth 1488).
Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!
Desiderius Erasmus Roterodamus
Erazmo Roterdami (ose Desiderius Erasmus Roterodamus, emri i vërtetë Geert Geerts), humanist holandez. Lindur më 1466, si djalë i paligjshëm i një prifti, Erasmusi pati një ndikim të konsiderueshëm mbi zhvillimet e humanizmit. Ai ishte armik i teologjisë skolastike, megjithatë nuk kishte qëllim ta mohonte besimin e krishterë.
Nëpërmjet mësimeve të tij humaniste, veçanërisht në gjuhën greke, ai kërkoi të zbulonte elementët e pastër dhe të thjeshtë të krishterimit, që ishin lënë pas dore dhe të paqartë nga racionalizmi i tepruar i doktrinës skolastike. Përgatitja e tij fillestare filloi në shkollën e Jetës Praktike të Bethrenit, ku prej andej ai, më vonë, hyri në manastirin augustinian të Stinit.
Në manastir jeta e Erazmusit ishte shumë e vështirë. Ai nuk mund të përshtatej mendërisht, fizikisht, dhe nga temperamenti, me një regjim që ofronte shumë pak rehati fizike dhe liri intelektuale. Fatmirësisht atë e kërkoi Peshkopi i Kambrait (Cambrai) që të bëhej sekretari i tij latin. Peshkopi e dërgoi atë për ca kohë të studionte në kolegjin Montanjë në Paris, ku përsëri ai ndjeu vetëm përçmim për mësimet e metodës skolastike.
Megjithatë, pikërisht këtu, entuziazmi i tij për letërsinë klasike u stimulua, dhe po këtu ai filloi librin e tij të parë me proverba të titulluar »Proverba e Kiliadës«, i cili më vonë u bë një nga volumet e tij më të famshëm. Në 1499, Erasmusi vizitoi Anglinë, ku shpejt ra nën ndikimin e Colet, një mendimtar biblik dhe Tomas Morit (Thomas More).
Erasmusi mendonte se ashtu si Colet mund të jepte leksione mbi Biblën, pa pasur njohuri në greqisht. Më vonë, ai vendosi të bëhej i përkryer në këtë gjuhë, duke botuar një përkthim të ri në latinisht të Testamentit Grek, i cili u bë tepër i kërkuar. Gjatë vizitës së tij të dytë në Angli, më 1511, Erasmusi u bë anëtar i akademisë së Kembrixhit, ku iu dha titulli Profesor "Ledi Margaret".
Ai kishte pak respekt për kolegjet që kishte ndjekur, duke i quajtur ato "dema qipriot dhe plehngrënës", por nuk thoshte as ndonjë fjalë të mirë për birrën apo klimën angleze. Pas disa vjetësh ai shkoi në Bazel, ku qëndroi deri në vdekje. Ai vdiq më 1536, në moshën 70 vjeçare. Erasmusi dha një kontribut të madh në shpirtin e Rilindjes.
Entuziazmi i tij për të mësuarin klasik pati një influencë vendimtare në këtë kohë. Ai e kuptoi se shpikja e shtypshkronjës bëri të mundur popullarizimin e klasikëve të vjetër, duke nxjerrë botime jo shumë të shtrenjta për nevojat e një numri të madh lexuesish. Këto libra hapën mundësi të reja për mësimet klasike, të cilat nuk kishin ekzistuar në Mesjetë. Por Erasmusi nuk ishte thjesht një botues.
Edhe nëpërmjet punës për të nxjerrë botimet greke dhe latine, ai do të siguronte reputacion për domethënien në mendimin e tij historik. Akoma më i rëndësishëm ishte kontributi i tij në zhvillimin e një stili të ri në shprehjet letrare. Erasmusi i donte fjalët dhe harxhonte shumë kohë për të zgjedhur fjalën ose frazën e drejtë, që të shprehte atë që mendonte. Ashtu si piktorët do ta shfaqin gjeninë e tyre në përdorimin e ngjyrave, Erasmusi, si armik i përhershëm i diskutimeve pajetë skolastike, gjente një gëzim dhe liri të plotë në krijimin e një stili të ri dhe të pasur letrar, të shoqëruar me elegancën e çdo fraze.
Erasmusi kritikonte zhargonin skolastik jo vetëm për mungesën e finesës, por akoma më shumë, për errësimin që i bënte ai mësimeve të vërtetë të Zotit. Për Erasmusin, idetë e shkrimtarëve të mëdhenj klasikë ishin në harmoni të përhershme me perënditë. Në mënyrë të veçantë, ai pa një lidhje të ngushtë midis filozofisë së Platonit dhe mësimeve të Krishtit.
Ai shihte një mospajtim të madh midis mësimeve të thjeshta të Krishtit dhe fryrjes dhe arrogancës së Gjykatës papale. Kjo e shtyu atë të shkruante satirën "Julius Exdusus", në të cilën Papa Juli II ndalohet nga Shën Pjetri që të hyjë në portat e parajsës. Eksperienca e tij e hershme nga jeta në manastir e nxiti atë që të shkruante një kritikë të fuqishme për klerikët në librin e tij të quajtur »Lavdërimi i marrëzisë«, të cilin Luteri e bëri shume të përdorshëm gjatë debateve të tij me kishën. Por Erasmusi nuk ishte besimtar skeptik dhe nuk u bë as luterian. Ai kishte një dëshirë ta kundërshtonte kishën.
Ai dëshironte të hormonizonte mësimet kishtare me mësimet e reja humaniste. Ai, gjithashtu, donte të sfidonte idenë se e vërteta e fesë ishte e pranueshme në shumë njerëz, vetëm nëpërmjet ushtrimit rigoroz të aftësive të tyre racionale. Lavdërimi i marrëzisë i Erazmusit ishte njëkohësisht një trajtim serioz dhe ironik i dy lloj marrëzish.
Nëpërmjet talljes për çmendurinë klerike, ai godiste priftërinjtë për intrigat e tyre si edhe për kohëzgjatjen e qëndresës së shpirtit në purgator. Ai vinte në lojë debatet midis teologëve, të cilët bënin një luftë të kotë mbi doktrinat e Mishërimit, Trinitetit dhe ndërsubstancializmit. Vërejtja e tij kryesore ishte se baza e besimit kishte humbur, duke theksuar gjithnjë e më shumë elementet e sipërfaqshëm dhe të parëndësishëm; siç ishin manastiret, ku çështjet e veshjes dhe disiplina i shmangnin njerëzit nga shpirti i krishtërimit.
Me vënien e priftërinjve përpara gjykimit të madh, të ulur në pritje për të hyrë në parajsë, duke përmendur të gjithë të mirat që kishin bërë, Erasmusi kalon nga humori në tallje duke përshkruar një prift, i cili ngrihet duke thënë: "në emër të gjithë lutjeve, betohem, se s'kam prekur asnjë peni, pa veshur të paktën dy palë doreza..." Për të gjitha këto Krishti i kthen përgjigje: "unë po largohem duke ju thënë se nuk dëgjova asnjërin nga ju të thoshte se unë jam krejt i pastër".
Por ndërkohë që Luteri u bë një reformator pasionant, Erasmusi mbeti vefëm një kritik. Në librin e tij të moderuor »Ese mbi vullnetin e lirë«, ai shprehte idenë e Rilindjes, që njeriu ka mundësi të mëdha për t'u bërë më i moralshëm. Këtij libri Luteri i përgjigjet me librin »De Servo Arbitrio«, duke afirmuar doktrinën e Paulinit për korrupsionin e natyrës njerëzore dhe duke hedhur tej Erasmusin si një "llomotitje", një "skeptik", ose si "një derr të stallës epikurase të qejflinjve".
Interesi i tij në letërsinë klasike dhe filozofi nuk e çoi Erasmusin në formimin e një skolasticizmi të ri, apo të krijonte një varësi të besimit të krishterë nga filozofia e Platonit. Por akoma më mirë ai përdori njohuritë e tij në gjuhën klasike për të zbuluar fjalët e vërteta të Ungjillit (të së vërtetës absolute), duke thënë se, "në qoftë se del ndonjë fjalë e re në greqisht, unë lë peng pallton, po nuk e gjeta, aq më tepër në qoftë se kjo fjalë është e lidhur me krishterimin, siç janë psalmet greke apo ato të Ungjillit".
Siç duket edhe më sipër Erasmusi ushtroi një influencë të fuqishme për të stimuluar zhvillimin e të mësuarit njerëzor dhe, megjithatë, ai mbeti për reformacionin një bir i kishës. Ndërsa Erasmusi shikonte pas në antikitet për vlerat e çmuara të klasikëve, reformatorët, në mënyrë të veçantë Luteri, shihnin shumë mbrapa në komunitetin primitiv të të krishterëve, për të gjetur shpirtin e Krishterimit.
Në këtë mënyrë Rilindja dhe Reformizmi, së bashku, përmblodhën një ringjallje të së kaluarës. Megjithëse Erasmusi dhe Luteri kanë shumë pika të përbashkëta, në përplasjet e tyre të shumta për gjendjen e krishtërimit në shekullin XVI, Luteri i shtynte argumentet e tij deri në atë pikë, sa mund të shkaktonin një shpërthim brenda kishës.
Domethënia e revoltës së fuqishme të Luterit ishte se ai tjetërsoi mënyrën e të menduarit të një numri të konsiderueshëm njerëzish të qytetërimit perëndimor. Ndërsa Erasmusi do të ekulibronte mësimet klasike njerëzore me një besim të krishterë të thjeshtuar, besimi i ekzaltuar i Luterit hodhi dyshime serioze mbi mundësinë e arsyes njerëzore për ta udhëhequr njeriun drejt shpëtimit. Veprat kryesore: Enchiridon militis christiani (1502); Encomium moriae seus laus stultitiae (1509) Lavdërim marrisë ; De Hbero arbitrio diatribe (1524); Të gjitha vcprat në 9 vël!., Bazel (1540-1541).
Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!
Muhamed Bin Musa Al-Khuarizmi,babai i algjebres
Abu Abdullah Muhamed Ibn Musa Al-Khuarizmi lindi në Kuarizm (Kheva), nje qytet ne jug te lumit Oksus ne Uzbekistanin e sotëm në vitin 770. Prindërit e tij emigruan në një vend në jug te Bagdatit kur ai ishte akoma fëmijë. Data e saktë e lindjes nuk dihet. Ai njihet më së miri për paraqitjen e konceptit matematikal Algorithmin që edhe mori emrin e tijë.
Al-Khuarizmi ishte një nga matematikanët më të mëdhenjë që kishte jetuar në ato kohëra. Ai ishte themeluesi i shumë degëve dhe koncepteve bazë të matematikës. Ai është një astronom dhe gjeograf i famshëm. Al-Khuarizmi ndikoi mendimin matematikan nëpërmjet shkrimeve të tija.
Ai njihet si themeluesi i agjebres pasi ai jo vetem që nisi këtë subjekt në një formë sistematike por edhe e zhvilloi atë në atë masë sa i dha zgjidhje analitike ekuacioneve kuadrate dhe lineare. Emri algjebër rrjedh nga libri i tij i famshem " Al-Xhabr ua-al-Mukabilah".
Ai zhvilloi në detaje tabelën e trigonometrisë e cila përmbante gjashtë funksione, të cilat me vonë u shëndrruan në funksione tangjente. Al-Khuarizmi gjithashu zhvilloi llogaritjen e dy gabimeve, te cilat e cuan atë në konceptin e diferencimit. Ai rregulloi përfaqësite gjeometrike të seksioneve konike.
Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!
El Masri et-Tahavi
|
Taha - Tahavi quhet fshati në të cilin lindi ky imam, dhe sipas vendlindjes, ai u quajt et-Tahavi.
Ebu Xhafer et-Tahavi lindi në vitin 239 hixhr. Të gjithë ata që shkruan për këtë imam, këtë ditë e marrin të saktë duke u bazuar edhe tek nxënësi i tij Ibu Junus. Ai lindi në një familje me autoritet të madh për kohën, në një familje bujare e të ditur dhe me shumë dijetarë. Babai i tij ishte i njohur për poezi dhe transmetime; edhe nëna e tij ishte nga gratë e shumta që ndiqnin ligjëratat e Imam Shafiut.
Mësimet e para i mësoi nga familja e tij e pasur nga dituritë. Pastaj mësimet i vazhdoi duke ndjekur ligjëratat që mbaheshin nga dijetarë të shumtë në Xhaminë e njohur të Kajros - Amr ibni As. Nxënien e Kur’anit përmendsh e arriti para hafëzit të njohur Ebi Zekerija Jahja bin Muhamed bin Maras. Pastaj studimet i vazhdoi tek daja i tij El Meznij, ku mësonte Fikhun shafi.
Kur qe pajisur me dije të ndryshme fetare, Tahaviu në moshën njëzet vjeç ndërroi drejtimin (medhhebin) dhe filloi të studionte librat e drejtimit hanefi. Këtë e bëri për disa shkaqe, ndër të cilat qe edhe fakti se mësuesi i tij kundërshtonte mendimet e Ebu Hanifes, konkretisht në librin e tij të Mezniut.
Imam Tahaviu ka qenë edhe publicist i njohur. Ai u mor me akaid, me tefsir, fikh, hadith etj. historianët numërojnë më shumë se tridhjetë përmbledhje që shkroi imami, disa prej të cilave janë.
Sherhu Meani Elathar.
Sherhu Mushkilulathar
Muhtesaru Ethahavi fi Elfikh Elhanefif
Sunenu EshShafij
Eshurut Essagir
Eakidetu Etahavijetu etj.
Tahaviu vdiq dhe u varros në Egjipt në vitin 321 h.
Mendimet e tahavinjve
Allahu xh.sh. është i papërshkrueshëm.
Atij nuk i përngjan asgjë, dhe nuk i mungon asgjë.
Ai është i pari pa fillim, dhe i fundit pa mbarim.
Dëshira e Tij është e pakufishme.
Ai nuk paramendohet dhe nuk parashikohet.
I gjallë që nuk vdes, i zgjuar që nuk kotet.
Furnizues pa shkaqe, krijues pa model.
Që jep vdekjen pa frikë, që ringjall pa vështirësi.
Krijues me dituri
Përcaktues i përcaktimeve.
Caktues i momenteve.
Atij nuk i fshihet asgjë para krijimit të krijesave, dhe e di se ç’do të punojnë pas krijimit.
Ai është urdhërues për të mira dhe ndalues nga mëkatet. اdo send e lavdëron sipas përcaktimit të Tij.
Muhamedi a.s. është i dërguari dhe i zgjedhur i Tij. Ai është vula e të dërguarve dhe zotëria i tyre. Ç'do njeri, që pas tij pohon se është i dërguar, do të jetë gënjeshtar. Ai është i dërguar tek të gjithë njerëzit dhe xhindet deri në Ditën e Kiametit. اdo hadith të vërtetë do ta pranojmë pa kurrfarë dyshimi; ashtu siç ka thënë, do të themi.
Kur’ani është fjalë e Allahut, i zbritur nëpërmes Xhibrilit tek Muhamedi a.s., i pranuar nga besimtarët e sinqertë. Kur’ani është fjalë e Allahut, jo e krijuar drejtuar, njerëzve. Kush e dëgjon dhe thotë se është i krijuar, ai ka bërë kufr.
Kush e cilëson Allahun me cilësi të njerëzve, ai është shmangur nga e drejta – kafir.
Allahu do të shihet në botën tjetër pa kurrfarë personifikimi dhe pa anë të caktuara.
Allahut xh.sh. nuk i përcaktojnë kufij, tek Ai nuk ekzistojnë anët- drejtimet poshtë-lart, para, mbrapa, djathtas, majtas.
Kroi është i vërtetë, prej tij do të pinë besimtarët në botën tjetër.
Ndërmjetësimi do të ekzistojë për autorët e gabimeve.
Allahu xh.sh. është i ditur për numrin e banorëve të Xhennetit dhe të Xhehennemit dhe ai numër nuk do të shtohet as nuk do të pakësohet.
Esenca e Kaderit është fshehtësi e Allahut për krijesa, këtë nuk e kanë ditur as engjëjt më të afërt dhe as pejgamberët më të dashur të Allahut.
Dituria ndahet në dy pjesë:
Dituri për krijesat që ne i shohim.
Dituri për krijesat dhe gjërat që nuk i shohim. Andaj mohimi së parës dhe të dytës, shpie në mosbesim.
Besojnë në Levhi Mahfudh (pllaka ku janë të shkruara të gjitha sendet).
Arshi është i vërtetë, dhe Allahu është i pasur dhe nuk ka nevojë as për Arsh dhe për asgjë tjetër ç’ka mbi të dhe nën të.
Besojnë në engjëjt dhe pejgamberët, në librat e zbritur tek të dërguarit, dhe dëshmojnë se të gjithë kanë qenë të drejtë.
Dhe i quajnë muslimanë të gjithë ata që drejtohen nga Kibla, pasi që kanë dëshmuar për pejgamberin a.s. me të gjitha shenjat dhe urdhrat që i ka dhënë.
Dhe nuk i themi askujt pabesimtar derisa të mos e lejojë të ndaluarën.
Kurse Imani është: Besimi me zemër dhe shprehja me gojë. Besimi është një, dhe besimtarët janë të njëjtë në thelbin e besimit, kurse dallimi bëhet nga vepra të mira, bëmirësia dhe druajtja nga Allahu.
Atëherë besimi është:
Besimi në Allahun Një;
Besimi në engjujt e Tij;
Besimi në Librat e Tij;
Besimi në pejgamberët e Tij;
Besimi në Ditën e Fundit (Kiametit);
Besimi në Kadanë dhe Kaderin, të mirën dhe të ligën, që të gjitha nga Allahu xh.sh.
Kurse ne besojmë në të gjitha këto pa kurrfarë dyshimi dhe dallimi, në mes të pejgamberëve.
Kurse për autorët e gabimeve të mëdha nuk thonë se do të jenë përgjithmonë në zjarr; nëse vdesin dhe dëshmojnë për Allahun Një, ata do të jenë në gjykimin e Allahut dhe dëshirën e Tij; nëse dëshiron, i fal dhe i shtie në Xhenet, dhe nëse do, i dënon sipas drejtësisë së Tij, e pastaj me mëshirën e Tij i shtje në Xhenet.
Do të jemi pasues të Ehli-Sunetit dhe xhematit dhe do të largohemi nga të gjitha ndarjet dhe fraksionet.
Do t’i duam të gjithë të drejtët dhe besnikët, dhe do të urrejmë të gjithë gënjeshtarët dhe tradhtarët.
Besojmë në dy meleqtë përcjellës të njeriut dhe dëshmojmë që Allahu i ka caktuar mbrojtje për ne.
Besojmë në melekun e vdekjes, që është i udhëzuar nga Allahu.
Besojmë në dënimin e varrit për atë që u mërzitën, dhe pyetjet në të nga Nekiri dhe Munkiri, që do të pyesin: për Zotin tënd, për fenë tënde, për pejgamberin tënd.
Varri do të jetë kopsht nga kopshtet e Xhenetit ose humnerë nga humnerat e Xhehenemit.
Besojmë në Ringjalljen, dhe në shpërblimin sipas veprave, në paraqitjen para Zotit xh.sh., në llogarinë, në leximin e librit, në shpërblim dhe ndëshkim, në urën dhe në peshojën.
Kurse Xhenneti dhe Xhehenemi janë të krijuara dhe nuk do të zhduken asnjëherë. Dhe se Allahu ka krijuar Xhenetin dhe Xhehenemin para krijesave dhe ka krijuar për to krijesa që do të jenë banues.
Kurse punët e njerëzve janë të krijuara, ndërsa përfitimi nga njerëzit.
Dhe Allahu nuk i ka ngarkuar përveç sa munden dhe (njerëzit) nuk mundën (më shumë) vetëm sa janë ngarkuar.
Dhe çdo send shkon sipas dijes së Tij, caktimit të Tij dhe gjykimit të Tij. Ai punon ç’të dojë dhe nuk është mizor asnjëherë.
Lutjet, duatë dhe lëmoshat tona për të vdekurit, kanë dobi.
Të gjithë shokët e Pejgamberit a.s. i duam pa dallim dhe i përmendim vetëm për të mirë.
Dëshmojmë për hilafetin pas Pejgamberit a.s., i pari Ebu Bekri, Omer bin Hatabi, Uthmani, Ali bin Ebi Talibi, Allahu qoftë i kënaqur me ta.
Dëshmojmë për dhjetë xhenetlinjtë që Pejgamberi a.s. i tregoi; ata janë: 1. Ebu Bekri, 2. Omeri, 3. Uthmani, 4. Aliu, 5. Talhatu, 6. Zubejri, 7. Sadi, 8. Seidi, 9. Abdurrahman bin Avf, 10. Ebu Ubejdullah bin Xherah. Allahu qoftë i kënaqur me ta.
Besojnë në Shenjat e Kiametit: dalja e Dexhallit, zbritja e Isait a.s., lindja e diellit nga perëndimi, dalja e shtazës nga toka.
Falltarët nuk i besojnë, gjithashtu as atyre që thërrasin për diçka jashtë Kur’anit, hadithit dhe umetit islam. Unitetin islam e shohin të drejtën dhe të mbarë, kurse përçarjet dështim e dënim.
Feja e banorëve të qiellit dhe Tokës është e njëjtë dhe ajo është Feja Islame
Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!
Kush e shiti Shqiperine...? Esat Toptani.!
Esat Toptani ose Esat Pasha lindi në vitin 1863 dhe u vra nga Avni Rrustemi më 13 qershor të vitit 1920 në Paris, Francë, ishte një politikan dhe kryeministër shqiptar. Esat Toptani detyrën e kryeministrit të Shqipërisë e ushtroi nga 12 tetori i vitit 1913 e gjer më 12 shkurt të vitit 1914 si dhe nga 5 tetori i vitit 1914 e gjer më 24 shkurt të vitit 1916.
Gjatë viteve 1918 - 1920 Esat Pasha përpiqej që përmes aktivitetit të tij në mërgim në Paris, Francë të përfaqësojë Shqipërinë në Konferencën e Paqes përkundër asaj qe delegacioni shqiptarë nuk e përkrahte. Gjersa në vitin 1920 ai po përgatiste territorin që të kthehej në Shqipëri, interesat e së cilës i paraqiste në Paris të cunguara, vritet nga Avni Rrustemi.
Bemat e Esatit
Esati, i biri i Ali be Toptanit, lindi në Tiranë rreth vitit 1863. Vëllai i tij, Gani beu, ishte katër vjet më i madh, e i vëllai i Sadije Toptanit. Që në fëmijëri, ai dallohej për karakterin e tij të keq dhe gjaknxehtë; vëllai i tij i madh ishte jo më pak i tillë dhe babai i tyre ishte viktima e parë e karakterit të tyre të keq. Një ditë ata e mbuluan me një rrogoz të lagur me naftë dhe e kërcënuan se do ta digjnin. Në fakt Ali beu nuk ishte në rregull mendërisht.
Esati ishte rritur në Tiranë dhe e kish zgjeruar rrethin e ndikimit të tij, gjë që i jepte mundësi të çlirohej nga rivalët (familja Jella) dhe ta shtonte pasurinë me mjete kurdoherë të paligjshme. Pasi gjeti mjetin për t'u vënë me dëshirë në shërbim të Hafiz Pashës, guvernator i Durrësit, ai u caktua kryetar i rrethit të Tiranës, post që i lejonte ta tepronte në veprime pa u dënuar.
Rreth vitit 1895, ai u emërua nga Sulltani komandant i xhandarmërisë së Janinës; ky post i kushtoi atij 1500 lira turke të cilat iu paguan mareshalit Dervish Pasha. Atë që në Tiranë e kishte bërë në mnënyrë të paligjshme, filloi ta bënte hapur dhe në mënyrë zyrtare në Janinë. Dervish Pasha ishte në atë kohë i plotfuqishëm në Stamboll. Ganiu ishte favoriti i Sulltanit dhe Esati mund t'i lejonte vetes, pa u ndëshkuar, gjithçka, megjithëse ky post ishte sa fitimprurës aq edhe i rrezikshëm.
Ai përuroi në Janinë epokën e përdorimit të bandave të cubave, që zëvendësuan 30 xhandarë me kuaj, të cilët i futi përsëri në punë, pasi mori prej secilit 25 lira turke. Gjatë Luftës Greko-Turke të vitit 1897, ai i grabiti të gjithë bagëtitë, të imëta e të trasha, që gjeti dhe pasi mbërriti në Janinë si guvernator i përgjithshëm i Osman Pashës, i dha një hov më të madh punëve të veta, duke shkuar deri atje sa mori rushfete madje edhe prej 20 frangash, duke rrëmbyer paratë e njerëzve të thjeshtë, të cilët i kërcënonte me syrgjynosje, duke futur hundët në çështjet administrative e të drejtësisë dhe duke nxjerrë përfitim nga gjithçka. Eshtë e pamundur të bëhet një listë për të këqijat, vjedhjet dhe grabitjet e tij.
Për këtë, ndër të tjera. mund të përmendim: ai arriti të grabiste manastirin (Teqe) e Peshtanit (rrethi i Përmetit); i grabiti 900 lira turke Baba Ahmetit, kryedervishi i Teqesë së Kostanit; 640 lira baba Abedinit, dervishit të Teqesë së Frashërit; 1200 lira vëllezërve Xhelal dhe Mehmet bej Këlcyra, 200 lira Abaz bej Vasiarit. Pas vrasjes së vëllait të tij Ganiut, Esati, duke menduar se rrezikohej, dërgoi në Konstantinopojë shërbëtorin e tij të quajtur Haxhi Mustafa, lindur në Krujë, i cili vrau Xhavit Beun, në mes të Urës së Gallatës.
Vrasësi u arrestua, u gjykua dhe u burgos, por u trajtua me shumë butësi; ai, në burg, ishte një shef i vogël e pak kohë më vonë u lirua dhe u caktua rojë në Ministrinë e Drejtësisë. Nga kjo merret me mend se Hamit Beu ishte i kënaqur nga suprimimi i Xhavitit. Esatit, edhe pse i njohur nga të gjithë si autori i vërtetë i vrasjes, nuk u keqtrajtua aspak.
Por, pak nga pak, marrëdhëniet e tij me qeverinë e përgjithshme të Janinës, Tatar Osman Pasha, u tendosën dhe për shkak të një skandali që ndodhi ndërmjet të dyve. Esati u transfema në Shkodër, gjithnjë me detyrën e shefit të xhandarmërisë. Ky ishte një rast për tiranin që t'u diktohej bashkëpatriotëve të tij, mbasi ai banonte në Tiranë, në vend që të banonte në qytetin e Shkodrës, në kryeqendër.
Gjithashtu forca që kishte, i dhanë atij mundësi të bënte kërdinë kundër atyre që nuk i pëlqenin, atyre që mund të luftonin kundër fuqisë së tij, ose që me anë të pasurisë të tyre mund ta shqetësonin. Pikërisht në këtë periudhë nis me të vërtetë fuqia e tij në Tiranë e Durrës,sepse, duke persekutuar njerëzit e ndershëm, në të njëjtën kohë ai mbronte njerëzit e liq dhe u kërkonte ndarjen e përfitimeve të paligjshme që mund të arrinin këta të fundit; kjo ishte mënyra e tij për të garantuar sigurimin publik, ashtu sikurse kishte bërë në Janinë.
Ndryshimi i regjimit turk, në vitin 1908, e gjeti Esatin në postin e tij në Shkodër dhe me famën e një njeriu despotik, besnik ndaj Abdyl Hamitit dhe ndaj mënyrës së tij të administrimit, pra ai nuk mund të kishte marrëdhënie të mira me personat e regjimit të ri dhe duhej në mënyrë fatale të shinangej.
Por nuk i mungonte aspak shkathtësia: ai shkoi shpejt në Selanik, ku ndodhej selia e Komitetit Bashkimi dhe Progresi; thuhej se thonturqit e kishin dënuar me vdekje, por 500 lira turke, qendrimet e përulura dhe premtimet e rrema i dhanë atij mundësi të hynte në shërbim të shefave unionistë, të cilët e përkrahën dhe e ndihmuan të merrte mandatin e deputetit të Sanxhakut të Gjirokastrës për Parlamentin Osman. Esati, i cili dikur ia detyronte madhështinë e tij Abdul Hamitit, këtë herë duhej të mbështetej te armiqtë e Sulltanit.
Pra ai e kishte vendin në Dhomën Osmane, duke mos marrë asnjëherë pjesë në të, duke mos dashur të luajë asnjë rol si deputet shqiptar dhe që shqetësohej tepër pak për mbrojtjen e interesave të kombit të tij; ai mbajti më tepër një qendrim servil me padronët e kohës, deri në atë pikë sa u caktua nga këta të fundit si anëtar i delegacionit që do t'i njoftonte Abdyl Hamitit rrënimin e pushtetit të tij.
Esati njihej atëherë si një nga shefat unionistë dhe këto marrëdhënie të mira vazhduan për sa kohë që këta të fundit kishin pushtetin; dhe kur xhonturqit filluan të dobësohen, kur partia kundërshtare, e quajtur liberale, dukej se po korrte sukses, Esati e ndryshoi menjëherë kampin, duke u shprehur armik i Talatëve, i Xhavitëve dhe i Xhahidëve. Pikërisht në këtë çast nacionalistët e rinj shqiptarë hynë në lidhje me të në Stamboll: ai premtoi ndihmën e tij për lëvizjen antiturke që zhvillohej në Shqipëri (fillim i vitit 1912).
Megjithatë, mbasi ia njihnin karakterin dinak dhe oportunist, nacionalistët u treguan të kujdesshëm dhe nuk u bazuan plotësisht në fjalën e tij. Kur shqiptarët, të cilët dolën fitimtarë në Shkup, arritën ta detyronin Dhomën të shpërbëhej dhe përgatitën formimin e qeverisë liberale të Myftar Pashës. Esati u emërua komandant i rezervistëve në Shkodër dhe me këtë detyrë ai mori pjesë në luftën kundër serbo-malazesve, që rrethuan qytetin e Shkodrës (1912-1913).
Komandant i forcave të Shkodrës ishte koloneli Hasan Riza Pasha i konsideruar inteligjent e i paanshëm, dhe duke e kuptuar se shqiptarët (të mërzitur nga regjimi turk) do t'i ndihmonin malazezët, ai hartoi projektin për të ngritur flamurin shqiptar në Kështjellën e Shkodrës, me qëllim që të gruponte shqiptarët dhe t'i bënte ata të marshonin kundër agresorit sllav ose të paktën për të siguruar asnjanësinë e tyre. Në fakt, pavarësia e Shqipërisë u shpall në Vlorë (28 Nëntor 1912) dhe ishte fjala të bindeshin malësorët (malësorë të rrethinave të Shkodrës) se çështja e këtij qyteti ishte çështje e tyre.
Në çastin kur Hasan Rizai do ta zbatonte këtë projekt dhe se ishte gati të merrej vesh me malësorët, ai u vra në mbrëmje përpara shtëpisë së Esat Toptanit, tek i cili ai sapo kishte qenë për darkë. Vrasësi ishte Osman Bali, shërbëtor dhe njeri besnik i Esatit. Për të shpjeguar këtë krim, duhet ditur se Hasan Riza ishte një kundërshtar i komitetit "Bashkim e përparim" dhe se ai donte të vinte kandidaturën e tij në Bagdad si deputet liberal.
Nga ana tjetër, shefi i shtatmadhorisë së tij, nënkoloneli Kiameran ishte, së bashku me disa oficerë të tjerë, një fanatik unionist; Esati donte të shpëtonte nga Hasan Rizai, për ta zëvendësuar vetë atë dhe Kiemerani ishte i kënaqur të hiqte qafe një armik të partisë së tij; Esati dhe Kiamerani u morrën vesh deri në fund, domethënë deri në kapitullimin e qytetit, gjë që ndodhi në vitin 1913.
Thuhej se Shkodrës i mungonin ushqimet por, nga ana tjetër, të rrethuarit ishin paralajmëruar se serbët që mbanin të rrethuar qytetin, në bashkëpunim me malazestë, sapo ishin larguar: pra ata ndodheshin përballë forcash të reduktuara dhe, për më tepër, mbretit Nikita i ishte dorëzuar ultimatumi i Fuqive të Mëdha për ta hequr ai vetë rrethimin.
Esati, pra, kishte shumë mundësi ta zgjaste rezistencën edhe për disa ditë, por ai parapëlqeu të kapitullojë duke u mjaftuar të shpëtojë nderin e tij ushtarak. Por qysh nga ajo periudhë ka pasur zëra se gëzimi i Esatit kishte shkaqe të tjera nga ato të "Ndereve" ushtarake dhe se një shumë prej 600 000 frangash iu dha nga malazezët.
Gjithashtu mbreti Nikita e princi Danillo e ndihmuan në ambicjet e tij personale; po ditën e kapitullimit të qytetit, malazestë përhapën zëra se Esati e kish shpallur veten mbret i Shqipërisë. Megjithatë Esat bej Toptani u mjaftua në fillim të tërhiqet në Tiranë, me ushtarë dhe topa që i solli nga Shkodra.
Ai gjatë viteve 1914 shërbeu si ministër i Punëve të Brendshme dhe i Luftës, nën Princ Vidin.
Emri i Esat Pashë Toptanit u përmendet në një letër të Kryeministrit Francez, Aleksandër Mileran (njëkohësisht edhe president i Konferencës së Paqes në Versajë) më 30 janar 1920, drejtuar Fuqive të Mëdha. Në letrën e tij ai flet për dëmet që i ishin shkaktuar Shqipërisë dhe Esat Pashë Toptanit dhe familjes së tij gjatë bombardimeve të Durrsit.
Në letër shprehet qartë se sipas Aleksandrit, fakti që Shqipëria qëndroi përkrah vendeve të Antantës ishte meritë kryesore Esatit, duke i dhënë këtij të fundit edhe një meritë të madhe ushtarake dhe morale. Me sa duket nga letra, Esat Pasha ka ndihmuar sistematikisht ushtritë serbe dhe kjo tregon një besnikëri të tij ndaj Fuqive të Mëdha. Kryeministri Francez nuk limitohet me kaq, por ai e falënderon komandantin shqiptar për ndihmën e tij të çmuar në Luftën e Selanikut. Në këtë betejë Esat Pasha operoi si pjesë e divizioneve franceze dhe supozohet se ai ka mbajtur peshën më të madhe në frontin prej 30 kilometrash të Frontit të Selanikut.
Letra është një letër lavdëruese, ku Presidenti i Konferencës së Paqes të Parisit shpreh shqetësimin e tij për humbjet e mëdha që kryetari i qeverisë shqiptare kishte pësuar. Me keqardhje dhe njëkohësisht me respekt, Aleksandër Mileran-it i vjen keq që ushtaraku shqiptar, të gjitha shpenzimet e qëndresës së luftës, iu desh t’i përballonte vetë.
Sidoqoftë nga burimet shqiptare, shikohet se Esat-i nuk gëzonte një reputacion të mirë në vendin e tij. Prof. A. Luarasi shkruan se “...pozita mbisunduese e Esat Pashës vinte ndesh me ndjenjat e shumë patriotëve shqiptarë...” duke vazhduar më tej se “...princi i huaj... do të mund të siguronte qetësinë dhe stabilitetin e brendshëm... duke mënjanuar Esat Toptanin...” Duket qartë se ai kishte shumë armiq; armiqësi e cila do t’i kushtonte shtrenjtë atij.
Kështu Esat Pashë Toptanit do t’i vidheshin shumë pasuri gjatë bombardimit të dyfishtë të Durrësit. Për më tepër, anijet ushtarake austriake do të godisnin pa kriter duke shkaktuar dëme të shumta edhe në godinat qeveritare. Shtëpia e tij u sulmua nga njerëz të armatosur duke dëmtuar rëndë rezidencën e personit në fjalë .
Të tjera prona në emër të Esat Pashës do të grabiteshin dhe do të dëmtoheshin në mënyrë katastrofike. Në se kjo nuk do të mjaftonte gjatë periudhës katër vjeçare të luftës, Toptani nuk kishte përfituar asnjë rrogë qeveritare. Ushtria e tij ishte gjysmë e shkatërruar nga luftimet e gjata. Shumë ushtarë kishin vdekur, të tjerë ishin të gjymtuar, disa dezertuan dhe ata të mbeturit ishin moralisht të demoralizuar .
Vetë Esat Pashës iu kërkua që të linte Shqipërinë dhe të qëndronte në pritje të vendimeve të Konferencës së Paqes, e cila do të vendoste edhe për fatin e statusit të Shqipërisë. Në një gjendje të mjerueshme, Esat Pasha do të kërkonte një dëmshpërblim prej 10 milion frangash edhe pse nuk dihet shumë qartë në se do e merrte ndonjëherë shpërblimin e tij. Ndërkohë që Esat Pasha qëndronte i syrgjynosur jashtë vendit, Nikolla Pashiqi do ta mbështeste atë me një letër drejtuar Kryetarit të Sigurimit të Konferencës së Ambasadorëve në Paris.
Në këtë letër, Pashiqi shkruan indinjatën e tij për harresën që fuqitë e mëdha i kishin bërë këtij ushtaraku të lartë shqiptar që kishte sakrifikuar më shumë se sa mundej për Fuqitë e Mëdha . Kjo mbështetje ndaj tij nga ana e Nikollës shpjegohet qartë, pasi Esat-i i kishte dhënë një kontribut të paçmuar forcave serbe në luftime. Megjithatë Nikolla Pashiq tregohet Pesimist në lidhje me Esat Pashën. Në delegacionin sllav (11 janar, 1920), Pashiqi shpreh bindur se ai është për mbrojtjen e tij si një detyrim moral që ai ka.
Esat Pasha gëzonte privilegjet e qeverisë Franceze prej dy vjetësh. Me gjithë se në pamje të parë ai ngjante si një kartë e djegur, Esati simbolizonte akoma një kërcënim. Ai po i prishte edhe punë Mehmet Konicës, një përfaqësues i denjë ky i interesave shqiptare. Konferenca e Versajës e kishte ndarë mendjen për ta zhdukur Shqipërinë nga harta e botës dhe me sa dukej Toptani nuk shqetësohej shumë për sa kohë ai merrte fetën e tij të tortës.
Fundja nuk ishte hera e parë që Esati bënte akte të turpshme në kurriz të popullit shqiptar . “Pleqësia” e tij e famshme bëri çmos që të pengonte qeverinë e re të Ismail Qemalit. Ai ka luajtur rol negativ edhe në kryengritjet e jugut për tu mbrojtur nga sulmet greke. Në memorandumin e tij të shkruajtur në frëngjisht, Esat Pasha pretendon se ai ishte dënuar me vdekje nga Perëndoria Osmane kur ky i fundit, në Luftën e Parë Botërore përkrahu aleatët perëndimorë. Kjo sipas tij ishte arsyeja për tu quajtur “Pasha.”
Esati do të vritej më 13 qershor, 1920 nga atdhetari i shquar Avni Rustemi. Mbas një gjyqi të gjatë Avni Rustemi do të lirohej duke u shpallur i pafajshëm nga gjykatat e Shtetit Francez. Esat Pashë Toptani shikohet si një figurë tradhtare. Vrasësi i tij Avni Rustemi, do të vritej nga njerëzit Ahmet Zogut, i cili kishte lidhje fisnore me Esatin.
lajmerimi ne media i vdekjes se Esatit
Pashë Toptani nuk bëri asgjë për vendin e tij. Ai shikohet si një tradhtar i çështjes shqiptare dhe bëri vetëm në interes të vet . Madje edhe përkrahja e madhe që ai kishte në Dibër, do të vinte duke rënë. Esat Pash Toptani humbi shumë djem shqiptarë që ishin nën komandën e tij duke i syrgjynosur ata në beteja të përgjakshme pro-sllave dhe pro-greke. Prof. A. Luarasi shkruan: “Ishte e qartë që fuqitë e mëdha, që i bënë varrin qeverisë së Vlorës, mbështeteshin në elementë antikombëtarë si Esat Pasha, të gatshëm për të vënë në ankand pavarësinë e Shqipërisë.
Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!
Vaçe Zela
"Zëri i Artë i Shqipërisë", "Ikona e Shenjtë e Këngës Shqiptare", "Mbretëresha e Këngës Shqiptare", "Ylli Polar që vërtitet i vetëm në Galaktikën e Këngës së Lehtë Shqiptare", "Gjigandja e Skenës Shqiptare". Këto janë vetëm disa nga epitetet për këtë simbol tashmë të kthyer në legjendë. U zbulua rastësisht në moshë të re në Lushnjë. Vaçe Zela ka një zë të jashtëzakonshëm.
Me zërin e saj mahnitës e të papërsëritshëm për më shumë se 40 vjet krijoi mitin e saj te pavdekësisë duke hyrë në zemrën e çdo shqiptari brenda e jashtë atdheut. Këngët e saj në vite mbeten popullore dhe të preferuara edhe sot nga publiku.
Vaçe Zela është larguar përfundimisht prej skenës në vitin 1992. Sidoqoftë Vaçe Zela mbetet "Zëri i Jashtëzakonshëm" që mbushte me energji skenat shqiptare duke u bërë idhulli i shumë brezave. Vaçe Zela i dhuroi publikut shqiptar si edhe Historisë së Muzikës Shqiptare zërin e saj të artë. Një kulm që nuk do të shlyhet kurrë nga kujtesa artistike.
Vaçe Zela ka marë pjesë në shumë festivale të muzikës në radio dhe më vonë në radiotelevizion që prej organizimit të parë të tyre, duke fituar plot 12 çmime të para, një rekord i paarritur për të gjitha kohët. Vaçe Zela është fituesja e parë e Festivalit të parë. Me këngën “Fëmija i parë”, ajo dëshmoi se një idhull i muzikës po lindte atë mbrëmje të 26 dhjetorit të vitit 1962.
Repertori i saj është shumë i pasur; numërohen me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada, etj. Ajo ka një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit, ku ka interpretuar shumë këngë si pjesë e muzikës së filmave. Prej disa vitesh jeton në Zvicër.
Ajo është e vetmja femër shqiptare e nderuar për së gjalli me Urdhrin "Nderi i Kombit" nga presidenti Alfred Moisiu me motivacionin: “Për vlerat e rralla si Artiste e Shquar, me popullaritet të jashtëzakonshëm, për interpretimin mjeshtëror të këngës së muzikës së lehtë dhe asaj popullore, për pasurinë e vyer që krijoi në shkollën shqiptare të interpretimit muzikor.” Për nder të këngëtares viti 2009 është shpallur nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si “Viti Vaçe Zela”. Së fundi edhe një rrugë në Tiranë mban emrin e saj.
Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!
“Shekspiri oriental” Guan Hanqing
Tragjedia : “Padrejtësia ndaj Dou Ë-së” ishte shfaqur dhe vazhdon të shfaqet me madhështi për 700 vjet me radhë dhe është përkthyer në shumë gjuhë, që përhapen gjerësisht në vende të ndryshme të botës.Ky ishte dramaturgu i dinastisë Yuan të Kinës,Guan Hanqing,i cili ka qenë një ndër shkrimtarët më të mëdhenj në historinë e letërsisë dhe të dramaturgjisë të Kinës.
Guan Hanqing jetoi në dinastinë Yuan të shekullit 13-të. Ai ishte i zgjuar dhe me humor, i pashëm, i ditur dhe i talentuar, ishte i aftë për recetimin e vjershave, për interpretimin e veglave muzikore, si të fryellit etj., dhe për valle, shah, gjueti etj. Guan Hanqing jetoi gjatë në kryeqytetin e dinastisë Yuan, kishte punuar në spitalin perandorak, por ai nuk kishte interes për mjekësinë, kurse për krijimin e skenarëve kishte plot entuziazëm.
Asokohe përhapej në dinastinë Yuan një lloj gjinie dramatike si “estradë”, që duke pasuruar përmbajtjet e rapsodive, pasqyronte gjerësisht edhe realitetin shoqëror. Kështu si të pasurve e aristokratëve, ashtu edhe njerëzve të thjeshtë u pëlqente shumë kjo “estradë”. Por Guan Hanqing krijonte ekstradë jo për argëtim të aristokratëve, por kishte qëllim të tregonte vuajtjet e banorëve të thjeshtë.
Asokohe politika e dinastisë Yuan ishte e errët dhe e kalbur, shoqëria ndodhej në tronditje, kontradiktat klasore dhe kontradiktat nacionale ishin shumë të dukshme, çështjet e padrejta ishin të panumërta, banorët e kombësive të ndryshme kalonin një jetë shumë të mjeruar.
Guan Hanqing ushqente simpati ndaj banorëve që jetonin në shtresën më të ulët të shoqërisë, ai dha dorëheqjen nga posti i funksionarit dhe thellohej në shtresën më të ulët të shoqërisë për t’u njohur me jetën e popullit. Me anën e estradës, kësaj forme artistike, ai kishte demaskuar errësinë e realitetit, duke shprehur edhe idealin e tij shoqëror.
Guan Hanqing i njihte mirë vuajtjen e popullit, i njihte mirë edhe gjuhën popullore, njëkohësisht kishte talentin e shquar artistik. Të gjitha këto i shërbyen atij si vitalitet i krijimtarisë. Asokohe rapsodët kishin pozitë shumë ulët në shoqëri, kurse Guan Hanqing shkonte shpesh me ta, bile i drejtonte personalisht vetë si regjisor shfaqet dhe luante edhe si aktor.
Në një këngë të krijuar prej tij, ai vetëpërshkruhej kështu: “ Unë jam si një tas bizele të bronxta, që nuk avullohen dhe zihen në ujë, nuk piqen dhe shtyhen në zjarr.” Prandaj veprat e tij jo vetëm pasqyronin thellë realitetin shoqëror, por në to mbizotëronte edhe fryma e lartë luftarake. Nën pedën e tij, populli punonjës jo vetëm rënkonte në mes të vuajtjeve, por tregohej edhe fryma e tij e drejtë, e guximshëm e kundërshtimit. Vepra tragjedike e famshme e Guan Hanqingut: “Padrejtësia ndaj Dou Ë-së” ishte vepra representative e tij e famshme.
Në estradën: “Padrejtësia ndaj Dou Ë-së” flitej historiku i hidhur i një vajze të re Dou Ë. Gjatë qindra vjetëve kjo dramë ka qenë e preferuar dhe mirëpritet ende edhe sot nga spektatorët, u përfshi në listën e 10 tragjedive klasike të Kinës, është përkthyer edhe në shumë gjuhë të huaja dhe është e përhapur gjerësisht në mbarë botën.
Guan Haqing kur ishte gjallë, ka qenë edhe udhëheqës i qarqeve operistike të Kinës. Estradat e krijuara prej tij jo vetëm kishin inkurajuar punonjësit të ngriheshin më këmbë për të luftuar kundër shtypjes, por kanë ushtruar edhe ndikime kolosale për krijimtarinë operistike të mëvonshme.
Gjatë gjithë jetës së tij Guan Hanqing shkroi 67 estrada, por tani janë ruajtur vetëm 18 prej tyre. Guan Hanqing ishte shumë i aftë për të skulpturuar figura tipike të njerëzve, për të përshkruar mendimet psikologjike të ndërlikuara, ndër dramaturgët e operistikët klasikë kinezë nuk kishte asnjeri që dinte të krijonte kaq shumë figura të qarta të njerëzve.
Krijimtaria operistike e Guan Hanqingut zuri vendin e rëndësishëm në historinë e operave dhe në historinë e letërsisë kineze, duke u quajtur “paraardhësi i estradave të dinastisë Yuan”; edhe në historinë e letërsisë e arteve botërore Guan Hanqing gëzonte famë të madhe, duke u quajtur “Shekspiri oriental”.
Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!
Tvrtko I
Tvrko I ishte i biri i Vladislav Kotomaniqa-rit dhe Jelene Shubiqeve-s ne principaten e Bosnjes. Principatën e trashëgoi nga gjyshi Stjepana II më 1353. Vitin e par pas vdekjes së gjyshit i ndihmoi i ati, dhe pas vdekjes së të atit 1354 e ndihmoi e ëma e tij energjike. Tvrtko vien në fuqi gjatë kohës kur krali hugarez Lajoshi i Madhë luftonte kundër Mleqanëve për Dalmacinë, dhe kundër Rashkës. Si vasal i hugarezëve, Tvrtko së bashku me të ëmën më 1355 ndërmerr një fushat për të kthyer qytete dalmatine kundër Mleqanëve.
Hungarezët e pa kënaqur me qeverisjen e tij të kësaj pjese vendosin që të ja marrin pjesën nga Hum-i deri në Neretvë si mirazë për të bijën e Stjepana II, a për të shoqen e kralit Lajoshi. Përderisa më 1363, hungarezët tentuan edhe njëherë që ta ngushtojnë ai ju përgjegj atyre me ushtri. Me këtë rrastë hungarezët i dërgojnë dy armarta kundër Bosnjës, mirëpo që të dja dështojn: njëra udhëhiqej nga Krali Lajoshi, që u lëshua tek qytet i Sokolit dhe tjetra tek Srebrnikom-i.
Pas këtyre sukseseve, Tvrtko i nxitur nga e ëma e tij provon që të fuqizojë pushtetin qendror gjë që shkaktoi pakënaqësi e që më 1366 u shndërrua në lëvizje. Në krye të saj ishte i vëlau i tij Vuk-u. Kjo lëvizje u shndërrua në kryengritje të hapur dhe në pranverë të 1366 Tvrtko dhe e ëma e tij largohen nga Bosnja, ndërsa si princ i Bosnjës shpallet i vëllau i tij Vuk-u.
Si rrjedhë e këtyre ngjarjeve Tvrtko i drejtoet kralit hungarezë dhe me ndihmën që merr nga ai kthehet në fuqi. Gjatë 1366 dhe 1367 Tvrtko ja arrin që ta qetësoj gjendjen në tërë Bosnjën ndërsa i vëllai i tij iku në Dubrovnik. Nga aty, Vuk-u tentoj që të përfitoj nga Papa dhe nëpërmjet tij oborrin hungarez, mirëpo në këtë drejtim nuk kishte sukses.
Me vdekjen e Carit të Rashkës Urosh-it 1371 vdiq edhe trashëgëmija mashkullore e dinastisë së Nenanjës. Me ramjen e kralit Vukashin-i në betejën e Maricës 1371 nuk kishte më zot të Rashkës. Si rrjedhë e këtyre ngjarjeve d.m.th me krijimin e boshllëkut në hapësirën e Rashkës, Tvrtko pretendon të depërtoj dhe dominoj edhe në këtë hapësirë.
Ai lajmërohet se ishte nipi i Jelisavete-s, bija e kralit Dragutin, e cila ishte e dhënë për gjyshin e tij Stjepana Kotromana. Në bazë tëtt kësaj ai ishte Nemanja-së nga ana e trashëgimisë femërore dhe më këtë ishte trashëgimtar i kurorës së Rashkës.
Me knaz Lazarin kishe mardhënje të mira. Në atë kohë knaz Lazari sundonte Moravinë perëndimore dhe ky sikurse Tvtro balafaqohej me zhupanin agresivë Nikol Altomanovi-n, zgjedhja e të cilit shtrihej nga Rudniku deri në det, nëpër Drin, Gacak, Bileqe dhe Trebinje.
Nikola e kishte ndihmuar të vëllan e Tvrtkos haptasi në kryengritjen e lartpërmendur, kishte luftuar kundër Dubrovnikasve dhe Lazarin e kishte larguar nga Rudnik-u. Kishte preendime të depërtonte në Prizren dhe të shpallej mbrojtësi kryesor i kishës serbe. Trupat e bashkuara të Tvrtkos dhe Lazarit më 1377 ja arrijnë që të mundin Nikol Altomanoviq-in dhe të shkatërrojnë regjimin e tij.
Duke e mbrojtur bashqen e vet, fisniku boshnjak ja arriti që të shtrij sundimin e tij mbi tokat Rashkës. Si sundues i tokave të dikurshme gjermane, Tvrtko me punën e tij e pranojë që të lidhet me traditat shtetërore të tyre. Për këtë për të edhe nuk ishte e vështirë që të kuptojë këshilltarin e tij Vlatka-në i cili e bindi që vetë atij Tvrtkos i takonte kurora mbretror e Rashkës. Për këtë edhe e kurorëzon veten kral i hapësirës së re.
Kurorëzimi u bë në vjeshtën e 1377-ës sigurisht në Mitrovdan në manastirin e Mileshevi-t, vendi i kultit personal të Shën Savës, themeluesin e kishës krishtere të Rashkës. Kurorëzimi u bë me kurorën e shtëpisë mbretërore të Rashkës, Bosnjës dhe Primorjes e pjesëve perëndimore dhe njëherit i japi vetit emrin popullor, emrin simbolik që e bartin gjithë fisnikët e Rashkës - Stefan. Kurorzimin e Tvtkos e pranuan Dubrovnikasit dhe Mleqanët, dhe ata e ngritën në hierarkinë e udhëheqjes duke i ofruar ceremoniale të shtëpisë mbretërore.
Pas vdekjes së kralit hungarez Lajoshi i Madhë 1382, kralica hungareze me qëllim që të përfitonte mbështetjen e Tvrtkos ja jep atij qytetin e Kotorit më 1385. Tvrtko duke u nisur nga ajo që Bosnja do të fitonte daljen në det dhe do të shpërthente bllokimin dubrovnikas, më 1382 themeloi qytetin e Ri (Novi) si dëshmi e presences boshnjake. Me arritjet e para të anijeve tregtare në vendbanimin e ri filluan edhe vështërsit e para. Dubrovniku që logarsite tregtimin dhe transportin e kripës si monopol të vetin, e shikonte "tvrđavu" si konkurencë të rrezikshme për vete.
Me fitimin e Kotorit më 1385 Tvrtko nuk ishe i kënaqur, por mendonte të merrte tërë Dalmacinë. Qyteti i parë ishte Klis-i 1387 (qerdhe e familjes së Shubiqevëve). Aksionet e tij më vonë u orijentuan kundër marshimit otoman në Kosovë, Rashkë dhe Bosnje. Një armat otomane ishte ra më 1388 në Bileq. Në betejen e Kosovës më 1389 Tvrtko i dërgon si ndihmë Lazarit një pjesë të armatës nën udhëheqjen e vojvodës Vlatkom Vukoviqit, fituesit të luftimeve në Bileq.
Repartet boshnjake nuk kishin pësuar shumë dhe vojvoda Vlatko i dërgon Tvrtkos lajme për fitore të anës krishtere. Nuk ka dyshim që Tvrtko në betejën e Kosovës kishte hyrë si kral i serbëve pasi që edhe ishte i kurorëzuar si i tillë. Ai ishte i sigurt që repartet e tija dhe fuqit e fisnikëve serbë kishin korrur fitore të mahe në betejën e Kosovës. Në bazë të kësaj sigurie ai i dërgoj lajme të mira shteteve tjera krishtere për fitoren e të krishterve. Si kundrpërgjegje është dalluar ajo e Firencës, e stilizuar nga umanisti Koluca Salutatijanë të cilël shprehen falenderimet e gëzimet kralit të Bosnjës.
Në pranverë të 1390 Tvrtko merr Splitin, Trogirin, Shibenikun dhe ishullin Braq, Hvarin dhe Krqulen. Kështu Tvrtko kishte futur nën zgjedhjen e tij me të vërtet gjitha qytete dalmatine përpos Zarës dhe pjesën më të madhe Kroacisë. Për sundimin e tij të shkurt në Dalmaci (9 muaj) është ruajtur shumë pak. Në dokumente latine për herë të parë paraqitet më 10 qershor 1390 me titullin krali i Rashkës, Bosnjës Dalmacisë, Kroacisë dhe Primorjes. Pas sukseseve në jetën e tij ai ka vdekur mars të 1391.
Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!
Dhimitër Frangu,historiani dhe bashkëkohësi i Skënderbeut.
Dhimitër Frangu lindi në qytetin e Drishtit më 1443 afër Shkodres; vdiq më 1525, në moshën 82 vjeçare. U shkollua si klerik katolik, profesion që e ushtronte gjatë gjithë jetës së tij. Dh. Frangu u lidh ngushtë me heroin shqiptar Skënderbeun dhe e shoqëroi atë në udhëtimin që bëri gjatë vitit 1466-1467 në Romë e në Napoli, që në moshën 16-vjeçare u vu në shërbim të tij.
Dhimitër Frangu qé kushëri nga nëna me Dukët e Drishtit, me Pal A. Engjëllin,arqipeshkev i Durrësit (1417-1469), prelat kishtar, humanist i shquar dhe krahu i djathtë e bashkëpunëtor e diplomat i Skenderbeut, me vllaun e tij Pjetër A. Engjëllin (1443-1512), një ndër kapedanët e sprovuar të Heroit. Duhej të ishte në marrdhënie me Barletin, ndofta edhe me Marin Beçikemin, që jetonin edhe ato në atë kohë në Venedik.
Me pushtimin e Drishtit prej osmanëve më 1487, Dh. Frangu emigroi në Itali. Ai u vendos në rajonin e Venedikut dhe për një periudhë të gjatë shërbeu si famullitar i nderuar në fshatin Braina, pranë qytetit Trevizo, deri më 1513, kur për arsye të moshës së shtyrë, ia la detyrën nipit të tij.
Personalitet i kulturës humaniste shqiptare të shekujve XV, XVI, ndër të gjithë biografët e Skënderbeut, Dhimiter Frangu është i vetmi që njohu nga afër Heroin tonë kombëtar, jetoi me të, mori pjesë ndër beteja si luftëtar krah tij dhe e shoqëroi Kryetrimin shqiptar si pjesëtar i suitës së tij në udhëtimin që bëri në Itali më 1466 - 1467 për të ndihmuar Ferdinandin e Napolit. Në suitë bënte pjesë me cilësinë e "ruajtësit të thesarit" ("tresoriere dell' Eroe"). Vdiq në Trevi më 1525 në moshën 82-vjeçare.
Të vetmen vepër që shkroi, ai ia kushtoi figurës së Skënderbeut “Komentar për punët e osmanëve dhe të zotit Gjergj Skënderbeut, princi i Epirit. Dëshmitar i ngjarjeve të mëdha që përjetoi populli shqiptar në luftrat kundër pushtuesve osmanë në shek. XV, njeri i mbruajtur me kulturën humaniste, Dhimitër Frangu na paraqitet me veprën e tij si një historian i aftë, me origjinalitetin e tij, i saktë në datime e vende ngjarjesh, me një stil të pëlqyeshëm, me mendime e shprehje të qarta dhe terheqëse për lexuesin shqiptar dhe të huaj.
Biri i Pjetër Engjëllit, Pali, i lindur në Venedik, ma vonë shuguruar prift, njeri me kulturë humaniste, autor i disa librave fetarë, qe emëruar famullitar në Briana, ku do të zëvendsonte kushëririn e tij Dhimiter Frangun pas vdekjes së tij, më 1525. Në Briana ai gjeti dorëshkrimin latinisht të Dhimitër Frangut, e përktheu në italisht dhe e botoi në Venedik më 1539 nën këtë titull: "Comentario de le cose de' Turchi, et del S. Georgio Scanderbeg, principe d' Epyro" (Komentar i të bëmave të Turqve dhe i Z. Gjergj Skanderbegut, princ i Epirit).
Vepra u botua pa emër të autorit, nuk dihet perse, dhe pa vend botimi (dihet se në Venedik), Në gjuhën italiane ajo qe ribotuar më 1540, 1541, 1545 etj. Ajo u ribotua së bashku me veprën "Dell' assedio di Scutari" (Mbi rrethimin e Shkodrës) të Marin Barletit dhe në permbledhjen e Francesco Sansovino-s më 1564 etj. (M.F. Sansovino "Dell' historia Universale dall'origine et Imperio de' Turchi da M.F. Sansovino ... Venetia, apresso F. Rampazetto, 1564 në faqet 370.497) nën titullin "I fatti illustri del Signor Georgio Scanderbegh, principe d' Epiro." dhe pati ribotime të tjera në Venedik (botues S. Zazzara) më 1560, 1561, 1564, 1568, 1573, 1577, 1582, 1600, 1654 etj. Pati një perkthim të ri italisht më 1584 nga studiuesi, prifti italian Giovanni Maria Bonardo.
Perkthimi dhe botimi i Bonardos në Venezia ka këtë titull: "Gli illustri e gloriosi gesti e vittoriose imprese fatte contro i Turchi dal Signor Don Georgio Castriotto detto Scanderbeg, principe d' Epiro" (Bëmat e shkelqyera e të lavdishme dhe ndermarrjet fitimtare të bëra kunder Turqve nga zoti Gjergj Kastrioti i quajtur Skenderbe, princ i Epirit).
Në këtë botim jepet emri i autorit, Dhimiter Frangu. Siç shihet titulli i vepres ka ndryshuar nga njeri perkthim në tjetrin, po ashtu dhe ribotimet kanë tituj të përafert, por jo të njëllojtë. Ky version i ri, perkthimi e botimi i Bonardos, është vlerësuar nga të gjithë studiuesit si më i miri, më autentiku se ai i vitit 1539. Në "Hyrje" të veprës perkthyesi na thotë se Dhimiter Frangu "ha partecipato in molte imprese e valorosi gesti dell'Eroe" dhe duke e konsideruar Dh. Frangun si bashkëpunëtor të Skenderbeut, perkthyesi është perpjekur për një punë më të kujdesshme.
Në mesin e shekullit XVI ajo u përkthye e u botua edhe në frëngjisht (Paris, 1544) dhe në anglisht (Londër, 1562). Është një vepër me theks të fortë patriotik, që njohu 17 ribotime në Itali, pra një sukses të ndjeshëm, duke u përkthyer edhe në frëngjisht, anglisht e rumanisht më vonë.
Duke menduar se dorëshkrimi i Dhimiter Frangut është krijuar pas daljes në dritë të veprës madhore të Marin Barletit për Skenderbeun (1508-1510), disa studiues të pathelluar kanë menduar se vepra e Dh. Frangut është një permbledhje e shkurtër e veprës barletiane, po në fakt vepra e Dh. Frangut ka merita të veçanta si vepër origjinale, me të dhëna të reja, me datime më të sakëta, me një qendrim më realist në pershkrimin e betejave dhe të numrit të pjesëmarrsve në to etj.
Pra ajo konsiderohet një burim autentik i pavarur. Dh. Frangu na e jep të saktë daten e kthimit të Skenderbeut në Krujë, daten e vdekjes së Heroit, 17 janar 1468 (jo 1467!) (duhet ditur se kalendari venecian fillonte në mars dhe jo në janar) dhe më me guxim se Barleti ai stigmatizon kopracinë e disa princave të huaj që vetem premtime i jepnin Skenderbeut. Me të drejtë, studiuesi CH. Hoph e konsideron Dh. Frangun më kritik se Barletin.
Në krahasim me historine e Skënderbeut të M. Barlecit, vepra e Dh. Frëngut u përhap shumë në Itali (sidomos në Venedik ku u shtypën të gjitha ribotimet e saj), sepse ato ishin më të shkurtëra se vepra e parë. Vepra e Dhimiter Frangut në 180 faqe, të ndara në 41 kapituj.
I pari që njohu pa asnjë mëdyshje autorësinë e Dhimiter Frangut dhe autencitetin e veprës qe, siç e thamë më lart, Ch. Hoph dhe në shekullin tonë këtë e provuan me argumente, studiuesi rumun i mesjetës shqiptare Francisk Pall dhe i mirënjohuri Fan Noli.E rendësishme është se në veprën e Dh. Frangut mbi Skenderbeun, ashtu si te Barleti, shohim të gjallë realitetin historik shqiptar të kohës, procesin e konsolidimit të kombësisë shqiptare si njësi më vete, me territore, gjuhë, zakone, me karakteristika dalluese e të veçanta me popujt e tjerë të Ballkanit.
Të gjitha këto Dh. Frangu, i ka dhenë me bindje humaniste dhe frymëzim religjoz e atdhetar. Me shumë interes në këtë vepër janë të dhënat mbi etnogjezen e popullit shqiptar, për vazhdimsinë e tij në trojet e sotme, për kombësinë shqiptare të konsoliduar. Interesante është se në këtë vepër gjejmë një fjalë shqip të shkruar, është një urdhër luftarak: "Emb'ta!" (në kuptimin: sulm mbi ata!).
Te pasardhësit e familjes Engjëlli që ishin vendosur në Itali, ashtu si te shumë shqiptarë të emigruar, u ruajt ndër breza vetëdija kombëtare, ndjenja e atdhedashurisë dhe deshira për t’u kthyer në Shqipëri. Ishin këto motive që nxitën pjestarët e kësaj familjeje që kishte një pozitë të rëndësishme në rrethet intelektuale kishtare të Venedikut, të interesoheshin gjatë shek. XVI e XVII për botimin e ribotimin e veprave kushtuar epopesë shqiptarë të shek. XV, si dhe vepra të hartuara prej tyre në formën e gjenealogjive familjare mbi të drejtën e trashëgimisë.
Është për të ardhur keq se vepra e Dhimiter Frangut nuk është përkthyer shqip. Më 1992 atë e përktheu studiuesi i palodhur shkodran Zef. M. Harapi, po ajo mbeti dorëshkrim. Në Buletinin e Institutit Pedagogjik Shkodër më 1967 dhe 1968 janë përkthyer e botuar vetem fragmente
Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!
Ernesto Sabato
Ernesto Sábato është shkrimtar argjentinas me prejardhje arbëreshe. Sábato ka lindur në Rojas, provincia de Buenos Aires në Argjentinë më 24 qershor, 1911. Nëna e tij Juana Maria Ferrari rridhte nga një familje arbëreshe e Italisë, ndërsa babai i tij, Franciso Sabato, po ashtu ishte nga Italia. Ata kishin njëmbëdhjetë fëmijë, të gjithë djem. Ernesto ishte fëmija i dhjetë i familjes Sábato. Ditën që lindi, vëllau më i madh vdiq dhe e ëma e pagëzoi Ernesto sipas vëllait të tij.
Ai kreu shkollën e mesme më 1928 dhe u regjistrua në Universidad de La Plata, ku studioi fizikë dhe matematikë. Në vitin 1930 ai iu bashkua partisë komuniste dhe në atë kohë takoi Matilde Kusminsky Richter, që atëherë ishte shtatëmbëdhjetë vjeç.
Të dy lanë familjet dhe studimet dhe filluan të jetojnë bashkë. Ernesto përdorte një emër konspirativ dhe ishte mjaft aktiv në parti. Në vitin 1933 ai u bë sekretar i Rinisë Komuniste, por po fillonte të zhgënjehej me partinë dhe kishte dyshime.
Më 1934 ishte dërguar si delegat në Bruksel në Kongresin kundër fashizmit dhe luftës, prej aty duhej të udhëtonte për Moskë për një periudhë ‘spastrimi’. Në Bruksel Ernesto kuptoi natyrën e vërtetë të partisë komuniste dhe iku në Paris, ku jetoi i fshehur pasi partia po e kërkonte. Pa miq dhe pa para, ai fillon të shkruajë romanin e tij të parë.
Në vitin 1935 ai kthehet në Argjentinë ku martohet me Matilden dhe vazhdon studimet në Universidad de La Plata. Në vitin 1938 doktoron në fizikë dhe fiton bursë për të hulumtuar rrezatimin atomic në Laboratorin Curie në Paris. Matilde dhe djali i tyre, Jorge Federico shkojnë me të. Gjatë qëndrimit në Francë ai vazhdon të shkruajë dhe të pikturojë. Më 1939 bursa iu transferua për Massachusetts Institute of Technology.
Ai kthehet në Argjentinë dhe fillon të ligjërojë matematikë dhe fizikë në Universidad de La Plata. Ftohet t’i bashkohet revistës Jugu, ku takohet me Jorge Luis Borges dhe të dy bëhen miq. Më 1941 fillon të shkruajë për gazetën La Nacion.
Në vitin 1943 ai kalon një “krizë ekzistenciale” dhe vendos të lërë shkencën dhe t’i përkushtohet krejtësisht vetëm shkrimit dhe pikturimit. Jep dorëheqje nga univeristeti dhe bashkë me familjen zhvendoset në male (Provincia de Cordoba). Fillon të shkruajë dhe shpejt përfundon librin Njëshi dhe gjithësia, që u botua më 1945. Në këtë libër Sábato haptas mohon shkencën dhe racionalen. Fiton çmime dhe nderime për këtë libër.
Roman i tij i parë Tuneli botohet më 1948. Më 1951 botohet libri tjetër Njerëz dhe dhëmbëzorë, me refleksione për paratë, arsyen dhe kalueshmërinë e kohës. Një studim për konceptet e botës dhe jetës moderne duke filluar nga Renesansa. Në vitin 1953 botohet libri Heterodoxia, që është definuar si fjalor i njeriut në krizë.
Më 1955 bëhet drejtor i gazetës Mundo Argentino. Në këtë kohë Argjentina ishte në trazira politike. Më 1956 botohen dy librat më kontraverse të Sábatos: El otro rostro del Peronismo (Fytyra tjetër e peronizmit) dhe Torturas y Libertad de Prensa (Torturat dhe liria e shtypit).
Në vitin 1961 boton romanin e tij të dytë Sobre héroes y tumbas (Mbi heronjtë dhe varrezat), një studim psikologjik i njeriut i thurur me idetë filozofike të botuara më parë në librat e tij me ese. Kapitullin Raport për të verbërit shumë studiues e quajnë kryevepër të letërsisë botërore.
Në vitin 1971 fillon të shkruajë për gazetën La Opinion. Në vitin 1973 boton romanin e tretë Abaddón, el exterminador (Abadon, engjëlli i shkatërrimit), një libër për vizionin apokaliptik të botës moderne dhe për triumfin e të keqës.
Në vitin 1977 Italia i akordon çmimin “Medicci”, ndërsa më 1978, në Spanjë e dekoron me urdhrin Gran Cruz de la Orden al Mérito Civil.
Më 1984 presidenti i Argjentinës Raúl Alfonsín e emëron kryetar të Comisión Nacional sobre la Desaparición de las Personas (CONADEP), (Komisioni Kombëtar për Personat e Zhdukur), komision që ka hulumtuar rastet e personave të zhdukur gjatë diktaturës ushtarake në Argjentinë.
Libri Nunca Más (Kurrë më) në të cilin jepen dëshmitë e atyre që shpëtuan dhe të dëshmitarëve të zhdukjes dhe vrasjes së mëse njëzetmijë njerëzve, është botuar si rezultat i hulumtimit të këtyre tragjedive.
Organizata e Shteteve Amerikane (O. A. S.) i jep çmimin Gabriel Mistral, ndërsa mbreti i Spanjës, Huan Karlos, e dekoron me çmimin Miguel de Cervantes. Dekorohet prapë nga Italia më 1985 me Urdhrin për Merita dhe më 1987 Fransoa Miteran, kryetar i Francës e dekoron me gradën Komandant i Legjionit të Nderit.
Ka marrë gradën “Doktor nderi” (Honoris causa) nga Univeristeti Murica, Spanjë, Universidad de Rosario, Argjentinë, Universidad de Campinas, Brazil, Universidad del Litoral, Santa Fe, Università degli Studi di Torino, Itali Më 1995 në Shqipëri merr titullin Ismail Kadare, të ndarë nga fondacioni Velija. Vdiq në shtëpinë e tij në Argjentinë, më 30 Prill 2011 në moshën 99 vjeçare..
Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!
Aktori me fame boterore Zhan Mare (Jean Marais)
Zhan Mare u përkiste atyre aktorëve të njohur që filmin e kishin profesion e kurrsesi vetëm hobi. Shikuar në këtë drejtim, jemi të bindur se Franca do të ishte mjaft e varfër pa aktorin – Zhan Mare i cili na kishte mësuar të na dhuronte role të fuqishme poliedrike me të cilat begatohej mbarë kultura filmore. Filmat që na i la Zhan Mare shikoheshim me admirim të madh nga të gjitha shtresat njerëzore ngase kishin porosi të qartë, duke na shërbyer edhe si mësim se si duhej ta respektonim lirinë njerëzore.
Zhan Mare interpretonte heronj të mëdhenj të popujve të ndryshëm por më së tepërmi trimat e paepur të atdheut të vetë nga fimat ”Kalorësi Gungaç”, ”Fantomasi”, “Misteriet e Parisit” dhe heronj të tjerë të shquar të periudhave të ndryshme të historisë njerëzore. Edhe Zhan Mare na ka dhuruar një varg filmash të paharruar që na kanë mbetur në kujtesë si vepra të një doajeni të njohur që artin filmor dhe atë teatror i kishte dashuri të vërtetë.
Filmat e tij të ndritur përjetonin edhe shikueshmëri të madhe në mbarë botën, e sidomos tek ne që ishim mësuar me emrin dhe karizmën e tij që jetonte përherë e gjallë në zemrat tona rinore. Zhan Mare – një aktor shtatlartë, me një pamje impozante dhe tipare karakteristike fizike, dukej se ishte i lindur për role madhështore filmore dhe për heronjë të respektuar historicë.
Aktori i shquar ishte edhe një Xhejms Bond francezë ose një “i shenjtë“ për role kriminalistike dhe aventuristike me të cilat bënte jehonë të madhe në mbarë arealin kulturor perëndimor dhe evropian dhe që lente mbresa të përhershme në kujtimet tona. Edhe Zhan Mare i përkiste gjeneratës së Zherar Filipit të popullarizuar të cilin vdekja e rrëmbeu në një moshë shumë të re, atëherë kur pritej shumë më tepër nga individualiteti i tij krijues. Me të drejtë mund të thuhet se Mare e vazhdoi atë që e kishte lënë mangut Zherar Filipi mitik, për ta ngritur shumë më lart edhe artin poliedrik filmor.
Ai ecte i sigurtë, krenar dhe i pamposhtur në rrugët e tij të lavdishme drejt sukseseve të reja dhe kolosale, duke qenë përherë i bindur se kishte të drejtë në një rrugëtim të tillë. Ai dinte dhe kishte aftësi të mëdha të përballej edhe me sfida të ndryshme ngase kishte një barrë të rëndë mbi supet e veta dhe si i tillë, i realizonte me sukses të gjitha ato role të fuqishme pozitive.
Me prirje të posaçme dhe talent të rrallë, Zhan Mare tregonte sukses me çdo projekt të filluar filmor, duke mbetur edhe si njëri ndër aktorët kryesorë të kinematografisë franceze Duke u bazuar në filmat e tij plot aventura dhe në ata të Zherar Filipit të madh, edhe Zhan Pol Belmondo realizoi filmin e tij antologjik "Kartushi”, në regjinë e kineastit të shquar –Filip De Broka, i cili ka ngjashmëri të madhe me “Kalorësin gungaç” të aktorit – Zhan Mare, por edhe me serialin e Rober Oseinit ”Anxhelika” që ka mbetur ndër veprat më të shikuara kinematografike deri në ditët e sotme.
Kalorësi gungaç i aktorit në fjalë, i cili dukej një palaço i mjerë, i fyer, i lënë pas dore dhe i urryer nga aristokracia franceze, është një hero i vërtetë enigmatic që u del në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë dhe që ndiqen nga banditizmi njerëzor. U del në ndihmë dhe bën mrekullira të papara heroike dhe trimërore me të cilat mburren shikues të shumtë dhe të pasionuar.
Kalorësi gungaç përpiqej për çrrënjosjen e së keqes që kishte zënë rrënjë dhe ishte bërë gati legjitime në vise të ndryshme të Francës. Shikuar nga shumë drejtime, edhe Zhan Mare i dha frymë të fuqishme artit filmor, ashtu siç vepruan edhe doajenë të tjerë dhe veteranë të mëdhenj si : Zhan Gaben, Pol Meris, Serxh Rexhian, Lino Vantura, Sharl Vanel, Simon Sinjore, Brizhit Bardo, Zhan Luj Trantinjan, Alen Delon, Belmondo, Mishel Pikoli, Zhan Roshfor, Zherar Filip, Rober Osein, Mishel Mersie, Pjer Bris, Daniel Darie, Anuk Eme, Pjer Vanek, Ketrin Dënev dhe yje të tjerë të filmit francez.
Edhe emri i tij ka mbetur sinonim i një lavdie të përjetshme me të cilën ishte e stolisur kultura filmore e atdheut të tij, në një kohë kur edhe kinemtografia i çelnikoste hapat e saj të sigurtë edhe në Francë nga e cila mësoi edhe kinematografia e pavdekshme amerikane.
Siç theksuam edhe më lartë, Zhan Mare ishte ndër aktorët më të shquar francezë i cili realizoi shumë filma por ai, që na ka mbetur më së tepërmi në kujtesë është pikërisht ’’Konti i Monte Kristos’’ në të cilin Zhan Mare luan rolin e kalorësit dhe oficerit Emond Dantes.
Edmond Dantes në mënyrë të rrejshme akuzohet dhe dërgohet në burgun e kështjellës së njohur Shato D’if. Gjatë qëndrimit në burg ai njihet me plakun Abe Faria për të cilin të gjithë mendonin se ishte i çmendur por ai në të vërtetë e dinte se ku ishte fshehur një pasuri e paimagjinueshme arti dhe diamsanti.
Pas shumë vitesh në burg Abe Faria vdes kurse Edmon Dantes ikë duke e shfrytëzuar trupin e tij të vdekur. Ai e gjen pasurinë dhe bëhet njeriu më i pasur i Francës me emrin Konti i Monte Kristos për të cilin askush nuk e dinte se nga vinte.
Pas kthimit të tij në Paris fillon hskmarrja e tij legjitime ndaj njerëzve që ia kishin kurdisur kurthin, njëri nga të cilët (Vilford, i cili kishte qenë edhe shoku më i ngushtë i tij) ia kishte marrë të fejuarën me emrin Mercedes.
Edmond Dantes një hero shumë i dashur për shikuesit e të gjitha meridianve është ndër figurat më të dhembshme të letërsisë dhe kinematografisë botërore, ngase pa asnjë faj burgoset në një ishull mes detit për ta vuajtur dënimin e rëndë dhe të pamerituar, duke u bërë viktimë e padrejtësisë më të fëlliqur e cila as që mund të merrej me mend nga askush.
Në fund të filmit, Edmond Dantes makmerret në mënyrë të përsosur (dhe të dëshiruar edhe për shikuesin), sikur ta kishte dërguar vetë Perëndia në një rrugë të tillë interesante. Dhe secili nga personazhet e implikuara në komplot ndaj tij, e merr dënimin e merituar nga Njeriu i befasimeve të shumta me pseudonimin Konti i Monte Kristos.
Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!
Shën Virgjili i Salzburgut
Shën Virgjili i Salzburgut (lindur ne vitin 700 në Irland; vdiq 27 nëntor 784 në Salzburg) ishte gjoemtër dhe ipeshkë i Salzburgt.
Virgjili zë një vend të rëndësishëm mes shenjtërve irlandezë që paraqiten në kalendar pothuajse në të gjitha ditët e vitit. U lind në Irlandë dhe hyri murg në kuvendin Akadh – bo – Kaining. Si të gjithë bashkëkombësit e tij, të dëshiruar «për të shtegtuar për Krishtin», ai bëri një shtegtim në Tokën e Shenjtë. Në rrugën e kthimit, kaloi në Bajern, ku takoi Shën Rupertin.
Ai e bindi të bashkëpunonte me të për ungjillëzimin e asaj krahine. Virgjili qëndroi për disa vjet afër Pipinos së vogël, nga i cili mori detyrën për të ungjillëzuar Bajernin. Këtu fitoi vlerësimin e Dukës Odilon, që i dorëzoi abacinë e Shën Pjetrit të Salcburgut, duke e caktuar pasardhës të ipeshkvit Gjon. Duke qenë se nuk u këshilluar me legatin papnor për Gjermaninë, Shën Bonifacin, për këtë emërim, ky i fundit e kundërshtoi me të drejtë.
Pas vdekjes së ipeshkvit Gjon, Virgjili e drejtoi dioqezën e Salzburgt, edhe pse nuk ishte shuguruar ipeshkëv. Nuk e lëshoi veten dhe me shumë përvujtëri pranoi atë pozitë të pasigurt juridike. Filloi të punonte shumë, duke ia nisur me ndërtimin e katedrales, të cilën ai vetë do të ketë gëzimin për ta përuruar në vitin 774.
Njëzet vjet më parë kishte vdekur apostulli i madh i Gjermanisë, martiri Shën Bonifaci. Kështu Virgjili mori shugurimin ipeshkvnor dhe emërimin përfundimtar në selinë e Salcburgut. Mes dy shenjtërve nuk kishin munguar mosmarrëveshjet e ideve edhe në fushën doktrinore. Virgjili, i quajtur «gjeometri», ishte një njeri i kulturuar dhe një përparimtar i shkencës së re.
Me teorinë e tij të antipodeve, ai pohonte, tetë shekuj para Kopernikut e Galileut, se toka ishte e rrumbullakët dhe «se bota e dytë», e populluar nga njerëzit, ishte e ndriçuar nga një diell ndryshe nga i yni. Pasojat ishin të papranueshme edhe nga pikpamja e Shkrimit shenjt, sepse mohonte unitetin e gjinisë njerëzore.
Virgjili i pranoi me përvujtëri kritikat dhe u kujdes konkretisht për botën e tij. Ungjillëzoi Karincian, Stirinë dhe Panoninë. Vdiq në zhavorr dhe u varros në katedralen e tij, që u shkatërrua nga një zjarr në vitin 1167. U kanonizua në vitin 1252.
Faqja 3 e 5 • 1, 2, 3, 4, 5
Similar topics
» Ain-Jaluti,nje pike kthese ne historine boterore
» Dhjete qytetet qe kane ndikuar ne historine botes
» Personazhe historike me të kaluar skandaloze
» Amerikani Robert Wadlow, njeriu më i gjatë në historinë e botës
» Arvanitasi që fitoi maratonën e parë në historinë e Lojërave Olimpike
» Dhjete qytetet qe kane ndikuar ne historine botes
» Personazhe historike me të kaluar skandaloze
» Amerikani Robert Wadlow, njeriu më i gjatë në historinë e botës
» Arvanitasi që fitoi maratonën e parë në historinë e Lojërave Olimpike
Faqja 3 e 5
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi