Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

2 posters

Faqja 4 e 5 Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next

Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Empty Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Sat Mar 17, 2012 12:57 pm

First topic message reminder :



Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Leonardo_da_vinci
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Fri Jun 15, 2012 3:22 pm


El Masri et-Tahavi




Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 5609_1100297111_1311636134
Emri i plotë i këtij dijetari është: Eliman Ebu Xhafer Ahmed bin Muhamed bin Selametu bin Selmetu bin Abdu Melik Zediju Elhaxheri El Masri et-Tahavi.

Taha - Tahavi quhet fshati në të cilin lindi ky imam, dhe sipas vendlindjes, ai u quajt et-Tahavi.

Ebu Xhafer et-Tahavi lindi në vitin 239 hixhr. Të gjithë ata që shkruan për këtë imam, këtë ditë e marrin të saktë duke u bazuar edhe tek nxënësi i tij Ibu Junus. Ai lindi në një familje me autoritet të madh për kohën, në një familje bujare e të ditur dhe me shumë dijetarë. Babai i tij ishte i njohur për poezi dhe transmetime; edhe nëna e tij ishte nga gratë e shumta që ndiqnin ligjëratat e Imam Shafiut.

Mësimet e para i mësoi nga familja e tij e pasur nga dituritë. Pastaj mësimet i vazhdoi duke ndjekur ligjëratat që mbaheshin nga dijetarë të shumtë në Xhaminë e njohur të Kajros - Amr ibni As. Nxënien e Kur’anit përmendsh e arriti para hafëzit të njohur Ebi Zekerija Jahja bin Muhamed bin Maras. Pastaj studimet i vazhdoi tek daja i tij El Meznij, ku mësonte Fikhun shafi.

Kur qe pajisur me dije të ndryshme fetare, Tahaviu në moshën njëzet vjeç ndërroi drejtimin (medhhebin) dhe filloi të studionte librat e drejtimit hanefi. Këtë e bëri për disa shkaqe, ndër të cilat qe edhe fakti se mësuesi i tij kundërshtonte mendimet e Ebu Hanifes, konkretisht në librin e tij të Mezniut.

Imam Tahaviu ka qenë edhe publicist i njohur. Ai u mor me akaid, me tefsir, fikh, hadith etj. historianët numërojnë më shumë se tridhjetë përmbledhje që shkroi imami, disa prej të cilave janë.

Sherhu Meani Elathar.
Sherhu Mushkilulathar
Muhtesaru Ethahavi fi Elfikh Elhanefif
Sunenu EshShafij
Eshurut Essagir
Eakidetu Etahavijetu etj.

Tahaviu vdiq dhe u varros në Egjipt në vitin 321 h.

Mendimet e tahavinjve

Allahu xh.sh. është i papërshkrueshëm.
Atij nuk i përngjan asgjë, dhe nuk i mungon asgjë.
Ai është i pari pa fillim, dhe i fundit pa mbarim.
Dëshira e Tij është e pakufishme.
Ai nuk paramendohet dhe nuk parashikohet.
I gjallë që nuk vdes, i zgjuar që nuk kotet.
Furnizues pa shkaqe, krijues pa model.
Që jep vdekjen pa frikë, që ringjall pa vështirësi.
Krijues me dituri
Përcaktues i përcaktimeve.
Caktues i momenteve.
Atij nuk i fshihet asgjë para krijimit të krijesave, dhe e di se ç’do të punojnë pas krijimit.
Ai është urdhërues për të mira dhe ndalues nga mëkatet. اdo send e lavdëron sipas përcaktimit të Tij.
Muhamedi a.s. është i dërguari dhe i zgjedhur i Tij. Ai është vula e të dërguarve dhe zotëria i tyre. Ç'do njeri, që pas tij pohon se është i dërguar, do të jetë gënjeshtar. Ai është i dërguar tek të gjithë njerëzit dhe xhindet deri në Ditën e Kiametit. اdo hadith të vërtetë do ta pranojmë pa kurrfarë dyshimi; ashtu siç ka thënë, do të themi.

Kur’ani është fjalë e Allahut, i zbritur nëpërmes Xhibrilit tek Muhamedi a.s., i pranuar nga besimtarët e sinqertë. Kur’ani është fjalë e Allahut, jo e krijuar drejtuar, njerëzve. Kush e dëgjon dhe thotë se është i krijuar, ai ka bërë kufr.
Kush e cilëson Allahun me cilësi të njerëzve, ai është shmangur nga e drejta – kafir.
Allahu do të shihet në botën tjetër pa kurrfarë personifikimi dhe pa anë të caktuara.
Allahut xh.sh. nuk i përcaktojnë kufij, tek Ai nuk ekzistojnë anët- drejtimet poshtë-lart, para, mbrapa, djathtas, majtas.

Kroi është i vërtetë, prej tij do të pinë besimtarët në botën tjetër.
Ndërmjetësimi do të ekzistojë për autorët e gabimeve.
Allahu xh.sh. është i ditur për numrin e banorëve të Xhennetit dhe të Xhehennemit dhe ai numër nuk do të shtohet as nuk do të pakësohet.
Esenca e Kaderit është fshehtësi e Allahut për krijesa, këtë nuk e kanë ditur as engjëjt më të afërt dhe as pejgamberët më të dashur të Allahut.
Dituria ndahet në dy pjesë:

Dituri për krijesat që ne i shohim.
Dituri për krijesat dhe gjërat që nuk i shohim. Andaj mohimi së parës dhe të dytës, shpie në mosbesim.

Besojnë në Levhi Mahfudh (pllaka ku janë të shkruara të gjitha sendet).
Arshi është i vërtetë, dhe Allahu është i pasur dhe nuk ka nevojë as për Arsh dhe për asgjë tjetër ç’ka mbi të dhe nën të.
Besojnë në engjëjt dhe pejgamberët, në librat e zbritur tek të dërguarit, dhe dëshmojnë se të gjithë kanë qenë të drejtë.

Dhe i quajnë muslimanë të gjithë ata që drejtohen nga Kibla, pasi që kanë dëshmuar për pejgamberin a.s. me të gjitha shenjat dhe urdhrat që i ka dhënë.
Dhe nuk i themi askujt pabesimtar derisa të mos e lejojë të ndaluarën.
Kurse Imani është: Besimi me zemër dhe shprehja me gojë. Besimi është një, dhe besimtarët janë të njëjtë në thelbin e besimit, kurse dallimi bëhet nga vepra të mira, bëmirësia dhe druajtja nga Allahu.
Atëherë besimi është:

Besimi në Allahun Një;
Besimi në engjujt e Tij;
Besimi në Librat e Tij;
Besimi në pejgamberët e Tij;
Besimi në Ditën e Fundit (Kiametit);
Besimi në Kadanë dhe Kaderin, të mirën dhe të ligën, që të gjitha nga Allahu xh.sh.
Kurse ne besojmë në të gjitha këto pa kurrfarë dyshimi dhe dallimi, në mes të pejgamberëve.

Kurse për autorët e gabimeve të mëdha nuk thonë se do të jenë përgjithmonë në zjarr; nëse vdesin dhe dëshmojnë për Allahun Një, ata do të jenë në gjykimin e Allahut dhe dëshirën e Tij; nëse dëshiron, i fal dhe i shtie në Xhenet, dhe nëse do, i dënon sipas drejtësisë së Tij, e pastaj me mëshirën e Tij i shtje në Xhenet.

Do të jemi pasues të Ehli-Sunetit dhe xhematit dhe do të largohemi nga të gjitha ndarjet dhe fraksionet.

Do t’i duam të gjithë të drejtët dhe besnikët, dhe do të urrejmë të gjithë gënjeshtarët dhe tradhtarët.

Besojmë në dy meleqtë përcjellës të njeriut dhe dëshmojmë që Allahu i ka caktuar mbrojtje për ne.

Besojmë në melekun e vdekjes, që është i udhëzuar nga Allahu.

Besojmë në dënimin e varrit për atë që u mërzitën, dhe pyetjet në të nga Nekiri dhe Munkiri, që do të pyesin: për Zotin tënd, për fenë tënde, për pejgamberin tënd.

Varri do të jetë kopsht nga kopshtet e Xhenetit ose humnerë nga humnerat e Xhehenemit.

Besojmë në Ringjalljen, dhe në shpërblimin sipas veprave, në paraqitjen para Zotit xh.sh., në llogarinë, në leximin e librit, në shpërblim dhe ndëshkim, në urën dhe në peshojën.

Kurse Xhenneti dhe Xhehenemi janë të krijuara dhe nuk do të zhduken asnjëherë. Dhe se Allahu ka krijuar Xhenetin dhe Xhehenemin para krijesave dhe ka krijuar për to krijesa që do të jenë banues.

Kurse punët e njerëzve janë të krijuara, ndërsa përfitimi nga njerëzit.

Dhe Allahu nuk i ka ngarkuar përveç sa munden dhe (njerëzit) nuk mundën (më shumë) vetëm sa janë ngarkuar.

Dhe çdo send shkon sipas dijes së Tij, caktimit të Tij dhe gjykimit të Tij. Ai punon ç’të dojë dhe nuk është mizor asnjëherë.

Lutjet, duatë dhe lëmoshat tona për të vdekurit, kanë dobi.

Të gjithë shokët e Pejgamberit a.s. i duam pa dallim dhe i përmendim vetëm për të mirë.

Dëshmojmë për hilafetin pas Pejgamberit a.s., i pari Ebu Bekri, Omer bin Hatabi, Uthmani, Ali bin Ebi Talibi, Allahu qoftë i kënaqur me ta.
Dëshmojmë për dhjetë xhenetlinjtë që Pejgamberi a.s. i tregoi; ata janë: 1. Ebu Bekri, 2. Omeri, 3. Uthmani, 4. Aliu, 5. Talhatu, 6. Zubejri, 7. Sadi, 8. Seidi, 9. Abdurrahman bin Avf, 10. Ebu Ubejdullah bin Xherah. Allahu qoftë i kënaqur me ta.
Besojnë në Shenjat e Kiametit: dalja e Dexhallit, zbritja e Isait a.s., lindja e diellit nga perëndimi, dalja e shtazës nga toka.

Falltarët nuk i besojnë, gjithashtu as atyre që thërrasin për diçka jashtë Kur’anit, hadithit dhe umetit islam. Unitetin islam e shohin të drejtën dhe të mbarë, kurse përçarjet dështim e dënim.

Feja e banorëve të qiellit dhe Tokës është e njëjtë dhe ajo është Feja Islame

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Mon Jun 18, 2012 3:24 pm


Kush e shiti Shqiperine...? Esat Toptani.!


Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 280px-Essad_Pasha_Toptani

Esat Toptani ose Esat Pasha lindi në vitin 1863 dhe u vra nga Avni Rrustemi më 13 qershor të vitit 1920 në Paris, Francë, ishte një politikan dhe kryeministër shqiptar. Esat Toptani detyrën e kryeministrit të Shqipërisë e ushtroi nga 12 tetori i vitit 1913 e gjer më 12 shkurt të vitit 1914 si dhe nga 5 tetori i vitit 1914 e gjer më 24 shkurt të vitit 1916.

Gjatë viteve 1918 - 1920 Esat Pasha përpiqej që përmes aktivitetit të tij në mërgim në Paris, Francë të përfaqësojë Shqipërinë në Konferencën e Paqes përkundër asaj qe delegacioni shqiptarë nuk e përkrahte. Gjersa në vitin 1920 ai po përgatiste territorin që të kthehej në Shqipëri, interesat e së cilës i paraqiste në Paris të cunguara, vritet nga Avni Rrustemi.

Bemat e Esatit

Esati, i biri i Ali be Toptanit, lindi në Tiranë rreth vitit 1863. Vëllai i tij, Gani beu, ishte katër vjet më i madh, e i vëllai i Sadije Toptanit. Që në fëmijëri, ai dallohej për karakterin e tij të keq dhe gjaknxehtë; vëllai i tij i madh ishte jo më pak i tillë dhe babai i tyre ishte viktima e parë e karakterit të tyre të keq. Një ditë ata e mbuluan me një rrogoz të lagur me naftë dhe e kërcënuan se do ta digjnin. Në fakt Ali beu nuk ishte në rregull mendërisht.

Esati ishte rritur në Tiranë dhe e kish zgjeruar rrethin e ndikimit të tij, gjë që i jepte mundësi të çlirohej nga rivalët (familja Jella) dhe ta shtonte pasurinë me mjete kurdoherë të paligjshme. Pasi gjeti mjetin për t'u vënë me dëshirë në shërbim të Hafiz Pashës, guvernator i Durrësit, ai u caktua kryetar i rrethit të Tiranës, post që i lejonte ta tepronte në veprime pa u dënuar.

Rreth vitit 1895, ai u emërua nga Sulltani komandant i xhandarmërisë së Janinës; ky post i kushtoi atij 1500 lira turke të cilat iu paguan mareshalit Dervish Pasha. Atë që në Tiranë e kishte bërë në mnënyrë të paligjshme, filloi ta bënte hapur dhe në mënyrë zyrtare në Janinë. Dervish Pasha ishte në atë kohë i plotfuqishëm në Stamboll. Ganiu ishte favoriti i Sulltanit dhe Esati mund t'i lejonte vetes, pa u ndëshkuar, gjithçka, megjithëse ky post ishte sa fitimprurës aq edhe i rrezikshëm.

Ai përuroi në Janinë epokën e përdorimit të bandave të cubave, që zëvendësuan 30 xhandarë me kuaj, të cilët i futi përsëri në punë, pasi mori prej secilit 25 lira turke. Gjatë Luftës Greko-Turke të vitit 1897, ai i grabiti të gjithë bagëtitë, të imëta e të trasha, që gjeti dhe pasi mbërriti në Janinë si guvernator i përgjithshëm i Osman Pashës, i dha një hov më të madh punëve të veta, duke shkuar deri atje sa mori rushfete madje edhe prej 20 frangash, duke rrëmbyer paratë e njerëzve të thjeshtë, të cilët i kërcënonte me syrgjynosje, duke futur hundët në çështjet administrative e të drejtësisë dhe duke nxjerrë përfitim nga gjithçka. Eshtë e pamundur të bëhet një listë për të këqijat, vjedhjet dhe grabitjet e tij.

Për këtë, ndër të tjera. mund të përmendim: ai arriti të grabiste manastirin (Teqe) e Peshtanit (rrethi i Përmetit); i grabiti 900 lira turke Baba Ahmetit, kryedervishi i Teqesë së Kostanit; 640 lira baba Abedinit, dervishit të Teqesë së Frashërit; 1200 lira vëllezërve Xhelal dhe Mehmet bej Këlcyra, 200 lira Abaz bej Vasiarit. Pas vrasjes së vëllait të tij Ganiut, Esati, duke menduar se rrezikohej, dërgoi në Konstantinopojë shërbëtorin e tij të quajtur Haxhi Mustafa, lindur në Krujë, i cili vrau Xhavit Beun, në mes të Urës së Gallatës.

Vrasësi u arrestua, u gjykua dhe u burgos, por u trajtua me shumë butësi; ai, në burg, ishte një shef i vogël e pak kohë më vonë u lirua dhe u caktua rojë në Ministrinë e Drejtësisë. Nga kjo merret me mend se Hamit Beu ishte i kënaqur nga suprimimi i Xhavitit. Esatit, edhe pse i njohur nga të gjithë si autori i vërtetë i vrasjes, nuk u keqtrajtua aspak.

Por, pak nga pak, marrëdhëniet e tij me qeverinë e përgjithshme të Janinës, Tatar Osman Pasha, u tendosën dhe për shkak të një skandali që ndodhi ndërmjet të dyve. Esati u transfema në Shkodër, gjithnjë me detyrën e shefit të xhandarmërisë. Ky ishte një rast për tiranin që t'u diktohej bashkëpatriotëve të tij, mbasi ai banonte në Tiranë, në vend që të banonte në qytetin e Shkodrës, në kryeqendër.

Gjithashtu forca që kishte, i dhanë atij mundësi të bënte kërdinë kundër atyre që nuk i pëlqenin, atyre që mund të luftonin kundër fuqisë së tij, ose që me anë të pasurisë të tyre mund ta shqetësonin. Pikërisht në këtë periudhë nis me të vërtetë fuqia e tij në Tiranë e Durrës,sepse, duke persekutuar njerëzit e ndershëm, në të njëjtën kohë ai mbronte njerëzit e liq dhe u kërkonte ndarjen e përfitimeve të paligjshme që mund të arrinin këta të fundit; kjo ishte mënyra e tij për të garantuar sigurimin publik, ashtu sikurse kishte bërë në Janinë.

Ndryshimi i regjimit turk, në vitin 1908, e gjeti Esatin në postin e tij në Shkodër dhe me famën e një njeriu despotik, besnik ndaj Abdyl Hamitit dhe ndaj mënyrës së tij të administrimit, pra ai nuk mund të kishte marrëdhënie të mira me personat e regjimit të ri dhe duhej në mënyrë fatale të shinangej.

Por nuk i mungonte aspak shkathtësia: ai shkoi shpejt në Selanik, ku ndodhej selia e Komitetit Bashkimi dhe Progresi; thuhej se thonturqit e kishin dënuar me vdekje, por 500 lira turke, qendrimet e përulura dhe premtimet e rrema i dhanë atij mundësi të hynte në shërbim të shefave unionistë, të cilët e përkrahën dhe e ndihmuan të merrte mandatin e deputetit të Sanxhakut të Gjirokastrës për Parlamentin Osman. Esati, i cili dikur ia detyronte madhështinë e tij Abdul Hamitit, këtë herë duhej të mbështetej te armiqtë e Sulltanit.

Pra ai e kishte vendin në Dhomën Osmane, duke mos marrë asnjëherë pjesë në të, duke mos dashur të luajë asnjë rol si deputet shqiptar dhe që shqetësohej tepër pak për mbrojtjen e interesave të kombit të tij; ai mbajti më tepër një qendrim servil me padronët e kohës, deri në atë pikë sa u caktua nga këta të fundit si anëtar i delegacionit që do t'i njoftonte Abdyl Hamitit rrënimin e pushtetit të tij.

Esati njihej atëherë si një nga shefat unionistë dhe këto marrëdhënie të mira vazhduan për sa kohë që këta të fundit kishin pushtetin; dhe kur xhonturqit filluan të dobësohen, kur partia kundërshtare, e quajtur liberale, dukej se po korrte sukses, Esati e ndryshoi menjëherë kampin, duke u shprehur armik i Talatëve, i Xhavitëve dhe i Xhahidëve. Pikërisht në këtë çast nacionalistët e rinj shqiptarë hynë në lidhje me të në Stamboll: ai premtoi ndihmën e tij për lëvizjen antiturke që zhvillohej në Shqipëri (fillim i vitit 1912).

Megjithatë, mbasi ia njihnin karakterin dinak dhe oportunist, nacionalistët u treguan të kujdesshëm dhe nuk u bazuan plotësisht në fjalën e tij. Kur shqiptarët, të cilët dolën fitimtarë në Shkup, arritën ta detyronin Dhomën të shpërbëhej dhe përgatitën formimin e qeverisë liberale të Myftar Pashës. Esati u emërua komandant i rezervistëve në Shkodër dhe me këtë detyrë ai mori pjesë në luftën kundër serbo-malazesve, që rrethuan qytetin e Shkodrës (1912-1913).

Komandant i forcave të Shkodrës ishte koloneli Hasan Riza Pasha i konsideruar inteligjent e i paanshëm, dhe duke e kuptuar se shqiptarët (të mërzitur nga regjimi turk) do t'i ndihmonin malazezët, ai hartoi projektin për të ngritur flamurin shqiptar në Kështjellën e Shkodrës, me qëllim që të gruponte shqiptarët dhe t'i bënte ata të marshonin kundër agresorit sllav ose të paktën për të siguruar asnjanësinë e tyre. Në fakt, pavarësia e Shqipërisë u shpall në Vlorë (28 Nëntor 1912) dhe ishte fjala të bindeshin malësorët (malësorë të rrethinave të Shkodrës) se çështja e këtij qyteti ishte çështje e tyre.

Në çastin kur Hasan Rizai do ta zbatonte këtë projekt dhe se ishte gati të merrej vesh me malësorët, ai u vra në mbrëmje përpara shtëpisë së Esat Toptanit, tek i cili ai sapo kishte qenë për darkë. Vrasësi ishte Osman Bali, shërbëtor dhe njeri besnik i Esatit. Për të shpjeguar këtë krim, duhet ditur se Hasan Riza ishte një kundërshtar i komitetit "Bashkim e përparim" dhe se ai donte të vinte kandidaturën e tij në Bagdad si deputet liberal.

Nga ana tjetër, shefi i shtatmadhorisë së tij, nënkoloneli Kiameran ishte, së bashku me disa oficerë të tjerë, një fanatik unionist; Esati donte të shpëtonte nga Hasan Rizai, për ta zëvendësuar vetë atë dhe Kiemerani ishte i kënaqur të hiqte qafe një armik të partisë së tij; Esati dhe Kiamerani u morrën vesh deri në fund, domethënë deri në kapitullimin e qytetit, gjë që ndodhi në vitin 1913.

Thuhej se Shkodrës i mungonin ushqimet por, nga ana tjetër, të rrethuarit ishin paralajmëruar se serbët që mbanin të rrethuar qytetin, në bashkëpunim me malazestë, sapo ishin larguar: pra ata ndodheshin përballë forcash të reduktuara dhe, për më tepër, mbretit Nikita i ishte dorëzuar ultimatumi i Fuqive të Mëdha për ta hequr ai vetë rrethimin.

Esati, pra, kishte shumë mundësi ta zgjaste rezistencën edhe për disa ditë, por ai parapëlqeu të kapitullojë duke u mjaftuar të shpëtojë nderin e tij ushtarak. Por qysh nga ajo periudhë ka pasur zëra se gëzimi i Esatit kishte shkaqe të tjera nga ato të "Ndereve" ushtarake dhe se një shumë prej 600 000 frangash iu dha nga malazezët.

Gjithashtu mbreti Nikita e princi Danillo e ndihmuan në ambicjet e tij personale; po ditën e kapitullimit të qytetit, malazestë përhapën zëra se Esati e kish shpallur veten mbret i Shqipërisë. Megjithatë Esat bej Toptani u mjaftua në fillim të tërhiqet në Tiranë, me ushtarë dhe topa që i solli nga Shkodra.

Ai gjatë viteve 1914 shërbeu si ministër i Punëve të Brendshme dhe i Luftës, nën Princ Vidin.

Emri i Esat Pashë Toptanit u përmendet në një letër të Kryeministrit Francez, Aleksandër Mileran (njëkohësisht edhe president i Konferencës së Paqes në Versajë) më 30 janar 1920, drejtuar Fuqive të Mëdha. Në letrën e tij ai flet për dëmet që i ishin shkaktuar Shqipërisë dhe Esat Pashë Toptanit dhe familjes së tij gjatë bombardimeve të Durrsit.

Në letër shprehet qartë se sipas Aleksandrit, fakti që Shqipëria qëndroi përkrah vendeve të Antantës ishte meritë kryesore Esatit, duke i dhënë këtij të fundit edhe një meritë të madhe ushtarake dhe morale. Me sa duket nga letra, Esat Pasha ka ndihmuar sistematikisht ushtritë serbe dhe kjo tregon një besnikëri të tij ndaj Fuqive të Mëdha. Kryeministri Francez nuk limitohet me kaq, por ai e falënderon komandantin shqiptar për ndihmën e tij të çmuar në Luftën e Selanikut. Në këtë betejë Esat Pasha operoi si pjesë e divizioneve franceze dhe supozohet se ai ka mbajtur peshën më të madhe në frontin prej 30 kilometrash të Frontit të Selanikut.

Letra është një letër lavdëruese, ku Presidenti i Konferencës së Paqes të Parisit shpreh shqetësimin e tij për humbjet e mëdha që kryetari i qeverisë shqiptare kishte pësuar. Me keqardhje dhe njëkohësisht me respekt, Aleksandër Mileran-it i vjen keq që ushtaraku shqiptar, të gjitha shpenzimet e qëndresës së luftës, iu desh t’i përballonte vetë.

Sidoqoftë nga burimet shqiptare, shikohet se Esat-i nuk gëzonte një reputacion të mirë në vendin e tij. Prof. A. Luarasi shkruan se “...pozita mbisunduese e Esat Pashës vinte ndesh me ndjenjat e shumë patriotëve shqiptarë...” duke vazhduar më tej se “...princi i huaj... do të mund të siguronte qetësinë dhe stabilitetin e brendshëm... duke mënjanuar Esat Toptanin...” Duket qartë se ai kishte shumë armiq; armiqësi e cila do t’i kushtonte shtrenjtë atij.

Kështu Esat Pashë Toptanit do t’i vidheshin shumë pasuri gjatë bombardimit të dyfishtë të Durrësit. Për më tepër, anijet ushtarake austriake do të godisnin pa kriter duke shkaktuar dëme të shumta edhe në godinat qeveritare. Shtëpia e tij u sulmua nga njerëz të armatosur duke dëmtuar rëndë rezidencën e personit në fjalë .

Të tjera prona në emër të Esat Pashës do të grabiteshin dhe do të dëmtoheshin në mënyrë katastrofike. Në se kjo nuk do të mjaftonte gjatë periudhës katër vjeçare të luftës, Toptani nuk kishte përfituar asnjë rrogë qeveritare. Ushtria e tij ishte gjysmë e shkatërruar nga luftimet e gjata. Shumë ushtarë kishin vdekur, të tjerë ishin të gjymtuar, disa dezertuan dhe ata të mbeturit ishin moralisht të demoralizuar .

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 319px-EssadPacha1914

Vetë Esat Pashës iu kërkua që të linte Shqipërinë dhe të qëndronte në pritje të vendimeve të Konferencës së Paqes, e cila do të vendoste edhe për fatin e statusit të Shqipërisë. Në një gjendje të mjerueshme, Esat Pasha do të kërkonte një dëmshpërblim prej 10 milion frangash edhe pse nuk dihet shumë qartë në se do e merrte ndonjëherë shpërblimin e tij. Ndërkohë që Esat Pasha qëndronte i syrgjynosur jashtë vendit, Nikolla Pashiqi do ta mbështeste atë me një letër drejtuar Kryetarit të Sigurimit të Konferencës së Ambasadorëve në Paris.

Në këtë letër, Pashiqi shkruan indinjatën e tij për harresën që fuqitë e mëdha i kishin bërë këtij ushtaraku të lartë shqiptar që kishte sakrifikuar më shumë se sa mundej për Fuqitë e Mëdha . Kjo mbështetje ndaj tij nga ana e Nikollës shpjegohet qartë, pasi Esat-i i kishte dhënë një kontribut të paçmuar forcave serbe në luftime. Megjithatë Nikolla Pashiq tregohet Pesimist në lidhje me Esat Pashën. Në delegacionin sllav (11 janar, 1920), Pashiqi shpreh bindur se ai është për mbrojtjen e tij si një detyrim moral që ai ka.

Esat Pasha gëzonte privilegjet e qeverisë Franceze prej dy vjetësh. Me gjithë se në pamje të parë ai ngjante si një kartë e djegur, Esati simbolizonte akoma një kërcënim. Ai po i prishte edhe punë Mehmet Konicës, një përfaqësues i denjë ky i interesave shqiptare. Konferenca e Versajës e kishte ndarë mendjen për ta zhdukur Shqipërinë nga harta e botës dhe me sa dukej Toptani nuk shqetësohej shumë për sa kohë ai merrte fetën e tij të tortës.

Fundja nuk ishte hera e parë që Esati bënte akte të turpshme në kurriz të popullit shqiptar . “Pleqësia” e tij e famshme bëri çmos që të pengonte qeverinë e re të Ismail Qemalit. Ai ka luajtur rol negativ edhe në kryengritjet e jugut për tu mbrojtur nga sulmet greke. Në memorandumin e tij të shkruajtur në frëngjisht, Esat Pasha pretendon se ai ishte dënuar me vdekje nga Perëndoria Osmane kur ky i fundit, në Luftën e Parë Botërore përkrahu aleatët perëndimorë. Kjo sipas tij ishte arsyeja për tu quajtur “Pasha.”

Esati do të vritej më 13 qershor, 1920 nga atdhetari i shquar Avni Rustemi. Mbas një gjyqi të gjatë Avni Rustemi do të lirohej duke u shpallur i pafajshëm nga gjykatat e Shtetit Francez. Esat Pashë Toptani shikohet si një figurë tradhtare. Vrasësi i tij Avni Rustemi, do të vritej nga njerëzit Ahmet Zogut, i cili kishte lidhje fisnore me Esatin.

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 220px-ESADPASHAMURDERTheMercuryHobart15Ju
lajmerimi ne media i vdekjes se Esatit

Pashë Toptani nuk bëri asgjë për vendin e tij. Ai shikohet si një tradhtar i çështjes shqiptare dhe bëri vetëm në interes të vet . Madje edhe përkrahja e madhe që ai kishte në Dibër, do të vinte duke rënë. Esat Pash Toptani humbi shumë djem shqiptarë që ishin nën komandën e tij duke i syrgjynosur ata në beteja të përgjakshme pro-sllave dhe pro-greke. Prof. A. Luarasi shkruan: “Ishte e qartë që fuqitë e mëdha, që i bënë varrin qeverisë së Vlorës, mbështeteshin në elementë antikombëtarë si Esat Pasha, të gatshëm për të vënë në ankand pavarësinë e Shqipërisë.

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Sat Jun 23, 2012 3:33 pm


Vaçe Zela

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 CD_Va%C3%A7e_Zela

"Zëri i Artë i Shqipërisë", "Ikona e Shenjtë e Këngës Shqiptare", "Mbretëresha e Këngës Shqiptare", "Ylli Polar që vërtitet i vetëm në Galaktikën e Këngës së Lehtë Shqiptare", "Gjigandja e Skenës Shqiptare". Këto janë vetëm disa nga epitetet për këtë simbol tashmë të kthyer në legjendë. U zbulua rastësisht në moshë të re në Lushnjë. Vaçe Zela ka një zë të jashtëzakonshëm.

Me zërin e saj mahnitës e të papërsëritshëm për më shumë se 40 vjet krijoi mitin e saj te pavdekësisë duke hyrë në zemrën e çdo shqiptari brenda e jashtë atdheut. Këngët e saj në vite mbeten popullore dhe të preferuara edhe sot nga publiku.

Vaçe Zela është larguar përfundimisht prej skenës në vitin 1992. Sidoqoftë Vaçe Zela mbetet "Zëri i Jashtëzakonshëm" që mbushte me energji skenat shqiptare duke u bërë idhulli i shumë brezave. Vaçe Zela i dhuroi publikut shqiptar si edhe Historisë së Muzikës Shqiptare zërin e saj të artë. Një kulm që nuk do të shlyhet kurrë nga kujtesa artistike.

Vaçe Zela ka marë pjesë në shumë festivale të muzikës në radio dhe më vonë në radiotelevizion që prej organizimit të parë të tyre, duke fituar plot 12 çmime të para, një rekord i paarritur për të gjitha kohët. Vaçe Zela është fituesja e parë e Festivalit të parë. Me këngën “Fëmija i parë”, ajo dëshmoi se një idhull i muzikës po lindte atë mbrëmje të 26 dhjetorit të vitit 1962.

Repertori i saj është shumë i pasur; numërohen me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada, etj. Ajo ka një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit, ku ka interpretuar shumë këngë si pjesë e muzikës së filmave. Prej disa vitesh jeton në Zvicër.

Ajo është e vetmja femër shqiptare e nderuar për së gjalli me Urdhrin "Nderi i Kombit" nga presidenti Alfred Moisiu me motivacionin: “Për vlerat e rralla si Artiste e Shquar, me popullaritet të jashtëzakonshëm, për interpretimin mjeshtëror të këngës së muzikës së lehtë dhe asaj popullore, për pasurinë e vyer që krijoi në shkollën shqiptare të interpretimit muzikor.” Për nder të këngëtares viti 2009 është shpallur nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si “Viti Vaçe Zela”. Së fundi edhe një rrugë në Tiranë mban emrin e saj.

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Tue Jun 26, 2012 6:16 am


“Shekspiri oriental” Guan Hanqing

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Guan_Hanqing

Tragjedia : “Padrejtësia ndaj Dou Ë-së” ishte shfaqur dhe vazhdon të shfaqet me madhështi për 700 vjet me radhë dhe është përkthyer në shumë gjuhë, që përhapen gjerësisht në vende të ndryshme të botës.Ky ishte dramaturgu i dinastisë Yuan të Kinës,Guan Hanqing,i cili ka qenë një ndër shkrimtarët më të mëdhenj në historinë e letërsisë dhe të dramaturgjisë të Kinës.

Guan Hanqing jetoi në dinastinë Yuan të shekullit 13-të. Ai ishte i zgjuar dhe me humor, i pashëm, i ditur dhe i talentuar, ishte i aftë për recetimin e vjershave, për interpretimin e veglave muzikore, si të fryellit etj., dhe për valle, shah, gjueti etj. Guan Hanqing jetoi gjatë në kryeqytetin e dinastisë Yuan, kishte punuar në spitalin perandorak, por ai nuk kishte interes për mjekësinë, kurse për krijimin e skenarëve kishte plot entuziazëm.

Asokohe përhapej në dinastinë Yuan një lloj gjinie dramatike si “estradë”, që duke pasuruar përmbajtjet e rapsodive, pasqyronte gjerësisht edhe realitetin shoqëror. Kështu si të pasurve e aristokratëve, ashtu edhe njerëzve të thjeshtë u pëlqente shumë kjo “estradë”. Por Guan Hanqing krijonte ekstradë jo për argëtim të aristokratëve, por kishte qëllim të tregonte vuajtjet e banorëve të thjeshtë.

Asokohe politika e dinastisë Yuan ishte e errët dhe e kalbur, shoqëria ndodhej në tronditje, kontradiktat klasore dhe kontradiktat nacionale ishin shumë të dukshme, çështjet e padrejta ishin të panumërta, banorët e kombësive të ndryshme kalonin një jetë shumë të mjeruar.

Guan Hanqing ushqente simpati ndaj banorëve që jetonin në shtresën më të ulët të shoqërisë, ai dha dorëheqjen nga posti i funksionarit dhe thellohej në shtresën më të ulët të shoqërisë për t’u njohur me jetën e popullit. Me anën e estradës, kësaj forme artistike, ai kishte demaskuar errësinë e realitetit, duke shprehur edhe idealin e tij shoqëror.

Guan Hanqing i njihte mirë vuajtjen e popullit, i njihte mirë edhe gjuhën popullore, njëkohësisht kishte talentin e shquar artistik. Të gjitha këto i shërbyen atij si vitalitet i krijimtarisë. Asokohe rapsodët kishin pozitë shumë ulët në shoqëri, kurse Guan Hanqing shkonte shpesh me ta, bile i drejtonte personalisht vetë si regjisor shfaqet dhe luante edhe si aktor.

Në një këngë të krijuar prej tij, ai vetëpërshkruhej kështu: “ Unë jam si një tas bizele të bronxta, që nuk avullohen dhe zihen në ujë, nuk piqen dhe shtyhen në zjarr.” Prandaj veprat e tij jo vetëm pasqyronin thellë realitetin shoqëror, por në to mbizotëronte edhe fryma e lartë luftarake. Nën pedën e tij, populli punonjës jo vetëm rënkonte në mes të vuajtjeve, por tregohej edhe fryma e tij e drejtë, e guximshëm e kundërshtimit. Vepra tragjedike e famshme e Guan Hanqingut: “Padrejtësia ndaj Dou Ë-së” ishte vepra representative e tij e famshme.

Në estradën: “Padrejtësia ndaj Dou Ë-së” flitej historiku i hidhur i një vajze të re Dou Ë. Gjatë qindra vjetëve kjo dramë ka qenë e preferuar dhe mirëpritet ende edhe sot nga spektatorët, u përfshi në listën e 10 tragjedive klasike të Kinës, është përkthyer edhe në shumë gjuhë të huaja dhe është e përhapur gjerësisht në mbarë botën.

Guan Haqing kur ishte gjallë, ka qenë edhe udhëheqës i qarqeve operistike të Kinës. Estradat e krijuara prej tij jo vetëm kishin inkurajuar punonjësit të ngriheshin më këmbë për të luftuar kundër shtypjes, por kanë ushtruar edhe ndikime kolosale për krijimtarinë operistike të mëvonshme.

Gjatë gjithë jetës së tij Guan Hanqing shkroi 67 estrada, por tani janë ruajtur vetëm 18 prej tyre. Guan Hanqing ishte shumë i aftë për të skulpturuar figura tipike të njerëzve, për të përshkruar mendimet psikologjike të ndërlikuara, ndër dramaturgët e operistikët klasikë kinezë nuk kishte asnjeri që dinte të krijonte kaq shumë figura të qarta të njerëzve.

Krijimtaria operistike e Guan Hanqingut zuri vendin e rëndësishëm në historinë e operave dhe në historinë e letërsisë kineze, duke u quajtur “paraardhësi i estradave të dinastisë Yuan”; edhe në historinë e letërsisë e arteve botërore Guan Hanqing gëzonte famë të madhe, duke u quajtur “Shekspiri oriental”.

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Tue Jun 26, 2012 6:50 am


Tvrtko I

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Tvrtko-I-Kotromanic

Tvrko I ishte i biri i Vladislav Kotomaniqa-rit dhe Jelene Shubiqeve-s ne principaten e Bosnjes. Principatën e trashëgoi nga gjyshi Stjepana II më 1353. Vitin e par pas vdekjes së gjyshit i ndihmoi i ati, dhe pas vdekjes së të atit 1354 e ndihmoi e ëma e tij energjike. Tvrtko vien në fuqi gjatë kohës kur krali hugarez Lajoshi i Madhë luftonte kundër Mleqanëve për Dalmacinë, dhe kundër Rashkës. Si vasal i hugarezëve, Tvrtko së bashku me të ëmën më 1355 ndërmerr një fushat për të kthyer qytete dalmatine kundër Mleqanëve.

Hungarezët e pa kënaqur me qeverisjen e tij të kësaj pjese vendosin që të ja marrin pjesën nga Hum-i deri në Neretvë si mirazë për të bijën e Stjepana II, a për të shoqen e kralit Lajoshi. Përderisa më 1363, hungarezët tentuan edhe njëherë që ta ngushtojnë ai ju përgjegj atyre me ushtri. Me këtë rrastë hungarezët i dërgojnë dy armarta kundër Bosnjës, mirëpo që të dja dështojn: njëra udhëhiqej nga Krali Lajoshi, që u lëshua tek qytet i Sokolit dhe tjetra tek Srebrnikom-i.

Pas këtyre sukseseve, Tvrtko i nxitur nga e ëma e tij provon që të fuqizojë pushtetin qendror gjë që shkaktoi pakënaqësi e që më 1366 u shndërrua në lëvizje. Në krye të saj ishte i vëlau i tij Vuk-u. Kjo lëvizje u shndërrua në kryengritje të hapur dhe në pranverë të 1366 Tvrtko dhe e ëma e tij largohen nga Bosnja, ndërsa si princ i Bosnjës shpallet i vëllau i tij Vuk-u.

Si rrjedhë e këtyre ngjarjeve Tvrtko i drejtoet kralit hungarezë dhe me ndihmën që merr nga ai kthehet në fuqi. Gjatë 1366 dhe 1367 Tvrtko ja arrin që ta qetësoj gjendjen në tërë Bosnjën ndërsa i vëllai i tij iku në Dubrovnik. Nga aty, Vuk-u tentoj që të përfitoj nga Papa dhe nëpërmjet tij oborrin hungarez, mirëpo në këtë drejtim nuk kishte sukses.

Me vdekjen e Carit të Rashkës Urosh-it 1371 vdiq edhe trashëgëmija mashkullore e dinastisë së Nenanjës. Me ramjen e kralit Vukashin-i në betejën e Maricës 1371 nuk kishte më zot të Rashkës. Si rrjedhë e këtyre ngjarjeve d.m.th me krijimin e boshllëkut në hapësirën e Rashkës, Tvrtko pretendon të depërtoj dhe dominoj edhe në këtë hapësirë.

Ai lajmërohet se ishte nipi i Jelisavete-s, bija e kralit Dragutin, e cila ishte e dhënë për gjyshin e tij Stjepana Kotromana. Në bazë tëtt kësaj ai ishte Nemanja-së nga ana e trashëgimisë femërore dhe më këtë ishte trashëgimtar i kurorës së Rashkës.

Me knaz Lazarin kishe mardhënje të mira. Në atë kohë knaz Lazari sundonte Moravinë perëndimore dhe ky sikurse Tvtro balafaqohej me zhupanin agresivë Nikol Altomanovi-n, zgjedhja e të cilit shtrihej nga Rudniku deri në det, nëpër Drin, Gacak, Bileqe dhe Trebinje.

Nikola e kishte ndihmuar të vëllan e Tvrtkos haptasi në kryengritjen e lartpërmendur, kishte luftuar kundër Dubrovnikasve dhe Lazarin e kishte larguar nga Rudnik-u. Kishte preendime të depërtonte në Prizren dhe të shpallej mbrojtësi kryesor i kishës serbe. Trupat e bashkuara të Tvrtkos dhe Lazarit më 1377 ja arrijnë që të mundin Nikol Altomanoviq-in dhe të shkatërrojnë regjimin e tij.

Duke e mbrojtur bashqen e vet, fisniku boshnjak ja arriti që të shtrij sundimin e tij mbi tokat Rashkës. Si sundues i tokave të dikurshme gjermane, Tvrtko me punën e tij e pranojë që të lidhet me traditat shtetërore të tyre. Për këtë për të edhe nuk ishte e vështirë që të kuptojë këshilltarin e tij Vlatka-në i cili e bindi që vetë atij Tvrtkos i takonte kurora mbretror e Rashkës. Për këtë edhe e kurorëzon veten kral i hapësirës së re.

Kurorëzimi u bë në vjeshtën e 1377-ës sigurisht në Mitrovdan në manastirin e Mileshevi-t, vendi i kultit personal të Shën Savës, themeluesin e kishës krishtere të Rashkës. Kurorëzimi u bë me kurorën e shtëpisë mbretërore të Rashkës, Bosnjës dhe Primorjes e pjesëve perëndimore dhe njëherit i japi vetit emrin popullor, emrin simbolik që e bartin gjithë fisnikët e Rashkës - Stefan. Kurorzimin e Tvtkos e pranuan Dubrovnikasit dhe Mleqanët, dhe ata e ngritën në hierarkinë e udhëheqjes duke i ofruar ceremoniale të shtëpisë mbretërore.

Pas vdekjes së kralit hungarez Lajoshi i Madhë 1382, kralica hungareze me qëllim që të përfitonte mbështetjen e Tvrtkos ja jep atij qytetin e Kotorit më 1385. Tvrtko duke u nisur nga ajo që Bosnja do të fitonte daljen në det dhe do të shpërthente bllokimin dubrovnikas, më 1382 themeloi qytetin e Ri (Novi) si dëshmi e presences boshnjake. Me arritjet e para të anijeve tregtare në vendbanimin e ri filluan edhe vështërsit e para. Dubrovniku që logarsite tregtimin dhe transportin e kripës si monopol të vetin, e shikonte "tvrđavu" si konkurencë të rrezikshme për vete.

Me fitimin e Kotorit më 1385 Tvrtko nuk ishe i kënaqur, por mendonte të merrte tërë Dalmacinë. Qyteti i parë ishte Klis-i 1387 (qerdhe e familjes së Shubiqevëve). Aksionet e tij më vonë u orijentuan kundër marshimit otoman në Kosovë, Rashkë dhe Bosnje. Një armat otomane ishte ra më 1388 në Bileq. Në betejen e Kosovës më 1389 Tvrtko i dërgon si ndihmë Lazarit një pjesë të armatës nën udhëheqjen e vojvodës Vlatkom Vukoviqit, fituesit të luftimeve në Bileq.

Repartet boshnjake nuk kishin pësuar shumë dhe vojvoda Vlatko i dërgon Tvrtkos lajme për fitore të anës krishtere. Nuk ka dyshim që Tvrtko në betejën e Kosovës kishte hyrë si kral i serbëve pasi që edhe ishte i kurorëzuar si i tillë. Ai ishte i sigurt që repartet e tija dhe fuqit e fisnikëve serbë kishin korrur fitore të mahe në betejën e Kosovës. Në bazë të kësaj sigurie ai i dërgoj lajme të mira shteteve tjera krishtere për fitoren e të krishterve. Si kundrpërgjegje është dalluar ajo e Firencës, e stilizuar nga umanisti Koluca Salutatijanë të cilël shprehen falenderimet e gëzimet kralit të Bosnjës.

Në pranverë të 1390 Tvrtko merr Splitin, Trogirin, Shibenikun dhe ishullin Braq, Hvarin dhe Krqulen. Kështu Tvrtko kishte futur nën zgjedhjen e tij me të vërtet gjitha qytete dalmatine përpos Zarës dhe pjesën më të madhe Kroacisë. Për sundimin e tij të shkurt në Dalmaci (9 muaj) është ruajtur shumë pak. Në dokumente latine për herë të parë paraqitet më 10 qershor 1390 me titullin krali i Rashkës, Bosnjës Dalmacisë, Kroacisë dhe Primorjes. Pas sukseseve në jetën e tij ai ka vdekur mars të 1391.

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Wed Jun 27, 2012 9:27 am


Dhimitër Frangu,historiani dhe bashkëkohësi i Skënderbeut.

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 20090116-skenderbeuPer1

Dhimitër Frangu lindi në qytetin e Drishtit më 1443 afër Shkodres; vdiq më 1525, në moshën 82 vjeçare. U shkollua si klerik katolik, profesion që e ushtronte gjatë gjithë jetës së tij. Dh. Frangu u lidh ngushtë me heroin shqiptar Skënderbeun dhe e shoqëroi atë në udhëtimin që bëri gjatë vitit 1466-1467 në Romë e në Napoli, që në moshën 16-vjeçare u vu në shërbim të tij.

Dhimitër Frangu qé kushëri nga nëna me Dukët e Drishtit, me Pal A. Engjëllin,arqipeshkev i Durrësit (1417-1469), prelat kishtar, humanist i shquar dhe krahu i djathtë e bashkëpunëtor e diplomat i Skenderbeut, me vllaun e tij Pjetër A. Engjëllin (1443-1512), një ndër kapedanët e sprovuar të Heroit. Duhej të ishte në marrdhënie me Barletin, ndofta edhe me Marin Beçikemin, që jetonin edhe ato në atë kohë në Venedik.

Me pushtimin e Drishtit prej osmanëve më 1487, Dh. Frangu emigroi në Itali. Ai u vendos në rajonin e Venedikut dhe për një periudhë të gjatë shërbeu si famullitar i nderuar në fshatin Braina, pranë qytetit Trevizo, deri më 1513, kur për arsye të moshës së shtyrë, ia la detyrën nipit të tij.

Personalitet i kulturës humaniste shqiptare të shekujve XV, XVI, ndër të gjithë biografët e Skënderbeut, Dhimiter Frangu është i vetmi që njohu nga afër Heroin tonë kombëtar, jetoi me të, mori pjesë ndër beteja si luftëtar krah tij dhe e shoqëroi Kryetrimin shqiptar si pjesëtar i suitës së tij në udhëtimin që bëri në Itali më 1466 - 1467 për të ndihmuar Ferdinandin e Napolit. Në suitë bënte pjesë me cilësinë e "ruajtësit të thesarit" ("tresoriere dell' Eroe"). Vdiq në Trevi më 1525 në moshën 82-vjeçare.

Të vetmen vepër që shkroi, ai ia kushtoi figurës së Skënderbeut “Komentar për punët e osmanëve dhe të zotit Gjergj Skënderbeut, princi i Epirit. Dëshmitar i ngjarjeve të mëdha që përjetoi populli shqiptar në luftrat kundër pushtuesve osmanë në shek. XV, njeri i mbruajtur me kulturën humaniste, Dhimitër Frangu na paraqitet me veprën e tij si një historian i aftë, me origjinalitetin e tij, i saktë në datime e vende ngjarjesh, me një stil të pëlqyeshëm, me mendime e shprehje të qarta dhe terheqëse për lexuesin shqiptar dhe të huaj.

Biri i Pjetër Engjëllit, Pali, i lindur në Venedik, ma vonë shuguruar prift, njeri me kulturë humaniste, autor i disa librave fetarë, qe emëruar famullitar në Briana, ku do të zëvendsonte kushëririn e tij Dhimiter Frangun pas vdekjes së tij, më 1525. Në Briana ai gjeti dorëshkrimin latinisht të Dhimitër Frangut, e përktheu në italisht dhe e botoi në Venedik më 1539 nën këtë titull: "Comentario de le cose de' Turchi, et del S. Georgio Scanderbeg, principe d' Epyro" (Komentar i të bëmave të Turqve dhe i Z. Gjergj Skanderbegut, princ i Epirit).

Vepra u botua pa emër të autorit, nuk dihet perse, dhe pa vend botimi (dihet se në Venedik), Në gjuhën italiane ajo qe ribotuar më 1540, 1541, 1545 etj. Ajo u ribotua së bashku me veprën "Dell' assedio di Scutari" (Mbi rrethimin e Shkodrës) të Marin Barletit dhe në permbledhjen e Francesco Sansovino-s më 1564 etj. (M.F. Sansovino "Dell' historia Universale dall'origine et Imperio de' Turchi da M.F. Sansovino ... Venetia, apresso F. Rampazetto, 1564 në faqet 370.497) nën titullin "I fatti illustri del Signor Georgio Scanderbegh, principe d' Epiro." dhe pati ribotime të tjera në Venedik (botues S. Zazzara) më 1560, 1561, 1564, 1568, 1573, 1577, 1582, 1600, 1654 etj. Pati një perkthim të ri italisht më 1584 nga studiuesi, prifti italian Giovanni Maria Bonardo.

Perkthimi dhe botimi i Bonardos në Venezia ka këtë titull: "Gli illustri e gloriosi gesti e vittoriose imprese fatte contro i Turchi dal Signor Don Georgio Castriotto detto Scanderbeg, principe d' Epiro" (Bëmat e shkelqyera e të lavdishme dhe ndermarrjet fitimtare të bëra kunder Turqve nga zoti Gjergj Kastrioti i quajtur Skenderbe, princ i Epirit).

Në këtë botim jepet emri i autorit, Dhimiter Frangu. Siç shihet titulli i vepres ka ndryshuar nga njeri perkthim në tjetrin, po ashtu dhe ribotimet kanë tituj të përafert, por jo të njëllojtë. Ky version i ri, perkthimi e botimi i Bonardos, është vlerësuar nga të gjithë studiuesit si më i miri, më autentiku se ai i vitit 1539. Në "Hyrje" të veprës perkthyesi na thotë se Dhimiter Frangu "ha partecipato in molte imprese e valorosi gesti dell'Eroe" dhe duke e konsideruar Dh. Frangun si bashkëpunëtor të Skenderbeut, perkthyesi është perpjekur për një punë më të kujdesshme.

Në mesin e shekullit XVI ajo u përkthye e u botua edhe në frëngjisht (Paris, 1544) dhe në anglisht (Londër, 1562). Është një vepër me theks të fortë patriotik, që njohu 17 ribotime në Itali, pra një sukses të ndjeshëm, duke u përkthyer edhe në frëngjisht, anglisht e rumanisht më vonë.

Duke menduar se dorëshkrimi i Dhimiter Frangut është krijuar pas daljes në dritë të veprës madhore të Marin Barletit për Skenderbeun (1508-1510), disa studiues të pathelluar kanë menduar se vepra e Dh. Frangut është një permbledhje e shkurtër e veprës barletiane, po në fakt vepra e Dh. Frangut ka merita të veçanta si vepër origjinale, me të dhëna të reja, me datime më të sakëta, me një qendrim më realist në pershkrimin e betejave dhe të numrit të pjesëmarrsve në to etj.

Pra ajo konsiderohet një burim autentik i pavarur. Dh. Frangu na e jep të saktë daten e kthimit të Skenderbeut në Krujë, daten e vdekjes së Heroit, 17 janar 1468 (jo 1467!) (duhet ditur se kalendari venecian fillonte në mars dhe jo në janar) dhe më me guxim se Barleti ai stigmatizon kopracinë e disa princave të huaj që vetem premtime i jepnin Skenderbeut. Me të drejtë, studiuesi CH. Hoph e konsideron Dh. Frangun më kritik se Barletin.

Në krahasim me historine e Skënderbeut të M. Barlecit, vepra e Dh. Frëngut u përhap shumë në Itali (sidomos në Venedik ku u shtypën të gjitha ribotimet e saj), sepse ato ishin më të shkurtëra se vepra e parë. Vepra e Dhimiter Frangut në 180 faqe, të ndara në 41 kapituj.

I pari që njohu pa asnjë mëdyshje autorësinë e Dhimiter Frangut dhe autencitetin e veprës qe, siç e thamë më lart, Ch. Hoph dhe në shekullin tonë këtë e provuan me argumente, studiuesi rumun i mesjetës shqiptare Francisk Pall dhe i mirënjohuri Fan Noli.E rendësishme është se në veprën e Dh. Frangut mbi Skenderbeun, ashtu si te Barleti, shohim të gjallë realitetin historik shqiptar të kohës, procesin e konsolidimit të kombësisë shqiptare si njësi më vete, me territore, gjuhë, zakone, me karakteristika dalluese e të veçanta me popujt e tjerë të Ballkanit.

Të gjitha këto Dh. Frangu, i ka dhenë me bindje humaniste dhe frymëzim religjoz e atdhetar. Me shumë interes në këtë vepër janë të dhënat mbi etnogjezen e popullit shqiptar, për vazhdimsinë e tij në trojet e sotme, për kombësinë shqiptare të konsoliduar. Interesante është se në këtë vepër gjejmë një fjalë shqip të shkruar, është një urdhër luftarak: "Emb'ta!" (në kuptimin: sulm mbi ata!).

Te pasardhësit e familjes Engjëlli që ishin vendosur në Itali, ashtu si te shumë shqiptarë të emigruar, u ruajt ndër breza vetëdija kombëtare, ndjenja e atdhedashurisë dhe deshira për t’u kthyer në Shqipëri. Ishin këto motive që nxitën pjestarët e kësaj familjeje që kishte një pozitë të rëndësishme në rrethet intelektuale kishtare të Venedikut, të interesoheshin gjatë shek. XVI e XVII për botimin e ribotimin e veprave kushtuar epopesë shqiptarë të shek. XV, si dhe vepra të hartuara prej tyre në formën e gjenealogjive familjare mbi të drejtën e trashëgimisë.

Është për të ardhur keq se vepra e Dhimiter Frangut nuk është përkthyer shqip. Më 1992 atë e përktheu studiuesi i palodhur shkodran Zef. M. Harapi, po ajo mbeti dorëshkrim. Në Buletinin e Institutit Pedagogjik Shkodër më 1967 dhe 1968 janë përkthyer e botuar vetem fragmente

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Sun Jul 01, 2012 12:29 pm


Ernesto Sabato

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 511px-Ernesto_Sabato_circa_1972

Ernesto Sábato është shkrimtar argjentinas me prejardhje arbëreshe. Sábato ka lindur në Rojas, provincia de Buenos Aires në Argjentinë më 24 qershor, 1911. Nëna e tij Juana Maria Ferrari rridhte nga një familje arbëreshe e Italisë, ndërsa babai i tij, Franciso Sabato, po ashtu ishte nga Italia. Ata kishin njëmbëdhjetë fëmijë, të gjithë djem. Ernesto ishte fëmija i dhjetë i familjes Sábato. Ditën që lindi, vëllau më i madh vdiq dhe e ëma e pagëzoi Ernesto sipas vëllait të tij.

Ai kreu shkollën e mesme më 1928 dhe u regjistrua në Universidad de La Plata, ku studioi fizikë dhe matematikë. Në vitin 1930 ai iu bashkua partisë komuniste dhe në atë kohë takoi Matilde Kusminsky Richter, që atëherë ishte shtatëmbëdhjetë vjeç.

Të dy lanë familjet dhe studimet dhe filluan të jetojnë bashkë. Ernesto përdorte një emër konspirativ dhe ishte mjaft aktiv në parti. Në vitin 1933 ai u bë sekretar i Rinisë Komuniste, por po fillonte të zhgënjehej me partinë dhe kishte dyshime.

Më 1934 ishte dërguar si delegat në Bruksel në Kongresin kundër fashizmit dhe luftës, prej aty duhej të udhëtonte për Moskë për një periudhë ‘spastrimi’. Në Bruksel Ernesto kuptoi natyrën e vërtetë të partisë komuniste dhe iku në Paris, ku jetoi i fshehur pasi partia po e kërkonte. Pa miq dhe pa para, ai fillon të shkruajë romanin e tij të parë.

Në vitin 1935 ai kthehet në Argjentinë ku martohet me Matilden dhe vazhdon studimet në Universidad de La Plata. Në vitin 1938 doktoron në fizikë dhe fiton bursë për të hulumtuar rrezatimin atomic në Laboratorin Curie në Paris. Matilde dhe djali i tyre, Jorge Federico shkojnë me të. Gjatë qëndrimit në Francë ai vazhdon të shkruajë dhe të pikturojë. Më 1939 bursa iu transferua për Massachusetts Institute of Technology.

Ai kthehet në Argjentinë dhe fillon të ligjërojë matematikë dhe fizikë në Universidad de La Plata. Ftohet t’i bashkohet revistës Jugu, ku takohet me Jorge Luis Borges dhe të dy bëhen miq. Më 1941 fillon të shkruajë për gazetën La Nacion.

Në vitin 1943 ai kalon një “krizë ekzistenciale” dhe vendos të lërë shkencën dhe t’i përkushtohet krejtësisht vetëm shkrimit dhe pikturimit. Jep dorëheqje nga univeristeti dhe bashkë me familjen zhvendoset në male (Provincia de Cordoba). Fillon të shkruajë dhe shpejt përfundon librin Njëshi dhe gjithësia, që u botua më 1945. Në këtë libër Sábato haptas mohon shkencën dhe racionalen. Fiton çmime dhe nderime për këtë libër.

Roman i tij i parë Tuneli botohet më 1948. Më 1951 botohet libri tjetër Njerëz dhe dhëmbëzorë, me refleksione për paratë, arsyen dhe kalueshmërinë e kohës. Një studim për konceptet e botës dhe jetës moderne duke filluar nga Renesansa. Në vitin 1953 botohet libri Heterodoxia, që është definuar si fjalor i njeriut në krizë.

Më 1955 bëhet drejtor i gazetës Mundo Argentino. Në këtë kohë Argjentina ishte në trazira politike. Më 1956 botohen dy librat më kontraverse të Sábatos: El otro rostro del Peronismo (Fytyra tjetër e peronizmit) dhe Torturas y Libertad de Prensa (Torturat dhe liria e shtypit).

Në vitin 1961 boton romanin e tij të dytë Sobre héroes y tumbas (Mbi heronjtë dhe varrezat), një studim psikologjik i njeriut i thurur me idetë filozofike të botuara më parë në librat e tij me ese. Kapitullin Raport për të verbërit shumë studiues e quajnë kryevepër të letërsisë botërore.

Në vitin 1971 fillon të shkruajë për gazetën La Opinion. Në vitin 1973 boton romanin e tretë Abaddón, el exterminador (Abadon, engjëlli i shkatërrimit), një libër për vizionin apokaliptik të botës moderne dhe për triumfin e të keqës.

Në vitin 1977 Italia i akordon çmimin “Medicci”, ndërsa më 1978, në Spanjë e dekoron me urdhrin Gran Cruz de la Orden al Mérito Civil.

Më 1984 presidenti i Argjentinës Raúl Alfonsín e emëron kryetar të Comisión Nacional sobre la Desaparición de las Personas (CONADEP), (Komisioni Kombëtar për Personat e Zhdukur), komision që ka hulumtuar rastet e personave të zhdukur gjatë diktaturës ushtarake në Argjentinë.

Libri Nunca Más (Kurrë më) në të cilin jepen dëshmitë e atyre që shpëtuan dhe të dëshmitarëve të zhdukjes dhe vrasjes së mëse njëzetmijë njerëzve, është botuar si rezultat i hulumtimit të këtyre tragjedive.

Organizata e Shteteve Amerikane (O. A. S.) i jep çmimin Gabriel Mistral, ndërsa mbreti i Spanjës, Huan Karlos, e dekoron me çmimin Miguel de Cervantes. Dekorohet prapë nga Italia më 1985 me Urdhrin për Merita dhe më 1987 Fransoa Miteran, kryetar i Francës e dekoron me gradën Komandant i Legjionit të Nderit.

Ka marrë gradën “Doktor nderi” (Honoris causa) nga Univeristeti Murica, Spanjë, Universidad de Rosario, Argjentinë, Universidad de Campinas, Brazil, Universidad del Litoral, Santa Fe, Università degli Studi di Torino, Itali Më 1995 në Shqipëri merr titullin Ismail Kadare, të ndarë nga fondacioni Velija. Vdiq në shtëpinë e tij në Argjentinë, më 30 Prill 2011 në moshën 99 vjeçare..

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Mon Jul 02, 2012 9:09 am


Aktori me fame boterore Zhan Mare (Jean Marais)

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Jmfauteuil

Zhan Mare u përkiste atyre aktorëve të njohur që filmin e kishin profesion e kurrsesi vetëm hobi. Shikuar në këtë drejtim, jemi të bindur se Franca do të ishte mjaft e varfër pa aktorin – Zhan Mare i cili na kishte mësuar të na dhuronte role të fuqishme poliedrike me të cilat begatohej mbarë kultura filmore. Filmat që na i la Zhan Mare shikoheshim me admirim të madh nga të gjitha shtresat njerëzore ngase kishin porosi të qartë, duke na shërbyer edhe si mësim se si duhej ta respektonim lirinë njerëzore.

Zhan Mare interpretonte heronj të mëdhenj të popujve të ndryshëm por më së tepërmi trimat e paepur të atdheut të vetë nga fimat ”Kalorësi Gungaç”, ”Fantomasi”, “Misteriet e Parisit” dhe heronj të tjerë të shquar të periudhave të ndryshme të historisë njerëzore. Edhe Zhan Mare na ka dhuruar një varg filmash të paharruar që na kanë mbetur në kujtesë si vepra të një doajeni të njohur që artin filmor dhe atë teatror i kishte dashuri të vërtetë.

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Jeanmaraisnetb


Filmat e tij të ndritur përjetonin edhe shikueshmëri të madhe në mbarë botën, e sidomos tek ne që ishim mësuar me emrin dhe karizmën e tij që jetonte përherë e gjallë në zemrat tona rinore. Zhan Mare – një aktor shtatlartë, me një pamje impozante dhe tipare karakteristike fizike, dukej se ishte i lindur për role madhështore filmore dhe për heronjë të respektuar historicë.

Aktori i shquar ishte edhe një Xhejms Bond francezë ose një “i shenjtë“ për role kriminalistike dhe aventuristike me të cilat bënte jehonë të madhe në mbarë arealin kulturor perëndimor dhe evropian dhe që lente mbresa të përhershme në kujtimet tona. Edhe Zhan Mare i përkiste gjeneratës së Zherar Filipit të popullarizuar të cilin vdekja e rrëmbeu në një moshë shumë të re, atëherë kur pritej shumë më tepër nga individualiteti i tij krijues. Me të drejtë mund të thuhet se Mare e vazhdoi atë që e kishte lënë mangut Zherar Filipi mitik, për ta ngritur shumë më lart edhe artin poliedrik filmor.

Ai ecte i sigurtë, krenar dhe i pamposhtur në rrugët e tij të lavdishme drejt sukseseve të reja dhe kolosale, duke qenë përherë i bindur se kishte të drejtë në një rrugëtim të tillë. Ai dinte dhe kishte aftësi të mëdha të përballej edhe me sfida të ndryshme ngase kishte një barrë të rëndë mbi supet e veta dhe si i tillë, i realizonte me sukses të gjitha ato role të fuqishme pozitive.

Me prirje të posaçme dhe talent të rrallë, Zhan Mare tregonte sukses me çdo projekt të filluar filmor, duke mbetur edhe si njëri ndër aktorët kryesorë të kinematografisë franceze Duke u bazuar në filmat e tij plot aventura dhe në ata të Zherar Filipit të madh, edhe Zhan Pol Belmondo realizoi filmin e tij antologjik "Kartushi”, në regjinë e kineastit të shquar –Filip De Broka, i cili ka ngjashmëri të madhe me “Kalorësin gungaç” të aktorit – Zhan Mare, por edhe me serialin e Rober Oseinit ”Anxhelika” që ka mbetur ndër veprat më të shikuara kinematografike deri në ditët e sotme.

Kalorësi gungaç i aktorit në fjalë, i cili dukej një palaço i mjerë, i fyer, i lënë pas dore dhe i urryer nga aristokracia franceze, është një hero i vërtetë enigmatic që u del në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë dhe që ndiqen nga banditizmi njerëzor. U del në ndihmë dhe bën mrekullira të papara heroike dhe trimërore me të cilat mburren shikues të shumtë dhe të pasionuar.

Kalorësi gungaç përpiqej për çrrënjosjen e së keqes që kishte zënë rrënjë dhe ishte bërë gati legjitime në vise të ndryshme të Francës. Shikuar nga shumë drejtime, edhe Zhan Mare i dha frymë të fuqishme artit filmor, ashtu siç vepruan edhe doajenë të tjerë dhe veteranë të mëdhenj si : Zhan Gaben, Pol Meris, Serxh Rexhian, Lino Vantura, Sharl Vanel, Simon Sinjore, Brizhit Bardo, Zhan Luj Trantinjan, Alen Delon, Belmondo, Mishel Pikoli, Zhan Roshfor, Zherar Filip, Rober Osein, Mishel Mersie, Pjer Bris, Daniel Darie, Anuk Eme, Pjer Vanek, Ketrin Dënev dhe yje të tjerë të filmit francez.

Edhe emri i tij ka mbetur sinonim i një lavdie të përjetshme me të cilën ishte e stolisur kultura filmore e atdheut të tij, në një kohë kur edhe kinemtografia i çelnikoste hapat e saj të sigurtë edhe në Francë nga e cila mësoi edhe kinematografia e pavdekshme amerikane.

Siç theksuam edhe më lartë, Zhan Mare ishte ndër aktorët më të shquar francezë i cili realizoi shumë filma por ai, që na ka mbetur më së tepërmi në kujtesë është pikërisht ’’Konti i Monte Kristos’’ në të cilin Zhan Mare luan rolin e kalorësit dhe oficerit Emond Dantes.

Edmond Dantes në mënyrë të rrejshme akuzohet dhe dërgohet në burgun e kështjellës së njohur Shato D’if. Gjatë qëndrimit në burg ai njihet me plakun Abe Faria për të cilin të gjithë mendonin se ishte i çmendur por ai në të vërtetë e dinte se ku ishte fshehur një pasuri e paimagjinueshme arti dhe diamsanti.

Pas shumë vitesh në burg Abe Faria vdes kurse Edmon Dantes ikë duke e shfrytëzuar trupin e tij të vdekur. Ai e gjen pasurinë dhe bëhet njeriu më i pasur i Francës me emrin Konti i Monte Kristos për të cilin askush nuk e dinte se nga vinte.

Pas kthimit të tij në Paris fillon hskmarrja e tij legjitime ndaj njerëzve që ia kishin kurdisur kurthin, njëri nga të cilët (Vilford, i cili kishte qenë edhe shoku më i ngushtë i tij) ia kishte marrë të fejuarën me emrin Mercedes.

Edmond Dantes një hero shumë i dashur për shikuesit e të gjitha meridianve është ndër figurat më të dhembshme të letërsisë dhe kinematografisë botërore, ngase pa asnjë faj burgoset në një ishull mes detit për ta vuajtur dënimin e rëndë dhe të pamerituar, duke u bërë viktimë e padrejtësisë më të fëlliqur e cila as që mund të merrej me mend nga askush.

Në fund të filmit, Edmond Dantes makmerret në mënyrë të përsosur (dhe të dëshiruar edhe për shikuesin), sikur ta kishte dërguar vetë Perëndia në një rrugë të tillë interesante. Dhe secili nga personazhet e implikuara në komplot ndaj tij, e merr dënimin e merituar nga Njeriu i befasimeve të shumta me pseudonimin Konti i Monte Kristos.

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Thu Jul 05, 2012 7:13 am


Shën Virgjili i Salzburgut


Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 360px-Saint_Virgilius%2C_Salzburg

Shën Virgjili i Salzburgut (lindur ne vitin 700 në Irland; vdiq 27 nëntor 784 në Salzburg) ishte gjoemtër dhe ipeshkë i Salzburgt.

Virgjili zë një vend të rëndësishëm mes shenjtërve irlandezë që paraqiten në kalendar pothuajse në të gjitha ditët e vitit. U lind në Irlandë dhe hyri murg në kuvendin Akadh – bo – Kaining. Si të gjithë bashkëkombësit e tij, të dëshiruar «për të shtegtuar për Krishtin», ai bëri një shtegtim në Tokën e Shenjtë. Në rrugën e kthimit, kaloi në Bajern, ku takoi Shën Rupertin.

Ai e bindi të bashkëpunonte me të për ungjillëzimin e asaj krahine. Virgjili qëndroi për disa vjet afër Pipinos së vogël, nga i cili mori detyrën për të ungjillëzuar Bajernin. Këtu fitoi vlerësimin e Dukës Odilon, që i dorëzoi abacinë e Shën Pjetrit të Salcburgut, duke e caktuar pasardhës të ipeshkvit Gjon. Duke qenë se nuk u këshilluar me legatin papnor për Gjermaninë, Shën Bonifacin, për këtë emërim, ky i fundit e kundërshtoi me të drejtë.

Pas vdekjes së ipeshkvit Gjon, Virgjili e drejtoi dioqezën e Salzburgt, edhe pse nuk ishte shuguruar ipeshkëv. Nuk e lëshoi veten dhe me shumë përvujtëri pranoi atë pozitë të pasigurt juridike. Filloi të punonte shumë, duke ia nisur me ndërtimin e katedrales, të cilën ai vetë do të ketë gëzimin për ta përuruar në vitin 774.

Njëzet vjet më parë kishte vdekur apostulli i madh i Gjermanisë, martiri Shën Bonifaci. Kështu Virgjili mori shugurimin ipeshkvnor dhe emërimin përfundimtar në selinë e Salcburgut. Mes dy shenjtërve nuk kishin munguar mosmarrëveshjet e ideve edhe në fushën doktrinore. Virgjili, i quajtur «gjeometri», ishte një njeri i kulturuar dhe një përparimtar i shkencës së re.

Me teorinë e tij të antipodeve, ai pohonte, tetë shekuj para Kopernikut e Galileut, se toka ishte e rrumbullakët dhe «se bota e dytë», e populluar nga njerëzit, ishte e ndriçuar nga një diell ndryshe nga i yni. Pasojat ishin të papranueshme edhe nga pikpamja e Shkrimit shenjt, sepse mohonte unitetin e gjinisë njerëzore.

Virgjili i pranoi me përvujtëri kritikat dhe u kujdes konkretisht për botën e tij. Ungjillëzoi Karincian, Stirinë dhe Panoninë. Vdiq në zhavorr dhe u varros në katedralen e tij, që u shkatërrua nga një zjarr në vitin 1167. U kanonizua në vitin 1252.

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Thu Jul 05, 2012 3:33 pm



Hermann Wilhelm Gering

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Hermann_goering_1

Hermann Wilhelm Göring ose Hermann Goering (12 janar 1893 — 15 tetor 1946), ka qënë politikan dhe ushtarak, një prej figurave më të spikatura të Gjermanisë naziste. ose Hermann Goering (12 janar 1893 — 15 tetor 1946), ka qënë politikan dhe ushtarak, një prej figurave më të spikatura të Gjermanisë naziste.

Në vitin 1913 pranohet në shkollën ushtarake. Në 1914 gradohet si toger e më 1915 pas fillimit të Luftës së Parë Botërore kaloi në flotën e sapo krijuar ajrore të Preandorisë Gjermane. Në një kohë mjaft të shkurtër u bë asi i aviacionit gjerman, pjese e skuadrës sulmuese të Baronit të Kuq. Pas vdekjes së komandatit të flotës ajrore, Goering bëhet komandat i përgjithshëm i saj.

Kishte një talent dhe zotësi të jashtëzakonshme në betejat ajrore aq sa në pak kohë ishte dekoruar me Kryqin e hekurt të Klasit të I-rë dhe të II-të. Pas përfundimit të luftës së parë botërore, punoi në aviacionin civil në Danimarkë e në Suedi.

Gjatë një udhëtimi që po kryentë për kontin e Suedisë, njohu kunatën e tij, një nga femrat më të bukra në Suedi e cila ishte e martuar por anulloi martesën pasi u dashurua me pilotin e ri Goering. Goering u transferua me të shoqen në Mynih ku studioji ekonomi.

Në 1921 ai u njoh me Hitlerin ku lindi një miqesi e ngushtë, idealet e tyre ishin për të ndërtuar botën e re. Ishte pikërisht Goering i cili u anëtarësua në rradhët e partisë nacional-socialiste të gjermanisë, dhe falë miqsive të tij anëtarësoi edhe Hitlerin një rreshter ish-vagabond i rrugëve të Vienës. Menjëherë ai u vu në punë për të organizuar skuadrën para-ushtarake të Partisë Naziste.

Në 1928 zgjidhet deputet në Reichstag, ishin kohët e arta të Partisë Naziste e cila ishte më e madhja në Gjermani. Në 1932 bëhet president i Reichstag-ut gjerman, e fillon ti hapë rrugën Hitlerit për të bërë Kancelar i gjermanisë. Me ardhjen e Adolf Hitler në pushtet, Goering shkriu policin e vjeter sekrete dhe krijoi Gestapon, e në krye të saj Heinrich Himmler.

Ka qënë pikërisht Goering ai i cili hodhi idenë për të krijuar Kampe përqëndrimi për armiqtë e nacional-socializmit gjerman duke hapur kampin e parë në Orianenburg të Gjermanisë. Në 11mars 1935 krijoi Luftwaffe aviacionin luftarak gjerman. Pas vdekjes së bashkëshprtes prej tuberkulozi në 1938 martohet me aktoren Emmy Sonnemann e cila i solli në jetë një vajzë të cilën e quajtën Edda në nder të vajzës së Benito Mussolinit.

Lufta e II-të botërore

Në 1938 pas aneksimit të Austisë atij ju dha grada ushtarake e Feldmarishall grada me e lartë deri në atë kohë. Në 1939 krijon zyrën qëndrore të emigrimit të hebrenjve nga Gjermania. Në 1941 me urdhër të Hitlerit ai arkitektoi zgjidhjen finale të problemit hebre.

Pas suksesit ndaj sulmit mbi Francën ai u emërua me gradën më të lartë në historin e Reich gjerman e krijuar pikërisht për të, ai u gradua ReichMarishall. Një vit më vonë më 29 qershor 1941 ai u emërua në një testament nga Hitler si pasardhësi i tij në Reich, në çdo rast si në vdekje të Hitlerit apo në pamundësi të tij per të ushtruar udheheqjen e Reich, do të ishte vetëm Goering pasardhës i tij.

Sukseset e tij do të ndaleshin pas dështimit në betejën e Britanisë së Madhe ku u dallua superioriteti i aciacionit Alleat mbi atë nazist. Kur lufta kishte marr një kthesë në disfavor të gjermanisë, Goering e kishte humbur besimin e Hitlerit dhe u izolua në jetë private dhe luksi duke mos u interesuar se çfarë ndodhte rreth tij.

Lufta ishte drejt fundit dhe humbja ishte pranë. Hitler ishte izoluar në Berlin, ndërsa Goering me skuadrën e tij ishte në Alpet e Berlinit. Pas refuzimit të Hitlerit që të braktiste bunkerin në Berlin, ai në bazë të dekret ligjit të 1941 i cili emëronte Goering si pasardhës të tij, ky i fundit dëshironte që ta dëgjonte vetë nga Hitleri trashgiminë e udhëheqjes.

E për këtë motiv i telefonon Hitlerit, por nën efektin e disa krizave nervore Hitler i këshilluar dhe me Martin Bormann armik i betuar i Goering, e interpreton telefonatën e Goering si tradhëti ndaj Reich dhe ndaj tij personalisht me qëllim për ti marrë pushtetin. Për këtë motiv Hitler urdheroi SS që të arrestonin ReichMarishall Hermann Goering por jo ta ekzekutonin.

Këtë urdher arresit me mjaft kënaqsi e mori për zbatim pikërisht Bormann, por ky urdhër nuk u zbatua nga SS sepse tek ata mbërriti lajmi për vetëvrasjen e Hitlerit. Pas armëpushimit pa kushte të gjermanisë më 8 maj 1945 Goering u dorëzua tek Aleatet.

Mbërritja e tij në kampin amerikan u prit me festime nga amerikanet të cilët për nder të Goering shtruan darkë, menjëherë kur presidenti amerikan Ajzenhauer u njoftua për këtë ndodhi dënoi komandantin amerikan të asaj baze. Në këtë moment Goering kuptoi që nuk do të trajtohej si një përfaqsues i palës së mundur me trajtimin e nderit për të mundurit, por si një kriminel lufte.
Vetëvrasja e Goering

Në Gjyqin e Nurenbergut ai u akuzua për krime lufte, krime kundër njerzimit, dhe agresion luftarak. Goering kur degjoi vendimin e trupit gjykues për dënim me varje, kerkoi të pushkatohej me nder si ushtarak që ishte, por trupi gjykues e refuzoi kërkesën.

Agimin e ditës 15 tetor 1946 kur do të zbatoheshin ekzekutimet me varje, ai vrau veten duke u helmuar me një kapsul cianuri e cila i ishte dhënë fshehurazi nga një toger i ushtrisë amerikane Jack "Tex" Wheelis me të cilin Goering kishte krijuar raport miqsie.

Togeri amerikan i dha sendet personale të sekuestruara në të cilat ndodheshin 3 kapsula cianuri. Goering në shenjë falenderimi i dhuroi orën e tij personale me mbishkrimin e incialve HG, dorezat e tij të bardha dhe nje fotografi me dedikim. Kapsulat e cianurit ishin të zakonshme të mbaheshin nga ushtarakët e lartë për të evituar rënien në duart e armiqve.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Mon Jul 09, 2012 7:59 am


Regjisori gjenial Elia Kazan

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Elia_kazan444

Njëri ndër kineastët më të mëdhenj të shekullit që filmin amerikan e ngriti në shkallët më të larta të zhvillimit të tij fenomenal, është edhe regjisori gjenial, Elia Kazan i cili krijoi një varg veprash antologjike me të cilat mburret mbarë njerëzimi. Veprat e tij filmore bëjnë pjesë ndër kryeveprat më monumentale që i ka shikuar ndonjëherë bota artdashëse.

Qysh me filmin e tij fenomenal dhe kurrë të paharruar ”Tramvaji i quajtur dëshirë”, me aktoret : Marllon Brando dhe Vivien Li-, në rolet kryesore, Elia Kazan krijoi profilin e tij madhështor si një regjisor i përmasave të jashtëzakonshme. Çdo film i tij i ri ishte i veçantë për nga tematika, zhanri dhe porosia e shumëfishtë çka tregon edhe mbarë krijimtaria e tij e ndritshme filmore me të cilën u mor gjatë jetës së tij të begatshme artistike.

Pas filmit të përmendur, me të cilin arriti sukses të paharruar, pason filmi tjetër i shquar ”Në Lindje të parajsës” (1956), me aktorin mitik Xhejms Din i cili së shpeji bëhet filmi më i shikuar dhe aktori i ri njëri ndër njerëzit më të popullarizuar të kinematografisë amerikane. Prapë me Marllon Brandon në rolin kryesor realizon edhe një film tjetër antologjik ”Në portet e Nju Jorkut”, ku luajnë edhe : Karl Malden, Eva Mari Sent dhe Rod Stejxher.

Brando edhe me këtë film shkëlqen në mënyrë madhështore, për t`u bërë edhe aktori më i preferuar i regjisorit, Elia Kazan me të cilin realizon edhe filmin tjetër ”Viva Zapata”. Elia Kazan ishte me origjinë greko turke dhe qysh i ri (katër vjeçar) emigron në SHBA.

Në vitet `3o-ta hyn nënjë grup teatror në të cilin merrte pjesë edhe Li Strasberg, njëri ndër profesorët më të shquar të artit të shtatë, tek i cili mësuan edhe yjet : Marllon Brando, Xhems Din, Pol Njumen, Montgomeri Klift dhe shumë të tjerë.

Elia Kazan, pas sukseseve të mëdha të arritura në lëmin filmor, së shpejti bëhet edhe njëri ndër personalitetet udhëheqëse teatrore në Broduej, ku krijon veprën dramatike “Macja në kulmin me lamarinë të nxehtë”, sipas veprës së dramaturgut të shquar Tenesi Viliams dhe ”Vdekja e Salesmanit”, sipas dramës së Artur Milerit.

Elia Kazan qysh në vitin 1945 realizoi filmin ”Druri rritet në Bruklin” dhe dy vite më vonë edhe filmat ”Marrëveshja gjentëllmene” dhe ”Bumerangu”. Për filmin tjetër ”Pinki” i fitoi 3 çmime oskarë, kurse edhe me filmin ”Paniku në rrugë” krijon një kryevepër tjetër të dalluar dhe të mbajtur mend, në të cilin luan aktori Xh. Pallans.

Për filmin më të njohur të tij ”Tramvaji i quajtur dëshirë” nominohet me 12 çmime oskarë, duke i fituar 4 prej tyre. Elia Kazan dhe Marllon Brando ishin një gërshëtim i pandarë njëri nga tjetri. Për filmin ”Në portet e Nju Jorkut” oskarët i fituan : Elia Kazan, Marllon Brando dhe Eva Mari Sent, të cilët qëndrojnë në nivelin më të lartë artistik të viteve '50-ta dhe vlerësohen si kineastë me një profesionalizëm superior.

Si një vepër tjetër e shquar e regjisorit të madh, ishte edhe filmi i mirënjohur ”Bebi Doll”, i shpërblyer me 3 çmime oskarë, me të cilin dëshmon sërish se ishte një regjisor i përmasave të jashtëzakonshme që krijonte vetëm filma maestral.

Në filmin ”Lumi i egër” (1960), për rolin kryesor e kishte angazhuar aktorin e ri dhe perspektiv-Montgomeri Klift, i cili së shpejti bëhet një yll i paharruar internacional, ndonse ai kishte bërë emër të paharruar edhe me filmin ”Vendi nën diell”, në regjinë e Xhorxh Stivensit.

Një vit më vonë (1961) Uoren Biti dhe Natali Vud luajnë në filmin tjetër antologjik të Elia Kazanit ”Shkëlqimi në bar”, kushtuar një dashurie të pavdekshme mes dy të rinjve me kunderthënie të mëdha familjare dhe shoqërore, ngjashëm më filmin ”Në lindje të parajsës”, i realizuar 5 vite më parë, siç thamë më lart, nga Elia Kazani.

Në këtë film dy të rinjtë e dashuruar nuk mund t`i realizojnë qëllimet e tyre jetësore, të cilët përfundojnë në një ndarje definitive dhe të dhembshme, me ç’rast si rezultat i atyre kundërthënieve të panevojshme, pason edhe sëmurja e protagonistes kryesore (Natali Vud).

Pra filmi është edhe një akuzë tjetër e rëndë dërguar shoqërisë amerikane në ato vite kur tentohej që akoma të ndikonte autoritatizmi familjar. Si gjithmonë, i paarritur në zejen e tij regjisoriale, në vitin 1963 realizon edhe filmin tjetër të shquar ”Amerika, Amerika”, kushtuar emigracionit grek në SHBA dhe vuajtjeve të mëdha të njerëzve gjersa arrijnë në ”tokën e premtuar” dhe në një botë tjetër të lirë për të cilën ushqenin iluzione të rrejshme se kinse ajo ishte parajsë e vërtetë.

Edhe ky film bëhet një hit i madh i atyre viteve të stuhishme të kinematografisë amerikane, i cili ishte edhe një kronikë biografike e vetë regjisorit gjenial dhe e njerëzve të tjerë që përjetuan dramat e emigracionit. Për kontributin e tij filmor ai mori edhe 30 çmime të ndryshme, duke hyrë këtu edhe Çmimi oskar për vepër jetësore i ndarë nga Instituti Amerikan Filmit....
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Thu Jul 12, 2012 4:24 pm


De Balzaku revolucionar


Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Balzac

Honoré de Balzac lindi në Turs më 20 maj të 1799. Në moshën 8 vjeçare mamaja e tij e dërgoi të studionte në oratorin e Vendôme, ku për 6 vjet studioi shumë lende, por gjithashtu duke nxjerrë në pah talentin e tij në letërsi. Studioi në kolegjin Tours e më pas Paris, ku u transferua së bashku me familjen. U regjistrua në fakultetin e jurisprudencës, dhe në të njëjtën kohë punonte në një zyre noterie. Në moshën 20 vjeçare zbuloi dhuntinë e tij për të shkruajtur.

Në një dhome të vogël në lagjën Bastija, i vetëm ose në bashkëpunim me Auguste Le Poitevin, një botues komercial, nga 1821 deri 1829, shkroi vepra popullore, duke i firmosur si Horas dë Sent-Obë ose L'or de rhoon nder të cilat veçohen : L'héritié de Bïrag (trashëgimtari i Birag, 1821), viker des Ardennes (Famullitari të Ardennët, 1821), Argow le pirate (Argow pirati, 1824).

Në 1822 Balzac u njoh me L'or de Bernit, një grua e pjekur e cila i qëndroi gjithnjë pranie deri në ditën e vdekjes së tij(1836). Asaj gruaje ai i kushtoi “Le lit de la vallée” (Zambaku në lugine, 1835). Në 1825 u bë botues dhe tipograf. Në të njëjtën kohë bleu gjithashtu një fonderi por përpjekjet e tij për të bëre tregti dështuan dhe e futën atë në borxhe.

Përsëri një përpjekje për biznes, këtë herë në Sardenjë ku u përpoq të risillte në pune mijërat e vjetra të argjendit dhe përvec kësaj provoi të tregtonte dru nga Polonia. Shpenzoi shuma marramendëse për kohën, duke mobiluar shtëpinë me mobilie antike. Jeta e tij karakterizohet nga përpjekje të kota për tu pasuruar dhe për të qenë një njëri i suksesshëm në një kohë shumë të shkurtër.

Për 20 vjet ai arriti të bënte 90 krijime midis te cilave kishte romanca e tregime, të gjitha këto të bashkuara në një vepër të vetme me titull “La comédie humaine” (Komedia njerëzore) dhe të ndara në Sèn dë la vi privé (Skena të jetës private), Sèn dë la vi dë provens, Skena të jetës në provincë) Sèn dë la vi parizien (Skena të jetës parisienë). Behet fjale për një analize të jetës shoqërore dhe private në një Francë në zhvillim e sipër, epoka e "monarkisë borgjese" të Luigjit Filip.

E para është një romancë historikë, Le Shuons (1829), për të cilën është frymëzuar nga revolta e Vande-se ; megjithatë do të jenë veprat e tjera të tij që do ti sigurojnë sukses dhe admirim nga ana e publikut. Nder të cilat mund të përmendim : La po dë chagrë (Lëkura e shegrenit, 1831), Evgjéni Grande (1833), Lë médsë dë shampanj (Mjeku i fshatit, 1833), Ilyzio perdy (Ilusione të humbura, 1837-43), Splendër e mizer de kurtisan (1839-47).

Honore ishte frekuentues i rregullt i salloneve, dhe shumë i apasionuar si pas jetës mondane ashtu dhe pas grave fisnike të oborreve të ndryshme, të cilat i përshtateshin më se miri snobismit të tij. Megjithëse ishte vazhdimisht i persekutuar nga njerëz të cilëve u detyrohej para, Balzac për një farë kohë arriti të realizonte ëndrrën e tij për të qenë njëri i pasur.

Kjo erdhi falë lidhjes dashurore me baroneshes polake Eva Hanska, me të cilën u martua pak kohë përpara se të vdiste. (Dashuria me Eva Hanska ishte vetëm një "loje salloni" por një gjë të tillë Balzac nuk e mori vesh kurre).

Në 1834 Balzac pati idenë që të shkrinte të gjitha krijimet e tij në një vepër të vetme monumentale, një afresk i vërtete mbi shoqërinë francezë të asaj kohë nga perandoria e parë deri në monarkinë e Korrikut, kështu publikoi të famshmen Komedia njerëzore.

Fillimisht vepra duhet të përmbante 150 romanca të ndara në tre vija kryesore : Studim zakonesh, Studim filozofik e Studime analitike. Grupi i parë përbehej nga vepra të përfunduara prej kohësh dhe ishte i ndare në 6 skena të cilat përfaqësonin jetën : private, provincës, parisienë, politike, ushtarake dhe fshatit.

Romancat duhet të përmbanin rreth 2000 personazhe, sepse dëshira e tij ishte të krijonte një rrjet ngatërresash midis vëllimeve të ndryshme. Vetëm 2/3 e projektit u realizua. Episodet më të famshme janë : Xha Gorio (1834-35), Evgjéni Grande (1833), Kusherira Betta (1846), Iluzione të humbura (1837-1843).

Në 1937 realizoi "La vielle fille" që u bë romani i parë që publikohej në një gazete. Në 1838 Balzak u dallua për luftën e tij për të drejtën e autorit. Honor kishte një vullnet shumë të madh për të punuar megjithëse shëndeti kishte filluar të bëhej një pengese e madh për të. Në 1839 u bë anëtar i shoqërisë së shkrimtareve dhe po atë vit ai u zgjodh kryetar i saj.

Në 1850, disa muaj pasi ishte martuar me baroneshën Hanska, Balzak u nda nga jeta. Dashuria e tij me aristokraten polake pasqyrohet më se miri në letërkëmbimin midis tyre që u publikua në 1968 nën titullin “Lettre à madame Hanska.

Përfaqësuesi më i madh i realizmit në Evropën perëndimore. Balzaku dominon gjithë shekullin e XIX. Gazetar, industrialist i munguar, krijues i afërsisht njëqind romaneve në 20 vjet, figurë brilante e një shoqërie së cilës ai përfundon duke iu imponuar, Balzak përzihet me “fëmijën e shekullit” duke kontribuar në krijimin e një miti : një burrë aventurash dhe dëshirash në të njëjtën kohë edhe ëndërrimtar, i plagosur nga kontradiktat e jetës moderne.

Në qoftë se Balzaku shpallte dy të vërtetat e tij, fronin dhe altarin, Hygo dallonte tek ai një shkrimtar revolucionar ; ndërsa bashkëkohësit e tij e merrnin për realist, Bodler e përshëndet si një vizionar të mrekullueshëm. Vepra e tij përshkohet nga tensione dinamike dhe kritike. Ajo jeton : Është ky kompleksitet i pabesueshëm që e bën Komedinë hyjnore një vepër madhore me përmasa botërore.

Një familje e ftohtë i ati i Balzakut, Bernard François Balssa, funksionar perandorak, bir i revolucionit francez, u martua në moshën pesëdhjete një vjeçare me një nëntëmbëdhjetë vjeçare : kjo histori e vërtetë mund të shërbente si pikë fillimi për një roman balzakian. Në fakt, Honore nuk do të pushojë së treguari për gratë e “keqmartuara”, për dramat e jetës private dhe për divorcet e shpeshta të çifteve.

Një babai liberal, besimtar i idealeve progresiste të kohës, i përgjigjet një mama, që i do padyshim pak fëmijët e saj dhe që mbyllet në trishtimin e një jetë të vetmuar. I mbyllur në kolegjin e Vendom, Balzak ruan nga fëmijëria e tij kujtime të pakta, si motrat e tij – Laura, e lindur në 1800, dhe Lorenca, në 1802. Në vitin 1814, familja e tij shpërngulet në Paris, dhe Honore bëhet nxënës i liceut aktual të Charlemagne. Një fëmijë i jashtëligjshëm shndërrohet kështu në autorin e “Fiziologjisë së martesës” ku do të thoshte se tradhtia është përgjigjja e vetme e vuajtjeve të jetës bashkëshortore.

Fillimet e një shkrimtari ishte dëshira e të atit që Honore të bëhej noter. Por më të mbaruar studimet për drejtësi, ai zgjedh të bëhet shkrimtar, vendos të jetë bir i veprave të tij. Në atë kohë i riu Balzak ishte i majtë dhe ishte vënë në dukje për materializmin e tij. Nga pamundësia ekonomike Balzaku merr me qira një papafingo në rrugën Lesdiguieres dhe i futet punës.

Në fakt kjo eksperiencë rigjendet në disa nga romanet e tij. Në moshën 20 vjeçare Balzaku njohu jetën e një studenti të varfër dhe një krijuesi në kërkim të identitetit të tij. Për t’ia dalë mbanë në letërsi në vitet 20 të shekullit XIX duhet të shkruaje drama, histori ose poezi.

Balzaku shkruan një dramë “Kromuell”. Një dështim i plotë. Për të jetuar ai fillon të publikojë disa romane të vogla anti romantike dhe satirike, nën pseudonime të ndryshme : Jean Louis, l'Héritière de Birague (1822). Pseudonimet e tij kanë një të përbashkët, ndikimin nga emrat e borgjezisë : Horace de Saint-Aubin, lord R'Hoone.

Në jetën e tij private ngjarjet rrjedhin njëra pas tjetrës, dy motrat e tij martohen. Lorenca vdiq në 1825 e vetmuar pasi njohu një ferr martesor. Përsa i përket Balzakut, ai u bë në 1822 i dashuri i Laura de Berni, që do ti qëndrojë afër për gjithçka, madje edhe për mbështetjen financiare në ndërmarrjet e tij të mëvonshme. Në qoftë së znj. Balzak ishte e para grua 30 vjeçare që ai takoi, zinj. de Berni ishte modeli i të gjitha grave që rrethojnë botën e Balzakut,madje ai thote:"Nje grua ne moshe kanonike ben gjithcka per ty ndersa nje vazjze e re asgje".Nga një endje midis jetës së tij private dhe shkrimtarit, Balzaku, gjithmonë i fshehur prapa pseudonimeve të tij, shkruan disa romane në të cilat merr rëndësi tema e dashurisë si “Kolonel Shabert”, ku merr formë romani balzakian, ku shfaqën tensione midis idealit dhe realitetit, viktimë e të cilit është një djalë i lënduar nga gruaja që dëshironte. Këto romane do të dështonin, por do ti shërbenin atij në punën e mëvonshme.

Balzaku dëshiron para dhe pushtet. Kështu ai hidhet në botën e biznesit me një fonderi dhe një shtypshkronjë. Në vitin 1828 vjen katastrofa e parë, që do të bëhet model edhe për të tjerat, sepse Balzaku ushqente projekte ekstravagante, të pamundura për tu realizuar, si kultivimi i ananaseve në Paris. Pra ai është i detyruar ti rikthehet letërsisë.

Këtë herë Balzaku shkruan një roman historik, sipas modelit të Uollter Skot, ku jep një pasqyrë të betejave të perëndimit në kohën e revolucionit. Më pas ai shkruan një ese gati sociologjike, “Fiziologjia e martesës” ku përshkruan me tonë humori institucionin e martesës. Skenat e para të jetës private do të shfaqën në prag të revolucionit të korrikut. Ai do të marrë emrin Honore de Balzak, dhe do të bëhet i famshëm për mendimet e tij për gruan dhe martesën.

Ai bëhet gazetar politik dhe mban një kronikë të rregullt mbi jetën politike të kohës në gazetën “Letra mbi Parisin”. Që këtu vërehet lindja e një gazetarie modernë. Ky aktivitet nuk do të qëndrojë kurrë në plan të dytë për Balzakun dhe do ta shoqërojë përgjatë gjithë krijimtarisë së tij. Suksesi duket se është afër me veprën filozofike, që përshëndetet nga të gjithë, “Lëkura prej shagreni”

Sipas të tjerëve dhe sipas dëshires së tij, Balzaku ia doli mbanë pas të tridhjetave. Pasioni i tij për tu bërë i famshëm është aq i madh sa e shtynë Balzakun të frekuentojë sallonet aristokratike dhe të pranojë për të dashur markezën de Castri.

Reputacioni i tij i ri si një njohës shumë i mirë i botës femërore do ti vlejë. Në 1832 ai merr një letër të nënshkruar “E huaja” nga një konteshë poloneze Eva Hanska, e martuar në Ukrainë. Ky do të jetë fillimi i një historie romaneske që zgjati deri në vdekjen e Balzakut. Për momentin Balzaku po jetonte në mes të luksit, vishej si një dendi megjithëse nuk e kishte fizikun, dhe shpenzonte pa hesap paradhëniet e dhëna për vepra akoma të pashkruara, të cilat ai shpreson ti mbarojë brenda afatit.

Ai rend pas kohës pas iluzioneve të botës. Ai punon nga 10 deri 8 orë në ditë duke pirë lumenj me kafe dhe gati prek çmendurinë në qershor të 1832. Romani i tij “Lui Lambert” duket si një autobiografi. Këtu paraqitet një djalosh intelektual i ekzaltuar, romantik që vdes në fund nga çmenduria.

Romanet ndjekin njëri tjetrin, dy ose tre në vit, themelues të mitologjisë balzakiane dhe të vështrimit të tij unik për jetën. Romanit “Lui Lambert” i përgjigjet utopia e “Doktorit të fshatit”. Të organizosh për të luftuar forcat shkatërruese të dëshirës, të luftojmë kolektivisht për të zëvendësuar pasionet me rregullin social. Revolucioni për Balzakun, përveçse u mundua të zhdukë pabarazinë dhe krimin, forcoi pasionet.

Ai përjashtoi dhe tipizoi me mijëra njerëz, heronj popullorë, kriminelë, mjeranë, të rinj që kërkojnë të ardhme, gra pa të drejta për shkak të legjislacionit napoleonian. Bota moderne është shumë e ashpër, sepse burrat dhe gratë vuajnë atje. Liberalizmi është një gënjeshtër që favorizon pasurimin e egoistëve dhe të imoralëve, të udhëhequr nga interesi.

Doktori i fshatit, Benasisi, ka një zemër të plagosur, i cili, meqë ka vuajtur vetë është i aftë të reflektojë në një mënyrë kritike për shoqërinë në të cilën bën pjesë. Ajo që është romantike të Balzaku është fakti se dhimbja formon vetëdijen të njeriu. Në të njëjtën mënyrë për të riardhur tek forcat shkatërruese, ai shkruan “Kërkimi i absolutes” ku tregohet jeta e një të çmenduri në botën reale. Këtij universi real i përgjigjen sa vjen e më shumë romanet që vijojnë, të parët e ciklit “jeta e provincës” si “Evgjeni Grande”.

Balzaku shkruan dhe publikon shumë shpejt duke u vënë re kështu për ndërthurjet e personazheve në romanet e tij. Në vitin 1833 ai mendon të rikthejë disa personazhe të romaneve të kaluara. Një ide gjeniale që do të lejojë sipas tij të paraqesë një afresk të botës modernë. Është tek “Xha Gorio” (1834-1835) që Balzaku zbaton për herë të parë idenë e tij, pasojat e së cilës do të jenë të rëndësishme dhe do të shërbejnë në krijimin e “Komedisë njerëzore”.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Fri Jul 13, 2012 3:32 pm


Mark Terentii Varromis


Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 51TdNZwa0JL._SL500_AA300_
Vepra "De re rustica" e Varronis

Mark Terentii Varromis ( 116 p.e.s. - 27 p.e.s. ) autorë i shumanëshëm romak.
Mark Terent Varroni është një nga shkrimtarët më të shumanëshëm të kohës antike. Varroi lindi ë [[Reate}} (Rieti) më 116 p.e.s dhe vdiq në moshën 90 vjeçare.

Ai ishte nxënës i L.El Stiloit dhe filozofit Antioh nga Askalona. Ishte aktiv në jeten shoqërore dhe politike dhe ushtroi detyra të ndryshme civile dhe ushtarake. ai ishte i shoqëruar me Pompeun për të cilin shërbeu si kuestor dhe legat në operacione të ndryshme luftarake.

Pas një kohe u zgjodhë edhe tribut i plebit. Ishte komandant i ushtrisë kundër Cezarit në luftën civile të zhcilluar në Spanjë në vitin 46 p.e.s. Në këtë luftë ai u zu robë nga Cezari. Nga këtu gjatë dhe pas luftës ai është bashkë me Ciceronin dhe Katonin në Dyrrah.

Pas një beteje të njohur si beteja e Farsalës ai pajtohet me Cezarin, i cili e ngarkon Varronin me organizimin e biblotekave publike ë Romë. Pas kofiskimit të shtëpisë së tij nga Antoni, emrin e tij e gjejmë në listat e të ndjekurve. Varromi ikën por lë pjesen më të madhe të veprave të cilat nuk do të gjinden më.

Varroi ka shkruar mbi 70 punime të shpërndara në 620 libra. Ndër veprat e tija më të rëndësishme është vepra e titulluar "Atiquitates rerum humanarum et divinarum" (Vjetërsit e gjërave njerzore dhe hyjnore) e cila vepër është humbur, por është përmendur shumë nga autorët që e kanë njohu këtë vepër.

Në vepren e tij ai i jepë një rëndësi të vecantë përpunimit të kronologjisë. Sipa Varroit themelimi i Romës ëshë bërë në vitin e tret të olipiadës së gjashtë (754-753 p.e.s.).

Prej veprave të ruajtuara janë dhe "De re rustica" traktate mbi ekonomin fshatare që është në tre libra dhe mbi gjuhën latine "De ingua latina"

Në vepren "De re rustica" mund të gjejmë të dhëna mbi ekonomin e Epirit.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Fri Jul 13, 2012 3:44 pm


Titus Flavius Clemens

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 ClemensVonAlexandrien

Titus Flavius Clemens ishte anëtari i parë i Kishës së Aleksandrisë, dhe një nga mësuesit dhe teologët e saj më të shquar . Ai lindi rreth gjysmës së qindvjeçarit të 2, dhe vdiq rreth viteve 211 dhe 216.

Klementi lindi në Egjipt (Stromata' 1). Athina është emëruar si vendlindja e tij në qindvjeçarin e gjashtë nga Epifanius Skolastikus, dhe kjo është mbështetur nga cilësia e tij klasike e greqishtes. Prindërit e tij duket se kanë qenë paganë të pasur dhe me ndonjë qëndrim shoqëror.

Kryerja e edukimit të tij është treguar vazhdimisht nga poete dhe filozofë grekë. Ai udhëtoi në Greqi, Itali, Palestinë, dhe më në fund në Egjipt. Ai u bë bashkëpunëtor i Pantaenusit, kreut të shkollës katekizmore të Aleksandrisë, dhe më vonë arriti të bëhej drejtor i saj.

Një nga nxënësit e tij më të njohur ishte Origeni. Gjatë përndjekjeve të Septimius Severus (202 ose 203) ai kërkoi strehim me Aleksandrin, asokohe peshkop (mbase i Flaviadës në Kapadokia, dhe më pas i Jeruzalemit, nga ku solli nje letër në Antiokia.

Ndër veprat e Klementit dallojmë këto: Protreptik, Pedagog, Stromati –është një trilogji në të cilën paraqet tërësinë e teologjisë. Quis divus salvetur (Cili pasanik do të shëlbohet). Në trilogji u drejtohet grekëve, duke i ftuar të dëgjojnë Krishtin, Mësuesin e botës së re, i cili është më i fortë se Orfeu, të lëshojnë paganizmin dhe filozofinë e tij, sepse ajo është gënjeshtër që s`ka kuptim për një besim të tillë.

Protreptiku është qortim moralo-asketik, në të cilin Klementi këshillon dhe flet mbi të pasurit, të cilët ende kanë shpirtin pagan. Pedagogu është Krishti dhe ne bëhemi nxënës të tij me pagëzim. Stromati bën fjalë mbi pyetje të shumta dhe përgjigje filozofike pa ndonjë renditje të mirëfilltë. Këtu në këtë vepër bëhët dallimi në mes fesë dhe dijes.

Tri elemente hyjnë në natyrën e përsosmërisë: trimëria (apathia), dashuria (caritas) dhe dija (gnosis). Klementi argumenton se filozofia shumë gjëra ka marrë nga Besëlidhja e Vjetër. Në veprën Quis divus salvetur shtjellon tekstet e Ungjillit Mk 10, 17-31 dhe Mt 19, 21-24, duke përfunduar se edhe i pasuri mund të shëlbohet, në qoftë se di ta përdorë pasurinë që ka edhe në shërbim të nevojtarëve. Mësimi: Zoti është në të njejtën kohë i drejtë dhe i mirë.

Me këtë qëndrim i kundërshton gnostiket dhe marcionistet, të cilët dallonin Zotin e drejtë të Besëlidhjes së Vjetër dhe Zotin e mirë të Besëlidhjës së re. Klementi përmbahej në anën praktike të jetës së krishterë, në teori nuk thellohej shumë.

Flet mbi Kishën, mbi pagëzimin, mbi mëkatin personal, i cili e ndan njeriun nga hiri i Zotit. Thotë se Zoti fal kur njeriu gabon, por vetëm një herë, sepse në qoftë se vazhdon me gabime, kjo do të thotë se atij i mungon feja.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Wed Jul 18, 2012 8:32 am


Joachim-Napoleon Murat

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 220px-Fran%C3%A7ois_Pascal_Simon_G%C3%A9rard_005

Joachim-Napoleon Murat,Marshall dhe admiral i Francës, ishte Duka i Madh i Berg-ut nga 1806-1808 dhe mbret i Napolit nga 1808-1815. Murati, i cili bente pjese ne kavaleri, ishte nje nga gjeneralet me te shquar te periudhes se luftrave napoleoniane. Gjate jetes se tij u martua me motren me te vogel te Napoleonit, Karolina Bonaparte. Pas vdekjes se Napoleonit ai u kthye ne Korsike dhe me pas u perpoc te rimerrte fronin e Napolit por u arrestua nga forcat e Ferdinandid IV dhe u pushkatua.

Joachim Murati lindi 25 mars 1767, në La Bastide-Fortunière, ish-provincë e Guyenne-s, nga Pierre Murat-Jordy dhe gruaja e tij Jeanne Loubières, e bija e Pier Loubières dhe gruas së tij Jeanne Viellescazes. Babai i tij ishte i biri i Guillaume Muratit (1692 - 1754) dhe gruas se tij Marguerite Herbeil. Murat hyri në kalorësi në moshën njëzet-vjecare. Në 1791, ai u bashkua Gardës Kushtetuese te mbretit, por u largua shpejt për te hyre ne ushtrine e rregullt. Në 1792, ai u bë oficer. Ai ishte një përkrahës i flaktë i revolucionarit famëkeq jakobin Jean-Paul.

Në vjeshtë të 1795, tre vjet pas renies se mbretit Luigji XVI nga froni i Francës, rojalistet dhe kundër-revolucionarët organizuan një kryengritje të armatosur kunder Konventes. Më 3 tetor, gjeneral Napoleon Bonaparti, i cili ishte vendosur në Paris, u emërua komandant i forcave franceze mbrojtese te Konventës Kombëtare.

Kjo konventë kushtetuese, pas një periudhe të gjatë të nje gjëndje teper te paqendrueshme dhe kritike, ishte përpjekur për të krijuar një gjendje më të qëndrueshme e të përhershme të qeverisë.Bonaparti e caktoi Muratin me urdherin per mbledhjen e artilerisë ne periferi jashtë kontrollit të forcave të qeverisë. Murat arriti t'i marrë topat dhe t'i transportoje per në qendër të Parisit duke shmangur protestuesit.

Përdorimi i artilerise më 4 tetor ndihmoi ne mposhtjen e kryengritesve dhe shpetimin e Konventes,pra nje sukses i dyte i Napoleonit pas betejes se Toulonit ne 1793. Për këtë sukses Murati u shpall kolonel dhe pas kësaj ka mbetur një nga gjeneralet më të mirë Napoleonit.

Në 1796, me situatën në kryeqytet dhe qeveri tashme te stabilizuar dhe lufta kryengritese po shtypej e po behej me e dobet, Napoleoni pa ndjere ndonje rrezik per nje kryengritje te re, mori ne kontroll ushtrine franceze dhe nisi fushaten e Italise(1796-1797).

Murati shkoi me Bonapartin gjate fushates ne Italinë veriore, fillimisht si ndihmës i tij , dhe më vonë u emërua komandant i kalorësise gjatë betejave të shumta kundër austriakëve dhe aleatëve te tij.Pas nje sere betejash fitimtare Murati mori rankun e gjeneralit.

Aftesia komanduese e tij dhe taktikat e ndryshme te kaloresise ishin nje nga arsyet qe sollen mposhtjen e ushtrise austriake dhe suksesin e fushates.Nder betejat e fushates se Italise mund te permendim betejen e Lodit,Arkolit,Rivolit dhe rrethimin e Mendanes.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Wed Jul 25, 2012 4:05 pm


Zigmund Froid

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 220px-Sigmund_freud_um_1905

Sigmund Freud (Zigmund Frojd 1856 - 1939) lindi më 6 maj të vitit 1856 në Freiberg, një qytet në Mähren (Çekia e sotme).

Familja e tij i takonte kulturës hebraike në ketë qytet dhe ky ishte një nga 130 judenj në një qytet të banuar nga 4500 banorë. Frojdi filloi universitetin në moshën 17 vjeçare, por nuk u promovua si mjek pas provimeve derisa i plotësoi 25 vjet. Por kur u promovua, ai u punësua menjëherë në spitalin e Vjenës. Në vitin 1903 Frojdin e takojmë si profesor, pas 17 vitesh përvoje pune në profesion (koha normale ishte tetë vjet), ndërsa në vitin 1886 u martua dhe kishte gjithsejt gjashtë fëmijë.

Puna e parë e Frojdit në teorinë e psikoanalizes ishte ”Studie über Hysterie” të cilën e shkroi së bashku me kolegun e tij të punës Joseph Breuer (Jozef Brojer). Ky libër u botua në vitin 1895, pra nëntë vite, pas hapjes së klinikës së tij private. Libri i parë të cilin ai e shkroi vetë ishte ”Traumdeutung” - "Ëndërrshpjegim" që doli në qarkullim në vitin 1899.

Në fillim më 1902 një grup studjuesish u interesua aq shumë rreth këtij libri saqë filluan të takohen me Freudin çdo javë në shtëpinë e tij për të diskutuar idenë e librit të ëndrrave dhe shkrimet e tjera në të.

Frojdi shkroi edhe një sasi të madhe librash dhe artikujsh mbi psikoanalizën në fillim të vitit 1900. Në këtë kohë, ai ishte 40 vjeç, që zakonisht mendohej si një moshë produktive në bazat shoqërore.

Në vitin 1908 u formua shoqata e psikoanalistëve, ku në fakt, shumë studius të jashtëm udhëtonin shpesh në Vjenë për të studjuar tek Frojdi dhe për ketë edhe mori edhe shumë urime dhe premtime dhe komplimente.

Në vitin 1909 Frojdi u bë mjek nderi në Clark University në Amerikë dhe po në të njëjtin vit u mbajt edhe kongresi i parë mbi psikoanalizën në Salzburg të Austrisë. Frojdi u propozua edhe për marrjen e çmimit Nobel, por edhe pse zbuloi shumë, kontribuoi shumë dhe dha teori të rëndesishme, ai nuk e mori kurrë ketë çmim.

E bija e tij Anna Freud filloj që të shkojë së bashku me të nëpër seminare të ndryshme dhe e zëvendësonte edhe atë nganjëherë. Anna e cila shkoj për analiza tek babai i saj dhe e studijoi psikoanalizen tek ai, ishte edhe si sekretare e tij, infermiere por edhe si kolege më e besuara e tij.

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 220px-Freud_Sofa

Divani i Freudit

Përforcimi i nazistëve në Gjermani dhe përndjekja e judenjve krijoi një pasiguri tek Frojdi. Në një bashkpunim të hershëm në lidhje me një libër Woodrow Wilson (kryetar i Amerikës) Frojd e njihte ambasadorin amerikan në Francë William Bullin dhe kishte marrëdhënje të mira me të, ky e ndihmoi Frojdin që të dalë në Angli për shkak të pasigurisë së tij në Gjermani, e gjithë kjo ndodhi në vitin 1938, kur ai kaloi në Angli.

Në vitin 1923 Frojdi u diagnostikua me kancer në gojë dhe për këtë shkak ai bëri me dhjetera operacione që në fillimet e para të sëmundjes në Austri. Pak pasiqë ai mbërriti në Angli, dhimbjet e tij u rritën aq shumë saqë ndikuan që ai edhe e kërkoi nga mjeku që ti japë një sasi morfine vdekjeprurëse më 23 shtator të vitit 1939.

Kronologjia jetësore.

1860 - Vendosja e familes në Vjenë
1865 - Fillimi i Liceut
1873 - Fillimi i Universitetit
1873 - Udhëtim në Angli
1877 - Publikimi i parë shkencor
1878 - Sigismund ndryshon emrin në Sigmund
1876 - 1882 Punë kërkimore në laboratorin Brücke
1881 - Doktoratura në mjekësi
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Fri Jul 27, 2012 6:33 am


Dante Alighieri


Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Dante_alighieri

Dante Alighieri lindi në Firence, midis 14 majit dhe 13 qershorit 1265 - vdiq në Ravena më 14 shtator 1321). Ishte poet, shkrimtar dhe politikan italian. Konsidrohet si poeti më i madh i Italisë.

Pati një jetë shumë të mundimshme, vdiq në ekzil larg nga qyteti i tij i lindjes. Dantja është autori i Komedisë Hyjnore (Divina Commedia), e cila merret si kryevepër, si antonomasi e letërsisë të të gjitha kohrave.

Dante Aligieri jetoi në prag të Rilindjes Evropiane, e cila lindi titanë të vërtetë për nga forca e mendimit dhe e pasionit, për karakterin dhe diturinë e shumanshme. “Perëndimi i Mesjetës feudale dhe afrimi i epokës së sotme”, u shënua nga një figurë vigane.

Ky është italiani Dante, më i madhi poet i Italisë, një nga figurat më gjeniale të letërsisë botërore, poet i fundit i Mesjetës dhe njëkohësisht poeti i parë i kohës së Re. Konsiderohet si babai i gjuhës italiane. Biografët thonë se jo vetëm letrarët dhe njerëzit e kulturuar, por dhe njerëzit e thjeshtë lexonin dhe mësonin përmendësh pjesë nga Komedia Hyjnore.

Si personalitet krijues, me ndjenja të zhvilluara atdhetare, Dantja udhëhiqej nga besimi se poezia duhet t’i shërbente popullit, të ishte pasqyrim i ngjarjeve politike dhe në funksion të ndërtimit të një shoqërie më të përparuar.

Sipas Dantes, njeriu duhej të çlirohej nga kufizimet fetare dhe të synonte drejt shprehjes së lirë të mendimeve dhe të ndjenjave të tij, si dhe drejt zgjimit të vetëdijës qytetare e politike. Vetëm kështu do të mund të zotëronte, sipas tij, humanizëm dhe demokratizim në marrëdhëniet më njerëzit e tjerë.

Pjesëmarrja aktive në jetën shoqërore e politike të Firencës i siguroi Dantes karrierë të shpejtë e të ndritshme, por ndoshta edhe goditjen më të madhe e më të dhimbshme të jetës së tij.

Rruga krijuese

Shumica e quan Danten poetin më të madh italian të të gjitha kohërave, por ai ishte, po ashtu, dhe një shkrimtar i shquar në prozë, mendimtar aktiv politik, filozof moralist e teoricien letrar.

Filloi të krijonte qysh në moshën 15 vjeçare. Si vazhdues i trubadurëve provansalë, që i këndonin “beatriçes dhe rihanas” (vashës) e dashurisë kalorsiake dhe i ndikuar nga krijuesit e shkollës poetike të “stilit të ri të ëmbël”, e veçanërisht nga bolonjezi Guido Guiniçeli, Dantja krijoi një lirikë të hollë, reale, të thellë e të çiltër, ku dashuria tokësore e qiellore shkrihen e behën një. Më 1294 ose ’95 shkruan në gjuhën popullore veprën “Jeta e re” (Vita nuova), historinë e dashurisë së tij me Beatriçen, të parin tregim autobiografik në histroinë e letërsisë së Evropës Perëndimore.

“Rimat” janë një përmbledhje sonetash, baladash e këngësh, që i kushtohen Beatriçes dhe mikut të tij Guido Kavalkanti. Janë shkruar në gjuhën popullore sipas “stilit të ri të ëmbël”.

Në vitet 1306-1308, duke luftuar për krijimin e një gjuhe të përbashkët për popullin italian, shkroi traktatin “Mbi gjuhën popullore”, të parin traktat gjuhësor në Evropë. Në të ai flet për prejardhjen e gjuhëve, sidomos romane, dhe ndalet në 14 dialektet e gjuhës italiane. Ai synon krijimin e një gjuhe që të jetë po aq e përsosur sa latinishtja, që të matet pa frikë me frëngjishten dhe gjuhën provansale. Vepra mbeti e përkryer plotësisht. Këto vepra të tjera janë mjaft të rëndësishme, po ajo që i dha atij lavdinë e përjetshme është kryevepra me titull: “Komedia Hyjnore” (La divina Commedia).

Dante te Ferri: “Jo më pak se dija, dyshimi më pëlqen”.

“Komedia Hyjnore” (La divina Commedia).

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Images?q=tbn:ANd9GcRPF8Kk_Wr6Cq5SXxECHzeYRm4uGw_0y1eXX7GrNtyxwAxwWfib

Kjo vepër monumentale është shkruar në një periudhë tetëvjeçare (1313-1321). Dantja e titulloi veprën Komedi, sipas poetikës së moçme, duke dashur të përcaktojë gjininë e veprës: komedia është një vepër që përfaqëson një rrëfim me përfundim fatlum, e kundërta e tragjedisë. Në realitet dhe Komedia e Dantes përfundon fatmirësisht, meqenëse protagonisti e takon Zotin.

Më vonë, me sugjerimin e Xhovani Bokaçios, kësaj vepre iu shtua atributi hyjnor, që të lartësohej më fuqishëm madhështia dhe bukuria e saj. Te “Komedia Hyjnore” Dantja shfreu të gjitha pasionet e tij, sulmoi ashpër armiqtë, u sul kundër tiranive dhe korrupsionit të selisë papnore, kundër veseve njerëzore, u tregoi bashkëkohësve të vet se si duhej ndrequr njerëzimi.

Vepra paraqet një alegori epike trekëngëshe të shpirtit njerëzor dhe një përmendore, në të cilën me fantazinë e tij të mrekullueshme si arkitekt gjenial ai ngriti ndërtesën e mbretërisë së botës së përtejme. Me fjalë të tjera është një përshkrim i udhëtimit fantastik të Dantes nëpër tre mbretëritë e përjetshme: Ferrit, Purgatorit dhe Parajsës.

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Images?q=tbn:ANd9GcQ-TmeiUt1KoJwtpRjsf_s-2hkzA5NFQx4IsDSknayAjxCURgq-ug

Gjatë këtij udhëtimi përfytyror, që zgjati vetëm 24 orë, Dantja provoi të përshkruajë gjendjen e shpirtit të njeriut pas vdekjes. Shtegëtimet nëpër rrugë të llahtarshme, me plot vajtime, dhimbje, pendime, dyshime e gëzime, përfshijnë një botë me njerëz të të gjitha kohërave dhe të të gjitha shtresave.

"Tu se' lo mio maestro e 'l mio autore;
tu se' solo colui da cu' io tolsi
lo bello stilo che m'ha fatto onore".

INFERNO I

"Ti je mjeshtri im e autori im;
ti je veç ai nga i cili mora mësim
stilin e bukur që më dha nderim".

FERRI I

Dantja ka bërë udhtëimin e tij fantastik ne tri etapa:ferrit, Purgatorit dhe Parajsës Kjo vepër monumentale është shkruar në një periudhë tetëvjeçare (1313-1321).

Struktura e saj mbështetet në numrin tre në raport me numrin një: ka tre kantika (Ferri, Purgatori dhe Parajsa), të ndara secila në 33 këngë.Vargjet janë të ndarë gjithashtu në (strofa me tre vargje). Sipas Dantes, vepra e tij nuk ishte e stilit të lartë, por të mesëm, për shkak të zhvillimit të aksionit (sepse këtu veprimi fillon i trishtuar dhe mbaron i gëzuar) dhe gjuhë te folur italishte jo stilit të lartë).

"Hyjnore" ajo u quajt vetëm më vonë nga pasardhësit për vlerat e saj të larta poetike dhe të përmbajtjes.Udhëheqësi i tij nëpër Ferr është Virgjili, i cili e shoqëron atë edhe në Purgator. Pastaj atë e shoqëron Beatriçja, bashkë me të cilën ai ngjitet në sferat e planetëve dhe të yjeve të Parajsës, ku takohet me shpirtrat e bekuar që zbresin për ta përshëndetur.Duke dalë nga pylli i errët i mëkateve, poeti takon Virgjilin, i cili bëhet udhërrëfyesi i tij nëpër Ferr. Ata futen në portat e Ferrit ne vitit 1300.

Sëbashku kalojnë nëntë rrathët e Ferrit dhe sosin në qendër të tokës.Tre janë mëkatet kryesore që ndëshkohen në Ferr: mospërmbajtja, dhuna dhe mashtrimi. Sipas Dantes, Ferri është vendi i ndëshkimit të çdo dhune, e cila mund të ushtrohet ndaj Krijuesit, të afërmëve dhe vetëvetes. Në këtë botë të dhimbjes së përjetshme shohim figura historike të të gjitha kohërave, të të gjitha fushave:, Në letrën më lart Dante shkruan: " ... mund të themi shkurt se fundi i të tërës (i komedisë simë) është që të nxirren të gjallët në këtë jetë nga gjendja e mjeruar dhe të udhëhiqen për në gjendjen e bekuar".

Në Komedi u mishërua puna e madhe, e gjatë dhe këmbëngulëse që kishte bërë Dante. Ai arriti të krijojë një kryevepër me vlera artistike, të japë gjykimin për njerëzit e kohës së shkuar dhe bashkëkohësit. Bashkë me Danten endemi nëpër Ferr edhe ne, lexuesit shqiptarë. Mëkatarët që sheh dhe përshkruan ai na përkujtojnë mjaft mëkatarë realë, dhunën e të cilëve ne e përjetuam për një kohë të gjatë, dhe, vetëvetiu, na lind dëshira për t'i parë edhe ata midis akujve të ngrirë. Ne fund te romanit është i dhëne nje shpjegim informativ mbi personazhet, emrat dhe vendet e permendura ne kengë

Referati Vepra : Komedia Hynjore - Purgatori Autori: Dante Aligeri


Purgatori eshte pjesa e dyt e komedis hynjore te dante aligerit pas Ferrit dhe para Parajses . Kjo veper eshte e shkruar ne poezi dhe eshte paraqitur diku n fillim te shekullit 14 . Kjo eshte nje alegori e rritur nga dante deri ne malin e purgatorit dhe te udhehequr nga poeti romanik virgjili .

Ne kete poem purgatory eshte pershkruar sin je mal ne hemisferen jugore e perber me nje seksion ne fund I quajtur Ante Purgatory. Ishte I perber gjithashtu nga 7 nivelet e vuajtjeve dhe rritjen shpirterore qe lidhen me shtate mekatet vdejkje prurese dhe ne fund parajsa tokesore .

Kjo poem paraqet jeten krishtere dhe ne pershkrimin e pare Dante diksuton natyren e mekatit me shembuj zevendsues dhe virtyte . , Poezia pershkruan gjithashtu nje teori qe te gjith mekateet lindin nga dashuria perveq dashuris perverse qe drejtohet ne dem te te tjereve por edhe dashuria e manget apo e qrregullt .

Terraca e pare : Krenaria

E para nga tri terracat e purgatorit kan te bejne me mekatet qe shkaktuar nga nje dashuri perverse . E para prej ketyre eshte krenaria , ne kete terrace shpirterat krenar bejne spastrimin e mekateve te tyre . Dante dhe Virgjili shikonin skulptura te bukura dhe te cilat shprehnin perulesi ose virtyte te kuderta, Shembulli I pare eshte I lajmerimit te virgjereshes Mari ku ajo i pergjigjet me engjelli Gabriel Dei me fjalet ja sherbetorja e zotit.

Shembull tjeter i perulesis nga historia klasike shte edhe Perandori Trajan i cili sipas nje legjende mesjetare nje her u ndal ne udhetimin e tij qe te jape drejtesi per nje te ve te varfer .

Lidhur edhe me perulesi eshte nje version i zgjeruar le lutja e zotit . Pasi u njoh me perulesi Dante dhe Virgjili takohen me shpirterat krenar te cilet jane te vendosur mbi nga pasha e gureve te medhenje ne shpinë. Si ata ecnin neper tarrave ata jane ne gjendje te perfitojn nga shembujt e skalitur te perulesisë.

I pari prej ketyre shpirterave eshte Omberto Aldobrandeschi te cilit krenaria i qenderon ne prejardhjen e tije ( une kam qene Italian bir i nje toskane te madhe , babai im ishte Guiglielmo Aldrobrandescho, edhe pse ai eshte mesuar te jet i perulur . Une nuk e di nese e keni degjuar emrin e tije. Oderisi i Gubbio eshte nje shembull i krenaris per arritjet . Ai ishte nje artist ai vuri ne dukje doreshkrime te ndriquara .

Provenzano Salani udheheqes i Ghibellines toskane eshte nje shembull i krenaris dominuese tek te tjeret . "Kam frikë shumë më të dënimit më poshtë; shpirti im është i shqetësuar, pezull; tashmë Ndjehem peshave të rënda e tarracën e parë Pas bisedave te tij me krenaret dante shikonte shenime me skulptura me tej ne trotuar posht .

Kete her duke ilustruar krenari ne vetvete . Keto skulptura tregojne Shejtanin (Luciferri) , Ndertimin e Kulles se Babelit , Ballin e brushat e engjell Dante me Krahet e tije . Kjo ishte ajo sa i perket Terases se par te pjeses se dyt te Komedis Hynjore – Purgatori
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Wed Aug 01, 2012 3:16 pm


Ernesto Che Guevara

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 200px-Che2

“Urrejtja si element qendror i luftës tonë! Urrejtja që është i papajtueshme ... urrejtja kaq e dhunshme sa që vë në lëvizje një qenie njerëzore përtej kufizimeve të saj natyrore, duke e bërë atë të dhunshme dhe një makinë vrasëse gjakftohtë ... Ne refuzojnë çdo qasje paqësore. Dhuna është e pashmangshme. Për të krijuar socializmin duhet të rrjedhin lumenj gjaku! Armiku imperialist duhet të ndjehet si një kafshë që gjuhet kudo që ai shkon. Kështu ne do ta shkatërrojmë atë! Këto hiena duhen asgjësuar. Ne duhet të mbajmë urrejtjen tonë gjallë dhe të vazhdueshme!”

— Nga fjalimi i Ernesto "Che" Guevarës në Konferencën Trekontinentale në Havana, Kubë, prill 1966.

“Ia vlen të luftosh vetëm për ato gjëra, pa të cilat nuk ia vlen të jetosh”

— Che Guevara

Ernesto (Che) Guevara, i njohur edhe si Komandante Che, (14 Qershor 1928 Rosario, Argjentina - 9 tetor 1967, La Hinguera, Bolivia) ishte revolucionar, shkrimtar dhe guerilas marksist argjentinas dhe hero i komunistëve të Amerikës Latine, si dhe një figurë e njohur e shekullit të 20-të.

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 200px-ChePipe

Nofkën "Che" e mori nga bashkëluftëtarët komunistë kubanë në Meksikë, sepse pëdorte shpesh, si çdo argjentinas, fjalën "Che", diçka e ngjashme si thirrja "Hej" e shqipes. Guevara mori pjesë në revolucionin kommunist të Kubës në krahë të Fidel Kastros në vitin 1959 për rrëzimin e regjimit të diktatorit të atëhershëm Batista [2] dhe vendosjen e diktaturës komuniste të Fidel Kastros.

Ernesto Guevara ishte fëmija i Celia de la Serna-s dhe Ernesto Guevara Lynch-it, lindur më 14 qershor të vitit 1928 në Rozario të Argjentinës dhe u vra më 9 tetor të vitit 1967 në fshatin La Higera të Bolivisë. Që nga ajo ditë Che Guevara kaloi në pavdekshmëri dhe u bë legjendë dhe simbol për miliona të rinj komunistë në botë. Fjala e tij më e preferuar ishte: Hasta La Victoria Siempre! (sq. Deri në fitoren përgjithmonë!).

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 100px-Che6

Për komunistët figura e tij ishte ajo e një njeriu që nuk mposhtet kurrë përpara çdo të keqeje që mund ti vijë, dhe lufton deri në fund për idealet e tij, ndërsa për antikomunistët figura e tij ishte ajo e një komunisti të dhunshëm, vrasës brutal e i pamëshirshëm, që ekzekutonte me dorën e tij ata që e kundërshtonin.

Gjatë viteve 1945 - 1952 u transferua në Buenos Aires bashkë me familjen e tij, për të vazhduar shkollën e lartë për mjekësi. Në vitin 1952 në moshën 23 vjecare vendosi të bëjë udhetimin e tij të parë (rreth 4.500 km) për të vizituar kontinentin e Amerikës së Jugut bashkë me mikun e tij Alberto Granado. Në vitin 1953 u diplomua mjekësi dhe vendosi të bëjë një udhëtim tjetër, këtë herë me një shok tjetër, Calica Ferrer. Fillon të interesohet për politikën dhe filloi t'u afrohet ideve marksiste

Gjatë viteve 1954-1956 u njoh me Hilda Gadea, me të cilën më pas u martua në vitin 1956. Më vonë kaloi në Meksikë, ku u njoh me Fidel Kastron.

Gjatë viteve 1957-1958 u krijua kolona e dytë revolucionare me Fidel Kastron, e cila mori pjesë në pushtimin e Siera Maesta-s dhe në sulmin e Santa Clara-s.

Gjatë viteve 1959-1960 u bë qytetar kuban dhe mori pjesë në qeverinë e Kastros si ministër i industrisë dhe president i Bankës Nacionale.

Gjatë vitevë 1961-1964 mori pjesë në konferencën e shteteve amerikane në Punta del Este.

Vihet në komandë të mbrojtjes gjatë krizës së Gjirit të Derrave

Merr pjesë në Moskë për festimet e përvjetorit të 47 të Revolucionit të Tetorit
Merr pjesë në asamblenë e OKB-së në New York. Me ketë rast i jep një intervistë televizionit amerikan (cbs). Niset për një udhëtim në Afrikë.

1965-në mars rikthehet në Kubë dhe del për të fundit herë në publik. Më 1 prill në një letër Kastros deklaron arsyet e tij për largimin nga Kuba. Më pas në mënyrë të fshehtë largohet për në Kongo. Pas gjashtë muajsh kthehet përsëri në Kubë. Atje përgatit një plan për të sjellë revolucionin në Bolivi
1966-Me një emër falso shkon nëBolivi. Atje fillon të shkruaj “Ditarin”

1967-Lufta guerrile në Bolivi nuk pati mbështetje nga Partia Komuniste boliviane dhe nga popullsia vendase, ushtria boliviane po e ndiqte Guevarën dhe më 8 tetor plagoset dhe kapet nga ushtria boliviane. Më 9 tetor, me urdhër të CIA-s, vritet. Varroset në një vend sekret në Vallegrande dhe trupi i tij gjendet më 1997 dhe rivarroset në Kubë më të gjitha nderimet dhe ceremonitë që u rezervohen heronjve.

Ernesto Guevara de la Serna u lind në Rosario (Argjentinë). Prindërit e tij ishin Ernesto Guevara Lynch (me origjinë spanjolle) dhe Celia de la Serna (me origjinë angleze). Megjithëse vuante nga astma, iu përkushtua sportit, kryesisht regbisë dhe futbollit. Një pasion tjetër i tij ishte edhe shahu, një lojë e mësuar nga i ati. Në moshën 12 vjeçare merr pjesë në shumë turne shahu. Gjatë adoleshencës u tërhoq pas poezisë, duke shkruajtur shumë poezi. Ishte një lexues i Xhek Londonit, Zhyl Verrnit, Sigmund Frojdit. Studioi në Kolegjin Navional Deán Funes dhe në vitin 1948 u regjistrua në Universitetin e Buenos Airesit për mjekësi, ku diplomohet në vitin 1953.

Kur ishte akoma i ri, Guevara kaloi shumë kohë duke udhëtuar në Amerikën Latine. Në vitin 1951 një shok i tij, Alberto Granado i kërkoi Guevarës që të merrte një vit pushim nga shkolla për të ndërrmarrë një udhëtim përgjatë Amerikës Latine. Kështu, në vitin 1939 Guevara dhe Alberto nisen nga Alta Gracia me një motor Norton 500cc (motorit ia vunë emrin: "E Fuqishmja II"). Guevara përshkruajti këtë udhëtim në librin "Latinoamericana" (Notas de viaje), nga i cili në vitin 2004 prodhuan filmin e titulluar “Ditari i motoçikletës”.

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 150px-Che1

Pasi pa varfërinë masive të Amerikës Latine dhe i shtyrë edhe nga idetë marksiste nxori si përfundim se revolucioni ishte e vetmja mënyrë për të zgjidhur pabarazinë shoqërore dhe ekonomike të vendeve të Amerikës Latine. Udhëtimet e tij përgjatë Amerikës Latine e bindën se Amerika Jugore ishte një kontinent me kombe të ndryshme por me të njëjtin grup etnik. Filloi të imagjinonte mundësinë e një Amerike Latine të bashkuar dhe pa kufi, e lidhur nga e njëjta kulturë.

Më 17 qershor të vitit 1954 në Guatemalë fillon agresioni kundër qeverisë së Arbenz-ës, organizuar nga CIA dhe nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së e cila kishte stërvitur mercenarë për të mbrojtur kontinentin e Amerikës Latine nga “Rreziku Komunist”.Che Guevara përpiqet të organizojë rezistencën në qytet, por kjo tentativë nuk funksionon dhe kur trupat mercenare futen në kryeqytet, Guevara detyrohet të hyjë në ambasadën e Argjentina-së (nga ku më pas largohet për në Meksisë), e cila e regjistron si “element komunist”

Guevara mbërrin në Meksikë, atje njihet me një grup revolucionar Kubanë të larguar nga Kuba, që përfshinte edhe Raul Kastron. Pasi lirohet nga burgu, Fidel Kastro largohet nga Kuba për t'u vendosur në Meksiko Siti (Meksico City) . Atje i vëllai e prezanton me Guevarën. Pas këtij takimi Guevara hyn në “Lëvizjen e 26 korrikut” e cila kishte si synim përmbysjen e diktatorit Kuban Fulgencio Batista.

Edhe pse ishte vendosur që Guevara do të ishte vetëm mjeku i grupit. Më 25 nëntor të vitit 1956 anija Granma niset nga Tuxpan (Provincë e Meksikës) me synim mbrritjen në Kubë. Guevara ishte i vetmi jo Kuban në bordin e anijes. Më 2 dhjetore zbarkojnë në La Playa de las Coloradas. Pas pak u sulmuan nga forcat ushtarake të Batista-s. Më pas u vendosën në malet e Sierra Maesta për të filluar luftën guerilje kundër regjimit. Guevara u bë një udhëheqës i grupit të rebeleve, një Komandant (major), i respektuar nga shokët për trimërinë e tij por edhe për egërsinë e tij. Qe shkaktar i vrasjes së shumë dezertorëve dhe njerëzve të tjerë që akuzoheshin se ishin informatorë ose spiunë..

Në ditët e fundit të dhjetorit të vitit 1958 drejtoi sulmin me kolonën e tij “Skuadra vetëvrasëse”(një repart që zgjidhte misionet më të vështira të ushtisë revolucionare) në Santa Clara. Ishte një nga betejat më vendimtare të revolucionit. Më 28 dhjetor Che Guevara mbërrin në Santa Clara, atje vendos një komando provizore në Universitetin e qytetit dhe më pas ndjek shinat e trenit për të gjetur një pikë strategjike. Guevara e di se në këtë linjë do të udhëtojë një kolonë e ushtrisë së Batista-s me një tren me 18 vagona ; në tren do të jenë 406 ushtarë dhe oficerë me shumë armatime dhe municione.

Është ora 3 e drekës. Treni i ushtrisë udhëton pa e ditur se Komandanti kishte rrëzuar një pemë në shinat e trenit. Treni rrëzohet dhe pastaj dëgjohet një shpërthim bombe dhe më pas mbulohet me zjarr dhe tym. Santa Clara e kujton këtë betejë. Vagonat e rrëzuar janë akoma në të njëjtin pozicion ku ishin atë ditë dhe dëshmojnë fitoren. Në një shesh të madh, ngjitur me muzeun kushtuar Che-së, ngrihet një statuje bronzi e Che Guevarës, që asnjë të mos e harrojë.

Më 2 janar të vitit 1959 kolona e Che Guevarës futet në kryeqytetin e Kubës, në Havana. Më pas zhvendoset në fortesën ushtarake "La Cabaña". Pikërisht këtu organizon një sistem të 'gjyqeve' që zgjasnin vetëm disa orë, me veten e tij si gjyqtar i vetëm. Këto gjyqe gjithmonë përfundonin me rreshtimin e funksionarëve të nivelit të ulët të regjimit të Batistës dhe pushkatimin e tyre.

Më 7 shkurt të 1959, qeveria e re i jep Guevarës titullin “Qytetar Kuban”. Më pas divorcohet nga Hilda Gadea, me të cilën në fakt ishin ndarë para se të nisej me anijen Granma. Më pas martohet me Aleida March, një Kubane që ishte pjesëtare në “Lëvizjen e 26 korrikut” (me të cilën do të ketë tre fëmijë: Aleidita, Camilo, Celia ).

Ernesto Che Guevara bëhet ministër i Industrisë. Në këtë pozitë dha ndihmesë për të kontribuar në modelimin e socializmit kuban. Në librin e tij Mbi gueriljen, Guevara mbështet modelin Kuban të revolucionit, të filluar nga një grup i vogël guerilas, pa patur nevojën e organizimeve të mëdha të cilat do të mbështetnin rebelimet e armatosura (kjo strategji e Guevarës do të dështonte më pas në Bolivi).

Në teorinë e tij (El socialismo y el hombre en Cuba) mbështet nevojën e krijimit të “njeriut të ri” (hombre nuevo) bashkë me shtetin socialist. Gjatë sulmit të Gjirit të Derrave (1961), Guevara nuk mori pjesë në luftime, sepse Kastro e kishe vendosur në një komandë më në perëndim të Kubës, në Pinar del Rio, nga ku Guevara zmbrapsi një tentativë pushtimi (ishte një operacion diversiv, i krijuar për të tërhequr vëmendjen kubanëve nga vendi i vërtetë i sulmit, që ishte Gjiri i Derrave.

Guevara luajti një rol shumë të rëndësishëm gjatë vendosjes në Kubë të Raketave bërthamore sovjetike. Gjatë një interviste të dhënë një gazete socialiste angleze, Guevara deklaroi se Raketat bërthamore po të ishin nën kontrollin e kubanëve do të ishin hedhur me kohë në qytetet më të mëdha të SHBA-së.

Guevara gjatë punës si ministër i industrisë pati disa disfata dhe reformat e tij nuk dhanë asnjë rezultat për zhvillim dhe modernizim të ekonomisë kubane, kryesisht atë bujqësore. Pasi Fidel Kastro mori pushtetin dhe mblodhi njerëzit e tij më të afërt, kur filloi të ndajë detyrat pyeti se cili nga të pranishmit është ekonomist. Guevara ngriti dorën dhe që nga ai moment Guevara u bë ministër i industrisë. Pas disa vitesh si ministër (pas shumë disfatave) miqtë e tij më të afërt e pyetën se përse ngriti dorën. Guevara u përgjigjet “Unë kujtova se Kastro pyeti se cili nga ju është Komunist”.

Në dhjetor 1964 Guevara shkon në New York si shef i delegacionit kuban dhe mbajti një fjalim në Këshillin e OKB-së. Me këtë rast doli në një emision informativ (Face the Nation i cbs). Më 7 dhjetor shkoi në Paris, mbas tre muajsh shkoi në Republikën Popullore Kineze, Egjipt, Algjeri, Ghana, Guinea, Mali, Tanzania. Në mars të vitit 1960 viziton Shqipërinë.

Guevara pasi vuri re se ishte më i aftë për një rol si revolucionar, sesa për detyra ministrore, dhe me aprovimin e Fidel Kastros, vendos që të largohet nga Kuba për në Kongo dhe Bolivi ku nga niveli i lartë i varfërisë mundësonte krijimin e revolucioneve..

Gjatë një takimi që zgjati gjithë natën midis 14 dhe 15 marsit të 1965, Guevara dhe Kastro ranë dakort që ky i pari (Che-ja) të drejtonte operacionin e parë ushtarak në Afrikë. Nga disa burime vërtetohet se ka qenë Kastro që ka këmbëngulur që Che-ja ta pranonte këtë mision. Më pas Guevara largohet për në Kongon belge (sot Republika Demokratike e Kongos).

Gjatë misioneve Afrikane Guevara u ndihmua nga kryeguerilasi Laurent-Desire Kabila. Guevara e konsideron Kabilën si të panevojshëm, duke shkruajtur për të “Asgjë nuk më bind se ai është personi i duhur në këtë çast” Guevara u mësonte taktikat guerilje forcave kongoleze. Plani i tij ishte që të shfrytëzonte zonën e çliruar në perëndim të liqenit Tanganica për stërvitjen e kongolezëve.

Guevara ishte 37 vjeç dhe nuk kishte përvojë rreth ushtrisë formale, megjithëse kishte përvojën e fituar gjatë revolucionit kuban, mbi të gjitha nga fitorja e betejës së Santa Clara-s. Astma e tij nuk e kishte lejuar që të bënte shërbimin ushtarak në Argjentinë.

Mercenarë afrikanë dhe britanikë punuan me ushtrinë kongoleze për të penguar planet e Guevarës. Ata qenë në gjendje të ndiqnin komunikimet e reparteve të drejtuar nga Guevara. Paaftësia, dhe luftrat e ndryshme që bëheshin midis grupeve të kongolezëve me njëri-tjetrin ishin arsyet e dështimit të revolucionit. Mbas shtatë muajsh, i sëmurë, i munduar nga astma, Guevara detyrohet të largohet nga Kongo bashkë me kubanët që kishin mbetur akoma gjallë.

Në fillim Guevara donte që të çonte në Kubë vetëm të plagosurit, duke qëndruar i vetëm në Kongo, por miqtë e tij e bindën që të largohet me ta. Guevara nuk donte që të kthehej si humbës në ishull (Kubë) dhe kaloi shtatë muajt duke jetuar si klandestin në Pragë, Republikën Demokratike Gjermane. Gjatë kësaj periudhe shkruajti kujtimet e tij lidhur me përvojën e vet në Kongo dhe më pas filloi të shkruante dy libra, një filozofik (Apuntes Filosóficos) dhe një rreth ekonomisë (Notas Económicas).

Pas katër muajve, Kastro i kërkoi Guevarës që të rikthehet në Kubë, por Guevara pranoi që të kthehet vetëm për disa muaj, sa për t'u bërë gati për misionet e reja revolucionare në Amerikën-Latine dhe prania e tij në ishull (Kubë) duhej të mbetej tepër e fshehtë.

Pasi rikthehet në Kubë, Guevara filloi planet për të sjellë revolucionin komunist në Bolivi. Më 3 nëntor të 1966, Guevara niset për në Bolivi me një pasaportë Uruguajane me emër Mena González, profesioni tregtar. Grupi i tij përbëhej nga 50 persona, 17 prej të cilëve ishin kubanezë, ishte i pajisur shumë mirë dhe si fillim patën disa suksese kundër forcave boliviane. Guevara në planin e tij për të nxitur revolucionin komunist në Bolivi bazohej në supozime që dolën më pas të gabuara.

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Onu-1964
gjate nje fjalimi ne OKB

Guevara mendonte se do të luftonte vetëm kundër ushtrisë vendase, të pastërvitur dhe jo të armatosur mirë. Përkundrazi sapo qeveria e SHBA-së mori vesh për praninë e tij në Bolivi, dërgoi punonjës të CIA-s për të ndihmuar dhe organizuar kundër-revolucionin. Ushtria boliviane u stërvit nga këshilltarë të forcave speciale të US Army, përfshirë edhe një batalion Rangers ekspertë për luftimet në xhungël.

Menduan se partia komuniste e Bolivisë do e ndihmonte Guevarën, por nuk e ndihmuan aspak, edhe pse disa antarë të partisë morën pjesë si guerilas. Guevara priste që të rrinte në lidhje me radio Kubën por kjo gjë nuk ndodhi. Përkundrazi trasmetuesi me valë të shkurtra që i dhanë, doli që ishte difektoz, duke mos lejuar komunikimin me Kubën.

Kapja dhe ekzekutimi

Forcat boliviane lokalizuan vendndodhjen e Che-së pas ndihmës që dha një dezertor. Më 8 tetor Guevara u kap në La Higuera. U kap pasi u plagos në njërën këmbë dhe pasi arma e tij u dëmtua nga një plumb. Presidenti i Bolivisë, Rene Barrientos, sapo mori vesh për kapjen e Che Guevarës dha urdhër që të pushkatohet menjëherë. Ekzekutuesi ishte Mario Teran, një komandant skuadre, të cilit banda e Guevarës i kishte vrarë tre ushtarë të skuadrës së tij.

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 200px-Shkolla

Versioni zyrtar është se Guevara mori disa goditje në këmbë për të mos ia prishur fytyrën që mundësonte identifikimin e kufomës. Si goditje finale, e goditën në gjoks. Vdes në një shkollë të braktisur në La higuera, në ora 13:10 të 9 tetorit 1967. Më pas trupi i tij u vendos në një helikopter dhe u çua në Vallegrande, ku edhe iu tregua shtypit. Nga fotografitë e marra filluan të krijoheshin legjenda rreth Che-së, si ajo e San Ernesto de La Higuera apo ajo e El Cristo de Vallegrande. Më 15 nëntor Kastro pranoi vdekjen e Che Guevarës dhe shpalli tre ditë zie kombëtare. Në vitin 1997 në Vallegrande u identifikuan eshtrat e kufomës së Che Guevares falë analizave të ADN-së dhe ato i rikthyen në Kubë.

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 150px-Che4
Trupi i pajetë i Guevarës

Më 17 nëntor të 1997 mbetjet e tij u rivarrosën me të gjitha nderimet ushtarake në një mauzoleum të krijuar për të në Santa Clara, ku tridhjetë vjet më parë pati fituar atë betejë që u quajt si beteja vendimtare e revolucionit kuban.

Monumenti i Che-së përbëhet nga një statujë që shkruan “Hasta la victoria siempre” (Deri në fitoren përgjithmonë) dhe nga një lapidar ku shkruhet urdhri i famshëm me të cilin, më 21 gusht të [[1959],] Fidel Kastro i ngarkoi detyrën në kolonën 8. (orig. "Se asigna al comandante Ernesto Guevara la misión de conducir desde la Sierra Maestra hasta la provincias de Las Villas una Columna rebelde y operar en dicho teritorio de acuerdo con el plan estratégico del Ejército rebelde").
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Tue Aug 14, 2012 3:33 pm


Marie e Pierre Kyri


Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Marie_Curie_%28Nobel-Chem%29 Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Pierrecurie

Pierre Curie lindi më 15 maj 1859 në Paris dhe vdiq më 19 prill 1906 në Paris. Ishte fizikan dhe kimist francez. Në vitin 1903 së bashku më bashkëshorten e tij Marie Curie mori çmimin Nobel në sferën e fizikës.

Pierre Curie për bashkëshorten e tij Marie, të dy kimistë që kanë fituar çmime Nobel,shkruan

E dashur Marie!

Asgjë s'do të lumturonte aq shumë sa një lajm nga ty. Ideja se do të qëndroj dy muaj pa dëgjuar për ty ka qenë tmerrësisht e papëlqyeshme për mua: Kjo është sa për të të thënë se letra jote e shkurtër ishte më se e mirëpritur nga unë.

Shpresoj se ti do të kthehesh këtu tek ne në tetor. Ndërsa për sa më përket mua, mendoj se nuk do shkoj gjëkundi, do të qëndroj në fshat, ku e kaloj gjithë ditën para dritares së hapur apo në kopsht.Ne i kemi premtuar njëri-tjetrit, apo jo? - Që të jemi të paktën Miqte të mirë.

Kjo vetëm nëse ti nuk do të ndërrosh mendje. Sepse nuk ka premtime që s'janë të domosdoshme, disa gjëra nuk mund të ndodhin vetëm se ashtu të duket më e drejtë. Do të ishte mirë gjithashtu, gjë të cilën unë s'guxoj ta besoj se mund të ndodhë, që të kalonim jetët tona pranë njëri-tjetrit, të hipnotizuar nga ëndrrat tona: Ëndrra jote patriotike, ëndrra jonë humanitare dhe ëndrra jonë shkencore.

Nga gjithë këto, ajo e fundit besoj se është më arsyeshmja. Me këtë dua të them se ne jemi të pafuqishëm të ndërrojmë rendin social dhe, edhe nëse nuk do ishim ne nuk do dinim se çfarë të bënim. Nga këndvështrimi shkencor në të kundërt ne mund të shpresojmë të bëjmë diçka, toka në të cilën shkelim këtu është më solide dhe çdo zbulim që bëjmë, sado i vogël qoftë, do të mbetet dituri e përftuar.

E sheh se si funksionin: Kemi rënë dakord që do jemi shokë të mirë, por nëse ti largohesh nga Franca për një vit, do të kthehej në një Miqteësi platonike, atë të dy krijesave të cilat s'do ta shohin më njëra-tjetrën. A nuk do ishte më mirë sikur të qëndroje këtu me mua? E di se kjo pyetje të zemëron dhe se ti nuk do të flasësh më për këtë gjë, por gjithashtu unë ndihem aq i pavlerë para teje. Mendova të kërkoj lejen tënde për të të takuar, kështu si rastësisht në Fribourg. Por ti po qëndron atje nëse nuk jam gabuar, vetëm për një ditë dhe atë ditë ti sigurisht që do jesh në dispozicion të miqve tanë, Kovalskis-ëve. Më beso, besniku yt Pierre Curie.

Marie Curie

Maria Salomea Skłodowska (lindi me 7 Nëntor 1867 në Varshavë,vdiq me 4 Korrik 1934 në Sancellemoz, sot-Savoie) ishte kimiste dhe fizikane polake. Për punën e saj mbi radioaktivitetin ajo mori çmimin në Nobel në lëminë e fizikës si dhe të kimisë.

Maria Sklodovska ka lindur ne Varshave, Poloni, ne 7 Nëntor 1867, një nga pese fëmijët e Bronislawa dhe Wladyslaw Sklodowski. Fëmijët e tjerë te kësaj familjeje ishin Zofia (i lindur 1862), Józef (1863), Bronislawa (1865), dhe Helena (1866).

Gjyshi i Marias, Jozef Skodovski kishte qene një mësues i respektuar në Lublin. Ndërsa babai i saj jepte matematike dhe fizike, mësime që Maria i gjurmonte dhe i pëlqente shume. I ati ishte drejtor i dy gjimnazeve për djem në Varshave.

Nena e saj u nda nga jeta në moshe eper te re, kur Maria ishte vetëm 12 vjeç, nga tuberkulozi. Po pak kohe me vone, nga sëmundja e tifos vdiq dhe motra e saj e vogël. Kjo gjë beri që Maria t’ia jepte jetën kishës dhe katolicizmit. Kur Maria ishte 10 vjeç ajo filloi te frekuentonte shkollën me konvikt që ka pasur e ëma dhe një gjimnaz për vajza nga i cili kishte mare diplomën në 12 Qershor 1883. vitet në vijim i kaloi në fshat, tek te afërmit e te atit. Vitet e tjera i kaloi në Varshave me te atin.

Familjet e te ëmës dhe te atit tashme kishin humbur pasuritë e tyre, gjë që solli vështirësi në jetën e Marias dhe motrës e vëllait te saj. Maria beri një marrëveshje me motrën e saj, Bronislava, që ajo ti jepte një asistence gjate studimeve te saj për mjekësi në Paris, në këmbim te një asistence te ngjashme dy vjet me vone. Në lidhje me ketë, ajo mori një pozicion si guvernatore.

Fillimisht si juriste e një familjeje në Krakov, pastaj për 2 vite në Ciechanov në familjen Zoravskis, që ishin te afërmit e te atit. Kur ishte duke punuar me familjen e fundit, ajo bie në dashuri me te birin e tyre, Kazmierz Zoravski, i cili kishte alternuar për te ardhmen e tij matematiken.

Prindërit e tij e refuzuan martesën e tij me Marien dhe ai ishte i paafte për tu kundërvene. Maria për pasoje humbi dhe punën e saj si juriste. Ajo gjeti punë tjetër në familjen Fuchs në Sopot, në bregun e detit Baltik, ku kaloi dhe vitet në vijim, gjate gjithë kohës duke financuar motrën e saj.

Në fillim te vitit 1890, Bronislava, pak muaj pasi u martua me Kazimierz Dluski, ftoi Marine te jetonte me te në Paris. Maria nuk pranoi sepse nuk ishte në gjendje te shkollohej në universitet dhe akoma shpresonte për martesën me Kazimierz. Ajo u kthye në shpine e te atit, ku kishte shume kujtime te fëmijërisë.

Në tetor 1891, pas këmbënguljes te se motrës dhe dërgimit te një letre nga Zoravski ku i qartësoi përfundimisht ndarjen e tyre ajo vendosi te shkonte në France. Humbja e te dashurit ishte tragjike për te dy. Maria tashme strehohej në një shtëpi në Paris me motrën dhe kunatin e saj. Njëkohësisht vazhdonte studimet në Sorbonne për matematike-fizike-kimi.

Maria punonte natën dhe studionte ditën. Ajo u diplomua për fizike dhe filloi punë në laboratorin industrial në Lipman. Me 1894 ajo u diplomua gjithashtu për matematike.

Në ketë kohe Pierr Kyri hyri në jetën e saj. Ai ishte instruktor në shkollën fizike-kimi, École Supérieure de Physique et de Chimie Industrielles de la Ville de Paris (ESPCI). Maria filloi karrierën e saj shkencore duke u marre me vetitë magnetike. Kjo gjë e lidhi atë me Pierrin. Ikja e tyre në Varshave thelloi dashurinë e tyre. Një vit me vone, me korrik 1895, ajo dhe Pier u martuan dhe te dy se bashku u larguan nga laboratori. Tashme Maria kishte gjetur një partner shkencëtar siç ishte dhe vete.

Zbulimet e Marie dhe Pjerr Curie

Me 1896 Henri Bekuerel zbuloi që kripa e uraniumit rrezatonte rreze X. Skodovska-Kyri vendosen te eksploronin në lidhje me ketë zbulim. Ata zgjodhën një teknike te mençur për te investiguar. 15 vjet para, bashkëshorti dhe vëllai i saj kishin zbuluar elektrometrin, një mjet për matjen e ngarkesës elektrike. Duke përdorur elektrometrin, ajo zbuloi se rezet e uraniumit shkaktonin në ajër përcjellje elektriciteti. Duke përdorur ketë teknike, rezultatet e para që gjeti ishin që përbërëset e uraniumit vareshin nga sasia e uraniumit te përdorur. Puna që ajo kishte bere ishte me e rëndësishmja drejt zbulimeve shkencore.

Çifti mori për shqyrtim 2 minerale uraniumi, pichblend dhe torbernit. Pichblend ishte kater here me aktiv se uraniumi. Në prill 1898 ata shume optimiste peshuan 100 gram pichblend dhe e lidhi atë me një shtypës dhe me llac. Ata nuk arritën te realizonin atë që kërkuan dhe filluan te procedonin me tone mineralesh.

Skodovska arriti nga kërkimet e shumta te zbulonte një element te ri që e quajtën polonium, për ndër te Polonisë. Në dhjetor 1898 Kyrite zbuluan një tjetër element te cilin e quajtën radium lidhur me radioaktivitetin. Me 1898 Kyrite me zbulimet që bene ishin tepër te pasur. Qëllimi i tyre tashme ishte te ndanin radiumin në kristale me te vogla.

Me një ton pichblend dhe 1/10 e kloridit te radiumit dhe e shpërbashkuan atë në 1902. Maria ishte e para femër e cila mori çmimin Nobel në fizike për ndër te zbulimeve që ajo kishte bere. Në 1911 ajo mori çmimin Nobel në kimi për shërbimet dhe punën për zbulimet që kishte bere.

Shkrirja e familjes Curie

Maria solli në jete 2 vajza Irene (1897) dhe Eve (1904). Fatkeqësisht Pierr vdiq nga një aksident duke ecur në Rue Daufine. Maria vizitoi për here te fundit Poloninë në pranverën e vitit 1934. Pas një muaji, ajo u nda nga jeta. Vdekja e saj me korrik 1934 në sanatoriumin në Passy, në Francën lindore, nga një anemi aplastike shkaktuar nga rrezet e radioaktivitetit.

Jeta e saj i është kushtuar pikërisht zbulimit që ajo beri te cilin e eksperimentoi tek vetja e saj dhe i shkaktoi vdekjen. Laboratori i Maries është tanimë “Muzeu Kyri”.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Thu Aug 16, 2012 3:31 pm


Aristidh Kola


Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 180px-Aristidh_Kola

Aristidh Kola ishte historian, publicist, dhe jurist. Ishte kryetar i Lidhjes së Arvanitëve.

Ai lindi në Kaskaveli të Thivës ne Greqinë Qendrore me 8 korrik 1944, zonë e cila banohet kryesisht nga arvanitas. Aristidhi, si edhe mijëra e mijëra bashkëkombas të tij, u edukuan me frymën e dashurisë për traditat e të parëve, që trashëgoi kjo pjesë e popullatës shumëkombëshe e Greqisë së sotme.

Aristidh Kola studioi për jurisprudencë në Athinë dhe pas mbarimit të universitetit, për shumë kohë iu përkushtua traditave kombëtare të arvanitasve në Greqi. Vepra e tij kryesore, “Arvanitasit dhe origjina e grekëve”, bëri një jehonë të gjerë në botën arvanitase; njohu 9 botime brenda dhjetë vjetëve. Kola botoi revistën “Besa”, si dhe revistën tjetë “Arvanon”. Këto revista pasqyronin jetën dhe traditat e botës arvanitase.

Aristidhi bashkëpunoi me të gjitha rrethet e diasporës shqiptare në Botë. Ai mbante lidhje dhe bashkëpunoi me arbëreshët e Italisë, me shqiptarët e Amerikës, me intelektualë të Kosovës, të Turqisë dhe atyre të Shqipërisë. Ai ishte lidhur edhe me arbëreshët e Korsikës.

A. Kola u bë i njohur në Greqi sidomos për përkrahjen morale që i dha luftës së UÇK-së duke u shfaqur në disa emisione televizive. Kjo shkaktoi reagimin e disa grupeve proserbe, me të cilat u ndesh në rrugë gjyqësore.

I qeshur dhe i dashur, Aristidhi ishte mik i të gjithë emigrantëve shqiptarë në Greqi. Në zyrat e shoqatës arvanitase “Marko Boçari”, organizoheshin aktivitete politiko-kulturore për Shqipërinë, si dhe për personalitete të rëndësishme arvanitase të Greqisë.

Aristidh Kola ka bërë një punë këmbëngulëse për afirmimin e identitetit arvanitas në Greqi. Ai nisi hartimin e fjalorit arvanitas, vepër të cilën nuk arriti ta përfundonte. A. Kola vdiq në vitin 2000 pas një sëmundjeje të rëndë (mieloma shumta).

Vdiq ne Athine me 11 tetor 2000....
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Mon Aug 20, 2012 7:23 am


Luftëtari i pamëshirshëm-Genghis Khan


Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 300px-YuanEmperorAlbumGenghisPortrait

Njihet deri tani si një luftëtar i pamëshirshëm, që vetëm shkatërroi, vrau e preu gjatë sundimit të tij të lavdishëm, që shtrihej nga tokat e Azisë së largët deri në portat e Europës. Të paktën kështu thotë një pjesë e historisë, ose ajo që kanë dashur të dëgjohet këto 800 vitet e fundit, që nga dita kur i famshmi i Mongolisë dhe i botës, Genghis Khan u shndërrua në pushtuesin më të madh të të gjitha kohërave.

Ky personazh madhështor, jeta, bëmat dhe vdekja, madje edhe pasvdekja e të cilit ndërthuren me mite e legjenda mistike, është në prag të “ringjalljes” së madhe, ose siç i pëlqen regjisorit rus, Sergei Bodrov, të thotë, në prag të riparjes dhe rikonsiderimit të tërë historisë së tij.

Deri tani, në librat e historisë për Genghis, mund të lexosh shprehje të tilla si: “Kulmi i kënaqësisë së njeriut të stepës ishte të kapte armiqtë e t’i shihte të zhytur në një banjë gjaku, si dhe të përdhunonte gratë e tyre”. Nga viti 1162 deri në vitin e vdekjes 1227, Genghis i priu hordhive në një fushatë të jashtëzakonshme pushtimesh të pakrahasueshme në tërë historinë e njerëzimit.

“Heroi mongol është një nga emrat më pak të pëlqyer në Rusi. Kam lexuar për të vetëm gjëra të këqija: barbar, primitiv, i pamëshirshëm, thuajse monstër”, thotë Bodrov, i cili ka mbaruar së realizuari pjesën e parë të një trilogjie kushtuar mongolëve.

Por kjo nuk është përpjekja e parë kinematografike për të sjellë heroin mongol në ekranin e madh. Omar Sherif, aktori i famshëm egjiptian, e interpretoi në një film të vitit 1965. Në vitin 1998 kemi edhe një përpjekje të kinezëve, por të dyja nuk janë vënë re në botën kinematografike. “Kam gërmuar shumë për të bërë këtë film dhe kam gjetur histori të mrekullueshme për fëmijërinë e Khan-it.

Ai nuk ishte aspak një monstër siç e përshkruajnë. Ishte thjesht një person i lindur me aftësinë për të notuar kundër rrymës. Në Rusi dhe në vende të tjera, figura e Genghis është ajo e një njeriu të përçmuar, ndërsa në Azinë Qendrore ai është një hero”, shprehet regjisori. A përbën ky film një rast të mirë për të rishkruar një pjesë të historisë të parë dhe të treguar shtrembër ?

Një pjesë e mirë e filmit është bazuar në librin e famshëm të një historiani britanik: “Jeta, vdekja dhe ringjallja e të madhit të Khanëve”. Sipas Bodrov, Genghis është keqkuptuar gjithë këta shekuj. Arsyeja është arkivore. Në rastin e tij, historia u shkrua nga ata që u pushtuan prej mongolëve dhe viktimat janë gjithmonë të njëanshme.

Vetë mongolët kanë kaluar periudha shumë të errëta dhe në ato kushte, nuk mund të hidhnin dritë në faktet e rreme. Vetëm në shekullin e 19, një libër i koduar kinez, “Historia e fshehtë e mongolëve”, u shfaq si për të vënë drejtësinë e munguar në vend dhe në vitin 1980 u botua edhe versioni i tij në Perëndim. Ai është një rrëfim i krahasueshëm me “Iliadën”, ose sagën e Norsëve dhe në të jepet një portret më lirik dhe më romantik i Genghis Khan-it.

Ndoshta djaloshi fillimisht e nisi gjithçka si një hajdut e grabitës i vogël, por brenda një periudhe 20-vjeçare ai komandonte vendin në të cilin sot shtrihet Mongolia dhe veç tij gjithë republikat e Azisë Qendrore, si dhe një pjesë të Rusisë, Iranit, Pakistanit, Afganistanit, Indisë, Kinës dhe Koresë së Veriut. Eshtë pushtuesi dhe pushtimi më i madh i të gjitha kohërave.

Një ndër trashëgimitë më të mëdha të luftëtarit ishte edhe unifikimi i Kinës. Sigurisht që pushteti i madh i Genghis vinte nga gjenialiteti ushtarak, por kjo është vetëm një pjesë e historisë së Khan-it të madh. Rishikimi i figurës së tij ka të bëjë me nxjerrjen në pah të vlerave shumë më të mëdha të tij. Ai në fakt ishte një çlirimtar, një njeri që respektonte nderin dhe fjalën, kishte tolerancë fetare, vlerësonte gratë e forta, nxori shumë ligje.

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 300px-Mongol_Empire_map
Perparimi i mongol ne Euro-Azi

Në njëfarë mënyre, ai ishte një Napoleon po me përmasa shumë më gjigante. Në Rusi, gjatë periudhës së komunizmit, Genghis ishte një “mollë e ndaluar”. E njëjta situatë ishte edhe në republikat sovjetike të Azisë Qendrore, duke qenë se edhe ato ishin vende satelitë të Moskës. Më shkatërrimin e perandorisë sovjetike, miti dhe figura e Genghis Khan-it nisi të rilulëzojë dhe heroi ka nisur të ringjallet e të kërkojë me ngulm vendosjen e nderit në vend.

Për banorët e kësaj pjese të Azisë, Genghis është një hero, ai konsiderohet si simbol i patriotizmit. Një tjetër vend ku figura e Genghis po lulëzon është edhe vetë Kina. Gjatë Revolucionit Kulturor, heroi ishte “varrosur”, emri dhe bëmat e tij ishin ndaluar. Megjithatë njerëzit e veneronin fshehurazi, ndërsa sot kinezët pretendojnë se heroi mongol është në fakt kinez.

Në Kinë thuhet se në kohën e kulmit të sundimit të Genghis, situata në vendet e pushtuara ishte aq e qetë e nën kontroll, saqë një vajzë e virgjër me një thes flori me vete mund të ecte nga njëri skaj i perandorisë në skajin tjetër, pa u prekur me dorë. Një pjesë e filmit është xhiruar nëpër “Rrugën e Mëndafshit” të dikurshme dhe banorët e atyre zonave e kishin për kënaqësi të veçantë që të ndihmonin xhirimet për filmin e një njeriu që për ta është mit dhe motiv krenarie.

Filmi ka ngjallur interesim të ri ndaj Genghis-it, i cili hap pas hapi ka nisur procesin e “ringjalljes”. Po çfarë na kanë dhënë mongolët? Një nga “dhuratat” e tyre është edhe “dhimbja e madhe e kokës” me emrin Tibet. Zhvillimet e fundit në lidhje me krahinën bashkëngjitur Kinës janë pasojë e Genghis, i cili ishte i pari që ia bashkoi Tibetin Kinës.

Eshtë ironike që Kina ia detyron identitetin e saj gjeografik mongolëve dhe asaj çka ndodhi në jetën e një djaloshi mongoles në shekullin e 13. E ndërsa jeta e Genghis mund të dokumentohet nga disa vepra, mister i vërtetë mbetet vdekja.

Thuhet se jetoi gjatë për kohën, deri në moshën 65-vjeçare. Varri i tij mbetet një nga misteret më të mëdha arkeologjike. Disa thonë se ai u zhduk vetë sapo e ndjeu se sëmundja e kishte vënë për poshtë. Të tjerë rrëfejnë se e vrau një nga gratë e reja, duke ia prerë organin seksual. Të paktën deri në atë moment, Genghis kishte qenë i famshëm edhe për forcën mashkullore.

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 300px-Gengis_Khan_empire-fr.svg
Rruga e Genghis Khan

Sipas legjendës, kur Genghis Khan vdiq në vitin 1227 në atë që sot është Kina veriore, ndjekësit e tij donin ta mbanin vdekjen të fshehtë nga armiqtë e mongolëve. Kështu, teksa grupi që shoqëronte trupin kthehej në Mongoli, ata vranë çdo person që u dilte para rrugës - më shumë se 20000 - kështu që lajmi për vdekjen nuk do të përhapej.

Më pas, kur e varrosën, ata ose riorientuan një lumë për të mbuluar vendin e varrimit, ose vunë kuajt që të shtypnin tokën me qëllim që të mos mbetet asnjë gjurmë, ose i vranë të gjithë ata që e varrosën, dhe më pas vranë edhe vrasësit. Nuk ka prova të forta që tregojnë, se ndonjë nga këto gjëra kanë ndodhur. Ndoshta mund të jenë garnitura të mëvonshme që janë hedhur me qëllimin për të shpjeguar një rrethanë të spikatur të historisë: vendndodhja e varrit të Khan mbetet mister.

Rruga e Genghis Kahn

Perandoria mongole u tkurr me po atë shpejtësi që u zgjerua - një fakt që mund të ketë luajtur rol të madh në mbajtjen sekret të vendndodhjes së varrit të Genghis Khan. Për shekuj, popujt e Mongolisë ruajtën një stil jetese tradicional nomad që linte shumë pak kohë për të medituar për të kaluarën e largët. Në shekullin 20, Bashkimi Sovjetik dominoi Mongolinë dhe, ndërkohë që e modernizoi, ai i druhej nacionalizmit mongolez dhe kështu që nuk lejonte hulumtime në historinë e kombit.

Por në 20 vitet e fundit është parë një shpërthim interesi për Genghis Khan. Jashtë vendi, reputacioni i tij si një barbar i etur për gjak ka pësuar një rishikim të thellë, pjesërisht falë librave si Genghis Khan dhe krijimi i botës së re.

Në Mongoli, Genghis nderohet në një masë që i afrohet Hyut. Imazhi i tij shfaqet kudo. Aeroporti i Ulanbatar dhe marka të njohura të birrës dhe vodkës kanë marrë emrin e tij. Ndaj nuk është habi, që është rizgjuar interesi për gjetjen e vendit të varrosjes së tij. Që nga shembja e komunizmit në vitin 1991, janë bërë dy përpjekje madhore për të gjetur varrin. Të dyja u zhytën në batakun e polemikave.

E para ishta në fillim të viteve 1990, kur gazeta japoneze "Yomiuri Shimbun" sponsorizoi një ekspeditë që zgjati katër vjet dhe gjeti vendin e një qyteti që kish qenë kryeqytet mongol, Avraga, si dhe një strukturë rrethore shumë intriguese tre kilometra në perimetër, e quajtur Muri i Almsgiver. Por ajo nuk gjeti asnjë shenjë për varrin e Genghis-së. Ekspedita shkaktoi megjithatë dyshime mes mongolëve, shumë prej të cilëve ende besojnë se, japonezët po e përdornin në fakt Genghis si një pretekst për të kërkuar fshehtaz për minerale.

Ende qarkullojnë thashetheme në Mongoli se qeveria, në një përpjekje për të penguar ekspeditën e huaj, ka ndaluar grupi që të shohë Burkhan Kaldun, një mal pranë kufirit me Rusinë, ku studiuesit besojnë se është varrosur Genghis Khan. Pikërisht në Burkhan Halduni, pasi gruaja e tij ishte rrëmbyer nga rivalët, Genghis u lut dhe mori frymëzimin që ishte i destinuar për të ndërtuar një perandori.

"Mongolët nuk do të pranonin që ata të gjenin varrin, për shkak të besimit tonë", tha D. Tumen, kreu i Departamentit të Arkeologjisë në Universitetin Kombëtar të Mongolisë. "Kjo ishte hera e parë, që një ekspeditë ndërkombëtare ishte ndërmarrë dhe mongolët patën frikë se ata do të shkatërronin ose vidhnin disa gjëra nga varri, kështu që ata nuk donin që t'i prekte kush".

Ekspedita tjetër e madhe ishte udhëhequr nga një tregtar mallrash në pension, Maury Kravitz, dhe një historian i Universitetit të Çikagos, John Woods. Kjo ekspeditë, gjithashtu, nuk pa në Burkhan Kaldun, por në Murin e Almsgiver. Edhe kështu, grupi u detyrua të përfundojë herët kërkimin, në vitin 2002, pasi një ish-kryeministër i Mongolisë vizitoi dhe shkroi një letër publike, duke pretenduar se amerikanët kishin përdhosur vendin me makinat që lëviznin mbi të, me ndërtimin e objekteve të përkohshme shumë afër murit etj.

Tani është një tjetër grup që synon gjetjen e varrit. Ajo quhet Projekti Lugina e Khanëve, dhe filloi punë vitin 2010. Ajo është e udhëhequr nga Albert YU-Min Lin, një ekspert i shkencave materiale në Universitetin e Kalifornisë-San Diego, pa një bekgraund arkeologjike. Faqja e parë e projektit në internet përmban një citim nga libri i "Genghis Kha", nga John Man, i cili lë të kuptohen pritshmëritë e ekipit: "Sigurisht, është pranuar gjerësisht, se varri i sundimtarit të gjysmës së Eurazisë do të rivalizonte atë të Tutankhamun.

Në fakt, kërkimi nuk është vetëm për një varr, por për një varrezë të tërë, një lloj Lugine Mongoliane e Mbretërve, ku familja Genghis dhe trashëgimtarët ... duhet të qëndrojnë të varrosur, së bashku me gratë, konkubinat, skllevërit, kuajt dhe Parajsën e Përjetshme dhe sende prej ari, bizhuteri, veshje dhe armë e çdo gjë që mund të sjellë në mendje imagjinata".

"Nëse varri ekziston dhe nëse gjendet ndonjëherë, atëherë do të krijonte një revolucion në arkeologji, studime, prurjen e të ardhurave dhe - përderisa Kina pretendon se Genghis është i saji - në marrëdhëniet ndërkombëtare".

Por në faqen e internetit te Lugina e Khanëve nuk citohet rreshti tjetër i librit të Man: "Zbulimi i varrit do të sinjalizonte fillimin e një furie ushqimi, duke tërhequr fonde, shumica e të cilëve ndoshta në dollarë, për kënaqësinë e institucioneve që tashmë ekzistojnë dhe shumë të tjerëve që do të krijoheshin brenda natës.

Universitetet do të rivalizonin agjencitë e udhëtimit për kontrollin e aksesit, me qeverinë që do të vepronte si arbitër, duke u përpjekur të marrë një pjesë të të ardhurave për kombin, dhe ndoshta duke dështuar, duke parë pasionin aktual për privatizime si dhe mbizotërimin e rryshfetit". Mundësia e këtij lloj kaosi përreth vendit të prehjes së heroit të Mongolisë ka krijuar dyshime në Mongoli në lidhje me kërkimet, dhe një tjetër pyetje e madhe është duke u ngritur këto kohë: A duhet të gjendet varri i Genghis Khan ?

Besimi

Në asnjë shkrim apo shënim nuk thuhet se Gengis Khan ishte plotësisht besimtar. Ai thoshte për veten :Ashtu sikurse është vetëm një diell në qiell, ashtu sikurse qielli është i vetmi që ka fuqi, atëherë edhe unë jam i vetmi që duhet të mbretëroj në këtë vend? Sipas Khan, zoti mund të ekzistonte por nuk mund të ndërhynte në planet e tij të luftërave, pushtimit e mbretërimit.

Kronologjia mbi jeten dhe aktivitetin e tij

Në 1155, 1162, ose 1167:Temüjin (emri i lindjes i Genghis Kahn) u lind në malet Khentii.
Në moshën 9 vjeçare, i ati i Temüjin-it,Yesükhei u helmua ngaTartarët (grup etnik turk).
1184 : Gruaja e Temüjin-it Börte u rrëmbye nga Merkitsët (grup etnik turk ose mongol); Ai kërkoi ndihmën e vëllezërve të tij të gjakut Jamuka dhe Wang Kahn të cilët shpëtuan Börte-n
1185 : Lindi djali i parë Jochi; duke lënë një dyshim të madh në lidhje me atësinë e tij pasi ai lindi pak kohë pasi gruaja e Kahnit u rikthye.
1190 : Kahn bashoi tributë mongole, u bë lideri i tyre, dhe krijoi kodin e ligjit Yassa.
1201 : Fitorja mbi rivalët, Jardanët e Jamukas.
1203 : Fitorja mbi Keraits-ët e Wang Kahnit. Wang Kahn u vra aksidentalisht nga aleatët e tij Naimans-ët.
1204 : Fitorja mbi Naimans-ët (të gjitha konfederatat bashkohen dhe formohen Mongolët).
1206 : Jamuka u vra.Temüjin-itiu dha titulli Genghis Khan nga ndjekësit e tij në Kurultan (rreth moshës 40 vjeçare).
1207-1210 : Genghis drejtoi operacionet kundër Xias Perëndimore, e cila përfshinte pjesë tëKinës vreiperëndimore dhe Tibetit. Udhëheqësi i Xias iu nënshtrua Kahnit.
1211 : Kahn u bë sundimtar i Kinës veriore.
1215 : Pekini ra.Kahni iu drejtua Perëndimit.
1219-1222 : Pushtoi perandorinë Khwarezmid.
1227 : Kahn vdiq pasi pushtoiu fiset Tangut.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Mon Sep 03, 2012 2:20 pm


Njeriu qe krijoi figuren e Xhejms Bondit(007),Ian Lancaster Fleming


Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 NOVELIanFleming

Ian Lancaster Fleming lindi më 28 maj 1908 në Londër, vdiq më 12 gusht 1964 në Canterbury të Anglisë. Ai ishte një shkrimtar britanik. U bë i njohur para së gjithash përmes figurës së sajuar të romanit dhe filmit James Bond, si dhe përmes librit të tij për fëmijë "Chitty Chitty Bang Bang".
Biografia

I lindur në Mayfair të Londrës, Ian Fleming u rrit në hijen e babait të tij, Valentine Fleming, i cili ishte deputet i Partisë Konservatore në Dhomën e Ulët dhe ra dëshmorë në Luftën e Parë Botërore, dhe në hijen e gjyshit të tij, bankierit legjendar skocez Robert Fleming.

Vëllai i madh Peter Fleming ishte shkrimtar i udhëpërshkrimeve. Ian Fleming ishte nxënës në kolegjin në Eton, ku mësoi frëngjishten, rusishten dhe gjermanishten dhe dy herë mori çmimin e atletikës. Më vonë ai u detyruar të largohej nga shkolla për shkak të një ndodhie me një vajzë. Vijimi i Akademisë Mbretërore Ushtarake Sandhurst rrodhi vetëm mesatarisht, ndërsa edhe këtë akademi e lëshoi për shkak të një ndodhie të ngjashme.

Nëna e tij e detyroi Flemingun që ta lëshonte Anglinë dhe të merrte një banesë në Kitzbühl të Austrisë. Ai studioi gjuhët dhe psikologjinë në universitete të ndryshme evropiane dhe shkroi të parat tregime të shkurtra dhe poezi, edhe pse në atë kohë nuk e kishte synimin të bëhej shkrimtar. Bënte gjithçka që të pranohej në ndonjë post në Ministrinë e Jashtme, por dështoi dhe për këtë arsye para Luftës së Dytë Botërore punoi katër vjet si gazetar në Reuters.

Suksesi i tij më i madh si gazetar ishte një reportazh për një gjykim spiunazhi në Rusi. Ngaqë profesioni i gazetarit nuk linte shumë para për jetë, Fleming përparoi si tregtar i letrave me vlerë në bankat londineze Cull & Co. dhe Rowe & Pitman. Më vonë pranoi postin e korrespondentit të gazetës Times, ku ishte i punësuar deri më 1933. Kjo detyrë e çoi në Bashkimin Sovjetik, prej nga ai duhej të raportonte për një udhëtim afarist, por në të vërtetë ai spiunoi për Ministrinë e Jashtme.

Më 1930 Fleming u punësua në Shërbimin Informativ të Marinës dhe u ngrit në toger dhe asistent personal të drejtorit John Godfrey. Nga 1941 u angazhua si oficer ndërlidhës me Shërbimin Informativ të Marinës Amerikane dhe nga fundi i 1943 komandoi një njësit të shkolluar special të Royal Marines, të quajtur Fleming's Red Indians, për të cilin planifikoi dhe zbatoi disa aksione të rrezikshme, mirëpo me rastin e këtyre aksioneve ai nuk merrte pjesë drejtpërdrejt.

Mes tjerash Fleming në vitin 1940 ishte kompetent që ta mbronte Gjibraltarin dhe Spanjën Jugore nga mbikëqyrja me radar nga ana e gjermanëve. Ky aksion kishte emrin Operation Goldeneye. Ai ndihej i frymëzuar nga mundësitë e spiunazhit dhe i dërgonte shënime William Donovan-it, në të cilat sqaronte, se si mund të ndërtohej OSS, paraprijës i CIA. Donovan ishte aq i mahnitur nga kjo, sa ia dorëzoi Flemingut një revole me mbishkrimin "për shërbime speciale".

Në vitet e fundit të luftës Fleming kaloi ca kohë në Xhamajkë në kuadër të një konference ushtarake dhe peizazhi i pasur atje i la përshtypje të madhe. Ai aty bleu një truall plazhi, ndërtoi një shtëpi që e quajti Goldeneye. Aty kalonte muajt e ftohtë të dimrit, shkruante tregimet dhe romanet e tij dhe niste dashuriçka, mes tjerash edhe të martuarën Anne Rothermere, me të cilën u martua më 1952. Po atë vit u lind edhe djali i tyre Casper.

Fleming punoi prapë si gazetar dhe më 1953 shkroi romanin e tij të parë me temë spiunazhi me titullin "Casino Royale" me figurën e tij të famshme të agjentit James Bond. Të drejtat e veprës së tij të parë ai ia shiti për 6.000 dollarë aktorit dhe regjisorit të Hollywood-it Gregory Ratoff, i cili James Bond-in e solli më 21 tetor 1954 për herë të parë në televizionin amerikan. Por "Casino Royale" mori pak përkrahje nga publiku dhe skenarët për serinë e planifikuar me emrin "James Bond, Secret Agent" përfunduan në harresë.

Pa u penguar nga kjo, Fleming shkroi tre romane të mëtejshme para se më 1957 ta botonte "From Russia with Love". Në atë kohë ai kishte ndërmend ta përfundonte serinë e Bondit dhe t'i dedikohej veprave serioze, por kur presidenti Kennedy librin "From Russia with Love" e cilësoi si njërin prej librave më të dashur të tij, Fleming vendosi të shkruaj edhe tregime të tjera për agjentin sekret. Bond arrinte gjithnjë e më shumë në interesimin e publikut. Gazeta londineze "Daily Express" botoi më 1957 një strip të shkurtër me agjentin 007.

Nga një reportazh rreth kontrabandës me diamante për "Sunday Times" Fleming u frymëzua për romanin e tij "Diamonds Are Forever", i cili u botua më 1957. Meqenëse edhe "Goldfinger" dhe "Thunderball" kishin sukses të madh, Fleming u tërhoq dalëngadalë nga gazetaria dhe u përqendrua kryesisht në romanet e tij. Në vitet 1958 dhe 1959 ai punoi në një seri për qytetet për "Sunday Times", e cila më vonë u publikua edhe si libër me titullin "Thrilling Cities".

Ndërkohë producenti i filmave Harry Saltzmann kishte marrë një opsion për gati të gjitha romanet dhe tregimet e shkurtra të Flemingut (përjashtim bënin në atë kohë "Moonraker" dhe "Casino Royale") dhe kërkonte financimin e filmit të parë të James Bond-it. Vetëm në fillim të viteve të 60-ta përmes angazhimit financiar të Albert R. Broccoli mundi të shfaqej nëpër kinematë filmi i parë me Bond-in "James Bond ndjek Dr. No).

Fleming mori 100.000 funta britanike për secilin titull dhe pjesëmarrje me përqindje në të ardhurat nga kinematë për filmat e prodhuar. Në filmin "Përshëndetje dashurie nga Moska" ai madje kishte edhe një paraqitje të shkurtër në një skenë kur nisej treni.

Më 1964 Fleming u sëmurë nga gripi i kraharorit, i cili mandej u zhvillua në pleurit. Gjendja e tij shëndetësore përkeqësohej në përgjithësi, e kësaj i ndihmonte edhe prirja e tij për duhan, pije alkoolike, ushqim të yndyrshëm dhe udhëtime të gjata. Gjatë një mbledhjeje të Komitetit të Golfit në St. Georges në gusht 1964 ai pësoi një infarkt në zemër dhe pak më vonë vdiq në Sandwich Bay në Kent.

Ian Fleming është i varrosur në varrezën e qytetit Sevenhampton, në afërsi të Swindon pranë gruas së tij Anne dhe të birit Casper, i cili më 1975 vdiq nga doza e lartë e drogave.

Deri në vdekjen e tij Fleming shkroi 12 romane me Bondin dhe 9 tregime të shkurta, të cilat janë përkthyer në 23 gjuhë. Jeta e tij është përshkruar me një biografi televizive të shfaqur në Britaninë e Madhe, me dokumentarin "Goldeneye" si dhe me një film kryesisht fiktiv "Jeta sekrete e Ian Flemingut".
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Sat Sep 08, 2012 6:50 am



Eva Braun,Zonja Hitler


Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Eva_dhe_Hitler
Eva Braun dhe Adolf Hitler në verandën e Berghof.

Eva Anna Paula Braun lindi më 6 shkurt të 1912 në Munih të Gjermanisë, vdiq më 30 prill, 1945, ka qenë dashnorja e fundit e Adolf Hitlerit dhe gruaja e tij vetëm për një natë.

Braun ka qenë e bija e një mësuese. Ajo ka ndjekur liceun dhe me pas, për një vit, një shkollë biznesi, ku ajo mbaroi me nota mesatare dhe u dallua për talentin e saj ne atletike. Ajo punoi për disa muaj si recepsioniste në spital, dhe më pas, në moshën 17 vjeçare zuri një vend pune si asistente për Heinrich Hoffmann (fotografi zyrtar I partisë Naziste).

Ajo takoi më 1929 Hitler dhe thuhet qe ajo futi një letër dashurie në xhepin e tij. Ai ju prezantua asaj si “ Z. Ujk” (një pseudonim i përdorur në rini, gjate viteve 20, për qëllime sigurie). Ajo ja përshkruante Hitlerin, miqve të saj si një "gentleman në njëfarë moshe, i cili kishte mustaqe qesharake dhe mbante një kapele të madhe prej lëkure.

" Te dy familjet e të rinjve ishin kundër kësaj lidhjeje dhe dihet shumë pak për dy vitet e para te lidhjes se tyre. I ati i Evës kishte kundërshtime si politike ashtu dhe morale ndaj lidhjes, kurse motra e Hitlerit, Angela Raubal, e konsideroj vajzën e re si shtresë e ulet.

Hitleri e ktheu më shume vëmendjen e tij ndaj Braun pas vetëvrasjes të së bijës së Angelas, Geli Raubal më 1931 (disa historianë thonë që Raubal vrau veten për shkak te xhelozisë që kishte ndaj lidhjes se Hitlerit me Evën, kurse një pjesë tjetër mendojnë qe vajzën e re e vrau vetë Hitleri, ose punësoi dikë për ta ekzekutuar). Hitleri po takonte edhe gra te tjera si aktorja Renate Müller (vdekja e te cilës u përcaktua si vetëvrasje).

Braun tentoi te vetëvritej njëherë në 1932 duke qëlluar me pistolete qafen e saj. Ajo tentoi për here te dyte te vetëvritej më 1935 duke marre mbidozë ilaçesh gjumi. Pas rikuperimit te Braunit, Hitleri u bë më i dhënë pas saj, duke i blerë një vilë në Wasserburgerstrasse, një lagje në Munih, dhe gjithashtu një Mercedes.

Në 1936 ajo u kthye tek i dashuri në Berghof pranë Berchtesgaden. Dihet qe ajo ka ndikuar politikisht tek Hitleri. Disa historianë mendojnë që ajo njihte disa detaje qe shqetësonin punonjësit më të ngushte të Reichit të Trete. Edhe pse ajo njihte kaq shumë detaje, ajo kryente një jetë te thjeshtë dhe nuk dukej e interesuar për politikën. Ata nuk u shfaqen kurrë si një çift në publik. Populli gjerman nuk ishte aspak në dijeni te kësaj lidhjeje deri pas luftës.

Albert Speer e përshkroi lidhjen e tyre në librin e tij 'Inside the Third Reich':

Eva Braunit i lejohej që të ishte prezente gjate vizitave të pjesëtarëve te tjerë te partisë. Ajo u ndëshkua po ashtu si edhe bashkëpunëtorë të tjerë të larte të Reich, dhe ndërkohë u shfaq aq shpejtë sa edhe kabineti i ministrave në tavolinën e tij ...Ndonjëherë i bëja shoqëri gjatë dënimit te saj, një dhome ngjitur me dhomën e Hitlerit. Ajo ishte aq e frikësuar, sa nuk guxoi te largohej nga shtëpia as për një shëtitje. Duke më prekur vuajtja e saj, nisa te ndieja diçka tjetër më tepër për këtë grua te paaftë, që ishte aq e lidhur me Hitlerin.

Edhe gjate Luftës se Dytë Botërore Braun bënte një jetë tërë luks, duke e kaluar kohen e saj me stërvitje, lexim novelash romantike, duke pare filma si dhe televizionin Gjerman.

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Images?q=tbn:ANd9GcSBt_n3oWKynaT3Ll7EyEn18Zwx275RUDSA25wQBCk1BbzQLjX2

Pasioni i saj për banjo dielli nudo, ku është kapur edhe ne fotografi, e ka tërbuar Hitlerin. Ajo kishte një interes te veçante për fotografinë dhe miqtë e tyre me te afërt e quanin atë Vajza Rolleiflex (si firma e njohur e aparateve fotografike). Ajo krijoi dhomën e saj private, për larje filmash fotografike ku shume filmime dhe foto të Hitlerit janë montuar në ketë dhomë.



Otto Gunsche dhe Heinz Linge, sipas historisë së modifikuar dhe te censuruar të pasluftës thonin që, Braun ishte në qendër të jetës se Hitlerit për 12 vitet e tij ne fuqi. U tha që në 1936 ai shoqërohej gjithmonë prej saj. Sapo dëgjoi zërin e të dashurës së tij ai u bë alegro. Ai do të bënte shaka mbi kapelën e saj, ai do ta shoqëronte atë ngado dhe më pas në shtëpi do ti priste një shampanje në akull, çokollata dhe fruta.

Këto shkrime do të thonin gjithashtu që kur Hitleri ishte i zënë me punë, "Eva do t’ia fillonte të qarit." Linge tha që para luftës, Hitler urdhëroi një rritje të numrit të rojeve në shtëpinë e Braunit ne Munih, pasi ajo raportoi në Gestapo që një grua i kishte thënë në fytyrë që ajo ishte Bushtra-Führer..

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Images?q=tbn:ANd9GcTyBfDfQE6gQmUKMk6RYSPLAbxt1kK2lbTJN3ykcjDjFSgGK-mSzg

Hitler dihej që kundërshtonte katerciperisht gratë të cilat përdornin kozmetika ose produkte të tjera të krijuara prej kafshëve. Linge (who was his valet) thoshte që Hitleri një ditë filloi të qeshë për gjurmën që kishte lëne buzëkuqi i Eves mbi picetë dhe filloi të thoshte : "Së shpejti do ta zëvendësojmë me buzëkuq të bërë nga trupat e vdekur të ushtareve."

Me 1944 Braun ftoi kushëririn e saj Gertraud Weisker për ta vizituar atë në Berghof pranë Berchtesgaden. Disa periudha më vonë, Weisker tha që gratë në Reichin e Trete nuk duhet të përdornin make-up, s’duhet të pinin alkool dhe duhan, dhe Eva i zbatonte këto rregulla me përpikëri. "Ajo ishte femra më e trishtuar që kam parë ndonjëherë," tha Weisker, i cili e informoi Braun mbi varfërinë që po kalonte Gjermania gjatë luftës. Weisker gjithashtu tha që asnjeri nuk dinte asgjë mbi kampet e përqendrimit, por që dallohej që çifutët ne Gjermani po përndiqeshin egërsisht.

Në fillim të prillit 1945 ajo shkoi nga Munihu në Berlin, që të qëndronte pranë Hitlerit në Führerbunker. Ajo refuzoi të largohej kur Ushtria e Kuqe rrethoi bunkerin, duke këmbëngulur që ajo ishte një prej personave më besnik që atij i kanë mbetur nga lufta.

Hitler u martua me të më 29 prill, 1945 gjate një ceremonie zyrtare të shkurtër (nusja veshi një fustan mëndafshi ngjyre blu), dhe me dëshmitarë Joseph Goebbels dhe Martin Bormann, ku ajo mori edhe titullin Zonja Hitler në vend te Zonjusha Braun.

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Images?q=tbn:ANd9GcTGPNpSAjyiV0fn-62GcsloGVoyr8cWkP_GrwjoL6gJZtkyjVnP

Pati thashetheme nga stafi i Bunkerit Führer, që Eva po donte me gjithë shpirt një fëmije prej Hitlerit, por që asnjëherë nuk pati mbështetje për ketë dëshire. Ata u vetëvranë të dy më 30 prill. Eva, e cila ishte 33 vjeç, vdiq e para duke pire një tablete cianuri.

Trupat e tyre u dogjën me naftë në oborrin e Zyrave të Reichut. Mbetjet e tyre u gjetën nga rusët në Magdeburg, të Gjermanisë Lindore, bashkë me trupat e Joseph dhe Magda Goebbels dhe 6 fëmijët e tyre.

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Images?q=tbn:ANd9GcSewGU766hEY-rZiSnS6E3DN5HIlxmf6EmsiIw2qiRl1bGHLKxrbw

"Ishte një fund i përshtatshëm," tha me pas Gertraud Weisker. "Ajo s’kishte asgjë. Ai e shkëputi atë nga puna dhe e dënoi atë me vetmi ne malet ku e kishte çuar. Ishte një fund i paevitueshëm dhe ishte logjike një fund i tille."

Pjesa tjetër e familjes se Eva Braunit i mbijetoi luftës, ku përfshinte edhe të atin, të cilit ajo i kishte dërguar disa valixhe me rrobat e saj më prill te 1945. E ëma, Franziska vdiq 96 vjeç më janar të 1976 në një shtëpi fshati në Ruhpolding, Bavari.

Gjithashtu me 1944, e motra e Eva Braunit, e cila ishte martuar me një pjesëtar te grupit të Hitler, Hermann Fegelein, i cili shërbente si ndërmjetës i Heinrich Himmler. Hitler e përdori martesën si një justifikim për të lejuar Even të shfaqet në ceremonitë zyrtare. Kur Fegelein u kap ditët e fundit të luftës duke u arratisur për ne Suedi me një grua tjetër, Hitler personalisht urdhëroi që ai të ekzekutohej dhe për Baunin u tha që ajo e kishte ndihmuar atë.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Tue Sep 25, 2012 2:43 pm


Bill Gates


Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 200px-Bill_gates_portrait

Bill Gates (William (Bill) H. Gates) është pronari edhe kryearkitekti software-i i firmës së njohur Microsoft e cila bënë xhiro rreth 36.84 miliard dollar Amerikan në vit edhe ka 55,000 punetorë të shpërndarë në 85 vënde të ndryshme në botë.

I lindur më 28 Tetor 1955, Gates u rrit ne Siatëll të ShBA-ve bashkë me dy motrat e tij. I ati, Sr.William H. Gates , ishte avokat ne Siatëll ndërsa e ëma, Mary Gates, ishte nje mësuese dhe drejtoreshe e United Way International.

Gates ndoqi shkollë fillore publike dhe më vone vajti në shkollën private Lakeside School. Atje ju krijua pasioni për software dhe filloi te programonte kompjutera që në moshën 13-vjeçare.

Në 1973 Gates filloi studimet në Universitetin e Harvard-it. Gjate kohës në Harvard ai krijoi një version të gjuhës së programimit BASIC për mikrokompjuterin e parë - MITS Altair.

Në moshë rinore Gates e la Harvard-in që ti përkushtohej Microsoft-it, një kompani që ai e kishte ndërtuar në 1975 bashkë me mikun e tij të fëmijërisë Paul Allen. Duke u drejtuar nga besimi se kompjuteri do të ishte një "vegël" e nevojshme në çdo zyre edhe shtëpi, ata filluan të krijojne software për kompjutera personal. Vizioni i Gates për kompjuterat personal ka qënë baza e suksesit të Microsoft-it edhe të industris së software-it në përgjithesi.

Nën drejtimin e Gates, misioni i Microsoft-it ka qënë që vazhdimisht të advancojë dhe te përmirësoj teknologjin e software-it edhe ta bëj më të lehtë, të lirë dhe të kënaqshme përdorimin e kompjuterave nga njerëzit. Kompania investon rreth 6 milion dollar Amerikan në vit për kërkim edhe rindërtim.

Në 1999 Gates shkruajti librin Business @ the Speed of Thought, që tregon si teknologjia e kompjuterave mund të zgjidhë probleme biznesi në mënyra të reja. Libri ishte publikuar në 25 gjuhë edhe shitet në më shumë se 60 shtete te botës edhe ka qënë libri më i shitur (best seller) në Nju Jork për 7 javë me rradhë. Gates ka dhurruar fitimet nga shitja e librave të tijë në organizata jo fitim prurëse që përdorin teknologjin për edukim.

Gjithashtu Bill Gates ne Vitin 2007 u mundua te bashkepunoj me miliarderin shqiptar Adem Bacaj rreth nje softwari mirëpo bashkepunimi nuk u arrit për arsye se Adem Bacaj kerkoi per ate software rreth 78 milion dollar ndersa Bill Gates ofroi vetem 55 milion dollar.

Gates është tashmë njëriu më i pasur në botë por gjithashtu është një filantropist. Ai bashkë me gruan e tij Melinda kanë krijuar fondacionin "Bill and Melinda Gates" që menaxhon më shumë se 27 miliardë dollar Amerikan për të ndihmuar iniciativa filantropike në fushën e shëndetesisë edhe edukimit në mbarë botën.

Gates u martua më 1 Janar 1994 me Melinda French Gates. Ata kanë tre femije. Gates ka pasion leximin dhe i pëlqen të luaj golf.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Thu Oct 11, 2012 8:53 am


Adriano Celentano.....

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Ac.jpeg-12823

Çelentano,komiku që u bë miti i Italisë


Kantautori, aktori, drejtuesi televiziv italian që ka bërë famë ndërkombëtare, është cilësuar miti i historisë muzikore. Shumë shpesh edhe autorë të ndryshëm, fal karrierës 50 vjeçare dhe sukseseve, e kanë konsideruar një shenjtor të muzikës italiane, duke mos harruar edhe faktin se quhej Elvis Presley italian. Ky artist është bërë një emblemë dhe ikonë e shoqërisë italiane të periudhës pas luftës së dytë. Është një ndër këngëtarët e pakët italianë, që ka arritur të shes rreth 100 milionë disqe në mbarë botën.

Nuk duhet lënë mënjanë edhe temat që trajton në këngët e tij, ku së bashku me muzikën e mrekullueshme të magjepsin dhe të bëjnë të mendosh se këngë të tilla jo vetëm që nuk përsëriten kurrë në epokën muzikore, por edhe nuk fshihen lehtë nga pentagramet e saj. Një zë i ëmbël, një tingull melodioz, fjalët më magjepsëse që ekzistojnë në këtë botë bashkojnë epokat e ndryshme kohore dhe sjellin përmes mikrofonit të vetmin qëllim. Me pak fjalë mund të përshkruhet artist i paarrirë.

Një ndër meritat që i akordohen, është fakti i të qenit i pari muzikant italian që arriti të kuptonte se diçka në botën e muzikës, po ndryshonte. Ishin vitet kur nga Amerika mbërrinte një tip i ri muzikor, i shfrenuar dhe me një mesazh të rëndësishëm sidomos për të rinjtë e atëhershëm: Celentano kuptoi se ajo ishte muzika e tij dhe nga viti 1955 filloi të njihte kontekstin rok duke ndjekur spektaklet e Ghigo Agosti.

Me origjinë pulieze, filloi të interpretonte si komik dhe imitues në kabaretë milaneze, më pas debutoi zyrtarisht si këngëtar në pallatin e Ghiaccio në Milano në rrjedhën e Festivalit të parë të Rock And Roll. Më pas i mjaftuan vetëm tre ose katër xhiro për t’u transformuar në protagonistin më të adhuruar (dhe shpesh edhe më të kritikuar) të muzikës italiane.

Tepër i njohur si “rocker”, në vazhdimësi interpreton këngë, të cilat i shoqëronte me vallëzim (muzika soul, tango, vals, shimmy) dhe më pas me të njëjtin sukses i dedikohet edhe kinemasë, në fillim si regjisor (Super rapina a Milano), më pas edhe si interpretues (Serafino, 1968, të P. Germi), duke zbuluar përpara makinës së xhirimeve një dhunti komike.

Hapat e parë me Rock Boys

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Images?q=tbn:ANd9GcRiLIFc4qdmFbG9i8jtshRD1YkF0O5HKDbUH7QxDrz9PSNzq2gFbg

Adriano ka lindur në Milano, në rrugën numër 14 të Gluck. Origjina e prindërve të tij ishte pulieze, dhe u transferuan në veri për punë, në Milano. Adriano kaloi fëmijërinë dhe adoleshencën, duke u transferuar me familjen në vitin 1951 në rrugën Correnti; u largua nga shkolla për t’iu përkushtuar punëve të ndryshme, e fundit dhe më e adhuruara për të ishte orëndreqësi.

Në të njëjtën periudhë filloi të interesohej për muzikën, në mënyrë të veçantë për rock’n'roll, si edhe shumë të rinj italian, filloi të njihte në 1955 me mbërritjen në Itali të filmit Blackboard Jungle, në kolonën zanore ndodhej një këngë e titulluar ‘Rock around the clock’, e kënduar nga një këngëtare e panjohur atë kohë në Itali, Bill Haley dhe që nga ai moment (si shumë të rinj të tjerë), Celentano dëshironte të bëhej edhe ai një këngëtar i rock’n'roll.

Pas kësaj kohe formon grupin ‘’, i përbërë nga katër miqtë e tij, tre vëllezërit Ratti në bateri, bas dhe kitare si dhe Ico Cerruti në kitare të dytë, është një grup që pasi kishin përgatitur disa këngë të rock’n'roll amerikan (kur Celentano, nuk dinte anglishten, ndërronte fjalët) Rock Boys interpretojnë në vitin 1956 në Ancora, lokal i Milanos, duke u transferuar në vende të tjera në Milano.

Ndër të tjera grupit Rock Boys iu shtua një pjesëtar i ri: Enzo Jannacci, Celentano njohu edhe balerinin Alberto Longoni, që interpretonte me emrin e artit të Torquato il Molleggiato (vitet pasuese u njoh me emrin Jack La Cayenne), dhe shpesh herë e merrte me vete gjatë interpretimeve, një ditë Longoni nuk u paraqit në spektakël, sepse ishte bllokuar nga policia, dhe Celentano vallëzoi në vend të tij, duke u bërë ai vet Molleggiato.

Koreografi dhe balerini Bruno Dossena kishte idenë e organizimit të një festivali italian rock and roll në Milano (e quajtën “Primo Festival”, edhe pse në realitet ai ishte i vetmi edicion), u organizua në 18 maj 1957 në pallatin e Ghiaccio në rrugën Piranesi, ku morën pjesë shumë grupe, midis së cilëve Tony Renis, Betty Curtis, Tony Dallara dhe Rocky Mountains, Clem Sacco & i Califfi, Ghigo, Arrabbiati, Giorgio Gaber, Guidone e Little Tony and his brothers; secili prej tyre kishte disa minuta kohë në dispozicion për të prezantuar tre ose katër këngë nga repertori i tyre.

Ishte Dossena, ai që ftoi Celentanon të merrte pjesë më grupin e tij. Por, viti 1957 është një vit i rëndësishëm për Celentano edhe për një tjetër arsye: njihet me Miki Del Prete, që me kalimin e viteve do të bëhet një ndër bashkëpunëtorët më të vlerësuar.

Shërbimi ushtarak dhe 24.000 ‘puthjet’
Në fund të marsit 1960, Guertler vendos të publikoj 33 xhirot e para të Celentanos, duke e titulluar Adriano Celentano me Giulio Libano dhe orkestrën e tij: disku përmban disa këngë të publikuara si ‘Il tuo bacio è come un rock’ si dhe ‘Personality’ dhe ‘Il mondo gira’. Të njëjtës periudhë i përket edhe disku i inicizuar me këngëtaren Anita Traversi, që interpretojnë këngën Piccola dhe Ritorna lo shimmy.

Viti 1960 është edhe periudha kur morri pjesë në filmin ‘La dolce vita’ të Federico Fellini, që i kërkon Molleggiato të interpretojë një ndër këngët e tij në një skenë të ambientuar në një lokal romantik, Adriano, me Ribelli, këndon Ready teddy, dhe interpretimi i tij vlerësohet në mënyrë të veçantë nga regjisori. Në 30 nëntor publikohet Furore, albumi i dytë i Celentano.

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Images?q=tbn:ANd9GcRUsyzfIverU-bLFPEFprKUjjJ1K_9cKXsoGFulPtl7mKTB9lWNQg

Pak javë pas daljes së këtij disku, Celentano duhej të nisej për shërbimin e detyruar ushtarak. Në shkurt të vitit ’61 Celentano duhej të merrte pjesë në Festivalin e Sanremo, por që ishte ushtar, kishte nevojë për një leje speciale, që atëherë duhej të firmosej nga ministri i mbrojtjes, Giulio Andreotti. Në Festival Adriano takohet me mikun e tij të vjetër Little Tony, dhe është në duet me të kur prezanton Ventiquattromila baci (këngë që ishte shkruar nga Pietro Vivarelli dhe Lucio Fulci me muzikë të Celentano);

Adriano skandalizon publikun duke i kthyer kurrizin dhe ndryshon qëndrim pasi orkestra ndryshon muzikë, por kënga e tij “Ventiquattromila baci” renditet e dyta dhe shitja e disqeve fal kësaj kënge arriti në miliona kopje. Një tjetër sukses i po këtij viti, është edhe kënga, ‘Nata per me’, ku Celentano largohet nga roku për t’iu bashkuar muzikës më melodike. Në të njëjtën kohë, në muajin maj ka fituar çmimin ‘La Stella d’Oro’, që duhej ta merrte së bashku me Claudio Villa, por pikërisht në këtë periudhë dënohet pesë ditë me burgim.

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Images?q=tbn:ANd9GcTWm-mlN-HSYU1K6vG5AKGyI05_XL-ewP82GmORHZgkoUt30cbYdw

Emri i artit të Claudia Moroni, aktores dhe këngëtares që ka lindur në Romë në 12 shkurt të vitit 1944. Takohet me Celentanon gjatë xhirimeve të “Uno strano tipo” dhe që nga ai moment jetojnë së bashku. Në vitin 1964 martohen fshehurazi natën, në kishën e San Francesco në Grosseto. Nga kjo martesë lindin tre fëmijë: Rosita në 1965, Giacomo 1966, Rosalinda në 1968. Nga viti 1991 Claudia Mori është administratore e deleguar e shtëpisë diskografike të familjes, Clan Celentano srl.

Në 1982 publikon një libër autobiografik me bashkëpunimin e Maria Ripa të Meana: “Parajsa është një kalë i bardhë që nuk djersin kurrë”. Celentano vazhdonte të ishte i përqendruar për të qenë gjithnjë i angazhuar me kinemanë. Realizon dy albume, “I miei americani…” dhe “I miei americani 2″ ku ripropozon tekste italiane këngë ultra të famshme si Susanna, Questo vecchio pazzo mondo (Eye of distructions), Il contadino (Hold on i’m coming), Sei nel mio destino (You are my destiny) dhe shumë të tjera. Dy albumet arritën një sukses tepër të madh me rreth gjysmë milioni kopje të shitura.

Filmi i paharrueshëm i këtyre viteve është Joan Lui, një muzikal i shkruar, drejtuar, montuar me muzikë, skenar dhe interpretim nga Adriano, që kushtoi rreth 20 milionë lira dhe ishte fryti i punës tetë muaj. Nuk arriti ndonjë sukses të madh në publik dhe u cilësua nga kritika, si një ndër realizimet më pak të arritura në kinemanë italiane, ndërsa në sallat italiane qëndroi për 2 javë, ku më pas u hoq nga vet Celentano. E kundërta ndodhi në Rusi, filmi ishte një kolosal i vërtetë.

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 0

Madje Adriano arriti të mposhte frikën e tij historike për udhëtimin në avion dhe shkoi në Moskë për ta publikuar dhe më pas për t’u vlerësuar. Filmi ndoshta prezantohej si një vepër e tepërt në lidhje me kohën e atëhershme. Në televizion Celentano ishte protagonist i “Fantastico 8 “. Gjysma e dytë e viteve ’80 është edhe periudha e krizës martesore për Celentanon me Claudia Mori.

Për disa vite të dy jetuan të ndarë dhe flitej për divorc. Në vitin 1985 të dy shfaqen në serialin e Joan Lui dhe kriza mesa dukej i përkiste të kaluarës. Në fakt kështu, çifti vazhdon edhe ditët e sotme të jetojë i lumtur.

Nga viti 1987 e deri 1990 ishte një periudhë pushimi për Adrianon, i cili nuk realizoi asnjë album. Në vitin 1991 kthehet me albumin e titulluar “Il re degli ignoranti” i shoqëruar nga libri me të njëjtin titull. Albumi rezultoi një sukses i vërtetë me 500.000 kopje të shitura, por nuk është një ndër më të kujtuarit për këngëtarin. Në vitin 1992 shfaqet tek Rai 3. Në vitin 1994 kthehet me një album tepër të veçantë: “Quel Punto”. Teksti i këngës së njëjtë ka qenë tepër e kritikuar në lidhje me temën e trajtuar.

Albumi hiqet nga tregu për probleme shtypshkrimi pak javë më pas dhe shet 100.000 kopje. Viti 1994 konsiderohet si viti i rikthimit të tij “live”. Ndërmerr një turne evropian duke filluar nga Berlini dhe arrin një sukses të paparë, por edhe polemikat nuk mbeten pas. Për momentin do të jetë i vetmi turne i Celentanos. Në vitin 1996 realizon albumin “Arrivano gli uomini” të shoqëruar nga videoklipi që u transmetua tek Rai Uno.

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Images?q=tbn:ANd9GcSL6MgkoHGhT8P9WtidqMdYilAyuZ_pCehDzUZg2MfkFH2xZSvWZg

Albumi nuk arriti të shitej më tepër sesa 150.000 kopje. Kjo mënyrë e krijimit të muzikës së Celentano rezultoi artistikisht e vlefshme (si për melodinë, ashtu edhe për tekstet që preknin të gjitha temat e së përditshmes). Në vitin 1997 interpreton përpara Papa Giovanni Paolo II me rastin e koncertit për Meeting Eucaristico në Bolonja. Në vitin 1999 drejton një program televiziv me të cilin fiton çmimin televiziv ndërkombëtar të Montreux “Rose d’argent” në kategorinë “variete”. Gjithsesi Celentano mbetet përgjithmonë një personazh kult, që ishte në gjendje të tërhiqte vëmendjen e miliona personave në ‘diskutimet’ e tij televizive, ku kurrë nuk arriti të hiqte dorë nga roli i tij të predikuesit.

Në 1998, inçizoi një këngë me një tjetër këngëtare të madhe dhe mike të përjetshme, që thuajse së bashku me të hedh hapat e parë në muzikën e lehtë: Mina; disku nuk është shumë ekzaltues, u shprehën shumë kritikë, por arriti një sukses të paparë me shitjen e 1.600.000 kopjeve (në kopertinën e albumit Adriano dhe Mina shfaqen si rosak) që u transmetua tek RaiUno. Vitin pasues, me Mogol dhe Gianni Bella, realizoi ndër të tjera shitjen e (rreth 2.000.000 kopje) të albumit që u konsiderua ai i ‘rilindjes’ artistike të Adrianos në publik. Albumi është një perlë e vërtetë.

‘Gelosia’, ‘L’emozione non ha voce’, ‘L’arcobaleno’ e shkruar nga Mogol dhe që i dedikohej Lucio Battistit si dhe ‘Senza amore’ nga i riu Carlo Mazzoni i dhanë këtij albumi për shumë kohë vendin e parë në listën e ‘hit parade’. Adriano e shoqëroi diskun me një shoë, që u transmetua tek RaiUno, “Francamente me ne infischio” pranë bukuroshes Francesca Neri. Shumë fansa mezi pritën të dëgjonin zërin e tij, që u rikthye pas 8 vitesh dhe u transmetua tek Svalutation (Rai pjesët 3, 2 ,1992), program i shoqëruar nga kritika të njohura. Data 10 nëntor 2006, e gjen Celentanon në një përmbledhje prej 42 këngësh që nga viti 1957 e deri në ditët e sotme.

Këtu të spikatura kanë qenë këngët jo shumë të njohura si “Miseria nera” dhe “L’unica chance” por që u bënë të famshme për temat aktuale që trajtonin dhe bënin pjesë në repertorin e vjetër të tij. Në këtë përmbledhje i pranishëm ka qenë edhe dueti me Paul Anka në këngën e “Diana”…bëhet tani “Oh Diana” me tekstin në italisht të Mogol dhe të vet Celentanos. Përmbledhja nuk është shitur vetëm në supermarket dhe në dyqanet e specializuar për këngët, por edhe në zyrat postare.

Në datën 2 dhjetor 2006 Adriano ftohet në Rai Tre në sallonin e Fabio Fazio dhe kësaj radha numri i dëgjuesve ishte tepër i lartë dhe suksesi i tij ishte i jashtëzakonshëm që vazhdon të mbështetet me suksesin e shitjes së diskut në publik, përmbledhja me këngë renditet në vendin e tretë të klasifikimit FIMI që në javën e parë për të vazhduar më pas renditjen në vend të parë të dhjetëshes më të mirë italiane. Sipas revistës Musica&Dischi nga periudha e 15 dhjetorit deri më 15 janar 2007 janë shitur rreth 350.000 kopje.

Në 20 tetor 2005 fillon tek RaiUno transmetimi i show televiziv ‘Rockpolitik’. Celentano merr nga Rai “kartën e bardhë” në lidhje me tekstet dhe projektin në përgjithësi. Si zakonisht edhe ky program arriti një sukses të madh duke arritur një numër rekord dëgjuesish me një mesatare rreth 46% në katër pjesë. Por, gjatë shfaqjes së tij ai nuk ka cituar dhe ftuar asnjë nga rokerat.

Maksimumi i shikuesve është shënuar në pjesën e dytë së bashku me Roberto Benigni, ku e kanë ndjekur rreth 16 milionë persona dhe në fund me Eros Ramazzotti me rreth 70%. Janë për të kujtuar edhe të ftuarit Gerard Depardieu, Valentino Rossi, Franco Battiato, Riccardo Cocciante, Patty Smith, Eurytmhics dhe Carlos Santana. Në 20 nëntor 2006 del në treg një libër i njëjtë i shkruar nga Celentano dhe Mariuccia Ciotta që tregon gjithë historinë (dhe ndonjë prapaskenë) të programit.

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Images?q=tbn:ANd9GcTZx7aDsGX_CpVOTVUdQGx4SIUmCZd2TUn0HObU_9MX3MK5wU9W

Para 2 ditesh,Adriano Çelanto lanncoi albumin e tij “Façiamo finta che sia vero”, ku këngët “Non so piu cosa fare” dhe “Ti penso e Zambia il mondo” u kthyen në këngët më të kërkuara të momentit dhe albumi po thyen rekorde të shumta. Gjithashtu gjatë këtij viti Çelentano ishte edhe i ftuar special i San Remos ku hapi polemika drejt politikës dhe Vatikanit. Ndërkohë që ai bëri bujë edhe me bujë edhe me një veprim. Pagesën e kripur që i paguan drejtuesit e San Remos ai dërgoi për bamirësi.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Thu Oct 18, 2012 6:55 pm


Averroes


ʾAbū l-Walīd Muḥammad bin ʾAḥmad bin Rušd


Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 250px-BAE09705

ʾAbū l-Walīd Muḥammad bin ʾAḥmad bin Rušd ose Averroes i lindur në Kordobë më 1126, Averroes-i fillon shum herët i iniciuar nga i ati kadi (gjykatës) i qytetit, mëson jurisprudencën dhe teologjinë. Mëtej, studion fizikën, mjekësinë, astrologjinë, filozofinë dhe matematikën, kurse nga i ati nxuni një njohuri të lartë në lëmine e Hadithit (Traditë e bazuar në fjalët, punët dhe sjelljet e Profetit) dhe Fikhut (e Drejta Islame).

Jeta e tij e gjallërishme ndahet në mes Kordobës dhe Marakeshit et Fezit. Gjykatës me ndikim, reformon administratën e drejtësisë në Marakesh : Bëhet mjek i njohur i princërve me ndikim kështuqë i ik të halleve që i vijnë për pikëpamjet e tija filozofike. Përpilon në një traktat në mjekësi (Colliget në latinisht që faktikisht është marr nga vet titulli në arabisht "Colijat")) , që e bëri të njohur.

Por, janë komentet e tija mbi Aristotelin që e bënë me emër të famshëm. Ia kushton tërë jetën filozofit grek. Kërkon të gjejë kuptimin origjinal duke i mënjanuar të gjitha interpretimet e bëra gjer m’atherë. E përvetëson me një zhytje të fuqishme e kështu ndërton sistemin që mban shenjën e tij personale. Më së shumti interesohet për zanafillën e qenieve. Sipas tij Aristoteli pretendon se asgjë nuk vjen nga hiçi dhe se as forma e as materia nuk janë të krijuara. Lëvizja qenka pra e përjetshme dhe e vazhdimshme : kjo është doktrina e përjetshmërisë së materies.

E dallon tek njeriu intelektin pasifdhe intelektin aktiv. Ky do të gjindet përtej individit, i është mbi të i mëparshëm, i jashtëm pasiqë është i pavdekshëm. Pavdekshmëria qenka pra atribut i gjinisë e jo i individit. Ky dallim çon Averroen të ndaj radikalisht arsyen dhe besimin, shndritjet (Nuri) e Shfaqjes nga se dhe janë të arritshëm vetëm për intelektin aktiv ; që Thomas d’Aquin-i do të mundohet ti bashkëngjis, duke themeluar teologjinë si shkencë racionale.

Këta doktrina filozofike do të ngrenë debate të zjarrta në botën e krishterë dhe do të gjejnë përafrisht po aq disipuj sa edhe kundërshtarë. Tendencat për t’i ndarë arsyen dhe besimin ngritës të dy rregujve të së vërtetës së veçantë, rrezikonte të shkatërroj mundin e tyre që përkundrazi, dëshironin, të pajtojnë, nëpërmjet Aristotelit diturinë profane dhe besimin e shpallur. Parimet e Averroesit të konsideruara si të rrezikshmem më në fund do të injorohen nga kisha më 1240, dhe akoma më 1513. Kjo tregon ndikimin e konsiderueshëm të filozofit arab ne Perëndim, sidomos në shkallat e Mesjetës.

I dënuar gjatë jetës nga feja islame e cila e qortonte se deformon parimet e fesë, Averoes detyrohet të ik, të fshihet,të jetoj në ilegalitet dhe skamje, gjer kur u ftua në Marakesh ku edhe vdes i rehabilituar, më 1198.

Averoesi - emri i plotë arab i të cilit është Abu al Valid ibn Ahmad ibn Muhammad ibn Rushit - lindi më 1126 në Kordovë-Spanjë. Fëmijërinë dhe rininë i kaloi në këtë qytet të kalifatit, që ishte atëherë një qendër shumë e madhe e kulturës arabo-islamike dhe që dallohej për pasurinë e jashtëzakonshme të bibliotekave të saj të shumta. Babai dhe gjyshi i tij ishin gjykatës (aadis) me emër në qytet. Averoesi studioi teologjinë islamike, drejtësi dhe mjekësi, duke u interesuar edhe për matematikën, astronominë dhe sidomos për filozofinë. Në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare u nis për në Marakesh, ku u njoh me kalifin almohad Abu Ja qub Jusuf, falë rekomandimit të mjekut vetjak të kalifit, Ibn Tufavl.

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Averroes

Averoesi, me kërkesë të Abu Jusufit, përpiloi komentet e tij të famshme mbi shkrimet e Aristotelit, duke qenë se kalifi iu lut t'ia bënte më të kuptueshme veprën e filozofit grek. Më 1169, Averoesi u emërua kadi në Sevilje, pastaj më 1171 në Kordovë. Më 1182, kalifi e thirri si mjek vetjak në vend të Ibn Tufavl-it të vdekur në Marakesh; më vonë, ai u emërua "gjykatësi i madh" në Kordovë. Averoesi vlerësohej shumë në Oborr nën mbretërimin e pasardhësit të Abu Jusufit, Jaqub al-Mansur, deri kur kvy i fundit, me nxitjen e besimtarëve të devotshëm, i ndaloi më 1195 shkrimet e tij, si fyerje ndaj Zotit. Filozofi u detyrua të migronte në Luecena, pranë Kordovës.

Shkrimet e tij u dogjën publikisht, së bashku me libra të tjerë të logjikës dhe të filozofisë. Kundërshtarët e tij fetarë shihnin në këto punime rrezikun e lartësimit të arsyes, pra përbuzjen e ligjit fetar dhe të Zbilomit. Megjithatë, më 1197 Jaqub al-Mansuri e thirri Averoesin në Marakesh, ku do të vdiste pak më vonë, më 11 dhjetor 1198. Komentet mbi Aristotein, të përkthvera me shpejtësi në latinisht pas vdekjes së tij, patën një ndikim të madh në zhvillimin e mendimit të krishterë dhe hebre. Ky ndikim i filozofisë së Averoesit nuk u kufizua vetëm në Mesjetë, por u shtri deri në Rilindje.

Përkthime të shumta - në latinisht, por edhe në hebraisht - dëshmojnë për një interesim të vazhdueshëm për mendimin e tij në shekujt që pasuan. Krahas komenteve mbi Aristotelin, puna më e rëndësishme e Averoesit ishte lufta kundër teologut persian Al-Ghazali; kritikës së tij të filozofisë, të shprehur kryesisht te Tahafut al-falasifa (Destructio philosophorum), Averoesi iu përgjigj nëpërmjet veprës Tahafut al-tahafut (Destructio destructionis). Averoesi përpiloi edhe shumë shkrime juridike, teologjike dhe mjekësore, mes të cilave edhe një doracak të madh të mjekësisë. Krahas filozofsë arabo-islamike, shohim të lindë gjithashtu - sidomos në Spanjë - një filozofi hebreje, që shprehej në hebraisht.

Duke u dalluar nga mistika kabale, e ndikuar nga neoplatonizmi, ajo u kthye gjithashtu drejt mendimit të Aristotelit.Maimonidi (Moshe ben Majmon, 1135-1204), bashkëkohës i Averoesit dhe banues si ai në Kordovë, shprehte pikëpamje të krahasueshme me ato të Avicenës, duke u kujdesur të shmangte çdo konflikt midis fesë dhe filozofsë.

Gersonidi (Levi ben Gershon, viti 1288 - rreth vitit 1344), hebre nga Langëduku, shtjelloi një aristotelizëm më rrënjësor, të ngjashëm me atë të Averoesit. Bashkësitë hebreje të Spanjës myslimane, duke qenë në lidhje të ngushtë me ato të Spanjës së krishterë dhe të jugut të Francës, ndikuan gjerësisht në përhapjen e skkencës arabo-islamike në Europën e krishterë.

Filozofi Abu Bakr Muhammad Ibn Tufail (skekulli XII), vezir dke mjek i kalifit Abu Jusuf dhe mësues i Averoesit, kishte shprehur konceptin e fesë së natyrshme në një roman alegorik të titulluar "I gjalli, bir i Syçelurit" (domethënë i Zotit). Romani është historia simbolike e një fëmije që rritet vetëm në një ishull të shkretë, dhe që arrin te feja e natyrshme nëpërmjet ushtrimit të pastër të vëzhgimit dhe të mendimit.

Kur i Gjalli arrin mes njerëzve, vëren me një zhgënjim të pa matë deri në ç'pikë ishte trashanik mendimi fetar i masës. Romani i Ibn Tufajlit njohu një sukses të madh në Europë, në shekullin XVII dhe sidomos në Skekullin e Dritave, atëherë kur ideja e "fesë së natyrshme" u bë shumë popullore. Kulmi i filozofise dhe i shkertcës europiane, me skolastikën e lartë të Mesjetës (faza e dvtë e shkollës), i detvrohet - mes të tjerash - rizbulimit të aristotelizmit, si në metodën e mendimit, po ashtu edhe në zgjerimin e horizontit të njohjeve.

Megjithatë, mësuesit e skolastikës u detvrohen filozofëve dhe dijetarëve arabo-mvslimanë për gjithçka që mësuan përsëri mbi Aristotelin, por veçanërisht i detvrohen Averroesit (Abu al-Valid ibn Rushd), që jetoi dhe punoi në shekullin XII në Kordovë. Islami, më shumë se krishterimi në Europë, kishte mbledhur trashëgiminë e kulturës antike në pjesën e botës së pushtuar nga ushtritë arabo-islamike.

Që prej themelimit të kalifatit të omajadëve në Damask, në shekullin VII, dijetarët myslimanë ishin hedhur tërë pasion për studimin e autorëve grekë. Atyre u vinte në ndihmë edhe bashkëpunimi me dijetarët bizantinë, të tillë si Shën Gjon Damashena (fundi i shekullit VII - rreth vitit 749), një atë i rëndësishëm i Kishës greke, që kryente paralelisht funksione të dorës së parë në qeverisjen e omajadëve. Ata përkthenin tekstet e filozofëve grekë në arabisht, gjuhë nga e cila ata kishin marrë drejtpërsëdrejti fjalë të tilla si falsafa ("filozofi"). Një nga kulmet e para të filozofisë arabo-myslimane u shënua në kohën e kalifatit abasid, me punimet e mjekut dhe filozofit persian Avicena (Abu Ali al-Husain ibn Allah ibn Sina, 980-1037).

Avicena njihte jo vetëm logjikën dhe metafizikën, por edhe shkrimet shkencore të Aristotelit, mbi bazën e të cilave vazhdoi kërkimet vetjake në shkencat natyrore. Si shumica e filozofëve të Antikitetit të vonshëm, ai e shihte Aristotelin përmes një ekrani platonik, në mënyrë të tillë sa u dha pas spekulimeve mistike mbi zhvillimin e botës, duke u nisur nga përsosja absolute e Hyjnorit dhe mbi dëshirën për të dalë nga bota e për t'u kthyer në këtë zanafillë hyjnore.

Megjithatë, si aristotelas i mirë, ai nuk dyshonte aspak për realitetin dhe pavarësinë e botës materiale, megjithëse, për arsye të dogmës së Krijimit, mohonte se Zoti mund të qe një lëndë që bashkonte formën dhe materien, shpirtin dhe materien.Për këtë, Zoti, shpirti i pastër, murid të krijonte materien duke u riisur nga hiçi.

Duke kombinuar në këtë mënyrë metafizikën platonike dhe aristoteliane për të përkufizuar karakterin e koncepteve të përgjithshme (të famshmet "konceptet universale"), Avicena arriti të përpunonte një formulë shumë të baraspeshuar, që shmangu në filozofinë arabo-islamike "grindjen e koncepteve universale", si ajo që kishte njohur skolastika perëndimore.

Kjo formulë i ngjan asaj që Abelardi do të arrinte rreth një shekull më vonë: konceptet universale ekzistojnë te Zoti përjetësisht, si entitete të pastra shpirtërore "para gjësë" (ante rem). Ato ekzistojnë gjithashtu "te gjëja" ( in re), realisht, por atëherë janë të pandashme nga nënshtresa e tyre materiale. Konceptet universale ekzistojnë në njohjen tonë "pas gjësë" (post rem).

Avicena u bë objekt i armiqësisë së ortodoksisë islamike, sepse feja e tij "filozofike" nuk kishte, me thënë të vërtetën, asnjë nevojë për një Zbulim përmes gojës së Profetit. Një brez pas Avicenës, persiani Abu Hamid Muhammad al-Ghazali (1058-1111), që qe ndoshta teologu më i rëndësishëm i islamit, shkroi një libër të përkthyer në latinisht, nën titullin domethënës Destructio philosophorum (Inkoherenca e filozofëve). Aty ai dyshon tërësisht se filozofia mund të njohë diçka jashtë vetvetes: e vërteta ndodhet vetëm te feja, arsyetimi filozofik mund të vihet në shërbim të fesë së zbuluar.

Averoesi mbajti një qëndrim krejt të kundërt nga ai i Al-Ghazalit në një vepër të përkthyer gjithashtu në latinisht, me titullin Destructio destructionis (Inkoherenca e inkoherencës); këtu dhe te vepra tjetër e tij, Metafizika, i pakënaqur për rivlerësimin e Avicenës, i kthehet përsëri më qartësisht Aristotelit, të cilin e mburr si pararendësi i diturisë së kapshme të njeriut, të dërguar nga Providenca.

Ai e çliron doktrinën aristoteliane nga zhelet platonike dhe fetare, me të cilat ishte pispillosur, duke rivlerësuar në njësinë e tij konceptin e lëndës, që nuk njihte asnjë përjashtim - madje as para Zotit si "nxitësi i parë" - dhe arriti në përfundimin se materia është gjithashtu e përjetshme si shpirti.

Nga ana tjetër, individët janë jetëshkurtër dhe kalimtarë, ashtu si shpirti njerëzor i lidhur me trupin. Nuk ka pavdekësi vetjake; vetëm shpirti është i pavdekshëm, por ai nuk është vetjak. Megjithatë ai dëshiron entitete përherë e më shpirtërore. Në kuptimin e një feje thjesht filozofike, Averoesi thekson çastin e një zhvillimi që i përkiste doktrinës aristoteliane të entelekie-s: forma, e përmbajtur si farë te materia, arrin një zhvillim përherë e më të qartë nën efektin e formës më të lartë.

Me fjalë të tjera, shfrytëzimi i botës nga njeriu bën që kjo botë të jetë përherë më e thelluar, më e përpunuar, më shpirtërore. Dhe njeriu nuk do të vepronte në këtë mënyrë mbi format më të ulëta, në qoftë se forma më e lartë - domethënë Zoti - nuk do të kërkonte të njihej si i tillë.

Averroes e konsideronte Aristotelin si më të madhin e të gjithë filozofëve, duke arritur sa të thoshte se natyra e ka krijuar atë si një model të përsosmërisë njerëzore. Për këtë arsye, Averroes i strukturoi të gjitha veprat e tij sipas teksteve dhe ideve të Aristotelit.

Në disa pika ai nuk ishte dakord me Avicennën. Ndërsa Avicenna argumentonte se krijimi është i përjetshëm dhe i domosdoshëm, Arrevoes mohonte idenë e krijimit duke thënë se filozofia nuk e njeh një qëndrim të tillë, i cili është thjesht një mësim i fesë. Averrroes gjithashtu mohonte dallimin midis thelbit dhe ekzistencës, duke thënë se nuk ka dallim real midis tyre (kjo e çoi Avicenën në dallimin midis intelektit të mundshëm dhe intelektit aktiv), por kemi vetëm një dallim logjik për qëllimet e analizës. Më tej, Averroes thoshte se forma e njeriut është shpirti; por shpirti është një formë materiale dhe jo shpirtërore.

Si i tillë, shpirti material është njësoj i vdekshëm si trupi, kështu që pas vdekjes asgjë nuk mbijeton. Ajo që i jep njeriut një status të veçantë midis kafshëve është se, ndryshe nga kafshët më të ulëta, njeriu është i bashkuar nëpërmjet njohjes me intelektin aktiv. Ndryshe nga Avicenna, i cili thoshte se çdo njeri ka një intelekt të mundshëm, një fuqi shpirtërore unike në vetvete, ndërsa për të gjithë njerëzit ekziston një inteligjencë aktive e njëjtë, Averroes mohonte atë që njerëzit kanë intelekt të shkëputur të mundshëm.

Kështu ai e përjashtonte lokalizimin e njohjes njerëzore tek intelekti aktiv universal dhe mohonte doktrinën e pavdekësisë. Nuk është për t'u çuditur që mendimtarët kristianë mendonin se mësimet e tij ishin mohim i fesë. Megjithatë, ndikimi i tij ishte aq i madh, sa Akuini vazhdimisht i referohet veprave të tij. Më tej, Averroes kishte pak respekt për teologjinë dhe u ndal shumë në dallimin e filozofisë me teologjinë; e besimit me arsyen.

Filozofia dhe teologjia, thotë Averroes, kanë secila nga një funksion, sepse ato respektivisht u shërbejnë llojeve të ndryshëm të njerëzve. Ai dallonte tre grupe njerëzish. Shumica e njerëzve jetojnë mbi bazën e imagjinatës dhe jo mbi bazën e arsyes. Ata qëndrojnë të virtytshëm nga frika që ju komunikojnë predikuesit elokuentë. Filozofët, përkundrazi nuk kanë nevojë për kërcënim, sepse ata motivohen nga dijet e tyre. Megjithse feja dhe filozofia, në përgjithësi punojnë për të njëjtin qëllim, ato transmetojnë përmbajtje të ndryshme dhe, në këtë kuptim, të vërteta të ndryshme. Këto të vërteta nuk është e domosdoshme që të kundërshtojnë njëra-tjetrën.

Ato thjesht janë lloje të ndryshme. Kështu grupi i parë përbëhet nga ata të cilët drejtohen më shumë nga format dramatike të mendimit sesa nga arsyeja. Grupi i dytë është grupi i teologëve, i cili ndryshon nga grupi i parë vetëm se përpiqen të sigurojnë një mbështetje intelektuale si justifikim për të njëjtat besime fetare.

Duke pasur paragjykime, ata mendojnë duke u mbështetur në pohime të pandryshueshme, kështu që nuk mund të arrijnë të vërtetën, megjithëse kanë disa nocione për fuqinë e arsyes. Grupi i tretë dhe superior përbëhet nga filozofët, të cilët janë një minoritet i vogël. Ata janë të aftë të vlerësojnë të vërtetën, të cilën janë duke e kërkuar personat fetarë dhe teologët racionalë, por ata nuk shikojnë ndonjë arsye që të përpiqen ta gjejnë këtë të vërtetë nëpërmjet perspektivës së pashmangshme dhe indirekte të fesë. Filozofët e njohin të vërtetën direkt.

Averroes mendonte se besimet fetare kanë një funksion shoqëror, sepse ata i bëjnë të vërtetat filozofike të pranueshme për mendjet që nuk janë të afta për mendimin filozofik. Megjithatë, ai mendonte se teologët, në krahasim me masën, duhet të dinë më mirë, se zbatimi i fuqisë së arsyes së sofistikuar mbi një çështje si feja, kjo është nga natyra një shmangie, megjithëse jo në një kontraditë të domosdoshme nga arsyeja.

Kureshti nga jeta e filozofit

Averoesi e plotësoi punën e filluar nga Avicena: bëri përsëri të kapshme, për intelektualët e Mesjetës, shkencën antike të Aristotelit. Për këtë duhej të tregonte se mendimi antik nuk ishte në kundërshtim me konceptet e islamit dhe të krishterimit mesjetar, por se ishte shprehje e një feje "të natyrshme".

Averoesi përveç filozofisë studioi edhe teologjinë, shkencat juridike dhe medicinën. Është një nga komentatorët më të shquar të Aristotelit («Aristoteli e shpjegoi natyrën kurse Averoesi - Aristotelin»). Ndonëse konsiderohej vetëm nxënës i Aristotelit, të cilit nuk i nevojiten kurrfarë korrigjimesh por mbrojtja nga interpretimet e ndryshme disproporcionale, prapëseprapë e interpretoi vetë në mënyrë origjinale duke theksuar orientimin materialist.

Bota materiale nuk ka as fillim as mbarim në kohë, mirëpo nga aspekti i kohës është e kufizuar. Lëvizja është e përhershme dhe e pandërprerë, gjithmonë e shkaktuar nga lëvizja e mëparshme. Ndërkaq, lëvizjes i nevojitet substrati, kurse Averoesi konsideron se ky substrat i përhershëm dhe universal i lëvizjes është materia. Materia e parë as nuk është krijuar as nuk zhduket.

Lidhur me çështjen e raportit ndërmjet shkencës dhe teologjisë, Averoesi është një nga themeluesit e mësimit mbi të vërtetën e dyfishtë, qëllimi i së cilës është emancipimi i caktuar i shkencës, dhënia e autonomisë dhe e lirisë së caktuar shkencave nga tutorizmi i doktrinës teologjike.Doktrinën e tij e kritikoi ashpër Universiteti i Parisit në vitin 1240 dhe papa Leoni (1519). Përveç komentimeve të mëdha dhe origjinale për veprat e Aristotelit, është i njohur edhe shqyrtimi Kulyat, i cili konsiderohej për një kohë të gjatë si shembull klasik në medicinë.

Citate

Kjo pikë (kur flitet për shpirtin) është aq e vështirë sa që po të mos ishte Aristoteli të kishte folur do të qe shum e vështirë ; po dhe ndoshta pamundësishme të zbulohe – ose së paku nëse do të gjindej njëtjetër si Aristoteli. Unë mendoj se ky njeri ka qenë (...) mostër që nayra e ka krijuar për të pa se gjer ku mund te shkoj përsosuria njerëzore në këto lëmi.

Arsyeja njerëzore është e paaftë të kap SI-në e operacioneve të natyrës nëpërmes të së cilave trupat qiellorë burojnë nga Parimi i parë edhe pse ajo na vërteton ekzistencën.

I verbëri dredhon gropën ku tejkqyrësi bien lehtë.

Njeriu që mendon dhe që kërkon - filozofi - luan një rol krejt të veçantë në botë. Ai qëndron mbi masën që arrin tek e vërteta vetëm përmes shëmbëlltyrave të thjeshta të fesë popullore; kjo e vërtetë nuk është e rreme, por e paplotë. Kështu, në të njëjtën kohë, feja filozofike është një fe e natyrshme.

Në Oborrin e kalifit të Kordovës, Averoesi kishte një vend kryesor si mjek, jurist dhe filozof. Por ai ishte larguar pak si tepër nga ortodoksia islamike dhe u detyrua të mërgonte shumë herë, për t'u shpëtuar kërcnimeve dhe intrigave të fanatikëve; ai vdiq më 1198, në Marakesh.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Mon Oct 29, 2012 6:48 pm


Muhamet Aliu i Egjiptit




Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 297137_4129715035057_1163501270_n


Mehmet Ali Pasha lindi 1769 dhe vdiq më 2 gusht 1849 në Aleksandria. Ai ishte sundimtar shqiptar dhe konsiderohet themeluesi i shtetit të Egjiptit modern.

Mehmet Ali Pasha (1769-1849) i njohur me emrin MUHAMED ALIU I EGJIPTIT, lindi në Kavalla. Ai ka lindur në një familje të thjeshtë shqiptare, dhe për njëfarë kohe është marrë me tregti. Më vonë, ai ka vendosur që t'i bashkohet ushtrisë së perandorisë osmane. Për Mehmet Aliun tregohet se edhe pse nuk ka ditur të shkruajë dhe të lexojë ai ka qenë një njeri me mençuri të lindur, gjë e cila e drejtoi të bëjë karrierë në ushtrinë osmane.

Në periudhën kur Napoleon Bonaparti pushtoi Egjiptin i cili ishte pjesë e perandorisë osmane, Mehmet Aliu, në krye të një batalioni me shqiptar, marshoi drejt tij. Pas çlirimit të Egjiptit dhe mosmarrëveshjeve të ndryshme civile në vend, në vitin 1805 Mehmet Aliu me ferman nga Sulltani u emërua Guvernator i Egjiptit dhe ju dha titulli “Pasha”.

Duke parë situatën e prapambetur të Egjiptit të asaj kohë, në vitin 1811, Mehmet Aliu filloi zhvillimin e vendit. Konfliktet me çifligarët vendas (Mamlukët), intrigat dhe mosbindja e tyre nxiti Mehmet Aliun të vepronte me dorë të fortë. Me rastin e dërgimit të birit të tij Tosum Pasha në Arabi kundër "Vehabive" ai organizoi një darkë të njohur në histori me të gjithë parinë vendase Mamluke. Pasi i ftoi Mamlukët në kështjellën e tij, Mehmet Aliu urdhëroi që të ekzekutoheshin të gjithë kundërshtarë t e tij, afërsisht 1000 vetë të cilët ishin ftuar atë natë në kështjellë. Me këtë veprim, Mehmet Aliu e siguroi njëherë e përgjithmonë pushtetin e tij mbi Egjiptin e kohës duke arritur ti eliminojë rivalë t e tij në një mbrëmje.

Nga ditët e marrjes së Egjiptit e deri në ditët e fundit të jetës së tij, Mehmet Aliu, me ndihmën e djemve të tij zhvilloi mjaft beteja të suksesshme të cilat i dhanë emër dhe famë ndërkombëtare.

Nga vitet 1820 deri më 1822 Mehmet Aliu filloi ekspeditat kundër Sudanit, dhe në 1823 themeloi shtetin e Sudanit me Khartumin si kryeqytet të tij. Më 1824, si rrjedhojë e kryengritjeve në Greqi, Sulltan Mahmudi i II thirri në ndihmë Mehmet Aliun, i cili dërgoi në krye të ekspeditës djalin e tij, Ibrahim Pasha. Pas kësaj kësaj fitoreje, Mehmet Aliu u shpërblye nga Sulltani me emërimin si Guvernator i Kretës.

Fuqitë e mëdha (Britania e Madhe, Franca, Rusia), duke parë shtrirjen e gjerë që Mehmet Aliu pati që nga Sudani e deri në Kretë, më 1827 dërguan armatat e tyre për të luftuar Ibrahim Pashën, të birin e Mehmet Aliut, i cili pas përplasjes me fuqitë e mëdha u thye...

Mbeturinat mamluke që kishin lënë Egjiptin pas goditjes së Mehmet Aliut, që nga Siria kryenin akte sabotazhi kundër tij. Për këtë arsye në 1831 Mehmet Aliu pushtoi Sirinë.

Ky “zgjerim” i pushtetit Mehmet Aliut e futi atë në konflikt me Sulltan Mahmudin. Pas betejës së 1839 djali i Mehmet Aliut, Ibrahim Pasha, theu ushtrinë Osmane dhe filloi marshimin për në Anadoll, ku sipas shumë historianëve ambiciet e Mehmet Aliut ishin që ai të shpallej Sulltan i perandorisë osmane. Forca dhe vitaliteti i Mehmet Aliut bëri që fuqitë e mëdha ta kërcënojnë Mehmet Aliun që të mos avanconte me tej.

Pas kësaj përpjekje të fundit, Mehmet Aliu u tërhoq në Egjipt ku gjenerata e nipërve të tij udhëhoqi deri në vitin 1952.

Shqiptari Mehmet Ali, përvec betejave të suksesshme, konsiderohet si i pari modernizues i botes islame. Ai ishte i pari që futi shtypshkronjën, ndërtoi fabrika dhe sisteme moderne për shtetet ku ai udhëhoqi. Në veçanti, vepra të Mehmet Aliut që vlejnë për tu theksuar janë krijimi i Egjiptit si shtet modern.

Krijimi i Sudanit si shtet, emancipimi i shoqërisë Sudaneze dhe dhënies së saj të një fizionomie qytetare (Hadara) përndryshe nga fizionomia fshatare (Badava) që Sudani kishte përpara ardhjes së Mehmet Aliut.

Mehmet Aliut i dedikohet emancipimi i shoqërisë Egjiptiane edhe si arkitekt i intelektualizmit dhe iluminizmit të saj. Mehmet Aliu, ishte ai që për herë të parë në botën islame, krijoi një ushtri me të vërtet profesioniste, dhe mjaft herë më të avancuar sesa ajo e Osmane.

Me sëmundjen e Mehmet Aliut, në vitin 1848, mëkëmbës i Egjiptit u shpall i biri, Ibrahim Pasha. Mehmet Ali Pasha vdiq më 1849, por dinastia e krijuar prej tij vazhdoi të udhëheqë Egjiptin deri në vitin 1952.

Vendasit dhe të huajt sot shohin një Egjipt të konsoliduar, qendër të zhvillimit dhe civilizimit, djep i kulturës arabe dhe islame, por asnjëherë dhe për asnjë çast nuk kanë harruar se në themel të gjithë këtij zhvillimi qëndron figura e atij që është cilësuar si “Bonaparti i Botës Arabe”, e projektuesit dhe arkitektit të përparimit të këtij Egjipti modern, shqiptarit Mehmet Ali Pasha.

Shqiptarët ishin të privilegjuarit e administratës dhe ushtrisë së Mehmet Aliut. Egjipti dhe Turqia ishin shtetet që nuk e njohën pushtimin italian të Shqipërisë në 1939.

Konsulli francez Mourriez në kujtimet e tij për Mehmet Aliun, shkruan : " E pyeta një ditë Mehmet Aliun se përse aq shpesh ai thoshte se ishte shqiptar. Ai m'u pergjigj se i tillë ishte dhe se fliste gjuhën shqipe. A nuk e kishim dëgjuar t'u fliste rojeve të tij shqiptare ?... Shqiptar jam dhe shqiptar do të vdes, - thoshte ai, - ndonëse u përpoqa të bëhem një egjiptian i mirë ".

Kur sundimtarit të fundit të familjes së Mehmet Aliut, Farukut, i thanë kur arriti moshën e shkollës, që duhet të mësonte turqisht ai ju pergjigj: Përse duhet të mësoj turqisht?! Unë jam shqiptar…

Mehmet Aliu i Egjiptit përbën një nga shembujt historikë se cfarë janë në gjendje të bëjnë shqiptarët me cilësitë e tyre të vecanta që koha dhe historia e 100 vjetorit të pavarësisë i sjell të pashmagshëm. Sepse shqiptari Mehmet Ali është i tillë …edhe pse pak i pranishëm në Tiranë.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Thu Nov 01, 2012 9:11 am


Anastas Janullato

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 160px-Kryepiskopi_Anastas

Anastas Janullatos (lindi më 4 nëntor të vitit 1929 në Pire, Greqi). Nga 1992 fronëzohet si Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, mes kundërshtimit të ortodoksëve shqiptare siç shihet dokumentohet dhe në filmimet e bëra gjatë shpalljes së zgjedhjes së tij. Kundërshtimet erdhën pasi Anastas Janullatos nuk ishte shqiptar dhe kjo do të bënte që kisha shqiptare ortodokse të humbte mëvetësinë (autoqefalinë).

Në vjeshtën e vitit 1994, u tentua me projektkushtetutën e re, largimi përfundimtar i Kryepeshkopit, por së fundi ajo u hodh poshtë në referendumin e 6 nëntorit 1994. Figura e tij shihet me dyshim nga shumë ortodoksë shqiptarë, të cilët njohin At Nikollë Markun që është kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale Kombëtare të Shqipërisë (KOASH), si drejtuesin legjitim të ortodoksisë shqiptare. Gjithashtu, mbështetja që Janullatosi i ka bërë me anë të KOASH-it politikave të shtetit grek ndaj atij shqiptar, ka bërë që të shihet si figurë e dyshimtë që mundohet të fusë përçarjen mes besimtarëve ortodoksë shqiptarë.

Ai u rrit me besim dhe gjatë viteve të formimit merrte pjesë në mënyrë aktive në Kishë. Në fillim atij i pëlqente matematika dhe gjatë viteve të adoleshencës ai dëshironte të vazhdonte studimet në këtë shkencë. Idetë e tij ndryshuan me fillimin e Luftës së Dytë Botërore. Gjatë viteve të luftës, Anastasi filloi të përjetonte besimin e tij në një mënyrë më personale.

Ai ishte dëshmitar i shumë vuajtjeve dhe shkatërrimeve të luftës. Brenda kaosit mundi të gjente kuptim vetëm duke gërmuar thellë në besimin e tij. Që bota dhe vendi i tij të shpëtonte nga të këqijat e luftës si dhe nga pasojat e luftës civile në Greqi, Anastasi kuptoi nevojën urgjente për një mesazh paqeje të brendëshme, paqeje që vjen nëpërmjet Jezu Krishtit.

Kjo përvojë e drejtoi Anastasin që të braktiste dëshirat e tij për fushat e tjera të studimit dhe të ndiqte teologjinë. Kaq drithëruese ishte kjo dëshirë sa që ai thoshte: Për mua nuk mjaftonte t'i jepja diçka Perëndisë, duhej t'i jepesha plotësisht Atij. Doja që e gjithë qënia ime të jetonte në Krishtin. Prandaj në vitin 1947, ai filloi Fakultetin Teologjik në Universitetin e Athinës, ku u diplomua shkëlqyeshëm në vitin 1951.

Në vazhdim Anastasi u bashkua me vëllazërinë “ZOI” (JETA), një organizatë fetare e përqendruar në rilindjen shpirtërore të Kishës në Greqi. Përgjegjësitë që kishte ai përfshinin misionin për të rinjtë e vendit të tij. Ai u bë udhëheqës i lëvizjeve studentore, kampeve të adoleshentëve dhe luftoi ta bënte besimin ortodoks të vërtetë dhe të prekshëm për të rinjtë që kishte pranë. Nëpërmjet këtyre përvojave, Anastasi zbuloi ndikimin që patën këto programe mbi Kishën në një shkallë të gjerë. Ai kuptoi se pa një shërbim të tillë misionar, Kisha Ortodokse humbiste qëllimin dhe së fundi zvogëlohej.

Gjatë këtyre viteve, Anastasi mori pjesë gjithashtu në një lëvizje ndërkombëtare rinore ortodokse të quajtur “Syndesmos”. Ai shërbeu si Sekretar i Përgjithshëm gjatë viteve 1958 – 1961 dhe pastaj si Zëvendëspresident nga viti 1964 – 1978. Gjatë kësaj kohe u takua me udhëheqës të tjerë të rinj që kishin të njëjtin zell për të shpallur Ungjillin. Së bashku ata filluan të kuptojnë se Krishti asnjëherë nuk mund të kënaqej nga shpallja e Ungjillit vetëm brenda Kishës. Urdhërimi i Tij fillestar ishte që të shkonin në të gjithë kombet. Prandaj, misionet nuk janë vetëm të brendshme, por edhe të jashtme. Urdhërimi i Madh i së kaluarës është një përgjegjësi e madhe për të tashmen. Në atë kohë Anastas Janullatos shkruante:

“Kisha pa mision është një kundërshtim termash... Nëse Kisha është moskokëçarëse ndaj punës apostolike që i është besuar, ajo mohon veten, kundërshton veten dhe thelbin e saj dhe tradhëton betejën që bën. Kisha që qëndron në vend, kisha së cilës i mungon vizioni dhe përpjekja e vazhdueshme për të shpallur Ungjillin të pa pagëzuarve, vështirë se mund të njihet si një Kishë e Shenjtë, e Përgjithshme dhe Apostolike, së cilës Zoti i besoi vazhdimësinë e veprës së Tij”.

Studimet

Më 1947 përfundoi shkëlqyeshëm shkollën e mesme. Më 1953 diplomohet shkëlqyeshëm në Universitetin Kombëtar të Athinës. Në vitet 1965 - 69 kreu studimet pasuniversitare në Histori-në e Feve, Etnologji, Misiologji dhe Afrikanologji në Universitetet e Hamburgut dhe Marburgut. U mor me kër-kime në Universitetin e Makereres, në Kampala - Uganda, me bursë të Fondacionit gjerman “Alexander von Humboldt”. Është Doktor Nderi i Fakultetit Theologjik të Universitetit Kombëtar Kapodistrian të Athinës (1970, Summa cum laude). Ka studiuar fe të ndryshme (Induizëm, Budizëm, Taoizëm, Konfucianizëm, Fe afrikane, Islam) në vendet ku ato lulëzojnë ( p.sh. Indi, Tajlandë, Sri Lanka, Kore, Japoni, Kinë, Kenia, Uganda, Tanzani, Nigeri, Brazil, Karaibe, Liban, Siri, Egjipt, Turqi).

Përveç greqishtes së re dhe të vjetër zotëron gjuhët e huaja anglisht, frëngjisht, gjermanisht. Njeh gjithashtu për përdorim latinishten, italishten, spanjishten, shqipen, rusishten, suahilin.

Postet ne kishe

Është dorëzuar në Dhjak (7. 8. 1960); Prift-Arkimandrit (24. 5. 1964); Episkop i Andrusës për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të “Apostoliki Diakonia” (Shërbimi Apostolik) të Kishës së Greqisë (19. 11. 1972); Mitropolit (1992). (Për shërbimin në Afrikë dhe në Shqipëri shih më poshtë).

Veprimtaria shkencore

Lehrbeauftragte, për mësimin e greqishtes së re dhe të filologjisë- Universiteti i Marburgut, Gjermani (1966-1969). Profesor i Asociuar i Historisë së Feve (1972-1976). Profesor i Historisë së Feve në Universitetin Kombëtar të Athinës (1976-1996). Prof. Emeritus (1996 e në vazhdim). Në të njëjtin Universitet: Drejtor i Departamentit të Shkencës së Feve (1983-1986).

Dekan i Fakultetit Theologjik dhe anëtar i Senatit (1983-1986). Anëtar i Komitetit të Kërkimit të Universitetit të Athinës (1986-1990). Ai ka organizuar dhe drejtuar “Qendrën e Studimeve Misionare” në Universitetin e Athinës (1971-1976) dhe “Qendrën Inter-ortodokse të Athinës” të Kishës së Greqisë (1971-1975). Ka qenë anëtar i Këshillit të Qendrës së Studimeve Mesdhetare dhe Arabe (1978-1982).

Doktor Nderi i Theologjisë: i Fakultetit Theologjik “Kryqi i Nderuar”, Bruklin Ma. USA (1989), i Fakultetit Theologjik të Universitetit “Aristoteli” të Selanikut (1995) dhe i Fakultetit Ortodoks të Shën Vladimirit (2003); i Fakultetit Theologjik të Universitetit të Krajovës (2006); Anëtar nderi i Akademisë Theologjike të Moskës (1998). Diploma D. Staniloae e Universitetit të Bukureshtit (vlerësimi më i lartë i këtij Universiteti) (2003). Doktor Nderi i Fakultetit Theologjik të Universitetit Pontifikal të Italisë së Jugut (2009). Doktor Nderi i Fakultetit Theologjik të Universitetit të Gjeorgjisë (2010).

Doktor Nderi i Filozofisë: i Departamentit të Historisë dhe Arkeologjisë të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Janinës (1996); i Universitetit Agrokultural të Athinës (1996); i Departamentit të Shkencave Politike dhe Admi-nistrimit Publik të Ligjit, i Ekonomisë dhe i Shkencave Politike dhe i gjithë Departamenteve të Fakultetit Filozofik të Universitetit Kombëtar Kapodistrian të Athinës (1998); i Departamentit të Studimeve Ndërkombëtare dhe Evropiane të Universitetit të Pireut (2001); i Departamentit të Filologjisë të Universitetit të Kretës (2002); i Departamentit të Fizikës, Mjekësisë, Edukimit primar dhe Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit të Patras (2002); Doktor i Letrave Humane i Universitetit të Bostonit (2004); i Historisë së Departamentit të Universitetit Jonian, Korfuz (2007); i Universitetit të Korçës (2008); i Departamenteve të Historisë dhe të Etnologjisë, si edhe të Gjuhëve dhe Kulturës të Universitetit “Demokriti” të Thrakës (2009). Partner i Akademisë Ortodokse të Kretës (2001). Anëtar Korrespondent i Akademisë së Athinës (1993-2005). Nga viti 2005 e në vazhdim Anëtar Nderi i Akademisë së Athinës.

Veprimtaria sociale

Ka qenë anëtar: i Këshillit të Shkollës së Lartë të Puno-njësve Socialë (1977-84); i Komitetit të Lartë Zyrtar për Kishën e Greqisë (1977-85); i Komitetit të Edukimit Kishtar të Ministrisë së Edukimit Kombëtar dhe Feve (1977-1982); i Komisionit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore të Qipros (1985-91), i Komisionit të Bursave të Fondacionit “Aleksandër Onasis” (1978-94); i Fondacionit “Aleksandër Onasis” (1994-2005). Anëtar i Shoqërisë Filekpedheftiki (1994 e në vazhdim.

Veprimtaria ndërkishtare, ndërfetare, ndërkombëtare

Sekretar i Përgjithshëm i “Komitetit Ekzekutiv për Misione të Jashtme” (1958-1961), dhe zëvendëspresident i Orga-nizatës Ndërkombëtare të Rinisë Ortodokse “Syndesmos” (1964-1977). Anëtar i “Komitetit Ndërkombëtar për Studime Misionare” i Këshillit Botëror të Kishave (1963-1969). Sekretar për “Kërkimin misionar dhe Marrëdhëniet me Kishën Ortodokse”, të Sekretariatit të Përgjithshëm të Këshillit Botëror të Kishave (1969-1971).

Anëtar i shumë komiteteve shkencore ndërkombëtare si: “Deutche Gesellschaft fur Missionswissenschaft”; i “International Society of Missionary Research”; i Komisionit të Këshillit Botëror të Kishave për Dialog me Kishat e tjera dhe ideologjitë (1975-1983); i Komisionit Miks të “Konferencës së Kishave Evropiane” dhe “i Këshillit të Konferencës Ipeshkvnore Romano - katolike”, i “Islamit në Evropë” (1989-1991); i Komitetit Ndërkombëtar të “Konferencës Botërore mbi Fenë dhe Paqen” (1985-1994). Nga viti 1959 e në vazhdim, ka marrë pjesë në një numër të madh konferencash ndërkombëtare, ndërortodokse, ndër të krishtera dhe ndërfetare, në Ansamble Botërore (disa herë si folës kryesor), duke përfaqësuar Kishën, ose Universitetin apo organizatat ndërkombëtare. Ai ka ofruar leksione në shumë qendra universitare në lidhje me dëshminë e krishterë, dialogun ndërfetar dhe solidaritetin ndërkombëtar dhe paqen.

Është anëtar Nderi i Curatoriumit të Institutit Romano-Katolik “Pro Oriente” Vjenë (qysh prej vitit 1989 e në vazhdim). President-Moderator i Komisionit për Misionin Botëror dhe Ungjillëzimin e Këshillit Botëror të Kishave (1984-1991). Anëtar i Komitetit Qendror të Këshillit Botëror të Kishave (1998-2006). Anëtar i Këshillit Evropian të Liderëve Fetarë “Fetë për Paqen” (2001 e në vazhdim). Zëvendëspresident i Konferencës së Kishave Evropiane (2003-2009). President i Këshillit Botëror të Kishave (2006-). President Nderi i Konferencës Botërore të Feve për Paqen (2006-).

Afrika Lindore

Kryepeshkopi Anastas ka luajtur një rol udhëheqës në ripërtëritjen bashkëkohore të Apostullimit nëpër botë të Kishës Ortodokse. Për një dhjetëvjeçar 1981-91, ka punuar si lokum tenens (Kryepiskop mëkëmbës) i Kryepiskopatës së Shenjtë të Irinupolit- Afrika Perëndimore (Kenia, Uganda, Tanzani). Ai themeloi dhe organizoi Shkollën Patriarkale “Kryepiskopi i Qipros Makarios”, që e drejtoi për dhjetë vjet; dorëzoi 62 klerikë afrikanë dhe konsakroi 42 anagnostë-katekistë, me origjinë nga tetë fise afrikane. Në të njëjtën periudhë promovoi përkthimin e Liturgjisë Hyjnore në katër gjuhë afrikane. U përkujdes për themelimin e rreth 150 famullive ortodokse dhe për ndërtimin e dhjetëra kishave, për ndërtimin e shtatë stacioneve misionare dhe punoi për hapjen e shkollave dhe qendrave mjekësore.

Ne Shqipëri

Më 1991, caktohet nga Patriarku Ekumenik Eksark Patriarkal në Shqipëri. Në qershor 1992, ai u zgjodh Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë dhe në 2 gusht 1992 u fronëzua në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë. Përmes vështirësive të shumta, ringriti nga gërmadhat Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë: u riorganizuan më tepër se 400 famulli; u themelua Akademia Theologjikë “Ngjallja e Krishtit” në Durrës (1992) dhe dy Lice kishtarë; shkolloi dhe dorëzoi 150 klerikë.

Ai themeloi 50 qendra rinore në qytete të ndryshme. U kujdes për përkthimin dhe botimin e librave liturgjikë dhe të librave të tjerë fetarë. U ndërtuan 145 kisha të reja, u restauruan 70 të tjera dhe u riparuan më tepër se 160 kisha ekzistuese, si dhe 70 qendra kishtare (Ndërtesat e Kryepiskopatës dhe të mitropolive, shkolla, qendra mjekësore, shtëpi pritjeje, kampe rinore etj). Vepra totale ndërtuese arrin në 425 ndërtesa. Ai ka zhvilluar vepra bamirësie, duke shpërndarë qindra tonë ushqime, veshmbathje dhe ilaçe. Themeloi një gazetë të përmuajshme dhe tri revista, si edhe një stacion radiofonik.

U përkujdes për ndërtimin e atelieve të Kishës (shtypshkronjës, fabrikës së qirinjve, zdrukthëtarisë, atelieve të ikonave dhe të restaurimit të tyre). Në të njëjtën kohë, zhvilloi programe pionier në fushat e edukimit, shëndetësisë, kujdesit social, zhvillimit rural, kulturës dhe ekologjisë. Themeloi Qendrën Mjekësore Diagnostike me 24 specialitete në Tiranë dhe 4 qendra mjekësore në qytete të tjera; gjithashtu dy Institute të Formimit Profesional; një lice profesional; dy shkolla fillore; një shkollë me konvikt për vajza dhe 17 kopshte fëmijësh në qytete të ndryshme.

Ai u përkujdes për ndërtimin e rrugëve, ujësjellësve, urave, riparimin e shkollave publike etj). Gjatë periudhës kritike të Kosovës (1999), organizoi një program të gjerë humanitar, që ndihmoi rreth 33.000 refugjatë në vende të ndryshme të Shqipërisë. E lidhi Kishën e Shqipërisë me organizata ndërkombëtare kishtare. Ai është anëtar themelues i Shoqërisë Biblike Ndërkonfesionale të Shqipërisë dhe të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë. Gjatë tensioneve politike midis Greqisë dhe Shqipërisë, kontribuoi në zbutjen e tyre dhe në afrimin e dy vendeve. Nëpërmjet iniciativave dhe veprës së tij u është ofruar punë mijëra vetëve; u krijuan vepra serioze të strukturës sociale dhe Kisha Ortodokse e Shqipërisë është bërë një faktor multidinamik shpirtëror dhe faktor progresi.

Është iniciator në ripërtëritjen e përpjekjes misionare në Kishën Ortodokse. Dijetar në fushën e Historisë së Feve dhe të dialogut ndërfetar. Njëkohësisht, ai është përpjekur si paqebërës në Ballkan. Kontributi i tij në fushën e shkencës, në dëshminë e krishterë bashkëkohore, në përafrimin me konfesionet e tjera të krishtera, në dialogun ndërfetar dhe në bashkekzistencën paqësore midis popujve dhe feve, është i njohur botërisht. I janë akorduar shumë dekorata dhe çmime nga vende të ndryshme.

Kritikat ndaj Janullatosit

Kritikat kryesore ndaj Janullatosit përqendrohen te qenia e tij grek etnik, me kombësi greke, dhe i ardhur nga Greqia, dhe marrëdhënieve të ndera mes Shqipërisë e Greqisë, si dhe menyrës se si ai u emërua si Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Me emërimin e Janullatosit si kryepeshkop i Shqipërisë, edhe Patriarkati shkelte tri dispozitat e shenjta që ai vetë kishte caktuar: a) Shkeli vendimin e tij me të cilin kishte ngarkuar Janullatosin si ekzark për rimëkëmbjen e KOASh-it dhe të sinodit të saj, pa marrë pëlqimin e qeverisë shqiptare. b) Në kundërshtim me kanonet e saj shekullore Patriarkati Ekumenik i Kostandinopojës duke emëruar A. Janullatosin si kryepeshkop mori vetë përsipër në mënyrë abuzive detyrën e sinodit të shenjtë të KOASh-it. c) Në kundërshtim me “Tomin” e vitit 1937 dekretoi emërimin për kryepeshkop të Shqipërisë, A. Janullatosin, një prelat që nuk ishte shqiptar as për nga kombësia, as për nga shtetësia.

Me këtë rast duhet vënë në dukje se delegacioni i Kostandinopojës e argumentoi emërimin e metropolitit grek si kryepeshkop i Shqipërisë jo në statutin themeltar të kishës të miratuar nga Patriarkana me “Tomin” e saj më 1937, por me kushtetutën e miratuar gjatë regjimit komunist më 1950, i cili parashtronte si kusht vetëm shtetësinë shqiptare, në një kohë kur A. Janullatosi nuk kishte as nënshtetësinë shqiptare.

Kisha ortodokse shqiptare e Amerikës me seli në Boston nën kryesinë e At A. Liolinit, kur mori vesh përgatitjet për shpalljen e Janullatosit si kryepeshkop i KOASh-it, lëshoi më 30 korrik 1992 këtë deklaratë:

Ne protestojmë vendimin e Patriarkut ekumenik në Stamboll që një prift me kombësi greke të bëhet kryepeshkop i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë. Në bazë të statuteve të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, në të kaluarën të gjithë klerikët permanent prej kryepeshkopit dhe deri te famullitarët, kanë qenë shqiptarë. Klerikët e huaj që janë tani në Shqipëri janë pritur me mirënjohje për ndihmën që po japin duke rindërtuar Kishën Ortodokse në përputhje me historinë tonë të veçantë, me traditat dhe identitetin tonë, të cilat diktojnë që kryetari i Kishës Ortodokse Shqiptare të jetë me kombësi shqiptare.

Letra kredenciale e peshkopit Anastas Janullatos më 3 qershor 1991, premton se puna e tij në Shqipëri si një i dërguar i veçantë ekleziastik do të ishte e kufizuar në kohë dhe në detyra deri sa të rimëkëmbej Kisha Autoqefale Ortodokse Shqiptare. Ne mendojmë se për të qenë Kisha Ortodokse Shqiptare vetëqeverisëse dhe e pavarur (autoqefale) është e domosdoshme që klerikët dhe sidomos kryepeshkopi të jenë me kombësi dhe nënshtetësi shqiptarë.

Kritika të tjera mbështeten në përzierjen e tij si kreu i K.O.A.SH. në çështje politike, si në rastin e vrasjes së një të riut në Himarë, ku Janullatos u shpreh me tone etnike ndaj ngjarjes. Skandali i zhvarrimit të eshtrave të fshatarëve nga Përmeti pët t'i varrosur si ushtarë grekë, ishte një tjetër skandal që preku K.O.A.SH.-in dhe Janullatosin si kreun e saj.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Sun Nov 04, 2012 7:07 pm



Fidel Ruz Castro


Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Fidel-castro-book

Fidel Castro (13 Gusht 1926 - ) është prisident i Kubës.

Fideli është djali i dytë i martesës së dytë të babait të tij me Lina Ruz Gonzalez. Babai i Fidel Kastros mbërriti nga Galicia (krahinë autonome në verilindje të Spanjës), në Kubë, në kohën e luftës spanjo-amerikane. Ai u martua dy herë. Me gruan e parë kishte dy fëmijë Pedro Emilio e Lidia, ndërsa me Lina Ruz Gonzalez, gruan e dytë dhe të ëmën e Kastros lindi Ramonin, Fidelin, Juanin Emën dhe Raulin. Familja e tij ka jetuar në Bizan, një fshat pak kilometra larg detit, që është një prej vendeve më të bukura në Kubë.

Që fëmijë ai u edukua me kulturë kristiane, gjë që në rini do të linte një shenjë të thellë. Bashkë me vëllezërit e motrat, i ati i futi të studionin në kolegjet më të mira, në "La Salle" dhe "Dolores" në Santiago dhe më pas në Balen, në shkollën katolike më të njohur të Havanës. Argumente bindëse dhe aftësi atleti. Këto ishin dy karakteristikat e Fidelit në kolegj. Ka qenë vetëm 13 vjeç kur lideri i ardhshëm i Kubës tentoi të organizonte një grevë të punëtorëve të sheqerit kundër babait të tij.

Në vitin 1945, Kastro fillon universitetin në Havana, për Drejtësi. "Pyes veten pse kam zgjedhur për të studiuar Drejtësi. Nuk e di. Një pjesë ia atribuoj zakonit që kam për të marrë pjesë në diskutime dhe për të polemizuar, dhe mbase kjo është ajo që më çoi të mendoja se isha adapt për t'u bërë avokat", ka thënë Kastro. Në universitet ai i dedikohet politikës, duke marrë pjesë në grupe të vogla studentësh kubanezë, që ngrinin në qiell heronjtë e të shkuarës, si dhe në një organizatë revolucionare.

Në këto kohë Kastro fillon të marrë pjesë e të përfshihet në protestat që bëhen për dhunimin e autonomisë së universitetit dhe po atë vit, kur në Bogota po mbahej një konferencë pan-amerikane, studentët kubanë dhe argjentinas u ngritën në protesta kundër kolonializmit. Dhuna e shkaktuar nga studentët iu vu mbi supe nga gjenerali Marshall komunistëve të Kastros dhe Del Pinos.

Pas rrëmujës në Bogota, Fidel Kastro vendos të martohet me Mirta Diaz Balart, motrën e Rafael Diaz Balart, një miku të universitetit. Më 1950 Kastro diplomohet. "Kur mora diplomën isha politikisht një analfabet", ka thënë lideri kuban gjatë jetës së tij. Kontaktet e para me Manifestin Komunist, me veprat e Marksit, Engelsit dhe Leninit, grupi i tij i mori në shkollë, e pas mbarimit të universitetit ata ishin të influencuar nga marksizmi.

Në vitin 1950, pra në vitin e fundit të shkollës, ai organizoi studentët kundër imperializmit amerikan. Një vit më vonë ai sulmoi latifondistët, duke kërkuar drejtësi për fshatarët dhe punëtorët kubanë. Në vitin 1953 Fideli vihet në krye të një grupi ushtarak ish-studentësh dhe pas pak muajsh ai vihet në qendër të një grupi të rinjsh teksa drejton luftën kundër Batistës.

Bashkë me ata ka me vete punëtorë, fshatarë dhe nëpunës. Më 26 gusht 1953 ai shpall fillimin e revolucionit, por dështon, pasi shumë nga anëtarët e tij burgosen, mes tyre dhe lideri Fidel Kastro, i cili u mbajt i izoluar në ishullin e Pinit. Në gjyq ai nuk mori avokat duke mbrojtur veten e duke shpalosur elokuencë dhe argumente të forta kundër regjimit të Batistës.

26 korriku 1953 mbahet ende sot si data e fillimit të revolucionit kubanez. Në vitin 1954 ai divorcohet nga gruaja e parë Mirta, ndërsa në 15 maj 1955 bashkë me të vëllanë Raul Castro përfitojnë nga amnistia dhe lirohen nga burgu. Vëllezërit vendosin të ikin në Meksikë, ku takon dhe mikun e tij argjentinas Ernesto Che Guevara, i cili ishte vetëm 22 vjeç dhe i sapodiplomuar në Buenos Aires për mjekësi.

Kastro organizoi reparte guerile dhe sulmin kundër regjimit kubanez. Në vitin 1957 ai korr fitoret e para, ndërsa në 1958 ushtria e tij fryhet shumë. Në krah kishte gjithnjë Che Guevarën. Më 31 dhjetor 1958, Batista arratiset në Santo Domingo dhe në fillim të 1959, Fidel Katro merr frenat në dorë.

Më 1960, SHBA ndërpreu marrëdhëniet me Kubën, ndërsa Kastro shkatërroi të gjitha plantacionet e marihuanës. Reforma Agrare ishte nisma e parë e marrë nga Kastro. Hapi i dytë i ndërmarrë më 1961 ishte lufta kundër analfabetizmit. E sikundër në shtetet e tjera komuniste edhe në Kubë nisën të ndërmerren planet afatgjata. Në vitin 1963 Fidel Kastro bën vizitën e parë në Bashkimin Sovjetik, ndërsa po atë vit shërbimi ushtarak bëhet i detyrueshëm për të gjithë.

Në Kubë dënohet homoseksualiteti, dënohen grupet kundër regjimit, të cilat u pasqyruan dhe me emigracion të madh në drejtim të SHBA. Në tetor 1967, në Bolivi, vritet Che Guevara, miku i revolucionit kubanez. Vitet në vazhdim kanë qenë jo pak të lehta për drejtuesin më jetëgjatë në një shtet komunist. Ndërhyrje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për rrëzimin e tij, por pasi lëshoi pe në disa anë, Fidel Kastro mundi të mbijetojë.

Kalimi i pushtetit tek Raul Castro

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Images?q=tbn:ANd9GcQOLej9v2CV0PHcUBzJcuw49-pj4_XRX3Ky7NrD9Wk7ttJ6HYnbVbRHhwjI

Me 31 korrik 2006, u njoftua se Fidel Castro iu nënshtrua një operacioni në bark (abdomen). Njoftimi u lexua në televiozionin shtetëror kubanez nga sekretari personal i Fidel Castro. Meqënëse koha e riaftësimit pas operacitonit parashikohet të jetë i gjatë, pushteti në Kubë iu kalua përkohësisht vëllait më të vogël të Fidel Castro, Raul Castro.

Motra e Fidel Castro, Juanita Castro Ruz (73 vjeçe) e cila jeton në Miami, SHBA që nga viti 1964 kur ajo u largua nga Kuba në shenjë proteste nga politikës së ndjekur nga i vëllai deklaroi me 3 gusht 2006, se ajo kishte folur në telefon me një personat që kujdesen për Fidel Castron. Sipas saj Fidel ishte gjallë, por gjendja e tij shëndetsore ishte e rëndë.

Ministri i Shëndetsisë i Kubës, José Ramon Balaguer deklaroi, gjatë një vizite në Guatemala me datë 4 gusht 2006, se Fidel Castro ishte duke u përmirësuar pas operacionit dhe se shumë shpejt do të rikthehej në punë.

Atentatet kundër jetës së Fidel Castro

Sipas një artikulli në gazetën angleze "The Guardian" që bazohet në informacionin e dhënë nga Fabian Escalante, ish-shef i shërbimit të kundërzbulimit të Kubës, CIA dhe emigracioni kubanez në SHBA planifikuan 638 mënyra për të likujduar Fidel Castron. Ata tentuan të zbatojnë disa prej këtyre metodave, por pa sukses.

Një nga tentativat ishte që të paisej një nga dashnoret e Fidel Castros me një lëndë helmuese që do të hidhej në pastën e dhëmbëve që përdorte Castro. Castro e zbuloi atentatin dhe i ofroi të dashurës mundësinë që ajo ta vriste atë me një pistoletë. Ajo nuk mundi ta qëllonte.

Mënyra të tjera të planifikuara ishin: Vendosja e minave të telekomanduara në formën e guackave të detit në vendet ku Castros i pëlqente të zhytej; Lyerja e kostumit të zhytjes me lëndë helmuese ose agjentë bakteriologjike; Atentate me armë zjarri të kryera nga 'ushtarë' të mafies amerikano-kubaneze, etj
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Sat Dec 01, 2012 1:06 pm


Ali Pashë Tepelena ...Si hartoi projektin e fshehtë me rusët për Shqipëri të pavarur

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 1254746269_3289_FT81213_ali-pasha

Gjetje të reja mbi fillesat e nacionalizmit shqiptar që lidhen me ndërtimin e shtetit të pavarur në shek. XVIII

Për herë të parë dr. Irakli Koçollari zbulon dokumente historike, të marra nga arkivat britanike, që lidhen me përpjekjen e Ali pashë Tepelenës për të ndërtuar shtetin e pavarur shqiptar. Ekskluzivisht për “standard”, studiuesi për 25 vjet i Pashait të Janinës sjell fakte të reja që marrin edhe kontekstin e lindjes së nacionalizmit në Shqipëri, para shpalljes së pavarësisë prej Ismail Qemalit, në vitin 1912. Materiali i mëposhtëm ka ngjallur debatin më të madh në ditët e albanologjisë dedikuar 100-vjetorit të pavarësisë

Gati-gati është formatuar apo është kthyer në një konkluzë dominuese historike, sa të studiuesve vendas, por edhe atyre të huaj, pretendimi se fillesat e nacionalizmit (shqiptarizmit) shqiptar zënë rrënjë apo zhvillohen si të tilla vetëm aty nga gjysma e dytë e shekullit XIX.

Nën këtë këndvështrim e shikojnë këtë çështje botimet e studiuesve edhe kohët e fundit, madje duke i cilësuar edhe përpjekjet e intelektualëve shqiptarë të viteve 1850, si ato të Naum Veqilharxhit, De Radës, Vinçenso Dorsës, Jani Vretos, Thimi Mitkos etj., si të dyshimta për të qenë një fillesë e nacionalizmit shqiptar (Nathalie Clayer, “Në fillimet e nacionalizmit shqiptar”, Tiranë 2009, botime “Përpjekja”, f. 170-172)

Në këto studime, autorët pohojnë se “në gjysmën e parë të këtij shekulli, XIX, pati fenomene që kontribuuan, në ato që mund të quhen fillesat e shqiptarizmit, por vetëm si rrethana që ndikonin dhe jo më shumë se kaq” (Nathalie, Clayer, “Në fillimet e nacionalizmit shqiptar”, Tiranë 2009, botime “Përpjekja”, f. 143).

Nën vazhdën e këtyre analizave arrihet në përfundimin pothuaj të njësuar se zgjimi i vetëdijes dhe i identitetit nacional shqiptar mbetet të vijë i fundmi në radhën e zgjimeve të etnondërgjegjeve ballkanase, në raport me popujt e tjerë të këtij gadishulli… për pasojë edhe çlirimi dhe pavarësia kombëtare e shqiptarëve erdhi e fundit në radhën e popujve të Ballkanit.S’ka dyshim që edhe ne vlerësojmë dhe respektojmë të gjitha analizat dhe qëndrimet, e mësipërme.

Por, respekti për kontributet dhe prurjet shkencore nuk nënkupton pajtim në çdo rrethanë me vlerësimet e së shkuarës, pasi asnjë kërkim nuk mund të rrokë në mënyrë definitive dhe asgjësuese subjektet që përpiqet të trajtojë.

Prandaj, duke e kuptuar “respektin” si një vlerësim të parimit “historiografia është një proces në dinamikë”, do të bënim të njohura disa dokumente të gjetura rishtazi, të cilat hedhin dritë të një spektri të veçantë, në çështjen e zgjimit të vetëdijes nacionale shqiptare, pikërisht për një kohë më të hershme nga ajo që tradicionalisht njihet dhe pranohet, – pra e kemi fjalën jo për fundin e shekullit XIX, sikundër pretendohet, por fundin e shekullit XVIII dhe fillimet e shekullit XIX.

Përpara se të bënim të njohura gjetjet e reja, së pari do të donim të parashtronim mendimin se “zgjimi i ndërgjegjes nacionale në Ballkan nuk mund të lidhet vetëm me zbritjen e misionarëve dhe përhapjen e influencës së shteteve perëndimore mbi to. – sikundër rëndom përmendet nga vëzhguesit e kësaj kohe, pasi - “Kjo ndërgjegje përbënte një dukuri, thelbi i së cilës kishte ekzistuar në territoret ballkanike që në momentet e vendosjes së sundimit osman dhe me kalimin e kohës ajo u zhvillua dhe u forcua” (Nurai Bozbora, “Shqipëria dhe nacionalizmi shqiptar në Perandorinë Osmane”, Tiranë, botimet “Dituria”, 2002, f. 159-161).

Kështu, shekulli XIX, pra ai i lindjes së nacionalizmave në Ballkan, paraprihet nga shekulli i XVIII, një shekull trazirash, rebelimesh dhe lëvizjesh të fuqishme kryengritëse, të cilat nuk bëheshin të zhveshura prej shkaqeve dhe motiveve politike dhe nacionale. Historia e këtyre lëvizjeve, që në të gjitha hapësirat ballkanike njihet si “lëvizja e hajdutëve” apo “kleftëve”, komitëve,...tronditi seriozisht pushtetin perandorak osman, aq sa ato shpesh vlerësohen se këto kohë Ballkanin nuk e dominonte “turkokratia”, por “kleftokratia”.

Këto përpjekje dhe qëndresa e gjatë, gati njëshekullore (1700-1800) janë vlerësuar si shtrati që përgatiti dhe krijoi lëvizjet për çlirim nacional të popujve të Ballkanit (John W. Baggally, “The clephtic ballads”, Oxford, London, 1936, f. 4-14), por në të njëjtën kohë vlerësohet se “rrënjët e saj, kjo lëvizje i pati tek shkolla e komitëve shqiptarë”, dhe se “brumi i çelikut të këtyre “hajdutëve” si nxënës të një bote të varfër dhe të pamëshirë, ishte kalitur në gurin e ashpër të kudhrës së trimërisë shqiptare” (John, S. Koliopulos, “Brigands with a cuse – Brigandage and Irredentism”, Clarendom press Oxford, New York, 1987, p. 26).

Këto lëvizje të qëndresës së gjatë, të ashpër dhe të përgjakshme vlerësohen se tek popujt e Ballkanit “frymëzuan idenë e lirisë, të drejtën e të jetuarit të pavarur në tokat e tyre dhe ashtu të pavarur ata ngritën strukturat e para të shtetit të ardhshëm” (Plamar, William, The diamond of Joanina – Ali Pasha, 1741-1822, London, 1961, f. 42; Jelaviç, Barbara, “Histori e Ballkanit”, Tiranë, 2001, f. 69).

S’ka dyshim që shqiptarët, të përfshirë thellësisht në këto lëvizje të rezistencës së gjatë antiosmane, të këtij shekulli (XVIII) dhe të vlerësuar, si “elementi që mbushte këto çeta, u kthyen në symbol të rezistencës kundër shtypjes politike duke i ofruar individit që jetonte nën sundimin osman një alternativë…çlirimin nga robëria…” (Stavrianos, L. S. “The Ballkans since 1435”, London, 2000, f. 87).
Brenda kësaj klime të mbarsur me revolta dhe rebelimet të shekullit XVIII, shfaqet mes të tjerëve një figurë më tipike që i kalon këta kufij, – ajo e Ali Pashës.

Duke iu referuar njërit prej studiuesve francezë të shekullit të kaluar, August Bop, i cili u mor me dokumentacionin e kohës dhe marrëdhëniet mes Francës dhe Ali Pashës, ndër të tjera ai nënvizon:

“Për sa u përket krerëve të klaneve, fiseve shqiptare, nga radhët e të cilëve Porta zgjidhte guvernatorë për provincat (pashallëqet) shqiptare… njëri nga ata, Aliu nga Tepelena, u ngrit gjer atje sa të aspironte për pavarësinë e vendit të tij” (Boppe, August, “L’albanie et Napoleon”, Paris, 1914, Globus, Tiranë, 1999, f. 4).

Pikërisht, në këtë klimë, në ëndrrat e Pashait përpunoheshin projekte më të avancuara. Nuk duhet të konsiderohet i rastit një dokument mjaft i rëndësishëm, i hartuar prej tij dhe dërguar Carit të Rusisë, në fillim të vitit 1791, kohë kur ky hegjemon kishte vetëm katër vite që kishte marrë pushtetin. Është fjala për një “Projekt marrëveshje” të fshehtë, që gjendet në arkivat ruse dhe që është bërë i njohur prej akademikut rus Grigori Ars (Ars, L. Grigori, “I Allvania qe Ipiros sta teli tu XVIII qe stis arqes tu XIX eona”, Gutenberg, Athina, 1994, f. 160-167).

“Projekt-marrëveshja”, ligjore, është hartuar prej Ali Pashës dhe ruan të gjithë parametrat e një marrëveshjeje ndërkombëtare me detyrime dhe të drejta ligjore mes palëve. Ajo është në thelb një plan konkret për shkëputjen e territoreve të Pashallëkut të Janinës prej autoritetit dhe Perandorisë Osmane, për krijimin e një monarkie të pavarur, duke kërkuar ndihmën, përkujdesjen dhe mbrojtjen e Rusisë (Ars, L. Grigori, “I Allvania qe Ipiros sta teli tu XVIII që stis arqes tu XIX eona”, Gutenberg, Athina, 1994, f. 160-167).

Në nenin 2 të kësaj projekt-marrëveshjeje, hartuesi i saj Ali Pasha përcakton:

Nenin 2… Gjatë negociatave (me palën ruse) të përcaktohen zotërimet, territoret e tij (Ali Pashës), brenda të cilave ai do të njihet si Sovran (Monark i pavarur). (Ars, L. Grigori: “I Allvania qe Ipiros sta teli tu XVIII që stis arqes tu XIX eona”, Gutenberg, Athina, 1994, faqe 160-167).

Një tjetër dispozitë me rëndësi, që i shkon edhe më tej, bile institucionalisht kësaj ndarjeje, është gjuha zyrtare që do të përdorte ky shtet i pavarur, për t’u shkëputur përfundimisht nga gjuha zyrtare – osmanishtja. Në të thuhet:

Neni 4. Ligjet dhe urdhëresat do të përshtaten (hartohen, përpilohen) në gjuhën greke, pasi ajo është më e përhapur në territoret ku Pashai dëshiron të ushtrohet pushteti i tij (Dhe natyrisht, meqë shqipja në fundin e shekullit XVIII ende nuk shkruhej). (Ars, L. Grigori, “I Allvania qe Ipiros sta teli tu XVIII që stis arqes tu XIX eona”, Gutenberg, Athina, 1994, f. 160-167).

Ndërsa në nenin 8, të po kësaj projekt-marrëveshje, për të parandaluar çdo kundërveprim ushtarak që mund të ndërmarrë Porta ndaj këtij “rebelimi” të Ali Pashës, ky i fundit i ka kërkuar palës ruse që “të mbajë në territoret e tij, një trupë ushtarake të rregullt si dhe të formojë një të dytë të përbërë nga (ortodoksë), për ta mbështetur, dhe përforcuar ushtarakisht Pashain, në atë mënyrë që kjo mbështetje të jetë e dukshme (demonstrative) para të gjithëve, me qëllim që kështu të imponojë largimin e komandantëve turq që janë të prirë të reagojnë kundër tij, si dhe të shuajë çdo dyshim tek ata njerëz, që Pashai beson se do ta mbështesin. (Ars, L. Grigori; “I Allvania qe Ipiros sta teli tu XVIII që stis arqes tu XIX eona”, Gutenberg, Athina, 1994, f. 160-167).

Duke e analizuar në tërësinë e tij këtë projekt-marrëveshje, akademiku rus Grigori Ars tërheq konkluzionin përfundimtar se: “Nga dokumenti mësipërm mund të konkludojmë se Ali Pasha, që prej vitit 1791, kishte të parashikuar qartë idenë e një shkëputjeje të plotë të territoreve të tij nga Perandoria Osmane dhe krijimin e një “principate”- mbretërie të trashëgueshme…”. (Ars, L. Grigori; “I Allvania qe Ipiros sta teli tu XVIII që stis arqes tu XIX eona”, Gutenberg, Athina, 1994, f. 160-167).

Pra, Ali Pasha nuk shfaqet vetëm me ide për një shkëputje të mundshme, por edhe me një projekt konkret, për ndarje nga Perandoria dhe krijimin e një shteti të mëvehtësuar, me territore dhe kufij të përcaktuar, ndërsa në pikëpamje të sistemit politik qeverisës të këtij shteti – një shtet të tipit monarki të trashëgueshme, – ashtu sikundër pjesa më e madhe e shteteve evropiane.

Por, megjithëse projekt-marrëveshja e mësipërme nuk u realizua, duket se Ali Pasha edhe më tej i ka vazhduar përpjekjet e tij për një shkëputje të mundshme nga Turqia. Kështu, nuk mund të merret jashtë këtij konteksti një e dhënë tjetër që vjen tanimë nga Franca.

Në një shkrim të saj, të datës 19 prill 1791, gazeta franceze “Monitor” shkruante se “Epiri dhe Maqedonia dominohen nga trazirat dhe banorët vendas përgatiten të flakin tej zgjedhën e huaj… ” (Ars, L. Grigori; “ I Allvania qe Ipiros sta teli tu XVIII që stis arqes tu XIX eona”, Gutenberg, Athina, 1994, f. 160).

Nëse do t’i referohemi një dokumenti tjetër, pohimeve të këshilltarit më të afërt dhe të besuar të Ali Pashës, Haxhi Shehretit, njeriu që i qëndroi në gjallje, por edhe në vdekje më pranë se kushdo tjetër monarkut, në biografinë e vargëzuar që ai ka bërë për tepelenasin thotë:

“Ka të tjera ëndra thellë, me dëshirë të perëndisë

DIBREN do dhe GEGERINE t’i bashkojë, t’i ketë nën hisë

Plane ka të tjera brënda do t’i bëjë sa të jetë !

SHKODREN edhe KARADAKUN nën një shtet të vet t’i ketë

Kështu them unë që i shkruaj, m’i ndjen zëmra me t’vërtet

Gjer në BOSNJEN rreth e rrotull don t’i vërë nën pushtet

(Koçollari, Irakli, “Alipashaida e Haxhi Shehretit”, “Onufri”, Tiranë, 1998, f. 221)

Siç shihet, rreshtat intimë të Shehretit na sjellin një informacion me mjaft interes. Ato zbulojnë projektet e fshehta, “planet që ai mban brenda ventes”, plane këto që bëjnë fjalë për kufijtë e shtetit që ai synon dhe ëndërruar të ndërtojë.

Një tjetër zhvillim politik, i mëvonë, ka rinxjerrë në skenë dhe ka detyruar Ali Pashën të rishfaqte përsëri qëndrimet e tij, prirjet për shtet dhe indipendencë. Në vitin 1807, kur Franca rimori ishujt e Jonit dhe bazat kontinentale bregdetare të Prevezës, Pargës, Vonicës dhe Butrintit, ministri i Jashtëm britanik, Xhorxh Kaning, dërgoi me urgjencë pranë Pashait të Janinës për të biseduar nga afër çështje me mjaft rëndësi, misionarin e njohur, kapitenin e ri të Artilerisë Mbretërore, Uillim Martin Lik (Letër e Ambasadorit Britanik në Stamboll, Zotit Arthur Paget për Kapitenin Lik. Nisur nga Dardanelet me 19 Tetor 1807 – U. K., Arch. Hardfordshire – F.O. 75/68).

Përmes këtij misioni, qeveria britanike kërkonte të dinte se ç’qëndrim do të mbante Ali Pasha në rastin e një largimi të mundshëm të Turqisë nga territoret e saj, në pjesën evropiane dhe si do ta priste Ali Pasha një pushtim të mundshëm francez të territoreve të tij?! (kujtojmë faktin se aso koha Franca dhe Turqia ishin në raporte aleance dhe miqësore). (Letër e Ambasadorit Britanik në Stamboll, Zotit Arthur Paget për Kapitenin Lik. Nisur nga Dardanelet më 19 Tetor 1807 – U. K., Arch. Hardfordshire – F.O. 75/68).

Në përgjigje Ali Pasha i ka kërkuar mesazherit që të njoftojë qeverinë britanike se “deviza, vendimi (maksima) i tij ishte – të ndeshej me armikun (francezët) kudo që ai do të shfaqej! Dhe për këtë ai mbështetej në bashkimin dhe unitetin e tyre (shqiptarëve) për t’ju përgjigjur dhe për të mbrojtur çdo cep të territorit ku Shqipëria mund të sulmohej”. (Letër e kapitenit, U. M. Likut për Ministrin e Jashtëm britanik, George Cunning, 10 Nëntor 1807 – U. K., Arch. Hardfordshire – F.O. 75/69).

I pyetur nga ushtaraku britanik se cilat do të qenë qëndrimet e mundshme të dy pashallarëve të tjerë shqiptarë, të cilët kufizoheshin me të, gjeografikisht, pra të Pashait të Beratit dhe të Pashait të Shkodrës?!

Në raportin e Likut, që pasqyron këtë përgjigje thuhet: “Në koniunkturat kritike aktuale, ai (Aliu) më siguroi mua se të gjithë ata (pashallarët shqiptarë) ishin të bashkuar në vendosmërinë e tyre për të shporrur çdo agresion të huaj, po kështu edhe Ismail beu i Seresit, (preferonte një pavarësi, indipendencë të ngjashme me atë të Pashallarëve të Shqipërisë, por me një shkallë pushteti më inferiore se sa të këtyre Princave), pra edhe ai ishte gjithashtu po aq i vendosur në këto ndjenja, pra kishte sentimente të njëjta me ata”. (Letër e kapitenit U. M. Likut për Ministrin e Jashtëm britanik, George Cunning, 10 Nëntor 1807 – U. K., Arch. Hardfordshire – F.O. 75/69).

Pra, dokumenti britanik shpreh fare qartë qëndrimin e vendosur të Ali Pashës për t’u ndeshur me agresorin e mundshëm, Francën, që synon zbarkimin në territoret e tij, megjithëse Franca këto kohë ishte aleate e Perandorisë Osmane. Në këtë rast ai nuk flet në emër të Perandorisë Osmane, subjekt politik i së cilës ishte, por në emër të “unitetit të shqiptarëve”, të “Shqipërisë” dhe të “territoreve të saj”, për të mbrojtur çdo cep të tyre në rast se ata do të sulmoheshin.

Për më tepër, këtë dokument e bën interesat pohimi në vazhdim i Aliut se edhe dy Pashallarët e tjerë shqiptarë (Bushatllinjtë e Shkodrës dhe Ibrahim Pasha i Beratit) ishin të bashkuar në vendosmërinë e tyre për të shporrur çdo agresion. Por, vazhdimi i informacionit të Likut më tej, nxjerr në dritë një synim tjetër politik, të panjohur më parë, të dy pashallarëve shqiptarë, atë për “pavarësi, indipendencë“… (Letër e kapitenit U. M. Likut për Ministrin e Jashtëm britanik, George Cunning, 10 Nëntor 1807 – U. K., Arch. Hardfordshire – F.O. 75/69).

Ky pohim i tepelenasit e bën akoma më bindës idenë se synimi për një shtet të pavarur dhe indipendent ka qenë një tendencë apo qëllim permanent i tij. Por, nuk përjashtohet gjithashtu që edhe Ibrahim Pasha i Beratit të ketë ruajtur të njëjtat qëllime, nëse do të marrim në konsideratë pohimet e Likut, kur u kujton eprorët e tij, përmes këtij raporti se “do të më duhej t’u kujtoja me këtë rast se mendimet e tij (Aliut) përputheshin plotësisht, me ato, që Ibrahim Pasha i Beratit kishte shprehu para meje dhe Z. Morier, dy vjet më parë” (Letër e kapitenit U. M. Likut për Ministrin c Jashtëm britanik, George Cunning, 10 Nëntor 1807 – U. K., Arch. Hardfordshire – F.O. 75/69).

Ne nuk e kemi dokumentin e kësaj bisede, që na bën të njohur Liku, por gjetja e tij në arkivin britanik do të ndriçonte edhe më tej këtë subjekt me mjaft interes që ne trajtojmë. (Baggally, John, U; “Ali Pasha and Great Britain”, Basil Backwell, Oxford 1938, f. 30).

Duke iu referuar një raporti tjetër sekret të Likut, disa vite më vonë, të vitit 1809, ai na bën me dije:

“Nëse Pashai do të jetë i suksesshëm në realizimin tërësor të ekspeditave (ushtarake) që ai është duke ndërmarrë aktualisht, ai do të jetë zot i tërë brigjeve perëndimore të Greqisë, nga Kepi i Matapanit gjer në afërsi të Durrësit me një përjashtim të vetëm, Pargën, dhe nuk përjashtohet që pa hezituar ai mund të shpallë vetveten Zot të këtij vendi, të cilin ai e ka pretenduar shumë herët”.

(Hardford Arch, C. C.,F.O. 7865, Janinë, 12 Tetor 1809, Kapiteni Lik për Zotin G. Cunning.)

Një tjetër dokument me mjaft interes na zbulon së fundmi “Arkivi i Ali Pashës”, i cili është publikuar para pak kohësh, për herë të parë pas 200 vitesh, që mban datën 10 Mars 1808, shkruar nga Ali Pasha, dërguar gjeneralit francez, Julian Besier, Komisari Perandorak për Shtatë Ishujt e Jonit….thuhet: “Lëreni njeriun në vendin e tij, në shtëpinë e tij, dhe në dëshirat e tij.

Sepse edhe unë për shtëpinë (nënkupton Atdheun e tij) time mendoj, që siç e di edhe ti (Besjer) fare mirë, pjesë e kësaj shtëpie janë edhe Butrinti, Parga, Preveza, dhe Konica, për mbrojtjen e të cilave e gjithë Arbaria është gati të derdhë gjakun e saj”. (Arxio Ali Pasa”, Tomos A, 1747-1808, Athina 2007, Nr. Doc. 372, Janinë, datë 10 Mars 1808, faqc 692, Letër e Ali Pashës – Besjerit)

Ndërsa një material mjaft interesant na vjen nga ditari personal i Kancelarit austro-hungarez, Metemiku, i cili na bën të njohur përpjekjet periodike dhe insistuese të Ali Pashën për shkëputje dhe krijimin e një shteti të pavarur, bile të ngritur mbi bazën e normave ligjore kushtetuese të standardeve të një monarkie.

Ai shënon sa më poshtë: “Ali Pasha më dërgoi më 3 Mars 1820 një njeri të besës me një letër, me të cilën pasi më lavdëronte shumë, më lutej t’i dërgoja një këshilltar për t’i hartuar një Konstitucion (një Ligj Themeltar Shteti) për Shqipërinë…”.. “Memoires du prince de Metternich”, Paris, 1881, Volumi III, f. 535-536. – Shih gjithashtu Faik Konica, Vepra I, botime “Dudaj”, f. 124.)

Por, ndoshta rrëfimet më të sinqerta, të drejtpërdrejta dhe tanimë të zhveshura prej fasadës politike dhe censurës, janë ato që ka parashtruar vetë Ali Pasha në momenteve e fundit të jetës së tij, ndërsa parashikon pasojat e tmerrshme që kërcënonin atdheun e tij – Arbërinë dhe fatet e shqiptarëve.


Si pantera ‘jani Toskë, brezit ngjeshur pallë e thikë

Osmanllijtë i coptoni, derdhi gjakun pikë-pikë

Ejani Gegë luanë! Krah më krah me Labërinë

Nëpër sulme si pantera shtyni tej Anatolinë


Se do vijnë në vendin tënë që t’u vënë nën pushtet

Dhe Atdheun tonë të bukur do ta shkelin për ibret

Po dhe nderin do humbasim në na vënçin ndënë këmbë

Dhe në turp të madh do mbesim do të jetë gjëmë e rëndë

(Legrand. Emil; “Vaje për Ali Tepelenën, Pashai i Janinës”, Paris 1886, përkth. I. Koçollari, Tiranë më 2010, f. 91-94)

Pra, siç shihet është fati i Atdheut të tij, në emër dhe për interesat e të cilit ai bën thirrje. Po kush është për Ali Pashën, Atdheu dhe dimensionet e tij demografike?

Kurrë në gjunjë Gegë e Toskë, lufta, vdekja nuk i gjeti

K’tu i thonë Arbëri, mos ngatroni, s’është Haleti!”

(Legrand. Emil; “Vaje për Ali Tepelenën, Pashai i Janinës”, Paris 1886, përkth. I. Koçollari, Tiranë më 2010, f. 91-94)

Në konkluzionet e studimit e tij për marrëdhëniet mes “Ali Pashës dhe Britanisë së Madhe”, studiuesi britanik Xhon Begëlli, konkludon:

“Ky njeri i jashtëzakonshëm, përpara se të vritej, më 1822, ishte bërë praktikisht një monark indipendent – mbret i pavarur – në pothuaj tërë Greqinë kontinentale…” (John W. Baggally; “Ali Pasha and Great Bitain”, Basil Blackwell”, Oxford, London, 1938, f. 4).

Dhe duke përfunduar, po ky autor nuk ngurron të bëjë të njohur se cilat qenë arsyet që Britania u tërhoq nga mbështetja që priste Ali Pasha, në përpjekjet e tij përfundimtare për shkëputje dhe indipendencë:

“Në vitin 1822, “Britania e Madhe ishte gati të mbështeste pavarësinë e tij (indipendencën), pasi Perandoria Osmane dukej se ndodhej në procesin e shpërbërjes; por kur një Sulltan më i fortë, Mahmuti II, kishte parandaluar prishjen (e Turqisë), ishte në interesin e Anglisë të ruante integritetin e Turqisë kundër mësymjeve, ekspansionit të Rusisë” (35) (35). (John W. Baggally; “Ali Pasha and Great Bitain”, Basil Blackwell”, Oxford, London, 1938, f. 80).


http://www.standard.al/ali-pashe-tepelena-si-hartoi-projektin-e-fshehte-me-ruset-per-shqiperi-te-pavarur/
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Mon Dec 10, 2012 9:16 am


Genghis Khan,heroi mongol

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 GenghisKhanFeatureDec8_large

Njihet deri tani si një luftëtar i pamëshirshëm, që vetëm shkatërroi, vrau e preu gjatë sundimit të tij të lavdishëm, që shtrihej nga tokat e Azisë së largët deri në portat e Europës. Të paktën kështu thotë një pjesë e historisë, ose ajo që kanë dashur të dëgjohet këto 800 vitet e fundit, që nga dita kur i famshmi i Mongolisë dhe i botës, Genghis Khan u shndërrua në pushtuesin më të madh të të gjitha kohërave.

Ky personazh madhështor, jeta, bëmat dhe vdekja, madje edhe pasvdekja e të cilit ndërthuren me mite e legjenda mistike, është në prag të “ringjalljes” së madhe, ose siç i pëlqen regjisorit rus, Sergei Bodrov, të thotë, në prag të riparjes dhe rikonsiderimit të tërë historisë së tij. Deri tani, në librat e historisë për Genghis, mund të lexosh shprehje të tilla si: “Kulmi i kënaqësisë së njeriut të stepës ishte të kapte armiqtë e t’i shihte të zhytur në një banjë gjaku, si dhe të përdhunonte gratë e tyre”.

Nga viti 1162 deri në vitin e vdekjes 1227, Genghis i priu hordhive në një fushatë të jashtëzakonshme pushtimesh të pakrahasueshme në tërë historinë e njerëzimit. “Heroi mongol është një nga emrat më pak të pëlqyer në Rusi. Kam lexuar për të vetëm gjëra të këqija: barbar, primitiv, i pamëshirshëm, thuajse monstër”, thotë Bodrov, i cili ka mbaruar së realizuari pjesën e parë të një trilogjie kushtuar mongolëve. Por kjo nuk është përpjekja e parë kinematografike për të sjellë heroin mongol në ekranin e madh.

Omar Sherif, aktori i famshëm egjiptian, e interpretoi në një film të vitit 1965. Në vitin 1998 kemi edhe një përpjekje të kinezëve, por të dyja nuk janë vënë re në botën kinematografike. “Kam gërmuar shumë për të bërë këtë film dhe kam gjetur histori të mrekullueshme për fëmijërinë e Khan-it. Ai nuk ishte aspak një monstër siç e përshkruajnë.

Ishte thjesht një person i lindur me aftësinë për të notuar kundër rrymës. Në Rusi dhe në vende të tjera, figura e Genghis është ajo e një njeriu të përçmuar, ndërsa në Azinë Qendrore ai është një hero”, shprehet regjisori. A përbën ky film një rast të mirë për të rishkruar një pjesë të historisë të parë dhe të treguar shtrembër ? Një pjesë e mirë e filmit është bazuar në librin e famshëm të një historiani britanik: “Jeta, vdekja dhe ringjallja e të madhit të Khanëve”.

Sipas Bodrov, Genghis është keqkuptuar gjithë këta shekuj. Arsyeja është arkivore. Në rastin e tij, historia u shkrua nga ata që u pushtuan prej mongolëve dhe viktimat janë gjithmonë të njëanshme. Vetë mongolët kanë kaluar periudha shumë të errëta dhe në ato kushte, nuk mund të hidhnin dritë në faktet e rreme. Vetëm në shekullin e 19, një libër i koduar kinez, “Historia e fshehtë e mongolëve”, u shfaq si për të vënë drejtësinë e munguar në vend dhe në vitin 1980 u botua edhe versioni i tij në Perëndim.

Ai është një rrëfim i krahasueshëm me “Iliadën”, ose sagën e Norsëve dhe në të jepet një portret më lirik dhe më romantik i Genghis Khan-it. Ndoshta djaloshi fillimisht e nisi gjithçka si një hajdut e grabitës i vogël, por brenda një periudhe 20-vjeçare ai komandonte vendin në të cilin sot shtrihet Mongolia dhe veç tij gjithë republikat e Azisë Qendrore, si dhe një pjesë të Rusisë, Iranit, Pakistanit, Afganistanit, Indisë, Kinës dhe Koresë së Veriut. është pushtuesi dhe pushtimi më i madh i të gjitha kohërave.

Një ndër trashëgimitë më të mëdha të luftëtarit ishte edhe unifikimi i Kinës. Sigurisht që pushteti i madh i Genghis vinte nga gjenialiteti ushtarak, por kjo është vetëm një pjesë e historisë së Khan-it të madh. Rishikimi i figurës së tij ka të bëjë me nxjerrjen në pah të vlerave shumë më të mëdha të tij. Ai në fakt ishte një çlirimtar, një njeri që respektonte nderin dhe fjalën, kishte tolerancë fetare, vlerësonte gratë e forta, nxori shumë ligje.

Në njëfarë mënyre, ai ishte një Napoleon po me përmasa shumë më gjigante. Në Rusi, gjatë periudhës së komunizmit, Genghis ishte një “mollë e ndaluar”. E njëjta situatë ishte edhe në republikat sovjetike të Azisë Qendrore, duke qenë se edhe ato ishin vende satelitë të Moskës. Më shkatërrimin e perandorisë sovjetike, miti dhe figura e Genghis Khan-it nisi të rilulëzojë dhe heroi ka nisur të ringjallet e të kërkojë me ngulm vendosjen e nderit në vend. Për banorët e kësaj pjese të Azisë, Genghis është një hero, ai konsiderohet si simbol i patriotizmit.

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 300px-Mongol_Empire_map

Një tjetër vend ku figura e Genghis po lulëzon është edhe vetë Kina. Gjatë Revolucionit Kulturor, heroi ishte “varrosur”, emri dhe bëmat e tij ishin ndaluar. Megjithatë njerëzit e veneronin fshehurazi, ndërsa sot kinezët pretendojnë se heroi mongol është në fakt kinez. Në Kinë thuhet se në kohën e kulmit të sundimit të Genghis, situata në vendet e pushtuara ishte aq e qetë e nën kontroll, saqë një vajzë e virgjër me një thes flori me vete mund të ecte nga njëri skaj i perandorisë në skajin tjetër, pa u prekur me dorë.

Një pjesë e filmit është xhiruar nëpër “Rrugën e Mëndafshit” të dikurshme dhe banorët e atyre zonave e kishin për kënaqësi të veçantë që të ndihmonin xhirimet për filmin e një njeriu që për ta është mit dhe motiv krenarie. Filmi ka ngjallur interesim të ri ndaj Genghis-it, i cili hap pas hapi ka nisur procesin e “ringjalljes”. Po çfarë na kanë dhënë mongolët? Një nga “dhuratat” e tyre është edhe “dhimbja e madhe e kokës” me emrin Tibet.

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Khanstatue

Zhvillimet e fundit në lidhje me krahinën bashkëngjitur Kinës janë pasojë e Genghis, i cili ishte i pari që ia bashkoi Tibetin Kinës. është ironike që Kina ia detyron identitetin e saj gjeografik mongolëve dhe asaj çka ndodhi në jetën e një djaloshi mongoles në shekullin e 13. E ndërsa jeta e Genghis mund të dokumentohet nga disa vepra, mister i vërtetë mbetet vdekja. Thuhet se jetoi gjatë për kohën, deri në moshën 65-vjeçare.

Varri i tij mbetet një nga misteret më të mëdha arkeologjike. Disa thonë se ai u zhduk vetë sapo e ndjeu se sëmundja e kishte vënë për poshtë. Të tjerë rrëfejnë se e vrau një nga gratë e reja, duke ia prerë organin seksual. Të paktën deri në atë moment, Genghis kishte qenë i famshëm edhe për forcën mashkullore

Në kërkim të Genghis Khan

Sipas legjendës, kur Genghis Khan vdiq në vitin 1227 në atë që sot është Kina veriore, ndjekësit e tij donin ta mbanin vdekjen të fshehtë nga armiqtë e mongolëve. Kështu, teksa grupi që shoqëronte trupin kthehej në Mongoli, ata vranë çdo person që u dilte para rrugës - më shumë se 20000 - kështu që lajmi për vdekjen nuk do të përhapej.

Më pas, kur e varrosën, ata ose riorientuan një lumë për të mbuluar vendin e varrimit, ose vunë kuajt që të shtypnin tokën me qëllim që të mos mbetet asnjë gjurmë, ose i vranë të gjithë ata që e varrosën, dhe më pas vranë edhe vrasësit. Nuk ka prova të forta që tregojnë, se ndonjë nga këto gjëra kanë ndodhur. Ndoshta mund të jenë garnitura të mëvonshme që janë hedhur me qëllimin për të shpjeguar një rrethanë të spikatur të historisë: vendndodhja e varrit të Khan mbetet mister.

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 640px-Gengis_Khan_empire-fr.svg
Rruga e Genghis Kahn

Perandoria mongole u tkurr me po atë shpejtësi që u zgjerua - një fakt që mund të ketë luajtur rol të madh në mbajtjen sekret të vendndodhjes së varrit të Genghis Khan. Për shekuj, popujt e Mongolisë ruajtën një stil jetese tradicional nomad që linte shumë pak kohë për të medituar për të kaluarën e largët. Në shekullin 20, Bashkimi Sovjetik dominoi Mongolinë dhe, ndërkohë që e modernizoi, ai i druhej nacionalizmit mongolez dhe kështu që nuk lejonte hulumtime në historinë e kombit.

Por në 20 vitet e fundit është parë një shpërthim interesi për Genghis Khan. Jashtë vendi, reputacioni i tij si një barbar i etur për gjak ka pësuar një rishikim të thellë, pjesërisht falë librave si Genghis Khan dhe krijimi i botës së re.

Në Mongoli, Genghis nderohet në një masë që i afrohet Hyut. Imazhi i tij shfaqet kudo. Aeroporti i Ulanbatar dhe marka të njohura të birrës dhe vodkës kanë marrë emrin e tij. Ndaj nuk është habi, që është rizgjuar interesi për gjetjen e vendit të varrosjes së tij. Që nga shembja e komunizmit në vitin 1991, janë bërë dy përpjekje madhore për të gjetur varrin. Të dyja u zhytën në batakun e polemikave.

E para ishta në fillim të viteve 1990, kur gazeta japoneze "Yomiuri Shimbun" sponsorizoi një ekspeditë që zgjati katër vjet dhe gjeti vendin e një qyteti që kish qenë kryeqytet mongol, Avraga, si dhe një strukturë rrethore shumë intriguese tre kilometra në perimetër, e quajtur Muri i Almsgiver. Por ajo nuk gjeti asnjë shenjë për varrin e Genghis-së. Ekspedita shkaktoi megjithatë dyshime mes mongolëve, shumë prej të cilëve ende besojnë se, japonezët po e përdornin në fakt Genghis si një pretekst për të kërkuar fshehtaz për minerale.

Ende qarkullojnë thashetheme në Mongoli se qeveria, në një përpjekje për të penguar ekspeditën e huaj, ka ndaluar grupi që të shohë Burkhan Kaldun, një mal pranë kufirit me Rusinë, ku studiuesit besojnë se është varrosur Genghis Khan. Pikërisht në Burkhan Halduni, pasi gruaja e tij ishte rrëmbyer nga rivalët, Genghis u lut dhe mori frymëzimin që ishte i destinuar për të ndërtuar një perandori.

"Mongolët nuk do të pranonin që ata të gjenin varrin, për shkak të besimit tonë", tha D. Tumen, kreu i Departamentit të Arkeologjisë në Universitetin Kombëtar të Mongolisë. "Kjo ishte hera e parë, që një ekspeditë ndërkombëtare ishte ndërmarrë dhe mongolët patën frikë se ata do të shkatërronin ose vidhnin disa gjëra nga varri, kështu që ata nuk donin që t'i prekte kush".

Ekspedita tjetër e madhe ishte udhëhequr nga një tregtar mallrash në pension, Maury Kravitz, dhe një historian i Universitetit të Çikagos, John Woods. Kjo ekspeditë, gjithashtu, nuk pa në Burkhan Kaldun, por në Murin e Almsgiver. Edhe kështu, grupi u detyrua të përfundojë herët kërkimin, në vitin 2002, pasi një ish-kryeministër i Mongolisë vizitoi dhe shkroi një letër publike, duke pretenduar se amerikanët kishin përdhosur vendin me makinat që lëviznin mbi të, me ndërtimin e objekteve të përkohshme shumë afër murit etj.

Tani është një tjetër grup që synon gjetjen e varrit. Ajo quhet Projekti Lugina e Khanëve, dhe filloi punë vitin e kaluar. Ajo është e udhëhequr nga Albert YU-Min Lin, një ekspert i shkencave materiale në Universitetin e Kalifornisë-San Diego, pa një bekgraund arkeologjike. Faqja e parë e projektit në internet përmban një citim nga libri i "Genghis Kha", nga John Man, i cili lë të kuptohen pritshmëritë e ekipit: "Sigurisht, është pranuar gjerësisht, se varri i sundimtarit të gjysmës së Eurazisë do të rivalizonte atë të Tutankhamun.

Në fakt, kërkimi nuk është vetëm për një varr, por për një varrezë të tërë, një lloj Lugine Mongoliane e Mbretërve, ku familja Genghis dhe trashëgimtarët ... duhet të qëndrojnë të varrosur, së bashku me gratë, konkubinat, skllevërit, kuajt dhe Parajsën e Përjetshme dhe sende prej ari, bizhuteri, veshje dhe armë e çdo gjë që mund të sjellë në mendje imagjinata".

"Nëse varri ekziston dhe nëse gjendet ndonjëherë, atëherë do të krijonte një revolucion në arkeologji, studime, prurjen e të ardhurave dhe - përderisa Kina pretendon se Genghis është i saji - në marrëdhëniet ndërkombëtare".

Por në faqen e internetit te Lugina e Khanëve nuk citohet rreshti tjetër i librit të Man: "Zbulimi i varrit do të sinjalizonte fillimin e një furie ushqimi, duke tërhequr fonde, shumica e të cilëve ndoshta në dollarë, për kënaqësinë e institucioneve që tashmë ekzistojnë dhe shumë të tjerëve që do të krijoheshin brenda natës.

Universitetet do të rivalizonin agjencitë e udhëtimit për kontrollin e aksesit, me qeverinë që do të vepronte si arbitër, duke u përpjekur të marrë një pjesë të të ardhurave për kombin, dhe ndoshta duke dështuar, duke parë pasionin aktual për privatizime si dhe mbizotërimin e rryshfetit". Mundësia e këtij lloj kaosi përreth vendit të prehjes së heroit të Mongolisë ka krijuar dyshime në Mongoli në lidhje me kërkimet, dhe një tjetër pyetje e madhe është duke u ngritur këto kohë: A duhet të gjendet varri i Genghis Khan ?

Besimi

Në asnjë shkrim apo shënim nuk thuhet se Gengis Khan ishte plotësisht besimtar. Ai thoshte për veten :Ashtu sikurse është vetëm një diell në qiell, ashtu sikurse qielli është i vetmi që ka fuqi, atëherë edhe unë jam i vetmi që duhet të mbretëroj në këtë vend? Sipas Khan, zoti mund të ekzistonte por nuk mund të ndërhynte në planet e tij të luftërave, pushtimit e mbretërimit.

Aktiviteti

Në 1155, 1162, ose 1167:Temüjin (emri i lindjes i Genghis Kahn) u lind në malet Khentii.
Në moshën 9 vjeçare, i ati i Temüjin-it,Yesükhei u helmua ngaTartarët (grup etnik turk).
1184 : Gruaja e Temüjin-it Börte u rrëmbye nga Merkitsët (grup etnik turk ose mongol); Ai kërkoi ndihmën e vëllezërve të tij të gjakut Jamuka dhe Wang Kahn të cilët shpëtuan Börte-n
1185 : Lindi djali i parë Jochi; duke lënë një dyshim të madh në lidhje me atësinë e tij pasi ai lindi pak kohë pasi gruaja e Kahnit u rikthye.
1190 : Kahn bashkoi tributë mongole, u bë lideri i tyre, dhe krijoi kodin e ligjit Yassa.
1201 : Fitorja mbi rivalët, Jardanët e Jamukas.
1203 : Fitorja mbi Keraits-ët e Wang Kahnit. Wang Kahn u vra aksidentalisht nga aleatët e tij Naimans-ët.
1204 : Fitorja mbi Naimans-ët (të gjitha konfederatat bashkohen dhe formohen Mongolët).
1206 : Jamuka u vra.Temüjin-itiu dha titulli Genghis Khan nga ndjekësit e tij në Kurultan (rreth moshës 40 vjeçare).
1207-1210 : Genghis drejtoi operacionet kundër Xias Perëndimore, e cila përfshinte pjesë tëKinës vreiperëndimore dhe Tibetit. Udhëheqësi i Xias iu nënshtrua Kahnit.
1211 : Kahn u bë sundimtar i Kinës veriore.
1215 : Pekini ra.Kahni iu drejtua Perëndimit.
1219-1222 : Pushtoi perandorinë Khwarezmid.
1227 : Kahn vdiq pasi pushtoiu fiset Tangut.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Mon Dec 10, 2012 9:38 am


Sllobodan Millosheviç,njeriu qe shkaterroi Jugosllavine



Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 220px-Milosevic

Sllobodan Millosheviç ka lindur në Pozharevc, Jugosllavi më 20 gusht 1941 dhe ka vdekur në Hagë, Holandë më 11 mars 2006. Gjatä karrierës së tij politike, Millosheviç mbajti postin e Presidentit të Republikës së Serbisë për periudhën 1989-1997, dhe postin e presidentit të Republikës Federale të Jugosllavisë për periudhën 1997-2000, kryetar i Partisë Socialiste të Serbisë nga krijimi i saj më 1992 deri në vitin 2001, dhe i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Prindërit e Sllobodan Millosheviç, Svetozar Milosheviç dhe Stanislava Milosheviç u divorcuan pak vite pas lindjes së Sllobodan Millosheviç. Babai i tij, prift në Kishën Ortodokse Serbe kreu vetëvrasje në vitin 1962. Nëna, Stanislava, mësuese shkolle, do të kryejë vetëvrasje (varje) në vitin 1974. Gjatë viteve të gjimnazit Millosheviçi e takon gruan e tij të ardhshme Mira Markoviç (Marković), figurë fondamentale e politikës Serbe në vitet 90 dhe inspiruese e rilindjes së nacionalizmit serb. Diplomohet jurist më 1964 në Beograd dhe i bashkohet Lidhjes Komuniste të Serbisë.

Millosheviç fillon të punojë si funksionar në firmat shtetërore të Serbisë: së pari në kompaninë e gazit e pastaj në Beogradska Banka.

Ngritja e karrierës së tij fillon në vitin 1986: Millosheviç zgjidhet president i Lidhjes Komuniste të Serbisë, falë përkrahjes së Presidentit të Serbisë, Ivan Stambolliq (Stambolić), mikut të tij personal dhe tutorit politik. Vitet 90-të karakterizohen nga ringjallja e nacionalizmit serb dhe për largimin nga modeli i Jugosllavisë titiste.

Nacionalizmi merr hovë kur më 24 shtator 1986 e përditshmja beogradase Veçernje Novosti (Večernje Novosti) publikon pjesë të një dokumenti të titulluar Memorandumi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë (Memorandum SANU ose Memorandum Srpske Akademije Nauka i Umjetnosti).

Në këtë vepër, të redaktuar nga intelektualët serbë të udhëhequr nga novelisti Dobrica Qosiq (Ćosić), përpunohet aktakuza kundër Titos për veprimtari antiserbe, dhe përshkruhet një projekt për eliminimin e plotë të Serbëve nga Kosova. Edhe pse elita komuniste distancohet nga ai memorandum, Millosheviçi heshti.

Në mesin e viteve 80-të situata paraqitej më e vështirë në Kosovë, me tensione ndërmjet serbëve e shqiptarëve, kurse në Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë situata ishte relativisht më e qetë. Më 1987 Presidenti i Republikës Socialiste të Serbisë, Stambolliq dërgon Millosheviçin në Kosovë për të dëgjuar ankesat e Serbëve kundër udhëheqjes partiake dhe shtetërore në Kosovë. Në një situatë të tensionuar, të krijuar artificialisht nga grupe të Serbëve, banorë të Kosovës, Milosheviq deklaron para turmës së Serbëve të mbledhur se “askush më nuk do të guxojë tju rrahë juve.”

I aftë për të drejtuar (nëse jo për të krijuar dhe nxitur ) ndjenjat e opinion publik serb, Millosheviçi pastron klasën e tërë politike serbe, nën akuzën për paaftësi. Më 1987 Stambolliq detyrohet të japë dorëheqjen dhe Millosheviçi bëhet President i Republikës së Serbisë në vend të tij.

Më 1988 acarohet edhe më tej situata në Kosovë dhe në republikat tjera, veçanërisht në Slloveni. Ndërsa Millosheviçi mbështeste një model centralist në planin ekonomik dhe politik, në drejtim të cilit do të ishte Serbia si republika më e madhe e federatës, Lubjana me kryetarin Millan Kuçan (Milan Kučan) mbështeste të drejtën për vetëvendosje të republikave dhe respektimin e pakicave dhe autonomisë.

Millosheviçi e kuptoi që zotëronte përkrahje të madhe popullore: Serbët panë në të një udhëheqës të një kombi krenar, një udhëheqës karizmatik. Kisha Ortodokse Serbe e përkrahu atë po ashtu. Propaganda serbe e ringjalli mitin e fitores së thyer, i cili sipas Serbëve ju pengua bashkimi politik i të gjithë Serbëve ndërsa në Serbi ishin ndarë dy krahina, Kosova dhe Vojvodina.

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Libri

Në mars 1989 modifikohet njëanësisht kushtetutat kosovare dhe serbe, që ja hoqi autonomin Kosovës. Më 28 qershor 1989, 600 vjet pas betejë së Fushë Kosovës, mblidhen qindra mijëra Serb në Fushën e Mëllenjave ku Millosheviçi jep një fjalim luftënxitës. Shqiptarët qëndrojnë të mbyllur në shtëpi. Më 19 nëntor 1989 mblidhen një milion manifestues në Beograd.

Në janar të 1990 mbahet kongresi i 14-të dhe i fundit i LKJ-së. Millan Kuçan (Milan Kučan), që udhëhiqte delegacionin slloven, vendos që delegacioni i Sllovenisë të tërhiqet, dhe pastaj të njëjtën e bëri edhe Kroati Ivica Raçan (Ivica Račan). Ky ishte fundi politik i Jugosllavisë federale dhe multietnike.

Në qershor të 1990 Millosheviçi riemëron lidhjen komuniste serbe në Partia Socialiste Serbe, nga e cila zgjedhet kryetar. Në janar 1991 zbulohet shtypja ilegale e monedhës federale nga ana e qeverisë serbe, ndërsa në janar Millosheviçi dërgon ushtrinë për të ndërprere protestat e opozitës në Beograd. Pas referendumeve popullore më 25 qershor të 1991, Sllovenia dhe Kroacia shpallin pavarësinë.

Ushtria federale intervenoi në Slloveni. Millosheviçi nuk ishte i interesuar në vendin, etnikisht kompakt dhe i përkrahur nga Austria dhe Gjermania. Lufta përfund pas dhjetë ditëve, më 8 gusht. Vëmendja e Millosheviçit zhvendoset në Kroaci, në veçanti në regjionet e banuara me Serb në fushat e Sllavonisë dhe të regjionit malor të Krajinës. Milosheviqi nuk pranoi që popullatat serb të jetonin jashtë Jugosllavisë së re ku përfshihet Serbia dhe Mali i Zi.

Projekti i tij ishte që të aneksoj territoret e banuara me Serb në Kroaci dhe gjysmën e Bosnje-Hercegovinës ku lufta më 1991 ende nuk kishte filluar. Në gjysmën e vitit 1991 Millosheviçi, ushtria federale jugosllave dhe trupat paraushtarake fillojnë një luftës të ashpër kundër Kroacisë. Viktima e parë është qyteti multietnik i Vukovarit, ku bashkëjetesa mes kroatëve dhe serbëve ishte historike. Ushtria jugosllave futet në thellësi të territorit kroat duket arritur të granatoj Zagrebin.

Mas referendumit për pavarësi në Bosnje të mbajtur më 29 shkurt 1992, i cili u bojkutua nga Serbët e Bosnjës, filloi lufta e Bosnjës. Millosheviçi përkrahu ushtarakisht dhe politikisht Radovan Karaxhiqin (Karadžić), udhëheqësin e serbëve të Bosnjës dhe kriminelin e luftës. Lufta e Bosnjës u përfundua më 21 nëntor 1995 me marrëveshjet e Dejtonit (Dayton), të cilin Millosheviçi e nënshkruan për Serbët e Bosnjës përkundër dëshirës së tyre.

Millosheviçi pas kësaj u cilësua njeri i paqes dhe u la në pushtet.Vlenë të thekësohet se Bosnja nga marrëveshja e Daytonit humbi shumicen e qeverisjes vendore, kështu shteti i Bosnjës dhe Hercegovinës edhe pse i dëmtuar nga lufta humbi përparsinë politike duke marrë vetem 49% të qeverisjës, ndërsa 51% iu takonin Serbve.

Në nëntor 1996 Millosheviçi u zgjedh president i Republikës Federale Jugosllave (ku përfshihet Serbia dhe Mali i Zi). Në të njëjtin vit koalicioni opozitar Zajedno (Së bashku) i fiton zgjedhjet lokale në disa komuna, por fitoret nuk pranohen nga pozita. Pas protestave të vazhdueshme të studentëve dhe popullit në Beograd për 11 javë me radhë, Milosheviçi i pranoi zgjedhjet. Më zgjedhjet presidenciale serbe, më vonë, fiton Millan Millutinoviq (Milan Milutinović), bashkëpunëtor i ngushtë i Millosheviçit.

Në këtë kohë u intensifikuan sulmet e UÇK-së në Kosovë. Në Rambuje (Rambouillet) dështuan përpjekjet për zgjedhjet e konfliktit të Kosovës. Në mes marsit dhe qershorit 1999 NATO bombardoi Jugosllavin duke e detyruar Millosheviçin të tërheq forcat nga Kosova. I izoluar në nivelin ndërkombëtar dhe kombëtar (Mali i Zi nuk i pranonte më institucionet federale), Millosheviçi u rikandidua në zgjedhjet e 24 shtatorit 2000, falë një reforme kushtetuese. Ai u mund nga Vojisllav Koshtunica (Vojislav Koštunica), një nacionalist më i moderuar, dhe me 6 tetor u shty të pranoj humbjen pas një proteste të madhe që shpiu te zënia e parlamentit nga protestuesit.

Kryeministri serb Zoran Gjingjiç (Đinđić) e dorëzoi në Gjykatën Ndërkombëtar për Krime në ish-Jugosllavi në Hagë me 28 qershor 2001, edhe përkundër kundërshtimit të Koshtunicës dhe një pjesë të opinionit publik serb.

Millosheviçi u akuzua për krime kundër njerëzimit për operacionet e ushtrisë jugosllave në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë. Ai po ashtu u akuzua për vrasjen në mënyrë barbare të Ivan Stambolliqit, mentorit të tij nga vitet 80 dhe kundërshtarit të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2000.

Millosheviçi u gjet i vdekur në qelinë e tij në Hagë më 11 mars 2006 disa muaj para se të përfundoj gjykimi i tij në Hagë.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Sat Feb 16, 2013 6:56 pm


Karl Heinrich Marks ( Karl Marx)


Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Images?q=tbn:ANd9GcRw364vkp7I7gWMs8peIGObUXGFHUOHQMCEGfSNL-0eSdsvnBLJ

Karl Heinrich Marks lindi më 5 maj të vitit 1818 në Trier, Gjermani; vdiq më 14 mars të vitit 1883 Londër, Britania e Madhe. Ishte një filozof, ekonomist politik dhe organizues revolucionar i Shoqatës Ndërkombëtare të Punëtorëve. Ndërsa Marks merrej me një gamë të gjerë problemesh, puna e tij më e famshme analizon historinë e luftës së klasave, e përmbledhur në linjën e parë të Manifestit Komunist : "Historia e gjithë shoqërisë ekzistuese është historia e luftës së klasave."

Rinia

Karl Marks lind në një familje të pasur dhe progresive çifutësh në Trier, Prusi. Babai i tij, Herschel, pasardhës i një linje të gjatë familjesh çifute, konvertohet në të Krishterë në mënyrë që të ketë mundësinë të bëhet avokat. Familja Marks kishte shume shokë intelektuale dhe artistë të cilët i vizitonin shpesh Marksët gjatë rinisë së Karlit.
Edukimi

Më 1835 Marks regjistrohet në Universitetin e Bonn-it për të studiuar drejtësi. Aty bashkohet me Klubin Taverna e Trier ku gjatë një periudhe mbante dhe postin e presidentit. Vitin pasardhës, babai e detyron të transferohet në shkollën më serioze dhe të orientuar akademikisht, Friedrich-Wilhelms-Universität në Berlin.

Marks dhe Hegelianët e Rinj

Në Berlin Marksi fillon të interesohet për filozofinë dhe bashkohet me një grup studentësh dhe profesorësh të rinj të njohur si "Hegelianët e Rinj". Për shumë prej tyre, të ashtuquajturit "Hegelianët e majtë", të ndarë nga përmbajtja teologjike e teorive Hegeliane, kjo ishte një armë e fuqishme për të kritikuar fenë dhe politikën e kohës. Disa anëtarë të këtij qarku krijuan një analogji midis filozofisë post-Aristoteliane dhe asaj post-Hegeliane.

Max Stirner, një tjetër Hegelian i ri, përdori kritikën Hegeliane për të argumentuar se çdo ide që ndalonte përpara egoizmit nihilistik ishte misticizëm. Vërejtjet e tij nuk pranoheshin nga pjesa më e madhe e kolegëve të tij, sidoqoftë, libri i Stirner ishte arsye kryesore që Marksi iu largua ideve të tij Feuerbachiane dhe zhvilloi një koncept thelbësor të historisë së materializmit.

Karriera

Kur mentori i tij, Bruno Bauer, u pushua nga fakulteti i filozofisë Friedrich-Wilhelms më 1842, Marksi ndërron degën e studimit nga filozofi në gazetari. Ai bëhet redaktor i Rheinische Zeitung, një gazetë radikale ne Këln. Më 1843, kur gazeta mbyllet, pjesërisht për arsye të konfliktit midis Marksit dhe censurës shtetërore, Marksi i rikthehet filozofisë, aktivizimit politik, dhe jeton duke punuar si gazetar. Marksi së shpejti detyrohet të lëvizë, kjo ndodh shpesh gjatë jetës së tij për arsye të ideve të tij.

Ne fillim ai lëviz ne France ku rishikon idetë e tij në lidhje me Bauer dhe Hegelianët e Rinj dhe shkruan "On the Jewish Question" (Mbi Pyetjen Çifute), kryesisht një kritikë e nocioneve të të drejtave civile dhe emancipimit politik të kohës kur shpeshherë kishte referenca ofenduese ndaj kulturës çifute. Në Paris ai takohet dhe fillon të punojë me shokun dhe bashkëpunëtorin e tij të përjetshëm Friedrich Engels, një komunist i deklaruar, i cili ngacmon interesat e Marksit mbi gjendjen e klasës punëtore dhe gjithashtu mbi ekonominë. Pasi detyrohen të largohen nga Parisi për shkak të shkrimeve te tyre, Marksi dhe Engelsi lëvizin në Bruksel, Belgjikë.

Aty Marks dhe Engels bashkeshkruajnë Ideologjinë Gjermane, një kriticizem për Bruno Bauer, Hegel dhe Hegelianët e Rinj. Marks më vonë shkruan Varfërine e Filozofisë (1847), një libër kritik mbi mendimet socialiste Franceze. Këto pune krijuan bazat për punët e ardhshme të Marksit dhe Engelsit. Manifesti Komunist publikohet për herë të parë më 21 shkurt 1848 nën komisionin e Ligës Komuniste (e quajtur më parë edhe Liga e së Drejtës), një organizate emigrantësh Gjermanë të cilët Marksi i kishte bashkuar në Londër.

Në këtë vit Evropa po përjetonte nje rritje të revolucioneve ; një lëvizje e klasës punëtore fiton pushtetin nga Mbreti Louis Philippe në France dhe Marksi ftohet që të rikthehet në Paris. Kur qeveria punëtore kolapsoi në 1849, Marks rikthehet në Këln dhe rifillon punën për gazetën Rheinische Zeitung dhe shumë shpejt riperjashtohet.

Më 1864 Marks organizon Shoqatën Internacionale të Punëtorëve, më vonë e quajtur Internacionalja e Parë, si një bazë e vazhdueshme për aktivizimin politik. Në fjalimin e tij hapës Marksi citon fjalimin e Gladstone "This intoxicating augmentation of wealth and power is entirely confined to classes of property",(Marrja intoksikuese e fuqisë dhe mirëqënies është kufizuar vetëm për klasën me prona).

Ai e përsërit këtë citim edhe ne Volumin e pare te Kapitalit. Inkoherenca midis citimit te Marksit dhe fjalimit te Hansardit (i cili ishte shumë i njohur gjatë asaj kohe) filloi të përdorej për të diskredituar Internacionalen. Marksi u mundua ti argumentonte kundërakuzat e tij por kundërshtarët e tij vazhdonin të ktheheshin. Marks më vonë dha si burim te citimin të tij gazetën "The Morning Star".

Engelsi i kushtoi shumë kujdes parafjalës të edicionit të katërt të Kapitalit që si të tjerët nuk e qetësoi gjëndjen. Engels deklaroi se nuk ishte "The Morning Star" por "The Times" gazeta te cilës i referohej Marksi.

Jeta Familjare

Fejesa e Karl Marksit me Jenny von Westphalen, një aristokrate, fillimisht u mbajt sekrete dhe për disa vite u kundërshtua edhe nga Marksët edhe nga Westphalenët. Jenny dhe Karli bënë shumë fëmijë, dy prej të cilëve vdiqën kur ishin shumë të rinj. Vajza e tyre, Eleanor (1855-1898), e cila lindi ne Londër, ishte një socialiste e përkushtuar që ndihmonte në redaktimin e veprave të babait.

Jeta e Mëvonshme

Marksi filloi te varfërohej me kalimin e kohës, dhe ishte i varur nga ndihma financiare që i jepte shoku dhe ortaku, Engels, i cili e ndihmonte me harxhimet e përditshme dhe borxhet e tij. Pas vdekjes së Jenny-t më 1881, Marksi vdiq në Londër më 1883 dhe është i varrosur në Varrezat Highgate, Londër. Mesazhi i gdhendur në gurin e varrit të Marksit - nje monument i ndërtuar më 1954 nga Partia Komuniste Britanike - është: "Punëtorë të të gjitha shteteve, bashkohuni". Varri origjinal i Marksit ishte i zbukuruar shumë thjeshtë.

Filozofia Marksiste

Siç thotë dhe studiuesi Amerikan i Marksit Hal Draper, Marksi është një nga shume pak filozofë modernë që janë përfaqësuar shumë keq nga mbështetësit si edhe kundërshtuesit pas vdekjes së tij. Pak kohë para vdekjes së tij Marksi thoshte duke iu drejtuar disa të ashtuquajturve 'Marksistë' të cilët mbronin reformat në vend të revolucionit : "nëse ky është Marksizmi, unë nuk jam Marksist".

Më vone, bashkimi i mendimeve Marksiste me Leninizmin, qe krijoi ideologjinë (Marksizëm-Leninizmin) e bllokut sovjetik, vazhdoi të largohej nga besimet dhe analizat origjinale të Marksit. Sidoqoftë pas kolapsimit më 1989-91 të bllokut komunist, edhe anti-Marksistët i janë rikthyer shkrimeve të Marksit, sidomos për thellësinë e mendimeve të tij mbi analizimin e kapitalizmit, analiza që po vërtetohen çdo ditë e më shumë.

Nocioni i punës është i domosdoshëm në ideologjinë Marksist. Marksi argumentonte se është natyra njerëzore që çon në transformimin e natyrës dhe ai e quante këtë proces transformimi "punë" dhe kapacitetin për të transformuar natyrën "fuqi punëtore". Sipas Marksit, ky është një kapacitet natyror i aktivitetit fizik, por është shumë i lidhur me mendjen njerëzore dhe imagjinatën:

Një merimangë kryen veprime që i ngjasojnë një makinerie dhe një bletë mund të turpërojë edhe një arkitekt në krijimin e hojeve të saj. Por ajo që ndan arkitektin më të keq nga bleta më e mire është se arkitekti fillimisht e imagjinon strukturën e tij para se ta krijojë në realitet (Kapitali, Volumi. I, Kapitulli. 7, Pjesa. 1)

Karl Marksi trashëgoi dialektikën Hegeliane dhe bashkë me të mosbesimin e nocionit të pandryshueshmërisë së natyrës njerëzore. Disa here marksistët shprehin qëndrimet e tyre duke krahasuar "natyrën" me "historinë". Disa herë ata përdorin frazën "ekzistenca vjen përpara ndërgjegjes". Argumenti në të dyja rastet është se, ajo çfarë është një person caktohet nga ku dhe kur është ai. Konteksti social merr precedencë mbi çdo sjellje tjetër të lindur, me fjalë të tjera, një nga vlerat më të mëdha të natyrës njerëzore është përshtatshmëria.

Marksi nuk besonte se të gjithë njerëzit funksiononin njëlloj ose që funksioni i dikujt ishte tërësisht individual dhe personal. Ai argumentonte se puna është një aktivitet social dhe konditat dhe format nën të cilat njerëzit punojnë, vendosen nga gjëndja sociale dhe ndryshojnë me kalimin e kohës.

Analiza e Marksit mbi historinë i ka themelet në ndryshimin midis mjeteve dhe forcës së prodhimit. Pra në praktikë gjëra si toka, resurset natyrore, teknologjia të cilat janë të rëndësishme dhe të nevojshme në prodhimin e të mirave materiale dhe te lidhjeve që krijohen gjatë prodhimit. Me fjalë të tjera marrëdhëniet sociale dhe teknike në të cilat njerëzit hyjnë gjatë kohës që përdorin këto mjete prodhimi.

Të gjitha së bashku këto krijojnë modelin e prodhimit; Marksi verente se në çdo shoqëri modeli i prodhimit ndryshon dhe shoqëritë Evropiane për shembull kishin ndryshuar nga një model feudal prodhimi në një model kapitalist.

Përgjithësisht, Marksi besonte se modelet e prodhimit ndryshonin më shpejt se lidhjet që krijoheshin gjatë prodhimit (për shembull, ne zhvillojmë një teknologji të re si interneti dhe më pas krijojmë ligje dhe rregulla për rregullimin e kësaj tenologjie). Sipas Marksit lidhja midis bazës (ekonomike) dhe superstruktures (sociale) është një nga arsyet më të mëdha të konflikteve sociale.

Marksi me "lidhjet sociale të prodhimit" nuk kuptonte vetëm lidhje midis individëve por edhe midis grupeve apo klasave të ndryshme. Nga ana shkencore dhe materialiste, Marksi nuk cilësonte klasat si subjektive (me fjalë të tjera grupë me njerëz që në mënyrë të ndërgjegjshme identifikohen me njëri tjetrin). Ai mundohej ti klasifikonte klasat me argumenta dhe kritere objektive, si për shembull mundësia e tyre për të aksesuar në burime të ndryshme (pasuria për shembull). Sipas Marksit klasat e ndryshme kanë interesa kundërshtues, kjo një tjetër arsye në zhvillimin e konflikteve të mëdha sociale.

Marksi ishte shume i shqetësuar për mënyrën se si njerëzit e harronin vlerën e burimin të tyre më thelbësor, fuqinë punëtore. Ashtu si dialektikën, Marksi filloi me idetë Hegeliane të 'alienimit' por zhvilloi një koncept më materialist. Ai i përshkruante komoditetet, gjërat që njerëzit prodhonin, sikur ato kishin një jetë të tyren të cilës njerëzit kishin vështirësi për t'ju përshtatur. Në kapitalizëm, lidhjet sociale të prodhimit, si ato midis punëtorëve ose midis punëtorëve dhe kapitalistëve, rregullohen nëpërmjet komoditeteve të cilat shiten dhe blihen në treg, duke përfshirë këtu punën.

Marksi dhe Engelsi mendonin se kontrolli që njëra klasë kishte mbi modelin e prodhimit, nuk kishte të bënte vetëm me prodhimin e ushqimeve apo të mirave materiale por edhe me prodhimin e ideve (kjo është edhe arsyeja përse disa pjesëtarë të një klase të nënshtruar mund të kenë ide dhe besime që shkojnë kundër interesave të tyre). Për shembull, edhe pse ideja se makineritë që njerëzit prodhojnë janë më produktive se vetë njerëzit që i prodhojnë ato, është absurde, ajo reflekton faktin që njerëzit nën kapitalizëm çidentifikohen me fuqinë e tyre punëtore. Një tjetër shembull i lidhur me fenë marrë nga "Kontribut Kritikës së Filozofisë të Drejtë te Hegelit":

"Vuajtjet për arsye të feve janë njëkohësisht shprehja e vuajtjeve të vërteta dhe një protestë kundër vuajtjeve të vërteta. Feja është psherëtima e një krijese të shtypur, zemra e një bote pa zemër, shpirti i një kondite të pashpirt. Është opiumi i njerëzve."

Ndërsa teza e tij në shkollë të mesme argumentonte se funksioni parësor social i fesë është promovimi i solidaritetit, Marksi filloi ta shikonte këtë funksion social si një mënyrë për të shprehur në mënyrë teorike pabarazinë sociale tek Zoti ndërsa praktikisht kapitalistët e përdornin për të ruajtur status kuonë.

Doktrina Ekonomike

‘‘Qëllimi kryesor i kësaj vepre është që të nxjeri lakuriq ligjin ekonomik të lëvizjes së shoqërisë moderne’’ (d.m.th. të shoqërisë borgjeze, kapitaliste), thotë Marx te parathënia e Kapitalit. Shqyrtimi i marëdhënieve në prodhim në një shoqërie të dhënë, një shoqëri e përcaktuar historikisht, në gjenezën, zhvillimin dhe rënien e tyre - kjo është përmbajtja e doktrinës ekonomike të Marx-it. Në shoqërinë kapitaliste është pikërisht prodhimi i mallrave që dominon, kështu që analiza e Marx-it fillon me analizën e mallit.

Vlera

Malli, në radhë të parë, është një send që plotëson një kërkesë njerëzore ; në radhë të dytë është një send që mund të shkëmbehet me diçka tjetër. Përdoshmëria e një sendi e bën atë një vlerë-përdorimi. Vlera-shkëmbimit (ose thjesht vlera) në radhë të parë shfaqet si raporti, proporcioni, me të cilën një numër i caktuar vlerash-përdorimi të një lloji mund të shkëmbehen me një numër të caktuar vlerash përdorimi të një lloji tjetër. Eksperienca e përditshme na tregon që me miliona shkëmbime të tilla venë përballë njëra-tjetrës lloj-lloj vlerash-përdorimi (qoftë edhe ato që nuk kanë asgjë të përbashkët dhe nuk mund të krahasohen me njëra-tjetrën).

Një pyetje e natyrshme këtu do të ishte: Ç’gje të përbashkët kanë këto sende të shumëllojshme, të cilët në mënyrë konstante vihen përballe njëri-tjetrit në një sistem të dhënë marrëdhëniesh shoqërore ? Çfarë ata kane te përbashkët është se ata janë prodhime të punës. Kështu që gjatë procesit të shkëmbimit të prodhimeve, procese prodhimi krejtësisht pa lidhje vihen përballe njeri-tjetrit.

Prodhimi i mallrave është një sistem marrëdhëniesh shoqërore ku prodhuesiet individuale prodhojnë prodhime te ndryshme (ndarja shoqërore e punës); dhe ku te tera prodhimet vihen përballe njeri-tjetrit ne procesin e shkëmbimit. Rrjedhimisht, çfarë te gjitha mallrat kane te përbashkët nuk është puna konkrete e shpenzuar ne një degë të caktuar të prodhimit, jo puna e një lloji te veçante, por puna njerëzore abstrakte (d.m.th. puna njerëzore në teresi).

Teresia e fuqisë punëtore e një shoqërie të dhëne, e përfaqësuar nepermjet teresise së vlerës të tere mallrave, është po e njëjta fuqi-punëtore njerëzore : me miliona akte shkëmbimi e provojnë këtë fakt. Kështu që çdo mall i veçante përfaqëson vetëm një pjese të kohës së punës shoqërisht të nevojshme. Shkalla e vlerës përcaktohet nga sasia e punës shoqërisht e nevojshme ; ose e thëne ndryshe, nga koha e punës shoqërisht e nevojshme për prodhimin e një malli te caktuar, te një vlere-përdorimi të caktuar.

Vlera është një marrëdhënie mes dy personave, veçse një marrëdhënie e fshehur si një marrëdhënies mes sendesh. Vlera mund te kuptohet vetëm po ta konsiderojmë atë nga pikëpamja e sistemit te marrëdhënieve shoqërore ne prodhim te një formacioni të caktuar historik të shoqërisë; marrëdhënie për më tepër, që shfaqen në fenomenin masiv te shkëmbimit (një fenomen që perseritet me miliona here). ‘‘Si vlera, te gjitha mallrat janë veçse masa te caktuara qe fshehin kohen e punës.’’

Pasi ka bere një analizë të hollësishme te karakterit te dyanshëm të punës se inkorporuar ne mall, Marx-i vazhdon me analizën e formave te vlerës dhe parasë. Detyra kryesore e Marx-it është te studioje gjenezën e formës monetare te vlerës; te studioje procesin historik te zhvillimit te shkëmbimit, nga akte te vetmuara dhe rastësore shkëmbimi te forma universale e vlerës, ku një numër mallrash te ndryshme shkëmbehen me një mall te veçante; dhe pastaj drejt formës monetare te vlerës, ku floriri merr rolin e këtij malli te veçante, ekuivalentit universal.

Duke qene produkti me i larte i zhvillimit te shkëmbimit dhe prodhimit te mallrave, paraja maskon dhe fsheh karakterin shoqëror te te gjithë prodhuesve te veçante te cilët janë të bashkuar nepermjet tregut. Marx-i i analizon me hollesine me te imët funksionet e ndryshme qe luan paraja ; dhe ja vlen te përmendet qe mënyra abstrakte (dhe ndonjehere, ne dukje, thjesht deduktive) e përshkrimit, ne fakt na rijep një koleksion madhështor me materiale faktike mbi historinë e zhvillimit te shkëmbimit dhe te prodhimit te mallrave.

Mbivlera

Në një faze te caktuar zhvillimi te prodhimit te mallrave paraja shnderohet ne kapital. Formala e qarkullimit te mallrave është M-P-M (mall-para-mall), d.m.th. shitja e një malli behet me qellim per te blere nje mall tjeter. Perkundrazi, formula e pergjithshme e kapitalit eshte P-M-P, d.m.th. blerja behet me qellim per te shitur (me fitim). Marx e quan rritjen e vleres origjinale te parave mbivlere. Kjo ‘‘rritje’’ e parave gjate qarkullimit kapitalist eshte e mirenjohur. Eshte kjo ‘‘rritje’’ qe e shnderon parane ne kapital, d.m.th. ne nje maredhenie sociale prodhimi speciale (e percaktuar historikisht).

Mbivlera nuk mund te lindi nga qarkullimi i mallrave, sepse tek ky i fundit ndodh vetem shkembimi i ekuivalenteve; nuk mund te lindi nga nje rritje e cmimeve, sepse ne kete rast te humburit dhe fitimtaret mes shitesve dhe bleresve do te ekuilibronin njeri-tjetrin, ndersa cfare kemi ketu nuk eshte nje fenomen i shkeputur, por nje fenomen masiv, mesatar, social. Me qellim qe te gjeneroje mbivlere i zoti i parave ‘‘duhet … te gjeje … ne treg nje mall, vlera-e-perdorimit e te cilit zoteron vetine e vecante e te qenit nje burim vlere’’ – nje mall procesi i konsumit i te cilit eshte njekohesisht edhe nje process krijimi vlere.

Dhe nje mall i tille ekziston. Eshte fuqia-punetore njerezore. Konsumimi i saj eshte pune, dhe puna krijon vlere. Zoteruesi i parave e blen fuqine punetore me vleren e saj, e cila po ashtu si vlera e cdo malli tjeter, percaktohet nga koha e punes shoqerisht e nevojshme per prodhimin e vetvetes (d.m.th. kostoja per te mbajtur gjalle punetorin dhe familjen e tij). Pasi e ka blere fuqine puntore, zoteruesi i parave zoteron te drejten ta perdori ate, d.m.th. ta veje ne pune gjate tere dites – per 12 ore le te themi. Gjate 6 oreve te para (koha e ‘‘nevojshme’’ e punes) punetori krijon aq prodhime sa mjaftojne per te mbuluar koston e mbajtjes se frymes gjalle; dhe gjate 6 oreve te tjera (koha e ‘‘mbi’’-punes), ai krijon mbiprodhim ose mbivlere- te cilen kapitalisti nuk e paguan.

Prandaj, po ta shikojme kapitalin nga kendveshtrimi i procesit te prodhimit, dy pjese duhen dalluar: kapitali konstant, i shpenzuar per te mbuluar mjetet e prodhimit (makineri, vegla, lende e pare), vlera e te cileve, pa asnje ndryshim i transferohet (menjehere ose pjese pas pjese) prodhimit perfundimtar; dhe kapitali variabel i shpenzuar per te mbuluar fuqine punetore. Vlera e ketij te fundit nuk eshte e pandryshueshme, por rritet gjate procesit te punes, duke krijuar mbivlere. Prandaj, per te gjetur shkallen e shfrytezimit te fuqise punetore nga kapitali, mbivlera duhet krahasur jo me tere kapitalin, por vetem me kapitalin variabel. P.sh., ne shembullin e mesiperm, norma e mbivleres, sic e quan Marx kete proporcion, eshte 6:6, ose 100%.

Kushtet paraprake per gjenezen (lindjen) e kapitalit ishin, se pari, akumulimi i nje shume te caktuar parash ne duart e nje numri individesh dhe ne pergjithesi, nje shkalle relativisht e larte e zhvillimit te prodhimit te mallrave; dhe se dyti, ekzistenca e nje punetori i cili eshte ‘‘i lire’’ ne dy kuptime: i lire nga te tera barrierat qe pengojne shitjen e fuqise-punetore se tij, dhe i lire nga toka e nga te gjitha mjetet e prodhimit ne pergjithesi, nje punetor i lire dhe i pa lidhur asgjekundi, nje ‘‘proletar’’, qe nuk mund te mbijetoje pa shitjen e fuqise-punetore se tij.

Njihen dy menyra kryesore sesi mund te rritet mbivlera: duke zgjatur diten e punes (mbivlera absolute), dhe duke e shkurtuar gjatesine e dites se punes (mbivlera relative). Duke analizuar metoden e pare, Marx na jep nje pikture me te vertete imprsionuese te luftes se klases punetore per te shkurtuar diten e punes dhe nderhyrjes se qeverise ose per ta zgjatur diten e punes (nga shekulli XIV deri ne shekullin e XVII) ose per ta shkurtuar diten e punes (legjislacioni mbi fabrikat i shekullit XIX).

Ne analizen e prodhimit te mbivleres relative, Marx shqyrton tre fazat historike me anen e te cilave kapitalizmi ka rritur produktivitetin e punes: 1) kooperimi i thjeshte, 2) ndarja e punes dhe manifaktura, 3) makineria dhe industria e madhe. Me rendesi shume te madhe eshte analiza qe Marx i ben akumulimit te kapitalit, d.m.th. shnderimit te nje pjese te mbivleres ne kapital, perdorimi i saj jo per te kenaqur nevojat dhe tekat personale te kapitalistit, por ne nje process te ri prodhimi.

Ishte Marx ai qe tregoi gabimin e tere ekonomisteve politike te meparshem (qe nga Smith e ne vazhdim), te cilet supozonin qe e tere mbivlera e transformuar ne kapital ben pjese te kapitali variabel. (Ne fakt ajo ndahet ne mjete prodhimi dhe kapital variabel). Me rendesi te jashtezakonshe ne procesin e zhvillimit te kapitalizmit dhe te transformimit te tij ne socializem eshte zhvillimi me i shpejete i pjeses konstante te kapitalit ne krahasim me pjesen variabel te kapitalit.

Akimulimi i kapitalit, duke pershpejtuar zevendesimin e punetoreve nga makinerite dhe duke krijuar pasuri nga njera ane dhe mjerim nga ana tjeter, gjithashtu shkakton nje fenomen te njohur si ‘‘armata reserve e punes’’, punetore ‘‘relativisht te tepert’’, ose ‘‘super-popullsi kapitaliste’’; nje fenomen qe mer forma nga me te ndryshmet dhe qe i ben te mundur kapitalit qe ta zgjeroje prodhimin me nje ritem teper te shpejte.

Kjo, se bashku me sistemin e kreditit dhe akumulimin e kapitalit ne mjete prodhimi, si pa dashje, na jep nje rreze dite per te shpjeguar krizat e super-prodhimit qe ndodhin ne menyre periodike ne vendet kapitaliste - ne fillim mesatarisht cdo 10 vjet, me vone ne intervale me te zgjatura dhe me te crregullta.

Nga akumulimi i kapitalit ne kapitalizem duhet dalluar ai qe njihet si ‘‘akumulimi fillestar i kapitalit’’: shkeputja me force e punetoreve nga mjetet e prodhimit, perzenia e fshatareve nga toka, vjedhja e tokes se komunitetit, sistemi i kolonive dhe borxheve kombetare, tarifat mbrojtese per prodhimin vendes. ‘‘Akumulimi fillestar’’ krijon proletarin ‘‘e lire’’ nga njera ane, dhe zoteruesin e parave, kapitalistin, nga ana tjeter.

Kritikë Kapitalizmit

Marksi argumentonte se humbja e vlerës së punës njerëzore është cilësia kryesore e kapitalizmit. Përpara kapitalizmit, në Evropë kishte tregje ku njerëzit blinin dhe shisnin shërbime apo prodhime. Sipas Marksit modeli kapitalist i prodhimit në Evrope filloi të zhvillohej kur vetë puna u kthye në një komditet/shërbim - kur fshatarët filluan të shisnin fuqinë e tyre punëtore, kjo, një levizje e detyruar për arsye se ata nuk kishin më as mjetet as tokën për të prodhuar.

Njerëzit shesin fuqinë e tyre punëtore duke pranuar kompensim në të ardhmen për çdo punë që ata kryejnë në një diapazon të caktuar kohor (pra ata nuk shesin prodhimin e punës së tyre bor kapacitetin/aftësine e tyre për të punuar). Në këmbim të aftësisë së tyre ato marrin para, çka i lejon të mbijetojnë. Ato të cilët janë të detyruar të shesin fuqinë dhe aftësine e tyre për të punuar janë "proletarët". Ato të cilët e blejnë këtë fuqi punëtore, zakonisht pronarë tokash dhe teknologjie, janë "kapitalistë" ose "borgjezë". (Marksi e konsideronte këtë si një përshkrim tërësisht objektiv të kapitalizmit. Proletariati pashamngshmërisht është shumë më i madh se borgjezia.

Marksi bëntë dallim midis kapitalistëve industrialë dhe kapitalistëve tregtarë. Tregtarët blejnë të mira materiale në një vënd dhe i shesin dikut tjetër; më saktësisht i blejnë në një treg dhe i shesin në një treg tjetër. Meqë ligjet e ofertës dhe kërkesës janë aktive, shpeshherë ka ndryshim midis çmimit të diçkaje nga një treg në tjetrin. Tregtarët pra mundohen të kapin ndryshimin midis dy tregjeve për të përfituar. Nga ana tjetër kapitalistët industrialë përfitojnë nga ndryshimi midis tregut të fuqisë punëtore dhe tregut të çfarëdo prodhimi që kjo fuqi punëtore prodhon. Marksi vuri re se në çdo industri të sukseshme çmimet për njësi të inputit janë më të ulëta se çmimet për njësi të outputit. Marksi e quajti këtë diferencë "mbiprodhim" dhe argumentonte se ky mbivlerësim e kishte burimin tek "mbi-punimi".

Modeli kapitalist i prodhimit ka mundësi rritjeje shumë të madhe sepse kapitalistët munden dhe kanë përfitim në ri-investimin e fitimit në teknologji të reja. Marksi e konsideronte klasën kapitaliste si klasën më revolucionare të historisë sepse ajo revoluciononte vazhdimisht mënyrën e prodhimit. Por Marksi argumentonte se kapitalizmi detyrimisht do të kishte kriza të here-pas-hershme. Ai sugjeronte se me kalimin e kohës, kapitalistët do të investonin gjithmonë e më shumë në teknologji dhe gjithmonë e me pak në vlerën e fuqisë punëtore.

Meqë Marksi thoshte se mbiprodhimi "i vjedhur" nga puna është burim fitimi, ai thoshte se përfitimi do binte edhe pse ekonomia do të rritej. Në momentin që fitimi bie nën një pikë të caktur do të kishte një "hap prapa" ose depresion dhe gjatë kësaj periudhe disa sektorë ekonomikë do të kolapsonin. Marksi gjithashtu kutptonte se gjatë një krize të tille, çmimi i punës do të binte dhe eventualisht do të mundësonte investime në teknologji të reja dhe rritje të sektorëve të tjerë të ekonomisë.

Marksi besonte se ky cikël rritjeje, kolapsimi dhe rritjeje do ta rriste gjithmonë e më shumë dëmin dhe madhësinë e krizave. Ai gjithashtu besonte se pasoja afatgjatë e këtij proçesi ishte detyrimisht pasurimi dhe fuqizimi i klasës kapitaliste dhe varfërimi i proletariatit.

Ai besonte se në qoftë se proletariati do të merrte kontrollon e mjeteve të prodhimit, do të forcoheshin dhe inkurajoheshin marrdhëniet sociale dhe çdo kush do kishte benefite të barabarta si dhe një sistem me më pak kriza periodike. Në përgjithësi Marksi besonte se negocjata paqësore të këtij problemi janë të pamundura dhe se është i detyrueshëm një revolucion masiv i dhunshëm dhe i mirë-organizuar, sepse klasa në pushtet nuk mund ti lëshojë karriget pa dhunë.

Ai dha teorinë se për të krijuar dhe stabilizuar një sistem socialist, një diktaturë e proletariatit - një periudhë gjatë së cilës duhet ti jepet rëndësi nevojave të proletariatit dhe jo borgjezisë - është e domosdoshme në mënyrë të herë-pas-hershme. Siç shkruante edhe në "Kritikën e Programit Gotha", "Midis shoqërive kapitaliste dhe komunistë ekziston një periudhe transofrmimesh revolucionare nga e para tek e dyta. Me kete ide korrespondon edhe nje periudhe tranzicioni politik gjatë së cilës qeveria nuk mund të jetë asgjë tjetër përveç se një diktature revolucionare e proletariatit."

Kritikë Kapitalizmit

Marksi argumentonte se humbja e vlerës së punës njerëzore është cilësia kryesore e kapitalizmit. Përpara kapitalizmit, në Evropë kishte tregje ku njerëzit blinin dhe shisnin shërbime apo prodhime. Sipas Marksit modeli kapitalist i prodhimit në Evrope filloi të zhvillohej kur vetë puna u kthye në një komditet/shërbim - kur fshatarët filluan të shisnin fuqinë e tyre punëtore, kjo, një levizje e detyruar për arsye se ata nuk kishin më as mjetet as tokën për të prodhuar.

Njerëzit shesin fuqinë e tyre punëtore duke pranuar kompensim në të ardhmen për çdo punë që ata kryejnë në një diapazon të caktuar kohor (pra ata nuk shesin prodhimin e punës së tyre bor kapacitetin/aftësine e tyre për të punuar). Në këmbim të aftësisë së tyre ato marrin para, çka i lejon të mbijetojnë. Ato të cilët janë të detyruar të shesin fuqinë dhe aftësine e tyre për të punuar janë "proletarët". Ato të cilët e blejnë këtë fuqi punëtore, zakonisht pronarë tokash dhe teknologjie, janë "kapitalistë" ose "borgjezë". (Marksi e konsideronte këtë si një përshkrim tërësisht objektiv të kapitalizmit. Proletariati pashamngshmërisht është shumë më i madh se borgjezia.

Marksi bëntë dallim midis kapitalistëve industrialë dhe kapitalistëve tregtarë. Tregtarët blejnë të mira materiale në një vënd dhe i shesin dikut tjetër; më saktësisht i blejnë në një treg dhe i shesin në një treg tjetër. Meqë ligjet e ofertës dhe kërkesës janë aktive, shpeshherë ka ndryshim midis çmimit të diçkaje nga një treg në tjetrin. Tregtarët pra mundohen të kapin ndryshimin midis dy tregjeve për të përfituar.

Nga ana tjetër kapitalistët industrialë përfitojnë nga ndryshimi midis tregut të fuqisë punëtore dhe tregut të çfarëdo prodhimi që kjo fuqi punëtore prodhon. Marksi vuri re se në çdo industri të sukseshme çmimet për njësi të inputit janë më të ulëta se çmimet për njësi të outputit. Marksi e quajti këtë diferencë "mbiprodhim" dhe argumentonte se ky mbivlerësim e kishte burimin tek "mbi-punimi".

Modeli kapitalist i prodhimit ka mundësi rritjeje shumë të madhe sepse kapitalistët munden dhe kanë përfitim në ri-investimin e fitimit në teknologji të reja. Marksi e konsideronte klasën kapitaliste si klasën më revolucionare të historisë sepse ajo revoluciononte vazhdimisht mënyrën e prodhimit. Por Marksi argumentonte se kapitalizmi detyrimisht do të kishte kriza të here-pas-hershme. Ai sugjeronte se me kalimin e kohës, kapitalistët do të investonin gjithmonë e më shumë në teknologji dhe gjithmonë e me pak në vlerën e fuqisë punëtore.

Meqë Marksi thoshte se mbiprodhimi "i vjedhur" nga puna është burim fitimi, ai thoshte se përfitimi do binte edhe pse ekonomia do të rritej. Në momentin që fitimi bie nën një pikë të caktur do të kishte një "hap prapa" ose depresion dhe gjatë kësaj periudhe disa sektorë ekonomikë do të kolapsonin. Marksi gjithashtu kutptonte se gjatë një krize të tille, çmimi i punës do të binte dhe eventualisht do të mundësonte investime në teknologji të reja dhe rritje të sektorëve të tjerë të ekonomisë.

Marksi besonte se ky cikël rritjeje, kolapsimi dhe rritjeje do ta rriste gjithmonë e më shumë dëmin dhe madhësinë e krizave. Ai gjithashtu besonte se pasoja afatgjatë e këtij proçesi ishte detyrimisht pasurimi dhe fuqizimi i klasës kapitaliste dhe varfërimi i proletariatit.

Ai besonte se në qoftë se proletariati do të merrte kontrollon e mjeteve të prodhimit, do të forcoheshin dhe inkurajoheshin marrdhëniet sociale dhe çdo kush do kishte benefite të barabarta si dhe një sistem me më pak kriza periodike. Në përgjithësi Marksi besonte se negocjata paqësore të këtij problemi janë të pamundura dhe se është i detyrueshëm një revolucion masiv i dhunshëm dhe i mirë-organizuar, sepse klasa në pushtet nuk mund ti lëshojë karriget pa dhunë.

Ai dha teorinë se për të krijuar dhe stabilizuar një sistem socialist, një diktaturë e proletariatit - një periudhë gjatë së cilës duhet ti jepet rëndësi nevojave të proletariatit dhe jo borgjezisë - është e domosdoshme në mënyrë të herë-pas-hershme. Siç shkruante edhe në "Kritikën e Programit Gotha", "Midis shoqërive kapitaliste dhe komunistë ekziston një periudhe transofrmimesh revolucionare nga e para tek e dyta. Me kete ide korrespondon edhe nje periudhe tranzicioni politik gjatë së cilës qeveria nuk mund të jetë asgjë tjetër përveç se një diktature revolucionare e proletariatit."
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Rifat Mon Feb 25, 2013 8:25 am


Humanisti më i madh nga Çamëria, Shenjtori i Rusisë Mihail Artioti

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Maximgrek

Mikel Prenushi, në vitin 1981 ka botuar një libër me shumë vlerë, ku në faqet e tij gjen mjaft figura humanistësh e artistësh shqiptarë të periudhës së Rilindjes Europiane.

Ndër faqet e këtij libri (tek i cili mbështetemi për të paraqitur këtë shkrim), bie në sy dhe figura e Mihail Artiotit, humanistit të madh shqiptar, që dha një kontribut të jashtëzakonshëm në mendimin intelektual humanist të Rusisë. E mund të konsiderohet në mënyrë të padyshimtë më i shquari në Rusinë e kohës, sepse ai zhvilloi një veprimtari të gjerë filozofike, pedagogjike, etike, publicistike, si dhe në fushën e përkthimeve, duke qenë autor i më shumë se 150 veprave e studimeve.

Mihal Artioti siç është quajtur në vendlindje, apo Mihal Trivoli siç e quajnë në studime të ndryshme – cilido të jetë mbiemri i saktë i tij – ka lindur në një familje shqiptare të kulturuar në Artë të Çamërisë, rreth vitit 1475, qytet shqiptar, ky ( jo bizantin) që qe pushtuar nga osmanët në vitin 1449. (Në një botim gjerman “Legende vom Heiligen Maxim Grek” konsiderohet i ditëlindjes 1480, edhe në botimet ruse konsiderohet i njëjti vit) .

Prindërit e tij, Emanuel dhe Irena Trivoli, që konsideroheshin njerëz të ditur për kohën e që kishin lidhje me personalitete të kulturës në Itali, u kujdesën që i biri të mësonte në shkollat humaniste evropiane. Kështu Mihalin e ri, në vitin 1492 (sipas botimi te Wolfang Heller 1993) e dërguan me studime në Itali e më pas në Paris, Francë dhe sipas hamendjeve të studiuesve edhe në Spanjë.

Në Itali qëndroi për 15 vjet ku studioi artet si dhe ndoqi studime në fushën e moralit, drejtësisë, filozofisë dhe dijeve të tjera. Mori mësime humaniste në Firence nga Angiolo Poliziano (1454-1494), Marsilio Ficino ( 1433-1499), Giovanni Pico della Mirandola (1463-1494), studioi në Bolonja, Milano, ndërsa në Universitetin e qytetit Padova, ku ai ndiqte studimet, jepte mësime bashkëkombasi i tij, filozofi, historiani e astronomi i madh me prejardhje shqiptare Leonik Tomeu ( 1456-1531, mësues gjithashtu i Kopernikut).

Mihal Trivoli-Artioti qëndroi edhe në Venecia ku zhvillonin veprimtarinë e tyre figura të njohura me origjinë shqiptare si shkrimtari Marin Barleti, humanisti Marin Beçikemi dhe piktori i famshëm i Rilindjes Viktor Karpaci. Në këtë qytet, ai bashkëpunoi me tipografin klasik venecian Aldo Manuzio.

Gjatë kohës që ishte në Itali, Mihal Trivoli – Artioti bie nën ndikimin e ideve të Savonaroles. Krahas marrjes së mësimeve humaniste ngulmoi për kalitjen e karakterit te tij, duke bërë një jetë stoike. Ne vitin 1502, në Firence u fut nën urdhërin katolik dominikan. Ndërsa në vitin 1506 futet në urdhrin e murgjëve orthodoks të manastirit të famshëm Vatoped në malin Athos, i njohur për jetën e mundimshme e të shkëputur nga bota, prej të cilit kanë dalë 43 shenjtorë të orthodoksise, dhe sipas botimit të vetë këtij manastiri, “Manastiri i madh i Vatopedit” Mali Athos, 1998, në dy volume, 744 faqe, ndër figurat më kryesore historike ka qenë Mihal Trivoli.

Rreth vitit 1516 ai u kthye në Artë, por në qytetin e tij ishte e pamundur të zhvillonte veprimtari, për shkak të kushteve të rënda të pushtimit. Kur Knjazi i Moskës, Vasili i III Ivanoviç kërkoi një letrar të shquar e njeri të ditur për përkthimin e shkrimeve të shenjta që kishte marrë nga Bizanti, Mihali e pranoi ftesën dhe pas një qëndrimi në Krime për të mësuar rusishten, më 4 mars 1518 arriti në Moskë, ku u prit me nderime dhe iu vu në dispozicion biblioteka e pasur e këtij qyteti. Që në fillim ai u mor me përkthimet fetare të psallmeve si dhe rishikimet e teksteve fetare të përkthyera më parë prej të tjerëve nga latinishtja, por tashmë duke patur për bazë origjinalet në greqisht.

Në Rusi mori një emër te ri, Maksim Greku, mbase për shkakun se ai ishte një interpretues, njohës e përkthyes i kulturës antike dhe bizantine, dhe me këtë emer do të njihet si në studimet e shumta të tij, por edhe në studimet e botimet e autorëve të ndryshëm mbi të.

Veprimtaria e parë humaniste që bëri në Moskë qe hapja e një shkolle nën shembullin e shkollave ku kishte studiuar në Itali. Ai dëshironte të sillte në këtë vend të prapambetur frymën e ideve të Rilindjes Evropiane, duke u bërë botërisht humanisti i parë në Rusi. Në kohën e Ivanit të Tmerrshëm hapi të parën shtypshkronjë të rregullt dhe me shkrimet e tij publicistike ai i dha popullaritet zbulimeve të reja gjeografike të epokës, duke afruar dukshëm Rusinë me zhvillimet europiane, çfarë nuk u pa me sy të mirë nga ato forca që përfaqësonin mentalitete të vjetra.

Në atë kohë, në Rusi kishte dy grupime që ishin në kundërshtim me njëri-tjetrin, grupimi aristokrat konservator dhe ai liberal. I bashkuar me këtë të fundit për shkak të karakterit humanist të ideve të tij, ai do të bëhej objekt sulmesh e ndjekjesh madje publike. Duke qenë më i fuqishëm, grupimi konservator arriti edhe ta arrestoje në 1525 dhe e mbyllin në kështjellën manastir të Volokolamskut.

Në vitin 1531 do t’i bënin sërisht një gjyq me padinë si heretik dhe se kishte keqinterpretuar përkthimet biblike nga greqishtja në rusisht. Nga viti 1531 deri në vitin 1551 e izolojnë në manastirin Otrou në Tain. Por internimet nuk do t’i ndahen. Fundin e jetës do ta kalonte në manastirin Trini Sergiev dhe mjaft kohë i ndaluar të lexonte e shkruante.

Kërkesën këmbëngulëse të Mihal Artiotit që në pleqërinë e tij të thellë ta lejonin që të kthehej në atdheun e tij, në Shqipëri, Knjazi i Moskës ia refuzoi, me pretekstin se duke qenë njeri i ditur e i zgjuar, që di aq shumë për Rusinë, ai do të perhapte të vërtetën në të gjithë botën. Eshtë për të vene në dukje se ai shkroi veç të tjerash edhe për vendlindjen e vet Shqipërinë dhe për kohën e bëmat e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

Kështu Mihal Trivoli-Artioti , njeriu më i ditur dhe humanisti më i madh i Rusisë, që përçoi idetë e mëdha të Rilindjes Evropiane në atë vend, në përpjekje të jashtëzakonshme për ta bërë atë pjesë të asaj kulture, u dënua ta kalojë jetën në internime të pafundme, por me një krenari e dinjitet të palëkundur e të admirueshëm, sepse nuk hoqi dorë deri në frymë të fundit prej ideve të ndritura të kulturës e të dijeve që kishin përfshirë kontinentin dhe hapnin një epokë të re për njerëzimin.

Në faqen përfaqësuse në Internet të Ambasadës Amerikane në Moskë “US – Rusian Relations-timeline”, që në krye thuhet se, “I pari që e ka bërë të njohur publikisht zbulimin e Amerikës tek rusët ka qenë Maksim Greku në vitin 1540″.

Edhe pse rreth 80 vjeçar, i lodhur e i dërrmuar nga jeta e vështirë, vdiq i papërkulur në idetë e veta të ndritura, i vetmuar e në internim në Trinita Sergiev, më 21 Janar të vitit 1556. Duhej të kalonin afro pesë shekuj që shqiptari i Artës, Mihal Trivoli – Artioti, të shpallej në mënyrë triumfuese prej Sinodit të Shenjtë, si Shenjtori i Orthodoksisë Ruse, në vitin 1988.

Por gjithsesi, sido që të mbiquhet, të gjithë studiuesit seriozë, shqiptarë dhe të huaj nëpër epoka (madje edhe vetë studiuesit rusë, në një Fjalor enciklopedik, botuar nga “Ruskoje sllovo” të vitit 1996) e kanë konsideruar dhe e konsiderojnë Mihal Trivolin – shenjtorin e orthodoksisë Maksim Greku – si shqiptarin nga Arta.

Mihail Artioti, ishte humanist i madh që dha një kontribut të jashtëzakonshëm në mendimin intelektual humanist të Rusisë. E mund të konsiderohet në mënyrë të padyshimtë më i shquari në Rusinë e kohës, sepse ai zhvilloi një veprimtari të gjerë filozofike, pedagogjike, etike, publicistike si dhe në fushën e përkthimeve, duke qenë autor i më shumë se 150 veprave e studimeve në fushë të teologjisë, filozofisë, pedagogjisë e shkencave humane.

Sipas disa burimeve, edhe sot e kësaj dite konsiderohet ndër përkthyesit më të mëdhenj të botës.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..! - Faqe 4 Empty Re: Personalitete dhe personazhe qe kane bere historine..!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 4 e 5 Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi